Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar ndërprerjen e menjëhershme të ndihmave financiare ndaj fondacioneve dhe organizatave që, sipas tij, mbështesin destabilizimin e demokracive dhe propagandën në favor të George Soros.
Në këtë masë, Trump ka përfshirë edhe fondet që kanë ndihmuar reforma të dyshimta në drejtësi, të cilat janë përdorur si armë politike për të avancuar interesat personale dhe ideologjike të rrjetit të Soros në botë, përfshirë Shqipërinë.
Sipas një dokumenti të siguruar nga Syri.net, del në pah një listë me emrat e individëve të përfshirë në aktivitetet e Fondacionit “Open Society” gjatë 30 viteve të fundit. Mes tyre, bie në sy emri i Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit shqiptar Edi Rama. Ky fakt dëshmon për ndikimin e drejtpërdrejtë të Soros në politikën shqiptare dhe për rolin e tij si një “ushtar” i rrjetit të Soros në rajon.
Olsi Rama, i cili ka qenë i lidhur ngushtë me Fondacionin e Soros, si pjesë e bordit të organizatës së Soros në Shqipëri, ndër vite, ku bëjnë pjesë edhe shumë emra të njohur të medias e biznesit, ndër ta edhe ish-bashkëshortja e Ramës, Delina Fico, emra të cilët përfaqësojnë një konflikt të hapur interesi duke qenë vëllai, apo ish-bashkëshortja e kreut të qeverisë shqiptare.
Lidhja e tij me strukturat e Soros konfirmon se mazhoranca shqiptare ka qenë një mjet i përdorur nga ky rrjet për të ushtruar kontroll mbi institucionet dhe proceset demokratike në Shqipëri.
Përfshirja e tij nuk është vetëm një çështje etike, por tregon qartë se si Shqipëria ka shërbyer si një eksperiment i Soros për të testuar strategji që minojnë pavarësinë e institucioneve dhe përdorin reformat për interesa të ngushta politike.
Reforma në drejtësi, e financuar pjesërisht nga rrjeti i Soros, është kthyer në një armë politike që ka ndihmuar mazhorancën të eliminojë kundërshtarët opozitar dhe të përqendrojë pushtetin në duart e një grupi të vogël individësh.
Lidhjet e Olsi Ramës me Soros janë vetëm maja e ajsbergut të një rrjeti të gjerë ndikimi që ka përfshirë zyrtarë, gjyqtarë dhe figura të tjera publike në Shqipëri. Dokumentet e zbuluara tregojnë se ndikimi i Soros është i kudondodhur, nga reformat në drejtësi deri te politika e jashtme shqiptare, duke e kthyer vendin në një shtet ku vullneti i qytetarëve shpesh anashkalohet në favor të axhendave globale.
Vendimi i Trump për të ndaluar financimet ndaj këtyre strukturave ngre një sinjal alarmi për rolin e organizatave të lidhura me Soros në vendet e Europës Lindore dhe në Ballkan. Në rastin e Shqipërisë, përfshirja e familjes së kryeministrit në aktivitete të drejtuara nga Soros ngre pyetje të rëndësishme për pavarësinë e institucioneve dhe për integritetin e reformave që, në vend të demokracisë, kanë sjellë polarizim dhe kontroll të përqendruar.
Ky urdhër i Trump, i cili bazohet në shqetësimin për shkeljen e vlerave dhe interesave amerikane, konfirmon shqyrtimin e veçantë të programeve si ato të financuara nga Fondacioni “Open Society”. Me këtë lëvizje, fondet për reformat në drejtësi në Shqipëri, të cilat kanë qenë nën hijen e akuzave për manipulim politik nga rrjeti i Soros, janë pezulluar për një vlerësim të hollësishëm. Shqetësimi i ngritur është se këto fonde kanë kontribuar në minimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe në krijimin e një regjimi të kontrolluar nga një grup i ngushtë i lidhur me interesat e Soros dhe qeverisë shqiptare.
A do të ketë ndonjë reagim nga qeveria shqiptare për këto zbulime? Apo heshtja do të vazhdojë, duke vërtetuar dyshimet për lidhjet e ngushta mes pushtetit dhe Soros në Shqipëri?/ E.S, Syri.Net
Përkthimi i vendimit të Shtëpisë së Bardhë:
Në bazë të autoritetit që më jep Kushtetuta dhe ligjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, urdhëroj sa vijon:
Seksioni 1. Qëllimi.
Industria dhe burokracia e ndihmës së huaj të Shteteve të Bashkuara nuk janë në përputhje me interesat amerikane dhe në shumë raste bien ndesh me vlerat amerikane. Ato shërbejnë për të destabilizuar paqen botërore duke promovuar ide në vende të huaja që janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me marrëdhëniet e qëndrueshme dhe harmonike brenda dhe mes vendeve.
Seksioni 2. Politika.
Është politikë e Shteteve të Bashkuara që asnjë ndihmë e mëtejshme e huaj nga Shtetet e Bashkuara të mos shpërndahet në mënyrë që nuk përputhet plotësisht me politikën e jashtme të Presidentit të Shteteve të Bashkuara.
Seksioni 3.
(a) Pezullimi 90-ditor i ndihmës për zhvillimin ndërkombëtar nga Shtetet e Bashkuara për vlerësimin e efikasitetit programor dhe përputhshmërisë me politikën e jashtme të SHBA. Të gjithë drejtuesit e departamenteve dhe agjencive me përgjegjësi për programet e ndihmës për zhvillim ndërkombëtar të SHBA duhet të pezullojnë menjëherë detyrimet dhe disbursimet e reja të fondeve për ndihmën për zhvillim për vendet e huaja dhe organizatat joqeveritare, organizatat ndërkombëtare dhe kontraktorët, deri në përfundimin e shqyrtimeve të këtyre programeve për efikasitetin programor dhe përputhshmërinë me politikën e jashtme të SHBA, që duhet të kryhen brenda 90 ditëve nga nxjerrja e këtij urdhri. Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit (OMB) do ta zbatojë këtë pezullim përmes autoritetit të saj të shpërndarjes.
(b) Shqyrtimet e programeve të ndihmës së huaj të SHBA. Shqyrtimet e çdo programi të ndihmës së huaj do të urdhërohen nga drejtuesit e departamenteve dhe agjencive përkatëse nën udhëzimet e dhëna nga Sekretari i Shtetit, në konsultim me Drejtorin e OMB-së.
(c) Përcaktimet. Drejtuesit e departamenteve dhe agjencive përkatëse, në konsultim me Drejtorin e OMB-së, do të bëjnë përcaktimet brenda 90 ditëve nga nxjerrja e këtij urdhri nëse do të vazhdojnë, modifikojnë ose ndalojnë secilin program të ndihmës së huaj bazuar në rekomandimet e shqyrtimit, me pëlqimin e Sekretarit të Shtetit.
(d) Rifillimi i fondeve të pezulluara për ndihmën për zhvillim. Detyrimet dhe disbursimet e reja të fondeve për ndihmën për zhvillim mund të rifillojnë për një program përpara përfundimit të periudhës 90-ditore nëse kryhet një shqyrtim dhe Sekretari i Shtetit ose i deleguari i tij, në konsultim me Drejtorin e OMB-së, vendos të vazhdojë programin në formën e tij ekzistuese ose të modifikuar. Për më tepër, çdo program dhe detyrim i ri për ndihmën e huaj duhet të miratohet nga Sekretari i Shtetit ose i deleguari i tij, në konsultim me Drejtorin e OMB-së.
(e) Përjashtimet. Sekretari i Shtetit mund të përjashtojë pezullimin në Seksionin 3(a) për programe specifike.
Seksioni 4. Dispozita të Përgjithshme.
(a) Asgjë në këtë urdhër nuk duhet të interpretohet si pengesë ose ndikim ndaj:
(i) autoritetit të dhënë me ligj për një departament ose agjenci ekzekutive ose kreun e saj; ose
(ii) funksioneve të Drejtorit të Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit në lidhje me propozimet buxhetore, administrative ose legjislative.
(b) Ky urdhër do të zbatohet në përputhje me ligjin në fuqi dhe subjektin e disponibilitetit të alokimeve.
(c) Ky urdhër nuk ka për qëllim të krijojë të drejta ose përfitime, materiale ose procedurale, të zbatueshme në ligj ose drejtësi nga ndonjë palë kundër Shteteve të Bashkuara, departamenteve, agjencive ose entiteteve të saj, oficerëve, punonjësve ose agjentëve të saj, ose ndonjë personi tjetër.
Shtëpia e Bardhë, 20 janar 2025.