Identiteti i shqiptarëve në udhëkryq…
– E plagët hapin dregëza të vjetra… – Nga Fatime Kulli Skllevër, bij skllevërish! Ç’kërkoni? E meritoni Liri doni, liri s’kërkoni Noli Kjo thirrje të shpon si shtrëngatë dalë nga thellësia e gjëmave shekullore drejtuar bashkëkombasve shqiptarë, ku është aktuale edhe sot në vitin 2001, në fillim të shekullit XXI. Edhe në këtë kohë, ka ende një mur të betonuar padrejtësie, që ka murosur jetë njerëzish, ka ndarë fate dhe “lulëzuar” mëkate… Është “muri” i heshtjes shekullore, që të vret, të masakron e torturon më shumë se masakrat çnjerëzore të gjeneral Zervës në Greqi. Mjeshtrit më të devotshëm për luftë e gjak në Ballkan. Mësuesi gjakpirës, fanatik i nxënësit të “shkëlqyer” serb, Sllobodan Millosheviç, i njohur si kryemjeshtri i krimeve barbare në Kosovën martire, ku ka më shumë se njëzet mijë të vrarë e të zhdukur. Dhe tani në Kosovë po çel bari i njomë, i vaditur me gjak të pastër, të pafajshëm njerëzor. Dhe Kosova merr frymë lirisht, (me duart nën tytë të sigurisë shumëkombëshe). Dhe prania e miqve të ftuar e të paftuar s’mungon… Shqiptarët janë shquar gjithmonë për bujarinë e mikpritjen e tyre, me shprehjen alla – shqiptarshe – hajde, bujrum! Bukë e kripë e zemër. Por kësaj here, ndryshon edhe bujaria, sepse ngandonjëherë je edhe i detyruar t’i strehosh “miqtë” në shtëpinë tënde, edhe pse s’ke dëshirë, por ja që je i detyruar të bësh ç’të thonë “miqtë”, dhe kur s’mindesh t’ia kënaqësh “kapriçot”, fillon terapia e serumit të “kryepleqnive” të huaj… … E plagët hapin dregëzat e vjetra. Dhe kapilarët e qenies kosovare, nuk funksionojnë dot pa oksigjenin e shqiptarëve në Maqedoni. … Trëndafilat e Kumanovës dhe mollët e Tetovës zhduken nga bombardimet disamujore të bashkëpunëtorëve sllavë. E ç’faj kanë bërë këto lule e fruta? … Por hijet e tyre mërmërijnë të gjakosura – jemi lule e frut shqiptarësh. E shqiptarët s’kursejnë as gjakun e tyre për t’u dhënë jetë… E bota e moderuar lëviz me nge, për të mos nxjerrë “telashe” nga “qitapet” ku paraardhësit e tyre kanë vulosur interesat e “dhëmbëve” të mëdhenj, që kafshuan pangopësisht e djallëzisht ndarjen e fateve të popujve në trevat shqiptare (i fundit në vitin 1944). Dhe shqiptarët ndrëtuan shtëpitë e tyre brenda “vijës së verdhë” me gjak. Qelb e lot. E qeshura e shqiptarëve belbëzonte si një pjellë jetime, se “njerka” s’ja njohur kurrë tingullin e ëmbël origjinal. Punë e madhe, e qeshura është një “formë snobizmi” modern, por shqiptarët varnin tek e qeshura vajin që i cingriste… donin të bërtisnin fort kujen e njohur me gjuhën, që ia ka dhuruar nëna qysh në lindje. Por s’ka të bërtitura, s’ka zë, s’ka të qarë shqip, pa marrë leje tek “pronarët e qitapit”. O Zot! S’të lënë as të qash në kullën tënde. Kohë e mallkuar o Zot, gjëmë dhe mort. Dhe Bota vjen për të na “fshirë” lotët në tryezat diplomatike me “dhëmbë” të zbutur nga gjakrat. E megjithatë, stuhitë e mëdha u qetësuan, ndonjë rrebesh shiu bie atje, këtu… Falë “Ombrellës” amerikane, që u instalua në Maqedoni, dhe tani shqiptarët le të qajnë e të qeshin shqip. Milosheviçi në Hagë, (i akuzuar për krime lufte kundër njerëzisë) kurse në Maqedoni s’ka “Milosheviç” përkundrazi, akuzohen liderët e UÇK për krime lufte ndaj popullsisë të pafajshme maqedonas. Paradoks… le të shkruajmë “Përrallën” në vazhdim: – “Ujku ha delet” duke blegërirë në kullotë të vet, pastaj delet le t’i çgroposi dhe të na japi llogari, pse kullotnin në kullotën e tyre… ? E megjithatë shqiptarët u mësuan me “përralla” se “përrallat” i rrëmbejnë legjendat, prandaj jemi populli më i vejtër në Ballkan, sepse dëshmitarët më besnikë për ne, janë shpatat e arta të legjendave, qysh në kohët e Skënderbeut. Nuk harrojmë të kujtojmë edhe kalanë e vjetër 2400 vjeçare në Ulqin të Malit të Zi, sepse edhe ajo ka legjendën e saj, dhe pse di vetëm të heshtë… Qëndron si shtatore mbi bregdetin e nëmur të Malit të Zi, dhe bashkëjetojnë si në gjemba prej shekujsh. Mali i Zi është “urtësuar” dhe “emancipuar” këto kohët e fundit, kështuqë edhe kalaja e Ulqinit s’besoj se do të bëj ndonjë “prapësirë” për të ndërruar “gurët” në rrjedhjen e “tërbuar” të Bunës e Drinit… Edhe Buna edhe Drini s’flenë të qetë, dremisin në përpëlitjet e dramave… kanë frikë, se mos ujët e kaltër përskuqen nga “ëndrrat e vjetra”. … Edhe unë ndjehem e frikësuar, e lodhur nga tundimi i frikës se si do t’i shkojë filli fatit të popullit çam, që është çep e kam, pa nam e pa nishan. Çdo tragjedi e ka një histori. Vuajtjet e shqiptarëve (në trojet e Çamërisë) u shtuan shumë, sidomos pas humbjes që pësoi Greqia në luftën me Turqinë (në vitin 1922) kur Athina u detyrua të largonte, jo vetëm trupat e saj nga Anadolli por të pranonte edhe tërheqjen e popullsisë greke të vendosur atje prej kohësh. Problemi i minoriteteve u “katranos” sipas traktatit të Lozanës (në 30 dhjetor 1923), pra përveç popullsisë do të shkëmbeshin edhe territoret kryesisht të Greqisë, (për popullsinë shqiptaro – çame). Tmerri i çamëve në atë kohë, ka qenë përfaqësuesi grek në Lidhjen e Kombeve, Dhimitër Kaklamonos. Ku u shpërngulën me dhunë 25.000 shqiptarë nga Kosturi, Follorino, etj. U sekuestrua me forcë gjithë pasuria dhe shtëpitë e çamëve, ashtu si shpërngulja e shqiptarëve me bajoneta në bark, me dhunime e tmerre më të llahtarshme se ato në Holokaustin fashist të Hitlerit. U bë plotësisht spastrimi etnik dhe çkombëtarizimi i çamëve nga trojet e veta. Në shtëpitë, arat e tokave të çamëve vinin me forcë emigrantët grekë të ardhur nga Turqia, ndërsa xhandarmëria, i nxirrte çamët nga shtëpitë e tyre dhe i hidhte në vatra zjarri e stiva të ndezura drush për t’u futur llahtarinë se duhej të iknin nga trojet e veta. Në sheshet përballë kryenin dhunime ndër femra përpara fëmijëve edhe burrave të tyre, pastaj i sakrifikonin me masakrime barbare. O Zot! Gjithë këto tmerre njeriu kundër njeriut si në kohët e xhunglës. S’u ngopën kurrë me dhembje e gjak. Gjeneral Zerva, prehet i qetë nën dhe (qysh në 1953) me gradat më të larta të sërës kriminale, dhe mbi dhe ka ngulur zinxhirët e shuarjes së identitetit të një populli autoktonë shqiptar. Gjeneral Zerva kur ishte gjallë ka shkruar një libër historik ku tregon për “trimëritë” e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij, ndaj këtij populli fatkeq, endacak, të pashpresë… Koha kalon e heshtja e çfarosjes dhe degdisjes së çamëve, bie si këmbanë alarmi… Një shprehje e urtë e popullit thotë “Më mirë vonë se kurrë”. A s’kam të drejtë të pyes penën pas stuhive që përvëluan Kosovën dhe Maqedoninë, kush e ka radhën nesër? Kush ka radhën nesër? Pengu i vjetër A tërbimi
i mortjes së zezë
Jam cung I kështjellës plakë Në krahët e stuhisë Mbjellë
Kafenë e zezë.
Pena përgjigjet, pa i marrë leje askujt… Ngjyen krenarinë në pusin e dhimbjeve… dhe legjendat, nesër do pushojnë qetësisht në prehërin e ngrohtë të trojeve shqiptare.
Kushtetuta dhe karrikat e Kuven – dit, përçajnë opozitën shqiptare Nëse nuk bën betimin në Kuvend, opozita shqiptare rrezikon të humbasë 46 vendet e fituara. Sipas kushtetutës shqiptare, nëse një deputet nuk bën betimin, humbet automatikisht mandatin e deputetit. Po kështu, kryeparlamentari që do të zgjidhet, mund t’i bëjë kërkesë Gjykatës Kushtetuese për shpalljen e votimit në ato zona, ku deputetët e opozitës janë zgjedhur direkt. Kështu janë shkruar ligjet, por se si zbatohen, është tjetër problem. Ishte vetë Gjinushi ai që interpretoi ligjin, kur demokratëve iu bënë 6 muaj pa hyrë në parlament legjislaturën e kaluar dhe rrezikonin mosmarrjen e rrogave. Gjithsesi, atëhere PD ishte e vetmja opozitë në Parlament, ndërsa tani është një tjetër Pd e re që mund të luajë rolin fiktiv të opozitës sepse ka vetëm 6 deputetë. Nëse PD duket e vendosur për moshyrjen në Parlament, tek aleatët e saj ka një pështjellim dhe pritje. Liderët Mediu, Rroqi, Laço, Spahija ndodhen mes fjalës së dhënë dhe mandateve të fituara përmes listës së PD (+BF) nga njëra anë dhe frikës për të humbur mandatet – rrjedhimisht edhe privilegjet jo të vogla të deputetit. Gjithashtu, po fiton një peshë të madhe edhe raporti përfundimtar i vëzhguesve ndërkombëtarë për zgjedhjet. Nëse Berisha e pret atë për ta patur si një justifikim plus për mosfutjen në Parlament, aleatët e presin për ta patur si justifikim për të hyrë në Kuvend. Kjo, sepse dihet botërisht se pas 5 tureve, konkluzionet e pjesshme, të përgjithshme të ndërkombëtarëve knaë qenë pozitive, sigurisht edhe me rrezerva. Një tjetër shpresë e aleatëve, janë edhe mbledhjet e Këshillave Kombëtare të partive të BF. Liderët Mediu, Rroqi, Laço, Spahija kanë nxituar të theksojnë se brenda grupimit ruhet pavarësia e marrjes së vendimeve dhe kjo i takon këshillave kombëtare. Është e sigurtë që liderët e tjerë të BF përveç Berishës, janë penduar që janë ngutur në mosnjohjen e zgjedhjeve dhe rrjedhimisht për mosfutjen në kuvend, sidomos para shprehjes së vëzhguesve të huaj. Të gjitha partitë e grupimit BL, PLL, PBK, PR në asnjë nga legjislaturat e këtyre 10 viteve, nuk kanë arritur të sigurojnë një numër kaq të madh deputetësh. Pra, është një sukses që liderët e tyre mund ta shfrytëzojnë për një tjetër mandat partiak, edhe pse ky sukses erdhi duke shfrytëzuar PD. Por, politika i njeh të tilla veprime, aq më tepër që janë një kontratë paraelektorale. Partitë aleate të Berishës nuk duhet të ndjejnë veten 100 % të obliguara ndaj tij, në një kohë që sipas Edi Palokës së PD – së, mund të futen në parlament edhe anëtarë të PD me vendim të tyre të lirë personal. Sipas të gjitha gjasave, jashtë parlamentit do të mbetet vetëm një pjesë e PD, ndërsa spektri tjetër do të plotësohet. Kështu rrezikon të përçahet, ndoshta grupimi më i gjerë i opozitës, BF ndarje, që bëhet mes zoriles sepse loja po Nga Blerti Delija
Maqedonia treva e “vjedhur” ndër shekuj, Shqipërisë Etnike Një ndër shtetet e “tejngopura” me trojet e Shqipërisë Etnike është pa dyshim kmshija jonë e “mëvonëshme” me emrin Maqedonia, e cila tashmë është e destinuar të paguaj mos sot, mot haraçet e shekujve të kaluar, që në mjegullnajën e tyre u munduan të fshehin grabitjet e pashoqe të territoreve e popullsisë safi shqiptare. Por kot nuk thonë e drejta vonon, por nuk harron, e tashma as Europa plakë, e as Dadot sllave të Maqedonisë nuk kanë forcë të shesin Artificialen për realen në Maqedoni, aq sa bota e civilizuar është e bindur se Maqedonia është ndër shtetet e pakta në Europë ku rreth gjysmën e territoreve të saja i ka të grabitura që nga Ilria e hershme e deri tek Shqipëria e sotme, madje edhe popullsia e saj është mbi 80 % Ilire (Shqiptare), paçka se një pjesë me kalimin në fenë Ortodokse dalëngadalë u tjetërsuan me “ndërgjegje” si Sllavë, madje sot ata e quajnë shtetin maqedon thjeshtë sllav, edhe të besimit ortodoks, kur në fakt rreth 40 % e popullsisë të këtij shteti janë shqiptarë të cilët nuk pranuat të bëhen ortodoks p0ër të mos u zllavizuar, por fatkeqësisht u Islamizuan, por që me këtë humbën vetëm fenë Katolike, duke ruajtur gjithshka shqiptare, që nga gjuha, doket e zakonet, e mbi të gjitha ndërgjegjen se ata jetojnë në trojet e tyre që prej mijëra e mijëra vjetësh, pra në tokat e të parëve që i fali Zoti shumë më parë se të zbrisnin turmat primitive të Sllavëve të Jugut. Shqiptarët megjithëse në trojet e tyre për hirë të jetesës paqësore kan bërë lëshime e duruar pa masë prapështit e mizoritë e sllavëve Maqedon, madej e kanë tejkonsumuar thënien e urtë i duruari e i fituari, pasi edhe durimi ka kufi, por me sa duket shteti maqedon këtë zemërgjerësi e ka marrë për dobësi të shqiptarëve aq sa u ka mohuar të drejtat më elementare e deri ato kapitale, si të drejtën e gjuhës, si gjuhë zyrtare, përdorimin e simboleve kombëtare (shqiptare), të drejtën e arsimimit (në shkollat e larta) në gjuhën amtare, si dhe pjesmarrjen e barabartë në qeverisjen lokale e në shkallë republike (sipas përqindjes së popullsisë) e tjerë. E të gjithë këto që janë vetëm themeli i të sotmes e të ardhmes e kanë detyruar popullsinë autoktone shqiptare (Maqedoni) që së bashku me vëllezërit e tyre shqiptarë kudo që janë të krijojnë UÇK (ushtrinë çlirimtare Kombëtare) e cila ka ngritur në kupë të qiellit tingujt e luftës pa kompromise për të drejtat e tyre shoqërore e kombëtare, tinguj që tashma i kanë nxjerrë “gjumin” edhe “gjumashit” më të madh të Europës plakë e më gjerë, aq sa kanë detyruar vetë fuqitë e mëdha Europiane e Botërore të kërkojnë të legalizohen të drejtat e shqiptarëve etnik, duke ndaluar disi flakët e luftës që do të digjnin së pari këtë shtet artificial në zemër të Ballkanit, madje për ti shpëtuar nderin pjesës sllave; këtë armpushim po e pranojnë Dadot Rusi, Ukrahinë, Bullgari, Serbi e deri Greqia, të cialt kërkuan ta ndihmojnë këlyshen e tyre Maqedoni me tërë arsenalin e tyre propagandistik e deri ushtarak, por më kot se ajo po heq “shpirt”, megjithëse tashmë të gjithë po pranojnë për të futur në reanimacion të OKB për një periudhë aq të gjatë sa zor se do ta durojnë… Por është mirë që ne shqiptarët dhe bota t’i referohen historisë që shekujt na lanë amanet… E mos të vetemi siç e kemi zakon ne shqiptarëtqë pasi vdes një njeri i rrjeshtojmë shpesh edhe pa i pasur ose shumë të mira ose shumë të këqija, madje duke treguar edhe rrugët e shpëtimit, por natyrisht atëhere është tepër vonë, ndoshta edhe tani…, por gjithsesi më mirë vonë se kurrë… Maqedoni: Homeri nuk e njeh emrin e Maqedonisë dhe të maqedonasve, për të luftërat që e kishin prejardhjen nga këto vise të përshkruara nga Aksiosi (sot Vardari), ishin Paon dhe vendi quhej Paoni. Ndërs Robert d’Angely (Anxheli) te vepra Enigma (fq. 246, 247) thotë: Maqedoni, është fjalë që Etimologjikisht në shqip do të thotë Ma – Ke – Dhen, pra që mban ose kullot dhenë ose lopë, e natyrisht shqipja e atëhershme (pellazgjishtja) ka evoluar e ndryshuar. Më vonë ky rajon Pellazg (të parët e Ilirëve) do të bëhej qendra e shtetit të fortë e të madh që quhej Emathie ose Emezie që rrjedhte nga shqipja E – Madhja, E – Madhia, ky shtet ndoshta u themelua nga fundi i shekullit IX – të para Krishtit, ku përparoi gjithnjë e më tepër dhe sidomos nën mbretërinë e Filipit të dytë dhe birit të tij Aleksandrit të Madh, ai u shtri nga Mali Orbel te Mali i Olimpit dhe nga Vargmali i Pindit deri te lumi Nestos. Por gjithsesi popullsia ishte vetëm pellazge dhe trualli ishte po Pellazg. Në Epokën Romake Maqedonia u përfshi në Ilirikum, pasi Ilirikumi përfshinte një popullsi homogjene, të përbërë në atë kohë vetëm nga Pellazgët, që mbanin emra të ndryshëm si Maqedon, Epirot, Alban (Toskë, Etruskë, Gegen) Dalmat dhe të tjerë Ilir që flisnin të gjithë Pellazgjishten, pra Shqipen. Por edhe pas shekullit VII – të pas Krishtit (sipas K. Amantos) kur Sllavët nisën të zbrisnin drejt Maqedonisë, kryesisht duke ndjekur brigjet e Aksiosit të atëhershëm ose Vardarit të sotëm, ata nuk gjetën në vend veçse Pellazgë, pra vetëm shqiptarë. Gjithashtu nga pikpamja racore, historianë të kohës, si dhe autorë të paanshëm në politikë, si dhe të pazemëruar me Filipin (mbretin) i quenin maqedonasit të racës Pellazge. E si për ta bërë këtë më bindëse R. D’anxheli te vepra e tij Enigma në faqen 251 shkruan: “Gjatë gjithë mesjetës… Maqedonia është quajtur Illyricum, Pra Iliri… Natyrisht edhe kjo trevë e Ilirisë kaloi Baticat e Zbaticat e shekujve si dhe pushtime të ndryshme që në përgjithësi nuk arritën të bënin ndryshime të racës e fesë të Ilirisë, madje në vitin 553 pas lindjes së Krishtit kur Iliriku i kaloi përsëri Perandorisë Bizantit, perandor ishte Justinjani (527 – 565) me origjinë Ilire nga Ohri. Ky ka qenë shkaku që Ohri u bë një qendër e madhe Administrative dhe u qujat Justinjana prima. Aty u vendos kryepeshkopata e Ilirikut Lindor, pasi më parë e kishte ndarë në Ilirik Perëndimor dhe Ilirik Lindor. Pas një jete prej disa shekujsh nën preandorinë e Bizantit në shekullin e 9 – të shteti Bullgar u forcua aq shumë sa filloi të pushtonte territore të Ilirikut, në vitin 851 përveç pushtimeve në Shqipërinë e Jugut vlen të theksohet pushtimi i Ohrit, ku bullgarët në vitin 866 filluan të kthehen në fenë Ortodokse (nga pagan që ishin). Ndërsa në vitin 904 ata pushtuan thuajse krejt Shqipërinë Etnike, ku mbreti Simeoni e ktheu shtetin bullgar në perandori, duke e shpallur vehten Car të Bullgarisë dhe të Bizantëve. Sundimi bullgar në Shqipëri zgjati rreth 166 vjet, ku kjo ka qenë periudha e vendosjes së shumë toponimeve (emra vendesh) që trashigohen edhe sot; e Maqedonasit e sllavizuar ndër shekuj i përdorin si argumente për ti quajtur si vende sllave e jo shqiptare. Në fakt pas kësaj nuk pushuan edhe pushtime të tjera ku vlen të përmendet Pushtimi i Maqedonisë nga Shteti Serb i Rashës kur perandor u bë Stefan Dushani (1333 – 1355) i cili detyronte me forcë përqafimin e fesë Ortodokse, ku patrikanën Serbe e vendosi me qendër në Pejë. Ndërsa Qendra kryesore e perandorisë së pushtuesve Serbë u bënë Prizreni e Shkupi. Ku duhet theksohet se pas këtij pushtimi erdhën trazira e mizorira të pashoqe me protogonist jo vetëm të huajt, por edhe vetë princër shqiptarë, që kërkonin zgjerim në dëm të vëllezërve të tyre. Gjithsesi pas Lulëzimit të periudhës 25 vjeçare të Princit Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) (1443 – 1468) erdhi periudha e errët pesë shekullore e pushtimeve të perandorisë Turkoshake. Maqedonia tashma ishte nën këmbët e perandorisë ku edhe këtu më të persekutuarit ishin shqiptarët Katolik, pasi ata ortodoksë ishin disi më të mbrojtur, pasi hierarkët e fesë Ortodokse për inatë të Romës kishin pranuar të bashkëpunonin me pushtuesit Osman. Shqiptarët Katolik të Maqedonisë të ndodhur mes dy zjarresh me kalimin e shekujve zgjodhën atë më të voglin, ndërrimin e fesë Katolikë në atë Muslimane e jo me atë ortodokse që përveç fesë dalëngadalë u muar edhe identiteti këmbëtar. Por nuk duhet të harrohet se në shekullin e 18 – të filloi të marrë hov zhvillimi i disa qyteteve kryesore Shqiptare si ai i Ohrit, Manastirit, Shkupit, Tetovës, Strugës e tjerë, si dhe në atë kohë kishte përparuar Islamizimi i popullsisë. Në vitin 1827 tokat e Shqipërisë u ndanë në katër Vilajete që ishin ai i Janinës, i Shkodrës, i Shkupit që përfshinte Kosovën, dhe ai i Manastirit, pra Maqedonia ishte e ndarë në dy Vilajete (Shkupit e Manastirit), sigurisht së bashku me territore Shqiptare, të tjera. Në vitin 1883 u themelua organizata revolucionare me inisiativën e disa intelektualëve që kishin si parim kryesor Auonominë e Maqedonisë nën Parullën “Maqedonia për Maqedonasit”, ku kjo Lëvizje u quajt “rilindja Maqedonase”, kjo në fakt filloi që në gjysmën e shekullit të 19 – të kur filloi përhapja e arsimit Maqedonisht i frymëzuar nga Pansllavizmi Rus. Më vonë u krijua Partia nacionaliste Maqedone VMRO e cila mbajti kongresin me 1894 në Selanik, ajo madje ngriti një rrjet ushtarak klandestin me çeta të formuara nga komita. Qëllimi i pashpallur i kësaj partie ishte bashkimi me Bullgarinë. Aksionin e parë kundër Osmanëve e kryen me dt. 20 korrik 1903, ku edhe tentuan të marrin Manastirin, madje ata menduan se po fitonin pamvarësinë duke shpallur Republikën e Krushevos, por kryengritja u shtyp, po jehona e saj ndikoi disi në planet e fuqive të mëdha. Austria kishte projektuar ndarjen e kësaj krahine duke lënë vend edhe për një shtet shqiptar, por kjo nuk u pranua nga fuqitë e tjera, përkundrazi me 1905 Londra kërkoi të krijohet një komision për kontrollin e financave të Maqedonisë e kjo të ndahej në zona kombëtare Bullgare, Serbe e Greke, duke mohuar padrejtësisht popullsinë në numër të kësaj Zone. Këto projekte kishin qëllimin e eleminimit të një sheti shqiptar që ishte në përbërje të perandorisë Osmane ku pjesë dërmuese tashma ishin konvertuar në fenë Islame. Madje kjo ishte edhe një farë hakmarrjeje e verbër pasi këta tashma nuk ishin tërësisht të besimit të krishter. Gjithsesi Traktati i Berlinit i vitit 1878 kishte hedhur themel që trevat e Dibrës, Tetovës e Korçës të përfshiheshin në një Elajet Bullgar të Perëndimit. Por edhe shqiptarët nuk qëndruan duar lidhur, në nëntor të vitit 1905 Bajo Topulli ish drejtor i shkollës së mesme në Manastir propozio krijimin e një komiteti ti fshehtë që do të luftonte për pamvarësinë e Shqipërisë i cili u quejt “Për çlirimin e Shqipërisë”. Por edhe në vitin 1912 kur po shpallej pamvarësia e Shqipërisë Serbët pushtuan edhe Shkupin, Ohrin, Resnjen, Elbasanin e tjerë.pas këtyre erdhën vitet e luftës së parë Botërore (1914 – 1918), si dhe konferenca e paqes në Paris (1919) si dhe krijimi i shtetit artificial të Sllavëve të Jugut me emrin dmth Jugosllavia, ku Maqedonia ju bashkëngjit duke i shkëputur Shqipërisë Etnike rreth 9700 km2 truall me mbi 500 mijë shqiptarë. Ku mund të shënohen trevat e rëndësishme të Dibrës, Tetovës, Ohrit, Strugës, Shkupit, Manastirit, Gostivarit, Kerçov, Perlep. Kumanovë e dhjetëra lokalitete e qindra fshatra që sot numri i popullsisë është rreth një milion banorë. Por që është prishur raporti i popullsisë shqiptare në disa qytete kryesore që ishin shumicë, ku shembulli më sinjifikativ është Manastiri që i është ndërruar emri në Bitola, i cili para vitit 1950 kishte një popullsi 95 % shqiptare e sot pas 50 vjetëve nuk ka vetëm 10 % shqiptarë, apo qyteti i Ohrit që sot ka vetëm rreth 7 % shqiptarë, ku padyshim këto raporte i ka prishur në dëmin tonë politika diskreminuese e ish shtetit Jugosllav, që ka qenë në përgjithësi një Gjenocid i pashpallur apo në termin e politikës Gjenocid i ftohtë, të cilin e ka vazhduar e po e vazhdon politika e shtetit artificial Maqedon, që është vetëm vazhdim i politikës Millosheviçjane pa Milloshin… Por për ta bërë disi më sensibizuese para Europës së ndjeshme për çështjet e Religjozeve është shpikur se lufta e shqiptarëve në Maqedoni është luftë e Islamikëve kundra kristianëve Ortodoks, madje kjo ka qëllim të përçajnë edhe shqiptarët kudo që janë, por që kanë besime të ndryshme, por kjo nuk ka ndodhur e as do të ndodhin kurrë pasi së pari kemi lindur njerëz të kësaj toke, ku jemi bijët e nënës sonë të madhe Shqipërisë, natyrisht asaj Etnike, ku për ta mbyllur këtë shkrim do të citoj Homerin tonë Pater Gjergj Fishtën që në veprën e tij madhore Lahuta e Malësisë vargëzon: “Edhe unë frati thom të vërtetën Me Musliman e baj fli jetën Varem në krrab. Lidhem mnë vargoj E Sqhipnin unë nuk e lëshoj” E për këtë kemi dhënë prova, aq sa historiani Lamartin ka thënë tek vepra e tij “Historia e Turqisë së Re” se kombi Shqiptar që nga lashtësia e deri në mesjetën e vonëshme i ka dhënë njerëzimit tre figura madhore luftarake që shpëtuan qytetërimin e kohës: “Akilin që triumfoi mbi Trojën, së dyti Aleksandri i madh mbi Persët dhe së treti Skënderbeu mbi Osmanët.” Ndërsa tani shpresojmë që të lind i katërti që të triumfojë mbi Sllavët, e për këtë mesa duket do të jetë i tëri populli shqiptar kudo që është në trojet e veta etnike… (Ndue Bacaj)
Logu i Bjeshkëve “2001” mes vlerave folklorike, këngëve e humorit… Nga Rifat Ymeri Kelmend Në pejsazhin mahnitës të qafës së Predelicit dhe në mrekullinë e kostumeve kombëtare, këngëve folklorike, bukurisë dhe inteligjencës së bukurosheve nga Kelmendi, të mërkurën ka ulur siparin spektakli artistik më i madh në zonën e veriut shqiptar. “Logu i Bjeshkëve 2001”. Mijëra banorë nga të gjitha fshatrat e komunës si dhe të ardhur nga rrethet e Malësisë së Madhe, Shkodrës, Lezhëse pjesës së Malësisë që jetojnë në trojet shqiptare të Malit të Zi, madje edhe nga Amerika kanë qenë dëshmitarë të demonstrimit në mënyrë të përkryer të artit folklorik, të trashëguar, të gërshetuar edhe në harmoni me elegancën e lëvizjeve, larminë e veshjeve, interpretimin brilant të artistëve të humorit dhe të kongëtarëve nga Malësia të cilat sollën një pasuri me vlera dhe në shkallë kombëtare në fushën e folklorit. Ndryshe nga vitet e kaluara spektakli i sivjetëm ka qenë fryt i bashkëpunimit mes komunës së Kelmendit dhe firmës së biznesit “Rosario” nga Bajza e Kastratit me president z. Engjëll Kalaj që sponsorizon shoqatën kulturore artistike “Jehona e Malësisë” me udhëheqës artistik z. Ndue Gjekaj. Të pranishmit e shumtë kanë vlerësuar interpretimet e këngëtarëve Arben Delaj, Kol Buci, Jonuz Delaj, Fredi Delaj etj si dhe humorin e shkëlqyer të Gac Kodrinës, Qazim Çelës, Xhuli Druni, Marash Kaçaj e Pëllumbi të cilat u shoqëruan me duartrokitjet dhe ovacione të zgjatura. 5 çifte të përzgjedhura nga fshatrat e komunës dhe të veshura me kostumet kombëtare të trevës kanë parakaluar para një jurie të specializuar nën drejtimin e kryetarit të komunës Prel Gjelaj (ku binin në sy edhe prezenca e Prefektit të Shkodrës, Pukës e M. Madhe Gjergj Leqejza dhe Shefes së kulturës në prefekturë Meri Fanko) me lëvizje elegante dhe nën ritmin e një muzike të zgjedhur folklorike. Atmosfera ka qenë vërtetë e përkryer në pejsazhin me bukuri të pakrahasueshme të Qafës së Predelecit. Si në asnjë rast tjetër në logun e sivjetëm është demonstruar me nivel të lartë artistik folklori i pasur krahinor që për nga interpretimi, veshjet, humori dhe mesazhi që përcjell do ta kishin zili të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë. Në përfundim të spektaklit Juria ka zgjedhur “Mis Bjeshkën 2001” 16 vjeçaren nga fshati Tamarë Zamira Vacaj. Kurorën e Misit e dorëzoi përgjegjësja e kulturës në prefekturë z. Meri Fanko. Më tej aktivitetet kanë vazhduar me një tjetër spektakël artistik jashët konkurimit i cili ka vazhduar deri në orët e vona të pasdites. Tërhoqën vëmendjen e të pranishmëve ekspozitat e pikturës dhe punimeve në dru të Pjetër Vukaj e Gjelosh Mrini si dhe gara me kuaj e fituar nga Petrit Çeka.
Pse fitoi Ilir Meta?! Ilir Meta është rimanatuar me 20 gusht kryeministër i Shqipërisë. Edhe pse Meta erdhi në këtë post përmes luftës brenda llojit, nuk e pati aq të lehtë fitoren. Edhe pse arriti të marrë 84 nga 119 votat e KPD socialiste, ishte aleanca Veri – Skrapar që e bëri të fitojë. Është një aleancë e çuditshme në pamje të parë por që lidhet me një sërë faktorësh. Në zgjedhjet pralamentare të këtij viti, PS pati një fitore të përmasave të mëdha, ku drejtpërsëdrejti arriti të marrë 73 deputetë. Shumica e tyre, u siguruan në jugun shqiptar, ku reminishencat e 97 janë të forta dhe ku PD akoma cilësohen “non grata”. Me veriun shqiptar, ndodhi i njëjti fenomen por në kah të kundërt. Shumicën e mandateve i siguruan të djathtët, edhe pse degë të PS ishin përbetuar për të marrë më shumë deputetë. Që këtu fillon edhe mandatimi i Ilir Metës, i cili u trumpetua edhe nga Nano si kryeministër i vazhdimësisë. Duke bërë një parantezë, theksojmë se Nano përkrahu kandidaturën e Metës kryeministër para zgjedhjeve jo vetëm thjeshtë si një nga kryeministrat më të suksesshëm socialistë. Ai kërkonte të krijonte idenë e një vazhdimësie që shihej që në postera ku mandati rozë shënohej 1997 – 2005. Nano kërkonte që edhe në sytë e botës të krijonte idenë e një stabiliteti politik, ndërsa Meta ndihmonte partinë me inaugurime por edhe me para, të cilat u bënë këto ditë përmes guvernatorit të Bankës Shqiptare, Cani. Ky dualitet Nano – Meta nuk mund të vazhdonte gjatë. Dëshira e theksuar për pavarësi në marrjen e vendimeve e Metës, nuk mund të bashkëjetonte me dëshirën e përjetshme të Nanos që përmes kontrollit të partisë, të kontrollonte të gjitha strukturat shtetërore. Kështu, duke ruajtur paanësinë dhe duke u mbështetur në statu, Nano stimuloi kandidatura alternative për Metën dhe mbështeti Malajn në këtë garë. Rikthehemi përsëri në ditën e zhvillimit të mbledhjes së KPD. Nano kishte kërcënuar kryetarët veriorë të PS me shkarkime gjatë konferencave të rretheve për mossuksesin e arritur në zgjedhjet parlamentare. E vetmja mburoje e kryetarëve veriorë, mbetej Ilir Meta – një fitore e mundshme e të cilit si kryeministër, e forconte brenda partisë. Nga ana tjetër, Meta nuk nguroi të hapte thesin e premtimeve jo vetëm për veriorët por edhe për disa jugorë. Kështu në votim, Meta arriti të marrë 84 vota prej të cilave 42 ishin veriore që i siguruan edhe fitoren e bujshme. Si shpërblim por edhe si një siglim i marrëveshjes Veri – Skrapar, Meta e festoi fitoren në Shkodër, ndërkohë që fuqitë brenda partisë, përmes Kocit – sekretar arriti të shtyjë zgjedhjet brenda strukturave lokale të PS deri në tetor 2002. Kështu, Meta ka hedhur edhe një tjetër hap drejt rimandatimit të tij edhe në Kuvend, duke kërkuar të marrë 100 % votat e veriorëve dhe të miqve të tij nga jugu. Blerti Delija
Shqipëria, Kosova, Mali i Zi Park paqe në Ballkan Nga Zef Nika Thethi, ky fshat i njohur për bukuritë e mahnitëshme, të cilat i ka falur natyra, është i njohur tashmë nga turistët vendas e të huaj për vlera të mëdha kruruese, i cili është fiksuar tashma në kartolina, libra, dokumentar televiziv të vendit tonë e në botë. I përmendur nga poeti kombëtar Gjergj Fishta me fjalët: “Nja per nja porsi Boston!” Për ta vërtetuar se Thethi është një ndër vendet e para për turizëm mjaftojnë botimet e Dr. Georg Heinsheimer, Dr. Egon Hofmann, e Prof. Dr. Heinrich Schatz në veprën e madhe: “Zeitschrift des Deutschen u Osterreichischen Alpen – Ver – reines – 1931. Duke vazhduar me Miss Edith Durham në librin “Brenga e Ballkanit” (1904 – 1913). Thethi ndodhet 75 km larg Shkodre në lartësinë 900 metër mbi nivelin e detit dhe shtrihet prej 2600 ha, që ruhet në mënyrë shembullore nga komuniteti vendas. Në ditën botërore të Mjedisit, pranë Parkut Kombëtar Theth këshilli i komunës Shalë në praninë e shoqatave ambientaliste të Shkodrës, Lexhës, Pejës (Shoqata “Aquila”) nga Universiteti “Luigj Gurakuqi”, agjensitë Rajonale të Mjedisit Shkodrë e Lezhë me një pjesmarrje të të ftuarve edhe nga komuniteti vendas kryetari i këshillit komunës Shalë z. Ndue Ndreza lexoi vendimin e posaçëm të tij duke emruar Parkun Kombëtar të Thethit “Parku i Paqes” një cilësim shumë i goditur për këtë Park të qetë, ku çdo gjë rritet e lulëzon natyrshëm. Natyra malore tipike, klima dhe bimësia japin Rajonit të Thethit një vlerë të veçantë si pejsazh turistik. Bukurisë së bjeshkëve të larta, me bardhësinë e borës së përjetshme me grepa pranë maleve të larta, ujit të ftohtë dhe ajrit të freskët i shtohet edhe petku i gjelbër i përbërë nga ahu e rrobulli që mveshin malet e larta së bashku me lulet shumëngjyrëshe që mbulojnë livadhe dhe lëndina alpine si në Ujëvarën e Thethit, Kanionin e Grunasit, Kullën e Ngujimit, Shtëpinë Muze të Thethit etj. Duke parë të gjitha bukuritë që ka Thethi, Valbona etj., të harmonizuara me njëri – tjetrin specialisti Petrit Ymeraj – që është botues i librit “Parku Kombëtar Thethë” shpjegon për gazetën: – se, po punohet nga një numër i madh specialistësh shoqatash e drejtuesit e komunës Shalë për një “park paqie në Ballkan”, ku marrin pjesë: – Mali i zi, Kosova, Shqipëria. Në argumentet e tij ndalet në zhvillimin e zonës. Një zonë pa kufi, n.q.s. natyra nuk i njeh kufit pse njerëzit ti njohin. Realizimi i këtij projekti do ta bënte luginën e Shalës, Shkodrën, Malësinë e Madhe një qendër të madhe pritjeje për aktivitet ndërkombëtar në zhvillimin e traditave ndaj miqve e vizitorëve. Tashma Thethi ka krijuar në banesat e tyre kushte të mira për pritjen e vizitorëve si përsa i përket të gatuarjes, fjeties dhe higjenës. Sipas kryetarit të komunës Shalë z. Prek Doçi ky vit i sezonit të ri turistik ka sjellë një mijë dit turista, ku po punohet për mbajtjen në gjendje të mirë të rrugës automobilistike, edhe energji elektrike të pandërprerë për banorët. Është i dukshëm investimet e mëdha nga emigrantët në ndërtimet e reja, qetësia dhe ngrohtësia e këtyre banorëve. Zef Nika
Kukës. 27 vjeçarin e pickon bleta dhe vdes Një ngjarje e padëgjuar, tronditëse ka ndodhur këto ditë në qendër të komunës Surrej të Kukësit. Ka qenë 27 vjeçari Flamur Selimaj banor i këtij fshati i cili kishte një dyqan ushqimoreje, i sapokthyer nga Kukësi me mjetin e tij me furnizim e ka lanur furgonin tek dera e dyqanit dhe është drejtuar për te shtëpia. Sapo iu ka afruar oborrit të shtëpisë është kujtuar të shikonte kosheren e bletës. Në drejtim të tij është drejtuar një “mizë blete” duke e pickuar në pjesën e sipërme të syrit. Ai ka kërkuar menjëherë ndihmë për t’i bërë një injiksion kundër pickimit. Ka qenë e pa mundur përpjekjet për ta ndihmuar i cili ka gjetur vdekjen e menjihershme, duke lanur gruan e dy fëmijët e tij. Mësohet se para një viti ka patur një piskim tjetër nga insektet, por duke qenë pranë mjekeve të spitalit të Kukësit kishte shpëtue duke e këshilluar “Kujdes nga alergjia”. Vdekja tepër e rrallë në historin e vendit tonë ka lënduar pjestarët e familjes, shokët e tij e banorët e kësaj komune i cili prej dy vitesh mjaft familje kanë marrë për fëmijët e tyre miell e ushqime falas duke parë gjendjen e tyre të vështirë ekonomike. Nga: Zef Nika
Dashurinë, paranë dhe jetën, ne emigrantët shqiptarë në Amerikë i kemi për Shqipërinë Bashkimi për Fitore, në zgjedhjet parlamentare të 24 Qershorit nuk i mundi dot komunistët shqiptarë. Arsyet janë të shumta dhe analiza do ishte e gjatë. Ata, komunistët, kanë një përvojë të përsosur në dredhi e hile, por ne shqiptarët e Amerikës, vendit bastion të demokracisë së Globit, themi që demokratët shqiptarë, të cilët nga periudha 1992 deri me 1997 treguan se janë të aftë të ndërtojnë vërtet shtet me standarte të pëlqyeshme ekonomike e juridike, me të drejta e liri njerëzore, është e nevojshme të lidhen me më shumë sinqeritet me SHBA – në. Komunistët që aksidentalisht janë në pushtet në Shqipëri që me 1941 e deri tash, por edhe deri sa të vdesin kanë mashtruar, kanë diferencuar njerëzit për bindje politike, kanë bërë tradhëti kombëtare. Pra, nejemi të bindur se prapë do vazhdojnë në rrugën e tyre. Fatos Nano,i pari i socialkomunistëve është i xhveshur nga çdo normë njerëzore, njëlloj siç ishte Enver Hoxha. Bota e huaj është pak e interesuar se si jeton populli shqiptar, por është shumë e interesuar që punët e Evropës dhe të NATO – s të shkojnë sipas dirigjimit Amerikan, pra mirë. Se i miri mendon të mirën, siç mendon i keqi të keqen. E, para të huajve, qeveritarët komunistë shqiptarë, ulin edhe pantallonat, kur është fjala për tu paraqitur për ankesa apo ndihma. Sidomos, politikën shqiptare duket e bën Greku e Serbi. Në qoftë se Fatos Nano erdhi në pushtet me ndihmën e bandave Greke, Sali Berisha nuk duhej të lejonte hapjen e depove të armatimit. Armatimi i depove, i rënë në duart e bandave e kontrabandistëve dobësoi ushtrinë shqiptare. Ne e kuptojmë që Berisha nuk donte konflikte të gjakosura, por do ishte më mirë të mbrohej autoriteti i shtetit, pasi socialistët me armët që shpërndanë u paraprinë konflikteve, të cilat tashmë janë tragjike jo vetëm për një vend të vogël si Shqipëria. Sot, nga 1997 – a e këtej numërohen rreth katër mijë shqiptarë të vrarë dhe rreth 5800 të tjerë të plagosur e sakatuar. As gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria nuk pati kaq të vrarë, paçka se Enver Hoxha ka deklaruar 28 000 dëshmorë. Mbas lidhjes së Shqipërisë me traktatin islamik, despoti grek në Shqipëri që bëri politikën e plakushit Papandreu, fshihte Tre Shpata Mbas Shpine. Një për Kombin Shqiptar, Një për Demokracinë por edhe Një për Muhamedin, se Grekët janë Armiq edhe të Krishti edhe të Muhamedit, e shqiptarët janë një, janë miq, e në këtë rrugë do ecim si ndër shekuj. Sali Berisha është aktiv, i ndershëm, atdhedashës. Këtu në Amerikë respektohet, siç shpërfillet Fatos Nano dhe partia e tij. Ne emigrantët që në 1997 e këtej kemi vizituar shumë më pak Shqipërinë. Dhe Shqipërinë e duam shumë. Gjithshka kemi fituar e ndërtuar në Amerikë e kemi të përbashkët me ju. Kemi të përbashkët gjakun dhe pasuritë. Ne e dimë, Shqipëria nga emigracioni jeton, se familjet shqiptare nuk kanë jo vetëm qetësi, por as punë. Pra, është gjynah të jesh i huaj në vendin tënd, të mos jesh në gjendje të krijosh jetesë. Ne na dhemb shpirti kur përmes Internetit mësojmë që vajzat shqiptare, ato vajza me karakter dhe burrnesha që do lindnin fëmijë e do rritnin breza të kulturuar, sot nga politika e keqe kanë mbushur rrugët e Evropës si Prostituta. Italia ka dhënë alarmin, por jo vetëm Italia. Por edhe Fatos Nano kur vjen në Amerikë e kalon kohën me prostituta afrikane. E, at Gjergj Fishta i madh nuk thoshte kot “Për mue kush të donë / Le të jetë i parë / T’jetë Dreq me brina / Por jo shqiptarë / Mu ba shtupë zemra / E m’la trimnia / Se jam tue e njoftun / Çka m’qet Shqipnia”. Pra, Fishta është aktual edhe sot. Shqipëria është katandisur keq, fort keq. Fatos Nano pas marrjes së pushtetit me dhunë ktheu në punë kontigjent komunist prej më se 50 000 vetësh. Ata zunë postet kyçe në administrimin e shtetit si në gjykata, prokurori, në ushtri, në kulturë, kudo. Dhe kur futen kaq komunistë në punë, patjetër do lirihen po kaq demokratë, apo jo? Të duket pra se po bëhet përpjekje për të krijuar Njeriun e Ri, si dikur Enver Hoxha. Ky nuk është krijim, por shkatërrim. Diferencimet politike janë me pasoja. E, kështu, shqiptarët e ndershëm u frikësuan, u temrruan, iu venit shpresa. Nga Shqipëria u largua ajka, yndyra. Janë këto politika Greko – Serbe për ta dobësuar Shqipërinë nga ana intelektuale. Se si intelektualë, qeveria shqiptare na duket se nuk ka. As Nano, as Meta, as Skënder Gjinushi e aq më tepër presidenti Rexhep Mejdani nuk janë intelektualë me prirje perëndimore. Mejdani i ngjan një Kukulle. Ai pret ca shirita, mban ndonjë fjalim para familjeve apo para të sëmurëve mendorë nëpër spitale. Hedh ndonjë firmë sa për formalitete si dikur Haxhi Lleshi që vendoste firmën me gisht e megjithatë fuqizonte një ligj. Me 1992, një Diplomat i Huaj tha se në qoftë se Shqipëria ka me ditë me ecë në rrugë të demokracisë, brenda 10 vjetëve ka për tu bërë rreth 10 000 000 njerëz, pasi janë shumë shqiptarë milionerë në Botë që bizneset e paratë e tyre do i aktivizojnë në vendin e tyre, që dikur e lanë nga halli, nga komunizmi dhe sot zemra u kjan për tokën, për malin, për ujin, për zogjtë, për ograjat e bashtinat, për rudinat e për lulet, për shkambin e për boren, jo ma për njerëzit. Dashuria jonë është atje pra, në Shqipëri. Por, më thoni vëllezër kush mund të ngrejë tregti në Shqipëri me ato banda kriminelësh komunistë? Pra, populli i ndershëm është vërtet ngushtë, pasi komunistët ka raste që përkrahen nga persona edhe të Shtëpisë së Bardhë. Unë them që ambasadori i OKB – së, zotni Harn është i shitur tek Fatos Nano. Veshja e maskës socialiste sikur gjoja janë demokratë nuk e bind perëndimin. Ata janë si puna e ujkut që mund të ndërrojë qimen, por jo vesin. Socialistët shqiptarë nuk janë si ata të Evropës, ndaj edhe Shqipëria sot është kaq keq, sa me ju dhimbt edhe gurit, edhe drunit. Me pak fjalë, duhet të ndërgjegjësohen vetë shqiptarët për të bërë një shtet ligjor, me ekonomi, me të drejta e liri njerëzore dhe ndihmën e Amerikës duhet ta shfrytëzojnë me mendje të kthjellët demokratët shqiptarë. Pal Delia New York
Etiologjia e kolapsit të shtetit shqiptar Ngjarje kundërkombëtare, kundërdemokratike, kundërkulturore Shkruar: Dr. Kajmak H. Gazideda Ngjarjet gjatë muajve janar – mars 1997, të cilat kishin elemente të një akti të tragjedisë së vërtetë shqiptare, e sollën shtetin dhe popullin shqiptar buzë abisit. Shkas për fillimin e tyre ishte rënia e skemave piramidale të cilat shumë shpejt u kthyen në rrëmete e rrëmuja ekonomike, kulturore e politike, të papara deri më sot në shkallë kombëtare dhe arritën kulmin me 12, 13 dhe 14 mars me shkrirje e shpërbërje në shkallë të lartë të policisë dhe ushtrisë shqiptare që kish hedhur konture për një shtet me fytyrë shqiptare. Pa marrë parasysh faktin se në fillim kishin karakter social dhe ekonomik, në thelb ngjarjet e marsit 1997 kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë kundërkombëtare, kundërdemokratike dhe kundërkulturore. Atojanë kundërkombëtare sepse protestat e arsyeshme të kursimtarëve të mashtruar, të dëshpëruar e të zemëruar, por edhe të manipuluar, shumë shpejt u pasuan nga “protestues” me duart e ngritura me tre gishtërinj – simbolikë. Ato janë tradhëti e madhe kombëtare, sepse pas 85 vjet pavarësie dhe pesë vje pas vendosjes së pushtetit pluralist u cënuan nga brenda sovraniteti dhe integriteti i Shtetit shqiptar, kurse oranizatorët e tyre bënë luftë qytetare. Ato janë kundërdemokratike sepse organizatorët e tyre tentuan ta marrin pushtetin me puç leninist sipas shembullit të puçit në Rusi me 1917 e jo me zgjedhje e vota të lira. Ato janë kundërkulturore dhe kundërkombëtare sepse organizatorët e tyre kanë bërë koalicion armiqësor kundër kujtesës historike të popullit shqiptar, kundër gjuhës, kulturës dhe traditave tona. Në aspektin historik kjo tradhëti është e barabartë me tradhëtinë e 12 Prillit me 1939 dhe me tradhëtinë e bolshevikëve shqiptarë në Mukje me 1943, në Prizren me 1945 dhe në Prishtinë me 1974, 1981 dhe me 1989.
Burimi i kolapsit Cila është etiologjia apo ku e kanë burimin tradhëtia dhe kolapsi i Shtetit shqiptar? Këto ngjarje, tradhëtia kombëtare dhe kolapsi i Shtetit shqiptar e kanë burimin në gjendjen e mjerueshme ekonomike, kulturore dhe politike të shoqërisë shqiptare dhe në veprimet e armiqve tanë. Mirëpo, në aspektin historik, kjo gjendje e mjerueshme ekonomike (jemi populli më i varfër në Europë), kulturore (jemi populli i bigëzuar si asnjë popull tjetër në Ballkan) dhe politike (jemi populli i ndarë si asnjë popull tjetër në Europë) janë pasoja të hidhura të historisë sonë kombëtare. Me qëllim që të zvetënojnë njerëzit dhe të denigrojnë kulturën dhe kodin moral shqiptar, si pushtuesit ashtu edhe sunduesit, i shkaktuan popullit shqiptar uri kolektive dhe ushtruan mbi të dhunë fizike, kulturore, të paparë deri atëherë. Nga të dy pamjet populli shqiptar doli i zvetënuar, me konvertim të gabuar, me individualisëm të shëmtuar dhe më i vobekti në Europë. Konvertimi me dhunë çoi në bigëzimin kulturor dhe e privoi nga Ponifex Maximus kombëtar, institucion ky dhe faktor kryesor i njerëzimit dhe integrimit kulturor te një popull. Bolshevikët shqiptarë të mbarsur dhe të rimbarsur me panzllavizëm rus, nuk u mjaftuan vetëm me zvetënimin e popullit dhe denigrimin e kodit moral të tij. Ata vajtën dhe zhvarrosën At Gjergj Fishtën sipas këshillave të padronëve të tyre, por edhe sipas shembullit të prototipave të tyre, të cilët e patën zhvarrosë Kryezotin tonë Gjergj Kastriotin dhe ipeshkvin, shkrimtarin dhe filozofin shqiptar Pjetër Bogdanin. Si pasojë e bigëzimit kulturor dhe e mungesës së Pntofex Maximus kombëtar, gjatë gjithë periudhës 500 vjeçare nga gjiri i popullit shqiptar nuk doli asnjë figurë ushtarake apo politike autoritare e cila do të ribënte shtetin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Të dalë dikush e të thotë të kundërtën. Përkundrazi, nomenklatura politike shoqërore, juridike dhe ushtarake me origjinë shqiptare po me mendësi jo shqiptare, vazhdimisht bëri kolaboracion me Portën dhe mbrojti interesat e saj në Ballkan. Njësoj, po kështu ndodhi edhe gjatë sundimit enverian. Pjesa dërrmuese e inteligjencies nga të dy anët e kufirit politik e mbështeti deri në fund bolshevikun dhe denigruesin e kodit moral kombëtar, Enver Hoxhën. Bigëzimi kulturor, mungesa e Pontifex Maximus kombëtar, veprimet e nomenklaturës bolshevike, si dhe askeptimi për një periudhë të gjatë dhe në shkallë të lartë i koncepteve filozofike kundëreuropiane dhe kundërkulturore, çuan në kozmopolitizëm politik levantinë – oriental dhe në identifikim negativ të popullit shqiptar me pushtuesit dhe me bolshevizmion pansllavist.ka qenë i gabuar edhe modeli kulturor dhe politik i viteve 1878 – 1881 sepse zgjidhjen e çështjes shqiptare e mbështeste në konceptet filozofike e politike indietro e jo në traditën kulturore, historike, politike dhe ushtarake kombëtare. Ka qenë pjeësirsht i gabuar modeli kulturor dhe politik i viteve 1910 – 1912 sepse nuk akseptoi 9 Prillin si ditë të ringritjes së flamurit të Gjergj Kastriotit. Ka qenë i gabuar modeli kulturor dhe politik i viteve 9126 – 1939 sepse klasa ekonomike dhe kulturore e asaj kohe për mbret të popullit të Gjergj Kastriotit deshtën të birin e pashait apo Ahmet Bej Zogun. Ky i fundit pasi lidhi kurorë me Xheraldinën, me çka u krijuan premisat për themelimin dhe institucionalizimin e dinastisë shqiptare, për fat të keq s’pati potencë kulturore që ky shans t’i takonte familjes Zogu. Përkundrazi, ai vrau patriotë me kujtesë historike e me bindje politike perëndimore dhe ia hapi rrugën tradhëtisë së 12 Prillit 1939. Ka qenë kundërkombëtar modeli kulturor dhe politik i viteve 1944 – 1945, sepse filloi me tradhëti kombëtare në Mukje me 1943, e futi popullin shqiptar në sferat politike dhe kulturore violente, komuniste dhe zvetënuese pansllaviste. Ai i imponoi me dhunë popullit shqiptar identifikimin negativ me idenë pansllaviste dhe përfundoi me tradhëti komëbtare në Prishtinë me 1989. Kanë qenë të gabuara modelet e viteve 1989 – 1992 sepse nuk mbështeteshin në konceptin e mbrojtjes dhe ruajtjes së interesave shtetërore e kombëtare, por në kozmopolitizmin politik dhe në hapsirat demokratike që janë të barabarta me internacionalizmin proletar. Përveç kësaj udhëheqësit e partive politike nga të dy anët e kufirit politik dhe vetë Shteti shqiptar gjatë kësaj periudhe nda Europës kanë bërë politikë kombëtare të dyfishtë. At anë njërën anë me retorikë politike bajate vazhdimisht deklaronin se ne jemi një nga popujt më të vjetër në Europë dhe se duam të integrohemi në ingranazhet e saj moderne, kurse në anën tjetër lejuan, madje edhe stimuluan antishqiptarizëm. Veprimet violente në Tiranë, në Shkodër, në Tetovë dhe në Prishtinë kanë qenë rrënqethëse jo vetëm për Europën por edhe për të gjithë shqiptarët. Europa dhe SHBA – të këtij morali të dyfishtë politik iu përgjigjën me njohjen e shtetit të dytë bullgar në Ballkan, injoruan deri në fund kërkesat e Kosovës për shtet të pavarur dhe neutral dhe shqiptarëve në Maqedoninë që të kenë status të popullit shtetformues dhe patën qëndrim krejt indiferent ndaj tentativës për puç leninist në Shqipëri. Kurse kërkesat e tyre që të respektohen liritë e shtypit dhe të pengohen shkeljet e të drejtave të njeriut në çastin kur tentativa për puç leninist kishte marrë përmasa të një tragjedie kombëtare, nuk janë vetëm cinizëm, ironi dhe hipokrizi politike, por janë edhe shenja alarmuese për ne se ata popullin shqiptar tanimë e kanë cilësuar i popull jocilësor. Kjo pra është etiologjia e ngjarjeve e tradhëtive kombëtare periodike dhe e kolapsit të Shtetit shqiptar. Burimi i kësaj etiologjie apo i shkaqeve të difatave tona gjithmonë kanë qenë modelet kulturore dhe politike të gabuara dhe si pasojë e tyre identifikim negativ i popullit shqiptar që nga Lidhja e Prizrenit e deri më sot. Pasojat aktuale e modeleve të gabuara për shoqërinë shqiptare në përgjithësi dhe sidomos në Shqipëri janë mungesa në shkallë të lartë e njeriut autonom, kritik e autokritik dhe me pozitivitet profesional e shkencor, mungesa në shkallë të lartë e dinjitetit dhe krenarisë, mungesa në shkallë të lartë e atdhedashurisë dhe shtetdashurisë, mungesa e plotë e plutokracisë kombëtare, prania e kleptokracisë dhe e ksenofilisë kolektive negative. Pasojë e modeleve të gabuara dhe identifikimit negativ të popullit shqiptar kanë qenë injorimet e çështje sonë në Kongresin e Berlinit me 1878, në paqen e Versajes me 1919, në Konferencën e Jaltës me 1945 dhe në Konferencën e Dejtonit me 1995. Pasoja e identifikimit negativ ka qenë mospjesmarrja në Luftën e Parë Ballkanike me 1912. Pasoja e këtij identifikimi negativ kanë qenë coptimi dhe ricoptimi i tokave shqiptare. Pasojat e modeleve të gabuara të identifikimit negativ dhe të përzgjedhjes negative, në format më bizare më groteske dhe më skandaloze u shfaqën në ngjarjet janar – mars të vitit 1997, të cilat shumë shpejt u pasuan me “protestues” me duart e ngritura me tre gishëtrinj. Pas kësaj tradhëtie kombëtare çdo tentativë për riparim të modeleve kulturore e politike të deritanishme apo të dështuara, jo vetëm që nuk do të ketë sukses por përkundrazi ai do t’ua hapë rrugën disfatave të reja kulturore, politike dhe ushtarake të popullit shqiptar. Majde, nëse udhëheqësit e popullit shqiptar në përgjithësi vazhdojnë avazet e deritanishme, ka rrezik që të shpërbëhet shteti shqiptar.
Rrugëdalje ka, por… A ka rrugëdalje nga kjo gjendje e mjerueshme në të cilën gjendet sot populli shqiptar në Shqipëri, në ish – Jugosllavi dhe në diasporë? Me siguri se ka. Dhe për të dalë nga kjo gjendje mbistrukturat gjithëshqiptare duhet të bëjnë një kthesë historike, kulturore dhe politike. Kjo kthesë konsideron në përpilimin e programit nacional, i cili do të jetë në diskontinuitet të plotë me modelet kulturore dhe politike të viteve 1878 – 1997. Përpilimi i këtij programi duhet të mbështetet në kujtesën historike të popullit, në antikën e tij modeste, në mesjetën e tij të shkëlqyeshme, në të drejtën zakonore penale shqiptare, në latinizimin iluminist shqiptar, në letërsinë e vjetër shqipe dhe në idetë madhore të Rilindjes Kombëtare. Vetëm nga ky program ka mundësi të dalë modeli kulturor dhe politik kombëtar, i cili me ziguri se do të çojë në zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare, politike dhe ekonomike. Madje, ky është i domosdoshëm për rindreqjen morale të popullit shqiptar, për krijimin e njeriut autonom, kritik e autokritik dhe me pozitivitet profesional e shkencor, për kultivimin e kulturës së punës, për kultivimin e atdhedashurisë dhe shtetdashurisë dhe për rikthimin e prototipit pozitiv për popullin shqiptar. Për më tepër, pasi kodi moral shqiptar, për dallim nga gjendja e tij në shkallë kombëtare, në shkallë familjare akoma është në gjendje të lakueshme. Dhe në fund, pas kësaj tragjedie dhe tradhëtie kombëtare, vetvetiu na imponohet një pyetje që na mundon të gjithëve. Kush ishin organizatorët konkretë të tragjedisë janar – mars të cilët pas 85 vjetë pavarësie shtetin shqiptar e çuan në buzë të shpërbërjes? Kësaj pyetje me siguri se së shpejti, në bazë të provave materiale do t’i japë përgjigje Kuvendi Popullor. Por, për të gjithë ne tani për tani një gjë është e qartë dhe shumë transparente se gjatë gjithë ngjarjeve janar – mars 1997 udhëheqësit e ish opozitës (të P. Socialiste, P. Republikane, A. Demokratike dhe të P. Socialdemokrate) dhe redaksitë e gazetarët servilië i binin daulles bolshevike dhe nisën një vale palikari duke ngritur duart me tre gishtërinj, kurse armiqtë tradicinalë të popullit shqiptar ua mbajtën avazin
Mrekullia e fillimshekullit dhe roli i pashallarëve Mark Bregu Mbas vdekjes së kryeprijësit të Arbërit, Gjergj Kastriotit, principatat shqiptare dalëngadalë filluan të shuhen. Fortesa e fundit e qëndresës, Rozafa, ra në vitin 1479. Ajka e prijësave dhe bujarëve të Arbërit u shfarosën nga invazioni i hordhive. Një pjesë e konsiderueshme e fisnikëve muarën rrugën e vështirë të mërgimit. Vetëm një pjesë fare e vogël u kthyen në kolaboracionistë dhe u vunë në shërbim të pushtuesit, vetëm për të ruajtur pronat. Duke qenë se Perandoria Osmane zotëronte një hapësirë të madhe gjeografike, ishte tepër e vështirë të administrohej. Prandaj në shumë zona të Perandorisë u vendosën sundimtarë vendas. Këta, pasi kishin dhënë prova besnikërie përmes testimit pajiseshin me tituj e grada. Kjo kishte anën e saj pozitive, sepse pashallarët shqiptarë njihnin zakonet dhe traditat e popullit të tyre. Në këtë shkrim nuk mund të bëjmë prezent punën e të gjithë pashallarëve shqiptarë. Por do përmendim disa tipikë. Është një potencial shqiptar kur themi se në një hark kohor prej 450 vitesh ne i “dhuruam” Perandorisë osmane 28 kryeministra (vezirë).
Pashallarët e Shkodrës (Bushatlinjtë), ndera e kombit Thuhet se rrjedhin prej Gojanit të Mirditës. Dera e Bushatlinjve ka nxjerrë disa pashallarë. I pari i kësaj dere është Mehmet Begu, i cili në një mënyrë tepër të guximshme shtrëngoi pashën turk të Shkodrës t’i shkruaj Stambollit për emrin e tij si pashë, meqenëse vetëm ai mund të mbante sundimin e atij vendi e mund të vendoste qetësinë. Nuk kaloi shumë kohë dhe prej Stambollit erdhi emrimi “Mehmet Pasha”. Ky, mbasi i shkatërroi të gjithë kundërshtarët bejlerë, bëri që Shkodra të ngjasonte me një Dukë. Më vonë e shtriu sundimin e tij mbi Lezhë, Tiranë, Elbasan e në krah të Dukagjinit. Por në fund fitoi urrejtjen e Stambollit, sepse ngurroi t’i dërgonte ndihma në luftën që kjo kishte me Rusinë. Nuk dihet cili do të kishte qenë fati i tij sikur ky të mos kishte vdekë para kohe pas kësaj ngjarjeje. Mehmet Pasha i shërbeu pra Shkodrës dhe kombit. Kara Mahmut Pasha: Mbas vdekjes së Mehmet Pashës erdhi në fuqi i biri, Kara Mahmut Pasha, i cili u tregue trim e burrë sa, me të drejtë i ka lënë nder derës së Bushatlinjve. Vetëm me emrin e tij iu shtiu tmerrin osmanëve, grekëve e serbëve. Ai arrin pikën e tij kulmore në mënyrën e organizimit: 1. Forcoi Kanunin e Malcisë. 2. I solli rregullin vendit, duke rregulluar në mënyrë të ndjeshme ekuilibrin në marrëdhëniet vllazërore në mes të krishterëve dhe muahmedanëve, me qëllim të fuqizojë dhe bashkojë të gjithë krahinat e Gegërisë, një nisëm kjo për t’u patur zili edhe në ditët tona. 3. Nuk duroi që të bëheshin gjykime të njëanëshme për çështje feje dhe ndaloi kundërshtimet që iu bëheshin të krishterëve. A ka shembull më të bukur se ky për t’ia treguar deputetit socialist, Fehmi Abdiut, sot kryetar i Gjykatës Kushtetuese, i cili, me një urrejtje patologjike, që i kalon kufinjtë e njerëzores, në një ndër seancat e Parlamentit të vitit 1996 i drejtoi deputetit Pjetër Pepa: “Hik more katolik…” (Nga ky episod mund të konstatojmë se “ora” e shokut Abdiu ka mbetë 180 vite prapa… Kuptojeni kush e drejton Gjykatën Kushtetuese)… Një meritë të veçantë, Kara Mahmut Pasha ka për zgjerimin që i bëri rrjetit tregtar, sidomos me anën e Kosovës, me Prizren e Gjakovë dhe, duke iu sigurue karvaneve tregtare gjënë e gjallë, mallin dhe jetën e tregëtarëve edhe kjo për t’u patur zili në ditët tona. Ëndrra e tij ishte që të shtrinte sundimin mbi të gjithë Shqipërinë. Por ëndrra të tilla nuk i shkonin për shtat Stambollit. Ajo menjëherë shkaktoi përçarje mes toskëve dhe gegëve. Përçarje të tilla “fabrikoi” edhe në Shkodër. Më vonë Kara Mahmut Pasha sulmoi Malin e Zi. Por këty u thye, duke lënë rreth 300 mijë të vrarë e të plagosur. Përfundimi i tij ishte tragjik. Edhe ky u vra nga Malazezët. Pas tij e mori sundimin i vëllai: Brahim Pasha: Krejt në kundërshtim me vëllanë e tij, ky u bë vegël e Stambollit. Prishi ekuilibrin e marrdhënieve. Prishi marrdhëniet edhe me Mirditën. Aktiviteti i tij i shkurtë, pa ndonjë episod për tu shënuar. I vetmi apisod, nëse mund të quhet i tillë është se ja la ndezur zjarrin Mustafa Pashës, që zuri vendin e tij si vezir. Mustafa Pasha: Nuk u bë vegël e Stambollit, por ndoqi më tepër rrugën e Kara Mahmutit. Pat qëllim me i dhënë Shqipërisë një sundim të lirë. Ky, në fillim shuajti me gjak partinë kundërshtare të fisit të tij, anëtarët e Brahim Pashës: Dervishët, Gjylbegët e Çaushollët, të cilët nuk e deshën kurrsesi ta njihnin. Ky u pajtue edhe me Mirditën, duke i lënë kësaj Bajrakun e Dibrit, që më parë shkonte me Shkodrën. Sipas një urdhërese që i erdhi prej Stambollit, u nis bashkë me ushtrinë e tij dhe dual në Filibe, në vitin 1829 për të luftuar kundër Rusisë. Bashkë me të vajti edhe Mirdita, e prirë prej Lleshit të Zi. Ky pashë kishte qenë me fat se nuk pati nevojë të hynte në luftë. U kthye shëndosh e mirë në Shkodër. Më vonë, bashkë me Ali Pashë Tepelenën e me një ushtri të ardhur nga Stambolli, u nis për të shtruar Kurd Pashën e Beratit, i cili kishte ngritë kokë kundër Turqisë, tregues ky i “mençurisë” me të cilën ndërsente Porta e Lartë pashallarët shqiptarë kundër njëri – tjetrit. Por një ditë Mustafa Pasha prishet me Stambollin. Sulltan Mehmeti i tretë shkatërroi jeniçerët, reformë me të cilën fitoi urrejtjen e muhamedanëve. Bullgarisë, Greqisë e Serbisë iu bë kreh edhe Rusia, e cila sulmoi Stambollin. Të gjitha këto kërkuan edhe ndihmën e Mustafa Pashës, duke i premtuar se do ta bënin mbret të Shqipërisë e shqiptarëve. Ky pranoi këtë propozim dhe hyri në marrëveshje me Nikollën e I, Carin e Rusisë, me Millosh Obrenoviqin e Serbisë dhe Mehmet Ali Pashën, shahin e Misirit. Duke qenë se Anglia dhe Franca e shtrënguan Rusinë, Stambolli nuk ra. Atëherë Mustafa Pasha u detyrue të mbyllet në kalanë Rozafat. Ju lëshua kushtrimi të gjithë Malësisë me ra në Shkodër në ndihmë të Mustafa Pashës. Por të mjerët malësorë mbetën të zhgënjyer, sepse asnjë shkodran nuk luajti vendit. Kështu ushtria turke pati mjaft kohë për t’u organizuar dhe për t’i dalë në pritë malësorëve. Një luftë e rreptë u zhvillua tek “Goma e Harapit”, në Zallë të Kirit. Malësorët të ndodhur para një ushtrie shumë të madhe dhe mjaft të organizuar, u thyen. Mustafa Pasha u zu rob dhe, si ai dhe Lleshi i Zi i Mriditës, u dërguan në burgun e Janinës, ku u mbajtën për katër vite. Më vonë u dërguan Pashë në Kastamun, në Konje e në Izmir. Ky ishte i fundit pashë nga dera e Bushatlinjve. Mbas tij erdhën pashallarë pushtues, nga Jugu. Ali Pashë Tepelena. U lind në Tepelenë në vitin 1741. Shtëpia e tij ishte ndër të parat e atij vendi. I ati i tij, një egërsirë, me sjelljet e tij u bë i papranueshëm për të gjithë, si të krishterë edhe muhamedanë. E tillë ishte edhe e ëma, ambicioze, përbuzëse, fodulle në kulm dhe e pamëshirshme ndaj atyre që i quante kundërshtarë. Në kët mjedis familjar u rrit Aliu, pashai i ardhshëm. Asgjë nuk kurseu Aliu për të realizuar qëllimet e tij ambicioze. Aliu, sa herë u bashkue me çeta komitësh dhe kusarësh, por puna asnjëherë nuk i shkoi mbarë. Sa herë, me anë kurthesh e intrigash u mundua me zanë vendin e vjehrrit të tij, Kapllan Pashë Delvinës. Ky kishte guxuar të nxiste kryengritje kundër Stambollit, ishte dënuar me vdekje, por fati e solli që këtë vend ta zinte Selim Pasha. Kështu i ndodhi Aliut, kur deshi të marrë në dorë veziriatin e Beratit, pas vdekjes së Kurd Pashës. Por edhe ky vend u zu nga dhëndërri i Kurd Pashës, Brahim Begu i Vlorës. Por më në fund Ali Pashës i buzëqeshi fati, një fat vërtetë i turpshëm dhe i pamoralshëm. Ai zuri në pabesi Selim Pashën e Delvinës, që ndiqej nga qeveria turke. Kokën e Selim Pashës ia dërgoi për “dhunti” mbretit të Stambollit, i cili si shpërblim i dha Pashallëkun e Delvinës. Kulmin e simpatisë ndaj Portës së Lartë e arriti kur ndihmoi Turqinë në luftën që kjo kishte me Austrinë dhe Rusinë. Në vitin 1788 Ali Pasha shtron Janinën, e cila ishte nën sundimin e Pashallëkut të Beratit. Më vonë nënshtroi Ohrin. Ali Pasha kundër suliotëve: Është një nga pikat më kulmore të poshtërsisë dhe pabesisë së Ali Pashë Tepelenës. Suljotët askush nuk i kishte nënshtruar. Ata qëndronin të bashkuar në trojet e tyre shekullore në Malin e Sulit, në tokat e të parëve. Në vitin 1788 Ali Pasha provoi të dhunojë dinjitetin e krenarinë e tyre, por u thye. Mori mjaft mëri nga kjo disfatë, por nuk u ngut. Pas 11 vitesh dhe pikërisht në vitin 1799, lakmia, ambicia dhe urrejtja e drejtuan Ali Pashën drejt maleve të Sulit. Këtë radhë ishte përgatitur mirë, duke aktivizuar 15 mijë forca kundër suljotëve “kokëfortë” e të pamposhtur. Por edhe kësaj radhe doli i humbur nga qëndresa epapërkulur e trimave dhe trimëreshave të Sulit. Pas kësaj disfate Aliu vuri në përdorim të gjithë “arsenalin” e dredhive dhe poshtërsive orientale të mëkuar nga prindërit. Ai derdhi sasi të mëdha të hollash, përmes disa të pabesëve. Kur pa Aliu se pjes më e madhe e suljotëve që kishin bërë qëndresë, ishin larguar nga vendi i tyre, përgatiti një ushtri prej 30 mijë vetësh dhe sulmoi sërish. Suljotët për tre vite me radhë bënë qëndresë mbinjerëzore, deri me 12 dhjetor 1802. E pashembullt ishte qëndresa heroike e grave suljote, të cilat, krah për krah me burrat luftuan. Thuhet se gratë trimëresha të Zallengës, u hodhën bashkë me fëmijët e tyre në humnera, për të mos rënë në dorë të mizorëve të Ali Pashës katil të Tepelenës. Me të tilla akte të turpshme Aliu pati arrit kulmin kur Sulltani e emëroi Pashë mbi të gjithë Rumelinë, duke i lëshuar në dorë të gjithë Maqedoninë. Nuk përtoi të prishte miqësinë edhe me Brahim Pashën e Beratit, të cilin e sulmoi dhe e shpartalloi plotësisht. Kjo fitore i detyroi prej frike bejlerët e Krujës dhe të Elbasanit të bijnë në “godi” për t’ju nënshtruar vezirit të Janinës. Por të gjitha këto fitore të Ali Pashës, Stambolli nuk i shikonte me sy të mirë. Ali pasha, pasi pa se dredhitë nuk po punonin më, doli hapur kundër Stambollit. Tani Ali Pashai, poshtërsitë, pabesitë dhe krimet që kishte kryer ndaj bashkëatdhetarëve të vet, kërkoi t’i mbulonte me një vello patriotizmi të shtirë, duke ju bërë thirrje shqiptarëve për qëndresë të fortë kundër Portës së Lartë. Por edhe ky u tradhëtue prej Kurshid Pashës, që e preu në besë. Ali Pasha, kur e pau punën pisk kërkoi ndihmë prej Mustafa Pashë Bushatliut të Shkodrës dhe prej Llesh Gjonit të Mirditës. Por asnjëri nuk iu përgjegj thirrjes për të luftuar kundër turkut. Kjoishte politika përçarëse, që me shumë sukses përdori Porta e Lartë me pashallarët fodullë shqiptarë. Siç thamë më lart, Ali Pasha, për të fituar admirimin dhe simpatinë e Portës së Lartë i “dhuroi” Sulltanit kokën e Selim Pashë Delvinës. Por të njëjtin fat pësoi edhe ky, kur Kurshid Pasha i “dhuroi” kokën e Aliut Portës së Lartë. Kështu i “driblonte” Stambolli pashallarët, duke luajtur me kokat e tyre. Flitet se Ali Pashë Tepelenës do t’i ngrihet një monument në Tepelenë. Kjo vërtetë do të ishte një “mrekulli” dhe ndoshta më e madhja e këtij fillim shekulli. Shumë Pashallarë punuan me guxim e shqiptarizëm. Të tillë janë: Iljaz Pashë Dibra, kryetar i Lidhjes së Prizrenit, vrarë nga pushtuesit, Ali Pashë Gucia, Prengë bibë doda dhe i paharrueshmi Hodo Pashë Sokoli. Ky i fundit vërtetë meriton përmendore. Por me sa duket preferohen kriminelët. Bibë Doda dhe Prengë Bibë Doda, pashallarë të Mirditës, megjithëse i shërbyen Portës së Lartë, shquhen për ruajtjen e traditave dhe zakoneve të Mirditës. Vetëm në Mirditën e Preng Bibë Dodës nuk depërtuan as emrat latinë, as sllavë as osmanë. Referencat: “Njoftime historike” hartue Gaspër Mikeli, “Shtypshkronja e së Papërlyemes”, Shkodër, 1924 “Historia e Shqipërisë”: Botim Shtypshkronja “Nikaj” 1917. “Historia e Shqipërisë”: Bot. i vit. 1998, Tajar Zavalani. Tiranë.
Nga: Arben Sebastej, (shkrimtar Arbëresh) U desh gjak në Drenicë që intelektualët shqiptarë të bashkohen – Feja e shqiptarit është shqiptaria – Gabimet e intelektualëve janë faje – Shqiptarët kosovarë po përjetojnë padrejtësi Kur themi antishqiptarë, na shkon mendja përnjëherësh tek të huajt, armiqtë shekullor që i kemi përbri apo ndonjë individ me mendje të mykur që kërkon qimen në vezë për të gjetur pretekste të kota që kundërshtojnë gjenezën dhe historinë e kombit tonë. E si mund të bisedohet që vet shqiptarët t’i kundërvihen vetvetes dhe të arrijnë deri aty sa të mohojnë historinë e tyre dhe të denigrojnë ata burra dhe ato figura madhore që e përcollën historinë tonë ndër shekuj si protagonistë të rangut të parë? Aq ma keq, kur këta njerëz janë, apo shtiren si intelektualë, të fushave të ndryshme, letrare, historike, gjuhësore, antropologjike, etnografike, gjeografike e së fundi politike – ideologjike deri edhe fetare, etj. Nëse të paditurit e injoranti mund t’i falen gabimet, sepse aq ia pret mendja, si mund t’i falen një intelektuali të formuar? Gabimet e një intelektuali janë faje! Në kohët e fundit shihet një bashkëveprim i disa historianëve apo (ish) diplomatëve për të rrëzuar historinë e shqiptarëve, sipas disa tezave nga më bajatet dhemë armiqësoret që mund të jenë përdorur për të përçarë e për të çoroditur shqiptarët, nëpërmjet dallimeve fetare dhe kushtëzimit të të qenurit i këtij apo atij besimi për t’u përcaktuar nëse je shqiptar apo jo!? Një historian na paskësh mbrojtur edhe doktoraturën me teza të gabuara në Universitetin e Tiranës, me një alamet libri prej 500 faqesh. Në të vërtetë, shqiptarët janë vëllezër, por injorantët më kot çapiten ti përçajnë. Sipas kësaj teorie e gjithë lufta e Gjergj Kastrotit, Skënderbeut, paskësh qenë e pa vend dhe në dëm të interesave të kombit shqiptar, sepse, që pari Skënderbeu na paskësh tradhëtuar fenë islame duke u rikthyer prapë në të krishterë e duke iu kundërvënë perandorisë turke e luftuar kundër saj. Ndërthojza na del se Gjon Kastrioti na paskesh qenë bërë turke paskesh qenë quajtur Gjon Hamza Kastrioti! A ka ma budallallëk e mendjelehtësi se kjo?! Sado që ta mbajë të lartë veten ai intelektuel (i thënçin), duket se nuk e ka lexuar mirë historinë as shqip, as turqisht as latinisht, (ndoshta nuk i ka pasur sytë në ballë?). Sepse , duke qenë se Gjon Kastrioti u mund, iu desht të shndërrohet në vasal të Sulltanit e t’i japë katër djem peng, për garanci mosveprimi. (Sipas këtij modeli bëheshin internimet e komunizmit). Intelektuali ynë të hap mirë sytë dhe veshët, sepse, edhe dy nipa të Skënderbeut u quajtën Hamza, por ama, ishin shqiptarë. Së dyti, dhe të gjithë të tjerët me dije të thella, paskëshin bërë gabim që kanë shkruar në gjuhën shqipe si Buzuku, Barleti, deri te Gjergj Fishta, Fan Noli, etj. Në këtë rast nuk po bëj aluzione as po nxjerr teori të reja. Sipas përfundimit rezulton që të gjithë ata të huaj që shkelën tokën tonë kanë qenë dhe janë pushtues, pa përjashtim, qofshin ata paganë, të krishterë, myslimanë apo ateistë e sllavo – komunistë! E sa për çlirimtar, ata të luftës N.Çl. duhet ta dijnë më mirë se ç’kuptim ka, sepse ashtu si çlirimtarë hynë vetë në Kosovë më 1945. Pasojat po i provojnë shqiptarët e Kosovës sot e kësaj dite në kurriz të tyre. Këtë duhet ta shohin ata intelektualë e historianë dhe jo të merren me punë fetare, janë mjaft priftërinjtë e hoxhallarët që të merren me këto punë! Mund të themi se, të qenurit i krishterë apo mysliman, për shqiptarët nuk ka asnjë farë rëndësie kundrejt të qenurit shqiptar. Rilindasit nuk ishin më pak të zhvilluar se përfaqësuesit e sotëm të sferave të larta politike kulturore, kur dolën me thirrjen: “Feja e shqiptarit është shqiptaria”! Prandaj, të folurit e të shkruarit për çështjen kombëtare, brenda suazës së besimeve fetare e si kondicionuese e saj, nuk mund të quhet gabim, por faj, për çdo intelektual, që e mban apo e shet veten të tillë. Do të më falin për fjalën “shet”, por e kam për ata që nën zhgunën e intelektualit merren me paragjykime që nuk hyjnë hiç në punë, në momentin aktual të zhvillimit të ngjarjeve në Kosovë, ku kërkohet kompaktësia dhe të qenurit të bashkuar më fort se kurrë. Si thonë: “Kur po digjej Stambolli…!” Këto lloj paragjykimesh e qëndrimesh nuk i lejohen asnjë intelektuali. Kanë me se të merren intelektualët shqiptarë sot, dhe jo të çajnë kokën me dokrra të thata! Jo i krishteri e jo myslimani! Krishtërizmi, myslimanizmi! Mbi të gjitha shqiptari e shqiptarizmi! Përfundojmë me disa pyetje të domosdoshme në lidhje me Evropën. Athua, a do të ketë shqiptarë që të mos dijë se i përkasim këtij kontinenti që prej mijëra vjetëve dhe se ne jami ndër popujt e parë të këtij kontinenti? Që bëjmë pjesë ndër popujt indoeuropianë dhe që gjuha jonë është një ndër gjuhët më specifike indoeuropiane, dhe prandaj më e vjetra? Si veçori antropologjike i përkasim popujve indoeuropianë. Por, si duket, ka nga ata intelektualë shqiptarë të indoktrinuar me ideologjinë komuniste, që u mësuan t’i thërrasin kinezët, rusët dhe serbët vëllezër, kurse kosovarët t’i quajnë miq, (… “vëllezërit tanë kinezë dhe miqtë tanë kosovarë”…!). Të shkretët rilindas nga Samiu e Naimi dhe Abdyli deri te Kristoforidhi, Vaso Pasha, Naum Veqilharxhi, Ismail Qemali etj, që s’e paskan ditur! Nuk do të kishin kërkuar kurrë pavarësinë! As do të kishin luftuar kot së koti, Idriz Seferi, Isa Boletini, Bajram Curri, Azem Galica, De Gjoluli, Gjin Pjetra, Preg Bibdoda, Çerçiz Topulli, Themistokli Gërmenji, etj. Një gjë le të jetë e qartë, që nga fëmijët e vegjël e deri te plaku më i moçëm, që kanë gjak shqiptari (… nga gjaku jam e gjitha shqiptare, thoshte Nënë Tereza!), të gjithë e dinë se jemi evropianë, dhe përsa i përket besimeve, jemi mbi të gjitha shqiptarë, (feja e shqiptarit është shqiptaria!). Pse të ngrihen të tilla probleme bajate dhe përçarëse pa qenë nevoja e pse t’i ngrejnë këto probleme disa intelektualë të caktuar, në kundërshtim me rolin paqtues e bashkues që duhet të ketë një intelektual i sotshëm, qëndrimi që po mbahet dhe po ndiqet nga e gjithë elita e kulturës dhe e politikës kombëtare? U desht të derdhet gjak në Drenicë që shqiptarët të mblidhnin mendjen e të solidarizoheshin me njëri – tjetrin. Dikujt ky solidarizim nuk i pëlqente dhe në çastin kur Kombi kërkonte për t’i bashkuar bijt e tij, ja që nxjerrin kokën disa shembëlltyra antishqiptare, që mjerisht mbajnë emra shqiptarësh e kanë në damarët e tyre gjak shqiptari! Këta janë antishqiptarët që përdorin demagogjinë për t’u shitur patriotë dhe nga ana tjetër mbajnë thikën pas shpine pr të goditur në zemra vet nënën e tyre Shqipëri dhe vëllezërit e tyre shqiptarë, qofshin këta myslimanë apo të krishterë. Eh, ne jemi një. Edhe një herë po e përsëris: “Feja e Shqiptarit është Shqiptaria!” Çdo shqiptar, intelektual apo i thjeshtë, të cilit i rreh zemra për Atdhe, Popull e Komb Shqiptar, duhet të mbështetë atë parim, e të mos indoktrinohet me parime të huaja që nuk i përkasin shqiptarëve. Ne si shqiptarë i përkasim kontekstit europian ku kemi origjinën, ku zhvilluam historinë e fituam pavarësinë. Sot në rend të ditës e kem çështjen e shenjt e madhore të Bashkimit të Kombit Shqiptar, e për këtë bashkim lipset të kemi një ide e një fe – shqiptarizmën. Ngjarjet në Maqedoni janë një provë. Në qoftë se ne i vështrojmë punët e ngjarjet të shkëputura nga ndikimet ideologjike, fetare e krahinore, atëhere jemi në gjendje të kuptojmë se kush i kundëvihet çështjes sonë dhe kush zhvillon veprimtari antikombëtare, nën maskën e një intelektuali, historiani apo diplomati e politikani, kushdo qoftë ai e sadoqoftë i fshehur e tinzar. Gjyqit të historisë nuk mund t’i shpëtojë askush që me fjalë, me shkrime e akte ka zhvilluar e zhvillon veprimtari antishqiptare dhe antikombëtare! Herët e vonë ata do të demaskohen. Edhe postulati i gazetës “Shqipëria Etnike”: Kjoft Mallkue kush qet ngatrrime / Ner k’ta vllazen shoq me shoq… është një thirrje e mirë për shqiptarët kudo në Botë.
Agron Luka Monedha e vockël që dëshmon histori të madhe Ka një sasi të konsiderueshme monedhash të vjetra të para dhe të mbas erës së re, të cilat ndonëse janë gjetur nëpër territore të ndryshme të vendit tonë, nuk janë të publikuara, nuk janë të njohura e të kataloguara në literaturën tonë numizmatike dhe rrjedhimisht nuk janë as të studiuara. Arsyeja është se këto monedha nuk janë gjetje të gërmimeve arkeologjike shtetërore, por kanë prejardhje nga gjetjet e rastësishme, nga varrmihës të ndryshëm etj, pra konsiderohen pronësi private. Një pjesë e këtyre monedhave ndodhen brenda vendit nërpë koleksionistë privatë, që i ruajnë qoftë si pasion e qoftë për ndjenja patriotike; një pjesë tjetër shumë e madhe për fat të keq janë shitur jashtë shtetit qysh nga koha e Turqisë, nga koha e pas pavarësisë, nga koha e Zogut, nga koha e P.P. me ato TIR – Albania – t dhe po vazhdon me intensitet edhe në Demokraci; ndërsa një pjesë tjetër sipas traditës përfundon akoma, si “cjapi tek kasapi” për të bërë “një unazë prej sermi” etj. Fondi numizmatik për të cilin po bëjmë fjalë, në disa raste ja kalon vetë fondit shtetëror të muzeumeve lokale, në sasi e në cilësi. Në Shkodër p.sh., fondi i monedhave të kohës rromake që disponon muzeu nuk i kalon më shumë se rreth 300 copë, në një kohë kur njëkoleksionist privaat ja kalon disa herë kësaj shifre, apo kur në një antikuariat mund të gjesh të tilla në shitje në sasi 30 – 50 copë njëherësh. 1 Edhe një ilustrim tjetër i vogël: muzeu i Shkodrës ka vetëm dy ekzemplarë monedha me legjendën e Romës, ulkonja me Remin dhe Romulin, ndërkaq një amator privat ka plot dhjetë copë të tilla, me prerje perandorake e republikane. Siç shihet dhe që duhet nënvizuar fort, fatmirësisht brenda vendit tonë ka akoma sasi të konsiderueshme monedhash. Do të ishte një detyrim emergjent i shtetit, ministrisë së kulturës, pushtetit e muzeumeve lokale të merrnin masa për evidentimin, shpërblimin e stimulimin e koleksionistëve privatë të ndershëm, blerjen nëpër antikuariate etj. Një gjë është shumë e qartë: Duhet ndaluar hemoragjia e tyre! Në vendin tonë vijnë italianë që i blejnë monedhat e tyre romake tek ne, po kështu grekë, turq, malazezë, maqedonë etj. Në fund të fundit, do të vijë një ditë, kur dëmi do të jetë i pariparueshëm e i pakthyeshëm. Historianët e nesërm kanë për të konkluduar p.sh. se në territorin tonë përgjatë kohës rromake, në përgjithësi tregtia nuk është bërë me shkëmbim monetar, përderisa gjitnden shumë pak monedha (300 copë vetëm në zonën e Shkodrës!), por është bërë me gjakafshe – shkëmbim në natyrë si në kohën e gurit… Afërsisht po kështu edhe për kohën e turkut, që për një ironi monedhat turke, nuk i begenisin as antikuariatet, por i tresin! Ka të ngjarë që shtetit shqiptar, ose me të drejtë edhe kastës politike e ideollogjike shqiptare i intereson kështu… ç’të themi tjetër!? Për ta sensibilizuar e qartësuar disi opinionin tonë kundra kësaj fatkeqësie, që normalisht duhej të ishte minimizuar tashmë nga dora e shtetit, por edhe për të treguar se çfarë vlerash, ndoshta edhe unikale me pak kujdes qytetar mund të shpëtojnë nga zhdukja e përgjithmonëshme, po botojmë një pjesë të shkëputur nga një studim i dokumentuar i yni.
Aleksandri i Madh, shqiponja dhe bolla rojze në Skodrinon, që shiten për 1500 lek. Ta sqarojmë: është fjala për çmimin e sotëm të shitjes së kësaj monedhe argjendi nga një privat, i cili e ka gjetur tek një lagje afër kështjellës Rozafat, ndërsa gërmonte për punë ndërtimi. Pra nuk kemi ndonjë keqkuptim, për ndonjë shitje të gjenralit më të madh të kohërave me jgallje të tij, siç ka pasur akuza e aluzione p.sh. për gjeneral – kolonelin, më të madhin e të gjitha kohërave pa shkollë, E. Hoxha, për të cilin thonë se “qe shitur për 30 aspra tek CIA”, me gjallje të tij, andej nga v. 60! Megjithëkëtë, ndonjë biograf ironik e ka përfolur Aleksandrin e Madh se “kishte veshur kandin e tiaren orjentale, duke përbuzur klamiden maqedone”, apo se “Kishte dashuruar jashtë mase gjeneral Efestionin”… Duke filluar qysh nga ndonjë autor antik, prëgjatë kohës bizantine e në vazhdimësi edhe përgjatë kohës turke, ishte përfolur për ndonjë lloj prezence maqedone, të kohës së saj të artë, në territore e qytete tonat, e veçanërisht për Shkodrën është folur edhe për një prezencë të kohës së Aleksandrit të Madh. M. Barleti ynë, që përfaqëson shek XV – fillimin e XVI, e reflekton këtë diskutim në veprat e tija, madje ai edhe polemizon me “disa të huaj dhe me vetë muhamedanët, të cilët thonë se Shkodra paska qenë themeluar nga Aleksandri i Madh, prandaj edhe e quajnë Iskenderiye / Aleksandri… mirëpo kjo nuk duhet pranuar sepse Shkodra ka ekzistuar shumë kohë më përpara se të lindte vetë Aleksandri i Madh”. (Rr. Sh. f 37). Ndërkaq, po të vihet re me kujdes, fjala ka qenë thjeshtë vetëm për kohëthemelimin, ndërsa për ndonjë lloj fortifikimi, meremetimi, prezence të Aleksandrit, vënien nën komandën e tij etj, ai nuk ka asnjë lloj kundështimi, përkundrazi me shumë krenari gjithkund e thekson: “Maqedonia, sot në gjuhën popullore quhet Albani… sepse banorët e tij vendi thuajse të gjithë flasin gjuhën epirote / albanishte… Kjo pra është ajo Maqedonia / Albania, që ta them me fjalët e Plinit: dikur pati zotëruar mbarë Botën… maqedonasit / epirotët / albanët patën dalë ngadhënjyes edhe mbi Hindinë, me në krye Aleksandrin… duke u endur kudo mbi gjurmët e Herakliut.” F 35. Por a ka pasur realisht ndonjë prezencë nënshtrim maqedonas, apo ndonjë lidhje maqedone – ilire – epirote me një pjesmarrje në ato fushata? Besojmë se kësaj pyetje – çështje duhet t’i përgjigjemi pozitivisht. Në shkrimet, fjalimet e Demostenit të shek. IV p.e.r., informohemi se “Filipi i II (babai i Aleksandrit të Madh A.L.) po bënte fortifikime në Iliri”. 2 Te autori antik i shek II, Lukiani kemi këto pohim në gojën e Filipit II: “Ishte e vështirë të mundjnje grekët… gjithashtu ishte gjë e madhe të thyje trakasit, ilirët ose peonët…” 3 Autori kontemporan E. Jacques, shkruan se edhe Aleksandri i Madh në një rast “i mundi ilirët në një betejë të ashpër në gryka e Pilurit, rret v 355 p.e.r.”, ndërsa në një vend tjetër shkruan se Filipi II, “kishte prerë monedha për të birin e ri, me rastin e fitores në lojrat olompike në garat me kuaj” etj. 4 Një ekzemplar nga kjo monedhë me Aleksandrin në koçi ësht gjetur në Shkodër, përsëri rreth kështjellës, ruhet në një koleksion personal. Vijmë tashti tek monedha gjetje e re, e cila nuk len dyshime se lidhet me Aleksandrin e Madh. Është një drahmë argjedi e ruajtur mjaft mirë. Peshon 3, 5 gr, diametri i rregullt 18 mm, spesori max. 2, 5 mm. Nga njëra anë: ka portretin e shkëlqyer të djaloshit të bukur Aleksandër. Në pjesën e kokës shquhen dy brirë të vegjël, ndërsa nuk e kuptojmë mirë se kemi të bëjmë me një përkrenare apo një ornament flokësh që përfaqësojnë diçka. (?!) Brirë dashi mbante Amoni egjiptian, Zeusi kishte brirë cjapi etj. Në anën tjetër: paraqitet i shkruar emri Aleksandro; të ulur në një fron me shumë mundësi kemi Herakliun, por ndosha mund të jetë edhe vetë Zeusi, ndoshta edhe vetë Aleksandri?! Nuk jemi të sigurtë, sepse akoma nuk e kemi krahasuar me ndonjë Katalog. Protagonisti, në mes e lart është lakuriq, poshtë ka të veshur një fustan të gjatë, në dorën e djathtë të shtrirë ka një shqiponjë, në të majtën të ngritur lart mban një heshtë të gjatë; rreth pjesës së barkut sillet një gjarpër bollë, ora ose rojza; një objekt faltoresh; shquhet germa “D”, si dhe një monogram (?) fig. 2 në varjant mund të jetë figura e Herakliut, sepse paraardhësit e Aleksandrit të Madh, nga i jati e mbanin veten me origjinë nga Herkuli dhe Argosi. Këtë episod e tregon Herodoti për Aleksandrin I (500 – 454 p.e.r.) (Herodoti 5: 22), madje ai u paraqiti prova grekëve për këtë. Siç njihet Aleksandri i Madh u lind dhe u rrit në një ambient tepër mitologjik. Qysh në shtatëzaninë e saj e ëma Olimpia nga Epiri, përhapi një legjendë se e kish zënë këtë fëmijë me një gjarpër hyjnor, një lloj bolle ore, ose Rojza, siç i thonë krahina e Shkodrës edhe në nj variant metateze. Lukiani nga Samosata i shek II, na jep hollësira mjaft interesante për këtë legjendë, duke treguar se në Pela të Maqedonisë e në këtë zonë kishte me bollëk një lloj bolle, me të cilën loznin edhe fëmijët, gratë lehona i jepnin edhe me pi gji direkt me cicë etj. 5 Kur u rrit Aleksandri i Madh, filloi të predikonte për veten e vet, kultin e njeriut perëndi, duke imituar e përhapur gjithëfarë legjendash, se ishte i biri i Zeusit, i Amonit egjiptian, i pavdekshëm etj, etj. Thuhej madje se ai kishte deklaruar se ja kishte kaluar në pushtime e eksplorime edhe vetë Herakliut, mqs ai nuk kishte arritur deri në Indi në fortesën e Aernes. 6 Shqiponja ishte shpendi më i dashur i Zeusit pellazgjik, ndër të tjera Homeri shkruante në një vend: “Po qe se fisin tim ti kërkon ta njohësh: Skeptrin me shqiponjë Zeusi ja dhuron” Dhe këtu bëhej fjalë për origjinë pellazge. Autorë të ndryshëm shkruajnë edhe se këtë simbol të shqiponjës Olimpia e soli vetë nga Epiri. Sulltan Mehmeti II, përpara Shkodrës me 1478, deklaron: “Oh se çfarë vendi të shkëlqyer dhe të lartë paska zgjedhur Shqiponja për vete dhe për folenë e zogjve të vet, të shqiponjës” f 56. Me këtë rast besojmë se bëhet shumë e kuptueshme se me shqiponjën, ai kishte parasysh Aleksandrin e Madh dhe vetë popullin shqiponjatar e shkodran, që identifikoheshin me të e me origjinën e largët të përbashkët. Ka shumë të ngjarë që një nga burimet ku bazoheshin këto bindje, të ishin edhe këto monedha. Ne kemi shprehur edhe hipotezën se vetë emrëtimi i akropolit si RozaFate, përbën një kompozitë Rohza / Rojza për emërtim kështjelle në kuptimin ilir ruajtëse, emërtimi vendas më i hershëm se kështjellë me bazë latine castello. Ky lloj emërtimi me sa duket gjendet edhe tek Rizoni / Rojzoni, kështjella, lumi, qyteti i Rizonit ilir, që në dokumentet bizantine na del edhe si në formën Rooza. Kujtojmë se edhe një nga gratë e vetë Aleksandrit të Madh quhej Roza. Ndërsa Fata / Fatyna njihet në mitologjinë e vjetër latine si qenie mitologjike që ndihmon nuset që nuk kanë qumësht gjiri etj, pra jemi në vet shtratin e legjendës mitologjike shkodrane. Ne kemi mbështetur idenë e Hanit se ka qenë kristjanizmi ai qëi gjeti me një afërsi të koinçiduar emërtime e subjekte të përafërta me shenjtorë kristjanë, për të prishur kultet e vjetra pagane ilire. Një gajrpër uji me sa duket e kemi edhe tek monedha e Bazileusit Genthio. Duhet të theksojmë se vetë monedhat me figurimet e tyre, kanë luajtur një rol të madh, një rol libri e gjuhe simbolike të lexueshmenga përdoruesit. Ata mësonin kështu në një mënyrë shumë të shpejtë mitologjitë dhe nga pak o nga pak mund të mësonin edhe shkrimin e leximin e tyre. Shikoni o qytetarë: ndoshta mund ta kemi alfabetin e shkrimin fillestar ndoshta edhe nga shek VIII – IV p.e.r. e jo vetëm te ai i 1908 që na e la peshqesh malokizmi trashaman injorant…! Referencat: 1. Lukiani, “Vepra të Zgjedhura”, 1979, f 254 – 259 etj. 2. Hist. Shqip. tekst , Vëll I, 1, 1973, f 42. 3. Lukiani, cit. f 257. 4. E. E. Jacques, Albanet, Vëll I, 1996, f 126, 137 etj. 5. Lukiani, “Vepra të Zgjedhura”, cit. f 351. 6. Lukiani, cit. f 259.
Libra të rinj… Studime e refleksione Nga Sokol Pepushaj Në trafikun e rënduar të librave që janë në qarkullim këto 10 vjetët e fundit, këto ditë studiuesi dhe redaktori i gazetës “Shqipëria Etnike” Klajd Kapinova, doli para lexuesit me veprën e re tëtitulluar “Mes Kryqit e Atdheut”. Që në hyrje autori ka vënë dedikimin se: “Këtë libër ua përkushtoj të gjithë klerikëve martirë të Kishës Katolike në trojet etnike shqiptare gjatë 2000 vjetëve, besimtarëve shqiptaro – amerikanë të Kishës së Shën Palit së bashku me të nderuarin dom Anton Kçira në Detroit, Këshillit të Kishës së “Zojës së Shkodrës” dhe të nderuarit dom Pjetër A. Popaj, Këshillit Botues të revistës “Jeta Katolike” në New York, mikut tim të dashur Z. Luigj Çekaj, miqve dhe dashamirësve të mi në Shqipëri, Kosovë dhe SHBA”. Libri ka 350 faqe dhe ndahet në dy pjesë. Kreu i parë trajton studime të mirëfillta shkencore dhe kreu i dytë përfshin refleksionet e autorit. Kështu vepra hapet me studimin interesant dhe shumë kurajoz me titull: “Malësia e Madhe kryefjalë në vite”, ku trajtohet me baza shkencore dhe literaturë tëpasur një këndvështrim të ri Kryengritjen historike të 6 Prillit të vitit 1911 në Malësi të Madhe të udhëhequr nga trimi legjendar Dedë Gjo Luli, duke mbrojtur me baza shkencore dhe gjuhë argumentuese të mbështetur në dokumente se vetë prijësi i kreshnikëve malësorë Dedë Gjo Luli ka qenë i përkrahur nga Kleri Katolik Shqiptar dhe në veçanti në Shkodër për çlirimin e vendit dhe vendosjen e Flamurit Kombëtar të Gjergj Kastriotit në Bratile me 6 Prill 1911. Këtu autori replikon me argumente historike dhe fotografike me të ashtuquajturën historiografinë komuniste të përfaqësuar nga prof. dr. Gazmend Shpuza dhe dr. Xhevat Repishti në lidhje me këtë datë, ku i pari hedh baltë dhe fyen rëndë klerin katolik shqiptar. Më pas vjen një studim me titull: “Kisha Katedrale e shën Shtjefnit dëshmitare e historisë shqiptare”. Gradualisht autori Klajd Kapinova i lë hapsirë trajtimit të figurave të klerit katolik në një këndvështrim të ri nga sa i ka trajtuar deri më sot historiografia komuniste që i ka anatemuar të gjithë veprën e jetën e këtyre prelatëve të kishës në Shqipëri. Kështu ai shkruan për Dom Ndre Zadejën klerikun që pushkatohet i pari në Shkodër pa gjyq nga diktatura, duke i vënë titullin: “Dom Ndre Zadeja, bilbil i gojëtarisë dhe shpirtbutësisë së krishterë” ose siç është thirrur ndryshe si “Poeti i Ëmbëlsisë”. Për Nënë Terezën autori Kapinova ka një trajtim tërësisht origjinal, dhe me sa kam mësuar ai për këtë figurë ka një libër në dorëshkrim. Në brendësi të librit vijnë me radhë figurat e rëndësishme të klerit katolik, si: “Prof. Imzot Frano Illia i dha gjak zemrës së kombit të vet; Imzot Simon Filipaj, një Sh’Jeronim i dytë i kishës në trojet etnike shqiptare, që ndryshe është edhe shqipëruesi i Biblës në gjuhën shqipe; Albanologu i palodhur akademik prof. dr. Pader Vinçenc Malaj O.F.M.; duke e mbyllur pjesën e parë me shkrimin studimor: “Shërbestar i Zotit e Kombit, Kryeipeshkëvi i Tivarit Imzot Zef Gashi”. Keru i dytë hapet me një analizë sintetike mbi veprën e tre bashkautorëve mirditorë mbi figurën e Imzot Zef Skanës, duke i vën titullin: “Përkushtimi shpirtëror i Imzot Zef Skanës në jetëshkrim” dhe vijon më pas me: “Jezu Krishti Hyjnor në këndvështrimin tokësor” (mbresa kinematografike); “Meshtarët janë zemra e njerëzimit (Intervistë ekskluzive me dom Anton Kçirën famullitar në Kishën e Shën Palit në Detroit në SHBA); “Titujt e botuar në organet e shtypit periodik 1997 – 2000”.
Dy fjalë për Kapinovën Ka mbaruar studimet e larta pranë Universitetit të Tiranës në Fakultetin Histori – Filologji, dega Gjeografi në vitin 1987. Si mësues ka punuar në shkolla të cikleve të ndryshme dhe vitet e fundit punon pranë shkollës së mesme të Gjuhëve të Huaja në qytetin e Shkodrës. Ka bërë mjaft studime e botime në fushën e gjeografisë, sidomos asaj fizike, urbane dhe të turizmit. Ka marrë pjesë në shumë projekte për mjedisin, si dhe është hartues i tekstit me bashkautor “Kualida” i financuar si projekt nga Fondacioni “Soros”, si dhe në projekte të financuara nga “Phare Democracy” të Unionit Europian drejtuar nga C.R.I.C. & Legaambiente. Njihet si publicist brenda dhe jashtë vendit, sidomos në Kosovë, Mal të Zi, Zvicër dhe SHBA. Artikujt e tij kanë prirje enciklopedike, por më të theksuar në drejtim kulturor, shoqëror, historik dhe të traditës. Në gazetën “Shqipëria Etnike” gazetë kjo shumë e vlerësuar nga diaspora, nga e cila që tashti kanë nisur të vjedhin shkrime, e konkretisht “10 ditë para vrasjes Azemi porositi avion privat tek kosovari Enver Idrizi”, disa fletushka si “Shekulli”, “Koha Jonë”, “Gazeta Shqiptare” etj, etj. Kapinova po jep një kontribut intelektual me gjithë presionet qëi bëhen nga ca fundërrina antishqiptare, hajdutë në ish firmat rentiere me të cilët do merremi herën tjetër. Në disa libra me poezi, monografi shkencore, Kapinova ka shkruar parathëniet e tyre. Është anëtar i “The World Forum of Professionals in the Secular and Religions Media”, me qendër në Gjenevë të Zvicrës. Është libri i dytë dhe ka shumë dorëshkrime me lëndë gjeografike, kulturore dhe jetëshkrimore personalitetesh shqiptare qëtrajtohen për herë të parë. Sokol Pepushaj
Mark Bregu Ku m’i ka Shqipëria burrat?! Blegrojnë qingjat për Naimin Vajtojnë zanat për At’Fishtën Gjemojnë bjesh’kt për Boletinin Gurakuqin kërkojnë shqipet.
Shterron uji nëpër gurra Bjeshìkt e nalta ulin kokën S’ka Malësia Dedë Gjo Lula Që dikur e dridhën tokën
S’ka kuvende nëpër oda Ku dikur mblidheshin burrat S’ka Mirdita Preng Bibë Doda Dukagjin ku i ke Mark Lulat?
Mehmet Shpend s’ka Dukagjini Se “Kolera” i qiti fare Gjin Previzët ku i ka Kurbini Kush ju a dogj kullat krenare?
Ku m’i ka Topoja burrat Djelm’t shtat naltë si lisa malit Mic Sokolët e Bajram Currat Që janë ndera e vatanit.
Po ku je moj Dibra e vogël Vetë peshorja e urtisë Gjithmonë n’prita e nder llogore Kundër Serbit e Osmanllisë.
Ku je Pukë me curra e shkrepa Gjoksin prush e synin flakë Me Gjin Lekë e Deli Pjetra Bukë e besë në shtat bajrakë.
Pse kaq poshtë ka ra burrnia Çonje zanin o shqiptar Vallë ku i ka trimat Labëria Që pat lindë Selam Musanë
Ku janë djelmët e Çamërisë Që nderue e kanë Vatanin Tuj luftue për krah Greqisë Ku ma kanë Marko BoçArin?
Janë ngritë vila e pallate Mbushë Shqipnia me vetura Gradaçela me shumë kate Gjithçka ka veç nuk ka burra…
Pesëdhjetë vjet veç tuj sha Zotin! Njeni tjetrin tuj paditë Gjithmonë t’”thatë” mbajtën barotin At’barot që na vrau f’mitë!…
Prandaj zanat tek nji krue Po vajtojnë afër burimit Nji mesazh’ Shqipnisë tuj çue Me nisë rrugën e qytetnimit.
Flakë në krye, prush në gjoks Mark Bregu Si kala ngrihesh mbi shkrepa Si rrufe shkreptinë mbi retë Veç drangoj përkund nder djepa Tek ti shqipet kanë foletë
Ti ke kodra e lugje t’thella Mrizë e kroje plot freski Si kunodër të rrin Munella Si ortek kapuç mbi sy.
N’kreshta malesh e nder ograja Gurrat rrjedhin ujë kristal Borë e bardhë kësulë mbi maja Çdo pëllambë tokë mineral.
Fole shqipesh urti burrash Pushka e ndera e Shqiptarisë Kullat – Kështjella, n’maje currash Je simbol i trimërisë
Djelm e cuca si çeliku Gjihmonë n’prita e nder llogore Kurrë s’ta pau shpinën anmiku Veçse gjoksin përmendore.
Ty, Rromaku, Sllavi as Turku Kurr s’ta mposhtën krenarinë Gjuhë e doke si ti si ruejti Asnji fis në mbarë Shqipnin.
Ke rritë cuca e djelm si zana Gjak me t’marrë n’qerpik të synit Ke rritë trima e kapedana Prej Oroshit në shkamb t’Kurbinit.
T’qpfsha falë Mirditë kreshnike Falë të qofsha ty Orosh Ty oxhak qëkurrë s’u fike Flakë në krye e prush në gjoks.
Mendja ban kalanë Mendja ban hatanë! Fjalët e urta Shqiptarë. Shtini në krye ngaiherë. Se mbetëm të ndarë! Dhe Fukaraj gjithëherë!
Shfrytëzoni Rastet ndërkombëtare. Që të pasunohet Shqipnia. O’Priesa kokmatare. Se është e përkohshme Partia.
Ministri Gjerman. Ai burrë i nderuar Dy herë në Tiranë. Ju ka premtuar.
Të gjitha shumat që duhen. Jau napim për Shqipnin. Me e ndërtue si Lulen. Por ruejeni Demokracinë.
Ministri i Izraelit. Fjalë t’urta ka thanë. Për ne edhe për veti. Foli në Tiranë.
Shteti i vogël Ka pak randsi. Randsi ka Kryet e vogël! Kur nuk din me pri!
A po ndieni Shqiptarë. Shumë mrapa keni ngelë! Sod jamë në Tiranë. Nesër shkoj në Izrael.
Ministri Japonez. Ai Burrë Zotni. Foli në Paris: Na duhet nji Shqipni. Pal Delia
Kafka dhe unë Nji kafkë e vuejtun Mbi dhe dhe nën dhe Në ball kishte shkruejtun Fjalë të urta për ne.
Kam hekun gjithë jetën Me gjetë fjalën Njeri. Por tash mbas vdekjes Ç’do të heq nuk e di.
Një burrë i nderuar E gjenë këtë kafkë një ditë Kur e pa se çfarë shkruente U ba kurioz me ditë
E mëbshtolli në një letër. Ç’do të heq ma kjo Kafkë! Në shpinë e tij të vjetër E mylli në një arkë.
Plaka u ba xheloze. Kurë i pa shkrimet mbi Ballë. Si ket kafkë dashnorje E mbajka Plaku për mallë.
Për letërshkruesin “dashonrja” Se ç’ka heq e di Se në zjarr plaka ia dogji Ia bëri shkrumb, hi.
Vjen Plaku i shkretë, Kafkën nuk e gjenë, Pyet Plakën e vet Për kafkën e shtrenjtë.
Unë e dogja në zjarrë Atë kafkë të mallkue SE diçka në Ballë Për Burra kishte shkruar.
Kafka e ka shkruar Se ç’kam heq ajo e di Prej Njerzvet të mallkue. Por ç’do të heq nuk e di
Plaku rrin në zi. Pranë oxhakut të vet- I mirë është Emni Njeri Por nuk të lan me e gjetë.
Vorret e Vjetra në Kosovë, I shkatrroj Barbari. Me traktor i mbuloi Se ishin Kafka Shqiptari! Nga Pal Delia
… tuj kujtu se je bidon Nga Filip Gjergji N’rrallë t’qumshtit jam njoftë me ty. Ishim fëmij, katë se harron. Furrnitori ta pat kapë n’kry, tuj kujtu se je bidon.
N’shkollë fjalët n’gojë t’kan ngec, bashe zhurmë dhe thyshe xhama. Pes vjeç n’xune ti me ecë, pesë vjeç ishe e t’jepsha mana.
Fatos Nano ku t’pat gjetë? Me Mejdanin me t’vu n’vister. Çka po e gjen kyt popull t’shkret! T’kenë përsëri ty kryeministër.
Pru na ke shpirtin der n’hundë. Pa ba t’miër veç vetëm sherr. Na le pa ujë, drita, pa punë. Nuk dhe gja, veç vetëm merr.
Edhe i vdekun nën tokë bërtet, Sëështë çudi me u çu prej vorrit. Me drejtue përsëri kyt shtet, Ilir Meta ky soj qorrit.
A e shikon se kurkund s’të duan. Bota shum me ty po qeshet. Mos t’vijë keq, s’je për këtë punë. Ti ke lindë për ngritje peshe.
Kan hy votat në magazina Si asht e mundur, Ky gjykatës i ri, ky djalë i ri, T’shkatrrojnë zgjedhjet, t’mrojnë hajni! Dhe me gjakftofsinë ma t’madhe qeshë, dhe rrin tuj u zgërdhi. Si duhet ta quajmë? i marrë apo kërthi? Ndoshta asht i ndyem ndër pare t’pista. dhe si rrabot drejtohet nga socialista.
Qelebash tash du me t’pyet? Je gomar a e ban për lojë? A e din se ty t’shkon kryet kur nji ditë do t’kontrollojnë.
Nuk je vetëm, ke edhe shokë. Qe shum huj, do t’ju hanë shpinda. S’ma merr mendja se kund në’botë mu gjetë votat n’magazina.
Tash nuk ke se si me rrejtë. As me gjyq, as me parti. Ajo arkë, ashtë arkë e shejtë ku t’ven vulë, për poshtërsi.
Deputetët hajduta e batakçinj Ku mësuet për drejtësi o gjykatës? T’gjykoni pa veladonin e drejtësisë. Fyet institucionin, e njollosët me baltë. Për hatër t’Fatosit, për hatër t’partisë.
Çfarë ftyrash keni për të dalë para botës? Kur porosi, ju lanë: Të veproni me drejtësi. Ju batë t’kundërtën, mbrojte vjedhjen e votës. Tuj n’xerr deputet, hajduta, batakçi.
Bomba mbi gra, fëmijë, pleq Ju lutem polic, kryeni detyrën tuaj. Dhe mos dhunoni popullin e shkret. Se janë Shqipëtarë nuk janë t’huaj. Mendoni dhe për vehte, se s’do t’dahni leht.
Ne ju filmuam, ju fotografueme me blic. E dijmë se n’shpirtin tuaj do të peshojë randë, për krim, nji m’kat. Se vepruet, ma zi se milic. Duke rrahur, masakrue demokrat.
Eh, një i ri, u vra n’Itali, n’Gjenevë. Dhe nji botë e tërë u çu n’protesta, dhe n’grevë! Kurse ju hodhët bombë n’Tropojë. Mbi gra, mbi fëmi, mbi pleq e mjer, dhe për çudi. Kërkush s’mban përgjegjësi.
Kur të ulet dreqi n’votër Sa e bukur je moj Shkodër, sa e bukur ashtë Shqipërija. Por kur t’ulet dreqi n’votër. T’merret fryma, e t’prishen fëmija.
M’falni nse un mirë s’po tham. Po filloj me qeveri. A do t’gjejmë ndojherë derman, ç’po na bajnë këto batakçinj.
Gjithmonë të tjerët ne na kanë xhvatë. K’to t’pa burra kurr s’do msojnë. Nse ndoj natë so i lypin gratë. Se kan zor n’dyshek shefit t’ja çojnë.
Rush Dragu Prek Cali – luftëtar i paepur në mbrojtje të trojeve shqipëtare Për krah maleve të Malësisë së Madhe, treva e Kelmendit në luftën për pamvarsi, caktim të kufinjëve dhe mbrojtje të Atdheut ka një vend të lavdishëm në histori të kombit tonë. Padyshim që në periudhën e Kryengritjeve të M. Madhe 1910 – 1911, në caktimin e kufirit verior të Shqipërisë së sotme me 1913, kelmednasit kanë derdhur shumë gjak. Çdo grykë mali e bjeshke ka një histori të shkruar me gjakun dhe sakrificën sublime të malësorëve kelmendas kundër hordhive të pushtuesit pesqind vjeçar otoman dhe shefitarëve me synime grabitqare e shoviniste serbo – malazeze. Në këtë periudhë të zjarrtë për çështjen kombëtare rritet djaloshi, prijësi popullor, i mëvonshmi “legjenda e bjeshkëve”; Prekë Cali. Prekë Cali – Prijsi popullor i lindur mes bjeshkëve. Ai ka lindur në vitin 1872. Është nga mehalla e parë e Bajrakut të Selcës në Kelmend. Mehalla e Prek Calit është ajo e Pllumbajve e cila ka pasë për disa breza rresht bajraktarin. Prek Cali është nga shtëpia e Hasanajve të mehallës Pëllumbaj. Të parët dhe fisi i tij kanë qenë shtëpi e përmendur për trimëri, besë e bujari. Prek Cali ka pronat e veta në Velipojë të Vermoshit dhe Velipojë të Nënshkodrës. Kullat e Prek Calit në Vermosh, megjithëse kanë kaluar shumë furtuna mbi shpinë prapë qëndrojnë krenare që kanë rritur një burrë të denjë për kombin. Prek Cali ka qenë i martuar dhe nga martesa e tij nuk ka lindë djalë. Pasardhës sot të Prekës janë nga e bija e cila ka qenë e martuar në Rapshë të Hotit. Është lindur, ka kaluar rininë e hershme e burrninë në mes flakëve të luftës. Ai si burrë ka një vend nderi në historinë e krahinës si prijës dhe luftëtar për çështjen e kombit dhe kufinjve të atdheut historia e shkruar e Shqipërisë i është shumë borgj, atij dhe krahinës në prgjithësi. Fundi i jetës së Prek Calit është tragjik: Jo për fajin e tij, por për luftën dhe përpjekjet e tij për të mbrojtë Kelmendin nga synimet shoviniste sllave dhe pjellëve të sllavizmit.
Roli i tij në caktimin e kufirit shtetëror në territorin e Kelmendit Komisioni i caktimit të kufinjëve i shtatë fuqive të mëdha me 1913 nuk u tregua i saktë në prëcaktimin e trojeve shqipëtare. Lidhur me kufirin e Kelmendit Fuqitë e Mëdha u përcaktua shkurt “territoir de Kelmendi” (territori i Kelmendit), mirëpo me këtë shprehje dhe këtë përcaktim të pasaktë nga ana gjeografike lehej shteg për konflikte dhe ngatërresa ndërkufitare. Vështirësia rritej mbasi nuk përcaktohej se nga kalonte vija kufitare në luginën e Vermoshit, ku konfiguracioni gjeografik ishte shumë i thyer në atë vend. Nga pala Shqiptare në përcaktimin e kufirit është dhe Prek Cali, i cili do të insistojë për një kohë të gjatë në përfshirjen e gjithë tokave dhe bjeshkëve të Kelmendit brenda kufirit administrativ shtetëror të Shqipërisë. Pala Jugosllave do të ngulin këmbë në marrjen e shumë pyjeve dhe kullotave të Kelmendit. Por rezistenca e Prek Calit që mbështetej fuqimisht nga luftëtarët e tij bëri që “bjeshkët e kuqe” të përfshihen brenda hartës së Shqipërisë duke përjashtuar në mënyrë kategorike
Bitumi shqiptar trafikohet në Titograd Editorial nga Sokol Pepushaj Demokratët akuzojnë socialistët për gjithçka. Socialistët ironizojnë demokratët po për gjithçka. Kjo është kronika me zë e me pamje e politikës shqiptare. Po kronika pa zë, pa pamje cila është? Para se të futemi aty ku kemi qëllimin e editorialit, le të spostohemi paksa në vite. Me 1967 një fshatar, pasi hyn në kooperativë, shpraz pushkën me pesë fishekë, të tjerët pas tij. Gëzim i madh e hare në fshat. Pak orë më vonë kësaj kronike me zë, me pamje shfaqet ajo pa zë, pa pamje. Fsahtari i thotë një ish komunisti në besim: “Unë hyra në kooperativë nga halli, më detyruan, dhe ato pesë krismat nuk i lëshova nga gëzimi, por me to desha të them se vrava pesë vetë; veten, gruan dhe tre fëmijët”. Fshatari pat bërë 13 vjet burg politik. Më vonë edhe e pushkatuan paksa. E çuan në varr vetëm me një plumb. Të tilla janë edhe kronikat e sotme. Kontrabanda natyrisht futet tek kronika nën zë e pa zë. Ajo nuk ka as ngjyrë të kuqe as bluhe, megjithatë, ajo po e ngacmove të vret paksa, me një plumb. Në fakt shumë ministra kur e kanë provuar ta ngacmojnë edhe me fjalë, kanë parë se këmbët u kanë zbritur si me katapultë në tokë, jashët ministrive, siç kemi parë edhe shumë këmbë të tjera që janë ngritur lart, pas një farë kontrabande. Fjala vjen, këmbët e ministres së kulturës Esmeralda Uruçit u ngritën lart, pra në ministri, vetëm pasi i shoqi, Dashamir Uruçi u bë drejtor i telekomit të qytetit më të madh verior, Shkodrës, ka shumë zëra deri tash thonë se ka bërë para të madhe, sidomos me një person që ka krijuar piramidat rentiere në Veri. Burime nga selia rozë thonë se edhe për nja 4 vjet në qeverinë e ardhshme, Ilir Meta do ia mbajë këmbët lart Esmeraldës, pra në postiqen e ministres. Nejse, kjo mund të jetë ndonjë temë tjetër, megjithëse për ne është kronikë me pamje që tashti. Si puna e atij fshatarit që pat shprazur kobure kur hyri në kooperativë është edhe puna e një shqiptari që punon në Kotorr të Titogradit si hamall për të fituar bukën e tre fëmijëve dhe të gruas. Ai, kronikën me zë e jep se fiton para, kronikën pa zë e jep se veç cigareve kontrabandë që vijnë nga Greqia dhe tregtohen në Mal të Zi dhe Shqipëri, edhe bitumi shqiptar që ka vlerën e kanabis – Sativës tregtohet si mall kontrabandë nga qeveritarët shqiptarë në Titograd. Po të shfaqësh kronikën me zë të një polici sadopak të ndershëm, të thotë se shteti punon mirë, se nuk bëhet fare kontrabandë, po të guxosh të shfaqësh kronikën pa zë do ishe i keq po të mos thoshe se kontrabanda bëhet nga lart dhe policia është impotente për ta ndaluar, madje edhe puna e bitumit nuk është truk gazetaresk. Në fakt, kronika me zë, edhe e organizmave ndërkombëtarë thotë, me sa dimë ne, që Shqipëria është Vendi i Trafiqeve Qeveritare. Kronika me zë është fjala vjen se Shkodrës i fiken dritat, sidomos natën se nuk kanë paguar, por po të guxosh të shfaqësh sadopak nga sekuencat e territ, pra kronikat nën zë e pa zë duhej të thoshe se çdo natë katër ose pesë makina të tonazheve të larta që shoqërohen me makina policie me sirena të ndezura, thua se po kalon o Fatos Nano, o Rexhep Mejdani, futen qetë – qetë në Shkodër nga ura e Bahçallekut, përshkojnë itinerarin përmes Koplikut e Bajzës dhe kalojnë doganën e Hanit të Hotit. Aty thuhet se priten nga policia serbe dhe për fundojnë në Titograd. Nejse, kjo është kronikë pa zë, pa pamje. Pra, si bitumi, si nafta, si cigaret, si tregëtia e armëve, e drogës, e prostitutave etj., kanë edhe kronikat me zë edhe kronikat nën zë e pa zë. Është pra, si puna e atij fshatarit me kooperativën. Ka kombinacione të sofistikuara.
Dhunohen demokratët Dhuna dhe persekucioni politik kundër demokratëve përfshin tërë gjeografinë shqiptare. Në Shkodër, Korçë, Tropojë, Tiranë, Kavajë, Lezhë e ngado vihet re një tension i lartë mes komunistëve dhe demokratëve. Këta të fundit, jo vetëm që janë arrestuar pa asnjë motiv, jo vetëm që janë rrahur e dhunuar haptas nga segmente të errëta të shtetit policior, por edhe janë vrarë, siç ishte rasti i Gjon Gjonit në Lezhë. Konflikti i kryeministrit Ilir Meta në Tropojë shtatorin e shkuar, ku tropojanët i rrokullisën makinën e blinduar, ka patur si shkak vetëm presionin komunist të shtetit fashist mbi demokratët atje. Dhe çuditërisht, drejtësia shqiptare, megjithëse u dhunuan njerëz të pafajshëm, dosjen e ka ende të bardhë. Por dosja e socialkomunistëve që vodhën votat e 24 qershorit 2001 është plot e përplot me krime. Në udhën e krimit ishte ky shtet edh ekur rrahu kryeredaktorin e informacionit të televizionit të pavarur “Antena Nord”. Në udhën e krimit politik ishte ky shtet komunist edhe kur me 1 Qershor 2001, forca të errëta të sigurimit të shtetit rrahën e dhunuan kafshërisht demokratin Gëzim Gjergj Plepi bashkë me familjen e tij. Po në fakt komunistët shqiptarë demokratëve u kanë rrahur e përçudnuar edhe fëmijët e gratë. Ndërsa rasti i 30 Qershorit po 2001, ku Gëzim Plepi dhe gruaja e tij u rrahën nga persona me maska dhe policia e prefekturës së Veriut nuk u shqetësua aspak, tregon qartë fytyrën e këtij shteti të degjeneruar dhe që po përpiqet ta mbajë pushtetin vetëm me dhunë. Kryetari i opozitës shqiptare Sali Berisha, ka bërë prezente shumë raste të dhunimit e persekutimit politik të anëtarëve të opozitës shqiptare para organizmave ndërkombëtare. Rasti i Gëzim Gjergj Plepit, të datëlindjes 07. 05. 1970, aktivist i flaktë i PD – së gjatë fushatave elektorale nga viti 1992 e këtej, një demokrat nga Lekajt dhe banues në Grudë të Shkodrës, baba i dy fëmijëve, një ndër veprimtarët e partisë demokratike, anëtar i saj që në vitin 1995 është edhe një akuzë më tepër kundër diktaturës së kuqe në Shqipëri. Vjehrri i tij Ndoci, ka qenë i dënuar 20 vjet burg politik, të cilat në regjimin komunist i vuajti deri në gjysëm, pra plot 12 vjet. I treguam kaq vëmendje këtij rasti tipik diktatorial, pasi Gëzim Plepi pas tërë Odisesë së dhimbshme antinjerëzore nga komunistët, sot është ose në ilegalitet, ose… Të afërmit dhe njerëzit që e njohin nuk i dinë fare adresë. Por ai, si shumë shqiptarë të tjerë të përndjekur politikë, si hsumë kosovarë të dëbuar nga dhuna serbe, është i detyruar të mos jetojë në trojet e veta stërgjyshërore. E raste të tilla nuk gjen në asnjë vend tjetër të Botës, veç Shqiprisë dhe Kosovës. Deri kur kjo tragjedi e dhimbshme shqiptare? Xhemal Berisha
Antikomunistët shqiptarë në valën e dëbimeve të viteve 70 – të të Europës Lindore Dikur rreth viteve 70 – të të shekullit që sapo lamë pas, kur komunizmi në Europën Lindore kishte filluar të “zbutej” disi, kundërshtarët potencialë i dëbonte nga atdheu i tyre, e kjo për ne shqiptarët e mbyllur me tela me gjamba që ende persekutoheshim për një fjalë sado të vogël, në heshtje mendonim sekur edhe shteti komunist i joni ta bënte këtë punë pak shqiptarë do të mbeteshin në Shqipëri, e kjo për arsyen e vetme se diktatura komuniste shqiptare ju a kishte bërë Ferr të vërtetë jetën në Shqipërinë Bolshevike. Gjithsesi vitet kaluan e themelet e kësaj diktature u lëkundën edhe në vendin tonë, duke bërë që të duket në horizont edhe tek ne pluralizmi e demokracia e cila tani pas mbi 10 vjet jetë (në përgjithësi mashtruese) shfaqet fenomeni i “dëbimit” nga Shqipëria i kundërshtarëve politik të komunistëve të sotëm të rikthyer në pushtet me revolucion tipik bolshevik, natyrisht shteti i sotëm nuk të dëbon me ligje e gjykata si homologët e tyre në vitet 70 – të Europës Lindore, por ka perfeksionuar metoda të reja që të vë para alternativës ose ik nga Shqipëria ose në çdo moment jeta e kundërshtarëve politik është e rrezikuar nga banditët e shtetit bandit. E këtë fat mjerisht e kan pasur shumë shqiptarë, por në këtë shkrim unë dua të shkruaj për demokratin e antikomunistin e orëve të para Zotin Kolin Broqaj nga fshati Gradec i komunës Kastrat i datëlindjes 01 Janar 1958, i cili për ti shpëtuar dhunës psikologjike e fizike, e deri për të shpëtuar jetën e rrezikuar seriozisht është detyruar të vetdëbohet nga vendi i tij që e deshi aq shumë. Zoti Kolin që rrjedh nga një familje e mirë Malësore e antikomuniste e ka filluar aktivitetin e tij demokrat që në fillimet e pluralizmit, ai është pjesëmarrës në të gjitha mitingjet e protestat që Partia Demokratike ka organizuar në rreth e më gjerë, madje ai është shquar edh esi mjeshtër në organizimin e protestave antikomuniste, duke marrë pjesë që nga protestat e dhjetorit 1990, në protestat e 2 Prillit 1991 në Shkodër kundër manipulimit të votave, si dhe mitingjeve e demostratave paqësore të mëvonëshme, deri me ardhjen në pushtet në vitin 1992 të Partisë Demokratike. Por viti i zi 1997 risolli në pushtet komunistët e rinj me mendsi të vjetra, ku në fakt fillon edhe era e re e persekutimeve e ndjekjeve ndaj demokratëve e antikomunistëve. Natyrisht në qendër të goditjeve ishte edhe demokrati i orëve të para Zoti Kloin Broqaj i cili për asnjë çast nuk reshti së propaganduari të alternativave demokratike e antikomuniste ku si gjithnjë është vënë në ballë të protestave e mitingjeve; duke u shquar si organizator ku shteti i sotëm jo vetëm ia vuri re, por e vuri në shënjestër të policisë së tij e organeve levë të P. Socialiste, të cilat filluan ti kujtojnë burgosjen e Zotit Kolin në vitin 1987 sikundërshtarë i komunizmit, si dhe pushkatimin e gjyshit Broqi në vitin 1946 si dhe sekuestrimin e tërë pasurisë së kësaj familjej. Gjithsesi ky demokrat i lindur nuk hoqi dorë kurrë nga bindjet e idealet e tij, mbadje në qershor të vitit 1998 ai është plagosur në kokë dhe mbajtur në arrest nga policia e shtetit socialkomunist. Zoti Kolin disa herë është kërcënuar me jetën nga policia sekrete e sotme e cila i ka kërkuar ose të heqë dorë nga bindjet e tij dhe të ndalojë organizimin e pjesmarrjen në mitingje e protesta; ose do të përballet deri me eleminim fizik, ku siç del më vonë ishte planifikuar një gjë e tillë në mbrëmjen e datës 20 Tetor 2000, pra në zgjedhjet lokale. Kur në fakt ishte planifikuar si kryetar komisioni i qendrës së votimit të fshatit Gradec Zoti Kolin por në fakt në bazë të një sinjalizimi ishte planifikuar atentati e për këtë në kët qendër votimi shkoi djali i axhës tij Zoti Engjëll Broqaj i cili u plagos vërtetë me të shtëna automatiku kur ai po dorëzonte në qendër të komunës Kastrat kutinë e votimit që kishte fituar si gjithnjë kandidati demokrat. Pas kësaj u vërtetua se Zoti Kolin ishte një shënjestër të eleminimit fizik. Por edhe pas kësaj ky shtet nuk është ngopur, ai disa herë e ka kërcënuar Z. Kolin, madje edhe kontrolluar shtëpinë pa asnjë pretekst vetëm për të shkaktuar tmerr e terror mbi familjen e tij. Por më së miri e tregon sot qëllimin vetë shteti ndaj këtij demokrati, kur me sigurimsat e rikthyer në pushtet ende pyet se kur do të kthehet Kolini për të organizuar mitingje e protesta, ndonëse ai është detyruar ta lërë Shqipërinë për të shpëtuar kokën e rrezikuar seriozisht nga shteti i sotëm që kur është fjala për të eleminuar kundërshtarët politik nuk bën shaka… Ndue Bacaj
Diaspora shqiptare në fokus Nëpër faqet e gazetës “Illyria” dhe me publicistin e njohur Tomë Mrijaj në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Një takim në distancë me “Illyria” dhe me publicistin Tomë Mrijaj Ishte fillimi i shekullit XVIII kur emigranti i parë shqiptar nga qyteti i Korçës zbriti për herë të parë në “tokën e premtuar”, pikërisht në atë vend ku 509 vjet ma parë anijet e Kristofor Kolombit panë për herë të parë disa dallandyshe dhe pulëbardha që fluturonin në afërsi të detit dhe thirrën një zëri “Tokë, Tokë” dhe gjithë ekuipazhi i navigatorit të famshëm Kolombi më pas zbriti në tokën që për herë të parë solli erëzat e librave të Balzakut, duhanin, bananen dhe shumë mirësi të tjera që natyra i rriste atje në gjendje të lirë… Me sa duket Korçari kishte lexuar për udhëtimet e famshme të Kolombit përtej Atlantikut dhe një ditë vendosi të shkonte në tokën e Bekuar të SHBA. Sot pas 2 shekujve në SHBA mendohet se ekziston një komunitet i madh shqiptarësh, 500 000 të shpërndarë në 50 shtete të USA – s, ku më së shumti mendohet se ato janë vendosur në pjesën veriore (zona industriale) në pjesën Lindore dhe në Perëndimin e Largët, të preferuar si tematikë për filmat e Wester – it nga Sergio Leone. Edhe ky emigrant nga Italia. Tashmë “Illyria” dhe bashkëpunëtorët së bashku me stafin drejtues të tyre kanë mbi supe një përvojë të pasur me ngjarje e data, personalitete shqipëtare e të huaja që kanë vizituar redaksinë, ndërrim pronarësh në krye të drejtimit dhe deri tek cilësia e saj. Sot shpesh faqet e gazetës arrijnë deri në 40, duke qenë kësisoj një ndër gazetat më të mëdha në botë në gjuhën shqipe me numrin më të madh të faqeve. Publicisti i njohur në disa gazeta dhe revista në diasporën shqiptare në USA Tom Mrijaj ka vite që për lexuesin shqiptar shkruan në këtë gazetë artikuj publicistikë dhe studime të karakterit historik, ndryshe minimonografi dhe për personalitetet shqiptare të djeshëm dhe të ditëve tona që para viteve ‘90 nga sistemi komunist dhe ateist në Shqipëri janë anatemuar me gjyq e pa gjyq, me shkrim dhe gojë, sikur të mos ishin atdhetarë dhe shqiptarë të vërtetë. E Toma, hodhi dritë përherë mbi veprën e tyre duke zbardhur aktivitetin partiotik dhe bujar ndaj çdo emigranti shqiptar të trojeve tona që për herë të parë shkelte në tokën e premtuar. 8 vite të arkivave tëIllyria – s në CD Një film i kujdesshëm dhe i nivelit të lartë profesional ka bërë që redaksia e gazetës “Illyria” në New York të përgatisë për të gjithë shqiptarët kudo qofshin një kasetë me artikujt redaksional dhe të figurave kryesore shqiptare të diasporës dhe të trojeve etnike shqiptare të trajtuar nëpër faqet e gazetës nga gazetarët dhe bashkëpunëtorët e gazetës “Illyria” në SHBA, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Çamëri. Në këtë arkiv në celoluid është edhe nënshkrimi i publicistit të njohur Tomë Mrijaj, i cili përmes pendës së tij të hollë dhe logjikën e një studiuesi kurajoz dhe skrupuloz ka bërë që të ndriçohen figurat letrare, patriotike, klerike, të të gjithë besimeve, patriotë të pushkës dhe të penës që lindën dhe punuan për tokën mëmë. Edhe pse nuk jetuan për rrethana të ndryshme në tokën mëmë të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Çamërisë, ata folën shqip dhe anglisht në tubimet atdhetare në Boston, New York, Clevland, Detroit, Minessota, Los Angelos e shumë qytete e shtete të tjera të SHBA – së. E kudo nga pas ishte edhe penda e gazetarit dhe publicistit Tomë Mrijaj nga Kosova kreshnike që dallgët e jetës e sollën në Amerikë. Tematika e publicistit të njohur Tomë Mrijaj nëpër “Illyria” Përmes një mikut të njohur nga Shkodra, ish – Kryetarit të Shoqatës së të Përndjekurve Politikë dega Shkodër Z. Viktor Martini, publicisti Tomë Mrijaj më dërgoi kopjet e fundit të artikujve dhe disa numra të gazetës mbarëshqiptare në Amerikë “Illyria”. Fjalët më të lakuara dhe tema më e preferuar për Tomë Mrijajn ishin Atdheu, gjuha shqipe, trimëria e kreshnikëve të maleve të “Kanunit të Lekë Dukagjinit”, Adem Jashari dhe ademët e tjerë të Kosovës martire, trimat e vendosur shqiptarë në Maqedoni për të fituar të drejta të barabarta si të gjithë qytetarët e tjerë në Maqedoni, letërsia, klerikët katolikë dhe të besimeve të tjera me të cilët Tomë Mrijaj është takuar dhe ka biseduar ngrohtësisht, kontributin dhe veprat e njerëzve të shquar të diasporës shqiptare që pak ose aspak njihen në Shqipëri. E për çfarë nuk ka shkruar penda e njomur në bojën e historisë shqiptare e publicistit Tomë Mrijaj, që shpesh me foto dhe me shkrimet e tij narrative dhe shkencore ka zënë edhe faqet qëndrore të gazetës së njohur të diasporës shqiptare në USA. “Illyria” dhe Tomë Mrijaj janë binjakë të një fjale që quhet mëmëdhe për të bashkëbiseduar shqip përmes pendës që përcjell mendimet dhe hulumtimet plot durim në një shtet ku edhe buka hahet shpejt, ku njerëzit rrallë dhe asnjëherë ndalojnë ritmin e ecjes me shpejtësi. E Toma këto jetë shqiptare në një shtet gjigand 257 milionësh, ku ndërthuren kultura dhe kombe të ndryshme të botës kërkon të shkëpusë atë çfarë është shqiptare, traditën e ruajtur me kujdes nga malësorët kreshnikë të Tuzit ose Malësisë, bujarinë dhe trimërinë e Jasharëve të Kosovës, mbijetesën dhe vendosmërinë e shqiptarëve në Maqedoni, sakrificat dhe mikpritjen e çamëve të shpërndarë si dikur populli i Izraelit nëpër botë, nga grekët që edhe sot u mohojnë të drejtën të rikthehen në tokën e të parëve të tyre Ilirë. E Toma është zhytur në labirintet e historisë, për të përjetuar gjithçka që është shqiptare qoftë edhe në shtetin e kauboy – sve në Texas, apo pellgjet dhe qytetet e njohura të Mississipit, në New Orleand ku shqiptarët mendohet se janë më pak të vendosur si qendra banimi të hershme. E Toma, udhëton kudo dhe bisedon me këdo, njësoj sikur të ishte në Tivar, Shkodër, Sarandë, Korçë, Prishtinë, Jgakovë, Shkup, Kumanovë, mjafton që atje të ketë shqiptarë, gjak dhe gjuhë të bukur të fjalës së ëmbël shqipe. E kësisoj Toma dhe “Illyria” janë kudo. Historia e celuluideve dhe e shkrimeve të publicistit Tomë Mrijaj Krahas emrave të drejtorit botues, biznesmenit të suksesshëm Ekrem Bardha, kryeredaktorit Vehbi Bajrami, Managing Editor, redaktorit (të njohur në Shqipëri) Dalip Greca (ish – kryeredaktor i gazetës së njohur “Republika”), shkodranit të palodhur Sokol Rama (English Section Editor), Ruben Avxhiu, Staff Writer, Sadik Galimuna, Art Director, Belinda Shehi, Office Administrator, është edheemri i publicistit shqiptaro – amerikan Tomë Mrijaj, që shpesh nënshkruan me artikujt e tij serioz dhe shumë interesant. Shpesh numri i telefonit në shtëpinë e tij tingëllon nga përgëzimet për trajtesat interesante, sikurse E – Mail në kompjuterin e tij në shtëpi. Edhe gazetat shqiptare në Shqipëri, me lejen e autorit ose me dashamirësinë e tyre kanë ribotuar artikujt interesant të Tomë Mrijaj, si në Shqipëri, Kosovë. Për cilësinë dhe volumin e madh të kontributit të personaliteteve të ndryshme të djeshmit me të sotmit publicisti Tomë Mrijaj, arrin të krahasojë kështu du klerikë të kohëve të ndryshme por që janë me detyra të njëjta baritore. Kështu me interes mund të lexohet shkrimi me titull “Dy personalitete të shquara: imzot Vinçenc Prennushi e rrok Mirdita” (“Illyria”, Focus, 7 – 10 korrik, 2000); “Mons. Zef Oroshi, klerik e atdhetar i devotshëm” (“Illyria”, 31 mars – 3 prill 2000); Orincipata e Mirditës – Dera e Gjomarkajve”, (“Illyria”, 2 – 5 maj 2000); “Adem Dushi – një patriot i rrallë” (“Illyria”, 11 – 13 janar 2000); “Agim Duraku, trimi që lindi dhe u pushkatua në muajin e luleve” (“Illyria”, 5 – 7 shtator 2000); “Kanunore e derës së Gjomarkut” (“Illyria”, 5 – 7 dhjetor 2000); “Feja dhe kombi janë të pandame” (“Illyria”, 17 – 20 mars 2000); “Rrafshi i Dukagjinit i kishte të çelura dyert për legjendën e trimërisë” (Ndue Përlleshi me shokët e tij, nga Bjeshkët e Nëmura, në Bosetë të Pukës”, “Illyria”, 15 – 18 qershor 2001, fq. 23)… E seria e artikujve me karakter historik dhe kulturor mund të kalojnë ndoshta edhe dy ose tri vëllime me libra sikur autori i tyre Tom Mrijaj do t’i mblidhte dhe ti botont, sepse kështu ato dë të bëheshin të pavdekshëm në libra. Një ide një relitet i ri. Humanizmi dhe shpirti bujar i publicistit Tomë Mrijaj Gjatë 10 vjetëve shumë qytetarë nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi që kanë pasur fatin të takohen me publicistin Tom Mrijaj, kanë gjetur shpirtin mikpritës të shqiptarit, zemrën bujare të malësorit që edhe me bukë e kripë sipas traditës ka ndihmuar njerëzit në nevojë. Si një ndër drejtuesit e Shoqatës patriotike e kulturore “Lidhja e Prizrenit” ka organizuar shumë tubime për Kosovën dhe shqiptarët kudo që ndodhen, duke qenë një besëlidhje e vërtetë edhe në diasporë për të gjithë shqiptarët në Amerikë. Festivalet e përvitshme kulturore me këngë e valle populloore dhe qytetare kanë pasur edhe ndihmën dhe bujarinë e publicistit Tomë Mrijaj së bashku me anëtarët e tjerë të stafit drejtues në Amerikë. Lidhjet e tij kanë qenë të ngushta edhe me Shoqatën Atdhetare e Kulturore mbarëkombëtare në Shqipëri me emrin kuptimplotë “Çamëria”, një grup i së cilës u prit dhe bisedoi për bashkëpunim edhe me publicistin dhe ndër drejtuesit kryesorë të saj Tomë Mrijaj. Edhe këto ditë që po përfundoi këtë shkrim të shpejtë dhe të shkurtër Toma ka pregatitur një cikël shkrimesh me tematikë atdhetare dhe kulturore për shqiptarët në Amerikë, të cilat së shpejti presin të zënë vend nëpër faqet e gazetës më të madhe në diasporë “Illyria” si dhe në revistat shqiptaro – amerikane. Urime Tomë dhe faleminderit për koleksionin e gazetave dhe artikujve e fundit të botuar në gazetën mbarshqiptare në diasporë “Illyria”. Klajd Kapinova
Tensione politike dhe hakmarrje mesjetare Në Shqipëri junta komuniste ka mprehur shpatën e hakmarrjes mesjetare kundër demokratëve. Komunistët me Fatos Nanon ë ballë, i cili për krimet kundër njerëzimit shumë shpejt është logjike të kërkohet nga tribunali i Hagës, janë një model antinjerëzor. Ja, demokrati Gëzim Ndoc Dakaj nga fshati Gjonpepaj i Tropojës, i datëlindjes 18. 08. 1972, anëtar i Shoqatës Politike Antikomuniste “13 Dhjetori 1990” pjesëmarrës aktiv në demonstratat e 14 Janarit 1990, 16 Qershorit 1990, 13 Dhjetorit 1990, 2 Prillit 1991 dhe në tërë tubimet e opozitës shqiptare, është bërë pre e forcave të errëta të sigurimit të shtetit, ku bandat komuniste kanë tentuar ta pushkatojnë! Kështu me 2 Prill 1991, ditën që u vranë Arben Brocaj, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, Gëzim Dakaj është rrahur e dhunuar nga forcat policore të diktatorit Ramiz Alia saqë i janë shkaktuar fraktura në trup. Më 1997 ky demokrat është dalluar në ruajtje të institucioneve të shtetit nga rrebelimi komunist. Më 14 Shtator 1998, ditën e varrosjes së Azem Hajdarit është keqtrajtuar për tre orë dhe është kërcënuar me vrasje të tij dhe të familjes. Edhe i ati Ndoc Dakaj ka qenë i dënuar politik dhe sistemi i Enver Hoxhës i kish konfiskuar tërë pasurinë. Edhe gruaja e Gëzimit, Mire Ndue Dakaj lindur në Theth të Dukagjinit, e datëlindjes 01. 10. 1972, e rrjedhur nga një familje antikomuniste ku i ati Ndue Grrela si i dënuar politik kish vdekur nga torturat antinjerëzore në burgun e Burrelit, ka qenë krah të shoqit në gjithë protestat antikomuniste. Ajo nga data 13. 12. 1990 deri më 16. 12. 1990 është mbajtur në birucat e burgut dhe dhunuar. Kështu është rrahur edhe me 2 Prill 1991. Kjo antikomuniste ish dalluar gjatë viteve 1990 – 1991 si veprimtare për legalizimin e fesë në Shqipëri, sidomos në çeljen e kishës së Thethit në 1991. Ajo edhe në 1990 kish qenë pjesmarrëse e lëvizjes studentore të Dhjetorit 1990 krah Azem Hajdarit e Arben Brocit, të dy tashmë të pushkatuar nga komunistët. Kështu ky çift demokrat, duke mos mundur t’i rezistojnë genocidit komunist, si shumë moshatarë të tyre zgjedhën ikjen si rrugë të vetme të shpëtimit të jetës. Bukurije Hysenukaj
Kur komunistët të futin në rreth Në Shqipërinë postkomuniste jo vetëm që nuk ka të drejta e liri njerëzore, por diktatura kundër kundërsharëve politikë është po aq potente sa në kohën e Enver Hoxhës. Kur spiunët e sigurimit të Enver Hoxhës të futnin në rreth dikur do përfundoje patjetër në burg, ndërsa sot kur strukturat e errëta të shtetit fashist të Fatos Nanos shkojnë edhe më tej. Të torturojnë, të dhunojnë, madje edhe të vrasin. Vetëm katër vitet e fundit në Shqipëri janë vrarë mbi 4000 shqiptarë të pafajshëm. Një rast tipik i hakmarrjes komuniste është demokrati Artur Limani, i datëlindjes 04. 02. 1977 nga lagja Rus e Shkodrës. Artur Limani, anëtar dhe veprimtar i PD – së që në Prill 1996 dhe si anëtar i Unionit Studentor është bërë shumë herë objekt i kërcënimit me jetën. Kështu, me 08. 12. 1997 është torturuar në polici për 24 orë, më 14 Shtator 1998, meqenëse kish marrë pjesë në varrimin e deputetit demokrat Azem Hajdari të vrarë nga komunistët ësht dhunuar tre ditë në birucat e shtetit diktatorial, më 10 Shtator 1999 po na policia komuniste shqiptare është izoluar e dhunuar për 6 orë për të ardhur tek 28 Nëntori 2000, ku për 24 orë në polici provon shkopinjtë e gomës, grushtat e shqelmat. Është kjo polici komuniste qëka dhunuar shumë demokratë dhe i ka detyruar të largohen nga Shqipëria ose i ka pushkatuar. Është kjo polici diktatoriale që edhe votat e 24 Qershorit 2001 për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, e madje edhe të katër raundeve të tjera i vodhi, duke lënë për katër vjet të tjera komunistët në pushtet. Ja pra, realiteti shqiptar është tagjik, jeta e demokratëve është e kërcënuar, çka tregon se komunistët shqiptarë në pushtet nuk rinovohen. Ata janë bijtë e etërve. Albert Vataj
|