14 të Krishterë u vranë çdo ditë të vitit 2023

0
Shkruan Kostantin E. Luçi
Në vitin 2023, 14 të Krishterë u vranë çdo ditë. Persekutimi ndaj të Krishterëve në mbarë botën po arrin një nivel të ri. Një total prej 360 milionë të Krishterësh u persekutuan ose u diskriminuan rëndë në vitin 2023, duke arritur dhe një rekord të ri në 30 vite. 4,998 të Krishterë u vranë për besimin e tyre.
15,000 kisha dhe prona të saj u sulmuan ose u mbyllën. Më shumë se 200,000 të Krishterë u zhvendosën me forcë nga shtëpitë e për shkak të besimit të tyre. Ky është konstatimi alarmant i Open Doors në “Indeksin Global të Persekutimit të Krishterë”. 365 milionë të Krishterë dëshmojnë me gjak besimin e tyre dhe lidhjen e tyre me Jezu Krishtin.
Duke nisur nga viti 2,007 dhe deri ne vitin 2,017 sipas Qëndrës për Krishtërimin Global, janë martirizuar 900,000 të Krishterë, dhe kjo i bie, 90,000 të Krishterë në vit ose 1 i Krishterë në çdo 6 minuta. Peter Walker, gazeta Independent,e Premte,13 Janar 2017.
Problemi i të Krishterëve të Persekutuar duhet të jetë një problem global dhe jë më një çështje lokale. Faktet janë të qarta dhe gjithmonë dhe më shumë njerez po binden që persekutimi është real dhe na prek te gjithëve ne.
Ja pse çeshtja e të Krishterëve të Persekutuar duhet të zërë vendin kryesor, si një nga problemet kryesore që ka bota sot. Po ata janë të persekutuar. Po, zëri i tyre duhet të ndigjohet, kudo dhe kurdo.
Foto: Lule të vendoura brenda kishës Katolike të Shën Marisë, një ditë pas një sulmi gjatë shërbesës së së dielës, në të cilën u vra një person, në Stamboll, Turqi, 29 janar 2024. REUTERS/Dilara Senkaya.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu