Ambasadori italian Mario Bova dhe mafia shqiptare. Peshkaqenët e ardhur në ujrat shqiptare kërkojnë njerëz të mbytur
Vërtet është i guximshëm ky titull i shkrimit, por njerëzit e pafajshëm që po mbyten përditë e përnatë në Otranto, që nga viti 1997 e këtej dhe nxirja e shpirtit të nënave, baballarëve që po humbin fëmijët na thërret për ndihmë. Janë me qindra prononcimet tejet të acaruara të vlonjatëve kundër diskriminimit racial të mafiozëve italianë ndaj shqiptarëve. Një fizikant që ka humbur të dy djemtë në Otranto dhe s’ka ç’humb tjetër, na thotë se Mario Bova, Ambasadori italian në Shqipëri është mafioz prej vërteti dhe shteti shqiptar do ishte normale ta denoncojë, pasi ai duket po merr hakun e 1928-ës, ur pushtuesit fashistë i hodhëm në det. Dhe këtë zemërim nuk e takon vetëm në Vlorë, por në tërë skajet e Shqipërisë, pasi pak familje shqiptare gjen që s’kanë humbur një të afërt si rrjedhojë e trafikut të paligjshëm klandestin, të menazhuar pikërisht nga politika e fëlliqur Italo-Shqiptare. Ndryshe nga Amerika, ndryshe nga Bota tjetër e qytetëruar, Italia nga njëra anë po na jep ca lëmoshë, nga ana tjetër po na mbyt djemtë e vajzat në det, duke mos reflektuar të paktën mirënjohje për ndihmën që Shqipëria sinqerisht i ka dhënë Italisë gjatë Luftës së Dytë Botërore e shumë vitë më pastaj. Megjithëse është një temë më vete, por do e pyetnim Mario Bovën për shfrytëzimin e situatës së politikës shqiptare më 1961, kur pas prishjes së mardhënieve Shqipëri-Rusi, Italia sa miliardë dollarë përfitoi? Sa e reduktoi buxhetin e mbrojtjes? Janë mbytur shumë shqiptarë nga motovedetat italiane, saqë domosdoshmërisht duhet thënë emri i vërtetë i personave përgjegjës. Ky fenomen, pas të cilit natyrisht fshihen edhe politikanë shqiptarë, sjell miliarda dollarë përfitime, pasi shqiptarët megjithëse shkelin tokën plot flori, u japin këmbëve përtej detit dhe motovedetat italiane i hedhin në det të hapur herë pas here, me qëllim për të mos rritur pazarin e udhëtimit. Kjo tragjedi njerëzore, ku asnjë italian nuk është dënuar deri sot megjithëse paditë e dëshmitë e atyre që fati e Zoti i ka ndihmuar të mbijetojnë në përpjekje për jetë me vdekjen, janë të shumta, të kujton atë lojën me fëmijë, ku ai më i djallëzuari i thotë shokut: “Mbyll sytë e hap gojën të fut një karamele”. Dhe kur fëmija fukara mbyll sytë, tjetri i rras në gojë një copë baltë. Por jemi në shekullin e 21-të, ku të ndenjurat e mafiozëve nuk u dhimben fare shqiptarëve. Kjo të paktën duhet vlerësuar. Shtypi shqiptar jo një herë ka akuzuar Mafiozin Skënder Gjinushi për një skaf personal në Vlorë nga i cili janë mbytur shumë shqiptarë. Prokurori komunist i Vlorës Petrit Çano jo një herë ka arritur të fshehë tragjeditë pas perdes së qetësisë. Shumë qeveritarë e deputetë janë akuzuar shumë herë për përfitim nga gomonet e biznesit njerëzor, jo vetëm në Vlorë, por edhe në Durrës, në Shëngjin, në Sarandë. Dhomoçitjet për hyrjen e Shqipërisë në organizmat ndërkombëtare pa siguruar alfën e kontratës, zbatimin e Kartës së të Drejtave e Lirive Themelore të Njeriut, janë broçkulla. Në fund të fundit, Amerika e Madhe, Maja e Botës, nga ku gjërat shihen pastër, edhe Berluskonin e ka akuzuar si mafioz, apo nuk është kështu. Pra, gjithnjë sipas mendimit të lexuesve të gazetës sonë, gazetës më të lexuar shqiptare në Botë, ku numri i vizitave në Internet varion nga 35 000 në 40 000 çdo ditë, Italia fqinje po mbjell në Shqipërinë e varfër një “Kulturë” kriminale që i ka rrënjët në Skllavërinë Njerëzore. Në sportelet e ligjshme të konsullatave italiane, shqiptarët nuk gjejnë fare zgjidhje, përveçse kur paguajnë paratë. Në Tiranë marrin viza edhe veriorët apo jo, natyrisht pasi sekseri ka sistemuar paratë në xhep dhe i ka hyrë garant Bosit? Ndërsa në Veriun Shqiptar, në Shkodër për shembull, vetëm veriorët pajisen me viza, apo sekserët grumbullojnë më shumë jugorë?! Foli zoti Konsull se Shqipëria s’u ka gjë borxh… Ne si gazetë jemi të gatshëm të botojmë emrat e të gjithë atyre që konsullata italiane në Shkodër i pajis me vizë, e le të vërtetojë pastaj Stefano De Leo deklarimet pompoze e të gënjeshtërta të paktën për popullatën, kur thotë se kaq mijëra viza kemi dhënë?! Ku janë ata shkodranë, ku janë ata dhjetëra mijëra aplikantë që kanë përfituar e në metropolin e veriut shqiptar i njeh një italian i njeh një italian me dy-tre persona të korruptuar, e nuk i njeh askërkush?! Jo zotërinj mafiozë, jo, nuk bën kështu. Pra, me pak fjalë, është e kuptueshme se që këtu duhen kërkuar shkaqet e mbytjes së shqiptarëve në Otranto. Në Otranto, veç shqiptarëve ka edhe kufoma kurdësh, kinezësh, turqish, rusësh, rumunësh, bullgarësh, arabësh…, madje vetëm prostituta që pasi janë shfrytëzuar e shtrydhur në lindje në fundin e detit shqiptar duhet të jenë më shumë se sa ka humbur Shqipëria njerëz gjatë luftës të ashtuquajtur Nacionalçlirimtare. Në këtë vështrim, Otranto është një Varr i Madh, ku përbën një precedent të shkeljes skandaloze të të drejtave e lirive njerëzore dhe gazeta jonë është e vendosur ta bëjë prezente dhe të ndikojë që Tribunali i Hagës ta ketë në vëmendje. Aq i madh është ky varr njerëzor, saqë megjithëse historikisht ujrat shqiptare s’kanë patur peshkaqenë të përmasave, sot është bërë problem prania e tyre, saqë njerëzit kanë frikë edhe të hyjnë të lahen. Peshkaqenët nuk kanë nevojë të lodhen së kërkuari ushqim, pasi Otranto është plot njerëz të vdekur. Këto fakte rrënqethëse a shqetësojnë ndopak Mario Bovën që na “pëllet” për qyetetërim, për ndihmë “humanitare” Shqipërisë?! Po qeveritarët shqiptarë që na belbëzojnë duke liruar kollaret për integrim të Shqipërisë në familjen e madhe evropiane, thoni se nuk janë në dijeni të këtyre fakteve dhe shumë të tjerave që ne po përpiqemi t’ua kujtojmë vazhdimisht, veçmas kur të kërkojnë votën tonë?! Editorial nga Sokol Pepushaj Kanali i Otrantos, apo varri i shqiptarëve, Serbenica e dytë?! -Presidentit Moisiu: Të gjithë deputetëve shqiptarë, Partive politike, pa dallim- Ngjarja e 22 korrikut, një ngjarje e përsëritur dhe e dëgjuar për shtetin, drejtësinë dhe prokurorinë shqiptare e italiane, ku motovedetat italiane në kanalin e Otrantos po godasin gomonet me klandestinë shqiptarë të varfër e të pambrojtur nga shteti shqiptar, që çuditërisht hesht. Ju drejtuam zotëri të shtetit shqiptar me këtë letër, një prind që humbi djalin e vetëm, ku vetëm në tragjedinë e Otrantos 4 maj 2000 gjetën vdekjen 17 vetë, ku numri i tyre fatkeqësisht është më i madh, mbi 22 vetë, sipas dëshmitarëve, në mes tyre nëna fierake humbet burrin, dështon fëmijën në ujrat e ftohta të Otrantos nga goditja, shtrohet në spital të Leçes dhe mbas 8 ditësh gjen vdekjen, kështu kishte urdhëruar padroni italian, goja e kësaj nëne të mjerë që s’arriti ta prekë fëmijën, duhet të pushojë, që e vërteta të mos dihet! Mëngjesin e datës 5 maj 2000, në orët e para të mëngjesit, kanalet televizive italiane, japin lajmin e rremë dhe dizinformues, se një gomone me klandestinë shqiptarë, të gjithë të rinj, përplaset me një skaf të policisë italiane e si rezultat gjejnë vdekjen 5 veta. Lajmi i dhënë ishte detyruar të jepet sepse rrjetat e peshkatarëve nxirrnin trupat e pa jetë të fëmijëve tanë, kurse TV shqiptare bënin jehonë lindjes së djalit të K/Ministrit shqiptar, dhe nuk thonin asnjë fjalë për këtë tragjedi antinjerëzore të përsëritur nga një ushtri gjoja mike, por me prirje kriminele. Kur trupat e pa jetë të fëmijëve tanë ishin në fund të detit, anija turke me mbi 500 klandestinë turq zbarkojnë në brigjet italiane, jo që nuk qëllohen si shqiptarët, por strehohen dhe ushqehen në ndërtesat e plazheve italiane. Çfarë kontrasti? Fytyra e Europës së bashkuar. Nga zyra e prefektit të Shkodrës, z. Gjokë Jaku, me kërkesën tonë, ju drejtuam me faks K/Ministrit z. Ilir Meta, Ministrit të Jashtëm z. Paskal Milo, shtetit italian me anë të Ambasadës, Ambasadës sonë në Itali, dhe për çudi faksi drejtuar K/Ministrit Ilir Meta mbahej një javë në sirtaret e sekretares së tij, ai drejtuar Ministrit të Jashtëm z. Milo, fati i tij edhe sot nuk dihet dhe K/Ministri Ilir Meta njoftohet mëngjesin e datës 18 maj 2000 nga Ministri i Brendshëm z. Poçi, që ky i fundit na priti me ndërhyrjen e deputetit të Laçit. Dhe me datën 19 maj në orën 1000 na priste K/Ministri shqiptar Ilir Meta, me shpresë se problemi ynë do merrte zgjidhje, trupat e fëmijëve tanë do nxirreshin nga deti. Por fatkeqësisht K/Ministri ishte i zënë, na priti sekretari i tij, njeri i mirë por i pafuqishëm. U larguam nga K/Ministria me shpresë se problemi i fëmijëve tanë do të merrte rrugë, por u befasuam kur TV kombëtar jep z. K/Ministër në banket me peshëngritësit shqiptarë. Ky ish preokupimi i K/Ministrit shqiptar me emrin Ilir Meta, njeri i idealeve të dhjetorit 1990. Duke parë neglizhencën e dy shteteve, shqiptar e italian, me një letër të hapur që shtypi shqiptar nuk e botonte nga frika, me faks iu drejtuam Parlamentit Europian, Gjykatës së Hagës, Ambasadave OSBE, Amerikane, Gjermane, Italiane në Tiranë, që e detyruan shtetin italian që një pjesë të trupave t’i nxirrte. Të coptuar, pa kokë, pa këmbë, pa dorë u detyruam blejmë, gjë që nuk besojmë se ka ndodhur në shtete demokratike! I kërkuam Ambasadave, dhe veçanërisht OSBE, Ambasadorit Arenc që çështjen e ushtrisë italiane në Kanalin e Otrantos, veprimet kriminale të saj të përsëritura, t’ia bënte të ditur Parlamentit Europian, por përgjigja e tyre ishte se shteti italian është shtet i pavarur e sovran, që nuk ndërhyjmë në punët e tij. Atëherë i drejtohemi shtetit dhe Parlamentit Shqiptar, Ambasadave në Tiranë. A jeni në dijeni që numri i viktimave në Kanalin e Otrantos, të vrarë nga kjo ushtri është afërsisht me ata që shkaktoi kasapi i Ballkanit, Millosheviçi, që ky doli hapur, kurse policia italiane i vret në errësirë shqiptarët, që me njërën dorë jep ndihma, me dorën tjetër qëllon, nga ana tjetër na quan popull mik… Për t’i prerë rrugën kësaj (ushtrie mike), që po vret rininë shqiptare, Shoqata 4 maji 2000 e Tragjedisë së Otrantos, me letër Nr. 376/1, datë 14. 4. 2002, drejtuar Presidentit Mejdani, që fati i kësaj letre nuk dihet se në çfarë koshi plehrash ka përfunduar nga sekretarja, dhe një kopje të saj jemi drejtuar Parlamentit Shqiptar, dërguar dorazi me deputetin e Shkodrës, zotin Astrit Bushati, drejtuar z. N. Dokle e Arben Malaj (PS), zotërinjve S. Berisha e B. Topi (BF), për një interpelancë në parlamentin që megjithëse kanë kaluar 4 muaj ka vetëm heshtje! Dhe po të ishte diskutuar në parlament kjo çështje, që krimi ndau disa qindra shqiptarë, ngjarja e 22 korrikut nuk do të ndodhte! Zoti President i Republikës, zotërinj Deputetë dhe kryetarë të partive politike shqiptare. Është e drejta ime si prind, si person juridik dhe njerëzor t’ju pyes ju dhe nëpërmjet jush, shtetin shqiptar, prokurorinë dhe drejtësinë, sa është numri i shqiptarëve të vrarë e të mbytur në Otranto, çfarë bëjnë këto organe para këtij krimi, sa është numri i të vrarëve dhe të mbyturve nga goditja e anijeve italiane në Otranto. Në qoftë se nuk e dini, gjë që është e qartë, pyesni gjeneral Xhuzepen, komandantin e kësaj policie për bregdetin, ose Profesor Simone, komandantin e forcave italiane në Shqipëri, se do ju ndihmojnë. Vetëm 5 mujorin e parë të shekullit të ri janë vrarë e mbytur 127 veta, dhe duke parë këtë krimi desha të di, zoti President: Çfarë detyre ka kjo ushtri në kanalin e Otrantos? A ekziston ndonjë marrveshje e fshehtë në mes Shqipërisë e Italisë që në kohën e demokracisë në Shqipëri, që shqiptarët të qëllohen. I drejtohemi të gjithë deputetëve të Shkodrës që të kërkojnë një interpelancë në Parlamentin Shqiptar për këto krime të shëmtuara, që fatkeqësisht po heshtet, vetëm në tragjedinë e Otrantos, 4 maj 2000 humbën jetën 10 të rinj nga Prefektura e Shkodrës dhe asnjëri deputet nuk e ngriti zërin në parlament. Fëmijët edhe të vrarë u detyruam t’i blejmë me disa miliona lireta, e kush më mirë se ju duhet t’i dijë hallet tona? Ju vëmë në dijeni se jemi drejtuar për herë të dytë Presidentit Moisiu me një letër Nr. 437, datë 27. 07. 2002 dhe Parlamentit Shqiptar, Z. Servet Pëllumbi, Kryetar Parlamenti dhe z. Neritan Ceka, Kryetari i SHIK-ut e Mbrojtjes, letra Nr. 438, datë 27. 07. 2002, ku ne familjarët e viktimave i kërkojmë ndihmë dhe po kalojnë 2 vjet e gjysëm e vetëm heshtje marrim. Të heshtet para krimit është njëlloj si të marrësh pjesë në krim. Daum drejtësi, shteti shqiptar t’i dalë zot popullit të vet, se jemi i vetmi popull në Ballkan që jemi më të varfër dhe që qëllohemi dhe poshtërohemi. Të shpëtuarit e tragjedisë së Otrantos 2000 u mbajtën në burg për 3 muaj e gjysëm, deri sa i bëmë faks Papës që i liroi, dhe shteti vetëm hesht, dhe Parlamenti Europian e Ambasadat në Tiranë heshtin edhe sot. Kujt i shërben kjo, zotëri qeveritarë e ambasadorë? Shoqata e Tragjedisë Otranto 4 maj 2000 Pa respekt nga një prind që i mbytën djalin e vetëm. Revolucioni i Qershorit (1924) dhe ideatorët e tij. Po afrohej dymbëdhjetë vjetori i shpalljes së Pavarësisë dhe përsëri Shqipëria lëngonte nga “plagë” që trashëgonte nga pushtimi pesë shekullor osman. Paaftësia e Ismail Qemalit për të qeverisur vendin, mëdyshjet e tij në ndërtimin e aleancave dhe mungesa e zotësisë organizuese të strukturave të brendshme, i hapi rrugë Esat Pashë Toptanit për ngritjen e një qeverie (paralele) në Durrës. Vendi u pushtua nga anarkia duke u bërë “pre” e klaneve feudale (mbeturina të nomenklaturës Turko-osmane). Largimi i imponuar i Princ Vidit dhe fitorja e përkohëshme e rebelëve anadollakë të Haxhi Qamilit, e ngriti në “zenit” temperaturën politike dhe prishën në maksimum figurën e shtetit të “gjymtuar” shqiptar para opinionit ndërkombëtar dhe kryesisht ndaj fuqive të mëdha. Do të ishte “Kongresi i Lushnjes” ai që do të krijonte premisat për një stabilitet të qëndrueshëm dhe do të vendoste themelet e shtetit shqiptar. Pas ardhjes së Qeverisë në Tiranë, e shpallur Kryeqytet, vërejmë se ish-Ministri i Brendshëm, Ahmet Zogu dha një kontribut mjaft të velfshëm në konsolidimin e shtetit shqiptar. Ai për të vendosur rendin dhe qetësinë, krijoi katër zona operative, në krye të të cilave vendosi katër oficerët më të përgatitur: Prenkë Pervizin, Muharrem Bajraktarin, Fiqiri Danen dhe Hysni Demën. Personat e sipërpërmendur ishin “kolonat” që mbajtën peshën e stuhishme, duke shpartalluar bandat dhe duke garantuar kufijtë e shtetit të porsa krijuar. Por për fat të keq, Ahmet Zogu mbasi konsolidoi mirë pozitat e tij, iu solli shpindën kolegëve të tij dhe në “aparatin” e ushtrisë e të xhandarmërisë aktivizoi ish-oficerët që i patën shërbyer Perandorisë osmane dhe që ishin shkolluar në Turqi. Ndërsa personat e lartpërmendur i kishin kryer shkollat në shtetet më të zhvilluara të Europës! (Shih: “Gjeneral Prenk Pervizi”, shënime biografike-“Kuq e Zi”, Bruksel 1997). Gjatë viteve 1921-1924, në Parlamentin shqiptar bënin pjesë parti e grupe të ndryshme politike me mendime e alternativa të kundërta, ku përplasjet ishin më se të natyrshme. Pa u marrë me numrin e partive, vlen të saktësojmë dy “krahët” më të fuqishëm dhe që përfaqësonin dy rryma me “polaritet” të kundërt. Njëra palë dhe që kryesohej nga Ahmet Zogu (në pushtet), përfaqësohej nga klasa feudale e bejlerëve, agallarëve e çifligarëve. Në krahun tjetër (opozitë), drejtonin “Vigani Liberator” dhe protagonisti kryesor në shpalljen e Pavarësisë 1912 – Luigj Gurakuqi, bashkë me studiuesin, historianin, përkthyesin dhe patriotin e shquar Fan Stilian Noli. Në këtë Parlament ndesheshin mes tyre e reja me të vjetrën, inteligjenca dhe liberalja me konservatoren, pro-feudalo-anadollake dhe që quhej Partia Popullore. Që në fundin e vitit 1922, Ahmet Zogu, me dhunë e dredhi (aziatike), mori postin e Kryeministrit. Me të marrë drejtimin e qeverisë u kthye në një diktator të tipit fashist. Beu i Matit përdori metodat më makiaveliste për mbajtjen nën tutelë dhe shtypjen e popullit dhe të çdo kundërshtari. Përkrahu të gjitha shtresat e privilegjuara nga pushtuesit osmanë, ku bënin pjesë kontingjentet më kolaboracioniste, të cilat pushtuesi turk i kishte stimuluar me tokat më të begata që lanë bujarët e Arbërisë (kur u detyruan të mërgojnë në Italinë e Jugut). Me këto “vlera” sundonte Ahmet Zogu mbi popullin fukara të “mbytur” nga taksat e rënda, nga malarja, analfabetizmi dhe injoranca. Sa herë opozita shqiptare dhe dy udhëheqësit e saj: Gurakuqi-Noli i kishin sugjeruar Ahmet Zogut për ligjet e rëndomta dhe për metodat “dragoniane”, që ky përdorte ndaj popullit të skllavëruar. Por Ahmet Zogu, çdo ditë i shtrëngonte “litarin” në grykë popullit dhe po nxiste revoltën. Keq-qeverisja dhe keqtrajtimi i masave dhe sidomos i fshatarësisë së skllavëruar, “poqën” kushtet për shpërthimin e “uraganit” popullor. Gurakuqi e Noli, të mbështetur fuqimisht nga kreshniku i Kosovës Bajram Curri, organizuan atë kryengritje të madhe që u quajt “Revolucioni Demokratiko-borgjez i Qershorit 1924”. Vlen të theksojmë se në opozitën shqiptare shkëlqente Shkodra me bijtë e saj më të shquar: Luigj Gurakuqi, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Xhemal Bushati, Hilë Mosi, etj. Kuptohet se Revolucioni mjaft i suksesshëm e me pak gjak i Qershorit 1924, ngjalli xhelozi e smirë në mbretëritë e Ballkanit (në përgjithësi), e në veçanti në Mbretërinë Jugosllave. Këtë e vërteton më së miri strehimi dhe prutja që Pashiqi i bëri Zogut dhe suitës së tij, duke i siguruar gjashtë muaj “trajtim” dhe “trainazh”. Qëndrimi i Zogut në Hotel “Bristol” nën përkujdesjen e Qeverisë Jugosllave dhe sjellja e tij nën mbrojtjen e 8 000 bajonetave, ku bënin pjesë “fundërrinat” mercenare ndërkombëtare, ruse, bjello-ruse, jugosllave etj., të cilat në dhjetor të vitit 1924, mbasi dogjën fshatra të tëra, të shpartalluara në Krumë të Hasit nga forcat e Bajram Currit, e ndërruan “kursin” e drejtimit dhe dolën nga Dibra, përmes Grykës së Radikës dhe pushtuan Tiranën. Çuditërisht Fan Nolin e kanë akuzuar duke i vënë epitetin (aq të pagjetur) “Peshkopi i Kuq”. Fan Nolin nuk e sollën në pushtet asnjë nga trupat sovjetike. Ai erdhi në pushtet me forcën e ligjshme të popullit pa ndërhyrje nga jashtë. Në rast se ka vend për të “taksuar” Nolin dhe Qeverinë e tij, është vetëm butësia dhe toleranca (kristiane) ndaj kundërshtarit dhe mungesa e theksuar e radikalizmit. Me rikthimin në pushtet, Ahmet Zogu vazhdoi “avazin” e pashallarëve paraardhës, të cilët sa herë e nxorën Atdheun e Kastriotit në “ankand” për ta shitur tek të tjerët. Vlen t’i kujtojmë lexuesit tre raste tipike të tre pashallarëve (që është turp t’i quash shqiptarë). Do i rreshtojmë të tre sipas radhës kronologjike: Myfit bej Vlora, ia shiti Italisë Vlorën me gjithë rrethinat e saj. Esat Pashë Toptani, shiti dy të tretat e Shqipërisë për të sunduar një të tretën e saj. Për këtë tradhëti e pagoi me kokë… Ahmet beg Zagolli, mbasi ia shiti Italisë pasuritë nëntokësore, minierat dhe kryesisht naftën dhe gazin, më në fund e la atdheun në “bixhoz” tek Musolini dhe ia “mbathi” pa zbrazur as edhe një pushkë!… Emblema “Atdheu mbi të gjitha”, me të cilët “mburren” Legalistët, na kujton parullën e “Partisë” (së Punës): “Të punojmë e të jetojmë si revolucionarë). Cilido mund të pyesë: Për cilin Atdhe e keni fjalën? Mos vallë për atë Atdhe, të cilin mbasi e shfrytëzuat në palc e shitët dhe i kthyet kurrizin në momentin më kritik?!… Për të konkretizuar sa thamë më lart, do të citojmë edhe dy raste që flasin për ish-Mbretin si “Arkitekt” i harmonisë mes krahinave dhe besimeve fetare:
Partioti i madh Mit’hat Bej Frashëri ka thënë në vitin 1927: “Të gjitha të këqijat që ka bërë Ahmet Zogu Shqipërisë ia fal, vetëm e vetëm se shtypi të krishterët e sidomos katolikët me gjithë kler”. Një tjetër partiot, Esheref Frashëri, me rastin e Traktatit Shqiptaro-Turk, i ka deklaruar shtypit turk se “ndonëse u ndamë politikisht, zemrën dhe shpirtin i kemi të bashkuar”. Çdo koment besoj se do të ishte i tepërt. Ref: K. Tasi. Postë Restante, Athinës, (Greco) 20 janar 1929. “Citimi i lartpërmendur është akuza më e fuqishme ndaj Ahmet Zogut dhe të gjithë pashallarëve dhe feudalëve që e lanë Atdheun e Gjergj Kastriotit, vendin më të varfër dhe më të pazhvilluar në Ballkan e në Europë. “Revolucioni Demokratiko-borgjez” i Qershorit 1924 merr një “tingull” dhe kuptim aktual si “udhërrëfyes” dhe “shina-shtrues” për të drejtuar “Trenin” shqiptar drejt Europës së qytetëruar, drejt progresit, drejt qytetërimit dhe prosperitetit” – autori (M.B.). Mark Bregu Shqiptarët, kombi që lindi Shenjtor e iu “fal” Djallit Që kur vetë Zoti, para dy mijë vjetëve, e pa të udhës të shpëtojë krijesat e tij tokësore (njerëzit) nga mëkatet dhe gremina që ishte gatuar nga vetë njerëzimi në udhën e gjatë të besimeve absurde të paganizmit, e vetë Krijuesi i dhuroi botës Mesinë e paralajmëruar, shpëtimtarin e besimit e qytetërimit, Jezu Krishtin, i cili në fakt ishte vetë shëmbëlltyra e Zotit, vetë udhërrëfyesi i mëvonshëm i shekujve të mundimshëm për një Botë të re, për një jetë më të mirë tokësore e Hyjnore. E natyrisht edhe të parët tanë Ilirët, si populli më i vjetër e i civilizuar për kohën e kontinentit plak, Europës e më gjerë, u përfshi në “Baticat e Zbaticat” që solli doktrina jetëdhënëse e Kristianizmit. Përqafimi i kësaj doktrine (Kristianizmit) nga të parët tanë Ilirët, siç dëshmojnë dokumentet e kohës, ishte i menjëhershëm, pra që në shekullin e parë kur Apostujt e Jezu Krishtit filluan përhapjen e kësaj doktrine si e vetmja shpresë që paralajmëronte fitoren e jetës mbi vdekjen e gatuar nga dyshimet e sundimet që “zotët” e tokës i kishin përgatitur vetë njerëzimit, që e kishin vendosur nën këmbët e tyre. E kujt i takonte më parë se paraardhësve tanë të kuptonin e përqafonin Besimin e ri, shpresën e re morale e materiale, që tashmë filloi të ndriçojë në horizontin e errësuar keqas deri në këto ditë të reja???… E siç dëshmojnë librat e shenjtë e historia e Kristianizmit, ky besim u përhap në trevat Ilire nga Apostulli Pal, që në shekullin e parë, e siç Ai thotë shprehimisht (Shën Pali): “Kështu qysh prej Jeruzalemit e përqark në Ilirik e kam përhapur Ungjillin e Krishtit” (Rom: XV: 19), por edhe në Qarkoren e dërguar Titit, thotë se ka qëndruar në Nikopol, kryeqendrën e Epirit të vjetër, si dhe në Maqedoni e deri në vitet 53-58 në Dyrrah (Durrës). E si dëshmi tjetër e rëndësishme vjen deri në ditët e sotme thënia e Shën Jeronimit, i cili thotë se kristianizmi u përhap në të gjithë vendet… me Tomën në Indi, me Pjetrin në Romë, me Palin në Ilirik, me Andreun në Ohajë, me Apostujt dhe njerëzit e veçantë Apostolikë në të gjithë vendet… Natyrisht kjo doktrinë e re që predikonte një jetë të barabartë e të drejtë, një jetë të ndershme e të mbushur me mëshirë e mirësi, binte ndesh me parimet pagane që perandoria e stërmadhe Romake e më gjerë kultivonin dhunshëm mbi popujt që pushtoheshin e sundoheshin. Pra Besimi i Ri, jo vetëm u kërkua të ndalohet e persekutohet, por të gjithë ata që e përqafuan këtë rrezikoheshin të pësonin fatin e Apostujve Shën Pali e Shën Pjetri. E vërtetë kështu ndodhi edhe me të parët tanë Ilirë, të cilët shënuan martirët e parë të Kristianizmit, thuajse në tërë Europën. Dhe vetëm pas rreth tre shekujve Perandoria Romake lejoi përqafimin e ushtrimin e këtij besimi jetëdhënës, por për këtë u desh të vinte në krye të perandorive Shqiptari i paharruar, perandori Kostandini i Madh nga Nasiusi (Nishi) i Kosovës, i cili me dekretin e tij të vitit 313, jo vetëm lejoi predikimin e ushtrimin e Kristianizmit, por e bëri Besimin zyrtar të krejt perandorisë, që padyshim solli frutet e veta në zhvillimin e krejt perandorisë e qytetërimit të saj. Gjithsesi përqafimi e përkrahja e Doktrinës së Jezu Krishtit i kushtoi jo pak kombit tonë ndër shekuj, madje lista e martirëve dhe Shenjtorëve të Kristianizmit nga Kombi Shqiptar është mjaft e gjatë, si dhe i shënuar në librin e shenjtë të Historisë së Kristianizmit, në themelet e të cilit kanë gjakun, shpirtin e trupin rreth 600 martirë e Shenjtër të Kristianizmit nga raca e bekuar Ilire, të cilët na japin të drejtën që ne shqiptarët të quhemi me madhështi bij Shenjtërish. Duke u bërë kështu kombi që u sakrifikua për qytetërimin (Kristian) të Europës si vetë Jezu Krishti për Njerëzimin. Siç e paralajmërova më sipër Shenjtërit e martirët janë të shumtë, por në këtë martiral unë dua të paraqes emrat e disa më kryesorëve, që në përgjithësi përfaqësojnë gjithë trevat e sotme e të moçme të Ilirisë, si dhe të gjitha shtresat shoqërore të kohëve të kombit tonë. Dy martirët e parë Ilirë të Kristianizmit dëshmohen të jenë Flori dhe Lauri nga Dardania, për të cilët thuhet se nga profesioni i tyre ishin gurgdhendës (ndërtues), por edhe vëllezër binjakë të cilët jo vetëm nuk mohuan besimin tek Krishti, por në vend që të ndërtonin një tempull për apostuj të rremë paganë, siç e donte perandoria Romakew,a ta ndërtuan një faltore për Krishtin, e për këtë ata u mbytën nga të pafetë në afërsi të Prishtinës së sotme (në Ulpian). Si datë e këtyre dy martirëve njëkohësisht edhe Shenjtër sot njihet data 18 gusht e cila është shënuar në kalendarin katolik që përdorim edhe sot ne katolikët kudo në botë. Vitet e Ekzekutimit shënohen të jenë vitet 98-117 (mbas lindjes së Krishtit), gjithashtu po nga Dardania janë edhe Rroku dhe Maksimi, që u martirizuan edhe këta dy mjeshtër Ilirë duke dëshmuar po besimin tek Jezu Krishti, si dhe në të njëjtën kohë me Florin e Laurin, gjithsesi në Historinë e Kristianizmit janë të shënuar vetëm dy të parët si Shenjtorë. Fill pas këtyre vjen edhe Shën Asti, i cili u martirizua në mbrojtje të Besimit Kristian në kohën që ishte Peshkop i Durrësit, si datë martirizimi është data 7 korrik, e cila figuron edhe në kalendarin e sotëm Katolik, ndërsa viti i martirizimit të këtij Shenjti shënohet vetëm koha e Trajanit, pra fillimi i shekullit të dytë të kohës së Krishterë. E pas këtyre vjen prapë një Shenjtor tjetër nga Nikopoli i Epirit, i cili qëndroi në selinë Papnore të kohës për 11 vjet (në vitet 182-193), ku pas kësaj u dërgua në Angli për të kthyer mbretin e popullin e atij vendi në Fe të Krishtit. E ky Shenjtor shënohet me emrin Eluteri Papë dhe ka të shënuar ditën e tij si Shenjt në Kalendarin Katolik me datën 20 shkurt. E pas këtyre vjen Martiri i kishës Katolike Ipeshkëvi i Solonës (Dalmaci) Venanci. Venanci u zgjodh Ipeshkëv në vitin 140, por perandori Antonin, si armik i të krishterëve e martirizoi këtë përhapës e rojtës së shkëlqyer të Kristianizmit në vitin 155 në Delminium, kështjellë ndër male të Bosnjes Perëndimore me datën 1 prill. Në muajin mars të vitit 204 vjen martirizmi i Agatonit me të motrat Agape, Irene e Hjone, pasi nuk kishin dëgjuar urdhërin e perandorit të hanin mishin e flijuar zotave të rremë paganë. Në të njëjtën kohë qenë paditur edhe tre gra të krishtera me emrat Kasja, Filipja dhe Eutikja, të cilat nuk e hëngrën fjalën, por duke kënduar psalme (Kristiane) u martirizuan duke u hedhur në zjarr. Këta martirë ishin nga treva Ilire e Maqedonisë. Në vitet e sundimit të perandorit Diokleciani në vitet 284-305 u martirizua Kurini Ipeshkëv në Sishje të Panonisë parë (dikur trevë Ilire). Po në këto vite, kur stuhia pagane ushqente perandorinë Romake, u martirizua Dazi, Ipeshkëv i Dorostorit (Silister) nga Rufi prefekt i qytetit, sepse Ipeshkëvi u kishte ndaluar katolikëve të merrnin pjesë ndër kremtime të Saturnit e zotave të tjerë të rrejshëm, ku përziheshin Zotrinjë herë në vite Zotri e robër pa dallim, duke gëzuar këto të “mira” në tryezat plot vetëm për një ditë kur 364 ditë të tjera ishin robëri e tmerre. Po në vitet kur luftës në mes besimit mashtrues pagan e atij të vërtetë Kristian, po i afrohej “fundi” (fundi i shekullit III-të) martirizohet me vetdije Luli (Florjani), ish oficer veteran në ushtrinë iliro-romake, i cili nuk pranoi të ndëshkonte e dorëzonte bashkëvëllezërit e tij iliro-kristian tek xhelatët romako-pagan, por ai u vetëdorëzua e sakrifikua për vete tek prefekti i qytetit Ilirik Lauriacium (Lorsch) i cili pasi e bërë të vuajë, por jo të mohojë fenë e Krishtit, e kështu si dënim të fundit e hodhën në Lumin Anisus (Enns) me datën 4 maj, ditë e shënuar edhe në kalendarin e sotëm katolik. Po në shekujt e parë të Krishtërimit ishin martirizuar edhe Hermili e Stratoniku, të cilët u kapën në Singidunum (Beogradi i sotëm, dikur trevë Ilire) dhe iu kërkua mohimi i Jezu Krishtit, por ata qëndruan duke lavdëruar Krishtin e besimin tek ai, çfarë i zemëroi më shumë xhelatët paganë që për t’u “hakmarrë” i hodhën në Danub. Në vitin 304 u martirizua Ireneu, Ipeshkëv i Sirmit (Mitrovicë) i cili përballoi një gjyq të gjatë e poshtërues, por që besimin tek kristianizmi nuk e mohoi kurrë e për këtë u dënua me vdekje nga Probi, sundimtari i qytetit. Martirizimi i Ireneut u krye më 6 prill të vitit 304, e po në këtë ditë është i shënuar ky martir i Krishtit në kalendarin Katolik që përdoret sot. Përsëri në vitin 304 më 22 tetor u martirizuan Filipi Ipeshkëv, Severi meshtar dhe Hermeti, e këta Ilirë të fortë Kristianë duruan torturat nga më çnjerëzoret, por besimin tek Krishti nuk e mohuan kurrë. Tortura më e përmendur mbetet futja në dhe për së gjalli deri në gju e pastaj djegia në zjarr për së gjalli, siç thamë Filipin e Hermetin i ekzekutuan më 22 tetor e Severin një ditë më vonë. Ndërsa në vitin 325 kemi veprat e shenjtorit nga Paramithia e Çamërisë me emrin Shën Donati, i cili ishte Ipeshkëv i Euresë. Ai gjatë jetës së tij ndërtoi dy kisha të bukura, njërën në Sarone e tjetrën në Lustone. Në kujtim të këtij zelltari të Kristianizmit që u bë shenjtor në qytezën e Eures (zona e Çamërisë) u ngrit Faltorja me famë e Shën Donatit e cila ishte me famë e lulëzoi për shekuj derisa Epiri ra nën sundimin e djajve verdhacak të azisë (Turqve). Në vitet 330 në Sabarje lindi Ipeshkëvi i më vonshëm që do të bëhej Shenjt me emrin Shën Martini. Ai lindi nga prindër Ilirë (babai oficer në ushtrinë Romake të Konstandinit të Madh), ku pasi u shkollua më 4 korrik të vitit 371 u zgjodh Ipeshkëv i Tours, Francë. U dallua për përhapjen e Kristianizmit në përgjithësi dhe çrrënjosjen e mbeturinave të paganizmit në fshatra e malësi (të Francës), për shërbimet e tij të çmuara në favor të doktrinës shpëtimtare pas vdekjes së tij më 11 nëntor të vitit 397, jo vetëm iu dha titulli Shenjtor, por u bë mrekullibërësi i Francës, ku njerëzit e ndryshëm gjenin shpëtim e paqtim të shpirtit e trupit në faltoret e shumta Kristiane që ai la pas. Pikërisht data 11 nëntor në kalendarin katolik edhe sot është dita e Shën Martinit. Në vitin 348 vdiq në mërgim Luçi, Ipeshkëv i Adrianopolit, i cili u martirizua pikërisht se mbrojti me devotshmëri të pashoqe fenë e Krishterë në konçil të Sardikës kudra gabimeve Arjan, të cilët për këtë arsye shpifën dhe e mërguan larg selisë shenjtë ku edhe mbylli sytë më 11 shkurt (viti 348). Në vitin 363 një ushtar kristian i zemëruar nga kthimi i nderimit që po u bëhej besimeve të rrejshme që perandori Juljani kërkonte t’i rimëkëmbëte, hyri në tempuj paganë dhe theu Elteret e hyjeve të rrejshëm, e për këtë pasi u nxor në gjyq e nuk mohoi besimin Kristian u dënua të digjej i gjallë, e kjo ngjau me datën 8 shkurt, ditë e cila ka emrin e tij në kalendarin katolik. Një ndër shenjtorët me vlerë të madhe për Kristianizmin është Shën Jeronimi, i cili kishte lindur në Stridonium në kufirin verior të Damacisë (sikur krahinë Ilire) në vitin 380. Karriera e tij fetare vlen të shënohet që kur ishte sekretar i Shën Damazit Papë, mbas vdekjes të cilit shkoi në Betlehem ku u dha krejt mbas virtytit e studimeve ku shkroi shumë vepra të tija, ku në thelb qëndronte doktrina shpëtimtare e Jezu Krishtit. Njihet nga bota si shkrimtari më i madh i Etnëve perëndimor mbas Shën Agustinit. Kisha e njeh Shën Jeronimin si një ndër katër dijetarët më të mëdhenj të Perëndimit të Krishterë, dhe e nderon me titullin Doctor maximus në qartësimin e spjegimin e shkrimit të shenjtë. Vdiq në Betlehem në vitin 420. Dita e bekuar që i kushtohet atij është shënuar në kalendarin Katolik me datën 30 shtator. Por një ndër Ilirët shenjtor që ka lënë shenjë në veprat e tij në mbrojtjen dhe “zhvillimin” e Kristianizmit është edhe Ipeshkëvi i Remesianës me emrin Nika (shpesh Niketa apo Niçeta), i cili kishte lindur në afërsi të Shkupit dhe shënohet se kishte lindur në vitin 350 dhe vdekur në vitin 420. Ipeshkëvi Niketa do të njihej një ndër Ilirët e apostolluar, të cilën e meritoi në veprimtarinë e tij me gojë e me pendë në “zhvillimin” e Kristianizmit ndër Ilirë e veçanërisht në viset Ilire të Kosovës. Krahasohet për veprimtarinë e tij me Shën Gjon Gojartin. Ipeshkëvi Niketa thuhet se përveç shkrimeve të tij dhe poezive në latinisht, ai shquhet në përkthimin e Biblës në gjuhën Ilire të Besëve. Si mbrojtës i parimeve të krishtërimit zë fill edhe Ipeshkëvi i Selanikut që njihet në historinë e kishës Katolike me emrin Ipeshkëv Anizi, i cili ishte dhe përfaqësues Papnuer në krahinat e Maqedonisë dhe Dacisë, ku veprimtaria e tij në mbrojtje të fesë Krishterë bëri që të vlerësohet nga kisha Katolike. Vdiq (fizikisht e jo shpirtërisht) në vitin 414. Nga fundi i vitit 400 e fillimeve të vitit 500 nga dera e ish perandorit Ilir Konstandinit të Madh lindi një vajzë, Konstanca, e cila kaloi shëndetin e ligë që e kishte zënë nga Shën Anja Virgjëresha, pajtorja e saj, madje ajo pas kësaj u bë një ndër virgjëreshat model, jo vetëm të kohës, por të krejt historisë së kristianizmit deri në ditët e sotme. Përsëri nga Ilir njihet ndër Shenjtorët e përhapësit e besimit Katolik në Portugali, e ku ishte Martini, Ipeshkëvi i Dumium dhe Braccara (Braga), Portugali. Ipeshkëvi Martin ishte me fis nga Panonija Ilire i cili predikoi Besimin e Krishterë ndër viset Portugeze. Nga aftësia e tij mbreti e zgjodhi edhe Këshilltar të tij, duke e përkrahur si mbretëri në Ungjillizimin e Luzianies (Portugalisë), duke i dhënë fund njëherë e mirë arjanizmit e paganizmit që jo pak deri atëherë kishte shprishë jetën e këtyre banorëve të mirë, të cilët edhe sot e nderojnë si shenjtor të tyre. Një martir i besimit të Krishterë është i shënuar në historinë e këtij besimi edhe Xhakoni marti prej Vlore (Aulonës), Danakti, i cili siç shkruhet u rreshqanis para Elterit të Dionizit, hyjit pagan të verës (venës), por nuk mohoi besimin kristian si dhe nuk u tregoi se ku ndodheshin enët e shenjta të këtij besimi. Në atë kohë turmat e ndërkryera nga besimet e rrejshme pagane ju turrën me shpata duke e coptuar tërë trupin e tij, dhe duke i shkëputur kokën mentare e besnike të doktrinës Kristiane, e cila e njeh si martir të saj. (Vitin e martirizimit nuk e ka të shënuar, por afërisht kjo duhet të ketë ndodhur në shekujt III-IV, kur paganizmi ende ishte i fortë). Një martir tjetër Ilir që u martirizua në vitet e para kur besimi i vërtetë Kristian po zëvendësonte absurdin Pagan është i shënuar me emrin Hermeti, Eskorçist i kishës së Racjarijes (Açar Palanka, dikur trevë Ilire), i cili nuk pranoi të ndërpriste ushtrimet fetare kristiane, kur hyjve pagan po u flijonin, flinjët tradicionale, e për këtë Hermeti u nxorr në gjyq e ju pre kryet… Përsëri nga dera Ilire në këto vite do të lindnin martirë e shenjtorë që veprat e tyre nuk do të shuheshin kurrë, e këta janë dy ndërtuesit me emrat Marini e Luani, të cilët fillimisht ushtruan zanatin e tyre dhe besimin e tyre Kristian në vendlindje në ishullin e Arbës (Dalmaci, dikur krahinë Ilire), më vonë shkuan në Rimini, Itali,m ku përkrahën punëtorët katolikë që në atë kohë disi “urreheshin” nga paganët ende të fortë në perandorinë e kohës. Mbas ndërtimeve në Rimini ata u shmangën në malin Feliçian, ku ngritën një faltore të madhe të Krishtit, rreth së cilës u ndërtua, atëherë qyteti e sot Republika e vogël e San Marinos (Shën Marinit), pra siç shihet ky vend i mrekullueshëm ka emrin e martirit të Krishterë (Ilir) Marinit, ku natyrisht ky popull e nderon dhe e feston këtë ditë të lumtur për këtë Republikë. (viti i këtyre martirëve nuk shënohet, por sigurisht duhet t’i përkasë fillimit të shekullit IV). E po të vazhdohej të shkruhej kështu, të gjithë martirët e Krishtërimit nga Iliria do të duhej një punë shumë e madhe dhe qindra faqe, pasi edhe shekujt e parë kanë qenë shekujt e “luftës” të vjetrës e dënuar nga vetë zoti të vdesë (Paganizmit), dhe doktrinës së Re që zoti ju a dërgoi krijesave të tij për t’i kthyer në rrugën e shpresës e jetës. Për t’i paraqitur shkurtimisht po përdor një listë pa spjegime të Revistave të viteve të gjysmës së parë të shekullit XX-të të cilat janë përmbledhur nga revista “Leka” në vitin 1942, sigurisht për të gjitha çfarë shkruam edhe më parë si burim i parë është marrë historiani i Krishtërimit, Farlati dhe vepra e tij madhore Illyricum Sacrum e libra e regjistra të tjerë që selia e shenjtë i ruan edhe sot me “fanatizëm”. Ja “lista” në vijim si më sipër, sipas numrit rendor: Nr. 39 Adalberi nga Sishja. 40. Afra martire. 41-45. Agripini, Sekundi, Maksimi, Fortunati e Mardali nga Sirmi. 46. Anastasija martire. 47. Ambrozi Ipeshkëv i Nonës. 48. Androniku, Ipeshkëv i Sirmit. 50-52. Apolini, Izaci, Kodrati nga familja perandorake, martirë Dalmatin. 53-55. Argjen, Narcisi dhe Marçelini, vëllezër martirë. 56. Artemija martire e bija e Dioklecijanit. 57. Askoli Ipeshkëv. 58. Bretannjomi Ipeshkëv i Tomit (Konstancës). 59-60. Çirili Ipeshkëv e Xanoni martirë. 61-105. në Dalmaci 44 shokë martirë. 105-107. Djoni, Akaçi e Krispioni martirë. 108-112. Domnini, Piktori e dy shokë martirë. 113-122 Domnini Ipeshkëv e Mauri, Anastazi, Septimi, Astori, Antiokiani, Teli, Kajani, Pauliniani, ushtarë e martirë. 123. Donati Ipeshkëv i Jardës. 124-126. Donati, Romuli e Silvani, martirë nga Sirmi. 127-135. Evagri, Beninji, Kiristi, Aresti, Sinidi, Ruafi, Patrioi e Xazimi martirë. 136-138. Euzebi Ipeshkëv, Poljoni lektor e Tribali martirë. 139. Feliçi, Ipeshkëv martirë. 140-141. Feliçi e Januari, martirë. 142-145. Fileti senator, Lidja gruaja e tij me Maçedonin e Treoprepidin, bijë të tyre martirë. 146. Gabini, prift e martir. 147. Gajani Xhakon. 148. Juli veteran ushtrie e martir. 149. Hesiku, ushtar nga Dorostori. 150. Kaji “papë” nga Salona në kohë të Dioklecianit. 162-163. Marku e Juli, martirë nga Dorostori. 164. Montani prift e Maksimi martirë nga Sirmi. 169. Montani martir nga Sirmi. 170. Nepocjani prift. 171-177. Sekunda, Donatja, Basi, Maksim, Pali, Marini e Justi martirë nga Dorostori. 177-181. Seneroti, Antigoni, Rutuli, Libi e Rogacjani nga Sirmi. 182-183. Septimi xhakon e Viktoriku martirë nga Salona. 184. Sireni, murg e martir nga Sirmi. 185-193. Stratori, Teodoti, Merona, Marini, Radofja, Magrini, Sekundini, Teoni e Sodera, martirë nga Tomi (Konstanca). 194-198. Ostrati, Spiri, Herakli, Eperenci e Çeçilja martirë nga Sirmi. 199-202. Pizikrati, Valencjni, e dy shokë të tyre martirë. 203. Pjetri Ipeshkëv i Vlorës. 204. 206. Prisku, Kreshenti e Evagri martirë nga Tomi (Konstanca). 207-217. Rufina, Moderata, Romana, Sekundi e shtatë martirë të tjerë nga Sirmi. 218. Teodori, prijës ushtarësh. 219. Teotimi, Ipeshkëv i Tomit (Konstancës). 220-221. Timonteu e Diogeni, martirë maqedonas (dikur fis Ilir). 222-229. Timonteu e shtatë virgjëresha martire. 230-232. Tirsi, Leuçi e Kaliniçi, martirë nga Apolonia. 233-234. Venusti e Hermogeni Lektor nga Çibali. 235-246. 12 virgjëresha martire nga Sirmi. 247-317. 70 martirë nga Sirmi. 317-588. Eutikjani, Anastasia dhe 270 martirë nga Sirmi, e të tjerë… Por edhe pas kësaj kur disi stuhia Pagane filloi të venitej, përsëri filluan të lindin në vetë gjirin e Kristianizmit kundërshtitë e lëna ndoshta si “peshqesh” nga paganizmi tashmë i venitur përfundimisht, duke bërë kështu të lindë një besim tjetër Kristian, i cili mori jo pak nga Katoliçizmi si themeli i Kristianizmit me emrin Ortodoksizmi… e deri në lindjen e besimeve të tjera që nuk kishin asgjë të përbashkët me Kristianizmin në përgjithësi. Gjithsesi edhe pas këtyre ngjarjeve nga treva Ilire filluan të lindin martirë e shenjtorë të rinj të besimi të Krishterë, të cilët nuk mund t’i lë pa i shënuar shkurtimisht siç na i ka lënë vetë Historia: Martin Albani, Benediktin, i cili hyn në të famshmin Urdhër Benediktin, i cili e shkoi jetën e tij të shenjtë në Padova në Faltoren e Shën Palit, ku është varrosur e nderuar nga besimtarët Katolikë atje. Franja Durrsaku, Françeskan. Lindi në Durrës rreth fillimit të shekullit XIII-të. Hyri ende i ri ndër Françeskanë, tuj jetue fillimisht në kuvende (katolike) në Durrës, pastaj në ato të Orjes, afër Brindizit (Itali) ku edhe vdiq më 17 maj. Dhimitër Terciari, Françeskan, prej Vlore i shkruam në radhën e të tretit urdhër Françeskan. Në vitin 1441 nga përndjekja turke që kishte filluar të dukej në horizontin e bukur të Ilirisë së bekuar, u detyrua të largohet për në Split ku u dallua si zelltar e mentar i besimit Katolik, derisa vdiq më 10 tetor 1491 duke mbetur i nderuar përjetsisht nga Katolikët e shumtë të Kroacisë së sotme… Gjergj Albani, Françeskan, një ndër shqiptarët që sakrifikoi jetën nën urdhërin e shenjtë Françeskan, i cili si nderim për kontributin e tij për doktrinën shpëtimtare të Jezu Krishtit u varros në “Altarin” e pavdeksisë në Muro të Piçenos (Itali). Një tjetër shenjtor i cili gjendet në kalendarin fetar të katolikëve është edhe Shën Luigj Gonzaga, i cili kishte lindur në Mantova, Lombardi në vitin 1568, prej derës së princave Castiglione, me origjinë Arbëreshe të largët, por me një nënë të deklaruar Arbëreshe dhe me një edukatë Katolike që e trashëgonte. Hyri herët në Shoqërinë Jezu në Romë, ku u dallua si mbrojtës i Kristianizmit nga rryma të ndryshme që përhapte “Shtërngata” e racës së verdhë Aziatike (Turke) nëpër Europë, si dhe një bamirës dhe shërues si zoti në emër të parimeve Kristiane, çfarë e bëri të pavdekshëm shpirtërisht, edhe pse materialisht u largua nga kjo botë në vitin 1591. Dita e këtij shenjtori është shënuar në kalendarin katolik edhe sot me datën 21 qershor madje në mënyrën domethënëse Shën Luigj Gonzaga (Lushi) Albani… Por mbas vërshimit të djajve të verdhë nga Azia (Perandorisë Osmane) në trevën tonë Ilire u çel një epokë e “Re” luftërash materiale e morale që në themel kishin emër të ri, por në përmbajtje në qytetërim të harruar prej shekujsh tashmë nga bota e madhe Kristiane, e cila do të paguante jo pak në mbrojtje të qytetërimit të saj. Padyshim një çmim kolosal do ta paguanim ne shqiptarët, por edhe ne do të ishim ata që vet Jezu Krishti, tashmë në qiell do të na ngarkonte ta ruanim kontintentin plak e qytetërimin e saj nga rrebeshet e para të stuhisë. E padyshim produkt i racës sonë hyjnore ishte edhe “Mesia” i Ri, Gjergj Kastrioti, që për rreth 25 vjet (1443-1468), shpëtoi qytetërimin Kristian jo vetëm në trevën Ilire, por në krejt Europën e më gjerë. Vargu i persekutimeve pas shekullit 15-të për besimtarët Katolikë është tepër i gjatë, aq sa për të mos e zgjatur pafund martirizimin tonë, shkurt mund të thuhet se u martirizua krejt treva Ilire, e jo vetëm për vete, por për vetë Europën e Qytetërimin e saj. Qindra priftërinj e besimtarë të mirë katolikë u ekzekutuan në mënyrat më çnjerëzore nga pushtuesi shekullor barbar Turkoshak, furia e të cilit po mos të “binte” më vonë do t’na kishte zhdukur edhe nga Harta e Europës e Botës. Gjithsesi nuk duhet harruar se nga fillimi i shekullit 18-të vjen për fatin tonë në krye të selisë Shenjtë shqiptari Papa Klementi i XI, për të cilin kam shkruar më parë… E martirizimi vazhdoi deri në fundin e shekullit XX-të, kur jo vetëm u mohuan Shenjtorët e besimet tona, por në vend të tyre u munduan të na krijojnë të “Ri” të rremë me emrin e përçudnuar Komunizëm. E tani kur siç del nga çfarë shkruhet se ne jemi Kombi që lindëm Shenjtorë, pse unë shkrova se i “falemi” Djallit, së pari dua të them se na “fali” Europa Plakë e cila për të “shpëtuar” veten sakrifikoi ne, së dyti shpesh edhe ne shqiptarët besuam në Idhujt e rremë e absurdë që tepër vonë e kuptuam (fatkeqësisht edhe sot jo të gjithë) se ata ishin Djaj e jo Shenjtorë. Por më mirë vonë se kurrë, e për këtë shpresojmë të kemi edhe ndihmën e Shenjtores sonë Nënë Terezës së Madhe, e cila para pak viteve u ngjit në qiell, jo për vete, por për njerëzimin e mëkatet e tij, ku padyshim një ndër lutjet e para të saj atje do të jetë për Kombin së cilës ajo i përkiste, edhe pse ne shpesh jo për fajin tonë e kemi mohuar ndër vite, kur bota e vërtetë e nderonte e respektonte ashtu siç ishte si një Engjëll i bardhë që kudo që shkonte “mbillte” Paqe, Shërim, Mirësi e Dashuri Hyjnore… që shpresojmë të na kthehen pa vonuar edhe ne, jo pse për to kemi vërtetë nevojë, por edhe pse ne i Meritojmë… Ndue Bacaj Ne shqiptarët duhet t’i themi gjërat hapur, pa dyzime Para ca kohësh më ra në dorë libri “Edhe engjëlli edhe djalli janë brenda te i gjalli”, i Porf. Hamit Beqja. Përposë këtij libri, prej të njëjtit autor, kam edhe libra të tjerë: Dashuria, Seksi, Studentët e mi, edhe Qytetari Dhe Zyrtari. Të tre librat fillova t’i lexoj pa vonesë mbasi ishin shkruar në kohën e pluralizmit prej një pedagogu, dhe me sa kuptoj edhe një moshe, e një dashamir i imi më porositi që këta libra të Profesorit ti lexoj me vëmendje dhe ashtu bëra. Për librin Qytetari Dhe Zyrtari, mbasi e lexova i shkrova dashamirit në Tiranë dhe i dhashë mendimin tim, por nuk më shkroi më asgjë për sa i përkiste librit. Unë vazhdova qejfin tim dhe fillova të lexoj: “Edhe engjëlli edhe djalli janë brenda te i gjalli”, (rreth dyzimit të personalitetit njerëzor). Do të kishapatur qejf që të kisha në bibliotekën e vogël timen edhe libra të tjerë që Profesori ka shkruar dhe botuar kohët e fundit. Faqet e para më ngacmuan të shfletoj librin sa më tepër e sa më shpejt, megjithëse edhe Profesori me një mjeshtëri të madhe mundohet t’i prijë lexuesit ndër faqe të librit, si të ishte një udhërrëfyes, ose shoqërues i një grupi të ardhur prej një vendi të huaj, por në ditët e sotme ka shumë të huaj që e njohin atë vend me bira e me skuta, shumë më mirë se shoqëruesi, dhe ndër vende të botës ka shumë lloje shoqëruesish e çdo njëri është i përgatitur për punën e tij. Profesori në fund të faqes 9 thotë: “Dosja e hapur pasurohej. …Me mendime nga më të ndryshmet nga dijetarë të shquar. Me gjetje citimesh të përshtatshme.” që nuk na tregon ku i ka gjetur. “Me gjithfarë lloj materiali të mundshëm e që më dukej i përshtatshëm…” Tema e rrahur nga Profesori, përsa i përket dyzimit të personalitetit njerëzor e sidomos atij shqiptar, sipas mendimit tim, në shumë vendeia ka vënë pikën i-së, por duke u munduar t’i bëjë qejfin njërës ose tjetrës palë, ajo “përzierje” që Profesori është munduar të bëjë, vende-vende ka çaluar. Sigurisht se 334 faqe duhet material për t’i mbushur, biles të shihet fill e për pe, janë pak faqe, se brenda në libër kemi të gjitha llojet e shkencave të cilave Profesori na është munduar t’i dalë në krye. Sidoqoftë, duke vepruar në këtë mënyrë, autori ka prekur në një varrë shumë delikate të jetës së vendit tonë, e në vend që t’i vërë një melhem e ka gërvishtur. Profesori thotë se është: “Një temë shumë e gjërë”. Ka plot të drejtë, është temë shumë e gjërë dhe do shumë punë, por ky lloj shkrimi, edhe mbasi e kanë këshilluar edhe të tjerët, na shtyn të mendojmë: Si është emundur në ditët e sotme, në Shqipëri, që çdo njeri ka mundësi të lexojë e të ketë një pamje më të gjërë në çdo rrymë, qoftë ajo filozofi ose shkencë, një profesor “Intelektual, i fushës së shkencave shoqërore” kështu na e thotë vetë Profesori, të bjerë vende-vende në kundërshtim me vetveten e me realitetin? Ai në një anë kërkon prej të tjerëve që “Çështja të rrahet pa pasione të ndezura e prirje nostalgjike”, por në anën tjetër ka rënë “nën ndikime të huaja” megjithëse premton se do t’u ruhet atyre dhe biles si thotë vetë, edhe dashamirët e kanë këshilluar që “Këtë problematikë e shtron dhe e diskuton shumë gjërë sociologjia e shkenca bashkëkohore, sidomos ajo e perëndimit”, mendim shumë i drejtë, por z. Beqja ka vazhduar mendimin e vet. Nuk është çudi, gjithmonë kanë shkruar studjues dhe asish që kanë menduar sekanë studjuar, e këtu dalim tek thënie se: “njeriu, kulturën o e ka o s’e ka, e ai që e ka di horizotnin e gjërë të dijes, edhe njeh kufinjtë e zotësisë së vet, ndërsa një që përpiqet të duket se ka mësuar të gjitha llojet e shkencave ta luan vrerin sidomos kur i turret intelektualëve të vërtetë, e këta soj “intelektualësh” mjerisht gjejnë shokë si vetja, e si duket disa edhe sot në Shqipëri, të ndryrë në doktrinën e shartuar shoqërore, bëjnë mohimet ose pohimet e vlerës së një shkrimtari ose artisti pa u mbështetur në arsye dhe parimin pleqërues. Thonin dikur: “Në atë kishë që shkon, atë mëshirë merr”. Edhe Profesorit i ka ndodhë e njëjta gjë, se për kritikë ka ndjekë metodën Marksiste e cila nuk është kritikë intelektuale që bëhet për të joshur ideale dhe principe të shëndoshta morali, por është revolucioni forca shtytëse e historisë. Në “Marksin e ri” 1843 lexojmë: “Kritika nuk është pasion i kokës, por kryet e pasionit… Objekti i saj është armiku të cilin nuk don ta përgënjeshtrojë, por ta shkatërrojë”, e këtu shihet qartë se Marksizmi nuk është një e vërtetë, por dhunë e forcë. Shih Paul Eidelberg Karl Marx 1984. E ne sot, po qe se nuk jemi në gjendje të shkruajmë vepra frymëzuese është më mirë të heshtim, por disa, duke mos mundur të zotërojnë nervat e tyre, lëshohen përnjëherë në tjetrin, me çka t’i vijë për dore, duke harruar krejt se nga i pjell ajo urrejtje e cila është pa farë fryti për kohën që jetojmë. Gjithmonë kanë thënë se: “Duke shkruar objektivisht dalin në dritë pika të dobëta, por edhe ngushëlluese e burrërore të cilat janë garanci për një të ardhme të lumtur, por burrëria e njerëzia për disa intelektualë që kanë marrë ca vese të kohës që jetuan, kujtojnë se bëhen më të qytetëruar kur merren me çdo lloj “shkence” por për lexuesin është shumë e lehtë të kuptojë se cili është qëllimi i tyre sidomos kur mundohen të zvogëlojnë punën e tjetrit. Unë për të mos e mërzitur lexuesin “po i heq duvakun nuses” dhe si thonë: “të rrijmë shtrembër e të flasim drejtë” punë shumë e vështirë, por mund të bëhet. Mundin po ia bëj e fjalën e fundit ka për ta thënë lexuesi. Në këtë shkrim nuk kam ndërmend të mbroj njërin ose tjetrin, por mendoj se unë mund të kuptohem më mirë kur shpreh opinionet e mija. Idetë e mija, bindjet, vlera nuk janë origjinale në mua, unë i kam marrë ato prej prindërve, edukatorëve, duke lexuar e duke mbajtur e rrokur traditat, duke dëgjuar e imituar të tjerët ndër vepra të mira dhe nga pashmangshmëria e osmozit të mgjitjes së trupit të njeriut. Këto ide, dhe pozicioni që unë marr, caktojnë se në çfarë kategorie mund të jem, shqiptar, katolik, musliman, turk, demokrat, komunist, fashist e kështu me radhë, por këta në asnjë mënyrë nuk më bëjnë të tejdukshëm që njeriu të më peshojë, ajo ndoh vetëm kur unë jap opinionin tim, pozitiv, negativ ose neutral, atëherë mund të më njohin “si paren e kuqe”, se ato janë si shenjat e gishtave, boja e syve të mi dhe zëri im që një unike vetëm për mua. Për të më njohur mua, ti duhet të dish mendimin tim e këtë mund ta bëjmë përmes dialogut. Duke vepruar në këtë mënyrë lexuesi ka për të qenë në gjendje të shohë dy anët e medaljes. Dihet se ka kritikë e kritikë, e askush nuk mund ta quaj vete të pagabueshëm. Të gjithë jemi prej mishi e gjaku e Sh. Filip Neit 1515-1595 pat thënë, shumë më përpara se do shkollarë të rinj se: “Hiri-hiri, shtatë herë gabon më i miri” e si të tillë shumë lehtas biem në gabime e sidomos kur është për të thënë ose për të shkruar atë që nuk na bie për shtat. Mark Twain 1835-1910 tha: “Çdonjëri është një hënë dhe ka një anë të errët që kurr nuk ia tregon tjetrit”. Por në shkrime dhe biseda edhe ajo anë mund të zbulohet. Në shkollën e kohëve të kaluara, na kanë pasë mësuar se: Njeriu ka dy raste për të treguar dashurinë që ka për të vërtetën: kundrejt miqve kur duhet t’u thotë një të vërtetë që ne nuk na pëlqen dhe kundrejt kundërshtarëve, kur duhet të pranojë se e drejta është në krahun e tyre. Të parën na e pat thënë i vjetri e që po mundohem me e thanë shqip. “Mirë se Sokratin e Platonin i kam miq, po të vërtetën e dua më tepër se ata”, e të dytën edhe mosha jonë e ka pas thënë, por Fishta e përdori me vend e si duhet: “Kija mendjen, por faljau hakun”, e këtë detyrë po mundohem ta bëj edhe me librin për të cilin kam fjalën. Miku i vërtetë të qorton, pse të do e mundohet mos me të lënë në gabim, e kjo, po e thërrasim kritikë, mendoj se është ndërtuese, por ruajna Zot prej atyre që mundohen “të gjejnë halën në perpeq” e mezi presin të të zënë gabim e gabimin e shndërrojnë në faj, duke marrë ndonjë pohim sado të qartë e ta ndërrojn demek si provën e mendimeve tuaja më të fshehta, duke mos shikuar rrethanat as kohën, pse-në as shkakun që të ka shtyrë ta flasësh ose shkruash. Atë gabim, po e quajmë gabim, e numërojnë si një dëshmi për të mbrapshta që ti ushqen, atëherë kjo kritikë është si një thimc gjarpri e nuk është aspak ndërtuese, por edhe helmuese. Tek ne, kanë pas thënë se: inati vdes shtatë ditë mbasi të ketë vdekur personi, por me këtë rast më duket se nuk janë shtatë ditë, por po i afrohemi me ngadalë shtatëdhjetë vjetëve. Sikurse thashë, libri në tërësi është për t’u lëvduar, e si thotë edhe Profesori: “fatkeqësisht ne shqiptarët kemi vuajtur nga kësi lloj prirjesh”. Me të vërtetë këto vese Profesori na i paraqet shumë bukur në faqen 43 në nëntitullin: “të hidhemi në jetën e gjallë”. Inatin, tinëzinë, smirën, intolerancën, fanatizmin, hipokrizinë, vese që mjerisht i kemi patur dhe i kemi, mund të them se i ka shkuar tepër lehtë, pak me doreza në disa faqe, por thonë: “ai që punon edhe gabon, po e numërojmë gabim sipas mendimit tim, e lexuesi mjaft lehtë mund të thojë: po, ku janë këto gabime që na i ka bërë Profesori? Kjo pyetje më shtyn të marr disa faqe të librit e afërsisht t’i shkoj punës si është rregulli. Por mos të harrojmë se libri është shumë i pasur se në të janë rrahë tema shumë me rëndësi. Unë mendoj se çdonjëri ka lindur me vlerë të pashoqe, unike. Çdonjëri prej nesh është misterioz dhe i papërsëritshëm, por puna është që njeriu duhet të mundohet të njohë veten, e këtë mund ta dijmë sipas reflektimit të bërë ndër sytë e të tjerëve. Në faqen 28 flet për faktorët që ndikojnë në formimin e afirmimin e personalitetit njerëzor, dhe shumë bukur i rreshton ata faktorë, por ajo që e vret veshin është ku thuhet: “Është fjala jo vetëm për vetëdije dhe për atë që e quajmë nënvetëdije, një temë kjo shumë e preferuar për shumë psiko-sociologë. Mjafton të përmendim shkencëtarin e madh, psikoanalistin Sigmund Frojd.” – Freud e jo Frojd. Në asnjë mënyrë nuk mendoj të bëj qortime ortografie as gramatike se e di shumë mirë se nuk jam në gjendje, por mendoj se nuk është mirë me ndërrue. Të paktën mbiemrin mos me ia çoroditë. Tema e dijes dhe nënvetëdijes është me të vërtetë e preferuar prej shumë psikologëve por autori na ndalet pak shkurt si të dojë t’i hajë hakun e mundin që kanë bërë e ende sot e bëjnë të tjerët. Me këtë studim janë marrë edhe të tjerë si: Jean Piaget që Kohlberg i frymëzuar prej tij, punoi rreth 20 vjet për të zbuluar se si njerëzit mendojnë për problemet morale, duke paraqitur dilema morali dhe duke shënuar se çfarë arsyetimi japin ata për të mbrojtur vendimet e tyre, dhe Damon punoi me 144 fëmijë për 8 vjet me radhë. Teoria e Piagetit dhe teoria e psikoanalitikës e Freud janë teori të mëdha për psikologjinë e zhvillimit të njeriut, por nuk janë vetëm këta dy psikologë, ka edhe të tjerë, si: Erik Ericson, Jung, Adler e Erich Fromm e të tjerë, por unë nuk kam ndërmend që të bëj psikoanaliza, por përmenda këta se, autori na e bën Freudin “shkencëtari i madh” por si duket Profesori nuk e ditka se suksesi që pat Freud nuk na qenka gjithë aq i pagabueshëm se, shokët e bashkëpunëtorët më të afërt iu larguan mendimit të tij. Kaq për “psikoanalistin e madh” por kërkoj prej lexuesit që të mos mërzitet se e kam ndërmend që të kthehem përsëri tek ky “Njeri i Madh” si po na e thërret Profesori. Në faqen 26, autori, me plot të drejtë thotë se: “Mirëpo, sot, fatkeqësisht, ndodh që kur flitet për lirinë e besimit harrohet e drejta tjetër për të mos besuar…, madje duke interpretuar lirinë e ndërgjegjes e kushtetutën.” Plot e drejtë se ato nuk ekzistojnë sot në Shqipëri, se pikësëpari nuk kemi një kushtetutë si duhet e nëse është, kushe shikon, por të shohim faqen nr. 38. Aty mendoj se Profesori na i bjen hu bazhdari atij që beson në Zotin, jo zoti, z. Beqja duket se në asnjë mënyrë nuk do të kuptojë dhe të pranojë se difekti në socializëm që shkaktoi shkatërrimin e vet, megjithëse shumë e përkrahëm, ishte antropologjia e gabueshme që pati. Scializmi e shikon njeriun vetëm si një materie, por njeriu ka aftësi të mendojë dhe të zgjedhë në një mënyrë që shtaza nuk mundet. Qenia njerëzore nuk është vetëm një individ, por është një person me aftësi që mundet të reflektojë e të zgjedhë, profesionin, besimin, mënyrën e jetesës dhe të veprave, sipas dëshirës së lirë të tij. Por unë për vete nuk i vë faj Profesorit as shumë shokëve të tij pse mendojnë ashtu. Janë të lirë dhe është e drejta e tyre, por nuk duhet të harrojnë se edhe ne me “ide e mendime të kohëve borgjeze” si po na pagëzon Profesori, po paraqitemi më tolerantë se ata të shkollave “përparimtare, Moderne, Marksiste-Leniniste, materialiste, dialektike të shkollës së Frankfurtit e Freudiane”. Në shkolla ku u edukuam ne, merrej kultura e vërtetë shpirtërore e mendore e jo vetëm një grumbullim njohurishë, por edhe fisnikëria, karakteri e burrëria që kishte përpara, kjo fjalë te njerëzit e paprishur prej shkollës së sistemit komunist. Me këtë kulturë që Ciceroni e thirri Cultura Animi, është lidhur ngushtë dignitas humana (madhëri njerëzore) e këtë madhëri njeriu e ka nga shpirti i pavdekshëm që e dallon njeriun prej shtaze. Besimi z. Profesor, që duket se e paskeni halë në sy nuk mundet kurrë t’ia marrë mendjen njeriut, sepse lidhja e njeriut me Zotin-fenë është një gjë që rrjedh nga vullneti i lirë i njeriut, sepse pa vullnet të lirë nuk mund të ketë fe. Shtaza s’mundet të ketë religjion se i mungon vullneti i lirë, e me të vërtetë, me takoi të shëtis gjithkah, dhe vizitova shumë kopshte zoologjike, por as ndjeva, as pashë hajvana me religjion. Këtu, përsëri i lutem lexuesit që të ketë pak durim, se po hidhem prej një faqeje të librit në një tjetër. Në faqen 11, në paragrafin e dytë, ndër të tjera thuhet: “Shqiptari i sotëm jo vetëm është i dyzuar, por është i tjetërsuar rëndë. Ai është i depersonalizuar, pra si të thuash, nuk ka personalitet… Këto procese i atribuoheshin e i atribuohen sidomos rinisë, krizës morale e shpirtërore që e kish dhe e ka kaplluar atë”. Përsëri, them se autori i ka rë n të shenjës, deri diku. Them deri diku, se zotni Beqja na i ka prerë drutë shkurt se si edukator, pedagog, sociolog e psikoanalist ishte dashur të mendonte se çka e çoi këtë rini në atë krizë morale e shpirtërore. Cili qe shkaku? Aty na ndalet pak shkurt e ajo është arsyeja që më bën të mendoj se Profesori paraqitet me motive të dyfishta e që po spjegoj: Profesori deri diku na është marrë me teoritë e zhvillimit të njeriut, por harron se teoria ka dy funksione: 1-organizon dhe jep kuptimin e fakteve dhe 2-drejton hulumtime të mëtejshme. Julius Henri Poincare (1908) tha: “Shkenca është e ndërtuar në fakte, sikurse shtëpia është e ndërtuar prej gurësh; por një grumbullim faktesh nuk është shkencë, aq sa është shtëpi një grumbull gurësh”. Pra po ashtu si ndërtojmë shtëpi të ndryshme me atë grumbull gurësh edhe fakteve mund t’i japim kuptime të ndryshme prej teorive të ndryshme. Mc Cain & Segal 1969, të dy të kohëve tona e jo prej shkollave regresive si po na thërret Profesori, sjellin si shembull dy teoritë që spjegojnë shpejtësinë që merr guri duke rënë në tokë prej një lartësie, pra Fizikë, e që, simbas teorisë popullore të grekëve të vjetër thuhet se: guri dhe toka kanë një përbërje, e për atë arsye shpejtojnë të ndeshen me njëri-tjetrin, po në anën tjetër rënia e gurit spjegohet sipas teorisë së Newtonit që është Teoria e Gravitetit. Ja dy teori që janë të bazuara në të njëjtën vërejtje, por caktojnë kuptim tjetër të këtyre fakteve. I solla këto rreshta se Profesori në faqen 42 ndër të tjera na thotë: “…Rol përcaktues luan jeta e tij individuale”, (dhe ne themi po), por Profesori vazhdon e thotë: “…ky është faktori që përcakton zhvillimin e formimin e personalitetit njerëzor, që i vë vulën këtij formimi e zhvillimi”. Vendosi paria e ashtu duhet të jetë. Jo zotëri, ja po sqarohem: Sipas teoricienëve të zhvillimit të njeriut ka patur mendime të ndryshme qysh herët, e ne po përmendim disa: Platoni 427-347 para Krishtit, Roussaeu 1712-1778, Decartes 1596-1650, John Lock 1632-1704 e të tjerë, pra siç shihet ka vazhduar gjatë historisë së psikologjisë e ende nuk i është vënë vula ashtu si po ia vë Profesori.. Ndoshta shkova pak gjatë mbi këtë temë, por u mundova t’i sqaroj disa fakte, megjithëse nuk është dega në të cilën mund të them se kam një dijeni të gjërë, por si arsimtar më është dashur të paktën të njoh mendimet e ndryshme përsa i përket zhvillimit të fëmijve. Në faqen 17, z. Beqja tutet se po i hedh nga “gavata edhe fëmijën e shëndoshë”, sepse përdor fjalët me prejardhje fetare, dhe po na i shkojnë bosh teoritë jetësore materialiste e dialektike. Këto lloj “analizash Marksiste” janë përdorur edhe ende përdoren, sikurse shumë sloganë të tjerë për të dhënë përshtypjen se ajo është analiza më e mirë e shkencave; mbasi shkencë është një fjalë që siguron autenticitet, atëherë disa na e marrin këtë “Analizë Marksiste” si një gjë shkencore por pa bërë një studim kritik të Marksizmit, por këto “Analiza Marksiste” nuk janë një shkencë e vërtetë, shih Eduard J. Barbusse, Faith & Reason, vol. XI, 1985, faqe78. I premtova lexuesit se do të kthehem përsëri te “Shkencëtari Freud” e këtë kthesë dëshiroj të tregoj se përse e bëj: 1-kur isha në Shqipëri, në çdo kioskë, ku shiteshin gazeta, revista e libra të ndryshëm, shihja libra të Freudit më tepër se të ndonjë pedagogu, edukatori ose artisti dhe 2-shoh se Profesori adhuron mbas tij. Në faqen 56 Profesori shkruan: “Një rëndësi të veçantë kanë lidhjet midis vetëdijes dhe nënvetëdijes”, mendin plot i drejtë, por z. Beqja vazhdon: “…Ato i ka studjuar me themel dijetari shquar austriak i shekullit të kaluar e i fillimit të shekullit tonë, Sigmund Frojdi. Mjek psikiatër, me eksperimentet, vrojtimet dhe meditimet e veta Frojdi aderoi me sukses e me buj të jashtëzakonshme… Ne e kemi të vështirë të merremi këtu me Frojdin e me frojdizmin…me të vjetra e me të reja, deri te ato të frojdistëve të sotëm.” Është e vërtetë z. Profesor, se për t’u marrë me studjues të ndryshëm është shumë e vështirë e as unë nuk e kam ndër mend që të merrem me to, se thonë: ” është me hynë pyll pa sopatë”, por mbasi Ju jeni munduar me na i paraqitë teoritë e zhvillimit të njeriut vetëm me ata që ka shkruar Freudi, unë për atë qëllim, pak më lart paraqita detyrën e teorive. Sidoqoftë, unë mendoj se Profesori është i sinqertë në mendimet e veta, por realiteti është krejt i kundërt e nuk i vë faj, megjithëse do të kishte mundur shumë lehtë, mos me tretë as fëmi e as gavatë sikur të kishte lexuar librin “Psikoanaliza dhe Religjioni”, i Erik Fromm, edhe ky një psikoanalist neofreudjan, por nuk na i pret drutë shkurt, ai në faqen 25 flet për fe, dhe në faqen 33 këshillon që besimet e ndryshme të shikojnë dhe të punojnë sipas dhjetë urdhërimeve të Tenzot, e thotë se: “Psikoanaliza dhe religjioni të bashkuara në hulumtime të ardhëshme janë për të mirën shpirtërore të njeriut dhe shërimin e tij”. Përsëri në faqen 56 ndërt të tjera Profesori shkruan: “Në qoftë se dukuritë e vetëdijes na duken disi më të qarta e më të kuptueshme, për ato të nënvetëdijes kemi njohuri disi më të turbullta. Ato i ka studjuar me themel dijetari i shquar i fillimit të shekullit tonë, Sigmund Frojdi” e pastaj vazhdon duke e çuar deri në qiell me lëvdata, por për fat, diçka i thotë ndal, se nga fundi i paragrafit Profesori thotë: “…me problemet që ai ka shtruar e me ato që mund t’i kenë ngelur të diskutueshme, me oponimet ndaj doktrinës së tij, me të vjetra e me të reja…” Sigurisht që Freudi ka punuar rëndë se nuk ka qenë e lehtë të mbushen 23 vëllime, që ai vetë i bëri ndryshime edhe kur kishte mbushur shtatëdhjetë vjetë, por nuk mund ta kuptoj pse Profesori në paragrafin tjetër na thotë: “Për Frojdin nënvetëdija njerëzore ka një rëndësi kolosale. Ajo është djepi i personalitetit tonë…” As të tjerë nuk e mohojnë rëndësinë e nënvetëdijes, psikoanaliza filloi të influencojë jo vetëm në psikiatri por edhe në literaturë, art, etikë e arsim. Nënvetëdija dhe ego-ja u njoh në atë kohë prej shumëkujt, shkroi e komentoi kush mundi e si mundi, ashtu si janë shkruar e komentuar disa edhe sot në Shqipëri për demokraci, shkenca të ndryshme, filozofi, pedagogji e ku ta di unë, por reagimi në atë kohë, edhe se shumë u munduan t’i japin rëndësi sidomos kur foli për Seks, nuk qe aq pozitiv edhe pse u lëshuan si miza në mjaltë, pa menduar më me tru. Shkrimet e Freudit u hapën në atë kohë si të ishin revista me plot piktura seksi. Shumë u tronditën në pohimin e bërë prej Freudit kur tha se fëmija ka një natyrë seksuale, e kritikat vazhduan, jo sa qe gjallë ai, por vazhdojnë edhe sot. Studjozët që merren me studimin e zhvillimit të personalitetit që i rrethon, e nuk mund të mohohet se teoria e seksit që ai paraqiti nuk i tërhoqi vëmendjen vetëm të rinjve por edhe lloj-lloj njerëzish duke filluar ndër politikanë, revolucionarë e deri te drejtorë e profesorë të universiteteve të ndryshme. Të spjegohemi, për Freudin me rëndësi qenë dy instinkte: Eros (sex, dashuria…) dhe instinkti shkatërrues. Prej studimit të ëndrrave i erdhi Id, por shumë psikiatër na thonë se ne nuk duhet të kemi stërvitje psikoanalize për të spjeguar ëndrrën e një të urituri kur ai ëndërron një biftek. Sipas Freudit rroba dhe veshja paraqesin njeriun lakuriq, këto analiza ai na i bënte duke dëgjuar bisedat që bënte me personat e trazuar, me telashe jete, po kush nuk i ka? Ai nuk bëri eksperimente të kontrolluara, dhe nuk vrojtoi sjelljet e fëmijëve në jerë. Mjaft është të lexosh “Wolf Man” 1918. Mardhëniet seksuale në mes prindërve të tij. Nuk mund t’i mohohet studimi që bëri rreth etapave të zhvillimit të njeriut, por edhe këtë Erik Erikson nuk e pranon. Freudi thotë se zhvillimi plotësohet deri në pesë vjetët e para të jetës së fëmijës, ndërsa Erikson thotë se “Zhvillimi është një proces që vazhdon gjatë jetës së njeriut”. Ja Profesor, fjalët e të moçmëve “Sa më shumë rron as më shumë mëson”. Ja dhe një studim i Freudit në lidhje me phobia (fobis); Freudi bëri analiza në një djalë 5-vjeçar, 1909, dhe shkroi për këtë studim “Hanzi i Vogël” një studim unik, se qe e vetmja analizë e Freudit në një fëmijë dhe këtë analizë e bëri me letërkëmbim në mes të doktorit të fëmijës që ishte baba i fëmijës së sëmurë, por as kësaj nuk po ia hamë hakun se edhe ky studim pati rëndësinë e Identifikimit. Eksperimentet që paraqiti Freudi, qenë pa baza shkencore, dhe “rezultatet e tij shkencore”, nuk ishin tjetër veçse studim me ndonjë rast specifik, që shumë shkencëtarë sot e thërrastin “hulumtim anekdotik”, që është në kundërshtim me hulumtime eksperimentesh, që përfshin përdorimin e grupeve të kontrolluara, varg procedurash të mostrave të kontrolluara e të tjera që ai nuk i ka bërë. Shumë lexues mund të mendojnë e me plot të drejtë mund të thonë: po çka ka të bëjë Freudi që na i ka shkuar kaq gjatë punës me të. Unë mendoj se shumë prej nesh, shqiptar, ashtu si ndodhi edhe ndër vende të tjera të botës, nuk e parapanë se çka po i çon drejt humbjes së vlerave morale e tek ne edhe humbjen e traditave, besë, nderë e burrëri. Ky lloj ndryshimi nuk i pat rrënjët as në Amerikë as në Kinë, por në Europë e asull-asull në Gjermani e pastaj u përhap rreth e përçark si një sëmundje ngjitëse. Njerëzit si Wilhelm Wundet, Otto Gross, Erich Fromm, Friederich Engels, Karl Marx, Antonio Gramsci, Georg Lukcs e shumë të tjerë, punuan e shkruan gjithënduer “mrekullishë” por ata që u njohën më tepër qenë: Marksi, Engelsi dhe Freudi. Këta qenë ata që filluan “revolucionin kulturor” e disa mendojnë se Freudi qe guri i themelit të doktrinës socialiste dhe burimi i manisë për edukatën e seksit, kundërshtimin e familjes, denigrimin e autoritetit, zhdukjen e fesë e me të uljen e karakterit. “Shkenca e biheviorizmit” për do kohë luajti një rol me rëndësi ndër shkolla të ndryshme në Europë dhe Amerikë saqë qe shpallur si një edukatë progresive dhe përkatëse për kohën, por pa shkuar gjatë u bastradua aq sa E. D. Hirsch Jr. e thiri “edukatë të stilit të kafeneve” diçka prej kësaj e diçka prej asaj, shkollat prodhuan të diplomuar me pak njohuri e si rezultat qe një kalbësirë, gjë pa themel e dështoi”. Në Skoti Robert Oven që sot njihet si baba i Socializmit modern, si shumë të tjerë të asaj kohe, mendoj se personaliteti i njeriut është “deformuar nga indoktrinimi i fesë”. Eksperimentet që u mundua të bëjë Skoti edhe më vonë në Amerikë nuk i patën kurrfarë rezultati. Loro Stajka Kulti i Perandorit Jetonte dikur në një vend që vetë Krijuesi e ka bekuar për tokën, klimën dhe fisnikërinë e njerëzve, i cili megjithëse gati në qendrë të Evropës nga dikush qe konsideruar as lindje dhe as perëndim, një “Perandor” që në të vërtetë nuk u bë kurrë i tillë dhe me bëmat e tij la pas një “brengë” të madhe. Ai ishte nga natyra tepër i zgjuar e naiv, kishte një trup jo shumë të gjatë dhe mendje të lartë. Fytyra e tij vinte pak si një përzierje racash. Ishte liberal e konservator, demokrat e diktator, ushtarak e anarkist, masovik e aristokrat, mirënjohës e mosmirënjohës, i çiltër e cinik, babaxhan e aventurier, murg dhe i gjitha qejfeve, i butë e i egër, e tjera, e tjera. Me një fjalë shumë engjëll dhe tepër djall. Pra si me thanë pak nga të gjitha. Shkaku. Përveç dhuntive kishte punuar e studiuar shumë dhe zotëronte në perfeksion disa degë të shkencave politiko-shoqërore. I zoti për të bërë të bardhën të zezë dhe të zezën të bardhë. Mjeshtër i fokusimit të goditjeve, përdorues i shkëlqyer i “Mekanizmit të Brrylit” për t’i zmadhuar ose zvogëluar disa herë në shumëfish proçeset dhe fenomenet në favor të zbatimit të synimeve dhe objektivave të tij. Sipas një dokumentacioni tepër sekret, i cili ndodhet në një arshivë misterioze disponohen dokumenta autentikë që vëretojnë se ai personalisht kishte udhëtuar dhe komunikuar direkt me botën e shpirtrave të galaktikës “Largësia”. Me fjalë të tjera or vëlla, ai ishte në gjigant i përmasave fantastike në këtë dyrnja. Një ditë të bukur pranverore kur frynte një fllad i lehtë dhe i ngrohtë nga deti atij i erdhi një mendim, i cili i futi në shpirt një pasion të tmerrshëm. “Po unë jam i dërguari i “Mesisë”, shpëtimtar i këtij vendi që do t’i rregulloj njëherë e përgjithmonë këto njerëz në rrugën e përparimit, të mirëqenies dhe të prosperitetit. Sigurisht nuk jam i vetëm, unë i organizova duke formuar një “bashkësi” solide, i frymëzova, i drejtova dhe i hodha në luftën glorioze për pushtet e kurorë. Kërkoni të pyesni: “Kush fitoi më shumë?” Mos u ngutni. E shoh. Mezi prisni të përgjigjem. Atëherë po ju themi: Të gjithë ne. Si thatë. Ju duket sllogan. Jo ore. E keni gabim. Në termin “të gjithë” secili ka pjesën, kontributin dhe shpërblimin e vet. pastaj vjen çeku i majm me borderotë e të ardhurat e tjera që na takojnë çdo ditë. Një diçka tjetër. Më duket se harruat problemin kryesor. Prandaj bëni kujdes. Ju flet Perandori, më sakt kandidati për fron dhemë mirë “brenga” e tij. Dëgjoni mirë. Mbi të tërë është komanda e përgjithshme dhe mbi atë jam vetëm unë dora vetë udhëheqësi juaj legjendar dhe komandanti i pazëvendësueshëm për fronin e Perandorit. Bashkësia ka një kryetar dhe ai jam unë, komanda ka një komandant, i cili jam unë, vendi ka një “Perandor” që domosdo është dhe do të jetë vetëm unë. Mos u çuditni. Mbajeni veten. Po dëgjoj zhurmë. Kush kërkon me folë. Keni kundërshtime. Si thatë. Një pjesë nuk është dakord. Pse kështu. Jeni hedhur në opozitë. Shumë keq. Kjo është herezi, revoltë. Qenkeni grizhë e çakërdisur dhe mosmirënjohëse. Ju ka tërbuar e mira. S’keni faj. E shoh që nuk jeni në terezi. Një dush me ujë të vakët do ju sjellë në vete. Do ju forcoj trupin dhe ndërgjegjen. Besoj edhe bindejt tuaja ekstrapragmatiste. Bile më shumë. Ju duhet të mësoni shkëlqyeshëm veçanërisht artin e profesionit tonë, politikën. Me fjalë të tjera, artin e bukur të oratorisë, të premtimeve të bujshme elektorale, të demagogjisë, gënjeshtrës, mashtrimit, propagandës, të buzëqeshjeve, puthjeve e përqafimeve, të korrupsionit, të manovrimit e të nënshtrimit. Të gjitha këto dhe të tjera për një synim final që të bëheni princër e milionerë. Më korrigjoni spse u shpreha gabim. Po qe princ je edhe milioner dhe po u bëre milioner je kurorëzuar “princ”. Në teori, ndofta mund të mos i dini të tëra, por në praktikë jam i sigurtë që jeni mjeshtra, asa të vërtetë. Një gjë të tillë e realizoni çdo ditë. Pagat tuaja s’ka kandar që i peshon, me ju thanë o bobo moj nanë, mos i shikoftë syri i keq. Lum ju që i keni. Jeni me fat. Për ta mbyllur ju jeni shumica, më saktë vetë bashkësia, ndëra unë jam vetëm njëshi. Atëherë gjykoni vetë si mund të jemi njëlloj. Me fjalë të tjera ju të gjithë së bashku jeni vetëm një dhe nga ana tjetër unë i vetëm “zotëroj” numrin një, i cili automatikisht kthehet në katror. Besoj që më kuptoni drejtë. Numëruesi dhe vetë thyesa e tij nuk kanë nevojë për koment. Që në lashtësi nuk ka kope pa bari me shkop dhe qen, më të fuqishëm se ujku. Pa bari grizha humbet rrugën, drejtimin dhe përparimin e saj. Vjen një ditë që ajo çorientohet, dëmtohet, divorcohet e shkatërrohet nga keqbërësit dhe gjithëfarë hajdut e grabitës të natës e të ditës. Bashkësia jonë për të funksionuar ka nevojë për disiplinë, mbi të gjitha për një kod të shkruar, i cili në çdo kohë të ndryshohet, përpunohet, të stukohet dhe të rinovohet. Kodi në çdo moment duhet të plotësojë kërkesat tona. Pse e themi këtë. A nuk është vetë jeta në ndryshim dhe rilindje të vazhdueshme. Por ai ka edhe anët negative, pengesat, burokracinë, akrobacitë e marifetet e veta. Ato duhet t’i parashikojmë. Ndryshe e mori ferra uratën. Nuk pranojmë dogma. Ato janë të ngurta si shkëmbi, të ftohta si akulli dhe pa jetë. Atëherë zotërinj të nderuar lipset të kemi vëmendje e kujdes. Kjo është shumë serioze dhe… jetike për ne. Prandaj, secili anëtar të kuptojë dhe të zbatojë me vetëdije detyrat e tij. Kush është kundër të deklarohet ballazi në shesh të burrave. Çdonjëri prej nesh të mendojë e të veproj si me zemër në dorë. Mendimet e liga janë kundërshtari ynë më i madh. Ata nuk do t’i lejojmë kurrë. Do t’i godasim që në embrion. Nderi u takon atyre që me devocion e korrektesë kryejnë detyrën. Pra përpara o burra mos hezitoni fushat e livadhet shkëlqejnë si ar, hidhuni në sulm me duar lidhë mos qëndroni, dita jonë agoi ajo për ne ka ardhë. Po vij prapë tek prijësi juaj kandidati për Perandor. Tregohuni më besnikë, më të sinqertë, të zgjuar dhe racionalë me të. Ju paralajmëroj. Më parë duhet të mësoni shumë mirë thelbin e çështjes sonë, aty ky në fshehtësi rreh çekani i djallëzisë, i bërrylit dhe i pabesisë, sepse ne kurrë nuk kemi qenë, natyrisht nuk jemi dhe as do të jemi ndonjëherë njëlloj e të barabartë. Ka gjithëfarë element, shtresa e nënshtresa të ndryshme grupimi ynë. Për këtë duhet të studioni çdo ditë pa pushim, me vëmendje, kujdes dhe laps në dorë. Ndryshe nuk fitojmë. Unë do të bëhem Perandor. Kjo është e vërtetë si një edhe një bëjnë dy. Non stop. Nuk e lëviz as topi. Mos bëni sikur nuk kuptoni dhe nuk dini asgjë. Kjo është dëshira ime, ëndrra e fëmijërisë sime, dashuria e parë dhenjë “Altre Ego” tjetër. Nuk bëj shaka. E them troç në shesh të burrave. Po qe nevoja edhe në fushë të mejdanit. Në duel do të dalë fitimtar dhe fushën do e pushtoj. Tani besoj e shpresoj që e keni shumë të kjartë. Pushteti më takon mua. Unë jam drejtësia, legjislativi, ekzekutivi, e drejta dhe mbi të gjitha, Shteti. Mund të thoni se këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Në realitet ky është një fenomen normal që ka ndodhur edhe në vende të tjera. Patjetër në Evropë e Amerikë. Në kapitalizëm janë të natyrshme. Po nuk luftoi “bashkësia”, më falni “koka” e saj për pushtet, ç’kuptim ka ekzistenca, veprimtaria dhe objektivat e saj. Ky është kusht i domosdoshëm. Ajo është si karburanti, i cili digjet çdo ditë për të vënë në lëvizje gjeneratorin e makinerisë gjigande – Shtet. Pa atë nuk ka organizim, drejtim, zhvillim, përparim, nuk ka karrika, poste, kolltuqe, para, grada, honorare dhe së fundi nuk ka frone e Perandorë. U përpoqa me sa munda, nuk lashë mjet pa përdorur por një ditë më tha arusha: “Ç’bëhet kështu!… Deri kur ky horror. U bëre i bezdisshëm si morr”. Pra djema. Ajo më tha ndal, mos lëviz, kthesë e fortë, rregullo drejtimin. Pikë rreziku. Menjëherë më iku kllapia, egoja e fortë dhe mërzia. Bashkë me to edhe marrëzia. Më saktë ndryshova vetëm masën, volumin dhe gradacionin e tyre. Ju mund të pyesni: në cilin drejtim? Ah, ah, ju lutem. Këtu ndal. Nuk mundem më tej. Nuk i han daja ato kokrra arra. Froni është i madh, i lartë, i lakmueshëm dhe i mrekullueshëm. Ne jemi shumica. Synimi ynë Evropa. Nuk është e lehtë. E falenderojmë nga zemra që po hap portat e saj për ne të “ardhurit” na “xhixhimaçini i largët”. E përsëris edhe një herë. Ju jeni krijesat e mija. Pa mua nuk do të ishit këtu. Me socializmin fitimtar po ndërtojmë kapitalizmin. A ka mrekulli më të madhe. Të gjitha klasat i zhdukëm. Punëtorët e mbetur në minorancë u bënë persona, njerëzit e kamur në biznesmen, kurse vegjëlia dhe ata që vuajnë për bukën e gojës në popullatë e nevojës së parë, e dytë, e tretë e kështu me radhë. Gjithashtu skamja e mjerimi u “pagëzuan” me emrin asistencë. Fshatarsia u transformua në fermerë, fermerët në tregtarë dhe këta të fundit në qytetarë. Hajde gjeje fillin. Gjithçka në rregull. Kështu tani e tutje nuk dua më fjalë, ankesa e kundërshtime. Dua vetëm ballafaqim drejtpërdrejtë në skenë dhe “Dall Vivo”. “Në horizontin tonë nuk ka më re dhe shtërngata, por edhe nëse ka këto do jenë gjithnjë e më kalimtare, me kusht që ne të heqim dorë nga pasioni dhe mendimet tona për të kërkuar fronin e Perandorit”. Me fjalë të tjera unë madhëria ime, sundimtari i madh dhe i plotëfuqishëm i kësaj toke udhëheqësi absolut i shumicës deklaroj se qielli ynë u pastrua nga retë dhe shtërngatat që i solli kandidatura ime për Perandor. Por forca madhore bëri punën e saj. Të tjerët më ndaluan vrapin dhe hovin duke mos më lejuar të ecja më tej. Kështu vendi shpëtoi nga ciklone të tjera më të fuqishme e të rrezikshme. Ata ma vunë bërrylin deshën me ma fu., fu., fu., por edhe unë me të gjitha mjetet që disponoj do ti fo., fo., fo. Fokosoj në qendër të prap… së tyre. Ju lutem më dëgjoni mirë. Na vihet detyrë të heqim dorë përfundimisht… nga interesat personale për karrierë të çdo anëtari ashtu siç ndodhi me mua. Edhe këtu unë jam shembull i shkëlqyer për ju. Natyrisht duke i shtuar argumentin e padiskutueshëm që shoku Belul nuk diskutohet. Zbatoni porosinë e lashtë “mos bëni si bëj unë, por veproni siç them unë”. Unë ju kam udhëhequr dhe kurdoherë do ju drejtoj drejt fitoreve të reja. Mua më takonte plotësisht froni pavarësisht që e dhurova atë ose më saktë më detyruan. Ah, i mjeri unë. Sa keq. Këtu qëndron brenda ime. Ajo ka madhësinë dhe thellësinë e oqeanit. Ma grabitën me urtësi të rrallë. Përdorën edhe marifete. Ata sollën një erë të re, e cila nxorri zogun nga kafazi. Përsëri isha i pari që i ktheva fytyrën dhe thitha ajrin me aromën e këndëshme të saj. E dyta, me shpejtësinë e dritës mora në dorë stafetën dhe manovrova, por edhe kontribova. Unë i dhashë impulse të reja asaj. Kam edhe një sqarim tjetër. Më tepër për një kuptim më të mirë. Unë doja fronin jo vetëm për vete por në radhë të parë e kryesisht për t’u shërbyer njerëzve, për dobinë e vendit tim. Secili prej jush e ka shpirtin në trupin e tij, kurse mua më ndodh e kundërta, trupin e kam në folenë e shpirtit tim. Mos u çuditni. Jam një qenie e mistershme pothuajse e mbinatyrshme, gjysma njeri, po aq fantazmë dhe ajo që mbetet pjestuar me një numër pambarim zerosh është baraz xhindi. Shpresoj që u kuptuam. Konkluzionin nxirreni vetë. Ju anëtarët e bashkësisë sonë nuk keni kurrë të drejta të pakufizuara. Pra asnjëherë në çfarëdo pozicioni e gjykimi që të jeni nuk duhet t’ju shkojë mendja qoftë edhe për të kujtuar fronin e madhërueshëm të Perandorit tonë të lavdishëm “Allahbirëçkanagjeti”. Ajo që ndodhi mos të përsëritet më. Për këtë jamë mërzitur dhe hidhëruar pa masë. Më saktë në gjoksin tim më është grumbulluar një lëmsh plot me ferra urrejtje dhe helmi. Mund të pyesni kundër kujt? Ju përgjigjem me sinqeritetin më të madh kundër personit tim, i cili për të mirën tuaj, të popullit dhe të fronit sakrifiko gjithçka, edhe atë vetë.
Si the ti atje nga fundi. Ah, po, gati sa harrova. Ju jeni shoku Shu. Ju kërkoni me marifet dhe fjalë të zgjedhura të pakësoni sa më shumë zjarrin e brengës sime. Të falemnderit. Jeni i nderuar. Kështu pra, erdhi një ditë që sharra ime mbeti në gozhdë. Pavarësisht nga kjo, shyqyr Zotit jetoj si mbret. Asgjë nuk më mungon. Ehu sa ka zanati. Po nuk je i shkathët humbet. I zoti e çon gomarin nga balta. Gjithsesi në thellësinë e shpirtit tim kam bërë një betim: O do bëhem Perandor, o do vdes. Konsiderojeni si të dëshironi. Mos harroni që kam lëkurën e trashë dhe vetëm forca madhore do më mundë. Ah! Froni i Perandorit!? Ti je lumturia ime, fatkeqësia ime dhe Brenga ime. Dua të ju kujtoj të keni më tepër kujdes. Mos e merrni si një diçka të rëndomtë. Flasin seriozisht. Në çdo moment edhe kur jam në “qejfin” më të madh në banjo parashikoj, krijoj ide, projektoj, ristrukturoj, korrigjoj, plotësoj, saktësoj, ndryshoj dhe të tjera. Por ndonjëherë më shkrepet edhe të riskoj dhe kur “ndizem” unë do jeni në rrezik të gjithë. Pa guxim dhe fat nuk ka veprimtari, para, pushtet, fuqi dhe dashuri. Që larg në qiellin tonë të kaltërt shoh shpresa e dëshira të mëdha, lajme e gëzime të reja, ndërrimin e gjithçkaje që lëviz globin, që rrotullohet më shpejt, shikoj frone që shkojnë dhe vijnë, sidomos njërin nga ato, i cili si një top bingoje do të vijë një ditë që të ulet në prehrin tim. Luigj Temali Në Itali ka filluar Operacioni “fshesa” -“Vëllezërit Ujq” në politikë “shqyhen” me njëri-tjetrin për kërmën e kolltuqeve qeveritare. -Shqiptarët udhëkryqeve të Europës, pa Identitet. Para disa ditësh në Itali filloi “aventura” e radhës… Operacioni “fshesa” nuk i kursen qindra shqiptarë që mbushin qelitë e komisariateve të policisë italiane, pa bërë asnjë krim penal, por i vetmi “krim” është se kanë hyrë në Italinë e ëndrrës për të punuar e jetuar ilegalisht. Edhe pse për disa vjet i kanë shfrytëzuar si skllevër, pa asnjë të drejtë ligjore nga pronarët e tyre. Ka disa ditë që gazeta më e madhe italiane “Corriere della Sera” shkruan për diskriminimin racist të ligjit të Berluskonit ndaj emigracionit në Itali, ligj që është kundërshtuar me forcë nga opozita italiane. E, megjithatë shteti italian vendos vetë për ligjet e veta, duke shkelur Konventën Nr. 11 (miratuar nga Konferenca e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Punës në sesionin 42, të mbajtur më 25 qershor 1958, hyrë në fuqi më 15 qershor 1960). Sipas Deklaratës mbi të Drejtat Njerëzore të personave që nuk kanë shtetësinë e vendit ku jetojnë, miratuar nga Asambleja e OKB, me rezolutë 40/144 (dt. 13. 12. 1985). Kurse shteti italian i shkel në mënyrën më flagrante këto parime ndërkombëtare duke shkelur liritë themelore të drejtave të njeriut. Pasi i kalon afatet kohore të mbajtjes në izolim të emigrantëve (kur ata figurojnë të paligjshëm në Itali) edhe pse pas tre ditësh, duhet t’i kthejnë në vendet e tyre (sipas ligjit). A lejohet që në një vend të Europianizuar të ndodhin shkelje kaq të rënda duke na përbuzur e poshtëruar kaq çnjerëzisht? Sipas Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme 43/173, dt. 9 dhjetor 1988, në parimin 4 thuhet: “Çdo formë ndalimi ose burgosje, dhe çdo masë që ndikon në të drejtën e njeriut të në personi gjatë ndalimit ose burgimit duhet të kryhet me urdhër dhe t’i nënshtrohet efektiv të një autoriteti ligjor, ose autoriteti tejtër.”. Dhe kundër kësaj rezolute të Konventës Ndërkombëtare, shteti italian vepron qetësisht, pa i hyrë asnjë gjemb në këmbë, (pasi shteti shqiptar s’është i zoti t’i kërkojë llogari), duke i mbajtur emigrantët shqiptarë të izoluar mbi 12 ditë në për qeli, deri sa të rregullojnë kthimin e tyre, pa prishur terezinë e tyre, pasi s’ka kush i kap prej veshi. Sipas informacionit telefonik (dhënë “Shqipërisë Etnike”, emigrantët H.B.; K.F.) nga qyteti i Shkodrës thonë se: -Kanë filluar kontrolle mjaft të egra për dokumentin magjik të quhet Soxhorno. Na kanë kontrolluar në punë për dokumenta. Ne kemi 3-4 vjet që punojmë këtu në ndërtim, dhe ende s’kemi patur fatin për t’u pajisur me lejeqëndrimin ligjor. Prisnim të dilte ligji nga parlamenti italian. Pasi doli ligji, dhe u publikua, ne u drejtuam në Konsullatën Shqiptare në Milano, për t’u sqaruar dhe pajisur me dokumentat e duhura. Personeli shqiptar i konsullatës kërkonte nga 5 milion lekë për të ndërhyrë për të legjitimuar shtetasit shqiptarë me lejen e qëndrimit në Itali. Dhe ne që s’paguam dot 5 milionët patëm fatin e hidhur të ndodhemi në qelitë e paraburgimit në Milano. Nuk e dimë se kur do të na kthejnë! Kërkojmë ndihmën tuaj, si gazetë e shqiptarëve, kudo që ndodhen në për botë. Operacioni i policisë italiane ka përfshirë edhe shtetaas të komuniteteve të tjera, si: Rumani, Bullgari, Turqi, Marok, etj. Por ata i kanë nisur, pasi kanë ndërhyrë autoritetet diplomatike të shtetit të tyre, që ndodhen në Itali, kurse autoritetet e shtetit shqiptar këtu janë njerëzit më të korruptuar, që ne s’na e hapin portën, dhe po t’i kundërshtojmë lajmërojnë policinë. Ne nuk i përkasim atij kontigjenti shqiptarësh që merren me drogë, prostitucion, apo krime të tjera. Jemi vetëm punëtorë që kemi jetuar me forcën e krahut tonë, që na kanë shfrytëzuar deri në palc, dhe tashti na trajtojnë si skoriet e njerëzimit. Kurse ata që merren me drogë e prostitucion janë të lidhur me mafien italiane dhe pushtetarët shqiptarë, sepse fill i vetëm nuk bën dot “mrekullira”. Dhe gazeta “Shqipëria Etnike” shpreh shqetësimin qytetar, atdhetar, gazetaresk ndaj fatit të hidhur të këtyre emigrantëve shqiptarë, që punojnë me djersën e tyre të pastër, por që i mungon liria legjitime, i mungon identiteti i nëpërkëmbur, identiteti që shqiptarët e kërkojnë si gjënë më të çmueshme në jetë. Po kush mendon për shqiptarët? Italia që na diskrediton, na quan të gjithëve kriminelë, dhe na mbyt në Otranto?! A s’ndodhi gjëma e zezë më 28 mars të vitit të çmendur 1997, ku dhjetra gra, fëmijë e të rinj u kthyen në ushqim për peshkaqenët e kufirit ujor të italianëve? Dhe autoritetet italiane drekonin uiskin me mish të majmë peshkaqenësh së bashku me homologët e tyre shqiptarë. Kur edhe valët e tërbuara të detit urtësoheshin nga klithmat e bebeve, nga ninullat e nënave të reja, nga psherëtimat e mbytura të të rinjve, që vdekja e tmerrshme i nguli kthetra pabesie nga anija italiane “Sibila”. Dhe dosja e akuzës, ka zënë myk tash pesë vjet në organet e drejtësisë italiane, sepse autoritetet italiane janë miq të autoriteteve shqiptare, dhe “miku, mikut nuk ia prish”. A nuk ndodhi dhe para pak ditëve tragjedia e radhës… ku gomonia me 27 shqiptarë u godit nga motovedeta e rojeve italiane, dhe shqiptarët e mjerë puthin tmerrin e detit të pabesë…??? Kurse pushtetarët shqiptarët kacafyten si qenë të tërbuar, se kush të kafshojë “copën” më të majme, duke e shndërruar Shqipërinë në xhungël krimi, e në një pellg mjerimi e fatkeqësie. E nënat shamizeza, hedhin luleve valëve të zemëruara, “të pafuqishme” për të ndaluar këto krime çnjerëzore. E rinia shqiptare e var vdekjen në sy, dhe ikën nga Shqipëria. Këtu e ndjen veten bosh, pa perspektivë, kërkon të jetojë si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre nëpër botë. Ikin… ikin përtej detit… dhe aty i pret tjetër zhgënjim i pamasë, që për hir të disa degëve të thata, të shtrembëra që ndodhen në stivë, djegin të tërë turrën. Dhe qeveria shqiptare, s’mundet ta ngrejë zërin në Komitetin Europian, edhe në botë, pasi “laringu” i tyre është “helmuar” nga krimi dhe korrupsioni relativ. Deri kur shqiptarët do të durojnë këtë politikë regresiste, me fasadën “engjëllore” të servilëve, të hipokritëve, të demagogëve, të hajdutëve??? Kur shqiptarët do t’i vënë fre, “lypsave” politikë, që kur kanë nevojë për votën tonë vijnë si macet dhe kërkojnë të lëpijnë edhe pjatat e palara, sikur të ishin vërtetë “miq” të shtëpisë?! Dhe ne i besojmë verbërisht, prandaj dhe i vuajmë hallet që janë ngulur si gozhdë me fatet tona, dhe ne sërish i duam, i duartrokasim kur vijnë e na përrallisin në takime mes intelektualëve të qytetit. Por harrojmë, se kur kapin majat e pushtetit s’janë gjë tjetër veçse një kope e pështirë politikanësh me nofkën “Vëllezër Ujq” së “Shqyejnë” njëri-tjetrin për kërmën e kolltuqeve qeveritare. Dhe fatet e shqiptarëve mbeten udhëkryqeve të Europës, pa Identitet. Fatime Kulli Ja si merren vizat në Ambasadën Gjermane, kur paguan 1500 dollarë Shqiptarët hallexhinj dhe fatkeqë, është e vështirë që me hir a pahir t’i largohen “fantazmave” të pangopura të “firmave piramidale”. Dhe pikërisht qytetarët me radhë të gjata, e shumë stërmundim derdhin paratë e tyre në Ambasadën Gjermane, por me një ndryshim nga “firmat piramidale” të vetë shqiptarëve “Bosa”, sepse në Ambasadën Gjermane nuk do të marrësh fitimin e përqindjeve, por një vizë Shengen. Por e gjithë kjo mundësi, i buzëqesh atyre qytetarëve, që kanë fatin të bien në dorë të parë me 1500 Euro, ose 1500 dollarë. Edhe pse të bësh dokumenta krejtësisht, sipas rregullave konform ligjeve dhe kërkesave të Ambasadës po nuk pagove 500 dollarë përndryshe s’merr vizë. Dhe në këtë kurth të “firmës piramidale” në Ambasadën Gjermane ra brenda dhe biznesmeni me inicialet Nd. Al…, i cili i nervozuar u prononcua pranë gazetës “Shqipëria Etnike”: -U zhgënjeva plotësisht me Ambasadën Gjermane. Nëse nuk do ta provoja vetë, nuk do ta besoja kurrë, që një ndër shtetet më me kulturë diplomatike e ligjore në botë të ketë personel diplomatik në Tiranë, të korruptuar. Në Ambasadën Gjermane ndiqen rregullat (vazhdon të rrëfejë Nd…) si më poshtë: -Proçedura është me shkru emrin, por nëse dëshiron të futesh brenda ditës, “gërmo” para Ambasadës, sepse gjen persona që me 150 Euro, të fusin në moment, (këta janë bashkëpunëtorët e personelit të Ambasadës), mjafton t’i bini telefonit, numrin e të cilit nuk po e deshifrojmë të saktë -0682247…- pasi nuk duam t’i bëjmë reklamë sekserëve, sepse nuk është ky misioni i gazetës. -Proçedurë tjetër është të paguhet siguracioni shëndetësor, për aq ditë sa kërkon vizë. Edhe nëse s’e merr vizën, paratë nuk kthehen më, dhe kështu shtetasi mbetet i dëmtuar, pa përgjigjen e “diagnozës”. Ku shkojnë këto para??? -Proçedurë tjetër është, se para paguhen paratë e vizës, dhe kur s’e merr vizën kthehet vetëm 1700 lekë. Dhe pyetja sërish pa përgjigje: -Nuk kthehen të gjitha paratë. “Kështu janë rregullat gjermane”. -Proçedurë tjetër; Të japin një numër telefoni, me u sqaru në Gjermani …071348035. Megjithatë të dashur qytetarë, mos u lodhni kot (vazhdon rrëfyesi Nd.) se po nuk paguat 1500 Eurot, s’merrni vizë, i keni apo s’i keni në rregull dokumentat! Ky është “ligji kapitalist” i sekserëve, që janë fijet e holla të merimangës korruptive të personelit shqipar që punojnë brenda në Ambasadën Gjermane si zoti Pëllumb Havari e Bashkim… që sigurisht pa personelin gjerman s’do t’i koordinonin mirë fitimet e tyre, që në një ditë fitojnë mijëra dollarë. Po të bisedosh me turmën e qytetarëve në radhë, për të futur dokumentat, ose për të marrë vizën, mëson më shumë… Edhe kosovarët, të cilët nuk kanë leverdi të sorollaten me javë nëpër Tiranë, tregojnë pa asnjë presion, se paguajnë për marrjen e vizës. Ndërsa ata “xhepagrisur” ose “korrekt” që s’paguajnë, provojnë sërish fatin për javë e muaj, dhe vizë nuk merr, por as edhe përgjigje, pse s’e merr… edhe pse janë të pajisur me të gjitha dokumentat në konform ligjit të Ambasadës Gjermane. Dhe kur bëhen të tilla pazare në supershtetin Europian, siç është Gjermania, çfarë mund të themi për vendet e tjera që në Shqipëri vijnë e pasurohen me fukarallëkun e shqiptarëve. Megjithëse këtu në Shqipëri thuhet një fjalë e urtë popullore “Sheh rrushi, rrushin e piqet” dhe Ambasada Gjermane “punon” si simotrat e saj Italiane, Amerikane, etj. Dhe Shqipëria ende s’ka zot, të mbrojë shqiptarët nga shkeljet e padrejtësitë që bëhen në kurriz të tyre, vetëm për t’u pasuruar. Fatime Kulli Bin Ladenin, Jaser Arafatin, terroristët kudo i pështyjnë në fytyrë. Vrafshin veten, jo qytetërimin. -Me bijtë e Allahut puna do jetë e vështirë. Vetëm nëse pjesa e Perëndimit resht së mbushuri brekët e mbledh mendjen dhe jep një dorë ndihmë- -Janë kamikazë, të varfër dhe gjynahqarë- Do lehaqenë luksi, politikanë ose të ashtuquajtur politikanë, intelektualë ose të ashtuquajtur intelektualë, si dhe do individë të tjerë që nuk e meritojnë të quhen “qytetarë”, po sillen përgjithësisht në të njëjtën mënyrë. Thonë: “Ok! Mirë se ç’iu bë amerikanëve!” Unë i pështyj në fytyrë. E mllefosur si unë, poetesha afro-amerikane Maya Angelou ulëriu: “Be angry! It’s good to be angry, it’s healthy! Mllefosuni. Është mirë të mllefosesh! Të bën mirë të mllefosesh!” Nëse mua më bën mirë apo jo, këtë nuk e di. Por e di që atyre s’do t’u bëjë mirë, e kam fjalën për ata që admirojnë Usama Bin Ladenët, për ata që shprehin dhembshuri a simpati a solidarësi.
Me kërkesën tënde ke ndezur një shkrehës të cilit prej shumë kohësh ia ka ënda të shpërthejë. Ke për ta parë. Më kërkon edhe të tregoj se si e kam përjetuar këtë Apokalips. Me një fjalë, të të jam dëshminë time. Po nis, pra, prej saj. *** Isha në shtëpi, shtëpia ime ndodhet në qendër të Manhatanit, dhe më ora nëntë plot pata ndjesinë e një rreziku. Të një rreziku që mbase s’do të më prekte, por që sigurisht kishte të bënte me mua. Ndjesia që provohet në luftë, madje në luftim e sipër, kur me çdo por të lëkurës sate ndien plumbin ose predhën që ia mbërrin, ndërsa ti mpreh veshët dhe i thërret atij që ke pranë “Poshtë! Shtrihu!” E skajova prej vetes ndjesinë. Nuk isha aspak në Vietnam, nuk isha aspak në një nga ato luftëra të shkërdhyera që, qysh prej Luftës së Dytë Botërore, ma kanë nxirë jetën. Isha në New York, apo jo, në një mëngjes të mrekullishëm shtatori, viti 2001. Por ndjesia vijoi të më kaplonte, e pashpjegueshme, dhe bëra atëherë atë që në mëngjes nuk e bëj asnjëherë. Ndeza TV-në. Eh, zëri nuk punonte. Figura po. Dhe në çdo kanal, se kanale këtu ka gati njëqind, shihje një kullë të Qendrës Botërore të Tregtisë që digjej si një kunj vigan shkrepseje. Ndonjë qark i shkurtër? Ndonjë avion i vogël i rrëzuar gabimisht? Apo një akt terrorizmi i përllogaritur? Thuase e paralizuar, ndenja e ia ngula sytë dhe, ndërsa ia kisha ngulur sytë, ndërsa ia bëja vetes këto tri pyetje, ja se ku në ekran u shfaq një avion. Dhe, duke fluturuar shumë ulët, drejtohej nga kulla e dytë si një bombardues që merr shenjë objektivin dhe lëshohet mbi të. Atëherë e kuptova. E kuptova edhe përse, po atë çast, zëri erdhi dhe u dëgjua një kor ulërimash të egra. Të përsëritura dhe të egra: “God! Oh, God! Oh, God, God, God! Gooooood! Zot! Zot! O Zot! Zot, Zot, Zooooooot!” Dhe avioni u krodh në kullën e dytë si thika brenda një pakoje gjalpi. Ora ishte 9 e 15 minuta. Mos më pyet se çfarë provova gjatë atyre pesëmbëdhjetë minutave. Nuk e di, nuk e mbaj mend. Isha një copë akulli. Edhe mendja më kishte ngrirë. S’mbaj mend as nëse disa gjëra i pashë në kullën e parë apo në të dytën. Njerëz që, për të mos u djegur të gjallë, hidheshin nga dritaret e kateve të tetëdhjeta ose nëntëdhjeta, për shembull. Thyenin qelqet e dritareve dhe hidheshin poshtë siç hidhemi nga një avion kur jemi të lidhur me parashutë. Dhe binin ngadalë, ngadalë. Duke lëvizur këmbët dhe krahët, duke notuar në ajër. Po, dukeshin sikur notonin në ajër. Dhe s’mbërrinin kurrë. Por ja, aty nga katet e tridhjeta, përshpejtonin. Zinin përpëliteshin pa shpresë, besoj të penduar, thuase thërrisnin help-ndihmë-help. Dhe ndoshta thërrisnin vërtetë. Më në fund binin përdhé: paf! A e di, unë pandehja se kisha parë gjithçka në luftërat. E quaja veten të vaksinuar prej luftërave, dhe në përgjithësi jam. Asgjë s’më befason. As kur idhnohem, as kur më vjen të ndohtë. Por në luftërat kam parë gjithmonë njerëz që vdesin të vrarë. Nuk kam parë njerëz që vriten vetë duke u hedhur pa parashuta nga dritaret e një kati të tetëdhjetë, të nëntëdhjetë ose të njëqindtë. Në luftëra, pos kësaj, kam parë gjithnjë gjëra që shpërthejnë. Që shpërthejn së jashtmi, rreth e përqark. Dhe kam dëgjuar gjithmonë gjëmime të fuqishme. Ndërsa ato dy kulla nuk shpërthyen së jashtmi. E para shpërtheu së brendshmi, gëlltiti veten. E dyta u shkri, u tret. U shkri nga nxehtësia si një palo gjalpi e vënë mbi zjarr. Dhe gjithçka ndodhi, ose m’u duk mua se ndodhi në një heshtje varri. Si kishte mundësi? Qe vërtetë ajo heshtje apo e kisha brenda meje? Duhet të të them edhe se në luftëra kam parë gjithmonë një numër të kufizuar të vdekurish. Çdo luftim, dyqind a treqind të vdekur. E shumta katërqind. Si në Dak To, në Vietnam. Kur beteja mbaroi, amerikanët zunë t’i mblidhnin, t’i numëronin, dhe unë nuk u besoja syve. Në masakrën e Mexico City-it, atë ku edhe unë mora një dorë të mirë ciflash, të vdekur mbodhën së paku tetëqind. Dhe, kur më flakëritën në morg duke më pandehur të vdekur, kufomat që m’u mblodhën përreth m’u dukën si përmbytje. E pra, në dy kullat punonin thuase pesëdhjetë mijë vetë. Dhe shumë pak mundën të delnin në kohë. Ashensorët nuk punonin më, vetëkuptohet, dhe për të zbritur në këmbë nga katet e fundit duhej një jetë e tërë. Po të lejonin flakët. Numrin e të vdekurve ne s’do ta marrim vesh asnjëherë. (Dyzetmijë, dyzetepesëmijë…?) Amerikanët s’do ta thonë kurrë. Për të mos e theksuar gjëmën e madhe të këtij Apokalipsi. Për të mos i dhënë kënaqësi Usma Bin Ladenit dhe për të mos nxitur Apokalipsë të tjerë. Mandej dy humellat, që thithën dhjetëra mijëra krijesat, janë shumë të thella. E shumta, punëtorët do të nxjerrin nga toka copëra gjymtyrësh të hapërdara. Një hundë këtu, një gisht atje. Ose njëfarë lluce që duket si kafe e bluar, por që është lëndë organike. Mbetja e trupave që, sa hap e mbyll sytë, u shkatërruan. Dje kryetari i bashkisë Giuliani dërgoi edhe dhjetëmijë thasë. Por s’hynë në punë. Çfarë ndiej për kamikazet që vdiqën së toku me ta? Kurrfarë respekti. Kurrfarë mëshire. As edhe një fije. Unë që gjithsesi, në fund të fundit, i kthehem përherë mëshirës. Kamikazet, d.m.th. ata që vrasin veten për të vrarë të tjerët, gjithmonë i kam pasur zët. Duke filluar prej atyre japonezë të Luftës së Dytë Botërore. Nuk i kam përfillur asnjëherë si Pietro Micca-t që, për të penguar mbërritjen e trupave armike, i japin zjarr barotit dhe hidhen në erë së toku me kështjellën, në Torino. Nuk i kam quajtur kurrë ushtarë. Aq më pak i quaj dëshmorë apo heronj, sikurse m’i cilësoi zoti Arafat më 1972 duke sokëllirë e duke nxjerrë pështymë. (Ose kur e intervistova në Aman, vend ku mareshalët e tij stërvitnin edhe terroristë të Baader-Meinhof-it.) I quaj mburravecë, dhe kaq. Mburravecë që në vend ta kërkojnë lavdinë nëpërmes kinemasë ose politikës ose sportit, e kërkojnë në vdekjen e vet dhe të të tjerëve. Një vdekje që, në vend të Çmimit Oscar ose kolltukut ministror ose medaljes, do t’u sigurojë (u thotë mendja atyre) admirimin. Ndërsa, në rastin e atyre që i luten Allahut, një vend në Parajsën për të cilën flet Kurani: Parajsën ku heronjtë qijnë hyritë. Vë bast se janë mburravecë edhe fizikisht. Kam para syve foton e dy kamikazeve për të cilët flas në Ishallahun tim: romanin që fillon me shkatërrimin e bazës amerikane (më se katërqind të vdekur) dhe të bazës franceze ( më se treqind e pesëdhjetë të vdekur) në Bejrut. Kishin dalë në atë fotografi para se të venin për të vdekur dhe, po para se të venin për të vdekur, kishin qenë te berberi. Shih se ç’qethje e bukur. Se ç’mustaqe të lyera, se ç’mjekër e lëpirë, se ç’baseta spitullake… Eh! Kushedi si do të ziente zotëri Arafati po të më dëgjonte. A e di, nuk i kemi pipëzat mirë midis nesh. Nuk më ka falur kurrë as për ndryshimet e thekshme të mendimeve që patëm gjatë atij takimi, as për gjykimin që kam shprehur për të në librin tim Intervistë me historinë. Sa për mua, nuk e kam falur kurrë për kurrgjë. Duke përfshirë edhe faktin që një gazetari italian, i cili pati pakujdesinë t’i paraqitej si një “miku im”, njerëzit e tij i vunë koburen në gjoks. Shkurt fjala, nuk na hahet muhabeti. Mëkat. Sepse, po ta takoja së rishti, ose më mirë po ta lejoja të më takonte, do t’ia ulërija në surrat se kush janë dëshmorët dhe heronjtë. Do t’i ulërija: i Nderuar Zotëri Arafat, dëshmorët janë pasagjerët e katër avionëve rrugëndërruar dhe shndërruar në bomba njerëzore. Mes tyre vogëlushja katërvjeçare që u bë copash brenda kullës së dytë. I Nderuar Zotëri Arafat, dëshmorët janë nëpunësit që punonin në dy kullat dhe në Pentagon. I Nderuar Zotëri Arafat, dëshmorët janë zjarrfikësit që vdiqën duke u rrekur t’i shpëtonin. Po heronjtë, a e dini se kush janë? Janë pasagjerët e avionit që duhej të godiste mbi Shtëpinë e Bardhë, por u rrëzua në një pyll të Pensilvanisë ngase ata ngritën krye. Ata po, do ta meritonin Parajsën, i Nderuar Zotëri Arafat. E keqja është se tani Zotëria juaj bën kryetarin ad perpetuum të shtetit. Luan rolin e monarkut. I veni vizitë Papës, shpallni se terrorizmin nuk jua ka ënda, i dërgoni ngushëllime Bush-it. Dhe, me aftësinë prej kameleoni për të përgënjeshtruar veten oreçast, do të ishit i aftë të më përgjigjeshit se kam të drejtë. Por, ndërrojmë temë. Unë jam shumë e sëmurë, dihet, dhe të flas sot me Arafatët s’më bën mirë për shëndetin. *** Pëlqej më mirë të flas për paprekshmërinë që aq njerëz, në Europë, i mëvishnin Amerikës. Paprekshmëri? Por, si paprekshmëri?! Sa më e hapur të jetë një shoqëri, aq më e rrezikuar është ajo nga terrorizmi. Sa më shumë një vend është i lirë, jo i qeverisur nga një regjim totalitar, aq më shumë pëson ose rrezikon të pësojë rrëmbime avionësh ose masakra, si ato që kanë ndodhur për gjithë ato vjet në Itali, Gjermani dhe në rajone të tjera të Europës. Ndërsa tani ndodhin, të stërmadhuara, në Amerikë. Jo më kot vendet jodemokratike, të qeverisura prej regjimesh policore, kanë strehuar, financuar dhe ndihmuar gjithmonë terroristët: Bashkimi Sovjetik, vendet satelite të Bashkimiti Sovjetik dhe Kina Popullore, për shembull. Libia e Gedafit, Iraku, Irani, Siria, Libani arafatian, vetë Egjipti, vetë Arabia Saudite shtetës i së cilës është Usama Bin Ladeni, vetë Pakistani, doemos Afganistani, si dhe të gjitha rajonet muslimane të Afrikës. Në aeroportet dhe në avionët e atyre vendeve jam ndier gjithmonë në siguri. E qetë si një foshnje që fle. E vetmja gjë së cilës ia kisha frikën ishte se mos më arrestonin ngaqë shkruaja keq për terroristët. Në aeroportet dhe në avionët europianë, përkundrazi, e kam ndier veten gjithmonë pakëz nervoze. Në aeroportet dhe në avionët amerikanë, mirëfilli nervoze. Ndërsa në New York, dy herë nervoze. Në Washington, jo. Duhet ta pranoj. Avionin mbi Pentagon përnjëmend nuk e prisja. Për mendimin tim, që t’i bie shkurt, problem nuk ka qenë asnjëherë “nëqoftëse-ja”: problem ka qenë vetëm “kur-i”. Përse, kujton ti, se të martën në mëngjes nënvetëdija ime e përkapi atë shqetësim, atë ndjesi rreziku? Përse, kujton ti, se në kundërshtim me zakonet e mia e ndeza televizorin? Përse, kujton ti, se mes tri pyetjve që i bëja vetes, ndërsa kulla e parë digjej dhe zëri s’punonte, ishte edhe ajo e atentatit? Dhe përse, kujton ti, se me t’u shfaqur avioni i dytë unë e kuptova? Sepse Amerika është Vendi më i fortë i botës, më i pasuri, më i fuqishmi, më moderni, dhe thuase të gjithë ranë në këtë grackë. Edhe vetë amerikanët, me sa duket. Por prekshmëria e Amerikës lind nga vetë forca e saj, nga pasuria e saj, nga fuqia e saj, nga moderniteti i saj. Historia e vjetër e qenit që ha bishtin e vet. Prekshmëria e Amerikës lind edhe nga të qenët e saj shumetnike, nga të qenët e saj e lirë, nga respekti i saj për qytetarët dhe për mysafirët. Shembull: rreth njëzet e katër milionë amerikanë janë arabë muslimanë. Dhe, kur një Mustafa ose një Muhamed vjen, ta zëm, nga Afganistani për të parë t’ungjin, askush nuk e ndalon të vejë në një shkollë pilotimi për të mësuar t’i japë një 757-e. Askush nuk e ndalon të regjistrohet në një Universitet (gjë që shpresoj të ndryshojë) për të studiuar kimi ose biologji: të dyja shkenca të nevojshme për të shpërthyer një luftë bakteriologjike. Askush. As dhe nëse qeveria dyshon se ai bir i Allahut mund të rrëmbejë një 757 ose të hedhë një shishe me bakterie në depozitën e ujit dhe të bëjë kërdinë. Them “nëse”, sepse kësaj radhe qeveria s’dinte gjë prej gjëje, CIA dhe FBI-ja kanë lënë jo namin, por kokrrën e namit. Të isha president i Shteteve të Bashkuaram do t’i flakja të gjithë me shkelma vitheve për idiotësi. Dhe, mbas kësaj, të kthejmë tek arsyetimi i fillimit. Cilat janë simbolet e forcës, të pasurisë, të fuqisë, të modernitetit të Amerikës? Sigurisht jo jazz-i dhe rock-and-roll-i, chewing-gum-i dhe hamburger-i, Broadway-i dhe Hollywood-i. Janë qiellgërvishtësit e saj. Pentagoni i saj. Shkenca e saj. Teknologjia e saj. Ata qiellgërvishtës marramendës, kaq të lartë, kaq të bukur, sa kur ngre sytë gati i harron piramidat dhe pallatet hyjnore të së kaluarës sonë. Ata avionë viganë, të tejmasshëm, që tani përdoren si velierët dhe kamionët njëherë e njëkohë, mbasi këtu gjithçka lëviz me avionë. Gjithçka. Posta, peshku i freskët, ne vetë. (Dhe mos harro se luftën ajrore e shpikën amerikanët. Ose së paku e zhvilluan deri në histeri.) Ai Pentagon që të kall datën, ajo kështjellë që të shtie frikën vetëm ta shikosh. Ajo shkencë e gjithëpranishme, e gjithëzotërueshme. Ajo teknologji gjakngrirëse që brenda shumë pak vitesh e mbështjelloi gjallimin tonë të përditshëm, mënyrën tonë mijëvjeçare të të komunikuarit, të të ngrënit, të të jetuarit. Dhe ku i goditi i nderi Usama Bin Laden? Në qiellgërvishtësit, në Pentagon. Si? Me avionët, me shkencën, me teknologjinë. Meqë ra fjala: a e di çfarë më bën më shumë përshtypje te ky multimiliarder i vrerosur, ky play-boy i dështuar që, në vend t’u vardiset princeshave leshverdha dhe të harbojë nëpër night-club-et (sikur bënte në Bejrut kur ishte njëzet vjeç), argëtohet duke vrarë njerëz në emër të Muhametit dhe të Allahut? Fakti që trashëgimia e tij e pafund vjen edhe nga fitimet e një Korporate të specializuar për të shembur ndërtesa, dhe se ai vetë është në ekspert i shembjes. Shembja e ndërtesave është një specialitet amerikan. *** Kur u takuam, të pashë gati të mrekulluar nga efektshmëria heroike dhe nga uniteti i admirueshëm me të cilin amerikanët i bënë ballë këtij Apokalipsi. E pra, po. Me gjithë të metat që ua numërojnë vijimisht në fytyrë, që unë vetë ua numëroj (por ato të Europës dhe, në veçanti, të Italisë janë edhe më të rënda), Amerika është vend që ka një barrë gjërash heroike, lërmë t’i këndoj një himn kryetarit të bashkisë të New York-ut. Atij Rudolph Giuliani të cilit ne italianët duhet t’i falemi në gjunjë. Sepse ka një mbiemër italian, është me prejardhje italiane, dhe na zbardh faqen para botës mbarë. Është një kryebashkiak i madh, madje shumë i madh, Rudoph Giuliani. Ta thotë një grua që nuk është kurrë e kënaqur nga asgjë dhe nga askush, duke filluar prej vetes. Është një kryebashkiak që mund të barabitet me një tjetër kryebashkiak shumë të madh me mbiemër italian, Fiorello La Guardia, dhe shumë prej kryebashkiakëve tanë do të duhej të venin në shkollë tek ai. T’i paraqiteshin me kryet përunjur, madje me kryet me hi, dhe t’i luteshin: “Sër Giuliani, kini mirësinë e na thoni si i bëhet punës…?” Ai nuk ua kalon detyrat e tij të tjerëve, jo. Ai nuk humb kohë me trapllëqe. Nuk e ndan veten dysh mes detyrës së kryetarit të bashkisë dhe asaj të ministrit ose deputetit. (A më dëgjon kush në tri qytetet e Stendhal-it, me një fjalë në Napoli dhe në Firenze dhe në Romë?) Duke rendur fill e në vendin e fatkeqësisë dhe duke u futur menjëherë në qiellgërvishtësin e dytë, për pak u shndërrua edhe vetë në hi me të tjerët. Shpëtoi për qime. Dhe brenda katër ditësh e rimëkëmbi qytetin. Një qytet që ka nëntë milionë e gjysmë banorë, vëreni re mirë, dhe gati dy milionë vetëm në Manhatan. Se si ia bëri, nuk e di. Është i sëmurë si unë, i gjori. Kanceri, që vijon punën e vet, e ka mbërthyer edhe atë. Dhe, ashtu si unë, bën kinse është shëndoshë e mirë, dhe punon. Por unë punoj në tryezë, dreqi-e-mori, ndenjur ulur. Ndërsa ai… Dukej si një gjeneral që merr pjesë vetë në betejë. Një ushtar që hidhet në sulm me bajonetë. “Jepini, forca, forcaaa! Të përveshim mëngët, shpeeejt!” Porse ai mund ta bënte këtë ngase ata njerëz ishin, janë, si ai. Njerëz që s’mbahen me të madh dhe nuk ia përtojnë punës, siç kishte për të thënë im’atë: njerëz me bole. Sa për aftësinë e admirueshme për t’u bashkuar, për kompaktësinë thuase ushtarake me të cilën ata u gjegjen fatkeqësive dhe armikut, e pra: duhet ta pranoj se aty për aty më befasoi edhe mua. E dija, po, se kishte shpërthyer në kohën e Pearl Harbor-it, d.m.th. kur populli qe shtrënguar rreth Roosvelt-it dhe Roosvelt-i kishte hyrë në luftë kundër Gjermanisë së Hitler-it dhe Italisë së Mussolini-t dhe Japonisë së Hirohito-s. E kisha nuhatur, po, mbas vrasjes së Kennedy-t. Por mbas saj kishte ardhur lufta në Vietnam, përçarja e madhe e shkaktuar nga ajo luftë dhe, në një farë kuptimi, kjo më kishte kujtuar Luftën e tyre Civile të para një shekulli e gjysmë. Kështu, kur pashë të bardhë e të zes të përqafuar, po them të përqafuar, kur pashë demokratë dhe republikanë të këndonin rrokur për qafe “God save America! Zoti e shpëtoftë Amerikën”, kur pashë se si i rrafshuarn të gjitha mosmarrveshjet, mbeta pa gojë. Po ashtu kur dëgjova Bill Clinton-in (ndaj të cilit s’kam ushqyer kurrë dhembshuri) të shpallte “Të shtrëngohemi rreth Bush-it, kini besim te presidenti ynë”. Po ashtu kur të njëjtat fjalë u përsëritën fuqishëm prej gruas së tij Hillary, tani senatore për shtetin e New York-ut. Po ashtu kur u përsëritën nga Lieverman-i, ish-kandidati demokratik për nën-presidencën. (Vetëm i munduri Al Gore e qepi gojën zgërdhishëm.) Po ashtu kur Kongresi votoi njëzëshëm për të pranuar luftën, për të ndëshkuar përgjegjësit. Ah, sikur Italia ta nxënte këtë mësim! Është një vend kaq i ndarë, Italia. Kaq i përçarë, kaq i helmuar pre shpirtvogëlsive të veta fisnore! Urrehen edhe brenda partive, në Itali. Nuk bëhen dot bashkë as kur kanë të njëjtën emblemë, të njëjtën stemë, dreqi-e-mori! Gërnjarë, zilarë, sqimatarë, vogëlcakë që s’mendojnë pos se për interesat vetjake. Për atë copë karrierë të vetën, për atë copë lavdi të vetën, për popullaritetin e vet periferik. Për interesat vetjake idhnohen, tradhëtojnë njëri-tjetrin, padisin njëri-tjetrin, pështyjnë njëri-tjetrin… Jam kryekëput e bindur se, sikur Usama Bin Ladeni të kishte hedhur në erë Kullën e Giotto-s ose Kullën e Pizës, opozita do t’ia faturonte fajin qeverisë. Ndërsa qeveria do t’ia faturonte fajin opozitës. Krerët e qeverisë dhe krerët e opozitës do t’ua kalonin fajin kolegëve të vet dhe shokëve të vet. mbas kësaj, lërmë të shpjegoj se nga lind aftësia për t’u bashkuar që i karakterizon amerikanët. Lind nga atdhetaria e tyre. Nuk e di në e keni parë në Itali se çfarë ndodhi në New York kur Bush-is vajti të falenderonte punëtorët (dhe punëtoret) që, duke rrëmuar nëpër gërmadhat e dy kullave, përpiqen të shpëtojnë ndonjë të mbetur gjallë, por nuk nxjerrin pos se ndonjë undë a ndonjë gisht. Dhe, megjithëkëtë, nuk jepen. Nuk nënshtrohen. Po t’i pyesësh se si ia bëjnë, të gjegjen: “I can allow myself to be exhausted, not to be defeated. Mund t’ia lejoj vetes të rraskapitem, por jo të mundem”. Të gjithë. Të rinj, shumë të rinj, pleq, mesoburra dhe mesogra. Të bardhë, të zes, të verdhë, të murmë, të manushaqtë… I keni parë apo jo? Në kohë e sipër Bush-i u falej nderit, ata valëvitnin flamurët e vegjël amerikanë, ngrinin grushtin e mbyllur dhe gjëmonin: “Ju-e-sé! Ju-e-sé! Ju-e-sé! SHBA! SHBA! SHBA!” Në një vend totalitar do të kisha menduar: “Pa shih sa mirë e paska organizuar pushteti!” Në Amerikë, jo. Në Amerikë këto gjëra nuk mund t’i organizosh, nuk mund t’i drejtosh, nuk mund t’i komandosh. Posaçërisht në një metropol të zgjidhur magjie si New York-u dhe me punëtorë si punëtorët e New York-ut. Janë zot-na-ruaj punëtorët e New York-ut. Më të lirë se era. Nuk u binden as sindikatave të veta. Por, po u preke flamurin, po u preke Atdheun… Në anglisht fjalë “atdhe” nuk ka. Për të thënë “atdhe” lypset të puqësh dy fjalë: Father Land (Dhé Atë) ose Mother Land (Dhé Mëmë) ose Native Land (Dhé e Lindjes). Ose të thuasht thjeshtë: My Country (Vendi Im). Por emër Patriotism ka. Mbiemër Patriotic ka. Dhe, përpos Francës, ndoshta s’di të përfytyroj një vend më atdhetar se Amerika. Jam ngashëryer aq shumë ndërsa shihja ata punëtorë që, duke shtrënguar grushtin dhe duke valëvitur flamurin, gjëmonin “Ju-e-sé! Ju-e-sé! Ju-e-sé!”, pa i porositur askush. Dhe kam ndier një farë poshtërimi. Ngase punëtorët italianë që valavisin tringjyrëshin dhe gjëmojnë “Itali-Itali” nuk mund t’i përfytyroj. Në parakalime dhe në mitingje kam parë, po të valaviten gjithë ata flamurë të kuq. Lumenj, liqenj flamursësh të kuq. Ndëra flamurë tringjyrësh kam parë gjithnjë të valaviten shumë pak. Në mos asnjë. Të udhëhequr keq ose të tiranizuar nga një e majtë arrogante dhe e devotshme Bashkimit Sovjetik, flamurët tringjyrësh ua kanë lënë gjithnjë kundërshtarëve. Dhe jo se kundërshtarët i përdorën më mirë. Por nuk i zhgërryen, desh-zoti. Ata që venë në meshë, po ashtu. Sa për kafshën me këmishë të gjelbër dhe kravatë të gjelbër, ai nuk di as se cilat janë ngjyrat e tringjyrëshit: “Mi-sun-lumbard, mi-sun-lumbard”. Ai do të dotne të na kthente te luftërat mes Firences dhe Sienës. Për rrjedhim, sot flamurin italian e sheh vetëm nëpër olimpiada, po qe se rastësisht fiton një medalje. Më keq: e sheh vetëm nëpër stadiumet, kur ka ndonjë ndeshje ndërkombëtare futbolli. I vetmi rast, gjithashtu, kur mund të dëgjosh thirrjen “Italia-Italia”. Eh! Ka një ndryshim të madh mes një vendi në të cilin flamuri i atdheut valavitet nga rrugaçët në për stadiume, dhe vetëm kaq, dhe një vendi në të cilin valavitet nga mbarë populli. Për shembull, nga punëtorët e paorganizueshëm që rrëmojnë nëpër gërmadhat për të nxjerrë ndonjë vesh a ndonjë hundë të krijesave të masakruara prej bijve të Allahut. Ose për të mbledhur atë kafe të bluar. *** Puna është se Amerika është një vend i veçantë, mik i dashur. Një vend për ta pasur zili, një vend që të bën xheloz, për gjëra që s’kanë të bëjnë aspak me pasurinë etj. Amerika është e tillë sepse ka lindur nga një nevojë e shpirtit, nga nevoja për të pasur një atdhe, si dhe nga ideja më e madhërishme që Njeriu ka përftuar ndonjëherë: ideja e Lirisë, madje e lirisë së çiftuar me idenë e barazisë. Amerika është e tillë edhe sepse në atë kohë ideja e lirisë nuk ishte në modë. Ideja e barazisë gjithashtu jo. Për kësi gjërash flisnin vetëm do filozofë të quajtur “iluministë”. Këto koncepte i gjeje vetëm në një libër të madh, shumë të shtrenjtë dhe me vëllime, të quajtur Encyclopedie. Dhe, përpos shkrimtarëve ose intelektualëve të tjerë, përpos princërve dhe zotërinjve që kishin paratë për ta blerë librin e madh ose librat që kishin frymëzuar librin e madh, kush merrte vesh nga “iluminizmi”! Nuk flisnin për të as revolucionarët e Revolucionit Francez, ngase Revolucioni Francez filloi në të vërtetë më 1789 ose trembëdhjetë vjet mbas Revolucionit Amerikan që shpërtheu më 1776. Tjetër veçanti që antiamerikanët e mirë-se-ç’iu-bë-amerikanëve nuk e dinë ose bëjnë sikur e harrojnë. Skotë hipokritësh. Amerika është një vend i veçantë, një vend për t’u zilepsur, edhe ngase kjo ide u pat kuptuar prej fshatarësh shpesh analfabetë ose gjithsesi të pagdhendur. Fshatarët e kolonive amerikane. Dhe sepse u materializua nga një grup i vogël leader-ësh të jashtëzakonshëm: njerëzish me kulturë të madhe, me cilësi të mëdha. The Founding Fathers, Etërit Themelues. Por a e di ti se kush qenë Etërit Themelues, Benjamin Franklin-ët, Thomas Jefferson-ët, Thomas Paine-ët, John Admas-ët, George Washington-ët etj.? Nuk u ngjanin aspak avokatucëve (si me të drejtë i quante Vittorio Alfieri) të Revolucionit Francez! Nuk u ngjanin kurrkund xhelatëve vramuz dhe histerikë të Terrorit: Marat-ëve, Danton-ëve, Saint Just-ëve dhe Robespierre-ve! Tipa po tipa qenë këta Etër Themlues, që greqishten dhe latinishten e dinin ashtu si mësuesit italianë të greqishtes dhe latinishtes (nëse pranojmë që ka ende të tillë) s’kanë për ta ditur kurrë. Tipa që në greqisht kishin kënduar Platonin dhe Aristotelin, që në latinisht kishën kënduar Senekën dhe Ciceronin, dhe që parimet e demokracisë greke i kishin studiuar ashtu si marksistët e kohës sime nuk studionin teorinë e mbivlerës (nëse pranojmë që e studionin vërtetë). Jefferson-i ditne edhe italishten, që ai e quante “toskanishte”. Fliste dhe lexonte italisht me lirshmëri të madhe. Ç’është e vërteta, me dymijë rrënjë hardhie dhe njëmijë rrënjë ullinjsh, si dhe kartën e muzikës që në Virgjinia s’para gjendej, më 1774 fiorentini Filippo Mazzei i kishte prurë edhe do ekzemplarë të një libri shkruar nga njëfarë Cesare Beccaria dhe titulluar Mbi krimet dhe ndëshkimet. Sa për “autoditaktin” Franklin, ai qe një gjeni. Shkencëtar, shtypshkrues, botues, shkrimtar, gazetar, politikan, shpikës. Më 1752 pati zbuluar natyrën elektrike të rrufesë dhe shpiku rrufepritësin. Më fal, në qofshin pak. Dhe pikërisht me këta udhëheqës të jashtëzakonshëm, këta burra cilësish të mëdha, më 1776 fshatarët shpesh analfabetë ose gjithsesi të pagdhendur u rebeluan kundër Anglisë. Bënë luftën e pavarësisë, Revolucionin Amerikan. E pra… Me gjithë pushkët dhe barotin, me gjithë të vdekurit që çdo luftë i ka, nuk e bënë revolucionin e tyre me lumenjtë e gjakut të Revolucionit të ardhshëm Francez. Nuk e bënë me gijotinën dhe me masakrat e Vandesë. E bënë me një fije kartë që, së toku me nevojën e shpirtit, me nevojën për të pasur një atdhe, konkretizonte idenë e madhërishme të lirisë, madje të lirisë së çiftuar me barazinë: me Deklaratën e Pavarësisë. We hold these Truths to be self-evident… Ne i quajmë këtë të vërteta të vetëkuptueshme. Se të gjithë Njerëzit janë krijuar të barabartë. Se janë pajisur nga Krjuesi me të drejta të patjetërsueshme. Se mes këtyre të Drejtave është edhe e drejta për jetën, për lirinë, për kërkimin e lumturisë. Se për të siguruar këto të drejta Njerëzit duhet të formojnë qeveritë…”. Dhe ajo fije kartë, që prej Revolucionit Francez e mbrapa të gjithë e kemi kopjuar mirë a keq, ose nga e cila jemi frymëzuar, përbën ende shtyllën kurrizore të Amerikës. Është lëngthi jetësor i këtij kombi. A e di pëse? Sepse e shndërron plebën në popull. Sepse e fton, madje e urdhëron atë të qeverisë, të shprehë individualitetet e veta, të kërkojë lumturinë e vet. Krejt e kundërta e asaj çafrë komunizmi bënte duke i ndaluar njerëzit të ngrenë krye, të qeverisin, të shprehen, të pasurohen dhe ta vënë Madhërinë e Tij shtetin në vendin e mbretërve të rëndomtë. “Komunizmi është një regjim monarkik, një monarki e kallëpit të vjetër. Sepse ua pret veglat burrave. Dhe kur një burri ia pret veglat, ai nuk është më burrë”, thoshte im’ atë. Thoshte se, në vend që të çlirojë plebën, komunizmi i kthen të gjithë në plebë. I ngordh të gjithë urie. E pra, për mendimin tim, Amerika e çliron plebën. Të gjithë janë plebej në Amerikë. Të bardhë, të zes, të verdhë, të murmë, të manushaqtë, budallenj, të zgjuar, të varfër, të pasur. Madje më plebejtë janë pikërisht të pasurit. Sa të pagdhendur, dhe sa kabá! E kupton menjëherë që nuk e kanë lexuar kurrë Imzot Della Casa-n, se as e dinë ku bien me shtëpi rafinimi, buongustoja dhe softistikimi. Me gjithë paratë që shkapërderdhin për t’u veshur, për shembull, aq nuk u ka hije veshja sa, në krahasim me ta, mbretëresha e Anglisë duket shik. Porse janë të çliruar, dreqi-e-mori! Dhe në këtë botë s’ka gjë më të fortë, më të fuqishme, se pleba e çliruar. Në plebën e çliruar thyen turinjtë. Dhe me Amerikën turinjtë i kanë thyer gjithmonë të gjithë. Anglezë, gjermanë, meksikanë, rusë, nazistë, fashistë, komunistë. Së fundi i thyen edhe vietnamezët që, mbas fitores, u detyruan të merren vesh me ta, kështu që kur një ish-president i Shteteve të Bashkuara vete t’u bëjë një vizitë të vogël, prekin qiellin me dorë: “Bienvenu, Monsieur le President, bienvenu!” Por puna është se vietnamezët nuk i falen Allahut. Dhe me bijtë e Allahut puna do të jetë e vështirë. Shumë e gjatë dhe shumë e vështirë. Vetëm nëse pjesa tjetër e Perëndimit resht që mbushuri brekët, e mbledh mendjen dhe jep një dorë ndihmë. Oriana Fallaci Alban Preka, viktimë dhe akuzë Është një i ri shqiptar, si shumë moshatarë të tij antikomunistë që është një viktimë e pafaj e bandave të kuqe ekstremiste e anarshiste fashiste, por është edhe një akuzë e rëndë për këtë shtet që nga dita në ditë po rrit terrorin politik ndaj demokratëve. Quhet Alban Pjetër Preka. Prindërit e tij Pjetër dhe Luke Preka vijnë në gazetën tonë si të persekutuar politikë që në kohën e Enver Hoxhës dhe si veprimtarë për instalimin e demokracisë në Shqipëri, megjithëse kanë provuar dhunë, kërcënime e diferencime të vazhdueshme politike. Alban Preka, si një i ri me vizione për një Shqipëri demokratike në vitin 2000 u pranua në Forumin Rinor të PD-së në degën e Shkodrës. Si i tillë dallohet në shumë protesta e mitingje antikomuniste dhe bie në vëmendje të bandave, që menaxhohen nga segmente të errëta të sigurimit të këtij shteti dhunues. Veçmas në zgjedhjet parlamentare të 24 qershorit 2001, në zonën numër 4, ky demokrat u shqua në ruajtjen e votave të kandidatit të PD-së Valentin Palaj, pasi me tanke, me pushkë, me dhunë policore komunistët kishin planifikuar të vidhnin votat, siç arritën në Jug të Shqipërisë. Pra u desh një përballje me shkopinjtë e gomës, me presionet nga më banalet për të çuar në parlamentin shqiptar demokratin Palaj. Por bijtë e etërve, komunistët e shndërruar në socialistë të gjithë ata që mbrojtën PD-në i vunë në shënjestër të hakmarrjes. Mbi 100 komisionerë demokratë të asaj kohe të arrestuar, qindra të tjerë të dhunuar fizikisht dhe kontingjent i spitaleve, për të ardhur deri në ditët e sotme që listat e kuqe të komunistëve shënojnë me laps emra njerëzish sikur ata të ishin kafshë. Vrasin e presin, mashtrojnë e vjedhin dhe demokratin Alban Preka arrijnë pas shumë dhunimesh ta detyrojnë të braktisë Shqipërinë. Dhe kjo jo vetëm në kërkim të shpresës për të mos u pushkatuar! Raste të tilla janë shumë. Të tëra janë akuza për këtë shtet që vetëm shtet nuk mund të quhet. Albert Vataj Flutur Shabaj paguan për idealin e saj të shenjtë Hakmarrjet e lubisë së neokomunistëve që uzurpuan pushtetin më 1997 nuk kanë as edhe një princip. Të tërë demokratët janë ndëshkuar dhe po ndëshkohen çdo ditë. As gratë e vajzat nuk kursehen. Ato madje janë jo vetëm objekt i sulmeve, i rrahjeve e fyerjeve, por edhe i marrjes peng dhe detyrimit për të prostituuar udhëve të Evropës. Shqipëria është kthyer në vend të mafies, një Siçili e dytë e diçka më përtej. Gazeta jonë i ka denoncuar dhe do i denoncojë këto precedente të rrezikshme, paçka se edhe gazetarët tanë janë qëlluar për t’u vrarë, siç ishte rasti i para një muaji me redaktorin tonë Vasel Gilaj. Pra, me pak fjalë idealet demokratike në Shqipëri ndëshkohen nga anarshistët që janë në pushtet edhe me jetë. Kështu ngjau edhe me demokraten e njohur të qarkut më verior të Shqipërisë, Malësi e Madhe, Flutur Lulash Shabaj, të datëlindjes 21. 06. 1981. Bijë e një familjeje demokratësh, bijë e një familjeje historikisht antikomuniste, ku gjyshi i saj si një nacionalist dhe antikomunist luftoi kundër instalimit të diktaturës së Enver Hoxhës që në krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare, ku xhaxhai i saj Marash Shabaj është dënuar dhe ka vuajtur burgun politik dy herë, ku i ati i saj Lulash Shabaj, është dënuar e torturuar si kristian që ka mbrojtur fenë e objektet e kultit, Flutur Shabaj ka rënë viktimë e raprezaljeve kafshërore nga segmente të errëta me prapavijë politike. Mbas vitit 1997, demokratja në fjalë, megjithë presionet, është shquar për shpirt dhe ideal demokratik, për përpjekjet për të bërë diçka që në Shqipëri të marrë fund dhuna, diskriminimi, terrori, por është ndeshur përballë pikërisht këtyre faktorëve. Më 2 korrik 2001, pra vetëm pak ditë pas vjedhjes së votave parlamentare nga komunistët dhe që u kontestua tërësisht nga opozita, familja e kësaj demokrateje është dhunuar. Objektivi i bandave me dirigjim politik ka qenë grabitja e Flutur Shabaj, natyrisht për t’u hakmarrë kundër familjes së saj dhe për ta dërguar ndokund për trafikim. Ajo është rrahur bashkë me të atin dhe pjestarë të tjerë të familjes dhe vetëm shansi e zoti që kanë qenë me të kanë bërë që ajo të mos grabitet. Edhe më vonë ka patur tentativa të tilla, por ajo, si shumë shqiptarë të tjerë u detyrua të marrë rrugët e shpresës, diku udhëve të botës. Ja pra, si u detyrua kjo femër, kjo demokrate të lërë në mes angazhimin në lëvizjen për demokraci. Sokol Pepushaj Paqja e thyer e Ballkanit Trazirat dhe pasiguria për jetën e popujve të Ballkanit vazhdon të mbetet një nga çështjet më të diskutuara në tryezat e politikanëve europianë. Në veçanti popujt e Ballkanit dhe në veçanti kombësia shqiptare si në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, etj., gjatë këtyre 10 viteve të fundit janë detyruar të lënë vatrat e tyre dhe të largohen drejt vendeve europiane e më gjerë vetëm për të shpëtuar jetën e tyre dhe të familjeve të tyre. Pasiguria për jetën në komunitetet e këtyre vendeve ka arritur deri në hapjen e shumë konflikteve edhe brenda vetes në këto komunitete. Vlen të theksohet rasti i familjes së Lulëzim Veli Dervishaj, i datëlindjes 25. 01. 1972, i martuar, baba i dy fëmijëve, banor i fshatit Miratovs të komunës Preshevë, të cilit i kanë keqtrajtuar të vëllain Mustafa Dervishaj, i cili nga dhuna e madhe e ushtruar ndaj tij, vdiq në burgjet serbe. Në këto rrethana, Lulëzim Dervishaj, ish-ushtar i UÇPMB, që nga data 24 shtator e vitit 1999 deri në prill të vitit 2001 largohet nga detyra ushtarake nga frika se do të kapej nga forcat serbe dhe është larguar familjarisht drejt vendeve europiane. Dezertimin e tij nga detyra ushtarake për çlirimin e këtyre komunave me kombësi shqiptare i ka sjellë Lulëzim Dervishajt pasigurinë për jetën edhe tek shokët e tij, ku mund të themi sipas disa të dhënave të sigurta, se me t’u kthyer në vendlindje, ai do të ekzekutohet familjarisht si tradhëtar ndaj detyrës ushtarake. E me të vërtetë ne mund të pyesim a do të ketë Ballkani paqe ndonjëherë, qoftë edhe në mes vetes… Bukurije Hysenukaj Prizreni i trazuar Politikat për shkatërrimin e çdo gjëje, madje edhe të shpërfytyrimit dhe nënshtrimit, kanë qenë dhe janë të ethshme nga Serbia mbi popullin e pafajshëm të Kosovës. Krimineli Sllobodan Millosheviç, veç masakrave çnjerëzore, duke shfarosur mijëra shqiptarë, ka arritur edhe të penetrojë e ta futë edhe mes shqiptarëve në politikë shfarosëse. Për shembull, në Prizren, akoma edhe sot takon e përjeton momente trishtimi kur mëson se shqiptari nga Prizreni, Bashkim Bejtja apo edhe Besnik Limani e disa të tjerë kërkohen të pushkatohen si ish-spiunë të serbëve në dëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por sa qëndrojnë akuza të tilla? Mos vallë edhe brenda komunitetit shqiptar ka punë jo të pastra dhe ndonjë organizim politik apo edhe terrorist ka synim shfarosjen e racës shqiptare? Shqiptarët e Kosovës kanë reflektuar përgjithësisht kulturë e tolerancë edhe brenda ish-Federatës Jugosllave edhe asokohe kur Millosheviçi i shtypte me tanke apo jo? Fjala vjen babai i kosovarit Bashkim Bejtja ka qenë mësues i gjuhës shqipe dhe si shumë pishtarëve të dijes e kulturës edhe atij serbët i kishin shkuar në shtëpi për ta arrestuar e ndoshta edhe për ta zhdukur. Pasi nuk e kanë gjetur, i kishin djegur shtëpinë. I biri, Bashkimi, i tmerruar ish larguar nga Prizreni. Meqë lufta në Kosovë kërkonte forca, ish-UÇK-ja e lish në lista, por ai kish ikur. Kaq mjaftoi që ky shqiptar të futej në listat si “tradhëtar” dhe të kërkohej të përballej me ligjin për braktisjen e luftës. Fenomene të tilla ka shumë në Prizren dhe sheshimi i tyre kërkon maturi pikë së pari mes shqiptarëve, pasi tërë kosovarët janë heronj që janë ndeshur me bishën më antinjerëzore, regjimin e Millosheviçit. Zog Hysenaj Vritet liria, vritet shpresa Nga viti 1997 e këtej shqiptarëve të thjeshtë, tërë demokratëve antikomunistë, mafia shtetërore u ka vrarë lirinë, shpresat. Janë vrarë rreth 4500 shqiptarët të pafajshëm, mbi 200 policë, dhjetëra politikanë e veprimtarë të opozitës, janë vjedhur votat e pushtetit lokal të 1 tetorit 2000 dhe ato parlamentare të 24 qershorit 2001. Veç këtyre, shumë shqiptarë kanë humbur pa shenjë, pa nishan. Një rast është edhe Gëzim Dedë Steri. Ky shqiptar i mirë, ky i ri demokrat që kish fituar respektin dhe besimin e bashkëmoshatarëve, që në bankat e shkollës si student për vizione dhe veprimtari demokratike, që më 1997 ka humbur dhe nuk dihet në është i pushkatuar nga ndonjë bandë apo ndokund i fshehur. Aso kohe, kur komunistët ishin në revolucionin bolshevik për rrëzimin e shtetit demokratik, pra në pranverën e 1997-ës, në mes të qytetit të Shkodrës, bastionit të antikomunizmit shqiptar, një bandë me prapavijë politike qëlloi me armë zjarri mbi këtë djalosh dhe mbi të atin, Dedë Llesh Steri. Deda është plagosur, ndërsa i biri, Gëzim Steri, ka humbur pa shenjë, pa nishan. Po sa raste të tilla kemi si “dhuratë” të diktatorëve që edhe sot e gjithë ditën po ushtrojnë pushtet dhune e diskriminimi mbi kundërshtarët politikë?! Zef Nika Berisha-Nano, paqja me përkrenare lufte Për opinionin e çoroditur shqiptar, duhet të mjaftonte një shtrëngim duarsh, që ai të besonte, se politika shqiptare kishte hyrë tashmë në një periudhë paqeje, bashkëpunimi dhe kompromisi. Ky dorështërngim historik, do të bindte edhe më skeptikun, se më në fund u gjend mundësia e zgjidhjes së nyjes Gordiane, e cila sa vinte dhe kthente Shqipërinë në një mundësi e pamundësive të mëdha. Kjo jo dhe aq për faktin se Presidenti i ri do të ishte produkt i gustove pacifiste të politikës, as se ai si xhenier do të vinte si çminues, sikurse as nga fakti se numri Një i shtetit do të ofrohej për realitetin shqiptar si produkt i përvojës konsensuale të politikës. Në këtë pozita të besueshmërisë së verbër shqiptarët nuk erdhën të motivuar nga arsyet e lartcituara, as nga shumë të tjera që përmbushin lëmin e bisedave politike, tek të cilat ky popull hekakeq gjen ngushëllim. Ata besuan se më në fund paqja u arrit, se Shqipëria do të bëhet, se e ardhmja do të flasë me një gjuhë tjetër, se divorci me të sotmen e qoftëlargut është nënteksti i këtij dorështërngimi, i këtij OK politik, të gjitha këto dhe të tjera pafund, sepse do Berisha dhe Nano. Ata besuan gjithashtu se një buzëqeshje që vinte nga një stinë e sertë vetëtimash politike, do të mund të shkrinte akujt që mbanin të ngërthyer fatin shqiptar. Ata besonin se ky dorështërngim do të ishte një urë që do të lidhte të sotmen me atë që meritojnë shqiptarët. Por kishte dhe nga ata që besuan të kundërten, që e panë këtë krushqi politike si një fatkeqësi që kanoste shanset që i kishin mbetur këtij vendi të gjente rrugën e humbur që në vitin e zi të 1997-ës. Nëse të parët sot mund të jenë kontigjent i zhgënjimit, të dytët janë vetëdije e realitetit politik, janë ata që kurrë nuk kanë besuar se pacifizmi, kompromisi, konsensusi, janë filozofi e komunistëve. Në këto kushte politika në vetvete provoi të promovonte shprehinë e një dështimi politik, pavarësisht se ata përdorin Presidentin konsensual si një flamur sfide politike për kohën. Si demokratët, ashtu edhe socialistët nga kjo betejë që u trumbetua si një apogje vlerash të civilizimit politik, dolën të zhgënjyer. Demokratët, të cilët kanë qënë, janë dhe do të jenë dëshmi rrënqethëse e giotinës komuniste, ashtu dhe socialistët, të cilët janë pjellë e një fanatizmi politik ekstrem, nga kjo risi mbetën gojëhapur dhe të pamundur të jenë pjesë e sadisfaksionit. Ashtu sikurse e kishte nisur politika këtë lojë. Ashtu edhe e bitisi atë. Kjo ëndërr nuk do të ishte shumë e gjatë, ky realitet i gënjeshtërt nuk do të duhej shumë kohë që të shpalosej si i tillë. Konkretisht zgjedhjet në zonën 19, në Bulqizë, mënyra se si u zhvilluan, si u trajtuan politikisht dhe më pas ambicjet e Nanos për të marrë në dorë frerët e pushtetit, përbëjnë dëshminë se loja e Presidentit konsensual, ishte jo aq një rehabilitim i kredibilitetit të klasës politike shqiptare në sytë e faktorit ndërkombëtarë, se sa një çark në të cilin lidershipi socialist do të fuste opozitën. Testi politik i konsensusit do të merrte një përgjigje negative kështu me dy element shumë domethënës, siç ishte zgjedhjet në Bulqizë dhe katapultimi i Nanos drejt kreut të ekzekutivit shqiptar. Sakaq shqiptarëve nuk u mbeti gjë tjetër veçse të zgjoheshin dhe të soditnin se si ata nuk mund të jenë gjë tjetër veçse viktima të politikës, viktima të interesave të saja meskine. Jo vetëm kaq, në këtë lojë fatale më e humbur nga të gjithë ka dalë opozita shqiptare, e cila gjendet momentalisht në nivelin më mjerues së besueshmërisë në popull. Rehabilituese për këtë të fundit nuk mund të jenë të mjaftueshme, konsiderimi i zgjedhjeve në zonën 19 si të manipuluara, as vota e deklaruar kundra për qeverinë e re Nano-Meta. Shumë më tepër i mbetet të bëjë opozitës për t’u rikthyer në startin e kredibilitetit politik. Mosbesimi që erdhi nga krushqia e nusëruar me vellon e konsensusit ka dëmtuar rëndë kolonat që mbajnë në këmbë elektoratin e djathtë dhe që motivojnë përpjekjet sakrifikuese për demokraci. Dorështrëngimi Berisha-Nano sa vjen dhe largohet duke mbetur si një portret që çngjyroset, si një skenë ku fatet e kryqëzuara të shqiptarëve dialogojnë trishtueshëm dhe kalojnë nga një akt në tjetrin të kësaj tragjikomedie plot pezëm, zhgënjim dhe pesimizëm. Sa shumë e dëshiruan shqiptarët paqen, të cilës pjella e revolucionit nuk mund të linte pa i vënë në kokë një përkrenare lufte, si për të na kujtuar se nuk ka dhe nuk do të ketë për shqiptarët fat tjetër veç atij të betejave ndërvedi, ku fitimtar duhet të jenë arkitektët e luftës. Albert Vataj Në Kosovë, ata që “bënë” luftën nuk duhet të prishin paqen Që nga viti 1999, kur treva e bekuar shqiptare, Kosova martire fitoi lirinë e ëndërruar prej shekujsh, ne si gazetë “Shqipëria Etnike” shumë herë, jo vetëm e kemi vizituar Kosovën, por e kemi patur objekt të shumë shkrimeve, ku fatkeqësisht shpesh jemi detyruar të shkruajmë më shumë për paqen e trazuar të kosovarëve, se sa për lirinë e ëndërruar. E fatkeqësisht, liria e munguar po vazhdon të jetë e tillë edhe sot, kur Kosova jo vetëm vetëqeveriset, por kur edhe Kombet e Bashkuara e kanë nën kujdesin e saj të vazhdueshëm, çfarë do të thotë se “Dikush” në Kosovë është i interesuar që kjo trevë e bukur Shqiptarie të mos gjejë lirinë e qetësinë për të cilën u sakrifikua jo pak ndër vite e shekuj. E tani të duket e pabesueshme se Lirinë e Kosovës e trazojnë e mohojnë pikërisht ata të cilët bënë luftën, për të fituar këto ditë të pamvarësisë sëmunguar gjatë, e Emri i tyre është domethënës e mjaft i njohur UÇK-ja (Ushtria Çlirimtare e Kosovës), e cila vërtet bëri luftën, por që nuk po di të bëjë paqen. Me sa duket riminshencat Marksiste të disa drejtuesve ushtarakë të UÇK, për të cilat që në kohën e luftës dyshoheshin, vazhdojnë t’i mundojnë edhe sot, duke bërë që liria e fituar të mos u përkasë të gjithë kosovarëve, por veç atyre që si dikur komunistët në Shqipëri i quanin të tyre, ndërsa pjesa tjetër të persekutohet e privohet nga gjithçka. Mjerisht raste të tilla janë të shumta, por unë dua të paraqes vetëm një që kur isha në Komunën Skënderaj e ma traguan banorët atje, m’u duk si rasti më sinjifikativ, pasi kishte të bënte me një të ri kosovar i cili në fillim me hovin e enrgjinë e moshës, kishte kërkuar t’i dalë zot Kosovës, por që kriminelët serbë ia kishin prerë në mes ëndrrën, duke e armiqësuar me shokët e tij të UÇK-së. E ky i ri kosovar është Durim Rexha nga Skënderajt e Kosovër, ku për ta gjykuar vetë lexuesi po i paraqes datëlindjen e saktë që e mësova nga të afërmit e tij, Durimi ishte i datëlindjes 4 shkurt 1981, pra sot vetëm 21 vjeç, ndërsa koha kur ai hyri në UÇK, nga ku është edhe “peng” po i UÇK-së është viti 1998, pra në kohën kur ai ishte vetëm 17 vjeç. E Durim Rexha nga Komuna Skënderaj në vitin 1998 kur në qiellin e trazuar të Kosovës u shfaq UÇK-ja ishte ndër të parët bashkëmoshatarë që u regjistruanë radhët e saj, madje për çlirimin e Kosovës ai bashkë me një grup (njësit) u caktuan që serbëve të banonin në Komunën Skënderaj t’jua bënin jetën të padurueshme, duke ushtruar mbi ta edhe dhunë e terror, pasi këta serbë “vendas” dihej se bashkëpunonin me shtetin serb. Por një ditë i riuDurim Rexha ra në kthetrat e Policisë Serbe e cila jo vetëm e arrestoi, por me një gjyq tipik ushtarak serb në qendër të Komunës Skënderaj e dënoi me qëndrimin në burg pa afat, me akuzën se Durimi ka ushtruar dhunë e terror ndaj banorëve serb të Kosovës. E me sa duket kriminelët serb që mbanin të pushtuar Kosovën gjatë hetuesisë kishin arritur ndoshta ta thyenin të riun Çlirimtar të Kosovës, duke e detyruar të tregojë shokët e njësitit (UÇK) me të cilët ai kishte bashkëpunuar. E fatkeqësisht pas kësaj njësisi u eleminua krejtësisht, ndërsa Durimi pas disa kohësh ishte liruar nga burgu ku e mbanin serbët, por tashmë ai ndodhej nën akuzën e tmerrshme të vetë UÇK-së, si Tradhëtar i UÇK-së e Kosovës, dhe dënimi nga UÇK-ja ishte shpallur Dënim me vdekje. Gjithsesi gjatë viteve të luftës Durimi u detyrua të qëndrojë diku larg i fshehur, ndoshta duke pritur çlirimin e Kosovës ku shpresohej të sqarohej gjithçka, por edhe nëse kishte gabuar të falej, pasi mosha e tij e re e justifikonte disi edhe “tradhëtinë” që u kishte bërë shokëve të njësitit të UÇK-së, megjithëse të afërmit e Durimit nuk besonin kurrë se vërtetë Durimi kishte tradhëtuar, por ishte një inskenim i segmenteve të vetë UÇK-së të cilët kishin bashkëpunuar vetë me kriminelët serb. Por nuk paska qenë e thënë kjo pasi edhe sot në Liri shpesh në Komunën Skënderaj shfaqen grupe të UÇK-së, (por jo të veshur si dikur ushtarakë) të cilët kërkojnë “tradhëtarin” Durim, të cilin, thonë se e duan për ta arrestuar e dënuar si tradhëtar të Kosovës e UÇK-së, e ky vendim qëndron e do të qëndrojë në fuqi deri sa ne të jemi gjallë, rrahin gjoksin këta “ushtarë” të përjetshëm të UÇK-së. Fatmirësisht Durimi nuk është në Kosovë, për t’u dënuar e pushkatuar si qindra shokë të tij, por edhe që i mugnon ai Kosovës e Kosova atij është boll, pasi ky vend i mrekullueshëm shqiptar ka nevojë për bijtë e saj përherë qoftë edhe nëse kanë gabuar ndonjëherë. E ndonëse forcat e KFOR-it po mundohen të punojnë ende janë larg, e faji kryesor bie mbi vetë shqiptarët e Kosovës… Ndue Bacaj Shqiptarët ikin nga vendi i tyre si në vitet e diktaturës Megjithëse kanë kaluar rreth 10 vite që në Shqipëri ligjërisht është lejuar mendimi ndryshe, praktikisht kjo ende vazhdon të qëndrojë vetëm në letër, pasi komunistët e rikthyer në pushtet mbas vitit 1997, vazhdojnë persekutimin psikolojgik e fizik të kundërshtarëve të tyre politikë, të cilët për të shpëtuar kokën e tyre e familjeve të tyre janë të detyruar që me çdo kushte të braktisin atdheun e tyre që e deshën aq shumë. Mjerisht një ndër trevat më të prekura nga ky eksod i detyruar është edhe treva simbol e antikomunizmit shqiptar Malësia e Madhe. E një ndër këta emigrantë të mjeruar është edhe Artur Sahit Curaj i datëlindjes 11. 01. 1978 nga fshati Zagorë i Komunës Shkrel të rrethit M. Madhe. Zoti Artur është një ndër ata të rinj që është aktivizuar si propagandist i Partisë Demokratike që në moshë të re, si dhe është bërë anëtar i saj që në vitin 1996. Për aktivitetin e tij është dalluar veçanërisht gjatë vitit të vështirë 1997, kur komunistë po riktheheshin në pushtet dhunshëm, duke djegur e shkatërruar Institucionet e Shtetit Demokratik. Por me gjithë rikthimin e tyre, Artur Curaj e vazhdoi aktivitetin e tij antikomunist gjatë gjithë fushatave elektorale, duke u bërë edhe anëtar i komisionit të votimeve, si gjatë zgjedhjeve të Pushtetit Lokal në vitin 2000, si dhe në ato parlamentare të vitit 2001. Gjatë ushtrimit të aktivitetit të tij si komisioner, z. Artur është kërcënuar disa herë nga Policia Sekrete e shtetit socialist, e cila e kërcënonte jo vetëm moralisht, por mbi të gjitha fizikisht, duke e rrahur e keqtrajtuar disa herë, duke i përsëritur refrenin ose hiq dorë nga bindjet e tua antikomuniste ose do të zhdukim nga faqja e dheut siç edhe kemi zhdukur shumë këlyshë të Sali Berishës. Vlen të shënohet rasti i fundit në zgjehdjet parlamentare në zonën nr.2, të datës 24 qershor 2001, kur në qendrën e votimit ku ishte ai komisioner, kishte fituar kandidati i Bashkimit për Fitore, por me forcën e armëve e të kërcënimeve policia keqtrajtoi komisionerin demokrat (Arturin), pasi nuk pranoi të fallsifikojë rezultatin e votimit, por kjo i kushtoi arrestimin e tij nga njësiti policor i cili në një pakujdesi e tyre e falë Zotit Arturi shpëtoi nga kthetrat e vdekjes së sigurtë, duke u ikur nga duart, por edhe duke u detyruar të lërë Shqipërinë përfundimisht, për në ndonjë vend vërtetë demokratik për të siguruar mbijetesën. Vasel Gilaj PSE NUK DO TE KETE NJE BREZ TE RI NE KOSOVE Jetmir Halili, i lindur me 1 Dhjetor 1981, qytetar i Pejës deri në Maj 1999.Thuhet se familja Halili u largua nga Peja në Maj 1999 dhe shkoi në Maqedoni si rrjedhojë e pasigurisë për jetën.Banorë të qytetit të Pejës mendojnë se babai i Jetmirit, Ibrahimi, i cili ishte anëtar i LDK-së, vrau një njeri nga familja Dendreu. Me sa kuptojmë, Ibrahimit nuk i ishte lënë zgjedhje tjetër veç kryerjes së vrasjes.Personi nga familja Dendreu kishte qenë një spiun i serbëve. Kështu LDK-ja kishte kërkuar vrasjen e tij.LDK-ja kishte kërcënuar vetë jetën e Ibrahimit dhe atë të familjes së tij, nëse ai nuk do të bënte ekzekutimin.Ibrahimi zbatoi detyrën e ngarkuar nga LDK-ja, por pastaj jeta e tij ishte në rrezik për shkak të serbëve dhe të KLA-së. Kjo coi edhe në një hasmëri gjaku me pjesëtarët e tjerë të familjes Dendreu. Kështu ai iku me familjen e tij në Maqedoni për të shmangur ligjet e kanunit të maleve. Ky i fundit bëhet aq i fuqishëm kur ligji nuk ia del dhe kur shteti nuk ka fuqi. Në baze të kanunit, pjesëtarët e familjes Dendreu mund të vrasin çdo pjesëtar të familjes Halili me ta parë njërin prej tyre. Gjithashtu Ibrahimi deshi të shmangte edhe kërcënimet e organizatave politike. Mendohej se kjo familje ishte ndalur te disa kushërinj të largët në Maqedoni.Duket se askush nuk e di se ku kanë përfunduar, madje nëse ata janë gjallë apo jo sot.Miq të familjes Halili nuk kanë dëgjuar më asgjë prej tyre. Ata janë të sigurt se ata janë vrarë, përndryshe do të ishin në kontakt me ta.Familja Halili është akoma në kërkim nga familja Dendreu dhe organizata politike.Kjo është thjesht një tjetër histori e një familjeje kosovare mes mijërave të tjera me histori të ngjashme si kjo.Kosovarët nuk janë ende në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre. Ata ende kërkohen dhe ndiqen papushim për dezertim, krime dhe besnikëri ndaj organizatve politike si LDK, KLA ose serbëve. Flori Slatina E keqja, ky testament gjenetik i të kaluarës Nga Albert VATAJ Duke qenë se gjithçka ishte jashtë parametrave të përcaktuara në të drejtat dhe liritë ndërkombëtare, manipulimi i së vërtetës mbeti pjesë e pandashme e politikës shqiptare. Pra e keqja erdhi si virtyt. Fakti, se gjeneratat politike kishin dalë po nga ai brez, ku vetëm e vërteta nuk provohej si e tillë, pak mundësi, për të mos thënë aspak, do të kishin lindjet e efekteve perspektive. Pra erdhëm me mbarsjet gjenetike, duke marrë me vete dhe pafajësinë në të njëjten kohë. Ishim përçues dhe zbatues të unit. Esi tek klasa politike do të vihej në veprim, vetëm për propagandë dhe rrallë për realitet politik. U rizgjua kështu obligimi për t’iu përgjigjur prejardhjes. Shpesh manipulimi i zgjedhjeve, I politikave të ndryshme propozohej edhe në kuadrin e një hakmarrjeje politike. E mira në të, zor se mund të gjendej. E keqja me shumicë, por ama e administruar mirë, pikërisht nga ata që nuk transmetonin me devocion genet e tyre. Pra, bijtë promovuan në rrugën e tyre të pushtetit amanetet e etërve, misionin transmetues të geneve dhe të çdo mbartjeje negative. Sot, kur kjo lëngatë është pjesëmarrëse në çdo kafshatë të realitetit shqiptar, vështirë mund ta mohosh, se rreziku është një faj genetik dhe një mision brezash. Reinkarnacionet e atyre, që duhet t’i identifikojmë, si deputetë, ministra, politikanë, janë bartës, mbi të gjitha dhe transmetues. Por shpresa nuk duhet humbur, së paku tek ata që mendojnë, se jo të gjithë janë përçues të kësaj rrjedhoje gjeneologjike. Kurrë një vend, nuk mbetet shterpë nga njerëz që mbartin ndër breza të mirë, nderin, drejtësinë dhe humanizmin. Janë pikërisht ata që mundëm t’i shijojmë, por shqisat e shqiptarëve, duke qenë të bombarduara nga e hidhura, nuk do të mbërrinin tek saktësimi i shijeve. Kështu do të kishim lindjen e dy kaheve. Nga njëra anë atë, që pason me besnikëri fajin gjenetik dhe misionin e brezave, nga ana tjetër të mirët. Edhe këta nuk do t’i përgjigjeshin një ligji tjetër natyror. Ndryshimi është, se ata janë mbartës të së mirës. Pasioni, për t’i shërbyer të vjetrës. Me ndryshimet politike, populli shqiptar mundi të ndryshonte shumëçka në jetën e tij. Meritë për këtë nuk mund të ketë dhe aq, sa gabimisht i vishet, populli. Ai ishte në këtë proces faktor inercie. Duke patur këtë lidhje shpirtërore, deri diku gjenetike, shpesh dhunti e gadishmërisë për t’iu përgjigjur më me zjarr urdhrave, se lutjeve pamë, teksa demokracinë do ta sulmonin njëheresh shumë të këqija. E para, që nuk kishte dhe aq merita ishte masa, turma. Pikërisht ajo, duke qenë më e lajkatuara nga këto ndryshime, rrebelimin do ta kishte si huq, madje të motivuar. Pas kësaj turme, jo dhe aq të madhe, por gjithsesi të rrezikshme nuk do të hezitohej të kapeshin pikërisht ato mbetje gjenetike të së keqes. Duke krijuar këtë lidhje, deri diku të brendshme, ata do të përbënin një rrezik, krismën e fuqizimit të të cilit do ta dëgjonim në vitin 1997. Malli për diktaturën, zelli për t’iu përgjigjur më me zjarr urdhrave, sesa lutjeve këtë turmë të indoktrinuar do ta vishte, jo vetëm me urrejtje, por dhe me obligimin gjenetik,të cilit ai po i ridëgjonte zërin. Do të rilindte e kaluara. Pothuajse gjithçka, që menduam dhe gabuam, se e përmbysëm me një të kthyer mbrapsht do të shkatërronte së pari, imazhet e të mirës. Tashmë ishte e pavend të merreshe me “vogëlsirat”, me sqarimet që i bëheshin për rrezikun, mbartës i të cilit është. Megjithatë, ajo që duhet të jetë shpresë për ne është, se cilat janë raportet. Se sot ka ndryshuar shumëçka dhe se e kaluara ka dhënë sinjalet e një rilindjeje, kjo s’ka dyshim. Këtë nuk e thotë vetëm politika. Politika është në këto kushte me funksionin e një shpjeguesi, është një zëdhënës i kësaj të keqeje, të cilën duket se kërkojnë ta rrokin më me dashuri dhe mall, se në kohën e diktaturës, sot shqiptarët. A ishte vërtet zhgënjim demokracia?!Analiza në detaje që përpunon një logjikë e ftohtë, pasi ke marrë mision të peshosh dy kohët dhe t’i çmosh ato, as që do të bëhej fjalë për zhgënjime ndaj demokracisë. Por shqiptarët realisht kanë të drejtë. Kjo e drejtë kalon nga faktori kohë I diktaturës, shtrirja e së cilës dhe densiteti i ushtrimit të presionit në brendinë e secilit ishte e atillë, sa nuk mund të shkulej aq lehtë sa pretenduam ne. Jo gjithmonë argumentuese për këtë duhet të jetë vuajtja. Eshtë më se e saktë, se shqiptarët përballuan diktaturën më të egër të Evropës. Por ama kjo nuk është gjithçka. Disa orientime biologjike vërtetojnë, se sa më vështirë ta ketë një krijesë ambientimin me një auditor, ku ka hedhur rrënjët e jetës, aq më të vështirë e ka t’i ikë atij, të shkulet nga aty dhe të rimbillet në një vend tjetër, qoftë ky vend me pozita më dashamirëse dhe më komode. Shqiptari, ka lindur dhe është rritur në një tokë të thatë. Rrënjët i ka ngulur thellë, për të “grabitur” jetën dhe degët I ka lëshuar pak, shtati i ka mbetur i shkurtër. Megjithatë ai ndjehet i lumtur, në skëterrën e tij. Demokracia u trumpetua si zhgënjim. Më të zellshmit që të bënin tellallin ishin iriqët, që kërkonin ose të shkonin në ferrë, ose të mbillnin këtu realitetin e ferrës. Por, kur demokracia e mohon këtë si të drejtë, sepse ajo njeh si të tillë të drejtën e të gjithëve, mbetet një arsye për të qenë e urryer. E urryer ndoshta jo nga të gjithë, por ama e urryer. Sot, ndërsa pas kemi lënë një përvojë të shkëlqyer të qeverisjes demokratike dhe i jepemi bashkëjetesës së një përvoje kundërshtuese me të, nuk di se ç’na ka mbetur të bëjmë. Ja ku lindën në një kohë dy breza, të cilët kacafyten dhëmb për dhëmb. Ky vazhdon të mos jetë faji i tyre. Eshtë misioni i testamenteve gjenetike, të cilin duhet ta përçojnë ndër breza, pa kërkuar të ndryshohet asgjë, ai që mbartësit I kthen në përjetues dhe promovues të mishmashit. Se ku është katandisur demokracia, ajo që mbeti për shumë njerëz një ëndërr, këtë mund ta dallosh fare lehtë. Se a ishte apo jo zhgënjim demokracia, kjo ende mund të jetë për shumë shqiptarë një pyetje pa përgjigje. Pushka vrastare e gjaksit pret të shkrehet mbi Elmi Murataj ose mbi njërin prej katër djemve të tij! Gjakmarrja, kjo plagë e tmerrshme që trondit edhe gurin është rikthyer me përmasa alarmante në Shqipërinë postkomuniste, më e theksuar kjo në zonat e veriut të vendit. Konfliktet e vjetra dhe të reja, meritë e çastit e deri edhe zënkat banale tashmë zgjidhen me shkrehjen e armëve të cilat marrin jetë të pafajshme. Dhjetëra kufoma janë evidentuar këto dhjetë vitet e fundit edhe në rrethin e Pukës, që bën pjesë në Prefekturën e Shkodrës. Në më të shumtën e rasteve vrasjet kanë ndodhur për gjakmarrje, çështje pronësie, zënka të çastit, çështje të nderit etj., këto edhe në kushtet e indiferencës e mosveprimit të atij që në Shqipëri akoma vazhdon të quhet shtet. Askush deri më sot, me përjashtim të angazhimit të disa shoqatave të pajtimit, nuk ka patur vullnetin dhe fuqinë për ta ndalur plagën që sa vjen e maiset. Dhe tragjedia vazhdon. Ja, shikoni këtë burrë në këtë foto që shtrëngon fort katër djemtë e tij dhe s’e largon asnjë çast vështrimin prej tyre. Quhet Elmi Demush Murataj, i datëlindjes 17 prill 1960, nga fshati Kryezi i rrethit të Pukët. Ndjehet i trembur dhe nga çasti në çast i druhet ndonjë krisme arme që rri ngrehur prej gjaksit të tij, prandaj i shtrëngon ashtu të katër, Armondin, Kreshnikun, Ledionin e Kleantin. Ata nuk kanë kurrfarë faji dhe nuk kanë kryer kurrfarë krimi, por nenet e kanunit të tmerrshëm të Lekë Dukagjinit, i cili ka 10 vite që është ulur këmbëkryq dhe bën ligjin në Shqipëri, kur është fjala për marrjen e gjakut nuk përjashton as fëmijët mbi 10 vjeç… Një dramë e tmerrshme që ndodh vetëm në Shqipëri, një tragjedi e dhimbshme që s’dihet se kur mund të ndalet. Një sipërfaqe e vogël toke, futi në sherr dy familjet, fqinje me njëra-tjetrën, Murataj dhe Kryeziu në fshatin Kryezi të Pukës. Halil Murataj, vëllai i Elmisë, teksa punonte tokën e tij paraditen e 5 majit në vitin 2001, ka nisur të konfliktohet me fjalë me fqinjin e tij Nazmi Kryeziu për pronësinë e tokës, zënkë që ka përfunduar tepër tragjikisht. Halil Murataj, në gjaknxehtësi e sipër, ka goditur me armë dhe ka lënë të vdekur në vend Nazmi Kryeziun dhe qysh prej atij momenti është larguar diku jashtë shtetit pa lënë kurrfarë adrese, por duke lënë hijen e gjakut tek vëllai i tij Elmia dhe katër djemtë e tij. Frika e gjakmarrjes ka detyruar Elminë të braktisë vendlindjen, ndërkohë që edhe bashkëshortja Zyrafete Elezi, nëna e Elmisë, Hana 78 vjeçare dhe fëmijët kanë shitur shtëpinë dhe gjithë pasurinë në fshat për t’u instaluar diku në një fshat të rrethit të Durrësit. Aktualisht në vendbanimin e ri shtyn ditët e vetmuar vetëm nëna e vjetëruar Hana, që i lutet orë e çast të madhit Zot për të parë edhe një herë me sy dy djemtë e saj, Halilin dhe Elmiun, nusen e djalit Zyrafeten dhe katër nipat e saj të shtrenjtë, për të cilët nuk di kurrfarë adrese. Ndoshta kurrë më s’do të mund të kthehen në vendlindjen e tyre, pasi pushka e gjaksit rri ngrehur dhe pret me gishtin në këmbëz për t’u shkrehur mbi ta. Kthimi i Elmisë dhe djemve të tij në Shqipëri, do të thotë kthim drejtë një vrasje të paralajmëruar, kthim drejt vdekjes. Dhe tragjedia e dhimbshme vazhdon. Në nenet e kanunit të tmerrshëm shkruhet: Gjaku lahet vetëm me gjak. Rifat Ymeri |