Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
T’pata marrë mas vedit
Në mrensin tane si zogu në fole ndihem i strukun dhe se i bie, cepit m’cep,
kënaqun me të zetin e prushit qi zjarmi djeg,
e më nep atëçka nana fmis i run n’gji,
qi çmos kurrkush e zotnon njatë forc.
Kam me ndie kudo, njat tingëllimë,
qi zemra e këqyr, kur me ty rroket,
e ka me më shoqnu, kudo kam me ken,
ajo qi më ke dhan njaty në voter,
në mu kje dashunu, thedh shpirtit tem.
Kur mendsh, më kje shkokëlu mendimi,
se diçka njashtu, me mue u kujtue,
e se largas tejet s’pata vu nijet me u tret,
e kur mbramja kah avitet,
kjo e vetja, shiqoshim njani tjetrin perçudshem diku t’mbrrim.
Mbasi këqyri e kurrgja nuk m’pergjason me ty,
por, ngarkue t’pata mas vedit,
mos me e lan shpirtin me t’dishrue,
qi mos me u ndie fukara e si i çartun,
për dashninë e të mirave tua e të miat bashk.








