Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe të gjitha veprimet e saja i ndërmerr konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese, si dhe komfor planifikimeve operacionale policore.
Po ashtu edhe në rastet kur organizohen zgjedhje qendrore apo lokale, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente me kohë planifikon dhe ndërmerr masat e nevojshme policore komfor urdhrit operativ, i cili parasheh të gjitha masat e nevojshme të sigurisë, para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor.
Dy misionet ndërkombëtare për sundimin e ligjit dhe sigurinë, EULEX dhe KFOR, thanë se janë të gatshme për periudhën e mbajtjes së zgjedhjeve dhe se po e vëzhgojnë nga afër gjithë situatën në pjesën veriore të Kosovës. Një numër incidentesh i kanë paraprirë mbajtjes së zgjedhjeve, me djegien e makinave të riregjistruara me RKS të pronarëve serbë..
Zgjedhjet në pjesën veriore të Kosovës janë rishpallur nga Presidentja e Kosovës dhe mbahen më 23 Prill. Aktualisht partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista Serbe dhe partitë e tjera serbe kanë refuzuar që të regjistrohen për të marr pjesë në to.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se të dielën do të hap 19 qendra votimi, nga të cilat 13 në ambiente alternative dhe kontejnerë.











