Kryetarët që ishin dhe mbetën kukulla

0
Shkruan Zef Ndreka
Pluralizmi i kontrolluar shqiptar për të mashtruar shtresat e shoqërisë dhe botën mbarë, kinse edhe Shqipëria hyri në rrugën e botës demokratike, filloi si me lodrat e fëmijëve, ku nga Ramiz Aliaj u ndarë rolet që duhet të merrnin për të luajtur liderët e partive në Shqipëri, kryesisht ato të PPSh-së, të PD-së, të PSD-së, të PR-së etj.
U përzgjodhën Fatos Nano për të drejtuar të majtën komuniste, Sali Berisha për të kontrolluar PD-në, si dhe satelitët e parë të tyre, PSD-ja e Gjinushit dhe PR-ja e Sabri Godos.
Sigurisht, rolin më të vështirë e kishte Fatos Nano, i cili për shkaku e ndryshimeve të detyrueshme ishte nën presionin maksimal, edhe për fakti se duhej ta reformohet dhe ta ndryshonte atë parti.
Sali Berisha, edhe për shkak të karmës së tij, të karakterit, të formimit, duhej të luante roli e autoritaristit, të arrogantit, deri sa për shkakun e rrëzimit të pushtetit komunist, nga paaftësia dhe shumë arësye të tjera, arriti në autoritarizëm absolut, gjë që jo vetëm e dobësoi, por e lejoi të bënte gafa e gabime të pafalshme në politikë dhe në qeverisje.
Duke imituar Enverin, ky i fundit, prishi votë e lirë, deformoi zgjedhjet, filloi minimin e demokracisë, kontrolloi me dorë të fortë sistemin e drejtësisë duke e mbajtur vazhdimisht nën tutelën dhe presion.
Gabime të mëdha e me efekte të pariparueshme u bënë edhe në politikat e fushave ekonomike, si ligji për tokën, privatizimet pa kriter por të personalizuara etj.
Nga mentaliteti i pushtetit të përjetshëm nuk shpëtoi as Berisha, i cili i priste kokën çdo kundërshtari apo kritiku, duke eliminuar të gjithë që mendonin ndryshe.
PD-në, e ktheu në një shpk private e të familjes, gje që vazhdon edhe sot.
Ndërkohë, ndryshe ndodhi nga kampi i majtë. Në 32 vite të demokracisë, përtëritja dhe kreu i socialistëve ka pësuar ndryshime duke bërë gara dhe katharsis në atë parti.
PS-ja, vazhdimisht është rinovuar me të rinj e me figura të reja, duke krijuar struktura të qëndrueshme qoftë edhe patronazhistësh, siç ndodh kudo në botë me militantë që nuk i hedhin e nuk i largojnë.
Kjo gjë nuk ndodhi tek PD-ja, e cila katapultonte vetëm ato që donte Berisha “legjendë” e saj.
Ai, edhe kur bëri sikur u largua, i përzgjidhet dhe anonte nga fituesi, duke prishur garën brënda partisë dhe duke futur farën e përçarjes brënda saj.
Berisha, i trajtonte kukulla drejtuesit dhe shumë përsonalitete që i ishin bashkuar PD-së, por kur vinte rasti për të zgjedhur Kryetarin e saj, ai caktonte kryekukullat e tij, Eduard Selamin, Tritan Shehun, Lulzim Bashën, për t’ia marrë postin kur ti tekej me pekule ose “revolucion”.
Ku janë këto kukulla tani, që nuk u bënë kurr lidër?!
Kështu, 32 vite të PD-së, mbeten realisht pa asnjë alternativë drejtimi e rrjedhimisht sot pa asnjë alternativë pushteti.
Me kukulla dhe kryekukulla, me yes-menë nuk ka alternativë opozitare. Për më tepër alternativë pushteti.
Gjendja ku ndodhet opozita sot, e veçanërisht PD-ja si forca më e madhe opozitare, kërkon një operacion të thellë, për të hequr kancerin që ka hedhur metastaza, dhe ti hapet rruga zgjedhjeve në atë parti, nqs do të shpëtojë e të mbetet e tillë, demokratike.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu