Kreu i PD-së, Sali Berisha ka përcjellë një video-mesazh mesditën e kësaj të shtune, ku i bën thirrje qytetarëve shqiptarë që më 20 shkurt ti bashkohen protestës së opozitës në Tiranës.
Nga ballkoni ka akuzuar familjen e kryeministri dhe SPAK-un që është në shërbim të mafies.
“20 shkurt, dita e fitores. Të gjithë në Tiranë”, shkruan ai në “FB”.
“Opozita në aksion” – është mesazhi që përcillet në një video të publikuar nga Berisha, e cila sjell në vëmendje përkimin e protestës së opozitës me ditën e rrëzimit të monumentit të diktatorit komunist Enver Hoxha në Tiranë, në vitin 1991.
“Betejë pa kthim! Mosbindje civile! Për dinjitetin e Shqipërisë! Për dinjitetin e shqiptarëve! 20 shkurt! Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Ora 17:30”, thuhet më tej në videon e postuar nga Berisha.