“E liruan Elvisin? Fantastike!”/ Doli në përgjime duke festuar për lirimin e “Zotit të Drogës”, dorëhiqet zëdhënësi i ministrit italian!

0

Zbërthimi i telefonit të Fabrizio Piscitellit, i njohur si Diabolik, lideri ultras i Lacios, ekstremist i djathtë dhe trafikant i drogës i vrarë në Romë në gusht të 2019-ës, ka zbuluar disa detaj tronditëse që detyruan Paolo Signorelli, zëdhënës i Ministrit të Bujqësisë, Francesco Lollobrigida në Itali të japë dorëheqjen.

Kopja mjeko-ligjore e celularit të Piscitellit, e bërë në kuadër të hetimit për vrasjen e Diabolikut, ka zbuluar mesazhe në “Whatssap”, ku zëdhënësi i Ministrit të Bujqësisë, gëzohet për lirimin e shqiptarit Elvis Demçe, i njohur si ‘Zot i Drogës’.

Piscitelli: “E shfajësuan? Elvisin? Fantastike, hajde,” thotë zëvëndës ministri italian, i cili dha dorëheqjen nga ky post.

Nga mesazhet që të dy shkëmbyen në Whatsapp pesë vjet më parë, dhe të publikuara nga gazeta La Repubblica, janë zbuluar komente antisemite, lëvdata për terroristët me ngjyrë si Valerio Fioravanti, Pierluigi Concutelli, Luigi Ciavardini dhe Mario Tuti dhe gëzim për lirimin e eksponentëve të krimit në Romë.

Publikimi i këtyre bisedave, ka detyruar zëdhënësin e Ministrit të Bujqësisë që të japë dorëheqjen.

“Në lidhje me atë që u botua në disa media – shkruan në një shënim zëdhënësi i ministrit – dua të theksoj se nuk më kujtohet biseda në fjalë, e cila me sa duket ka ndodhur shumë vite më parë dhe që sot më ka kapur plotësisht në befasi. Besoj gjithashtu se është e nevojshme të nënvizoj se sa larg meje, nga mendimet dhe ndjenjat e mia janë përmbajtja serioze e asaj bisede, e kam komunikuar vetëpezullimin tim, me efekt të menjëhershëm, nga zyra e shtypit të zyrës së ministrit Lollobrigida”, shkruan ai.

Demçe ishte njeri shumë i afërt me Fabrizio Psicitelli i njohur si Diabolik i cili u vra pak kohë më parë.

Ai bënte biznes duke importuar drogë për llogari të grupeve kriminale të Acilias, me emisarë të lidhur me trafikantët holandezë dhe kolumbianë të drogës dhe një ish-futbollist të arrestuar pak kohë më parë me 27 kg kokainë me vete.

Kujtojmë se Demçe aktualisht ndodhet në burg për një sërë veprash penale dhe njihej si “Zot” i trafikut të drogës dhe veprimtarive të tjera kriminale në Romë.

Ndërkohë që mediat italiane i kanë bërë jo pak jehonë aktivitetit kriminal të Elvis Demçes në Romë. Përmes një artikulli me titull “Droga, mbledhja e borxheve, egërsia. Kështu bota e krimit shqiptar hëngri Romën”, La Republica shkruante disa muaj më parë se historinë e bandave kriminale të Romës që mbushën me drogë kryeqytetin italian.

Nga ana tjetër, ministri i Bujqësisë, Francesco Lollobrigida konfirmoi se dorëheqjen e zëdhënësit të tij, teksa theksoi se beson që e vërteta vite dritë larg nga ajo që u raportua.

“Paolo Signorelli më ka komunikuar dëshirën e tij për të dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të zyrës së shtypit me efekt të menjëhershëm, ndërsa priste të sqaronte deklaratat e raportuara nga gazeta La Repubblica dhe për të cilat padyshim që nuk isha në dijeni. Siç e kam njohur Paolo Signorelli në këto dy vite, jam i sigurt se janë vite dritë larg asaj që u raportua në bisedë dhe besoj se ai mund ta përgënjeshtroj atë sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi ministri Francesco Lollobrigida.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu