14 Maji ‘betejë politike’ që të fisnikëron!

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Duke shkruar me një mik timin për listat e PD-së në Shkodër për këshillin bashkiak më dërgoi një përgjigje: ‘Betejat politike të fisnikërojnë!? 14 Maji është një betejë politike, për tu ndarë nga e shkuara 32 vjecare në Shqipëri dhe në Shkodër! Së pari shprehi mbështetje për listën e PD-së në Shkodër në këtë fushatë për zgjedhje lokale që duhet ta trajtojmë, si një betejë politike me të shkuarën 32 vjecare, me berishizmin. Berishizmi nuk është as ideologji as pragamatizëm, por një ‘patologji politike’ e krijuar me shumë strategji, nga paratë e korrupsionit, ish-sigurimi i shtetit, oligarkisë që kanë projektuar një sistem të mbështetur në ligje, që edhe institucionet e reja të drejtësisë e kanë të vështirë të bëjnë drejtësi të pavarur

Në këtë kontekst po citoj një thënie për betejat politike: ‘Lufta politike është gjëja më e rëndësishme që secili prej nesh mund të bëjë si qytetar në një demokraci; dhe kjo do të thotë që të moshuarit bashkohen me të rinjtë për të luftuar për reformat thelbësore të drejtësisë, politike dhe ekonomike’. 1

4 Maji duhet të jetë ndarja përfundimtare me të shkuarën 32 vjecare dhe do të marr pjesë në këtë fushatë, sic kam bërë 32 vite, mbasi e kam kundërshtuar ‘berishizmin’ dhe autoritarizmin që në vitin 1996! 14 maji duhet të jetë ndarja përfundimtare me korrupsionin 32 vjecarë që është kërcënim jo vetëm për Shqipërinë dhe Ballkanin, por edhe për sigurinë kombëtare në SHBA! 14 Maji duhet të jetë ndarja përfundimtare me qindra dhe mijëra mbështetës të Berishës në Shkodër dhe në Shqipëri! 14 Maji duhet të jetë ndarja përfundimtare me LSI-në, me Ilir Metën dhe Edmond Haxhinaston të akuzuar nga SPAK! Zoti Eskobar deklaroi se SHBA nuk bën asnjë ndryshim kursi për “non gratat”, por paralajmërohet tjetër “listë e zezë”, të rrezikuar dhe shumë politikanë të tjerë të korruptuar të majtë e të djathtë. 14 Maji duhet të jetë ndarja me Edi Ramën që i ka varfëruar shkodranët me të ardhurat totale për banorë me 21.829 lekë dhe po i detyron të lënë Shkodrën, vetëm 32 shkodranë janë larguar gjatë vitit 2022 e në vazhdim!

14 Maji duhet të jetë ndarja përfundimtare edhe me korrupsionin 32 vjecarë në Bashkinë e Shkodrës në kulturë, punë publike, pastrim gjelbërim dhe në urbanistikë! 15 Maji duhet të jetë fillimi i një epoke të re për zgjedhje të reja në PD të kryesuar nga dyshja Basha-Alibeaj dhe të gjithë ata që besojnë tek një PD perëndimore, pro amerikane, pa berishizëm dhe korrupsion. Një studjues politik shkruan: ‘Shpresa është thelbësore për çdo luftë politike për ndryshim rrënjësor kur klima e përgjithshme shoqërore nxit zhgënjimin dhe dëshpërimin’.

Më 14 maj duhet të votojmë për listën e PD-së, kundër Foltores dhe LSI-së për Shkodrën moderne perëndimore larg zhgënjimit dhe dëshpërimit për të rinjtë shkodranë pa asnjë dallim politik! Si përfundim po e mbylli fjalën time me një deklaratë për fushatën e ‘luksit të Berishës’ të demokratit anti-berishist Z Roland Bejko: ‘Ai ngriti pyetjen se me çfarë parash Berisha mban takime, duke thënë se deri më tani ai ka zhvilluar rreth 13 takime që do të thotë te 60 mijë euro. Nga kush mbështet nga paratë e oligarkëve!? Të njëjtën pyetje ka shtruar edhe Zoti Gabriel Eskobar: ‘Ku i merr paratë ky njeri’?! Prandaj 14 Maji duhet të jetë një datë që shkodranët dhe shqiptarët duhet të ndahen me të shkuarën 32 vjecare të projektuar dhe zbatuar deri në detaje nga trinitija, Berisha, Metaj dhe Rama.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu