Ish gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha është dënuar përfundimisht me 3 vite burg, nga të cilat do të kryej 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Vendimi për dënimin e saj është konfirmuar sot nga Apeli i GJKKO, i cili ka lënë në fuqi të gjitha dënimet e shkallës së parë.
Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi e dënuar me 3 vite burg, nga të cilat do të kryejë 2 vite burg. Ndërsa Saimir Petani dhe Bledar Petani janë dënuar secili me 2.6 vite burg nga të cilat do të kryejnë 1.8 vite burg. Ata ishin të afërmit e të dënuarit që kishin futur avokatin mik tek gjyqtarja për ta liruar nga burgu.
Të gjithë të dënuarit tashmë janë në fund të vuajtjes së dënimeve pasi vuajtja e dënimit u ka nisur që më 11 shkurt 2021.