Incidenti në Parlament, deputeti maqedonas: Shqiptarë, nuk keni të drejtë të vendosni për fatin tonë!

0
Aktorë në incident ishin deputeti Dimitar Apasiev nga Levica dhe Martin Kostovski nga LSDM. Megjithatë, falë reagimit në kohë të pjesës tjetër të deputetëve, u shmang një përplasje fizike dhe gjithçka përfundoi me shkëmbim fyerjesh dhe provokimesh.

Deputeti i partisë “E Majta”, gjithashtu u ka bërë thirrje deputetëve shqiptarë të mos e mbështesin propozimin francez sepse sipas tij do të hapet kutia e Pandorës dhe më pas shqiptarët nuk do të kenë të drejtë morale të ankohen kundër majorizimit.

Apasiev shtoi se me kalimin e propozimit francez, problemet ndër etnike do të dalin në pah sepse sipas tij, partitë shqiptare po vërtetojnë se janë kundër interesave të popullit maqedonas. Teksa ka shkuAr në foltore, një prekje me dorë ka provokuar “grricje” mes dy kolegëve.

Ndërkohë, mesditën e kësaj të shtune në orën 12.00 është lajmëruar protestë para Kuvendit të Maqedonisë.  Organizatorët kanë bërë thirrje, që të dalin qytetarët në protestë kundër bullgarizmit të vendit, kundër përdorimit të fusnotës për gjuhën maqedonase si dhe kundër rishqyrtimit të librave shkollorë nën diktim të Bullgarisë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu