Nr. 149 i gazetës në print

0

Pse pa Berishen dhe Edi Ramen?

Nga Fatos Lubonja

Në shkrimin paraardhës, të titulluar “Në pamundësi të hetimit gjithëpërfshirës”, duke u nisur nga fakti se, në gjendje krizash, si kjo që ka shpërthyer, krijohen kushte për reflektim më të thellë, pasi ndjehet nevoja që ato të mos përsëriten, hidhja propozimin (jo për herë të parë) e ndëshkimit të liderëve të të dyja partive si nevojë ndryshimi të politikave të mbrapshta që e kanë bllokuar vendin. E thosha këtë duke iu referuar mundësive ligjore e morale që implikon për këtë 21 janari, por duke pasur parasysh edhe të kaluarën e tyre, edhe rreziqet që na kanosen prej tyre në të ardhmen. Reagimet (po ashtu të njohura) ishin disa llojesh. Kategoria e militantëve e të rreshtuarve mbronte liderin e vet duke fajësuar ekskluzivisht tjetrin apo duke pretenduar se, përderisa këta janë më të votuarit, s’kemi pse t’i heqim dhe se prandaj gjithçka përcaktohet nga vota. Një kategori tjetër e pranon problemin, por jo zgjidhjen e propozuar. Sipas tyre, asgjë nuk ndryshon me ndryshimin e liderit/liderëve, pasi do të vijnë të tjerë që do të sillen po si ata. Këta sjellin, madje, edhe shembuj të më të rinjve, si këtu edhe në Kosovë, që sillen po njëlloj, me kult të individit në vend të institucionit. Janë më në fund edhe ata të shumtë që të thonë: “Mirë e ke ti, por këta janë bërë gjithnjë e më të fuqishëm e prandaj s’guxon kush t’i sfidojë”. Disa syresh theksojnë jo vetëm kultin e tyre të individit në rritje, por edhe monopolet dhe oligopolet e fuqishme të vendit, si dhe mediat e tyre, madje edhe ndërkombëtarët që, tek e fundit, me këta po operojnë.
Duke pranuar idenë se “këta” janë sot gjithnjë e më të fuqishëm për shumë nga arsyet e përmendura, e se prandaj nuk është e lehtë ajo që propozoj, unë gjykoj se, po për këto arsye, paradoksalisht, ata janë edhe më të dobët se kurrë e prandaj puna edhe mund të bëhet e mundshme. Kjo jo vetëm sepse dëmet e tyre dhe vetëdija e këtyre dëmeve, me gjithë punën e madhe dizinformuese që bëjnë mediat që i mbështesin, është më e madhe se kurrë ndër njerëzit, por edhe sepse një politikë e tillë, që synon të dobësojë deri shkatërrojë tjetrin, ka rezultuar shkatërruese edhe për ata vetë. Pa dyshim, qëndron argumenti i atyre që thonë se kjo nuk është punë ndërrimi liderësh, por kulture. Por, kur them se duhen ndryshuar liderët, nuk kam parasysh thjesht personat Berisha dhe Rama, por “rolin” që kanë luajtur këta individë dhe ata më afër tyre në “dramën” e imponuar nga “regjisori”, siç do ta quaja metaforikisht kulturën dominuese, veçanërisht te militantët dhe sistemin e tërë politik ekonomik që i qëndron prapa, më i kriminalizuar se kurrë. Ndëshkimi i tyre si liderë, pra, nuk duhet kuptuar si ndëshkim dy personash, por si ndëshkim edhe me kuptim simbolik, kulturor të një modeli lideri dhe i një mendësie bërjeje politikë që na ka çuar e rrezikon ende të na çojë deri në vrasje të njëri-tjetrit. E këtu më duhet të shtoj se, në këtë ndëshkim, karakteristikat individuale të tyre nuk duhen injoruar. Jo të gjithë aktorët janë të gatshëm ta luajnë rolin prej protagonisti që luan Berisha apo Rama në këtë dramë. Ata kanë karakteristika të tilla individuale që një “regjisor tjetër” në një “pjesë tjetër teatrale” nuk do t’i zgjidhte për protagonistë. Dhe unë mendoj se e kemi mundësinë e një regjisori tjetër dhe të aktorëve të tjerë protagonistë. Pa metafora, duke mos mohuar argumentet e atyre që janë pesimiste për të ardhmen, unë ngulmoj se ka, megjithatë, jo pak të dhëna që tregojnë se kjo shoqëri është pjekur aq sa t’i duket normal një tjetër antropologji lideri nga ajo e Berishës dhe Ramës që, sipas gjykimit tim, janë mjaft simetrikë me njëri-tjetrin, paçka se të rreshtuarit me socialistët e gjykojnë Ramën ndryshe nga Berisha, duke thënë se ky s’ka vrarë, kurse ai ka vrarë, apo duke thënë se atë nuk e kemi provuar, këtë e kemi provuar. Këtu po hap një parantezë ndaj kësaj vërejtjeje. Gjykimi im është se Ramën e kemi provuar jo pak për të parë se ai, edhe në nivele jogjithëpushtetshmërie (si ministër i Kulturës dhe si kryebashkiak) ka treguar një shkallë të frikshme personalizimi të institucionit, mospërfilljeje ndaj ligjit, korrupsioni dhe bashkëpunimi me krimin, ashtu sikurse edhe një shkallë të frikshme prirjeje për të kontrolluar dhe “vrarë” çdo zë të lirë që ekziston në këtë vend. Sa vetëm budallenjtë apo ata që kërkojnë ta përdorin për të zgjidhur hesapet e tyre personale mund të besojnë se në rolin e të gjithëpushtetshmit, ky do të vepronte ndryshe. Kujtoj po ashtu se ai e çoi PS një hap prapa edhe duke eliminuar një traditë që tentoi të vendoste me Fatos Nanon; atë të largimit të liderit në rast humbjeje, duke u bërë kështu edhe më simetrik me Berishën.
Për t’u kthyer përsëri te tema e pjekurimit: unë gjykoj se ka tregues jo të paktë dhe jo të parëndësishëm se kjo shoqëri është pjekur deri në atë shkallë sa të pranojë lider me tjetër antropologji.
Së pari, do të sillja faktin se kjo shoqëri ka vuajtur aq gjatë nga kjo “dramë politike” e konfliktit permanent dhe nga këta aktorë politikë, sa prej kohësh ka zhvilluar vetëdijen për një lider tjetërsoj. Në fakt, kjo është një krizë e stërpërsëritur, që në thelbin e vet mund të përkufizohet kështu: lufta e egër për pushtet e dy partive me mendësi autoritare dhe me liderë autoritarë për shkak të së cilës në vend se të kemi dialog dhe një dialektikë të kundërtash që sjellin zhvillim, kemi një refuzim total të ndërsjellë të të dyja palëve që nuk e lënë të arsyeshmen, e së bashku me këtë edhe shoqërinë, të hedhë hapa përpara, përkundrazi, e mban të bllokuar. Po ashtu, kjo mendësi autoritare totalitare nuk bllokon vetëm dialogun dhe dialektikën, por edhe instrumentet që duhet ta çojnë atë përpara, që janë institucionet. Ngulmoj se ky është një mendim i gjithëpërhapur sot ndër shqiptarët dhe tentativat për t’ia veshur fajin vetëm njërës palë, siç bëjnë partitë dhe propagandistët e tyre, nuk janë aspak bindëse si për shqiptarët, edhe për ndërkombëtarët që ndjekin proceset në vend. Prandaj ndëshkimi duhet të jetë dykrahësh. Kujtoj, po ashtu, se kjo nevojë nuk është e re. Ajo është shprehur, madje duke pasur mbështetje të fortë popullore e ndërkombëtare, edhe në kohën kur Erion Veliaj krijoi lëvizjen “Mjaft” që, në thelb, me bekimin edhe të ndërkombëtarëve, synonte largimin e Nanos dhe Berishës si përfaqësues të frymës së vjetër. Sot vëmë re se njerëzit në Partinë Socialiste janë po ata, madje se edhe vetë Nano po kthehet me shpresat që të bëhet President, pasi përvoja e socialistëve e ka nxjerrë më demokrat se Ramën. Nëse Velinë dhe të vetët, që u bënë protagonistë në politikë pikërisht në sajë të kësaj lëvizjeje, nuk i shqetëson më ky fakt, pasi u “thithën” nga sistemi që denonconin apo se nuk ishin ashtu dhe aq të sinqertë në lëvizjen e tyre, kjo nuk do të thotë se motivet për t’i thënë “mjaft” klasës së vjetër politike nëpërmjet ndryshimit të lidershipit të saj janë shuar. Ato janë bërë edhe më akute madje.
Së dyti, edhe vlerësimi pozitiv që i bëhet nga një numër i madh shqiptarësh natyrës më tolerante, më të hapur ndaj kritikës dhe më të gatshme për të dhënë dorëheqjen të Fatos Nanos, tregon se vetëdija e epërsisë së një lideri ndryshe ekziston te shqiptarët. Po përmend gjithashtu faktin se Lulzim Basha e impostoi fushatën e tij elektorale duke luajtur rolin e një lideri të hapur, jo urrejtës, madje duke evituar edhe Berishën, çka tregon se sondazhet e kompanive që i kanë organizuar fushatën elektorale i kanë folur për papëlqimin nga shumica e shqiptarëve të këtij lloj lideri.
Së treti, një pjesë e mirë e shqiptarëve janë sot tejet të informuar për çka ndodh në botën demokratike. Shumë syresh i dëgjon të bëjnë krahasime me këto vende edhe përsa i përket faktit se liderët e partive apo qeverive ndryshojnë vazhdimisht në këto vende duke prodhuar zhvillim më të shpejtë dhe demokraci më të madhe. Është e vërtetë se ne, në këtë aspekt, kemi imituar më shumë rastet e Italisë apo Greqisë, me të cilët kulturalisht jemi edhe më afër, ku liderët partiakë nuk ndryshojnë aq shpesh, por përsëri shqiptarët kanë parë se këta, gjithsesi, tregojnë se dinë të ndajnë pushtet me të tjerët, se dinë të dialogojnë, të bëjnë autokritikë, të njohin aspekte pozitive te kundërshtari, se luftën e bëjnë parlamentare dhe jo me gurë në rrugë dhe, mbi të gjitha, se i respektojnë institucionet e tjera duke filluar nga ai i votës së lirë.
E vetmja gjë që e vështirëson jashtë mase propozimin tim, pra, nuk është vetëdija e shqiptarëve, por pafuqia e tyre për ta kthyer në akt këtë vetëdije. Dhe kjo kryesisht për shkak të faktit se rreth këtyre dy liderëve janë mbështjellë interesat e shumicës së atyre që sot diktojnë direkt apo indirekt opinionin në Shqipëri, shumë prej të cilëve u intereson kjo luftë e egër midis të dy palëve jashtë kontrollit të institucioneve, pasi kështu interesat personale i mbrojnë në sajë të lidhjes e besnikërisë ndaj liderit, apo pse, sikurse e kam thënë edhe herë tjetër, nuk janë në gjendje të bëjnë punë tjetër veçse atë të mercenarit në njërën apo tjetrën ushtri, pa qenë në gjendje të kuptojnë se në terma afatgjata ajo është edhe kundër interesave të tyre. Por edhe për këtë arsye, mendoj se tragjedia e 21 janarit duhet trajtuar edhe nën dritën e ndërgjegjësimit për nevojën e ndëshkimit të liderit jashtë e përmbi-institucional nëse nuk duam që tragjedi të tjera, ndoshta edhe më të rënda se 21 janari, të na e diktojnë këtë ndryshim.

Parti te reja apo reforme zgjedhore

Tashme me ndryshimet ne Kodin Zgjedhor, i vlen perhere e me shume te krijohet nje parti. Me miratimin e saj, ne zgjedhjet me te para, partia mund te marre kredi per te financuar fushaten. Sa eshte masa e kesaj kredie nuk eshte zbuluar akoma, por e thene ndryshe, partia politike po konsiderohet haptas si nje bisnes i ligjshem. Po nuk u arrit rezultati i duhur, denimi i vetem per partine, eshte perjashtimi nga gara ne zgjedhjet e ardhshme.
Nuk eshte sekret tashme. Spektrit politik shqiptar do ti shtohen edhe parti te tjera politike. Nese eshte i sinqerte pohimi i Presidentit Topi, pervec subjektit te tij politik qe thuhet se do te linde ne daten simbolike te 20 shkurtit (dita e rrezimit te bustit te Diktatorit ne Tirane), do te shtohet edhe partia e re e Kreshnik Spahiut- pasi ai te dorehiqet apo te shkarkohet nga Kuvendi si Nenkryetar i KLD-se. Askush ne Shqiperi, pervec atyre qe disponojne listat e sakta, nuk mund te thote se sa mund te arrije numri i ketyre subjekteve politike ne Shqiperi. Tashme me ndryshimet ne Kodin Zgjedhor, i vlen perhere e me shume te krijohet nje parti. Me miratimin e saj, ne zgjedhjet me te para, partia mund te marre kredi per te financuar fushaten. Sa eshte masa e kesaj kredie nuk eshte zbuluar akoma, por e thene ndryshe, partia politike po konsiderohet haptas si nje bisnes i ligjshem. Po nuk u arrit rezultati i duhur, denimi i vetem per partine, eshte perjashtimi nga gara ne zgjedhjet e ardhshme. Fare lehte, brenda nje harku kohor 4 vjecar, perfshi zgjedhje vendore zgjedhje politike, secili mund te krijoje (ne menyre hipotetike) nga nje parti politike, te provoje shansin ne elektorat, te marre nje kredi dhe nese nuk siguron mandate, siguron ca para. Madje, edhe “falimenti” i njohur ne bisnes, ketu nuk ka efekt. Partite mund te jene te pafundme, aq sa eshte gama e mbiemrave te tyre ne gjuhen shqipe dhe “kryetarlleku” mund te kaloje nga gjyshi tek babai, nga babai tek biri, nga biri tek nipi, nga nipi tek sternipi e keshtu me rradhe. Gjithe ky arsyetim ia vlen per te treguar se cila eshte vlera reale qe ka nje parti politike ne vend, ndersa deri me tani nuk po gjejne udhe ligjore per futjen ne gare levizjet qytetare, qofte edhe te perkohshme.
Per hir te funksionimit te parimeve te pluripartitizmit ne keto 20 vite te para te demokracise, mbase edhe une kam mbeshtetur dikur idene e te pasurit te nje spektri politik te pasur me dhjetera parti. Mirepo faktet kane treguar se kam qene i gabuar ose me sakte, roli i partive te quajtura te vogla, nuk ka qene aspak i rendesishem per zhvillimin e demokracise shqiptare, perkundrazi.
Me shume se percuese te interesave te kategorive te paperfaqesuara, gjate qenies ne qeverisje partite e vogla kane punuar per interesat e tyre te ngushta. Rasti me ekselent eshte ai i LSI-se. Fitoi ato vota qe fitoi ne 2009-en me kauzen e largimit te PD-se nga pushteti. Me pas, keto vota qe i fitoi si nje subjekt radikal kunder vijimit te qeverisjes se vitit 2005, LSI-ja nuk mbeshteti thjeshte PD-ne me 4 mandate te arta ne Kuvend, por mori dicka si 20% te qeverisjes se vendit ne te gjitha nivelet. Nje pjese shume e rendesishme e tortes, si kompensim per mbajtjen ne pushtet te mazhorances dhe duke i paraprire krijimit te nje koalicioni te mundshem te madh PD+PS ose edhe zgjedhjeve te parakohshme qe askush nuk mund ta thote se nuk do te mund ti fitonte serish PD-ja dhe aleatet e saj te natyrshem. Ky eshte haraci i pare, ndoshta jo me i rendesishem qe duhet te paguaje nje force e madhe politike.
Nuk eshte aspak rastesi qe skandali me i madh i korrupsionit ne Shqiperi keto 20 vite, plasi pikerisht ne dikasterin qe drejtohej nga viti 2009 nga LSI-ja. Tashme eshte e qarte se si eshte menaxhuar ministria e Ekonomise pasi te pakten Prifti dhe Meta i kane bere publike te gjitha allishverishet e tyre. Pavaresisht se gjykata i dha pafajesi Metes, ndoshta edhe Priftit me pas, e gjithe kjo histori ka dhe do te kete nje kosto – jo vetem dhe thjeshte per LSI-ne, por edhe per PD-ne e mazhorancen kur te rikerkoje nje mandat tjeter qeverises ne 2013-en. Ky eshte haraci i dyte, por serish nuk eshte i fundit.
Mund te konsiderohet e natyrshme qe PDK-ja e Ndokes te kaloje nga koalicioni i PS-se tek ai i PD-se. Rikthim brenda nje familjeje politike. Por kalimi i LSI-se nga krahu i Socialisteve tek ai i PD-se, nuk eshte aspak e natyrshme. Jo vetem antare e simpatizante te thjeshte te PD-se, por edhe drejtues kane rene ne hall ne perdorimin e termit pezhorativ “socialist”! Kjo pasi ne gjirin e tyre kane tashme mjaft socialiste lsi-ste qe para zgjedhjeve te 2009-es ishin me armiqesoret me PD-ne dhe lidershipin e saj. Nga ana tjeter, fale edhe kalimeve te shpeshta nga PS tek LSI apo anasjelltas, ish- hierarke te larte te PS-se ne qender apo ne qarqe po marrin poste shume te rendesishme si lsi-ste. Edhe deshira e zjarrte e LSI-se per te hyre ne qeveri per te ndihmuar integrimin e vendit, rezultoi fiasko. 4 vota te LSI-se ishin te pamjaftueshme, ndersa u provua se vetem bashkepunimi parlamentar PD-PS mund te afroje integrimin e Shqiperise ne Europe.
Pesha reale dhe risite qe solli LSI-ja, nese doni ju edhe PDK-ja, PSD-ja, PAD-ja e keshtu me rradhe ne qeverisjet 20 vjecare te vendit, kane qene inekzistente. Ne te gjitha rastet, kane lene pas gjurme te thella keqmenaxhimi, po te doni edhe te korrupsionit dhe te pakenaqesive.
Sigurisht, ky eshte mendimi im, i nje personi qe besoj e njeh mjaft mire realitetin e ketyre 20 viteve, ne shume ngjarje e zhvillime edhe si deshmitar okular. Mbase ka ardhur koha per nje reforme te thelle zgjedhore. Sistemi aktual zgjedhor- proporcional rajonal me baze qarkun, eshte i mire. Mbase mund te shihet mundesia e rindarjes territoriale ne 6 qarqe, prej nga me lista te hapura (preferienciale per kandidatet e rreshtuar ne liste), te zgjidhen 100 deputete nga 140 qe ka i gjithe vendi. Pragu elektoral ne rang qarku duhet te jete jo me pak se 5% per partite politike dhe 10% per koalicionet. Nese nuk kalohet ky prag ne nivel rajonal, votat te mos kalojne per rinumerim (korrektim nacional) ne qender per 40 vendet e mbetura. E thene ndryshe, te konsiderohen “nul” dhe te zerohen. Numerimi ne Tirane dhe ndarja e 40 mandateve te behet vetem me ato parti apo koalicione qe kane arritur te kalojne pragjet ne qarqe. Ne pamundesi te plotesimit te votave te nevojshme per mandatin e deputetit, keto vota tu shtohen subjekteve te medha politike PS dhe PD. Keshtu, krijohet nje koalicion apo qeveri e forte, e mbeshtetur ne vota te sakta dhe ne aleanca te paracaktuara. Mbase ne kod mund te parashikohet edhe ndalimi i kalimit pas zgjedhjeve te mandateve nga nje krah politik apo koalicion ne tjetrin. Te pakten, moralisht politika do te fillonte te tregonte rritjen e saj.
Se fundi, mbetet per tu zgjidhur edhe problemi i kryetareve te perjetshem te partive te vogla. Une nuk jam shume dakort me kufizimin e mandateve propozuar kohet e fundit, edhe pse per hir te realitetit historia ka treguar se individet me idete e tyre i jane imponuar masave dhe u kane sjelle zhvillim e prosperitet. Por ka edhe zgjidhje te tjera. Burrerore do te ishte qe kryetaret te fitonin me forcat e tyre vendin ne Kuvend. Por per te qene me te sigurte, ata mund te kooptohen ne listat e subjekteve te medha politike sa per te hyre ne Parlament. Por me pas ekziston perseri mundesia e kushtezimit te qeverisjes permes disa mandateve te tyre te fituara nga subjektet e medha politike.
Shqiperia ka nevoje per kryeminister te forte ne nje republike qe ne fakt quhet parlamentare, por eshte thellesisht kryeministrore. Me shume se 20 vitet e fundit ku asgje nuk ishte e kristalizuar, e treguan dhe do e tregojne 8 vitet e qeverisjes se PD-se me kryeminister te vetem dhe te pakontestuar. Kryeministri behet i forte nese mbeshtetet fuqimisht nga deputetet e linjes se tij politike. Qe keta deputete ti qendrojne pse jo edhe besnike, duhet te jene gjithmone ne dispozicion te subjektit politik. Mbase duhet ndryshuar kushtetuta, e cila i jep me shume pushtet nje individi- deputet se nje partie politike qe e ka kandiduar dhe zgjedhur. Shkeputja e deputetit nga linja e partise se tij, duhet te kushtezohet edhe me lenien e mandatit dhe te privilegjeve qe derivojne nga ai. Edhe kjo, me shume ne emer te moralit se te ligjit.
Duhet reforme zgjedhore per Shqiperine e shqiptaret dhe jo platforme afatshkurter per disa partiza me nje furgon elektorat!

Blerti Delija

DRAMA E FAMILJES KOSOVARE PA ATDHE DHE NEN KERCENIMIN E HAKMARRJES

Lufta e Kosoves per liri e pavaresi ka perfunduar ne veren e vitit 1999 me hyrjen e trupave te NATO-s atje, por drama e shume familjeve kosovare te shperngulura vazhdon edhe pas kaq shume vitesh. Tmerri i vrasjeve dhe spastrimit etnik te rregjimit te Milloshevicit, i ka lene vendin kercenimit te jeteve te pafajshme nga hakmarrja.
Si mijera familje te tjera kosovare, familja e Sami Myftarit nga Decani i Kosoves, u detyrua te largohej nga vendlindja ne vitin 1999. Samiu mori me vete bashkshorten Anila dhe djalin e vogel Gerald, ndersa ngelen ne Kosoven e pergjakur nena Qamile dhe vellai Mithat. Ashtu si shume familje te tjera, edhe ky trung familjar u nda si pasoje e luftes ne Kosove. Me brenge ne zemer per fatin e te dashurve te tij, Samiu dhe familja e tij erdhen ne Shqiperi me nje mije e nje mundime. Per tre muaj qendruan ne nje kamp te ngritur ne Shkoder per mikepritjen e kosovareve. Per t’iu larguar traumave te luftes dhe problemeve te shumta, Samiu dhe familja e tij arrijne ne France ne 6 shtator 1999. Per 4 vite kjo familje ka jetuar ne Rennes te Frances, ku edhe u shtua me vajzen qe e quajten Kjara. Pavaresisht se i perkiste besimit mysliman, Samiu dhe bashkeshortja menduan nje emer perendimor per vajzen e tyre e cila sic kishte edhe emrin Kjara, shpresonin te shihnin vetem te mira ne jeten e tyre. Ne vitin 2003, me deshiren e tij, Samiu dhe familja u larguan nga Franca. Arsyeja e vetme ishte te gjente nenen e tij, e cila kishte mbetur ne Kosove dhe nuk dihej asgje per fatin e saj. Mbërrin në Durrës. Permes udhetimit me autobus nga Durrësi në Kosovë, bashke me shume familje te tjera kosovare, Samiu planifikoi shume endrra per kthimin ne vendlindjen e tij, Decanin e Kosoves. Por pikerisht, gjate oreve te ketij udhetimi, jeta e tyre mori nje kthese katastrofale. Ne bisede me familje kosovare dhe pas hyrjes ne detaje, Samiu meson se vellai i tij Mithati qe kishte mbetur ne Kosove, kishte kryer vrasjen e Andro dhe Bozho Bela, fqinje serbe ne Decan. Me pas edhe ai vete, Mithati, ishte eleminuar fizikisht. Bashkeudhetaret kosovare ne autobus e keshilluan Samiun te mos hynte ne Kosove, pasi dy vellezerit e tjere te familjes serbe Jovan dhe Bllazho, kerkonin ta vrisnin si hakmarrje, por edhe per “te barazuar” llogarite sipas zakoneve te hakmarrjes ballkanike. I kercenuar per jeten jo vetem ai por edhe familja e tij, Samiu merr vendimin me te veshtire te jetes se tij, të kthehet në Shkodër. Samiu u sistemua ne konviktin e Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Per te perballuar jetesen, bashkeshortja Anila u punesua si pastruese, ndersa vete Samiu si roje. Cdo mundesi per te udhetuar drejt Kosoves, drejt vendlindjes se tij por edhe njeriut me te shtrenjte te jetes- nenes, tashme ishte e pamundur. Familja e tij kryente vetem levizje te limituara brenda territorit te konviktit. Kur femijet mbushen moshen shkollore, nena dhe babai i tyre nuk mund ti shoqeronin sic do prind normal. Femijet shoqeroeheshin ne shkolle nga nje person dashamires, i cili edhe ai rrezikonte jeten nga ndonje prite e vellezerve serbe qe kerkonin hakmarrjen. Ndersa punonte si roje, Samiu ruante edhe veten dhe familjen e tij. Nga pamundesia për te udhetuar drejt Kosoves, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Shkoder i dha te drejten te pajisej me dokumenta shqiptare. Por gjithsesi, Samiu e ndjen se Shqiperia nuk eshte atdheu i tij natyral dhe se nuk mund te jetoje tere jeten i kufizuar, nen trysnine e vrasjes ne emer te hakmarrjes vete ai, por edhe familjaret e tij te ngushte. Rreziku per jeten shtohet ndjeshem teksa tashme, edhe levizja ne mes Kosoves e Shqiperise eshte me e lehte dhe vrasesit mund te udhetojne drejt Shkodres per te realizuar misionin e tyre vrastar per Samiun dhe familjen e tij.
Kemi degjuar shpesh te flitet per kthimin e shume familjeve te shperngulura ne Kosove. Por kemi degjuar me shume per konfliktet e hapura, viktimat e shkaktuara ne mes shqiptareve e serbeve, te cilat gjithnje kane ne sfond luften e Kosoves. Hakmarrja ballkanike me sfond etnik, qendron si sopate mbi kryet e Samiut dhe familjes se tij, por edhe shume familjeve te tjera kosovare.
Redaksia

Fulvio Kordinjano i plote me “Shqiperine” ne gjuhen shqipe

Nga Albert Vataj

“Tani le ta leme te flase misionari yne…”, “Kete me bukur e thote vete At Pazi…” shkruan, jo pak here, Kordinjano. Shkrimet e At Pazit deshmojne nje talent prej shkrimtari e nje shije te holle gjuhesore e letrare, te frymezuar, vec te tjerash, nga dashuria per malesorin shqiptar dhe natyren shqiptare. Pershkrimet e ketij prifti misionar me shpirt poeti, per bukurine e pashoqe te Alpeve tona, portretizimi i malesoreve, i botes se pasur shpirterore, pershkrimi i jetes se perditshme, i riteve dhe i mikpritjes proverbiale te tyre, jane nder faqet me emocionuese e me mbreselenese te librit.
Kohet e fundit bibliotekes me serioze te albanologjise se ardhur ne shqip, i eshte shtuar dhe libri “Shqiperia” i personalitetit dhe studiuesit italian Fulvio Kordinjano. Ndoshta me shume se kushdo, ky autor ka pas kontakte me vendin tone, me ngjarje dhe situata qe fatet tona historike na kane servirur. Kordinjano, ky emer i shumediskutuar, ka nje varg librash, veprash te medha apo shenimesh e studimesh qe lidhen me Shqiperine, cka e ben kete albanolog jo vetem nder me te interesuarit ndaj “temes shqiptare”, por edhe nje nga me te vemendshmit, skrupulozet, njohesit e thelle, te ketij areali apo teatri ku ka luajtur jeta e populli yne.
Nuk eshte e para here qe shtepia botuese “Almera” hedh syte nga vepra serioze te albanologjise. Vetem para nje muaji nga dyert e kesaj shtepie botuese doli libri “Populli, gjuha dhe letersia shqiptare” veper e Gaetano Petrotes, qe sikur dhe eshte theksuar nga kritika e shtypi eshte vepra me e plote dhe me shumedimensionale, skrupuloze dhe e thelle, qe eshte shkruar rreth filologjise, historise se gjuhes e letersise e personaliteteve te fushave si dhe ngjarjeve qe lidhen direkt me to.
Libri “Shqiperia” i Fulvio Kordinjanos eshte i ndare ne tri vellime. I pari ka pak kohe qe ka bere xhiron e suksesshme te librarive dhe tani eshte ne treg vellimi i dyte.
Ne kete vellim lexuesi do te gjeje nje gjeografi te gjere ngjarjesh, qe Domeniko Pazi i pati mbledhur qe nga viti 1847 e deri ne 1914 ( dhe qe Kordinjano na i sjell te kuruara, te stilizuara e plote ngjyra, te vendosura ne kontekstin historik kur ato ngjarje kane ndodhur).
Kordinjano na krijon mundesine ta shohim vepren e At Pazit edhe ne nje drite tjeter. Kesaj here nga brenda, te shkruar nga vete dora e protagonistit te librit, ne letrat, relacionet, ditaret e dokumentet e tjera te trasheguara prej tij. Kemi te bejme, si te thuash, me nje liber brenda librit, te nderthurur ne menyre te harmonishme. “Tani le ta leme te flase misionari yne…”, “Kete me bukur e thote vete At Pazi…” shkruan, jo pak here, Kordinjano. Shkrimet e At Pazit deshmojne nje talent prej shkrimtari e nje shije te holle gjuhesore e letrare, te frymezuar, vec te tjerash, nga dashuria per malesorin shqiptar dhe natyren shqiptare. Pershkrimet e ketij prifti misionar me shpirt poeti, per bukurine e pashoqe te Alpeve tona, portretizimi i malesoreve, i botes se pasur shpirterore, pershkrimi i jetes se perditshme, i riteve dhe i mikpritjes proverbiale te tyre, jane nder faqet me emocionuese e me mbreselenese te librit. Ato mbartin njeheresh vlera te paperseritshme njohese, edukuese dhe estetike. Nga ana tjeter, ato jane nje deshmi e drejtperdrejte dhe e mirefillte, gati-gati fotografike e Shqiperise, ne kapercyell te shekullit XIX. Librit i japin me shume frymemarrje e vertetesi edhe deshmite e sjella nga arkivat e kohes, qendrime te personaliteteve te larta te Vatikanit, pape, kardinale dhe drejtues te Propagandes Fide. Nese u shtojme ketyre edhe hulumtimet e shumta e perfundimet bindese te Kordinjanos, i cili ishte edhe vete njohes shume i mire i Shqiperise, i gjuhes shqipe, i kultures dhe jetes se popullit shqiptar, atehere pohimi yne se kemi te bejme me nje enciklopedi te rralle te jetes shqiptare te kohes, eshte me se i perligjur. Nje enciklopedi autentike, e cila nuk duhet t’u mungoje, jo vetem tryezave te punes se studiuesve, mesuesve, studenteve, nxenesve, por edhe bibliotekave te lexuesve te moshave e profesioneve te ndryshme.
Te dy vellimet e vepres se Kordinjanos “Shqiperia” jane pune serioze perkthimi, te bere ne nje nivel shume te larte nga Ilirjana Angoni. Besnikria ndaj vepres, korrektesia ndaj materialeve te autorit, plastika dhe eleganca e gjuhes se perdorur nga perkthyesja, e sjellin ne kohe kenaqesine e leximit te kesaj vepre te shkrua para rreth 70 vjetesh. Volumi gjuhesor i Angonit, nuancat kuptimore qe ka thirrur ne perkthim si dhe stili i te perkthyerit e bejne kete botim si nje nga me seriozet e ardhur ne shqip.
Botimet “Almera” ka ne politikat e saj te botimit nje varg veprash serioze te albanologjise. Perzgjedhja, puna skrupuloze, konsultimet e vazhdueshme, cilesia e autoreve dhe veprave te perzgjedhura, i japin “Almeras” jo vetem tagrin e cilesise se larte me te cilen botohen keto vepra, por nje pjese e rendesishme e profilit te kesaj shtepie botuese do te jete e lidhur me autore dhe vepra qe lidhen me Shqiperine dhe personazhet e personalitetet apo ngjarjet kulmore te saj.
Bashkpunimi i kesaj shtepie botuese me shkrimtarin dhe publicistin Mark Simoni, ashtu si dhe te vepra voluminoze e Gaetano Petrotes apo ne “Shqiperia” e Fulvio Kordinjanos si dhe ne botimet e tjera ne vazhdim, i japin botimeve seriozitet filologjik dhe perkujdesje profesionale.
Me kete rast duhet te theksojme se nje veper tjeter e shkruar nga Giuseppe Crispi, ajo “Memorie historike – Skenderbeu” (e shkruar ne 1853) do te vije tek lexuesi yne nga botuesja Miranda Gjyzeli, nen perkujdesjen e kurimin e Mark Simonit dhe te perkthyer prej Ilirjana Angonit.

Dashuri ne “kohen e koleres” me emrin gjakmarrje

Ne realitetin shqiptar mund te ndodh qe ndjenja me sublime njerezore- dashuria, te kthehet ne nje kalvar vuajtjesh te pafundme. Si nje “kolere” e koheve moderne, gjakmarrja ka shtrire “kthetrat” e saj edhe ne marredheniet mes te rinjeve shqiptare. Dy vjet me pare, Aleksander Rezaj nga fshati Sukaj- Dajc e komunes Dajc te rrethit te Shkodres, njihet dhe me pas dashurohet me Elizabete Velaj nga fshati Sterbeq i Bashkise Koplik ne rrethin Malesi e Madhe. Atekohe, vajza ishte vetem 17- vjece dhe djali ishte 34 vjec. Dashuria nuk e njeh diferencen e moshes, por familja e vajzes nuk mendonte keshtu. Sapo lidhja e dashurise ne mes Aleksandrit dhe Elizabetes mesohet nga te afermit e vajzes, Elizabeten e ngujojne kunder deshires se saj per te mos u takuar me Aleksandrin. Sipas Kanunit, ajo kishte “korite” familjen e saj me kete lidhje te sinqerte dhe te paster dashurie. E vetmja menyre komunikimi, edhe ajo e kufizuar, ishte celulari. Ne rastet e rradha kur vajza kishte mundesi te komunikonte me Aleksandrin, ajo i rikonfirmon vendosmerine e saj per te mbajtur kete lidhje. Duke e pare te pamundur qe lidhja e tyre te kurorezohej normalisht, Elizabete i thote Aleksandrit se eshte e gatshme te largohet nga shtepia e saj me cdo kusht, per tu bashkuar me dashurine e jetes se saj. Permes celularit, ata caktojne nje nate, 21 dhjetorin e vitit 2010 ku Elizabete Velaj iken nga shtepia dhe hipen ne makinen e Aleksandrit qe e priste prane shtepise se saj. Aleksandri e merr vajzen dhe e con menjehere ne shtepine e tij ne Sukaj- Dajc. Per vete mentalitetin e zones, por edhe forcen qe ka Kanuni ne Malesine e Madhe, i gjithe fshati Sterbeq shpreh befasine e indinjaten e tij per kete veprim te vajzes. Nen ndikimin e opinionit te fshatit, por edhe me peshen e Kakunit mbi supe, familja e vajzes i dergon fjale asaj dhe Aleksandrit qe kudo te jene, do te vriten pasi nuk mund te durojne peshen e koritjes. Qe nga 21 dhjetori 2010, Aleksander Rezaj dhe Elizabete Velaj u bashkuan ne te gjitha kuptimet si burre e grua, duke i premtuar njeri- tjetrit se nuk do te ndahen kurre deri sa ti ndaje vdekja. Por nga ajo dite, Elizabete dhe Aleksander jetojne te ngujuar, sepse cdo dalje e tyre jashte shtepise, i rrezikon te vriten ne emer te Kanunit por edhe per “te kenaqur” opinionin e fshatit Sterbeq te Koplikut. Deshira e te rinjeve eshte qe te kurorezojne lidhjen e tyre edhe juridikisht ne Zyrat e Gjendjes Civile, por akoma nuk e kane gjetur mundesine as te shkojne deri aty nga frika e perfundimit te endrres se tyre bashke me vrasjen ne prite. Nuk jane te pakta rastet ne Veriun e Shqiperise qe ka patur vrasje te kesaj natyre. “Koritja” nga vajza qe largohet nga shtepia me burrin e saj te ardhshem, nuk tolerohet dhe klasifikohet menjehere ne kapitujt e Kanunit famekeq. Ne rastin e dy te rinjeve, rrezikshmeria eshte edhe me e larte pasi edhe opinioni ne fshatin Sterbeq “e mirepret” kete vrasje.

Albert Vataj

Vazhdon dhuna ndaj të persekutuarve politikë

Vetëm disa ditë pas dhunës që u përdor kundër të persekutuarve politikë nga organet shtetërore, para një jave policia përdori dhunë kundër organizatorëve dhe pjesëmarrësve në Shkoder dhe Malësi të Madhe.
Tashmë, të gjithë e dimë që administrata e Berishës është e shqetësuar jashtë mase me lëvizjen anti-Berishiane të të persekutuarve politikë që po përkrahen e ndihmohen nga Partia Demokristiane dhe disa parti të tjera. Disa analistë të njohur kanë hedhur idenë se edhe Partia Socialiste po ndihmon në përpjekjet e të persekutuareve politikë për kompensimet dhe shperblimet që u ka premtuar partia Demokratike që në vitin 1991.
Xhuliano Çekaj dhe babai i tij Kanto Çekaj, të cilët ishin nder të ndaluarit e datës 5 shkurt, ku u mbajtën disa orë në komisariat, folën për gazetën tonë dhe thanë: “Jena lodh me mashtrimet e Berishës. Ai është pengesa kryesore për kërkesat tona legjitime: Ne e kemi besuar këtë njeri deri tani. Ne punuam për të dhe partinë e tij për vite me radhë. Kur Bruno, djali im e rrezikoi jetën e vet për Berishen, unë isha ai që i thashë atij të përkrahte këtë parti, sepse kjo parti do na ndihmonte. Tani, unë dhe djali tjeter jemi të përjashtuar nga kjo parti dhe arrihet deri të arrestohemi nga partia që ne sollëm në pushtet”
-Ta kuptojmë të gjithë të persekutuarit se PD është kundër nesh dhe kërkesave tona, -thotë Fred Rudaj, njëri ndër organizatorët kryesorë të të persekutuarve politikë në Shkodër. Rudaj ështe arrestuar para rreth pesë javësh. Arrestimit e keqtrajtimit fizik nuk i ka shpëtuar as organizatori tjeter i të persekutuarve politikë Franc Vukaj, i cili së bashku me Fred Rudaj kanë përjetuar momente tmerri fizik e psikologjik.

Kanto Çekaj

Xhuliano Çekaj

Fred Rudaj

“Policia erdhi në orën tre të mëngjesit tek shtëpia: Thyen deren. Me armë në dorë hynë brënda. Na kontrolluan shtëpinë, terrorizuan familjen time dhe arrestuan mua dhe babai tim, Nikoll Vukaj. Ky është tmerri më i madh që kam përjetuar në jetën time. Në komisariat ata u sollën në mënyrë brutale me mua dhe me babën tim. Shënjat që kam unë në fytyrë dhe trup e vertetojnë këtë dhunë që ata ushtruan kundër nesh. Unë sot po flas me juve, por e di se do kem probleme të tjera se po ju them juve të vërtetën”, – deklaron Franc Vukaj duke iu dridhur zëri.
“Berisha dhe partia e tij na kanë marrë nëpër këmbë tash 20 vjet. Ai beson se ne të persekutuarit jemi me të, sepse ai është me PD-në. Kjo ka ndryshuar që në vitin 2005, kur Jozefina Topalli na akuzoi ne dhe PDK-në se jemi vegla të PS-së dhe kërkojmë të destabilizojmë shtetin. Ata po e sjellin destabilizimin e shtetit tonë dhe po përdorin dhunë të ashpër kundër nesh”, tha Spartak Pepaj, i cili është ndaluar nga policia dy ditë para tubimit që regjistroi kaq dhunë dhe presion.
Zëdhënësit e Berishës dhe Topallit i konsiderojnë këto tubime si anarkiste, si anti PD, të organizuara nga veglat e majta të Edi Ramës.
“Ne kemi marrë masa të veçanta kundër organizatorëve të këtyre tubimeve që po shpërndahen në Veri të Shqipërisë. Kemi bërë një listë të organizatorëve dhe po përpiqemi ti kontaktojmë ata një nga një. Prokuiroria e rrethit do hapë dosje penale kundër tyre dhe ne do të bashkëpunojmë me prokurorinë në ndjekjen penale të këtyre huliganëve anarkistë”, -thotë zëdhënësi i policisë.
Deklarata e kundërdeklarata, dhunë e terror. Kjo është pamja më e plotë që mund të paraqesim.
“Dhuna ndaj të persekutuarve dhe PDK-së nuk mund ta zgjidhë këtë problem. PD-ja dhe organet e tjera shtetërore duhet ta marrin seriozisht shqetësimin e të persekutuarve. Të perseskutuarit janë ata që nuk do i nënshtrohen as Berishës dhe as dhunës policore, deri sa të fitojnë të drejtat e tyre. Unë lutem që organet shtetërore të mos përsërisin 21 janarin e vitit 2011, ku Garda e Berishës është e akuzuar për vrasjen e katër demonstruesve paqësorë. Ju bëj thirrje organizatave dhe partive politike si dhe anëtarëve të PD-së që të mbështesin kërkesat legjitime të të persekutuarve dhe ti vëndoset STOP dhunës ndaj tyre”, -deklaroi zëdhënësi i PDK-së.
“Jam i shqetësuar jashtë mase për dhunën ndaj anëtarëve dhe organizatorëve tanë në Veri të Shqipërisë. Jo vetëm që u diferencuam dhe persekutuam çnjerëzisht, për 50 vjet të diktaturës komuniste, por tani po detyrohemi të braktisim vëndin tonë dhe të largohemi për në vëndet e tjera të Botës për të shpëtuar jetën”, -shprehet përmes telefonit nga New York-u, kolegu ynë, gazetari i mirënjohur Vasel Gilaj, i cili u largua nga Shqipëria për në vëndin e lirisë e demokracisë njerëzore, SHBA, pas problemeve që pati në Shqipëri si kryetar i PDK-së dhe anëtar i Shoqatës së të Persekutuarve politikë. Sokol Pepushaj

Kryeprokurori britanik Keir Starmer: 21 janari, sulmet personale dhe publike, shqetësuese

Kryeprokurori britanik Keir Starmer, ndërsa këmbëngul për pavarësisë e institucioneve kushtetuese në Shqipëri, shpreh hapur shqetesimin për sulmet personale dhe publike që u bëhet institucioneve të pavarura.
Ai citoi se sulmet ndaj një institucioni të pavarur, cënojnë elementët demokratikë të sistemit të drejtësisë. Ky qëndrim i prerë u shpalos gjatë një konference për shtyp, në prani të ambasadorit të BE-së, Sekui dhe ambasadores së Britanisë në vendin tonë, në permbyllje të vizitës së tij dy-ditore në vendin tonë.
“Si drejtues i një organi të pavarur, unë  jam i shqetësuar nga sulmet personale dhe publike mbi integritetin e institucioneve të pavarura dhe të individëve në to. Këto sulme cënojnë jo vetëm individët e targetuar, por elementët demokratikë të sistemit. Nëse ka shqetësime reale, apo prova të shkeljeve, atëherë ato pretendime duhen ndjekur nëpërmjet kanaleve të duhura dhe jo të thuhen kot, apo të përdoren për të ushtruar presion mbi individët”, theksoi Starmer.
Sipas tij, për ngjarjen e 21 janarit e rëndësishme mbetet një investigim i plotë, gjithëpërfshirës, ndërsa sjell drejtësi. “Dua të jem i qartë. Është me rëndësi që të ketë një investigim të plotë i cili të jetë efektiv dhe të japë drejtësi, dhe ky investigim duhet të drejtohet nga Prokuroria në mënyrë të pavarur. Unë do ta insistoja për këtë në vendin tim”, ka shtuar më tej ai.
Starmer shprehu vullnetin për të bashkëpunuar me Prokurorinë e Përgjithshme shqiptare, me qëllim luftën ndaj krimit. “Mbretëria e Bashkuar është e angazhuar për të punuar me organet e zbatimit të ligjit të Shqipërisë për të luftuar krimin që cënon të dyja vendet dhe për të forcuar shtetin e së drejtës dhe sistemin gjyqësor në Shqipëri. Nëpërmjet Ambasadës tonë në Tiranë, departamentet dhe agjencitë e Mbretërisë së Bashkuar punojnë aktualisht me një sërë aktorësh në fushën e zbatimit të ligjit, me projekte asistence, raste studimore, projekte binjakëzimi dhe kështu me rradhë. Puna jonë me Prokuroren e Përgjithshme dhe zyrën e saj është një shtyllë qendrore e këtij bashkëpunimi”, theksoi ai. Sipas tij, integriteti dhe pavarësia e institucioneve të drejtësisë është domosdoshmëri, duke theksuar se institucioni i Prokurorisë duhet të lihet i lirë të bëjë drejtësi.

Ambasadorja gjermane Holtkemper: Përfundimet e FBI-së për 21 janarin nuk janë çështje shijesh

Edhe Ambasadorja gjermane në Tiranë, Carola Muller-Holtkemper shprehet se komuniteti ndërkombëtar po e ndjek me shqetësim vonesat në hetimin e 21 janarit. Në një intervistë për DW, ajo ka deklaruar se ekspertiza e FBI-së është me “vlerë absolute” dhe se nuk mund të ketë devijime të mëdha nga përfundimet e tyre pasi sipas saj nuk bëhet fjalë për çëshje shijes por për ligjet e fizikës.
“Lidhur me shkaqjet e vdekjeve ekziston tanimë një ekspertizë voluminoze e FBI-së dhe mbetet vetëm të shpresojmë, që të mund të hidhen hapa të mëtejshme duke u nisur nga kjo bazë solide e krijuar. FBI-ja ka mbërritur në konkluzionet e veta mbështetur në ligje të njohura të fizikës. Nëse këta ekspertë nisur prej ligjesh fizike me vlefshmëri absolute, sikurse është ai i gravitetit apo lëkundja e frekuencave të rrjeteve elektrike, kanë mbërritur në përfundime të caktuara, atëherë nuk besoj se në këtë drejtim do të ketë devijime të mëdha –në fund të fundit këtu nuk bëhet fjalë për çështje shijesh, – tha znj.Holtkemper
Por selia blu akuzoi sërish kryeprokuroren Ina Rama dhe kreun e PS-së për mashtrim të opinionit publik dhe bashkëpunim mes tyre, për të mbuluar, sipas PD-se, ate qe kjo parti e quan “skenarin e 21 janarit”. Kurse shefi i opozites Rama  citon se provat e hetimit janë gozhduese: “KM vijoi sot ndaj Prokurores me sharjet turpëruese për Shqipërine! Provat e hetimit janë gozhduese, kurse sharjet provojne pse duhet ndryshim”, citohet në rrjetin social twitter. Deputeti i djathtë Fatbardh Kadilli, akuzoi kryeprokuroren Ina Rama, se spekuloi sipas tij ekspertizën e ardhur nga FBI-ja.

Pse nuk duhet dekriminalizuar Shpifja dhe Fyerja

Blerti Delija

Diskutimi i lodhshem dhe i kahershem per heqjen nga Kodi Penal i Shpifjes dhe Fyerjes, ka mberritur ne kapercyellin final. Sebep per celjen e nje diskutimi te tille eshte bere Liria e Medias dhe e Gazetareve. Sipas logjikes se propozuesve dhe sponsorizuesve, heqja e Shpifjes dhe Fyerjes si vepra penale dhe kalimi vetem ne civile (denim me gjobe) do te sjelle me shume hapesira profesionale per median dhe punonjesit e saj. Ne kete kuader kufinjte tashme jane tejkaluar dhe flitet per heqjen totale te Shpifjes dhe Fyerjes nga Kodi Penal dhe jo vetem per gazetaret por per te gjitha kategorite. Edhe publikisht, me hapesirat qe me jane krijuar, jam shprehur kunder nje ndermarrjeje te tille. Tashme, meqenese jemi ne vigjilje te realizimit te kesaj nisme, po perpiqem te jap disa argumenta si gazetar, si njohes i mire (te pakten mendoj) i politikes por edhe si qytetar.
Media dhe Gazetaria ne Shqiperi kane nisur te lulezojne vetem pas viteve ’90. Madje, superzhvillimi i tyre ka nisur me mediat elektronike ne vitet 1996-97 dhe vijon edhe sot pa ndalim. Ky lulezim, pervec dritareve te lirise dhe transparences- sic i konsideroj une mediat, ka sjelle edhe nje inflacion te mirefillte te profesionalizmit. Sot e kesaj dite, me gjithe perpjekjet e Shoqatave dhe grupimeve shqiptare e te huaja, tregu mediatik shqiptar i falet vetem “ligjit te Bosit”. Per ta shkoqitur, eshte pronari i nje medias ai qe ben rregullat e profesionit te gazetareve dhe punonjesve te tjere qe ka punesuar. Ai i merr nga auditori (merren edhe nga rruga ne fakt ne shume raste!), i jep dokumentin e gazetarit, mund ta emeroje edhe Drejtor Lajmesh apo Televizioni (gazete, radio, etj) dhe ne nje moment te caktuar e “ndersen” ndaj kujtdo per interesa te ngushta personale te tij, te klanit ekonomik apo politik qe e mbeshtet apo qe i sherben. Duket e hidhur, por ku eshte realiteti sa shume media dhe gazetare te ndryshem jane kthyer thjeshte ne “hanxhar” ne duart e pronareve dhe ne kurriz te profesionalizmit e lirise se medias. “Hanxhari” funksionon thuajse gjithmone parimeve te Shpifjes dhe Fyerjes publike direkte apo indirekte (me VoxPop te orientuar). Gjithcka ndodh aktualisht ne kushtet kur Shpifja dhe Fyerja jane pjese e Kodit Penal. Po nese Shpifja dhe Fyerja do te dekriminalizohej totalisht sic po kerkohet? Faqet e gazetave, edicionet e lajmeve ne TV e Radio, faqet e internetit do te ktheheshin ne makthin e te gjitha kategorive shoqerore duke patur ne anen tjeter gazetare te pabindur, rebel, nen kontrollin e askujt (pervec pronareve). Shpifja dhe Fyerja do te ktheheshin ne nje mjet shume te rendesishem presioni dhe perfitimi te pronareve te mediave, te cilet do te shfrytezonin me shume se deri tani gazetaret ne kushtet kur nuk ka nje Kod Etike Profesional te njohur e te pranuar me apo pa ligj dhe kur nuk ka asnje organizem qe mbikqyr zbatimin e parimeve profesionale.
Dekriminalizimi i Shpifjes dhe Fyerjes ne ambjentin politik shqiptar, eshte nje tjeter aspekt qe ia vlen te merret ne konsiderate. Keto 20-21 vite pluralizem, keto dy elemente kane dominuar skenen politike. Permes Shpifjes ne shume raste eshte marre apo eshte lene madje edhe pushteti politik. Ndersa Fyerja ka qene arma e perdorur me shpesh nga te gjithe ne foltoret e Kuvendit por jo vetem. Ne emer te kesaj Fyerjeje ne Parlamentin tone eshte arritur edhe te shkrehet pistoleta e nje deputeti ndaj nje tjeter deputeti. Imagjinoni pak sikur deputetet apo edhe politikanet e rangjeve te tjera te mos kercenoheshin te pakten “de jure” nga Shpifja dhe Fyerja ne Kodin Penal?! Ne rastin me te mire, seancat e Kuvendit te pakten, do te duhej te transmetoheshin pas ores 02.00 (sipas etikes se KKRT-se) dhe me pulle te kuqe. Na rradhet e politikes Shpifja dhe Fyerja do te fitonin pa frike statusin e qytetarise duke i zhdukur totalisht ate pak moral qe mund ti kete mbetur politikes. Ardhja ne pushtet dhe largimi nga ai, do te kishin si lajtmotiv vetem Shpifjen por edhe Fyerjen qe ne syte e publikut do te konsideroheshin si te verteta deri ne momentin kur nje gjykate do te merrte me shume vonese ndonje vendim te ndryshem. Dhe dihet se cila eshte situata e sistemit gjyqesor sot ne Shqiperi, sa shpejt dhe me sa vendosmeri leviz ai?!
Kalojme ne kategorine e qytetareve te thjeshte te ketij vendi. Shqiperia eshte nje vend ballkanik, natyre gjaknxehte. Kane qene jo te pakta rastet kur pas nje fjalie te tille “Pse me sheh?!” kane vdekur edhe njerez. Perpiquni te enderroni pak nje vend ku mund te shpifet pa problem, mund te fyhet pa problem pasi nuk rrezikon asgje pervec ndonje gjobe! Mbase nuk qendron, por po bej nje paralelizem me gjakmarrjen. Jam i bindur se nese masat ndeshkimore taksative ne Kodin Penal do te ishin me te ashpra, vetegjyqesia do te ishte me e vogel, rrjedhimisht edhe gjakmarrja me pak e perhapur. Nese shqiptaret nuk do te kene friken e perballjes me burgun, Shpifjet dhe Fyerjet do te ishin buka e perditshme ne gojen e qytetareve perballe pushtetareve dhe te zgjedhurve vendore, por edhe ndaj bashkeqytetareve te tjere me te cilet mund te kene edhe thjeshte nje antipati.
Ndoshta e shoh pak te ekzagjeruar situaten, por besoj se mund te kete mjaft elemente te ndjeshem ne kete analize, sidomos per te gjithe ata qe mbajne mend 1997-en dhe ndonje vit tjeter te Shqiperise.
Ne thelb, dekriminalizimi i Shpifjes dhe i Fyerjes i grish te gjithe shqiptaret te jene me te papergjegjshem ne ate cfare artilukojne, qe shprehin ne ambjente te ngushta familjare, publike apo edhe mediatike. Nuk besoj se rritja e dozes se papergjegjshmerise se hipotetikuar i sherben shoqerise shqiptare ne kushtet aktuale. Duke nisur nga gazetaret e njerezit e medias, politikanet e te gjitha niveleve dhe per te perfunduar me qytetaret e thjeshte, te gjithe duhet te jene me te pergjegjshem, me te vetedijshem per ate cfare thone. Liria e cdokujt mbaron aty ku cenohet liria e tjetrit. Askush nuk gezon dhe nuk duhet te gezoje nje liri absolute, qofte edhe me perdorimin pa hesap te fjales. Nje gazetar duhet te flase, te tregoje, te deshmoje por edhe te percjelle perceptimet e tija te realietit si deshmitar okular. Cdo politikan, edhe pse duket e ka te veshtire, duhet te mesohet te mos shpife, te mos fyej jo vetem nje koleg te tij, por asnje qytetar. Fyerje nuk eshte thjeshte nje fjale e pamatur, por edhe fyerja e inteligjences se nje zgjedhesi permes premtimeve te pambajtura e te perserituara. Cdo qytetar duhet te mendohet dy here para se te nxjerre nje fjale te pamatur ne drejtim te atij qe ka perballe. Ne menyre figurative mencuria popullore thote se qafa eshte krijuar e gjate nga Zoti qe fjala te mos dale menjehere dhe pa u perplasur ne disa pengesa. Deri me sot ishim mesuar me “shqpif, shpif se dicka mbetet”. Nga sot duhet te mesohemi “shpif, shpif se eshte profesion, fiton dhe nuk denohesh”! A duam vertete kete Liri ne shqiptaret ne vitin 2012?! Une jo!

Befasitë e Censusit 2011 dhe diskriminimi i femrës

Censusi 2011 kishte disa surpriza. Megjithëse rezultatet paraprake të Instat mund të rishikohen dhe të plotësohen me të dhënat e identitetit, censusi shqiptar e dha mesazhin para se të perfundojë. Fillimisht, ideja e këtij censusi i dha dorë një fuqie politike që i thërret shqiptarët të dalldisen me ngjyrat e flamurit. Megjithëse Aleanca Kuqezi në faqen e saj zyrtare deklaron se e do Shqipërinë si gjithë Evropën (slogan bajat i politikanëve pa vizion qysh në 1991-shin), mitingjet e flamurit që organizohen nga kjo forcë e bëjnë Shqipërinë të ngjajë me Italinë e Mussolinit dhe Turqinë e Ataturkut, dhe jo me Shqipërinë evropiane që duam të gjithë.
Që Shqipëria është jashtë rrugës së saj evropiane e tregoi edhe një fakt tjetër. Një fakt që kalon në heshtje dhe që të vret më shumë sepse është prezent në realitetin shqiptar përgjatë një periudhe prej 30 apo me shumë vitesh dhe askush nuk duket se i ka treguar interes. Ndërkohë që debati politik përqendrohet tek implikimet etnike apo fetare të një censusi ku çdokush vetëdeklarohet sipas dëshirës, regjistrimi i popullsisë e tregoi qartë se në Shqipëri problemet më serioze janë sociale. Akoma edhe tjetërsimi i identitetit –nëse ndodh vërtet- duhet të shikohet si një pasojë e problemeve sociale që shtyejnë këta qytetarë të ndryshojnë identitetin e tyre etnik. Me pak fjalë, t’i kërkosh qytetarëve të protestojnë me flamurë në dorë jo vetëm që nuk sjell një vizion të ri social por i jep ushqim politikave të reaksionit që krijojnë probleme të reja.
Befasia që rezultatet paraprake të regjistrimit të popullsisë shkaktuan tek mua ishte se numri i meshkujve në Shqipëri shfaqet më i madh sesa numri i femrave. Megjithëse në shikim të parë diferenca meshkuj femra duket e vogël, rreth 0.4%, ky fakt do duhej të na shqetësoj nga shumë aspekte. E para e punës, diferencat gjinore sipas Instat kanë qënë më të thelluara vitet e kaluara (me përjashtim vitin 2001, për shkaqe që për mendimin tim lidhen me emigrimin masiv të kryefamiljarëve gjatë viteve 1997 dhe 1998). Në regjistrimet e popullsisë në vitet 1979 dhe 1989 diferenca midis gjnisë femërore dhe asaj mashkullore ka qënë e shifrës 4.0% , në favor të meshkujve sërish. Nuk mund të jem i sigurtë për saktësinë e këtyre shifrave, megjithatë shqetësues është fakti që një raport anormal midis dy gjinive nuk duket të ketë interesuar askënd përgjatë gjithë këtyre viteve. I indinjuar nga ky fenomen nisa një kërkim të vogël në internet për të parë se si janë raportet demografike midis gjinive në kontinentin evropian. Dhe ndodhi ashtu siç e kisha parashikuar. Në të gjitha shtetet evropiane numri i femrave ishte më i madh sesa numri i meshkujve. Megjithëse kjo diferencë në favor të femrave nuk e kalon një-përqindëshin në Evropë, kam besimin se raporti do ishte akoma më favorizues për gjininë femërore nëse në këto shtete nuk ekzistonte një numër i madh emigrantësh nga Lindja e Mesme, Afrika, dhe Ballkani, që eksportojnë kryesisht meshkuj.
Pyetja që lind këtu është: do duhej këto shtete të shqetësohen pse kanë më shumë femra sesa meshkuj në territorin e tyre? Dhe përgjigja është: sigurisht që jo!
Kina, Nigeria, Sudani, apo Shqipëria, do duhej të shqetësohen pse regjstrimi i popullsisë i tregon meshkujt më të shumtë sesa femrat, dhe jo Bashkimi Evropian ku femrat janë më të numërta sesa meshkujt.
Megjithëse mundësia që një embrion t’i përkasi gjnisë femërore apo asaj mashkullore statistikisht është 1 me 1, apo 50% dhe 50%, në mjekësi dhe në sociologji është pranuar si fakt që vajzat kur lindin të kenë një jetë më të shendetshme dhe më të gjatë sesa djemtë. Ky është edhe shpjegimi pse në BE ka më shumë femra sesa meshkuj, sepse në BE ndarja e shanseve në jetë është më e drejtë. Por nëse mundësitë në jetë do ishin absolutisht të barabarta si për meshkujt ashtu edhe për femrat atëhere, sipas sociologut Brian Barry, numri i femrave do ishte akoma më i madh në çdo shtet të Evropës apo të Amerikës së Veriut.
Megjithëse është pothuajse e pamundur të gjej dikush statistikat e vdekjeve, sëmundjeve, dhe emigrimit në Shqipëri, një vështrim i shteteve ku statistikat mbahen dhe publikohen rregullisht për çdo vit, tregon qartë se meshkujt jetojnë një jetë më të rrezikshme sesa femrat dhe ata janë më të prekur nga sëmundjet që lidhen me konsumimin e alkoolit dhe duhanit, nga aksidentet, etj. Në Shqipëri kemi edhe fenomenin e emigrimit masiv që zakonisht prek kryefamiljarët dhe burrat e zonave bujqësore. Pra është një habi e madhe sesi meshkujt na dolën më të shumtë sesa femrat në këtë shtet, aq më tepër kur problemet shendëtësore që lidhen me femrat -si komplikacionet gjatë lindjes apo kanceret e gjoksit dhe mitrës- në Evropë nuk janë po aq shqetësuese sa aksidentet fatale, problemet kardiake, apo kanceri në mushkëri.
Pa dashur të vë veten në rolin e mjekut, do thosha se frika më e madhe nga këto statistika është se në Shqipëri veç të tjerash mund të kemi të bëjmë edhe me fenomenin e kontrollit të lindjeve. Ky kontroll i lindjeve duket se favorizon meshkujt, ndërkohë që format e këtij kontrolli janë ende të paqarta ngase siç e theksova askush nuk ka treguar interes. Mundet disa çifte të mos bëjnë më fëmjë nëse fëmija i parë edhe i dytë janë djem, në kundërshtim me çiftet që pasi bëjnë një ose dy vajza mundohen edhe për një djalë. Por mundet të ketë edhe shpjegime të tjera. Regjistrimi i vitit 1979 tregon se diferenca e madhe prej 4.0% midis gjinive mund të jetë arritur edhe midis aborteve të vajzave. Megjithëse abortet përbëjnë një çështje serioze të debatit publik në SHBA dhe shtete të tjera, në Shqiperi mediokriteti nuk i lejon debatit të referohet tek çështjet serioze. Por meqënëse po preket çështja e abortit këtu, do thosha se vetë akti i abortimit nuk është pika më shqetësuese e debatit. Problemi kryesor lidhet me rrethanat e dështimit të fëmijës dhe me mënyrën sesi këto femra marrin këtë vendim. Nëse në Shqipëri për shembull një grua aborton fëmijën vetëm sepse e di që është vajzë, apo sepse burri i saj e detyron të mos lindi një vajzë tjetër, nuk do ishte kjo diçka shqetësuese që do duhej t’i tregojmë vëmendje?
Javët e fundit ka pasur një debat në lidhje me përfshirjen e grave në politikë. Megjithëse qeveria ka reklamuar një farë angazhimi në këtë drejtim, hapat e bëra duken të pamjaftueshme. Përfshirja e gruas në politikë nuk është një çështje ftese dhe pranimi, ku PD apo ndonjë parti tjetër i ofrojnë dikujt një ofertë të regjistrohet në parti apo të kandidojë në votime. Një angazhim i tillë politik nuk është as i vërtetë dhe as demokratik. Është një angazhim autoritar ku dikush i tregon dikujt tjetri sesi të marri pjesë në politikë dhe i vendos vetë rregullat e pjesëmarrjes. Ne nuk duam gra që marrin pjesë në politikë si trup i huaj –që pak lidhje ka me realitetin e përditshëm shqiptar– apo si agjente të burrave që i komandojnë. Që gruaja të ketë fjalë në politikë kërkohet një emancipim i gjerë i saj në të gjitha fushat sociale. Nëse dikush është i varur ekonomikisht, siç ndodh me shumë femra në Shqipëri, nuk mundet sesi të ketë fjalë në politikë. Aq më tepër kur leku duket se vë në lëvizje jetën politike. Që gratë të kenë interes në politikë duhet që të kenë shanse të barabarta në jetë me burrat që bëjnë politikën. Format e diskriminimit të femrës në Shqipëri janë të panumërta dhe nuk munden kurrësesi të kufizohen në këtë artikull. Megjithatë nuk mundemi ne të presim mrekullira nga gratë kur në Shqipëri ka gjasa se femrat as në mitër nuk i kanë shanset e barabarta me meshkujt. Shoqatat e emancipimit të gruas në Shqipëri do ishte më mirë të angazhohen më tepër tek diskriminimi që i bëhet femrave qysh në lindje sesa të organizojnë protesta kundra njërës apo tjetrës parti që iu ofendon eprorët burra. Ka gjasa se në Shqipëri, ashtu si në Kinë dhe Nigeri, disa vajza janë eliminuar qysh në mitër. Do e lëjmë çështjen të kalojë pa u përmendur për shkak të mediokritetit tonë apo do i kushtojmë vëmendje? Nuk do duhej një shtet demokratik të lokalizoj fshatrat apo qytetet ku fenomeni i kontrolleve të lindjeve është më i përhapur, dhe të përcaktohen shkaqet dhe efektet e këtij fenomeni? Nuk do ishte mirë që dikush të angazhohet, dhe të pyesi çiftet që kanë abortuar vajzat për shkakun e këtij vendimi? Pikërisht, ato nëna që dështojnë vajzat e tyre do na ndriçojnë disi rreth shkaqeve të mospjesëmarrjes të shumë grave në politikën shqiptare.

Erjus Mezini

Në Shkurt shqiptarët mëndojnë: A do ‘’hajë’’ kokë ky Janar?

Në fakt, deri më 21 Janar 2011, kur Sali Berisha gjakosi shqiptarët me armë zjarri në zemër të kryeqytetit të tyre, nuk rezultonte ndonjë eveniment tragjik ndodhur në Janar, ndërkohë që për botën ka qenë ndryshe. E vetmja ngjarje e hidhur e historisë sonë (së hershme) regjistrohet më 17 Janar 1478 kur vdiq Heroi ynë Kombëtarë, Skënderbeu.

Në historinë tonë moderne Janari pat sjellë disa evenimente domethënëse. Kështu, Shqipëria u shpall dy herë republikë në Janar, më 21 Janar 1925 (datë qe do gjakosej nga Berisha më 21 Janar 2011), dhe më 11 Janar 1946.
Më 6 Janar 1882 u lind Fan Noli, ndërsa më 10 Janar 1913 pat lindur Mehmet Shehu
Në botë, në muajin Janar kanë ndodhur këto evenimente
Të vdekur ne Janar:
1. Galileo Galilei
2. Lenini
3. Mohandas Gandi (Indi – i vrare)
4. Winston Churchill
5. Cu En Lai
6. Më 25 Janar është dënuar me vdekje gruaja e Mao Ce Dunit.

Shikoni ç’lidhje interesante kanë dy ngjarjet e mëposhte:
1. Më 16 Janar 1945, Adolf Hitleri u fsheh në bunkerin e tij të nën-dheshëm në Berlin, ku vrau veten më vonë.
2. Ndërsa më 16 Janar 2012 Gjykata e Lartë e Shqipërisë do japë vendimin për Ilir Metën, për ta futur në “bunker” apo për ta lënë të “lirë”, në Janar…
Më 15 Janar 1993 është arrestuar në Palermo bosi i Mafias italiane, Salvatore “Tot” Riina.
Në Janar rezulton të ketë ndodhur tërmeti më vdekjeprurës në historinë botërore, me 830 mijë viktima.
Pra, Janari “ha” kokë… Deri më 21 Janar 2011 shqiptarët nuk kishin ndonjë histori me “kokë” në Janar. Por pas kësaj date (falë Berishës) është iluzion të mendohet e kundërta… Who is next?
Nga Vëzhguesi

A jemi sot një komb i palumtur?!

Nga Koloreto Cukali

Unë kam një problem me statistikat. Koncepti më çnjerëzor për mua është ai i PBB, Prodhimit të Brendshëm Bruto. Bashkë me të dhe deficiti buxhetor. Jam ndjerë kështu ndaj shifrave sa herë zhvillimin e Shqipërisë së statistikave e krahasoja me Shqipërinë time, atë të përditshmen, të njerëzve, të halleve e lumturisë së tyre. Shqipëria ime me Shqipërinë e shifrave nuk kanë shumë lidhje. Sa më shumë përparon Shqipëria e shifrave, aq më e vetmuar shoqëria shqiptare; sa më i lartë Prodhimi i Brendshëm Bruto, aq më të panjerëzishëm e të ligj njerëzit; sa më stabël inflacioni, aq më shumë dhunë ndaj njëri-tjetrit, deri në asgjësim.
Ajo që unë besoj është se shifrat e zhvillimit, nuk tregojnë të vërtetën për njeriun. Mënyra si e masim zhvillimin është pjesë e një sistemi të kalbur ekonomik e shoqëror, që e tregoi veten vitet e fundit.
Këtu është çasti që komentuesit nervozë, fillojnë e përmendin vendet që kanë parë, “shko në filan shtet/qytet e shih ç’bëhet”, “mos kujto se ky problem është vetëm te ne” etj.
Sigurisht. Në asgjë që shkruaj nuk kam besuar që është problem vetëm i brendshëm. Shoqëria njerëzore kalon sfida të ngjashme në të tërë planetin. Sistemi, ai që propagandohet si më i suksesshmi, është jo-funksional gjithandej. Ndryshimi është që këtu tek ne, sistemi nuk pikon depresion. Pikon gjak.

Kombi i palumtur
E tërë dita jonë shkon mes pyetjesh që na brejnë.
A thua do të na vonojnë rrogat? A më dalin 10 mijë lekë për sonte? A do gjej parkim? A do të ma thyejnë xhamin? A do të mi vjedhin tasat e rrotave? Kushedi sa na kanë ardhur dritat? Ku ta vëmë një fëmijë të dytë? Kush do të ma marrë vajzën nga shkolla? Çfarë dhurate t’i bëj mësueses së djalit? Ku t’i gjej një mik profesorit? A thua e ha lekun? Të ketë luajtur prapë bixhoz? Ku t’i gjej paratë për borxhin? Si s’kam një femër beqare te puna? Do të na e ndërrojnë shefin, se sapo e rregullova muhabetin? Sa ditë pushim mund të bëj me kaq kursime?
Këto pyetje, janë njëkohësisht dhe përgjigje. Përgjigjet e një kombi të palumtur.
Shqetësimi im është se, nëse në teori ne i gëzojmë të drejtat bazë njerëzore, pse, jemi përherë e më të frustruar? Nëse vendi ecën përpara, qoftë dhe me milimetra, pse jemi të palumtur? Nëse gëzojmë fjalën e lirë, garancinë e strehimit e ushqimit, pse jemi përherë e më të pasigurt?
Kam gjetur një merak të ngjashëm në punët e Martha Nussbaum, filozofes amerikane. Idetë e saj, janë ndoshta një pikënisje e re për një kohë të re. Idetë e saj kanë mbi 10 vite në qarkullim. Por, ndoshta, tani koha për to ka ardhur.
Kapacitetet tona
Zhvillimi, nuk mund të jetë thjesht PBB-ja. PBB-ja çuditërisht rritet së bashku me përqindjen e vetëvrasjeve. Një popull i zhvilluar, është një popull i cili i përdor në mënyrën më të mirë kapacitetet e veta. Shihni pak përreth, sa nga njerëzit që ju njihni bëjnë atë që kanë vërtet qejf të bëjnë?
Ne nuk i shfrytëzojmë kapacitetet tona, sepse askush nuk na e ka mësuar që mirëqenia, është E DREJTA jonë. Nuk mund të flitet për zhvillim ekonomik në qoftë se njeriu nuk ka mirëqenie, le të jetë si e sa të dojë inflacioni.
Martha Nussbaum, ka përpunuar një listë të kapaciteteve të njeriut. Plotësimi i tyre, është në fakt një program ekonomik zhvillimi.
10 kapacitetet e njeriut
Më duket me vlerë ti rendis të dhjetë kapacitetet që përcaktojnë mirëqenien e njeriut. Kështu, mund të kuptoj më mirë, pse nuk ka mirëqenie në këtë vend.
1. Jeta. Sipas filozofes, është shumë e rëndësishme që njeriu të jetojë një jetë të plotë, deri në fund të jetëgjatësisë normale. Njeriu, ka të drejtë të mos vdesë para kohe.
2. Shëndeti i trupit. Njeriu ka të drejtë të ketë shëndet të mirë, shëndet riprodhues, të ushqehet ashtu siç duhet, të ketë strehë të përshtatshme.
3. Integriteti i trupit. Njeriu duhet të jetë në gjendje të lëvizë i lirë nga një vend në tjetrin; të jetë i mbrojtur nga dhuna, sulmet, përdhunimet; të ketë shanse për të marrë e dhënë kënaqësi seksuale dhe të ketë mundësi zgjedhje riprodhuese.
4. Shqisat, imagjinata, mendimi. Kushdo duhet të jetë i aftë të përdorë shqisat e veta; të imagjinojë, të mendojë e të arsyetojë. Për këtë i duhet arsimimi i përshtatshëm. Të ketë eksperiencat që zgjedh vetë; të përdorë mendjen i mbrojtur nga liria e të shprehurit, të jetë i lirë të gjykojë për fenë dhe votën e vet; të marrë eksperienca që i falin kënaqësi.
5. Emocionet. Njeriu ka të drejtë të lidhet me njerëzit e me sendet jashtë vetes; të dashurojë e të qajë për mungesën e atyre që do, të përjetojë mallin, mirënjohjen dhe deri inatin e justifikuar; njeriu ka të drejtë që emocionet e veta të mos i shkaktohen nga frika e ankthi prej dikujt a diçkaje.
6. Arsyeja praktike. Njeriu ka të drejtë të jetë i aftë të formojë idetë e veta mbi të mirën e të keqen dhe të reflektojë mbi planifikimin e jetës së tij. Njeriu ka të drejtën e lirisë së ndërgjegjes.
7. Bashkimi. Njeriu ka të drejtë të jetojë për dhe me të tjerët; të shqetësohet për qeniet e tjera njerëzore, të ndërlidhet me ta në forma të ndryshme ndërveprimi social; të preket nga hallet e të tjerëve: të jetë i aftë për drejtësi dhe miqësi; të trajtohet si i barabartë e i njëvlershëm me këdo qenie njerëzore mbi tokë.
8. Qeniet e tjera. Kushdo ka të drejtë të jetojë për dhe në bashkëjetesë me kafshët, bimët, dhe botën natyrore.
9. Loja. Njeriu ka të drejtë të qeshë, të luajë, të gëzojë aktivitete rekreative.
10. Kontroll mbi mjedisin e vet.(A)Politik: të marrë pjesë në mënyrë efektive në zgjedhjet politike që drejtojnë jetën e tij; pjesëmarrje e lirë, liri shprehjeje, liri krijimi partish. (B)Material: të ketë të drejtën të zotërojë pronë; të drejtën të gjejë punë, i barabartë me të tjerët.
Këto kapacitete shkojnë përtej të drejtave bazë të njeriut. Ato janë një program ekonomik, që askush nuk ka ndër mend ta vërë në praktikë. Shqipëria ime është vendi ku thuajse askush nuk i praktikon kapacitetet e tij. Madje, një pjesë prej nesh nuk gëzojnë asnjërën nga ato liri thelbësore. Prandaj jemi një komb i palumtur.
Politika e kapaciteteve
10 kapacitetet e Martha Nussbaum, janë më shumë sesa tekste librash e intervistash. Ato janë një program politik dhe ekonomik për vitet që vijnë. Ato janë një përkufizim i lirisë.
Liria jonë substanciale sipas Amartya Sen, është përmirësimi i jetës që bëjmë dhe lirisë që gëzojmë. Jetët tona duhet të jenë më të pasura, dhe ne duhet të jemi njerëz më të plotë nga ana sociale.
Qëllimi i shumë njerëzve sot është të heqin një person ose grup politik nga pushteti. Kur, duhej të ishte lufta për të sjellë në pushtet një lidership i cili vjen mbi këtë program: ti garantojë çdo shqiptari se do të kujdeset për kapacitetet e lirisë së secilit.
Liderët nuk mund të jenë më njerëz që gënjejnë. Liderët, do duhej të ishin njerëz që e dinë se çfarë i nevojitet njeriut dhe na thërrasin ta ndërtojmë së bashku botën.
Politika duhet të vijë e frymëzuar. 10 kapacitetet e filozofes Nussbaum, duhet të jenë baza mbi të cilat të ngrihet shteti e politikat shtetërore. 10 kapacitetet i duhen mësuar fëmijëve në shkollë e në familje, për t’i bërë gati për të jetuar në një kohë të re.
Një kohë e re për politikën, për arsimimin dhe për jetën është pas murit. Ne mund të ngelemi të fundit. Por, ajo do të vijë për të gjithë herët a vonë.
Jeta, si film ku nuk luajmë ne
Në të tërë filmat amerikanë, flas për filmat komercialë me happy end, njerëzit bëjnë punë interesante, të këndshme. Ne i mbajmë kanalet te filmat e gëzueshëm e me happy end. Në nënndërgjegjen tonë, të gjithë do donim të ishim ata personazhet e filmit, me një punë që ta bënim me qejf, do donim të takonim njerëz interesantë, të binim në dashuri me persona të veçantë, të flasim idenë tonë mbi botën. Të udhëtonim. Të ishim të lirë, e të lumtur.
Shihni pak rrotull.
Filmi ynë, nuk është nga ata me happy end.
Pak kush nga ata që njoh bën atë punë që ka qejf, voton atë që vlen, dashuron atë që e plotëson, konkurron i lirë për projekte, jeton aty ku ndjehet më mirë. Askush nuk thotë të vërtetën apo atë që beson.
Në Shqipëri ka akoma shumë njerëz që nuk kanë parë akoma as Tiranën. Ka njerëz të frustruar që nuk e dinë ç’është dashuria, veç kur e marrin me dhunë. Ka njerëz që nuk dinë të qeshin veç të kërcënojnë. Ka njerëz që nuk dinë të lexojnë por kanë marrë mastera e phd. Në Tiranë qentë rrugaçë i vrasin, breshkat i kontrabandojnë. Protestuesit, i pushkatojnë. Votën e blejnë. Fëmijët nuk luajnë dot në rrugë. Romët i djegin. Shqipëria, si pronë e paluajtshme i përket shumë pak njerëzve.
Në Shqipëri ka njerëz që nuk kanë asgjë për të humbur, veç prangave.
Koha e re
Jemi në agimet e një kohe të re. Edhe pse, qielli përmbi ne është kryesisht i zi. Por ky nuk është Matrix dhe nuk na drejtojnë makinat.
Njeriu ka të drejtën të mos vdesë para kohe, të jetojë në shëndet, të lëvizë e lirë të riprodhohet, të marrë edukimin e duhur e të shprehë kreativitetin e vet, të ketë lidhje afektive, të ketë konceptin e vet kritik mbi botën, të jetojë në raport me të tjerët e në harmoni me qeniet e tjera, të luajë, të qeshë e të jetë kreativ, të ketë zgjedhje politike e të zotërojë prona.
Ky është ligji i ri njerëzor dhe flamuri i ri i pranverave të reja arabe.
Zhvillimi, vjen pavarësisht se shumë njerëz ishin kundër makinave me avull apo kundër kompjuterëve.
Qielli ynë është akoma i zi. Por, nuk ka mijëra rrugë për zhvillimin. Ka vetëm një. Dhe, qoftë dhe me milimetra, ne, nuk mund të shkojmë dot në rrugë tjetër.
10 kapacitetet, janë dimensioni i ri i lirisë.
Dhe – më duket se e ka thënë Gorki – lirinë nuk e meritojnë ata që nuk janë gati çdo ditë të dalin në rrugë e të luftojnë për të.

BOZHAJ – HOT 6 PRILL 1941 – Një ditë tmerri që nuk do harrohet kurrë

Në perkujtim të pushkatuarve nga ushtria Jugosllave / Nga Ndue Bacaj

Gjashtë Prilli i vitit 1941 ,megjithse ishte ditë e diel dhe dita e parë e PASHKEVE , pra e ringjalljes ,ajo do të hynte në historine e Kastratit (dhe Malesisë së Madhe) si ditë tmerri , terrori dhe vdekje.. Ushtria Jugosllave kishte hyrë në trojet etnike shqiptare (Hot ,Kastrat e më gjerë ) “per t’i dalur para” , pushtuesit fashistë Italian që po marshonte per të pushtuar edhe trojet e mbreterise Jugosllave…Në ketë kohë shumica e kastratesve duke qenë në mes dy zjarresh ishin detyruar të largohen me familje e gjanë e gjallë per në trojet e tjera të Malesisë ku gjenin strehe më të sigurt, si në Reç , Lohe të siperme e tjer , duke mbetur keshtu fare pak banore në shtepiat e tyre…Në terheqje e siper ushtria shovene serbo-malazeze filloi arrestimin dhe prangosjen e të gjithë atyre malesorë që arriten t’i kapnin edhe pse nuk kishin asnje faj.. Arrestimet e bastisjet nisen në fshatin Pjetroshan ,pasi disfata e ushtrisë jugosllave filloi ketu afer , në Bader të Mehajve (Koplik) e në Përrua të Thatë …Të paret që u arrestuan ishin Palok Mirash Murrizi -Pjetroshan , dhe Malot Nikoll Curanaj (Curraj) -Jeran, i cili kishte qenë çoban te Halla e tij (Dil Bacja e martuar në Pjetroshan me Gjeto Dak Ujken)..E pastaj do të arrestonin Marsh Kol Gjoken (Preçetaj) -Gradec , Luk Prelen (Preçetaj) Gradec , Arif Smajl Halajn -Aliaj , Riza e Vesel Breshkun -Aliaj , Pellumb Maçin-Vukpalaj, dhe Kol Nik Lulashin.. Pas ketij “grupi” fatkeq do të arrestonin edhe Marash Gjek Ndoken Vuçetaj (Pjetroshan) , Prel Gjeto Broqin Kosan, Prek Gjonin (Vuçetaj) dhe Gjovalin Prek Rrethatoken-Pjetroshan. Nentë te arrestuarit e parë do të prangoseshin me pranga hekuri ,ndersa katër te arrestuarve te dytë do tu lidhnin duart me konop (litar)…Fati deshti që Marash Gjek Ndoka dhe Prel Gjeto Broqi ,t’i zgjidhnin duart nga konopi dhe të arratiseshin ,ndersa Prek Gjoni dhe Gjovalin Prek Rrethatokja do të liroheshin nga Serbo-Malazezet pasi janë “prezentuar” si kusherinjet e majorit të ushtrise serbo-malazeze ,Lek Mirash Luca i njohur në luften e Koplikut 1920, por per ketë duket se i ka ndihmuar edhe gjuha nashke që kanë ditur ta flasin ..Mjerisht fati nuk ka qenë me të arrestuarit e grupit parë të perberë prej nentë fatkeqesh të lidhur dy e nga dy..ku kishte mbetur i prangosur i vetem Kol Nik Lulashi… Kola duke perfituar edhe nga terreni , si dhe guximi arratiset ,duke u shpetuar nga duart ushtareve serbo-malazez…Ndersa kater “çiftet” e tjera të prangosura dorë në dorë “vazhduan” rrugen per në Bozhaj të Hotit. Ata tetë burra kastratas edhe pse e dinin se ishin pa shpetim në duart e bishave të “plagosura” sllave qendronin me koken lart dhe pa u ligeshtuar per asnjë çast .. Në Bozhaj ata i ndalen para nje grope gelqerje (të braktisur) dhe të rrethuar nga ushtarë e oficer të armatosur e të egersuar serbo-malazez… Para kesaj situate te renduar edhe psikologjikisht një oficer që dukej se ishte nga Serbia u kishte thenë ketyre malesoreve ; se ju si armiqt tanë të perhershem keni deshiruar humbjen tonë me ushtrinë italiane ,ndaj ju kemi sjellur ketu që ta paguani me jetë “deshiren” tuaj… Në ketë moment pranë gropes së gelqeres afrojnë një kale ,të cilin e “pushkatojnë”, duke u treguar keshtu fatin që i priste tetë shqiptaret e prangosur…, por ata nuk “dorzohen”… Oficeri serb që hiqej edhe si komandanti i “madh” jep urdher që tetë kastratasit e lidhur dorë per dorë të rreshtohen pranë gropes së gelqeres ,si dhe veçon 16 ushtarë të tij të armatosur ,të cilet i vendos në një distance prej 5-6 metrash nga fatkeqet ,që kishin ra në duar të mizorëve shkije. Ushtareve u jep komanden e pergatitjes per zjarr… Ndersa kastratasit trima i provokon duke u thenë se kam pushkatuar shume shqiptarë ,por me sa duket ju jeni më të friksuarit , ndaj nese doni të shihni ndonje fije shprese per të jetuar, kerkoni mëshirë ,duke u ulur ne gjunjë per të më fshire me gjuhen tuaj të “ndyrë” kepucet e mia dhe të ushtareve të mbreterisë, si dhe të puthni duart tona që kanë “çelsin” e shpirtit tuaj…. Njekohesisht ju tha të prangosurve buzë gropes së vdekjes të nderojnë flamurin jugosllav , gjë që malesoret e refuzuan …..Në ketë moment fatal trimave të Kastratit ,Malesisë e Shqiperisë ju kujtuan trimeritë e heroizmat e të pareve të tyre ,dhe me shpirtë e mendje filluan të “kendojne” kenget e trimerisë , të kuvendeve , logjeve , betejave ,por edhe ato të djepit , me të cilat i kishin rritur naneloket kreshnike… Ata nuk u ligeshtuan , por me koken lartë thirren qelloni o kriminel , se nuk na ,perkulni…Shovenet serbo-malazez nuk hezituan ,por qelluan pa “meshire” duke teguar shpirtin dhe zemren e tyre katile , që siç shkruante gjeniu i kombit shqiptare at Gjergj Fishta : “ Të gjithë shkjetë në drrasë të krahnorit / kanë per zemer nga nëe gur vorrit”.
Bataret e pushkeve të shkjeve gjimuan ,jo si pushkë , por si topa…Burrat trima u “rrezuan” sikur të ishin lisa shekullore në mes shkembinjëve historik , sikur të ishte vetë mali me oshtimen e një orteku…. Por edhe mbas pushkatimit shkjetë e ballkanit si bisha të terbuara dhe me urrejte patologjike , nuk u ngopen me gjakun që i kishte mbuluar tetë kastratasit e pushkatuar, por i kontrolluan (me kembë) , per të vertetuar vdekjen e tyre. Madje kriminelet sllavë filluan t’i qellonin edhe me pistolet në koke…Por me sa duket vetë Krijuesi kishte dashur që gjaku i ketyre kastrateseve të mos “humbë”, ndaj Luk Prel Preçetajn e kishin kapur plumbat në gishtat e dores..Ky kastratas instiktivisht apo me ndergjegje , duart tij që kullonin gjakë i kishte vendosur mbi koken e vet , duke u dukur i mbuluar në gjakë ,ndaj nuk e qelluan me pistolet në koke pasi e konsideruan të vdekur të sigurt.. Para se të largoheshin nga vendi i krimit keta kriminel shekullore , në gropen e gelqeres mbi trupat e kastratasve trima hollen kalin e pushkatuar pakë më parë….. Luk Prela pas largimit të ushtrise serbo-malazeze u çua nga gropa e vdekjes dhe u kthye në trojet e Kastratit , ku nuk kishte kambë shkjau ma…,duke u berë keshtu lajmesi dhe deshmitari i gjallë i kesaj masakre … Emrat e shtatë kastratasve që shpirtin ja besuan qiellit , ndersa trupin ja besuan dheut të ketyre trojeve etnike shqiptare ,jane :
1.Palok Mirash Murrizi , 2.Malot Nikoll Curanaj (Curraj) , 3.Arif Smajl Halaj , 4.Riza Breshu , 5.Vesel Breshku (Aliaj) , 6. Marash Kolë Gjoka (Preçetaj) ,7.Pellumb Maçi. Pas ketij lajmi të zi familjaret e ketyre burrave të pushkatuar e kishin mjafte të veshtirë per të shkuar në vend-ngjarje ,per të identifikuar dhe varrosur njerzit e tyre ,pasi ende kishte lufte në ketë pranvere ,që në vend flladit pranverorë dhe aromes së luleve degjohej era e barutit.. Nga kjo kohë e tmerrshme unë (nipi i njerit nga keta të pushkatuar,Malot Curanajt ,ose Doshit siç e therriteshin në zbunim..), kamë të memorizuar fjalet (e babes tim Llesh Nikoll Curanaj) ,që së bashku me kushririn e tij (Kolë Nik Leken-Curanaj), kishin arritur të shkojnë pas pakë diteve në Bozhaj të Hotit , ku e kishin gjetur kufomen e njeriut të tyre (së bashku me të pushkatuarit e tjer) , në një gjendje gati të panjohur (të nxirë , fryrë e deformuar) ,që per ta identifikuar i kishin “ndihmuar” dhembet e gojes së Malotes që i kishte pasur katarosh (dy bashke). Duke qenë kohë lufte , por edhe sipas keshilles të malesoreve të Hotit (Bozhaj) njeriun e tyre e futen në DHE në vorre të Bozhajve. Per kete varrim jashtë tradites se malesoreve , babai im dhe kushriri i tij kishin “gjetur” njefarë ngushellimi pasi, Malota në Hot edhe i vdekur ishte te dajat , sikurse edhe Marsh Kol Gjoka… ( Ata ishin nipat e Nikoll Mirash Hasanit e djalit tij Tomes , që ndër mote kishin qenë firmetarë dhe veprimtarë të shquar (me pend e pushkë) të çeshtjes kombetare shqiptare të ketyre trojeve .Varrosja në Bozhaj të Hotit e Malotes ,(por edhe disa tjerve) u mendua të ishte e perkoheshme , dhe në një kohë më të qetë do ta rivarrosnin Doshin (Maloten) në varret familjare në Jeran… Babai ime dhe kushriri i tij, nuk e arriten ketë ditë pasi ata iken nga kjo botë para viteve 1990…Por ata edhe në varre besoj se janë disi të lehtesuar nga kjo “barrë”, pasi kohet më të qeta nuk ishin vonuar kaq shumë per fajin e tyre dhe të malesoreve , por per fajin dreqneve të kuq ,që fatekeqesisht “po” fqinjet sllav na i kishin sjellur qysh klysh nga strofka Rusi me një emer të perçudshem …komunizem… Por fatekeqsisht deri ateherë (kur u rrezua komunizmi…) ketyre varreve (në Bozhaj nën Malin e Zi) u kishte humbur shenji e nishani , por jo nami…Mjersht ne të gjallëve (deri sot) per të ngushlluar vehten na duhet të kujtojmë filozofin e besimit ku thuhet : “Nga DHEU kemi lindur e DHE do të behemi..” Me kete rast duke dashur të nderojmë e kujtojmë sa do pakë keta martire që vaditen me gjakun e tyre të paster, keto troje të shenjta etnike shqiptare, ku gjaku i derdhur ndër shekuj rrinë tuj vlua…I lutemi Zotit në qiell , që shpirtrat e dlire të ketyre martirve, të pushojnë në paqen e meritueme dhe driten e pambarueme.. Ndersa DHEU që u ka mbuluar trupin u kjofte i lehtë, siç besojmë se e kanë , pasi është DHEU i tokes nanë Shqiptare , i asaj toke per të cilen u sakrifikuan breza e breza të tërë malesoresh e shqiptaresh , shepesh edhe në lulen e rinisë , siç ishin edhe martiret e 6 prillit 1941 – Lule- kujtimi, që nuk i vyshken kurrë as acaret e Uraleve që shpesh frynë me terbim në keto troje…të cilat shpresojmë të degjojnë flladin e ererave të ngrohta Europerendimore.

Në legjenda e histori me ujëmbledhësat e kështjellës Rozafate

Kështu, në shtator 2011, fati i buzëqeshi arkeologëve polakë / Agron Luka

Zbulimet e ekspeditës polake në një çisternë (ujëmbledhës, sternë, saranxhë), më shtynë ta përfundoj një shkrim që e kisha nisur me temën e çisternave, para më shumë se, dy dekadave. Si i thonë një fjale, “plagën e vjetër” ma ngacmoi fakti se, unë kam qenë një vullnetar i Bërthamës Arkeologjike të Muzeut Shkodër, ku kam marrë pjesë në katër sezone në fundin e viteve 80-ta, në zonën e polisit poshtë, në gërmimet e arkeologëve B. Lahi dhe G. Hoxha.
Përgjatë pothuajse të gjith kohës së shtetit shqiptar të shek XX dhe në dy dekadat e demokracisë (1990-2010), askush nuk e kishte marrë mundimin as t’i pastrojë, as t’ua hedhë një sy si kuriozitet arkeologjik këtyre çisternave!
”Në kohën e Zogut”, pak ose aspak mund të flitej për gërmime arkeologjike në Shkodër. Por, edhe “në kohën e Enverit”, nuk ishin bërë gërmime arkeologjike, filmime e fotografime të brendëshme, studime teknikash ndërtimi, etj. E shumta ishte “restauruar” alla shqiptarçe në kohën e fundit ndonjë grykë çisterne, mbasi origjinalet i kishin plaçkitur ose thyer. “Pengesa madhore”, na kishte qenë “rrethimi kapitalisto-revizionist” me të cilin justifikohej edhe mungesa e fondeve! Por, me sa dukej ndër shkaqet, përveç koncepteve të gabuara që diktoheshin nga lart-poshtë, hynte edhe një farë predispozicioni antishkodran!
Ekspedita arkeologjike polake në kështjellën Rozafa të Shkodrës, mbas afro dy dekadash “shkatërrimesh anarkiste dhe gjumë letargjik”, mbi bazën e një sinjalizimi vendas, qysh në hetimet e para në ditën e tretë, ka hasur në zbulimin e disa pllakave me mbishkrime, të fshehura në një ujëmbledhës. Është një akt juridik që lidhet me kolonizimin romak dhe rënien e perandorisë ilire, i periudhës së Augustit. (fig. 2)
Ky shkrim dhe katër të tjerë të gjetur aty janë dërguar për një ekspertizë më të specializuar deshifrimi në një institut arkeologjie në Francë. Të gjithë ujëmbledhësat, prej një kohe që nuk dihet e nuk përcaktohet, kanë mbetur të mbushura plot me gurë.

Autorët antikë
Apiani, i njohur edhe si përzgjedhës i legjendave mitologjike ilire, shënonte: “… qyteti i Ilirisë Skodra ndodhet pikërisht në mes të gjirit Jon”. (Bella Civilia, Lib. V, 65)
Si “gjiri i Jonit”, në një kohë të hershme quhej e gjith pjesa jonike dhe adriatike bashkë, deri ku mbaron Adriatiku. Ky “pozicion mesi” i Skodra-s, vërtetohej edhe nga matiet antike me stade. Ishte e kuptueshme jo vetëm nga ky këndvështrim, por edhe nga disa realitete të tjera hidronimike ilire me Drî (dri-dra, sanskritisht = rrjedhje lumore), me “Gjinin e Drinit”, që Flori, Shkodrën do ta definonte: “Scorda/Scodra kryeqyteti i ilirëve”. (Epitome, Lib. II, 13, Lufta ilire)
Quhej “Gjiu i Drinit”, jo vetëm sepse aty derdhej Drini i Lezhës, por me sa duket edhe sepse disa autorë antikë e shënonin se Buna derdhej në Drin e Shkodrës e jo anasjelltas.
Prespa/vendi ku buron rreja/rrjedha dhe Lyknidi/Ohrida/sy liqeni, aty te Mali Lynk (Mali i Thatë/Skordon Oros) ishin dy zemrat e para, ku buronte Drini i Zi, i cili bashkohet me arterie, vena e kapilarë, me Drinin e Bardhë dhe për të vazhduar te zemra e tretë e madhe te Liqêni Labiatan, bashkë me Bunên e Kirin, për tu derdhur në Detin Adria/Adriatik-u ilir, te “Gjini i Drînit.
Me sa duket qyteza e lashtë Adria, që konsiderohej edhe si, gji deti, edhe si krahinë, edhe si qytezë, edhe si lum, edhe si mal, edhe si fis, (te Hekateu, Theopompi, Aristoteli etj) e kishte zanafillën të lidhur te Drîni.
Tit Livi e vlerësonte Skodra-n kështu: “Skodra ishte pika më me rëndësi… si fortesë e të gjithë mbretërisë ilire… vendi më i fortë dhe më i vështirë për t’u afruar i Labeatëve… qyteti ishte i fortë prej natyre dhe atë e mbronte i gjith fisi i ilirëve me vetë mbretin/basileusin në krye”. (Cit, “Ilirët dhe Iliria…”, f 129-130)

Diçka nga Marin Barleti dhe nga tradita e ruajtur në Itali.
“Shkodra ka ekzistuar shumë më përpara se të lindte Aleksandri i Madh… Shkodra ishte qyteti më i përmendur dhe kryeqendra e krahinës së Albanisë, ishte roja, syri, forca dhe mbrojtja e të gjithë mbretërisë, porta e detit Jon dhe Adriatikut, mbrojtja e Italisë dhe e gjithë të krishterëve evropianë… Shkodra është syri dhe koka e mbarë provincës, është selia dhe principata e të gjitha qyteteve të tjera… Shkodra pa dyshim është epiqendra e të gjithë kësaj province të Albanisë/Epirit…“ (M. Barleti, “Rrethimi i Shkodrës”, përkth. 1967 dhe 1982, f 37; f 43; f 108; f 110)
“…e kishin parë Zonjën Shën Mëri, Nënën e Shpëtimtarit, duke ruajtur muret dhe fortifikimet e kështjellës së Shkodrës”. (Rr. Sh. f 82)
Por, me sa shihet kështjella, siç e tregon edhe kangë legjenda e saj, nën shtresën islame me “gjynah e bela”, dhe nën shtresën kristiane me “mëkat flijimin njerëzor”, kishte patur edhe një Zonjë më të lashtë… (fig. 3)
Bazorelievet e V. Karpaçit, në “Shkollën e Albanëve”, shek XV, na tregojnë, Sulltan Mehmeti II, Fatihu, Botë Pushtuesin dhe Vezirin e Madh, Daut Pashë Ganjolla, shqiptar nga fshati Ganjollë i Shkodrës, në Kodrën e Kazenës/Kodra e Pashës, përballë, duke iu kërcënuar mbrojtësve të Kështjellës. Aty kemi edhe Zojën e Shkodrës me fëmijën e saj, madje edhe Zojën Magdalenë… Simbas traditës popullore dhe asaj të shkruar nga Barleti, Sulltani me 2 korrik 1478, kishte deklaraur: “Oh, se ç’vend të shkëlqyer dhe të lartë paska zgjedhur shqiponja për vete dhe për folenë e zogjve të saj”! (Rr.Sh, f 56)
Aty mund të vini re tre kulla-hyrjet, luanin e qytetit, protektorin Shën Stefanin, stema heraldike etj. Daut Pashë Ganjolla mban çelësin e qytetit në brez. Epitetet, shqiponja, luani, dragoi, skjapi etj, i dedikoheshin Aleksandrit të Madh dhe në mesjetë i kishte imituar edhe Gj. K. Skënderbeu, heroi nacional. Nuk ka dyshim se një pjesë e këtyre epiteteve i takonin edhe vetë kështjellës/folesë dhe popullit iliro/alban-epirot të Shkodrës. (shih fig 2 e fig 3)

Farlati dhe Stadtmülleri
Nga dorëshkrimet e pa botuara të D. Farlatit, fundi i shek XVII: “në të tretën portë druni (bashkë me një grumbull mbeturinash kockash dhe nofullash të disa shtazëve të mëdha të therura) duket një nikia dhe trajta e një varri. Deri në ditët tona cirkonte ose rigonte prej varrit diçka sikurse tambël, që ende sot sikurse gati tre shekuj ma parë, ishte i mbledhun me nderim/veneracion të madh dhe vlente si i vetmi shërim, për gra që nuk kishin gji ose që ishin keq ndër cicat. Së fundi, sepse u ftoh nderimi, ndër ditët tona tambli/qumështi filloi me prâ, as tjetër nuk shihet përveç shênjave të bardha të tamblit që ridhte ma përpara…
(Biblioteka e Seminarit të Padovës, Cod. 315, p. 4°, cit. simbas Rev. LEKA, Nr. 10, tetuer 1932, f 316, përkthim nga italishtia)
Stadtműller: “Në raste të rëndësishme, tek ilirët, bëheshin flije njerëzore, si ndër festa të mëdha, para një beteje ose në ndërtimin e kështjellave e urave, përndryshe flijoheshin edhe kafshë, sidomos demi, dashi dhe gjeli… Kujtimet për flijet e vjetra njerëzore jetojnë ende në besimin popullor dhe në këngët popullore të Ballkanit, ku para së gjithash vihet në lidhje me kështjellën e Shkodrës… Romanizimi ka shtuar disa gjëra në kalendarin e kulteve pagane të gadishullit të vjetër, por ishte kristianizmi ai që i ktheu festat pagane dhe në vend të perendive dhe perendeshave të vjetra vuri shënjtorë kristianë…” (G. von Stadtműller, “Forschungen zur albanischen frűchgeschichte”, sipas përkthimit shqip të Arkivit të I.H-Gj. Tiranë, kap. IV,“Koha pararomane/paralbane”, f 109, dhe shën 68, Flijet tek ilirët dhe trakët, ku citon edhe Hahn etj.)

Ujëmbledhësat ose çisternat-depozitat/saranxhat e kështjellës Rozafate
Jo rastësisht Venecia, “qytet-shteti i parë borgjez i botës”, ishte lidhur me Shkodrën, si një nga bazat e saj më të fuqishme të trasesë merkantiliste levantine, në mesjetë, dhe jo rastësisht ka patur lidhje dhe disa krahasime midis dy qyteteve. Sigurisht Shkodra ka një ekzistencë historike shumë e shumë më të lashtë se Venecia.
“Venecia është në ujë, por ujë (të pijshëm) nuk ka”, shkruante në vitet e para të shek XVI, kronikani Marino Sanudo, i njohur edhe për lexuesit shqiptar, nga përkthyesi i shquar I. Zamputi. Nëqoftëse do të bënim ndonjë farë krahasimi të Venecies me Shkodrën, qyteti ynë rrethohet gjithandej nga ujërat dhe gjithashtu ka ujra nëntokësore të pijshme me një bollëk të jashtzakonshëm. Por, në akropolin e kështjellës Rozafate, nuk ka ujë pusesh me burim direkt, por ka ujëmbledhësa nga shiu dhe një farë rigimi shkambor, fenomen gëlqeror e kapilariteti, sidomos mbas shiut dhe në një kohë relativisht të nxehtë. Dhe shiu sigurisht nuk i ka munguar këtij vendi (as përpara monoteizmit), siç e tregon edhe humori popullor, “A ka pushuar shiu në Shkodër”?
Nëqoftëse dy lumenjtë e T’rojës homerike, kanë shterruar me kohë, po ashtu siç shterrën edhe”lotët e Kroit të Niobës”, së shtangur në gur, në malin Sipse, “të rethuar me orë zana”, në Shkodra edhe sot e kësaj dite nuk ka shterruar asgjë, madje as qumështi gëlqeor. (shih, Homeri, Iliada, K XXIV, v. 732-754, përkth shqip, 1979, f 444-445)
Drini, Kiri, Buna, liqeni, Cemi dhe gjith ata përrenj, derdhin në det, një sasi kolosale uji.
“Qumështi gëlqeror” që medemek kishte shterrur në fundin e shek XVII (sepse kishte shterruar edhe nderimi ndaj kësaj mrekullie pagane), tregohej se kishte filluar të funksiononte përsëri nga H. Hecquardi në vitin 1858. Me sa dukej arësyea ishte te rreshjet dhe te tharja e ujëmbledhësave.
Qumështi që kullonte nga formacioni gëlqeror, ende kullon në tynelet e fshehta, sidomos në ditët me rreshje dhe të ngrohta. Forcimi i këtij qumështi, “gjini em u ngurtësoftë”, ishte në realitet një lloj gëlqereje e stazhionuar për lidhjen e gurëve, ishte një nga sekretet e forcimit të mureve. Jo më kot atje te bregu i Drinazës kishte patur një gëlqeore. Aty kishin përfunduar sa e sa mrekulli mermeri, në kohët e ikonoklastisë monoteiste. Më në fund janë edhe ata lumenj me liqenin bashkë, që qajnë, si lotët e Fatijes së murosur.
Çensura monoteiste veproi edhe mbi vetë legjendën. Ishte “gjynah e bela ndaj mureve të kalasë” për shtresën e fundit islame, afërsisht po ashtu siç ishte “mëkatë kristiane” flijim-murimi njerëzor, siç ishte i vetëdijshëm edhe këshilltari shêjti plak. Por, në legjendën shkodrane për ruajtjen e traditës, në mbishtresëzimet e sipërme të legjendës me tre muratorë, duhej të kalohej “gjynah/mëkati”, si një kompromis, si një rast i veçantë. Legjenda shkodrane është autoktone e lashtë, nuk është as kopjim nga fqinjët veriperendimore sllavë (siç i kishte rezultuar në mënyrë tendencioze dikujt), nuk është as thjeshtë një “sekret muratorësh mesjetarë”, por ka patur disa mbishtresëzime qysh nga shtresa e lashtë.

Ndoshta do na japin diçka më shumë çisterna/saranxhat?!
Në kështjellën Rozafa, në tre oborret e saj ka pesë e ndoshta edhe më shumë ujëmbledhësa dhe pothuajse dhjetë copë gryka pusesh, ndërsa në qytetin poshtë ka patur me mijra pusa dhe akoma ka. Historia e ndërtimit të pusave dhe tipave të ndryshëm me burime tokësore, si vijëmbledhës dhe si shimbledhës, shkon thellë, në epokën e bronzit dhe sidomos perfeksionohet në epokën e hekurit. Vetë fjala pus ka lidhje me latinishten e italishten pozzo.
Në vartësi të ndërtuesve, vendeve, teknikave të ndërtimit, kronologjisë etj, depozitat ujëmbledhëse në vendin tonë quhen si çisterna nga venetishtia, ndërsa në gjuhën popullore më shumë njihen si saranxha, nga mjeshtrit saraçenë arabë.
Simbas një sinteze, të një studimi të M. Sirdanit, të njohur tash vonë, shkruhet: “Pamja e sotme e kështjellës i detyrohet punës që u bë nën drejtimin e venecianëve, ndër të parat punime me karakter të përhershëm, qé ndërtimi i saranxhave në vitin 1394 ku mblidhej uji i shiut me anë ujësjellësve prej gurit të gjallë dhe derdheshin brenda për ta pasur si depozitë në rast rrethimi nga armiku. Këto shihen edhe sot dhe ka ndonjë që ujin e depozituar e ruan aq mirë dhe pastër, sa jo vetëm që mund të pihet, por edhe nuk i lë gjë mangët ujit të puseve të qytetit. Prej viti 1461-1474 vazhdoi forcimi i mureve të kalasë ku punuan mjeshtër vendas dhe dalmat; brenda kësaj kohe u mor pjesa verilindore që ishte pronë e familjes shkodrane Jonima duke i dhënë si shpërblim për këtë, ndërrim tokë afër kishës së Shën Vlashit, ku tani është Hamami”.
Nëqoftëse do e merrnim si të mirëqenë këtë tezë pa u thelluar shumë, atëhere do të dilte se Venecia ishte ndërtuesja e parë e këtyre çisterrnave! Si të gjitha shtetet principata italiane, përfshi qendrën e Vatikanit edhe të gjith “Lidhjen Italike” edhe Republika e Venedikut kishte menduar plane afatgjata për një luftë e mbrojtje ndaj turko-osmanëve, por larg territorit të vet, pra në gadishullin tonë. Këndej, padyshim ka patur punime riparuese e thelluese e mbase edhe ndërtime të reja ujmbledhësash, por do të ishte gabim po ta kuptonim tezën e Sirdanit, se kështjella nuk kishte patur asnjëherë më përpara çisterna/saranxha. “Stili e teknikat veneciane”, sigurisht evidentohen diçka, por duhet menduar se, ka edhe stile e teknika të tjera. Duhet të ketë edhe një traditë vendase të hershme dhe këndej mbeten shumë çeshtje të hapura që ekspertët, tashti që ky eksplorim u hap, me siguri do t’i analizojnë.
Simbas disa kumtimeve, që mi ka dhënë prof. Z. Shkodra andej nga fillimi i viteve 80-ta, ai mendonte se, çeshtja e ndërtimit të këtyre çisternave/saranxhave ishte e diskutueshme, sepse duhej të kishte patur të tilla edhe të hershme, duke e bazuar gjykimin e tij, se rrethime të gjata kishte patur Shkodra, edhe në kohën romake, në mesjetën e hershme dhe të mesme.
Ne gjejmë përshembull gjejmë një rethim të gjatë, mbas viteve 1390, kur Shahin Beu i Shkupit, mercenarët feudalë Balsha dhe Pjetër Mazrreku e kishin rrethuar Shkodrën, me një rrethim për afro tre vjet, siç e shkruante edhe vetë Barleti. Atëhere çfarë uji kishin pirë të rrethuarit në ato vite, po të mos kishte patur çisterna?! Simbas Barletit edhe simbas Sufflayt, në këtë rrethimin që mendohet aty rreth viteve 1392- 1395, turqit dhe mercenarët mbasi e dogjën të gjithë pjesën e poshtme të qytetit dhe vranë rreth 5000 kalorës etj, i shtrënguan qytetarët lart në kështjellë me një rrethim të gjatë, duke e djegur dhe shkatërruar me gjith muret rrethuese të gjithë pjesën e qytetit poshtë në fusha. Kjo gjendje shkatërrimi, rrafshimi e djegie ekstreme konfirmohet edhe nga Kadastra e vitit 1416-1417, por u vërtetua edhe nga kërkimet arkeologjike të Bërthamës së Muzeut Shkodër, në fund vitet 80-ta. (Zënia dhe shkatërrimi në periudhën anarkiste të dekadës së fundit të shek XX, të zonës arkeologjike, megjith gropën stratigrafike etj, ka qenë një fatkeqësi, mbase edhe e pariparueshme…)
Ndoshta, duhet të hipotezojmë edhe për një dorë saraçene?! Rreth viteve 840, një flotë e madhe saraçene kishte pushtuar në bregdetin Adriatik, territoret nga Harapaj, Shën Gjini e deri në Rraguza/Dubrovnik. Ata kishin pushtuar edhe kështjellat Roza e sipërme (Kotorri) dhe Roza e poshtme (ndoshta Shkodra?). Në vitin 1416 në afërsinë Shën Gjinit gjendej akoma fshati Saraçenopoli, ku kishte si krye edhe një Benko Saraçenopoli! Autorët Z. Shkodra dhe Kol Luka e kishin hedhur idenë se, këtu duhet të kishim edhe kontaktet e para të vendit tonë me botën arabe islame. Fakti që egjiptianët/evgjitët/magjypët e kanë harruar gjuhën tregon diçka në favor të kësaj teze-hipoteze.
Nga kjo pikë saraçene e Saraçinopolit, arabët madje mendohet se, kishin pushtuar edhe portin e Barit në Itali dhe muri saraçen shkoi edhe deri në afërsi të Vatikanit! Gjithsesi le të presim, por ndërkohë nuk do ishte fort keq t’i hidhej ndonjë hetim arkeologjik edhe Saraçenopolit vetë. Ka kohë që e ne e kemi sinjalizuar. Lidhjet dhe shkëmbimet me orjentin, madje me vazhdimësi dhe pa ndërpreje qysh nga koha dhe post koha e Aleksandrit të Madh, ishin vërtetuar qysh në gërmimet e fund viteve 80-ta…

-vijon-

Vit i keq për diktatorët – por as vit i mirë për demokracinë

Nga Frank Shkreli

Në përgjithësi mendohet se viti që kaloi nuk ishte një vit shumë i mirë për diktatorët dhe tiranët anë e mbanë botës — në të vërtetë, për ta, ishte një vit shumë i keq, kur të merret parasyshë  fakti se gjatë vitit që posa lamë pas, një numër i konsiderueshëm diktatorësh u rrëxuan nga pushteti, u vranë ose u detyruan të largoheshin nga vendi i tyre. Në këtë mes përfshihet Moamar Gadafi i Libisë, i cili u vra nga kundërshtarët e regjimit të tij; presidenti Hosni Mubarak i Egjiptit, që u rrëxua nga fuqia dhe i cili përballet me dënimin me vdekje; dhe kohët e fundit vdiq udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Ill Jong, që kryesonte një prej regjimeve më të ashpëra e anti-njerëzor që ka njohur bota.  E ashtuquajtura ‘’pranverë arabe’’ filloi në Tunizi dhe protestat popullore detyruan presidentin e atij vendi Ben Ali, të largohej nga vendi e të kërkonte strehim në mërgim. Hugo Çavez i Venezuelës, siç njoftohet nga media të ndryshme, mund të jetë duke vdekur nga sëmundja e kancerit; dhe udhëheqësi i Sirisë, Bashar al-Assad përballet me një revolucion, ndërkohë që forcat e regjimit të tij, sipas organizatave të të drejtave të njeriut, mund të kenë vrarë me mijëra nga bashkatdhetarët e tij protestuesë dhe kundërshtarë të regjimit të tij.
Prandaj, diktatorët botërorë që qëndrojnë ende në fuqi, pas shumë dekadash, dhe kundër vullnetit të popullit që ata sundojnë, si Assadi i Sirisë, Mugabe i Zimbabvesë, vëllëzërit Kastro të Kubës, Ahmadinezhad i Iranit, e të tjerë si këta anë e mbanë botës — kurë shikojnë fatin që pësuan një numër diktatorësh vitin që kaloi në duartë e popujve të tyre të zemëruar, kanë shumë arsye të jenë të shqetësuar për fatin e vet këtë vit dhe në vitet e ardhëshëm.  Këta dhe diktatorë të tjerë si ata sillen si megallomanë, të dehur me fantazitë e veta dhe të bindur se ata janë të gjithëpushtetshëm dhe të pazëvëndsueshëm dhe si të tillë nuk do të largohen kurrë nga pushteti, vullnetarisht.  Për diktatorët që u rrëxuan, u vranë, vdiqën ose u dëbuan nga fuqia vitin që kaloi, por dhe për diktatorët që janë ende në fuqi anë e mbanë botës, viti 2011 ishte një vit ndryshimesh të mëdha dhe të jashtzakonshme me pasoja të cilat ende nuk mund të parashikohen, jo vetëm për popujt e vendet e afektuara, por as edhe për botën.
Por nëqoftëse viti që kaloi ishte një vit i vështirë për diktatorët dhe tiranët anë e mbanë botës, atëherë a mund të thuhet se ai ishte një vit i mirë për demokracinë?  Deri tashti, shumë veta janë të zhgënjyer nga frutat që ka sjellur ose jo e ashtuquajtura ‘’pranverë arabe’’.  Në shumë qarqe ekzistojnë shqetësime se shumë prej grupeve dhe lëvizjeve në Lindjen e Mesme, sidomos në Egjipt dhe Libi, mund të jenë infiltruar nga elementë ekstremë që nuk kanë aspak të bëjnë me qëllimet dhe objektivat fillestare të ‘’pranverës arabe’’, e cila lindi dhe u frymëzua nga dëshira e miliona arabëve për të rrëxuar diktatorët dhe për të siguruar lirinë, demokracinë dhe dinjitet më të madh njerëzor për veten dhe familjet e tyre, mohuar atyre me shekuj.
Megjithë zhgënjimet e deritanishme të ‘’pranverës arabe’’, viti 2011 mund të konsiderohet deri diku si një vit suksesesh kundër diktaturave, dhe një vit përparimesh të dukshme në fushën e të drejtave të njeriut, pasi bota nuk do të shqetësohet më nga çmendurinat e Gadafit ose Kim Ill Jong-ut –ndonëse nuk është ende e qartë se si do të sillen pasardhësit e tyre.  Por megjith këto përparime në fushën e të drejtave të njeriut, të njohura ndërkombtarisht, bota fillon Vitin e Ri 2012, me dyzina diktatorë dhe udhëheqës autoritarë e gjysëm autoritarë — lista e tyre është tepër e gjatë për tu përmendur këtu — regjimet e të cilëve vazhdojnë të sundojnë gjithnjë afër dy miliardë njerëz anë e mbanë botës, popuj që jetojnë nën nivele të ndryshme sistemesh tiranie e diktaturash civile e ushtarake.
Mbrenda disa ditësh pritet që organizata amerikane ‘’Freedom House’’ të botojë raportin e saj vjetor për vitin 2011, mbi lirinë dhe demokracinë në çdo vend të botës. Analiza dhe përfundimet e atij raporti besoj se nuk do të habisin asnjë person që rregullisht ndjekë zhvillimet ndërkombëtare. Pa ditur se cilat do të jenë përfundimet e raportit në fjalë mbi lirinë dhe demokracinë në botë, mjafton t’i sjellim në mend lexuesit se udhëheqësi rus Putin, megjithëse përballet me protesta të mëdha popullore kundër regjimit të tij do të ri-zgjidhet për të disatën herë; udhëheqësi i Bjellorusisë Lukashenko vazhdon të shtypë opozitën mbrenda vendit dhe të zemërojë fqinjët e tij evropianë për politikën e tij shtypëse ndaj kundërshtarëve të tijë; antarët e byrosë politike të Kinës nuk e kanl në mend të tremben apo të shqetsohen nga ndonjë protestë e vogël aty këtu të cilat ata i shtypin me forcë të pamëshirshme, përfshirë ato në Tibet dhe njëkohësisht, imponojnë kufizime të rënda ndajë lirisë së shtypit dhe internetit; regjimi teokrat i mullahëve të Teheranit nuk pushon së shtypuri kundërshtarët e tij megjithë protestat ndërkombëtare, ndërkohë që përballet me shtimin e sanksioneve ekonomike për arsye të programit iranian për prodhimin e armëve bërthamore dhe ushtron kufizime të egëra ndaj përhapjse së informatave, përfshirë internetin.
Këjo pasqyrë nuk është aspak shpresëdhënse për ata që janë duke luftuar për demokraci mbrenda këtyre dhe vendeve të tjera shtypëse, as për ata që besojnë dhe dëshirojnë në përhapjen e demoktacisë anë e mbanë botës. Këjo gjëndje e keqe e të drejtave të njeriut në botë nuk është shpresëdhënse as për ata që besojnë dhe luftojnë, që njëherë e mirë, t’i jepet fund dhunës së sanksionuar nga shteti në këto dhe shoqëritë e sotëme moderne të shekullit XXI.
Viti që kaloi ishte pra një vit i keq për diktatorët e tiranët por në të njëjtën kohë ishte një vit i vështirë edhe për zhvillimin e demokracisë. Pasi demokracia nuk vendoset vetëm me largimin e një diktatori nga fuqia, por mbi të gjitha nga aftësia e një populli për të mësuar të zgjedhi një system politik për të zëvendsuar një regjim me një qeveri nepërmjet zgjedhjeve të lira, me pjesmarrjen aktive të të gjithë qytetarëve, një qeveri e cila të mbrojë të drejtat e njeriut për secilin qytetar, bazuar në ligjet që në mënyrë të drejtë zbatohen për të gjithë qytetarët pa dallim.

Të parandalohet çdo lloj diskriminimi ndaj komunitertit rom

Deklaratë e Komitetit të Helsinkit
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), gjatë këtyre ditëve ka ndjekur me shumë vëmëndje kushtet e vështira në të cilat është imponuar të jetojnë disa komunitete Rome të qytetit të Tiranës, për shkak të veprimeve të kundraligjshme të pushtetit vendor dhe neglizhencës ose mosreagimit në kohë nga ana e Bashkisë Tiranë, Ministrisë së Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Qeverise.
KShH ka reaguar publikisht dy herë për situatën, duke u bërë thirrje institucioneve përkatëse për të marrë masat e nevojshme, por ende nuk shohim veprime konkrete.
Në këtë vështrim, mbështesim interesimin e menjëhershëm të Avokatit të Popullit, ndërhyrjet e tij pranë autoriteteve publike, si dhe vëmendjen e veçantë të tij për këtë komunitet, duke i strehuar përkohësisht në ambjentet e institucionit të tij, gjë që të paktën evitoi qëndrimin e këtyre personave në të ftohtin dhe lagështirën e tepërt të këtyre ditëve. Ne çmojmë dhe bashkohemi edhe me reagimet dhe veprimet e mbështetjes materiale për këtë komunitet që po kryen komuniteti ndërkombëtar dhe shoqëria civile vendase dhe ndërkombëtare.
Pavarësisht nga ngjarjet e ndodhura ditët e fundit, problemi i strehimit të komunitetit Rom, që këto ditë evidentohet qartë me të gjitha pasojat e tij të rënda e të dëmshme, është i njohur nga autoritetet shtetërore të të gjitha niveleve, sepse ngjarjet e fundit në dëm të interesave të komunitetit rom nuk janë as të parat dhe as të vetmet. I kujtojmë opinionit shoqëror se situata të tilla janë të përsëritura edhe në vitet e kaluara. Mediet, KShH dhe organizata të tjera kanë reaguar në vazhdimësi. Të vetmit që nuk reagojnë janë strukturat e shtetit, të cilat kanë dhe përgjegjësinë direket në këtë drejtim ashtu siç kanë marrë përsipër edhe në strategjinë e hartuar e miratuar për këtë qëllim. Deri tani nuk jemi njohur me asnjë veprim konkret për strehimin e komunitetit rom në ambiente të përshtatshme. Edhe premtimi i Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta për sistemimin e tyre në një godinë në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes duket se ka rënë preh e burokracisë, e cila nuk po tregon ndjeshmërinë e duhur për një çështje kaq urgjente.
KSHH, përsëri, i bën thirrje institucioneve shtetërore përkatëse që me urgjencë të marrin masa për strehimin e komuniteteveRome, duke e zgjidhur këtë nevojë jetike të tyre shpejt, në mënyrë të përshtatshme dhe përfundimtare. Lënia e tyre në kushtet aktuale përbën trajtim ç’njerëzor, degradues dhe diskriminues, domethënë një shkelje tepër e rëndë e të drejtave të njeriut, të sanksionuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

“Kontribut” kushtuar 100 vjetorit të shpalljes së Pavaresisë që vendin e ka në Vlorë, por kryet e vendit në Malesi të Madhe

PAS 600 DITËVE “UDHETIM OLIMPIK” , MBËRRITI NË VLORË FLAMURI KOMBËTAR I NGRITUR NË DEÇIQ ME 6 PRILL 1911 , NDERSA PAS 523 DITEVE UDHETIM “EPIK” SHPALLET NË VLORË PROGRAMI POLITIK I PAVARESISË QË LINDI NË GREÇË TË KELMENDIT ME 23 QERSHOR 1911…
Nga Ndue BACAJ

Dita e shpalljes së pavaresisë si per çdo komb tjeter , edhe per ne shqiptaret është një simbol i vlerave kolektive kombetare , per të kujtuar e nderuar lumenjet e gjakut , detet e djersës , oqeanet e sakrificave e privimeve që shoqeruan historinë tonë ,në themel të së ciles qendrojnë hijeshem mijëra deshmorë e martirë të atdheut..Të paret tanë deshmorë e martirë nuk gjejnë paqe ,ata nuk i tretë dheu nga i cili “linden”,nese ne trashigimtaret e tyre prej mishi , gjaku ,gjuhe e kombesie nuk vijojmë të ecim pa mendyshje në rrugen që na kanë lenë amanet…Në ketë rrugë të gjatë e të veshtirë ka kontributin e vet ,çdo trevë , mal , krahinë ,katund , fis e familje shqiptare ,në kohen dhe vendin e vet…Data 28 nentor 1912 sot kujtohet e festohet si simboli më madhështor i datave historike dhe ngjarjeve të shenuara per të gjithë shqiptaret kudo që janë ; e veçanarisht per ata të republikes së Shqiperise , republikes së Kosoves ,apo të trojeve tona etnike të ndara politikisht ndër mote e shekuj nga Europa e vjeter , mbi “rrenojat” e së ciles ka lindur një Europ e re , që në themel sot ka bashkimin e jo ndarjen…Per të arritur deri te kjo ditë historia jonë është shkruar më shumë me gjak se me boje . Ajo ruhet pak në arkiva ,dhe shumë më shumë në çdo pellembë truall , në çdo shkemb e gurë ,në mal ,në koder apo fushë , e deri në rrënjët e trungjet e lisave shekullore ,që shpesh ushqyen e rriten shtatin me gjak e jo me ujë..Është pikrisht ky gjakë i derdhur rrëke që edhe sot qarkullon në damaret e kesaj toke ,sikur të ishte në damaret e trupave tanë ,duke na kujtuar se kudo që të jemi , “folenë” e kemi vetem ketu , në keto troje etnike Iliro-Shqiptare…

MALESIA E MADHE NË KRYE TË VENDIT.!!
Nese duam të dallojmë ndonjë Trevë , Krahinë ,apo pjesë të tokes Shqiptare që i takon “KRYET E VENDIT”, per luften ,qendresen dhe kontributin e pashlyer në historinë e Pavaresise e Flamurit të Shqipërisë Etnike ,padyshim ajo ka vetem një emer sinjifikativ , Malesia e Madhe..Ketu është foleja ku gjeti strehen e sigurtë amaneti i pamort i Flamurit të Gjergj Kastriotit Skedrebe ,ketu u ruajt e pashuar votra plot zjarre atdhedashurie edhe ndër mote të liga e shterngata . Nga kjo voter u shperndan ndër shekuj shkendijat që do të ndiznin zjarre të tjera lirie e flamuri në votrat e Shqiperisë Etnike. Ketu pa driten e diellit per herë të “parë” Flamuri kombetarë pas 432 viteve erresirë otomane. Ketu nga Deçiqi , nisi udhetimin 600 ditore
(6 prill 1911 – 28 neteor 1912) deri në Vlore flamuri kombëtar , i cili si flaka olimpike udhetoi duke leshuar driten e dhanë kushtrimin , se kush është shqiptarë i vertet duhet të rrokë armet e t’i dalë zot atdheut… Ketu filloi udhetimin 523 ditor nga veriu në jug të Shqiperisë memorandumi i Greçes (23 qershor 1911) i cili sherbeu si bazë e programit politik të shpalljes së pavaresise nga Vlora me 28 nentor 1912.. Gjatë ketij udhetimi “Epik” memorandumi i autonomise i ngjante një kënge majakrahu me “nota” kushtrimi… Nga Malesia e Madhe moren vrullë dhe udhëtuan nepër Shqiperi e Europ per ditë e muaj edhe korifejt e shpalljes së pavaresisë , Ismail Qemali ,Luigj Gurakuqi etjer ,të cilet kishin marrë besimin , bekimin e sigurinë se koka e Shqiperisë (jo vetem nga ana figurative) Malesia e Madhe Etnike me në krye kryetrimin e kryeatdhetarin legjendar Ded Gjon Lulin do të ishin në perjetsi në KRYE të luftes ,perpjekjeve dhe kerkesave jetësore e ligjore per një Shqiperi të lirë e të mosvarme…
Per gjithë ketë qendrese historike Europa çuditej e mahnitej me forcen ,vullnetin e trimerinë e Malesoreve per tu matur pa frikë me superfuqin ushtarake të asaje kohe , perandorin Otomane ,nga e cila shpesh në kapercyejt e shekujve e dekadave ishte dridhur vetë Europa , së ciles keto të dridhura ja kishte hequr per rreth një çerek shekulli (1443-1468) “Mesia” i Arberise dhe qytetrimit Europerendimore Gjergj Kastrioti , gjaku i të cilit rrjellte më i paster se askund tjeter në trojet e Malesise Madhe me simbol Ded Gjon Lulin me shok shumë…Në ketë kujtese të shkurter historike nuk mund të pershkruhet rruga qindra vjeçare e luftrave dhe perpjekjeve me pushke e pendë ,të kreshnikeve dhe dragojeve të trojeve tona ,pasi ato jane të shumta sa vete historia , e cila po të shkruhej e plotë në leter do të krijonte një mal gjigand që do tja kalonte edhe malit e majes së Veleçikut 1726 metra të lartë. Vetem per gjatë 133 ditve të stuhishme të kryengritjes antiotomane te vitit 1911 ,jane shkruar më shumë se 700 artikuj në rreth 78 organe shtypi të huaja (duke perfshire edhe ato qe botoheshin nga kumunitetet shqiptare); si në Itali , Angli ,France ,Gjermani ,Austri , Bullgari ,Rumani ,Greqi ,Serbi , Rusi e deri ne Ameriken e larget. Kampione të mediave të shkruara jane ato Italiane , e pastaj vijnë ato Austriake ,Angleze e tjer. Në ketë kryengritje që i parapriu shpalljes së pavaresisë kishin marrë pjesë edhe vullnetare nga Italia ,Bullgaria e deri Amerika ,ndonse të pakt në numer.. Gjithashtu per ketë kryengritje dhe jehonen e saj të më vonshme janë shkruar e arkivuar dhjetra relacione e letra të konsujve të ndryshem ,por edhe ato në mes patrioteve shqiptare ,që shikonin me admirim e frymzim veprimet luftarake e diplomatike të Malesoreve të Malesise Madhe dhe aleateve të saj : Dukagjinasve ,Mirditoreve ,Lezhjaneve ,Shkodraneve ,e veçanarisht Nenshkodrakeve e deri ato të Kosoves… Disa nga korifenjet e shpalljes së pavaresise në Vlore me 28 nentor 1912 ; si Ismail Qemali ,Luigj Gurakuqi e deri Fadil Toptani e tjer ,jo vetem kishin kontaktuar e ndihmuar malesoret kryengrites , por ketë kryengritje dhe memorandumin e saj ishin perpjekur ta perhapnin në të gjitha trojet shqiptare e kryesisht në ato të Shqiperisë mesme e të jugut.. Ketë e vertetojnë dhjetra relacione ,letra e memorandume që u zhvilluan ,që nga Peja ,Gjakova , Prizreni , Manastiri , Gjirokastra ,Korça ,Vlora e deri në Janinë e më gjërë ,në perkrahje të kryengritjes antiotomane të Malesisë Madhe ,por edhe në mbeshtetje të memorandumit autonomist të Greçes.. Keto ishin pra shkendijat e votres së zjarrit të Malesisë ,që u perhapen e ndezen zjarre të reja lirie e flamuri në të gjithë Shqiperinë , por edhe në komunitetet shqiptare nepër botë ,duke sensibilizuar edhe një pjese të faktorit nderkombetare…Mjerisht Shkodra dhe shume troje të Shqiperisë “Eperme” (Gegnisë) në kohen e Shpalljes së pavaresisë ishin shesh betejash në mes dy pushtuesve ; atij shekullore Otoman ,i cili në grahmat e fundit ,duke u mbrojtur nga shovenet Serbo-Malazez kerkonte të perfundonte “misionin” ,apo jepte shpirt më sakt si pushtues i “mirë”…Ndersa troje të Jugut të Shqiperisë ,si Korça e Gjirokastra ndodheshin nën kercenimin e fqinjëve hileqar e grabitqarë Grek…
Edhe pse në keto kushte ,kur rreth dy të tretat e Shqiperisë ndodheshin të pushtuara , patriotet shqiptarë kishin vendosur që të shpallnin pavaresine ,duke venë faktorin nderkombetare para faktit kryer . Me 25 nentor 1912 Elbasani shpall pavaresinë . Paria e Durresit me daten 26 nentor , njoftonte me telegrame Elbasanin ,Beratin ,Gjirokastren ,Lushnjen ,Korçen ,Staroven , Vloren ,Delvinen e Permetin , se kishte shpallur pavaresinë dhe per ketë kishte njoftuar edhe perfaqesitë e huaja. Me daten 27 nentor njoftojnë shpalljen e pavaresisë edhe Kavaja, Peqini e Lushnja… Per arësye të kushteve që u krijuan me afrimin e ushtrive serbo-malazeze pranë Durrësit
,patriotet e pavaresisë me në krye plakun e urtë Ismail Qemalin ,dhe bekuesin e ketij akti madhorë kombetarë Dom Nikoll Kaçorrin ,vendosen që “unifikimin” e shpalljes së pavaresisë për të gjithë Shqiperinë ta bënin në Vlorë. Edhe pse me mungesen objektive të disa perfaqesuesve të krahinave të ndryshme të Shqiperisë ( si Isa Boletini që arriti me një ditë vones e tjer) me daten 28 nentor 1912 nga ballkoni i shtepise të Xhemil Vlores , në Vlorë u njoftua “botërisht” se Shqiperia mbas sodit ishte shpallur e lirë dhe e mosvarme…Mjerisht kjo ditë historike që kulmoi me shpalljen e pavaresisë e per-rrjellojë edhe me ngritjen e flamurit (28 nentor 1912) në Vloren e vogel me rreth 5 mijë banorë ,nuk na ofron asnjë fotografi orgjinale , pasi ato nuk u realizuan , në atë fillim mbrëmje të ftohtë ,me pak shi dhe me një erresirë që shtohej… Fotografitë që na serviren sot janë të cermonisë së pervjetorit të parë (28 nentor 1913) të keij akti ,të organizuar nga qeveria me në krye Ismail Qemalin…Shpallja e pavaresisë shpesh ndër rrethet e shqiptareve ,(në ato ditet e para) , konsiderohej si jo reale , por dalngadal ky u bë një realitet i pamohueshem ,edhe pse Europa plakë në konferncen e Londres (1913) , na ka lënë jashtë kufijeve të Shqiperisë politike rreth gjysmen e teritoreve Etnike shqiptare. Por sot kohrat kanë ndryshuar… Europa e re ,ka në themel bashkimin e jo ndarjen… “Sinjalet” e para i kemi marrë ; Kosova është e lirë dhe pavarur , shqiptaret në trojet e tyre etnike të mbetura jashtë kufijeve politik të Shqiperisë, po behen faktor në shtetet ku janë , shtete të cilat fatësisht kanë në program rrugen e antarsimit në Bashkimin Europian, rrugë në të cilen ecim pa u ndalur edhe ne shqiptaret…Kjo gjë na gezon e shton entuziasmin , se 100 vjetori i shpalljes së pavaresisë ( me 28 nentor 2012) të na gjejnë më afer se kurrrë në realizimin e ëndërres të të gjithë shqiptareve ,per një Shqiperi siç e ka falë Zoti… në vendin që i takon rreth sofres së Bashkimit Europian

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu