Jozefina Topalli, Presidentja qe i duhet Shqiperise
Kemi pra shansin qe ne 100 vjetorin e shtetformimit, te zbutim egersine politike, te hapim hapesirat e qyteterimit, te presim gjithe çka meritojme si shqiptare ne jeten tone.
Mjaft me politikat konfliktuale te burrave qe prodhojne autaoritarizem e bajraktarizem lindor. Keshtu,historia nuk do kete me pasqyren ku çdo president pas perfundimit te mandatit, nuk e sheh as veten ne pasqyre paster.
Para 5 viteve e gjysem, pikerisht gazeta “Shqiperia Etnike” rreshtoi znj. Jozefina Topalli si kandidate te mundshme per presidente te Shqiperise. Ne nje te qershorit 2007, Kryetarja e Kuvendit evidentohej si nje personalitet i denje per tu vene ne krye te shtetit, duke rreshtuar edhe disa nga arsyet objektive. Por poliika konfliktuale e burave të politikeberjes sillej rreth e qark qarqeve qe prodhojnë autoritarizem e bajraktarizem lindor. Per fat te keq qe nga shtetformimi yne e deri sot, Shkodra ndertoi gjerdanin e arte te kultures, shembi e para themelet e diktatures, çimentoi konturet e demokracise me jete njerezish per lirine e jeteve qe sot kerkojne me shume hapesira jete.
Si deshmitare dhe percjelles te zhvillimeve politike qe pas vitit 2001, gazeta “Shqiperia Etnike” i rikthehet edhe njehere kandidatures se Jozefina Topallit si Presidente e Shqiperise, natyrisht me shanse shume me te medha per tu vene ne krye te piramides se shtetit.
Natyrisht, edhe per ne, kriteri paresor qe duhet te plotesoje nje kryetar shteti ne vendin tone, eshte ardhja nga rradhet e politikes aktive. Prej vitit 1996, karriera politike e Topallit njeh vetem rritje jo vetem ne rradhet e Partise Demokratike ku tashme prej shume vitesh eshte Nenkryetare, por edhe ne postet drejtuese kushtetuese ne vend. Fillimisht si nenkryetare dhe tashme prej thuajse 7 vitesh kryetare e Kuvendit, tregojne se konsolidimi si figure politike e Topallit, eshte nje fakt i njohur boterisht. Ne skakieren e turbullt te politikes shqiptare, ku elementi femeror stimulohet me perqindje te gatshme, Topalli ka ditur jo vetem te spikase, por edhe te arrije ate cfare asnje zonje tjeter shqiptare e ka arritur ne keto 100 vite te shtetformimit shqiptar. Duhet pranuar se eksperienca e akumuluar per 16 vite ne nivelet me te larta politike, ka nje background qe lidhet pike se pari me vete formimin jetesor, por edhe vlerat qe demonstrohen e forcohen vit pas viti, muaj pas muaji, dite pes dite. Eshte veshtire qe ne karrieren si politikane profesioniste te Jozefina Topallit te gjesh qofte edhe nje rast te vetem ku ajo te kete gabuar, qofte brenda rradheve te subjektit te saj politik, por edhe ne realitetin publik shqiptar. Eshte pikerisht kjo qe e dallon nje politikan te suksesshem nga nje i deshtuar apo i pasuksesshem.
Jozefina Topalli i perket nje kategorie shoqerore, e cila per hir te realitetit, ka marre shume pak nga ajo cfare meritonte te merrte. Ish- te persekutuarit politik (qe ne disa raste kembengulin qe te ua heqin parashtesen ISH) kane patur shume pak akses ne institucionet e rendesishme te ndertuara pas 1990-es. Jozefina Topalli i perket pikerisht kesaj kategorie. Familjet Coba dhe Topalli pervec vlerave qytetare nder dhjetevjecare e shekuj, kane provuar mbi kurriz edhe persekucionin politik. Edhe ky eshte nje fakt i pamohueshem dhe i njohur tashme brenda dhe jashte vendit. Madje, thuajse gjithmone, Topalli e deklaron me krenari perkatesine e saj shoqerore si ish- e persekutuar politike. Edhe ky eshte nje tjeter motiv se perse, ne krye te shtetit shqiptar, pas 21 viteve demokraci, duhet te jete nje perfaqesuese e kategorise me te shtypur gjate diktatures komuniste ne Shqiperi. Nje perfaqesuese e asaj shtrese qe ka dirur te fale edhe persekutoret e vet, me sy gjithnje nga e ardhmje, nga qyteterimi, nga kultura, nga jeta, nga barazia para ligjit. Ngjitja e Topallit ne krye te shtetit, eshte vleresimi real me i larte per kete shtrese, per lirite e munguara, per lirite e aspiruaa, per standartet e pritura e te kerkuara tashme nga diplomacia perendimore, veçmas ajo amerikane.
Per shume arsye dhe rrethana, politika shqiptare e ketyre 21 viteve eshte karakterizuar nga ashpersia dhe konfliktet. Ererat politike kane krijuar krytarin e shtetit monster te debateve e mosmarreveshjeve, te perplasjeve e te dyshuesmerive kushtetues. Nje nga shkaqet mendojme se eshte pikerisht mungesa e elementit grua ne rradhet e politikes aktive, aq me pak ne vendimmarrjet e rendesishme shteterore. Nje shoqeri genetikisht maskiliste, e ka shume te veshtire te krijoje hapesira per grate. Por tashme, nen shembujt e perbotshem te Kondolesa Rajs, Hilari Klinton, Angjela Merkel dhe me heret ne kohe si Margaret Thecer dhe Tansu Ciller, edhe Shqiperia duhet te tregoje vlera tolerance gjinore. Edhe per vete Shqiperine dhe shqiptaret, ne vitin e 100 vjetorit te themelimit te shtetit tone, do te ishte nje vlere e shtuar qenia ne krye e nje zonje. Te gjithe e kane pranuar qe shtimi i peshes se elementit femeror ne politike, ndikon ne shtimin e mirekuptimit dhe tolerances, elemente qe personifikohen pikerisht nga gjinia femerore.
Viti 2013 eshte jubilar per te gjithe shqiptaret. 100 vite me pare u hodhen bazat e shtetit tone, e kesaj Shqiperia qe te gjithe ne i perbetohemi. Faktet kokeforta tregojne se bashkejetesa dhe bashkeekzistenca, mirekuptimi dhe toleranca ne mes tre besimeve fetare, kane qene nje gur themeli. Mjafton te shohim ata qe iniciuan dhe finalizuan aktin e pavaresise me 1913-en dhe bindet cdokush. Megjithate, ka edhe nje tjeter fakt po aq kokeforte: asnje qytetar apo perfaqesues i besimit katolik, nuk ka qene ndonjehere ne krye te shtetit shqiptar! Mbase ndokush mund te na akuzoje pasi te lexoje kete paragraf, por gjithmone po i referohemi fakteve. Kontributi i komunitetit katolik dhe klerikeve, ka qene jetesor ne te gjitha etapat e zhvillimit te shtet dhe kombformimit tone. Historia eshte e mbushur me kollose, te cilet gjithhere kane ditur te demostrojne nacionalizem me devizen “fe e atdhe”. Sigurisht, nuk mund te mohohet ne asnje rast kontributi dhe vlerat edhe te komuniteteve dhe klerikeve te besimeve te tjera, por jemi te bindur qe eshte momenti qe “te kompensohet” kjo mangesi te cilen shumekush e thote nen ze apo ne ndergjegjen e vet.
Shkodra, qyteti buze kalase “Rozafa”, qyteti i ngritur mbi shtatin e nje gruaje tash e 2500 vjet me pare, eshte nje emer i rende per kedo qe e shqipton. Veshtire te gjesh ndonje qytet tjeter ne Shqiperi, mbase edhe ne Ballkan, qe te jete permendur me shume nga shqiptare e te huaj dhe qe te kete peshe ne fatet e vendit tone. Historia 2500 vjecare me kryenecesine e saj, e ka vendosur kete “Zonje te rande” ne rreshtin e pare. Objekt dhe subjekt kryesor, per vlera por edhe sakrifica, Shkodra e meriton te kete perfaqesuesen e saj ne krye te shtetit shqiptar, Shqiperia e meriton ta kete tolerancen e flladin e jetes qe sot i mungon, si pishtar lirie drejt Europes, drejt lirive qe burojne me se pari nga pallati i drejtimit te shtetit.
Eshte krenari e ligjshme per ne qe jemi lindur dhe jetojme ne kete qytet, por jemi te bindur se edhe qindra mijera shqiptare te tjere, jane ne nje mendje me ne. Cdo gje lidhet me emrin e Shkodres, ne cdo zhaner te jetes: sporti, kultura, arti, feja, arsimi, natyra, traditat, modernja e keshtu me rradhe. Sot kryeqender e padiskutueshme e Veriut te vendit, gjithmone ka qene ure per kalimin e qyteterimit nder shqiptare, fillese e cdo gjeje te re dhe pozitive. Mbi te gjitha, Shkodra eshte simbol boteror i bashkejeteses perfekte te tre besimeve kryesore fetare ne vend, evidentuar kjo ne shekuj edhe nga te huajt e shumte qe ky qytet i mirepriti.
Tashme, duhet te flasim edhe si shkodrane, si veriore. Mund te na konsiderojne edhe si lokaliste ne kete ndjesi. Por nuk mund ta mohojme se dera- nese nuk do te jete krejt e hapur per ne, te pakten ne fytyre nuk do te na perplaset sic ka ndodhur jo rradhe here keto 20 vite, e me specifikisht ne gjate 8 viteve te nje qeverisjeje te kaluar. Edhe kete ne duhet dhe duam ta vleresojme ne keto rreshta. Nuk po ndalemi te flasim ketu per ate shumecka qe eshte bere tash 7 vite ne Shkoder (qe eshte akoma pak nga ajo qe meriton!), qe nuk ka te krahasuar ne asnje drejtim me neperkembjen deri ne mohim te 8 viteve “te kiametit”! Qenia ne krye te shtetit te Jozefina Topalli eshte nje garanci edhe pertej 2013-es qe Shkodra e Veriu te kene vemendjen e duhur e te merituar te strukturave qeveritare e shteterore. Ne duam ta shikojme edhe ne kete kendveshtrim! Veriu, kudo ne glob, ka resurse, pasuri qe duan qellim te mire te shenderrohen ne perfitime per tere shqiptaret, gje qe nuk ka ngjare deri sot.
Politika shqiptare eshte e paparashikueshme! Ajo cfare peshtyhet ne mengjes, gelltitet me deshire ne darke dhe anasjelltas. “Valsi” i kandidaturave presidenciale ka nisur tashme dhe emrat potenciale mund te shtohen. Per arsyet e mesiperme, por edhe dhjetra te tjera, Jozefina Topalli eshte kandidatura me e pershtatshme per Kryetare Shteti! Duhet te jete Presidente e Shqiperise! Duhet te votohet nga mazhoranca aktuale dhe jo vetem ne kete post! Merite politike dhe qejfmbetjet qarramane brenda dhe jashte kampeve politike, duhet ti lene vendin arsyes dhe argumentit, mbase edhe nevojes se shtetformimit dhe shtetkonsolidimit, ne te gjithe parametrat. Nese e majta e ka seriozisht prurjen ne politikë te elementit femer, nuk besojme se ka shume argumenta per te kundershtuar nje figure qe ende nuk mund te akuzohet as per me te voglen afere korruptive. Zonja Topalli ka mundesine te propozohet dhe te zgjidhet me 71 votat e nevojshme kushtetuese te parlamentit si Presidente! Nderi emancipues i politikes shqiptare duhet te unifikohet ne kete emer, pse jo duke shprehur konsensualitet njerezor dhe largpamesi ne nje emer, ate te Jozefina Topallit! Historia do na jape te drejte dhe do ti vleresoje te gjithe! Historia nuk do kete me pasqyren ku çdo president pas perfundimit te mandatit, nuk e sheh as veten ne pasqyre paster.
Kemi pra shansin qe ne 100 vjetorin e shtetformimit, te zbutim egersine politike, te hapim hapesirat e qyteterimit, te presim gjithe çka meritojme si shqiptare ne jeten tone.
Blerti Delija, Sokol Pepushaj
Pasurinë e pushtatarëve në Shqipëri e ka ende ëndërr edhe familja dinasti e industrisë italiane, Anjeli
Kjo ishte parapare preje koheshe,politika Shqiptare kishte rene ne doren e nji njeriu te pa pergjegjeshem dhe te pa korrigjuare.Ngjarjet e viteve 96-97 thame qe i kane dhane mende z.Berisha prandaje populli e riktheje ne pushtet me moten “Me duare te pastra”.Ç’fare mashtrimi, c’fare skanali nga kjo qeveri e korruptuare qe nga baza deri teke kreu i shtetit.Ngjarja e Gerdecit pa asnji te ndeshkuare nga drejtesia po fliste qarte dhe hapure se ne Shqiperi nuk ka shtet, nuk ka drejtesi. Vjedhja e votave në mes të ditës dhe në sy të nderkombëtarëve për Bashkinë e Tiranës, ishte dita ndër më ogurzezat për Shqipërinë. Sali Berisha po kerkonte ta shtroje Shqiperin qe nga Vermoshi deri ne Konispol nen diktatin e tije, por dhogariët ishin bere gabim edhe athere kure vendosi kualicionin me Ilir Meten. Kishe filluare te vinte një ere e athët, korupsion dhe hajni, lufte kunder opozitese dhe liderit Edi Rama, konjuktura nga më te pistat nga disa opozitare si Kastriot Islami, Harasani dhe me gjithe respektin qe kame per ndonji deputet tjeter te Partise socialiste qe po kerkonin te mbeshtesnin Berishen per te goditur Ramen, tashmë kane deshtuare me turp. Partia Socialiste u torturua ,u vra, nuke u la gje pa thane nga Sali Berisha dhe Jozefina Topalli qe tani jane ne gerhamat e fundit per tu perballure me popullin dhe drejtesin Shqiptare. Amerika dhe Europa nuk mashtrohen më nga Sali Berisha dhe Jozefina Topalli, që siç përflitet deri kafeneve këtu në Itali ku jetojmë e punojmë afro 600 000 shqiptarë, kane frike jeten e familjeve dhe na kerkokan garanci,! Jo kushdo qofte, perpara ligjit duhet te pergjigjet. E gjithe pasuria e vene pa drejtesisht duhet konfiskuare urgjentisht. Këtu në Itali as familja Anjeli nuk mund të flasë për niliona euro, siç flitet se fitoi filan minister a filan mik i një klani qeveritar. Kujtoj Dritan Priftin me 1. 800. 000 euro me një firmë, jashtë rrogës së shtetit si ministër apo favoreve të tjera të mundshme!!!
Po si e ka vënë pasurinë familja Anjeli?
Familja Anjeli. konsiderohet e vetmja dinasti e vërtetë italiane. Një familje industriale që ka ditur të zërë një vend epërsie absolute jo vetëm në ekonominë dhe shoqërinë e Italisë, por edhe në nivel botëror, duke bashkuar një mentalitet evropian sipërmarrjeje me një dashuri dhe stil tipik të traditës artizanale të Italisë. Meritë mbi të gjitha e krijuetsit të FIAT, Xhovani Anjeli
I pari pari i fisit, Xhuzepe Francesko Anjeli, i lindur në 1789, që u përpoq i pari të shfrytëzojë paratë e veta e t’i hedhë për vepimtari jashtë bujqësisë. Në qershor të vitit 1839, ai firmosi një kontratë për ndarje të aksioneve në një biznes pambuku me qendër në Napoli, bashkë me 17 ortakë të tjerë.
Në 11 korrik të vitit 1899, pranë zyrave të Bankës “Sconto e Sete” të Torinos, Anjeli dhe nja tridhjetë ortakë të tjerë firmosën aktin e themelimit të një shoqërie të re, Fabrika Italiane e Automobilëve Torino, me një kapital fillestar prej 800 000 liretash. Shumicën relative të aksioneve e kishte vetë Banka, e përfaqësuar nga familja Anjeli. Detyra e administratorit të deleguar i shkoi pikërisht Xhovanit. Nisi kështu epopeja e FIAT-it që sot ka pushtuar globin, por fillimi me 800 000 lireta!
Edhe sot po ti kërkohen në dorë 1. 800. 000 euro familjes Anjeli, pra fiks kaq sa ish ministri Prifti tha se i ka fituar nga shitja e ca aksioneve, kjo familje këtu në Itali tronditet.
Ja pra që është logjike që çdo pune e piste qe ka dëmtuare shtetin dhe interesat kombetare duhet zbardhur. Ora e demokracise po troket ne Shqiperi, komunistet perpara drejtesise. Shqiperia i perket Europes, Europa na do, nuke mashtrohemi ma nga politikat e felliqura., Sote ka dalur lakuriqe perpara gjithe botes ky njeri qe preje shume viteshe mban penge Shqiperin me nji grushte matrapazesh. Dhunimi i opozites nga ti Sali Berisha tashmë ka dale ne drite te diellit. Nuke ka kohe per falje dhe garanci politike, si në matrapazllek.
”Lavireve te rrugeve apo rrugaçëve të Tiranës duhet tu japësh liri sa nuk thyejnë ligjin, sa nuk vjedhin si ministrat tu, sa nuk janë të rrezikshëm për popullin e demokracinë. Edhe për këto akuza një pjesë e madhe e emigrantëve që u detyruam të ndërtojnë jetën ketej në perëndin, m[ndojmë se shpejt do kemi të drejtë të kërkojmë sjhpjegim. Para drejtësisë, normalisht.
Gjin Musa, Gazetar në Romë
Të rrezikuar me jetë
Hakmarrja, konfliktet nga më të ndryshmet po hapin varre perditë në Shqipëri. Shteti jo vetëm nuk është i fuqishëm, por as duket se ka qëllim të ndëshkoi krimin. Viktima të pafajhme të hakmarrjes sipas ligjeve të Kanunit mesjetar të Feudalit Lekë Dukagjini është edhe familja prej katër personash, Petrit Sabri Elezi, lindur më 04. 05. 1976, gruaja e tij Erkanda akoma pa i mbushur të 29 vitet, vajza e tyre Selma që ende nuk i ka mbushur 8 vjet dhe djali Samed, ku akoma nuk i ka mbushur 6 vjetët. Kjo familje prej katër anëtarësh nga lagjia “Guerile” e qytetit verior Shkoder që nga data 17. 11 2009 është në konflikt gjakmarrjeje dhe nga ajo ditë e deri sa ariti të marrë rrugët pa rrugë për ti shpëtuar plumbit të gjaksorit, ka qënë e ngujuar si qindra familje të tjera në këtë qytet, ku as fëmijët nuk mund ti dërgojnë në shkollë. Zanafilla e këtij konflikti ka qënë se pikërisht më datën 17. 11. 2009, babai i shtetasit Petrit Elezi, i quajturi Sabri Elezi, kishte plagosur rëndë të quajturin Ndue Beroshi. Mësojmë se shkak i ngatërresës ka qënë një banesë dhe frreth 3000 metër katror tokë në pronësi të familjes Elezi, ku Ndue Beroshi, siç kanë vepruar shumë të ardhur nga zonat e thella malore, pretendonte ti zaptonte me forcë. Në fakt të ardhurit kanë zaptuar edhe zyrat e fjetoret e ish Divizionit Ushtarak të qytetit Shkodër dhe edhe sot e kësaj dite jetojnë aty, si në pronat e veta. Ndue Beroshi, mësojmë se është i ardhur vitet e fundit në qytetin e Shkodrës nga zona e Dukagjinit, nga vëndi i Lekë Dukagjinit, krijuesit të Kanunit. Plagosja ka lënë sakat njërin krah të Ndue Beroshit dhe ky duket është shkaku që Misionarët e Paqës dhe Pajtimeve të Shqipërisë megjithë përpjekjet e shumta për pajtim, nuk kanë arritur të sheshojnë konfliktin. Këtë e pohojnë për gazetën vetë funksionarët e kësaj shoqate në Shkodër. Mësojmë se para pak ditësh, pikërisht më datën 18 janar, rret orës 19. 00, në drejtim të shtëpisë ku banonte Petrit Elezi në lagjen “Guerile” të qytetit të Shkodrës, janë lëshuar breshëri automatiku.
Gjithë viktimat e gjakmarrjes në Shqipëri janë bërë tashmë gjysëm njerëzish, të egër, të pashpresë, sa në lagjen “Livadhe”, lagje e re në periferi të qytetit të Shkodrës, sot jetojnë qindra familje të ngujuara. Jeta e këtyre njerëzve është në mëshirë të fatit, njëlloj si e viktimës pa faj Petrit Elezi, ku babai i tij thjeshtë u përpoq të mbrojë pronën e familjes së vet dhe sot jo vetëm i janë larguar të afërmit për të shpëtuar jetën, por edhe i gjuajnë me plumba shtëpinë. Janë të bekuara ditët në Shkodër që nuk kanë të shtëna armësh a vëndosje lëndësh plasëse nepër banesa për të vrarë. Ndërsa vrasjet janë edhe ato të përjavshme, deri në pushkatim të priftërinjve në mes të qytetit, ku pastori i kishes “Fjala e Krishtit”. Dritan Prroni 28 vjeç, është pushkatuar nga Mark Njemza 21-vjec, lidhur me një konflikt të vëllait të priftit. Pra asnjë shans nuk duket ne qytetin e Shkodres në drejtim të civilizimit, qytetërimit bashkëjetesës njerëzore.
Albert Vataj
Keshilltari i presidentes Jahjaga, Ilir Deda, nip i presidentit serb Boris Tadiç
Nipi shtin pushkë për dajën!” (fjalë popullore)
Vera Dushi, Qëndrim Bajrami
“Modeli i dy Gjermanive, është i pranueshëm për Ilir Dedën këshilltar numër një i kryetares, Atifete Jahjaga. Ai ende mendon dhe beson se Kosova është pjesë e Serbisë dhe në të ardhem duhet të bashkohet, ashtu sikur është bashkuar Gjermania. Në një intervistë për gazetën “Dnevnik” të Novi Sadit, Ilir Deda, thotë se Rezoluta 1244 e OKB-së nuk korrespondon me situatën në Kosovë, ndërsa ka vlerësuar se opsioni më real për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe Kosovës, është modeli i dikurshëm i Gjermanisë Perëndimore dhe asaj Lindore, të cilat më vonë do të bashkoheshin në një Serbi unike, ashtu sikur ndodhi bashkimi i dy Gjermanive”, komunikon Radio “Kosova e Lirë”, më 25 dhjetor 2011. Japim deklaratën e Ilir Dedes si është shkruar origjinalisht, në intervistën dhënë gazetës së Novi Sadit, “Dnevnik”: “– ????? ??? ??????? ?? ??? ??? ????????? ?? 2007. ?????? ? ???? ?? ?????? ????? ??? ??????????? ?????? ????????????? ?????? ?????? ? ??????. ??? ????? ?? ??????? ?? ???????? ????? ?????? ?????? ??? ?????, ? ???? ?? ? ???? ?? ??????? ????????????? ??????? ?? ???????? ???????.” Kjo don të thotë shqip: “Modeli të dy shteteve gjermane u sugjerua që prej 2007 dhe tani kthehet si një opcion realist për të normalizuar marrëdhëniet midis të dy vendeve dhe pastaj do të vijë si një stabilizim të plotë të gjendjes në Ballkanin Perëndimor.”
Ky nipi i Serbisë “harron” se modeli i te dy Gjermanive nuk shkon midis ish kolonizatores se Kosoves, Serbia dhe Kosova, ish kolonia e Beogradit, por vetëm midis Kosovës dhe Shqipërisë, që janë dy shtete shqiptare, sepse shqiptarët e Kosovës dhe serbët e Serbisë janë dy popuj të ndryshëm, që dallojnë si dita me natën. Kurse shqiptarët e Republikës së Kosovës (që përbejnë mbi 95% të Republikës së Kosovës) dhe shqiptarët e Republikës së Shqipërisë janë një komb i vetëm, ashtu siç ishin edhe gjermanët e Gjermanisë Perëndimore dhe gjermanët e Gjermanisë Lindore, që sot jane të ribashkuar. Prandej, modeli i dy Gjermanive, i Gjermanisë Perëndimore dhe Gjermanisë Lindore, duhet të zbatohet edhe në rastin konkret midis dy Shqipërive, Republikës së Shqiperisë dhe Republikës së Kosovës.
Si këshilltar i presidentes së Republikes së Kosoves, ai do të duhej të kërkonte jo veç “stabilizimin” e gjendjes, dmth. futjen e Kosovës ne gjirin e Serbisë vrastare, por prerjen e ndikimeve të Serbisë në Kosovë
Të shohim disa të dhëna të biografisë së tij familjare dhe politike.
Ilir Deda e ka nënën serbe. Kjo s’do të ndikonte shumë nëse ky karrierist s’do të ishte ngritur në një pozitë të rëndësishme politike dhe nëse ai nuk do të kishte shpallosur edhe ide pro-serbe të këtij lloji, siç është “modeli i dy Gjermanive midis Serbisë dhe Kosovës”.
Politikisht, ai ka qenë me FER të atij Shpend Ahmeti që është bashkuar me Lëvizjen Vetëvendosje.
Besoj se masave të gjera popullore u kujtohet deklarata e Dell kundër Lëvizjes Vetëvendosje gjatë zgjedhjeve të fundit në Kosovë dhe pritja madhështore që Dell iu beri dy krereve të FER: Ilir Deda dhe Shpend Ahmeti.
Ilir Deda para se të formonte, bashke me Shpend Ahmetin, FER-in, ka qenë këshilltar i ambasadorit Dell.
Zonjes Jahjaga, Ilir Dedën ia ka dhenë (si keshilltar) zoti Dell, i cili gjithashtu e zgjodhi zonjen Jahjaga për Presidente të Republikës së Kosovës.
Kot nuk thotë fjala e urtë popullore se dardha pik ndër dardhë, ashtu edhe Ilir Deda ka gjak serbi dhe është e natyrshme që ai e përkrah Serbinë. Ilir Deda e ka tradhetuar Kosovën duke e përkrahur idenë e të dy Gjermanive te dhenë nga Tadiçi. Ilir Deda tradhetar i popullit kështu duhet të quhet e jo këshilltar i presidentes, por këtu ka gabuar edhe vet presidentja që e ka emëruar në atë pozitë. Ky tradhëtar ose duhet të largohet nga pozita që e mban tani ose duhet që edhe presidenten bashkë me të ta shkarkojë sovrani popull. Duhet të vetëdijësohen qytetarët e Kosovës se kush e këshillon presidenten e vendit dhe ta kuptojnë arsyen se pse presidentja është kaq naive dhe kaq tolerante ndaj ngjarjeve në veri të Kosovës.
Në qoftë se zonja Jahjaga nuk do ta largojë nipin e Serbisë (liri Deda) nga detyra e këshilltarit te saj, atëherë kemi të drejtën të dyshojmë se edhe zonja Jahjaga, ashtu si disa eksponentë të lartë të qeverisë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, përmes Ilir Dedës, mban fijet e lidhjeve të saj me Serbinë dhe me Boris Tadiçin, i cili para disa ditësh e ka bërë të njejtin propozim që e ka bërë edhe Ilir Deda.
Pra, në rastin konkret katërciperisht vërtetohet fjala e urtë popullore dibrane: “Nipi shtin pushkë për dajën!”
Kush e stimulon vetëgjyqësinë?!
Fenomeni që shqetëson shtetformimin tonë, intergrimin në strukturat Euroatlantike, më teper se gjithçka, edhe se politika konfliktuale e korrupsioni galopant, edhe se autoritarizmi e elementë terroristë të lakuara kohet e fundit edhe në kabllogramet e Ambasadës Amerikane drejtuar Washintonit e të publikuara nga Wikileaks-i, është pijkërisht gjakmarrja , larja e hesapeve,
Konflikti për pronat, sidomos me ato që lidhen me ligjin per pronat, ligj shume i diskutuar edhe ne Parlament dhe që ende nuk po merr zgjidhje, ka shkaktuar shume te vrare. Viktime e ketij konflikti u bë edhe Elton Sylja, lindur në Shkoder më 14. 11. 1984 e banues po në Shkoder, qyteti ky më i prekur nga konfliktet dhe që ka regjistruar rreth 30 për qind të viktimave qe kanë bazë hakmarrjen. Në fakt në Shqipëri, sipas një shkrimi të botuar kohët e fundit në gazeten italiane Corriere della Sera nga gazetari i njohur Ettore Mo, vetëm të vrarë për hakmarrje në Shqipëri në 20 vitet e fundit janë rreth 10 000 shqptarë. Këto shifra rrënqethëse i fsheh shteti shqiptar, duke abuzuar me shifra të paverteta, edhe sipas ca shoqatave fantazmë. Elton Sylja, gruaja e tij dhe tre fëmijët, Denilson, Ervis dhe Vigan, që nga viti 2009 u bënë pjesë e të ngujuarve, pjesë e atyre që tashmë duhet të jetojnë të fshehur, me jetën në fije të perit, më qartë më afer vdekjes se sa jetës, pasi babai i Eltonit, Xh. S. në vitin 2009 kish plagosur shtetasin N. K. Sipas burimeve te sigurta, plagosja ka patur si bazë konfliktin per pronën, tokën. Sherri kish degjeneruar deri në plagosje. Përpjekjet për pajtim nuk kanë munguar, por fatkeqësisht kanë dështuar deri tashti. Madje edhe para dy ditesh, të enjten rreth orës 18 e 30 minuta, shtepia e Eltonit është qëlluar nga jashtë me breshëri armësh, duke terrorizuar edhe komshinjtë. Eshtë pra një konflikt që nuk dihet si do përfundoi. Mungesa e ligjit stimulon vetëgjyqësinë.
Redaksia
Ilir(ë) Meta
Jam nder ata njerez qe ne asnje moment nuk kam dyshuar se Ilir Meta nuk do te denohej! Natyrisht, jo sepse kam qene i bindur se ish- kryeministri ishte i pafajshem. Kam qene i bindur ne pafajesine e tij pasi akoma Shqiperia nuk eshte rritur aq shume sa te denoje nje ish- kryeminister, aq me teper pjese e nje mazhorance ne pushtet. Mbase Shqiperia nuk ka edhe luksin ta denoje nje figure kyce politike te tranzicionit te saj te mundimshem.
Mbase ka qene rastesi, por diten kur Gjykata e Larte lexoi pajafshmerine e Ilir Metes qe per mua te pakten ishte shpallur qe diten kur nisi gjyqi i tij, nje televizion kombetar shqiptar dha nje panorame me shume se te trishte te varferise se thelle shqiptare. Nuk jam nder ata njerez qe mendojne se varferia si shkak domosdoshmerisht duhet te kete pergjegjes qeverine. Nese do te isha ne kete linje, te gjitha qeverite e globit do te ishin te padenja te qeverisnin popujt e tyre, duke filluar nga SHBA-te deri ne Liberine qe tashme rikonfirmoi nje grua per here te dyte presidente te vendit. Lidhja ne mes gjyqit qe shpalli pafajesine dhe pamjeve qe demostruan varferine gjeografikisht te shtrire shqiptare, me erdhi vetiu. Ishte nje konotacion, nje lidhje e pavetedijshme, mbase aspak e miremenduar. E pra, zyrtarisht- ne baze te deklarimeve te pervitshme te pasurise, Ilir Meta nuk eshte politikani me i pasur ne vend. Madje, nuk eshte as nder me te pasurit e listes se 10-15 te pareve. Sigurisht, nuk eshte as ne nivelin e ish- kryebashkiakut te Tiranes Edi Rama i cili deklaron se ka pasuri vetem 3 mije euro ne banke qe jeton ne shtepi me qera dhe qe ka ne bashkepronesi vetem nje shtepi te trasheguar nga privatizimi i banesave shteterore te vitit 1993.
Truri filloi te fluroje ne hapesirat e veta dhe u ndal tek mbiemri Becaj. Eshte kryetarja e Gjykates se Larte, vajzen e se ciles ish- ministri i jashtem Meta e kishte emeruar ne nje nga perfaqesite tona diplomatike jashte vendit. Gjithcka e kishte bere per humanizem. Kete e ka pohuar vete publikisht Ilir Meta. Po mendoja humanizmin e Metes ne rastin Becaj, duke e krahasuar me pamjet e varferise se dhimbshme shqiptare. Ne fakt, Meta ne bashkepunim me ministrin e shendetesise Vasili i kishin shpetuar jeten (nese nuk gaboj) nje femije dhe familja e tij e falenderoi publikisht ne disa dhjetera edicione lajmesh.
Vajtimi me ze i nje nene qe nuk siguronte dot buken e gojes per femijet e saj te mitur brenda nje shtepie qe cfare frynte apo binte jashte e fuste brenda, me solli ne mendje nje tjeter skeme. Ka qene kohe vere kur u tha se Ilir Meta kishte marre kercenime per jeten. Ne nje vile diku nga Golemi apo Gjiri i Lalzit- e denje per aktoret e famshem te Hollivudit, Ilir Meta me kembe te demtuar nga loja ne minifutboll, jetonte i qete me mbrojtjen diskrete te strukturave te shtetit tone. Nuk ka asgje te keqe. Edhe nje krimineli shteti duhet ti garantoje jeten qe nha koha e heqjes se denimit me vdekje ne Shqiperi. Aq me shume e ka detyrim t’ia mbroje nje ish- kryeministri dhe figure te nderuar politike si Ilir Meta.
Secili ka mbi koke catine e shtepise qe meriton. Secili ka ne tryezen e tij ushqimin per te cilin ka punuar te fitoje. Secili ka miqesine dhe familjen per te te cilen ka luftuar. Por ama, secili prej nesh eshte dhe duhet te jete i barabarte para ligjit. Keshtu ndodhi edhe me Ilir Meten. U dorehoq nga mbrojtja ministrore, u dorezua edhe nga mbrojtja imunitare, kerkoi me ngulm qe te gjykohej edhe kur do te mund te fshihej pas procedurave. Perballe tij, shorti vendoi nje trupe gjykuese qe ai nuk mund ta ndryshonte dot, edhe po te deshironte. Cfare faji ka Ilir Meta qe vete Gjykata e shpalli te pafajshem me date 16 janar 2012?
Mund te jene te pakte shqiptaret qe te pakten njehere ne jeten e tyre nuk kane pohuar qofte edhe nen ze qe gjyqtaret shqiptare jane te korruptuar! Por kush i korruptoi ne rastin e Ilir Metes? Per gjykimin e tij u harxhuan mjaft para, qofte ne ekspertimin e pare qe u krye ne SHBA dhe kushtoi rreth 5 mije USD, qofte per ekspertimin e dyte qe u krye nga eksperte shqiptare me softe pirate dhe qe kushtoi diku tek 30 mije USD (30 mln lek te vjetra)! Tanime, te gjitha keto shpenzime do te duhet ti paguaje shteti pasi Prokuroria (akuza shteterore) deshtoi me kembenguljen e saj per te hetuar e denuar Meten. Tashme po verej se qe nga fillimi i ketij shkrimi dhe deri me tani, direkt ose indirekt po permenden apo po nenkuptohen parate, leket apo dollaret. Me shume mundesi, eshte nje rastesi qe lidhet me kete ceshtje.
Politika nuk eshte perziere ne asnje rast ne ceshtjen ne fjale. Parlamenti ishte i gatshem ti hiqte imunitetin menjehere Ilir Metes, madje edhe Dritan Priftit. Eshte e qarte se objektivat politike duhen arritur dhe nuk mund te mungojne teresisht shigjetimet ndaj Prokurorise apo edhe ndonje segmenti gjyqesor jo shume te ndershem profesionalisht. Por, nuk mund te konsiderohen nderhyrje ne ceshtjen Meta. Jane nje panorame mese normale 20 vjecare e Shqiperise post-komuniste. Meqe ra fjala, Meta u akuzua per korrupsion aktiv dhe u shpall i pafajshem. Tanime edhe Dritan Prifti, i akuzuar per korrupsion pasiv vetiu konsiderohet i pafajshem. Pra, e gjithe ceshtja ne fjale per korrupsion ne rangjet e larta te politikes, rezultoi nje flluske sapuni. Serish, i vetmi rast i korrupsionit te vertetuar nder zyrtare te larte eshte ai i vitit 1993, ku ish- kryeministri Nano u denua 7 vjet si ordiner per ceshtjen « Levante Co ». Ata qe e kane harruar, ndihmat qe erdhen nga Italia per ne shqiptaret. Madje, edhe Nano pas disa muajve qe doli nga burgu ordiner, fitoi pafajesine dhe mori diku 70 mln te vjetra si demshperblim per burgun e padrejte. Permbledhtas, gjyqi i Metes rivertetoi se shqiptaret kane klasen me te paster politike jo vetem ne rajon, por edhe ne bote. Akuzohen, u hiqet imuniteti, hetohen, gjykohen dhe dalin te pafajshem. Por serish ka nje klecke te vogel. Si arriten te vene pasuri jo te parendesishme si vilat, makinat luksoze, apartamente ne Bllok apo ne zona turistike te gjithe politikanet e larte shqiptare?! Dhe kjo, vetem me rrogat e marra pas firmave ne borderote perkatese. Nese nuk ka dicka tjeter (dhe nuk mund te kete, pasi edhe ceshtja Meta vertetoi « virgjerine » politikaneve tane perballe korrupsionit !), kjo mund te quhet mrekulli shqiptare !
Ne fund, mbetet tu gjendet « pronari » video- pergjimit te shfaqur me titrim nga TCH, shifrave qe thuhet se degjohen si 700 mije apo 7% por edhe te shohim nese Prifti ka nje bllof te rradhes me te tjera video per te futur ne qorrsokak drejtesine tone, e cila nga gjyqi ndaj Metes ka dale me e forte dhe me e specializuar se me pare ! Nuk eshte e qarte ne fakt edhe nese ne vijim Prifti duhet te kerceje nga belaja nga nje autogol me oren- rregjistrues qe e ka zbuluar eksperti amerikan apo anglez (me falni se nuk mbaj mend sakte kombesine !), nje shkembim fare miqesor i rreth 70 mije eurove !
Pas shpalljes se vendimit te Gjykates se Larte, selia e LSI-se ne Tirane, u pushtua nga perkrahesit qe therrisnin « Meta- Meta- E verteta » ! Thirrje te ligjshme per nje individ, qe ne menyre te cuditshme mban ne kembe qe pas vitit 2001 te vetmen particke e cila arrin te marre pjese te qenesishme ne torten PD-PS te pushtetit. Shume kane provuar te shkeputen nga te medhate dhe pas pak kohesh, jane rikthyer tek ato pa patur thuajse asnje sukses te qendrueshem. C’te kete Meta me shume nga ajo qe ka patur p.sh. Genc Pollo, Dashamir Shehi, Nard Ndoka etj ?! Ne fakt, asnjeri prej tyre, nuk ka qene asnjehere kryeminister i vendit, qofte edhe per nje muaj ! Asnjeri prej tyre (te treve) nuk ka qene drejtues i nje partie te madhe si Ilir Meta qe ishte sekretar (kryetar) teksa Nano ishte ne burgun ordiner ! Asnjeri prej tyre nuk ka qene ne krye te nje Forumi Rinor te partive te medha sic ishte Ilir Meta ! Asnjeri prej tyre nuk ka qene luan, dmth sportist i sporteve te renda si Ilir Meta !
Bashke me Gjykaten e Larte, deshtoi edhe « Fiks Fare » qe sipas eksperteve shqiptare, ka keqperkthyer (titruar) video- pergjimin. Ilir Meta ka gjithe te drejten e zotit te kerkoje demshperblim kete cenim te figures se tij, qe vec te tjerash e la „de jure“ jashte qeverise per rreth 1 vit. Sigurisht, qe do te rikthehet pjese e ekzekutivit pas certifikimit te virgjerise politike nga Gjykata e Larte. Edhe me heret, ish- kryeministri Nano riktheu ne qeverine socialiste Mucin- Bacin- Cacin qe ishin votuar nga KPD-ja e famshme e asaj kohe !
Nga gjyqi i Ilir Metes, askush nuk fitoi por as nuk humbi realisht. Madje as drejtesia shqiptare! Tash po jepet publicitet ne spektaklin “Grande Fratello”, adashi i “Big Brother” ne Shqiperi. Per 6 muaj nje tufe njerezish pranojne ti nenshtrohen monitorimit 24 ore te kamerave, ne cdo aspekt te jetes sit e ngujuar. Cdo gje eshte me ze dhe me figure te qarte! Jo si tek video- pergjimi ku tritrimi ishte i falsifikuar, sipas Gjykates se Larte te pakten.
Eshte viti i 100- vjetorit te shtetit modern shqiptar! Rrnofte Shqipnia! Kjo ka rendesi! Te tjerat shkojne e vijne, si gjithmone nder shqiptaret!
Dicka te fundit, pot e fundit afer. Une e kam njohur nga afer Ilir Meten. Mbase edhe per shkak te profesionit! Nuk kam turp ta pohoj, edhe pse dikush mund te mendoje te kunderten!
Blerti Delija
Rama “Killer”, Ramesha vegel, Topi “rrugaç”, Prifti inatçi, Meta zëmermadh e lum Shqipëria që e ka
Të hënën ndodhi ajo që prtisnin gjithë shqiptarët e rritur: Ilir Meta pas pretencës se prokurorisë që i ngarkonte dy vjet burgim dhe shuma jo të vogla parashë si hajdut, doli i pastër qelibar nga vëdimi i formës së prerë të Gjykatës së Lartë. Kjo ishte e pritshme për arsyen më të arsyeshme të besimit që ka populli i lumtur shqiptar tek drejtësia e dashuria për ilir Metën.
Por habia ngjau per fëmijët e vegjël. Ata teksa shihnin Ilir Metën të rrethuar nga anëtarë të LSI-së duke folur për demokraci të pastër, për drejtësi të çiltër, për luftë të ashpër kundër korrupsionit, trafiqeve dhe fitoreve të tij dhe qeverisë shqiptare mbi hajdutet e të korruptuarit, pyesnin: Ilir Meta u fut në burg apo ai po fut në burg prokurorinë?
Ti e ke pak të vështirë me fëmijët tu shpjegosh se edhe prokuroria është xhan, është e drejtë se mbron interesat e shtetit, të popullit, por edhe xhaxhi Iliri është xhan, është i paster, është i mirë dhe as që bëhet fjale të vjedhë edhe një lek të vetëm tek populli që e don fort e po punon ditë e natë per të. Por gjithsesi, fëmijët janë të zgjuar dhe e kuptojnë më në fund drejtësinë e shenjtë dhe shpirtin e madh të xhaxhi Ilirit. Ata e kuptojnë edhe kur thotë fitova 5-0 me klanin e killerit Edi Rama, të prokurorisë shqiptare, të presidentit Bamir Topi, të inatçiut Dritan Prifti. Ata e kuptojne se edhe pse 5 gjyqtarët i quan GOLA. Është burri më popullor e i ndershëm i politikës.
Ja pra një rast që ne të rriturit të paktën, duhet ta kuptojme edhe më në thellësi. As kerkush nuk ka të drejtë të paragjykoi tjetrin para se të flasë gjykata, drejtësia, ajo që është e shenjtë dhe e barabartë për të gjithë shtetasit shqiptarë. Ilir Meta është shëmbull, është i pari zyrtar i lartë që drejtësia u muar me të shumë dhe së fundi doli krejt i pastër. Po kush e ka inat atëherë të nderuarin, të respektuarin, personin që gjithë ata që i kanë mbetur ne qafë duhet ti kërkojnë sot falje?
Këtë e shpjegon vetë zoti Meta, të cilit sot edhe unë duhet ti kërkoj falje nese kam dyshuar sado pak. Pak çaste pasi e nderuara drejtësi i dha plotësisht të drejtë, Meta deklaroi botërisht se Ai si Luan kishte përballë një mi si Dritan Prifti, kishte ca prokurorë dhe ca killerë kundra. Këta killerët pas zgjedhjeve të suksesshme të 8 majit 2011, e kishin kërcënuar edhe me jetë të nderuarin Ilir Meta, i cili na dha lajmin që presin dashamirësit e tij se ka një video Rama- Ramesha, por që e mban tek Spartak Braho.
Këtu del një tjeter shpirt human. Zoti Meta, si i pastër tashmë, ku nuk ka gojë askerkush ta akuzoi, ka edhe cilësi shumë mbinjerëzore, si Perendi. Ai duket se nuk do ta sulmoi kundërshtarin. Për shëmbull Dritan Priftin, ka zemër të gjërë dhe nuk duket se do e paditë për shpifje, Ina Ramën nuk do e denoncoje si bashkëpunëtore me killerët, Edi Ramën nuk do e ndëshkoi si vrasës, Bamir Topin nuk do e degjeneroi si rrugaëç e anti-Metë. Jo se nuk merret Luani me minj, por edhe se duket ka vëndosë të falë edhe prokurorinë që i nxiu krejt kot, normalisht jashtë çdo logjike juridike e njerëzore, personalitetin, emrin e moralin kaq të mirë, edhe killerët që e kanë kërcënuar me jetë.
Këto veprime kaq humane të zotit Meta të kujtojnë Jezu Krishtin para Pons Pilatit: “Fali o Zot se nuk dijnë çka bajnë”.
Veprimi kaq human i zotit Meta shpresojmë ta prekë sadopak edhe zotin Dritan Prifti të mos i shpifet tjetër me video-regjistrime të tjera për të cilat ka deklaruar botërisht se i disponon, madje me figurë e zë të pastër. Edhe në i pastë, le ti mbajë për vete, pasi drejtësia të cilën fatmirësisht e kemi siç e meritojmë, nuk mund të pranoi të rrezikohet emri i qytetarit shqiptar se i mbushet mëndja dikujt, qoftë edhe zevendesministër, të filmoi diçka.
Sidoqoftë, nëse Dritan Prifti ka inat të madh, Ilir meta ka zemër të madhe. E paçim sa malet zotin Meta për të mirë të popullit shqiptar, pasi e kemi të vetmin politikan që nuk u tremb nga shpifjet, por u perball si burrat me “minj” si ish ministri Prifti, prokuroria, presidenti e deri tek killerët, deri në bindjen e gjithë shqiptarëve e ndërkombëtarëve se është shëmbulli më i mirë i shtetarit shqiptar, paçka se një kolegu im e pagëzoi: Meta “i dhjerë, por krenar”.
Sokol Pepushaj
Nëpër magjitë e Athinës së Lashtë
Nga Ndue Bacaj – Studiues ,Publicist
Udhetimi dhe impresionet e Fillimit
Udhetimi me autobuz nga Shkodra per në piken doganore të Kakavijes ,megjithse komod, nuk i mungonte entuziazmi, jo vetem se po shkonim të shihnim e takonim njerzit tanë të dashur, por edhe pse do të vizitonim qytetrimin më të lashtë në botë dhe simbolin e ketij qytetrimi Akropolin …Nuk mund të rri pa e thënë se duke pasur parasysh “klimen” propogandistike të krijuar nga mediat “sallake“ shqiptare tek unë ekzistonte frika e kalimit të kufirit grek ,megjithse ishim të paisur me të gjitha dokumentet që kerkonte marrveshja e heqjes së vizave me vendet antare të BE’së dhe vetë shtetit Grek.
Kontrolli në piken doganore Shqiptare ishte një kontroll serioz dhe pa asnjë problem ,ndaj kalimi në piken doganore greke na ktheu “emocionet” ,të cilat u shuan pa as më të voglin dyshim ,pasi ishte një kontroll i shpejt ,i sakt dhe korrekt nga doganieret grek.. Valixhet apo çantat u kontrolluan me një aparat ,por pa i levizuar nga bagazhi i autobuzit ,ndersa pasaportat nuk vonuan më shumë se 5-6 minuta per të na i kontrolluar dhe vulosur ,pa na kerkuar asnjë dokumentë shtesë ,se ku shkonim apo shumen e eurove që disponim. Per ta thënë troçë ,kontrolli doganore në piken greke ishte më i shpejt dhe më i lehtë se në doganen tonë… Megjithse udhetimin nga kakavija per në Athinë na takojë t’a bëjmë naten ,”aroma” e tokes , fshatrave apo qyteteve na zgjonte enderrat se keto troje dikur ishin safi shqiptare ,të banuar po nga shqiptare autokton ,të cilet tashma ose i kishin lëshuar keto troje ,ose janë ambjentuar me shtetësinë Greke… Udhetimi në pjesen më të madhe të rruges i takonte një autostrade moderne ,ndersa mberritja në Athinë ,ndonse rreth ores 04.oo pas mesnates ,nuk dallonte shumë me diten nga prania e dritave , që ndriçonin çdo cep të qytetit me një siperfaqe prej 476 km2 , dhe me mbi katër milion banorë vendas e një milion të huaj…Ndersa klima e protestave ekonomike të grekeve ja kishte lënë vendin qetësisë absolute…Mbas kenaqësisë së takimit me njerzit tonë ,dhe rehatimit në shtepin e tyre (në një lagje te qytetit) ,ne kishim menduar që në ditet e ardheshme jo vetem të mesojmë diçka më shumë dhe më konkrete nga historia e qytetrimit grek , por edhe të “preknim” ketë qytetrim , ketu në zemren e tij ,në Athinen antike..Qyteti i Athines është qyteti më i “vjeter”, jo vetem i Europes ,por edhe i Botes , si nga historia e qytetrimit ,dhe ajo e ndertimit. Ndertimi i Athines zë fill në mijëvjeçarin e tretë para Krishtit.. Simboli i pavdekshem i ketij qytetrimi që qendron në kembë mrekullisht ,dhe vizitohet çdo ditë nga qindra e mijëra turist , studiues , arkeolog, historian e tjerë është padyshim qendra historike , me emrin e njohur në të gjithë boten ; AKROPOLI , që edhe nga larg pamja e tij të mahnit duke të “detyruar” t’a vizitosh…
Pershtypja e parë e takimit me Akropolin
Me ndihmen e vajzes sime dhe burrit të saj unë realizova ënderren time të një vizite në Akropol. Rruga per ketu ishte mjaft e këndëshme nepermjet tramvait , e veçanarisht udhetimi në metron e Athines ( me tren të nendheshem). Per ta berë ketë pasdite sa më të kendeshme e familjare (dhenderi e vajza ime ) muaren me vehte edhe dy fëmijet e tyre.
Sapo arritëm në kodren ku ishte Akropoli i famshem ,mua më beri pershtypje gjendja mjaft e mire e murieve dhe ambienteve të tjera të ketij qyteti e qytetrimi të lashte, por që perseri disa pjesë të Akropolit po rikonstruktoheshin.. Pershtypja e parë e ”takimit” tim me Akropolin ,më zgjoi kujtesen per ato çfarë kisha lexuar e mesuar per ketë mrekulli të qytetrimit e zhvillimit mijëravjeçarë te Greqise e Botës.. Në keto momente filluam të filmojmë (nga jashte ,se brenda nuk lejohej) , si dhe bëmë fotografi me “Akropolin”. Akropoli ishte i permasave ; 280 meter i gjatë dhe 140 metra i gjerë. Kodra mbi të cilen ishte ndertuar Akropoli shenonte lartesin 156 mbi nivelin e detit…Duke qenë se Akropoli është zemra e qytetit të Athines ,këtu “ruhet” historia mijera vjeçare jo vetem e Greqisë ,por edhe historia më e lashtë e njerzimit të civilizuar.. Çdo gurë ,çdo rrasë , çdo pjesë e murieve dhe dyshemeve ,çdo matrial arkeologjik ,i ruajtur mirë apo i demtuar mbanë brenda pjesë të historise dhe qytetrimit më antik të planit Tokë , në të cilen jetojmë ne shembelltyrat e vetë Krijuesit…
Emri Akropoli sipas studiuesve rrjellë nga bashkimi “fjaleve” greke ;
Akro = i larte ,siper dhe Polis = qytet ,pra qytet i larte ,apo qyteti siper..
Akropoli është perfaqesuesi më tipik i ndertimit të fortifikuar të qendres së qytet-shtetit , me tempullin kushtuar perendisë mbrojtese. Fortifikimi është bërë me mure rrethuese dhe gurë të mëdhenj.. Akropoli duket se është berthama e ndertimit të vetë Athines ,ku per rrjellojë (Akropoli) ka një moshë ,po aq sa vetë Athina , por edhe një histori rindertimesh të më vonshme , kryesisht per aresye të fatkeqsive natyrore dhe të luftrave me pasoja shkatërrimtare..
Athina , në mes miteve , legjendave dhe qytetrimeve të lashta
Edhe per Athinen dhe qendren e saj Akropolin ekzistojne legjenda e mite , që trashigohen e njihen edhe sot tek banoret vendas e më gjërë. Mjaft interesante na u duken (mitet apo legjendat) si ato të mbretit legjendar – athinas Çekrope që thuhet se ishte gjysem burrë e gjysem gjarper (madje shpesh edhe emri i Akropolit lidhet me emrin Çekrope)…Per te vijuar me legjenden e “duelit” në sytë e të gjithë popullit të mbledhur në Akropol në mes Perendeshes Atena (Athena) dhe Zotit detit Poseidonit. Dueli (nëse mund të quhet keshtu) me ketë rast behet me dhurata. Poseidoni bënë dhurat një kalë të shkelqyer e të bardh , emblemë e forces ,fuqisë dhe kurajos duke pretenduar mbeshtetjen në beteja. Ndersa Atena (Athena) bënë një dhuratë Ulliri me premtimin se do të jap urtesi , maturi ,inteligjenc e paqe..Gjë që duket se e pelqyen më shumë athinasit.. Ketu në Athinen historike ende janë të “pashlyera” mjaftë gjurme të qytetrimeve të saj dhe qytetrimeve të tjera të Greqisë së Lashtë ,pasi siç dihet në ato kohë si i gjithë kontinenti Europian e më gjërë edhe Greqia (nëse mund ta quajmë keshtu) ishte e ndarë në disa qytetrime (e per rrjellojë në qytet-shtete) dhe kultura , ku më të njohurat ishin ato të Kretes (shpesh monoike sipas mbretit mitologjik të Kretes, Minos), si dhe kultura e Mikenes e cila ishte kryeqendra e Peloponezit dhe ndërlidhte Korintin me Argosin. Per të vijuar me shtetin e Spartes me një organizim të veçant me karakter mbrojtes, dhe duke qeverisur me ligjet e famëshme të Likurgut ,që njihet si ligjëvënesi legjendar e tjer…Por ketu na u kujtua se që në shek.XIII para Krishtit sipas një tradite të vjetër u bë bashkimi i 12 bashkesive të Atikes (krahinë në Greqin e mesme e njohur në kultivimin e ullinjeve dhe vreshtave ,në nxjerrjen e argjendit dhe mermerit) dhe kryeqytet u shpall qyteti i Athines…Mbreti i parë legjendar i Atikes ka qenë Tezeu , i cili i perket gjenerates që ka jetuar para luftes së Trojes.. Vlen të shenohet se mbreti i Mikenes Agamenoni në shekullin e XII para Krishtit ndermori ekspediten e famshme të Akejve kunder Trojes…Rreth viteve 800 para Krishtit ketu fillon epoka e madhe e qytetrimit grek, e njohur si epoka helenike… Natyrisht keto gjurmë “të lexueshme dhe të palexueshme” ruhen më mire se kudo në Akropolin e Athines…Ketu (në Akropol) “gjenden” disa tempuj , si tempulli Efesto ,tempulli Atena Nike (kushtuar perendeshës të fitores së Athines), tempulli Elensinon kushtuar Demetres , apo tempulli i EREKTEONIT , ( Eretteo i Drejtesisë) Joniko-Grek (shek.V para Krishtit), e tjer tempuj sinjifikativ ,por një ndër më të veçantit është tempulli gjigand i Partenones , i ndertuar ngjitur (poshtë) me Akropolin gjate viteve të qeverisjes së reformatorit të madh Perikliut (443-428 para Krishtit). Sapo hyhet në ketë tempull (Partenone) ,në murin e siperm të pullazit të nderteses gjendet paraqitja e skenes ,që i kushtohet lindjes së perendeshes Atena (Athena).Ndersa në pjesen e sprapme është paraqitur grindja ndërmjet Atenes dhe zotit të detit Poseidonit. Vetë shtatorja e Atenes është punuar prej fildishi e ari. Në mes të helmetes saj duket sfinksi ,kurse anash janë paraqitur grifonë (luanë me kokë dhe me krahë shqiponjash). Shtatorja e Atenes ka të veçant veshjen me Kiton (veshje grash deri te këmbët). Ajo në njeren dorë mban fytyren e Nikës (perendeshes së fitores) ,kurse në tjetren shtizen . Afer këmbës ka mburojen ,kurse rreth shtizes gjarprin. Në rrezet e shtatores është paraqitur lindja e Pandores . Hesiodi dhe këngëtarë të tjerë thonë se , Pandora ka qenë gruaja e parë, dhe se para lindjes saj nuk ka ekzistuar gjinia femërore…
Akropoli dhe Pellazgët
Historia e fqinjësisë mijëra-vjeçare të popujve të gadishullit Ballkanik e veçanarisht të atyre Pellazgo-Ilire ,me ato Greko-Helene , na tregon se ndër shekuj kanë ekzituar kufijë të tjer ,por edhe levizje të lira popullsie që i kanë sherbyer edhe zhvillimit ,ndertimit , qytetrimit e paqtimit.Duke ditur se pellazget kanë qenë puntorë dhe mjeshtra
të mrekullueshem shpesh është shkruar e thenë se pellazget kanë kontributin e tyre në shume vepra e monumente qytetrimi e zhvillimi që shohim sot në trojet greke ,ku një ndër më sinjifikativit është Akropoli i Athines. Gjithsesi per të “argumenuar” diçka nga kjo histori po i drejtohemi studiuesit dhe histrorianit amerikan Edvin Zhak (Edwin Jacques) , cili ne librin e tij “SHQIPTARET”… në faqen 67,duke ju referuar historianit të lashtesisë greke TUQIDIDI-t ,shkruan : “Tuqididi na siguron se Akropoli ,më i njohuri në botë ai i Athines fqinje , nuk u ndertua nga Grekët ,por nga keta Pellazgë. Banoret e parë (Pellazgë) u vendosen aty 2000 vite para Krishtit. Më vonë Akropoli u shenderrua në një fortesë. Një autoritet i sotem per Greqinë e lashtë ka vrejtur : Kanë mbetur ende pjesë të murit prej guri gelqeror gri në blu ,me të cilet zotrit Pellazgë të kalasë (Akropolit ..N.B.) siguronin caqet e kodres së tyre të pjerrtë.Muri i vjeter quhej Pelasgjkon.. Arkopoli është i bashkuar me Aeropagun , kurse muret ishin ndertuar në menyrë të tillë , që hyrja kryesore perendimore e kalasë të kalonte permes nëntë portave, njera pas tjetres. Veper kjo e pellazgëve , e trashiguar më vonë nga “pasardhesit” e tyre grekë. Kulti i Athinasë i dha emrin qytetit, ndersa të gjithë banoret në afersi të tij , ndër ta edhe Pellazget u quajten Athinas”. Gjithsesi duke ditur se Akropoli si çdo veper monumentale e ndertuar me qindra e mijëra vite më perpara, ka perballuar po kaq rrënime, shkaterrime, por edhe rindertime, gjurmet ndertimore të duarve të arta pellazgjike thuajse janë mohuar e“harruar” aq shumë sa sot mundet të gjinden vetem në themelet e kesajë mrekullie me identitet grekë…
Djepi i demokracisë
Ketu në Athinë ( me qender Akropolin) është “mbjellur” per herë të parë “Fara” e DEMOKRACISË. Ajo filloi të lindë në shekullin e VII-të (para Krishtit) ,kur pushteti i mbretit u zevendesua prej nëntë të moshuarve ,që quheshin Arkondë ,të cilet beheshin antarë të Aeropagut (Këshilli i pleqve) . Ky këshill mori emrin nga vendi ku ai mblidhej në qytetin e Athines , në kodren kushtuar perendisë Ares.. Ndersa në shekullin e VI-të para Krishtit një athinas i quajtur Kilon ishte perpjekur të organizonte një kryengritje në Athinë ,por deshtoi sepse nuk u perkrah nga shumica e demosit (popullit). Per të parandaluar shperthime të tjera nga shtresat e ulta ne vitin 621 (p.K.) arkondet thirren Drakonin i cili zbatoi me rreptesi e korrektësi ligjet e qytet-shtetit. Jehona e kësaj kohe edhe pse kanë kaluar më shumë se 26 shekuj , degjohet edhe sot me “shprehjet” ; masa drakoniane ,ligje drakoniane e tjer… Rreth vitit 594 (p.K.) filloi të hell shtat një reformë me emrin e Solonit ,arkondit të ditur e të ndershem që u ngarkua per organizimin e qeverisjes…Ai bëri anulimin e skllavrisë per huatë dhe forcoi lirinë e trashigimisë…Soloni bëri edhe reformen e Timokracisë ose reformen e Censit (që i ngjan Censusit të sotem të regjistrimit të popullsise e pasurise) që klasifikonte qytetaret e Athines në kater kategori… Kjo reform krijoi edhe një organ të ri ,Këshillin e 400-ve, që merrej me problemet e perditshme të qeverisjes me mjaft vlera demokratike..Me emrin e Solonit lidhet edhe krijimi në Athinë i Gjyqit Popullorë të quajtur , Heliea. Keto reforma demokratike do ti avanconte reformatori i tretë ,që erdhi në pushtet rreth vitit 510 (p.K.) me emrin KLISTENI, dhe u mbeshtet më shumë te njerzit e thjeshtë. Klisteni ndau Atiken sipas parimit toksor në 30 rrethe , dhe krijoi këshillin e 500-ve … shprehje e qeverisjes demokratike ,duke sjellur faktin që per herë të parë ,të gjithë qytetaret e lirë-burra mund të votonin dhe të zgjidheshin pavaresisht nga pasuritë e tokes. Per të mbrojtur sistemin e ri ai futi praktiken e Ostrakizmit , ku athinasit mund të votonin per të dëbuar nga qytet-shteti per një periullë kohe persona të cilet quheshin të rrezikshem. Me reformat e Klistenit në Athinë u hollen bazat e demokracisë së drejtperdrejtë ,gjë që do të thoshte se qytetaret merrnin pjesë vetë në qeverisje … Me keto reforma mbaron edhe periulla e luftes që zgjati më shumë se një shekull ndermjet aristokracisë dhe demosit (popullit). Në vitin 443(p.K.) shfaqet një reformator tjeter me vlera të mëdha demokratike , Perikliu, i cili per 15 vite rresht u zgjodh çdo vit në postin e lartë të strategut të Athines (Ai deshtoi vetem një herë në rizgjedhjen e tij). Perikliu ndërmori reformat per demokratizimin e thellë të shoqerisë Athinase ,duke mbrojtur interesat e shumices së qytetarve. Perikliu me ligjet e reja u dha mundesi qytetarve të zgjidheshin në poste shtetrore ,(dhe u vendos per herë të parë) që nënpunësit të merrnin rrogë nga arka e shtetit.. Roli kryesor i qeverisjes në kohen e Perikliut i takonte Kuvendit të Qytetarëve (Eklesia). Ai mblidhej çdo 10 ditë në kodren e quajtur PNIKS në Athinë , per të vendosur per problemet themelore të qeverisjes , me anë të ligjeve dhe vendimeve. Nënpunsit e lartë të shtetit pergjigjeshin dhe jepnin llogari perpara Kuvendit të Qytetarve. Qytetaret mund të kretikonin drejtuesit politik pa u ndeshkuar. Në Asamble çdo qytetar ishte i lirë të thoshte çfardo që ai mendonte. Keshtu , p. sh. zejtari i thjeshtë kishte po ato të drejta , per të folur dhe votuar ,si pronari i madh i tokave.. Ketu per herë të parë (në një shoqeri të organizuar) u votua duke “skalitur” në rrasa ,apo tjegulla emrin e atij që donin të zgjedhnin…
Athina “mitra” ku zunë fillë , filozofia, historia , letersia, arti, kultura dhe embrionet e “shkences”
Edhe sot pas qindra e mijera vitesh në boten e qytetruar njihen e vlersohen emrat dhe veprat e korifenjëve të lashtësisë greke. Ata jo vetem kujtohen ,por merren edhe si reference per shumë fusha të filozofisë , historisë , letersisë , artit , kultures dhe “shkencave”. Natyrisht në ketë raportazh të shkurter ,nuk kemi aresye të mos i kujtojmë sadopak disa nga keta emra të medhenjë të qytetrimit të lashtë që edhe sot u bejnë dritë shumë rrugëve e rrugicave të kesaj bote , ndaj i gjejmë edhe të perjetsuar (jo vetem në Athine e Greqi ,por në gjithë Europen e më gjerë) ,në piktura , skulptura ,buste , memoriale e tjer.. Disa nga të cilet po i sjellim në kujtes si : Herakliu, Pitagora , Demokriti e tjer , e veçanarisht ai që ndryshoi drejtimin e studimit filozofik per natyren e vetë njeriun ; SOKRATI , filozofi i famshem ,teza e të cilit “Njih Vetveten“ vlen edhe sot , dhe per ketë filozofi u denua me vdekje në vitin 399 para Krishtit… PLATONI (427–347 para Krishtit) ishte nxënes dhe pasues i Sokratit..Edhe ky ishte një filozof i madh që perveç veprave të njohura është autor i ”sentences”filozofike e politike se; të gjitha të keqijat per individin dhe qytetin ( e Athines antike) ,vijnë nga politikat dritshkrurtra dhe per pasojë ,nga regjime të këqija. Sipas Platonit e mira dhe e drejta nuk janë vlera thjeshtë individuale ,por matëse ,etalone të pandryshueshme dhe të perjetshme, ku ne duhet të mbeshtetemi per të rregulluar jeten tonë… ARISTOTELI , ishte nxënës dhe pasues i Platonit (shek.IV p. Kr.). Ai thoshte, studimi shkencor behet i mundur sapo perpunohen kushtet e aresyetimit demostrativ…Filozof është ai që njeh më tej se sendet..Vlen të kujtohet se edhe sot perdoret thenia e Aristotelit se “Njeriu është kafshë politike”.. Në ketë truall linden tragjedianet e mëdhenj, që i dhanë gjalleri jetes shpesh të “pergjumur” të Ahtinasve e më gjerë si Eskili që njihet si babai i tragjedisë , i cili në kryevepren e tij “Prometeu i lidhur” i ngre himn lirisë së mendimit kunder tiranisë ,per të vijuar me tragjedianet , Sofokliu , Euripidi etjer.. Keto tragjedi luheshin në pergjithsi në teatrin e Dionisit që ishte pranë Akropolit ,dhe ishte ndertuar në shekullin e V para Krishtit.. Gjithashtu mori hov edhe komedia e cila kishte perfaqesuesit e saj të degjuar Aristofanin dhe Epikarmin… Interesant paraqiteshin veprimtarit muzikore ,ku vete muzika lidhej me veprimet gjimnastikore dhe strevitjen ushtarake të të rinjve…Si vegla muzikore permenden Kitara që lidhej me hyjnin Apolon ,ndersa Fyelli lidhej me hyjnin Dionis.. Shkrimet e historisë njohin zhvillime të mëdha me Herodotin dhe Tukididin që kishte marrë pjese si një nga strateget e Athines..Edhe artet pamore , si piktura e skulptura kanë lulëzuar veçanarisht në shek. V-IV para Krishtit . Keto arte per herë të parë në historinë e artit boteror krijuan në pergjithsi bazat e një veprimtarie artistike të realizimit të lartë e të vetdijshëm. Piktori më i madh i shek.V (p.K.) ishte Polignoti , që krijoi kompozime te nderlikuara e me subjekte shumefigurëshe …,Skulptoret gjenialë që i perkasin gjysmes dytë te shek.V para Krishtit janë Mironi ,Fidia dhe Polikteti. Kryevepra e Mironit është skulptura “Hellesi i diskut”. Polikteti futi në skulpturë sistemin e perpjestimeve matematikisht të sakta të pjeseve të trupit ,me vetë trupin në tersi me idenë e “prerjes së artë”,ndersa Fidia paraqitet si një mjeshter i madh i harmonisë të relieveve me karakter rrëfimtar. Frymen e psikologjisë të botes së brendshme e futi artisti Praksiteli nga Athina…etjer. Gjatë shekujve V-IV para Krishtit njohen zhvillim disa degë të sheknces si Matematika e Astronomia që u perceptua nga Pitagora e pasuesit e tij , si një sistem i sferave të planeteve që levizin , ku planeti i tokës nuk ishte qendra e tyre, ndersa dijetari Metoni nga Athina percaktoi shkencërisht gjatësin e vitit në 365,3 ditë…Edhe shkenca humane e mjeksisë kishte perfaqesuesin e saj më sinjifikativ Hipokratin ,ku formula e betimit të mjekut ka vlera praktike e ligjore edhe sot pas rreth 2500 viteve…Athina është organizatorja e lojrave Olimpike në lashtesi ,por edhe në kohen e re ,ku në vitin 1896 u zhvilluan lojrat e para olimpike moderne…Të gjithë keta perfaqesues të pavdekshem të zhvillimit e qytetrimit botëror,sot janë perjetsuar në panteonin e historise me libra , piktura ,skulptura ,memoriale e monumente ,që tashma janë një trashigimi e çmuar e vetë Athines ,Greqisë e më gjërë…
“Shejna” luftrash shkaterrimtare në Akropol
Nëse ke sado pakë njohuri per historinë e luftrave të zhvilluara në lashtesi në trojet greke e më gjëre , sapo të gjendesh para Akropolit ,të duket se kujtesa së bashku me imagjinaten tënde të “zgjojnë” diçka nga historia e tmerrshme dhe lavdishme e ketyre luftrave. Ato jane te shumta sa vet historia ,por ne po veçojmë fare pakë : Së “pari” Lufta kunder Persianeve e vitit 490 para Krishtit ,luftë që njihet si beteja Maratonë e cila u kurorzua me fitoren e Athinasve , ku sipas gojdhenave per të njoftuar fitoren u dergua një lajmëtar , i cili pershkoi mbi 150 km dhe vdiq vetem pasi arriti të thotë “Nike” = “Fitore”. Në vitin 486 para Krishtit perseri Perset nuk hoqen dorë nga sulmet ushtarake kunder Grekeve, duke arritur deri në shkretimin e Atikes dhe grabitjen e Athines , por në vitet 480-479 para Krishtit ,flota e madhe Perse u shpartallua nga ajo greke e udhëhequr nga strategu athinas Themistokliu.. Ndersa një luftë tjeter e madhe ,që ka mbetur në histori është ajo e Peloponezit ,që zgjati nga viti 434 deri në vitin 404.. Gjithsesi fitorja e luftrave (veçanar kunder Persëve) hapi prespektiva të reja per zhvillimin ekonomik e kulturor të qytet-shtetit të Athines..U rindertua qyteti i shkatërruar me në krye Akropolin , ku perveç mureve ,per celebrimin e fitores perfundimtare mbi Perset u ndertua edhe nje Statuje kolosale (Atena Parthenone).Ndersa ngjitur me Akropolin do të ndertohej tempulli i famshem që e shohim edhe sot me emrin Partenone…
Shekuj më vonë kur Perandorin Romake , u nda në dy pjesë , në atë të Perendimit ,dhe atë të lindjes , Greqia (nëse mund ta konceptojmë keshtu) perfundoi me perandorinë romake të Lindjes ,por dalngadal shekujt e perandoris Bizantine e konfirmuan vetë Greqinë si perfaqesuesen tipike të kesaj Perandorie me kryeqytet Kostandinopojen…. Madheshtia e ketyre shekujve filloi të marri fund kur Turqit në vitin 1453 pushtuan Kostandinopojen…Turqit Athinen e pushtojnë tre vite më vonë (në vitin 1456). Vlen të kujtojmë se tempulli i famshem i Partenones së bashku me kishen kushtuar Shen Maris -Virgjer pushtuesit turko-otoman e transformuan në xhami deri në vitin 1687 ,kur Venecianet sulmuan Akropolin. Turqit pas kesaj Partenonen e perdoren edhe si magazinë per barut . Tempulli gjatë kohes shpertheu ,dhe per ketë aresye sot ka pullaz…E paharruar ka mbetur edhe grabitja e disa objekteve arkeologjike të Akropolit (me lejen e sulltanit) nga lordi anglez Elgin i cili keto objekte arkeologjike i ka ekspozuar (që nga ajo kohë) në muzeun Britanik ,ku shteti Grek ende i kerkon…Pushtim turko-otoman zgjati më shumë se tre shekuj e gjysem.. Athina në vitin 1834 rideklerohet kryeqytet i Greqisë. Në atë vit Athina kishte rreth 6 mijë banorë.. Vlen te kujtohet se në vitin 1941 Athina pushtohet nga Gjermania naziste pasi kishte rezistuar rreth dy muaj me luftë, ndersa thuhet se Hitleri në kete kohe viziton Akropolin…
Athina Muza e qyteterimit e zhvillimit
Athina historinë e saj e ka të ruajtur në 50 muze ,të cilet pasqyrojne thuajse
çdo detaj të qytetrimit e zhvillimt mijëra-vjeçarë deri në ditet e sotme.
Por ne po kujtojmë fare pakë nga këta muze ,(sipas nesh më kryesoret” : Muzeu i Akropolit , Muzeu Arkeologjik Kombetar , Muzeu i Folklorit ,Muzeu i Çeramikes , (me hyjnin që i kushtohet) , Muzeu i Muzikes , Muzeu Bizantin e tjer…Gjithashtu Athina ka disa lagje e zona që perbejnë qendren historike ,si lagjia antike PLAKA që është e ndertuar në “kembet” e tempullit të famshem Partenone . Kjo lagje ka marrë hov zhvillimi veçanarisht që ne shekullin e XIX-të. Ketu gjindet dyqane ,lokale e gjithshka antike . Eshte interesant se thuajse 90% e rrugeve të lagjes Plaka janë kembësore (Pedonale). Ketu ndodhet muzeu i veglave të muzikes popullore që rrokin një hark kohor nga shekulli i III para Kishtit deri në shekullin e XIX-të.. Lagjia Kolonaki , është një lagje plot me dyqane antike dhe me një muze artesh ,themeluar në vitin 1986 ,por me objekte arkeologjike pesëmijë vjeçare… Lagja Monastiraki (emër që duket se vjen nga koha e manastirëve), kjo lagje dallohet per qeramiken ,artizanatet dhe veshjet antike . Ketu gjindet buzuku (buzuqi) orgjinal. Po në ketë lagje është edhe varri i hyjneshes të Qeramikes… Një lagje tjeter interesante antike është lagjia Likabeto. Në ketë lagje perveç shumë vlerave historike e arkeologjike , gjindet edhe (Kodra) pika më e lartë e Athines (Likavito) në kuoten 277 metra mbi nivelin e detit. Nga kjo pike mund të shihet (siç thot populli) Athina si në pëllëmbë të dores. Per tu ngjitur në ketë lartesi ishte ndertuar një rruge (por edhe një shesh ku mund të parkoje autoveturat) që të afronte pak pa u ngjitur në maje. Në lartesin maksimale të kodres që prej gjysmes parë të shekullit XIX është ndertuar nje kishë impozante kushtuar Shen Gjergjit (Georgit) ,si dhe një lokal modern…etjer. Çdo ditë qindra turistë ngjiteshin ne Likavito ,nga ku benin fotografi e filmime te qytetit të Athines… Edhe ne keto lagje kishte mjaft rrugë e sheshe këmbësore (pedonale) , si dhe kisha kushtuar shenjetoreve kristian…Gjithashtu tregu dhe lokalet ishin të mobiluara me mjaft objekte e sende antike ,dhe të paisura me skulptura ,piktura ,memoriale ,apo bocete të historise së ndertimit ,qytetrimit , zhvillimi dhe protagonisteve të ketij antikiteti…
Biblioteka Adriano
Në Athinë ka edhe shume biblioteka ,që mbajnë brenda historinë e shkruar mijera-vjeçare ,por një nder më të rendesishme është biblioteka ADRIANO
që mban “homonimin” e perandorit romak (Adriano) , i cili njihet edhe si ndertuesi i bibliotekes në vitin 132 para Krishtit. Biblioteka ishte në kujdesin e perandorit dhe kishte të sistemuar një koleksion të gjërë matrialesh të shkruara. Biblioteka ishte e rrethuar nga një murë.. Gjithsesi per ketë bibliotekë shkruhet se në vitin 267 mbas Krishtit pesoi një shkaterrim të madh ,por në vitin 412 (mb.Kr.) u rindertua duke ju shtuar një kopsht (apo oborr) prtitje dhe një bazilik kristiane . Një shkaterrim tjeter të njohur kjo veper qytetrimi e dije pësoi në shekullin e VII (mb.Kr.),per të vijuar me një rindertim tjeter të mëvonshem. Por shkaterrimet e rindertimet nuk kanë rreshtur , pasi të pakten pas pushtimit otoman edhe biblioteka ,si çdo veper e qytetrimit perendimorë e kristian ishte në “luftë” të papajtueshme me qytetrimin e besimin turko-aziatik…Gjithsesi biblioteka Adriano sot është një mrekulli ,që ruan brenda magjinë dhe historinë e shkrimeve dhe librave që nga fillimet në stela (rrasa) guri ,në matriale prej balte , e mbi të gjitha shkrimet në pergamene ,që na kanë transmetuar ,historine ,qytetrimin e zhvillimin mijëra-vjeçarë , e deri në librat e sotme…
Sheshi Omonia dhe shqiptarët
Sot sheshi OMONIA në Athinë ,nuk është më sheshi i lotëve ,i vuajtjeve dhe i anktheve të emigranteve shqiptare që ngjasonin me skllevrit ,të cilet qendronin ketu duke pritur me orë e ditë një pundheses ,që i ngjante më shumë një skllavpronari të pamëshirshem se një pronari grek të koheve të sotme… Sot sheshi Omonia ,ështe një hapsirë (edhe e gjelberuar) me vlera të trashiguara kulturore , historike , arkeologjike e turistike. Ketu gjindet edhe Muzeu Arkeologjik Kombëtar dhe mjaftë vlera të pavdekshme , të jetës e veprimtarise të qytetit të Athines historike e më gjërë. Sheshi Omonia është qendra e qytetit..
Epilog
Duke i ardhur fundi këtij raportazhi të shkurter ,por plot mbresa të “perziera” me imagjinaten që na “afron” me lashtësinë , shpreh besimin se Greqia si trashigmtare e kësaj mrekullie qytetrimi e zhvillimi mijera-vjeçarë ,do të kalojnë edhe keto kohë kritike të krizes ekonomike e financiare , siç i ka kaluar ndër shekuj shumë fortuna e stuhi ,që nuk munden të shkaterrojne ketë trashigimi historike nga e cila ende mahnitet njerezimi.
Gegnishtja – nji visar i neperkambun
Dokumentet e para të shkrueme në gegnîsht
Nga Palokë Rrotani
Nuk kemi nder mênd me bâ histironë e shqipes së shkrueme, por me argumentue se ât giûhë qi âsht e dokumentueme mâ e para, deri edhe me libra madhorë, diktatura komuniste shqiptare e hodhi poshtë, si t’ishte nji copë zhele e, edhe sod, pinjojtë e asaj diktaturë nuk po lânë gur pa luejtë per ta vazhdue punen e ndytë t’étenve të tyne. Âsht mû ashtû sikursè mirë e shprehë poeti ynë kombëtar:
“Sá per ktâ, edhe ‘i giûhë magjype
Na hîn n’punë sa giûha shqype.”
(Gj. Fishta: “Ânzat e Parnasit”)
E prá, kët giûhë duhet me e çue në kâmbë!!!
Kemi njoftime per gegnîshten e shkrueme, qysh në fillimin e shek. XIII (Dorëshkrimi i Teodor Shkodrânit-1210; Dokumenti i Arkivit të Dubrovnikut-1284, Anonmi i vjetit 1308; Deshmia e Guljelm Adae-s-1332), por gjâ të faktueme (deri tash) kemi vetem prej gjysës së dytë të shek. XV:
Formula e Pagzimit: Me 8 nandor 1462, në Kishen e Trinisë së Shêjtë, në Mat, Emzot Pal Êjlli, kryeipeshkëv i Durrsit e i Rajonit t’Ilirisë, në Konstitucjonet e veta, ndermjet shkrimesh tjera në latinisht, shkruen në gegnîshten e shqipes edhe ât qi e kanë quejtë Formulë e Pagzimit: Vnte’paghesont premenit Atit et birit et spertit senit. (Ûn të pagzoj n’êmen t’Atit e të Birit e të Shpirtit Shêjt.)
Fjalori i Arnold fon Harff-it: Me 1497, udhtari gjermân, Arnold von Harff, tue shtegtue per në Token e Shêjtë, u ndalue pergiatë bregdetit të Shqipnisë, prej Ulqinit e deri në Sazân, ku shenoi fjalë e shprehje në gegnîsht. Âsht per t’u vû ré se pse ky udhtar nuk shenoi fjalë toske, tue pasë kalue edhe neper Tosknî. A mos ndoshta nuk kishte aq largim të dy kryedialekteve të shqipes n’ât kohë?!…
“Meshari…” i Dom Gjon Buzukut: Fillue me 20 marc 1554 e krye me 5 kallnuer 1555, kjo veper, “monumenti mâ i vjetri i giûhës shqype”, sikursè e ka percaktue studiuesi i censhem, Atë Justin Rrota, i bân nderë gegnîshtes, tue i dhânë peshen e vêndin qi meriton. Janë shkrue mija faqe per kët veper. Madjè, me 2005, në 450-vjetorin e botimit, âsht pregaditë edhe nji botim me permbledhje studimesh qi trajtojnë giûhen e vepres së parë të shqipes. Çkadò qi të thohet e të shkruhet per kët veper, në nji pikë do të permblidhen të gjitha: giûha e ksaj veper âsht gegnishtja, madjè nji gegnîshte letrare per ât kohë.
Veprat e Dom Pjeter Budit(1566-1623): Giatë kohës qi sherbente si prift në Zadrimë, boroi tri vepra, të shkrueme në gegnîsht: “Doktrina e Krishtênë” (1618), “Pasqyra e të Rrëfyemit” (1621) e “Rituali Roman” (1621). Nder kto tri vllîme perfshîhen 3096 vargje 8-rrokëshe, origjinale në gegnîsht. Po të mblidhshin në nji vllîm, do të delte nji liber me rreth 100 faqe, qi do të perbânte vepren e parë poetike të letersisë shqiptare.
“Fjalorth etimologjik fjalësh” (1633) i Emzot Pjeter Mazrrekut, âsht nji fjalor i vogel italisht-gegnîsht, në dorëshkrim.
“Fjalori latinisht-shqip” (1635) i Emzot Frano Bardhit, per pjesen shqipe (gegnîshte), âsht shkrue në nji gegnîshte të paster e të perpunueme. Të vûmit perkrah latinishtes, giûhës nderkombtare të kohës, e fisnikon gegnîshten. Njiherit duhet vû në dukje se, në kët fjalor, kemi edhe permbledhjen e parë në shqipe, të fjalve t’urta (113 copë), edhe kto në gegnîshten e âmbel tonen.
“Çeta e profetenve…” (1685) e Emzot Pjeter Bogdânit, kryevepra e letersisë së vjeter shqiptare, me tipare të plota letrare e artistike, e paraqet gegnîshten si nji giûhë të zhvillueme e të dêjë per me ndêjë prânë latinîshtes së Virgjilit e italishtes së Dantes. Në kët liber gjînden edhe dy vjersha në gegnîsht të Lukë Bogdânit e të Lukë Sûmës.
“Kuvêndi i Arbnit”, Merqí e Zadrimës, 14-15 kallnuer 1703: Arqipeshkvi i Tivarit, Emzot Vinçenc Zmajeviku, me shtysë të Papës Klementi XI (Albâni) 14), me prejardhje shqiptare (Kelmênd-Kurbin), mblodhi kuvêndin e ipeshkvijve shqiptarë, per të mârrë mâsa kunder islamizimit të popullit shqiptar. Dokumentet e ktí kuvênd u shkruen në latinisht; u perkthyen në shqip (gegnîsht), me 1706.
Me 1872, Dom Êjll Radoja, prift i Dioqezës së Shkodres, e ribotoi, tue e kthye në giûhen gegnîshte të kohës, ku duken edhe mâ shûm turqizma, çka verteton se pushtimi katershekullor turk e kishte bâ punen e vet edhe në giûhë shqipe (perkatsisht në gegnîshte).
Kemi, mandèj, edhe shûm fjalorë tjerë njigiûhësh, dygiûhësh e shumgiûhësh, si edhe gramatika e perkthime të Doktrinës së Krishtênë e vepra tjera, kryesisht me permbajtje fetare katolike, të gjitha në gegnîsht, por nuk po i shenojmë ktû, tue kênë se do t’i trajtojmë nder pjesët qi vijnë mbas.
Gegnîshtja deri në Pamvarsí (1912), mbas Pamvarsisë e deri në Luften II Botnore
(1939-1945)
Pa u futë në hollsí, pergiatë gjith ksaj periudhë, gegnîshtja u perdor në të gjitha shkrimet e librat qi u botuen, sidomos në Gegnî. Mbas perpjekjeve per nji giûhë letrare shqipe, në mënyrë të veçantë prej Komisisë Letrare të Shkodres (1916-1918), qysh me 1920, në Kongres të Lushnjes (vendimi u mor me 1923) e mbrapa, prá, rreth nji çerek shekullit, gegnîshtja u perdor edhe si giûhë zyrtare.
Edhe giatë Luftës së Dytë Botnore, në të cilen u perfshî edhe Shqipnîa, gegnîshtja vazhdoi me kênë giûha zyrtare e shtetit shqiptar. Âsht per t’u shenue se edhe dokumenti i formimit të Partisë Komuniste Shqiptare (8.11.1941), âsht shkrue në gegnîsht, por ma vonë komunistat toskë, qi uzurpuen pushtetin, u munduen me ja zhdukë gjurmët ktí dokument. Shûm dokumente tjera, qi ndodhen nder arkiva të shtetit shqiptar, të shkrueme pergiatë ksaj luftë, janë në gegnîshten zyrtare, të vûme në perdorim n’ato kohë.
Perndjekja e denimi i gegnîshtes prej rregjimit komunist
“…Si u vorrosa intelektin,
Nisa t’u luftoj dialektin…” 15)
Po japim nji pasqyrë panoramike të ktyne perndjekjeve e denimeve:
1-Perndjekja e disá antarve t’Institutit të Studimeve Shqiptare “Skanderbeg” (1939-1944), si: Atë Anton Harapi, Mustafà Kruja, Ernest Koliqi, Kolë Ashta, Ethem Haxhiademi, etj.
2- Me 1945, kur minister i shtypit, i propagandës e i kulturës ishte Sejfullà Malëshova, u hoq perdorimi i gegnîshtes si giûhë shtypit.
3- Me 1946, kur minister i arsimit ishte prap S. Malëshova, gegnîshtja hiqet prej librave shkollorë.
4- Me 1951, me vendim të Ministrisë s’Arsimit, nder klasat a para të shkollës fillore në Véri, msimi do t’u bânte vetem në toskërisht (prá, mësim i detyrueshem në dialektin toskë).
A. Xhuvâni bâni kritika, tue thânë se do të duheshin tre o kater breznî per me ndryshue giûhen, kursè E. Çabèj mendonte se duhej ruejtë ndryshimi dialektor, në kerkim të nji bashkimit. Por askush nuk jau vûni veshin ktyne d? korifejve të giuhsisë shqiptare…
5- Me 1952, në nji sesion shkencor, me porosí prej nâlt, hidhet ideja qi në bazë të giûhës letrare shqipe të vêhet toskërishtja. Kundershtuen Eqrem Çabej, Lirak Dodbiba, Osmân Myderrizi e ndonji tjeter, por e pësuen… Prof. Eqrem Çabej shprehu mendimin se duhet mbledhë e gjith lânda e shqipes, duhet studiue e mandèj duhet bâ percaktimi i giûhës letrare e i fjalorit të drejtshkrimit. (Simbas intervistës së të bijës së profesorit, Brikena Çabej, dhânë në RTSH, në lajmet e orës 20.00 të datës 14 marc 2008).
Pasuen mandej edhe mbledhjet e 1953-shit (konferencë kombëtare, qi imponoi drejtshkrimin toskë) e të 1956-s (botohet e shperdahet “Ortografia e gjuhës shqipe”, ku i jepet epersí toskërishtes), per të njâjtin qellim djallzor…
Si kundervûmje ndaj veprimeve të 1952-shit në Tirânë, âsht mbledhja po e 1952-shit (nandor) në Prishtinë (Kosovë). Mâ vonë, në Kosovë do të ketë edhe mbledhje tjera: Prishtinë, mâj 1957 e kallnuer 1963, si edhe “Ortografia e gjuhës shqipe” (=e gegnîshtes letrare), 1964.
6- Me 1967, del në qarkullim “Rregulla të drejtshkrimit të shqipes” (projekt), ku duket kjartë se tashmâ ishte vendosë qi gegnîshtja të vorroset, e permbi vorr të saj të ngrehet si gjel nji toskërishte e trukueme. Per ironî të fatit, nuk vonon e me 22-23.04.1968, në Kosovë mblidhet Konsulta e Prishtinës, e cila, nen shprehjen “nji komb – nji gjuhë”, perkrahë vendimet e komunistave të Tirânës. Ky âsht dâmi mâ i madh qi disá giuhtarë të Kosovës i kanë bâ shqipes, në pergjithsí, e gegnîshtes, në veçantí.
7- Me 1972, në Tirânë, u mblodh ashtû i quejtuni Kongres i Drejtshkrimit, i cili âsht vula mâ e ndytë qi ka zhigatë giûhen shqipe, tue ndalue kshtû, perfundimisht, me ligj (kupto: me dhûnë) gegnîshten e shkrueme. Âsht per t’u shenue (per mos me u harrue!) se mbledhjen pregaditore per kët soj kongresit, komunistat toskë do ta bâjshin në Shkoder, gjâ qi na bîndë se atâ dojshin me e gjue gegnîshten mû në zêmer të saj… Do t’u mbushshin faqe te tâna, po të sillshim ktû reagimet e njerëzve të drejtpeshuem, tue fillue prej atyne të thjeshtëve e deri te dijetarët e vlertë… “Giûha letrare nuk bâhet perdhûni.”-shkru-
ente studiuesi i censhem, Atë Justîn Rrota. Por, edhe ky ishte: “vox clamantis in deserto” (nji zâ qi thërret në shkretînë)… E kerkush nuk e ndîen…
Prá, vjetet 1945- 1972 mûnd t’i cilsojmë, me plot gojen: vjetet e antigegnîshtes. Por s’mbaron ktû…
8- Çka âsht mâ zí, edhe me 1992 e 2002, mbeturinat e “akademikve” të Tirânës (o, mâ mirë: akademikve t’Enverit), bashkë me pinjojtë e tyne të mbasdiktaturës, tue festue në mënyrë pompoze 20 e 30-vjetorin e atí kongres famkeq, ngulin kâmbë, si mûshka, mos me u tûndë prej llogoreve… Atâ kjoshin, se koha do ta bâjë të veten!…
Po ma kânde me i permbyllë kto shenime per perndjekjen e gegnishtes, me vargjet satirike t’Arshì Pipës, shkrue prej tij qellimisht në toskërisht:
Bir, Selman i nënës, ç’të të qaj më parë,
gjuhën e gjysmuar, kombin klasë-ndarë,
gegërit çirakë, toskët ustallarë!
Shqipen me dy krerë, mespërmes përçarë!
Ç’ja qëruan plehrat me kordh’ e hanxharë!
nxënësit e Marrit, trimat kostallarë!
Jemi apo s’jemi revolucionarê!
Tito, Krushçev, Mao, gjithë tradhëtarë,
Baba Stalon kemi kumtër e kumbarë,
mjeshtëra Shehlerët bashk’ me Hoxhallarë.16)
Gegnîshtja sod
Vae victis (lat.)
Mjerë të mûndunit!
Si âsht gegnîshtja sod? Po më vjen mâ mbarë me u pergjegjë në mënyren e poezisë “Shqypnisë së robnueme” të shkodrânit të dijtun, Pashko Vasa:
Po sod, gegnîshte, po m’thuej si je?
Njashtû si lisi i rrxuem per dhé.
Shqiptart t’shkojn’ sypri e me kâmb’ t’shklasin
E as nuk t’flasin, por veç t’bertasin…
Se mâ anmiqt’ nuk t’shohin me sy,
Por rrijn’ tue t’shá, tue t’fye e tue t’p’shty…
Oh, mjer’ ûn per ty, ku t’ka vojt’ halli:
Me t’tall’ kulîmi, me t’folun rrangalli!…
Kulimat e rrangallat janë luftuesit e gegnîshtes: komunista të konvertuem (kinsè!) o pinjoj tê tyne. (Çka del prej mîcet, gjuen mî…). Janë edhe disá truthamë e servila (nder tâ – edhe gegë, me të vertetë: rrangalla), të cilve u kanë rá per pjesë trûtë e gomârit… E mos të harrojmë se ujku mjegull don… Anmiqtë tanë të perjetshem nuk lânë gjâ pa bâ, si e si të hupin rrâjët tona… Loja e mîve – gazmêndi i mîcave… Nâ nuk duhet me u xânë ndermjet vedit, por duhet me u bâ nji fjalet e me e rimëkâmbë gegnîshten! Po u harruem nder lojna fjalësh e në punë pa dobí, nuk kemi bâ gjâ tjeter veçsè punen e anmikut… Jo, por nâ nuk do të bâjmë kshtû! Tashmâ e dijmë fort mirë se çkâ duhet e çkâ nuk duhet me bâ per kët punë… Do të bâjmë mâ të miren!…
Si u thà mâ nâlt, me 1992, giuhtarët e Enverit organizuen konferencen “Gjuha letrare shqipe dhe epoka jonë” (epoka e tyne! – nenvizimet e mia –P.Rr.), per me festue 20-vjetorin e Kongresit të 1972-shit. Me 2002, po ata giuhtarë “të ndritun”, të po atí kongres të zí, organizuen konferencen ashtû të quejtun shkencore nderkombëtare “Shqipja standarde dhe shoqëria shqiptare sot” 17). (nenvizimi êm–P.Rr.).
Vêni ré si e cilsojnë heren e parë: letrare, e mbas dhetë vjetësh: standard. Me “standard” , jo vetem duen me justifikue vedin, por edhe duen me nâ e imponue edhe né çorben qi kanë bâ me 1972… Ndalu, beg, se ka hendèk!… Nâ qi e njohim mirë gegnîshten e e duem fort, pëvesim: Pse giûha ashtû e quejtun letrare (tash së vonit, edhe: standard!!!) âsht aq larg gegnîshtes? Pse e emnojnë gegnîshten “dialekt”, kurse toskërishten e normuar – “standard”? Ktâ pse-ha kanë nji pergjegje: Me 1972, çdo gjâ âsht bâ me paragjykim e me dhûnë!!!… Per me bâ genocid giuhsor e letrar, në dâm të gegnîshtes!…
Per shumicen e pjesmârrsave të konferencës së 2002-shit, mund të gjîndet nji justifikim: janë toskët komunista t’Enverit e nuk duen me i rá mohit “kauzës” së tyne, por per pjesmârrsat gegë nuk ka asnji justifikim. P.sh., per z. Gj. Shkurtaj, gegë me prejardhje, por i hibridizuem në Tirânê, jo vetem qi nuk ka justifikim, por ka vetem nji dyshim: a thue e ka harrue ai se âsht prej Bajzës së Kastratit të Malcisë së Lahutës?!… Ai, në konferencen e 2002-shit, në mes tjerash, thà, në toskërisht: “Veçse këtë herë kjo konferencë po zhvillohet në një situatë fatlume (nenvizimi êm –P.Rr.) për gjuhën shqipe. Pas luftës së Kosovës, shqiptarët mund të lëvizin këndej e andej trevave shqiptare për të parë shqipen standarde e cila i ndihmon të ndihen më të bashkuar me njëri-tjetrin.” E mâ poshtë: “[…] ne gjuhëtarëve na mbetet detyrë kryesore që të marrim në duar gjuhën standarde e të mos e lëmë të tjetërsohet sipas qejfit të secilit prej përdoruesve të saj.” E dijmë mirfillit se sá fatlûme ishte e âsht situata per giûhen shqipe… Mâ fatkeqe nuk ka si bâhet!… Kujton, mandèj, zotnî Gjovalini se âsht endè në kohen e kjoftlargut, kur ai me kolegët e vet giuhtarë t’indoktrinuem, kishin pështetjen e pushtetit komunist diktatorial tosk!!! Per mâ teper, a nuk e din Gjovja se giûhen nuk e “marrin në duar” atâ, giuhtarët, por shkrimtarët?!… Giuhtarët e studiojnë, por janë shkrimtarët atâ qi e çojnë nâlt, me veprat e tyne…
Edhe mâ poshtë bân thirrje (kinsè!) me i hjedhë sytë kah “gegërishtja e shkruar në variantin geg dhe folklori i pasur i kësaj gegërishteje. Këtu duhet të gërmojmë, aty ku edhe leksiku është shumë i pasur.”
A mûnd të ketë tjetër “gegërishte të shkruar” perveçse në variantin geg?!… Lêne, z. Gjovalin, gegnîshten në punë të vet! Mos germò aty! Shko e germò tjeterkûnd, se ndoshta padronët e tu të paguejnë prap disì!…
Kurse z. Rahmi Memûshaj ankohet e madjè ngrehoset me kercnîm per né, tue thânë (e shkrue) se nâ kênkemi prej atyne qi “formojnë një kakofoni zërash, ku djali i tregon babait arat, ku ushtari i mëson gjeneralit strategjinë dhe porfani i shpjegon profesorit teorinë.” 18). Po ashtû edhe zj. Shefkije Islâmaj, tue u rropatë me i dalë zot nji giûhës qi kurr nuk e ka folë e as ka per ta folë se të jetë gjallë, na quen né qi i dalim zot giûhës sonë, lokalista. Nder tjera, ajo shprehet: “Lokalistët gjithmonë u kanë sjellë dëme shqiptarëve dhe vazhdojnë t’u sjellin.” 19). Qè pergjegjja ême per z. Memûshaj, per zj. Islâmaj e per tjerë si ktâ: Nuk jau njoh zêmren, por ju njoh permes shkrimesh. Mûndet qi jeni fort të mirë, por nder shkrime (sidomos per giûhen e të parve tanë) paraqiteni në të kûndert. Ju, z. Memûshaj, keni mârrë titullin “profesor” prej profesorit t’antigegve… E vetmja thânie qi i shkon per shtat grupimit tuej âsht ajo qi tha dikur Galileu: “trû të skllavnuem”… Mos harroni se Galileu ka shprehë gjithnji mendimin qi, tue kênë se krijimi âsht nji mistèr per t’u zbulue, njohja njerzore nuk ka kufî… Pra, ju nuk mûndeni me na ndalue né me punue per giûhen tonë! Ju (ti, z. Memûshaj, me kolegët e tu), shûm-shûm, mbasi keni endè në dorë frênat e “akademisë” së Tirânês, mûndeni me na ndalue titullin “profesor”… Mos ki frigë!… Ta kemi falë!… Nuk e duem!… Na lên në punë tonë, qi të punojmë si djali i babës, si ushtari i gjeneralit, si profani i profesorit!… Ju e keni frigë debatin shkencor!… Si mund të jeni ju “profesorë” pa nxânës?!… Duhet ta dini, nji herë e mirë, cilët janë “gjuhëtarë të mirëfilltë” e cilët – “ca të tjerë”20).
Ashtû të quejtunit akademikë të Tiranës bânë pakt me djallin per me i vû pritë (mâ parë) e per me e hupë (mandèj) giûhen gjigânde (=gege) të njerëzve gjigândë (=gegëve)… Kujtuen ktâ liliputë të neveritshem se, tue ja lidhë flokët Gegnîshtes-Guliver, nder do kûja-rmuese dhâmbësh, do ta mberthejshin e do ta paralizojshin, per ta hjedhë mâ vonë në humnerë e per ta zhdukë. E per çkâ gjith kjo?! Per t’u bâ servila të diktatorve komunista bashkëkrahinorë. (Mâ i zí, në kët veprimtarí të fëlliqun, u diftue kryesherbëtori Dh. S. Shuteriqi, se, tue kênë pinjoll prej nji babës gegë (shûm të nderuemit Simon Shuteriqi), në fillim nuk dinte kah me ja mbajtë e mâ vonë, mâ në fûnd, shkoi per rrugë të sherbtorit të shûm zotnîve… Sa keq! Pati punue shûm gjâna të mira per shqipen, por e derdhi koven veç me nji shtjelm!…)
Por jo! Sadoqi komunistat toskë, të cilët erdhen në pushtet mbas Luftës II Botnore (mbas luftës civile në Shqipnî, qysh prej Mûkjes 1943), shkelen me kâmbë vlerat e kandveshtrimit alternativ gegë, tue u rrekë, me të gjitha mënyrat e mjetet, jo vetem me i pré degët e trûngun, por me i thá edhe rrâjët (nji prej rrâjve mâ ushqyese të Gegve âsht giûha gegnîshte), por, per fat të mirë, gegnîshtja sa u perzhìt pak në të shkruem, por në të folun NUK MÛND TË MPOSHTET, nuk mûnd të zhduket, se ajo âsht trashigimtare e GIÛHËS qi âsht NÂNË e gjitha giûhve JAPETIKE, giûhë të rracës së bardhë (borike)!!!… Sido kjoftë, duhet me bâ shûm kujdes, se pak ká pak, po u là m’ânesh, harrohet e biret çdo gjâ, kshtû edhe giûha…
Per mos me u zgiatë e njiherit per me e pá të verteten në sy, shterngohemi me u shprehë se gegnîshtja sod âsht në mes të kater rrugve e nuk din kah me ja mbajtë, per shkak se askush nuk po ka guxim me i prî e me ja kallxue rrugen qi duhet me ndjekë… Nuk mjaftojnë vetem zânet tona (qi, si duket, nuk po don kush prej atyne nâlt me i ndigiue), por duhet qi ky problem me u mârrë seriozisht prej kompetentave gegë, të cilët duhet me u mbledhë, me mârrë vendimet e duhuna e me e vû në lëvizje ingranâzhin e ndryshkun të gegnîshtes, të hjedhun dikû në baltë prej shûm vjetësh!!!… Po u là kshtû, ka me mbarue!!!… Nji giûhë qi nuk shkruhet, heret e vonë ka me u zhdukë!!!… Váj per né!!!…
Bibliografi
A. Degrand: “Kujtime nga Shqipnia e Epërme”; Shkoder, 2001
Akademia e Shkencave e Shqipërisë: “Buzuku dhe gjuha e tij”; Tiranë, 2005
Akademia e Shkencave e Shqipërisë: Aleksander Xhuvani; Tiranë, 1980
Akademia e Shkencave e Shqipërisë: Historia e letërsisë shqiptare; Tiranë, 1983
Akademia e Shkencave e Shqipërisë: Konferenca kombëtare për formimin e popullit shqiptar, të gjuhës dhe të kulturës së tij; Tiranë, 1988
Akademia e Shkencave e Shqipërisë: Letërsia si e tillë; Tiranë, 1996
Akademia e Shkencave e Shqipërisë: Norma letrare kombëtare dhe kultura e gjuhës, I; Tiranë, 1973
Aleksander Xhuvani: “Për pastërtinë e gjuhës shqipe”; Tiranë, 1956
Aleksander Xhuvani: “Studime gjuhësore”; Tiranë, 1956
Antonio Baldacci: “Shqipëria e madhe”; Tiranë, 2006
Ardian Ndreca: “Kur “Skënderbeu” nuk asht historia e Skanderbeut”; Tiranë, 2008
Aristidh Kola: “Gjuha e Perëndive”; Tiranë, 2003
Aristidh Kola: “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”; Tiranë, 2007
Armin Hetzer: “Gjuha letrare e njësuar shqipe pas kthesës politike”, në “Hylli i Dritës”, Nr. 3; Shkoder, 2010, ff. 79-99
Arshi Pipa: “Kritika (Esse 1940-1944)”; Tiranë, 2006
Arsim Spahiu: “Pellazgët dhe ilirët në Greqinë e vjetër”; Tiranë, 2006
Artan Haxhi-Tefë Topalli: “Histori e gjuhës së shkruar (ushtrime)”; Shkoder, 1998
Artan Haxhi-Tefë Topalli: “Histori e gjuhës së shkruar shqipe”; Shkoder, 1999
Atë Daniel Gjeçaj: “Gjergj Fishta: jeta dhe vepra”; Shkoder, 2007
Atë Gjergj Fishta: “Piksime estetike mbi artin e fjalës”; Prishtinë, 2003
Atë Justin Rrota: “Gjuha e shkrueme ase vërejtje gramatikore”; Shkoder, 2006
Autoktonia e shqiptarëve në studimet gjermane (grup autorësh gjermanë); Tiranë, 1990
Bahri Beci: “Dialektet e shqipes dhe historia e formimit të tyre”; Tiranë, 2002
Bahri Beci: “Historia e standardizimit të shqipes” (Politika dhe planifikimi gjuhësor në Shqipëri); Tiranë, 2010
Bahri Beci: “Një periodizim ndryshe i historisë së standardizimit të shqipes”, në “Hylli i Dritës”; Shkoder, 2011, nr. 2, ff. 90-101
Bardhyl Demiraj: “Norma gjuhësore dhe substandardi në një tekst shqip të shek. XVIII në arealin kulturor të Veriut”, në “Hylli i Dritës, Nr.1; Shkoder, 2011; ff. 79-95
Behar Gjoka: “Sistemi letrar piramidal”; Prishtinë, 2007
Behar Gjoka: Martin Camaj – Shkrimtaría e tij; Tiranë, 2010
Benedikt Dema: “Fjalor fjalësh të rralla të gjuhës shqipe”; Tiranë, 2005
Me sipërmarrësit shqiptarë në Toskana – Itali. Emigranti që u bë sipërmarrësi i parë shqiptar në Itali
Historia e tij është e ngjashme me atë të shumë emigrantëve të tjerë shqiptarë, që duke vënë jetën në rrezik, u nisën drejt brigjeve italiane për të realizuar ëndërrën e tyre për një jetë më të mirë. Ndërsa rruga e tij drejt realizimit të kësaj ëndërre është disi e ndryshme?
Nikolin Gjeloshi nga Dukagjini mund të kishte menduar të bënte një jetë të pasur edhe duke qëndruar në Shqipëri e duke shfrytëzuar mundësitë që ju krijuan kur u emërua në komisariatin e policisë në Shkodër.Atëherë i thanë të merrej me operacionin “Pelikan”, që administronte ndihmat humanitare italiane në fillim të viteve ‘90, kur në Shqipëri mungonte gjithçka.Por, sa më shumë që kalonin ditët në atë punë, aq më tepër ai shihte mënyrat e paskrupullta me të cilat pasuroheshin kolegë të tij që përvetësonin ndihmat e destinuara për njerëzit e varfër.E kjo nuk përputhej me karakterin dhe ndërgjegjen e tij. Të luftonte i vetëm kundër atij korrupsioni galopant që po lulëzonte mbi kurrizin e popullit fukara do të ishte një donkishotizëm e mund t’i rrezikonte edhe jetën e tij e të familjes. Ndaj, e vetmja mënyrë ishte të largohej prej aty e të tentonte ta ndërtonte jetën në mënyrë të ndershme jashtë atdheut, në Itali. Tentoi 6 herë pa sukses që të kapërcente kufirin.Pastaj ja doli mbanë e arriti në brigjet italiane e pastaj në ishullin e Siçilisë. Nisi punën si gjithë emigrantët e tjerë, për të mbijetuar. Por nuk ishte kjo ëndërra e tij. E pa edhe vetë që në Siçili ëndërra e tij nuk do të merrte krahë kurrë.Ndaj u spostua në Toskana, tek disa njerëz të njohur të tij. E aty filloi përpjekjet për të bërë punë të pavarur, për t’u bërë në fillim një sipërmarrës i vogël, e pastaj të zgjeronte aktivitetin me punë të ndershme.Tentoi të hapte një firmë private ndërtimi.Por pengesat burokratike ishin të tmerrshme.Midis Italisë e Shqipërisë ende nuk ekzistonte një marrëveshje ndërqeveritare për dhënien e lejeve për aktivitete private.Me gjithë këto vështirësi, Nikolini nuk ishte nga ata që dorëzoheshin. Luftoi zyrë më zyrë, në kuesturë, bashki e kudo.Bashkia e Pistojës kishte një mentalitet disi ndryshe ndaj emigrantëve shqiptarë dhe ju vu përkrah Nikolinit. E ai ja arriti të hapte firmën e parë shqiptare të ndërtimit me emrin “Edil-Albo”, duke u bërë kështu sipërmarrësi i parë shqiptar e duke u hapur rrugën edhe shumë bashkëatdhetarëve të tjerë që të luftonin për të njëjtën ëndërr.
Kështu fillon rruga imprenditoriale e Nikolinit, i cili, pas hapit të parë, luftonte të realizonte ëndërrën e tij, të bëhej më shumë se një sipërmarrës i thjeshtë?
Nikolini, tek 1038 sipërmarrës shqiptarë vetëm në Pistoia
Nja dy vite më parë më qëlloi të shkoja për motive pune disa ditë rresht në Toskana, më saktë në Prato, një qytet i vogël, por i bukur pranë Firences. Aty pashë se gjysma e popullsisë ishin kinezë, të cilët kishin aktivitetet e tyre prodhuese e tregtare dhe ishin integruar për mrekulli në jetën italiane.
Tek i shikoja kapanonet e tyre të mëdha ku prodhonin e tregtonin veshje e mallra të ndryshme, dyqanet etj. mendoja pse vallë shqiptarët nuk ja arrinin të krijonin një komunitet të tillë që t’i imponoheshin popullsisë vendase me aktivitetin dhe punën e tyre. Nuk e dija që jo më shumë se 6 km më tej, në qytetin mesjetar të Pistojës, ishin pikërisht shqiptarët që dominonin ne numer dhe në aktivitete prodhuese mbi emigrantët e tjerë e që kishin krijuar një komunitet kompakt e të respektueshëm në zonë. Shkak për njohjen e këtij realiteti të gëzueshëm u bë një djalë tjetër i Dukagjinit , miku dhe kolegu im Gjin Musa, i cili më telefonoi nga Roma e më tha të takoheshim në Pistoia, në një aktivitet të sipërmarrësve shqiptarë.
Vajta me kënaqësi dhe ajo që pashë e ndoqa për dy ditë më mbushi me gëzim, por edhe me krenari për bashkëatdhetarët e mi, që me punë të ndershme kishin arritur të integroheshin aq mirë.
Aktiviteti i titulluar “Itali – Shqipëri, 20 vjet sipërmarrje” organizohej nga Bashkia e Pistojës, por me idenë e sipërmarrësit të suksesshëm Nikolin Gjeloshi, tashmë me shtetësi italiane, i cili është bërë një pikë referimi për emigrantët shqiptarë e për autoritetet italiane dhe një urë lidhëse midis tyre për ndihmë e respekt reciprok. E në fakt, këtë stimë e respekt të ndërsjelltë e tregon edhe niveli i organizimit të këtij takimi, shkalla e interesimit dhe pjesëmarrja.
Vetë kryetari i Bashkisë, Renzo Berti, kishte rezervuar për këtë takim sallën më të bukur,ose siq e quajnë salla e madhe, të cilën bashkia e përdor vetëm për momentet më të rëndësishme. Kjo sallë, me gjithë pallatin komunal, është ndërtuar që në vitin 1200 dhe është e tëra e veshur me afreske nëpër muret e saj. Ajo ka rëndësinë e saj të veçantë edhe për faktin se këtu është nënshkruar dokumenti i parë i sipërmarrësve italianë.
Është kënaqësi ta shikosh këtë sallë të mbushur me shqiptarë, të cilët duket që njihen mirë me njëri – tjetrin e janë mësuar tashmë të mblidhen në takime të tilla të përbashkëta. Por është e ndjeshme edhe prania jo vetëm e autoriteteve lokale italiane, por edhe e qytetarëve të thjeshtë italianë të Pistojës, që vijnë me kënaqësi të asistojnë në këtë aktivitet të miqve të tyre shqiptarë. Përveç kryetarit të bashkisë marrin pjesë edhe drejtues të konfartizanatit të Pistoies e të Firences, punonjës të bashkisë, përfaqësues të bankave që mbështesin e ndihmojnë sipërmarrësit shqiptarë me një ndjenjë besimi e respekti të ndërsjelltë.
Kryetari i Bashkisë, Renzo Berti,duke përshëndetur të pranishmit, thotë: “Presim me kënaqësi në këtë sallë iniciativën për këtë aktivitet, që është frut i mikpritjes dhe i respektit që banorët e Pistojës kanë për komunitetin shqiptar, por mbi të gjitha është frut i atij besimi që vetë shqiptarët kanë ditur të krijojnë midis nesh në rrjedhën e viteve”.
Pastaj e merr fjalën Nikolini, i cili, nuk ndalet në historinë e jetës së tij, por në emër të sipërmarrësve shqiptarë, u bën një apel institucioneve italiane e shqiptare: “Do të doja që termi krizë të mposhtet në radhë të parë me punë, nevojitet të hapim një stinë të vërtetë pune, duke forcuar bashkëpunimin dhe respektin reciprok”. E të flasësh me këtë gjuhë optimiste, në një kohë kur kriza ka marrë përmasa të frikshme edhe në Itali, është oksigjen për këta sipërmarrës të vegjël shqiptarë por që po bëhen shembull edhe për vetë italianët se si mund të mbijetohet e të ecet përpara qoftë edhe me hapa të vegjël në një kohë kur duket se çdo gjë është ndalur në vend.
E këtu në Pistoia janë tashmë 1038 sipërmarrës shqiptarë, të cilët zënë vendin e parë ndërmjet sipërmarrësve të tjerë. Nikolini tashmë, nga firma e tij e ndërtimit, ka kaluar si konsulent teknik tek firma e madhe e prodhimit të pishinave, me emrin “Del Taglia”. Ajo prodhon me qindra tipe e lloje pishinash, të të gjitha formateve dhe i eksporton edhe në vende të ndryshme të botës.Roli i Nikolinit është i ndjeshëm për mendimin e tij krijues.Madje në katalogun e firmës e shohim atë bashkë me një nga fitueset e Mis Italia, duke i bërë reklamë prodhimeve të kësaj firme.
Ndër këta sipërmarrës, 700 kanë firma ndërtimi, të tjerë kanë firma në aktivitete bujqësore, në shërbime, ristorante etj. Mbi aktivitetin dhe integrimin e tyre flet edhe dokumentari që shfaqet për të pranishmit, realizuar nga TVL Pistoia. Për shembull Alkid Dema ka një firmë që prodhon skela ndërtimi prej hekuri, me të cilat furnizon tërë ndërtuesit, jo vetëm në Firenze e Prato, por edhe në qytete të tjera.Ai ka arritur të punësojë deri tani 11 vetë.
Vëllezërit Ejlli kanë një ofiçinë, e cila prodhon mbulesat e pjesët e tjera prej hekuri për serrat e luleve.Prodhimet e tyre shiten jo vetëm nëpër tërë Italinë e veriut, por edhe në disa shtete të Europës Rudina Gjondrekaj ka lokalin e saj si parrukiere ,Ardian Pema ka hapur picerinë e tij, që frekuentohet me kënaqësi edhe nga vetë italianët,Leonard Prenga është bërë i njohur në fushën e kopshtarisë e të tjerë. Janë këta sipërmarrës e të tjerë që nderohen me çmimtë veçantë në këtë takim për arritjet e tyre si sipërmarrës.
Tek ndjek këtë takim të këndshëm, vërej që edhe shërbimi fotografik e me video për këtë veprimtari kryhet nga shkodrani i talentuar Ferdinand Bjanku dhe nga fotoreporterja Stela Subashi. Për kronikën punon edhe gazetarja Afërdita Shani nga Velipoja e Shkodrës, presidente e Icse, e cila është në kontakt të përhershëm dhe ndihmë për sipërmarrësit shqiptarë pranë institucioeve lokale në Pistoia e Firence.
Atmosfera e ngrohtë e këtij takimi vazhdon edhe në darkën e shtruar në një restorant simpatik të Pistoiës nga organizatorët e aktivitetit.Sërish bashkë, italianë e shqiptarë, që bisedojnë ngrohtësisht, si në një familje të madhe.
Me mikun e kolegun tim Ramadan Bigza, që ka ardhur që nga Athina për gazetën “Albania Press”, bisedojmë për kënaqësitë e mbresat që ngjall një takim i tillë mes bashkatdhetarësh e miqsh.Përballë kemi zotin Donini, që ka qenë për 20 vjet president i konfartizanatit të Firences. Ai flet me simpati për komunitetin shqiptar në Firence e Pistoia.Mësojmë që në Toskana jetojnë mbi 65 mijë shqiptarë dhe ata kanë 12 për qind të aktivitetit si sipërmarrës.Dhe ajo që të gëzon më shumë është se mosha mesatare e këtyre sipërmarrësve është ndërmjet 30 e 49 vjeç, ndërsa mosha mesatare e sipërmarrësve italianë është 60 vjeç. Kjo flet për vitalitetin dhe energjinë rinore të aktiviteteve prodhuese shqiptare në këtë zonë dhe është një premisë e mirë për rritje në të ardhmen.
Libri
Në sallën e aktivitetit ishte ekspozuar edhe një libër. Titullohet “NIKO” dhe është shkruar nga një personalitet i njohur i fushës së modës dhe i skenës së teatrit e kinematografisë, Paolo Seganti. Ky autor, që ka qenë prezantues i njohur i firmave Chanel, Valentino e Armani në pasarelat e modës në Paris, Milano e Tokio e tani aktor në Amerikë, është tërhequr në mënyrë të veçantë nga historia e emigrantit shqiptar Nikolin Gjeloshi, të cilin e quan cittadino del mondo (qytetar i botës).Libri hapet me nje parathënie të shkurtër të Prof Enrico Ottombino. Libri është shkruar me frymëzim e në mënyrë shumë tërheqëse nga autori. Duke u ndalur tek një malësor i thjeshtë i bjeshkëve shqiptare, që merr rrugën e emigrantit, autori përgjithëson artistikisht, me ndjenjë njerëzore, delikatesë e jo pa dhimbje, figurën e njeriut që për shkaqe ekonomike i kthen krahët vendit të tij për të kërkuar fatin në një tokë tjetër.
Është një histori ku gërshetohen krenaria tipike e malësorit të ndershëm shqiptar, me shpresat e zhgënjimet e shumta që përplasen si dallgë në rrugën e një emigranti, me gëzimet e dhimbjet që shoqërojnë jetën e përditshme të tij, me sakrificat e shumta deri në arritjen e qëllimit që i ka vënë vetes. Dihet, këtë rrugë e ndërmarrin me mijëra.Por jo të gjithë ja dalin mbanë.Kurse Nikolini ja ka dalur e prandaj shkrimtari Paolo Seganti e kthen atë gati në një simbol për tërë emigrantët e tjerë.
Libri u prezantua këto ditë në një aktivitet të posaçëm të organizuar në qytetin e Firences dhe po mirëpritet nga lexuesit.
***
Atmosfera e takimit të një dite më parë vazhdoi edhe të nesërmen, me një vizitë të organizuar në qytetin e mrekullueshë të Firences, qytet i vlerave të pallogaritshme kulturore e artistike, djepi i Rilindjes italiane dhe europiane. Nikolini na fton të shkojmë në piazza Mikelanxhelo, në një nga kodrat ku qyteti-kryeqendër i Toskanës shihet si në pëllëmbë të dorës. Pamja është vertet sugjestionuese e bashkatdhetarët tanë lëshohen me kënaqësi të filmojnë pamjet apo të bëjnë foto duke patur qytetin e bukur në sfond.
Ishin dy ditë vërtet të bukura, që na bënë të ndjenim praninë e atdheut tonë, atmosferën e ngrohtë shqiptare në zemër të Toskanës.
Ndue Lazri, Bologna- Itali
Diskutime Migjeniane: Andrea Stefi, “Nji shikim i përgithshëm mbi Veprën dhe Jetën e Migjenit”, Relacion i vitit 1954, konservim arkivor i pa shfrytëzuar dhe i papublikuar, në “Dosjen Migjeni” në Muzeun Historik Shkodër.
Sa e njohim shkrimtarin e viteve 30-të Andrea Stefin me pseudonimet CORVUS dhe TRINITAS?! Pse mbeti CORVUSI pa fole në migjenologji?!
Agron Luka
Më kishte bërë shumë përshtypje, përse mikun e “shokun intim” të Migjenit, shkrimtarin Andrea Stefi, shumë i cituar në ish Parathëniet e bot. 1957 dhe ribot. 1961, nuk e kishin prezantuar aspak në atë Parathënien e re dhe të improvizuar ndryshe, në ribotimin zyrtar të vitit 2002, me financimin dhe asistencën e Ministrisë Kulturës Rinisë dhe Sporteve.
Nuk pashë pothuajse asnjëherë një përgjigje nga kritika zyrtare, për më tepër aktualisht po konstatohen disa qëndrime kontradiktore e debatuese! Tani po marr mundimin ta tregoj vetë një lloj versioni të diskutueshëm, sepse ia kam premtuar lexuesve.
Shkruesi i disa kujtimeve dhe interpretimeve mbi disa krijime të Migjenit, ku pretendonte se, ai ishte mbi të gjithë si, shoku më i ngushtë, intim i zëmrës, idealeve dhe i partisë së Migjenit, quhej Andrea Stefi.
Pohimin se, kishte qenë “shok intim me Millosh Gjergj Nikollën”, ky person do e vetëdeklaronte te shkrimi, “Rreth Gogolit të Migjenit”, 1954, ku kishte disa kritika ndaj interpretimit të V. Balës dhe Gj. Lukës, për Gogolin, duke pretenduar se, ashtu ia kish deklaruar vetë Migjeni “zbërthimin e simbologjisë alegoriko-satirike”. (shih fotoskanimin).
Meqënëse këtë privilegjin e mikut më intim, z. Andrea ia kishin njohur e krehur edhe disa vizitues dhe miq të Migjenit, ky filloi ta aplikonte vazhdimisht këtë metodë ku, për disa intimitete e interpretime, bazohej direkt në të thëna e konfidenca origjinale nga Migjeni!
Duke e zgjeruar “kritikën”, Andrea Stefi, botoi te revista “Nëntori”, Nr. 11, 1955, “Rreth historisë së botimit të vëllimit “Vargjet e Lira”, f 68-70. Në këtë shkrim, A. Stefi pretendonte se, ruante edhe një letër të gjatë me shkrimin original të Migjenit, postuar nga Puka, ku pohonte se, Migjeni kishte kontradikta dhe e kritikonte rëndë, “njeriun me reputacion kombëtar të specializuar në koridoret e Ministrisë së Arsimit, Gjergj Kokoshin”, i cili nuk kishte kontribuar aspak për botimin e “Vargjeve të Lira”. Për më tepër z. Andrea pretendonte me shkrim edhe se, Migjeni ia kish ngarkuar atij personalisht kujdesin, gati-gati si monopol, për botimin e vëllimit “Vargjet e Lira” më 1936, dhe e mbyllte me porosinë si urdhëresë: “Ban çtë duesh, Andre, vetëm njeri tjetër mos të përzihet në këtë punë!”
Siç vetkuptohet kjo letër duhej të kishte qenë e para shtatorit 1936, dhe kjo “urdhëresa e mospërzierjes për botimin” e përfshinte edhe vetë zotin Skënder Luarasi, i cili kishte pretendime se, edhe ai ka patur një letër monopol nga Migjeni dhe madje edhe se, na i paskësh parapaguar edhe një farë kapari nga fondi personal, botuesit Ismail Mal’Osmani! (Shih letrën, në bot. 1957, f 52-53; GSH, 17 prill 2003, f 12-13)
Biografi zyrtar i Migjenit, i ngarkuar zyrtarisht vetëm për biografinë, prof. S. Luarasi, e citonte gjërësisht Andra Stefin, por nuk dihet se përse i kishte lënë në hije disa deklarata, pak si të çuditëshme të Stefit, si bie fjala këtë “punën e monopoli të botimit” që sapo e sipërpërcituam?! (Shihni, “Migjeni, VEPRA mbledhur dhe redaktuar nga S. Luarasi, 1957, Parathënia, f 47-50, edhe ribot. 1961; Redaktimi gjuhësor i bot 1957, ishte bërë nga N. Jorgaqi nën kujdesin e Dh.S. Shuteriqit dhe LSHA.)
Nga sa duket, z. Skënder Luarasi, i kishin interesuar dëshmitë, shkrimet, interpretimet dhe pikëpamjet e Andrea Stefit se, Migjeni ishte themeluesi i realizmit socialist shqiptar dhe se regjimi i Zogut e kishte çensuruar e përndjekur etj. (Shih fotoskanimin bot. 1957, f 46)
Kjo e vërtetë e katërciptë, nuk mbulohet dot as me “operacionet plastike” të bot. 2002, as me meritat e padiskutueshme të personalitetit intelektual të prof. S. Luarasit (sepse nuk ia kemi mohuar asnjëherë), as me “Nderin e Kombit” nr 1467 dhe as me Dacibaot, me të cilat një i çakorduar i ka mbushur dëng Websitet shqiptare!
Petro Marko, i cili paska patur rastin ta njihte nga afër shoqërinë e ngushtë midis Migjenit dhe Andreas, në dimër të vitit 1936 në Shkodër te kafe Vllaznia, e përshkruante kështu: “Migjenit i hahej shumë muhabeti me Andrenë… Edhe unë (Petroja AL) e kisha shok Andrenë dhe e donja shumë për sinqeritetin dhe altruizmin e tij… po Andrea ishte pak entuziast dhe mund t’i rrëshqiste pak gjuha… Migjeni më tha: Ato që i di unë, i di edhe Andrea… Petroja po niset për në Spanjë… unë nuk shoqnohem me njerëz që llapin… sa ma shumë shokë të shkojnë në Spanjë aq ma mirë asht për ne …” (P. Marko, “Milloshi shoku ynë”, rev. DRITA, 17 gusht 2003, f 13; DRITA, 8 tetor 1961)
Ndër shokët që kanë patur shoqëri dhe njohje të afërt e personale me Migjenin, që e kishte vizituar edhe në Pukë, ka qenë edhe Arshi Pipa. (“Përkujtim i Migjenit”, rev. Bota a Re, Nr 5, nëntor 1945; shih edhe “Për Migjenin”, bot. 2006, f 33)
Por, çuditërisht nuk dihet pse dhe nga çfarë motivesh u nis prof. Pipa, kur konkretisht Andrea Stefin, CORVUSIN, në studimin e bot. në Mynih, 1978, do ta definonte si “miku trockist i Migjenit”! Kishte qenë realisht trockist ky Andrea, apo më shumë si një antikonformist anarkist?
(“Për Migjenin”, III. Miti i Perëndimit në poezinë e Migjenit, cit., f 88, shën. 32; Po aty te shën 32, Pipa, duke cituar, VEPRA, bot. 1957, f 220, referon një lloj specifikimi, sikur ky ishte një sqarim-shënim/detyrim i Skënder Luarasit! Ky në fakt ka qenë një shënim i Redaktorit gjuhësor N. Jorgaqi dhe i Dh.S. Shuteriqit vetë. Ky konkluzion rezulton i qartë nga konfrontimi i bot. 1957 me ribot. e vitit 1961, f 238-239, ku kjo fleta SHËNIME i përkiste Redaksisë së botimit. Në bot. e 1957, kjo fjala Red. nuk ishte shënuar dhe nga këndej kishte rrjedhur edhe keqkuptimi sikur këto SHËNIME, me redaktimet gjuhësore të “gjuhës së errësuar nga alegoritë e trajtat lokale” dhe me “influencat e mishrat e huaja në botkuptimin e përgjithshëm” ishin si kontribute të S. Luarasit. Por, në fakt ai ishte kundra këtyre pikëpamjeve. Në këtë gabim kisha rënë edhe unë në një shkrim të vitit 2003, bot. në RD.)
Simbas prof. A. Pipës, që citonte dikë tjetër (?), shkruhej se, “vetë socializëm/komunizmi ishte një fe, dhe kjo ishte një fe e re edhe për revolucionarin Migjenin, i cili konvertohet me këtë fe të re”! (Për Migjenin, cit. f 41)
Diku e kam edhe të shënuar nga babai im, se realisht kishte disa nga këta ideatorët e “fesë së re komuniste”, madje dolën edhe sekte me bazë kristiane si Weitlingu, dhe një lloj komunizmi islamk si ai gjeneralit Wilich, i cili e absolutizonte përjetësisht luftën e klasave, në vend që ta luftonte, ta zbuste dhe ta shuante sa më shumë që të ishte e mundur në një shoqëri të zhvilluar!
Këto literatura ekzistojnë, janë përkthyer edhe në shqip herët, madje janë një detyrim për komunistët, simbas testamentit të fundit të F. Engelsit. Enver Hoxha, qysh nga përkthimi i vitit 1948 e më herët kishte varur turinjtë… Vite më vonë kur ai u vetëshpall si “Kllasiku Reformator i Pestë”, Enver Hoxha do nxirte tezën se lufta e kllasave duhej forcuar e nxitur edhe në socializmin e zhvilluar edhe në komunizëm e matanë tij, deri në shpartallimin e plotë moralo-politik e fizik të armikut!
Disa diskutime migjeniane aktuale
Kohët e fundit komentatoria e Top Chanell, z. Monika Stafa Shoshori, ngriti një si pikëpyetje nëse vjersha “Një natë pa gjumë”, i kushtohej Andrea Stefit, apo simbas një versioni tjetër Afërdita Shahinit. Z, Monika pohonte se, CORVUS-i, na quhej edhe si një trockist, simbas prof. A. Pipës!
(“Migjeni i pa të fshehta”, Gaz. Shqip, 8 shtator 2011, f 14-15; po ajo, në një emision televiziv Excusive, transmetuar nga Top Chanell)
Zonja Stafa kishte paraqitur aty edhe disa dorëshkrime të Gj. Lukës, nga ribotimi i një libri të bot. Migjeni, 1954 dhe diçka tjetër dorëzuar për botim nga unë prof. Sh. Sinanit per te Milosao, por që z. Admirina Peçi nuk e kishte botuar nga një farë ndërhyrje…
Në lidhje me inicialet A.Sh. te vjersha “Një natë pa gjumë”, simbas M. Stafës, ka lloj “konfuzioni”! Por, fillesa e këtij “konfuzioni”, mendoj se, duhet verifikuar piksëpari tek dorëshkrimi ose daktilografimi original. Z. Monika Stafa shkruan: “nga origjinali manoskrit janë inicialet A.S., dhe jo incialet A. Sh”. Atëhere, z. Stafa, botojeni më përpara atë originalin e fotoskanuar dhe pastaj llogarinë e konfuzionit duhet t’ia kërkoni ayre që e kanë monopolin privat dhe zyrtar shtetëror të Migjenit!
Unë sugjeroj dhe konstatoj se, botimi i vitit 1944, f 83-84, nuk i ka patur fare ato inciale! Pra heqia fillestare e incialeve (nqs kanë qenë aso kohe), i takon families e ndoshta më konkretisht z. Ollga Nikolla. Po ashtu, meqënëse bazohej në botimin e v. 1944, për rjedhojë inicialet e kushtimit, nuk i ka as botimi i v. 1954, f 75 -76 nga babai im Gj. Luka.
Por, z. Stafa, i kanë inicialet A. Sh., botimi i vitit 1957, f 105-106 dhe ribot. 1961, f 107-108; i ka edhe ribot. 2002, f 63-64. Ju mundeni t’i verifikoni fare letë. Pra, fare i qartë, del konkluzioni, nëse dikush i ndërroi incialet, nga A.S. në A. Sh., ky “konfuzionim apo padije/tym”, apo “ndërrim diakritik” shoqëruar edhe me “një kapërcim ylberi/ndërrim gjinie”, duhet kërkuar tek familia Nikolla dhe pastaj te familia e S. Luarasit dhe e trashigimtarëve interpretë/tefseristë me liçensë! Në finale, kjo çështja e inicialeve të kushtimit, nuk e lëkund faktin e lënë të shkruar nga babai im me dorëshkrim, se Migjeni fillimisht kishte lidhje militantizmi me Afërdita Shahinin dhe me komunistët e Shkodrës. (Më hollësisht do e trajtoj në një shkrim tjetër. AL)
Kjo llogjikë, ku shpjegimet i duheshin kërkuar atyre që i kollonisnin dorëshkrimet e daktilografimet e Migjenit, duhet mbajtur parasysh edhe për disa raste të tjera, “anëshkrimesh” etj. Po kujtoj, se ka patur një rast, ku medemek synohej për ta zbutur ndikimin niçean me njëfarë kulti migjenian specifik (studim i K.B. me miratimin e S.L.), ku ky heroi migjenian i projektuar, dilte se na paskësh qenë “Mbigjeniu i gjenialëve” Enveri! Duke patur këtë synim final, që më vonë e shprehu edhe poeti Ll. Siliqi, pretendohej se dikush (një x a y?) na paskësh shtuar arbitrarisht, një dyfjalësh, “Dithyramb Nitzschean”, i cili nuk na paskej qenë në origjinalin me lapës të Migjenit, sepse dikush ia kishte vënë si shtojcë qysh më 1936! Esteti e kritiku autoritet, z. A. Uçi jo vetëm e mbështet akoma këtë shtesën e Dithyrambit, si një manipulim të hershëm, por tenton ta sjellë si një fakt të padiskutueshem! (A. Uçi, “A u ndikua Migjeni nga autorët e huaj?, GSH, 9 tetor 2011, f 22) Tash vonë diku e kam parë njërin që pretendon edhe një lloj ndryshimi fjale nga një varg, duku andej nga fundi i “Trajtave të Mbinjeriut”!
Mua më duket z. Uçi, se më e lehtë ishte një fshirje me gomë ose sajimi i disa dorëshkrimeve, ose përndryshe këtë verifikimin kaligrafik të manoskriteve në organet e specializuara ta kishit bërë me kohë! Si me këtë “shtesë” si pa këtë shtesë, kulti i individit niçean-hitlerian-stalinist, kulti njerëzve nitzschean, del i qartë te Trajtat e Mbinjeriut.
Po, kështu ka patur edhe raste kur u kërkua edhe hesap dhe u kritikua rëndë Gj. Luka se, përse nuk e kishte ndërruar fjalën “vetëm”, duke vendosur fjalën “larg”, siç na e kishte anëshkrimi i manoskritit original, përsëri te vjersha “Një natë pa gjumë”! (shih fotoskanimin) Gjovalinin e kritikuan edhe për influencë antistaliniste, edhe pse nuk kishte biografi të Migjenit edhe pse nuk botoi “letrën e SL” etj! Domethënë, ma ke nxe e ma ke ftoh gomarin… por, Z. Uçi hesht në këto pika kaq të rrezikshme! Përse nuk e ndryshuan ata që pretendonin se, kishin edhe manoskrite origjinale me korrektimet, ndreqiet, redaktimet e Migjenit vetë nga Italia… (Shihni fotoskanimin, Rev. Nëndori, nr. 5, 1954, f 125-130)
Ndërkaq, jashtë temës migjeniane, Z. Stafa ka shprehur edhe disa shqetësime personale të sajat, mbi disa errësira biografike për Gj Lukën, etj, për të cilat për mosnjohjen e saj personale, mosnjohjen nga publiku i gjërë etj, nuk jemi përgjegjës ne! Ja ku më ka plotësisht të gatshëm, për një Intervistë, ose të dal në një emision televiziv me dokumente autentike.
Një nga shkrimet që shkaktoi disa reaksione të ndryshme pro e kundra, padyshim ishin “Kujtimet e Kujtimeve të Andrea Stefit”, nga veterani i monografive të stilit letraro-historik N. Jorgaqi. Z. Jorgaqi e përshkruan me mjaft simpati Andrea Stefin, madje e kishte patur mik të ngushtë që e shfrytëzonte edhe për njohjet e dijenitë e thella që Stefi kishte për figura të vjetra. Jorgaqi, përveç A. Stefit, na nxjerr në evidencë edhe disa shokë të vjetër, njohës të afërt të Migjenit, të njohur si kontributorë të migjenologjisë zyrtare të realizmit socialist, të mesit të viteve 50-ta, si A. Gjyli, T. Gjyli, M. Dermani, A. Çanga etj, të cilët simbas direktivave dhe inkurajimit të Partisë dhe Redaksisë së Nëntorit e kishin mbushur Migjenin dëng me dëshmi për tregime për Majakovskin, Gorkin deri edhe Shollohovin, me tregime për jetën e lumtur në fabrikat, sovhozet, kolkozet e SMT e BRSS.
(N. Jorgaqi, “Rrëfimi i Panjohur, “Migjeni e humbi virgjërinë me “njenën nga ato…”, GSH, 9 tetor 2001, f 18-19)
Me të gjithë llogjikën e mundshme, si kishim patur mundësi ta dinin lexuesit e thjeshtë këtë sekretin kaq intim të virgjërisë, të Andrea Stefit, rrëfyer Nashos, ku Migjeni e kishte humbur virgjërinë para një prostitute proletare nën të?! Vetë z. Nasho, e ruajti për në fund dhe na e rrëfeu “sekretin” vetëm pak ditë para finishit, evenimentit të 100 vjetorit! Gjende që na e rrëfeu, se ky sekret intim, do kishte mbetur i pa zbuluar për migjenologjinë. Për më tepër, Migjeni nuk na paskej qenë edhe aq keq me shëndet aso kohe dhe prandaj ia këshilloi ç’virgjërimin mashkullor Andrea, pa çka se proletares së shkretë greke mund t’ia ngjiste edhe TBC-në…
Në disa telefonata dhe komunikime me e-mail, Z. N. Jorgaqi më kërkoi edhe mua ndonjë shkrim – Kujtim për Migjenin nga babai im dhe gjithashtu edhe ndonjë interesim në “Dosjen Migjeni”, në M. H. të Shkodrës. Duke shkuar për t’ia plotësuar kërkesën thjeshtë për respektin e pleqërisë z. Jorgaqi, unë konstatova se në M. H. Shkodër, konservohej qysh nga viti 1954 edhe një shkrim daktilografik i Andrea Stefit. Fillimisht kujtova se mos ishte ai i botuari në fundvitin 1955, të cilin e citonte edhe S. Luarasi. Më pas mbasi e sistemova nga ngatërresa e rendit të fotoskanimit e kuptova se, bëhej fjalë për një shkrim ndryshe. Ndërkaq kur po mendonja t’ia dërgonja këtë dokument me e-mail, shokut Nasho Jorgaqi, ky botoi me datën 9 tetor 2011 shkrimin e tij. Më erdhi pak keq se vetë A. Stefi i 1954, nuk kombinonte me A. Stefin e 1955 dhe as me Jorgaqin…
Pastaj erdhi edhe ai emisioni tip,”leksione migjenologjike 2”… Dikush ishte çuditur se, përse nuk më kishin thirrur edhe mua në Panel?! Por, si të më thërrasin mua, kur migjenologjisë zyrtare, të ish Partisë mëmë dhe bijave, nuk i pëlqejnë disa të vërteta ndryshe, as sot?! Por, megjithse duan të na mbyllin gojën, sidoqoftë jemi në Demokraci, se përndryshe, eh se çtë bënin në “Kohën e Enverit dhe Partisë”!
[Shënim: Distancohem nga disa interpretime që arrijnë deri në ultraekstremizëm, në shkrimin, “Migjeni, poeti i epsheve – i fshehur në hiperbolë”, në websitin, “Forumi proletar & Forumi Italian”, me autor Shpend Arbëria, 14 tetor 2011. Unë deklaroj se nga babai im nuk kam patur asnjë dijeni për ndonjë vizitë sekrete të Migjenit në BRSS etj.
Për biografinë e babait tim dhe për Debatin që ka patur direkt me E. Hoxhën më 18 qershor 1955, dhe për dënimin makabër që ky ia paracaktoi, jam i hapur me të gjithë sinqeritetin e mundshëm. Unë personalisht nuk kam asnjë lloj qëllimi demontimi e denigrimi personal ndaj Migjenit e ndaj askujt. Fundja më në fund jemi në Demokraci dhe ajo ndërtohet mbi bazën e diskutimit të të vërtetave. E quaj shumë të poshtër cilësimin tim si mashë dhe si Qafir, bashkë me disa kërcënime penale e civile! Nuk ka askush të drejtë të vendosë etiketime në Website, mbi emrin Agron Luka…]
Ja, çfarë shkruante e pohonte vetë Andrea Stefi, në Relacionin e mesit të vitit 1954.
Janë nja 9-10 copë fletë të daktilografuara, që kush të dëshirojë mundet t’i verifikojë në Dosjen Migjeni në Muzeun Historik Shkodër. Fillimisht po paraqesim vetëm pak fragmente të fotoskanuara. Këtu do të bëjmë vetëm me paksa komente, për të ruajtur korrektesën dhe jo se nuk kemi mundësinë për t’i bërë edhe një analizë komplete e krahasuese me kontradiktoritetet dhe me manipulim-rregullimet e mëvonshme. Këtë do ta bëjmë pak më vonë.
Ju lexues, keni rastin ta krahasoni A. Stefin e vitit 1954, me atë të fund vitit 1955 dhe më në fund me rrëfimet letrare të prof. dr. N. Jorgaqit të v. 2011!
Lexojeni se si “moralisti proletar”, z. Andrea, i konsideronte si “eksperimente praktike studimi e njohëse flirti e seksi shum të zgjedhun, të jetës borgjeze dhe të paguara me çmim shumë të lartë”, vizitat e Migjenit në bordelet e Greqisë dhe Jugosllavisë! Ku i merrte këto para, Migjeni i varfër?!
Kam përshtypjen se, vetë Andrea Stefi ka fantazuar dhe ka abuzuar “në emër të shokut intim”, me emrin e Migjenit. Lexojeni episodin e çensurimit të shkruar nga A. Stefi më 1954 dhe krahasojeni se sa ndryshojnë me atë që qëndisi më 1955 dhe që e citonte S. Luarasi gjërë e gjatë! Ai që e paska këshilluar e paralajmëruar Migjenin për, për “mosqarkullimin e vëllimit Vargje e Lira dhe për konsekuenca të randa”, paska qenë si këshillë e një miku familiar fillimisht, dhe jo nga një avokat i afërm i Prefekturës Shkodër, siç e qëndisi më 1955! Madje z. Andrea, i cili në një vend tjetër na justifikonte konformizmin taktik për hatrin e strategjisë, këtu na dilte si “antikonformist dhe si trim”, qe na e paska kritikuar Migjenin dhe na e paska sharë rëndë kuislingun Ernest Koliqi!
Lexojeni dhe gjykojeni me sytë tuaj se, për çfarë e kishte kritikuar e akuzuar Kritika Zyrtare enveriste-staliniste Gj. Lukën, më 1954, sepse nuk e ndryshoi pjesën e botuar më 1944, të vjershës “Një natë pa gjumë”, simbas porosisë dhe “shënimit të anëshkruar” medemek nga Migjeni! (Rev. Nëndori, nr. 5, 1954, f 125-130)
Migjeni na paska dëshiruar dhe nënkuptuar një ndërhyrje ushtarake të BRSS në Shqipëri, siç edhe në Spanjë! Gj. L., këtë e kishte komentuar në libër dhe e kishte quajtur haptazi kryengritje – revolucion puçist me frymëzime fashiste e staliniste dhe kishte vërejtur se komunistët nuk i kishin aso kohe aspak masat me vete!
Eh, po ku pysete për realitetin letërsi-historia e realizmit-enverist…
Ndal shpifjeve ndaj Migjenit dhe Skënder Luarasit!
Të nderuar lexues,
Shpreh keqardhjen që në median www.shqiperia-etnike.com, nr147, eshte shpallur shkrimi i Agron Lukës “Liria dhe korrektesa e shtypit, përballë ndërhyrjeve redaksionale, çenzurës dhe frikës ndaj zyrtarëve të lartë!”, ku në mënyrë skandaloze nëpërkëmbet e vërteta dhe dinjiteti i personalitetit të shquar Skënder Luarasi. me qëllimin e verbër “ të marrë hak”.
Debatet mbi vepr ën e Migjenit t ë zhvilluara mes Sk ënder Luarasit dhe Gjovalin Luk ës dhe t ë vazhduar prej vitesh nga ne pasardh ësit e tyre, së fundmi morën përmasat e një skandali ku shkelmohen elementet m ë minimal ë t ë arësyes dhe nderit.
Në polemikat tona të mëparshme gazetat “Albania” dhe “Shqip”, pas ballafaqimit me faktet, treguan seriozitetin e tyre duke u distancuar nga sajesat e Agron Luk ës.
Gazeta Albania (“Albania”, 22.4.2010, fq.21) shpallte: “Në datat 15 e 16 prill 2010 janë botuar artikujt e zotit Agron Luka, me tituj redaktorialë‚ “Anonimi misterioz që censuroi Migjenin dhe loja e Enver Hoxhës”, ku thuhet: Sipas përkufizimeve e pikëpamjeve të Skënder Luarasit, më 1957-n, shkruhej se: “Migjeni…i shfrytëzoi modelet e ideologjisë dhe të stilit të Gorkit e Majakovskit” (fq. 11; fq. 33 etj.); ishte “revolucionar internacionalist i vërtetë komunist” (fq. 33); “letërsia e tij ishte me përmbajtje të KONARE-s dhe tërësisht socialiste” (fq. 47); “Migjeni ishte një kontribuues i pajtimit të grupeve komuniste (fq. 48)”; “ishte përkrahës i vendosjes së një regjimi model stalinist edhe në Spanjë”; “Migjeni ishte një dëshmor i luftës nacional-çlirimtare dhe prandaj edhe Partia ia vendosi eshtrat pas kthimit nga Italia në Varrezat e Dëshmorëve”, duke e nderuar me “Urdhrin e Lirisë”, Klasit I, (fq. 32; fq. 44) etj. (Shih, S. Luarasi, “Migjeni, Vepra”, bot. 1957 e ribotim 1961, përgjithësisht, Hyrja, Jeta, Vepra, fq. 5-58.) Ndërsa në artikullin redaktorial “Incesti i Migjenit me Bojkën dhe manipulimi me këtë histori” (Dosja e Migjenit në Muzeun Historik në Shkodër dhe roli i S.Luarasit) i botuar më datën 16 prill, zoti Agron Luka shkruan: “Edhe Dh. Fullanit, pa asnjë lloj pendese, siç edhe mjaft të tjerëve, Skënder Luarasi do ia rregullonte qejfin me një letër spiunimi, që pati si pasojë një internim me urdhër të protektorit, M. Shehu… Dhe ky personalitet, S. Luarasi na quhet e na mbahet si ‘Disident i Vjetër’, si ‘Nderi i Kombit’, akorduar me Dekretin, Nr. 1467 nga Sali Berisha… i cili për vete ishte i katapultuar direkt nga Ramiz Alia…).” Sipas verifikimit të redaksisë, u konstatua se citimet e mësipërme, të marra nga autori i shkrimit, nuk ekzistojnë në librin “Migjeni”, Veprat, botim i vitit 1957 dhe botim i vitit 1961, të përgatitura nga Skënder Luarasi. Pra konstatojmë se kemi të bëjmë me një falsifikim, nga e cila redaksia e gazetës “Albania” distancohet. Gjithashtu, edhe citimi në lidhje me zotin Dh. Fullani është i pavërtetë. Ndiejmë keqardhje që nuk kemi bërë verifikimet përkatëse te personat e prekur në këtë shkrim, duke i kërkuar ndjesë familjes Luarasi.”
Pas distancimit edhe të drejtuesve të gazetës “Shqip”, në vend që të kërkonte falje publike p ër trillimet e tij, Agron Gj. Luka i akuzoi se shkak i k ëtij “denoncimi” ishte një lojë e manipuluar e Petros !Ai deklaroi
“Me përgjegjësi të plotë civile e penale, Agron Luka, deklaroj se, nuk kam kryer asnjë lloj mashtrimi në citimet korrekte.”
Përballë kësaj sfide morale e ligjore vë perpara gjykimit të lexuesit të nderuar provat reciproke: citimet e denoncuara si mashtrim nga gazeta “Albania” dhe “provat e cituara” që servir Agron Luka.
Citimi kinse i Skënder Luarasit sipas Lukës e pergenjeshtruar nga gazeta “ Albania”
Sipas përkufizimeve e pikëpamjeve të Skënder Luarasit, më 1957-n, shkruhej se: “Migjeni…i shfrytëzoi modelet e ideologjisë dhe të stilit të Gorkit e Majakovskit” (fq. 11; fq. 33 etj.); ishte “revolucionar internacionalist i vërtetë komunist” (fq. 33)
“Prova” e cituar dhe e skanuar sipas Agron Lukes “Me anën e këtyre gjuhëve botërore (rusishten konkretisht AL) gjatë studimevet, i përvehtësoi Milloshi idetë revolucionare. Gjatë kohës që ndënji në Monastir mundi të lexojë veprat e klasikëve ruse Pushkin, Tolstoi, por veçanërisht ato të krijuesve të realizmit socialist, veprat e Gorkit e të Majakovskit. Gjurmat e këtij edukimi i gjejmë ndër librat e tij, ndër ato të pakta që i shpëtuan prej zjarrit ditën e 22 qershorit 1942…” (f 11, e bot. 1957).
Citimi kinse i Skënder Luarasit sipas Lukës e pergenjeshtruar nga gazeta “ Albania”
“letërsia e Migjenit ishte me përmbajtje të KONARE-s dhe tërësisht socialiste” (f 47 simbas origjinalit të bot. 1957.)
“Prova “ e cituar dhe e skanuar sipas Agron Lukes: “S. Luarasi, ka cituar, A. Stefin dhe sigurisht se, është dakort me të dhe shkon në unison se, Migjeni te “Kangët e Rilindjes” dhe te “Parathanja e Parathanjeve”donte t’i këndonte zgjimit kombëtar, përpjekjeve të popullit për çlirim dhe se ishte orvatë që këto të paraqesnin programin poetik të lëvizjes së çlirimit për përmbajtjen socialiste të të gjithë veprës së tij që ai e ndiqte edhe në jetë. (f 47 etj) Nëqoftëse z. Petro gjen ndonjë lëvizje tjetër (ku e fuste vehten edhe shoku S.L. aso kohe) e cila nuk ishte KONARE (Komiteti Nacional Revolucionar), por si socialiste apo edhe më minimum si social-demokrate, në emëruesin e përbashkët, le ta interpretojë ndryshe…”. Nga Petro Luarasi
Citimi kinse i Skënder Luarasit sipas Lukës e pergenjeshtruar nga gazeta “ Albania”
“Migjeni ishte një kontribues i pajtimit të grupeve komuniste (f 48)”
Fotoskanimi i f 48.
“Prova “ e cituar dhe e skanuar sipas Agron Lukes “S. L. citonte A. Stefin, të cilit Migjeni i kishte pas deklaruar: “Unë për veten teme e quej veprën teme si një kontribut për bashkimin e këtyre rretheve…” (shih në f 47, “rrethet komuniste shqiptare; f 48 grupeve. AL)
Citimi kinse i Skënder Luarasit sipas Lukës e pergenjeshtruar nga gazeta “ Albania”
“ishte përkrahës i vendosjes së një regjimi model stalinist edhe në Spanjë”; “Migjeni ishte një dëshmor i luftës nacional-çlirimtare dhe prandaj edhe Partia ia vendosi eshtrat pas kthimit nga Italia në Varrezat e Dëshmorëve”, duke e nderuar me “Urdhrin e Lirisë”, Klasit I, (fq. 32; fq. 44) etj. (Shih, S. Luarasi, “Migjeni, Vepra”, bot. 1957 e ribotim 1961, përgjithësisht, Hyrja, Jeta, Vepra, fq. 5-58.)
“Prova “ e cituar dhe e skanuar sipas Agron Lukes: “f32 në korrelacion me f 44
Fotoskanimi i f 32, nga bot. original i vitit 1957. Hapini sytë e lexojeni edhe “Urdhërin e Lirisë së Kl. I”.
f. 44, Migjeni është një nga luftëtarët më të parë për lirinë e Shqipërisë… Partia dhe Pushteti ia vendosi reliket e fundit – krah për krah me dëshmorët e LNÇL…
Migjeni ishte “ishte përkrahës i vendosjes së një regjimi model popullor sovjetik -stalinist edhe në Spanjë.” ( Në këtë paragraf Agron Luka perseri shtrembëron citimin e origjinalit qe nuk e ka fjalinë “ishte përkrahës i vendosjes së një regjimi model popullor sovjetik -stalinist edhe në Spanjë dhe gjithashtu ne vend të citimit jep shpjegime.Shenim i Petro Luarasit)”
“Prova “ koment sipas Agron Lukes: duke iu referuar shkrimeve te Andrea Stefit: Citoj: “Simbas fantazisë së Migjenit, përveç shtetit proletar në lindje, po jepte shpresa se po lindte edhe një shtet tjetër i tillë afërsisht n’anën e kundërt (në perëndim AL) të të njajtit kntinent, në Spanjë. ( A. Stefi, “Rreth Gogolit të Migjenit”, Bul.USHT, Seria shk. Shoq. 1955, f 171-172) Këtë interpretim e këtë mikun CORVUS, e citonte dhe e përkrahte S. Luarasi! (Bot. 1957, Hyrje f 5, “Kuptimi i dyfishtë i Gogolit”. Këtë lidhje e sqarim të bashkëngjitur, Red. e Albanias, red. E. Metaj, personalisht e kishte hequr/çensuruar.
Pretendimet sipas Lukës e pergenjeshtruar nga gazeta “ Albania”
“Edhe Dh. Fullanit, pa asnjë lloj pendese, siç edhe mjaft të tjerëve, Skënder Luarasi do ia rregullonte qejfin me një letër spiunimi, që pati si pasojë një internim me urdhër të protektorit, M. Shehu….”
“Prova “ koment sipas Agron Lukes e shoqëruar me fotokopje e copëza fjalish nga artikuj të Petro Luarasit
(GSH, Dossier V, 19 prill 2003, f 12-13, “por, u dënua shefi i poezisë, Dhimitër Fullani”…Gazeta Shqip, 4 dhjetor 2006, f 18-19. Lexojeni letrën që z. S. Luarasi i shkruan shokut Mehmet Shehu, posaçërisht për z. Dhimitër Fullanin, për z. Thanas Leci etj… dhe lexojeni se si z. Petro e kamuflon dhe e përzien me një tjetër letër për familien e Petro Markos, për ikjen në Spanjë etj! …Në Dosjen Migjeni, në MHSh, figuron edhe Diskutimi i Dh. Fullanit… Do vijmë edhe atje o Z. Petro me durim dhe me dokumente, e kam një dokument edhe për atë eveniment.
Këto perifrazime pa lidhje i lidh Agron Luka i lidh me konkluzionin: “Nqs z. Dh. Fullani nuk paska pësuar asnjë lloj peripecie nga kjo lloj letre, atëhere i kërkoj falje familes Fullani, edhe pse unë nuk kam asnjë pikë faji në këtë mes.” (Pra edhe këtu kopjon fjalët e Shvejkut” Ç’faj kam unë për veprimet e mia”. Shënim i Petro Luarasit). N ë fund Agron Luka hedh bomb ën ‘asgj ësuese”:
“Disidenti” dhe “Nderi i Kombit”, Skënder Luarasi ka përgojuar me letra e me epitete te Enver Hoxha e te Mehmet Shehu, një seri njerëzish e intelektualësh si F. Paçrami, M. Ndoja, Dh. S. Shuteriqi, S. Prifti, V. Bala, F. Gjata, D. Siliqi, Sh. Musaraj etj… ndër ta disa herë edhe babanë tim.”
http://www.shqiperia-etnike.com/she147/she147shqip.htm
Petro Luarasi
Sqarim per skandalin e Agron Lukës me “internimin” e Dhimiter Fullanit,
– Dhimiter Fullani dihet qe nuk eshte internuar ndonjehere
– Letrat e Skender Luarasit te botuara nga une ne shtyp nuk kane te bejne fare me “internimin” e Z.Dhimitër Fullani, as qe permendet emer, por me pafajësinë e Petro Markos.
– Familja Fullani apo te tjere shkrimtare e dine mire qe Dhimiter Fullani thjesht u hoq si pergjegjes botimi per aresye te tjera, por nuk eshte denuar kurre politikisht, aq me pak nga ndonje ankese e Skender Luarasit ndaj tij. Ky eshte trillimi i rradhes i Agron Lukes duke komentuar sipas hamendjes se tij shkrimet e mia nder vite.
– Skënder Luarasi vërtet ka debatuar e kritikuar mjaft shkrimtarë e zyrtarë për cështje me karakter historiko-letrar, por kurre nuk ka patur ndonje reference denoncimi apo denimi te ndokujt si spekulon Agron Luka. Ai kritikoi Gjovalin Luk ën se ia p ërvet ësoi dhe shtremb ëroi materialet mbi vepr ën e Migjenit n ë vitin 1953 kur vet ë qe i p ërjashtuar nga Lidhja e Shkrimtar ëve. Gjovalini i pushtetsh ëm e botoi n ë vitin 1954 dhe p ër shkaqe t ë tjera u d ënua nga shok ët e tij komunist ë m ë von ë.
Nga sa u deshmua nga ballafaqimi me pretendimet e Agron Lukës, të ashtuquajtura “citime” të Skënder Luarasit “ kinse si të marra nga botimet e” Migjenit” të viteve 1957 e 1961 nuk gjenden në origjinal, pra janë të tëra sajesa.
Dihet nga cdo njeri normal si dhe shpjegohet nga fjalori i gjuhes shqipe qe “citim” d.m.th. “me dhene fjale per fjale nje pjese te shkurter nga ndonje veper ose shkrim i ndonje autori”. A nuk e di Agron Luka këtë gjë elementare!?
Gazetat “Albania” dhe “Shqip” a nuk kane pasur te drejte qe i kane denoncuar “citimet’ si manipulim i tij?!
Në këto rrethana deklarata e tij “Me përgjegjësi të plotë civile e penale une Agron Luka, deklaroj se, nuk kam kryer asnjë lloj mashtrimi në citimet korrekte” përbën një skandal mediatik. Ndaj i drejtohemi:“O Agron Luka. Ndal Shpifjeve ndaj Migjenit dhe Skënder Luarasit!” në media të ndryshme ku përdor edhe pseudonime.
Petro Luarasi
Edhe një Përgjigje të parafundit për z. Petro S. Luarasi!
Nga Agron Luka
Qysh nga viti 2003, qysh se iu kundërvu fillimisht botimit të motrës së vet, te gazeta DRITA dhe te 7 Serialet te GSH, 15-21 prill 2003, Z. Petro S. Luarasi, herë me bashkëautorin D. Kaloçi dhe shumicën vetë, nuk ka lënë gazetë dhe Website Forumesh shqiptare pa i mbushur dëng me gjithfarë shpifiesh, trillimesh, sharjesh etj, në adresën time. Por ai hesht se unë kam botuar shkrime, studime, diskutime, dokumentime etj, në shumë organe rregullisht, përfshirë disa të tilla edhe në gaz. Albania dhe Shqip. Shkrimet e mija edhe në këto dy organe janë të botuara dhe janë edhe në internet. Po të ishin ashtu siç trillon ky zotëria si “skandale e trillime”, ato redaksi do t’i kishin hequr nga interneti. Nuk ka asnjë lloj Deklarate dhe asnjë lloj Denoncimi nga ato Redaksi që ai pretendon! E vërteta ka qenë se red. gaz Albania, kishte bërë ndonjë ndërhyrje, sidomos në titujt redaksionalë dhe për ato më kërkoi një falje me e-mail, të cilin e kam publikuar. Për atë moskorrektesë, unë e ndërpreva botimin. Unë ia kam paraqitur argumentimet e mija të botuara edhe me fotoskanime një për një red. gaz. Albania. Sa i përket gaz. Shqip, ajo botoi thjeshtë një shkrim të z. Petro, ku ky e kishte ribotuar një lloj Falje që Red. Albanias i kishte kërkuar z. Petro, si “Pjestar i families Migjeni” dhe si miku i një këshilltari të Kryeministrit… Edhe botimi në internet i “Faljes”, nuk ka qenë nga Red. e Albanias, por nga vetë z. Petro, i cili e ka shumëfishuar në të gjitha Websitet e Forumeve ku ai ka lejen edhe të shajë e fyejë banalisht! Por, mbi të gjitha, ky zotëria ka mbetur i takuar! Me maniakalizëm ky zotëri kërkon me çdo kusht t’i dalë e tija, por duke harruar se çfarë ka lënë ai vetë të shkruara poshtë e përpjetë, edhe në gazetat e botuara! Shko z. Petro në Gjykatë dhe në Prokurori, rrugën e ke të lirë, nuk ta ka ndaluar askush. Kategorikisht e absolutisht nuk e kam hapur unë i pari polemikën dhe debatin, e kanë hapur e para z. Angjelina Ceka Luarasi dhe z. Petro S. Luarasi, qysh nga vitet 2002-2003 dhe unë i jam përgjigjur dora-dorës me argumente, disa edhe me dokumente arkivore të pa shfrytëzuara etj. Z. A. Ceka Luarasi edhe “Konferencën Përkujtimore për 100 vjetorin, “Migjeni i Shekujve”, me dt. 10 tetor 2011, mbajtur nga U. Luigj Gurakuqi, në prezencën e dëshminë e të gjith auditorit, e ktheu në një tribunë sulmesh e ofendimesh ndaj Gj. Lukës dhe meje, megjithse aty në bazë të rregullores së vendosur, nuk lejoheshin as dikutime, as replika! Unë ruajta gjakftohtësinë dhe respektova rregullin ndaj drejtuesit dhe ftuesit prof. T. Osmani.
Përsa i përket akuzës kryesore, të formuluar nga ndjesë pastë, z. S. Luarasi dhe të ripërsëritura nga z. Petro, se Gj. Luka na paskësh kopjuar e plagjiatuar apo shfrytëzuar materiale të Migjenit, të nxjerra nga një Arkivë, ku medemek ai i kishte depozituar te prof. Dh. S. Shuteriqi etj, unë dora-dorës i kam paraqitur argumentet e mija kundërshtuese. Gjithashtu ia kam paraqitur edhe për të gjitha pretendimet e tjera të ngritura. Nuk është domosdoshmëri që Migjeni, një ndër shkrimtarët më të shquar shqipëtar, duhet të mbahet si i lidhur për kërthize me S. Luarasin dhe me trashigimtarët e tij! Sigurisht i respektojmë edhe kontributet e prof. Luarasit etj. Kam deklaruar dhe deklaroj se dënimi i babait tim nga E. Hoxha, nuk ka ardhur nga letrat dhe përfoliet mbas shpine të z. S. Luarasi
Tashti me sa duket, z. Petro, ka filluar t’i shkarikohet bateria, sepse disa ish pretendime i kanë firuar rrugës.Të gjithë debatet dhe “Polemikiadën” me argumentimet e mija, unë do ta botoj së shpejti në një libër, ku nga ana ime nuk ka absolutisht asnjë sharje, por vetëm llogjikë argumentuese! Z. Petro ndërkohë sa lëshon Ultimatume, më mirë le të botojë ato librat të cilat i kishte premtuar dikur se do t’i botonte me përshpejtim në inat të Agron Lukës.
Fotoskanimet për “çështjen Dh. Fullani” , flasin vetë, O Zoti Petro Luarasi! Po më vjen jashtzakonisht mirë, që ai “dënimi” i trilluar nga ti vetë, nuk paska qenë më shumë se aq: