Shkruan Engjëll Gjugja
Në qytetin ku u gjenerua kultura e rezistencës dhe promovimit të pluralizmit politik, “ku e djathta konservatore apo edhe liberale kishte filluar të rimerrte”, me ngadalësi, edhe një herë sharmin e saj, u dërrmua nga mosnjohja e historisë së saj.
E dërrmuar dhe e përqarë, jo nga nevoja ideologjike apo organizative por fatkeqësisht si udhëheqësia qëndrore, e bazuar në interest vetanak dhe jo kombëtar: kjo është Partia Demokratike e Shkodrës. A i falët një lëshim/braktisje e tillë kryesisë apo kryesive të PD-së Shkodër? Themeluesve? Anëtarëve? Në mendimin tim jo!
Arsyeja që e mbaj këtë qëndrim është fakti që Shkodra me qytetarinë e saj dhe modelin saj intelektual të përpunuar në histori, nuk mund të bie preh e disa çokave politike të nivelit qëndror por do duhej të kishte mbajtur pishtarin e unifikimit të Partisë Demokratike dhe të ishte shembull organizativ dhe orientuese për qëndroren.
Kjo kritikë rrjedh nga zhgënjimi personal përball regresit të viteve të fundit në Partinë Demokratike në Shkodër dhe uroj që ky shkrim të merret si sugjerim për reflektim.
Banalitetin e dërrmimin e saj kam dëshirë ta shtjelloj në disa pika, duke u bazuar në disa fakte edhe banale:
A. Mungesa e organizimit dhe e insfrastruktures së brendshme
Që pas vitit 2015 Partia Demokratike e Shkodrës filloi gjumin letargjik organizativ dhe drejtues.
Fatkeqësia që kryeson çdo fatkeqësi tjetër, e cila e ka sjellë në këtë gjëndje PD-në e Shkodrës, qëndron tek diktatura e brendshme që është krijuar nga shumë faktorë, që nga niveli qëndror deri tek ai vendor.
Ku është e instaluar diktatura, nuk mund të ekzistojë asnjë strukturë që ka për synim proceset demokratike.
Mungesa e një grupi këshillimor të kryetarit të Partisë Demokratike Shkodër, mungesa e strukturave të brendshme të cilat e kanë për synim analizimin e situatës vendore në rangun politik, social, ekonomik, kutluror, etj., për të pëfaqësuar sa më mirë interesat e qytetarit, mungesa e strukturave rinore – ku të rinjtë të mund të gjejnë hapësirën e edukimit në udhëheqësi dhe politikë të djathtë, me pak fjalë ekzistenca fictive e gjitha strukturave të brendshme, mungesa e një plani të menaxhimit të brendshëm të parties mungesa e një vizioni për qytetin ishin po këto hapësira të cilat e lehtësuan apo edhe kontribuan në rritjen e dërrmimin e saj.
Nëse nuk ka asnjë pikë demokracie, strukturë organizative, vizioni, planifikimi strategjik në nivel partiak atëherë çfarë demokracie, strukture organizative, vizioni dhe planifikimi strategji mund të na propozohet në nivelin vendor qeverisës?
Nga ana tjetër gjejmë menaxhim të dobët të strukturave të brendshme, mungesë transparence të proceseve të veprimeve të brendshme të partisë në nivel vendor, përjashtim (indirekt dhe direkt) i vazhdueshëm i burimeve njerëzore, të “legjitimuar” nga vota e anëtarësisë (akrobacira elektorale të brendshme në parti, mundësisht të diktuara, për të larguar zërat kritikë).
Këto janë duke I mbajtur gjallë konfliktet e brendshme dhe duke e ulur besimin e publikut kundrejt “Partisë Demokratike të Diktuar në Shkodër”, e deshmuar në zgjedhjet e fundit në Shkodër.
Banaliteti i dërrmimit të saj ishte kur u anatemuan nga radhët e saja disa intelektual të cilët e njihnin mirë historinë e saj. Me largimin e tyre, u largua edhe historia. “Një popull që nuk e njeh historinë e vetë është I denuar ta ripërsëritë atë”.
B. Përçarja në nivel vendor
Bazuar në “Parti Demokratie e Shkodrës e diktuar” si rezultat kemi një PD të përçare, kjo e fundit nuk rrjedh nga mospërputhshmëria ideologjike por nga mospërputhshmëria e interesave vetanak të diktuesve.
Ironikisht përçarja e saj filloi qysh nga ky lajm: “Shkodra bëhet gati të presë ramën me vezë e patate” (14/04/2018). Ky është momenti që retorika e PD-së Shkodrane shkoi tek patatet dhe vezët por jo vetëm retorika por edhe udhëheqësia.
Ky është momenti që PD-ja filloi të shpikte edhe ardhjet e z. Rama në Shkodër ku në ndërkohë ai ishte në 100-vjetorin të Shërbimit Stomatologjik në Vlorë, ku nëna e tij, Aneta Rama, do të nderohej nga Shoqata e Stomatologeve të Shqipërisë, si “gruaja e parë në këtë shërbim”, me pak fjalë lufta e PD-së ishte si e don Kishotit me Mullinjtë e Erës.
Po, në atë protestë që ishte organizuar me vezë dhe patate, ishte një grup nga ish të përndjekurit të cilët kërkonin që Partia Demokratike të kërkonte falje publikisht për shkak të regresit nga idealet e mëdha në interesa vetanak.
Në vazhdim, retorika e përçarjes arrin mesatarisht cilësinë e saj kur diskutimet e mbledhjes së 14/07/2018, kur një nga anëtarët e Partisë Demokratike në Shkodër i kërkon llogari ish kryetarit z. Ç., se pse nuk është zhvillu një protestë më e madhe dhe më pastaj z. S. e cilëson të patolerueshme se si anëtarët nuk I përgjigjen kryetarit, duke vijuar deri tek nevoja për bashkim të strukturave dhe në fund z. B. u shpreh se “PD është e bashkuar dhe Shkodra ka një popull demokrat dhe se problem për të është pikërisht emigrimi i demokratëve nga vendi”: në fund të këtij banaliteti në nivel vendor e paska fajin emigrimi.
Ky shtjellim I bazuar në fakte banale, nuk ishte as fillimi dhe as mbarimi I idiotësive që e përbënë një strukturë që sot do duhej të ishte zhvillim I Shqipërisë.
Duke nisur nga këto fakte banale, fatkeqësisht, mund të imagjinohet i gjithë procesi i drejtimit, organizimit dhe përçarjes së kultivuar në nivel vendor, ku zëri i demokratit Shkodran jo vetëm që nuk ka qenë i dëgjuar por gjithnjë e më shumë I deformuar.
Për këtë arsye dhe jo vetëm, sot, jemi deshmitarë të ndasive kombëtare që vetëm projektohen në nivel vendor, si:
– Partia Demokratike e Sali Berishes (Koalicioni: Bashkë Fitojmë);
– Partinë Demokratike të Lulzim Bashës;
– Partinë Demokratike të Shqipërisë (të vulës);
– Demokratsat që e votuan demokratin e vjetër z. Beci;
– Demokratsat që nuk janë me asnjë nga këto më siper.
Ky realitet tregon qartë budallakinë dhe paaftësinë në udhëheqësi e cila bazohet në mosbesim total kundrejt vlerave të djathta dhe duke e transformuar strukturën e PD-së Shkodër në një biznes që udhëheqët nga “boss”-i deri në fragmentarizimin e saj.
Ky fragmetarizim, e bëri edhe më të dobët në ballafaqim “merçenarët elektoral”, të cilët me pak fjalë dhe pak logjikë strategjike, i futën në kllapa. Siç ka thane latini: “divide et impera” – përçaj dhe sundo.
C. Dështimi në të qëndruarit të adaptuar me ndryshimet dhe nevojat e shoqërisë.
Një parti në nivel vendor do duhej të qëndronte aktiv në përputhje me ndryshimet dhe nevojat e shoqërisë. Përputhshmëria me nevojat e shoqërisë realizohet duke marrë masa të ndryshme.
Ndër masat që mund të merrën, qoftë parti në pozitë apo opozitë, pa kosto financiare por vetëm me menaxhim të mirë të burimeve njerëzore, janë:
– bërja e sondazheve vendore mbi nevojat,
– leximi I ndryshimeve dhe trendeve,
– aktivizimi i komunitetit,
– ndërgjegjësimi i komunitetit mbi çështje sociale, ekonomike, politike, etj.
Po kjo nuk ndodhi!
Mund ta pyesim historinë e viteve të fundit të PD-së Shkodër, se cilat ishin nga nismat më të sukssheshme që janë realizuar nga strukturat e PD-së në shërbim të popullit?! Dy – Tri mund të jenë:
– lule për 8 Mars,
– ndonjë pako ushqimore,
– ndonjë takim me grupimin e grave (që me thane e bëjmë edhe ne këtë aktivitet)
– FRPD bënte protesta për me e rrëzu Ramën!
Pak tek kjo e fundit! Po ata të rinj të FRPD që morrën kollare dhe bënë foto me Berishën, çfarë bënë për qytetin e Shkodrës? Cila ishte një veprimtari vullnetare të cilen e realizuan, përveç fotografive?
D. Humbja ne zgjedhjeve në nivel vendor
Në fillimin e mandatit 1-vjeçar të z. Spahia (PD – Bashkë Fitojmë), shpresa e vetme që kam pasur, ishte që kabineti I tij një vjeçar të ishte profesional në marrëdhënie me publikun dhe me integritet të lartë. Fatkeqësisht, nuk ndodhi kjo, për shumë arsyje.
Në nivel menaxhimi vendor z. Spahia nuk ka pas ndonjë eksperiencë të madhe dhe normal që kjo gjë bën që të mirëbesosh administratën që ke (sidomos ata që I’u janë servilosur) dhe gjithashtu këshilltarët e tij. Po kjo kërkon një aftësi më të madhe, që shkon përtej menaxhimit, intuita, të cilën nuk e pati.
Nuk e pati sepse ata të cilët i mirëbesoi, janë ata që i’a përgaditën humbjen dhe përçajen më të thellë në PD. Janë ata që para interesave të qytetarit i sërvirën mikrointeresat individual në emër të qytetarit dhe kjo e fundit është tmerri. Po këta i servirën edhe shkatrrimin e disa drejtorive (duke punësuar militant të pa formuar), duke i konsideruar të panevojshme për komunitetin, (sepse Shkodra na paska turizem elitar, ku turisat që vijnë në Shkodër frekuentojnë hostel me 8 – 10 mij lek dhe dalin me shishe uji me vete).
Në gjithë këtë aventurë çfarë shfrytëzoi PS, ishte po kjo: garimin me një kandidat të fortë por me një strukturë të fragmentarizuar dhe vet ai I dha një kolpo final; në ndërkoh z. Beci ishte një kandidat i veshur me petkun e teknikut ultra HD, i cili po i sjell Shkodrës një model të ri të qeverisjes vendore, por në prapaskenë me një strukturë partiake e pasuruar me koalicione paraprake, me hesape të ndara – të cilën e kryesonin ministra (të cilët ishin zbarkuar në Shkodër) – e cila shfrytëzonte në mënyrë strategjike fragmentarizimin e PD-së dhe vepronte vazhdimisht në territor.
Në ndërkohë, Koalicioni Bashkë Fitojmë, duke e nënvlerësuar kandidatin kundërshtar, ishte duke bërë zhvillime progresiste të menaxhimit të eventeve në realizimin e koncerteve, festivaleve ku dhe u gjet humbjen.
E çfarë mund të ketë më banal se ky dërrmim? Me axhin, mos ta harrojmë Kuvendin Kombëtar të njërit nga PD-të.