Shkruan Basir Çollaku
Elbasani si qark, është një udhëkryq me temperaturë të lartë ngjarjesh, krimesh, trafiqesh, flirtesh të dukshme të politikës më aktorë të botës së krimit. Në vitet e fundit, harta e drejtësisë është e gjitha nën kontroll nga pushteti, e vënë njëherësh në shërbim të kontingjentëve, tashmë ortakë të zyrtarëve të lartë të qeverisjes qendrore dhe vendore.
Një nga ngjarjet e rënda ndodhur në këtë qytet është ajo e 3 shkurit 2016 dhe duket se as Krimet e Rënda dje dhe SPAK sot, nuk afrohen për ta hetuar, për të shkuar te autorët, mbështetësit e tyre, mbrojtësit e tyre, përfshirjen e politikës dhe pushtetit. Me aq shumë viktima, aq shumë autorë ajo mbetet në Prokuroinë e Elbasanit, ndonëse mund të bashkohet me ngjarje të tjera nisur nga 2005, 2012, 2016, 2017, 2019, lidhja mes të cilave është e lexueshme. Deputetë, minsitra, kryebashkikaë, të lidhur me autorë krimesh të akuzuar për këtë ngjarje e mbajnë larg këtë dosje nga Prokuroria e Posaçme ? Mosveprimi është përgjigje PO.
3 shkurt 2016
Me datë 03/02/2016, Prokuroia pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, regjistron procedimin penal nr 229 për veprën penale të “vrasje në rrethana të tjetra cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” Sipas saj rezulton se:
Me datë 03.02/2016, rreth orës 20.00, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit, pikërisht në lokalin e shtetasit Agron Çapja, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri, duke vrarë shtetasit Agron Ramazan Çapja, Ardit Enver Sinakoli, dhe Eno Kujtim Bedalli. Në këtyë ngjarje janë plagosur shtetasit Ardian Zharri, Fejzulla Çapja, Ferit Muça, Luan Muça, Bujar(Panajot) Rreshka, Florenc Çapja, dhe Arnold Çapja. Gjatë kryerjes së vendit të ngjarjes u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një automatik model 56 me Nr 11113214 me një krëhër pa fishekë, një krëhër automatiku model 56 me 26 copë fishekë, 72 copë gëzhoja model 56 me kapsolla të goditura si dhe 3 predha calibër 7.62 mm, të cilat janë dërguar për ekzaminimet përkatëse laboratorike.. Deri më tani janë tre autorë të dyshuar, për të cilët prokuroria ka bindjen se tre dhe më tepër persona të përfshirë në këtë krim, ku së paku mund të kenë ushtruar ndikim të paligjshëm. Kjo është një nga ngjarjet, ku Kodi Penal dhe ai i Procedurës, me gjithë qartësinë e përcaktimit nuk është lexuar ngjashëm nga Prokuroria Kodi Penal në nenin 28 pikat 3 dhe 4 të tij thotë kthjelltësisht se çfarë duhet bërë si dhe nga kush duhet hetuar.
Neni 3
Banda e armatosur është një formë e veçantë bashkëpunimi që, duke zotëruar armë, municione luftarake dhe mjete të tjera të nevojshme, synon kryerjen e veprave penale, të parashikuara në krerët V, VI dhe VII të pjesës së posaçme të këtij Kodi.
Neni 4
Grupi i strukturuar kriminal është formë e veçantë bashkëpunimi, në të cilin bëjnë pjesë tre ose më shumë persona, për kryerjen e një a më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale dhe jomateriale. Grupi i strukturuar kriminal, për kryerjen e një vepre penale nuk formohet rastësisht, e nuk është e nevojshme të dallohet për anëtarësi të qëndrueshme, ndarje detyrash, organizim dhe strukturim të zhvilluar.
Kështu detajet e kërkuara nga ligji gjenden në vendin e ngjarjes, por jo vetëm kaq. Ka pushtetarë, deputetë, pushtetarë vendor, qeveritarë, të cilët nuk janë larg kësaj dosje dhe kjo shton arsyet juridike, për këtë dosje mos mbetet në prokurorinë e Elbasanit duke qenë shenjestër e përpjekjeve për manipulim, fshehje provash, të vërtetash. Ka episode jo të pakta, ku përgjime proceduriale me vendime gjykate, të zhdukura dhe ende jo, prova të implikimit të drejtpërdrejtë në këto ngjarje kriminale të pushtetarëve të niveleve të larta politike. Kjo dosje më tepër është hetuar nga politika në pushtet në Tiranë dhe Elbasan, se sa nga Prokuroria dhe policia. Në vendimet e asgjësimit të përgjimeve të vitit 2016, dokumentet e prokurorisë dhe gjykatës flisnin për shtetasin Taulant, numri i të cilit përkonte me Taulant Ballën. Me pas shtetasi Sokol dhenderri shtetasit pushtetar vendor. Ndalimi përgjimit sipas hetimit është stopuar gjoja nga një ngatërresë teknike, lapsus thotë prokuroria gjykata. Por ka qenë biseda me kryeminsitrin Edi Rama njëri nga alarmet. A ka pasur ministra të kohës gjatë bisedave të cilat janë përgjuar. Kryebashkiakë dhe aktorë të botës së krimit në Elbasan, të akuzuar si autorë të mundshëm të cilët kanë rënë në kohën e përgjimit.?! Por më pas vendimi asgjësimit ka pamundësuar të merren si prova. A lidhet vrasja në Elbasan e avokatit Ravik Gurra me këto ngjarje të mëparshme?! A janë këto telashe kriminale me fije pushteti që e mbajnë SPAK-un çuditërisht larg këtyre dosjeve?! .
Ndërkohë Ardian Çapja, është i akuzuar nga drejtësia për disa vepra penale dhe për të SPAK ka gadishmnëri të menjëhershme të marrë çështjen, Ai akuzohet se bashkë me persona të tjerë, familjarë të tij dhe vrasës me pagesë, ka urdhëruar në gusht 2012, ekzekutimin e Nezir e Gentjan Beqiri, akuzë për të cilën SPAK kërkon burgim të përjetshëm. Ndonëse edhe në këtë ky proces, mbrojtja gjithnjë ka pretenduar manipulime dhe mungesë të theksuar provash. Ka përgjime e prova që nuk janë administruar nga policia. Sepse inkriminojne pikerisht autorë, të lidhur me pushtetin dhe politikën.