7 orë operacion, zonja e parë e SHBA i nënshtrohet ndërhyrjes për të hequr nishanet kanceroze, ja gjendja e saj

0

Zonja e parë amerikane Jill Biden iu nënshtrua një operacioni të mërkurën për të hequr një nishan kancerogjen mbi syrin e saj të djathtë, ndërsa një i dytë u gjet në pjesën e majtë të gjoksit të saj.

Lajmin e ka bërë me dije kryemjeku i Shtëpisë së Bardhë. 71-vjeçarja Jill, e shoqëruar nga presidenti Joe Biden, vizitoi spitalin ushtarak Ëalter Reed ku iu nënshtrua testeve mjekësore dhe operacionit, që zgjatën gjithsej shtatë orë.

Kryemjeku i Shtëpisë së Bardhë, Kevin O’Connor tha se një biopsi konfirmoi se lezione të lëkurës mbi syrin e djathtë të Jill Biden ishte “kancer i qelizave bazale”.

“I gjithë indi kanceroz u hoq me sukses dhe zona përreth ishte e pastër. Ne do të monitorojmë nga afër zonën gjatë shërimit, por vlerësojmë se nuk do të nevojiten procedura të mëtejshme”, theksoi ai.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu