42-vjeçari dëmton traun e parkimit të hotelit dhe përplaset me makinën e policisë

0

Një 42-vjeçar u vu në prangat e policisë së Tiranës këtë të hënë, pasi shkatërroi traun e parkimit të një hoteli, kundërshtoi punonjësit e policisë dhe dëmtoi automjetin e tyre, ndërkohë që ata u përpoqën ta neutralizonin.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë në territor, ditën e sotme, rreth orës 02:20, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Abdi Toptani”, një shtetas kishte dëmtuar traun e parkimit të një hoteli dhe po kryente veprime të dhunshme, menjëherë kanë kaluar në adresën e dhënë, për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për shoqërimin e autorit të dyshuar”.

“Shërbimet e Policisë, sapo kanë kaluar në këtë adresë, kanë konstatuar shtetasin A. Ll., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë shoqërimit ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë dhe ka dëmtuar automjetin e tyre. Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i tij dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, tha policia në një njoftim për mediat.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu