Të njohim fajet që ato të mos vazhdojnë…
Duke shpalosur fletët e gazetës “Shqipëria Etnike” u befasova nga një shkrim sensacional i titulluar: “Tradhëtia e pabesia (Greke)”, me autor K. Tasi. Poste-Restante, Athenes (Greece), 20. 01. 1929. Ndonëse titulli nuk ishte shumë kompakt me përmbajtjen e shkrimit, ai ishte një shkrim me shumë interesë për të shuar kureshtjen dhe për të zgjuar ndërgjegjen e çdo qytetari. Më vjen mirë kur ndriçohet historia dhe në rastin konkret, përfitoj nga rasti të falenderoj të gjithë stafin e kësaj gazete dhe në veçanti drejtorin dhe kryeredaktorin e saj, për “tonin” impulsiv, guximtar dhe patriotik, që i japin kësaj gazete, e cila (ndoshta më shumë se asnjë tjetër nga mediat e shkruara), po pasqyron realitetin e mbuluar nga pluhuri i viteve dhe i shekujve. Shkrimi i lartpërmendur, ndonëse i shkruar para 73 vjetësh, tingëllon kaq aktual, sikur të ishte shkruar para katër muajsh. Aty shohim një realitet të cilin po e jetojmë që pas shpalljes së Pavarësisë (1912) e deri në fundin e qershorit 2002, ku për të parën herë shohim të “thyer” atë “tabu” që quhet “Divan Perandorak Osman”. Këto probleme të njëanëshme dhe të pamoralshme (të trashëguara nga pushtimi pesë shekullor osman), i kam trajtuar vazhdimisht në shkrimet e mija modeste, pa asnjë qëllim përçarës, dhe çuditërisht jam përballur me vështrime të urryera, nga fanatikët e pandreqshëm, dhe (fatkeqësisht) edhe nga intelektualë konformistë dhe frikacakë. Nëse të parët, janë për t’u mëshiruar, të dytët duhen përbuzur. Sa herë e kam shtruar “versionin” – “ka ardhur koha të shohim njëri-tjetrin sy në sy”. Por me këtë thënie jam ndeshur me sytë e “zgurdulluar” të fanatikëve dhe me sytë “tinzarë” të intelektualëve “konformistë”, që janë gati të ulin kurrizin ndaj çdo “padroni” të cilëve ju mungon “imuniteti” dhe sistemi moral i vetëmbrojtjes!… Letra e K. Tasit, na kujton se diçka duhet të ndryshojmë në marrdhëniet ndërqytetare, në ndërgjegje dhenë administrim, duke bërë një bashkëqeverisje mes besimeve. Teoria se, jemi vëllezër nuk është asgjë tjetër veçse “nihilizëm bizantin” dhe “mashtrim Xhonturk”. Edhe mosdeklarimi i raporteve fetare është pjesë e kësaj hipokrizie të pështirë. Vëllezër jemi vetëm atëherë kur të respektojmë nëri-tjetrin, dhe ky respekt nuk mund të kuptohet me shkue bashkë në disko, teatër, apo stadium e në plazhë. Ai mund të konfirmohet kur ne, të qeverisim së bashku, në të gjitha strukturat e pushtetit qëndror dhe lokal, në bazë të proporcionit dhe raporteve fetare. Mos deklarimi i raporteve fetare, është i qëllimshëm, dhe aspak i drejtë. Të gjitha besimet fetare në Shqipëri duhet të bashkëqeverisin në funksion të përqindjes së besimtarëve, ndërsa Presidentët duhet të zgjidhen me rotacion. Nuk duhet harruar se në vitin 1920, në Qeverinë e Sulejman Delvinës, dalë nga Kongresi i Lushnjës, kishte një Këshillë të Lartë të përbërë nga katër përfaqësues të të katër besimeve dhe konkretisht: Muslimanët synit – Abdi Toptani Ortodoksët – Sotir Peci Katolikët – dom. Luigj Bumçi (monsinjor) Bektashinjtë – Aqif Pashë Elbasani Ka ekzistuar dhe një senat i përbërë prej 37 vetësh. Pjesëmarrja proporcionale e të gjitha besimeve duhet bërë në të gjitha hallkat e pushtetit, nga Presidenca në Qeveri dhe në të gjitha dikasteret (në bazë të përqindjes). Nuk ka asnjë besim fetar në Shqipëri që të mos ketë kualitete të afta, qoftë edhe për Kryetar Shteti. Nuk duhet harruar se Zvicra e cila përbëhet nga tri kantonte, përkatësisht Gjerman, Francez dhe Italian, Kryetari i Shtetit zgjidhet në bazë të rotacionit pavarësisht numrit që përfaqëson njëri apo tjetri kanton. Po të zbatohet ky kriter, do të “shuaj” çdo pakënaqësi, qofshin këto dhe të padeklaruara. Padyshim që çdo kryetar shteti i cilitdo besim qoftë ai do të zbatojë kushtetutën, por njëkohësisht, këtu do të evidentohen “ekipet” që bëhen me garante në zbatimin e kushtetutës, dhe në të gjithë parametrat e qeverisjes. Kam mendimin se kjo do të ishte zgjidhja më adekuate. Të gjithë po “çirremi” – “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, por akoma nuk e dijmë se cili e ka “me gjithë mend”?!… Mark Bregu
Askush nuk duhet të “frikësohet” nga faktet historike “Është dhe duhet të mbetet detyrë e çdo studiuesi, ndriçimi i fakteve historike, si detyrë imperative në ndërgjegjësimin dhe edukimin patriotik të breznive dhe gjeneratave” (M.B.). Për të qenë sa më konkret, dhe jashtë çdo ndikimi partiak, apo fetar, do të ofrojmë dy shembuj të cilët hedhin dritë mbi përpjekjet e popullit tonë për t’u shkëputur nga “zinxhirët” e pushtimit osman. Në të njëjtën kohë hedhim poshtë çdo “aludim” të “pseudohistorianëve” se, gjoja islamizmi i shqiptarëve u bë në mënyrë të vullnetshme dhe se ky veprim “i mençur”, na shpëtoi nga asimilimi sllav. Duhet theksuar se të qenët kristian apo muhamedan nuk është meritë apo çmeritë e të paktën pesë apo gjashtë brezave, prandaj asnjëra palë nuk ka të drejtë të mburret për besimin që mban. Ajo që ka më shumë rëndësi është se ne jemi Arbër, bij të atdheut të “Shenjtë” të Gjergj Kastriotit, i cili, nuk luftoi as nuk ndërroi jetë, me emnin shqipëtar, por me emrin Arbër, emër të cilin e mbajnë (besnikërisht) vëllezërit tanë, arbëreshë tash pesë shekuj. Për të konkretizuar sa thamë më lart, do të ofrojmë dy shembuj të shekullit XVIII-të dhe do të konstatojmë se, “trajektorja” përshkon si një fillë i artë, veriun e atdheut me “kryeqendër” Shkodrën dhe zbret në Sulin e Çamërisë trime të Marko Boçarit e Z. Podës. I) “Letër e Jakov Sumës drejtuar Carinës së Rusisë, Elizavetës, në lidhje me përpjekjet e popullsisë së Shqipërisë për t’u bashkuar nën flamurin e Rusisë në luftë kundër Turqisë”. (1759). Dok. Pa botuar – Buletini Shk. Shoq. (1955), Nr. 2, fq. 160-161, (nga rusishtja). Sovranes së ndritëshme, perandoreshës së madhe Elizaveta Petrovna, Autokrates së gjithë Rusisë, Sovranes mëshirëmadhe. Referon: Jakov Suma, i dërguar prej Shqipërie prej krejt shoqërisë shqiptare mbi pikat e poshtë shënuara: Më 7 janar 1758 kam qenë dërguar prej Shqipërie tek ministri fuqiplotë i Rusisë pranë Oborrit mbretëror perandorak romak kontit Kajzerling si nga gjithë shoqëria shqipëtare, ashtu edhe nga konti Vladani me disa letra në Ena (Vjena), letra që i kam dorëzuar shkëlqesisë së tij, dhe konti i spërpërmendur i ka dërguar letrat e dorëzuara prej meje ku duhet, kurse mua më ka urdhëruar të prej prej oborrit të këtushëm të lartmadhërisë suaj perandorake rezolutën në lidhje me letrat e sipërshënuara në qytetin e sipërshënuar, ku dhe kam qëndruar një vit me shpenzimet e mia duke pritur rezolutën dhe, duke parë se nuk ka kuptim të qëndroj më tej atje, i jam lutur shkëlqesisë së tij të më jepte udhëzime çfarë të bëja, dhe ai pati mirësinë të më pajisë me pasaportë dhe më dha njëzet e katër çevoncë për udhëtim dhe më dërgoi me zotin kolonel Podgoriçanin në oborrin e këtushëm të Lartmadhërisë suaj perandorake të marr rezolutën e Madhërisë suaj të mëshirëshme në Peterburg, ku edhe kam ardhur. Letrat e sipërshënuara përmbanin këto pika: 1) Të gjithë banorët e ritit grek, dhe romak që gjenden në Shqipëri dhe Skënderi vihen nën fronin e lartë perandorak të gjith Rusisë, dhe dëshirojnë nga Lartmadhëria juaj perandorake mëshirë e mbrojtje. 2) Në Skënderinë dhe Shqipërinë e sipërshënuar, përveç krahinave periferike, mund të ngrihen në këmbë një popullsi e cila përbën një fuqi prej gjashtëdhjetë mijë vetësh dhe janë gati kurdoherë të hyjnë në luftë kundër turqve me shpenzimet e veta, mjafton të dëshirojnë Lartmadhëria juaj perandorake. Dhe si pasojë ata mund t’i bëjnë armikut dëme të mëdha. 3) Në rast se Lartmadhëria juaj sovrane e sheh të arsyeshme ne jemi gati të rekrutojmë dhe të vëmë në shërbim të Lartmadhërisë suaj perandorake një numër fëmijësh fisnikësh, për të mësuar këtu shkenca të ndryshme, të cilët do t’i bëjnë një shërbim të madh atdheut të tyre dhe të nxjerrin nga injoranca e madhe popullin tonë duke i dhënë arsim. 4) Për sa më përket mua që më ka dërguar populli i atjeshëm për t’ia treguar punët që interesojnë dhe kanë të bëjnë me mirëqenien e madhërisë suaj perandorake, është viti i dytë që po merrem me këtë çështje, dhe gjendem edhe sot këtu pa u marrur aspak në shqyrtim puna ime e çështja. Dhe duke marrë parasyshë largësinë e madhe prej atdheut tim, udhëzimet e shumta dhe humbjen e kohës, jam shkatërruar krejt ekonomikisht dhe nuk mund të rroj më gjatë këtu. Dhe në rast e Lartmadhëria juaj perandorake do të ketë mirësinë të urdhërojë të shqyrtohet çështja e lartpërmendur si dhe çështja e mua të gjorit dhe në rast se nuk ka kuptim të qëndroja më këtu, atëherë ju lutem me përvuajtje të urdhëroni kontin Kajzerling të shpërblejë ata, të cilëve u ka premtuar shpërblim, kështu që të mund të kthehem dhe unë në vendin tim, dhe të përhiroj bujarinë hirëplote të Lartmadhërisë suaj perandorake, dhe me të gjitha këto t’i jap zemër dhe ta shtoj dashurinë e popullit tonë për Lartmadhërinë tuaj. Sovrane Mëshirplotë! I lutem Lartmadhërisë suaj perandorake të ketë mirësinë të marrë një vendim në lidhje me çështjen time. Origjinali është frimuar me dorën e vet: (me germa latine dhe italisht) Jakov Summa Diputiere Di Albania. Me urdhër të lartë: Mbajtësi i kësaj, shqiptari Jakov Summa, i cili ka ardhur këtu për disa punë, lejohet të shkojë në Riga; prandaj ky shqiptar – Summa lejohet të kalojë pa asnjë ndalim nga të gjithë ata që kanë komanda në qytete dhe në postblloqe prej këtu deri në Riga. Si dëshmi për këtë i lëshohet kjo leje kalimi prej kolegjit të Punëve të jashtëme të Shtetit me vulën e këtij kolegji në shën Petërburg, më 11 prill 1760. nënshkruar prej: g. Mihail Voroncov. Sekretar Pjeter Sabrjanikov. Këtë leje e ka marrë në dorëzim dhe e ka nënshkruar (me germa latine) Albanes – Jacob Summa. II) Letër e deputetëve të Sulit drejtuar Carinës së Rusisë Ekaterinës, në lidhje me luftën ngadhnjimtare të suliotëve kundër Ali Pashë Tepelenës, duke kërkuar të vazhdojë përkrahja që u është dhënë nga ana ruse, (15 dhjetor 1789). Dok. Pabotuar – Buletin, Shk. Shoq. 1955. Nr. 2, fq. 161-162 (nga rusishtja). Madhëri e Shenjtë Perandorake: Në bazë të shpalljeve të shenjta të Madhërisë suaj perandorake që vitin e kaluar në muajin qershor arritën gjer tek ne me ardhjen në Shqipëri të major Sotirit: Dhe nga shkresa të përbashkëta që i dërguari po në ato vende të te krerëve të krahinave në emër të Oborrit perandorak pranuam të gjithë nga dora e majorit thirrjen mëshirëplote të Madhërisë suaj, që denjuat në mënyrë përkrahëse të na tregoni vullnetin tuaj të shenjtë ndaj popullit tonë. Dhe pas kësaj pesëqind e më tepër ushtarë tanë, të mbledhur prej atij majori u imbarkuan në skuadrat perandorake. Për katër muaj rresht, banorët e sulit luftuan kundër fuqive të Ali beut, Pashait të Epirit dhe Derven Pashait dhe të grumbulluar në sasi të mëdha, me urdhër të majorit i mundën fqinjët me dëme të mëdha të turqve dhe flamurët i vënë te këmbët e fronit tuaj të shumëfuqishëm; të tjerët që janë në një shumicë të madhe, që ruajnë krahinat të paguar nga Porta e Lartë, u betuan se do të ishin përjetë besnikë të Madhërisë suaj, dhe se pohuan në letrat drejtuar majorit, ata janë gati të lënë shërbimin e Portës, dhe t’ju shërbejnë armëve tuaja të lavdishme, kur do që të urdhërohen prej oborrit Perandorak. Të gjitha këto i kemi bërë besnikërisht gjer më sot me emrin tuaj të lavdishëm dhe me ndihmat që na dha majori, i cili në të gjitha rastet kurrë nuk u largua prej nesh, sipas urdhërave të të shkëlqyerit Gjeneral Leitnant D. Zabarovskoj. Dhe që prej tetëmbëdhjetë muajve nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga komandantët për mbledhjen dhe interesin tonë, u dërguam këtu bashkë me majorin prej gjithë krerëve e kapedanëve, që kanë hyrë në shërbimin e lavdishëm të Madhërisë suaj që të vëmë nën këmbët e Madhërisë suaj në përunjësi lutjet tona dhe të popullit, i cili duke dëshiruar me shumë etje t’i shërbejë Madhërisë suaj perandorake dhe të derdhë gjakun për besën e shenjtë dhe shtimin e ushtrisë suaj, lutet me përunjësi, që gjer në pushimin e luftës të denjohet Madhëria juaj perandorake t’i ndihmojë në ndonjë mënyrë që të fitojnë që të gjithë luftën kundër Portës dhe fshehurazi e haptazi dhe kundër Pashait të Epirit dhe turqve dhe pasi të vendoset paqja me dashuri kërkon t’i sillni sytë plot mëshirë ndaj popullit, siç denjuat gjithnjë të bëni, dhe të kujtoni besën dhe zellin, që herë pas here ka treguar ky popull në shërbimin e Madhërisë suaj dhe shpreson ta provojë gjithnjë me ndihmën e saj të lartë në çdo kohë dhe në çdo rast, dhe kujtojmë që madhëria e saj e shenjtë perandorake do të jetë e sigurtë për këtë gjë. Gjithashtu urojmë që të gjithë ata që janë mbledhur prej majorit, të kenë vleftë dhe fuqi (për shërbimet në detë) e të mbeten të kënaqur me pagesat të cilat janë marrë. Dhe patentat dëshmi që na fali për punën tonë majori, të kenë vleftë dhe fuqi përpara gjykatësve dhe komandantëve të Flotës Venedike jo për ndonjë fitim të turpshëm, mos qoftë, siç kemi thënë dhe në një letër tjetër, por vetëm për mbrojtjen e familjeve tona të cilat ikemi strehuar për t’i siguruar më mirë në vendet e Republikës së shkëlqyer të Venedikasve, listat e të cilëve ndodhen në duart e majorit Sotir”. Vëreni me vëmendje sa i lartë ishte moral i suliotëve të Marko Boçarit e Zylyftar Podës, dhe sa të ngushta ishin marrëdhëniet dhe besa me Rusinë dhe Venedikun, trashëgimi e krenarisë Kastriotike” (Shënimi është i imi – M.B.). Duke shpresuar në mëshirën e madhe dhe bujarinë e pashoqe tuajën, ne do të jemi gjithnjë populli besnik i shqiptarëve dhe maqedonasve të detyruar ndaj jush, për hir të miqësisë, mirësisë dhe përkrahjes suaj të madhe, për çdo kohë dhe ku të kërkohet, siç e ka vërtetuar, e tregon dhe e ka treguar në çdo rast dhe lufta që ka patur me Portën e Lartë të Otomanëve, kështu qofshin vitet e lavdishme të Madhërisë suaj plot ngadhnjime, dhe emri i lartë i juaj mbetët i pavdekshëm. Të madhërisë suaj tëshenjtë shërbëtorë të përunjur dhe të bindur. Deputetë të Shqipërisë Pano Cjinas Kristofor Lapinoti Petropol (Peterburg) – 15 dhetor 1789. Mendoj se, çdo lexues dhe në vençanti masa e rinisë studentore (qofshin këta edhe studentë të Universitetit), duhet të analizojnë këto ngjarje dhe t’i ballafaqojnë me mësimet që ju serviren. Për fatin tonë të keq (dhe për qëllime politike-djallëzore) sot, më shumë se asnjëherë po abuzohet me historinë nga persona të pa përgjegjshëm, por që financohen nga qarqe të caktuara për të na paraqitur si një “konglomerat” popujsh pa identitet. Nuk mund të gjendet fakt më konkret (për sa folëm më sipër), se sa “antihistoria” e Skënderbeut e shkruar nga “antishqiptari” Hysamedin Ferraj. Rinia shqiptare dhe në veçanti ajo studenteske, duhet t’i hapë mirë sytë për “lojën” e pamoralshme që luhet mbi tokën e shenjtë të Gjergj Kastriotit. Po t’i vërejmë me kujdes dy letrat e sipërpërmendura, të cilat datojnë; e para 1759 dhe e dyta 1789, do të vërejmë se në një hark kohor prej tridhjetë vjetësh, dy herë i kërkohet ndihmë Rusisë, për t’u çliruar nga pushtimi Osman. Është mjaft sinjifikativ fakti që kërkesat bëhen nga dy pjesët më vitale dhe më të shquara të atdheut, dhe që përshkojnë një “trajektore” nga veriu me kryeqendër Shkodrën dhe zbesin në Sulin e “flakët” të Çamërisë së Boçarit e Podës. Në qoftë se do t’i analizojmë me gjakftohtësi dhe pa paragjykim, dy letrat e mësipërme, padyshim do të konstatojmë se kush ishte por dhe kush ishte kundër pushtimit Osman. Është tepër e thjeshtë me e kërkue fajin tek të tjerët dhe me spekullue mbi vargjet e Fishtës, ku e akuzon Europën si “kurvë”. Kuptohet se, është e vështirë të zbulojmë gjendjen shpirtërore të Poetit të madh (për rastin konkret). Por gjithsesi kjo nuk do të thotë se Fishta i vë “vulën” historisë. Traktati i Shën Stefanit që kërkonte coptimin e trojeve të Arbërit, Kongresi i Berlinit, ku Gjermani (Bismark) na quante “shprehje gjeografike”, duhen analizuar me nerva të qeta. Nuk mund të akuzojmë Europën për gabimet dhe fajet e paraardhësve të cilët ishin “salduar” me Turqinë, edhe në kohën kur “saldimi” nuk mbante më… Ngjarjet e vitit 1999, ishin prova më e madhe dhe më e fuqishme që tregoi se cila është Europa dhe Amerika, dhe cilët janë aleatët e vërtetë të Shqipërisë. Në qoftë se politikanët tanë nuk do t’i referohen historisë kurrë nuk do të dijnë të ndërtojnë aleanca solide dhe afatgjata, dhe Shqipëria do të “luhatet” si lavjerrës, sa nga Lindja aq dhe nga Perëndimi. Siç u pa më lart, edhe Rusia, por dhe Venediku, na ndihmonin për të dalë nga zgjedha, por me sa duket, disa shqiptarë nuk mund të jetojnë pa “zgjedhë”… Mark Bregu
Gjithçka mbi Amerikën, politikat ekonomike, sociale, etnike. Ligjet e rrepta dhe liritë Prej më shum se dy shekujsh Amerika ka qenë dhe vazhdon të jetë dëshmi e aftësisë së një populli të lirë për të qeverisur vetveten. Në të gjithë botën Kushtetuta e SHBA ka shërbyer si ideal për kombet e reja dhe të vjetrat që kanë kërkuar të zhvillojnë e të ruajnë modelin e demokracisë. Kushtetuta më e vjetër në botë, ajo e SHBA, përbëhet nga 7 nene të shkurtëra dhe 26 amendamente. Megjithatë ky dokument i shkruar përbën vetëm themelin mbi të cilin, gjatë mbi dyqind vjet, është ngritur një strukturë e gjerë vendimesh gjyqësore, ligjesh, veprimtarishë presidenciale dhe praktikash tradicionale, që kanë bërë që Kushtetuta e SHBA të mbetet gjithmonë e gjallë dhe t’i përgjigjet kërkesave të kohës. Kësaj Kushtetute i nënshtrohet një komb që tashmë është bërë i plotë në vetvete dhe që mëson se si t’i balancojë interesat e ndryshme qofshin rajonale, ekonomike, ideologjike etj. në një sistem të drejtë për të gjithë. United States of America, USA, është emërtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Federatë e pesëdhjetë shteteve të përfaqësuara me po kaq numër yjesh të bardhë në fushën blu në flamurin amerikan. Të shkëputur janë dy shtete, ai i Alaskës, që ndodhet në pjesën veriperëndimore të Kanadasë dhe ishujt Havai, që bëjnë pjesë në Paqësor, të bashkuara me Amerikën kontinentale në vitin 1959. Të lindura në luftën për pavarësinë amerikane (1775-1783) si Konfederatë e shteteve amerikane (1776-1783) me Kushtetutën e nxjerrë prej Kuvendit të Filadelfias të 17 shtatorit 1787 me një ratifikim të shtetit të nëntë (New Hampshire) të 21 qershorit 1788, Federata përfshinte fillimisht trembëdhjetë ish-kolonitë britanike kryengritëse (të përfaqësuara nga shiritat e kuq të flamurit). Zyrtarisht SHBA kanë lindur më 4 korrik 1776. Ato janë vendi i botës etnikisht më i përzier e i nyjëzuar. Vetë historia e tyre është në pjesën më të madhe e ushqyer dhe e kushtëzuar nga emigracioni, gjithmonë objekt i një kujdesi politik i shprehur në masa paraprake të ndryshme legjislative e administrative. Kultura e shoqëria e tyre qenë sa s’bëhet të pasura prej prurjes së çdo etnie por edhe shprehje e kontrasteve raciale, fetare e sociale që përfundonin disa herë në episode të dhunëshme, por gjithmonë të fshehta. Territorin amerikan e përshkuan flukse të ardhura nga Anglia, Skocia, emigracioni afroamerikan, grupet kryesore etnike nga valë të ndryshme emigracioni si ai “i vjetri” e ai “i riu” të rregulluara me ligje përkatëse. P.sh. një dyndje e shpeshtë e kinezëve në SHBA ishte në vitet 1854 deri në 1886, e veçanërisht pas Contract Labour Act (1864) që parashikonte punë veçanërisht në ndërtimin e hekurudhave. Për të bllokuar hyrjen e masave gjithnjë e më të mëdha u kalua në një akt tjetër shtrëngues Contract Labour Act (1883). Në 1943 emigracioni kinez u vu në kuota në një limit maksimal prej 105 hyrjesh në vit. Përsa i përket japonezëve numri arriti nivele të konsiderueshme vetëm pas vitit 1890 e që solli në marrëveshjet e ndryshme të nënshkruara, “Gentlemen’s Agreements” në vitet 1901, 1907, 1908 në të cilat Japonia duhet të angazhohet në bllokimin e fluksit të emigrantëve. Çështja u rregullua përfundimisht nga Johnson-Reed Act (1942). Një valë e fortë emigracioni aziatik ishte gjatë luftës në Vietnam kur hynë në SHBA me mijëra vjetnamezë duke siguruar një punësim të pjesshëm ose duke i dhënë një asistencë publike. Arritjet e para të hebrejve në kolonitë angleze të Amerikës, në vitin 1654 erdhën nga ngulimet në Brazil e Gjermani e që u stabilizuan si tregtarë në portet e mëdha. Nga 1820 valë gjithnjë e më e madhe hebrejsh erdhën nga çdo pjesë e Europës, duke patur një rritje nga 5.000 në 500.000 ndërmjet viteve 1820 e 1880. Në këtë periudhë emigrantët hebrej ishin të shtresave të ndryshme shoqërore, po në vitet e “emigracionit të ri” vinin nga Europa Verilindore të shtrënguar nga varfëria e persekutimi veçanërisht i egër në zonat ruse e polake (afro 2 milionë ndërmjet 1865 e 1915). Këto u shpërndanë në të gjithë vendin e veçanërisht në zonat urbane, duke iu kushtuar tregtisë. Liria e kultit e mbizotërimi i një klime të përgjithëshme tolerance pas shekujsh persekutimi, e bënë të lehtë përfshirjen në një realitet të ri social dhe në strukturat udhëheqëse të vendit, duke dhënë kontributin e jashtëzakonshëm në shkencë, art e kulturë. Në 1910, me 800.000 hebrej në katër milion banorë Nju Jorku ishte qyteti më i madh hebre në botë, duke determinuar lindjen e grupeve të forta (lobeve). Irlandezët filluan të arrijnë nga 1809 por fluksi më i madh ishte pas 1820. Shkaktuar, ndër të tjera, nga pasojat e dimrit shumë të egër të 1829-1830, nga vështirësitë ekonomike në Irlandën e Veriut, e të favorizuar nga autoritetet britanike e lokale, në dhjetëvjeçarin 1830-1940 emigracioni irlandez përbënte 44% të emigracionit total në SHBA. Irlandezët si grupe hegjemone u futën në institucionet kyçe të vendit. Emigracioni italian ishte relativisht i vonë dhe i lehtë. Ndërmjet viteve 1820 e 1860 vetëm 14. 000 italianë emigruan në SHBA të nisur kryesisht nga Italia jugore e qëndrore, intelektualë, mësues, mërgimtarë politikë, po pjesa më e madhe dyqanxhinj, shitës ambulantë, kopshtarë, akrobatë e disa kërkues të arit, për t’iu kushtuar pastaj bujqësisë. Në vitin 1880 italianët në SHBA arrinin në 44.000 dhe në dhjetëvjeçarin 1900-1910 kishin hyrë rreth 2 milionë. Dukria arriti kulmin në vitin 1913 kur emigracioni italian qe më i larti nga të gjitha vendet e tjera. Nga viti 1820 deri më 1930 në SHBA hynë 4. 628. 000 italianë kur vetëm Nju Jorku në 1930 kishte mbi 1 milionë italianë. Emigrantët nga Italia u përqëndruan më shumë, rreth 80%, në zonat urbane duke krijuar atë që qihej Little Italy( Italia e vogël), qytetin autentik në qytet me karakteristikat e qytetarisë italiane. Në vitin 1970 në SHBA kishte 4. 25 italoamerikanë. Në territorin e SHBA nga 1890 qindra mijë meksikanë (të quajtur Wetbacks, shpinëlagur) hynë në mënyrë të fshehtë. Mbi kontrollin e emigracionit dolën edhe më vonë ligje nga Kongresi si ato të viteve 1951, 1956, 1958 etj. Emigracioni vazhdoi dukshëm edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur nga kushtet ekonomike gjysëm milion portorikanë u stabilizuan në lagjet e Harlemit. Kjo ishte vala e parë e emigracionit nëpërmjet rrugës ajrore. Fitorja e revolucionit kastrist në 1959 provokoi largimin e shumë njerëzve nga Kuba. Në të ashtuquajturin “emigracion i ri” nga 1820 deri në 1923 hynë në SHBA 90.000 jugosllavë, 1.382.000 çekosllovakë, 4.309.000 hungarezë, 2.542.000 rusë, 500.000 polakë. Në SHBA pati edhe emigrantë gjermanë, vala e për e të cilëve ishte në shekullin XVIII. Pas vitit 1820 ato përbënin 35% të emigracionit të vjetër. Gjermanët formuan koloni në Nju Jork, Baltimore, Portland e mbi të gjitha në Milwaukee, që nga 1850 ishte krejtësisht e gjermanizuar. Fuqia kontinentale e SHBA, të paktën pas fitorve mbi Meksikën (1848) mbi Spanjën (1898) dhe ndërhyrja në Luftën e Parë Botërore në 1917 e të tjera ngjarje historike të lidhura me këtë vend, kanë bërë që këto të ndikojnë në historinë e njerëzimit në rrjedhën e Nëntëqindës duke patur në Bashkimin Sovjetik një kundërshtar të krahasueshëm vetëm ndërmjet viteve 1949 e 1985. Për gjithë shekullin XIX tendenca themelore në politikën e jashtme të SHBA ishte ajo e izolacionizmit, për të cilin fillimet teorike u ringritën në Farewell Address (Fjala e lamtumirës) e Gjergj Uashingtonit më 17 shtator 1796 ku deklaronte mes të tjerash: “Përse të mos pranojmë përparësitë e një pozicioni kaq të privilegjuar? Përse të vëmë në dyshim paqen tonë e begatinë në diskutimet e ambicjet europiane? Politikën tonë të drejtë ta mbajmë larg nga aleancat e qëndrueshme me çfarëdo pjese të botës së jashtme”. Më vonë shprehëse e kontradiktore nga izolacionizmi ishte doktrina Monroe (1823), drejtimi i politikës së jashtme të SHBA e hartuar nga sekretari i shtetit J. Q. Adams dhe e bërë shumë e njohur nga presidenti Monroe në mesazhin e tij në Kongres më 2 dhjetor 1823. Për të gjithë Tetëqindën politika e jashtme amerikane është shfaqur në një sërë traktatesh e tezash për të kompletuar e konsoliduar dominimin mbi nënkontinentin veriamerikan siç qenë: marrja e Luizianës nga Spanja (1819), Oregonit nga Britania e Madhe (1846), Alaskës nga Rusia (1867). Deri në mbarimin e Konferencës interamerikane të Panamasë (1826) ato evituan çdo aleancë me republikat e reja latinoamerikane. Në shtrirjen e vrullshme drejt perëndimit SHBA bën shkëputjen nga Meksika të Teksasit (1848). Ndërkohë, pa marrë parasysh mospëlqimin për politikën koloniale të fuqive europiane në Azi, SHBA siguruan deri në mesin e Tetëqindës tërthorazi marrëveshje tregtare e diplomatike me disa vende në kontinentin më të madh siç ishte marrëveshja e Wangxia-s në vitin 1844 me Kinën. Boshti mbajtës i politikës amerikane të “portës së hapur” në Azi sigurimi i bashkëpunimeve të lira e zotërimi i vendtregjeve pa ndërhyrë në sferat e influencës europiane. Iniciativa tregtare e ushtarake u shtri veçanërisht drejtpërdrejtë nga Japonia, duke arritur hapjen e trafikut në vitin 1858. Kriza ekonomike e 1873-it rizgjoi interesat e SHBA për Amerikën Latine duke i konsideruar një treg i gjerë larg nga influenca europiane. Ishte pra panamerikanizmi që lindi e që kishte lidhje të ngushtë me daljen e SHBA-së si fuqi ekonomike botërore. Në bazë të këtij drejtimi politik ishte idea e “Manifest Destiny” (Fati që duket), një sllogan politik i sajuar për SHBA në vitin 1845 nga J. L. O’Sullivan, shprehje e tendencës së tërheqjes nga vetja të vendeve kufitare, që u bë politikisht e përdorur në vitet e presidencës Polk (1845-1849). E lindur si doktrinë politike e Partisë Demokratike, gjeti përkrahës të bindur edhe në republikanët si W. Seward, sekretar i presidentëve Linkoln e Johnson. Më vonë në kohën e Konferencës panamerikane të Washingtonit (1889) dolën kontraste të thella ndërmjet veriut e jugut të kontintentit: nga njëra anë presionet liberaliste (për tregtinë e lirë) të SHBA për krijimin e një zone ekonomike në të cilën SHBA të mund të ushtrojnë modelin e një ekonomie të pashmangshme, e nga ana tjetër, ngurrimet e kundërshtimet e republikave jugamerikane në mosheqjen dorë nga lidhjet tradicionale tregtare me Europën e në ngulmimin në kërkesën e tyre për pavarësi kundër ndërhyrjes së investitorëve e qeverive të huaja. Me marrjen e Hawait (1894), kontrollin e Filipineve në ekstremin lindor, të Kubës e Portorikos në Karaibe u krijua një pozicion i ri politik i SHBA, që krijoi mundësi për zgjidhjen e çështjes së Panamasë. Po në fundin e shekullit XIX, siç u tha, në Azi u praktikua politika e “Portës së hapur” e përpunuar nga sekretari i shtetit J. Hay që kishte të bënte me angazhimin e çdo fuqie për moszbatimin e disrkiminimit tregtar në dëm të tjerëve perëndimore në Kinë. Në këtë kohë zhvillimi e fuqia ekonomike e ushtarake japoneze kërcënonte seriozisht shtrirjen tregtare amerikane në Paqësor. Rritja e depërtimit të Japonisë në Kinë, marrja e Koresë, Mançurisë Jugore (me luftën ruso-japoneze të 1904-ës) dhe të ish-zotërimeve gjermane në Azi, SHBA parapëlqyen prapëseprapë një politikë bashkëekzistence, duke kërkuar mënjanimin e përplasjeve frontale e duke privilegjuar gjithmonë mjetet diplomatike. Në fund të Luftës së Parë Botërore tendencat izolacioniste rimorën veçanërisht fuqi sa që Senati amerikan refuzoi ratifikimin e traktatit të paqes së Versajës e hyrjen e SHBA në Lidhjen e Kombeve organizatë për të cilën kishte punuar aq shumë presidenti i tyre wilson. Të tilla tendenca gjetën shprehje edhe në politikën e një emigracioni më të shtrëngueshëm, të kufizueshëm me masa të rrepta parandaluese. SHBA menduan për mundësinë e kthimit përsëri tek kujdesi i tyre themelor tek “oborri i shtëpisë”, kontinenti amerikan, pa fshehur mbrojtjen e kapitalit privat të investuar jashtë si një detyrim më thelbësor që kishte të bënte edhe me sovranitetin nacional (Konferencat panamerikane të Santiagos, 1923 e të Havanës, 1928). Vetëm duke filluar vitet ’30 kthesa u përqendrua tek “politika e fqinjësisë së mirë” e paraqitur nga presidenti H. C. Hoover dhe e zhvilluar pastaj në mënyrë koherente nga administrata e Rusveltit duke çuar përfundimisht SHBA në principin e mosndërhyrjes (Konferenca e Montevideos, 1933) dhe në ndërtimin me vendet tjera amerikane pozicione politike të përbashkëta dhe strategji mbrojtjeje të bashkërenditura (Konferenca e Buenos Airesit, 1936, e Limës, 1938). Trupat u larguan nga vendet latinoamerikane. “Diplomacia e dollarit” lehtësoi ndërhyrjen në Amerikën Qendrore të shoqërive të fuqishme agroushqimore si “United Fruit Company” e themeluar që në vitin 1897, shoqëria më e madhe në fusha të tjera. Gjatë fazës së parë të presidencës së Rusveltit u mbajt një politikë rigoroze neutrale edhe përballë ngjarjeve europiane e aziatike. Qëndrimi sovjetik i bashkëpunimit e parashikimi i avantazheve ekonomike nga ana e amerikanëve çoi në rinjohjen zyrtare të B. Sovjetik (1933). Forcimi i rolit ndërkombëtar të Bashkimit panamerikan i kërkuar të arrihet nga SHBA qe sanksionuar në përshtatjen e një politike të përgjithëshme neutrale deri në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore. Hyrja e B. Sovjetik në koalicionin antifashist çoi përfundimisht në normalizimin e raporteve me SHBA nëpërmjet koordinimit të veprimeve ushtarake, respektit për marrëveshjen për të mënjanuar një paqe të njëanëshme me nazistët, e mungesës së kundërshtive të pakapërcyeshme mbi planifikimin e rendit botëror pas lufte. Në fund të luftës (1945) SHBA arritën në mënyrë të deklaruar rolin e fuqisë më të madhe botërore. Të favorizuar nga mundësia e jashtëzakonshme prodhuese, të sanksionuara këto me marrëveshjen e Breton Wods (1944) ato braktisën përfundimisht politikën izolacioniste, duke e zëvendësuar me një angazhim konkret ndërkombëtar të shprehur shumë qartë në doktrinën Truman, e cila premtonte mbështetje ushtarake e ekonomike amerikane “popujve të lirë në luftë kundër pakicave të armatosura, o presioneve të jashtme” që fillimisht u përdor për Greqinë e Turqinë për të penguar rënien e tyre nën influencën sovjetike. Një angazhim i tillë siç dihet u përforcua me planin Marshall (1947), një plan ndihmash për gjallërimin ekonomik të vendeve të Europës perëndimore. Hegjemonia amerikane në Paqësor u garantua në vitin 1947 në instalimin e bazave ushtarake në Filipine, në admnistratën besuar atyre nga OKB në ishujt e Mikronezisë. Me traktatin e Rios (1947) SHBA orientuan përfundimisht politikën e tyre kontinentale në funksion të luftës së ftohtë duke përfunduar me vendet latinoamerikane një pakt të përbashkët sigurimi kundër ndërhyrjeve të jashtme dhe akteve subversive të brendshme e garantimin e një të drejte të përhershme të ndërhyrjes kundër çdo kërcënimi komunist të vërtetë, të mundshëm. Ky globalizëm i ri u paraqit në Konferencën e Bogota-s në vitin 1948, me krijimin e Organizatës së shtetee amerikane. Angazhimi drejt Europës u kodifikua me krijimin e NATO-s (1949). Lexuesin nuk po e lodhim më me të dhëna për politikën e jashtme të SHBA-së pas Luftës së Dytë Botërore pasi ajo është më e njohur dhe e jetuar për të. SHBA janë një shtet relativisht i ri dhe u bë më i fuqishmi në botë në sajë të një sërë kushtesh natyrore e historike shumë të favorshme. Mbi të gjitha përkatësia e hapësirave të mëdha që ishin pjellore por edhe të tjerave që u kthyen të tilla në sajë të investimeve të mëdha në bujqësi që në shekullin e kaluar. Një tjetër faktor është edhe prania e pasurive minerale si naftë (vendin e dytë në botë), qymyr, hekur, bakër, plumb, zink, mërkur, uranium, ar, argjend, minerale që SHBA futen në pesë prodhuesit më të mëdhenj botërorë. Këtyre faktorëve natyrorë u duhen shtuar dhe faktorët historikë para së gjithash emigracioni i dhjetëra miliona njerëzve, mbi të gjitha të rinj të motivuar për punë, për të kërkuar fatin me punë, për t’u pasuruar. Ky shpirt individualist, akumulimi shumë i madh i kapitalit dhe shfrytëzimi i resurseve natyrore, e ka bërë Amerikën atdheu i ekonomisë kapitaliste në aspektet më karakteristike. Zhvillimi i një prodhimi industrial të masave të ushqyeshme, mekanizmi i fuqishëm i bujqësisë, vazhdimi i novacionit teknologjik në çdo sektor prodhues, shtrirja e vazhdueshme e aktivitetit terciar që zë 68% e popullsisë aktive, krijimi i tregut ndërkombëtar gjithnjë e më i gjerë, formacionet gjigandeske multinacionale të pranishme në çdo kontinent etj. Duke lënë jashtë Alaskën e Hawai, SHBA kanë katër rajone të mëdha ekonomike, p.sh. “Rajoni Verilindor” që quhet zemra e vjetër e ekonomisë amerikane, “Jugu Plak”, me plantacione, nafte dhe “Perëndimi” me minierat, turizmin e industrinë e avancuar etj. Në qoftë se do t’u referohemi pak shifrave: zhvillim i madh i transportit përfaqësohet në mes tjerash me një rrjet rrugor prej 6,2 milion km në të cilin lëvizin 32% të automobilave të të gjithë botës. Ka mbi 206 milionë automobila. Në territorin e SHBA janë të pranishëm rreth 12.000 aeroporte me rreth 20 shoqëri të ndryshme ajrore. Nga dhjetë shoqëritë ajrore më të mëdha të botës, gjashtë i përkasin SHBA. Gjigandi ekonomik amerikan ka edhe tregues të tjerë: 917 telefona për çdo 1.000 banorë, 847 televizorë për çdo 1.000 banorë. Në vitin 2000 kishte 459 kompjutera për çdo 1.000 banorë. Prodhimi i përgjithshëm bruto për banorë në vitin 1998 ishte 29.240 dollarë, rreth 36 herë më i madh se në Shqipëri. SHBA shpenzojnë 1870 metër kub ujë të pijshëm për banorë ndaj 94 metër kub në Shqipëri, etj. SHBA kanë forcat e tyre të armatosura të pranishme në pika të ndryshme strategjike të planetit, në Europën Perëndimore, në Afrikën Veriore, në Lindjen e Mesme (Egjipt, Arabi Saudite, Bahrein, Kuvajt), në Amerikën Veriore e qëndrore (Panama, Kubë-guantanamo, Honduras, Bermude, Haiti, Kanada), në Azinë Juglindore e në Paqësor (japoni, Kore e Jugut, Filipine, Australi, Singapor, Tailandë). Këto forca përbëhen nga një kuotë e lartë pjesëmarrjeje të femrave me rreth 17% të tyre të përgjithshëm. Numri i përgjithshëm (në 1998) përbëhej nga rreth 1.4 milionë veta nga të cilët 34% ushtarë, 27% në aviacion, 27% në marinë e 12% të tjerë. Trupat amerikane ndodhen edhe në baza të ndryshme ushtarake në vende të ndryshme. Sistemi gjyqësor është bazuar në Common Law britanik. Dënimi me vdekje është në fuqi në 37 shtete (nga 50 gjithsej). Në maj të 1999 shteti i Nebraskës vendosi që pezullojë ekzekutimet për 2 vjet, një pezullim tjetër u shpall në shkurt 2000 edhe nga governatori i Illinois-it. Sipas disa shifrave të vitit 1995, për çdo 100.000 banorë ndodhën 5374 krime dhe 9 vrasje. Numri i banorëve për çdo polic është 318. Senati amerikan përbëhet nga Partia Republikane 50, Partia Demokrate 50. Dhoma e përfaqësuesve: Partia Republikane 221, Partia Demokrate 212, të pavarur 2. Disa tregues demografikë: Lindjet përbëjnë 14.3 për mijë, vdekjet 8.5 për mijë, martesat 8.4 për mijë, divorcet 4.2 për mijë. Jetëgjatësia: 74 vjeç meshkujt e 80 vjeç femrat. Grupet etnike përbëhen nga 80.1% të bardhë, 12.1% zezakë, 5.4% meksikanë. Besimi protestan 58%, katolikë 21%, hebrej 2.1% e myslimanë 1.9%. Stadi i lartë i zhvillimit tërësor i Amerikës është arritur edhe në sajë të shkallës së zhvillimit të kulturës demokratike qytetare e cila nuk ka të bëjë thjeshtë me artin, letërsinë apo muzikën, por me sjelljet, praktikat dhe normat që përcaktojnë aftësinë e një populli për të vetqeverisur. Energjia jetike e veprimtarisë së shtetasve nuk la asnjëherë demokracinë të dobësohet. Në këtë shtet të madh u formuan grupe shoqërore të ndryshme. Grupet e formuara që kanë funksion kryesor ushtrimin e presionit mbi qeverinë e grupet e interesit (ose siç quhen ndryshe “grupet me ndikim”, lobbies) këtu kanë vepruar shumë. Po kështu edhe grupet e interesit privat, siç janë shoqatat tregtare, grupet profesionale ose sindikatat në politikën e tyre patën qëllimet ekonomike ndonëse kaluan edhe në qëndrime politike ndonjëherë. Këto grupe interesi shërbyen si forcë ndërmjetësuese midis individëve të veçantë e qeverisë. Dy partitë politike në SHBA luajtën rolin e tyre qoftë në pozitë ashtu edhe në opozitë. (Në tërë jetën e SHBA të 43 presidentëve pati këtë përfaqësim: 2 presidentë federalistë, 4 wig, 4 demokratiko-republikanë, 15 demokratë dhe 18 republikanë). Këto siguruan mbështetje për politikë të përbashkët midis grupeve të interesit. Në SHBA partitë rivale, ajo Demokrate e Republikane, janë organizata të decentralizuara që veprojnë kryesisht në Kongres dhe në nivelin shtetëror. Kjo gjendje ndryshon çdo katër vjet, kur organizatat e Partisë Republikane dhe të Partisë Demokrate në vend, duke u mbështetur fuqimisht tek vullnetarët, bashkëpunojnë për të organizuar fushatat për zgjedhjen e presidentit. Në cepin tjetër të spektrit në sistemet parlamentare shumëpartiake të Europës, partitë politike janë organizata me disiplinë të fortë që udhëhiqen vetëm nga drejtues profesionistë. Në këtë aspekt në SHBA ka funksionuar fort dhe qëndrueshëm edhe trinomi “politikë-ekonomi-pluralizëm”. Shoqëria amerikane përfshin një larmi të madhe interesash dhe individësh që u dëgjohet zëri dhe u respektohen pikpamjet. Presidenti i mëparshëm Xhorxh Bush e ka krahasuar larminë e madhe të organizatave vullnetare në SHBA si “mijëra pika drite”. Mikel Pjetrushi
Në kryqëzimin e kufijve dhe kulturave në Ballkan, stabiliteti rajonal, Shqipëria Me kryqëzimin e kulturave të vendeve të Ballkanit, stabiliteti rajonal politik ka qenë i dukshëm sepse këto kryqëzata të tilla i kanë krijuar mundësinë detajeve të panjohura dhe mundësinë e identifikimit të kulturave të paidentifikuara, të zbulohen dhe të kooperojnë. Këto aktivitete ballkanike herë pas here i kanë hapur sytë politikës dhe ekonomisë duke qenë prijëse të zhvillimit, edhe pse prezantimi i figurave kohë më parë u bë sipas teorive jo të këndëshme që përshkruanin realitetin duke manipuluar me fjalën artistike, manipuluan historinë. Sot konflikte janë me përmasa sa vetë manipulimi. Vendi ynë si vend mbart dis vlera të veçanta kulturore çka sipas etimologjisë shohim këndshëm të renditur krah kulturave të tjera ballkanike. Me ato bukuritë e veta, si traditat, zakonet, fisnikërinë, dashurinë, bujarinë, etj. Dhe si njohje vlerë në këtë rajon ballkanik ka prezantuar disa antivlera të shqiptarëve, si vlera të vërteta. Për shkak të sistemit të dhunës që sundonte. Sot menaxhohet një kohë krejtësisht tjetër, çka mendohej nga ajo më parë, sepse baza e njohjes e komunikimit të këtyre kulturave, të këtyre vendeve është më e madhe nga hapësirat që janë krijuar për të komunikuar. Pikërisht tani me këtë shans historik sibrez i ri duhet t’i unifikojmë gjërat e ç’unifikuara dhe të ç’unifikojmë gjërat e unifikuara dhe atëherë fillon e krijohet fiks imazhi për ballkanin si një popull me kulturë të lartë, tolerant dhe shumë komunikativ. Kooperimet e këtyre gjinive të kulturave ballkanike sjellin ndryshime të mëdha në shumë aspekte të jetës së një populli dhe vendi. Fundi i këtij mentaliteti është njëkohësisht edhe fillimi i një të riu. Natyrisht që shoqërohet me krijimtarinë letrare bashkëkohore dhe me vepra arti, që në të ardhmen do të flasin bindshëm dhe qartë përpara kritikëve të rinj. Këto vepra do ta kërkojnë kritikun nëse gjendet sadopak. Popujt e këtyre rajoneve të racave të ndryshme, të gjuhëve, të zakoneve të ndryshme, tani festojnë dhe gërshetojnë zakonet e tyre, në lirinë e pafund të fundshekullit 20 dhe fillimshekullit 21. Në hapësirat e Ballkanit tani lundrojnë anijet me të cilat kulturat e tyre i përfaqësojnë me dinjitet dhe me krenarinë e kombeve të tyre. Vendet e Ballkanit arkeologjinë kulturore e kanë majft të pasur, me motive shumë interesante që kanë lidhje me jetën e popujve, që e misterizojnë jetën dhe e bëjnë kureshtare për të ardhmen. Që këtu fillon mbjellja e zhvillimit. Shqipëria në këtë arenë ajrative prezantohet me vlerën dhe antivlerën, me figura kombëtare dhe antikombëtare. Që në 90-ën kishim një shans të keq në prezantimin e parë përballë vendeve ballkanike, europiane e botërore. Nga një pjesë populli të sapo dalë nga regjimi i dhunës dhe i presionit, ku nuk diskutohej fare për liri. Duke qenë të panjohur me universin e së resë dhe të bukurës, të lirisë së veprimit dhe fjalës. Opinionet e të huajve ndaj Shqipërisë vinin si dallgë, duke i përshkruar sipas zhurmës që krijonin në vendet e tyre. Por nuk kanë munguar edhe opinionet e tjera, pasi shumë shpejt u ambjentuan me jetën vendase. Politika shqiptare ka qenë në krizën e saj familjare. Ajo paraqet elementët negativë, të panivel, si pjesën më vitale të shoqërisë. Gjymtyrët e tjera të vendit tonë nuk qenë të mundura të tregojnë vlerat e tyre të vërteta, qoftë për nga faktori kohë dhe ekonomik, pasi për shumë vite me radhë i shoqëroi një varfëri pjesën tjetër të shoqërisë. Ndryshimet e sistemeve duke qenë në një të kaluar të kalbur, në çdo kohë të lënë për të menduar se nga vjen kjo lloj kulture. E kemi të trashëguar apo të imponuar? Unë them se me këto gërshetime dhe zublime që dita-ditës pasurojnë mendjet e njerëzve nuk e kemi të trashëguar, por të imponuar nga regjimi. Sot në vitin 2002 Shqipëria përsëri vuan përfaqësimin e saj. Përkrah këtyre kulturave simotra, sepse ekziston një çensurë e sitemeve diktatoriale e moderuar e cila s’të lë përfaqësimin me dinjitet. Problem në vendin tonë ngelen klanet politike, artistike, muzikale dhe duke përfunduar me atë mediatike. Të cilat u krijuan në rrethana misterioze. Dhe po arrijnë të drejtojnë gjoja në mënyrë të pastër përfaqësimin e këtyre kulturave, ku nëpërmjet kësaj aparature ç’aktivizohet kultura dhe futet antikultura. Ku thellohen krizat familjare, shoqërore, ekonomike dhe politike. Shpërbërja e familjes tregon se ai komb shkon drejt shkatërrimit, por me një filozofi antikombëtare. Këto kultura mbarti brenda vetes traditën, zakonin dhe gjuhën. Shtetet e Ballkanit të cilat formojnë figurën e njeriut ballkanas, atë të njeriut i cili simbolizon famlijen. Shtete e bashkuara dhe të ç’bashkuara të Ballkanit, ndaj kulturës së tyre dhe zakoneve të tyre dhe popujve të tjerë kanë ushtruar një dhunë me përmasa të mëdha, ku dënimin më të madh do ta marrin nga histora dhe ligjet e saj. Prandaj në të gjitha kohërat luftërat kanë qenë të paevitueshme, sepse në krye të këtyre posteve drejtuese qëndrojnë disa njerëz që s’dinë as vetë se nga vijnë. Tani kohët e fundit shihet shumë bukur se luftërat po bëjnë parakalimin e fundit në këto vende. Ato e vëzhgojnë me mjaft kujdes situatën që të mos rikthehen në bulevardin e kulturave shekullore. Tani që po monitorohet paraqitja e tyre, ne si brez i ri duhet të mos lejojmë më dhunë të tipeve dhe stileve shovene, të formave të ndryshme, si ato krahinore apo vendore, rracave, feve që të shfaqen përsëri ndaj kulturave të tjera, ti bashkojmë ato që të kenë përparësi. Manipulimet në kulturë, në Ballkan, kanë ardhur nga politikanët mediokër, që të cilët për hir të karrikes së pushtetit ata ngacmojnë pjesët që i bëjnë dritë një vendi, anën kulturore të një vendi, që e mbajnë si armë për t’u mbrojtur. Këto lloj politikanësh që e kanë traditë, zakon, familjet janë të rrezikshme për shoqërinë, shpeshherë është përdorur nga injorantët ose nga sistemaxhinjtë diktatorial duke i kërcënuar rëndë liritë, kulturat dhe të drejtat e popujve, për të mbrojtur karriket. Thonë se përsëritet historia. Jo unë jam kundra deri në vdekje sepse historinë e bëjnë njerëzit dhe njerëzve u takon të bëjnë historinë e re dhe jo ta përsërisin atë. P.sh., në qoftë se do të shprehesha me gjuhën skulpturiale them se: “Artisti kur përsërit vetveten, aika mbaruar”. A nuk është e njëjta me historinë?! Që të mos kemi si pronë mbarimin, por përnjëherësh me evoluimin duhet të historizojmë të renë. Theksoj se zëra të ndryshëm janë dëgjuar se ka popuj të këqinj. Unë them se: “Ka politika të këqija dhe jo popuj”. Nuk mund të jenë të bukura rastet si p.sh. Që të emigrosh në shtetin Grek shumëvjeçar duhet të ndërrosh emrin. Ku e ka kulturën e aqpërfolur ky vend, apo fshihet pas fjalës politikë. Apo në vendet e tjera sllave ku ju nuk mund të prezantoni kulturën tuaj sepse ndodhesh ndonjëherë në presione politike. Pakicat shqiptare vuajnë një persekutim pikërisht nga politika. Në Maqedoni ushtrohet një përndjekje ndaj njerëzve të cilët po të vinë në Shqipëri i heqin nga puna ose çensura ndaj librave në gjuhën shqipe të cilat nuk lejohen të futen në këtë vend. Unë them se këto politika nuk duhet të humbasin shansin për të mësuar nga vendet e tjera. Amerika dhe Anglia bëjnë vetëm hapa përpara dhe jo mbrapa, sepse ato kanë investuar për kulturën e tyre. ato nuk i dhunojnë të drejtat dhe liritë e njerëzve, sepse ato mbrohen me ligj. Nëse krahasojmë shtetet e Ballkanit, do të ishte padyshim një absurditet, sepse ligji në këto vende është ndërtuar mbi politikat e përjashtimit. Sipas mendimit tim na mbetet të bëjmë një eksperiment të ri sepse shembulli i Amerikës ku jetojnë e ndërtojnë jetën pa u përplasur e luftuar kundër njëri-tjetrit, pakica e shumica të më se 180 etnive, na shërben ne rinisë ballkanase ta projektojmë dhe ta realizojmë në mjedisin tonë. Everest Imeraj
Forumi rinor i partisë Kristian-Demokrate Shqiptare me vizione të reja për gjithë rininë shqiptare. Kryetari i forumit rinor shqiptar, i partisë Kristian-Demokrate Shqiptare, zoti Everest Ymeraj Jam zgjedhur në postin e kryetarit të forumit Rinor KD dhe jam shumë i gëzuar që do t’i shërbej kësaj organizate e cila sipas një statuti sot të aprovuar do të veprojë me maturi dhe pjekuri. Duke i dhënë shansin çdo të riu të bëhet anëtar i saj, ku mund të shprehë ide dhe t’i konsultojë, për të çuar përpara vendin. Rinia KD e di dhe nuk duhet ta largojë nga qendra e vëmendjes situatën politike që ka përfshirë vendin, në radhë të parë i sugjeroj këtij brezi kësaj lëvizje të orientojë mirë idetë e saj, sepse sot duhet shumë maturi, pjekuri e madhe. Ne si FRKDSH duhet të komunikojmë shumë, duhet të diskutojmë shumë dhe duhet të veprojmë shumë me partitë simotra brenda vendi dhe jashtë. Ne duhet që të shtojmë lidhjet si FRKD anë e mbanë vendit, paçka se disa struktura në disa rrethe janë ngritur si Tiranë, Laç, Vlorë, Sarandë, Fier, Shkodër, Tropojë. Unë e kam mobilizuar shoqërinë time të pastër në strukturat e këtij forumi. Rruga e cila do të pëshkruhet nga ne KD është e pastër si vet kristjanët ku ka shumë dashuri dhe kulturë shpirtërore. Tek të rinjtë e Forumit rinor KD nuk qarkullojnë ide dhe paragjykime krahinore apo fetare, sepse dimensioni kulturor është shumë i madh në krahasim me disa që vetëm çekuilibrojnë shoqërinë. Vetë emri kristjan është njëemër sygjestjonues, që në shqip do të thotë i pastër. Të dashur miq, unë jam përpjekur dhe do të përpiqem që të bëjnë pjesë në këtë FKD familjet model shqiptare ato të klasit të parë që dhe shoqëria të ketë progresin që meriton. Por ne si rini KD duhet të shkojmë Nga pasiviteti në aktivitet Nga statikja tek dinamikja Nga indiferenca tek shoqëria. dhe kështu mund të gjenden rrugët e humbura. Bashkimi jonë duhet të fillojë nga familjet e traditat tona. Të jemi shembull i parë i unitetit të unifikimit të shoqërisë së këtij kombi të ruajtur të tradhëtuar në shekuj duhet të heqim në rrugën tonë që kemi nisur por duke u bazuar tek ata që inspiruan me kohë modelin e kombit të shtetit, si Konica, Fishta, Kuteli, Lasgushi, Ernest Koliqi. Kryetare e forumit rinor dega Shkodër e Partisë Kristian-Demokrate Shqiptare, znj. Desantila Berati
Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë lindi si rezultat i kërkesave të reja që kërkon shekulli i ri në të cilin ne po jetojmë, dhe tek rinia ka lindur një besim i ri së cilës do ti hapej rruga për tu integruar në Europë. Para se të lançohet në ambjentin politik publik një strategji mbi politikat lokale të rinisë është e domosdoshme që bashkëpunimet dhe aleancat politike të bien dakort për realizimin e një programi të përbashkët në këtë drejtim, rinia kristian-demokrate ka hedhur kuadratet e para të një politike efikase këtë e kushtëzojnë zgjedhjet e radhës në nivel lokal dhe fakti i ekzistencës reale të një bashkëmendimi dhe veprimi politik midis forcave demokrate dhe atyre kristian-demokrate në bazën e qytetarisë. Ky program duhet të përcaktojë qartë principet dhe format e veprimit të rinjëve për realizmin e tij. Është e nevojshme të inkurajohen të rinjtë në grupe dhe shoqërizime por dhe me organizime mbi bazë lagjeje që tu krijohen atyre mundësitë për ambiente dhe takime në nivel lokal shoqëruar kjo edhe me ambjente sportive, kulturore, artizanale, muzike, etj. si dhe veprimtari në fushën sociale, komunat, bashkitë duhet të ndihmojnë për demokratizimin dhe punë efikase institucionale të organizatave rinore në mënyrë që ato të jenë të aftë për realizmin e mokroprojekteve të afruara nga shteti. Politika e punësimit Dy janë drejtimet e mundshme të politikave në këtë drejtim, e para krijim dhe vënie në efikasitet të lartë të strukturave të partneritetit social-ekonomik lokal dhe ngritjen e qendrave të mësimit dhe formimit profesional, këto dy drejtime pune është e nevojshme të angazhohen në favor të rinisë për këto Partia Kristian Demokrate i ka kushtuar një rëndësi të veçantë. Politika e banimit dhe ambientit urban Këto politika kërkojnë bashkëpunim të ngushtë midis të rinjve të komunave e bashkive për kushte të përshtatshme hapësirash ku integrohen banesa, tregje, shkolla, dyqane, vende lojrash. Politikat e formimit dhe edukimit Komunat dhe bashkitë duhet të mbështesin financiarisht projekte që realizojnë bashkëpunimin e ngushtë të qytetarisë dhe të rinjve si një komisionet qytetare dhe në strukturat e tjera të përkohëshme, ata duhet të mbështesin publikimin e gazetave të shkollave dhe aktivitete të tjera në sektorin e masmedias me qëllim zhvillimin e komunikimit dhe shprehjes. Edhe në planin ndërkombëtar ato krijojnë kushte për bashkëpunime dhe për të favorizuar hapjen drejt një shoqërie shumëkulturore dhe shumëarsimore në planin e edukimit ndihmojnë me aktivitete dhe programe pedagogjike për të rinjtë duke i orientuar ndaj arteve, pikturës, muzikës e krijimeve letrare. Le të mos mbetemi në kuadrin e diskriminimit të studentëve shkodranë, për të drejtat më legjitime, për arsimimin e tyre jashtë shtetit, ashtu siç ndodhi sivjet me mabasadën italiane, të cilët u treguan racistë duke i diskriminuar publikisht në sy të shtetit shqiptar. Pushteti shqiptar u tregua i pafuqishëm para kërkesave më normale për arsimimin e të rinjve. Nga gjithë Shqipëria u morën viza, nga Shkodra asnjë.
Pjetër Bogdani, Shenjtori i pakurorëzuar që “verboi” errësirën Otomane në Shqipëri Shqiptarët gjatë historisë tyre mijëra vjeçare në trojet e tyre etnike, kanë kaluar përmes një “Lumi” të pashtershëm valësh e dallgësh që kërkonin ti përpinin duke mos lënë as nam as nishan në hartat e hershme e më të vonshme të njerëzimit, ku ju shtua edhe errësira e frikshme dhe gati e pambarimtë pas shekullit të XV-të. Por ndonëse errësira shtohej e frika e zhdukjes sa vinte e rritej, si me frymën e vetë Zotit në horizontin e kombit tonë lindin gjeni të shpirtit e të mendjes që lëshonin dritën e tyre që paralajmëronin shpresën, ndihmonin mbijetesën dhe rritnin qëndresën. E këta gjeni padyshim janë quajtur e quhen Shenjtorë të lindur nga kombi ynë i shenjtëruar, madje nga drita apo hiri i tyre kanë përfituar jo pak popuj të Europës e Botës, të cilët shpesh si për “Ironi” të fatit tonë këta shenjtorë të “kurorëzuar” apo jo, më shumë i nderojnë e kujtojnë popuj tjerë të Europës e botës se ne të cilët i lindëm dhe janë pjesë e “trupit” tonë, shpirtit tonë dhe shenjtërisë sonë, më shumë të ëndërruar se jetuar ndër shekuj që kaluan… Por me shpresë për shekujt e ardhshëm… Gjithsesi Shenjtorët e lindur nga kombi jonë janë të shumtë, pra po kaq sa edhe vështirësitë e stuhitë që kaluan në mbijetesën tonë, madje për këto është shkruar mjaft, duke përfshirë edhe shkrimet e mija modeste. Por në këtë shkrim duam të kujtojmë sadopak Shenjtorin e pa “kurorëzuar” i cili me dritën e tij gati hyjnore arriti të ndriçojë një nga periudhat më të vështira të popullit shqiptar, e pikërisht ato të shekullit 17-të, kur pas një lavdie disa vjeçare në shekullin e 15-të me në krye heroin legjendar shqiptar e europian Gjergj Kastriotin, Shqipërinë e kishte pushtuar një nga perandoritë më mizore të shfaqura mbi tokë prej qindra vjetësh, Perandoria aziatike Otomane, e cila me “qytetërimin” e saj të dajakut e të shajakut vendin e lavdishëm të shqipeve krenare e kishte mbështjellë me vellon e tmerrit e territ. Por atëherë kur kjo perandori e të keqes mendonte se kombi më i vjetër i Europës po fshihej nga harta, të paktën e qytetërimit të lashtë kristian në horizontin e errësuar filloi të vegojë një “yll” ndriçues me emrin tashmë mjaft domethënës Pjetër Bogdani, i cili sfidoi jo vetëm errësirën e kohës, por “Ylli” i tij vazhdon të ndriçojë pa pushim edhe sot në shekullin e 21-të… E përpar se të kalojmë në një “rivistë” të shkurtër veprat toksore e hyjnore të shenjtorit të pakurorëzuar, Meshtarit, Ipeshkëvit e Arqipeshkëvit të “pavdekshëm” të Shkodrës, Tivarit, Ohrit, Shkupit e tërë Shqipërisë (Etnike) po japim diçka për të njohur fillimisht nga ajo që mund të quhet fillesa e Curriculumit të Pjetër Bogdanit. Ai lindi në familjen e njohur të Bogdanëve nga Guri i Hasit, një fshat në afërsi të Prizrenit, pra ishte bir i Kosovës martire. Mjerisht datëlindja e tij nuk dihet e saktë, por mendohet se ajo mund të jenë rreth viteve 1620-1628. Nga familja Bogdani në atë kohë njihej Andrea Bogdani, Kryeipeshkëv i Ohrit (1652) dhe i Shkupit (1655), por nga ky gjak rridhte edhe paraardhësi tjetër Pjetër Mazreku i cili ishte primat i Servisë, dhe Kryeipeshkëv i Tivarit (1630), gjithsesi nuk duhet të harrohet se ishte mjaft e vështirë qëndresa në besimin katolik, madje të bëheshe edhe udhëheqës shpirtëror i katoliçizmit i cili në atë kohë ishte nën efektin e dënimit me “vdekje” nga Osmanllinjtë. Natyrisht me ndihmën e axhës së tij, Ipeshkëvit Andrea Bogdani, Pjetri shkon të shkollohet në Itali (Romë), ku kryen shkëlqyer studimet teologjike, madje sapo i kryen studimet e shkallës së dytë në kolegjin e “Propagandës fide”, ai kërkon të ndjekë studimet e mjeksisë që të ndihmojë bashkatdhetarët e tij (shqiptarë) më mirë për të shëruar trupin e shpirtin shpesh të helmuar nga Jevgjit e ciganët që me bestytnitë e tyre po helmojnë gjithçka nga populli shqiptar si rezultat i padijes. E kjo kërkesë është shkruar në letrën e parë që Bogdani i dërgon sekretarit të Kongregatës shenjte në vitin 1647. Natyrisht që kjo kërkesë i miratohet dhe ai studion përveç teologjisë dhe moralit kristian edhe për mjeksi, duke u bërë një nga studentët më në zë të kohës. Por gjatë kësaj kohe Bogdani mban korrespondencë me Kongregatën e shenjtë (Romë) ku në letrën e tretë rrëfen gjithçka po ndodh në vendin e tij, dhe i lutet Kardinalit t’u bashkohet lutjeve të tija që të çlirohen “delet e shkreta të Krishtit nga goja e këtij ujku të tërbuar” (Turkut N.B.). Në vitin 1651 P. Bogdani shungurohet prift dhe mbron doktoratën, ku misioni i tij fillon në Gash që gjindej në Ipeshkëvinë e Pultit. Ku përsëri vazhdon korrespondencn me Kongregatën e shenjtë, duke paraqitur gjendjen reale të krishterëve nën sundimin turk si dhe gjendjen e mjeruar të objekteve të kultit të krishterë, dhe mugnesën e theksuar të barinjve shpirtërorë në këto vise malore kur ruhej me fanatizëm “fara” katolike. Madje në letrat e Bogdanit kërkohet të mposhtet Errësira e Injorancës, të ndriçohen njerëzit me anë të diturisë e tejra që vërtetojnë shqetësimin e këtij misionari fetar e atdhetar, pasi ai e dinte mirë se është pikërisht padija, errësira e vërtetë ku “notojnë” holldupët e pafe otomanë. Në letrën nr. 16 të vitit 1656 vërtetohet se Pjetër Bogdani shpallet Ipeshkëv i Shkodrës, si dhe tregohen vështirësitë e mëdha që i sjellin turqit për të ushtruar detyrën, ku vlen të theksohet ajo çfarë shkruan kur ndodhet në Kotorr në atë kohë tërësisht shqiptare e me shumicë katolik… Në një letër të Bogdanit sqarohet se sapo është kthyer në kishën e tij në Shkodër ai është ballafaquar me të birin e Pashës i cili e burgosi për një muaj, dhe u lirua vetëm pasi pagoi një shumë të hollash në dorë, madje thekson se edhe tani ndodhet në një bodrum ku shkruan me një kandil në dorë. (Letra 19 më 25. XI. 1656). Në letrën e tij nr. 24 të datës 22. X. 1657 ai shkruan nga Prizreni se si rrugës u takua me jeniçerë të cilët donin ta sulmonin, por në sajë të kalit të tij të shpejtë arrin që me një vrap të tmerrshëm nëpër shkëmbinj të shpëtojë. Në letrën me nr. 29 të shkruar nga Shkodra më 20. X. 1658 ai tregon se nga mungesa e priftërinjve janë kthyer shumë shqiptarë në fenë muslimane, por pasi ai vetë po predikon me gjith shpirt doktrinën e Krishtit, shumë të “Turqizuar” po rikthehen në fenë e tyre të vërtetë (kristiane), madje Bogdani uron që një ditë të lindë një prijës i mirë me vepra e me ndjenja sikur Gjergj Kastrioti, Skënderbeu. Në këtë letër kërkohet që të rritet numri i priftërinjve në Malin e Kelmendit i cili përfshin dy mijë shpirtëra të etur për fe e dije… Si dhe vazhdon me emra priftërinjsh që punojnë e kërkon të emërohen nëfamulli të ndryshme, duke bërë që të rigjallërohet jeta fetare e zbehur nga regjimi i territ e tmerrit të pushtuesve turkoshak… Në vitin 1660 P. Bogdani emërohet edhe administrator i Ipeshkëvisë së Tivarit. Si dhe me këtë rast Bogdani i kërkon Kongregatës së Shenjtë ti jepet administrimi i Budvës, ku kanë qëndruar paraardhësit e tij me titullin e administratorit (pasi në atë kohë Budva ishte me shumicë katolike e shqiptare, N.B.). Në letrën 44 të datës 24. V. 1660, Ipeshkëvi i Shkodrës, P. Bogdani i shkruan Kongregatës vështirësitë që rrjedhin nga mungesa e rezidencës së tij, ku ai detyrohet të banojë herë në një shtëpi e herë në një tjetër, pasi turqit ja kanë marrë rezidencën, e njëjta gjë ndodhet edhe në Tivar, dhe përsëri kërkon Budvën ku ka qëndruar paraardhësi i tij Administrator, si dhe shpreh nevojat financiare për të mbijetuar. Në letrën me numër 48 të datës 28. 6. 1660 u paraqet Eminencave gjendjen e kishës së tij, ku thotë se turqit rrënuan Katedralen me shtëpinë Ipeshkëvnore, dhe ai tashmë mbeti jashtë si një lypës derë më derë… në Shkodër. Në letrën 73 me datën 09. V. 1662 nga Shkodra njofton kongregatën për vështirësitë e krijuara nga turku, por edhe pështjellimin që ka sjellë tek të krishterët braktisja e fesë Katolike dhe kthimi fisërisht në Musliman të Priftit të Jubicës Don Nikë Lekës, ku pas kësaj stehohet në Stamboll, (Kostandinopojë). Në letrën tjetër që mban numrin 79 të datës 25. II. 1663, ndër të tjera tregon se si në Shkodër erdhi Bajlerbeu i Sofjes, që ishte edhe Prefekti i tërë Greqisë dhe i dërgoi Bogdanit një kryetar të tij me 15 oborrtarë të cilët e kërcënuan se me aktivitetin e tij po pengon këtë vend të bëhet “turk”, dhe për këtë do të coptonin me shpatë, madje njëri prej tyre u mat të godiste. Pas kësaj Bogdani dhe të gjitha kishat mbetën të mbyllura për tri ditë, e për tu hapur u paguan 70 skude. Ndërsa në letrën e datës 02. IV. 1663 Bogdani tregon se Don Nikë Grubesa një prift 45 vjeçar persekutohet e torturohet nga turqit, ku i ngarkuar me një hu mbi supe shetit nëpër tërë rrugët e qytetit (Shkodër) për tu martirizuar… Në letrën 87 të datës 20. IV. 1665 Ipeshkëvi i Shkodrës (P. Bogdani) tregon se si shkatërrojnë turqit objektet e kultit të besimit katolik, madje ai tregon se si u uzurpuan pronat e kishës dhe u prishën konaqet Ipeshkvnore në Shkodër e Tivar. Letra 100 e Bogdanit paraqet se si Mehmet Pasha prej Vlore, një shqiptar i pabesë sulmon Kotorrin duke shkatërruar gjithçka, tuj përfshi edhe kishat katolike, vetëm për të marrë titullin Pasha i Shkodrës, letra shkruhet nga Barbullushi më 19. X. 1666. Ndërsa letra 110 tregon për vizitën e P. Bogdanit në Malet e Kelmendit dhe mban datën 14. VIII. 1667. Letra 132 e datës 03. V. 1669 tregon se si Bogdani është duke pritur një vizitues të dërguar nga Kongregata e shenjtë, si dhe tregon se tre Malet e Hotit, Kastratit dhe Shkrelit ku jetojnë shumë të krishterë kanë mbetur pa asnjë prift, duke bërë që njerëzit të vdesin dhe varrosen pa shërbesat e nevojshme fetare, si dhe pa u kryer shërbimet e shenjta ditët e festave të Pashkëve e tjerë, e këto si rezultat i shkatërrimeve nga turqit, dhe këta malësorë të mirë i drejtohen atij, por e ka të pamundur ti ndihmojë e veç ti ngushëllojë. Ndërsa në vijim të letrave të Ipeshkëvit të bën përshtypje letra 136 e datës 10. IX. 1669 e cila përshkruan se si vetë Zoti bëri emër që persekutuesit e Ipeshkëvit të Shkodrës dhe Administratorit të Tivarit të vdesin në mënyrë të shëmtuar, e pikërisht Pashai u godit nga kolera ku për 15 ditë e mbyti, ndërsa Ali Begu, kushëriri i pashës, i cili kërcënonte çdo ditë Ipeshkëvin se do ta coptonte, vdiq i coptuar vetë nga dora e të vëllait të vet, edhe një turk tjetër që kërkonte të tallte Ipeshkëvin dhe fenë kristiane u rrëzua nga një dru që hipte dhe përfundoi pashpirtë, ndërsa dy hajdutët e paguar nga Turkia që kishin vjedhur Ipeshkëvin në Mirditë u vranë nga shokët e tyre dhe u varrosën në Borë. Madje dhe dy priftërinjtë të bashkuar me turqit gjetën vdekjen pa shkuar shumë mote. Gjithsesi Bogdani i lutet mirësisë së Zotit tu falë mëkatet dhe paqen e amshuar… Letra 137 përshkruan gjendjen e mjeruar që kishte kapluar Arqipeshkëvinë e Tivarit në vitin 1665 kur Bogdani e vitizoi dhe konstaton se si rezultat i mungesës së priftërinjve popullsia e krishterë kishte filluar të kthehej nga katolike në ritin ortodoks (grek) “Bizantin”, e në atë kohë Tivari kishte 8 fshatra me 2400 katolikë shqiptarë. Letra me numrin 142 e datës 06. XII. 1670 është mjaft tronditëse pasi tregon fatin e priftit katolik Pjetër Mazreku (kushëri nga nëna e Bogdanit), i cili u vra nga një turk që shoqërohej nga pesë të tjerë në truallin e Prizrenit afër Drinit. E Vikari Apostolik i Pultit (Pjetër Mazreku) u godit me shpatë duke i prerë krejt njërin sup dhe varur kokën mbi damar të qafës, ku duke dhënë shpirt thirri tri herë Jezu, Jezu, Jezu… pas kësaj të vdekur e çveshënm dhe trupin duket se e hodhën në Dri. Në letrën 147 të datës 15. IV. 1671 tregohet qartë tmerri i shkatërrimeve që mbodhën turqit në Lezhë dhe Dukagjin. Ndërsa në vijim të letrave në atë me numër 153 Bogdani tregon brengosjen e tij për popullsinë e Rrjollit e cila është tepër e varfër ekonomikisht, dhe ka nevojë për një mësues që të shërbejë në shkollën e Rrjollit, ku propozon me këtë mision Don Mark Xhustrin; kjo letër mban datën 20. XI. 1671. Përsëri në një letër të vitit 1672 Bogdani njofton Eminencat në Romë se Hoti, Kastrati, Triepshi dhe Trushi (Trumshi) i poshtëm në shumicë katolike janë pa priftërinj. Pas një pune të madhe shpirtërore të Ipeshkëvit dhe priftërinjve të tjerë u arrit që në disa fshatra që ishin kthyer në ortodoksë edhe me dhunë të rikthehen në fenë e të parëve atë katolike, e pikërisht për këtë bën fjalë letra nr. 166 e datës 10. IV. 1674 që përmend fshatrat Gradishkë edhe Jubicë. Në një letër të datës 15. IV. 1674 njoftohet për murtajën që kishte rënë në Shkodër që para dy vjetëve. Po në vijim të letrave, në atë me numër 171 të datës 16. IX. 1674 njoftohet se 9 fshatra të Rrjollit me 136 shtëpi e 946 banorë janë pa prift, 6 fshatra me 89 shtëpi e 730 banorë të Shkrelit janë pa prift, gjithashtu edhe në famullinë e Kastratit janë pa prift 220 shtëpi me 1910 banorë, të gjithë katolikë. Në letrën 180 shënohet ndihma që jepet me misionarë për shkollën e Rrjollit, sidhe në letrën 182 të datës 29. XII. 1675 ku kërkohet ndihmë për krahinat e Kastratit dhe Hotit, si dhe nevojat për shkollë, si nevoja të ngutshme të 200 shtëpive katolike. Përsëri në letrën 185 të datës 03. I. 1676 Ipeshkëvi shpreh gjendjen e mjeruar të 200 shtëpive Hot e Kastrat që ndodhen pa prift e pa pagëzim, pasi është e pamundur që një prift i vetëm (Don Pere Dajçi) të arrijë të kryejë shërbesat e nevojshme. Në letrën 187 të datës 03. I. 1676 Pjetër Bogdani tregon për kujdesin e tij për ribotimin e Doktrinës së Vogël të Krishterë të autorit Frençesko Bernardo nga Verona, e përkthyer në Shqip nga Bogdani. Në letrën 189 të datës 06. V. 1676 tregohet se Bogdani po merret me meremetimin e kishës dhe rezidencës së tij në Rrjoll. Në vitin 1677 Bogdani emërohet Arqipeshkëv i Shkupit. E sapo u mor vesh ky transferim një grup turqish së bashku me disa serbë sulmuan vendqëndrimin e Bogdanit në Rrjoll, duke sjellë shkatërrim e plaçkitje, e kjo shënohet në letrën 205 të datës 07. XII. 1677. Letra 213 e datës 24. IX. 1678 tregon se si Partiarku i Pjesë (ortodoks) u ka shpallë luftë klerikëve dhe popullsisë katolike, e kjo me ndihmën e turqve. Ndërsa në një letër më nr. 264 e datës 03. III. 1685 shkruan për persekucionin e pashoq së heq vetë Bogdani dhe gjithë kleri katolik dhe kjo popullsi nga pushtuesit turq, si dhe tregon se disa herë arrestohet e lirohet, madje kjo duke përfituar se ishte i regjistruar si qytetar i Raguzës, ku për këto lirime paguhej edhe të holla. Në letrat 274 dhe 275 të datës 15. XII. 1685 Bogdani i drejtohet Papa Inoçenti XI ku e njofton se kishte hartuar në shqip dhe italisht një libër ku dëshmon Doktrinën e Krishtit si nga ana teologjike, por edhe shkencore të bazuara mbi dukuritë e natyrës dhe në astronomi me titull “Cuneus Prophetarum de Cristo Salvatore Mundi” që tashmë ko vepër njihet nga ne si “Çeta e Profetëve”. Kjo vepër e rëndësishme e gjuhës shqipe është botuar për herë të parë në Padova në vitin 1685 dhe dy herë të tjera në vitn 1691 dhe 1702. Gjithsesi një letër me numër 276 e datës 17 dhjetor 1685 sqaron veç të tjerave për një shkollë për katolikët në Prokopi dhe për katolikët e Leskovcit që ishin shumicë dhe shqiptare. Një letër e tmerrshme që mban numrin 292 e datës 05. IV. 1687 tregon për një ngjarje tragjike në ekzekutimin e priftit të Gjakovës nga turqit, e ku shkruhet Don Andre Kalamashi që kundërshtonte fenë Islamike dhe u thoshte besimtarëve të duan besimin e vërtetë kristian e muarën turqit ta vrasin, duke e torturuar të lidhur. Kur ata menduan se vdiq e zgjidhën këmbësh e duarsh dhe e lanë në shesh të varur për një javë. Ky prift i mjerë pas një kohe u çua në këmbë, e largoi litarin nga fyti dhe bërtiti: “Qëndresë, qëndresë të krishterë, se Jezu Krishti është më i fuqishmi”. E porsa i tha këto fjalë ra i vdekur përpara turmës së turullosur e tmerruar. Tiranët Osman ja prenë dorën e së bashku me lëkurën e kokës ja dërguan Vezirit të Madh, ndërsa Bogdani kërkohej të pësonte fatin e këtij prifti… E një fat të dhimbshëm e pësoi Ipeshkëvi e mbajtësi gjallë i doktrinës së Jezu Krishtit ndër këto vise shqiptare Pjetër Bogdani, ku kjo tregohet në letrën 302 të datës 15. V. 1689 ku Bogdani arrestohet dhe pasi torturohet e nuk mohon fenë e Krishtit, por e dëshmon atë, çfarë shton forcën shpirtërore të vetë katolikëve të tjerë, e për këtë turkoshakët e zhveshin lakuriq dhe e shëtisin nëpër qytetin e Prizrenit, e në këto tortura i thejnë edhe njërin krah, madje e kujtojnë të vdekur, çfarë në fakt nuk ndodhi vetëm më 5 dhjetor 1689 të shkaktuar nga epidemia e murtajës dhe pasojave të torturave të bishave turke. Dëshmia autentike e vuajtjeve dhe persekutimeve të këtij meshtari të pashoq e japin dy nipat e tij priftërinjtë Gjon e Gjergj Bogdani. Vlen të theksohet se gjithë korrespondenca e Pjetër Bogdanit me Selinë e shenjtë, përmban rreth 308 letra të cilat përshkruajnë saktë e me nota vërtetë të mjerueshme vuajtjet e popullsisë së Shqipërisë së Veriut e më gjerë nga çizmja turke e cila kërkonte tu merrte përnjëherësh besimin, qytetërimin, pasurinë e në fund edhe jetën. Gjithsesi këto letra sensibilizuan jo pak edhe Selinë e shenjtë, por edhe fuqitë europiane të kohës që sadopak ndaluan stuhinë kobndjellëse që binte mbi shpinën e popullit më të lashtë të Europës. Duhet theksuar se letërkëmbimi është shkruar dhe konceptuar vazhdimisht në shqip dhe është përkthyer në Italisht për tu dërguar në Selinë e Shenjtë. Gjithashtu duke kaluar disa herë në letra se ka pasur shkolla në Rrjoll, Kastrat e tjerë tregon se këto shkolla pa tjetër duhet të kenë mësuar edhe në shqipen e kohës pasi i drejtonte vetë Ipeshkëvi që përkthente, fliste e shkruante shqip, e pas këtyre ja vlen të studiohet se në veri të Shqipërisë janë kenë të hapura shkolla shqipe shumë më herët se data që e festojmë… Por edhe duke përmendur treva shqiptare tashmë të grabitura e asimiluara nga Serbia e Mali i Zi, si Budva, Kotorri, Tivari, Novobërda e tjerë që të gjitha figurojnë katolike e shqiptare deri nga fundi i shekullit 17-të na orienton mbi vërtetësinë e autoktonisë së këtyre trojeve. Nga shfletimi i letrave e dokumenteve vërtetohet se Pjetër Bogdani ka qenë një luftëtar i denjë i doktrinës atdhetar e kristiane ku gjatë viteve të tij të fundit (1683-1689) ai shpesh gjindet pranë gjeneralit Pikolomin që kryesonte Aleancën e shenjtë kundër turqve. Bogdani gjatë jetës së tij u mundua gjithnjë që të dërgojë misionarët dhe mësuesit që të shmangin “Mbytjen shpirtërore të popullatës”, madje ai shpesh i veshur si fshatar bredhi rrugëve dhe gjente strehim në shpella duke shkruar me qiri në dorë dhe larg syrit të pafeve siç i quante ai turqit. Dashuria e Bogdanit për Jezu Krishtin e doktrinën e tij, bëri që të dëshirojnë martirizimin e tij qysh në vitin 1663, ku shkruan se është i gatshëm ta derdhë gjakun e vet për Jezu Krishtin. E për këto ka dëshmi edhe në fshatin e sotëm Rrjoll, ku afër kështjellës së Ballezës në një shpellë gjinden emërtime si Vatra e Bogdanit, shtroja e Bogdanit e tjerë. E padyshim përkushtimi i Pjetër Bogdanit shpëtoi jo pak treva veriore e verilindore të Shqipërisë pa humbur në vorbullat e qytetërimit aziatik, e për këtë Bogdani i kushtoi Trupin e Shpirtin, që ende presin të shenjtërohen siç e meritojnë. Në testamentin e tij të lënë para vdekjes nipave të vet, thuhet se Bogdani tha: “Shpirtin po ia kthej Zotit, ndërsa Trupin po ia lë dheut”… Në fakt shpirti i shkoi në qiell ku shpresojmë të lutet për ne, ndërsa trupin ja çvarrosën turçelitë, madje edhe jua hodhën qenve, duke dëshmuar dobësinë e doktrinës së tyre “sunduese”, por edhe frikën e këtij shenjtori që i mallkoi paprerë derisa erdhi një ditë dhe qenve ju hodhën ata dhe perandoria e mjerimit që e mbollën gjatë veçanërisht tek ne… Së fundi qoftë e fundit, dhe ky shenjtor i pakurorëzuar (zyrtarisht) kjoftë dëshmitari i përjetshëm pranë të madhit Zot edhe për ne shqiptarët, që padyshim e meritojmë… dhe shpresojmë. Ndue Bacaj
Mirënjohje për librin “Mirënjohje” të Isa Alibalit Libri “Mirënjohje”, Shtëpia Botuese “Idromeno”, Shkodër, 2002, i autorit Isa Alibali, me nëntitull “Ngjarje nga jeta e artistëve tanë”, arrin të kthehet për vete në një ngjarje kulturore, për dhjetë arsye: 1. Se është vazhdim konceptual i librit të parë të po këtij autori “Në Shkodër të gjithë këndojnë” (1997, 167 faqe), i mirëpritur nga lexuesi qytetar, përmesa parametrit të saktë të shitjes nëpër librari, ku sot praktikisht nuk gjendet as edhe një kopje. 2. Se çel sythin e një monogrfie për kompozitorin Prenkë Jakova, nëpërmjet 13 faqeve flesh, aq intriguese, në kapitullin e parë të librit. 3. Se është në zhanrin e vet gati i paklasifikueshëm: ese apo publiçistikë; studim apo kronikë; kujtim apo meditim; letërsi apo filozofi; ditar apo fiction; mozaik (në gjuhën e zakonshme) apo miscelanea (në gjuhën shkencore). 4. Se në të 218 faqet e tij mbetet libër i hapur. Autori, si rrëfyes nuk e ezauron fenomenin, sado befasues të jetë, për t’ia lënë lexuesit që ta plotësojë, udke respektuar kështu memorien historike të komunitetit. Lloje të tillë librash në Shqipëri mbeten të vetmet “autoritete” që mund të ofrojnë kulturën, në kuptimin e gjërë të fjalës. 5. Se edhe kur mbështetet mbi shkrimet e mëparshme të të tjerëve a mbi fakte të njohura historike, Alibali qëndron origjinal, përmes filtrit estetik (të ngjeshur a të rralluar) që e përshkon ngjarjen, përmes optikës së tij (herë zmadhuese e herë zvogëluese) që e vështron ngjarjen; si dhe përmes reflektimit personal (më tepër pozitiv, më rrallë negativ) që na e sjell ngjarjen plot emocion. 6. Se është libër variete, ku dëgjohej rrahja e daltës së skulptorit Shaban Hadëri, prekja në telajo e penelit të piktorit Ferdinand Paci, dridhja në tastierë e gishtërinjve të kompozitorit Pjetër Gaci, zëri magjik i basit i Lukë Kaçaj gjestikulacioni i papërsëritshëm i aktores Tinka Kurti; kushihen detaji folës i skenografit Lec Fishta, qymtimi perfekt i regjisorit Serafin Fanko, rikrijimi i jetës nga shkrimtari Skënder Drini, futja e saj në kuintat e skenës nga dramaturgu Fadil Kraja; të gjitha këto të sinkronizuara dhe tepër rrallë “ad libitum”. 7. Se nuk është libër lokalist, por mbarëshqiptar, me qarkullim pa kufi vlerash kulturore; mjaft të lexohen faqet fërgëlluese për Tefta Tashko Koçon, Fan Nolin, Sandër Prosin, Kadri Roshin apo për artistët kosovarë… 8. Se është libër gjithëpërfshirës, ku artistët BIG-ë si Tano Banushi janë pranë me pasardhësit e talentuar si Ymer Bala; ku aktorë të shuar tashmë kujtohen në sajë të personazheve me jetë eterne, si “Koprraci” i Zef Jubanit, i pavënë në repertor më kurrë prej trupës së teatrit “Migjeni”; ku një aktore e re si Eva Alikaj, në kërkim të yllit të suksesit krahasohet me një aktor botëror, si Aleksandër Moisiu; ku personazhet e roleve të dyta skenike apo filmike, si Ndrekë Prela bëhen VIP-ë, nga duartrokitjet dhe diskutimet e spektatorëve. Në pamundësi që shteti t’i japë një dekoratë a çmim karriere çdo artisti, ka qenë Spektatori ai që e ka bërë me kohë kompensimin. Kësisoj ai kthehet në personazh kryesor të librit “Mirënjohje”. 9. Se libri, duke folur për artistët profesionistë, nuk anashkalon njerëz, që me jetën e tyre të thjeshtë të prekin po aq sa një vepër arti e organizuar. Është fjala për Prof. Dr. Jup Kastratin (“Mësues i Popullit”, “Mjeshtër i Madh i Punës”), për Dr. Muhamet Balën (“Krenaria e Shkodrës”), për pediatrin Xhavit Gjylbegu, Doktor i Shkencave Mjekësore, për qytetarin Tefë Curani, ruajtësin xheloz të portretit të Skënderbeut, për super të ndershmin z. Nuh Sahatçia etj. 10. Se libri bëhet kësisoj një burim tjetër referencash, për ata që merren me studime të thelluara e të veçanta, p.sh. për këngën popullore qytetare shkodrane apo për njërin nga interpretuesit më brilantë të saj, këngëtarin virtuioz Bik Ndoja. Mendoj se këto dhjetë arsye, që të shpëtojnë nga mediokriteti i përditshëm mjaftojnë për të shprehur mirënjohje, për “Mirënjohje”-n e Isa Alibalit. Prof. as. Dr. Alfred Çapaliku
(Intervistë Ekskluzive) Ambasadori grek, Dimitris Iliopulos “Reformat në institucionet e shtetit shqiptar, domosdoshmëri për futjen e Shqipërisë në Bashkimin Eruopian” “Çështja çame, i takon së kaluarës dhe ka mbetur pezull, kërkon një kohë të qetë për tu shqyrtuar” “Tensionet e mardhënieve politike Greko-Shqiptare kanë kaluar. Egziston një klimë mirëbesimi për të ardhmen, por nuk i konsideroj të justifikuara sulmet nga Opozita ndaj Greqisë” “Shqipëria Etnike”: – Cilat janë arritjet që ka patur qeveria e sotme greke në ndihmë të popullit shqiptar? Ambasadori: – Objektivi ndihmës i qeverisë greke për Shqipërinë dhe popullin shqiptar është zhvillimi i institucioneve demokratike, dhe për ristrukturimin e infrastrukturës. Në mënyrë që Shqipëria të antarësohet në Bashkimin Europian dhe në NATO. Objektivi i parë arrihet nëpërmjet trajnimit të kuadrove të aparatit shtetëror; Gjyqtarëve, oficerëve të policisë si dhe anëtarëve të shoqërisë civile. “Shqipëria Etnike”: – Çfarë përshtypjes ju ka lënë zona e Veriut në Shqipëri? (pasi ju keni ardhur disa herë në Shkodër) Dhe a mendoni se janë pjek kushtet për të ndërmarrë nisma për shtrirjen e aktiviteteve politiko-social në zonën e Veriut? Ambasadori: – Gjatë pesë vizitave që unë kam realizuar në Shkodër u bë një vlerësim të nevojave. Kemi identifikuar disa fusha, ku mund të japim ndihma, dhe shumë shpejt, në cilën prej tyre do ecim përpara. Janë pikërisht vepra që kanë lidhje me rrjetin ujitës, kanali kullues në zonën e Vaut të Dejës, si edhe në sektor të ndryshëm. Ndërkohë vazhdojmë punimet për shkollën e mesme teknike. “Shqipëria Etnike”: – Si e shikon politika greke, trazicionin e stërgjatur në Shqipëri? Dhe cili është kontributi i qeverisë greke, për zbutjen e tensioneve të klimës politike shqiptare në ktë trazicion, si vend fqinj? Ambasadori: – Kusht bazë për zhvillimin e institucioneve dhe kulturës demokratike të vëndit është egzistenca e një klime të qetë politike. Në këtë kuptim ne e konsiderojmë të rëndësishëm faktin e arritjes të konsensusit midis qeverisë dhe opozitës, nga e cila presim që të ndikojë në vazhdimin e reformave që janë të domosdoshme në futjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Shqipëria Etnike”: – A ka patur përplasje politike, midis politikës greke dhe politikës shqiptare? Dhe si i ka zgjidhur diplomacia greke këto divergjenca, kujtoj këtu problemet me minoritetin grek në Shqipëri në vitin 1995-1996, me arrestimin e 5 minoritarëve? Ambasadori: – Periudha e tensionit në marrdhëniet politike Greko-Shqiptare ka kaluar, dhe egziston një klimë mirbesimi, e cila lejon zgjidhjen e mosmarrveshjeve në mirkuptim. Sigurisht janë disa çështje që nuk kanë gjetur zgjidhje, që ka të bëjnë me arsimimin dhe pronat e antarëve të minoritetit. Ne shpresojmë që klima e mirë bilaterale që po zhvillohet për momentin do të ndryshojë shumë situatat politike-sociale në Shqipëri. Por nuk i konsideroj të justifikuara sulmet nga Opozita në drejtim të Greqisë, për çështje si p.sh.; vonesat e emigrantëve në kufi, dhe vlerësojmë qëndrimin e përgjegjshëm për të njëjtin problem nga qeveria greke për hapjen tjetër të pikës kufitare, pasi vonesat kishin vetëm probleme teknike. “Shqipëria Etnike”: – Sa respektohen të drejtat e minoriteteve në Shqipëri? a) minoriteti grek; b) minoriteti serbo-malazez; minoriteti Vlleh; minoriteti Romë-Egjyptian. A i plotëson kushtet Shqipëria, sipas nenit 20 të Kushtetutës R.SH.? A duhet të bëhet regjistrimi dhe repsektimi i tyre sipas konventës të ligjeve ndërkombëtare? Dhe sa zbatohen? Ambasadori: – Për minoritetin grek, fola më parë, për minoritetet e tjera, s’mund të flas, se nuk kam të dhëna dhe s’mund të flas në emër të tyre. Përsa i përket regjistrimit duhet të bëhet, sepse kjo do i ndihmoj vetë qeverinë shqiptare për të përballuar problemet e këtyre minoriteteve. Qeveria shqiptare i zbaton detyrimet që rrjedhin nga Konventa Ndërkombëtare për minoritetet në teori, dhe pikërisht duhet t’i zbatoj edhe në praktik.
“Shqipëria Etnike”: – Ne në Shkodër jemi të interesuar për zhvillimin e koridorit Veri-Jug? A ndihmon qeveria greke në këtë investim të rëndësishëm për infrastrukturën e politikave të dy vëndeve? Ambasadori: – Qeveria Greke interesohet shumë për ndërtimin e koridorit Veri-Jug. (që quhet ndryshe Joniano-Adriatikas). Ndërkohë në territorin grek janë duke u ndërtuar segmente të këtij koridori, një pjesë e të cilit është Ura e famshme e Rio-Antirio, dhe që është një nga tre urat e këtij lloji në botë. Ndërkohë qeveria greke ndihmon për ndërtimin e segmentit të këtij koridori edhe në vënde të tjera të rajonit, mes të cilave është dhe Shqipëria. Këtu kemi të bëjmë me një vepër të vështirë, që do kohë për tu ndërtuar. “Shqipëria Etnike”: – Për politikën e sotme greke, dhe ju personalisht si diplomat i vizioneve progresiste të politikës demokratike, ç’dini për popullsinë çame? Dhe si do zgjidhet çështja çame? Si e priti politika greke propozimin e Kongresit amerikan, për kthimin e pronave çame? Ambasadori: – Me sa di unë, nuk ka diçka konkrete për këtë çështje, dhe asnjëherë pala Amerikane nuk e ka ngritur një çështje të tillë palës Greke. Por theksoj se egzistojnë disa çështje që i takojnë së kaluarës, dhe që kanë mbetur pezull, dhe që mbase shqyrtohen në të ardhmen në një situatë politike më të qetë. “Shqipëria Etnike”: – Çfarë lidhjesh, dhe çfarë përshtypjesh keni për partinë e të drejtave të njeriut në Shkodër? (Ku në këtë parti aderon një minoritet Serbo-Malazes, Grek, shqiptar, etj.) Një parti multi-etnike, model i qytetërimit europian. Me sa di unë është partia e D.Nj. që ju ka ftuar në Shkodër. Ambasadori: – Ne besojmë se Partia e të Drejtave të njeriut në Shqipëri, është një subjekt i përshtatshëm për mbrojtjen e minoriteteve në Shqipëri, që i shërben ecurisë europiane të vëndit. Në këto momente ka një udhëheqje të re, e cila premton se do të bëj diçka për të ardhmen. “Shqipëria Etnike”: – Në Greqi punojnë mijra emigrantë shqiptar. A trajtohen të barabartë para ligjit grek, si shtetasit grek, apo egziston një hendek ndarje? A egziston në Greqi diskriminimi ndaj emigrantëve shqiptar, atje ku punojnë apo janë të barabartë me punonjësit grek? Si mendoni ju, a keni patur ankesa pakënaqësie nga shqiptarët? Ambasadori: – Trajtimi i emigrantëve shqiptar në Greqi bëhet sipas ligjit përkatës që ka vëndi grek. Ligj i cili i jep të drejta për sigurimin e pagës, për sigurimin ligjor në sigurimet shoqërore, dhe lëvizje të lirë drejt vendit të vet. Vullneti i qeverisë greke, jo vetëm për emigrantët shqiptarë, por për të gjithë emigrantët e vëndeve të tjera, është të trajtohen të barabartë përballë ligjit, dhe këtu përfshihet ruajtja e identitetit kulturor të tyre. Mbase kjo në praktikë akoma nuk plotësohet aktualisht, por përpjekjet bëhen që të zbatohen të gjitha dispozitat që i parashikon ligji. “Shqipëria Etnike”: – Ju faleminderit zoti ambasador për intervistën. Ambasadori: – Vazhdimin e kësaj interviste do ta bëj kur të vij në Shkodër, së shpejti. Intervistoi: Fatime Kulli
Ç’katastrofë për mbarë njerëzimin paralajmëron Samiti i Tokës i OKB-së organizuar në Johanesburg? Këto ditë përfundoi Samiti i Tokës i Johnesburgut i organizuat nga Organizata e Kombeve të Bashkuara me pjesëmarrjen e pothuaj të gjithë kryetarëve të shteteve të Botës. Konkluzioni: asnjë masë konkrete efektive me vlerë të veçantë për të parandaluar erozionin e madh të klimës së Planetit tonë. Të gjithë diskutuan dhe pohuan që Bota është kërcënuar seriozisht dhe ndodhet në prag të një katastrofe ekologjike. Në fjalën e tij në këtë samit kryeministri i Britanisë së Madhe Toni Bler tha: “Një fëmijë vdes çdo te sekonda në Afrikë nga uria, sëmundjet apo konfliktet, ndryshimet klimaterike do të bëjnë së shpejti të vuaj e gjithë Bota dhe do të shkatërrojnë disa pjesë të planetit nëse nuk do të ndalohen paraprakisht”. Fenomeni i Serës së bashku me derivatët e tij, po nuk u ndalua do të sjellë në mënyrë të pashmangshme “fundin” e Njerëzimit. Ai po vjen si një ajsberg gjigant nënujor për të gaoditur në një moment të caktuar anijen tonë kozmike, e cila e ka emërin Tokë. Kjo tragjedi e ka burimin nga pasojat e një zhvillimi të sforcuar e ambicioz, jo harmonik e të kontrolluar të veprimtarisë të njeriut mbi natyrën. Supërfuqitë dhe fuqitë e mëdha industriale në garën e tyre për fitime kurdoherë maksimale dhe për hegjemoni po e mbysin ajrin e rruzullit tonëme të gjitha llojet e gazrave helmuese që prodhohen nga komplekset gjigande industriale dhe të smokut të qindra milionëve të mejteve të transportit që lëvizin papushim çdo ditë. Zhvillimi i sotëm botëror është një fitore me rëndësi historike për njerëzimin. Nga ana tjetër ku zhvillim është i mbarsur me rreziqe të mëdha e të imagjinueshme. Mbi të gjitha është Efekti i Serës. Të gjithë e dimë që shtëpia e jonë planeti Tokë në të cilin jetojmë është i kufizuar në hapësirë e kohë. Ndoshta edhe për shumë miliona vite do të jetë e vështirë që të gjendet një tjetër. Në këtë kuadër Dielli, ajri dhe uji si faktorët më determinues të jetës janë pronë e përbashkët e mbarë njerëzimit. Prandaj kurrkush nuk duhet të sillet si padron dhe në mënyrë barbare mbi tokën e klimën e saj. Fenomeni i Serës është një nga rreziqet më të mëdha që i kanoset Njerëzimit. Është detyrë e të gjithëve veçanërisht e vendeve të pasura e të fuqishme që ta parandalojnë atë. Të gjithë e dinë që ka një rritje të temperaturës globale dhe të nivelit të deteve e oqeaneve. Efekti i Serës po sjell prishjen e ekuilibrave të natyrës duke shkaktuar përmbytje masive të zonave të ulëta dhe bregdetare si edhe mundësinë e afërt për zhdukjen nga harta gjeografike e disa shteteve shumë të vogla të Oqeanisë. Shkatërrimet dhe viktimat e shumta që llogariten në miliarda dolalrë e qindra jetë njerëzore, të cilat i sollën përmbytjet katastrofike në Europë, Azi, Afrikë së bashku me zjarret e mëdha në pyjet e SHBA etj. janë vetëm disa tregues me rëndësi të veçantë, të cilët paralajmërojnë për rreziqe dhe fatkeqësi shumë më të mëdha që e presin planetin tonë në të ardhmen. Fenomeni i Serës ka sjellë pakësimin e azonit në atmosferë duke krijuar mundësinë për depërtimin e rrezeve ultraviot të Diellit, të cilat janë fatale për çdo qënie të gjallë të planetit. Ai çdo ditë ndynë ajrin e tokës duke derdhur në atmosferën e saj sasira kolosale të gazrave helmuese. Çdo gaz i prodhuar që shkaktohet në natyrë “depozitohet” në “gjirin” e saj. Pavarësisht nga dekompozimi i një pjese shumë të vogël, shumica futet në mushkëritë e njeriut duke u bërë burim i disa sëmundjeve të gjakut e kanceroze. Ky fenomen pakëson vazhdimisht sasinë e oksigjenit në raport me përbërësit e tjerë. Për rjedhojë ajri që thithim bëhet gjithnjë dhe më i helmuar. Shkatërrimet masive të pyjeve të Amazonës, të Afrikës qëndrore dhe të vendeve të tjera pakësojnë në mënyrë tragjike sasinë e oksigjenit që prodhohet prej tyre, duke sjellë prishjen e ekuilibrave të jetës të planetit tonë. Pa pyll nuk ka ujë, ngrohje dhe ajër të pastër, nuk ka rreshje shiiu dhe klimë të stabilizuar, nuk ka toka pjellore, bujqësi e blegtori të përparuar si edhe mirëqenie e prosperitet të pandërprerë. Dëmtimet në përmasa të mëdha të pyjeve në vendin tonë gjatë viteve të fundit, i cili u karakterizua nga një tranzicion i vështirë ekonomiko-shoqëror ishin vetëm disa hallka të hekurta të zingjirit të barbarisë ndaj të sotmet dhe të ardhmes të ekonomisë dhe të jetës të masave të gjera punonjëse. Fajtorët dhe ata që kishin më tepër mundësi për të bërë më shumë për frenimin dhe ndalimin e këtij oragani të madh duhet të ju vijë rëndë dhe ta bartin mbi vehte për gjithë jetën përgjegjësinë e tyre ndaj brezave të sotëm dhe atyreve që do të vijnë. Cili ësht ai që ka shkuar në Pukë dhe nuk ka ndier dhimbje e trishtim në zemër kur ka parë me mijëra pisha të prera dhe kodra e male të zhveshura pa jetë. Gjithashtu shumëkujt i kujtohen kodrat e veshura me pyje pishe etj. të Rencit, Bardhajve dhe të Tepes, të cilat para viteve nëntëdhjetë ishin të mbuluara me gjelbërim kurse sot janë kthyer të shkreta… Megjithatë çdo gjë ka një kufi. Pas natës agon përsëri dita. Ajo vazhdimisht do të vijë çdo herë dhe më e bukur. Vendi ynë ka ende shumë pyje. Domosdoshmëria e tyre është jetike. Ato janë pasuri e madhe kombëtare. Mbrojtja dhe zhvillimi i tyre është detyrë e çdo qytetari. Ndryshe fatkeqësitë do na shtohen. Mungesa e pyjeve sjell shkretimin e vendit, gërryerjet masive të tokës, erozionin e saj, vërshimet e lumenjve, shtimin e shkretëtirës dhe të tjera pasoja negative. Shoqëria e konsumit krahas avantazheve pozitive po e mbyt Botën me mbeturinat e saj. Kësaj gjendje shqetësuese i shtohen edhe mbetjet kolosale teknollogjike, të cilat ngushtojnë jashtë mase ambjentin ku jetojmë duke rrezikuar tepër shëndetin dhe jetën e njerëzve. Mungesa e teknollogjive për riciklimin e mëtejshëm në shkallën e duhur të tyre, si edhe të fondeve përkatëse për përpunimin dhe likujdimin e mbeturinave që nga ato strategjike dhe deri të përdorimit familjar po e mbushin Botën me “kodra” e “male” plehërash dhe lëndë helmuese të gjitha llojeve. Kjo situatë paraqitet tej mase e rrezikshme. Në këtë drejtim për fat të keq janë të pakta rastet kur mendohet dhe punohet për përpunimin në bazë të standarteve të kërkuara teknike e teknollogjike të mbeturinave. Në përgjithësi në gjithë rruzullin ka një neglizhencë të patolerueshme. Çdo ditë që kalon Njerëzimi po ngushton hapësirën në të cilën jeton. Në këtë kuadër në kuptimin më të plotë të fjalës Planeti ynë është duke u zvogëluar nga dita në ditë. Një shembull tjetër nga qyteti ynë. Ka mundësi që dikush mund të mos e besojë. Megjithatë është e vërtetë. Dikur plehërat e qytetit mblidheshin në një hapësirë të destinuar te fusha e zallit të lumit Kir. Atje ishin hapur disa gropa të mëdha ku bëhej grumbullimi, sistemimi, seleksionimi dhe përpunimi sipas kritereve të caktuara agroteknike të mbeturinave, të cilat pas disa muajve ktheheshin në një lloj plehu me cilësi të larta ushqyese biologjike. Së bashku me mbeturinat përpunoheshin edhe jashtëqitjet e njerëzve, fekalet, të cilat sot fatkeqësisht shkojnë në lumin Buna dhe në det duke dëmtuar rëndë ekuilibrin jetësor dhe gjallesat e tyre. Kurse një pjesë tjetër e mbeturinave mund të grumbullohet e të përpunohet teknollogjikisht për t’u kthyer në amballazhe me vlera përdorimi. Mbeturinat e lëndëve radioaktive strategjike dhe të atyre me natyrë hemuese janë ndër ndotësit më të mëdhenj dhe të rrezikshëm të planetit tonë. Denatyrimi, shkatërrimi dhe zhdukja e tyre përfundimtare është domosdoshmëri jetike për sigurimin e të ardhmes, të kushteve të jetesës për brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë. Në zonat më të mëdha dhe të populluara të Globit sidomos në Azi e veçanërisht në Afrikë gjendja paraqitet tepër alarmante dhe e rrezikshme. Ç’po ndodh me kontinentin e zi? Ajo po digjet përditë nga zjarri i tmerrshëm i shkretirës. Uria, sëmundjet dhe epidemitë bëjnë kërdinë. Vetë kryeministri Bler e konfirmoi në Samitin e Tokës. Një kasaphanë e vërtetë. Sipas disa të dhënave nga Organizata e Kombeve të Bashkuara rezulton që rreth 800 milion njerëz jetojnë në kushtet e mizerjes. Në këtë kuadër çdo ditë vdesin nga uria njëzet e katër mijë njerëz. A ka tmerr më të madh kur prindërve fatkeq u vdesin fëmijët në duart e tyre. Duhet thënë se ekziston por në një nivel të ulët predispozicioni dhe kontributi konkret i disa vendeve të fuqishme për zbutjen e varfërisë me ndihmat e tye ushqimore. Por shtëpia nuk mbahet me miell hua, aq më tepër me të falur. Në këtë vështrim sa vlerë kanë ato, qofshin edhe plane të mëdha në letër, kur mungon në thelbin e tij humanizmi i plotë dhe sakrifica e vërtetë njerëzore për të bërë të paundurën për çrrënjosjen përfundimtare të mjerimit dhe të varfërisë të popujve të botës së tretë. “Planet janë të mëdha, por veprimet duhet të merren për të sjellë ujë të pastër në gojët e palara të djelmëve dhe vajzave Afrikane”. Very-Well. Plane inkurajuese. Megjithatë me keqardhje them që kjo nuk mjafton. Njërëzit kanë shumë më tepër nevojë. Ata duan jo fjalë për propagandë dhe as plane në letër, të cilat më tepër u shërbejnë autorëve të tyre. Kur atje vdesin miliona fëmijë në vit a nuk është ky një trishtim dhe rrezik i madh evident edhe për vendet e pasura të botës së qytetëruar? Së fundi – a nuk është një njollë e zezë dhe brengë e madhe për mbarë njerëzimin? Indiferentizmi i gjigandëve ekonomikë e financiarë të botës ndaj varfërisë ekstreme e mjerimit të përbindshëm po ndikon në shtimin e shpejtësisë të anijes tonë kozmike planetare duke rrezikuar jasht mase daljen e saj nga “orbita”. Nuk zhduket mjerimi, me lëmosha dhe donacione. Ai kërkon drejtësi, angazhim total dhe investime kolosale. Bota kurrë nuk do të ketë paqe, progres të vërtetë dhe qetësi kur miliona njerëz vdesin nga kuçedra uri. Fitorja e betejave të ardhme dhe suksesi i plotë e përfundimtar i luftës globale kundër terrorizmit është i lidhur dhe në funksion të zhdukjes të varfërisë e të mjerimit të qindra miliona njerëzve. Kjo është “thembra e Akilit” për një të ardhme më të mirë. Bota e pasur dhe e zhvilluar ka shumë më tepër mundësi ekonomike e financiare p të ndihmuar deri në maksimumin e mundshëm vendet e varfëra në zhvillim për t’i nxjerrë ato nga mizerja në rrugën e përparimit të pandërprerë të tyre. Saharaja po djeg Afrikën. Ajo i afrohet përditë Detit Mesdhe. Ekzistojnë të gjitha mundësitë që kjo shkretëtirë e pafund e përafërt me sipërfaqen e Europës të bëhet një nga zonat më pjellore e të begata të globit. Vetëm disa miliarda dollarë po të investohen lumi Kongo i dyti në botë pas Amazonës me një prurje vjetore të ujit shumë herë më e madhe se të Nilit mund të ndryshojë derdhjen drejt detit Mesdhe duke e bërë shkretëtirën e Saharasë një nga vendet më të banueshme e prodhimtare të planetit. Natyrisht duket se ende ekzistojnë dhe veprojnë disa faktorë të rëndësishëm gjeopolitikë e social-ekonomik të cilët e frenojnë këtë angazhim. Këto faktorë ndërthuren dhe ndikojnë në kohë me kahe e ngarkesa të ndryshme duke u fokusuar në një pikë nyje zgjidhja e të cilës do të sjellë një burim të jashtëzakonshëm energjie dhe vlerash për zhvillimin e Saharasë, të Afrikës dhe të mbarë botës. Me vullnet të mirë devocion më të madh dhe përqëndrim forcash nuk ka objektiv që nuk realizohet. Katastrofëne afrojnë shpenzimet kolosale për armatimin, veçanërisht atë bërthamor. Në gjithë botën ato arrijnë mbi njëmijë miliard dollarë në vit. Nga ana tjetër nuk është e vështirë të parashikohet dobia e jashtëzakonshme që do të vinte nga ndryshimi i destinacionit të tyre drejt mirëqenies, zhvillimit dhe përparimit të njerëzimit. Jo vetëm kaq. Rreziku paraqitet edhe më i madh. Sot armët bërthamore dhe armët e tjera të shkatërrimit në masë posedohen prej shumë shteteve duke krijuar boshllëkun atomik të mos kontrollit të plotë të tyre. mjafton hedhja e një bombe atomike, pa folur për atë me hidrogjen, e cila është disa herë më e tmerrshme që bota të përfshihet në flakët e një zjarri të përbindshëm atomik. Një rrezik tjetër potencial i cili mund të “prodhojë” armë të tjera me fuqi shkatërruese shumë herë më të fuqishme se ato që disponohen deri tani ndodhet i “fshehur” dhe rritet çdo ditë në laboratoret atomike të shkencëtarëve, fizikantëve dhe inxhinierëve të superfuqive e fuqive të tjera të mëdha të botës. Në këtë angazhim ka një pasion dhe ambicie të papërshkruar për studimin e zbulimin e të gjitha të fshehtave të mikrokozmosit, ose më konkretisht të atomit. Studimet dhe eksperimentet shkencore për të zbuluar grimcat më të vogla elementare të atomit që konsiderohen si gurët e fundit themeltar të ndërtimit të natyrës krahas dobive të mëdha për zhvillimin e përparimin e njerëzimit po krijojnë njëkohësisht një rrezik potencial të një apokalipsi të paparë ku të mos mbete kurrkush për të përshkruar si dëshmitar se çfarë ndodhi mbrenda një të qindës të sekondës. Burime të jashtëzakonshme energjie ndodhen në planetin tonë. Shfrytëzimi veçanërisht i nxehtësisë së Diellit është me interes dhe leverdi të madhe. Perspektiva e saj është e ndritur dhe e pakrahasueshme me asnjë burim tjetër energjie. Edhe në të ardhmen një rëndësi të veçantë do të kenë burimet hidrike. Është llogaritur që vetëm në ngushticën e Gjibraltarit mund të ndërtohen disa hidrocentrale, të cilat do ti japin dritë të gjithë Afrikës e Azisë të marra së bashku. Mbipopullimi i botës nuk mund të ndalohet me masa drakoniane ndaj krijesave njerëzore. Bota sa vjen dhe bëhet më antihumane. Mjerimi i tmerrshëm nuk vjan nga popullsia e tepërt por nga padrejtësitë e mëdha shoqërore, nga ndarja e keqe e pasurisë dhe nga luftërat mizore për sundim e hegjemoni. Kur u dekorua me çmimin Nobel për Paqe Nënë Tereza tha “Nëse një nënë vret fëmijën që mban në barkun e saj atëherë çfarë mbetet për ty dh emua? Të vrasim njëri-tjetrin?” Situata tej mase e rënduar e këtyre ditëve me përmbytjet e mëdha në rrethet e Lezhës, Shkodrës, Beratit, Gjirokastrës etj. ku u shkatërruan me qindra shtëpi, u përmbytën me mijëra ha tokë dhe shumë njerëz mbetën pa stehë në mes të rrugës, ujit dhe shiut, pa energji elektrike, ujë të pijshëm, bukë, veshmbathje, rroba fjetjeje e ushqime tregon se pasojat e veprimtarisë barbare të anarkisë dhe të mungesës së veprimit efektiv të ligjit për mbrojtjen e natyrës janë të pashmangshme dhe paralajmërojnë rreziqe shumë më të mëdha. Prandaj S.O.S. Njerëz jeni vigjilentë. Katastrofa po afrohet. Shirat e rrëmbyeshëm paraqesin edhe rreziqe të tjera potenciale, të cilat mund të ndikojnë negativisht në një moment të caktuar në gjithë zonën gjigande ujëmbledhëse të liqeneve të kaskadës të lumit Drin, të cilat janë të ndërtuara mbi bazën e disa limiteve e standarteve të llogaritura në shkallën më të lartë, por mungesa e investimeve të rëndësishme për një kohë të gjatë do të çojë në konsumin gradual dhe uljen e pashmangshme të shkallës të sigurisë së tyre. Natyra kurdoherë është e bukur, bujare, jetëdhënëse dhe në përgjithësi ajo sillet mjaft mirë me ne. Veprimtaria e jonë e përditshme dhe aksionet masive për mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit janë tregues kuptimplotë të qytetërimit tonë. Por kur e nënçmojmë dhe e dëmtojmë ajo hap pas hapi ndryshon duke u bërë gjithnjë më e egër dhe hakmarrëse. Kujdes njerëz. Qëndroni vigjilent. Katastrofa po afrohet. Ne kemi mundësi ta parandalojmë atë. Për këtë duhet më tepër besim, kulturë, angazhim, veprimtari, humanizëm dhe fisnikëri. Djelmt e nënave ushtarë u futën me not në thellësi të ujërave të lumit Mat për të shpëtuar jetën e tre fëmijëve. Ky është një shembull i shkëlqyer sinjifikativ i një humanizmi të lartë i njeriut për njeriun dhe tregues i ekzistencës së burimeve kolosale shpirtërore të cilat janë një garanci e shpresë për ditë më të mira në të ardhmen. Luigj Temali
Strategjia e një qyteti polak të quajtur Katovicë, dominon politikën shqiptare -Shqiptarët duhet të zgjedhin gjithmonë: në pushtet ose Nano ose Berisha- Pas 10 viteve demokraci, dy personat e vetëm që kanë qeverisur Shqipërinë, knaë vendosur se duhet një mazhorancë e fortë për të garantuar stabilitet dhe zhvillim të vendit. Alternativat? Janë vetëm dy: PS ose PD, e thënë ndryshe dy ish të PPSH-së. Të tjerët? Kontrono ose jashtë politikës aktive. Është dashur të kalojnë 10 vite që shqiptarët të kuptojnë se vetëm dy alternativa, dy parti dhe vetëm dy individë mund ti qeverisin. Flitet në emër të shqiptarëve, pasi rreth 70% e tyre, kanë votuar në zgjedhjet e fundit dy të mëdhenjtë e politikës shqiptare. Gjithçka është sanksionuar më 10 tetor që përkonte me ditën e të sëmurëve mendorë, analogji kjo krejt e rastësishme. Fatos Nano dhe Sali Berisha, kësaj rradhe edhe me bekimin e konsensualit Alfred Moisiu, kanë vendosur alternimin e pushtetit vetëm me PS dhe PD. Një sistem mazhoritar me bazë të gjerë, me një proporcional me prim për partinë apo koalicionin fitues të zgjedhjeve politike, është propozimi dhe sipas gjasave edhe vendimi për takimin më të afërt elektoral. Si Nano, aktualisht në pushtet, ashtu edhe Berisha ish-pushtetar, janë të mendimit se vetëm kështu mund të garantohet stabiliteti i qeverisjes, kushdo që të jetë në pushtet. Nëse një parti, merr shumicën në mazhoritar, do të marrë diçka më shumë në proporcional. Po kush e qeverisi në këto 10 vite Shqipërianë, a kishte mazhoranca stabile për të garantuar reformat dhe derivatet e tyre?
Duke bërë një kthim prapa në këto 10 vite, vëren se në çdo periudhë, pavarësisht se kush e mori pushtetin PS apo PD, në Kuvend kanë patur shumë më tepër se 55% të vendeve, pa llogaritur se në disa raste, përqindja arrinte edhe 2/3 e deputetëve. Mazhorancat kanë ekzistuar, ndërsa në këto 10 vite, shqiptarët kanë patur mundësi të provojnë vetëm dy alternativa, të djathtën e majtë të PD dhe të majtën e djathtë të PS. Nëse deri më 10 tetor 2002, çdo forcë politike ëndërronte të qeveriste Shqipërinë, tashmë vetëm PD dhe PS do ta kenë këtë të drejtë e privilegj. Shumë shpejt kjo do të sanksionohet edhe në ligje, pasi Nano dhe Berisha i kanë të gjithë numrat e nevojshëm. Kjo do të arrihet përmes rritjes së pragut parlamentar, i cili nga 2.5% mund të arrijë në 5%, të cilin asnjë parti nuk mund ta kapë, përjashto ndoshta Demokratët Reformatorë. Kjo do të thotë, që rreth 30% e elektoratit shqiptar, që nuk voton as PS e as PD, të përfaqësohet nga këta deputetë, pasi përqindja e fituar prej tyre (nën 5%), do të ndahet mes të mëdhenjve. Shkelet kështu, parimi themelor i demokracisë, duke bërë, që numri i partive në Parlament, të numërohet me gishtat e vetëm njërës dorë. Për partitë e tjera, alternativa është kontorno (të pranojë lëmoshën e të mëdhenjve në një listë proporcionale koalicioni fiktiv) ose të mbeten jashtë Kuvendit, larg politikës aktive. Ndërsa diçka me pasoja për demokracinë e brishtë shqiptare, pritet të ndodhë, vëren se dy të mëdhenjtë, bashkohen në një pikë. Duke i kërkuar leje të madhit Dritëro Agolli, citojmë në postulat të tijin, më saktë pjesën e fundit të tij: “…kanë dalë nga mitra e përgjakur e PPSH-së”. Kur do të mbarojë tranzicioni (që në Shqipëri, justifikon dhe ka për të justifikuar gjithçka) dhe sa kohë do të përmendet në vendin e shqiponjave një qytet polak i quajtur Katovicë? Blerti Delija
Nano afër dorëheqjes, kryeministre një putanë Në politikën dymbëdhjetë vjeçare kemi dy faktorë: Faktorin Nano dhe faktorin Berisha. Meqë edhe punët, veçmas tash pesë vjet i kemi mbrapsht, të analizojmë të dytin para të parit dhe të keqin më shumë se të mirin. Ish presidenti shqiptar, sot shef i suksesshëm i opozitës, askush nuk mund të mohojë se është ekstraversionist, çka nënkupton impulsivitet, gjallëri, veprim dhe shoqërueshmëri. Ndërsa Fatos Nano po shquhet si neurotecizmik, pra ka reflektuar qëndrueshmëri emocionale, ka treguar qetësi e nerva, nuk është përputhur me të tjerët, një lidership i mënçur dhe i çmendur. Pra, me pak fjalë, veprimi i zgjuar e i ndershëm dhe shoqërueshmëria edhe me ata që nuk meritojnë bashkëveprim, për hir të një strategjie që deshifrohet ardhëmëri më e mirë e shqiptarëve, e opozitës me skicofrenët eklektrikë, po bën të shpejtë rrëzimin edhe një herë të qeverisë “Nano 4”. Na vjen mirë apo keq, pak rëndësi ka, por tek e fundit të tërë jemi dëshmitarë okularë se edhe tre herë të tjera, kur opozita ka qenë pranë marrjes së pushtetit, Fatos Nano nga i “çmëndur” është shndërruar në i “qetë” duke thënë: -Unë nuk bëj për kryeministër, po vendosim një më të pranueshëm, – dhe na ka servirë herë një Metë, herë një Majko e prapë një Metë, si në skenë: “një, dy, te, prova teknike”. Ka vepruar kështu, pastaj ka nxjerrë dhëmbët duke qeshur me të madhe dhe duke i matur gishtin e mesit popullit. Eh, ky popull është gënjyer, është bindur, mbase pa vullnet. Pozita që dikur ishte një shtet i mirë, gjithherë ka bërtitur me të madhe: -Ky është shtet kriminel, komunist, hajdut, mashtrues, – dhe i ka lënë popullit të nënkuptojë se ajo është aty, kur populli të mos durojë më dhe që, fatkeqësisht ky realitet ka ardhur. Mbase sollëm pakëz skena ironike, po a nuk ishte ironi fakti që Mero Baze lëshon një mendermethënë tymçe duke kiqatur si këlysh për demokraci dhe duke shpallur me të madhe për zgjatje të pushtetit komunist, kur mendimin e kryebashkiakut të Shkodrës Ormir Rusi që, padyshim është më i suksesshmi në tërë historinë e këtij qyteti, për zgjerimin e hapësirave për të dhënë atë që i nevojitet komunitetit, duek zgjatur mandatin e pushtetit vëndor, e shpërfill? Baze e shumë të tjerë as kanë qenë ndonjëherë në Shkodër. Baze dhe shumë të tjerë nuk e dinë se Shkodra mbytej nga uji me një gjysëm ore shi dhe kësaj here me gjithë ato rrebeshe të pazakonta nuk pësoi dëme, falë një pune vërtetë të dukshme me kanalizimet e rrugët. Po cilat janë “kanalet” e rrugëve politike? 1- Kryeministri ynë është pak tip guerrilas. 2- Asnjëherë nuk janë fituar zgjedhje në Shqipëri duke qenë Nano kryeministër. 3- Opozita është e fuqishme dhe më e besueshme. Duam të themi se Nano do largohet, duke u gërmushur e gjoja i mënirë me kolegët e vet për të bërë të pamundurën, rimarrjen e frenave të shtetit, patjetër për të hypur sërish në krye të ekzekutivit, thua se shteti është kalë. Në një batak të tillë të veprimeve emocionale, meqenëse tërë ministritë, tërë drejtoritë e drejtorive, tërë aparati shtetëror, tërë diplomatët, tërë zyrat e dhjetëra policive nëpër qytete që të gjitha po shesin pasaportat me nga një milion lekë, flitet se mbajnë afër shumë sekretare dhe që kanë pranuar edhe skena të çburrërimit të institucioneve dhe për skandale të tilla të pamoralshme me një vendim të qeverisë, seksi femër ka hequr minifundet e veshur pantallonat për të fshehur dhjamosjen e tepërt e për të nxjerrë linja më joshëse, të lind ideja se për kryeministre do ishte shumë e përshtatshme një Putanë. Në fund të fundit, populli nuk do thoshte: -Na mbytën hajdutët, na mbytën kontrabandistët, na mbytën kameleonët… Kështu pra, në këtë fillim fundi, shteti do kishte pamjen prej vërteti. Editorial nga Sokol Pepushaj
Bandat e pushtetit e detyrojnë të braktisë vendlindjen! Quhet Leonard Pjetër Noci. Ka lindur në fshatin Petroshan të komunës së Kastratit më 01 Prill të vitit 1981. E gjithë historia e familjes së tij përmblidhet vetëm me tre fjalë: patriote, antikomuniste dhe përçuese e idealeve demokratike progresiste. Pikërisht në këtë truall ka lindur dhe është rritur djali i Pjetër Nocit, Leonardi në karakterin e të cilit janë skalitur virtytet e larta të trashëguara brez pas brezi; dashuria për vendlindjen, besa dhe bujaria, mipritja tradicionale e malësorëve dhe papajtueshmëria me të keqen e të shëmtuarën. Babai i tij, Pjetër Dodë Noci ka provuar dhunën, torturat dhe 25 vitet e tmerrshme të burgut i cilësuar si kundërshtar i rrezikshëm politik i sistemit diktatorial nga segmentet e inkriminuara të shtetit të asaj kohe. Të njëjtin fat kanë patur edhe dy dajat e Leonardit, përkatësisht Dedë Pashko Bruçaj e Ejll Pashko Bruçaj të dënuar me nga 25 vjet burg dhe të etiketuar si kundërshtarë të pushtetit dhe agjentë të shërbimeve sekrete të shtetit serbo-malazez. I rritur në kushtet të tilla dhe i cilësuar si pinjol i klasave të përmbysura, Leonard Noci qysh në moshën 15 vjeçare bashkohet me inspiruesit e lëvizjeve demokratike të udhëhequra nga Presidenti i asaj kohe doktor profesor Sali Berisha. Si një i ri me vizione demokratike, Leonardi pranohet anëtar i Partisë Demokratike në vitin 1999 dhe emërohet në detyrën e kryetarit të forumit rinor të kësaj partie, detyrë që e kryen me devocion deri në muajin qershor të vitit 2002. Si aktivist i forcës më progresiste në vend, Leonardi merr pjesë në të gjitha protestat paqësore dhe mitingjet e organizuara nga opozita në rrethin e Malësisë së Madhe, aktivitetet që dukshëm bien në sy të bandave të pushtetit neokomunist të instaluar dhunshëm pas revolucionit të armatosur të 97-ës. Veçanërisht në votimet parlamentare të qershorit 2001 u dallua në ruajtjen e votave të kandidatit për deputet të partisë demokratike Gjovalin Bzheta, i cili fitoi bindshëm përballë kandidatit socialist Ruzhdi Duli, kjo edhe në sajë të vetmohimit e gatishmërisë që treguan anëtarët demokratë të komisioneve zgjedhore, të cilët për asnjë çast nuk u trembën përballë kërcënimeve me armë e mjete të blinduara të pushtetarëve aktualë. Kështu Leonardit dhe shumë veprimtarëve të tjerë demokratë iu desh një përballje me shkopinjtë e gomës, dhunën nëpër birucat e komisariateve të policisë dhe presione nga më banalet për të çuar në parlamentin shqiptar zërin e demokratëve të Malësisë përmes përfaqësuesit të tyre Gjovalin Bzheta. Aktiviteti i shtuar në favor të forcave demokratike i Leonard Nocit vihet në shënjestrën e organeve të specializuara të diktaturës së instaluar neokomuniste, të cilat shtojnë presionet me letra anonime e deri me kërcënime për eleminim fizik të djaloshit demokrat nga fshati Petroshan i Komunës së Kastratit. Kulmi i veprimeve banditeske kundër lirisë së personit arrin në 11 vjetorin e vrasjes së dëshmorëve të demokracisë në Shkodër. Dhjetëra policë, njerëz me uniformë, banditë të paguar të segmenteve të inkriminuara të shtetit mafiozo-stalinist shqiptar, në mes të ditës dhe në sy të qindra njerëzve keqtrajtojnë barbarisht të riun nga Petroshani, Leonard Noci më 2 prill 2002. Qysh prej këtij momenti jeta e të riut Leonard Noci bëhet e padurueshme në vendlindjen e tij. Për asnjë çast nuk reshtin presionet dhe kërcënimet ndaj tij të cilat e detyrojnë të largohet përfundimisht nga Shqipëria më 6 qershor 2002 për t’u instaluar diku në një nga shtetet ku jeta dhe liria e personit mbrohen me ligj, në kërkim të shpresës për të mos u pushkatuar nga aspirantët e paguar të një shteti që vetëm emrin ka të tillë. Raste të tilla të dhunës e persekutimit ka me qindra në rrethin e skajshëm të veriut të vendit. Ky është fati tragjik i malësorëve në shekullin e ri! Rifat Ymeri
Urën e Bunës e shembën klanet mafioze. Ekzistenca e lobit alla Afganistan po frenon transparencën. -Pse policia deklaroi se betoniera ishte bosh dhe me një peshë 8 ton, ndërsa realisht pesha është mbi 12 ton dhe ajo e rëna bashkë me urën ishte 25 ton?! -Pse kryebashkiaku Ormir Rusi nuk ka kërkuar asnjëherë, ashtu si policia për të gjetur përgjegjësit e shembjes? -Pse Prokuroria nuk hap hetime për shkaktarët e shembjes, apo mos duhej të vdiste dikush? -A ka lidhje ndonjë zyrtar i administratës “Rusi” me shembjen e Urës së Bunës dhe pse çirret pa iu drejtuar Prokurorisë, deputeti Ferid Hoti?! Të gjitha mediat, nën trysninë e opinionit që kërkonte rikonstruksion të shpejtë dhe të pushtetarëve vendorë, vetëm sa pasqyruan shembjen e njërës prej pjesëve të Urës së Bunës në kufirin kohor fundshtator-fillimtetor. Po cilat ishin shkaqet që sollën një eveniment mediatik të padëshirueshëm për Shkodrën? Ishte fillimisht kryebashkiaku i Shkodrës Ormir Rusi, ai që kërkoi që mediat të mos merreshin me përgjegjësit. Të njëjtën gjë, madje përmes kamerave televizive, kërkoi edhe ministri i transportit Spartak Poçi, i ardhur me urgjencë në qytetin e Shkodrës. I vetmi që ngriti zërin, ishte deputeti Ferid Hoti i cili, me sa duket kërkonte të sulmonte më shumë Rusin, se sa të merakosej për përgjegjësitë. Siç e pohoi edhe vetë kryetari i bashkisë, Hoti kishte patur ëndërr të bëhej qytetari i parë i Shkodrës, ndërsa kërkoi të shfrytëzonte situatën për të sulmuar Rusin. E vërteta qëndron ndryshe për përgjegjësitë dhe ngjarjen në përgjithësi. Faji për shembjen e urës, është tërësisht i betonieres që rreth orës 8.30 të asaj dite, po kalonte mbi Urën e Bunës. Pesha e saj, e deklaruar nga policia e qarkullimit rreth 8t, ishte e rreme. E njëjta betoniere, pasi në Shkodër, janë vetm dy të tilla, peshon bosh mbi 12t. Dëshmitarë okularë theksojnë se ajo ishte e ngarkuar, pasi edhe mekanizmi sillej ndërsa lëvizte. Ngarkesa e plotë në këtë gjendje është 25t, ndërsa kapaciteti maksimal ishte 10t dhe komentet janë të kota. Po pse gënjen policia? Është e thjeshtë, respektimi i kapacitetit të Urës së Bunës, duhej bërë nga policët e qarkullimit rrugor, kështu që pjesën më të madhe të përgjegjësisë do ta mbante drejtoria e policisë Shkodër. Kjo është hallka e parë e një mekanizmi mëkatarësh. Siç e keni vërë re, më se dy herë kryetari Rusi refuzoi të përcaktonte përgjegjësit për shembjen e Urës së Bunës. Ai nuk kishte asnjë përgjegjësi direkte apo indirekte mbi të, por çfarë e pengoi të kërkonte përgjegjësit dhe njëkohësisht të duronte fyerjet e deputetit Hoti? Duhet të kthehemi pak në kohë tek shembja e urës. Betonieria ishte e një prej firmave të qytetit tonë. Më kot mediat e Tiranës, ia vunë fajin drejtuesit të mjetit, i cili si të gjithë me atë zanat mbante familjen dhe në fund të fundit, zbatonte një urdhër të drejtuesve të firmës. Po cila është lidhja e Rusit me firmën pronare të betonieres që shembi urën më të rëndësishme të Veriut Shqiptar? Emri i firmës është mbiemri i njërit prej pjestarëve të administratës Rusi, madje përflitet edhe si bashkëpunëtor i qytetarit të parë të Shkodrës në shumë afare të pastra. Për të shpëtuar njeriun e tij nga përgjegjësia direkte, pse jo edhe penale. Rusi arriti të marrë heshtjen për këtë çështje edhe të ministrit Poçi, prefekti Leqejza dhe të ndonjë pushtetari të zgjedhur. Këtu duket se mbyllet cikli, por faktikisht duhej të hynte në lojë prokuroria. Akuza vihet në punë pas një kallzimi, i cili edhe pse deputeti Hoti bërtiti, u nevrikos dheu gëzua shumë që profecia e tij e shkatërrimit u realizua, i zgjedhura i Shkodrës nuk guxoi të depozitonte dokumentat në Prokurori. Të gjithë faktorë-aktorët, lidhen së bashku në një nga interesat dhe investimet shumëplanëshe në mes të qytetit. Në raste të veçanta, prokuroria mundet të hapë edhe vetë çështje penale kur ka në dorë elementë, jo më në rastin e Urës së Bunës, ku ishte në dorë pjesa e shembur dhe betoniera. Edhe organi i akuzës, është pjesë e të njëjtit zinxhir të fshehjes së përgjegjësisë për shembjen e Urës së Bunës. Nëse dikush do të vdiste gjatë shembjes, shumë persona do të kalbeshin në burg ka thënë njëri prej prokurorëve, duke lënë të kuptohet se akuza priste të vdekur për të zbatuar detyrën funksionale. Edhe mediat lokale audio-vizive, nuk marrin guximin të ngrejnë zërin për nxjerrjen e të vërtetës në dritë të diellit. Pasiguria e gazetarëve dhe ekzistenca e këtij lobi të fuqishëm që ka një mbiemër që lidhet me luftën në Afganistan, frenojnë edhe këtë mundësi për transparencë. Vetëm “Shqipëria Etnike”, ashtu si gjithmonë nuk heziton në zbardhjen e të vërtetës, duke ftuar organet kompetente, të nisin punën, pasi nuk është vonë. Betoniera nuk është nxjerrë akoma dhe du diagaçë të ushtrisë, kanë rënë në Bunë duke u përpjekur ta lëvizin. Nëse e vërteta do të dilte në dritë, përveç Urës së Bunës do të zbardheshin edhe mjaft afera të tjera, shumica e të cilave janë të pista. Nuk kënaqemi me ndëshkimin e të tjerëve, pasi vini re, në editorialin e këtij numri, drejtori i gazetës ka thënë fjalë të mira për bashkinë e kryebashkiakun Rusi, por me daljen e të vërtetës lakuriq në sy të të gjithë Shkodrës e shkodranëve, kryejmë një shërbim që kur zgjedhjet e tjera të vijnë, të mendohen para se të japin votën. Albert Vataj, Vasel Gilaj
Kanuni eklipson ligjin Veriu i Shqipërisë, veç diskriminimit politik e ekonomik, siç edhe tha me zë të lartë në parlamentin shqiptar ditët e fundit nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë dhe nënkryetare e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ku faktet e shifrat ishin të “çmendura”, ka edhe në diskriminim total social, ku plaga më e ndjeshme është gjakmarrja. Në Veriun e Shqipërisë ka mbi dhjetë vjet që ligji është eklipsuar nga Kanuni i maleve, nga Kanuni i Lekë Dukagjinit, nga ato zakone të vjetra që vrasësi duhet vrarë, madje edhe kushërinjtë e të afërmit. Në Shkodër fjala vjen është një lagje e tërë që është pagëzuar “Lagja e Gjakut”, ku shteti nuk është i zoti të vendosë autoritetin e vet ligjor dhe megjithëse e di që kjo lagje gjendet në zonën e Zooteknisë, hesht duke lënë hapësira të konflikteve me vrasje njerëzish. Kukësi, Tropoja, Shkodra, Malësia e Madhe dhe Puka, janë zonat më problemore. Janë pikërisht këto zona që shteti me qëllim i ka lënë pas dore sipas fakteve dhe deklarimeve publike të nënkryetares së Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli. Më shumë këtë fenomen e vuajnë gratë dhe fëmijët. Dëshmi e kësaj drame është edhe Mirela Mark Hadia dhe dy fëmijët e saj Azerta dhe Bruno. Ata nuk mund të lëvizin, nuk mund të dalin askërkund, pasi hakmarrja nuk ka fund. Mirelës, më 7 prill 2002 i kanë vrarë burrin, të quajtur Azem Hadia për çështje inati. Mësohet se Azem Hadia ka qenë i martuar më parë me një grua tjetër dhe vëllezërit e gruas së parë e kanë vrarë. Më vonë Mirelës i kanë djegur edhe shtëpinë dhe megjithëkëto shteti e policia nuk vepron. Banesa ku Mirela me dy fëmijë të vegjël jetonte si mos më keq është djegur më q gusht të këtij viti, duke i lënë pa asnjë mbrojtje. Rrugëve të Shqipërisë lëvizin të lirë vrasësit, kriminelët, por edhe gjykatësit, prokurorët, hetuesit. Kjo është panorama shqiptare. E përballë kësaj panorame është ngritur ligjërisht edhe një komision i faljes së gjaqeve, ku shihet qartë se ligji është i pazoti, madje i eklipsuar totalisht nga Kanuni. Sokol Pepushaj
Familjet demokrate braktisin Shqipërinë Ndër familjet e shumta të cilët nuk kanë gjetur siguri në Shqipëri, për arsye të bindjeve politike po detyrohen të largohen nga vendi, siç është familja Gega. Enrik Gega, i datëlindjes 28. 10. 1959 e bashkëshortja e tij Terezina Gega, e datëlindjes 3. 10. 1962, të cilët për shumë vite nuk kanë pushuar vuajtjet. Ndonëse Terezina që në fëmini u detyrua të ndërrojë mbiemrin në (Radoina, Vuksani) ku familja e tyre jetonte me njollën e se kushërirët ishin arratisur, të cilës i arrestuan babën Zefin e kushëririn Dedën, 15 vjet për bindje politike së bashku me Can Tahirin. Duke mos mundur të arratisen i internojnë në fermën e Bardhajve, ku për vite të tëra pranuan punët më të rëndomta e të rrezikshme për shëndetin duke i kontrolluar me racion bukën e ushqimet e përdorimit të përditshëm. Këto bashkëshortë morën pjesë në të gjitha proceset demokratike siç ishte 14 janari 1990 në rrëzimin e bustit të Stalinit. Morën pjesë në nëntor 1990 në meshën e parë në varrezat katolike, në demonstratën e 13 dhjetorit 1990. Që në shkurt 1991 bëhen anëtarë të PD të Shkodrës ku marrin pjesë në në ngjarjen e 2 prillit 1991, ku u vranë 4 vetë e u plagosën 139 të tjerë. Më 14 shtator 1998 morën pjesë në përcjelljen për në banesën e fundit të liderit demokrat Azem Hajdarit. Në këtë ceremoni mortore arrestohet Enriku duke u rrahur barbarisht nga policia. Zgjedhjet e fundit të 24 qershorit 2002 për zonën Nr. 2 ishin tepër të vështira. Njerëzit e pushtetit socialist i kërcënuan se po të vazhdonin kështu do tu vrasin. Edhe pse disa herë u paraqitën në polici për të kërkuar mbrojtje nga presionet e kërcënimet që iu bëhej në trajtime çnjerëzore të familjes e në kërcënimin e jetës, policia nuk mundi t’u sigurojë jetën e tyre nga mafia politike. Ku mjaft familje vuajnë çdo ditë, nga e drejta e tyre e mohuar për të mos marrë pjesë në proceset demokratike në vend. Prandaj kthimi në shtëpiën e tyre është i pasigurtë. Zef Nika
Shteti i anarshisë Veçmas kohët e fundit politika shqiptare po çirret sikur në Shqipëri funksionon ligji, shteti po vendos autoritet etj. Është kjo një fasadë fallco para perëndimit, pas i realiteti që shihet me sy është krejt tjetër. Në pesë vitet e fundit janë vrarë rreth 4500 shqiptarë të pafajshëm. Ky fakt tragjik që nuk ka shembull tjetër në botë, është fytyra tepër e pistë e anarshisë dhe ligjit të xhunglës. Bandat, natyrisht të dirigjuara nga shteti vendosin gjoba si në mesnatë, ashtu edhe në mesditë. Kryeqendra e veriut shqiptar, Shkodra është edhe kryeqendra e kriminalitetit. Një fakt banal, është edhe drama e Mirsad Reçit nga Shkodra. Mirsadi ka patur një lokal dhe bandat, siç po ndodh rëndom në Shqipëri i vunë disa herë gjova. Për të mënjanuar ngatërresat, gjobat i pagoi tre herë. Erdhi një moment që duhej vetëmbrojtur. Banditët përdorën armët dhe Mirsadit iu vranë dy vëllezërit, Sokoli e Sajmiri. Nga pala e grabitësve qenë vrarë katër vetë. Që aso kohe dy familjet janë të ngujuara. Axha i Mirsadit, Arben Reçi, që ka qenë bashkëpronar i lokalit nuk guxon të dalë, ndërsa i ati Tasim Reçi megjithëse s’ka asnjë faj, pasi kanë mbrojtur pronën e vet është në proces për tu dënuar ndërkohë që kriminelët janë jashtë vëmendjes së organeve të drejtësisë.
Mustafa Rama, viktimë e terrorit Të rinjtë demokratë, ata që kanë reflektuar dhe aspiruar vlera të vërteta për një Shqipëri të lirë, sot janë nën shënjestrën e shetit anarshist. Terrori psikologjik e fizik, tiparet e shtetit socialkomunist bolshevik, janë pamja e sotme e realitetit të zi dhe pa perspektivë të Shqipërisë. Vetëm ditët e fundit në Shkodër janë vrarë katër vetë dhe policia e shteti si gjithherë kanë kapur viktimat. Madje, ditë më parë, kur u hodh në erë një makinë policienë Xhabiaj të Shkodrës, ka zëra që atë e shpërtheu vetë policia për të krijuar imazhin e rremë se ajo përballet me krimin dhe kriminelët hakmerren edhe ndaj shtetit, por e vërteta është se shteti është bashkëpunëtor në krim. Gazeta jonë dhe tërë shtypi i pavarur shqiptar ka denoncuar qindra raste që komprometojnë shtetin. I tillë është edhe rasti i demokratit Mustafa Met Rama. Si shumë ish të persekutuar gjatë sistemit të Enver Hoxhës, ai ka lindur në Burrel më 24. 01. 1961, pasi i ati i tij Met Rama më 1960 u dënua pesë vjet burg politik për agjitacion e propagandë. Burreli ka qenë ferri i Shqipërisë, vendi i burgut dhe internimit, ku familja e Met Ramës qe internuar dhe i qenë mohuar të drejtat e liritë më elementare njerëzore. Si pinjoll i një familjeje antikomuniste, Mustafa Rama u ingranua që në fillim të proceseve demokratike në krah të opozitës. Ai mori pjesë aktive në tërë demonstratat e protestat politike antikomuniste si më 14 janar 1990, kur u rrëzua busti i Stalinit, më 13 dhjetor 1990, kur u rrëzua busti i Enverit, më 16 qershor 1990 kur u varros dëshmori i parë i demokracisë Pëllumb Pëllumbi, më 2 prill 1991, kur u vranë katër dëshmorë dhe u plagosën 163 shkodranë, si dhe ka dhënë kontribut në çeljen e kishave e xhamijave më 1990. Është dhunuar e kërcënuar me vdekje disa herë, si më 2 prill 1991 nga forca të errëta të Sigurimit të Shtetit, në maj 2002 dhe e shoqja Edlira Rama, edhe kjo një demokrate e njohur në Shkodër, në qershor 2002 është rrahur dhe vetëm falë fatit ka shpëtuar pa e vrarë. Kjo familje shqiptare që mbrojti vlerat e përdhunuara të demokracisë nga forcat anarshiste komuniste, u detyrua të braktisë Shqipërinë. Sokol Pepushaj
Diskriminimi i familjeve të përziera në Shqipëri Para viteve ’90 dhe pas, shumë të rinj shqiptarë të feve apo etnive të ndryshme, janë dashuruar dhe janë martuar me njëri-tjetrin. Shumë herë kundër vullnetit të familjeve të tyre dhe kundër “ligjeve” të pashkruara shoqërore. Në shumë raste një vajzë muslimane martohej me një djalë katolik, apo anasjelltas. Një shqipëtar apo shqiptare me origjinë greke, sllave, maqedonase, rome, magjype, gabele, etj., martohej me një tjetër jashtë etnisë së tij apo të saj. Ky fenomen ishte dhe është i njohur në Shqipëri. Për hir të dashurisë, këta persona nënshkruan diskriminimin racor dhe fetar për vite me radhë. Në shumë raste ata hiqeshin nga puna, nuk kualifikoheshin për shkolla apo punë shtetërore, vetëm sepse njëri nga ata ishte minoritar. Kohët e fundit, ky diskriminim ka arritur shkallë të larta. Familjet e përziera janë sulmuar, rrahur, keqtrajtuar dhe në disa raste dhe vrarë nga grupe të organizuara që nuk e pranojnë “gjakun e përzier”. Incidentet fatale janë më tepër të drejtuara kundër romëve, magjypëve dhe gabelëve. Por nuk mund të përjashtojmë rastet e tjera kur incidentet fatale kanë të bëjnë me fenë apo pakicat e tjera. Fier, Elbasani dhe Tirana kanë njoftuar shumicën e incidenteve. Më datën 15 janar 2002, familja e Sulejman Nezirit, me origjinë rome dhe me banim në Tiranë, u sulmua nga një grup meshkujsh në orët e vona të natës, kur ata po ktheheshin nga pjaca. Djali i Sulejmanit, Enkeledi dhe vajza Enkeleda, u munduan t’i qëndronin këtij sulmi, por turma i mposhti ata. Të dy, Enkeledi dhe Enkeleda u dërguan në spital për mjekim. Po kështu Llesh Hardhija gjeti vdekjen para shtëpisë së tij në Reç, më datën 10 Tetor 2002, kur një grup supremacist e therën në prezencën e gruas së tij, vetëm sepse ai ishte rom dhe kishte shkuar të jetonte me djalin, Arbenin, në shtëpinë e re që sapo kishin bërë. Gruaja e Lleshit ishte katolike dhe e bardhë, ndërsa Lleshi ishte rom dhe kjo ishte e vetmja arsye për vdekjen e tij tragjike. Çfarë është shqetësues këtu është fakti se policia dhe shteti nuk po marrin masa që incidente të tilla të mos ndodhin më. Jeta dhe gjaku i pakicave kombëtare në Shqipëri duhet të jetë e barabartë me atë të maxhoritetit. Ne si shoqëri duhet të mos e lejojmë një gjë të tillë të bëhet normë. Të gjithë duhet të jemi të lirë të fejohemi e të martohemi me kë të dëshirojmë, qoftë katolik, mysliman, grek, maqedonas, rom, i bardhë, i zi, gabel apo arixhi, pa frikë diskriminimi dhe vrasjeje. E këtë mund ta sigurojë vetëm shteti, kur të arrestojë, të burgosë dhe të dënojë çdo njeri që e kryen këtë akt kriminal kundër “gjakut të përzier”, apo pakicave kombëtare. Vasel Gilaj |