32 vite nga eksodi i shqiptarëve me anijen ‘Vlora’ në brigjet e Barit

0

32 vite më parë, anija Vlora mbërriti në brigjet e Barit, në Itali me 20 mijë shqiptarë, që vinin nga ana tjetër e Adriatikut.

Më 8 gusht 1991, mijëra shqiptarë u nisën nga porti i Durrësit drejt Barit me anijen e mallrave “Vlora”.

Me gremisjen e diktaturës, të motivuar nga liria e rifituar, bashkatdhetarët u drejtuan në kërkim të botës së ëndërruar prej kuadrit të ekranit të televizorit, për të siguruar mirëqenien e munguar. Ikjet qenë të përmasave tejet të mëdha, aq sa kjo ndodhi u konsiderua si analoge me eksodin biblik.

Bordi i anijes ishte i tejmbushur me burra, gra dhe fëmijë që prisnin për fatin e tyre midis dy brigjeve të Detit Adriatik. Njerëzit vareshin ku të mundeshin, deri tek shtiza e flamurit. Për shumicën, qëndrimi atje nuk zgjati shumë. Brenda dy javësh u riatdhesuan rreth 17,400 shtetas shqiptarë, ndërsa në Itali mbetën rreth 1.500 që kishin kërkuar strehim politik.

Bashkëlidhur, dokumenti me informacion lidhur me situatën e tensionuar të krijuar në bregdetin e Vlorës, kryesisht në portin e Vlorës, të Rradhimës dhe Portit të ri.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu