Shkenca dhe “kundërshtarët” e psikoterapisë së muzikës!?

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Terapia muzikore është sot disiplinë e fortë shkencore në Sh.B.A. dhe Europë. Shumë universitete të njohura në botë zhvillojnë kërkim shkencor të parametrave bashkëkohorë për terapinë e muzikës. Gjatë këtyre viteve të hulumtimit të terapisë muzikore, jam përpjekur t’i jap dimension shkencor nëpërmjet studimeve të literaturës, futjes së teorive të reja shkencore në leksione, vëzhgimit, eksperimenteve në qëndrat e rehabilitimit dhe spitale dhe pjesmarrjes në konferenca shkencore në Shqipëri dhe jashtë vendit.

-Së pari “kundërshtarët e terapisë së muzikës”, mund të mos kenë njohuri ose nuk i’u intereson të marrin njohuri të qëndrueshme për artin ose kanë probleme personale, estetike dhe kuptimore me artin, muzikën, pikturën.
-Së dyti “kundërshtarët e terapisë së muzikore” duan që psikoterapia të kenë vend të rëndësishëm në botimet universitare ose në debatin shkencor. Në fakt psikoanaliza tradicionale është fushë e rëndësishme për degën e psikologjisë. Në të vërtetë njerëzit janë përshtatur dhe kanë komunikuar prej mijëra e mijëra vjeshtësh me gjuhën e folur, duke u kuptuar dhe duke shkëmbyer mallra, teori, komunikim dhe ide. Gjuha e folur është shumë më e kuptueshme se gjuha joverbale, gjuha polisemantike e muzikës.
-Së treti është i paspjegueshëm shkencërisht, qëndrimi gjithashtu i studjuesve të gjuhës, disa psikologëve dhe sociologëve në raport me kuptimin dhe ndikimin që ka muzika tek njerëzit dhe i muzikantëve për psikologjinë e gjuhën.
Po sjell një shembull, Roland Barthez ka qenë një pianist shumë i mirë, njëkohësisht një shkencëtar i gjuhës, semiotikës.
“Imazhi-Muzikë-Teksti’ bashkon ese të mëdha nga Roland Barthes në analizën strukturore të narracionit dhe për çështje në teorinë letrare, mbi semiotikën e fotografisë dhe filmit, dhe mbi praktikën e muzikës dhe zërit”. Përgjatë vëllimit zhvillohet një lëvizje e vazhdueshme nga puna në tekst: një vëmendje ndaj ‘grimcës’ së veprimtarisë sinjalizuese dhe dëshirës për të ndjekur në letërsi, imazh, film, këngë dhe teatër çfarëdo që të kthehet, zhvendoset, zhvendoset, shpërndahet (Wikipedia Roland Barthes 2022 )”
-Së katërti, ky qëndrim vjen për pasojë mbasi muzika nuk ka ndonjë rëndësi të madhe në sistemin tonë arësimor. Muzika dhe vizatimi shpesh nënvleftësohen si art dhe dije, nuk i’u jepet rëndësi dhe shoqëria nuk i vlerëson, i ironizon pa dashje.
-Së pesti, në këtë kontekst psikoterapia dhe psikologjia e kanë të vështirë të dalin me konkluzione të mirëfillta shkencore për sjelljen, personalitetin, mendjen dhe shpirtin njerëzor pa ndihmën e artit, muzikës, pikturës, dramës, dancit, lëvizjes, komunikimit joverbal.
Po sjell dia shembuj të lidhjes së trurit me muzikën, muzika dhe marëdhënjet shoqërore dhe fuqinë e muzikës për çrregullimet neurologjike Alzheimer-Parkinson:
1.”Truri na mëson për muzikën dhe muzika na mëson për trurin. Muzika na lejon të kuptojmë më mirë sesi truri organizon informacione në botë (Daniel Levitin 2008)”.
2. Filozofia e muzikës është studimi i pyetjeve themelore rreth natyrës së muzikës dhe përvojës sonë në të. Alfred Schutz ka qenë shkencëtar i shkencave sociale, ai ka bërë një studim fenomenologjik për muzikën, ku çeshtja e intersubjektivitetit së bashku me atë të komunikimit ndërmjet individëve ka një rëndësi të madhe. Interesi teorik i Schutz për muzikën, në kuptimin që pjesa muzikore në zhvillimin e saj kohor, në prani të interpretuesve dhe dëgjuesve demonstron në mënyrë të vërtetë shembulllore si si funksionon aktualisht procesi i marëdhënjeve shoqërore ( A.Georg 2000).
3. “Unë e konsideroj terapinë e muzikës si një instrument me fuqi të madhe në shumë çrregullime neurologjike si Parkinson dhe Alzheimer-për arsye të kapacitetit të saj të veçantë për të organizuar dhe riorganizuar funsionin celebral, kur është dëmtuar”. (O. Sacks2008).
4. Në të gjithë këta vite të kërkimit shkencor për terapinë e muzikës, promovomit në media dhe bisedave të zakonshme, psikoterapia e muzikës nganjëherë nënvleftësohet dhe ironizohet pa argumenta nga studjuesit e fushave të tjera dhe dëgjuesit. Njerëzit e duan muzikën, i pëlqen ose nuk i pëlqen, marrin kënaqësi nga muzika, por nuk kanë shumë dëshirë të dëgjojnë për teoritë muzikore, dijet për muzikën, duke i konsideruar si diçka abstrakte.
5. Gjuha e folur në botën post-moderne e ka humbur aftësinë ndikuese dhe kuptimore. Prandaj kërkohet ndihma e gjuhës joverbale, tingullit, muzikës dhe lëvizjes për të krijuar ndikime dhe kuptime të reja, të pa thëna dhe dëgjuara më parë.
6. Psikoanaliza e muzikës mbas viteve 80-të, ka marrë një zhvillim të rëndësishëm në shumë universitete europiane.
Terapia e muzikës studiohet deri në nivelin e doktoraturës në Danimarkë, Kanada, SH.B.A dhe Gjermani.
Studimi i muzikës dhe instrumentave muzikor është kriter bazë për studentët që duan të studjojnë në degën e shkencave të edukimit dhe degën e psikologjisë në Zvicër dhe Gjermani.
7. Terapia e artit, piktura, muzika dhe drama përdoren gjithashtu në qëndra reahabilitimi, në spitale për të përmirësuar disa c’rregullime dhe patologji të caktuara.
8. Psikologjia e muzikës, terapia e muzikës duhet ketë një vend të rëndësishëm në degën e psikologjisë dhe muzikës dhe studentët e psikologjisë duhet ta studjojnë si lëndët e tjera, këtë disiplinë shkencore.
9. Studimi dhe hulumtimi shkencor në këta disiplina shkencore duhet të mbështet në parimet bazë të kërkimit dhe testimit shkencor

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu