“Mëshironi ata që janë në tokë, ju mëshiron kush është në qiell
Me datën 02 Maj 2002, shkrova një shkrim dhe me datën 09 Korrik 2002 shoh një replikë për të!? Në rradhë të parë shumë i nderuari z. mësues, ju përshëndes nëpërmjet këtij shkrimi duke ju uruar më preçizitet në shkrimet tuaja. U vonuat pak, megjithatë më mirë vonë se kurrë. Po ju shkruaj për t’ju vërtetuar se nuk hedh gurin dhe fsheh dorën dhe se nuk po fshihem pas gjetheve të fikut, sikurse thoni ju, pasi nuk është edukatë as moral i teologëve muslimanë! I dashur mësues! Po më merrni pak kohë, nga koha ime e çmuar, për t’ju kthyer një përgjigje sa më të përshtatshme, duke ruajtur veten që të mos e ndyej me fjalë e mendime boshe, që s’janë tipare fisnike, por broçkulla që të tërheqin drejt kurthave që përgatiten natën me hanë!? Ky shkrim nuk do të thotë se teologët janë të paprekshëm dhe nuk duhen replikuar kur bëhen për replika, por nëse dikush e bën këtë, ta bëjë me objektivizëm dhe duke e ruajtur gjuhën nga shprehjet adoloshente! Që në paragrafin e parë, duhet t’ju kërkoj leje për të rregulluar shprehjet tuaja në lidhje me shkrimet e mija të mëparshme: Ju thoni: (Që të shkruaj këtë artikull modest, më nxiti një shkrim i teologut, i cili mendimet e tij: “Në kërkim të një identiteti” i përfundon me fjalët: “Ne përherë ju kemi mëshiruar dhe vazhdojmë…”). Së pari më vjen keq por në asnjë vend të shkrimeve të mija nuk ka erë mendimesh për një kërkim identiteti, pasi identitetin e konsiderova si zgjidhje të kërkimit për pasaportë! Pastaj “Teologji iblisike në kohën e lirisë”, e dini se për çfarë është shkruar? Lexojeni me vëmendje, analizojeni duke e lidhur me shkakun e shkrimit, e nëse nuk arrini në ndonjë rezultat, atëherë kërkojeni tek numri përpara tij. Përsa i përket citateve të “Mëhil Hardit”, lexojini edhe ju me kujdes, nëse e gjeni librin e tij, për të kuptuar vlerësimet e tija ndaj figurave të librit të tij të famshëm dhe më pas do ta keni më të lehtë të etiketoni thëniet e njërit apo tjetrit personazh, prej atyre që solla në shkrimin e atëhershëm! Thoni: (Ju shkruani sikur të mos jetoni në këtë botë të vockël shqiptare mbushur me intriga…). Jo, lumë mësuesi, pikërisht pse jetoj në këtë botë të vockël, shkruaj në këtë mënyrë! Pikërisht pse shoh se çfarë veprohet në skenë e çfarë përgatitet prapa kuintave, shkruaj në këtë mënyrë, se po të qe ndrysh do të ishin ndrysh edhe shkrimet e mija. Ndërsa pyetjes tuaj se kush është përparimi sipas meje, besoj se e keni patur përpara syve një pjesë të tij, tek artikulli im me titull: “Vëllazërimi islamo-kristian…”, apo se keni lexuar, pasi keni qenë i zënë me analizën e shkrimit të mëparshëm!? Ju më habisni në shkrimin tuaj pak kontradiktor, kur thoni: (Naim Frashëri, megjithëse jetonte në lindje, në shkrimet e tija kërkonte: “diellin që lind andej nga perëndon”). Bektashiu Naim Frashëri, z. mësues, ka qenë shumë mistik dhe fjalët e tija janë pak të vështira për t’u kuptuar, nëse nuk njihet mirë gjuha e tij, megjithatë a e dini se kur lind dielli andej nga perëndon? Kërkojeni në librat e teologjisë, se do ta gjeni! (Nëse keni kohë). Më kontradiktor bëheni kur thoni: (z. teolog, ju bashkë me mua jetojmë në Evropë, i përkasim asaj, s’kemi nga mbajmë, “duhet të thërrasim derrin, dajë”). Jo, mësues, nuk i thuhet dajë vetëm se dajës dhe nuk i thuhet mashaallaj kujt se meriton, se pastaj nuk do na mbesë asnjë vlerë përveç se imitimit, që s’është tipar shqiptariaq më tepër i një mësuesi, që mëson të tjerët të jenë të fortë dhe të kenë besim tek vetja… Pastaj kush tu ankua për Evropën, z. mësues? Lexojeni mirë shkrimin tim dhe shiheni se përse është shkruar dhe se përse është përmendur hyrja në Evropë, që të mos humbasim kohë në një dialog me dy kahe të kundërta, se përndryshe do jetë debat i dështuar pa u ngjitur mirë në mitrën e tij! (Unë po e mohoj, megjithatë rrotullohet!) – përmendni ju thënien e Galileut. Shprehje interesante kjo, por s’na treguat se cilëa është “toka juaj”, dhe përse po e mohoni rrotullimin e saj? Ndërsa, për një gjë s’ju fal aspak, kur ju më paraqisni si një vlerësues të “pakicave” dhe “shumicave”! Jo, mësues, pasi sikur të qe puna për këto vlerësime, nuk do të përfundoja shkrimet e mija me fjalët: “Me dorën e teologut”! Si teolog, musliman, shqiptar dhe njeri, nuk kam dashakeqësi – sikurse jumë vlerësoni – ndaj “pakicave”, as eufori ndaj “shumicave”. Pastaj teologët bashkojnë njerëz dhe predikojnë paqe e dashuri, jo mllefe e përçarje! Fjalët para se të fliten maten! Interesant shumë kur thoni: (Për t’u futur në Evropë, s’pyetet as elementi katolik, as ai musliman e ortodoks, për mendimin tim…). Shumë interesante, pasi një gjë të tillë e kam thënë përpara jush tek shkrimi im, që ju ka nxitë të shkruani, por dallimi i vetëm se unë përmenda laiçizmin e Evropës, ndërsa ju elementin fe. E shikoni se jeni kontradiktor edhe këtu! Nganjëherë më bëni të pyes se a e keni shkruar ju, me të vërtetë, këtë shkrim, apo ju është sjellur përpara duarve? Apo jeni nisur nga disa fjalë të caktuar në shkrimet e mija, pa lexuar pjesën tjetër, që ju kanë nxitur të shkruani ashtu si shkruat? Asnjëra sa tjetra s’janë punë shkencore, duhet ta dini, besoj!? Thoni, në vijim të shkrimit tuaj: (Më duket se po realizohen “profecitë” e F. Konicës). Them: Fjalët e tija, jo “profecitë”, mund të realizohen nëse vdesin mësuesit dhe predikuesit e mirësisë dhe pastërtisë! Atëherë vjen koha kur dielli lind andej nga perëndon! Le të punojmë me devocion dhe të shohim se si u vjen fundi punëve! Në fund, të shkrimit tuaj, më jepni një këshillë, kur më thoni: (Ju si teolog, e njihni mirë Kur’anin dhe në shkrimin tuaj citoni pjesë të tij, po disa gjëra duhet ti kapërceni, se shoqëria e marrëdhëniet midis kombeve kanë përparuar. Mendoj se nuk është mirë të mbështeteni në këtë thënie të Kur’anit: “51. O ju që besuat. Mos zini miq as jahuditë, as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit…). Them: Si studiues i Kur’anit, po ju mësoj kuptimin e këtij verseti, nëse doni, për t’ju treguar se nuk kapërcej asnjë verset kur’anor, as luaj me të, as tallem me të, por vetëm krenohem me të dhe u mësoj të tjerëve – sipas mbarësisë së Zotit –, atë çka nuk e dinë prej tij, që të mos gabojnë në hak të Zotit Tashti z. mësues, më ndiqni me vëmendje, që të shikoni objektivizmin e Kur’anit në këtë verset, që ju më këshilloni të mos mbështetem në të, nga padituria, Zoti të faltë: Kur’ani pas zbritjes së tij është komentuar dhe sqaruar, që njerëzit të dijnë qëllimet dhe objektivat e tij. I pari që e ka bërë këtë ka qenë Profeti Muhammed (a.s.). Pas tij kanë ardhur dijetarë të shumtë që kanë komentuar këtë libër të shenjtë, në mënyurë që njerëzit të kuptojnë dhe të mësojnë! Sigurisht për komentimin e Kur’anit ka rregulla dhe limite të caktuara, që jo çdokush i plotëson për të qenë i aftë për këtë barrë të rëndë! Ndër dijetarët më të njohur islamë, në komentimin e Kur’anit, është edhe Imam Kurtubiu, që në librin e tij të quajtur (El xhamiu li ahkamil Kur’an), në lidhje me këtë verset, në vëll. 6, fq. 207, thotë: (Në këtë verset ka dy çështje, që duhen sqaruar: Së pari: Thuhet se ky verset ka zbritur për ata persona që lajmëronin jahuditë dhe kristianët, për sekretet e muslimanëve, duke ndihmuar jobesimtarët e Mekkes. Së dyti: Tek thënia e Tij (e Zotit): {E kush prej jush i miqëson ata}, kundër muslimanëve, {ai është prej tyre}…) D.m.th. një musliman që thyen këtë urdhër hyjnor, duke shkelur ligjin e Zotit del nga feja e tij, duke u barazuar me jehudët e kristianët, që s’janë muslimanë momentalisht. Ose më thjeshtë, kur në një luftë, një person nga njëri grup shkon dhe spiunon tek grupi tjetër dhe kthehet më pas në gjirin e familjes së tij, ndërkohë që ata kanë mësuar veprimin e tij, çfarë mendon se do i thonë? Do e përqafojnë e nderojnë? E shikon mësues se sa shpejt u ngute të japësh vendim për diçka që se dije! Ndërsa Imam Raziu, e plotëson edhe më tepër spjegimin e këtij verseti, kur thotë në librin e tij të njohur, në komentimin e Kur’anit (Mefatihul gajb), në vëll. 12, fq. 15: (Transmetohet se Ubade ibni Samit erdhi tek Profeti (a.s.) dhe dha besën se nuk do kërkonte mbështetjen e jehudive. Ndërsa Ibni Ubej, tha: Ndërsa unë do e bëj këtë pasi kam frikë nga lufta. Për shkak të tij (Ibni Ubej-it), zbriti ky verset. Ndërsa kuptimi i fjalës: Mos bëni miqësi me ta, do thotë: Mos u mbështetni në ndihmën e tyre në luftë). Pas kësaj, ka të ngjarë që ju të më thoni: A e sheh që Kur’ani e ndalon muslimanin të kërkojë mbështetje në një kristian a jehudiu, kur është fjala për luftë? Të them: Po, pasi në atë kohë muslimanët kishin shtetin e tyre dhe udhëheqjen e tyre, ndërsa kristianët nuk merreshin as ushtarë madje, por respektoheshin dhe nderoheshin si popull i besës. Sot, nëse i kanoset ndonjë rrezik Shqipërisë apo vendit tonë (Zoti e ruajtë Shqipërinë dhe banorët e saj nga çdo rrezik dhe e keqe), sigurisht që do i dalim zot si shqiptar, pa marrur parasysh elementin fe! Po qe puna për të ngjallur sherre, metodat janë të shumta dhe të lehta! Detyra jonë është të ngjallim dashurinë e ndërsjelltë ndërmjet dy komuniteteve tona, duke i rënë lanet debateve varfanjake dhe dashakeqëse! Siç e shikon mësues, ky verset ka shkaqet e veta të zbritjes, në ato kohë lufte. Zoti në Kur’an nuk na e ka ndaluar miqësinë dhe lidhjet e ndërsjellta me pasuesit e librave hyjnor, Inxhilit dhe Teuratit. Lexoni shkrimin tim në lidhje me këtë çështje, në po këtë gazetë, në numrin 25 të datës 11 Qershor 2002 dhe do bindeni për këtë, me ndihmën e Zotit! Së fundi, edhe unë mendoj se njerëzit nuk duhen paragjykuar nga nofka e llagëpe, por me devotshmëri dhe vepra të mira në shërbim të njerëzimit dhe përparimit. Nderime mësues! Me dorën e teologut Muhamet Sytari
As në varr nuk dua të jem mes shokëve të mi shkrimtarë -Kundër abuzimit me hapësirat e fjalës së lirë- Gazeta “Shqipëria Etnike”, si tribunë e mendimit të lirë intelektual të kohëve të fundit replikonte ashpër me shkrimet e z. Dashamir Cacaj, lidhur me të ashtuquajturin “Arkaizëm të Fishtës, Migjenit dhe Koliqit”, apo me shkrimin që shpall si kamikaz simbolin e qënresës, legjendën e këtij brumi, Oso Kukën të po këtij autori. Reagimi i një opinioni të gjerë, përfshirë edhe atë të klerit këtu në Shkodër, sidomos, na sugjeroi idenë që ne si redaksi të hapim një rubrikë si kjo: Kundër abuzimit me hapësirat e fjalës së lirë, aq më shumë kur kemi parasysh se poeti unë Gjergj Fishta shkroi me aq pasion dhe përkushtim mbi aktin madhor të vetmohimit në emër të lirisë, e koncentruar në vetëdijen kombëtare si shpehje emblematike e qëndresës së shqiptarëve në luftën e parreshtur kundër shkjaut të pabesë, ku u shqua edhe Oso Kuka. Nisur nga këto, duke filluar nga ky numër, gazeta jonë si tribunë e fjalës së lirë e të argumentuar publike, kundër abuzimit me hapësirat e shoqëruar kurdoherë me etikën dhe kulturën profesionale, iu drejtua kësaj radhe publicistit, shkrimtarit dhe kritikut të njohur, aq më tepër nga lexuesi ynë, me shkrimet e tij të herëpashershme nëpër faqet e gazetës sonë, z. Kadri Ujkaj: Shqipëria Etnike: Në funksion të transparencës dhe mendimit të lirë profesional, të argumentuar, që synon gazeta jonë, cila do të ishte fjala juar si publicist dhe veçanërisht si kritik letrar që gëzon respektin dhe vëmendjen e lexuesit të gjerë, krahas atij elitar, aq më shumë kur ndihet një uri e madhe për mendimin kritik profesional, si bisturi e skarcitetit artistik dhe si domosdoshmëri e ndërmjetësimit dinjitoz mes lexuesit dhe autorit të librit në tërësi? K. Ujkaj: Ju faleminderit për konsideratën si redaksi. Më pëlqen obligimi gazetaresk që i keni vënë vetes, duke uruar me këtë rast që në respektin e lexuesit të gjerë të mbeteni kurdoherë vetvetja, opozitarë të kriminalizimit të fjalës, abuzimit me të dhe e kurajos qytetare për ta mbrojtur dhe inkurajuar mendimin e lirë, çka do të thotë të pranosh një sakrilegj jo të vogël. Shqipëria Etnike: Keni hyrë me “forcë” në fushën e “minuar” të kritës letrare, aq të domosdoshme dhe të vulgarizuar nga realiteti i hidhur dhe mjeran deri dje. Si arritët këtë standart të studjuesit modern serioz? Cili qe idhulli juaj, nëse mund të shpreheshim kështu, që ju inkurajoi në rrugën e vështirë, aq surprizash sa të këndëshme sa serioze që shoqërojnë jetën e një kritiku? Cila qe konkretisht mbështetja juaj profesionale e morale që u intrigoi t’i hyni kritikës së vërtetë moderne si kundërpërgjigje e sociologjizmit kritik deri dje të imponuar? Kadri Ujkaj: Njeriu, thotë Erik From, nuk është i lirë të zgjedhë të ketë, apo të mos ketë “ideale”, por ai është i lirë të zgjedhë këto apo ato ideale. Në këtë kuptim të gjithë njerëzit janë “idealet”, të gjithë synojnë të dalin jashtë kuadratit të nevojave thjeshtë fiziologjike”. Njeriu nuk mjaftohet thjeshtë me të ushqyerit, me veshmbathjen, me banimin, apo qoftë edhe me plotësimin e nevojave seksuale, me të cilat duke iu referuar vend e pa vend Frojdit abuzohet aq intensivisht. Njeriu jeton dhe ka nevojë të afirmohet duke patur një sistem të caktuar orientimi dhe një objekt po kaq të caktuar adhurimi. Nga një këndvështrim i tillë, rezultante e jetës sime mbetet ideali ideoestetik. Ndoshta në këtë sens shumë zhgënjime të krijuesve, apo artistëve të afirmuar gjatë historisë, përfshirë edhe ditët tona unë i kam shpjeguar në përpjekjet aksidentale të tyre për të realizuar idealin e tyre ideoestetik me mjete, apo angazhime pasionante në politikë. Tipike kjo ka qenë për talentin e vërtetë të “letrave” shqipe, poetin Dodë Kaçaj, që i zhgënjyer deri në fyt në oazin pompoz të politikës moderne do të shpërthente me një precedent poetik të vërtetë kumti: Mos i kërkoni kanibalët në xhunglat e Afrikës Ka kohë që kanë ikur nga natyra Tatuazh kanë stemën e Republikës Kanibalët i kërkoni nëpër zyra… Kështu i prirur qëkur vazhdoja gjimnazin “Qemal Stafa” në Durrës, për letërsinë falë shpjegimit pasionant dhe kulturës artistike e letrare që zotëronte mësuesi im i letërsisë Mihallaq Demiri, komentet e tij letrare mbi krijimtarinë e Pushkinit i kam edhe sot në kujtesë, si dhe fatit të jashtëzakonshëm që tri javë pasi kalova nga fakulteti i matematikës, ku më kishte dërguar, jo pasioni, por mesatarja e lartë, në fakultetin e letërsisë, më ndoqi fati tjetër i madh të kem pedagog të teorisë së letërsisë, dr. Shkencave filologjike,kritikun letrar, zotin Neki Lezha. Kështu Nekiu do të qe inspiruesi im i parë profesional, falë shprehjes së tij artistike, elokuencës profesionale, komunikimit brilant me studentët dhe bonsensit qytetar, ndjeshmërisë së hollë, humorit plot shije dhe adhurimit të pasionuar të veprës së Kadaresë, që t’i hyja qartë me vetëdije profesionale këasj që ju me të drejtë e quani të vështirë. Kritikët quhen ndryshe edhe qytetarë të flijimit. Ndiqja me vullnet të jashtëzakonshëm lektorë të ndryshëm me synimin për të “vjedhur” samë shumë nga kodi i tyre i zbërthimit të analizës së një vepre letrare, apo të një poezie. Jo vetëm fletoret e seminareve, apo blloqe të veçanta i mbushja me shënime nga më të ndryshmet, nga autorë që lexoja, apo mësimdhënës, por nuk kishte mbetur në fund të vitit kapak i fletoreve apo blloqeve të mi pa u mbushur me “gjurmime” nga më të larmishmet, nga një orë në tjetrën rreth asaj teknike, apo mjeshtërie analize që udhëhiqte drejt domethënies artistike të një karakteri, apo vepre të tërë letrare. Për hir të së vërtetës tek shumica shumë pak dalloja ndryshimin mes komentit letrar, analizës ideoartistike me kuadratimin socialhistorik të ngjarjeve të një subjekti letrar, apo shpjegimet e karakterit socialhistorik. Natyrisht e tillë qe e orientuar mjerisht gjithë letërisa jonë. Rrënjët socialklasore që disa pedagogë, të mbërthyer pas lektoriumit, i deklaronin si motivim të intrigës së një vepre letrare, vinin në përfytyrimin tim tamam si gunga e shkuesit të Katerinës tek “Dasma” e Kadaresë. I vetmi pedagog që në analizën e një vepre letrare, në shtjellimin e koncepteve stilistike, kompozicionale, apo ideore të veprës letrare që të ngjallte intrigën duke iu shmangur ndjeshëm sensit agjitativ, drejt misterit, kuptohet të kufizuar qe profesor Nekiu. Duke iu drejtuar studentëve, jo me tonalitetin zyrtar me gishtat lart e poshtë, por me gjithë frymëmarrjen e tij prej artisti dhe aktori të lindur synonte të futej gjithnjë në labirinthet e veprës letrare, të intrigës subjektore, apo të domethënies estetiko-filozofike. Kësaj të fundit i kushtonte një rëndësi të jashtëzakonshme, duke iu shmangur, ndoshta në mënyrë krejt të pavetëdijshme sensit semplist të “direktivave” për letërsinë dhe artin. Kodi i zbërthimit të një vepre letrare, fjalori, mesazhi, kompozicioni, stili, gjithë këto mbeten në kujtesën time si ndjesi motivuese për të dalluar tashmë si prirje specifike brenda letërsisë, kritikën letrare. Me Nekiun më lidhi shpirtërisht edhe në moment tjetër. Ishte, në mos kam harruar shkurti i 1967-ës. Po zhvillohej mbledhja e trupës pedagodjike të Institutit Pedagogjik, nën drejtimin e z. Mihajl Prifti. Si përfaqësues i rinisë studentore në fakultet po kritikoja ashpër tekat e një pedagogu-titullar që për shijet e asaj kohe te ne studentët si mbajtja e flokëve kalips, kryente vlerësime thelbësisht tendencioze, pavarësisht se ishte personalitet i kompletuar në lëndën e tij, me specializim e shkollim të lartë jashtë shtetit. Nekiu pa pikë hezitimi konfirmoi me argumentet e tij rezultatet e pajustifikueshme të shumë studentëve në lëndën e atij pedagogu. Kështu ndoshta pa vetëdijen e plotë se ku po hyja, i thelluar në njohuritë e mia profesionale nga ato që studjoja në mënyrë të pavarur dhe të programuar dhe sidomos i intriguar nga leksionet brilante të Kadaresë mbi letërsinë moderniste, shkrova për herë të parë një shkrim kritik disa faqesh për gazetën “Mësuesi” që për çudi pranonte edhe të tilla shkrime. Shkrimi im ishte për romanin “Rusha” të Gj. Zhejit, por nuk u botua. Sazani, një ndër karakteret letrare të romanit, që unë e quaja jo bindës duke u mbështetur në temperamentin e shqiptarit në ato vite më dukej skematik, diçka e kërkuar. Por nuk ishte “ashtu”. Profesor Çapajev Gjokutaj, pas diskutimit me të me sinqeritet dhe dashamirësi më këshillon që e keni gabim, këtë kurse idenë tuaj se Kadare nuk e njeh realitetin kur shkruan për dashurinë në një mjedis malësor e pranoj, në rastin e romanit “Dasma”. E kuptova! Kisha gabuar “padashje”, pa ndonjë “të keqe” të qëllimshme. Gabimi qëndronte se Sazani (jo se nuk ishte karakter skematik, diçka e kërkuar), por ishte zëdhënës i vijës së Partisë. Autori i jehonte fjalës së E. Hoxhës para Shtëpisë së Fëmijëve “8 Nëntori”në Tiranë. Me të mbaruar Universitetin Shtetëror të Tiranës e në vazhdim u përqendrova rreth akumulimit të përvojës teorike që mund të siguroja mbi kritikën letrare. Disa herë iu jam rikthyer me kënaqësi leksioneve të profesor Nekiut, apo të profesorëve të tjerë kur më tërhiqnin, apo vepra të veçanta. Ngaqë nuk rrija dot pa shkruar, vendosa të merresha me gazetari ku për fat “të keq” gjithnjë më pëlqente pjesa “e errët”, edhe pse kujdesi ndaj nxirjes së realitetit ishte tepër me pasoja. Kjo preferencë gjithsesi vinte tek unë pa vetëdijen e plotë, por si diçka e brendshme, refleks i atij misteri që na kishte ushqyer me talentin e tij në analizat ideoartistike pr. Lezha. Në jetën time ka sjellë mjaft sakrilegje, sepse bajraktarët e të gjitha kohërave që shkuan dhe atyre që do të vijnë nuk durojnë dot mbi kokë “gjela” që përpiqen të jenë vetvetja. Megjithatë, mua nuk më pëlqen, as nuk më ka pëlqyer kurrë përpjekja për ta interpretuar apo vlerësuar çdo moment “anti” në jetë si domosdoshmërisht antipushtet. Kjo lloj metamorfoze më duket pjesa më e ndyrë e një karakteri njerëzor. Sakrilegjet e njeriut unë i shoh, në shumicën e tyre, si përpjekje të njeriut për të gjetur vetveten. E këtë vetvete njeriu i shkretë nuk e gjen boll herë as te prindi i vet. gjetja e vetvetes është dhe do të mbetet përherë problemi themelor i qenies që nga momenti që ai u shkëput nga bota e tij e parajsës në radhët e kopesë. Entuziasmi modern është për njeriun, po aq i dëmshëm, sa optimizmi i djeshëm, ne sa vazhdojmë ta përjetojmë dhe konceptojmë si dhuratë të dikujt demokracinë dhe jo si përpjekje maksimale e njeriut të lirë në atë mënyrë që ia merr mendja të punojë dhe jetojë secilit. Njeriu duhet të jetë realist. Jeta është luftë. Po kaq ajo nuk është asgjë më tepër se një absurd nga më të këndshmit, po aq nga më të dhimbshmit. Nëse njeriu do të arrinte të zgjidhte problemin e ekzistencës atëherë jeta për të nuk do të kishte kurrfarë kuptimi. Shqipëria Etnike: Ç’mund të na thoni për anatemimin mbi trashëgiminë kulturore, si qe rasti i shkrimit: “Fishta, Migjeni e Koliqi janë arkaikë”, konsideratat mbi Kadarenë, madje edhe në ndonjë tjetër gazetë deri tek kamikazlleku i Oso Kukës? Pa komplekse duam një debat të lirë. Mendimi juaj? K. Ujkaj: Populli ynë ka një thënie interesante: “Ka njerëz që nuk i sheh dot para vetes, ka të tjerë që nuk i fsheh dot kodra as mali”. Thënie kjo me ngarkesa sa estetike, sa filozofike, çka do të thotë që janë vlerat tua krijuese atë që të “mandatojnë” moralin e një popullariteti të merituar dhe jo fantazitë e sëmura, komplekset narcistike, euforitë artificiale, apo fshehja pas shkëlqimit të të tjerëve. Vetëm të parat mund të identifikojnë si dikush dhe jo diçka, një eunuk, apo një njeri. Në këtë kontekst sado baltëra të hidhen, çka nuk është gjë e re në jetën e kulturës e të artit shqiptar e atij botëror, mbi personalitetet letrare të penave të fuqishme si Fishta, Migjeni, Koliqi, Kadare, etj. Personaliteti i tyre do të mbetet ai që është, sepse ndrit vepra e tyre. Madje për paradoks në klimën e lloj-lloj denigrimesh ata me veprën e tyre hijeshojnë, ridimensionohen dhe pasurohen në vlerat interpretative të thellësisë së krijesave të tyre brilante. Aq më pak arrijnë t’u bëjnë hije, apo t’i vendosin para dilemave denigruese, qoftë edhe në formën e anatemimeve si arkaizma, apo oborrtar përmes denigrimit idhnak dhe ironizimit idiotesk të llojit ballkanik. Janë fiktofirmat krijuese krijuese, apo autorë kuleçësh, që kujtojnë siç shprehej Koliqi se kushdo që ka mësuar alfabetin e Kongresit të Manastirit mund të bëhet shkrimtar. Në jetën e “letrave” njihen lloj-lloj anatemimesh, jo më kot Dostojevski do të thoshte “as në varr nuk dua të jem mes shokëve të mi shkrimtarë”, por në rastin konkret që ju pyetni varet se kush është anatemuesi, cili është argumenti që ofron, sepse çdo anatemim i vetëshpifur nuk sjell tjetër vetëm fatin e fikces për autorin. Kam dëgjuar të thuhet, apo edhe të replikohet në faqet e gazetës suaj: Pse të botohen të tilla budallallëqe? Pse të mos botohen, mendimi njerëzor është sa interesant, sa i larmishëm. Nuk shoh asnjë të keqe në publikimin e këtyre ideve, sepse në fund të fundit, çdo ide e gabuar, apo e kurdisur me synime aspak njerëzore, pa le profesionale më mirë se publikisht kurrsesi nuk mund të thërmohen. Lidhur me sa interesoheni me pyetjen tuaj, edhe pse nuk e ndjej veten me peshat “e rënda” të mendimit kritik, nuk kam frikë të deklaroj pa droje se askush nuk mund ta mohojë që bota e qytetëruar dhe mendimi kritik profesional ai shqiptar dhe evropian letrar ka vlerësuar me kohë si dinjitoze veprën e Fishtës, autorit të epopesë kombëtare të shqiptarëve, të Koliqit, atij që i dha aq shumë arsimit shqip në Kosovë dhe lëvrimit të prozës moderne shqipe, të Migjenit, njëri ndër poetët më të shquar botëror të shekullit XX, të Kadaresë, ambasadorit shpirtëror të kombit të tij, shkrimtarit më të madh të rruzullit sipas kritikës amerikane dhe pretenduesit dinjitoz katër herë për çmimin Nobel. E ndërkaq për simbolin e legjendës së qëndresës shqiptare, Oso Kukën, Fishta i madh, poeti më i madh shqiptar epik i shekullit XX, vlerësimin e tij për të e ka dhënë me aq respekt në kryevendin e eposit të shqiptarëve, “Lahutën e Malësisë”. Kam bindjen personale, pa mohuar të drejtën e mendimit të specialistëve të mendimit kritik kudo qoftë, se asnjëri nga presonalitetet që përmenda po aq sa nuk ka nevojë për lavdërimin tonë, po aq nuk meritojnë kropullitjet denigruese të askujt brenda dhe jashtë Shqipërisë, aq më pak të eunukëve të shkrimtarisë shqipe masive. Balta qëmund të hidhet mbi këto simbole të kulturës dhe të trashëgimisë sonë të mrekullueshme është shprehja më e lartë e abuzimit me fjalën e lirë, këtë perlë të pakontestueshme të demokracisë perëndimore. E nëse dikush gabon me Fishtën kur lartëson deri në grotesk Kadarenë, sa ta quajë të vetmin shkrimtar me të cilin mburret Parisi, jo vetëm ky dikush vë në lojë statusin moral e qytetar të Kadaresë në Atdheun e tij të dytë, Francën e Balzakut, Hygosë, Bodlerit, Volterit, atdheun e të famshmit Revolucion Demokratik Borgjez të 1789, një ndër tre shtyllat e qytetërimit botëror, por ai ka anatemuar edhe vetë Kadarenë, i cili Fishtën e quan një ndër dy shtyllat kryesore të poezisë shqipe, krahas Naimit, poetit të madh kombëtar, siç e vlerëson Migjenin, një ndër më të shquarit poetë evropianë të viteve ’30. E nëse dikush kërkon t’i imponohet vëmendjes që epiqendrës së qarqeve letrare me skoriet e tij ai dikush duhet të ketë të qartë se nuk ka mal sajesash, anatemimesh, apo intrigash krijuese që mund ta pengojë njerëzimin shqiptar dhe atë evropian të nderojë kampionët e vlerave intelektuale dhe krijuese të kombit tonë si Fishta, Migjeni, Kolqi, Kadare, Noli, Konica, etj. Madhështia e të cilëve do të shndërronte në një dordolec për fëmijët e lagjes cilindo krijues mediokër që do të synonte injorimin e vetdijes shpirtërore të kombit, panteonin e tij brilant, pjesë e të cilit janë edhe personalitetet e sipërcituara. Shqipëria Etnike: Ju njiheni edhe si një ndër bashkëpunëtorët e hershëm të medias së shkruar, pra keni një përvojë disadekadëshe si publicist. Ç’mesazh me vlera aktuale mund të na sillni nga përvoja juaj aq e pasur? Cili është mendimi juaj për profesionalizmin e mediave tona, si ato të shkruara, si për ato elektronike? K. Ujkaj: Po, prej afro tri dekadash kam filluar bashkëpunimin me median e shkruar. Gjithnjë më kanë tërhequr shkrimet problemore, reportazhet, përshkrimet dhe portreti. Bashkëpunimi ynë ishte thjeshtë mbi baza vullnetare, nuk kishim honorare. Kjo do të thotë shkruante ai që e ndjente së brendshmi nevojën për të shprehur diçka. Nuk kam parasysh gjithfarë shkrimesh rutinë, apo informacionesh që mirrnin jetë në kurthin e entuziasmit socialist, apo jehonës revolucionare të shndërrimeve “madhështore”, por kam parasysh atë pjesë të mirë të publicistëve që përpiqeshin të shkruanin me profesionalizëm. Fronti i gazetarisë për mendimin tim ka qenë dhe mbetet një front i vështirë. Me të drejtë mediat quhen pushteti i katërt. Vështirësia e gazetarit qëndronte asokohe se e shkruara e tij duke mos qenë realisht e lirë, por e orientuar, bënte që gazetari të ishte totalisht nën survejimin e një sëre gjurmuesish, siç ishin instruktorët e sektorit të propagandës me shefat e tyre nga baza deri në qendër. Mos të harrojmë se cilido artikull para se të dilte publikisht duhet të kontrollohej me përgjegjësi nga të freskëtit, nga ai që për faqen ishte i ngarkuar dhe përgjegjës. Dhe nëse një shkronjë mund të shtypej e deformuar, kujtoj një rast në “ZP”, kur PPSH lexohej si PFSH, bllokohej gjithë numri duke dhënë alarmin në çdo skaj të vendit, kurse atij që s’e pa këtë gabim, fare lehtë i shkonte koka, po të ishte i predispozuar sidomos shefi përkatës ia tij organi, që të ushqente zyrat e zeza me informacion tendencioz anti. Të shkruash është një peng për atë që ia do shpirti, por interpretimin e fjalës, të simbolikës, të metaforës, të ironisë, apo groteskut mund ta kishte në dorë një lloj injoranti, që tërë jetën nuk kishte parë banka shkolle vetëm ato të fillores. Ajo kohë ishte. Kategoria e “kuadrove” që shkonin pas vijës, si Muça pas Daisë, kanë qenë një realitet i rrezikshëm, këtu përjashtohej ndonjë babaxhan, tip sedërli dhe me popullaritet, po të tjerët kanë qenë një fatkeqësi për intelektualët me ambicie për të thënë fjalën e tyre në publik. Dua të kujtoj një moment, jo thjeshtë si obligim moral, por nisur nga alogjizmi që vërehet me “gjithëpërfshirjen” të shkrimtarëve në Lidhjen e tyre, apo të gazetarëve në organizatën e tyre në opinionin negativ si vegla të nomenklaturës së kuqe, dua të them që kjo jo vetëm është e pamoralshme, por në aq sa kam përjetuar nuk ka asnjë bazë reale. Personalisht po sjell një fakt interesant. Ka qenë vjeshta e vitit 1983, besoj të jem i saktë si stinë, po zhvilloheshin zgjedhjet për këshillat dhe gjykatat popullore. E Sami Krajën, kryeredaktorin e gazetës “Jeta e Re”, krahas faktit si një autoritet i plotë partiak e pushtetar, po diskutonim për një organizatë bazë partie të një fshati, ku vetëm njëri nga të 13 vetët po vazhdonte të mesmen bujqësore, kurse të tjerët me fillore e tetëvjeçare. A don ti, që të gjithë kishin vendosur të zgjidheshin përfaqësues në pushtetin lokal dhe gjyqësorin! Më ka lindur ideja e një shkrimi t’i bëj zhele këta bajraktarë, kur kanë aq të rinj e të reja, me të mesme, i them Samiut. Ky më shikoi në sy me një gjysëm të qeshuri. Kadri, m’u drejtua, kujdes nga objektivizmi! Të them, se je djalë i ndershëm, vazhdoi, por ti e kupton, këta janë partia në bazë. Nuk e zgjata më tej, por i thashë: Mirë, ju shikojeni, kur t’ua sjell në redaksi shkrimin që kam menduar. Dakord, u përgjigj Samiu, por të ma sjellësh në dorë mua. Kështu më në fund shkrimi “Bajraktarizmi nuk ka brirë”, dorëzohet në redaksinë e gazetës “Jeta e Re”, sipas fjalës që u la. Kur po shkoja fare rastësisht në kabinetin pedagogjik, që ndodhej në një godinë me “Jeta e Re”, Samiu del nga zyra, në të djathtë të derës së jashtme të godinës e më thërret: Kadri u morëm me shkrimin tënd. Ti nuk shkruan keq, por mendoj si për veten time, më mirë të mos e botojmë. Nuk më ra mirë. E shikova drejtë në sy, ndërkohë ai, si i fyer së brendshmi, m’u drejtua krejt shoqërisht: Kadri, ti ke të drejtë, por ata janë Partia atje, duhet të më kuptosh. Shumë e qartë, iu përgjigja dhe dola. Ishte po ky Sami që do të më mbështeste për mos largimin nga puna të një kolegeje time me origjinë nga Burreli, lindur e rritur në Shkodër, që të vetmin krim që kishte kryer ndaj partisë se i jati kishte mbaruar Akademinë Ushtarake në Itali në vitet ’30. Samiu, jo vetëm qetësoi plakun e nderuar të koleges sime, por aq sa mundi pranë Arsimit interesohej pozitivisht. Qëndrime të tilla unë i kam vlerësuar si solidaritet që na shpëtonte nga gabimet tona, krejt pa vetdije, por që mund të na kushtonin shtrenjtë, brugn politik. Solidariteti mes gazetarëve, në mbrojtje të të drejtave të tyre, në shkëmbim të eksperiencave, debatit profesional dhe integrimit real me rrethet intelektuale aktualisht është për t’u mëshiruar, përjashto këtë gazetë prestigjioze. Nuk jam kundër komercializmit si princip, por si qëllim në vetvete aq sa të mos komprometojnë etikën gazetareske, apo profesionalizmin mediatik. Të vjen për të qeshur hidhur kur dëgjon pyetsorë nga më profanët në mediat tona! Kulmi ka qenë kur po diskutohej në një rast për Migjenin. Dhe pikërisht në Shkodër, ku u lind dhe u rrit artisti i madh dhe Mësuesi i Popullit. Le pastaj të dëgjosh tekste informacionesh. Nuk mund të punosh në televizion thjeshtë pse je i fuqishëm ta mbash kameran në krah, apo si vend punësimi. Televizioni është universitet popullor në çdo familje. Apo po të shohësh tematikën, d.m.th. programet, shumë pak, thuajse aspak nuk ka emisione për gruan, për probleme cilësore të karakterit psikologjik, social apo pedagogjik. Dhe ajo që vazhdon ta dëmtojë rëndë median tonë është kulari modern që thirret “I pavarur”. Kam të vërtetuar një rast flagrant kur “Albania”, një “e pavarur” kombëtare, mund të them mjaft e avancuar, mban peng prej dy vjetësh një replikë timen të detyruar me titull “Kur mbetesh në ekstazën e stinës së piramidave”, ku replikoja për shkrimin fiktiv, totalisht një mashtrim publik të D. Cacajt me titull “Bisedë në eter e diçka më tepër” që denjoi ta përgënjeshtronte “Malësia” dhe vazhdon ta abuzojë “Albania” duke e injoruar veten dhe autorin si ulluk i oborrtarizmin modern, apo vegël e verbër e parcelës politike. E kjo edhe pasi janë totalisht të bindur, pasi ata vetë më kanë uruar për librin tim “Ky krushk i qytetërimit të madh”, ku diskreditohet gjurma e autorit që i vetëkënaqur me deklarimin e vetvetes si romancieri i mileniumit të ri nën ciklime fiktive, sipas filozofisë: A doni më për Belulin, nuk ka guximin e njeriut modern të kërkojë publikisht falje, kur spekullon me afinitetin shoqëror dhe sugjerimet e shokëve të mi që na afruan pranë entit të tij me emrin “H. Kadare”. Atëherë për mua përballë këtij oktapodi politizim që thyen shpirtërisht dhe profesionalisht, shpeshherë për bukën e gojës gazetarin solidariteti është tepër i nevojshëm! Kjo sepse edhe veprimi sindikal nuk më duket aspak serioz kur rezultatet e një greve dalin saktësisht siç i japin më parë gazetat partiake, çka nuk ndodh në asjë vend të botës demokratike. Mendoj ky është mesazhi më kuptimplotë që vjen nga përvoja ime modeste si publicist. Shqipëria Etnike: Gazeta “Shqipëria Etnike” ka anatemuar fiktivitetin krijues, publicistik, po edhe stimulimet, apo çmimet letrare që shpallen në media për autorë të ndryshëm. Komenti juaj? K. Ujkaj: Jam çuditur kur kam dëgjuar në njërën nga mediat lokale të shpallë poetin që fitoi çmimin “H. Kadare” për vitin. Mos gaboj çmim i përvitshëm? Me sinqeritet e kam përjetuar si kulmin e fiktivitetit të paskrupullt, edhe pse kam aq shumë respekt për jehonën dashamirëse që i bëjnë krijmtarisë letrare në Shkodër, qoftë edhe të librave të mi. Së pari, nga pikpamja profesionale, duhet patur e qartë nga ana e medias elektronike dhe asaj të shkruar. Nëse Kadare është mbreti i letrave shqipe, Helena Kadare, për të cilën kam aq respekt si shoqja e jetës e shkrimtarit të madh dhe për aq sa ajo i ka dhënë “letrave” shqipe si romanciere, nuk është “mbretëresha” Kadare. Madje ajo për hir të së vërtetës nuk është zëri i Kadaresë, Agollit, Xoxes, P. Markos në “letrat” shqipe. Atëherë nga ka mbirë ky motivim sublim sa të jepen çmime me këtë emër? Me daljen në dritë të librit tim “Kryqëzimi modern i gjenive”, përmes zotit Bujar Hudhri, presidentit të “Onufrit” ftohem për një vizitë në familjen Kadare.
Shkrimtari i madh, në traditën e mikpritjes shqiptare, ndërpreu punën që po bënte me hidraulikun dhe elektriçistin për përshtatjen për banim të apartamentit të ri pranë Vodafon, për të pritur miqtë nga Malësia e Madhe, siç iu drejtua ai teknikëve dhe të shoqes. Kishte pak ditë që ishte kthyer nga Franca. Ora shënonte 1100, një ditë e mrekullueshme fund tetori 2001, kur unë së bashku me vajzën time juriste bënim vizitën e parë në vatrën e Kadareve. Si bëmë përshëndetjet e rastit, ndërsa po pinim nga ato që ai solli në nderim të të ftuarve të tij, biseda mori shtruar mbi problemet e letërsisë, kulturës dhe artit në tërësi. Isha jashtëzakonisht i vëmendshëm ndaj çdo gjëje të bukur që mund të mësoja nga shkrimtari i madh mbi ecuritë e letërsisë bashkëkohore. Kadare, pasi më uroi për librin “Kryqëzimi modern i gjenive”, u interesua thuajse në detaje për M. Madhe, deri edhe sa është numri i banorëve. Debati në një moment mori krah rreth atij sulmi që bëhet rreth krijimtarisë së Kadaresë, sidomos nga shkrimtarë shqiptarë jashtë vendit amë. Mikpritësi shfaqi një respekt të jashtëzakonshëm për vlerat aktuale të metropolit të veriut, po aq sa ndjente keqardhje për krizën e kulturës aktuale të këtij qyteti kaq i nderuar në tërë vendin për trashëgiminë e tij kulturore. E nëse Kadare mund të harronte të pyeste për shumë gjëra, së pari, i takonte të pyeste për fatin e një enti botues si ai “Helena Kadare”, që mban emrin e shoqes së tij të jetës, aq më tepër kur botuesi i këtij enti, sipas librit të tij “Një sillë me Kadarenë”, shkruan me aq përkushtim rreth marrëdhënieve të tij me Kadaretë. Por nuk ndodhi një gjë e tillë. Kadare e kaloi në heshtje një korelacion të tillë. Kuptohet shumë më tepër pastaj kur unë isha një ndër ata që kisha botuar librin tim “Ky krushk i qytetërimit të madh” pranë këtij enti. E vërtetë Kadare nuk ka kohë të humbasë me gjithë ato që botohen, por di që “Onufri” i rezervon gjithë bashkëpunimet e medias, apo librat që dalin për Kadarenë gjatë kohës që ai nuk gjendet në Shqipëri. Kadare jeton i lidhur ngushtësisht me botën e letrave në Shqipëri, pa le pastaj me ato që shkruhen për të. Gjithashtu mund të shtoj që nuk shkoi shumë gjatë pas këtij takimi kur me Kadarenë na takoi të qëndronim më gjatë pranë panairit mbarëkombëtar të librit, në nëntor 2001, që u zhvillua nën kujdestarinë e Presidentit të Republikës, ku isha i ftuar. Përsëri bie fjala në gojë entin botues “Camaj-Pipa” për seriozitetin e tij në marrjen pjesë rregullisht në këto panaire, si një afirmim dhe motivim i mëtejshëm i autorëve të ndryshëm dhe nuk dëgjova prej Kadaresë të zërë në gojë ent tjetër nga veriu. Por mua nuk më habit shumë fiktiviteti propagandues i kujtdo qoftë, sa më habit fakti që personalitete letrare e shkencore figurojnë me mendimin e tyre plot superlativa në fletën e parë të librave të ndryshëm artistik, kur të tillë libra janë totalisht jashtë standartit të botimit. Pa le pastaj emra redaktorësh, recensentësh, apo korrektorësh fare fiktivë!? Personalisht këshilloj miqt e mi të librit dhe të gjithë ata që e duan seriozisht artin e letërsisë të heqin dorë nga botimet vanitoze, thjeshtë se ke para e boton. Le t’i drejtohen redaktimit profesional në botimin e një libri, që shpesh mund të dalë fare i plotë me pak përkujdesje serioze redaktoriale. Unë me këto nxitime në botim kuptoj dhe shpjegoj stoqet poetike në libraritë tona apo përgjithësisht stoqet e librave të parealizuar në tregun e librit. Shkrimtari për nga “hamalleku” i punës ka diçka të përbashkët me bletën. Duhen shumë e shumë ditë-netë, javë-vite nga libri i parë në të dytin. Si dalka libri i dytë pa gjetë ende veten në kompleks libri i parë!? Të shkruash poezi, me të drejtë e thotë bukur kolegu Gazmend Krasniqi “Duhet të djersitësh mbi çdo varg”. Fishta thoshte: “Poezia është kryengritje”. Huazimet banale, modifikimi i vargjeve, apo i skemave, sidomos nga përkthimet që u përkasin poetëve të mëdhenj, apo shkrimtarëve në tërësi të këtij rangu nuk të bën dot artist, poet as prozator. Poezia nuk buron nga këto modifikime, që të orientojnë më tepër tek të shkruarit si qëllim më vete. Arti buron nga shpirti, bile do të thoja do të më dukej më bindëse të themi nga zemra, sepse kur dëgjojmë një poezi të recituar mjeshtërisht, ose na mbushen sytë me lotë në vetminë tonë, ose kur kemi dikë pranë i themi: Më ka lodhur në zemër! I lumtë goja aktorit dhe i lumtë dora autorit që e shkroi. Duke mbyllur bisedën rreth fiktivitetit si një ndër të këqijat e mëdah që kultivojnë thjeshtë të prirurit për letërsinë masive kam bindje dhe besim që shkrimtarët e vërtetë do të dinë të reagojnë ndaj lapsusve emocional të momentit publikisht, çka afirmon më tej dinjitetin e tyre krijues. A nuk është për këtë shembull model shkrimi i Kadaresë: Pse kam gabuar për Fishtën? Katarsisi që vjen së brendshmi dëshmon seriozitetin krijues të një artisti. Shqipëria Etnike: Cili është emocioni profesional që përjetuat në momentin e dekorimit të shkrimtarit Fadil Kraja me titullin “Krenaria e Qytetit të Shkodrës” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”? K. Ujkaj: Personalisht e vlerësoj sadisfaksionin e merituar që ju dha shkrimtarit dhe dramaturgut të respektuar e mirënjohur Fadil Kraja. Këtë nuk e them pse kjo u bë fakt. Jam ndër ata kritikë që jam marrë disa herë në median e shkruar dhe elektronike me këtë shkrimtar. Kam bindje të plotë se reciprokisht ruajmë respekt qytetar dhe kolegësh pr njëri-tjetrin. Këtë nuk e mas me një konsideratë të Fadilit për mua, as sentimentalisht, por me atë seriozitet artisti që Fadili njeh dhe vlerëson pa kurrfarë kompleksi preferencën e tij – metodën e realizmit. As këtë nuk e them se kjo përbën ndonjë shqetësim, bile nuk mund të mohojmë profesionalisht epërsinë e padiskutueshme të realizmit ndaj modernizmit, por insistoj në këtë që në klimën e një konformizmi krijuesish reputacional në emër të moderacionit u shfaq dukshëm kriza në unitetin e brendshëm të krijuesit. Fadili krenohet me krijesën e vet të djeshme dhe të sotme, paçka se diku mund të përmendet edhe emri i E. Hoxhës, pohon ai. Ne shkruam si mundëm, por nuk mund të pranoj që nga viti 1944-1990 në Shqipëri nuk ka patur letërsi, siç e thotë ndonjëri që u arsimua dhe u afirmua si intelektual gjatë monizmit, shprehet Fadili. E dyta më pëlqen unisoni majtas-djathtas, apo bazë-qendër për vlerësimin real, edhe pse të vonuar të Fadilit. Kjo do të thotë që ai ka fituar me meritë dhe jo artificialisht, apo parcialisht sadisfaksionin që i dhanë. Më ra tepër në sy mrekullia e prologut të dhënies së titullit. Montazhi në fragmente të dramaturgjisë së Fadilit dhe vargjet aq të goditura nga panteoni i letërsisë shqipe, përfshi viganin Noli, na sollën jo vetëm lotë në sy si dekada më parë, por edhe atë mesazhin e mrekullueshëm që sjell vepra e Fadilit: Solidariteti, të bashkojmë miellin tonë të tretur dyerve të botës për të ndërtuar tashmë shtëpinë tonë të re evropiane anës Vjosës, anës Bunës. Presidenti Mejdani me vëmendjen e treguar jo thjeshtë nderoi Shkodrën, por gjithë vlerat intelektuale të kombit që më tepër se kurrë kanë nevojë për të thënë fjalën e tyre në kuvende të tilla si ky që përjetuam para pak kohësh. Do të më vinte mirë që Fadili me përvojën e gjatë krijuese e menaxhuese të forcave krijuese, falë edhe energjive të reja që i solli sadisfaksioni i momentit, të ndihmonte efektivisht, si njeri i moderuar, nxjerrjen e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shkodrës nga ai sektarizëm disi patologjik që asfikson dhe poliartritizon energjitë krijuese që nuk i mungojnë qytetit të traditave të konfirmuara botërisht, të kulturës, të letërsisë dhe të artit, Shkodrës që na përket të gjithëve, Shkodrës ndaj së cilës duhet ët obligohemi të gjithë si krijues. Mos të harrojmë, Ezopi nuk i takoi asnjë force politike, veç skllavërisë, por me talentin e tij ai vazhdon të mbetet brinja ndër më dinjitozet e trekndëshit të përsosur të fabulistikës botërore, krahaso Krillovi dhe La Fontenit. Shkrimtarokracia që mund të derivojë nga filozofia sektare e forumeve, apo e individëve të caktuar, nuk është gjë tjetër vetëm refleksi i ndonjë puçi totalitar, që nuk lë të qetë shumë subkoshiencën e “personaliteteve” të tilla. Edhe një herë dua t’i uroj përmes gazetës suaj Fadilit për titullin “Mjeshtër i Madh i Punës” në mënyrë të veçantë, po kështu edhe humoristit të mrekullueshëm shkodran Paulin Selimi, për çmimin “Naim Frashëri i Artë”, dhënë nga Presidenti i Republikës kohë më parë, pavarësisht se nuk kam qenë as i ftuar, as në dijeni të këtij momenti, eveniment për autorin fantastik të “Kunatit të shokut Xhemal”. Shqipëria Etnike: Libri juaj “Kryqëzimi modern i gjenive” është pritur me shumë interes nga qarqet letrare dhe lexuesi i gjerë në gjithë trojet shqiptare. Cili do të ishte komenti juaj? K. Ujkaj: Ju falëminderit për inkurajimin përmes fjalës së mirë, kur i thonë. Kënaqem nëse lexuesi im është i kënaqur. Për hir të së vërtetës kam patur mjaft urime, që nga Prishtina, Tirana, Shkupi, flas për qarqe profesionale letrare. Por unë e kam thënë fjalën time në libër duke iu referuar një thënieje të Bjelinskit: Jam shumë i lumtur nëse i dhashë diçka, qoftë edhe sa pesha e një kokrrize rëre në kahje të afirmimit të kulturës e të letërsisë së popullit tim, aq më tepër përmes një konfirmimi profesional, brenda kërcikut tim nga një këndvështrim krejt ndryshe i veprës madhore të Kadaresë dhe të Migjenit, dy të mëdhenjve të pakontestueshëm profesionalisht, jo për huqe ballkanike, nga bota letrare. Intervistoi Sokol Pepushaj
Ilirë ishim, arbër u quajtëm, albanë na thërrasin, shqiptar përgjigjemi! Si pak popuj në botë, ne shqiptarët në trojet tona etnike, pavarësisht se ku banojmë, në shtetin “mëmë”, Shqipërinë “Londineze”, në Kosovën e çliruar (në vitin 1999), në trojet shqiptare të Maqedonisë së sotme perëndimore, apo në trojet tona etnike të grabitura ndër shekuj e që sot “quhet” Greqia veriore e veriperëndimore, por edhe kudo që ndodhemi ne shqiptarët në dhena të huaja e ngulmime të ndryshme, bota vazhdon të na thërrasë Alban (Albanez) dhe ne me “Kryeneçësi” vazhdojmë t’i përgjigjemi Shqiptarë. Përjashtim bëjnë vetëm emigrimet e para shekullit 17-të ose asimilimi i para këtij shekulli i pjesëve të bekuara të Ilirisë nga shtete të ndryshme që u krijuan realisht apo “artificialisht”, të cilët vazhdojnë të përgjigjen me emrin e lashtë Arbër. Ku rreth këtij emri sillen shqiptarët e hershëm ku vlen të shënohen ngulmimet në Itali që quhen Arbëresh, në Turqi qëquhan Arnaut, në Greqi, Arvanitas dhe në Kroaci (Dalmaci) Arbnesh, etj. Ndërsa për shqiptarët në përgjithësi në historinë e gjatë të shekujve gjen emërtimet e ndryshme që fillojnë me Ilir, Arbër, Albanoi, Alban, Arnaut e së “fundi” (para disa shkeujsh e këtej) Shqiptarë. Për të gjitha këto emërtime, që në pamje të parë të duken si mospërputhje me një emër të përbashkët që ne e quajmë shqiptarë, janë dhënë shumë mendime shkencore e amatore, dashamirëse e dashakeqe, por që të gjitha bashkë tregojnë pa asnjë mëdyshje se bëhet fjalë për të njëjtin popull që banon e jeton në trojet e veta autoktone prej mijëra e mijëra vitesh. Gjithsesi, rrjedhojat e kohëve, pushtimet e ndryshme, por edhe evolucioni igjuhës sonë e gjuhëve që ne ishim në kontakt të vazhdueshëm me to, kanë lënë gjurmët e veta, herë me pasoja të pranueshme e herë me pasoja të papranueshme, por që sot realiteti që jetojmë ka filluar t’i dallojë pa mëdyshje se bëhet fjalët për njërin nga popujt më të vjetër e të qytetëruar në krejt Europës që Zoti e fali në këto troje të bekuara e të keqlakmuar nga popujt primitivë që zbritën më vonë në këto vise që i ngjanin parajsës së vërtetë. Natyrisht “kalvari” i emërtimeve të popujve tëndryshëm në përgjithësi ka qenë më i lehtë se i popullit tonë, por edhe sot ka “diskordancë” në mes asaj që bota i thërret e ata përgjigjen, e për “Çudi” të paktën në Europë janë ata popuj që dikur në lashtësi ishin me shqiptarët degë të të njëjtit trung, për shembull Gjermanët (Arianët) thërriten Tedesk, Dojç e tjerë, ndërsa Hungarezët thirren Maxhar e përgjigjen Hungarezë e tjerë e tjerë… Natyrisht siç e thashë më sipër, bota e “pabindur”, gjithnjë na thërret Alban e vendin Albania, ndërsa ne privatisht e zyrtarisht me “kryeneçësi” i përgjigjemi vetëm Shqiptarë e Shqipëri. Po si kështu… Natyrisht pa pretenduar të vendos ndonjë “shkëmb” të palëvizshëm do të mundohem të sjell kronologjikisht “historinë” e rrjedhojës së emërtimeve të kombit tonë ndër shekuj, duke plotësuar kështu pak nga shumë shkrime të miat në të cilat edhe unë kam përdorur emërtime të ndryshme në kohëra të ndryshme, për popullin tim të cilit i përkas… Hyrjen do ta bëj me një poezi të Eskilit, Hiketides, (ku mbreti Aragon i drejtohet korit të Danaidëve): “M’u përgjegj e me guxim më trego: Se jam Pellazg i pari i kësaj toke Krijues i Palehtonisë nga toka i lindur…” Pra këtu bëhet fjalë për Pellazgët, paraardhësit e të parëve tanë Ilirë, që historiani francez Robert D’Anxheli në veprën e tij “Enigma” shpjegon shkencërisht lidhjet Pellazg-Ilir, si dhe “Racën” Pellazge të lindur nga “toka” me “Ymrin” e Zotit, e ku Pellazgë do të thotë i Lindur i bardhë i bardhë nga ngjyra e jeta… Ndërsa për stërgjyshërit tanë Ilirët, ja çfarë shkruan historiani dhe albanologu Karl Patsch në veprën e tij Ilirët: “Ilirët banonin prej bregut të djathtë të Danubit… deri në Adriatik… dhe shtriheshin nga jugu në krejt pjesën perëndimore të gadishullit Ballkanik, tuj përfshi ishujt e Dalmacisë deri në Tesali, në Epir e në Veriperëndim të Greqisë…”. Ndërsa studiuesi At Marin Sirdani shkruan se Maqedonia ishte pjesë e përbame prej vëllezërish Iliro-Trakë të ndamë në 15 fise të një gjaku e të një gjuhe, banorët ishin një degë e familjes Ilire… Ndërsa autori i disa veprave klasike mbi historinë e Romës së vjetër, Theodor Mommsen, në veprën e tij “Provincat e Perandorisë Romake”, ndër të tjera shruan: “Tokat e Ballkanit dhe të Europës së Mesme që njiheshin në kohën e Romakmëve si Iliri, morën këtë emër mbasi ishin të banuara nga raca Ilire, që ishte fort e përhapur në atë kohë. Pasardhësit e kësaj race jetojnë edhe sot në skajin jugor të tokave të gjana që okupojshin në fillim. Ky popull i vogël që sot e quan veten Shqiptarë dhe të huajt e njohin si Albanez ose Arnaut, ka ruajtur deri më sot kombësinë dhe gjuhën e tij të lashtë… Shqiptarët janë pjesë e familjes së popujve Indo-Gjerman dhe megjithëse janë më afër degës greke, ato dallohen prej grekëve aq shumë sa dhe Latinët ose Keltët. Në agimin e epokës historike kombi Ilirjan okuponte brigjet e Adriatikut, prej grykës së lumit Po, përmes Istrias, Dalmacisë dhe Epirit, deri në Arkani dhe Etoli (sot të Greqisë, shënim i autorit). Në drejtimin lindor tokat e Ilirëve shtriheshin mbi Maqedoninë e Epërme, Serbinë e Jugut, Bosnjen dhe pjesn e Hungarisë që është në jug të Danubit. Në lindje Ilirët ishin në kufi me fiset Thrakase dhe në perëndim me Keltët, prej të cilëve Taciti i shquan në mënyrë fare të qartë…” Ndërsa në poemën e lashtë “Iliada” e Homerit, tregohet për dy fise Ilire si aleate në luftën e Trojës (para 3000 vjetësh) e këto fise ishin Paionët dhe Dardanët. Eneu, trimi legjendar që pati dyluftim me Akilin dhe prijës të tjerë Greko-Helenë sipas Iliadës së Homerit, tregoi trimëri të rrallë dhe ishte bir i fisit Dardan (Kosova e sotme). Ku pas shkatërrimit të Trojës, Eneu u kthye në trevën e vet, Dardani… Ndërsa një autor tjetër i lashtësisë Virgjili, në veprën e tij në paraqet madhështor momentin që luftëtarët Dardanë po u afroheshin mureve të Trojës, por që ruga e largët dhe vështirësitë e udhëtimit (në dete) arrijnë pak më vonë se duhej e ku Virgjili në veprën e tij e paraqet thënien e Eneut me këto vargje: “O dritë e Dardanisë, ti shpresa më e madhe e Trojanëve, pse u vonove…” Dhe siç shkruan studiuesi Preloc Margilaj tek vepra e tij “Ilirët flasin Shqip – Shqiptarët flasin Ilirisht”, “O dritë e Dardanisë” – është dritë që ndriçon në histori 30 shekuj. Kjo dritë nuk shuhet kurrë. Kot mundohen këta ardhacakë të stepave të lindur emësuar me një jetë askete, duke fjetur në shpinë të kalit, në karvane shpella e pyje, duke u ushqyer më shumë me misër të pazier me bimë e me rrënjë…” Ndërsa të parët tanë kishin emrin domethënës qënë shqipen e “vjetër” e të Re shpjegohet qartë e saktë se Ilir e kishin se ishin të lirë në trojet e tyre që i kishte falë vetë Zoti, duke i bërë zotë të tyre e tokës së tyre. Duke qenë se Ilirët ishin fiset dominante jo vetëm në Ballkan por edhe në një pjesë të madhe të territorit të vetë Europës të organizuar në format “shtetërore” të kohës, ata që banonin në territorin Etnik Ilir, ndonëse të ogranizuar sipas provincash të ndryshme, kishin një emër të dalluehsëm nga fiset e tjera Ilire e këta që herë thotë Sami Frashëri u quanin Arban e ku i shpejgon me bashkimin e dy fjalëve Ilire (shqipe) Ar(ë) dhe Ban, domethënë që bën, punon, lëron arat (tokën), pra bëhet fjalë për një popull punëtor e me ekonomi të zhvilluar për kohën. Këtë emër e përforcon gjeografi Aleksandrin, Claudius Ptolemeus, i cili në shekullin e dytë (pas lindjes së Krishtit) ai e quan “Ilirinë” Albanon, kur ai në atë kohë e shkruan greqisht, pra duke zëvendësuar R me L. Ndërsa për kryeqendër të “Albanonit” ai thotë se ishte “Albanopolis”, e ky qytet sipas Georg Hahnit (albanolog i shquar) ishte në afërsi të Krujës së sotme. Ka shumë autorë të tjerë që emrin e këtij fisi të madh Ilir e quajnë Albanoi dhe e lidhin me emrin e zogut mesdhetar Albatos i cili banon me shumicë në këto pellgje me klimë të mrekullueshme, ka të tjerë që e lidhin me emrin e bimës Albatrosi që rritet me shumicë në bregdetin Adriatik. Por ka autorë që e lidhin emërtimin e kësaj treve të begatshme me drurët dhe bimët e mrekullueshme që pëshkonin tërë vendin e Ilirisë së moçme (Shqipërisë Etnike), ku pyje të mrekullueshme përshkonin zona të tëra, e për këtë autorët thonë se emërtimi vjen nga fjala Latine albero-druri, pema. Por ka edhe autorë të tjerë të cilët mbrojnë teorinë se vendi kryesor i Ilirëve u quajt Albanoi, Albania, Arbëria e tjerë, për arsye se banorët e gadishullit Apenin (Italian) e shihnin se dielli (drita) lindte nga bregdeti lindor Adriatik, ku ishin të vendosur të parët tanë e si të tillë vendin e quanin sipas gjuhës së tyre Alba (agon, lind), ndërsa prapashtesat e tjera i konsiderojnë rrjedhoja të evolimit të gjuhëve të ndryshme që kaluan mbi trevat Ilire, ndërsa tërë vendi u quajt Albania. Ndërsa Preloc Margilaj në librin e tij “Ilirët flasin Shqip – Shqiptarët flasin Ilirisht”, thotë se në favor të këtij pohimi shërben edhe një fakt historik, se territoret Italiane në pjesën e madhe të tyre kanë qenë të banuara me fise Ilire që janë shpërngulur nga ana lindore e Adriatikut, nga lindja, atje ku lind dielli që sjell agimi, Albën dhe abrogjenët kanë filluar të quajnë Albanë, Albanezët nga Alba…”. Këtë fakt e “mbështet” edhe poeti Romak, Virgjili i cili rtimti Dardan t luftës së Trojës, Eneut i kushton poemën epike “Eneida”, ku sipas Virgjilit pas shembjes së Trojës, Eneu shtegtoi në shumë vise Ilire, ku zbriti gjithashtunë Butrint dhe më në fund shkoi në ishullin Italik ku edhe themeloi qytetein Laviniium, kurse i biri i tij Askani ngriti qytetin Albano, ku këto qytete ishin në afërsi të Romës së sotme. Në fillimet e shekullit XI (mbas Krishtit), autorët bizantinë i quajnë shqiptarët me emrat Arbanitai, Albanitai, Albanoi dhe vendin Albanon, ndër autorët kryesorë mund të përmendet e bija e perandorit të Bizantit, Anna Komnena, si dhe perandori Kantakuzen. Por më vonë në shekujt XII e XIII, në dokumentet latine, shqiptarët quhen Arbanensen, e toka e tyre Arbanum e Albania, prej nga rrjedhin emrat e mëvonshëm deri në ditët e sotme, Albanais, Albanese, Albania, Albanien… Ka mendime të ndryshme për hershmërinë e përdorimit të emërtimeve Arbër e Alban, disa autorë thonë se emri Arbër është përdorur më parë, por me kalimin e kohës e sipas gjuhëve të pushtuesit agresor e “miqësor”, ndryshoi germa R në L, duke u bërë nga Arb në Alb e të tjerat janë rrjedhojë e kësaj, ka të tjerë autorë që thonë se Alb e Albanon e Albania e Albanez është më e hershme se Arbër, Arbëri dhe gradualisht si më sipër ka ndodhur zëvendësimi i L me R, pra nga Alb është bërë Arb e rrjedhojat vijnë si më sipër në rastin analog. Natyrisht kjo është një çështje e shkencëtarëve që merren me këto fusha, por edhe mendimi im personal është se sipas shumë studimeve e autorëve që janë të shumtë dhe argumenteve paraqesin “Alb është para Arb”, gjithsesi kjo nuk ka shumë rëndësi, pasi rëndësi ka që të gjitha këto emërtime bashkohen në pikën kryesore se populli ynë me prejardhje Ilire është një dhe vetëm një si dhe autokton në trojet e veta… Në historinë e paspushtimit Osman në Shqipëri del emri Arnaut, ku kështu thirrej populli jonë nga pushtuesi Turk, për këtë emërtim të ri i referohem Vojvodës malazez Mark Milani, i cili në librin e tij “Jeta dhe zakonet shqiptare” shkruan: “…Kur pa sulltani se ushtria e tij filloi të dezertonte dhe vetëm Taborri i shqiptarëve vazhdonte të luftonte e të mos jepej, ai pyeti: Po ata pse nuk ikin? E dikush u përgjigj, Shkëlqesi ata e kanë për turp të ikin, të kthehen prapa, ndërsa sulltani paska thirrur, Ah qenkan Arnaut”. Emërtimi Arnaut, rrjedh prej gjuhës Persiane, e cila së bashku me gjuhën Arabe dhe të Turke është pjesë përbërëse e gjuhës letrare Turke, e diçka e ngjashme është emërtimi që shpjegohet ar-kthehu, e na-me, ut-mbrapshtë.” Por pas këtyre emërtimeve, si ndryshuan kam magjishëm të gjithë këta emra në emrin që kemi sot Shqiptarë??? Në një shkrim të Pashko Vasës, shkruhet se emri shqiptarë është shumë i hershëm e për këtë ai jep si argument se kur mbreti Ilir me famë Pirroja i Epirit po luftonte me Romakët (para rreth 2500 vjetëve) si dhe korri një fitore të bujshme, ushtarët e tij i thanë se ke luftuar si Shqipe mali (shqiponja ishte simbol i flamurit të Provincës Ilire, Epirit, ku drejtonte Pirroja, shënim i autorit), dhe ai iu kthye ushtarëve: “Jeni ju or shqiptarë që më bëtë kështu mu si një shqipe…”. Gjithsesi kjo është një dëshirë e pavërtetuar e Partiotit Pashko Vasa, e dëshira mbetet dëshirë, pasi u deshën mbi 2000 vjetë që të “rizbulohet” ky emër. Robert D’Anxheli, autori i librit të famshëm “Enigma”, në faqen 290 shkruan: “…Fjala shqiptarë nuk datohet në realitet më përpara vitit 1375 në Shqipëri, por ajo bëhet e njohur dhe e famshme për shkak të qëndresës të një ushtrie të vogël shqiptare (d.m.th. mbartës e shqiponjës, e shqipes) të princit legjendar shqiptar Gjergj Kastrioti, Skënderbeu (1444-1468)… Më 1380 fjala shqiptarë ishte shumë e zakonshme në Shqipëri”. Albanologu i shquar Gustav Majeri shkruan se shqiptar (Shkiptar) do të thotë njeri, që kupton (gjuhën) është më i pranueshëm, e kjo tezë mbështetet mjaft ku fjala shqiptarë do të thotë që flet shqip, gjuhën e truallit ku lind e u rrit, gjuhën e nënës së tyre. Ka autorë të tjerë që thonë se emri shqiptar rrjedh nga emërtimi i një familje që paska jetuar në Drisht (Shkodër) dhe në dokumentet e shekullit XIV gjindet mbiemri Shkipëtar (Schapuder, Schepudar), por kjo tezë është e papranueshme që emri i një familje që më vonë i humbi shenja e nishani të jetë bërë shkak për emërtimin e një populli të tërë. Ka edhe një hipotezë tjetër që thuhet se emri vjen nga fjala latine scopulus që do të thotë shkrep, e vend i shkrepave, por në Shqipëri ka shkrepa, por më shumë pllaja e fusha që ia ka zili krejt kontinenti, e si rezultat nuk është argument i konsiderueshëm. Ndërsa autori i librit “Antologjia e Historisë”, Mustafa Kruja shkruan: “Për mua s’ka asnjë pikë dyshimi që emri shqiptar është formuar prej rrënjës shqipe dhe mbrapashtesës tar… në kuptimin që flet shqip… ku don me thanë qartë kuptueshëm…” Më poshtë po ky autor vazhdon, “…Por kur vallë ku e si lindi ky emër (shqiptar), si u përhap e hyri në gojën e çdo arbneshi, siç duket me një shpejtësi të jashtëzakonshme e forcë aq të mrekullueshme… Proçesi i këtij ndërrimi emri mund të ketë filluar që në fillim të shekullit 18-të e më parë (1680-1701) (shënim i autorit), shkaku kryesor ka qenë feja. Muslimanizmi hyri vonë në Shqipëri, ishin end etë krishterë 90% në Shqipëri në vitin 1650…Arbëneshët e bërë muhamedanë nuk mohuan vetëm fenë, por edhe kombësinë dhe e quajtën veten Turq, në emri e zotëruesve që u kishin sjellë fenë e re… e në botën e atëhershme ndarja në përgjithësi bëhej sipas fesë e jo kombësisë, kështu edhe populli shqiptar u nda në gjysmën e dytë të shekullit 17-të në dy “truma” të kundërta, “Turqit” në njërën anë dhe “Arbëneshët” në anën tjetër, se në atë kohë Arbnesh donte me thanë edhe i krishterë… Një hendek i tmerrshëm filloi të hapet midis popullit. Turma ishte e padijshme e shkonte nga ta shpinte zemra e mbushur me meni interesat vetjake. Por në Shqipëri kishte në atë kohë edhe një klasë të zgjedhur që mendonte e ndjente për popullin e ajo ishte kisha Katolike. Kjo përvnerej ka shihte “dhente” e veta tuj u arratisë ndër sy e tuj u përzie me grigjen armike, por dridhej më tepër tuj pamun hendekun që përditë e ma fort ishte tuj u thellue e zgjanue nëpërmjet dy pjesëve të popullit, tuj i bërë vëllazrit armiq të papajtueshëm. Përmbi ktë gërrone të zezë duhej medoemos të krijohej një urë. Një shkëndijë gjenie e patriotizmi shkrepi në mendjen e në zemrën e një Prelati, ndoshta edhe të një prifti të thjeshtë. Ishte i me kërkue gurin filosofal, ç’mund ta ftohë e largojë Arbneshin “Turk”, prej turkut të gjakut, d.m.th., prej turkut të vërtetë e ta afronte kah Arbneshi i krishterë, vëllau i gjakut të tij. Çfarë mund të ishte tjetër përveç gjuhës, gjë më e dukshme e më e kuptueshme për të padijshmin për t’ia treguar se turku ishte i huaj e Arbneshi i veti. Një urdhër një kryefjalë u shpërnda, si nën dhe nëpër të gjitha dioqezat, nëpër gjithë kuvendet, nëpër gjithë famullitë e Arbrit. Kisha katolike u vu më mish e me shpirt me predikue, ndër kisha e ndër familje, ndër mbledhje kuvendesh, dasmash e mortesh, ndër të Krishterë e ndër Musliman. Meshtari i brengosur, i mësuem e i udhëzuem prej të parit të vet do t’u thoshte gjindes: “Arbnesh e “turq” që flasin një gjuhëm që flasin shqip, na jemi vëllazen, kjo gjuhë është trashëgim i gjyshërve e stërgjyshërve tanë “turq” a “arbnesh”, musliman apo t krishterë, ne jemi të gjithë shqiptarë se flasim shqip…”. Kështu po krijohej një emër i ri, emri Shqiptar që i hynte në mendje lehtas Arbneshit e “neoturkut” se ishte emri i gjuhës së flitnin. Për “turkun” “Arbnesh” emri i vjetës ishte bërë i urryeshëm se i dukej se sundonin të krishterët, por gjuhës së folur nuk i binte mohit. Prandaj pranoi e përvetësoi pa vështirësi emrin Shqiptar dhe u mburr me të gjithmonë e gjithkund, siç e kanë vu re edhe studiuesit e huaj të shqiptarisë…” E pas këtij argumenti të “fshehur” për shumë dekada unë them se nuk ka argument më bindës e domethënës, pasi mbi të gjitha ky emër shqiptar realizoi mbylljen e “hendekut” të tmerrshëm që kishte hapur pushtuesi turkoshak e që kërkonte ngadalë që në këtë hendek të varroste përfundimisht truallin më sinjifikativ të qytetërimit e besimt Europian e që deri atëherë quhej Iliri, Albani apo Arbëri. Natyrisht ky fakt i emrit të vërtetë Shqiptar edhe nëse është hipotezë deri tani është më i besueshëm e më afër realitetit, ndonëse mohimi u shtua për dy arsye, së pari se ky emërtim shpëtimtar është një “Vepër”monumentale e kishës Katolike dhe apostujve të saj e që regjimet e sundimet e deritanishme nuk ishin aspak miqësore, madje këtë armiqësi e kishte në themel vetë doktrina e fqinjëve sllavo-ortodoksë e që quhej komunizëm e sozitë e tyre që e zbatuan tek ne e ende nuk e meritojnë emrin e bukur, d.m.th. Shqiptarë. E arsyeja e dytë është se këtë argument e shkruan “armiku” i komunizmit, por me “hije fashizmi” Mustafa Kruja. Gjithsesi tani në demokraci këto duhet të jenë të tejkaluara e ne të angazhohemi që për të mirën e Shqipërisë e tonën të “Bindim” edhe botën se ne përgjigjemi me “kryeneçësi” Shqiptarë, por edhe ju duhet ta kuptoni se është më mirë të na thirrni Shqiptarë, se kështu në këtë emër keni të skalitur një pjesë të historisë të qytetërimit e besimit që ndërtoi e begatoi jo pak Europën… E pse jo edhe ne pasi jemi pjesë e pandarë dhe e rëndësishme e saj… Ndue Bacaj
Gjakmarrja s’është fenomen shqiptar. Ta frenosh është pak Është në një gjatësi vale me mua se kush mendon se Shkodra, qyteti ynë, edhe kur dihat edhe kur shtërzen, gjeneron humorin safi të atij luku që përveçse të vë në mendime, të bën të ndjehesh jo mirë. Këtë “klimë” e krijoi sarkazma dhe ironia e gjindjes që përbën elitë, sytë e të cilëve shohin larg. E ke të vështirë t’i bësh ballë këtij tundimi që të gërvisht. Gjendjen e kësisojtë e ushqen natyrshëm pranimi i klisheve që servir kjo gjindje, e them për së dyti, është elitë. Dhe pa e tjerrë mandimin, la t’ja bëjmë me dije lexuesit të gazetës sonë “motelin” ku fle çakalli. Tri banka i has bythëmëbythë dikund kah midisi i bulevardit që ka gjasa të emërtohet së shpejti me siglën e konstruktorit të tij! E kapërdij këtë të thënë të gjindjes, e mekanizmi i kujtesës vihet në lëvizje. Ndërmend Fefad Bank, simotrën e saj greke, ende në ndërtim e sipër. Po e treta, ku gjendet? Ku është Banka e Gjakut në këtë segment? Gjakmarrja është ngritur në institucion Erdh një ditë e u shkërmoq makina e shtetit të vjetër. Pati njerëz që u ngutën t’ja thyenin turinjtë, siç pati të tjerë që u rrekën t’ja ruanin konstruktin e përbindshëm, qoftë edhe duke bërë sakrilegj në emër të sakrificës. Nuk është fort e largët ajo ditë, ndaj dhe nuk e ka të vështirë të mos na shfaqet në sinoret e kujtesës. Qyteti përjetoi vrasjen e fillimit. Viktima ishte një emër i njohur në mbrojtje të ngjyrimit të kuq dhe atij rozë. Pati gojë që e etiketuan se i pati shërbyer me zell të tepruar rregjimit. Unë them: është punë e tij. Agresori u tha se është me origjinë nga malësia e thellë. U gjet rrfana për të argumentuar këtë zezonjë. U thërrit në ndihmë kanuni i burrave me një okë mend. Mori formësimin e mbrapshtë një fenomen me origjinë pagane për të mos thënë safi orientale e aspak shqiptare. Ikanakëve të pushtetit të vjetër, u dilte në krah ky sajim bastrad. Ata tashmë e kishin hartuar një strategji, e mos o Zot se i ndalte ndokush drejt udhës që të çon në mort. Fenomenit iu rritën puplat shpejt, se u projektua dhe u inskenua me përshpjetim ideali rroposës i Rexhep Qoses e i metastazave të stalinizmit brenda dhe jashtë sinoreve të asaj pak toke që thërritet Shqipëri. Gjakmarrjen e kanë në vend të ushtës hamshorët që erdhën në pushtet me shtrojën e qilimit të gjakut në marsin e potershëm të vitit 1997. U gjetën njerëz e mrizuan nën tendën e këtij fenomeni as-se-si shqiptar, të cilin ta frenosh është tepër pak. Jo gjithnjë mrizi është një ogur përtëritës. Nga bota e gjësë së gjallë na vjen një kumt; e unë kam dëshirë ta vë në vistër. Grigja nuk baglon në livadh se e harxhon kohën për kullosë. Nuk është hiç paradoks sa khë kakërdhitë e dhënve gjenden në rrethinat e mrizimit dhe vetëm nëpër to. Në gjurmim të këtij fenomeni u lançuan qindra njerëz, të grupuar në dhjetëra organizma që për kelio patën e kanë mjerisht, koracën e fenomenit. Një korporatë tipike kapitaliste zor se ka të punësuar aq njerëz sa ç’ka “koncerni i pajtimit të gjaqeve”, me seli në kërthizë të atij qyteti ku toleranca noton pa i bërë syri tërt. Gjallon ky fenomen, i cili ia pret thojtë tasheparë qeverisjes shtatlëkurëshe dhe të dashnorëve frenetikë të ngjyrimit rozë. Panelet e veprimtarisë së frikshme të fenomenit ngjajnë aq fort me amebën. E ta ngrsh gjakun në institucion, është më së pari veprimtari syrgjynosëse, raskapitëse, tipike orientale, çka shmang kursin e lundrimit të jahtit tënd me gjasë nga Perëndimi, ku duhma e Orientit shkërmoqet dhunshëm e pa kurrfarë buje të denjë për ndonjë dilemë. Jugu shqiptar i pastër E përsëris sot e gjithë ditën: gjakmarrja si fenomen nuk ekziston. Osmanët e mbollën në hapësirën shqiptare gjithkah flitet shqip. U vinte në ndihmë për të sunduar më kollaj. Sipas mendësisë osmane trimat e Arbërit le t’i mbushnin ding kullat e ngujimit, e t’i harronin plagët e dheut të tyre. Erdh e u shua ngeshëm se nuk gjeti trual të tultë për të lëshuar rrënjë. E rizgjuan përhumbshëm debilët e restaurimit të ngrehinës së kalbët staliniste. Formatin e vet fenomeni e formësoi për të mbretëruar dhunhsëm edhe do kohë. Modeli u gjet. E ku? Në Kosovë. U himnizua Anton Çeta. I krijuan paralele me gjymtyrë tëndryshkura. Strukturat e pajtimit ngritën krye. Në Kosovë, dihet, i shërbyen shovinizmit të pafre. Po cilit shovinizëm i bëjnë strehë këndej kufirit shtetëror me Kosovën? Ushunjat e gjakut nuk besoj të kenë tagër për ta sqaruar opinionin publik, totalisht të papajtueshëm me fenomenin inekzistent. Argumenta të kundërshtisë fatale servirin vetëm manipuluesit, ndjellakeqët, bankierët e gjakut, rrëmihësit e paranojave, të punësuarit në këtë koncern ulçeroz, mutantët e leuçemisë që çmeriti gjysmën e globit pas Luftës së Dytë. Fenomenin e pranon urdia në pushtet. Ndodh kështu se po të mos vërë në lëvizje mekanizmin e maksimës “përçaj e sundo”, i sosen ditët në pushtet e ushunjëzat e gjakut nuk majmen më nëpërmjet ushtrimit të zejes së tyre të llahtarshme. I dëgjuat kryeshtetasit, Metën e Majkon, kur blegëruan dhe e sajdisën fenomenin. A nuk të thotë me nëntekst se je primitiv, oriental me kokore, malok e një fjalë tjetër që nis poashtu me m…E ndjek propagandën e majtë frrokçupiste e naziste njëherit, tek i bie tupaneve të përçarjes. E, në është kështu, hajt ta vëmë gardhin në Shkumbin, ku për hir të vërtetës gjinden dy varre; i këndejpari i një serbi dhe andejpari i një heleni. Botërisht çfaqim në publik atë luk që perëndimorët përjargen tek e sodisin. Botërisht krenohemi se mbajmë në këmbë struktura pajtimgjaku e banka gjaku, kinse jemi më të qytetëruar se ata. Dëshërojmë të veshim petkat e orientit edhe këso kohe, u deklarojmë botërisht. E keqja fatale është kur lypimnë logun e valles makabër të pajtimit apostujt e rreligjioneve. Fatalitet është ndërkohë krijimi i limanit ku parkohet paaftësia qeverisëse e ndocrrokërve të pazbritshëm nga kuajt e pushtetit, ani pse këta kuaj po i ngordh prostitucioni institucional që të privon edhe votën e lirë. Këta ndocrrokër kanë gati guidën ku sipas tyre, e sipas ushunjave të gjakut po se po, fenomeni operon e gjeneron në Veri e Verilindje. Kjo është një dackë e padurueshme në fytyrën e atij komuniteti që lançohet për patriorizëm e kulturë meskine. Zoti thotë mos vrit, shteti, vra e pre, Misioni i Paqes, të pajtoj unë! Druaj të mos e kenë lexuar kanunin, këtë rregullator e kushtetutë të sovranit të pashtet. Vetë ky manual në faksimilen e parë tëtij, u bëj me dije gjithë asaj race njerëzore që njësohet me termin “ushunjë gjaku”, taksativisht shprehet se, mund të vrasësh dorëraasin dhe vetëm dorërasin, në atë shënj-vendi e në atë profil qëndrimi që ka demostruar preja e pushkës së tij. E përderisa kështu e asqyshë ndryshe, fenomeni njehet i shuar automatikisht. Anashkalohet ky nen sublim sa kohë që mokrat e mendimeve të vetquajturit misionar i pajtimit të gjakut, inskenojnë majmjen pa vënë firmë në bordero, pa kërkuar dieta e pa ngjitur monopate a të përpjeta. Këtë e fakton mërgimi i hierarkëve të kupolës së pajtimit të gjaqeve në perëndim e më përtej, pa na bërë me dije: me se ikën dhe, ikën nga malli apo nga halli? Në këmbim të vënjes së ekuilibrit midis interesave të personave të ndryshëm, fërgëllon bistaku i krimit. E kur ky i fundit ndodh në jug të vendit, tjetërsoj përcillet kumtinë antitezë me të njëjtën ndodhi të shëmtuar në Veri a Verilindje. Domethënia shifrohet, e thënë troç, banori i komunitetit të jugut nuk e ha sapunin për djathë. Nuk dua të besoj se ne veriorët rastisëm më pak të qytetëruar se hisja tjetër e popullatës ku flitet shqip. Na shënojnë me gisht ne veriorët. Na përqeshin. Jeni shtatë male vulëhumburish, na thonë, edhe pse e dinë se jemi shtatë distrikte ekstraperëndimorësh pa kurrfarë traume konstrukti difektoz. Le ta shmangim fenomenin. Të vihemi në rresht me ta. E të ecin përpara vrullshëm. Lexuesi i vëmendshëm i lançimit të këtij fenomeni lyp me të drejtë fakte. Po ndalem në dy episode. Me një mikun tim në Rrenc e gruan e tij, rrimë për shtatë palë qejfe nën hijen e një ulliri. Befas na shfaqen parasyve tre njerëz që lypin bukë. Jemi kaçakë. Kemi vrarë. Shteti na thotë fshihu. E sa për pajtim, nuk kemi të holla për misionarët. Madje nuk është një. Janë me taborre, e secili zgjat dorën për vete. Ky kumt vërteton kapelen e këtij hulumtimi jo dhe aq të kollajshëm për shpalim. Është rasti kur misionari nuk kërkon ndihmën e shtetit, çka është normale por tjerr cergën e një pajtimit që ka gjasa të përfundojë në një orgji. Tjetër rast. Babai i një 70 e kusur vjeçari në Stajkë është vrarë dikur nga një fis me banim në Rranxa të Bushatit. Fisi në fjalë po shuhet nga mërgimi e ngujimi. Po zbaton këshillën e misionarëve, pa po shuhet. A nuk do të thotë kjo se fenomeni është shndërruar në institucion e njesohet me gangrenën? Qëmtimi me të tjerë shembuj është evident. Urdhëri brilant i Krijuesit: mos vrit, u zëvendësua me slloganin: vrit se të pajtoj unë, është një hata që shoqërohet me një vdekje të ngadaltë aspak të zhurmëshme. Shteti furnizon kostarët e gjakut Ekranet e TV-ve, kolonat e gazetave janë ding me lajme të rrejshme, sipas të cilave aq e kaq fëmijë kanë braktisur shkollat për efekt të domosdosë së ngujimit. OJQ-të tona e kapërdijnë këtë gështenjë kali. Marrin për etalon të dhënat fiktive e të fryra ndjeshëm të Kupolës së Pajtimit. Sensibilizojnë organizmat e huaja. Këto të fundit tek na shohin në një vistër me Palestinën, Afganistanin, Libinë a ndonjë cep tjetër afrikan, na mëshirojnë. Na i fryjnë xhepat ne misionarëve të vetemëruar, e po e po xhepat e tyre. Dërgojnë në kancelaritë e tyre kërkesa të tjera për këtë vend që flet shqip e gjindet në Afrikë. Ani pse pshurrin në dinjitetin tonë, mund të shprehet dikush. E rëndësishme është mbajtja ndezur e dritës së semaforit që identifikohet me fenomenin. Ngujimi nuk është vetëm për fëmijët e shkollave. Edhe për gratë na qenka ngujimi. Në emër të kanunit kinse! Ky faktnuk kundërshtohet nga misionarët. Atëherë i ç(nderuar) mik, je palë e mëkatit, e qeverisjes së keqe, kumbarë i asimilimit galopant. Ta ka zënë rrota bishtin ty ushunjë e gjakut. Je një dështak në fushëbetejë me jetën e deritanishme. Je marioneta e sejmen i usullit që përvijon kob. S’ke tagër me nisë punë përsëmbari, epa fije zori vjen e tjerr gjëmë pas gjëme, vetëquhesh gjobëvënës, sejmen, spahi, vojvodë e gjithçmos tjetërsi. E për çka? Për ti thënë dikujt se nuk je anonim. Për ta bindur dikë se ke qënë e je besnik i stanjacionit drejt qyetetërimit. Pozo në rolin e misionarit aq kohë sa flë gjindja e përgjegjëshme e këtij kombi, në se quhet ende me këtë term shfytyrimi i fytyrës tënde kombi im. Organet tona të dëgjimit janë vërtetë heroike. Durimshëm përtypin terminologjinë llahtarisëse si, “dorëzoni armët”, “këmbana e paqes”, “katund i paqes” e të tjera broçkulla të kësodore. Atëherë njeriu ndërmendet të pyesë: ende është në komë shtei? Po luftë kemi ndërkohë, mor aman? Fenomenit, nëse ai vërtet shfaqet dikund, ia vë kufirin të thana shteti, e jo ti i ashtuquajturi misionar i pajtimit të gjakut, i padenjë dhe i paaftë pr të ndrequr diç mbi syprinën e këtij dheu martir e qafir njëherësh, sa kohë ka gjasa të mbajë mbi shpinoren e vet skenaristë të një moti të mugët e të lagësht deri në rrënqethje. Teefundit dopiogjashta nuk është në grushtin tënd. Në atë të presidentit të rrëzuar, të shtetarëve të rrokopujshëm flë e damkosura. Të mos dish e të mos duash të bësh shtet, domethënë të mprehësh kosën e vdekjes e t’i furnizosh me oksigjen kostarët e gjakut. *** Druaj të jetë bankë gjaku ai organizëm rezident në shetitoren e Nikollë Arsenit. Njerëz pa uniformë futen ngeshëm në atë seli e dalin prej andej me një buzëqeshje të fikur. Bëjnë të pamundurën t’ja mbajnë në shtat uniformën e kamuflazhit shtetit që vetm emrin e ka të këtilllë. Rropaten në kërkim të prikës. Kuperta e trupit u rri përsipër në vakte e kohë mjerimi për ta. E ballas me ta, formacioni solid “Bashkimi për Fitoren”, shpalon triumfin e ardhjes së shpejtë në krye të shtetit, natyrshëm, pa bujë, me mjete demokratike e rreptësisht civilizuese, siç ndodhi në Francë, Itali, Bullgari e siç pritet të ndodhë në pjesën tjetër të rruzullit. Amin! Dashamir Cacaj Dergut Pasha u thye vetëm në Dukagjin Kryengritja e Qafës së Agrit si shumica e ngjarjeve madhore në histori është parë e vlerësuar në këndvështrime të ndryshme, sipas shkallës së njohjes nga studjues të ndryshëm, sipas preferencave, interesave apo kornizave të cunguara ideologjike. Me objektivitet, realizëm, koherencë historike, me interpretime realiste, me analiza faktike pa subjektivizma, pa romantizëm folklorik është analiza që i bën historiani e shkrimtari i dëgjuar Ndoc Nikaj në librin e tij “Historia e Shqipërisë”, që fatkeqësisht edhe sot e kësaj dite nuk është mundësuar ta ketë në dorë lexuesi ynë. Historiografia komuniste 50-vjeçare ka mbajtur një qëndrim dashakeq përçmues të njëanshëm, denigrues duke u mbështetur në kritere ideologjike, duke e lënë në harresë madhështinë dhe shkëlqimin e saj si një nga betejat më të rralla e ndoshta t vetmin ballafaqim frontal në përmasa të tilla që nga rënia e Kalasë së Shkodrës më 1479. Historiografia komuniste duke dashur të paraqesë si dy vatra të qëndresës anti-osmane, si dy epiqendra të nacionalizmit shqiptar Kosovën dhe Labërinë, nga njëra anë e ka fryrë e pompuar deri në irrealizëm ngjarje krejt të zakonshme me përmasa lokale e figura pa ndonjë peshë e rëndësi të spikatur duke i paraqitur në fjalorin propagandistik si ngjarje e individë që kanë përcaktuar fatet e historisë së Shqipërisë. Nga ana tjetër, janë cikur tangent e artikuluar formalisht, ose më keq akoma ka pasë vlerësime të paragjykuara e deri në nihilizëm. Është lënë e vazhdon të lihet qëllimisht në harresë pa u theksuar kërkund në Historinë e Shqipërisë se Dukagjini e Mirdita janë dy vatrat e pa nështruara pothuaj në asnjë drejtim nga pushtimi 500-vjeçar otoman. Deri kur historiografia shqiptare ka frikë ta pohojë këtë të vërtetë historike, apo duhet të mësojmë këtë të vërtetë nga goja e studjuesve të huaj. Në të gjithë të tjerët, këta formojnë masën kryesore dhe më trime të katolikëve shqiptarë, që prej qindra vjetësh bajnë një jetë mes malesh alpine dhe me kokëfortësi nuk kanë dashur ta dinë ndonjëherë ç’është qeveria. Helmut Eberhar dhe Karl Koser i japin një shputë të mirë historianëve tanë kur thonë se: Është e pamohueshme që në refleksionet e të kaluarës së tyre të kohës së Turqisë nuk shohim asnjë njollë që për pesë shekuj me rradhë i gjithë Dukagjini ka mbetur etnikisht katolik i pastër. Kryengritja e vitit 1910 është trajtuar kryesisht si qëndresë vetëm kosovare me qendra të vetme Kaçanikun e Cernalevën, është idealizua e mistifikuar me nota të një eposi legjendar me pëmasa butaforike duke e lidhur këtë ngjarje vetëm me emrat e Isa Boletini e Idriz Seferit, ndërsa në të gjitha tekstet shkollore dhe në tekstin ekzistues të Historisë së Shqipërisë ose nuk përmendet fare si ngjarje, ose me një frazë të thatë në trajtën e pashquar aq sa lexuesit, nxënësit apo studentit nuk i fiksohet asgjë në memorje se është zhvilluar një kryengritje po aq madhështore edhe në Qafën e Agrit si dhe në Kaçanik. Ta trajtosh kështu këtë ngjarje është pak ta quash nihilizëm, është papërgjegjëshmëri shkencore, është gjymtim i së vërtetës, është manipulim i qëllimishëm i historisë. Në qoftë se kryengritja shpërtheu e filloi në Kosovë, pati qëndresë heroike, raprezalje e gjak derdhje nga pushtuesi, në Qafën e Agrit arrit kulmin qëndresa shqiptare vetëm në Qafën e Agrit në Dukagjin dhe vetë Dukagjini e theu gjeneralin e pathyeshëm Shefqet D. Pasha. Të përmendësh vetëm Kaçanikun apo Cernalevën e të anashkalosh Qafën e Agrit është njëlloj si të ndërtosh një bust pa kokë. Ja si e përshkruan Hylli i Dritës e vitit 1930, fq. 336: Mehmet Shpendi i Shalës me hov të madh mblodhi 3000 veta dhe e priti anmikun në Qafën e Agrit ku u ba nji luftim i rrept për 10 ditë rresht. Terguti tuj pa se Dukagjini jo nuk thyhet por përkundrazi forcohej për ditë pasi la qindra në shkrepat e Agrit, anadollaku iku i turpëruem nga qafa e Kolshit dhe ra në qytet të Pejës. Ndërsa Fletorja Shqype e Vatrës që dilte në Stamboll në numrin e saj 587 shkruante se mes kryengritësve ka edhe gra të cilat luftojnë me trimëri si edhe burrat duke dashur më mirë vdekjen se sa të kthehen prapa. Kryengritja e Qafës së Agrit dhe emri simbol i Mehmet Shpendit përmenden me admirim të veçantë nga Nopça dhe sidomos Edit Durhami në librin e saj “Brenga e popujve të Ballkanit”, duke e nënvizuar me të madhe emrin e kësaj ngjarje që është shënuar si kryefjalë historike. I pari që e ka trajtuar shumë gjërësisht këtë ngjarje është autori italian Kamiljo Libardi në veprën e tij “Kreyngritjet e mëdha 1910, 11 e 12”. Gjithçka në këtë libër është një kronikë e gjallë e kohës e përshkruar me vërtetësi pa anshmërisht i çliruar nga komplekset e preferencat lokaliste, që është sëmundje e pashërueshme e studjuesve tanë dhe ç’është më e rëndësishmja të gjitha ngjarjet e kësaj beteje janë përshkruar duke qenë autori vetë i pranishëm e dëshmitar. Përshkrimet e Libardit marrin një vlerë të veçantë se ai është një i tretë mes palëve në konflikt dhe duke qenë i tillë nuk i vlerëson ngjarjet bardh e zi as nuk i ekzagjeron jashtë realitetit as në disfavor të ndojërës palë. Libardi fotografon me detaje e imtësi shumë skena rrënqethëse të fokusuara nga terreni, duke i paraqitë me një gjuhë të rrjedhshme me shprehje të larmishme që të ngjallin shumë emocion edhe sot e kësaj dite. Ja një episod i ngulitur thellë në kujtesën e Libardit: Porsa u ngrita nga shtrati, rrezet e diellit kishin fillur të hedhin shigjetat e tyre drejt qelës së Shoshit. Shoh, o Zot ç’po më shohin sytë nëpër pyll midis shkurreve të lajthive po ecnin nga ana e fshatit Palaj kope dhishë, delesh e lopësh që i nganin nga pas djem e vajza vocrrakë, pa çarape, pa opinga, gjysëm të çveshur e me këmbë të gjakosura por kërkoni strehë drejt shpellave për t’i shpëtuar armikut që po i mësynte në vatrat e tyne vorfnore. Me vlerë janë letrar e mëkëmbësit apostolik françeskan drejtuar Libardit dhe letërkëmbimet e vetë Libardit me patër Gjadrin, famullitarin e Nikajve, me Ciril Canin famullitarin e Shalës, Ditari i Libardit përshkruhet me nota shumë pesimiste sidomos në prag të fillimit të luftës. Kjo ndoshta për vetë temperamentin e një latini i huja mes malesh që akoma nuk kishte arritur të njihte mirë temperamentin e shpirtin shumë luftarak të malësorëve, prandaj skepticizmi i tij është i dukshëm për mundësinë e një qëndrese të suksesshme të malësorëve dukagjinas. Nga ana tjetër edhe pse nga pozitat e një pacifisti skeptik Libardi ka mbajtur një qëndrim tepër kritik ndaj krerëve të Dukagjinit duke marrë guximin t’i akuzojë hapur për lojë e taktikë qëndrimi në dy karrike të tyre sipas tij. Siç ishte zakon në kësi rastesh këta pra bajraktarët premtuan të gjithë përkrahjen dhe ndihmën e tyre, dhe pashaj, me qëllim që t’i merrte me të mirë i fali secilit nga një mixhide të bardhë. Aha u ba deti kos dhe paret po na bien nga qielli, menduan se qeveria ka nevojë për ne dhe në qoftë se do dimë ta vërtitim punën duke nxitur ndonjë bandë njerëzish kundër tyre, kurse nga ana tjetër ne të paraqitemi si miq. Këto citime të Libardit i dhanë një armë plus propagandës zyrtare komuniste për të goditur fuqimisht edhe të kaluarën e bajraktarëve duke i paraqitur në vazhdimësi si bashibozukë dhe duke mohuar totalisht rolin e tyre në këtë ngjarje. Krerët e fiseve të malësisë, duke qenë nga natyra më të zgjuar e më të mprehtë se sa masa e gjerë e malësorëve, u interesonte një taktikë e tillë që të mos acaroheshin shumë me qeverinë pasi ata merrnin edhe ndonjë rrogë nga qeveria. Ndërsa dihej publikisht se do kishte zemërim deri në rrëmbimin e armëve nga ana e malësorëve që nuk mund tëlinin të kalonte tani pas 500 vjetësh për së pari një ushtri turke nëpër malësinë e tyre. krerët synonin ta mbanin në kontroll këtë revoltë dhe pastaj ta përdornin si presjon ndaj qeverisë për t’ua kompensuar me ndonjë pare xhepat e tyre të shtjerrun. Duhet pranuar se krerëve kryesorë nuk u interesonte të shpërthente një kryengritje e përmasave të tilla siç shpërtheu, posi si njerëz që i pleqëronin gjërat shumë hollë kjo u dukej një aventurë e rrezikshme dhe e pamundur të përballeshe me një ushtri kaq të madhe të pajisur me të gjitha mjetet e kohës dhe që drejtohej nga një gjeneral për të cilin mburrej vetë perandoria. Zhvillimi i papritur i ngjarjeve u dha fund hamendjeve, cicmiceve skepticizmave dhe pacifizmave të krerëve të cilët as që bëhet fjalë se mund të dilnin jashtë moralit, traditës e rregullave të bajrakut kur kërcënohej liria, feja e kanuni, garant i të cilave ishin vetë bakraktarët nga buronte dhe vetë ushtrimi i kopetencave të tyre si flamurtarë të fiseve të veta. Ndoshta kjo taktikë dhe ky dualizëm i qëndrimit fillestar të Bajraktarëve të Dukagjinit bëri që të shpërthejë në mënyrë inkandeshente qëndrimi totalisht i prerë i vegjëlisë së Dukagjinit që përbënte oponencën më të fuqishme ndaj krerëve, prandaj emrat e Mehmet Shpendit, Deli Marashit, Marash Delisë e Çun Nikës, zunë vendin e parë në titujt e kronikave për këtë ngjarje. Siç e theksova më lart qëndrimi i Labrdit ishte i papajtueshëm me qëndrimet e bajraktarëve por ai vetë nuk ishte më tepër se një pacifist me qëndrimet tipike të pavendosura edhe në disa raste me qëndrime të dyshimta si në rastin e mëposhtëm: Libardi kishte një mortajë të vogël në kishë pranda i dërguan në shoshjan për t’ia kërkuar. Frati nuki e nuk e dorëzoi, ndërsa malësori duke dashtë të merrte me çdo kusht nxori dhe i numëroi 23 mixhida argjendi për të por frati nuk u tund nga e tija. I dërguan për të dytën herë Pjetër Gjonin e Djelmnisë së Shoshit, por edhe këtij nuk ja dha. Unë shkruan Libardi, tue pasë frikë se po idhnohet Tergut Pasha, por edhe ma fort se më qortojnë të parët e mi, qëndrova i patundur e nuk ja dhashë. Dua ta marr me forcë tha Pjetri, thyej derën e merre kjo do të jetë dëshmi e punës sate u përgjigja, ai nuk guxoi ta bënte, thotë Libardi. Studjuesi Pal Doçi në vitet 60 ka bërë një përpjekje të admirueshme për ta pasqyruar këtë ngjarje përpara opinionit shkencor të kohës, si një ngjarje me përmasa të mëdha e rëndësi kombëtare, duke u ndalë në rrethanat ekonomike, shoqërore e historike në të cilën u zhvillua, përmasat që arriti dhe rrjedhojat që pati. Dobësia kryesore e studimit të tij është se u kufizua brenda kornizave të ngurta ideologjike duke ia zbehur mjaft vlerat e punimit të tij. Në këtë kohë kujtesa historike e kësaj beteje ishte shumë e freskët në memorien e malësorëve e sidomos tek brezi i tretë kishte dhjetëra e dhjetëra fakte e dëshmi origjinale të para e të përjetuara direkt nga ata të cilët vetë kishin qenë edhe aktorë edhe autorë të kësaj ndeshje deçizive. Pal Doçi duke mos qenë as vendas vetë nuk diti ta shfrytëzojë këtë rast të cilin sot do ia kishim shumë zili. Shpesh në mbledhjen e materialeve faktike gojore iu drejtua njerëzve inkopetentë që nuk kishin qenë fare në këtë ngjarje, apo të tjerëve edhe nga padituria servirnin fakte jo të plota, ashtu siç pati tendencë për servirjen e gjërave të dyshimta thjeshtë për kredon personale apo fisnore të ndonjërit, dhe mbetën pa u hedhë e zeza mbi të bardhë shumë, shumë gjëra autentike, shumë dëshmi që sot janë varrosur së bashku me autorët e tyre vetëm për fajin e studjuesve të asaj periudhe, vetëm për faktin se ndoshta atëherë nuk kishte asnjë inteligjencë krijuese vendase që mund të ishte shumë më tepër e impenjuar sa sa një studjues i një treve tjetër që donte ndoshta një punë disavjeçare të bënte një studim të pjekur e të plotë. Ndërsa Zef Doda, një studjues i mëvonshëm është marrë disa herë me interpretimin e kësaj teme historike. Nga sa kam parë unë nuk di të ketë sjellë ndonjë gjë të re ndonjë fakt të panjohur qoftë nga burime arkivore, qoftë gojore apo folklorike, përveç se ka artikuluar me tjetër ritëm citimet e Libardit. Është frymëzuar e ka përshkruar sipas stilit të tij ngjarjen në fjalë duke rënë edhe në subjektivizëm edhe në njëanshmëri edhe në lokalizëm njëherësh duke mos i shpëtuar qëndrimeve emocionale e tendencioziteti politik sipas epokave. Një gjë më bën përshtypje, ai vazhdon t’i bjerë fyellit në një vrimë duke e spostuar aktin final të luftës nga Qafa e Agrit në kodrat e Palcit, sillet e pështillet nëpër tymnajën që e mbjellë vetë e në mënyrë evazive del në konkluzion sipas tij se Dërgut Pasha na paska qenë thyer në Mërtur, një argument që askush në histori nuk mund ta mbrojë e ta marrin në konsideratë, pasi edhe në popull e në histori kjo betejë ka marrë emrin e Qafës së Agrit. Aty ku ishte përballja frontale aty ku ishte segmenti i fundit dhe i vetmi në të gjitha vatrat e kësaj kryengritjeje ku Shefqet Dergut Pasha u htye e u sfidua parandaj kjo betejë ka emrin e vet dhe natyrisht qëndron më lart se çdo vatër tjetër të cilat i shkimati Derguti gjatë udhës. Në qoftë se në të kaluarën për hir të boshtit ideologjik ishte heqë nga fjalori fjala bajraktar, duke e lënë qëllimisht në harresë edhe kur faktet ishin të pakontestueshme për kontributin e tyre patriotik si për Deli Marashin, Lush Prelën, Avdi Kolën. Është e papranueshme tendenca që vërehet sot për ta absolutizuar rolin e krerëve, për t’ia artibuar çdo gjë një numri shumë të kufizuar njerëzish që na paskan qenë të çensuruar veprimtaria e tyre. Dhe ç’është më e çuditshmja arrihet të sulmohet vetë Mehmet Shpendi si sajesë e propagandës zyrtare komnuniste. Një qëndrim i tillë mëdhefshim është shërbimi më i keq që mund t’i bëhet kësaj ngjarjeje historike të nëpërkëmbur të Dukagjinit. Një vlerësim i tillë është një tendencë dëshpëruese t’i heqë asaj karakterit mbarëpopoullor, që përbën tiparin më të spikatur të saj është tentativë mjerane të hedhë sadopak baltë mbi figurën si Mehmet Shpendi që ishte simbol i qëndresës popullore të Dukagjinit në disa dekada. Një figurë që gjithsesi nuk është vendosur në atë pjedestal që i takon, pasi ka përmasa e dimension kombëtar dhe nuk është aspak faji i tij që Dukagjini vatra e vetme e pathyeshme e qëndresës 500-vjeçare antiturke ka vetëm një dëshmor të vetëm, Mehmet Shpendin, ndërsa heronj u bënë të tjerët që rrjedhin nga treva shumë më pak të përmendura në histori për vepra në dobi të atdheut, kombit e lirisë. Prelë Milani Policia e Shkodrës grabit, vjedh, terrorizon të pafajshmit Forumi i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut, pranë PD-së vazhdimisht ka apeluar në ogranizmat ndërkombëtare dhunën dhe shkeljen flagrante të policisë së politizuar dhe të paaftë shqiptare. Në këtë kontekst nëpërmjet intervistës së këtij numri me Mandelën shqiptar, zotin Pjetër Arbnori, ne do bëjmë publike në tërë Botën përmes faqes sonë të internetit, probleme të mprehta e serioze, por qëllimi i këtij shkrimi që do vazhdojë me fakte dhe emra konkretë, pavarësisht presioneve fashiste që kanë gazetarët tanë është se në kryeqendrën e veriut shqiptar, Shkodrës, ashtu sikundër edhe është shprehur ministi Çipa se ka më shumë probleme, policia, veçmas ajo rrugore po grabit, vjedh e terrorizon qytetarë të pafajshëm. Në redaksinë tonë kanë ardhur shumë ankesa, ku shoferët e autobusëve ankohen se policët që nuk dinë as të shkruajnë emrin e vet, u vënë gjoba shoferëve dhe nuk u presin në shumë raste kupon. Kjo bëhet se polici budalla i thotë hapur tjetrit: Ose 1000 lekë gjobë,ose 500 në dorë! Dikush na tha një ditë se një polic i rrugores së Shkodrës, që s’ia dinte emrin, por e përshkruante si esmer, të gjatë, me një motor që fluturonte sikur t’i kish hyrë lugati në bark, i kish thënë se shefi i do çdo ditë nga një sasi të konsiderueshme parashë, ndaj edhe ishte i detyruar të shpërdorojë detyrën, çka do të thotë të grbisë, të vjedhë, madje dhe të terrorizojë duke krijuar rrëmujë trafiku që paratë t’i marrë shpejt, meqë edhe shoferët, gjithnjë sipas tij mërziten e më mirë nxjerrin nga një 500-she e ecin. Edhe makinat që hyjnë në komisariat ka zëra që nuk dalin, sipas ligjit, por duke paguar 20000 lekë të reja madje edhe të xhveshura. Sa për makina të vjedhura, që sipas drejtorit të policisë së shtetit Bilbil Mema, shumica hyjnë nga Mali i Zi, do shtronim një pyetje: Sa janë bllokuar në Shkodër, çka do të thotë sa trafikantë janë dënuar? Ndryshe ndodh në qytetet e tjera të Shqipërisë, ku ato kapen megjithëse kalojnë përmes Shkodrës! Atëherë lind edhe një pyetje tjetër, Drejtori i Policisë së Prefekturës së Veriut që përgjithësisht punon mirë e me profesionalizëm, kur mund të ndërhyjë në sektorin më problemor, policinë rrugore, se ku ka zë nuk është pa gjë? Nëse nuk vihet dora dhe të krijone struktura të specializuara në këto sektorë që ka të bëjë direkt me popullin, qeveria shqiptare duhet të pranojë se i stimulon vetë këto veprime. Njerëzit rebelohen, sidomos kur vetë polici, natyrisht i pirë, pranon se i kërkon racion edhe shefi. Albert Vataj, Flori Slatina
Misteret e vdekjes së ish-Ambasadorit amerikan Limpreht: doza e Viagrës dhe seksi Burime tepër të rezervuara, bëjnë me dije për gazetën “Shqipëria Etnike” se CIA amerikane po heton mbi vdekjen vërtetë misterioze të ish-Ambsadorit Jozef Limpreht në një vizitë në bukuritë e rralla të Liqenit të Lurës në Shqipëri, pak kohë para se të përfundonte mandati i tij. Kush mund të mendonte se Ambasadori amerikan, më i fuqishmi në Shqipëri, mund të vdiste nga një atak në zemër, kur edhe shqiptarët barkthatë po i kalojnë nga dy atakë? Aq më tepër duke shijuar bukuritë mahnitëse të natyrës, natyrisht privatisht! Po ja që diplomati vdiq dhe politika shqiptare humbi ekuilibristin më të zotë, familja njeriun më të dashur, e natyrisht edhe gazeta jonë mikun më të mirë. Ç’është e vërteta, në qarqe të ndryshme në Shqipëri diskutohet për versione të ndryshme të kësaj vdekje, por hetimet duket janë përqëndruar në pistën e jetës intime të Jozef Limprehtit. Sipas burimeve thuhet se Limpreht, ditën që vdiq, po bënte një udhëtim privat në Lurë i shoqëruar edhe me një bukuroshe shqiptare. Në qoftë ashtu, kush nuk tundohet nga “pushteti” i bukurisë femërore? A nuk ra “brenda” edhe ish-Presidenti i SHBA-së Bill Klinton me Levinskin? E, në fund të fundit ç’humbi? Asgjë me rëndësi veç një shume dollarësh. Po burrë ishte Klinton, thanë amerikanët. Edhe Ambasadori Limpreht burrë ishte. Para bukurisë femërore amerikanët shokohen, aq më tepër me shqiptare. Në qoftë kështu Limpreht nuk e kaloi “lumin” si Klintoni. Ajo ditë magjike për pasionet i grisi ëndrrat, pasi flitet të ketë pirë Viagra, mbase për t’i ardhur në ndihmë… Eh, tundimi dhe doza në “luftë” për jetën dhe përfundimisht zoti Limpreht, viktimë e një pasioni…Edhe pasionet për perlat e natyrës kan pasoja… Diplomati që i dha aq shumë Shqipërisë në lëmin politik, diplomati që s’u “mposht” nga asnjë “stuhi”, diplomati që mjaftonte të thoshte vetëm një fjalë me gjysëm zëri dhe politika jonë i rrinte Gatitu, diplomati që ishte një barrierë e fuqishme e ekstremeve në gjuhën e politikës, diplomati që përballoi me sukses zgjedhjet e pushtetit vendor të 1 tetorit 2000 dhe ato të Kuvendit Shqiptar më 24 qershor 2001, diplomati që me maturi e pjekuri u bënte lehtë, shumë lehtë sfidë progresiste edhe të majtëve edhe të djathtëve, çudi e madhe të mos i bëjë sfidë një udhëtimi privat në Liqenet e Lurës. Eh, ajo shprehja e lashtë sa toka “Femra e fut dreqin në shishe”, duhet të ketë lindur para se të lindë demokracia në Amerikë dhe patjetër që është shprehje shqiptare. Që të jesh burrë shteti pra duhet të jesh burrë. I tillë ishte dhe miku ynë Limpreht. Sokol Pepushaj
Nano i vjedh zholin Berishës, shqiptarët me shirita të zinj Në këtë proçes rutinë, shohim një komedi ekstradeske: bashkimin e pozitës me opozitën që përgjithësisht populli e vlerëson si një akt skenik për të ruajtur së pari kokat e disa të “mëdhenjve” që janë përgjegjës për skandale, trafiqe, krime, abuzime, mashtrime. Pra, pa paragjykime partiake, merimangat helmuese të politikës shqiptare kanë një sindrom: Të mbajnë të gjallë anarshinë e të ruajnë karriget që kanë, pasi elektorati shqiptar tashmë u thotë me plot gojën Zbythuni se e qelbët. Kjo tablo, natyrisht shfaqet në nivele të ulëta të politikës. Fatos Nano i vlerëson thjeshtë si rroskopë jo vetëm bashkëpunëtorët e vet, po edhe kokat e opozitës. Ai, si një Klloun ka vite që luan me dy zhola, me të pozitës dhe të opozitës. Po a mund ta fajësojmë për këtë, thotë dikush? Jo, absolutisht jo. Pas ngjarjeve tragjike të 11 shtatorit të vitit të shkuar, pra pas rrëzimit të dy kullave binjake në Manhatan dhe vdekjes së mijëra njerëzve të pafajshëm, Shqipëria ishte shteti i Gjashtë në botë në listën e CIA-s si vend i rrezikshëm i terrorizmit Islamik. Dikush fajësohej, apo nuk është kështu? Por kemi një ecje shumë të shpejtë përpara, pikërisht për një vit, më pak se për një vit. Sot jemi në krah dhe në vëmendje të perëndimit sidoqoftë,p asi ndihmuam perëndimin dhe shkatërruam shumë baza terroriste, sipas një prononcimi të ish-Kryeministrit Ilir Meta, që edhe ai akuzohej të paktën nga shtypi për fondamentalist. Por fjala është tek bashkimi i pozitës me opozitën. Opozita si “Nënë” e madhe ka pjellë vazhdimisht miniparti me organe gjenitale femër, duke shumuar e shumëzuar interesat e aleatëve të tyre që hiqen si Miq të Shqipërisë. Me pak koment politik, duhet çuar mendja se fijet e agjenturave të huaja në Shqipëri, sidomos bështi Athinë-Moskë-pekin-Arabi është potent jo vetëm përballë një vendi të vockël siç jemi ne, por shqetësues e në vëmendje tejet të studjuar për Amerikën dhe tërë Botën e qytetëruar. Në një këndvështrim, riardhja e Fatos Nanos sërish në krye të qeverisë nuk duhet vlerësuar thjeshtë si përpjekje për pushtet, por si një raund i ri loje në politikë. Edhe Frojdi shpjegonte se dashuria mes dy zemrave që urrehen, kur realizohet, është shumë impulsive, e nxehtë deri në çmenduri. Në këtë plan boshti qëndror i opozitës me organe gjenitale joshëse, po kërkon “kurim” të plotë të partnerit mashkull, pra të pozitës në këtë “dashuri” interesash. Në këtë tam-tam bolshevik, me nyje e gunga plot e përplot politika sot po shkruan mbi baltë Numra të Artë” Kryeministrash si Nano 1, Majko 1, Meta 2, Majko 2, Nano 5, deri një ditë që tërë “pacientët” të ngopur nga Balta të Kryqëzojnë dy Zholat e Nanos në Faqen e Zezë të Historisë Histerike, shkatërruese shqiptare. Pra, Shqipërisë mbasi i duhet të vendosë në krah shirita të zinj për dy zholat e shokut Nano. Se shikom fjala bjen fjalën, Presidentin e ri 73-vjeçar të Republikës, zotin Alfred Moisiu, ish zëvendësministër mbrojtjeje, pra ushtarak për njëmbëdhjetë vjet në mbretërimin famëkeq të Enver Hoxhës, paçka se nuk e propozoi as Fatos Nano as PS-ja po e respektojnë tërë forcat politike dhe është herët për të sjellë formulën që do zgjedhë opozita sapo po ky president të “vjedhë votat”. Gjithsesi, edhe në u fshehtë ndonjë mister pas rënies në “dashuri” mes liderëve të “përjetshëm” të politikës dështake shqiptare (të paktën deri tashti), do ishte ogur i mirë të ketë dorë Amerika dhe Katovica. Kështu, është guxim i marrë ta fajësosh Berishën, pse ia vjedh zholin çdo herë Nano, por edhe të fajësosh Nanon, përderisa dikush i thotë: Të lumtë! Kështu, mbase janë edhe shumë punë të tjera… Editorial nga Fatime Kullaj, Sokol Pepushaj
Deputet apo frikacak? Populli shqiptar është populli më i mrekullueshëm që ka Europa. Luftërat për liri që ka bërë populli ynë janë të pashoqe, gjatë gjithë jetës së tij deri më sot. Por mos të harrojmë se vuajtjet dhe persekutimet e luftës klasore për 50 vjetë nuk i ka kaluar asnjë vend i botës, ai u burgos u internua, u pushkatua, vdiq nëpër burgje. Kush nuk u persekutua për 50 vjetë? Jeni edhe ju dëshmitarë sado pak i kësaj tragjedie, ju zoti Ylli Bufi në pluralizëm u bëtë Kryeministër i shtetit Shqiptar. Puna juaj qe e mirë, populli ju respektoi si intelektual, si socialist i mirëfilltë, por ju u treguat pak frikacak duke thënë se populli shqiptar nuk ka bukë as 10 ditë por deri më sot asnjeri nuk ka vdekur nga urija. Zoti Bufi, në lajmet e orës 16, dt. 4. 7. 2002 ju thatë se ligji i kompensimit për të persekutuarit politikë nuk i gjendet vendi për miratim në Parlamentin shqiptar. Zoti Bufi, nuk ju kam dëgjuar asnjëherë në për mbledhje, në intervista të kundërshtoni aprovimet për ndonjë shtesë rroge për deputetë e ministra, për rritje rrogash apo shtesë dietash, por pro gjithmonë pro, kurse kur vjen puna për ndonjë ligj për të persekutuarit politikë, ju tregoheni frikacak në buxhetin e shtetit ashtu sikur u treguat frikacak për bukën e popullit kur ishit Kryeministër në Qeverinë Pluraliste. Më vjen keq t’ju shkruaj, por detyrimisht po se populli ju ndjek në lajme kur flisni dhe gjithmonë jeni kundra të drejtave njerëzore. Zoti ish-Kryeministër i Shqipërisë, a mendoni ndopak se shumica dërmuese e djemve ish të përndjekur politikë kanë ikur nëpër botë në emigracion duke parë se baballarët e tyre kanë vuajtur 50 vjet nga regjimi komunist edhe sot kur dikush propozon për ndonjë ndihmë për vuajtjet e tyre gjysëm shekullore, ju edhe disa të tjerë dilni kundra. Deri kur doni të mbani në këmbë armiqësinë e kaluar të këtij populli. A dëshironi që populli të ketë paqe e mirësinë mes njëri-tjetrit dhe mes qeverive shqiptare, a do t’i themi ndonjëherë të keqes “të kaluara e të harruara” apo gjithmonë “të rikujtuara e kurrë të harruara”! prandaj ju dëshiroj të jeni i pajtueshëm me popullin e qeverinë, të mos jeni frikacak për buxhetin e shtetit. Shan Sokoli
Skënder Gjinushi e Gaqo Apostoli nuk është origjina e PSD Historia dhe identiteti i PSD Fitorja e madhe e “Lëvizjes së Dhjetorit” ’90 është pluripartizmi. Në këtë kuadër shpërthyen e lindën idera dhe alternativa të shumta në të gjitha kahjet. Rilindën parti të traditës që kishin bërë emër në fushën e politikës shqiptare të para dhe gjatë luftës së dytë botërore, ose thënë ndryshe në luftën nacionalçlirimtare. Po kështu lindën parti të reja, si grumbullim i urrejtjes ndaj diktaturës në dy forma, si amalgam idesh, apo në të njëjtin shtrat paraardhës. Në alternativën e SD problemi qëndron ndryshe, ajo si zëdhënëse e shtresave punëmarrëse të pronarëve të vegjël dhe të mesëm e shfaqi veten jo si alternativë e re (megjithë se ka voluntarizëm në këtë drejtim) po si ringjallje dhe padyshim kjo meritë duhet t’i njihet ajo erdhi si domosdoshmëri për politikën shqiptare postdiktatorialeme vullnet të mirë ekuilibri. Mendimi dhe veprimi i saj u shfaq në rrafshin politik dhe organizativ: Së pari në rrafshin organizativ ajo gjeti veten si aspiratë dhe për këtë ajo u shtri në mbarë vendin në një kohë të shkurtër. Së dyti, në rrafshin e politikës ajo e gjeti veten si organizëm i plotë dhe me programe e statute bashkëkohore dhe një platformë e moderuar evropiane për atë që do të arrijë dhe njëherazi duke përcaktuar drejtë aleatët dhe aleancat duke pasur parasysh siglën tonë “SD”. Padyshim Alternativa SD vinte me një përvojë dhe histori në vite, çka i detyron nismëtarët ta njohin dhe të respektojnë duke e bërë të vetën këtë thesar. Ideatorët e parë të saj që në mesin e viteve ‘30 bënë të vetën “Idenë e frontit popullor” të inicuar kundër reaksionit nazifashist nga internacionalja socialiste sepse ato i përksinin shkollës evropiane si kulturë dhe mendim. Në mësimin e atyre kishte profesorë dhe publicistë, njerëz të letrave shqipe dhe dizertantë të universiteteve më në zë evropiane, si Musine Kokalari, publiciste dhe shkrimtare e formuar, prof. Sejfulla Malëshova (alias Lame Kodra), jurist Skënder Muço e Suat Asllani, prof. Gjergj Kokoshi, Dr. Ymer Dishnica, akademist Koli Rodhe e Musa Dizdari dhe një politikan si Mustafa Gjinishi, etj. Në fundin e viteve ‘50 si rezultat i kërkesave për ndryshim gjë që u thelluan në fillimet e viteve ’60 në politikën dhe ideologjinë e lëvizjes komuniste ndërkombëtare çka u inicua në vetë BS edhe në vendin tonë lindën shpresë dhe lëvizje në këtë drejtim për të moderuar tërësinë e një politike vrastare. Kjo u pa në Konferencën e Tiranës apo grupi “socialdemokratët e viteve ‘60” drejtuar nga intelektuali Uran Kalakula me AgimMustën, riza Kuçi, Tanush Kasa etj. Socialdemokratët gjatë luftës antifashiste u bënë propagandistë të aleancave dhe gjetjes së formave të organizimit të luftës kundër pushtimit fashist. Në taktativa me përfaqësues të frontit nacionalçlirimtar kundërshtuan mendësinë e “partiprisit” (M. Kokalari – Libri “Si lindi PSD”). Musine Kokalari tek e gjeti të papranueshme këtë mendësi porosit avokat Skënder Muçon për oragnizimin e një force të pavarur në zonën e Vlorës ku dhe atashuan një mision ushtarak amerikan të disolkuar në malin e Karburunit. Pas dështimit të Konferencës së Mukjes dhe pas kapitullimit të Italisë fashiste (8 shtator 1943) bënë përpjekje dhe organizuan partinë socialdemokrate, të cilën e proklamuan me anën e gazetës “Zëri i Lirisë”, të cilën e botuan në kushte të rënda terrori dhe nazifashist. Musine Kokalari shkruan në “Ditarin” e saj… U mblodhëm në një shtëpi tiranase në rrugën e Elbasanit, për fat të keq nuk ia mbaj mend emrin e të zotit të shtëpisë. Atë e organizoi av. Skënder Muço, ishin mbledhur aty rreth 60 burra. Fjalën e mbajti Skënder Muço, ai foli për luftën dhe dëshirën për bashkimin me frontin dhe po aty deklaroi formimin e partisë SD… Kjo ka ngjarë në ditët e para të tetorit 1943. Pas luftës antifashiste në të gjithë institucionet shtetërore dhe organizative do t gjesh socialdemokratë, që për kushte të ruajtjes dhe manipulimit ato vepronin me intrasivgjencë, si prof. Sejfulla Malëshova, Gjergj Kokoshi, dr. Ymer Dishnica e Teodor Heba e Manol Ekonomi jurist, ekonomistët Nako Spiro e Shefqet Beja etj., të cilët u bënë ideatorë të ngritjes dhe organizimit të shetit të së drejtës, afirmimin demokratik të politikës së jashtme drejt perëndimit. Këtu duhet thënë për hir të së vërtetës jo si forcë politike më vete, por me qëndrimet e tyre intelektuale dhe tolerante ato ruajtën identitetin e tyre udhëheqës në popull dhe brenda alternativave të tjera derisa forcat radikale brenda gjirit të frontit uzurpuan udhëheqjen e shtetit duke e orientuar atë drejt diktaturës. Ishin socialdemokratët ato të parët, që në kushte të rënda terror psikologjik, pse jo edhe fizik që ngritën për herë të parë “institucionin e udhëheqjes” (është fjala për aktin qytetar të prof. Gjergj Kokoshi, Ministër i Arsimit dhe që provohet nga “vendimi” nr. 27 dt. 23 kallnuer 1945). Ishte e gjithë kjo veprimtari e tyre që ato i çoi nën saterin e diktaturës deri në dënime kapitale (Shefqet Beja e Gjergj Kokoshi, ndërsa të tjerët me burgime dhe më vonë me internime si Musine Kokalari, Sejfulla Malëshova etj). Do të kujtojmë këtu fjalën e prof. Sejfulla Malëshovës në përurimin e Bankës Kombëtare, ku ai bën apel për një ekonomi të lirë tregu duke gjetur përvojë dhe mbështetje tek vendet demokratike (gazeta “Bashkimi” 23 janar 1945). Jo më larg nga kjo fjalë në muajin mars të po këtij viti, grupi i socialdemokratëve, nën drejtimin e Musine Kokalarit dhe me mbështetjen e prof. Sejfulla Malëshovës (ai rezervohej për shak të detyrës si sekretar i përgjithshëm i frontit), ku bënin pjesë edhe emra të njohur që janë përmendur më lart, bënë përpjekjet e para për të hyrë në lidhje me grupimet e tjera si: Bashkimi i intelektualëve liberalë me Qemal Draçinin drejtues, grupin e Rezistencës me Sami Qeribshin, Grupi i Monarkistëve, Qenan Dibra. Pas disa traktativash arrijnë të krijojnë Organizatën “Bashkimi Demokratik” 6 nëntor 1945. Në këtë mbledhje miratuan njëzëri “hartimin dhe pregatitjen e një “memorandumi”, ku i kërkohej qeverisë aleate që të ndërhynin pranë qeverisë Hoxha për të anulluar zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945. Formulimin dhe redaktimin ia ngarkuan Musine Kokalarit dhe Gjergj Kokoshit, siç deklaronin pjesëmarrësit se “ju socialdemokratët jeni më me përvojë dhe me aftësi politiko-juridike për momentin. Kjo lidhet dhe me qënien e juaj në instanca dhe organizma të shtetit”. Së pari Nota apo Memorandumi iu dorëzua përfaqësuesve aleatë, të cilët atë e përdorën si mjet presioni mbi qeverinë komuniste, gjë që çoi në demaskimin e autorëve të saj, pra të socialdemokratëve lidere. Së dyti, fjalimi i prof. Sejfulla Malëshovës dhe dorëheqja e porf. Ministri i Arsimit Gjergj Kokoshi bënë që jo më vonë se muajt janar-shkurt të vitit 1946 (pleniujmi VI i shkurtit 1946) ato të arrestohen dhe nën trysninë e xhelatëve të tipit Nevzat Haznedari dhe Frederik Nosi ta paguajnë me jetën e tyre dhe të heqin kalvarin e burgimeve dhe të inernimeve. E njëjta tabllo do të përsëritet dhe në vitet ’56-’60 si në Konferencën e Tiranës dhe me “grupin SD të Tiranës” të drejtuar nga Uran Kalakula (revista “Spektër” dt. 29 maj 1999, f. 26-29). Nën etiketën e “grupeve antiparti, dhe armiq të popullit” diktatura dhe diktatori shkatërroi dhe asgjësoi deri në absurditet çdo shkëndi kundërshtimi të ligjshëm. Sfondi politik i krijuar në fundin e vitit ’90 dhe në fillimin e vitit ’91 qe sa i shumtë dhe heterogjen. Rilindja e partive të traditës apo lindja e partive të reja mbi të njëjtin shtrat dheme të njëjtën kontingjent liderësh dhe politikanësh, apo parti postdiktatoriale qe për t’u ruajtur nga pasojat e saja hartuan dhe miratuan programe dhe platforma e statute ku kërkonin t’i vinin fre mendimit të lidershipit e për t’u ruajtu nga nepotizmi formuluan kapituj dhe nene të veçantë për frenim të rikandidimit të pakufizuar të mandatit drejtues. Fatkeqësisht kjo gjë u shkel dhe liderët e sotëm kanë përjetuar të drejtën e lidershipit. Është koha për të thënë se duhet të kthehemi tek “idealet e dhjetorit të madh” për të gjithë në veçanti këtë e them për partinë socialdemokrate dhe lidershipin e saj. Njëherazi është koha për ta kthyer në histori me detyër që të çmohet vlera e atyre burrave socialdemokratë që bënë të pamundurën në kushtet e një sistemi politik totalitar dhe prë të dëshmuar për hir të së vërtetës se partia socialdemokrate nuk është themeluar në 22 prill 1991 në këtë moment historik riafrimoi dhe një herë domosdoshmërinë e saj në spektrin politik shqiptar në kushte të reja historike shoqërore dhe për këtë riafirmim kanë meritën e tyre ato që e bënë këtë dhe kryen këtë mision historik që në etapën e parë e respektoi dhe tani ka për detyrë të respektojë normat demokratike të të menduarit ndryshe dhe jo mundësinë e përjashtimit. Padyshim në fillimet e transformimit demokratik të shoqërisë shqiptare, partia socialdemokrate përcaktoi drejtë aleatët dhe aleancën, gjë që me ndihmesën e saj u arrit fitorja e 2 marsit 1992. Për këtë kontribut dhe më tej ajo është anëtare e Internacionales Socialiste. Këtu dua të kujtoj mesazhin e socialdemokratit të madh Vili Brandit në pragun e vdekjes drejtuar Kongresit të Inernacionales Socialiste: “Qëllimi i socialdemokracisë është të formojë lider dhe politikanë popullorë t’i shërbejnë me devocion njeriut të punës”. Pra, e thënë me gjuhën e historisë partia socialdemokrate e Shqipërisë është themeluar më 3 tetor 1943 nga ideatorët e kësaj Alternative si Musine Kokalari, Skënder Muça, Gjergj Kokoshi, Sejfulla Malëshova në një shtëpi tiranase të një patrioti socialdemokrat. Së dyti, mendimi socialdemokrat në kohë dhe në kushte të caktuara historike rishfaqet dhe ka lënë gjurmë në vitet e diktaturës. Daut Hoxha
Pjetër Arbnori: Ambasadat e huaja në Tiranë bëjnë allishverishe. Vizat shiten në mijëra dollarë. -Shkeljet e të drejtave të njeriut janë serioze- -Emigrantët shqiptarë jashtë shtetit janë skllevër modernë- Intervistë me deputetin Pjetër Arbnori “Shqipëria Etnike”: Ndodhemi në Kryesinë e Kuvendit Popullor, dhe pikërisht në zyrën e Komisionit të të Drejtave të Njeriut. A mendoni se shkelen të drejtat e njeriut në mënyrë flagrante? Përgjigje: Po! Është e vërtet që ato shkelen dhe shkeljet e tyre janë serioze. Nuk e mohoj që gjatë këtyre 12 vjetëve janë bërë përparime në zbatimin e shumë të drejtave që populli shqiptar nuk i ka patur. Por në demokraci sa më tepër të realizojmë të drejtat, aq më tepër lindin kërkesa të reja që njeriu i ka në mënyrë të natyrshme dhe duhen zbatuar patjetër. Unë në pesë legjislatura të Parlamentit të kaluar kam marrë pjesë në komisionin e të drejtave të njeriut, dhe jam për pjekur të jap kontributin tim. Unë gjithashtu jam Kryetar i Komisionit për të Drejtat e Njeriut kundër dhunës policore, dhe jam i angazhuar të mbroj të gjithë ata qytetarë që pësojnë dhunë nga organet e policisë. Unë kur pyes ankuesin, nuk pyes a është nga jugu apo nga veriu, a është i krishterë apo mysliman, a është i pasur apo i varfër, a është i lirë apo i burgosur? Por gjithnjë interesohem që ky qytetar të gëzojë çdo të drejtë që i takon. Dhe policia kur nuk është e zonja të kryejë detyrat e veta sipas ligjit, gjen tek unë ose forumin që unë kryesoj, çdo pengesë për përdorimin e dhunës gjë që mungon vetëm kur mungon profesionalizmi. Ndër shkeljet më të rënda shënojmë shkeljen e së drejtës së votës, shkeljen e së drejtës për arsimim të barabartë, shkeljen e barazisë përballë ligjit në drejtësi, etj. “Shqipëria Etnike”: Meqë jemi në këtë “pikë të nxehtë”, a mendoni se shkelen në mënyrë brutale të drejtat e shqiptarëve që ndodhen në emigrim, edhe pse ekziston e shkruar Konventa Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut për emigrim? Dhe sa e interesuar është politika e jashtme shqiptare, vetë shteti shqiptar në mbrojtje të shtetasve të tij, që ndodhen në vende të huaja, pasi ata shpesh ankohen se ndjehen pa identitet? Përgjigje: Fatkeqësisht liria ka anët e mira dhe të këqija. Ndoshta më shumë se 1 milion shqiptarë këto 12 vjetë kaluan kufirin, qoftë me leje, qoftë pa leje, qoftë me pasaportë, qoftë pa pasaportë. Ana e mirë është e drejta e lëvizjes, e drejta e komunikimit, e drejta për t’u vendosur atje, ku mund të gjindet puna, një jetë më e mirë. Ana e keqe është se pjesa më e madhe e shqiptarëve të emigruar janë skllevër modernë që në shumicën e tyre punojnë pa orar, punojnë pa asnjë garanci shëndetësore, ligjore. Punojnë me rrezikun që të mbeten pa punë e pa strehë, kurdo që t’i teket pronarit. Dhe kur janë jo legalë, punojnë nën rrezikun që t’i zërë policia, t’i dëbojë përtej kufirit, jo si qenie njerëzore, por si qenie shtazore. Di me dhjetëra e qindra raste, pasi i ka mbajtur me muaj tërë pa paguar, i padit në polici për t’i hequr qafe, pa kryer detyrimet që i takon. Sa mijra drama kanë ndodhur, kur është i ndarë baba me djalin, nëna me vajzën. Sa herë janë keqpërdorur këta njerëz nga ambasadat për të takuar njerëzit e tyre. Veç kësaj ata nuk kanë të drejtë për t’u mësuar fëmijëve që kanë me vete, gjuhën shqipe. Lëre pastaj, kur mbi të gjithë fillon operacioni i famshëm “fshesa”. Emigrantët janë viktimë e dallaverexhinjve që shesin viza fallzo, apo të vërteta, që kushtojnë dhjetëra, mijëra dollarë. “Shqipëria Etnike”: A mendoni se ambasadat e huaja që janë të akredituara në Tiranë, i shesin vizat shqiptarëve mijëra dollarë, në bashkëpunim me sekserët shqiptarë, dhe pasurohen në kurrizin fatkeq të shqiptarëve? Dhe, pse s’i ndalon shteti shqiptar, apo janë bashkëpronarë? Përgjigje: Që akuza të tilla ekzistojnë, dihet, por me sa duket jo pa baza. Në asnjë mënyrë nuk duhet të abuzojnë, as shtetet e përfaqësuara, e as përfaqësitë në tërësi. Por dihet që ekziston një sistem për ta mërzitur tjetrin në dyert e zyrave pranë ambasadave. Dhe për interesimin e qytetarit ka një rrugë më të lehtë për të zgjidhur hallin. Dhe sa është shpërblimi në të holla për të arritur tek viza, tashmë dihet. Gjatë viteve këto abuzime kanë ndodhur, jo rrallë në ambasadat e ndryshme, dhe fakti është se problemet s’janë zgjidhur në mënyrë ligjore, por në mënyrë jo ligjore. Dhe shteti direkt nuk mund të ndërhyjë pa fakte, por ai kur ka fakte duhet të veprojë qoftë me inisiativë, qoftë duke denoncuar dhe raste të veçanta, të diplomatëve të huaj, për të cilët dyshohet. Që bëhen allishverishe, dihet, se populli i di mirë çmimet e kripura që kërkohen nga sekserët, që dihet që bashkëpunojnë me punonjës të ambasadave të ndryshme, si Amerikë, Kanada, Itali, Greqi etj. Sipas “tarifave” Kanada-Amerikë deri në 15 mijë dollarë, Itali 2 milion e gjysëm lek shqiptare, Greqi afro 2 milion lek shqiptare me vizë Shengen. “Shqipëria Etnike”: Sa forcë ka shteti shqiptar për të denoncuar dhe parandaluar këtë kontrabandë të pasigurtë të vizave që pajisen ilegalisht shtetasit shqiptarë? Përgjigje: Para së gjithash që nënpunësit e shtetit të kenë vullnetin e mirë për të denoncuar, shto pastaj që jo çdo njeri që dëshiron të demaskojë një shkelje flagrante nuk ka mundësi t’i shkojë punës deri në fund. Së dyti, nënpunësi i ndërgjegjshëm e shikon që është i rrethuar nga dhjetëra nënpunës të pandërgjegjshëm që shkelin vetë ligjin dhe e quajnë të ndershmin “budalla”. “Shqipëria Etnike”: Të gjithë shqiptarët shesin shtëpitë, pasurinë, të gjithë çka kanë dhe ikin me ç’të munden nga Shqipëria? Pse ikin nga vendi i tyre, nga varfëria, pasiguria për jetën, apo…??? Përgjigje: Janë një varg faktorësh që e shtyjnë shqiptarin të largohet nga Shqipëria. E para; Papunësia; Dëshira për një jetë më të mirë; Kërkesa për të provuar fatin; Gjakmarrja; Frika e individëve për t’iu përgjigjur ligjit; Prostitucioni që fatkeqësisht ka marrë përmasa biznesi; për persona të veçantë, dëshira për aventurë. “Shqipëria Etnike”: Çfarë bën shteti shqiptar, për të rikthyer këtë kontigjent prostitutash, për t’i ingranuar në jetën normale? A i ofron ndonjë mundësi shteti amë? Përgjigje: Mundësitë janë fare të vogla, për të mos thënë se nuk ekzistojnë fare. Shteti kur ia sjell në port ose aeroport është i detyruar të gjejë adresat e të rikthyerve për t’i çuar në vendin e origjinës. Dhe zgjidhjet janë të vogla në numër. Zgjidhja e parë është ikja përsëri, e dyta është nisja në një krahinë tjetër të Shqipërisë, dhe zgjidhja më e keqe është hakmarrja e njerëzve të vet, të vëllait ose të fejuarit, të babati apo dikujt tjetër. Megjithatë, që të mos e bëjmë çdo gjë të zezë, unë do të përsëris një fjalë që e kam thënë kohë më parë. “Shqiptari nuk është mesatar. Ai kur merr teposhtë, nuk e di as vetë, se deri ku mund të arrijë. Por kur merr përpjetë janë të habitshme aftësitë e tij për të përparuar”. Emigracioni ka dhimbje, ka tragjedi por është një periudhë që duhet kapërcyer. Shqiptari është i aftë të mësojë çdo gjë. Dhe kur sheh 100 gjëra të mira në Europë, ai të paktën 10 prej tyre i zbaton. Dy ose tre i vë në jetë me sukses. Mjafton të shikojmë përreth ndërtimet, lokalet, shërbimet, për t’u bindur që do të vijnë kohë më të mira për ne. Po përsëris edhe një gjë, se Tirana është kryeqyteti ku gjenden veturat më të mira që gjenden edhe në Europën Perëndimore. Dhe unë do t’i përgjigjem atyre që thonë, se janë të vjedhura, duke theksuar, se në qoftë se është e vërtetë, shumicën e tyre i kanë vjedhur gjermanët ose italianët. Dhe unë këtë e besoj plotësisht se në ato vetura të reja, unë shoh më tepër djersë dhe mund të shqiptarit. Shoh edhe pak mendjemadhësi, ku 90% e fshatarëve më parë blejnë një Benz sesa një traktor për të punuar tokën. “Shqipëria Etnike”: Zoti Pjetër! A i keni përmbushur të gjitha premtimet që i keni bërë votuesve shkodranë, pasi ju jeni votuar në 5 legjislatura të Parlamentit Shqiptar? A keni përgjegjësi politiko-shoqërore që Shkodra ka mbetur një nga qytetet më të varfëra të Shqipërisë. Kam betur si një fëmijë i braktisur nga prindërit. Përgjigje: Kush më ka dëgjuar duke folur nëpër fushata elektorale, e di që unë kurr nuk kam premtuar për të gënjyer. Kam qenë përfaqësues i opozitës në fshat dhe më ka qëlluar të shetis shumë katunde, por nuk jam i kënaqur me mundësitë e mia për të ndenjur afër njerëzve. Unë nuk jam bërë deputet për të realizuar ndonjë interes, por jam zgjedhur deputet i bindur, se fjala ime duhet thënë në parlament, se të drejtat e njeriut duhen thënë në parlament e kudo. Janë të gjallë njerëzit, që më kanë dëgjuar duke thënë në katundet e Bushatit; -Po më zgjodhët, dhe po qe se, partia ime do të fitojë shumicën, unë do ta mbaj fjalën, siç e kam mbajtur në fillim. Jo, se do të bëj mrekullira, por të jeni të sigurtë se natyra ime nuk do të ndryshojë, nuk do të më rritet mendja. Do t’i shikoj njerëzit në sy siç i kam parë përpara, dhe do të kujdesem për ta, pa menduar vetëm për vete. Nuk ka anëtarë të pushtetit lokal që të vijë në Tiranë dhe të mos e kem futur tek ministri apo zv/ministri për problemet që mund t’i zgjidhnin. Por neve na ka rënë për hise një qeveri që di vetëm të shkurtojë buxhete, që di vetëm të mbyllë kopshtet e çerdhet, të mbyllë shkolla dhe të mos i japë atë që meriton, sidomos Shkodrës që herët ka qenë një zojë e randë, e që tashti përpiqet ta marrë nëpër kambë, por pa ia arritë dot. Ato gjëra që kam mundur t’i bëj e kam zor t’i përsëris. Por të gjithë e dinë që bëra Vau-Dejsin, nga kantier i ngritur me eternit dhe llamarina, e bëra qytet dhe Bashki. Kur kam mundur kam gjetur tender për ujësjellës, për ndonjë copë rrugë, shkollë apo kanale ujitëse. Gjithmonë i ndërgjegjshëm se për Shkodrën nuk është kurrë – mjaft – se atë në qytet e krahinë duhet ta nderojmë dhe të ulim kokën, sa herë që shkelim rrugëve të saj. Është plotësisht e vërtetë, sidomos vitet e fundit, që Shkodra ka një varfëri dhe papunësi të madhe. Është fakt që familjet me emër më të mira në Shkodër kanë emigruar, por është kaq e vërtetë saqë mençuria e shkodranit gjithnjë lulëzon, guximi i shkodranit është gjithmonë për t’u shënuar, dhe humori i shkodranit është gjithmonë i hollë, që nuk fal as qeverinë, as pozitën, po as edhe opozitën. E cila ka shumë gjëra për të ndrequr, po qe se dëdhiron të vij sërish në pushtet. Unë e kam për krenari kur takohem me shkodranët, dëgjoj vërejtjet e tyre, dëgjoj thumbat e tyre, por shkodranit fisnik si gjithmonë, di të të qortojë, por di të të thërrasë edhe për një kafe, apo një gotë raki, sepse ai para së gjithash të njeh shpirtin dhe nuk ndahet kurrë prej teje, kur e kupton se nuk ia ke me hile. Nga Fatime Kulli
Demokratët detyrohen të largohen nga vendi, nga pasiguria për jetën Situata tepër e pasigurtë në vendin tonë ka bërë që mjaft demokratë të cilët në aktivitetin e tyre kanë bërë që duke mos gjetur mbështetje por dhunë nga shteti, të detyrohen të lënë atdheun dhe të ikin për në vende të tjera. Një ndër këta është edhe Nexhmedin Riza Çoçja, lindur në Shkodër, i datëlindjes 30. 06. 1964. Ka marrë pjesë në demostratat politike antikomuniste të 14 janarit 1990, 16 qershorit 1990, 13 dhjetorit 1990, 2 prillit 1991. Familja e z. Nexhmedin Riza Çoçja gjatë periudhës 50-vjeçare të regjimit komunist në Shqipëri ka kaluar persekutime njëra pas tjetrës, si burgim, inernim e ri-internim, duke u privuar nga të drejtat më elementare të jetës. Tepër i dhunshëm ka qenë sekuestrimi i pasurisë së tundshme e të patundshme. Edhe sot e kësaj dite, sistemi komunist ia mban të uzurpuara pronat. Nexhmedin Çoçja është një ndër inisiatorët e parë të ngritjes së institucioneve fetare për rihapjen e besimit fetar, inisativë kjo që rrezikonte eleminimin fizik të tij nga forcat e sigurimit, që nuk donin të hapen institucionet e kultit. Agjentët e sigurimit të shtetit, më 2 prill 1991 e kanë keqtrajtuar, po kështu më 14 shtator 1998, ndalohet nga policia në varrimin e liderit të demokracisë, z. Azem Hajdari. Nga periudha 1993-1998 ka punuar me forcat e kufirit duke e larguar nga puna si person i padëshiruar. Kjo ka bërë që nga kjo periudhë e pushimit nga puna e deri më sot të jetë nën vëzhgimin e rreptë të sigurimit duke u survejuar çdo lëvizje e tij. Ndonëse puna në forcat kufirit ishte e shkëlqyer, ai paraqiste rrezikshmëri të lartë për qeverinë e re, e cila eleminoi të gjithë ata qësistemi i lirisë u hapi mundësi për jetën. Fitorja e turpshme e ish elitës së vjetër e komunistëve të regjimit Enverian u detyrua të largohet nga atdheu, nga pasiguria për jetën. Zef Nika
Inkuizitorët e shekullit të 21-të Politika shqiptare e ka të vështirë të ecë drejt emancipimit. Petro Koçi, ish sekretar organizativ i Komitetit Drejtues të PS- së, në deklaratën e apra dy ditëve la të kuptohet kjo kur u shpreh se megjithëse çështja e shkarkimit të tij ka vajtur në gjykatë nga një grup përkrahësish të cilët kanë bindjen se kryesia e kësaj partie ka shkelur ligjin, knkretisht statusin, ai nuk ka asnjë ankesë, madje do largohet nga PS-ja, por gjithsesi do ngelet socialist. Kjo tregon se Petro Koçi është i mbytur deri n fyt me të këqija, me prapësia dhe tashmë me paratë që ka vënë si tërë hajdutët e tjerë të këtij shteti hajdut mund të jetojë dhe sërish të kontribuojë në zgjatjen e jetës së këtij shteti dikatorial. Pra, diferencimi politik dhe dhuna e ushtruar ndaj kundërshtarëve të komunizmit, i ka bërë socialistët bllok. Komunistët janë ata që kanë përfituar nga korrupsioni, nga vjedhja e votave dhe nga pafuqia e opozitës për të rrëzuar pushtetin e anarshisë edhe në ato raste kur jan shkelur rëndë liritë e të drejtat e njeriut. I janë vrarë qindra veprimtarë opozitës, ijanë burgosur e torturuar mijëra, i kanë marrë rrugët e botës shumë të tjerë. Një rast i tillë është edhe demokrati i njohur shqiptar Fiqiret Gavoçi. Ai ishte dënuar më 1981 me dhjetë vjet burg politik, pasi ish kapur në tentativë arratisjeje dhe si rrjedhojë e amnistive dhe për fat asokohe të vdekjes së ish diktatorit Enver Hoxha, bëri rreth gjysmën e dënimit. Me ardhjen e pluralizmit politik në Shqipëri, para 12 vjetëve, Fiqiret Gavoçi u rreshtura në atë armatë për një Shqipëri të lirë e demokratike dhe si pjesëmarrës në protesta e demostrata, më 14 janar 1990, kur u rrëzua busti i Stalinit në Shkodër, më 13 dhjetor 1990 kur u shemb statuja e Enverit, më 2 prill 1991 kur populli demokrat i Shkodrës protestoi kundër votëvjedhjes dhe Ramiz Alia vrau katër vetë e plagosi 163 të tjerë, dha shumë, bëri aq shumë sa mund të bëjë një njeri me vizion të gjerë. Por këto veprime e bënë viktimë të komunistëve, të cilët e vunë në shënjestër. Fjala vjen, më 2 prill, kur snajperët ishin montuar sipër godinës së ish Komitetit të PP-së, sipër Hotel Turizmit, Telekomit e në pika të tjea strategjike, ky demokrat provoi grushta, shqelma, dhunim dhe kërcënim me vrasje nga spiunët e sistemit komunist. Por edhe në zgjedhjet e pushtetit vendor të 1 tetorit 2000 dhe veçmas në ato parlamentare të 24 qershorit 2001, ku ishte komisioner i partisë demokratike dhe veprimtar në përkrahje të Mandelës shqiptar, ish kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Pjetër Arbnorit, u kërcënua me eleminim fizik nga komunistët. Atij iu bë presion edhe në familje dhe shumë herë iu dërguan pusulla se do i grabitnin fëmijët, deri sa e detyruan ta braktisë atdheun rreth para një viti. Socialkomunistët pra janë inkuizitorë që mund t’i krahasosh natyrshëm me epokën kur Xhordano Bruno, Galileo Galileu etj., u dogjën në turrën e druve vetëm se mbronin idetë e tyre, argumentonin shkencërisht fenomenet natyrore për të çuar shkencën përpara. Pra, me pak fjalë socialkomunistët për të mbajtur pushtetin, megjithëse në shekullin e 21-të, kështu po veprojnë me demokratët, ku edhe rasti i Fiqiret Gavoçit dhe familjes së tij është një akuzë e rëndë. A nuk është inkuizitor fjala vjen ish kryeministri Ilir Meta, Kryesocialisti Fatos Nano, Skënder Gjinushi apo Neritan Ceka? Ata nga shtypi janë lakuar për dhunë mesjetare e diferencime politike me pasoja jetën e demokratëve. Ne mendojmë dhe do e themi vazhdimisht me fakte se kjo lloj politike e ka humbur të drejtën për të qeverisur. Ai shtet që vret shtetasit e vet, vetëm se i ka kundërshtarë politikë, nuk është shtet, por inkuizitor. Sokol Pepushaj Kosovarët në mes lirisë së ëndërruar e jetës së kërcënuar Edhe pse pas vitit 1999 Kosova realizoi ëndërrat e kahershme të lirisë (pa barbartë serbë) e kjo falë edhe ndihmës së pakursyer të Evropës së qytetëruar dhe SHBA, sot mjerisht, në vend që kosovarët t’i gëzohen lirisë së munguar, janë të detyruar t’i ruhen kokës së tyre të “minuar”. Por me një ndryshim se pas vitit 1999 nuk bëhet fjalë vetëm për mina luftarake, por për mina të një lloji njerëzor që barbartë serbë i kanë kurdisur ndër vite, për t’i përdorur tamam në këto ditë që duhej të ishin të gëzuara e jo të trishtuara për mbarë Kosovën. Për fat të keq këto ditë të trishta po sillen nga ata kosovarë që reklamohen si çlirimtarët e Kosovës e flasin në emër të UÇK-së, e që forcat e KFOR-it në Kosovë janë duke u munduar të arrestojnë kriminelë edhe nga radhët e UÇK-së, që natyrisht mund të “punojnë” për këdo, por jo kurrë për Kosovën e pamvarësinë e saj. Rastet e kërcënimeve, vrasjeve, masakrimeve janë të shumta, por të gjitha kanë një emërues të përbashkët, siglën “UÇK”, si dhe hakmarrjen ndaj të gjithë atyre kosovarëve që nuk u përfshinë në luftë, apo të atyre që i akuzojnë si bashkëpunëtorë të serbit. Gjithsesi për të treguar sadopak çfarë po gatuhet kundër kosovarëve unë po marr si shembull një familje nga fshati Lubizhdë, tragjedinë e së cilës e mësova krejtë rastësisht, kur vizitova Prizrenin me rrethinat e tij këto ditë. Në fakt unë shkova atje për të bërë një material për gazetën “Shqipëria Etnike”, për të pasqyruar jetën që po përgatitej e jo “vdekjen” që “mbillej”. Gjithsesi sapo fillova të vizitoj Lubizhdën e Prizrenit para meje doli një grumbull hiri e rrënojash, ku mendova se ishte ndonjë shtëpi e shkatërruar gjatë luftës dhe e lënë tashmë në liri pas dore, por pa ndonjë histori të veçantë, por kur banorët që më shoqëronin e panë se unë e shikova disi me vëmendje më treguan se kjo shkatërrinë kishte qenë shtëpia e familjes Çulaj e cila tashmë ishte e shkatërruar plotësisht, e për fat të keq, shkatërrimi i kësaj familjeje nuk kishte ardhur nga serbi, por nga vetë shqiptarët e Kosovës. E veçanta e kësaj familje kishte qenë se burri kosovar kishte pasur për bashkëshorte një Rome (me ngjyrë), ku ky çift kishte pasur dy fëmijë, përkatësisht Eduart Çulaj dhe Jetmira Çulaj. Jeta e vështirë e kësaj familje kishte filluar të dukej që kur u shfaq për herë të parë UÇK-ja dhe Romëìt u bënë disi bashkëpunëtorë me pushtuesin serb. Tashmë dy të rinjtë e familjes Çulaj, Eduarti dhe Jetmira, si nipa të Romëve, filluan të shikohen me dyshim nga segmente të UÇK-së, e cila filloi të dyshonte se këta të rinj që nuk po ingranoheshin në UÇK, ishin bashkëpunëtorë të serbit, e lidhja dyshohej se nëna e tyre ishte Rome. Për këtë dyshim, sipas banorëve të fshatit Lubizhdë (të pabazë), UÇK-ja, gjatë vitit 1999 shpesh herë natë kësaj familje i kishin bërë “vizita” të frikshme në shtëpi, duke i zbërthyer dyert e duke i kërkuar se ku keni strehuar ushtarët serbë e materialet që spiunoni more Romë të ndytë që do t’ju vrasim të gjithëve. Asnjëherë nuk u gjet një gjë e tillë në këtë familje, por kontrollet dhe keqtrajtimet fizike e morale nuk reshtën për shumë kohë deri sa një ditë nga frika për jetën që u kërcënohej, të rinjtë e kësaj familje Eduarti dhe Jetmira, vendosën të largohen nga shtëpia, Lubizhda, Prizreni e Kosova. Në shtëpi tashmë mbetën vetëm dy prindërit e tyre, të cilët sapo u vizituan sipas zakonit të UÇK-së dhe u gjendën pa fëmijë, filluan të keqtrajtohen menjë egërsi të paparë. Bashkëshortëve Çulaj u kërkohej nga UÇK-ja se ku kanë ikur dy të rinjtë, madje dyshohej se Eduarti dhe Jetmira i ishin bashkuar ushtrisë serbe. E keqtrajtimet vazhdonin jo vetëm gjatë luftës, por edhe pas çlirimit të Kosovës, sa një natë disa pjesëtarë të UÇK-së pasi hynë me forcë në shtëpinë Çulaj, thyen e shkatërruan gjithçka, keqtrajtuan mizorisht gruan Rome, mornë me vete në errësirë bashkëshortin e saj kosovar, duke i thënë po ta marrim peng burrin derisa të na sjellësh dy këlyshët e tu që kanë bashkëpunuar me serbin, e nëse nuk i dorëzoni tek ne për t’i dënuar si tradhëtarë burrin mos e kërko më… pas disa ditëve umor vesh se babai i Eduartit e Jetmirës kishte vdekur nga torturat e masakrat e xhelatëve të UÇK-së. Ndërsa më vonë një natë kishin dëbuar nga shtëpia edhe Romen dhe shtëpinë e kishin hedhur në erë, duke mbetur kështu siç e shihni, si simbol i të keqes që nuk dimë kur po na ndahet, përfunduan banorët e Lubizhdës, që të frikësuar më thanë që në këtë shkrim të mos i shënoj me emra…Gjithsesi edhe banorët e Kosovës, por edhe ne gazetarët besojmë se këto krime nuk janë të UÇK-së, por të segmenteve të saj të inkriminuara, që padyshim ka dorë vetë serbi, por që për fat të keq edne nuk po mund të bëhen zap nga forcat shumëkombëshe të KFOR-it. Natyrisht ky shkrim ka në qendër një familje që tashmë nuk ekziston, por kjo tragjedi le të sensibilizojë disi opinionin kosovar e ndërkombëtar për t’i thënë ndal kësaj të keqeje që nuk po i duket fundi… Ndue Bacaj
Kosova model i krimeve mbi njerëzit Do duhen dhjetra dhjetëvjeçarë për të zbardhur atë tragjedi të pashoqe që ka përjetuar populli kosovar që nga viti 1981 e këtej. Periudha e luftës natyrisht është më e rënduara. Pasojat e saj janë të freskëta edhe sot, e duket do të jenë problemore për drejtësinë ndërkombëtare për t’i zgjidhur. Ditët e fundit ishim me shërbim nga gazeta në Komunën e Deçanit. Atje gjithçka është ende e rrënuar dhe viktima të luftës e terrorit serb, madje edhe të UÇK-së shënuam shumë në bllokun tonë. Në fshatin Haxheraj, shumë pleq e plaka kishin humbur të afërmit dhe jetonin simos më keq, në ankth. Takojmë atje një plak që kishte humbur këmbën nga torturat e bishës serbe gjatë kohës së luftës. Quhet Haki Zyberi dhe megjithëse dikur kish qenë anëtar dhe veprimtar i LDK-së dhe kish luftuar për një Kosovë të lirë, ai jetonte në një çadër si kaçak. Tregon se edhe për t’u mjekuar kur i kishin prerë këmbën, ishte detyruar të mjekohet privatisht tek një mjek shqiptar. I biri i tij Skender Zyberi, si shumë të rinj të tjerë kosovarë, kish provuar tmerre, derisa e kish lënë vendin dhe larguar për diku larg në Perëndim për të shpëtuar jetën, që sipas burimeve tona e kishte të kërcënuar edhe nga serbët, e më vonë edhe nga UÇK-ja. Paradokse këto që ngjasin vetëm me komunitetin shqiptar në Kosovë. Skender Zyberi, gjatë kohës së luftës ishte thirrur në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por si i ri që nuk donte gjak, nuk kishte pranuar të luftojë, ishte larguar nga atje. Megjithëse shumë herë serbët e kishin torturuar, edhe UÇK-ja e kish shpallur “Tradhëtar” dhe e akuzonin për bashkëpunim me serbët, çka do të thotë ta pushkatojnë me kontaktin e parë, pasi raste të tilla na thanë shumë. Më vonë TMK-ja e ka kërkuar Skender Zyberin edhe për të luftuar në Maqedoni. I kanë bërë presione dhe dhunuar të atin Haki Zyberi, për ta gjetur djalin. Madje i kishin vënë edhe automatikun në gojë, për presion. TMK-ja, me ato struktura dhe metoda të UÇK-së është përgjegjëse për shumë punë jo të mira, ndaj populli i Kosovës ka pësuar terror të gjithanshëm. Një terror që nuk e ka shokun askund në Botë.
Në numrat e ardhshëm të gazetës ne do pasqyrojmë edhe raste të tjera të krimeve mbi njerëzit. Vasel Gilaj |