Edhe unë jam malokk…

0
Shkruan Gen Nanaj
(Status pa dorashka, jam edhe unë këtu, jam edhe unë popull)
Nga sot e tutje, do përdor simbolin e saktë mbi veriorët e “pabesë, katil dhe pis”. Genderizma paqësore me llumin s’ka dhe s’duhet të ketë më. Në të gjithë rripin e Alpeve, që nga Mont Blank në Francë, përmbi Zvicer, Tirol, Kärnten, Dolomiten e gjer poshtë në Alpet e Jugut në Theth e Shqipëri, njeriu I TILLË alpin konsiderohen si Malok dhe nuk honepsen nga bota civile. Merre si të duash, kudo Malokizmi urrehet si kokëderr dhe shpirtzi. Në kontekstin Shqiptar, Malsori kreshnik është legjendë që nuk egziston, ky i sotëm është shpeshherë Malok që kundërmon. Rasti i Thethit, ku Malokët 70 të votës ja dhanë Ramës tregon se, ata e pranuan shtetin për rryshfet, për batërdi mjedisore dhe për të mos respektuar ligje. Kur Rama u a tregoi pabesinë se shteti që u rregulloi rrugën, nuk përfaqësohet nga horrat lokal që merrnin bakshishe e që nuk mund të blesh vandalizmin duke shkatërruar mjedisin, Malsori u gërric në sedrën e tij prej vërteti dhe nxorri Malokun nga xheneti. Ajo që po ndodh në Theth është Malokizëm, s’ka të bëjë fare me Malsorin apo agresivitetin e shtetit që po u bie në qafë. Po të shohësh reagimet, kupton qartë se Malokëria i ka qimet e trasha dhe djeg çdo gjë tu dalë përpara. Maloku nuk do shtet, nuk do ligjet bashkohore, ai kur zbret në fushë hiqet si dele e qetë por është atje sipër një bishë e pabindur në trajektore….
Edhe Berisha, Malok është. E dredh si kurvat dhe tallet me inteligjencën e qytetarisë. Aksioni në Theth u nis legjitim si akt normal që bëhet në çdo cep të Evropës kur ka bastardime të tilla. Nuk duhet të kishte zhurmë fare, përkundrazi, duartrokitje dhe mbështjetje pavarsisht llogores politike. Çfarë ndodh përmas, egzagjerimi dhe nxitje të tilla në popull, janë veçse taktika të shëmtuara nga politika. Nëse PD, mbështet Malokërinë e paligjshme, ajo për mua kthehet objekt politik pa leje… Nëse Malokëria vret “padashje” ndonjë polic që bën detyrën e tij si çdo e bënte çdo polic evropian, kërkoj arrestimin e Berishës për nxitje të qëllimshme të urretjes, dhe shkaktarin politik të ngjarjeve në Theth.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu