11 muajt e arrestimit të Berishës “së zbutur”!

0
Shkruan Zef Ndreka
Vendimin i GJKKO e la në gjendje të lirë ish-kryeministrin Sali Berisha nga arresti shtëpiak.
Kjo gjendje e përkohshme e Berishës vjen pas 11 muajsh bllokimi brënda katër mureve të shtëpisë së tij.
Berisha u detyrua të futej në arrest shtëpie pas kundërshtimit për paraqitje kur e thërriste drejtësia shqiptare.
A ka patur arësye GJKKO-ja në këtë vendim kur hesapet e ish kryeministrit Berisha ende janë të hapura?!
Përse ekzaltohet foltoristët?
Përse Berisha e trajton vetën si fitimtarë dje akoma më tej , si shpëtimtarë i opozitës?
A është po ai Berisha që u mund dhe dja dorëheqje sepse mori rekord votash kundër në pranverën e vitit 2013 dhe përzgjodhi pasardhësin e tij për të ndjekur linjën e tij?
A ka ndonjë teori politike që humbësi serial i betejave politike por duke ju shtuar edhe non grata nga SHBA-të të mund të rikthehet fitues?!
Për më tej, dosja mijëra faqesh për ish-kompleksin Partizani dhe akuzat ndaj Berishës ndodhen në GJKKO, pas përfundimit të hetimeve nga SPAK.
Sigurisht, që ka ndryshuar e gjithë situata ligjore e Berishës. Para se të vinte vendimi i gjyqtares që revokoi masën e arrestit në Shqipëri për Berishën, ndërkohë që ishin 330 ditë që qëndronte i ngujuar në banesë.
Për Berishën dhe situatën politike e gjeopolitike kanë ndryshuar disa rrethana, edhe pse është përfunduar i gjithë hetimi.
Por Berisha i para 11 muajve ishte ashtu si sot po i njejti, i pa tjetersueshëm, i cili me një mjeshtri mashtruesi përdori gjithë arsenalin e nderëve, të korrupsionit e krimit grumbulluar ndër vite për të mashtruar demokratët dhe për të mbajtur peng PD-në dhe opozitën.
Por kur SPAK argumentoi se Berisha duhet të qëndronte në arrest sepse injoroi detyrim paraqitjen, Berisha u zbut nga zori.
Në 11 muaj Berisha nuk e shkeli më arrestin në shtëpi. U bë “i urtë” dhe gjithnjë duke kapur në ajër injorancën e ndjekësve të tij, zgjodhi të vazhdonte pengmarrjen e PD-së dhe përdorimin e saj vetëm e vetëm për hallin e tij e të familjes së tij.
Berisha, sigurisht zgjodhi rrugën e gabuar.
Tashmë, dosja mijëra faqe është e dërguar në GJKKO. Nuk pritet asgje tjetër, asnjë dokument apo të dhëna të tjera për të dhe për akuzën ndaj tij.
Ndërkohë, Berisha dhe foltoristët nuk duhet të harrojnë, se nuk është mbyllur hesapi i akuzës me sistemin e drejtësisë. Berisha është përson i pandehur për korrupsion të kryer në bashkëpunim.
Fjalën e fundit do ta thotë gjykata. Deri atëherë duhet të gjithë të presin me qetësi, por edhe me dashuri po të doni soç thoshte Likja…
Berisha sot është “i lirë”. Ai e ka mundësinë për të vijuar aktivitetin politik përderisa e mbajnë ende strukturat e tij për të qenë në krye të PD.
Pir një gjë duhet theksuar. PD-ja me Berishën asnjëherë nuk do jetë fitues. Madje as duhet shkuar në mendje edhe sikur të marrë vota sepse askush nuk ulet me të në tavolinë.
Drejtësia nuk do vonojë, edhe pse kalojnë ditët por pazareve të pritshme në favor të egërsirave apo “të zbuturve” të imponuar, gërshërët e saj do presin shumë fije…
Era e drejtësisë ka mbërritur!
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu