80% e mjekëve janë të divorcuar/ Befason neurokirurgu shqiptar: Shokun tim e la gruaja për trajnerin e sportit

0

Neurokirurgu shqiptar në Spanjë, Kita Sallbanda, në një intervistë për mediat ka treguar se profesioni i mjekut ka edhe numrin më të lartë të divorceve.

Mjeku shqiptar e konfirmoi këtë studim duke pohuar se në spitalin ku ai punon në Spanjë 85% e mjekëve janë të divorcuar, madje ai ka treguar edhe historinë ku një shok i tij është divorcuar nga gruaja pasi e la për trajnerin e sportit.

“Unë bëra specializimin e neurokirurgjisë në Barcelonë, dhe në shërbimin e neurokirurgjisë ku unë punoja, 80% e neurokirurgëve ishin të divorcuar ose u divorcuan pas martesës dhe u martuan me njerëz të tjerë. Dikush me një infermiere, dikush me një mjek.

Ishte dhe rasti i një kolegut tim, të cilin e la e shoqja dhe u martua me trajnerin që bënte fiskulturë.

Ndodh që të dashurohen dhe me pacientet, por janë raste më të shkëputura pasi nuk të lejon etika profesionale”, tha ai.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu