34-vjetori i varjes në litar të poetit Havzi Nela me firmë të kriminelëve komunistë Ramiz Alia e Kristaq Rama, baba i Edi Ramës

0

Shkruan Sali Berisha

Sot 34-vjetori i martirizmit të poetit disident hero të fjalës së lirë, Havzi Nela!

Edvin, sot është dita që duhet të dënosh firmën e xhelatëve, ndër të cilët edhe të babait tënd, për varjen e tij.

Kërko ndjesë!!

Të dashur miq,

Sot mbare kombi shqiptar përulet me nderimin më të madh para kujtimit dhe veprës së pavdekshme të martirit të lirisë, poetit disident, heroit të fjalës, Havzi Nela, i cili 34 vjet më parë u var për fjalën e lirë, për vargjet e tij, në sheshin kryesor të qytetit të Kukësit me firmën e xhelatëve të diktaturës staliniste Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, babai biologjik i Edi Ramës.

Ky akt horror që dëshmon fytyrën mizore të diktaturës hoxhiste, kishte synim kryesor jo vetëm hakmarrjen primitive të xhelatëve të regjimit, por edhe terrorizimin e popullatës në tërësi dhe inteligjencës shqiptare në veçanti dhe të vriste pa lindur çdo varg apo fjalën e lirë.

Nderim përjetë poetit disident Havzi Nela.

Këtu më poshtë keni një poezi të poetit Havzi Nela dhe një status për të birin e xhelatit Kristaq Rama, që së bashku me diktatorin Ramiz Alia, firmosi varjen në litar të poetit disident.

– Poezia “Fryma e Helsinkit” nga Havzi Nela

Kështjella feudale tundet e lëkundet

Si nji varkë e thyeme mbi valët përkundet;

Tirani mizor me detin sot po mundet

Thellë, gjithnji ma thellë n’mes dallgëve po futet.

Fryma e Helsinkit u derdh porsi era

Na përkëdheli zemrat, çeli si pranvera;

Këtu në votrat tona futi gaz e shpresë

Na zgjoi afsh e vrull, ndoshta, nuk do vdesë!

-Sot është një ditë që mund të bëheshe njeri, Edvin!

Sot është 34-vjetori i varjes në litar në sheshin qendror të qytetit të Kukësit të poetit disident Havzi Nela, me firmë të xhelatëve Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, babait tënd biologjik.

Sot është një dite që Edvin Kristaq Xhelati mund të “varë” brenda vetes çnjerëzoren e neobllokmenit dhe të tregojë qoftë dhe për pak çaste një grimce ndërgjegje të njeriut të qytetëruar, të dënojë krimin mizor të të atit të tij xhelat dhe t’i kërkojë ndjesë publike familjes dhe së paku botës së letrave për varjen me firmën e Ramiz Alisë dhe Kristaq Ramës të poetit disident Havzi Nela. Këto pak rreshta nuk i shkruaj për politikë, por si një apel për ngadhënjimin e njeriut mbi antinjeriun!

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu