Jeta Ferr e të riut shqiptar

0

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj

Sot që trajtojmë rastin e të riut Aurel Paloka, i kërcënuar me jetë dhe që ka braktisur vendin, ngacmojmë një nga plagët e dhimbshme të shoqërisë shqiptare.

Statistikat janë të tmerrshme.

1 në 5 fëmijë të sistemit shkollor parauniversitar në vendin tonë, është viktimë e bullizmit, për shkak të orientimit seksual.

Shteti është i pafuqishëm të parandalojë këto skena, që në fillim nisin si dhunë mes shokësh e më pastaj, përfundojnë në tragjedi ballkanike, deri në vrasje.

Rastet janë të shumta, por sot po ndalemi tek Aurel Paloka, një i ri shqiptar që për fatin e tij, shpëtoi pa u vrarë, vetëm pasi kaloi nëpër kalvarin e Ferrit të një shoqërie në tranzicion të çuditshëm prej 35 vitesh.

Jeta e mundimshme e tij, i ka fillesat që në moshën 18 vjeçare. Pak pas mesditës së 10 qershorit 2017, teksa po kthehej nga shkolla në shtëpi, shokët e dhunojnë barbarisht, sa vetëm fati e shpëton nga vdekja. Ngjarja e rëndë, në lagjen “Partizani” të qytetit të Shkodrës, regjistroi thyerje kockash në fytyrë dhe alarm në spitalin rajonal të kryeqendrës së Veriut.

Familjarët e adoleshentit, kishin deklaruar para policisë, se nuk ishte hera e parë që Aurel kishte pësuar dhunë të fortë nga shokët e tij.

Nana e tij, e dëshpëruar nga gjendja e rëndë e djalit, ka akuzuar policinë se as e ka ndihmuar as e ka marrë në mbrojtje.

Për vite të tëra, jeta e këtij të riu ishte Ferr i vërtetë.

Por gjithsesi, ky i ri, sot ka marrë rrugët pa rrugë dhe e ka braktisur vendin e vet, duke lënë pas një përvojë të keqe, të dhimbshme, tragjike

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu