Dëshmi historike që përcaktojnë miqtë dhe armiqtë tradicionalë
Ndërsa po bisedoja me një mikun tim i cili kishte vizituar një muzeum në Cetinë apo në Podgoricë; ndër të tjera më tregoi se aty kishte parë shumë flamurë dhe uniforma ushtarësh dhe oficerësh turq, të zënë rob betejave antiosmane, në periudha të ndryshme të pushtimit osman. Ky tregim më shtyu të mendoj: Sa flamuj, sa uniforma (të pushtuesve osmanllinj) kemi në “Muzeun historik” të Shkodrës? Do të ishte mirë që herë pas here nga punonjësit e këtij Muzeu dhe nga Rektorati i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës të jepeshin kumtesa, pse jo, të bëheshin dhe simpoziume (me tema të zgjedhura) nga qëndresa heroike e trevës sonë kundër të gjithë pushtuesve; që nga serbët, venedikasit e deri te pushtuesit pesë shekullorë osmanë. Duke shfletuar një libër të botuar para afro gjysëm shekulli (i cili nuk kihste as titull, as kopertinë), shkëputa disa pjesë të cilat hedhin dritë mbi disa ngjarje historike të cilat mendoj se ja vlen t’i rendisim në këtë shkrim, dhe që kanë të bëjnë jo vetëm si “kulturë” njohjeje, por edhe për efekt të edukimit patriotik të brezit të ri, i cili me sa duket po e harron fare këtë “nocion”… Në faqen 188-189-190,191, lexojmë si më poshtë: “Pjesë nga dëshmia e disa krerëve malësorë, bërë në praninë e proveditorit të përgjithshëm venedikas, – Mbi luftën që është zhvilluar në Medun dhe mbi thyerjen që ka pësuar Sulejman Pasha i Shkodrës. 1688. 2 Prill. Montenegro, fq. 24, origjinali italisht. Dëshmi Dëshmitarë, prifti Radonja Zekoviç, Stanko Ilikoviq e Movo Popov, ardhë sot në praninë e fort të shkëlqyeshmit zot proveditorit të përgjithshëm me njëzet persona të tjerë, duke prurë me vehte nëndë flamuj turq, me tre timpane (daulle) dhe shprehë sa vijon: “Tregojnë përgatitjet që bëri pasha i Shkodrës, dhe vazhdojnë me tregimin e luftës që u zhvillua pranë Medunit: Mbasi u morën vesh prej nesh këto përgatitje të mëdha, i patën shkruar letra të forta zotit kalorës, – Gjon Bolicës (Bolizza), me të tjera letra për fort të shkëlqyeshmin zot proveditor të përgjithshëm, duke u lutur që ato letra të arrinin sa më parë… Ndërkaq, prej Podgorice, në mëngjesin e së shtunës, lëvizi Sulejman Pasha me të gjithë ushtrinë e tij i ndihmuar mirë nga një kolonë e fuqishme kalorësie, dhe duke u rënë daulleve dh enakarave, ecte me krenari të madhe drejt maleve tona. Pa hyrë mirë ndër to, u dha zjarrin afro njëqind shtëpive bashkë me atë të Ivan Ikoviqit, vojvodës tonë. Ne, në këtë ndërkohë ishim strukë mbi malet e quajtura Goleç e Kapiçicë, në mes të cilave shtrihet një luginë ku është e ndërtuar fortesa e Medunit, dhe kur pamë, se armiqtë kishin hyrë mbrenda, zbritëm së bashku nga malet dhe ia nisëm të luftonim fill mbas agimit të diellit. Luftimi zgjati deri në orën njëzet e dy, në të cilën kohë, mbasi turqit nuk mundën t’i qëndronin guximit me të cilin ne luftonim me arkibugjet nga vendet më të mira, filluan të sjellin shpinën: e ne atëherë, mbasi hodhëm për tokë pushkët mbasi zhveshëm shpata, filluam të bëjmë kërdinë mbi ta, duke zënë pritat nëpër shtigjet nga kishin hyrë në luginë. Kështuqë, duke menduar ata se gjejnë shtigje të tjera, u grumbulluan me shumicë mbi një shkëmb nga i cili, nga frika thyen qafën më e shumta e tyre, sidomos ata që ishin mbi kuaj, as që pushuan së ndjekuri gjer në muzgun e mbrëmjes mbasi kishin marrë guxim edhe nga lajmi se, nikshiqasit me territorialet e Kotorrit ishin drejtuar në ndihmën tonë. Kur pa Sulejman Pasha shëmtimin e ushtarëve të vet, nuk pushonte por i nxiste të kthenin ata që po iknin, që të luftonin, dhe vrau dy vetë me dorën e vet për të frikësuar të tjerët; por duke mos mundur në asnjë mënyrë që ti ndalonte, dhe mbasi iu vra edhe kali, e solli shpinën edhe ai duke lënë ndër duar tona pandiljonin (shatorren, çadrën) e tij, timpanë e nakare dhe dy kuaj të mirë… [Dhe vazhdojnë duke treguar rrënimin që pësuan ushtritë e pashallarëve]. Pjesë nga dëshmia e piperasve dhe palabardhasve mbi ngjarjet e luftave të maleve kundër sulmeve të ushtrive të Sulejman Pashës së Shkodrës. 1691. 19 Korrik. Montenegro, fq. 60, origjinali italisht. Mbasi bënë që të vinin vojvodë Rade Ilisiq nga Palbardhi dhe vojvodë Gjurela Prentaleori nga Piperi, krerë kryesorë të komunave të tyre ardhur këtu me të tjerë krerë dhe burra të atyre komunave (gjithsej) shtatëdhjetë e katër veta, për t’iu përulur të përndritshmit dhe të shkëlqyeshmit zot proveditorit të jashtëzakonshëm dhe, mbasi u nxitën të paraqesin si kishte ngjarë përleshja midis tyre dhe ushtrisë së Sulejman Pashës, u shprehën si vijon: (Pasi i flasin për mardhëniet me venedikasit vazhdojnë): Në këto ditë të fundit, Sulejman Pasha, mbasi bashkoi shumë ushtri për të dalë në Cetinë, thonte se ka urdhër prej sulltanit që ta shtinte në dorë dhe se, për këtë punë, i kishte dërguar dy kapuxhij të cilët gjendeshin vazhdimisht pranë tij, që të detyrohej i gjithë Mali i Zi të kthente nën zotërinë e parë. Por, duke qenë se kishte frikë t’i linte pas krahëve popujt e Maleve të Shqipërisë, sidomos dy komunat tona, umudnua të na mbushë mendjen me dhurata të mëdha për të na pasë prej anës së vet; dhe s’na mbetet veçse të themi se, për të bindur krerët kryesorë, me ndërmjetësinë e turkut Parmakoviç, kapedanit të Podgoricës, më paraqiti mua, Rade Ilisiq, si dhuratë vetëm për personin tim, një qind zekinë dhe këtë e dëshmoj mbi shpirtin tim dhe me betim, dhe pothuaj shumica e burave tanë, jo pse u mungoi besnikëria që i detyrojnë princit (Venedikut), por për të mos rënë në robëri dhenë shkatërrime, anonin t’u shtroheshin kërkesave të tija. (Dhe tregojnë si u përgatitën për t’i pritur me luftë ushtritë e Pashës). Pra, të mërkurën, Sulejman Pasha lëvizi ushtrinë e vet kundër nesh dhe, duke kaluar nëpër fushën tonë, erdh të na sulmojë ndër vendet që ne kishim zënë rrëzë malit. Dhe, megjithëse kishim rënë në marrëveshje që mos t’ia nisnim përleshjes para se armiku të kishte filluar t’i hipte malit – për të përfituar jo vetëm nga terrebni i favorshëm, por edhe pse turqit, të lodhur e të etshëm, do të kishin më pak frymë – megjithëkëtë disa të rinj të shtyrë nga trimëria dhe guximi i tyre, veçanërisht një farë Vukoje nga Piperi, shkuan të ndeshen me turqit në fushë, dhe vetë Vukoje ia doli të presë tri koka dhe të kapë disa rob, ndër të cilët edhe Alga Gujvabmeroviçin, qehadar të Pashës, por kjo punë në fund qe shkak i vdekjes së tij (Vukos), dhe robi mundi të ikte. Por, të tjerët duke parë zënjen në të cilën (po përballonin Vukoja me shokë), u turrën të gjithë kundër armiqve, dhe mbas një luftimi të rrezikshëm, për një kohë prej katër orësh, premtoi zoti ynë që armiku të kthehej dhe, duke sjellë shpinën, të vente në ikje të turpshme dhe që, i ndjekur prej nesh deri tek çadrat, të korrnim fitoren. Në këtë betejë mbetën të vdekur nëntëdhjetë e tetë vetë nga ushtarët turq, kufomat e të cilëve ende gjenden në vendin tonë, përveç atyre të cilët, duke u bartë nga numri i madh i të plagosurve, duhet të kenë vdekur më vonë, sikurse po flitet në çdo vend, si nga muslimanët dhe të krishterët. Nga të vdekurit e sipërpërmendur, numërohen pesë flamurtarë (sanxhak bejlerë), flamujt e të cilëve, bashkë me tre të tjerë, i kemi sjellë me bindje te shkëlqesija e tij, në shenjë të fitores së korrur si dhe për provë të vasalitetit të bindshëm dhe besnik, një flamur tjetër mbeti në dorë të njërit prej nesh që është plagosur, ky rezervohet të vijë për ta paraqitur. Armët që ua hoqëm armiqve të vdekur ose që u braktisën nga ata që ikën, janë treqind e më shumë pushkë, përveç shpatave e kokave të prera. Ditën pas, që qe e Enjte, Sulejman Pasha, dy herë rresht e futi ushtrinë në betejë me qëllim që të na bindë se do të na shkimë, por njerëzit e tij të frikësuar nga çfarë ngjau më parë, ecnin me ngadalë megjithëse Pasha, duke u rënë me shpatë shumë prej tyre, mundohej ti detyronte të luftonin, dhe u kërcënohej se do t’ua merrte shpirtin cilitdo që do të guxonte të ikte. Këtë e kishte provuar me katër ushtarë të tij të cilët i kishte vrarë më parë. Turqit avancuan dy herë afër malit, por mbasi nuk patën epërsi, u tërhoqën pak, dhe Pasha duke humbur shpresën se do t’ia arrinte asaj që kërkonte, bëri të shkretohej fusha jonë, duke prerë hardhija e pemë; dhe çka nuk mundën të prishin dhe të merrnin me vehte nga të mbjellat, i dogjën flakë, aq sa kemi mbetur pa të ardhura që do të na duheshin si ushqim. Cilido, thjeshtë, mund të konstatojë se, rezistenca antiosmane ka një theks të veçantë, qoftë në malet tona (veçanërisht në Veri), ashtu si dhe në Malin e Zi, ndaj armikut të përbashkët. Historikisht, dihet se shpeshherë, malësorët e Kelmendit, e kanë bashkërenduar luftën me Kuçin e Malit të Zi, kundër pushtuesve osmanllinjë. Por, edhe Shkodra nuk ka “fjetë”, Dasho Shkreli dhe Hodo Sokoli, janë dy shembuj episodikë që duhet të ngrihen në lartësitë e lavdisë. Me sa duket janë “përgjumur” pendat e atyre “servilëve” të cilët dijnë vetëm të shkruajnë “me urdhër nga lart”. Madje as kënga e Dasho Shkrelit nuk këndohet!… Kjo nuk e nderon Shkodrën. Dasho Shkreli, Hodo Sokoli, Nora e Kelmendit e Dedë Gjo Luli, donë pjedestal. Mark Bregu Pa e njohur të shkuarën s’mund të ndërtojmë të ardhmen! Kemi të shkuar të largët dhe të afërt. Në qoftë se Shqipëria që në lashtësi kaloi shumë pushtime duke filluar me Helenët, Romakët, Gotët, Serbët dhe Osmanët, kjo është fatkeqësi por jo faj. Historia e Shtetit dhe e politikës shqiptare duhet parë me syrin e vrojtuesit të paanshëm dhe me shpirtin dhe zemrën e atij që realisht është me gjak Arbër. Duke vërejtur (jo pa keqardhje), se gjatë një harku kohor 90 vjeçar, Shqipëria e ka fituar Pavarësinë atëherë duhen kërkuar shkaqet pse jemi vendi më i varfër në Europë? Natyrisht që konkluzionet nuk janë dhe aq të thjeshta, por rrugët për t’i zbuluar këto shkaqe nuk janë të pamundura. Unë kam mendimin se arsyeja kryesore për mosfunksionimin normal të shtetit shqiptar (si një shtet me parametra europian), në radhë të parë, nuk ka qenë mungesa e aftësisë drejtuese, por përzgjedhja pa kriter e atyre që kanë drejtuar shtetin gjatë gjithë këtij harku kohor. Duke ditur mirë se familjet më të mira, që vinin nga principatat dhe bujarët Arbër, për t’i shpëtuar shpatës Osmane, morën arratinë në Italinë e Jugut e gjetkë, ato familje bujare të cilat i pranuan ofiçet e pushtuesit në këmbim të fesë dhe dinjitetit kombëtar, në të njëjtën kohë humbën dhe krenarinë. Stimulimi i tyre nga pushtuesi me tituj, grada dhe ofiçe, i ktheu ata në kolaboracionistë dhe në tradhëtarë, dhe pikërisht se pas tyre shkuan dhe një pjesë tjetër e konsiderueshme. Pas shpalljes së Pavarësisë, me përjashtime të vogla, me ndonjë Kaçorr, Gurakuq, apo ndonjë tjetër, Qeveria e Ismail beut u pasua nga bjelerë të tjerë si Esat Pashë Toptani, Turhan Pasha, Sulejman bej Delvina, Shefqet bej Verlaci e deri tek Ahmet bej Zogolli. Ndonëse nuk është fort fisnike të merremi me të vdekur, kjo ja vlen për t’u kujtuar se nga këta të vdekur kemi pinjollët e tyre të gjallë që nuk ka bir nane me i kthye me fytyrë prej Perëndimit, (madje nuk i “binden” as thirrjes së Naimit)! Duke qenë se qeveritë nga viti 1912, deri në 1924 kanë qenë “tranzite”, nuk ia vlen të merremi me to. Atëherë duhet kapur filli i historisë së shtetit shqiptar nga viti 1925, kur Ahmet Zogu shpallet President, pastaj Mbret deri më 7 prill 1939, kur Shqipëria pushtohet nga Italia fashiste. Do të duheshin volume për të trajtuar këtë periudhë, por gjithësesi, duhet që shkurtimisht të japim disa “sekuenca”, ku duhet të marrim dëshmitë “okulare” të asaj kohe, dhe konsideratat e njerëzve të shquar, për të vërtetuar se sa “aksidental” ishte Ahmet bej Zogolli. Si “parantezë” ia vlen të citojmë një lajm të “Near East” të Anglisë (31 korrik 1924), ku ish n/Kryetari i Parlamentit Shqiptar dhe Kryetar i Dërgatës Shqiptare në Ankara, Eshref Frashëri, në fjalën para autoriteteve turke thoshte mes të tjeras se “Shqipëria është një trup me Turqinë”. Duhet theksuar se, Kryeministër i Shqipërisë në atë kohë ishte Ahmet Zogu, dhe nëse ky do të kishte vërtetë orientim kombëtar dhe europian, do t’ia kishte “hequr veshin” Eshref beut, i cili mbas dymbëdhjetë vjetësh Pavarësi, kërkonte “babën” e humbur, jashtë dëshirës së tij… “Qeveria e Zogut, ndonëse zyrtarisht i kishte mohuar metodat administrative Otomane dhe fliste për oksidentalizmin e Shqipërisë, prapa kulisash funksiononte më shumë si një “miniaturë” e asaj çka dikatori shqiptar kishte mësuar në Stamboll në kohën e rinisë, se sa një qeveri e një vendi Perëndimor. Kur flitet për një rregjim si ai i Zogut, duhet bërë edhe llogaria se karakteristikave të formës së rregjimit i shtoheshin edhe tiparet individuale të karakterit të sundimtarit, në këtë rast të një sundimtari që kish njohur rregjimin e Vjetër Otoman. Shumica e jetëshkruesve të tij e përshkruajnë për njeri pasionesh të forta, intolerant nda ricalëve politikë, me një mosbesim të skajshëm ndaj cilitdo me një paaftësi të dukshme për të bashkërenduar metodikisht punën e tij me punën e tjetrit në qeverisje, me një intuitë të lindur për intriga, usta i mbaruar në dallaveret jashtë parlamentare, vanitoz si paraardhësit e tij (që cituam më lart), mund të shërbejë si tregues i një realiteti të njëjtë: që politikën shqiptare të kohës (për aq sa mund të quhet ajo), e bënin pashallarët e bjelerët. Duke ardhur prej shkollave e kabineteve të Dovletit, këta mbartnin mbi vehte parapëqimet orientale dhe orientalizante, si dhe një barrë nostalgjishë perandorake. Kur ndonjë prej tyre, (qoftë dhe përkohësisht), i kthehej Perëndimit, kjo duhej përfilluar si një hap përpara dhe në politikën shqiptare. Ndaj qe e kuptueshme për ta kontrasti mes formave Perëndimore e përmbajtjes Lindore. (cit. A.P.). Për ta qitur në shesh atë politikë që me forma oksidentale vishte një mendësi thjeshtë orientale e aziatike, ngrihej si një zë në shkretëtirë, e megjithkëtë, me një realizëm magjistral, denoncimi i Atë Gjergj Fishtës: “E qe se, m’atëherë na u dishmuem liberala, okcidentala, konstitucionala, republikaj, demokratë; me Këshille të Nalta, me Parlamente Suverene, me Qeveri të përkohëshme, të përtashme, të pesë ditëshme, me kisha e xhamia autoqefale: e ndërsa kombi cofte unit (uriet), dergjej gazepit, na qojshi, përfaqësuesat e ministrat në Romë, Londër, Paris, Athinë, Belgrad, Varshavë, – po, edhe në Varshavë e s’di se ku njeti, – për me i diftue botës së qytetnueme se Perëndia kishte ba mrekulli mbi ne e se na, ndoshta gjakës tue qenë, me pre fminë në djep, shum kush nesh hajduta, me të vjedhë zhallogen prej opanget; fanatikë, me djegë katundin për një qime mjekre, për nji thak brezi; analfabeta 95%; njerëz të papunë, që vdisshim ujet mbi visaret tona; madje edhe beglerë, agallarë, bajraktarë, myltazima e krunde të një despotizmi ma të randë, të një tiranie ma të dhunëshme, të një individualizmi, ekskluzivizmi, aziatizmi ma të neveritshëm, ishim ba sod, volterianë, laburistë, socialista, konservatorë, popullorë, përparimtarë… E na u ngrimë, u shtangëm krejt, kah shifshim tue luejt ket pantomimë të pahijshme mbi kurriz të ngatit popull shqyptar…” citimi: (Dr. A. Plasari) Ref: Gjergj Fishta: “Arsim apo luftë kundër katoliçizmit në Shqypëni?”, “Hyli i Dritës”, 1923, nr. 7, fq. 291”. Periudhën e komunizmit nuk kam ndërmend ta trajtoj sepse asht trajtuar kaq shumë tash dhjetë vjet sa nuk ia vlen. Ajo që ka shumë rëndësi është se, historia po përsëritet, dhe personazhet janë pothuaj të njëjtë, ata veçse po ndërrojnë “kostumet”… Një analizë e thellë e prejardhjes së atyre që duan të drejtojnë shtetin është e domosdoshme, nëse nuk duam që historia të përsëritet. Nuk mjafton vetëm “kriteri” aftësi, mbi të gjitha duhet “kriteri” patriotizëm, dhe një prejardhje vërtetë Arbëre, sepse për fat të keq tek ne kanë “filtruar” njerëz që vetëm flasin shqip! Nuk e kam fjalën aspak për përbërjen politike, se sa për përbërjen thjeshtë kombëtare. Shteti dhe qeveria që drejton vendin, do të jenë garanti i kësaj hipoteze. Uroj që të jenë ashtu siç dëshirojmë të gjithë shqiptarët e vërtetë, dhe që skemat e “Divanit” të pushojnë së funksionuari. Është kohë refleksionesh. Mark Bregu Pashallarët e Matit nuk kanë lidhje fisnore me Kastriotët, as me Topiajt. Deri më sot nuk njohim ndonjë fakt historik që dëshmon se, Kastriotët lanë ndonjë trashëgimtar në Arbëri. Disa vite mbas vdekjes së Gjergj Kastriotit, i biri i tij Gjoni, u mundua t’i bashkonte arbërit, dhe provoi të bënte një tentativë, duke organizuar një kryengritje, por pa sukses. Ai u kthye sërishmi në Napoli. Dijmë se, nga fillimi i shekullit XX, një pinjoll i Kastriotëve, i quajtur Leandro, pati sjellë në flamur (në miniaturë) të Kastriotëve, i cili më vonë u kopjua dhe, në bazë të tij u qendir flamuri që u ngrit në Deçiç më 1911, dhe më vonë në Vlorë më 28 nëntor 1912, ditën që u shpall Pavarësia. Duke shfletuar gazetën “Shqipëria Etnike” të dt. 15 tetor 2002, në faqen 12-13 të saj lexova shkrimin historik të Agron Lukës: “Republika me shqiponjën e re të Mejdanit, me përkrenaren e Skënderbetut dhe me “kurorën” e artë të Zogut parë të Dhurkanjenit të Kur-an-it a.s.”. Pa marrë përsipër të bëj ndonjë koment (meqë është jashtë sferës së njohjes time), desha të bëj dy skjarime për një aspekt historik: Në shkrimin e sipërpërmendur më ranë sy diçka që dua ta “ndriçoj” me disa të dhëna historike, dhe kjo jo për t’iu kundërvënë zotit Luka, por për të mbështetur mendimin e tij: Ahmet Zogu nuk rezulton në asnjë dokument historik, që të ketë prejardhje nga gjaku princor i Gjergj Kastriotit. Rrebelimi i babait të tij, ndaj Perandorisë otomane, nuk ka asnjë lidhje me Kastriotin. Para ardhësit e Ahmet Zogut ishin pashallarë të Turqisë në disa breza. Ky pretendim për trashëgimi princore ose (gjak blu), s’ka asnjë mbështetje historike. Ndërsa varianti i dytë ku, (dajat) e Zogut, – toptanët pretendohet të jenë pasardhës të Principatës së topiajve, është fare absurd, dhe pa asnjë bazë historike. Për toptanët, do të japim një fakt historik të prejardhjes së tyre, dhe se si e morën këtë mbiemër: “Kapllan Pasha ishte i biri i Adem Agës, burrë i urtë i ardhur prej katundit të Rrahicës (krahinë e Starovës), ky mbasi ishte vendosur në Krujë, u bë Kallukqibash, tuj marrë kështu një randësi të madhe përmbi të tjerët. N’kohë t’Sulltan Mehmetit, i biri i tij, Kapllan Aga, u ba Pashë në Krujë, dhe sundimtarë i asaj ane. Ky, kishte pasë, pesë djelm, e kur u prish me Stambollen, i mori Ahmet Begut t’Tiranës (ma të madhit pasanik të atij vendi), pesë vajzat e tij për djelmët e vet, e mbasi ai nuk kishte asnjë djalë, Kapllan Pasha me gjith djelm u largue prej Kruje e shkoi n’pasuni të Ahmet Beg Tiranës, tuj përba nji shpi të vetme, që u quajt shpija e Toptanëve, që vjen prej fjalës turqishte (Topten), t’bame bashkë”. Ref. Historia e Shqypniës. Ç’me kohë t’vjetra, e deri m’tashmet. Shkodër. Shtypshkronja “Nikaj” (1917) fq. 125. Mark Bregu Fondet private të pensioneve, një alternativë e re. Në vendet me ekonomi tregu të zhvilluar, krahas skemave të ndryshme të sigurimev shoqërore ekzistojnë edhe skema të sigurimit privat. Nisur nga rruga në të cilën ka hyrë ekonomia shqiptare, prania e skemave private të pensioneve bëhet e domosdoshme. Kjo domosdoshmëri rrjedh nga fakti i pamundësisë së shtetit tonë për të plotësuar kërkesat në rritje të individëve për pensione më të larta, të cilat as aktualisht dhe as në të ardhmen nuk do të mund të plotësohen në mënyrë të kënaqshme. Në vendet e Europës Lindore gjatë periudhës së tranzicionit i është kushtuar një vëmendje relativisht e vogël zhvillimit të skemave private të pensioneve. Fondet private të pensioneve zënë një vend pak a shumë të rëndësishëm vetëmnë Republikën Çeke dhe në Hungari. Në këto skema në Çeki janë përfshirë 1125 mijë vetë, ndërsa në Hungari rreth 250 mijë vetë. Ngadalësia e përhapjes së skemave private të pensioneve shpjegohet me faktin se fondet e pensioneve i përkasin atij sektori të ekonomisë që kërkon një kohë të konsiderueshme për t’u zhvilluar. Këto fonde efektin e tyre e japin me vonesë dhe duke qenë investime afatgjata janë të ndërvarura organikisht nga stabiliteti i monedhës dhe treguesve të tjerë makroekonomikë. Megjithatë, ne mendojmë se trajtimi i problemve të fondeve private të pensioneve dhe angazhimi i organeve qeveritare në këto probleme bëhet i domosdoshëm për disa arsye: Së pari, fondet e pensioneve mund të shërbejnë si një suplement i skemës shtetërore të sigurimeve shoqërore dhe me kalimin e kohës të mbështesin reformën e skemave shtetërore në këtë fushë. Reformimi i skemave shtetërore të sigurimeve shoqërore nga shumë vende shikohet si një domosdoshmëri për të kapërcyer problemet që kanë dalë për shkak të tendencave të zhvillimit demografik dhe të rritjes ekonomike jo shumë të mjaftueshme për të përballuar nevojat sociale të popullsisë. Në kushtet e vendit tonë me një defiçit buxhetor të lartë ne i shohim fondet private të pensioneve si një plotësim të mëtejshëm të skemës shtetërore të sigurimit të detyrueshëm dhe si një alternativë për rritjen e përfitimit të pensionistëve të ardhshëm nëpërmjet kontributit në skemat suplementare. Së dyti, fondet e pensioneve shërbejnë si një burim i fuqishëm për financimin e investimeve, e për rrjedhojë edhe për hapjen e vendeve të punës. Këto fonde luajnë një rol të rëndësishëm në tregjet financiare. Në SHBA 13 kompani fondesh pensioni zotërojnë 1/10 e kapitalit të kompanive publike, ndërsa disa nga këto fonde kontrollojnë gati 40% të aksioneve të zakonshme në bizneset më të mëdha të vendit (“EBRD Transition Report”). Krijimi i fondeve private të pensioneve, në kushtet e vendit tonë, ku jashtë qarkullimit ekziston një sasi e madhe parash, do të shërbente si një burim i rëndësishëm për financimin e investimeve afatgjata në sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë. Së treti, zhvillimi i skemave suplementare të pensioneve bëhet i domosdoshëm për të kompensuar përfitimet që parashikohen në ligjin e vjetër për kohën e daljes në pension dhe të masës së pensionit për punonjësit që kryenin punë të vështira. I është hapur drita jeshile futjes së kapitaleve në tregun e sigurimeve shoqërore. Ky ligj në tërësi plotëson kërkesat bashkëkohore që rregullojnë veprimtarinë e kapitaleve në fushën e sigurimeve shoqërore. Ligji është i gjerë, transparent dhe fleksibël. Marrëdhëniet midis krijuesve të instituteve të pensioneve dhe kontribuesve përcaktohen në marrëveshje midis palëve, por gjithsesi duke zbatuar disa kritere të domosdoshme që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesave të të dy palëve. Qëllimi i këtij ligji është: “sigurimi i përfitimeve suplementare për të siguruar në rastet e pensionit të pleqërisë, invaliditetit dhe/ose familjare me anë të rregullimeve suplementare të pensioneve, në shtesë të atyre që jepen nga ligji për sigurimin e detyrueshëm shoqëror”. Ligji në fjalë përcakton mënyrën e krijimit të instituteve të pensioneve, llojet e tyre, organet drejtuese, kriteret që duhet të përmbajnë statuti dhe rregullorja e pensioneve, kontrata e aderimit të punëdhënësve në institutin e pensioneve, kontrata e sigurimit të përgjithshëm dhe e sigurimit profesional, kriteret për derdhjen e kontributeve dhe kushtet për përfitimet. Një vend të veçantë në këtë ligj zë financimi dhe investimet, politika e investimeve, shpërndarja e fitimeve, mbajtja e llogarive, raporti, mbrojtja e informacionit, likuidimi i institutit të pensionit dhe inspektimi dhe inspektorati. Në bazë të këtij ligji karakteristikat kryesore të instituteve private të pensioneve janë: 1. Skema e re e sigurimeve private do të administrohet nga isntitutet private të pensioneve, të cilat do të krijohen në përputhje me kërkesat e ligjit përkatës. Institutet mund të ngrihen mbi bazë profesioni apo territori. 2. Institutet do të krijohen me kapital të përbashkët të të gjithë themeluesve të tyre, ndërsa skemat suplementare mbështetet në sistemin e kontributeve. 3. Fitimet e instituteve do të përdoren në mënyrë ekskluzive në dobi të personave të siguruar dhe vetëm 10% e fitimit neto do t’u shpërndahet themeluesve të tyre në përpjestim me kapitalin e angazhuar. 4. Përfitimet nga skemat private janë pensionet për pleqëri, invaliditet, për vjetërsi në punë apo pensione familjare, përfitimet në formën e pagesave të menjëhershme apo shlyerje. 5. Kontributet do të paguhen në nivele minimale ose në formën e një përqindje bruto të të siguruarit pa zbritur taksat. Kuadri ligjor i sigurimeve suplementare është i bazuar në këto kritere: -Vullnetin individual të çdo shtetasi për të derdhur kontributet në fondet private të pensioneve suplementare, qofshin këto institute profesionale apo të përgjithshme. Në bazë të këtij parimi, punëmarrësi është i lirë të derdhë kontributet pavarësisht nga dega e industrisë apo koorporatës ku punon. Heqja e kufizimeve për derdhjen e kontributeve në bazë dege ekonomike i nxit punëmarrësit për t’u përfshirë në skemat vullnetare të pensioneve private. -Në marrëdhëniet që vendosen ndërmjet fondit të pensioneve private dhe shtetasve, personi i siguruar është përgjegjës për të vendosur në lidhje me ofertat konkuruese që i jep fondi i pensioneve. Kjo praktikë paraqet një koncept të ri, çka do të thotë që personi i siguruar e ka për detyrë të mendojë vetë në lidhje me të ardhmen e tij. -Karakterin social. Në ndryshim nga kompanitë tregtare të sigurimeve, fondet private të pensioneve suplementare janë institucione ku një pjesë të fitimeve (që rrjedhin nga veprimtaria ekonomike e fondit), përdoren në favor të të siguruarve të fondit. -Në parimin e kursimeve afatgjata. Është më me avantazh të kursesh paratë në një fond privat pensionesh suplementare se në një kompani kursimesh. Kjo sepse kursimet e personit pjestar në fond nuk taksohen. Ligji për pensionet suplementare private ka përcaktuar kushtet bazë për zhvillimin e veprimtarisë së fondeve të pensioneve. Në bazë të këtij ligji është përcaktuar skema e pensioneve suplementare private si një skemë vullnetare e mbështetur në kontributin e pjesëmarrësve në fond. Gjithashtu ligji e përcakton fondin si një person juridik. Themelimi i fondit mund të bëhet nga persona fizikë vendas në përputhje me ligjin “Për Shoqëritë Tregtare”. Statuti dhe rregullorja e pensioneve janë dokumentet themelore mbi bazën e të cilave zhvillohet veprimtaria e fondit të pensioneve. Me ligj lejohet transferimi i fondeve nga një fond pensioni në një tjetër. Në ligj përcaktohen parimet bazë për veprimtarinë e fondit të pensioneve. Ligji cakton kufij në ndarjen e aksioneve të fondit të pensioneve dhe fushat ku mund dhe duhet të investohen ato. Gjithashtu ligji parashikon edhe rastet kur likuidohet fondi i pensioneve suplementare.
Duke zbatuar parimet bazë të ligjit për pensionet suplementare private fondet e pensioneve zbatojnë skema të ndryshme për derdhjen e kontributeve dhe marrjen e përfitimeve. Por gjithsesi, ligji parashikon që përfitimet duhet të llogariten në përputhje me rregullat e sigurimeve, duke përdorur në kohën e llogaritjes së pensionit shumë e llogarisë individuale të pjesëmarrësit në fond. Sipas mënyrës së llogaritjes së pensioneve, fondet e pensioneve ndahen në dy tipe: fonde të bazuara në parimin e sigurimeve, dhe fonde të bazuara në parimin e kursimeve. Fondet e bazuara në parimin e sigurimeve kanë gjithmonë përfitime të larta, por në momentin që pjesëmarrësit e fondit gëzojnë pagesat e para të pensionit, mundësia për të pasur një llogari të tyre zhduket. Me fjalë të tjera, në qoftë se i siguruari vdes pas dy vjetësh nga koha që i ka lindur e drejta e pensionit dhe deri në këtë moment ai ka marrë vetëm një pjesë të kursimeve të tij, pjesa tjetër që ka mbetur qëndron në fond për të mbijetuarit e tjerë. Fondet e bazuara në parimin e kursimeve kanë gjithmonë përfitime më të ulëta, por llogaria personale është në dispozicion të të siguruarve në çdo moment që ata kërkojnë të marrin përfitimet, duke marrë gjithashtu edhe pjesën e mbetur në formën e shumave të menjëhershme. Në këtë rast, në qoftë se personi i siguruar vdes, të mbijetuarit e tij marrin pensionn nga fondi në llogari të pjesëmarrësit të vdekur. Për të dy tipet e fondeve ka vend zbatimi i parimit të solidaritetit. Për tipin e parë të fondeve llogaritja e pensioneve duhet të bëhet duke zbatuar rregulloren e pensioneve, ndërsa për tipin e dytë nëpërmjet krijimit të një fondi rezervë. Por, megjithëse kanë kaluar shumë nga koha e miratimit të ligjit “Për Pensionet Suplementare dhe Institucionet Private të Pensioneve” ende nuk është krijuar ndonjë institut privat pensionesh. Shkaqet pse nuk janë futur kapitalet në fushën e sigurimeve suplementare private janë nga më të ndryshmet. Ato kanë karakter ekonomik dhe psikologjik, që lidhen me të kaluarën dhe të tashmen e shoqërisë shqiptare. Pa pretenduar për një analizë të plotë e të gjithanëshme përse deri tani nuk është zhvilluar tregu i kapitaleve në fushën e sigurimeve suplementare në skema private, si shkaqe kryesore mund të përmendim: 1. Mungesa e kushteve të përshtatshme për zbatimin e ligjit si rrejdhojë e stadit foshnjor të tregut në përgjithësi dhe të tregut të kapitaleve në fushën e sigurimeve shoqërore në veçanti. Kushtet e Shqipërisë për zbatimin e ligjit për pensionet private janë të ndryshme nga vendet e tjera që kanë hyrë në rrugën e ekonomisë së tregut shumë vite para nesh. Shkatërrimi i ekonomisë së centralizuar, rritja e papunësisë, prishja e ekulibrit të mëparshëm të sistemit monetar, rritja e inflacionit, zgjatja mesatare e jetës, rënia e ritmeve të lindjes dhe prishja e raportit kontribues-përfitues kanë rritur vështirësitë e sistemit të sigurimeve shoqërore. Zbatimi i skemave private të pensioneve suplementare paraqet edhe mjaft vështirësi të karakterit objektiv dhe subjektiv. Ne mendojmë se objektivisht janë të pakët ata punëmarrës që kanë besim tek skemat private të pensioneve dhe që kanë mundësi ekonomike për të hequr një pjesë të të ardhurave të tyre e për t’i derdhur në formën e kontributeve, nga ana tjetër zotëruesit e kapitaleve nuk e njohin fushën e sigurimeve suplementare private dhe nuk pretendojnë të fusin kapitalet e tyre në një fushë të panjohur. 2. Situata makroekonomike karakterizohet si një ekonomi e dalë nga lufta, ku nga njëra anë nevojat për investimet janë jetike për të gjitha fushat, dhe nga ana tjetër mungesa e theksuar e burimeve të financimit të investimeve. Kjo situatë e shoqëruar me një çekuilibër të përgjithshëm të treguesve makroekonomikë edhe me mosfunksionimin normal të institucioneve të shtetit e bën të papërshtatshëm investimin e kapitalit vendas dhe të huaj edhe në fushat më fitimprurëse. 3. Mosnjohja e tregut të kapitaleve në fushën e sigurimeve private dhe e përfitimeve që sigurohen nga investimi i kapitalit në këtë fushë dhe prirja e natyrshme e biznesmenëve për të investuar kapitalin në tregti, e cila sjell fitime të mëdha dhe në një kohë të shkurtër, nuk favorizon investimin e kapitalit në fushën e sigurimeve suplementare. Nga ana tjetër nevojat tepër të ngutshme që ka ekonomia shqiptare për investime në të gjitha degët e prodhimit dhe qarkullimit, vetvetiu e largon vëmendjen e investimit të kapitalit në fushën e sigurimeve suplementare, e cila nuk është më pak e leversishme se fushat e tjera. 4. Niveli shumë i ulët i pagës mesatare, e cila aktualisht nuk mbulon as minimumin e domosdoshëm të jetesës, nuk krijon hapësirë dhe mundësi për të nxitur punëmarrësit që të përfshihen në skemat suplementare të sigurimeve duke paguar kontributet përkatëse. 5.Mentaliteti i punëmarrësve shqiptarë, i kultivuar për më se 50 vjet me sigurimin shoqëror shtetëror, e mosbesimi ndaj skemave private të pensioneve i fuqizuar ky mosbesim nga rrëzimi i skemave piramidale dhe koncepti “më mirë një vezë sot se një pulë mot”, nuk është një shtrat i ngrohtë për investitorët që shprehin dëshirën për t’u futur në fushën e skemave private të sigurimeve. Përsosja e mëtejshme e kuadrit ligjor ekzistues për pensionet suplementare dhe institutet private të pensioneve, faktor nxitës për futjen e kapitaleve në këtë fushë. Me të drejtë mund të bëhet pyetja: “Ligji ekzistues për pensionet dhe institutet private të pensioneve a ka elemente nxitës si për punëdhënësit ashtu edhe punëmarrësit, a është i plotë, a ka nevojë për ndonjë amendament dhe në cilat nene mund të bëhen ato?” Nga studimi që i është bërë ligjit ekzistues “Për Pensionet Suplementare dhe Institutet Private të Pensioneve”, dhe ballafaqimit të tij me analogë të vendeve të tjera rezulton se ligji shqiptar është përgjithësisht i plotë dhe i ka krijuar investitorëve mundësi për të operuar me kapitalet e tyre në fushën e sigurimeve suplementare private. Por, duke e ballafaquar atë me përvojën e vendeve të tjera arrijmë në përfundimin se ligji ekzistues ka nevojë të përmirësohet në disa nene në të cilët disa çështje të rëndësishme janë lënë evazive. Kështu, problemi i parë dhe më i rëndësishëm që ia vlen të diskutohet dhe për të cilin mendojmë se mund të merret një vendim nga forcat politike të parlamentit të ardhshëm është detyrimi ligjor i personave juridik që do të investojnë në fushën e sigurimeve shoqërore private për të indeksuar përfitimet e pjesëmarrësve në skemat suplementare private me përqindjen e inflacionit. Ky detyrim me ligj është me karakter të dyanshëm dhe kontradiktor. Nga njëra anë ai nxit punëmarrësit për të investuar nëpërmjet kontributeve të ardhurat e tyre në skemat private të pensioneve suplementare, sepse kursimet e tyre janë të mbrojtura me ligj nga zhvlerësimi inflacionist. Por nga ana tjetër, ky detyrim rrit koston e investimeve të sipërmarrësve në skemat private të pensioneve, çka shërben si një faktor frenues për të rritur investimet në këtë fushë. Pra, këtu kemi të bëjmë me një çështje delikate që ia vlen të debatohet nga specialistët dhe hartuesit e politikave ekonomike. Ne mendojmë se për zgjidhjen e këtij problemi kaq kontradiktor kërkohet të gjendet “mesi i artë”, ça do të thotë indeksimi i përfitimeve të punëmarrësve në skemat suplementare të pensioneve të bëhet në atë masë që të mbrohen interesat e të dy palëve dhe ndofta mbështetjes nëpërmjet shtetit. Duke qenë se detyrimi ligjor për indeksimin e përfitimeve me inflacionin, kur ritmet e rritjes së inflacionit janë të larta, rrit koston e përfitimeve dhe rrezikun e falimentimit, dhe nga ana tjetër mosindeksimin e përfitimeve nga pensionet suplementare prek interesat e punëmarrësve që kontribuojnë në këto skema. Qendra Ndërkombëtare për Rritjen Ekonomike dhe Instituti Harvard për Zhvillimin Ndërkombëtar rekomandojnë këto alternativa për zgjidhjen e kësaj çështje: Bërja e indeksimit në funksion të përfitimeve që vijnë nga portofoli i investimeve. Pra indeksimi të bëhet në raport me normën mesatare të fitimit, duke qenë diçka më e vogël se ajo, madje në qoftë se themeluesit nuk sigurojnë normë më të lartë fitimi se 10% të marrin më pak se 10% të fitimit; Indeksimi i detyrueshëm i përfitimeve për të gjitha skemat e sigurimeve; Indeksimi i detyrueshëm vetëm për skemat e reja të investimeve; Indeksimi i detyrueshëm për të gjitha skemat e vjetra në qoftë se inflacioni bëhet problem shqetësues; Shpërndarja e detyrueshme e fitimeve nga portofoli i fondeve të përdorura për investime. Në politikën e sigurimeve shoqërore roli i shtetit është i pranishëm dhe buron nga konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në këtë kuadër shteti mund të ndërhyjë dhe nëpërmjet politikës së vet mund të inkurajojë, por pa imponuar ndonjë formulë indeksimi të përfitimeve nga skemat e sigurimeve. Gjithashtu shteti mund të lehtësojë veprimtarinë e skemave të sigurimeve nëpërmjet sistemit të taksave. Problemi i dytë që ne mendojmë se mund të rishikohet në ligjin ekzistues është përcaktimi pa ekuivoke i organeve mbikqyrëse të instituteve të pensioneve dhe i kompetencave të tyre. Kjo bëhet e domosdoshme me synim që veprimtaria e instituteve të zhvillohet brenda ligjeve për të shmangur rrezikun e falimentimit të tyre, që është me pasoja sociale për mijëra e mijëra kontribues. Në këtë këndvështrim ne mendojmë se ligjit ekzistues mund t’i bëhen disa amendamente të cilat po i trajtojmë më poshtë: Në nenin 17 me titull: “Këshilli mbikqyrës” të ligjit në fuqi “Për Pensionet Suplementare dhe Institutet Private të Pensioneve” mendojmë se është e nevojshme të shprehet në mënyrë taksative se “anëtarë të këshillit mbikqyrës mund të zgjidhen vetëm aksionistët e institutit privat të pensioneve”. Për këtë mendojmë që në paragrafin e parë të këtij neni të bëhet rregullimi përkatës, duke shtuar në vazhdim të paragrafit këtë fjali: “Pesë anëtarë të këshillit mbikqyrës që zgjedhin zotëruesit e aksioneve duhet të jenë zotërues të aksioneve të institutit privat të pensioneve”. Në nenin 18 me titull “Bordi drejtues” të ligjit në fjalë mendojmë se është e nevojshme të shprehet në mënyrë taksative se “në bordin drejtues të institutit privat të pensioneve mund të jenë anëtarë aksionerët kryesorë respektivisht me pozitën që kanë në fondin e themelimit të institutit”. Për këtë mendojmë që në paragrafin e parë të këtij neni, pas fjalisë së parë të shtohet fjalia me këtë përmbajtje: “Anëtarë të bordit drejtues të institutit privat të pensioneve zgjidhen aksionerët kryesorë, respektivisht me pozitën që kanë në fondin e themelimit të institutit”. Po kështu ne mendojmë se Bordi drejtues duhet të detyrohet me ligj të punësojë eksperët e mëposhtëm: drejtor ekzekutiv llogaritar të përfitimeve ekspert të investimeve ekspert që llogarit rrezikun e sigurimeve dhe çmimet kontrollor Për të realizuar këtë në këtë nen pas pikës 3 shtohet një pikë 4 me përmbajtjen e mësipërme. Neni 22 me titull “Rregullorja e pensioneve” shpreh një moment shumë të rëndësishëm të ligjit në fjalë, sepse në këtë nen përcaktohen marrëdhëniet e themeluesve të instituteve të pensioneve me kontribuesit, përcaktohet mënyra e llogaritjes së përfitimeve, masa e kontributeve, e përfitimeve, kushtet e transferimit të mjeteve financiare e shumë procedura të tjera, që kanë të bëjnë me tërë veprimtarinë e institutit të pensioneve. Duke qenë se rregullorja është dokumenti më i rëndësishëm pas statutit të institutit të pensionit ne mendojmë se ndoshta do të ishte me vend që Këshilli i Ministrave të miratonte një rregullore tip për institutet e pensioneve, ku të përcaktoheshin kriteret themelore që duhen zbatuar nga të gjitha institutet. Ndoshta do të ishte me vend që në këtë nen të bëhet amandamenti përkatës, duke shtuar në fund të këtij neni një paragraf me këtë përmbajtje: “Këshilli i Ministrave miraton një rregullore tip për institutet private të pensioneve”. Përveç kësaj në sekretarinë e Inspektoriatit kopjen e miratuar të rregullores së pensioneve si dhe çdo ndryshim që i bëhet asaj, duke shtuar në nenin 22, pas paragrafit me numër 6, një paragraf të ri me këtë përmbajtje: “Kopjet e rregulloreve të institutit të pensioneve dhe çdo ndryshim që bëhet mbi to depozitohet në sekretarinë e Inspektoriatit”. Neni 44 me titull: “Inspektimi dhe Inspektoriati” të ligjit në fuqi, “Për Pensionet Suplementare dhe Institutet Private të Pensioneve” mund të plotësohet për të saktësuar më mirë kompetencat e këtij organi, duke shtuar në paragrafin 2 edhe këto kompetenca: Të kontrollojë veprimtarinë e të gjitha instituteve të sigurimeve shoqërore private e shtetërore nëse kjo veprimtari kryhet apo jo në përputhje me ligjet edhe rregulloret e miratuara; Të botojë në Fletoren Zyrtare liçencat e dhëna për institutet private të pensioneve; Të marrë nga institutet e pensioneve raport të plotë me përdorimin e fondeve; Të mbikqyrë veprimtarinë e instituteve duke përdorur një sistem unik informacioni. Duke e parë në tërësi kuadrin ligjor të domosdoshëm për veprimtarinë normale të kapitaleve private në fushën e sigurimeve shoqërore suplementare, mund të themi se ligji ekzistues i cili përmban kriteret themelore për veprimtarinë private në fushën e sigurimeve shoqërore ka nevojë të shoqërohet me disa akte ligjore e nënligjore të tjera. Kuadrit ligjor ekzistues për pensionet suplementare private i mungon një element i rëndësishëm që ka të bëjë me mbikqyrjen dhe administrimin e fondeve të pensioneve. Duke qenë se veprimtaria e kapitaleve private në fushën e sigurimeve shoqërore mplekset me interesat e mijëra apo dhjetëra mijëra kontribuesve, bëhet e domosdoshme të mbahen parasysh dy faktorë: Së pari, rregullimin me ligj të administrimit të fondeve të pensioneve dhe së dyti, kontrollin rigoroz të veprimtarisë së fondeve të pensioneve. Zbatimi i këtyre kritereve parandalon falimentimin e fondeve të pensioneve, apo krijimin e firmave piramidale në këtë fushë. Në aktet ligjore për administrimin e fondeve të investimeve një vend të rëndësishëm zë caktimi i rregullave të qarta për përdorimin e tyre për investime. Përvoja e vendeve të tjera, ku mbizotërojnë skemat private të pensioneve tregon se përdorimi i fondeve për investime bëhet mbi kritere rigorozisht të përcaktuara. Kjo bëhet me qëllim që të parandalohet investimi i fondeve në fusha me rrezik të lartë, çka mund të bëhet shkak për falimentimin e instituteve private të pensioneve. Për zbatimin e rregullave dhe kritereve për kontrollin e administrimit të fondeve të pensioneve në vendet e tjera janë ngritur edhe strukturat përkatëse siç janë: Agjensia e Mbikqyrjes, Komisioni i Klasifikimit të Rrezikut të Investimeve e struktura të tjera. Këto struktura kanë për detyrë të nxjerrin rregulla për zbatimin e ligjeve, rregulla për përdorimin e fondeve për investime dhe të kontrollojnë zbatimin e tyre. Mbi bazën e klasifikimit të rrezikut të investimeve në shtatë kategori a, b, c, d, e, f, dhe g, rekomandohet që fondet e pensioneve të investohen në fusha me shkallë rrezikshmërie të ulët, duke caktuar me ligj pjesën e fondeve që mund të investohet në çdo kategori. Banka Qendrore është përgjegjëse për caktimin e kufirit të investimit të fondeve të pensioneve midis kategorive dhe cakton interesat mesatare për afatet e maturimit. Si konkluzion, mund të themi se kuadri ligjor për pensionet suplementare dhe institutet private të pensioneve nuk është plotësuar ende. Përvoja e vendeve me rrjet të zhvilluar të pensioneve suplementare private, tregon se legjislacioni në këtë fushë është shumë më i gjerë. Kështu për shembull, reforma në fushën e pensioneve në Kili është mbështetur në 14 ligje dhe në një numër të madh rregulloresh. Nga sa parashtruam në këtë kumtesë del konkluzioni se në Shqipëri futja e kapitaleve në fushën e sigurimeve suplementare private kërkon një mbështetje më të fuqishme nga shteti duke e nxitur nëpërmjet legjislacionit fiskal, apo duke marrë pjesë si aksioner në fondet private të pensioneve, ashtu siç është vepruar edhe në ndonjë vend të Evropës Lindore. Fillimisht shteti mund të marrë iniciativën për ngritjen e një instituti privat pesnionesh në formën e një shoqërie të përbashkët kapital shtetëror plus kapital privat. Dr. Zef Preçi Drejtor i Qendrës Shqiptare të Kërkimeve Ekonomike Ja atentatet kundër Mbretit Zog Ahmet Zogu mund të renditet pa frikë në vendin e parë të politikanëve shqiptarë të shekullit të kaluar për sa i përket komploteve të kurdisura ndaj tij, të cilat për fatin e tij të mirë dështuan të gjitha, ndërkohë kur ato ishin përgatitur me sukses nga njerëz profesionistë e guximtarë, të vendosur për vepra të tilla. Atentati në Parlament Në mesin e një kaosi të vërtetë politik antagonist me plot të papritura e intriga të shfenuara, më 24 shkurt të vitit 1923, Zogu shpëtoi për qime nga plumbat e një vrasësi. Tek po ngjiste shkallët e parlamentit, Beqir Valteri, anëtar i Bashkimit të Shqiptarëve të Rinj, organizatë e krijuar prej Avni Rustemit, vrasës i Esat Pashës dhe bashkëpunëtor i Fan Nolit, tentoi ta vrasë Ahmetin. Tek Zogu po hynte në derë Valteri, i cili qëlloi me qetësi tre herë mbi trupin e Ahmet bej Zogollit. Zogu mori tre plumba, një në dorë, një në kofshë dhe një në bark, por fati ishte me të se asnjëra nga plagët nuk kishte asnjë rrezik për jetën, por kryeministri mundi të futej në parlament dhe të zinte vend në karriken e ver edhe pse duke iu marrë këmbët, duke mbajtur në dorë revolverin e tij të mbushur plot. Ai u rrethua menjëher nga ithtarët e tij, të cilët me urgjencë thirrën një mjek në ndihmë, të cilin Zogu e refuzoi fillimisht nga mosbesimi që kishte ndaj kujtdo. Në sallën e parlamenti pllakosi një atmosferë tepë e rëndë, pasi duke qenë se shumica e deputetëve ishin të armatosur, ekzistonte rreziku i një përleshjeje të armatosur mes palëve kundërshtare. Valteri, pasi qëlloi mbi Ahmetin, arriti të mbyllej në nevojtoren e parlamentit dhe filloi të këndonte këngë patriotike dhe të shtinte përsëri me revolver. Pas disa sekuencave të frikshme Beqir Valteri u ndalua dhe Eljaz Vrioni mori fjalën për të qetësuar situatën, ndërsa Zogu nga vendi dhe me zë të lartë foli: “Zotërinj, nuk është hera e parë që ngjet një gjë e tillë, ndaj ju lutme miqve të mi ta harrojnë për një çast atë çfarë ngjau dhe të merren me vonë me këtë punë”. Kjo ndërhyrje e Zogut dhe e Vrionit shmangu një kasaphanë të vërtetë në sallën e Asamblesë, ndërsa kryeministri kishte vendosur me zgjuarsi të priste orën e hakmarrjes së madhe. I shoqëruar me një eskortë të fuqishme, kryeministri u strehua në shtëpinë e tij, dhe filloi të kurohej pa problem nga që plagët ishin shumë më të lehta se na ç’ishin pritur, plagë të cilat nuk penguan të priste as vizitat e miqve. Madje Zogu përfitoi nga rasti të takohej vetë me atentatorin, i cili për t’i shpëtuar ndëshkimit pranoi të fliste për të gjitha hollësitë e atentatit, duke implikuar seriozisht Avni Rustemin. Në këmbim të kësaj, Valterit iu premtua falja e jetës dhe më vonë, duke përfituar nga trazirat e 1924-ës u arratis nga Shqipëria dhe u kthye vetëm në verën e vitit 1939, pasi Zogu mori valixhet. Komploti i Eshref Frashërit dhe Ceno Kryeziut Ndonëse bashkëpunëtorë të ngushtë të Zogut, Ceno Kryeziu dhe Eshref Farshëri me veprimet e tyre nga kompetencat e gjithanëshme, qenë në shumë raste thikë me dy teha në duart e Zogollit, të cilin e diskredituan në opinionin e kohës, por edhe komplotuan ndaj tij. Eshref Frashëri, President i Senatit ish udhëheqës i klikës asnjëherë nuk doli në opozitë të hapur kundër Zogut, por i pakënaqur nga pushteti i pa kufi i Zogut nga Veriu, duke pasë lidhje të fuqishme fisnore në Shqipërinë e Jugut, në vitin 1925 u bë e qartë se ai po përgatiste një komplot kundër Presidentit për ta rrëzuar atë nga froni. Eshrefi u përpoq të tërhiqte pas vetes edhe Myfyt Libohovën duke qenë se kishte pas vetes një pjesë të klerit fanatik musliman, por Libohova shkoi dhe tregoi gjithçka por përgatitej Zogut, i cili pa vonuar dërgoi forca të shumta matjanësh në Korçë të shtypte çdo orvatje që në embrion, por dëshmia e Myfytit për mungesë provash të qarta nuk mundi të qëndronte në këmbë, prandaj Zogu ngurroi të dilte hapur kundër Frashërit edhe nga frika e reaksionit që mund të ngjallte tek jugorët por u mjaftua me largimin e Frashërit nga detyra dhe pushimin nga puna të disa oficerëve toskë. Por përpara kësaj ngjarje ishte zbuluar edhe një komplot tjetër i Ceno Kryeziut. Cenoja e provoi veten si energjik por aspak të devotshëm ndaj Zogut me gjithë ndihmën e pa kursyer që i dha në rrëzimin e Nolit. Cenoja u bind të merrte pjesë në një komplot të organizuar prej disa njerëzish të njohur në radhët e ushtrisë si dhe mes emigrantësh në Greqi, Itali e sidomos në Jugosllavi, ku Cenoja kishte mbështetje të gjerë. Edhe kësaj here Zogu mundi të mësonte rreth komplotit përpara se ai të shpërthente dhe i doli hapur Cenos se kjo gjë ishte vendosur të bëhej në një nga udhëtimet e Zogut në Beograd, as Cenoja nuk bëri shumë përpjekje për ta fshehur bashkëpunimin e tij me komplotuesit. Për shkak të miqësirave dhe lidhjeve të ngushta familjare dhe dëshirës së Zogut për të fshehur skandalin nuk mori veprim tjetër vese kërkesës për dorëheqje dhe mërgimit të tij në Paris (Durazzo 26 shtator 1925) hakmarrja e Zogut nuk vononte duke i kthyer revanshin me të njëjtën monedhë Cenos në një moment kur u mendua se nuk do të bënte bujë të madhe në publik, dhe duke u paraqitur si vepër e dikujt tjetër. Ndërsa nga fundi i shtatorit 1925 një njeri i panjohur hodhi një bombë në Vilën e Zogut, pa arritur të vriste njeri (Das Deutsche Tageblatt 26 shtator 1925). Në fillim po të këtij viti u zbulua një komplot tjetër pas të cilit thuhej se qëndronte dora e peshkopit Noli, komploti dështoi pasi disa roje besnike e njoftuan presidentin. Në vitin 1926 u arrestua Qemal bej Vrioni nën akuzën se kishte konspiruar kundër qeverisë. Vrioni ishte përzier me një seri letrash që kishin rënë në dorën e qeverisë. Nga kjo tablo kuptohet se viti 1925 për Zogun qe viti i përballjes me kundërshtarët e tij nga të katër anët, ndërsa në 26-ën u ndesh me kryengritjen më të rrezikshme qysh prej kohës kur u detyrua të linte vendin nga vala e revolucionit të 24-ës. Në qoftë se shumë atentate ndaj Zogut dështuan ishte e qartë se ai vetë kishte bërë përpjekje të dështuara komplotuese si ato kundër Hasan Prishtinës, të cilin do ta asgjësonte më vonë, Shefqet Korçës, e të tjera seiale vrasjesh me pagesë tashmë të njohura shumë qartë si vepra të Zogut. Fluturimet erotike të mbretit në Vjenë Mbreti Zog në vitin 1931 u ndesh me dy probleme shumë serioze, me një krizë të rëndë shëndetësore dhe me një atentat politik që për pak i mori jetën larg atdheut, në Vjenë të Austrisë. Zogu vuante prej kohësh të paktën që prej vitit 1925 prej ulçerës së stomakut, për këtë u thirrën nga Austria dy mjek në fund të vitit 1930, të cilët erdhën pothuaj në mënyrë të fshehtë dhe kur e vizituan mbretin hodhën poshtë shumë thashetheme që qarkullonin mbi shëndetin e Zogut që paraqitej edhe sipas njerëzve që rrethonin shumë kritikë, pas grupit të parë të mjekëve Zogu ndoshta nga meraku e cinizmi që e karakterizonte solli edhe dy mjekë të tjerë, që në momentin e mbërritjes së dy mjekëve të grupit të dytë, Zogu ndihej tashmë gati i shëruar. Ndonëse shëndeti kishte filluar të përmisërohej, Zogu vendosi të zbatonte porositë e specialistëve vjenezë për t’iu nënshtruar një mjekimi me rreze X. Vendimi për të ndërmarrë këtë udhëtim patjetër që ka qenë i vështirë për mbretin, për faktin se ai largohej nga pallati shumë rrallë, qoftë edhe për lëvizje brenda vendit, merakut për sigurimin e jetës i shtohej edhe ankthi i shpërthimit të ndonjë trazire të brendshme që do i sillte kërcënimin e pushtetit. I vetëdijshëm për të gjitha këto rreziqe, Zogu mori masat e nevojshme që gjithçka të shkontë më së miri. Zogu përveç një rrethi shumë të ngushtë nuk u kallzoi kërrkujt se po ndërmerrte një udhëtim në Vjenë. Parlamenti u vu në dijeni vetëm një natë përpara se të fillonte udhëtimin. Presidentit të Parlamentit Koço Kotes i dha udhëzimet e fundit. Masat e sigurimit ishin shumë të forta, në Tiranë u dislokuan tre batalione për të qenë gati në rast shpërthimi të ndonjë trazire (UDS875. 001 Zog 44 N186, 28 janar 1931). Më 26 janar Zogu u nis për në Durrës shumë kohë përpara orarit të planifikuar i shoqëruar prej katër nga gjashtë motrat e tij. Së bashku me mbretin udhëtuan Abdurrahim Krosi, mjeku personal Dr. J. Basho, major Llesh Topollaj dhe kapiten Çupi, të dy këta roje personale të Zogut, ministri i oborrit Eqerem Libohova, Sotir Martini dhe Kolonel Serreqi, adjutanti i mbretit i cili ishte nisur për në Vjenë për të bërë përgatitjet e nevojshme. Mbreti u largua nga Shqipëria pasi nëpërmejt një gjuhe të ashpër ju bëri të ditur deputetëve të bashkëpunonin me qeverinë duke i paralajmëruar të mendoheshin mirë përpara se të tentonin të shkaktonin ndonjë trazirë. Vetëm të nesërmen e largimit nga Shqipëria, gazetat dhanë lajmin se mbreti kishte shkuar në Vjenë për një kontroll mjeksor. Ishte e qartë edhe për qeverinë Austriake se çështja e sigurimit të mbretit ishte me të vërtetë urgjente, për vetë faktin e qenies së një numri shumë të madh emigrantësh politikë armiq të Zogut që banonin në Vjenë. Me insiativën e vet qeveria Austriake mori një sërë masash kundër figurave kryesore të emigracionit shqiptar në Vjenë, mes të ndaluarve që ju hoq pasaporta dhe e drejta e udhëtimit për në Vjenë sa të qëndronte Zogu ishte edhe Luigj Shletoja, antizogist i vjetër dhe i betuar. Gjithashtu policia thirri në takim edhe emigrantë të tjerë të komunitetit shqiptar duke i bërë thirrje se duhej të respektonin të drejtën e azilit, nga ana e tyre emigrantët shqiptarë u zotuan se mbretit nuk do t’i vinte asnjë e keqe nga ata të cilët falenderonin qeverinë Austriake që i kishte pritur me bujari. Por për fatin e keq të agjentëve të sigurimit, mbreti në Vjenë filloi të sillej jashtëzakonisht në mënyrë të pakujdesshme, në kundërshtim të plotë me natyrën e tij. Megjithëse i këshilluar të mos vendosej në ndonjë hotel të madh nga sigurimit austriak, Zogu për hir të karakterit të tij krenar u vendos në Hotelin Imperial, njëri prej hoteleve më luksoze të Vjenës, dhe si për të dashur që ta bënte edhe më të pasigurtë vetveten, Zogu mori zakon të keq të mos njoftonte askënd as kur dilte as ku shkonte. Shkaku i vërtetë i kësaj sjellje të çuditshme ishte zonjusha austriake Françeska Janko dhe motra Maria. Sipas gazetës vjeneze Studente (24 shkurt 1931) Zogu kishte lidhje me motrën e vogël Françeska, me të cilën Zogu bridhte pas fluturimeve seksuale gat-gati të shfrenuara, shëtiste me të parqeve, i blinte peliçe të shtrenjta, shkonte me të në teatër dhe opera dhe mbante përkrah edhe gjatë qëndrimit në llozhë. Pavarësisht prej pakujdesive të shumta, nga dehja erotike e mbretit të shqiptarëve, i cili po jetonte si në ëndrra, duke harruar edhe shqetësimet shëndetësore, javët e para të qëndrimit të gjatë të mbretit në Vjenë qenë plotësisht të qeta. Mbreti nuk ishte e nevojshme që të operohej siç e kishin këshilluar fillimisht mjekët austriakë në Shqipëri, nga trajtimit mjeksor ndihej shumë mirë dhe kur kishte vendosur të kthehej brenda dhjetë ditësh në Shqipëri ndodhi atentai që tronditi gjithçka. Atentati i Ndokë Gjeloshit, sipas pohimeve të shkruara Atentati i Vjenës ndaj Ahmet Zogut, edhe sot e kësaj dite paraqet interes historik dhe ëndje e kureshtje për t’u ndriçuar në çdo skutë. Një pjesë e madhe e atyre që quhen biografë të Zogut janë munduar ta kalojnë këtë ngjarje pa e fokusuar, me qëllim që të paraqitet si diçka sekondare në jetën komplekse të mbretit, që meriton të penalizohet rëndë dhe duke dashur ta injoronte shpesh përkufizimi nuk ka qenë i saktë për të mos thënë i pavërtetë dhe i njëanshëm, sidomos kur bëhet fjalë edhe për qëndrimin burrëror të mbretit në atë ngjarje. Në vija të përgjithshme për atentatin është shkruar pak a shumë kështu: Në mbërmjen e 20 shkurtit të vitit 1931, mbreti dhe disa nga njerëzit që e shoqëronin në shfaqjen e operës “Pagliacci” në Teatrin e Operës së Vjenës, Zogu dhe shoqëruesit e tij u larguan nga salla e shfaqjes pak minuta përpara përfundimit, dhe nëpërmjet ndarjeve anësore duke u drejtuar për nga hyrja e operës ku i prisnin dy makina. Mbreti hipi në automobilin e parë së bashku me kolonel Libohovën, ndërkohë që major Llesh Topallaj përgatitej të hipte në automobilin e mbretit së bashku me këshilltarin e legatës shqiptare në Vjenë, ndërkohë kur këta po hipnin në makin, dy të rinj shqiptarë hapën zjarr nga prapa shtyllave të ngurta. Pas të shtënave të para, agjenti i policisë që ishte ulur në vendin e parë të makinës së mbretit, kërceu nga automobili dhe iu turr vrasësve. Zogu po përgatitej të dilte nga makina ndërsa major Topallaj u godit edhe dy herë të tjera në pjesën e poshtme të kokës. Ai vdiq menjëherë duke përforcuar edhe një fjalë që qarkullonte se të ishte roje i Zogut ishte barabar sikur të ishte roje në një uzinë baruti rreth e rrotull së cilës shkrepin rrufe. Sidomos filo zogistët kanë shkruar kur u është dashur ta përshkruajnë këtë atentat, sikur Zogu me revole në dorë u është përgjigjur me zjarr së bashku me kolonel Libohovën dhe shoferine tij vrasësve me të cilët kanë shkëmbyer rreth njëzet minuta të shtëna. Berned Fischer nga ana e tij shprehet se pas një shkëmbimi zjarri të shkurtër me dedektivët e mbretit, dy vrasësit u kapën dhe u arrestuan. Mbreti u rikthye menjëherë në ndërtesën e operës dhe filloi të lëshonte britma histerike dhe ashtu me revole në dorë filloi të shante në gjuhën gjermane (Venna 24 shkurt 1932). Atentati sipas dëshmisë së autorit Pas rënies së Zogut në vitin 1939, Nokë Gjeloshi, ngaqë kishte kryer dënimin sipas legjislacionit austriak, u kthye në Shqipëri, dhe është pritur si hero i vërtetë në të gjithë opinionin antizogist, ishte periudha e rënies në baltë kudo e emrit të mbretit pas ikjes me bisht ndër shalë në ’39. Ngado që shkonte e me këdo që bisedonte Kapiten Gjeloshi vihej përballë pyetjes sugjestionuese, na difto si qëllove mbi mbretin e shqiptarëve në mes të Vjenës. Pyetje që i është drejtuar qindra herë e ka marrë qindra përgjigje jo vetëm në Dukagjin por edhe qindra zona të tjera të Shqipërisë ku Noka ishte bërë aq i njohur e me famë ndër ato vite. Unë kam mbledhë thëniet e disa bashkëkohësve. Noka i ka sqaruar qime e për pe se si ndodhi atentati atë ditë në Vjenë thënie që konvergojnë në të njëjtin përfundim pavarësisht se janë mbledhë në kohë e nga persona të ndryshëm si Zef Gjeloshi, Mark Delia, gjon Marashi, Marash Babuni, Kol Vuka, Bal Marku etj. Organizator i atentatit kundër Zogut ka qenë Hasan Prishtina, Mustafa Kruja e disa eksponentë të rëndësishëm të grupeve të ndryshme antizogiste që vepronin në Vjenë. Atentati është bërë sipas një plani të studjuar mirë deri në detajet më të imta, duke vëzhguar lëvizjet e mbretit, hotelet ku strehohej vendin ku mund të realizohej atentati dhe kohën më optimale e më të favorshme. Si ekzekutor për kryerjen e atentatit, me pëlqimin direkt të Prishtinës u zgjodh Nokë Gjeloshi dhe Azis Cami, të dy ish oficerë të xhandarmërisë shqiptare, antizogistë radikalistë, guximtarë dhe profesionistë të përdorimit të armëve. Ndoka është rrëfyer se gjat gjithë paradites lëvizëm me kujdes në rrugën nga mendohej se do të kalonte Ahmeti, vëzhguam ndërtesën e operës, hyrjet e daljet e saj duke studjuar se nga ç’pozicion mund të qëllonim, gjatë hyrjes apo daljes nga teatri, si mund t’u villeshim shikimeve të zellshme të agjentëve të policisë, si duhej të mos binim në sy se jemi shqiptarë pasi mund të nuhateshim nga truproja e zgjuar e Zogollit, dhe të arrinim në përfunim se nga ç’distancë do na krijohej mundësia të qëllonim dhe a ishte e mundur që të realizohej apo të mbetej në tentativë. Ne arritëm në konkluzionin se atentati ishte tepër i vështirpë për t’u realizuar, masat e larta të sigurimit, numri i madh i agjentëve profesionistë dhe distanca aspak e favorshme ku mund të shfaqej figura gjigande e mbretit me pamje tepër të kufizuar, megjithatë ne ishim të bindur në suksesin e atentatit po qe se mbreti na shfaqej përpara syve, duke iu dhënë garanci kapove tonë që na dirigjonin. Gruaja e Hasan Prishtinës dhe Mustafa Krujës thoshte Gjeloshi qëndruan në kafene përballë teatrit të operës duke parë lëvizjet tona ndërsa Prishtina priste me ankth në shtëpin e tij se çfarë do të ngjiste, ne ishim veshur me kostume të shtrenjta dhe tabare të modës së fundit, brenda në xhepin e së cilave kishin gati nagantin e mbushur më së miri. Ne vëzhguam hyrjen e mbretit në teatër pa arritur ta friksonim fare pasi automobili e solli deri tek pragu i portës dhe grumbulli i njerëzve dhe i agjentëve të policisë nuk na la rast për të parë pothuaj asgjë. Kështu nuk na mbetej tjetër rrugë veç se të prisnim me ankth përfundimin e shfaqjes e cila na u duk se zgjati një vit, u zbrapsëm tek bari përpara teatrit me qëllim që të mos ngjallnim dyshime tek policia, vetëm pak përpara se të hapej dera duke ecur serbes jemi afruar tek shkallët që të çonin brenda, në të djathtë të kolonave në distancë mbi 20 metra larg derës, duke pritur të shfaqej mbreti përpara syve. Synimi dihej ishte të qëllohej mbi Zogun duke pasur siguri, thoshte Noka në kujtimet e veta, i thashë Camit unë do të qëlloj mbi mbretin ndërsa ai duhej të qëllonte mbi truprojen, isha i sigurtë se do qëlloja në nishan, ashtu siç isha i sigurtë se kur qëllova me nagant, njeriu i veshur me uniformën e mbretit të Shqipërisë ishte Ahmet Zogu jo Llesh Topallaj, duke qenë në pozicion të prirte në distancë, në ndriçim të zbehtë, unë, është shprehë Noka nuk pata mundësi të dalloj Ahmetin e veshr civil, por me dy të shtëna revolveri qëllova në objektivin që fokusova në mënyrë të rrufeshme, dy të shtënat e para qenë preçize drejt e në objektiv, ndërsa tre të shtëna të tjera kanë qenë të menjëhershme pa objektiv, aq e rrufeshme ka qenë ndërhyrja e agjentëve të sigurimit nga të gjitha drejtimet sa që unë jam neutralizuar për punë sekondash edhe pse isha ushtarak i sprovuar e me revole në dorë. Nga ana tjetër për fat të keq Azis Camit revolveri nuk i ndezi duke bërë dy shkrepje boshe, ndërsa të tretën nuk i dha puna afat më gjatë. Nuk është aspak e vërtetë se Zogu ka shkëmbyer zjarr me asnjë njeri, biles nuk ka pasë kohë as të nxjerrë revolverin, nuk është aspak e vërtetë se Major Llesh Topallaj e ka mbuluar me trupin e vet mbretin për ta mbrojtur nga plumbat, unë qëllova mbi major Lleshin duke pandehë se ai ishte mbreti meqenëse ai mbante të veshur uniformën e mbretit, kjo djallëzi e mbretit dinak i shpëtoi jetën nga vdekja e cila përpiu Major Lleshin që u bë kurban i padronit të vet vetëm se veshi rrobat e tij, dhe pas vdekjes doli kjo këngë poshtëruese për heroin e flijuar. Shqyr Zotit na shpëtoi mbreti/se majora kasa deti. Tendenca e shumicës dërrmuese që atyre që janë marrë këto vitet e fundit me jetëshkrimet e mbretit është ta kalojnë sa më tangentisht këtë ngjarje, duke e injoruar, sikur atentatorët paskan qenë budallenj qe nuk arritën të dallojnë se cili është mbreti, askërkush nuk e përmend faktin se mbreti nga frika e ndonjë antentati veshi truprojen e tijmbret dhe thënies se mbreti luftoi burrërisht nuk janë të vërteta, atentatorët, njëri qëlloi 5 herë, tjetrit nuk i ndezi, ata nuk mund të bënin luftë në mes agjentëve të policisë, nuk u neutralizuan se ishin të paaftë, por atentati nuk ka limit më të gjatë kohor aq më tepër në vende të sigurisë së lartë. Kush ishte Ndokë Gjeloshi Ndokë Gjeloshi lindi në Mekshaj të Shalës së Dukagjinit, biri i një fisi të dëgjuar në gjeneaolgjinë e bajrakut të Shalës, nga trungu i Nikë Vuksanit, me këngën e të cilit fillojnë dasmat, gëzimet e festat e kushtrimet në Shalë. Ndoka lindi me një bukuri natyrale sa fisnike aq edhe madhështore, me trup vigan, me impulse tipike mashkullore, i zgjuar nga natyra, inteligjent me karakter të fortë, i shkathët, imponues, orator në të shprehur, e pse jo edhe demagog e manipulues i turmës, ushtarak i talentuar e ambicioz, guximi shpesh e shpuri të ndërmerrte veprime jashtë mundësive reale që kish, i përpiktë por edhe prepotent, karrierist, por edhe aventurier në politikë si shumica dërmuese e ushtarakëve që i futen politikës, nacionalist i bindur dhe i verbuar nga miopia si shumica e nacionalistëve fatkeqë shqiptarë të kohës së tij. Ndokë Gjeloshi mori në formim të mirë kulturor në kolegjin françeskan në Shkodër, për të vazhduar më tej studimet e larta në akademinë ushtarake të Modenas në Itali ku dhe mori gradën e togerit të forcave të xhandarmërisë. Përpara Luftës së Parë Botërore, Gjeloshi luftoi në përkrahje të forcave të ushtrisë së Vidit. Si nacionalist radikal deklaronte se bënte pjesë në Partinë Nacionaliste Shqiptare, gjatë luftës së ashpër politike në vitet 20-24 rreshtohet përkrah forcave të opozitës së Nolit, në Revolucionin e 24-ës merr pjesë përkrah peshkopit Noli duke qenë një nga organizatorët e drejtuesit kryesorë të forcave në qarkun e Shkodrës së bashku me Rexhep Shalën që çoi në përmbysjen e klikës zogiste, gjatë qeverisjes së Nolit mori gradën kapiten të forcave kufitare, ndërsa pas kthimi të Zogut në pushtet arratistet në Jugosllavi ku ishte bërë anëtar i grupit të Bashkimit Kombëtar, një organizatë të mërguarish shqiptarë që kërkonte rrëzimin e Zogut me çdo kusht. Në nëntor të vitit 1926 së bashku me Dom Loro Cakën organizon e udhëheq kryengritjen antizogiste të Dukagjinit, kryengritje që shpërtheu përpara kohe, kryengritje që nuk u përhap nga tradhëtia as në Pukë as në Malësi të Madhe, kryegritje e shtypur dhe paguar me qindra të vrarë e qindra të burgosur. Pas shtypjes së Kryengritjes së Dukagjinit emigron në Austri, martohet me një zonjë austriake sa të bukur aq edhe fisnike, bashkëshorte e denjë që u ju gjend pranë në të gjitha situatat dramatike që kaloi i adhuruari i grave dhe i ushtarakëve Ndok Gjeloshi. Antizogist i betuar që është gati të bashkëpunojë me këdo veç të eleminonte Zogun. Bashkëpunëtor i Hasan Prishtinës dhe zbatues i porosisë së tij së bashku me Azis Camin natën e 20 shkurtit 1931 organizojnë atentatin më të rrezikshëm ndaj Ahmet Zogut, nga i cili Zogu shpëtoi vetëm se ishte i maskua e jo i veshur si mbret. Gjyqi ndaj Gjeloshit përfundoi më 2 tetor 1931 duke e cilësuar fajtor për vrasjen e major Topallajt dhe tentativë për vrasjen e mbretit duke e dënuar me 7 vjet burgim të rëndë. Përfundimi i kohës së burgimit me rrëzimin e mbretit nga froni duke i krijuar mundësinë Gjeloshit të kthehet në Shqipëri të cilin në Shqipërinë e Veriut e pritën si hero. Si nacionalist radikal që gjithë jetën kishte ëndërruar Shqipërinë Etnike ndoshta naivitet, ndoshta nga euforia, ndoshta nga inferioriteti i xhuxhizmit që karakterizonte shumë nacionalistë që ëndrrën e një Shqipërie Etnike e shihnin të realizuar tani që Italia e shpalli bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, si ushtarak karriere ftesën për të marrë pjesë në Milicinë shqiptare nuk e refuzoi, Gjeloshi mori edhe gradën e majorit dhe nuk pranoi të bashkohej me komunistët që dirigjonin FNÇ, kjo është edhe fundi i pa lavdishëm i karrierës së tij politiko-ushtarake, në kontrast të thellë me inkandeshencën e tij në të shkuarën. Në pranverë të vitit 1943 në fundin e bulevardit kryesor të Tiranës në rrugëne Stacionit të Trenit sot, atentatori Nok Gjeloshi mbeti i vrarë nga një atentator tjetër i pamëshirshëm si gjarpëri, Lym Keta. Ndok Gjeloshi mbetet një figurë e rëndësishme e jetës politiko-ushtarake të kohës së vet, me dy pamje që rrezaton e nxin njëkohësisht. Prelë Milani Kur arnautistani digjej dhe perandoria turke krihej Si gjithë trevat e Shqiptarisë edhe ajo e Malësisë së Madhe ka historinë e saj të përshkruar në mes qëndresës e mbijetesës, ku padyshim një ndër periudhat më të vështira është ajo e robërisë së gjatë në pushtetin e çallmës turke, së cilës jo vetëm i qëndroi si asnjë krahinë shqiptare e më gjerë, por mbi të gjitha arriti që çallmën si simbol që mbështillte jo vetëm mishin por edhe shpirtin ta grisë aq shumë sa vetë perandoria nuk arriti kurrë ta harrnojë. Tashmë dihet se Malësia e Madhe ishte e vetmja trevë e Shqipërisë Etnike e cila përbuzi e shpërfilli thuajse krejt ligjet e kodet morale e materiale që sillte pushtuesi aziatik, e për këtë u pagua një çmim mjaft i madh ndër shekujt që kaluan, por çmimi më i tmerrshëm filloi të paguhet atëherë kur përveç perandorisë Otomane, filluan të lakmojnë trojet tona edhe fqinjët e vonshëm sllavë, që si ujqër kërkonin që në çdo moment të shkeynin pjesë nga trupi i Malësisë e Shqipërisë, ndërsa ulkonja e verdhë që na kishte “futur” në gjirin e saj, si pjesë të perandoris herë heshte e herë qeshte. Por edhe ne shqiptarët ndonëse të okupuar e mjeruar nuk iu bindëm fatit tragjik që kërkonin të na caktojnë “miqtë” apo armiqtë tanë, por përkundrazi luftuam e qëndruam paprerë dhe për këtë flasin qindra kryengritje e luftëra në mbrojtje të lirisë e trojeve shqiptare, herë të “vetëm” e herë të bashkuar me treva të tjera shqiptare. Natyrisht për këtë qëndresë është shkruar e trashëguar, por në përgjithësi historia jonë u ka bërë luftrave e kryengritjeve që shquhen për fitore të të parëve tanë mbi armiqtë, ndërsa unë në këtë shkrim të shkurtër historik dua të bëj disi të kundërtën. E them të kundërtën pasi dua të përshkruaj një luftë të përbashkët të Malësorëve, Shkodranëve, Ulqinasve, Krajanëve dhe Dukagjinasve të cilët megjithëse luftuan heroikisht në mbrojtje të trojeve tona, ata e humbën këtë betejë të përgjakur mbrojtëse të lirisë nga invazionet sllave të Malit të Zi, e kjo betejë e “humbur” njihet (pak) në analet e historisë si Lufta e Kërnicës. Lufta e Kërnicës vjen fill pas gjëmimit famëmadh që tronditi jo vetëm sarajet e pushtuesit shekullor Otoman që tashmë kishte filluar të lëngonte, por mbi të gjitha pallatet e Kralit të Malit të Zi, e pse jo edhe të Europës së përgjumur, e ky gjëmim vinte nga kulla e Vraninës, kutrimi me origjinë nga Malësia e Madhe Oso Kuka së bashku me trimat e tjerë edhe këta shumë po nga Malësia u tha më shqip se kurrë bijve të shkinës se kush prek trojet shqiptare gjen vdekjen, edhe pse për këtë paguajnë edhe vetë shqiptarët. Po në atë kohë Mali i Zi e fqinjë të tjerë kishin filluar të marrim zemër për dy arsye, së pari se Europa nën syzet e fuqishme të Rusisë vendoste vija e hije në trojet tona për të “ngopur” pangopësinë e Sllavëve dhe së dyti, fuqia e pushtuesve Turq kishte filluar të lëkundej e gati të shembej për tokë nga pesha e pushtimeve e krimeve shumëshekullore që kishin ushtruar mbi Shqipërinë e më gjerë. E pikërisht pas këtyre si datë e fillimit të luftës së Kërnicës njihet data 17 janar 1862, kur Malazezët e pangopur kishin pushtuar Kërnicën tërësisht shqiptare si me popullsi dhe territor. Ku këto vende në të ardhmen Malazezët donin t’i përdornin si pikë strategjike për pushtime të tjera të trojeve shqiptare. Lajmi i këtij pushtimi u përhap si rrufeja, në formën e një kushtrimit që e dëgjoi jo vetëm Shkodra e Malësia, por edhe Ulqini, Kraja e Dukagjini e më gjerë. Madje për të shkuar për të luftuar për çlirimin e Kërnicës u grumbulluan menjëherë 500 vullnetarë që përbëheshin momentalisht nga Shkodra, Malësorë e Ulqinakë, të cilët, pa vonuar e pa marrë parasysh rreziku u nisën në 40 lundra që tërhiqeshin nga një avullore e kohës. Duhet sqaruar se pushtuesit shekullorë turk ju kërkua ndihmë nga vullnetarët për të çliruar e mbrojtur trojet shqiptare që njëkohësisht njiheshin edhe trojet e vetë perandorisë Otomane. Por ndihma ishte thuajse zero, madje shpesh kjo perandori e të keqes për të shpëtuar veten ishte gati të falte pjesë të “sajë”. Gjithsesi Shqiptarët e këtyre trevave që kishin kundërshtuar me armë në dorë edhe vetë pushtuesin perandorak, ishin gati të mbronin me çdo çmim çdo pëllëmbë të trojeve të tyre që Zoti jua kishte falur që herët kur krijoi njeriun mbi tokë. Tashmë këto trima pasi lundruan për disa kohë zunë vend në katundin Shestan, ku edhe do të përgatiteshin për të çliruar Kërnicën e pushtuar. Por Malazezët me të marrë vesh sulmuan vetë Shestanin, duke shkaktuar për një ditë mjaft gjak e mjerim si ndër 500 burrat luftëtarë të lirisë të trojeve shqiptare, por edhe në forcat e tyre të shumta. Sipas kronikës së shkruar nga Hamdi Bushati tek “Shkodra dhe Motet” gjejmë këta luftëtarë të lirisë të rënë dëshmorë: Hysen Rrjolli, Zenel Egçi, Salih Ishaku, Oso Verçana dhe 20 vetë (pa emra) nga Kopliku. Mjerisht këta trima Malësorë që derdhën gjakun për lirinë e këtyre trojeve nuk kanë askund emrat e tyre që meritojnë shumë më shumë se kaq. Pas kësaj beteje në Shestan forcat Malazeze u thyen dhe u tërhoqën në Kernicën e pushtuar. Gjatë këtyre ditëve të tmerrshme në Shkodërlocen u grumbulluan mbi 600 luftëtarë të tjerë të lirisë të cilët ishin nga Shkodra e Dukagjini. Kjo forcë luftëtarësh tashmë komandohej nga Hasan Hoti, por pa vonuar nga viset e sipërshënuara shqiptare do të mblidheshin vullnetarë të tjerë, të cilët do të niseshin për çlirimin e Kërnicës së pushtuar. Me të mbërritur afër Kërnicës u ndez lufta në mes vullnetarëve Shqiptarë dhe pushtuesve Malazezë, ku duhet shënuar se kjo luftë ishte disi e pabarabartë, pasi Malazezët ishin më të organizuar ushtarakisht, ishin me armatimet më moderne, të fortifikuar në pozicionet e tyre, por edhe shumë më të shumtë në numër. Gjithsesi beteja ishte tepër e ashpër, por trimat shqiptarë luftuan me heroizëm të pashoq, deri edhe trup më trup, shpatë me shpatë e bajonetë për bajonetë. Për fat të keq shqiptarët me gjithë trimërinë e tyre në këtë betejë të pabarabartë humbën mjaft luftëtarë të lirisë në fushën e betejës, por edhe u zunë robë nga Malazezët mjaft të tjerë, duke përfshirë edhe vetë Hasan Hotin… Madje nga gojëdhënat që përmend Hamdi Bushati tek “Shkodra dhe Motet” thuhet që shkon rreth 600 robër, si dhe të rënë në fushën e betejës rreth 500 luftëtarë shqiptarë, madje në këto shkrime të tij (H.B.) theksohet se sipas kronikës të M. Sirrit në “Almanaku Shkodra” u janë prerë kryet e marrë kokat nga malazezët plot 105 shqiptarëve. Disfata e luftëtarëve shqiptarë shkon aq larg sa thuhet se shpëtuan nga zënia rob apo nga vdekja fare pak, e ndër këta thuhet se ishin Halil Kopliku dhe Çun Mula i Hotit. Po në kronikën e M. Sirrit shënohen këta dëshmorë të rënë nga Shkodra në këtë luftë: Abdylla Agë Drishti, Hysen Begu i Beqir Begut, Hasan Beg Ulqini, Hyso Bordullaku, Jusuf Djepaxhia, Man Hil Hoxha, Salo Cani, Fetah Salo Texhali, Taro Dragusha, Gush Kruja (nipi i Can Krujës), Abdyl Rama, Kaso Shkreli (vëllai i Dasho Shkrelit) e tjerë por pa shënuar emra të tjerë konkret. Ndërsa edhe në këtë betejë u dalluan Malësorët trima për të cilët ka një listë emrash me dëshmorë e të plagosur vetëm nga Bajraku i Hotit të cilët janë gjetur të shënuar nga Hamdi Bushati në “Shkodra dhe Motet” e të cilët janë të rënë në fushën e betejës si dëshmorë të lirisë: 1. Lekë Ulja, 2.Mirash Martini, 3. Prel Marku, 4. Tom Luli, 5. Gjokë Martini, 6 Gjon Ujka, 7 Shytë Preçi, 8. Prekë Mark Luci, 9. Vas Bardhi. Të plagosur në këtë luftë janë të shënuar trimat: Lekë Ula, Pjetër Pali, Prel Marashi, Ulë Martini, Marash Gjeloshi, Mirash Hasi, Tom Gjoni, Gjeto Preçi, Lulash Vuji, Prek Nik Vuli, Gjeto Preç Doka, Prel Mark Toma dhe Luc Marku. Ndërsa shënohen për trimni në këtë luftë kundër Malazezëve Lan Ula i cili ka pre tre krena Malazezësh, pastaj vijnë Marash Ula që ka pre një krye (malazezi), Gjelosh Nika që ka pre një krye (malazezi), Lekë Ula që ka pre një krye malazezi (para se të plagosej), Gjon Nika që ka pre një krye malazezi dhe ka marrë bajrakun, Marash Daka ka pre një krye (malazezi), Lekë Pëllumbi ka pre një krye (malazezi), Prel Preka ka pre një krye (malazezi), Marash Leka ka pre një krye (malazezi), Dedë Vuji ka pre një krye (malazezi), Tom Pashani ka pre një krye (malazezi), Prek Gjeloshi ka pre një krye (malazezi), Tom Preçi ka marrë një krye (malazezi), Nikë Miculi ka marrë një krye (malazezi). Gjithsesi gojëdhënat trashëgohen edhe për trimërinë e luftëtarëve Krajanë e Dukagjinas, që dhanë jetën apo u plagosën e tjerë, por mjerisht pa asnjë emër konkret. Gjithashtu në këto në këto gojëdhëna apo shkrime duke përfshirë edhe ato të Hamdi Bushatit (tek “Shkodra dhe Motet”) flitet për trimërinë e shqiptarëve Ulqinakas, ku emri i trimit në krye të Ulqinasve Mustafa Brocit tregohet edhe sot si legjendë, ku thuhet se pasi luftoi me Malazezët dhe preu disa koka të tyre, erdhi momenti dhe këtij trimi ia prenë kokën Malazezët, por edhe kështu me kokë të prerëka ecur plot shtatë hapa të tjerë… Përmendet për trimëri Ceno Begu i cili u printe Ulqinakëve, por edhe trimat Daut Pelinku dhe Halil Beci e tjerë. Por edhe pas kësaj lufte që mund të quhet e humbur, Shqiptarët Malësorë, Shkodranë, Dukagjinas e tjerë nuk e humbën zemrën e trimërinë për t’u dalur zot trojeve të tyre etnike, ata edhe pas kësaj zhvilluan beteja të tjera në mbrojtje të trevave shqiptare që perandoria Turkoshake tashmë i kishte lënë Hali, ndërsa Europa i kishte nxjerrë në Ankand… Gjithsesi Malazezët e tjerë pas kësaj morën disi “zemër” nga beteja e “fituar” e Kërnicës të cilën e paguan edhe mjaft shtrenjtë, duke detyruar shqiptarët Malësorë, Shkodranë e më gjerë të zhvillojnë dhjetëra beteja të tjera që vazhduan nga Shestani, Muriqi, Palva, Gucia, Tivari, Hoti, Gruda, Ulqini, Shpuza, Kosova e tjera troje të Shqipërisë Etnike e asaj “londineze”. Mjerisht disa nga këto treva që përmenda më lart Europa që kishte forcën por jo të drejtën ia “fali” për zgjerim Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë e tjerë, e një ndër të parat “viktima” që “bekoi “ në gojën e ujkut sllav Europa plakë ishte edhe Kërnica e përgjakur e cila tashmë ka pësuar fatin tragjik pa kthim, duke u bërë pjesë e Malit të Zi, ku sot kjo trevë dikur shqiptare banohet nga Malazezë të ardhur pas vitit 1862, ose nga ata të paktë banorë shqiptarë që në kushtet e mbijetesës dalëngadalë u sllavizuan, duke humbur jo vetëm emrin, besimin, gjuhën, por mbi të gjitha ndërgjegjen se janë pjesë e trupit dhe gjakut shqiptar që ende thërret… të paktën për t’i kuruar “plagët” që kullojnë gjak e sado që mundohen t’i mbyllin ato vetëm maisen, e pse jo dikur ato do të shpërthejnë, e për këtë shembujt i kemi gjithnjë të freskët, por i frekëst duhet të mbesë amaneti i të parëve, të cilin e mban edhe toka jonë e jo më ne bijtë e saj… Dëshmorëve të kësaj lufte të përmendur apo jo për mungesë materiali shpirti u pushoftë në paqe në altarin e lirisë së amshuar, dhe u bëftë dritë për të ndriçuar ndërgjegjen shpesh të errësuar të disa shqiptarëve kudo që janë… Ndue Bacaj Shërbimi Informativ Kombëtar duhet të shkatërrohet në emër të konsensusalitetit politik -Si në çdo aspekt pas nënshkrimit të marrëveshjes Nano-Berisha, edhe në shërbimin inteligjent duhet të ketë një vit zero. -Brenda tre ditëve, gjatë më pak se 13 orëve dëshmi, është shkatërruar një aktivitet 10-vjeçar që lidhet direkt me sigurinë e vendit. -Përveç shkatërrimit, po i bëhet shantazh si në kohën e sigurimit të shtetit gazetarëve dhe të zgjedhurve të popullit. Datat 21, 22 dhe 23 tetor 2002 do të shënohen në historinë e re të Shqipërisë pluraliste si ekzekutimi shtetëror i Shërbimit Informativ. Duke filluar nga shefi i shkarkuar i SHISH-it Fatos Klosi, për të vijuar me liderin e opozitës Sali Berisha dhe për të përfunduar me vartësit e Klosit, të gjithë informacionet e grumbulluara gjatë 10 viteve janë nxjerrë në treg, madje falas. Është e çuditshme etja e Komisionit Parlamentar Hetimor për SHISH-in, ose ndryshe Komisioni Ngjela, për të dekonspiruar sekretet shtetërore të punës së shërbimit inteligjent shqiptar. Ndërsa dëshmia e kryeministrit Nano, u bë me dyer të mbyllura, dyert u shqyen gjatë seancës së pyetjes së Fatos Klosit dhe deponimit vullnetar të Sali Berishës. Ndërsa të mërkurën, në tryezën e një pjese të komisionit, të kryeministrit dhe presidentit, por edhe të opinionit, seanca e pyetjes së vartësve të Klosit, u bë me dyer të mbyllura. Gjithçka nisi disa ditë më parë, me deklarimin nga kryetari Ngjela se SHISH ka rekrutuar si informatorë gazetarë dhe politikanë. Deputeti i PD kishte premtuar zbardhjen e këtyre të vërtetave, por asgjë nuk ndodhi edhe pas 3 ditëve seanca, gjithsej rreth 13 orë pyetje-përgjigje. Frenimi i erdhi Ngjelës pas deponimit të Berishës, sipas të cilit është normale që SHISH të bashkëpunojë me gazetarët. Atëherë, pse u hodh në treg një kartë e tillë dhe nuk u zbuluan emrat e kolegëve tanë spiunë? Me sa duket, edhe tek gazetarët, ashtu siç tashmë është bërë metodë pune tek politikanët, duhej bërë shantazh për të mbajtur “sus” disa media të cilat nuk kanë dashur të pozicionohen as në krah të Nanos, as në të Berishës dhe as të binomit Nano-Berisha. Në çdo moment redaksive apo kryeredaktorëve (drejtorëve) do t’u kujtohet me dashamirësi një numër dosjeje. Qëllimi është shumë i thjeshtë, të gjithë duhet të brohorasim “Hosana Baraba”. Po kujt i shërben shkatërrimi nga themelet i SHISH? Për këtë duhet bërë një retrospektivë e shkurtër, që fillon me vitin 1991, kur Shërbimi Sekret, më saktë Sigurimi famëkeq i Shtetit, u zëvendësua me të drejtë me Shërbimin Informativ Kombëtar-SHIK. Edhe pse u tha se u larguan të gjithë sigurimsat, duhet pranuar se kjo nuk është e vërtetë. Një Sigurim Shteti, paralel me SHIK-un, ishte në këmbë në Shqipëri dhe madje shumë i fortë në vende të ndryshme të Evropës. Nga spiunë-shërbëtorë të vendit tonë, ata u kthyen në bizensmenë, duke shfrytëzuar njohjet e krijuara në vite, por edhe paratë që i kishin mbetur. Një strukturë e tillë-hije, ekziston edhe sot në njërën prej partive politike shqiptare, që i bën karshillëk edhe SHISH-it. Pas këtij revolucioni të pjesshëm, erdhi viti 1992, kur në mars erdhi në pushtet PD. Në krye të SHIK-ut u vendos një profesor i shkencave ekzakte, Bashkim Gazidede, ish-pjesëtar i një shoqate të Intelektualëve Islamë. Për vetë natyrën e punës së këtij institucioni, por edhe të “luftës së ftohtë” në politikën shqiptare, fare pak u mësua mbi veprimtarinë e SHIK-ut të Gazidedes. “Zullumet” filluan të dalin pas ngjarjeve të 097, kur vetë ish-kryespiuni u arratis nga vendi. Për mendimin tonë, viti 1997 shënon goditjen më të madhe që ka marrë shërbimi sekret shqiptar që nga krijimi i tij. Por kjo, u justifikua me rënien e krejt priamidës shtetërore të Shqipërisë, pjesë e së cilës ishte edhe SHISH-i. Me ardhjen e PS në pushtet, në krye të SHISH-it u vendos një tjetër profesor i shkencave ekzakte, Fatos Klosi. Gjatë qëndrimit të tij 5-vjeçar në krye të këtij shërbimi, Klosi u përpoq të ndërtonte institucionin. Po gjatë të njëjtës kohë, Klosi u përball me sulme e akuza të shumta nga opozita kryesisht, por edhe nga të majtët. Mbi Klosin rëndojnë akoma akuza, më e rënda për organizim të vrasje së deputetit Hajdari. Përveç kësaj, 3 kryeministra, Nano, Majko dhe Meta, kanë kërkuar shkarkimin e tij, i cili është penguar nga ish-presidenti Rexhep Mejdani. Bashkëpunimi mes të dyve është bërë publik edhe nga Berisha gjatë deponimit të tij, ku thotë se Klosi i ka kërkuar vartësve të tij në prefektura, të punojnë për rizgjedhjen e Mejdanit. Gjithsesi, me nëshkrimin e marrëveshjes Nano-Berisha dhe me idenë e presidentit konsensual, filloi edhe goditja ndaj Klosit. Ky, nga ana e tij, bëri gabim duke kërcënuar kandidatin për president Artur Kuko, i cili u detyrua të tërhiqej. Pa shumë përpjekje, konsensusi u gjet tek gjenerali në pension Alfred Moisiu, i cili një mëngjes u gdhi president i Shqipërisë. Detyra e parë, ishte shkarkimi i Fatos Klosit, i cili me propozim të kryeministrit Nano, u shkarkua nga Moisiu. Por ky ishte vetëm fillim i rrebeshit. Klosi duhet vendosur në bankën e të akuzuarve dhe bashkë me të, edhe SHISH-i. Rruga e vetme është dekonspirimi i aktivitetit të tij 10-vjeçar zyrtarisht pasi u diskutua vetëm për periudhën kur drejtor ishte Klosi. Nëse Klosi ish kriminel, trafikant, vrasës e sa e sa epitete të tjera, pse duhej të paguante edhe shërbimi në tërësi? Përgjigjen ju ftoj ta gjeni tel filmi “Vdekja e kalit”, sinteza më e përshtatshme e asaj që po ndodh në SHISH. Në kësi rastesh, duhet dëgjuar opinioni i profesionistëve. Drejtori i komanduar, Petrit Myftari, i cili kuptohet se nuk do ishte lënë në këtë detyrë nëse do ishte i afërt me Klosin, ka kërkuar që të mos nxirren sekretet shtetërore. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe kryeministri e presidenti. Por ajo që u bë, nuk zhbëhet më. Shërbimet sekrete të vendeve fqinje, mësuan se si punon, funksionon dhe ç’është e rëndësishmja, cilat janë pikat e dobëta të SHISH-it. Gjatë këtyre seancave, janë dekonspiruar qindra informatorë të të gjitha rangjeve, kanë dalë me dhjetëra pseudonime, janë mësuar mijëra sekrete të cilat nuk duhej t’i dinin shtetasit shqiptar dhe jo më të huajt. Pastaj, nga deputetët e komisionit, kush na siguron se ndonjë prej tyre nuk punon për shërbimet e huaja? Përveç të tjerave, diskutohet edhe për sigurinë e jetës të të sipërcituarve të cilët tashmë janë në shënjestër. Do të ishte mirë, që juristë të pavarur të konstatonin nëse është shkelur ligji për SHISH-in nga Komisioni Hetimor, a është shfrytëzuar ai për të marrë dublikata të informacioneve sekrete për t’u përdorur më vonë, a janë zhdukur dosje implikuese të disa politikanëve të lartë-madje anëtarë të komisionit, a janë të mjaftueshme shkeljet e konstatuara për ta shkatërruar nga themelet SHISH-in, a ia vlente barra-qeranë që në emër të “reformës institucionale Nano-Berisha” të shkelej me këmbë edhe mbi sigurinë kombëtare, mbi ç’baza duhet të ngrihet SHISH-i i ri, a ka kuptim që kompetencat ekzekutive të kryeministrit t’i ushtrojë Parlamenti, apo më keq akoma, shefi i opozitës?
Këtyre pyetjeve, nuk ka interes askush t’i japë përgjigje. Aq më shumë se Komisioni është i ndarë tashmë në dy pjesë, opozita e cila do t’i shkojë deri në fund shkatërrimit,d he pozita e cila është kujtuar për dëmin, por pak vonë. Në fund, komisioni nuk është aspak çudi të dalë me dy rezoluta të ndryshme, duke mos arritur asnjë rezultat, madje pa dënuar as Klosin, pasi nuk është ky qëllimi, sepse duhej të ishte vënë në lëvizje Prokuroria e jo Kuvendi për këtë çështje. Edhe SHISH-in që duhet të lindë me moshë zero, duhet ta ndërtojë marëveshja Nano-Berisha, pavarësisht çmimit të llahtarshëm që pagoi Shqipëria, e cila doli lakuriq në mes të botës, ashtu si në krijimet e Fan Nolit dikur. Dhe ne vazhdojmë të thërrasim: Hosana Baraba. Blerti Delija “Shqipëria me SHISH-in në Afrikë, pa SHISH-in në Europë” Që sigurimi i shtetit ka qenë një Bandë e stërmadhe (400 mijë spiunë sipas librit të Bezhanit “Mëkatarët”) në duart kriminale të regjimit dikatorial e shefit të saj Hoxha kjo nuk ka asnjë dyshim, por asnjë dyshim nuk ka që kjo bandë spiunësh ka qenë inteligjenca e vërtetë, vigjilenca e “pamortë”, por edhe koburja e vetme që kontrolloi e shkatërroi gjithçka shqiptare e njerëzore në këtë copë truall të bukur të Europës. Mbas ardhjes të demokracisë kjo bandë e stërmadhe spiunësh për një moment “heshti” dhe shqiptarët si viktima të tyre filluan të “harrojnë” çfarë kishin hequr, dhe po engletiseshin me zbulimin e krimeve që kishte bërë kjo bandë e kuqe dhe e zezë. Madje me kureshtje të pashoqe ne shqiptarët filluam të lexojmë faktet e zbuluara se sigurimi i shtetit kishte qenë thjeshtë një filial i sigurimeve ish sovjetike (KGB) apo ish Jugosllave (UDB) e tjerë, por edhe të lidhjeve të hershme të kësaj bande me mafien ndërkombëtare dhe trafiqet e kontrabandat e armëve, drogës e terrorizmit ndërkombëtar, ku padyshim pjesa më tërheqëse ishte ajo e përgatitjes së terroristëve ndërkombëtarë që nga Amerika Latine e deri në territoret Iraken, Iranian, Algjerian, Afganistanez, Palestinez e tjerë. Në këto momente deliresh për ne shqiptarët kjo bandë në shumicë kriminelësh të vërtetë si me magji ishte shpërndarë jo vetëm në tërë politikën shqiptare, por në të gjitha gjymtyrët e shtetit të ri demokratik apo socialist, madje gjymtyrët e kësaj bande kishin depërtuar thellë në mediat e shkruara dhe elektronike, por edhe në të gjithë ekonominë publike e private aq sa një ditë edhe pse pretendohej se shteti kapitalist në Shqipëri ishte forcuar në fakt ai ishte në duart e banditëve të ish sigurimit të shtetit, që dalëngadalë në vitin 1997 “provuan” aftësinë e tyre për të rrëzuar e ngritur vetë shtetin e ëndërruar të shqiptarëve, “detyrë” që siç dihet e kryen me mjaft sukses. Natyrisht pas 1997 kjo bandë e stërmadhe u instalua plotësisht në gjymtyrët e shtetit të “ri” që e fituan pikërisht këta spiunë. Tashmë jeta ekonomike, politike, por edhe ajo private e gjithë shqiptarëve kontrollohej nga kjo bandë që dalëngadalë u rigjallërua dhe “organizua” me emrin e ri herë SHIK e tani SHISH. Tashmë siç del e qartë si drita e diellit të gjithë shqiptarët që sytë nuk jua kanë qorrua apo veshët shurdhuar e mendjen turbulluar e shohin se jeta e tyre e trazuar e mjeruar në këto pesë vitet e fundit është pikërisht peng i ish sigurimit të shtetit komunist, ndonëse me emrin joshës SHISH. Ku padyshim dora e zezë e kësaj bande të “Re” është ajo që jo vetëm drejton të gjitha trafiqet kriminale, por që ka kryer të gjitha krimet politike e njerëzore, tuj përfshi edhe vrasjen e shqiptarëve potencial, jo vetëm në Shqipërinë londineze, por edhe në Kosovë, në Maqedoni, Mal të Zi e deri në vrasjet e patriotëve e nacionalistëve në diasporë është vepër e bandës së “re” me orientim të vjetër. Shqiptarët këto ditë panë një Show të vërtetë ku komisioni parlamentar për hetimin e kësaj “bande” jo vetëm zbuloi se SHISH-i ishte mbushur me të gjithë lumpenin e kuq që trashiguam, por se në këtë organizëm ishin instaluar pjesa më kriminale e ish sigurimit të shtetit, e themi këtë pasi siç u pa ky organizëm që duhet të survejojë të gjithë veprimtarinë antikombëtare, jo vetëm që nuk e kishte bërë këtë, por përkundrazi ishte marrë me gjuetinë e kundërshtarëve politik të ish komunizmit të vjetër apo të ri, pra e vetmja detyrë që e kishte “kryer” mirë ishte lufta pa kompromis e SHISH-it me veprimtarët e drejtuesit e Opozitës së vërtetë, ku një ndër këta kulme është edhe vrasja e liderit të dhjetorit 1990 Azem Hajdarit, si dhe organizimin e gjitha të këqiave (trafiqe, kontrabandë e mafiozllëqe të tjera) për të cilat Europa na ka mbyllur derën e penxheren dhe komunikon me Shqipërinë sikur komunikon me disa vende të Afrikës që ende jetojnë si në mesjetën e hershme, kur ligjin e bëjnë më të fortit e xhahilët. Natyrisht ish drejtuesi i SHISH-it Klosi u mundua të mos pranojë asgjë nga këto, por tashma e vërteta jo vetëm që shihet, por kjo u përforcua më shumë kur disa deputetë të majtë jo vetëm donin të mos zbardhej e vërteta, por bënë një avoktai “Gratis” për këtë shërbim “antikombëtarë”, gjithashtu një pjesë e Medias së shkruar dhe elektronike si me komandën zjarrë po bëjnë një avokati të pashoqe për mbrojtjen e SHISH-it. E kjo padyshim zbardhi të vërtetën që prej kohësh bluhej në mendjen e shqiptarëve të ndershëm pasi sa u koërkua “lista” e atyre mediave dhe politikanëve që janë agjentë të SHISH-it, tërbimi i këtyre të fundit nuk njohu kufi. Nga ky tërbim “zbulimi” deri tani janë vetdeklarua si agjentë të SHISH-it drejtuesit e tre gazetave kombëtare, gjoja të pavarura (vetëm të varura nga SHISH-i), janë vetë-deklarua edhe një televizor e gjysëm kombëtare dhe shumë televizore lokale. Por më interesantja është vetdeklarimi nga tërbimi i disa deputetëve të majtë të cilët jo vetëm e mbrojnë SHISH-in me histeri të paparë, por kanë filluar të sulmojnë opozitën se po kërkon të shkatërroj këtë shërbim gjoja “Kombëtarë”. Gjithsesi siç edhe mësojmë nga disa burime interesante kjo mbrojtje e SHISH-ti nga deputet të majtë (por edhe të djathtë, por deri tani në heshtje), nga disa media dhe shoqata jo qeveritare rrjellë për dy arsye, së pari zbulimi i disa dosjeve të politikanëve e Mediave do të bëjnë që shumë shpejtë për politikën të kenë zgjedhje të reja, pasi siç flitet në parlament ka rreth 52 deputet që ose janë të lidhur direkt me SHISH-in, ose janë produkt i vetë SHISH, gjithashtu mediat që deri tani pa u zbuluar kanë bërë prokupi, do të fiken si kandili kur s’ka vaje, duke lënë rehat këtë popull nga zhurma e mashtrimet që gatuheshin në guzhinën e ish sigurimit të shtetit me emrin e ri si më sipër. Mjerisht për ata e fatmirësisht për Shqipërinë Europa pas kësaj do të na afronte e ndihmonte si asnjëherë tjetër, pasi detyra kryesore që i vënë Shqipërisë kjo Europë është nëse doni të vini në gjirin tonë, Pastroni Politikën dhe Jetën Tuaj nga Krimet e Kriminelët e Shkuar e të Sotëm, që padyshim vatha e tyre e preferuar është ish Sigurimi i shtetit komunist me emrin e sotëm SHISH. E pas zgjedhjeve të reja dhe afrimit me Europën ky organizëm i vjetër të shpërthiqet plotsisht, duke krijuar kushtet e reja për të ndërtua një shërbim tjetër vërtet kombëtarë, por për të krijuar edhe një klimë të qetë e dinjitoze për shqiptarët e ndershëm që padyshim janë shumica, e pikërisht pas kësaj klime, por edhe në gjirin e Europës do të krijohen kushtet që dosjet e ish sigurimit shtetit të ri e të vjetër të mos jenë më mister për askënd ato të hapen në dritën e diellit, se kështu ky popull do t njohë spiunët e tijë që i bënë gjëmën për rreth 60 vjetë, natyrisht pas kësaj nuk do të ketë ndonjë gjëmë të re pasi në përgjithsi spiunët dihen, por janë të “pakonfirmuam” duke bërë shpesh siç thotë populli të shkojë i njomi për të thatin;… Por a do të arrihet kjo, patjetër nëse e kemi seriozisht e duam të pranohemi në sofrën Europiane… Sokol Pepushaj Antikomunisti Bilal Xhaferri Sipas kujtimeve të atdhetarit Agim Sulo Me Bilal Xhaferrin jemi takuar për herë të parë në Boston, vend në të cilin ai vinte me dy miq të tij: z. Skënder Shuaipaj dhe burrin e motrës, Selfo Hoxhën. Ishte 28 nëntor. Zakonisht ne festonim së bashku 28 nëntorin, ditën e flamurit kombëtar. Ai erdhi atje i veshur me veshje kombëtare dhe kjo na bëri të ishim kureshtarë, për të ditur më shumë rreth këtij njeriu, që ra menjëherë në sy. Në këtë festë, mes partiotëve të tjerë, merrte pjesë edhe shkrimtari i njohur shqiptar Faik Konica, i cili gëzonte respekt shumë të madh në tërë komunitetin shqiptaro-amerikan. Edhe Bilali kishte vetinë t’ia fitonte menjëherë zemrën bashkëbiseduesit. Kështu që u miqësuam. Gjatë gjithë kohës, që ne kemi pasur kontakte, ai nuk ngurronte të shfaqej: shqiptar i flaktë, antikomunist i betuar, por mbi të gjitha një talent i rrallë në fushën e letërsisë. Puna që bënte në Boston dhe më vonë në Çikago, qe tepër e lodhshme. Punë të ndryshme krahu. Atij i duhej të punonte gjithë ditën, ndërsa natën merrej me shkrimet e revistës “Krahu i Shqiponjës”. Tërë ato që fitonte, duke punuar në punë nga më të vështirat, i përdorte për të siguruar vazhdimësinë e botimit të revistës. Në këtë revistë antikomuniste Bilali ka shkruar shumë herë edhe për mbretin Zog, edhe për trashëgimtarin Lekën, megjithatë nuk mund të them në ishte pro tij, domethënë për pushtetin mbretëror. Di që mbreti Lekë e vlerësonte shumë si antikomunist. Bilali e botoi revistën edhe me ndihmën e zotit Skënder Shuaipaj. Në çdo demostratë që bëhej atje kundër Titos, kundër të kuqve shqiptarë apo për Kosovën, Bilalin e gjeje në rradhët e para. (Unë bëja pjesë një radhët e dyta, shton duke qeshur Agimi). Kur erdhi mbreti në Boston, planifikuam të hapnim një stacion radiofonik dhe gazetarfolës do të ishte Bilali. Vetë Bilali e pranoi me kënaqësi këtë ofertë, por si pasojë e kushteve dhe e rrethanave të krijuara, nuk mundëm të realizojmë një projekt të tillë. Një ditë përpara se të vdiste, unë vajta dhe i bëra një vizitë, m’u duk mirë. Të nesërmen mora vesh se vdiq gjatë një seance gjimnastikore, që bënte për normalizimin e muskujve. Shumë njerëz e kanë komentuar këtë si atentat kundër tij, unë mendoj se nuk ka qenë ashtu. Kujtoj se, në të vërtetë, ai pati një atentat me thikë, me sa mbaj mend, të cilit i shpëtoi për mrekulli, me ndihmën e policisë. Të kuqtë, natyrisht, që thurnin shumë plane për ta zhdukur, por nuk ia arritën siç dëshironin. Megjithatë nuk është pak ajo që i bënë gjatë gjithë jetës së tij të shkurtër, por të mundimshme. Një jetë i përndjekur, i persekutuar, por antikomunist i betuar, i papërkulur. Bilal Xhaferri vdiq duke lënë pas ideale të qarta, që flisnin dhe flasin në emër të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ai ishte dhe mbetet atdhetar i madh me vlera të rralla kombëtare.
Elona Dushaj, surpriza e letërsisë shqipe Autora që befason, dhe pse jo sfidon “të vjetrit” që kanë mbushur raftet e librarive në Shqipëri dhe që “flenë” të qetë, se nuk i “trazon” askërkush. Në një kohë, kur mjaft krijues të rinj e të vjetër, botojnë përditë vepra (falë potencialit të financës së tyre) dhe bëhen shkrimtarë ose në disa raste vetquhen të tillë, duke patur përkrahjen e qelepirxhijve të vetquajtur kritikë të artit, ku raftet e librarive mbushen e rimbushen, duke pluhurosur edhe interesin e lexuesit të rregullt, për të lexuar gjithë këtë fluks të madh botimesh që në të shumtën e rasteve nuk na sjellin asnjë të re në letërsi veçse si majmunër imitojnë njëri-tjetrin. Duke gërmuar me sy në një nga libraritë e qytetit të Durrsit, dëshira më zabtoi një libër, të një autoreje krejt të panjohur për mua. “Përtej unit” për nga titulli mu duk interesant dhe nisa ta shfletoj… Por intuita nuk më zhgënjeu. Ky libër është shkruar me mjaft fines e elegancë, dhe përbën dy elementë kryesorë në gjininë e letërsisë; poezi dhe prozë. Habi dhe mrekulli njëkohësisht. Autorja e këtij libri është vetëm 20 vjeçare, vjen si fllad fiud nga bukuritë e alpeve të krahinës së Veriut. Atje ku lindin zanat, dhe shndrrohen në muza të bukurisë së shpirtit krijues, si rrjedha origjinale e shtratit të Valbonës. Duke shfletuar me kërshëri, magjepsem nga stili i vargut rebelues, cinik e herë nga sarkazma që përdor autorja mrekullisht. Kjo tregon se autorja e re Elona Dushaj, është prerje e genit Migjenian, se ai, dhe vetëm ai përdorte vargun rebel e cinik p.sh. (poezia Shko pra njeri). Mos qesh, shekull i krisur, mos gajas, se mos nga qeshja e tepërt shkon dhe shqyhet barku i një bote të tërë. Dhe ndotesh nga kalbësirat e vetvetes Është brum i ngjeshur në “magjen” e Migjenit të madh. Dhe unë e shijoj me dhimbje e dëshirë këtë emocion. (ose) (poezia refleksione) Tufa të mëdha korbash fluturojnë në qiell dhe duket sikur po copëtojnë dhe shyqejnë kohën me pangopësinë e tyre shtazarake. Është bota e një 20 vjeçareje, që vjen si një klithmë e brëndëshme dhe e ndjeshme shpirtërore, për fatet e njerëzve në udhëkryqet që padrejtësisht i ofron jeta… Por me këtë shqetësim njerëzor që të drithëron, në shtrirjen e hapësirës së mendimit të thellë, duke i ngjasuar një pikture fantazmë, dhe që ke dëshirë t’i zbulosh elementët dhe burimin e origjinës së veprës. Elona me ktë libër, në përgjithësi ngre krye me “revoltën” e pamëshirshme në episode të veçanta, ku godet me “barut” të vargut, realitetin antipod të njeriut të sotëm. Shfletoj më tej dhe bëhem skllave e poezisë së elonës. p.sh. (poezia Kontrast) Për gjysmën time gjeniale Më duan Deri në vdekje Për gjysmën tjetër Më urrejnë Për vdekje Një poezi konçize, hermetike, që vetëm një lexues shumë i kualifikuar mund ta gërryej me “traponin” e trurit, për t’i gjetur thellësinë e asaj çka ka dashur të thotë autorja. Por çdo poezi e Elonës, ka “peshën” e saj, që do t’i duhet kritikëve për të zbuluar vlerat e kësaj autoreje shumë të re, që padyshim unë e quaj Surprizën e letërsisë shqipe. Dhe për lexuesin një autobiografi të kësaj të një mjeshtre të poezisë që hyn me dinjitet absolut të një mjeshtre të poezisë në familjen e magjisë së penës, që e ka emrin Letërsi (dhe, që jo të gjithë që shkruajnë, mund ta kenë këtë fat). E lindur dhe e rritur në B. Curri. Isha nxënëse e shkëlqyer e gjimnazit “Asim Vokshi”. E apasionuar në shkencat ekzakte por e talentuar edhe në poezi. Njohëse e mirë e tre gjuhëve të huaja: anglisht, frëngjisht dhe italisht. Njëzet-vjeçare. Kjo jam unë quhem Elona. Aktualisht banoj në Bruksej me tim shoq dhe vajzën Valbona. Studioj pranë ULB-së (Universiteti i Lirë i Brukselit) në degën e Përkthim-Interpretimit të gjuhëve që njoh. Momentalisht po punoj në subjektin e një romance me temë të marrë nga historitë e vjetra të trevës sime. Ndoshta këtu ka vend edhe për më shumë zbulime, pasi Elonën nuk dinë si ta quash, poete apo prozatore? Sepse ajo është një endëse e mirë në “tezgjahun” e tregimeve, ku shumllojshmëria e emocioneve na dhuron një skulpturë të çmuar me shumë vlerë në artin dhe kulturën shqiptare. Një sentencë nga filozofia popullore, (e të parëve tanë) se; “me dy gurë qëllon në shenjë dy zogj” vlen edhe për Elonën, që me “lindjen” e veprës së parë të na dhurojë “dy binjakë” Poezi dhe Prozë. Dhe Elona, si një “qitëse” e shkëlqyer e spontanitetit në letërsi tërheq vëmendjen e kolegëve “të vjetër” në fushën e artit, të cilët nuk janë aspak të kursyer për vlerat e këtij libri. Këtu nuk mungon shkrimtari dhe kritiku durrsak z. Met Dervishi, që është një gjurmues i palodhur për “zbulimet” e reja. I cili është dhe redaktori i “Përtej Unit”. Kurthet e muzës mosmirënjohëse Poezia, kjo muzë mosmirënjohëse, (Xhon Milton) megjithatë i mban ngrehur kurthet e saj. Së fundi, ajo duket se i kishte zënë pritë me kohë Elona Dushajt, një njëzetvjeçareje që studion në një universitet të Brukselit, në degën e përkthim-interpretimit të gjuhëve italisht, frëngjisht dhe anglisht, dhe atje, ndonëse mijëra kilometra larg vendlindjes, Elona Dushaj është nga Tropoja, ish-nxënëse e gjimnazit “Asim Vokshi”, nuk duket t’i ketë shpëtuar ngasjeve të muzës mosmirënjohëse dhe kurthit të saj. Jo e zënë, por e zaptuar krejtësisht nga ai kurth, dhe dihet që poezia nuk të lëshon kollaj, tashmë Elona Dushaj ka përballë oponentin e sfidës së saj: lexuesin. Por edhe në Shqipëri tashmë, poeti dhe lexuesi i thjeshtë nuk duket se po i flasin më njëri-tjetrit. Gjithashtu, edhe këtu, poetët dhe lexuesit e kulturuar nuk po i flasin më njëri-tjetrit. Pavarësisht nga shkaqet apo nga arealet e krizës, një gjë po bëhet dita-ditës më e qartë: Poetët sa vjen e po bëhen më skeptikë për lexuesin e tyre, dhe, nga ana tjetër, lexuesit sa vijnë e po bëhen më skeptikë për poezinë. Sidoqoftë, kjo nuk është dhe nuk mundet të jetë pa pasoja. “Shoqëria e pëson kur humbet imagjinata dhe vitaliteti që poetët i kanë sjellë kulturës” (Dana Gioja: “A ka rëndësi poezia”?). Uolt Uitman thoshte: Për të pasur poetë të mëdhenj duhet të ketë edhe audienca të mëdha. Pavarësisht krisjes së raportit poet-audiencë, pavarësisht asaj çka ndodh në Perëndim dhe pavarësisht asaj çka ndodh këtu, tek ne, kur edhe poezia duket nuk i ka shpëtuar kthetrave të asaj që rëndom e quajmë tranzicion (Po deri kur?), Elona Dushaj, si të gjithë poetët që bien për herë të parë në kurthin e muzës mosmirënjohëse, poezinë e saj e ka konceptuar për audiencë të madhe. Dhe, vetëm kaq, nuk është pak. Nga ana tjetër, dhe kjo nuk është më pak e rëndësishme, Elona Dushaj nuk flirton me poezinë, as me artin. Remiksi i saj, ku ka refleksione, sensacione, rrëfime, epikë dhe kontraste, është një tentim pë një eksplorim surealist shumëkëndësh të përtej-unit, një eksplorim ky sa ç’është fin, brilant dhe i sinqertë, është dhe po aq i fuqishëm dhe, pikërisht për të gjitha këto, ky remiks i saj sa ç’është befasues, është dhe tronditës. Dhe, nëse vetë poezia, përveç të tjerash nuk është veňse njëri nga instrumentat e artit për çlirimin hipnotik të pavetëdijes, Elona Dushaj ka goditur në shenjë që me librin e saj të parë, pasi përvoja e saj, sado paradoks të duket, pasi ajo është vetëm njëzet vjeçare, një përvojë gati-gati migjeniane, sa ç’është verbi i saj migjenian, përputhet me përvojën e lexuesit të thjeshtë, kushti ky numër një për poetin që e kërkon auditorin e madh.
Dhe, kjo gjë, është më tepër se një premtim. Në këtë rast, kurthi i muzës mosmirënjohëse për poetin, shndërrohet në të kundërtën e tij për lexuesin. Por, ky libër nuk i ka shpëtuar “laboratorit” të shijes artistike dhe artistit të madh të penës dhe regjizurës shqiptare z. Gjergj Vlashi, ku midis të tjerash citon: Tek libri befasues i Elona Dushaj të lë mbresë fakti se ajo përpiqet t’u shmanget rrugëve të rrahura, të shkëputet nga kori dhe të këndoj me zërin e saj. Ajo lufton që të dalë “përtej unit” dhe të arrijë tek ne që i themi: “Mirë se vjen!” Lipsen lexuar jo vetëm ato që janë shkruar, por edhe përtej shkronjave, vargjeve, rradhëve. Pol Elyari thonte: “poezitë kanë gjithnjë hapësira të mëdha, të bardha, hapësira të mëdha heshtjeje. Lum ai që përveç hapësirave të mëdha të bardha, din të lexoj edhe hapësira të mëdha të heshtjeve se në këtë mënyrë ka mundur të lexojë poezinë e vërtetë me “sy të mbyllur”. Gjithashtu në kopertinën e pasme të librit, nuk mund të mungojë mendimi “juridik” e artistik i sekretarit të lidhjes së shkrimtarëve të qytetit të Durrsit, z. Shpend topollaj, ku shkruan; Duke lexuar këtë libër, ku në prozë do të ndeshësh bukurinë e poezisë, kurse në poezi thellësinë e prozës, mrekullohesh kur sheh, se autorja Elona Dushaj, qysh në fillim, guxon të ngjisë parnasin, për të ngjyer penën e saj në burimin e Kastalisë, atje ku dikur pushonin Apolloni e Dionizi, pa u trembur aspak, se në shpellë aty pranë mund të skërmisin ende dhëmbët Hyjnitë e vrazhda. Dhe pas mendimeve të këtyre personaliteteve të artit dhe kulturës shqiptare, fjalët janë të tepërta, s’më mbetet gjë tjetër, veçse të ftoj lexuesin e kualifikuar, ta lexojë librin “Përtej unit” të qëndisur me aq shije e kulturë nga një “mavisë” shumë e re, por që mund ta quajmë pa frikë pretendente në ballafaqimin “ballë-përballë” me mjeshtrat e poezisë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe më larg. Përgatiti: Fatime Kulli Shqiptarët presin çfarë u jep Europa Në Shkodër si një herë në herë, rrena, pluhun, balt, kuaj e ka tana, muzikë, peca e… Rrnoftë Shqipnia! – por punë pa të cilat Shqipnia nuk mundet me dalë në dritë pak e aspak. Njerëzit janë tuj ndejë hijeve pa punë, tuj pritë me gojë hapët, si zogj pëllumbash, pale se shka po u bjen nana-vida Europë. Por, për një herë prit zot veç… mizat, sepse me ç’andra po shihen vonë a vonë do t’ju bien gja në skjep. E pra atdhetarët e shkretë plasën, plasën tuj folë për atdhe e tuj punu për vehte. Por ç’dobi! Për Shqipni s’po ka punë e për atdhetarë s’po ka pare. Pazari i Shkodrës asht ba klub me pi kafe e me ca llafe… politiket. Oh, po! Për politikë mos pyet. Këtu politikë sa të duash. Pa pasë studju kurr për politikë, çdo kopuk don me u shitë Bismark, pa i pasë ndie kurrë emnin strategjisë, çdo tuberkuloz i keq, ba prej sëmundjet që mos me u gjetë qen që ndigjon me e hanger, flet mor ti shok për punë luftet sikur të ishte Wellingtoni apo Napoleoni, e kaq e zgjat sa ta ban kryet për voe. Por me ba me pasë rrezik me ndejë me ndonjë asish që i asht mbushë mendja se asht i mendshëm, atëherë nuk i gjen maje vehtes; kaq dijen, filozofinë, e politikën e madhe e pështyn për goje; ta ban botën fele fele me ba se asht tuj nda ndonjë shalqi Stajket; i ngatrron i shkatrron krajlat shoq me shoq me të thanë mendja se atëherë po, kërcet lufta e po bahet nami; por kur fundi veç në i kriset zorra e tij prej së thatit se kurrkush s’lot vendit. E tuj kenë se këtu rregullohet politika jo mbas interesash të atdheut por mbas interesash së gjithsecilit, çdo punë që ndodh kaq dredhet e shpërdredhet, e shtohet e zvogëlohet e zbukurohet sa nuk mundesh ma me e dijtë se shka asht rrenë e shka asht e drejtë. Prandaj këtu tek e përkohëshmja e jonë këtë herë nuk po vëmë lajme Shkodret tuj drashtë fort se po shkruejmë rrena, çka nuk asht në natyrë të të përkohëshmes tonë- Gjergj Fishta, 1913 Grupi terrorist i Shkodrës kujt do i shërbente o shtet?! Pastrimit të Institucioneve Shtetërore nga nëpunës ordinerë të papërgjegjshëm, që duan të presin kostumin e ri me kutin e vjetër komunist, tashti duke se po u vjen fundi. Për këtë kanë marrë nismën jo vetëm opozitarët që u takon, se për këtë janë opozitë, por dhe mazhoranca qeverisëse. Disa prej këtyre të fundit, jo se duan, por se dikush ua ka tërhequr veshin duke u thënë: -Mjaft më, se nuk ec kungulli mbi ujë gjithmonë… –Kërkoni të drejta, por duhet të plotësoni edhe detyra për t’u futur në familjen e madhe evropiane ku ju jeni vetëpërashtuar gjatë viteve të quajtura “demokratike”. Një gjë e tillë u kuptua kur shefi i mazhorancës, zoti Fatos Nano, iu turr ikanakëve të vet që bënin pjesë në komisionin “Ngjela” për veprimtarinë e SHISH-it duke u thënë: -Bythprapa, ku veni si të pëgërë?! –Përse e lini “vallen” e filluar përgjysmë? Keni dhënë pesë para për t’u futur brenda, por tani, edhe sikur të jepni njëqind, s’ju lë ta braktisni… E “mustakoçi” i revoltuar u kthye në “drejtimin bazë” edhe një herë për të shtypur butonin e mikrofonit sikur ngulte gozhdë dhe për të mbyllur “vrimën” aty ku e lanë me pyetjet e kryespiunit Klosi. Me sa duket, përfaqësuesit socialistë të atij komisioni, kishin menduar se mund të prishin kuvendin e nisur kur t’u… mbushej mendja, por e kishin bërë planin pa pyetur “hanxhinë”. Përmes asaj seance pyetjesh për z. Klosi nga ana e komisionit parlamentar “të paanshëm”, ne vëzhguesit e shkretë, kuptuam se gjithçka mund të bëhej në atë debat, por e vërteta s’mund të nxirrej, mbasi dikush po i binte thumbit e tjetri patkoit… Me sa kuptuam, zotit Ngjela, që ishte vënë me ligj të Kushtetutës në krye të tavolinave për të drejtuar debatin, socialistët donin t’i linin në dorë “çelësat e kashtës” dhe vetë të livadhisnin si t’u donte qejfi me mendimin mediokër, postulat të komunizmit se, meqenëse ata ishin shteti, pushteti me dreqin e të birin, duhej të vendosnin apriori rregullat e lojës të cilat mund t’i prishnin kur… të duan. Përfaqësuesit e krahut socialist u munduan, si gjithmonë, t’na e mbushnin mendjen ne, teleshikuesve, se çdo mbrapshti po e bënin aty, gjoja për të mbrojtur “sekretin shtetëror”! Ne, që i ndiqnim gjithë sy e veshë atë dialog me zhargone rrugësh, as që na bëri fare përshtypje se po nxirrej ndonjëfarë sekreti shtetëror, meqenëse i kishim ndjekur vazhdimisht nëpërmjet mediave elektronike e shtypit të përditshëm, por po vërtetoheshin ato që ishin thënë e shkruar, pavarësisht se socialistët e konvertuar në të tillë po mundoheshin të zinin diellin me shoshë apo të fusnin minaren në thes. Ne jetojmë në Shkodër, por se qenkësh përgatitur një kryengritje e armatosur islamike, vetëm nëpërmjet atij debati “konstruktiv” e morëm vesh. Një lajm sa paradoksal aq edhe djallëzor nga ana e SHISH! Me siguri projektuesi i asaj “kryengritjeje” islamike e ka ditur se ç’alergji ka Evropa e qytetëruar ndaj këtyre lloj lëvizjesh prandaj edhe e ka shpikur me qëllimin dashakeq që, për çdo masë ekstreme deri në asgjësim fizik që të ndërmerrte ndaj krerëve të kësaj “kryengritjeje”, Evropa e më gjerë, t’i thonin: -Të lumtë, duhesh graduar si antiislamik. Por kjo gjë meqë s’është vërtetuar, ka dalë fiasko si për kryespiunin, ashtu edhe për bashkëpunëtorët e tij të papërgjegjshëm që lëshonin tymçe sa për të turbulluar mendjet e trazuara të qytetarëve. Dhe këtë lloj “të vërtete”, mustakoçi me shokë e quajn: “Nxjerrje të sekretit shtetëror”. Kjo “kryengritje” allasigurimçe të shtetit u shpif edhe për një arsye tjetër, me qëllim që të gjendeshin “hala në perpeq” për të asgjësuar pjesë-pjesë opozitën, një taktikë e vjetër bolshevike, por që i ka ikur koha. Janë vjetëruar metodat si puna e asaj “provkës” që bëri ish sigurimi i shtetit në vitet e para të pasçlirimit duke futur armë në kishë se gjoja po përgatitej një revoltë në Shkodër për të përmbysur pushtetin popullor, për të justifikuar pastaj asgjësimin fizik të klerit katolik, shumica e të cilëve ushtronin veprimtarinë fetare në Veri. E për ironi të fatit tani, përsëri “kryengritje”, por islamike. Kuptohet: “Kohë e re, moral i ri…”. Pjesa më qesharake, përzier me tragjiken, ishte momenti kur drejtuesi i debatit drejtoi këtë pyetje: -A mund të thoni diçka për ata që kanë bërë kryengritje? -Nuk dua të shprehem, – përgjegjet si fëmijë i llastuar ai që ishte thirrë në komisionin parlamentar për të sqaruar bëmat e kundraligjshme të SHISH. -A i keni survejuar drejtuesit e kryengritjes, – ishte një pyetje tjetër. -Shikoni dokumentet, – urdhëron me fodullëk ish shefi i madh i SHISH, a thua se pyetej për dhelprën në se e kishte lagur apo jo bishtin. Ose pyetjes: -Pohuat këtu se keni qenë dy herë në Shkodër dëshmitar okular kur është djegur ajo. Pse shkuat atje? -Isha shef i SHISH-it, ndaj dhe shkova, – përgjegjet ai, i pyeturi. E ne që ndiqnim dialogun në televizion menduam pas kësaj përgjigjen: -D.m.th. shefi i SHISH paska ardhur në Shkodër sa për të ndezur cigaren në flakadanin që shkrumbonte bankën e shtetit, institucionet e tjera bashkë me miliona lekë të pasurisë private të vjedhur e shkatërruar dhe jo për të gjetur shkaktarët që e dogjën. Përderisa askush s’ka dhënë akoma llogari para drejtësisë, kuptohet se kush e ka djegur Shkodrën: “Ata që përhapnin lajmin e rremë për kryengritje të armatosur dhe që paskësh pasur një organizim”. Kur dëgjonim përgjigjet e thata dhe indiferente të shefit të SHISH, ne mendonim: “Ç’është ky Ben Laden? Është djegur një qytet e s’ndjen kurrfarë përgjegjësie a thua se ka pasur lopë të tjera për të ruajtur?! Në qoftë se socialistë e opozitarë duan stabilitet e qetësi në Shqipëri, duhet ti vënë mirë pikat mbi “i” e të vihet para përgjegjësisë cilido individ qoftë, pa pasur frikë se po nxjerrin të ashtuquajturin “sekret shtetërore”. Askush s’ndjehet i rrezikuar nga ai debat përveç atyre që kanë shkelur ligjin me dashje dhe që kanë vepruar me kokën e tyre, gjoja se po mbrojnë shtetin. Ata s’mund t’i mbrojë asnjë lloj alibie e shpikur për të maskuar të vërtetën. Dikush duhet të përgjigjet për ato fatkeqësi që i kanë ndodhur gjatë dymbëdhjetë viteve këtij vendi e jo të zgjatet loja e “kungulleshkave” duke i lënë fajin njëri-tjetrit pambarimisht. O sot, o kurrë është dita e shqiptarëve për t’i treguar Evropës se jemi evropian, madje populli më i lashtë i këtij kontinenti. A s’e shprehu një gjë të tillë edhe kryeministri italian, zoti Berluskoni në fjalën e tij mbajtur në Parlamentin Shqiptar ditët e fundit? Broz Simoni Jeta e vdekja, muzika e krimi takohen rrugës Tipari më i dukshëm i demokracisë është ndërtimi i marrëdhënieve njerëzore dhe alternativës. Alternativa i përsos këto mardhënie dhe i mban në lëvizje. Kjo pasuri është më e shtrenjtë se pushteti, madje më e shtrenjtë se “thesari i shtetit”. Ajo të bën të lirë dhe të aftë në romantikën morale, pavarësisht nga vendi që zë si individ në hierarkinë sociale. Është pikërisht kjo natyrë mardhëniesh që e kthen Tokën në shtëpinë tonë të përbashkët e në veçanti atdheun. Pas shumë tensionesh e lodhjesh psikike që rrahin në shteg të verbër, duket se palët po i kthehen raportit për ta sjellë në drejtpeshim pikërisht atë që për Shqipërinë duket “e pakthyeshme” të drejtën e së drejtës, si institucion i alternativës. Nëse humbet liria për të zgjedhur, humbet aftësia për të zgjedhur. Pushteti monopolizon të drejtën dhe problemin, lirinë dhe detyrimin, dy pesha këto që ezaurojnë energjinë e shoqërisë e shkojnë dëm, e mefshtojnë, e degradojnë dhe prodhohet krimi, si diktaturë e shtetit. Pas kësaj askush nuk është i lirë, as pushtetari, as polici, as qytetari dhe ky kolaps mbush jetën dhe njeriu endet në errësirë. Është e tepër të përmendet se shoqëria shqiptare po kalon prova të karakterit të qenies në eksperienca, dhe emancipimi i saj po vjen nga rrugë më brutalet, se jeta dhe vdekja, muzika dhe breshëria, shkëmbehen dhjetëra herë në ditë. Por ajo që është më e dukshme dhe që shkëlqen e pavenitshme, është fakti se me shekuj po përballojmë dhimbjet e plagëve edhe të dikujt tjetër, që ndoshta vjen dhe nga gjeografia jonë sa e mrekullueshme aq edhe e lakmueshme, nga të qenët “të vegjël” dhe aq të “dashur”, kufi i dy botëve, i të ndarëve të një gjuhe, i palëve Lindje-Perëndim dhe po ashtu jemi vendi i takimit. Kosova ka qenë dhe duhet të mbetet në vështrimin tonë elementin dramatik dhe provues i shkaktimit të një fillimi mendor se shqiptarizmi si dialog dhe etikë, si mirëkuptim deri në kufijtë më të epërm të tolerancës, është e vetmja jetë që mund të mbjellim për veten tonë dhe domethënien tonë. Vetëm në pajtimin e së papajtueshmes bëhet e jashtëzakonshme e pamundura, e cila historikisht për ne shqiptarët, për sa të ketë shqip e Shqipëri, do të mbetet imperativi i të qënit tonë, fija e hollë e dinjitetit. Mimoza Ahmeti Tepelena qyteti që po barktiset Jo shumë larg nga qyteti muze i Gjirokastrës, ndodhet një qytet i vogël jo më pak i njohur, qyteti i Tepelenës. Në këtë qytet të vogël prej 7 mijë banorësh jeta është bërë aq e vështirë dhe monotone, saqë prej tij çdo ditë largohen individë dhe familje të ndryshme. Përse kjo ikje e madhe? – Kjo ishte pyetja që i drejtuam një banori të vjetër të këtij qyteti. Për ta kuptuar vetë pyetjen, mjafton të qëndrosh këtu pak orë dhe çdo gjë qartësohet. Ajo çka karakterizon gjithçka janë zhurmët e fëmijëve që shkojnë në shkollë. Çdo ditë para oborrit të shkollës shikon njerëz të papunë që kërkojnë të nxjerrin bukën e gojës duke shitur banane ose sheqerka. Sytë e tyre fiksojnë fëmijët e vegjël me shpresat se dikush ka mundur t’u shkëpusë nënave të tyre pak të holla për të blerë diçka. Rrugët e këtij qyteti kulmin e gjallërisë e arrijnë në mesditë kur sheh të papunë përpara gotës së rakisë dhe filxhanit të kafesë. Sheh amvisa të mira me çanta në duar, të cilat pasi kanë shëtitur tregun ushqimor, kanë zgjedhur tezgën më të pistë për të blerë perime ose frutat e stinës. Qyteti është i mbushur me shumë të ardhur nga fshatrat përreth të cilët me shpresën se këtu do t’u shpëtonin punëve të lodhëshme dhe të pafrytshme të fshatit e do të gjenin çlodhjen e lumturinë e dëshiruar. Por me të hyrë në bisedë me ta, kupton se kanë ngelur të zhgënjyer. Të mendosh të jetosh në qytet dhe as aty nuk mund të bësh jetë normale. Djemtë jetojnë në Greqi. Qyteti i Tepelenës ka nxjerrë nga gjiri i vet deputetë dhe ministra, por as 10% e premtimeve të tyre janë realizuar! Studentët që janë në Tiranë, pasi mbarojnë studimet nuk kthehen në Tepelenë, me pretekstin se aty nuk ka jetë! Tentojnë të gjejnë punën në Tiranë. Rrugët e qytetit boshatisen. Qytetit i mungojnë investimet, papunësia rritet dita-ditës. Shumë familje jetojnë falë asistencës ose lëmoshës qeveritare. Kjo është Tepelena një qytet i vogël me shumë halle. Etleva Zylaj A ia ka dorëzuar Fatos Klosi dosjet e Nanos e Berishës CIA-s? A nuk ka diplomacia shqiptare autoritetin e një evgjiteje?! Editorial nga Sokol Pepushaj
Kisha blerë dy libra në Durrës dhe teksa po pinim kafe me një deputet të parlamentit shqiptar, zhvillohet ky dialog: -E çuditshme, edhe shkruan, edhe blen libra?! -Preferova t’i përgjigjem pyetjes me pyetje. -A dini ndonjë politikan që nuk lexon dhe nuk i është zëvendësuar mendja me djallëzi? -Po, – tha ai – ata që i kanë paratë me thes, pasi stomaku nuk don t’ia dijë për budallallëqe. U ndamë. S’ishte thjeshtë një ndarje mes dy personave, por mes dy botkuptimeve. Nëse bëmë pak moral, nuk është anormalitet të themi se numri i atyre që të quajnë budalla kur lexon, kur ndrin udhën tënde e të tjerëve, është pikërisht sa shteti. E, përreth këtij shteti që i ka paratë me thasë, janë kriminelët, gënjeshtarët, hajdutët, janë zyrat e ligjit, ekzekutivi, gjyqësori, kushtetueta që duket paksa me bark të fryrë, paksa me barrë dhe që ka gjasa ta ribëjë sërish Sabri Godo. E, meqë jemi në Durrës, të duket vogëlsi kur thua se pikërisht në plazhin e këtij qyteti, opozita çirret tash sa kohë se 142 vila janë “pronë” e pushtetarëve që vërtetë kanë dashur para me thasë. Pra, kur ti qeveritar nxiton të bësh qejf e të vjedhësh, kur ti deputet ndërron makina edhe sipas shijes së dashnoreve, kur ty kryeministër të lakohet emri i gruas jo me dosje, jo pa dosje, normalisht që ndodhesh në pozicion krejt të kundërt me popullin tënd. Me këtë popull që ti e vlerëson budalla dhe sa herë vijnë votimet ia lyp… Votën. Në vend që ti shtet të bësh diçka, po e kalon kohën duke zbuluar tradhëtarët, si në kohën e Enverit, madje shumë më tepër e më me humor. Bile, si pozita, si opozita po derdhin ujë në një qyp. Sulm kundër ish-shefit të Shërbimit Informativ Kombëtar Fatos Klosi, s’është asgjë tjetër veç vazhdimi i Oktapodit shqiptar. Edhe ato pak sekrete shtetërore që i kishim i nxorëm në pazar të “Gabit”, mes një çmimi shumë të lartë. Shqipërisë do i duhen shumë vite të arnojnë këtë Vrimë të stërmadhe në diplomaci. Po pse ngjasin hata të tilla? Duket se pse Klosi paska përgjuar Fatos Nanon e Sali Berishën. Po a e di Nano, Berisha dhe tërë strukturat e shtetit se ato sekrete kanë përfunduar në duar të sigurta, në duar të CIA-s. Dhe kjo do ishte normalitet, mendojmë ne. A i vete mendja ndokujt se është pikërisht Fatos Klosi që mund të ketë diktuar në pajtimin e dy “armiqve” Nanos e Berishës dhe në sheshimin e një politike të nxehtë e në vazhdimësi pasojë rëndë, siç edhe ka ngjarë tash afro dymbëdhjetë vjet dhe që ka sjellë vrasjen e mbi 6000 shqiptarëve të pafajshëm?! A mos kjo është një lojë që shqiptarët t’i gëzohen ditës dhe t’u qajnë ditëve të ardhshme? Gjithsesi, mendojmë se shqiptarët tanimë të mësuar me skena të tilla e kuptojnë se është fjala për një vaterlo krimi e interesash të ngushta dhe se kjo politikë do gjejë shumë shpejt një formulë alla kalendrash greke për transparencën e SHISH-it. Madje nuk është çudi që Fatos Klosi të braktisë Shqipërinë, njëlloj si Gazidede, apo të stërkuzohet si dosja “Kokainë” e Sokol Koçiut. Po në këtë mesele mediatike duket se na mungojnë aktorët. Duket nuk po ka as Durde, as Berdallë. Në këtë plan po dalin ca emra të ish deputetit Mark Krroqi e doktor Ferid Hoti, duke u përpjekur më kot të spostojnë vëmendjen në Veriun Shqiptar. Broçkulla të tilla duket nuk do gëlltiten, sado spektakolar po zhvillohe debati fallco. Veriu Shqiptar deri sot nuk ka patur hapësira të ingranoi në politikë të përfaqësuesve të atij niveli që të bëjnë lëvizje të tilla, më shkoqur nuk jan të atij kalibri profesional, pasi sigurimi i shtetit përbëhet nga pasardhës të Enver Hoxhës, jonga shtresat e tjera. Shikoni kush i drejton partitë dhe vendosni në fund një pikë të madhe. Ujërat e zeza kur plasin qelbin rreth tubacioneve dhe tubacionet e tyre janë në Tiranë. Rojet e këtyre tubave të çarë janë jugorët, ku komenti është i tepërt. Vështroni kush e përbën shtetin, kush e përbën qeverinë, kush e përbën diplomacinë. Janë apo nuk janë jugorët? Një diplomaci e tillë tymnaje dhe shitjeje të sekreteve shtetërore i ngjanë një diplomacie evgjitësh; gjypi im është më i mirë se gjypi jot dhe merr formë tek përgjigja e atij deputetit që prezantuam në fillim të shkrimit: -Stomaku nuk don t’ja dijë për budallallëqe.
Demokratët ndjehen të kërcënuar nga shtetarët mafjozë të socialistëve në pushtet! O me ne ose kundër nesh. Rrugë të mesme nuk ka! Kjo është deviza e neokomunistëve të rikthyer në pushtet pas revolucionit të armatosur bolshevik të 97-ës. E nëse dikund tolerohet diçka, në rrethin e skajshëm të Shqipërisë Malësinë e Madhe, kjo gjë nuk ndodh. Këtu, bijtë e xhelatëve të regjimit gjakatar 50 vjeçar të Enver Hoxhës e kanë tepër të vështirë, për të mos thënë të pamundur që t’ua falin malësorëve organizimin e kryengritjes së parë antikomuniste në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore në janar të ’45, që edhe pse u mbyt me gjak, përsëri dëshmoi para botësh së qytetëruar se malësorët i thonë Jo komunizmit, jo diktaturës së kuqe bolshevike. Njëra ndër këto familje patriote e papajtueshme me bishëne re që po vinte Curaj nga fshati Vuç-Kurtaj i komunës së Shkrelit ka provuar sistematikish persekutimin, dhunën e diskriminimin e regjimit stalinist të Enver Hoxhës. Në vazhdimësi gjatë 46 viteve të diktaturës ndaj kësaj familje që mbronte identitetin kombëtar dhe shquhej për veprimtari nacionaliste dhe përkrahëse e qeverisë së ish mbretit Zog, shteti komunist ka ushtruar aktet e dhunës, dënimet e burg, internimet, presionin politik, kufizimin e lirë të lëvizjes e deri cungimin e arsimit e shkollimit për fëmijët e tyre. Në kushte të tilla u rrit edhe Jetmir Hasan Curaj i datëlindjes 08. 08. 1970, djali i Hasani që kishte mundur të edukonte tek i biri ndjenjën e dashurisë për atdheun e shpresat për një të ardhme më të mirë. Më 20 mars të vitit 1991 Jetmiri pranohet anëtar i Partisë Demokratike, dega Malësi e Madhe dhe qysh prej atij moment kontribuon efektshëm në fitoren e forcave demokratike, të udhëhequra nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha. Është mjaft aktiv në zgjedhjet pluraliste të 31 marsit 1991, ndërkohë që merr pjesë në demonstratën e 2 prillit 1991 organizuar në qytetin e Shkodrës, dhe për herë të parë provon dhunën policore të shtetit që po jepte shpirt. Fitorja e forcave demokratike rikthen besimin e shpresën edhe për pjestarët e familjes Curaj e cila në vite 92-96 nis edhe një farë rimëkëmbje ekonomike dhe integrimi në jetën e përditshme pa patur frikë nga policia dhe instrumentët e tjerë të shtetit demokratik. Por gjithçka merr fund pas revolucionit të armatosur të 97-ës kur bijtë e ish-komunistëve rikthehen në pushtet me grykën e pushkës. Edhe përtej kësaj, aktiviteti i Jetmirit nuk resht në favor të forcave demokratike veçanërisht në mbështetjen për kandidatët e partisë demokratike në zgjedhjet lokale të përgjithshme, për këtë vihet në shënjestër të organeve të inkriminuara të shtetit. Kulmi i veprimeve banditeske kundër të riut Jetmir Hasan Curaj arrin më 14 shtator 1998, kur për pak sa nuk mbeti i vrarë nga breshëritë e plumbave të derdhur mbi furgonin e mbushur me demokratë që kthehej nga Tirana pas varrimit të deputetit Azem Hajdari. Më tej Jetmiri së bashku me bashkëshorten Gardalinen angazhohen totalisht në propagandën pro kandidatit demokrat në votimet e 1 tetorit 2000, çka bëhen edhe shkak i dhunës së shtuar psikologjike, fyerjeve e kërcënimeve me rrëmbimin e bashkëshortes e deri me eleminimin fizik të tij. Bashkëshortja e tij Gardalina ishte anëtarësuar që në moshën e vajzërisë në seksionin e PD për fshatin Reç dhe vinte nga një familje e persektuar e veprimtare e partisë demokratike. Të gjendur në kushte të tilla Jetmiri me bashkëshorten e tij Gardalinen detyrohen të braktisin vendlindjen, ndërkohë që forcat e verbëra të pushtetit inatin vazhdojnë ta shfryjnë mbi vëllain e Gardalinës në Reç, të cilin e burgosin, e torturojnë me akuzën e kultivimit të lëndës narkotike, që qëllimisht e ngatërronin me kerpin industrial, problem që u zgjidh në favor të fermerëve vetëm me ndërhyrjen e Ambasadës Britanike në Tiranë. Vëllai i Gardalinës edhe sot jeton në ilegalitet nga frika e banditëve të veshur me pushtet, që akoma qeverisin me dorë të hekurt në Shqipëri. demokratët vazhdojnë të jenë të kërcënuar nga shtetarët mafiozë të socialistëve në pushtet. Rifat Ymeri Gjakmarrja kërcënon jetën e Ilirian Tylit Një ndër problemet e mprehta sociale në Shqipëri është fenomeni i gjakmarrjes. Kjo vjen si rrjedhojë e inkopetencës së shtetit dhe mosfunksionimit të ligjit. Kanuni i para gati gjashtëqind vjetëve është rregullatori i jetës shqiptare. Një ndër të shumtët raste është edhe Ilirian Berhan Tyli, një qytetar nga rrethi verior i Shkodrës. Edmond Tyli, vëllai i Ilirianit ka plagosur shtetasin Pashuk Marku, i ardhur në qytet nga zonat rurale. Ngjarja daton 24. 06. 2000 dhe konflikti ka brenda probleme pronësie. Lëvizjet demografike të pakontrolluara nga shteti kanë sjellë pasoja të rënda dhe shumë jetë njerëzish janë shuar. Shtetasi Pashuk Marku ka tentuar të ndërtojë në banesë në pronën e familjes Tyli e cila sipas dokumentacionit që ne pamë ishte e rregullt nga ana ligjore. Po kush pyet për ligje këtu në Shqipëri? Ato po i shkel me këmbë vetë shteti, i cili po hap hapësira për konflikte. Ndjen dhimbje kur shkruan që nga ajo ditë e ngjarjes makabër, tre familje të fisit Tyli janë detyruar të ngujohen pasi fisi Marku rrin me pushkë mbushur! Ngjarja është prezantuar edhe pranë Misionit të Pajtimit të Gjaqeve, por përpjekjet ende nuk kanë dhënë rezultat. Më i rrezikuari për jetën është Ilirian Tyli dhe familja e tij. Albert Vataj Ngjarja e rëndë ka bazë raciale Në veriun shqiptar ka fenomene nga më të habitshmet që çojnë deri në vrasje. Jeta dhe të drejtat e njeriut nuk mbrohen fare nga ligji. Ja sa paradoksale tingëllon ngjarja makabër që u pa e rëndësishme për t’u futur në vëmendjen e njërës prej gazetave më prestigjioze shqiptare “Shqipëria Etnike”: Një qytetar nga Shkodra, i quajtur Blerim Ali Çela i datëlindjes 27. 03. 1985, pra thuajse fëmijë dhe pa asnjë faj e aq më tepër krim, është i rrezikuar me jetën. Pse do thoni ju lexues të shumtë, çka bërë ky fëmijë?! Ja, vëreni, i ati Ali Çela në vitin 2001 kishte vrarë dy vetë. Ngjarja fillimisht ka patur karakter të bindjeve të ndryshme politike, por dy viktimat disa kohë më parë e kishin rrahur e dhunuar Ali Çelën, duke e fyer atë rëndë për ngjyrën e lëkurës së tij. Pas ngjarjes, që ka edhe elemente raciale, familja Çela ngujohet në kullë të ngujimit për t’u ruajtur hakmarrjes së familjes së viktimave. Por Ali Çela pas disa ditësh del nga ngujimi dhe është pikërisht vdekja që e pret nga familja e viktimave. Por, ngjarja s’përfundon këtu. Sot është djali i Alisë, Blerim Çela, një fëmijë i pamëkat që po vuan ngujimin, që i rrezikohet jeta, megjithëse misioni i Pajtimit të gjaqeve po punon. Po kur shteti hesht, kështu do rrjedhin edhe ngjarjet. Vasel Gilaj “Nëse kthehet në atdhe, i rrezikohet jeta” Jeta e demokratëve të vërtetë, atyre që në fillim të viteve 90 i vunë shpatullat demokracisë së brishtë shqiptare, është e pasigurtë në atdheun e tyre, për të cilin nuk kursyen asgjë. Njac Ndrekë Paloka, i lindur më 21 mars 1961, nga fshati Berdicë i Shkodrës, ka qenë ndër shtyllat kryesore të instalimit të demokracisë në rrethin më të madh verior. Që në vitin 1991, në janar, Njaci u bë anëtar dhe një nga aktivistët më të zellshëm të PD, alternativës shpresëdhënëse të shqiptarëve. Ai dhe familja e tij, ishin pjesëmarrës në lëvizjet e para antikomuniste të 14 janar 1990, 13 dhjetor 1990 dhe 2 prill 1991. Njac Paloka ka qenë në grupin e punës të organizimit të PD në fshatrat e Berdicës. Që nga viti 1991 dhe deri në 2001, ai ka qenë komisioner i PD në qendrat e votimit, ka qenë anëtar i shtabit elektoral të deputetit Valentin Palaj në zgjedhjet e 24 qershorit 2001 si dhe i shtabeve elektorale të kandidatëve të PD në zgjedhjet lokale 2000. Nuk kishte di të ndodhte ndryshe, pasi Njaci vinte nga një familje e persekutuar nga regjimi orthodhoks-komunist shqiptar. Gjyshi i tij Lush Paloka, u pushkatua nga komunizmi në janar të vitit 1945, si pjesëmarrës në të parën lëvizje antikomuniste në Evropë. Edhe për Njacin, pas revolucionit bolshevik-komunist të vitit 1997, jeta iu bë e padurueshme. Në çdo hap e lëvizje të tijën, ai ishte nën mbikqyrjen dhe presionin e policisë dhe shërbimit sekret shqiptar. Jo në pak raste, ai është kërcënuar haptas nga civilë të armatosur, ashtu siç ka patur të njëjtin fat të keq edhe familja e tij. Në këto kushte të terrorit të kuq, që nuk kursyen as deputetin Azem Hajdari, jeta e Njac Palokës u bë e padurueshme në atdhe dhe u detyrua të largohet pa dëshirën e tij në drejtim të SHBA-së. Nëse kthehet në atdhe në kushtet aktuale ku gjendet vendi ynë, jeta e Njac Palokës, është e pasigurtë nga forcat e errëta me dhe pa uniformë shtetërore, që vazhdojnë të terrorizojnë demokratët e vërtetë. Sokol Pepushaj Terror mbi demokratin Julian Laca Lideri i opozitës shqiptare, ish presidenti i Republikës Sali Berisha, e ka etiketuar publikisht politikën shqiptare të degjeneruar. Dhe vërtetë ky shtet nuk ka emër tjetër, përderisa veç gjërave të tjera që po ecin kundër rrjedhës demokratike, dhuna e represioni fizik e psikologjik mbi demokratët nuk po ka të ndaluar. Anëtari e veprimtari i partisë demokratike Julian Zef Laca, i cili ka dhënë kontribut edhe si anëtar i formumit rinor të kësaj partie, është vënë në vëmendje të persekutorëve komunistë si shumë shqiptarë të tjerë. Kundër tij dhe kundër shumë demokratëve të tjerë që janë vrarë, dhunuar, burgosur politikisht ose detyruar të braktisin Shqipërinë për të shpëtuar nga vdekja, policia, kjo vegël qorre që është vënë në shërbim të krimit, ka përdorur forma nga më antinjerëzoret, duke i rrahur kot së koti ose duke i përgjuar, siç edhe ka ndodhur që është përgjuar deri telefoni i doktor Berishës, apo siç pat ngjarë deri arrestimi i tij dhe i zëdhënësit të shtypit të PD-së Edi Paloka. Forma të tilla kompromentojnë rëndë shtetin që ka forcuar darën e diktaturës kundër demokratëve që aspirojnë për një Shqipëri të lirë. Julian Laca që sipas informatave të besueshme është detyruar të jetojë në ilegalitet pasi ka të rrezikojë jetën, ka dhënë kontribut në favor të partisë demokratike në zgjedhjet e pushtetit lokal të 1 tetorit 2000 dhe të 24 qershorit 2001 për zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë. Ai në zgjedhjet e 24 qershorit 2001 ka qenë anëtar i stafit elektoral të deputetit demokrat Valentin Palaj dhe aktualisht është kryetar i forumit rinor të seksionit të komunës Dajç për PD-në, çka do të thotë që figura të tilla duhen respektuar, u duhen hapur hapësira në politikë dhe jo të persekutohen e të përndiqen. Janë këto forma që Shqipërinë nuk po e lënë të anëtarësohet në BE. Sokol Pepushaj Një grindje e çastit ngujon shtatë familje Është i moshuar, i datëlindjes 31. 08. 1948, baba i tre fëmijëve Ramadan Brahim Brahaj, nga fshati Grizhë i qytetit verior të Shkodrës, dhe që është i ngujuar, nga frika e gjakmarrjes. Dhe ngjarja zë fill pas një ngatërrese të çastit me prapavijë politike dhe që sipas investigimeve tona daton më 16. 12. 1999, ku shtetasi Bajram Brahaj, vëllai i Ramadanit, është rrahur e dhunuar nga dy persona në një lokal të lagjes “Partizani” të qytetit Shkodër. I dëmtuari mësohet të jetë nënshtruar në një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin rajonal të Shkodrës dhe pasi shërohet, pas disa muajve vendos të hakmerret sipas kanunit shqiptar. Pra, Bajram Brahaj më 05. 03. 2000, arrin të vrasë dy personat që e kishin dhunuar. Tragjedia thellohet. Vëllai i tij Ramadan Brahaj familjarisht si dhe shtatë familjet e tjera të këtij fisi detyrohen të ngujohen, por edhe të kërkojnë ndërmjetësimin e Misionarëve të Pajtimit, ku puna e tyre ende nuk po jep rezultate. Zef Nika Shqiptarët si zogjtë e korbit në udhët e botës, ndërsa komunistët mashtrojnë në Europë Treva më veriore dhe më shqiptare e Shqipërisë po braktiset, e mjerisht nëshumicë nga rinia, hovi dhe energjia që i japin jetën e shpresë trevës së vendit, për një jetë më të mirë, më demokratike dhe europiane të cilën e ëndërruam me breza të tërë. E kjo “ëndërr” e bukur filloi të lulëzojë pas vitit 1992, por u shua në vitin e zi 1997 kur komunistët e “rinj” me metoda bolshevike u rikthyen dhe mbajnë pushtetin pikërisht si baballarët e tyre. Natyrisht përballë kësaj mizerje jetësore shumë malësorë kanë zgjedhur rrugën e kurbetit duke lënë vendin e tyre me dhimbje e lotë, e po të numërohen ata janë mjaft, por unë në këtë shkrim disi apel dua të shkruaj për dy të rinj demokratë, bashkëshortët Celaj nga Hoti i komunës Kastrat të M. Madhe, persekutimi i të cilëve nuk njeh kufi, madje që në vitet e para të komunizmit familjet e tyre kanë qenë në darën e persekucionit komunist që kanë rrjedhur nga internimet, burgosjet, pushkatimet, shpronësimet, heqja e të gjitha të drejtave si familje të rrezikshme për komunizmin e tani për socializmin. E pikërisht për këto djali i familjes Celaj, Gjergj Fran Celaj nga Hoti i datëlindjes 1969 ka qenë ai qëme rënien e murit të Berlinit filloi të organizohet me shokët e tij antikomunistë në protesta e mitingje kundër shtetit diktatorial gati gjysëm shekullor. Zoti Gjergj dallohet si pjesëmarrës e organizator në protestat kundër vrasjeve n ëkufi më 16 qershor 1990, por edhe në celebrimin e parë të meshës katolike në Shkodër më 04 dhjetor 1990, si dhe në rrëzimin e bustit të diktatorit më 13 dhjetor 1990 në Shkodër. Por në atë kohë komunistët ndonëse disi kishin “heshtur” në defterët e tyre filloi gjuetia për organizatorët e këtyre protestave e mitingjeve, ku filluan arrestimet e vrasjet në errësirë nga sigurimi i shtetit, e për t’i shpëtuar kësaj zoti Gjergj Celaj u detyrua të arratiset në Jugosllavi (Beograd) më 03 janar 1991, ku edhe qëndroi në kampet e OKB-së deri më 8 korrik 1993, kur Europa u sigurua se demokracia me në krye Partinë Demokratike kishin fituar dhe po ndërtonin një jetë europiane. Mbsai zoti Gjergj u kthye nga Beogradi u punësua si efektiv i policisë në Komisariatin e Policisë Shkodër me datën 03. 10. 1993, detyrë që e kreu me ndershmëri e korrektësi duke mbrojtur ligjin e shtetit demokratik, ku u shqua veçanërisht në mbrojtje të shtetit demokratik në vitin 1997 nga banditët e komunizmit e mafies ndërkombëtare. Për inerci zoti Gjergj qëndroi në detyra të rëndomta në polici edhe pas 1997, deri më 16. 9. 1999, kur si rezultat i punës së tij pa kompromise në luftë me banditët, kriminelët e trafikantët që në shumicë ishin nga kontigjenti socialist u pushua nga puna, madje duke e kërcënuar, se ky është vetëm fillimi, pasi nëse flet e merresh me opozitën në përgjithësi e Partinë Demokratike në veçanti do ta shohësh se çfarë do të punojmë më keq se të parëve të tu që ne komunistët jua burgosëm, pushkatuam, internuam e shpronësuam. Gjithsesi z. Gjergj ju tha se edhe bashkëshortja juaj Alma Nush Celaj, rrjedh nga familja armike e komunizmit, ku familjen e Almas (vajzërisë) Malaj, si ju Celajt e kemi pushkatuar, internuar e shpronësuar, e më zi do jua bëjmë. Gjithsesi bashkëshortët Celaj ishin edhe anëtarë të Partisë Demokratike, por edhe mjaft aktivë në propagandën e tyre antikomuniste, ku shquhen në dy fushatat elektorale, atë vendore të 01 tetorit 2000 dhe në ato të 24 qershorit 2001 për deputet. Falë propagandës të demokratëve dhe veçanërisht të bashkëshortëve Celaj (Gjergj e Alma) në të dy votimet fituan kandidatët e Partisë Demokratike. Kjo padyshim i tërboi socialistët në pushtet, të cilët si dikur baballarët e tyre aktivizuan tërë bandat e tyre të veshur në polici e veçanërisht në policinë sekrete me emrin SHISH, për t’u hakmarrë ndaj demokratëve malësorë, të cilët qëndruan, por edhe e pësuan shumica me kokën e tyre e të familjeve të tyre. E një ndër familjet e rrezikuara ishte dhe familja Celaj të cilës disa herë banditët e pushtetit socialist jo vetëm e kërcënuan, me telefonata anonime, por disa herë edhe i bastisën shtëpinë për ta arrestuar apo…, derisa një ditë për të shpëtuar kokën u detyruan me çdo mjet të lënë me dhimbje e lotë Malësinë e Shqipërinë… E Malësia thotë Zoti m’i bekoftë këta bij të mi të shpërndarë në udhët e botës si zogjtë e korbit… por jo për faj të tyre… Ndue Bacaj Arrestohet ish anëtari i Partisë Demokratike në Aeroportin e Rinasit Opinioni shqiptar prej ditësh është njohur mbi veprimtarinë e SHISH-it. Ka qenë vetë kryeministri shqiptar Fatos Nano i cili ka bërë një kallëzim penal ndaj Fatos Klosit ish-kryetar i SHISH-it. Duke u nisur nga kjo padi disa titullarë janë shkarkuar dhe vetë drejtori është bërë objekt hetimi nga organet e prokurorisë që në bazë të nenit 148 pika 1 e kushtetutës është prokuroria ajo që nxjerr hetime të mirëfillta. Gjithashtu Kuvendi i Shqipërisë mbi veprimtarinë e SHISH-it ka ngritur një komision hetimi i drejtuar nga Ngjela. Pas një pune voluminoze dhe zbulimit të dokumentave të rëndësishëm vërtetohet se ka patur shkelja të mëdha administrative dhe ndjekje të personave të veçantë që për bindje politike, të cilët nuk kanë kryer vepra të dëmshme që cënojnë sovranitetin e vendit. Duke patur një trysni të madhe ende punonjësit e SHISH-it kërcënojnë lirinë e njerëzve me arrestime të pabaza, në emër të krimit të organizuar të emigrimit ilegal. Siç mësojmë në Aeroportin e Rinasit u arrestua ish anëtari i Partisë Demokratike Hil Shllaku nga fshati Darragjat Shkodër. Sipas burimeve të marra u arrestua nga forcat e SHISH-it sapo ka zbritur në Aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit. Sipas të dhënave Hil Shllaku ishte duke ardhur në Shqipëri për arsye se gruaja e tij ishte e sëmurë në spital dhe ia erdhi të kujdeset për dy vogëlushët e tij binjakë. Zoti Hil Shllaku ishte një nga anëtarët e parë të Organizatës së 2 prillit në Shkodër. Ishte një anëtar i devotshëm i PD. Sipas të dhënave nga Selia e Partisë Demokratike, forcat e SHISH-it kanë tentuar ta arrestojnë edhe më parë se të largohet nga Shqipëria për në Itali. Deputet katarsistë të Partisë Socialiste së bashku me të tjerët mbrojnë punonjësit e SHISH-it për të sulmuar kundërshtarët politikë. Zef Nika Agron Luka Kokdybrirëshi/Dhulkarnejni anonim i Kur’anit a.s dhe Deshifrimi matematik i Sqap/Dhisë dhe Shqiponjës President “matematikani Meidani”/ shprehje me 19 gërma, pranon vetëm Postulate nga Turqia dhe Arabia, që nuk ua di kuptimin! Presidenti Meidani e shpalli “Vijën e Re për Identitetin”, mbasi ishte informuar se përkrenaria e Skënderbeut, kishte qenë një imitim i përkrenares së Aleksandrit të Madh dhe të përkrenares së Pirros së Epirit dhe se kjo nuk qe zgjedhur rastësisht ashtu nga Skënderbeu, përkundrazi ky kishte treguar një “intelektualizëm të lartë në këtë përzgjedhje”. E pëlqente shumë fjalën “intelektualizëm”, mjaft që e kishte thënë M. Zequa. Përsa i përket shqiponjës, nuk kishte shumë probleme, mund të ndryshohej diçka e vogël, sa për ti mbyllur gojën miletit, se kjo nuk ishte ajo e kohës së Enverit, për këtë ishin dakort edhe demokratët. Në realitet shqiponja e re, që mund të quhej edhe si e mejdanit, ishte diçka në mes të asaj të Enverit dhe asaj të datës 28 Nëntor 1944. Thuhej se Meidani, po ashtu si për shumë punë të tjera, kishte pyetur në Turqi, nëse Dhulkarnejni i përmendur në Kur’an është bash Aleksandri i Madh dhe i mjaftonte vetëm ky fakt. Interpretët turq ishin dakort me këtë identifikim, por theksuan se interpretët e shkollës egjiptiane e kundërshtonin këtë, duke thënë se Dhulkarnejni kishte qenë një person tjetër. Për të gjithë këtë çështje presidenti nuk bëri zë fare. Nuk i takonte atij të shpallte me tellall, çështje sekrete e të mbrendëshme, se përkrenaren e kemi edhe si Kurorën e Naltmadhnisë së Tij “Mbretit të Shqyptarve/Mbretit të gjith Shqiperive dhe se Zogu I e kishte bërë përzgjedhjen simbas Sami Frashërit që kishte thënë se llagapi i Aleksandrit të Madh -Dhulkarnejn, përmendej në Kur’ anin e Madhnueshëm a.s. Madje Zogu I as që e kishte çarë kokën fare se çfarë thoshte bota arabe për interpretimin e kësaj Sureje të Kur’anit, atij i mjaftonte interpretimi i Muratit II dhe Mehmetit II. Edhe ekspertët kushtetarë si Islami me Imamin, nuk e quajtën të nevojshme që kjo çështje të përmendej në materialet shpjeguese. Kështu ishte menduar që sqarimet të bëheshin me anën e një agjitacioni të brendëshëm të vogël dhe si një fakt i kryer. Problemi ishte që fillimisht përkrenaria të aprovohej më shumë “de jure” duke kaluar Referendumin e 28 Nëntorit 1998, pastaj për “de facto” mund të vendosej pasi të sqaroheshin edhe disa çështje teorike… Aso kohe shqipetarët nuk e kishin mëndjen te Referendumi e as te Kushtetuta, sepse një kulçedër orëkeqe me koka e trup dragoi, me krahë shqiponje e lesh dhie, që nxirrte flakë për goje e për bithe, që shtrihej nga Ishqipistani e deri në Afganistan, u kishte përpirë paratë. Ishte ku e ku më e madhe se ajo kulçedra që e kishte parë në ëndër, ndjestë pastë Vojsava, nëna ë Skënderbeut. Se çfarë “identiteti i ri” u ndërtua në kohën e urave me gomone, çfarë idesh u transportuan nga Shqiperia për Europë, çfarë mallrash droge, çfarë tregëtie njerëzore dhe armësh, se çfarë poshtërsish e krimesh përbindëshe janë kryer në Shqiperi në këto vite, këto njihen dhe s’ka kandar që i peshon, s’ka det që i lan. Siç pëshpëritej qysh përpara beharit, presidenti dhe kryeministri kishin dërguar ministren e kulturës në qendrën e Arabisë Saudite, për të sqaruar përfundimisht çështjen e Dhulkarnejnit, një çështje e rëndësishme për tërë botën orjentale dhe më veçanërisht për kastën politike myslimane shqipetare. Përgjigjea ishte e pëlqyeshme dhe e justifikueshme meqënëse Iskender Dhulkarnejni/Aleksandri i Madh na paskej qënë në rrangun e një Pejgamberi a.s. dhe aq më tepër se tash hynte në punë për konsolidimin e “trekëndëshit të Bermudës” në Ballkan e madje edhe për islamizimin e Europës. Kontribut personal për deshifrimin historik, linguistik e matematikor. Egjiptianët vazhdonin të këmbëngulnin se Dhulkarnejni/ kokëdybrirëshi në Suren El Kenf të Kur’anit ka qenë një person tjetër dhe s’ka pasur fare të bënte me Aleksandrin e Madh. Këta madje edhe e akuzonin Aleksandrin e Madh me gjith Zeusin se kishin kopjuar nga mitologjia më e lashtë egjiptiane. Me sa duket egjiptianët kërkonin të fusnin ndonjë kokdybrirësh të tyre si psh dashin Amoni, i njohur ndryshe si Perendia Diell, apo kokdybrirëshin demin laragan Apisi-n, birin e Izidës me mistere të shumta. Me një këndvështrim krejt tjetër dilte edhe përkthyesi i Kur’anit në gjuhën shqipe z. Sherif Ahmeti, cili thoshte se Kokdybrirëshi ka qenë një person tjetër islam dhe jo Leka i Madh pagan politeist. Sherifi madje ishte deklaruar edhe në parathënie si armik i betuar i “shejtanit komunist dhe kristan”. Ruajna Zot, sikur si ata të mendojnë edhe egjiptianët/magjypët e shpipetarizuar të hapësirës së Shqipëris Etnike. “Amoni është më i maadhi”, thoshte një shprehje e lashtë egjiptiane me 19 copë gërma dhe me të vërtetë ishte më i madhi për sistemin tonë Diellor, bile edhe më i lashti. Vetë kjo fjala AMONI, për sherr mbante edhe një numër shumfish të “NUMËRIT SHENJT VIGJËLUES – 19” të Kur’anit a.s. dhe ja sesi: deshifrohej: A=1 + M=40 + O=70 + N=50 + I=10 = 171 dmth 19×9=171. Sa duket këtë kishte pasur parasysh intelektuali Pitagora, kur me gërma e me shifër thoshte: “PERENDIA ËSHTË NUMËRI”, dmth numëri 19 i gërmave. Mirëpo, paganët, çifutët dhe kristjanët ishin ngutur paradhënie, ose në të kundërtën arabët kanë bllofuar, duke e kopjuar këtë shkencë nga lashtësija. Tani do ta sqarojmë se kishte edhe një më të madh se Amoni/Diell dhe “Më i madhi i të mdhenjve”, e thënë kështu me një 19-tëshe. Kur’ani thotë: “ALL’LLAHU EKBER/ALL’LLAHU ËSHTË MË I MADHI”, dhe me të vërtetë ja çfarë jep shprehja e gjuhës arabe: A=1, L=30, L=30, L=30, L=30, A=1, H=600, U=400 + E=5, K=20, B=2, E=5, R=100 del shifra 1254, që jep 19×66=1254, dhe nuk ka dyshim se shifra 1254 > 171 ose 19×66 > 19×9. Kjo është “Matematika e Kur’anit a.s.” e thënë me një 19-tëshe. Sot shkenca e ka sqaruar se ka Diej shumë e shumë më të mëdhenj se Dielli ynë, që është i madhësisë mesatare. Si mund ta dinte Muhamedi a.s. në shek VI, se ka diej e diej shumë më të mëdhenj, dhe se ka një më të madhin, në shek VI, po të mos ja kishte Zbritur dikush?! (Siç na e ka zbritur edhe ne në këtë rast!) Por, gjithsesi “All’ llahu e di më së miri”/19 dhe dhe kjo është një “shprehije vigjëluese”/19 jo e rastësishme por e Zbritur qiellore, me 19 copë gërma gjithsejt. Ne po përdorim përveç “gjuhës arabe të zgjedhur të All’llahut” edhe çelësa të gjuhës tonë, sepse në lashtësi ajo ishte “giuhë shqipe e shenjtë”/19 = një “giuhë shqip perendish”/19, “SHQIPE GJUHË PERENDIE/19”. Në Iliadën e Homerit shkruhej: “Shqiponjën, Mbretin e shpezëve, më ugurmirën, t’murrmen zeshkane që e quajnë edhe zeshkane, Zeusi Pellazgjik e do me gjith shpirt, më shumë se asnjë shpez tjetër” (Iliada, XIV, 360-390, Shqip. f439 etj) Emri SHKIPONJE jep: S=200 + H=600 + K=20 + I=10 + P=80 + O=70 + N=50 + I=10 + E=5 = 1045:19=55 ose 19×55. Pra është një emër pellazgjik i shënjtë i plotpjestueshëm dhe shumfish i 19-tës. Me këtë rast themi se etimologjia e emrave të rinj “shqipetar Shqiperi” është “shqiponja”. Shqiponja ishte “lajmëtaria e Zeusit”, qëndronte mbi kokën dhe skeptrin e Zeusit etj. Ne kishim tërhequr me kohë vëmendjen “për gjuhën e shenjtë të perendive, si një gjuhë e shqipeve, një lloj gjuhe simbolike”, siç del te Homeri. (Iliada, XIV,365-367; 977-980; VI 230-290. shih, A. Luka, “Një fushë e pa eksploruar në numizmatikën tonë ilire”) Sigurisht llogjika më elementare e kërkon që përderisa kjo shqiponja paska një numër të serisë 19, një të tillë duhet ta ketë edhe vetë Zeusi. Atëhere urdhëroni për z. Zeus, sipas emrit tonë për Zot/Zothia: Z=7 + O=600 + Q =9 + I=10 + A=1 = 627:19=33 pra 19×33. Jemi fare pranë ZOTI-a/ ZOTAJ. Një variant tjetër i mundshëm del: Z=7 + I=2 + E=5 + U=400 + S=200 + E=5 = 627, pra ZIEUSE ose ZEUSEI. Siç e shikoni ndoshta kjo metodë mund të ndihmojë edhe për evolucionin fonetik që e ka humbur vazhdimësinë e shkruar. Mund të mendohet se ne e kemi ruajtur më mirë ish emrin e lashtë pellazg. Zeusi siç njihet ka qenë një Perendi që merrte nga të gjitha trajtat dhe metamorfizimet dhe për këtë kemi shkruar në disa studime. Njihen në mitologji vajza Amalteia që ushqeu Zeusin e sapolindur në një shpellë në Kreta dhe dhia që u quajt po Amalteia. Tani shikoni: A=1000 + M=40 + A=1 + L=10 + T=300 + E=5 + I=10 + A=1 = 1367:19=73 ose 19×73. Ndërsa në varjantin tjetër që e njohim popullorshe dhia Mallteze kemi: M=40 + A=1 + L=30 + L=30 + T=300 + E=5 + Z=7 + E=5 = 418: 19=22 ose 19×22. Siç po shihet arabët kanë kopjuar nga antikiteti, ose “Zoti /All”llahu ka folur me po këtë metodë matematikore edhe nja 2000 vjet përpara” Muhamedit a.s…. Numëri 19, “çelësi i mrekullisë” “CELËSI HAP MREKULLINË/19”, fillon qysh në Ajetin e parë të Kur’anit a.s. sepse harfet/gërmat e “Bismilahirr -Rrahmanirr-Rrahim” në arabishte janë gjithsejt 19 copë. “Kur’ani është Shpallje”/19; “Kur’an sipër të gjithve”/19; “Kur’an mrekullia Botës”/19! Në ajetin e 30 të Sures “Al-Mud-dath -thir” thuhet se “MBI TË VIGJËLON NËNTËMBËDHJETËSHI”. Numëri 19, plotpjestohet vetëm me veten dhe me 1. Përdoren edhe numërimi i gërmave, por edhe shumëfishat e numërit 19. Në Kur’an nuk shpjegohet se përse pikërisht është zgjedhur 19, sepse vetëm “All’llahu e di më së miri”/19 dhe “Më mir se Ai nuk di njeri”/19! Edhe shprehjet “All’llahu XheleShan Hu”, “Moameti Aleikum Selam”, “Ibrahim Aleikum Selam”, kanë nga 19 copë gërma, por këto janë lehtësisht të ndërtueshme. Te emri i zbunuar MOAMET a.s kemi M=40, O=70, A=1, M=40, E=5, T=300 që jep shifrën 456 dmth 19X24. Edhe emri dhe llagapi “ISKENDER DHULKARNEJN” a.s. ka gjithsej 19 copë gërma, sic i ka edhe në greqishten e vjetër MEGAS ALEXANDRO EMAQI. “Skender Aleikum Selam”, gjithashtu ka 19 copë germa, sepse vepron edhe rastësija e koinçidenca etj. Por nuk mund të ketë koinçidencë tek emri ALBANIA që jep : A=1 + L=30 + B=2 + A=1 + N=50 + I=10 + A=1 = 95:19=5 ose19x5, që është një emër i dokumentuar qysh para erës së re, siç kemi shkruar në shumë e shumë shkrime. Shikoni tani varjantin tjetër ARBERIA, i cili nuk jep asnjë lloj plotpjestimi, sepse është fenomen evolucioni rotacizëm toskërisht. Ne kemi këmbëngulur në disa shkrime që forma themelore e këtij emri është ALBANIA dhe jo forma toske që e përfundonte E. Cabej. Kemi provuar në të gjitha varjantet ta llogarisim emrin teritorial Shqipëria dhe në asnjërin nuk del i plotpjestueshëm, pavarësisht se është derivuar nga etimologjia “shqiponje”. Nuk ka asnjë lloj dyshimi siç kemi ngulur këmbë disa herë, dhe siç është e pranuar, se veçanërisht emri Shqipëri është një emërtim i ri i sajuar në kohën e vonë turke. Përndryshe ai duhet të dokumentohet se ku del si i tillë. Dihet se emërtimet tradicionale nacionale u çensuruan dhe u luftuan si emra kaurre dhe kjo do të thotë se emrat tradicionalë duhet të legjitimohen edhe me Kushtetutë etj, siç kemi shkruar disa herë tashmë. Emri i shkurtuar i Aleksandrit në shqip LEK jep L=30, E=5, Ksi=60 ku del shifra 95, dmth 19X5. Në Biblën e Vjetër, pikërisht ky Aleksandri na del si një Skjap një brirësh dhe për këtë ne e kemi përdorur deri tani formën e dyzyar Dhi/Skjap. Edhe Kur’ani a.s. e sjell si të gjinisë mashkullore, por e kthen me dybrirë, ndërsa nuk e përmend shprehimisht nëse është Aleksandri. Në vendin e vet në këtë studim, në numërin e ardhshëm do ta cekim më hollësisht “me Shpallje”. (Shën: Llogaritjet janë bërë sipas vlerave numerike që ka alfabeti i greqishtes së vjetër, ku gërmat si edhe ne hebraishten e vjetër, fenikishten etj kishin edhe vlera numerike. Gërma O ka dy vlera një të butë 70 dhe omega 600 e po kështu ka Ksi dhe K, mund ti shtohet një vlerë aq mijëshe etj. Kjo lloj “shkence” që quhej kabala ose geomatriah, njihej shumë e shumë kohë përpara arabëve të shek VI. Neve na e ka zbritur Meleku i mëndjes, rastësisht dhe jo rastësisht dhe vetëm për një javë kemi gjetur gjithë këto. Muhamedi mbahej se ka qenë analfabet, porse siç thonë skllavi i tij dhe qindra bashkpunëtorët që kanë punuar në sistemim radhitjen sipas rendit matematikor e jo sipas rendit kohor “të zbritjes”, sigurisht se i kanë ditur mirë gjuhët e huaja, matematikën etj) Meidani megjithse matematikan, nuk merrte vesh nga kjo shkencë matematikore, linguistike dhe historike, gjithashtu edhe Berisha dhe megjithkëtë kanë punuar me pasion për Kushtetutën, duke filluar qysh nga Preambula që e fillon me “Ne Populli i Shqipëris”, një 19-tëshe me +/- 200 vjet Histori… Meqënëse aksidentalisht, Meidani nuk u rizgjodh edhe për një mandat tjetër, ai ja la “Amanet ti o mori Servet”/19”, që ta vendoste Përkrenaren e Artë në Kuvendin Popullor dhe ti bënin një derman edhe pasaportave që për sherr ishin “harruar” pa sqapin a.s., sa nuk ishin kujtuar “K.P.D-ja + P.D-ja + edhe Ngjela”/19. Kështu shpjegohen edhe “vonesa e vogël” prej 2 1/2 vjetësh dhe pastaj vendosja triumfale e “Përkrenares së Artë” më 1-2 Shtator 2002 edhe në sallën e Kuvendit Popullor, bile me një vijëzim të bardhë anash edhe të vetë shqytit. Përsa i përket çështjes së pasaportave, të cilat nuk e kanë këtë shenjë identiteti të sigurisë së lartë të dhi/sqapit, tash së fundi mbërriti edhe lajmi se këtë e ka marrë përsipër matjani i ri i PS, ministri i brëndëshëm L. Rama. Rama I, në “mënyrë shoqërore dhe pa shpërblim” ka arritur që të merret vesh me firmën gjermane që kjo ti rrasë pasaportave nga një stampë me përkrenaren, që ky të bëhët “SQAP ARTI I REPUBLIKËS/19. Shpenzimet për këtë shkojnë në kompensim me mbylljen e “skandalit të Pasaportave”, të cilat si qershitë, nuk “paskan qenë të pshurrura asnjëra”. Sa për shpenzimet “i di All’ Nanua më së miri”/19. Në mos, Rama I ka menduar edhe varjantin tjetër që hë për hë, deri sa të shiten këto pasaporta pa dhi/sqap, të përdoret për identitetin e sigurisë së lartë një “kartë identiteti”, më vonë pastaj kismet i bëjmë përsëri nga fillimi me një “tenderim dhe firmë të ndershme”. Na mbetet të vërejmë se Kuvendi duhet të bëjë ndërkohë edhe një ligj për gradën e këndit të brirëve, bazuar me paralelen e shqytit dhe që ti përmbahej përmasave, ngjyrave dhe ornamenteve të origjinalit të “ISKENDER TRADHËTARIT/19”. Nqs kjo nuk bëhet, atëhere kjo do të quhej “STEMA E DHULKARNEJNIT/19”, që i bie të jetë një tjetër 19 gërmëshe, ku edhe PELLUMBIO, me një shtesë O-të fortë, jep shifrën 1197, dmth 19×63, mqs i bie pak si me zor përkrenaria “FILOZOFIT M-L SERVETIT/19”. Në kohën e Iskënderit a.s. Gjinushit, ky e kishte “llagapin”, na të 19-shes së parë: G=3 + J/I=10 + I=10 + N=50 + U=400 + S=200 + H=600 = 1273 ose 19×67. “Dijetarët” bëjnë libër… Në gjysmën e dytë të v. 1998, Jaho Brahaj kishte botuar librin “KURORA MBRETËRORE SHQIPTARE”. Sipas Brahos, kurora mbretërore shqiptare, dmth kurora/përkrenaria e Zogut I, “ishte kurora më e vjetër në Europë sepse rrënjët e saja fillojnë qysh në shek IV p.e.r. me Aleksandrin e Madh. Aleksandri i Madh ka lindur në një fshat të Matit, sipas “shënimit në një hartë të Hahnit më 1853”. Se si kuptohej rivendosja e përkrenares me dhi/sqap, ndër intelektualë mediokër dhe në masë, mjafton të citojmë ndonjë pjesë nga komentimi tepër entuziast i një personi të quajtur Fejzullah Gjabri. Jahua dhe interpreti i tij Fejzullahi, shpallin me libër se “Me Lekën e Madh e kemi të dëshmuar për herë të parë si kurorë mbretërore simbolin e lashtë pellazgo-ilir të hyjnisë së lashtë të dhisë Amalte. Portreti i Lekës së Madh i argumentuar e paraqitur me simbolin-kult të dhisë fuqidhënëse Amalte, i ka rrënjët në mitologjinë pellazgo -ilire dhe është e mjaftueshme për të dhënë rrënjët e kurorës mbretërore shqiptare. Në vijim kurora vazhdon po me brirët e dhisë në kokën e Pirros, e cila vërtetohet me autorë antikë si Plutarku. Për Skënderbeun një vërtetim i tillë i kurorës është më i lehtë sepse e ka vënë në kopertinë…Leka i Madh vlerësohet edhe në librin Shejt të Kur’anit. Në Enciklopedinë e tij “Qamus al alam”, Sami Frashëri, në zërin Dhu I karnejn thuhet se “Dhu I karneja është llagapi i Lekës së Madh”. Kur’ani i Shejtë në suren El Kenf jep figurën e Dhu Ikarnejnit dhe veprën e tij…Këtu citohet edhe përkthyesi i Kur’anit të Shejtë Sherif Ahmeti i cili sqaron diçka dhe se “dhulkarnejn në arabisht do të thotë dybrirësh”, gjithsesi një domethënie e madhe për ne. Mes asaj kohe tepër të lashtë të Dhulkarnejnit të Lekës së Madh dybrirësh, Gjergj Kastriotit (ku Sulltan Murati II e quajti analogjikisht me Iskender Dhulkarnejnin i një rrace me të) kemi edhe edhe fisin e sotmë të Mbretërisë shqiptare si vazhdim i asaj kurore, bile edhe në të njëjtën trevë… E kështu kurora mbretërore shqiptare vjen duke trashiguar atë kurorë të gjysh-stërgjyshëve të para njëzet e ca shekujsh… Brirët e dhisë Amalte janë dëshmi besimi për shqiptarët…gjithsesi Kurora mbretërore mban lidhjen e kombit shqiptar gjallë…” (Gaz. RILINDJA e Kosovës, 24 Shkurt 1999, “Hyrje në Mbretërinë Shqiptare”) Nuk ka asnjë dyshim se mejdanxhinjtë e PS, sëbashku me zogistët e PD dhe tërë çobanët e kishin hallin “te mbajtja gjallë e lidhjeve të “komes shqipetare e sqiapetare” me botën islame turko-arabe, vetëm e vetëm sepse “Kokdybrirëshi” ishte në Kur’an dhe jo se kishin zbuluar ndonjë gjë shkencore për “brirët e dhisë apo sqapit” dhe as për “simbolikën me kuptimet e thella intelektuale të kësaj embleme të kulturës”. Si mund të ishte Stema për një lidhje sa më të salduar me lidhje me botën shtazore. Po të niseshim nga premisa e besimeve të kafshëve të shënjta të stërgjyshëve të para njëzet e ca shekujve dhe të katragjyshëve të shek VI, konformë edhe me “identitetin e ri”, nuk do të ishte edhe aq fantazi të skicohej një “Stemë Republike” afërsisht kështu: në pjesën e sipërme, në Qiell, nga perendimi në lindje fluturojnë në formë gjysmë hëne shtatë copë shqiponja biqefale: shqiponja e murrme-zeshkane e Zeusit pellazgjik të Dodonës, shqiponja e Aleksandrit të Madh, shqiponja e Pirros së Epirit, shqiponja e Skënderbeut, shqiponja e Zogut I, shqiponja e E. Hoxhës dhe shqiponja aktuale e R. Meidanit. Këto shikojnë në mes, ku është një yll pesë cepash bardh, kuq e blu. Numëri shtatë i shqiponajve, si “numër i mirë”, koinçidon edhe me shtatë ditët e javës. 14 copë kokat + 5 cepat e Yllit, japin përsëri numërin vigjëlues të mrekullisë, numërin 19, sepse më vigjëluese se sytë e shqiponjave ku ka. “SHQIPONJA VIGJILENTE”/19 ishte shpendi më i dashur i Zeusit. Enveri quante shqiponjë jo vetëm popullin tonë por edhe “Sigurimin Vigjilentë” me 19 copë gërrma. Peisazhi tokësor mund të kombinohej me mjellmat dhe pelikanët e Zërnecit, Roskovecit, Divjakës dhe Karavastasë, pastaj mund të ishin: demi i Epirit, lopa me viçin e Epidamnit, qen të Mollosisë e të Tërbaçit, luani i Mesopotamit dhe Butrintit, luanët e Danielit, luanin e Skënderbeut me çelës, luani i Tiranës, ujku i Balshajve, ndonjë dre, disa dhën e ndonjë dhelpër, gjarpëri dhe kali Bukefali i Aleksandrit, kali Skënderbeut, dashi Amoni, Pani me kokë e këmbë skjapi dhe maçoku Pako i shtëpisë (P=80 = A=1 + K=20 + O=70 = 171:19=9 ose19x9) Në qendër të ansamblit duhet të vendoset ndonjë dhi qumështore a ndonjë sqap përçor/Dhulkarnejni me pamje krenare dhe që bie në sy. Ky kompleks “kooperativist i tipit të lartë” do të kërkonte edhe dy barinj të mirë popullorë, që simbolizojnë popullin tonë, njëri toskë e tjetri gegë, të veshur me fustanella duke i rënë instrumentave njëri fyellit e tjetri dyjares, dmth pak a shumë me një tabllo si të atij mozaikut të shek VI, të zbuluar në Arapaj të Durrësit. Dhe të gjitha këto të ishin të rrethuara me degë lisi e dafinash, të inkuadruara në një shqyt të trashë me bojë të kuqe të fortë. Numëri i përgjithshëm i kafshëve plus dhinë a sqapin që përfaqëson Dhulkarnejnin, plus çobanët, duhet të jetë një shumfish i numrit vigjëlues 19, por ne nuk po jua japim këtë Sekret, gjejeni vetë… Mund tju japim vetëm një të dhënë se 19 copë harfe ka edhe REPUBLIKA E SHQIPËRIS po aq sa ka edhe MONARKIJA E SHQIPËRIS dhe se në greqishte rrënja ALEX e emrit Aleksandër ka kuptimin “mbrojtës/rojtës”. RUAJNA O DHULKARNEJNI! (Shprehje vigjiluese me 19 copë gërma). Me të vërtetë se ky biçim kopshti zoologjik-mitologjik do të na nderonte, mirëpo më poshtë do ta shpjegojmë se për dijetarët islamë, sipas Kur’anit nuk pranohet çdo gjë nga kopshti pagan, por vetëm Dhulkarnejni i cili pritet që të na jepet edhe me Shpallje… Cështja e etnosit maqedon dhe e atij iliro-epirot. Siç e shkruajnë disa autorë antikë, Maqedonia e vjetër quhej Emathi/Ematia. (Ky emër del qysh te Homeri dhe më vonë Straboni, Fr. VII, 329, 11; Plini, NH, IV, 10; Justini, VII, 1,1; Claudi, V, 44 etj) Sipas Strabonit, të dy emrat ishin të barazvlershëm dhe buronin nga një ish bazileus i hershëm i quajtur Maqedon, ndërsa sipas Justinit, që ka përmbledhur Pompe Trogun, ky bazileusi quhej Emathi. Në këto autorë antikë rezulton se kishte edhe krahina të përziera midis maqedonëve dhe ilirëve, epirotëve e dardanëve kufitarë me ta. Ata pohonin se krahas me rritjen e fuqisë, maqedonët i kishin zgjeruar edhe kufinjtë në drejtimin e detit Adria/Adriatik. Straboni psh shkruante: “Edhe vendet që ndodhen përreth Lynkut, Pelagonisë, Orestisë dhe Elimisë i quanin Maqedoni e Sipërme…disa bile i quajnë Maqedoni edhe gjithë viset deri në Korkyrë, për arësye siç thonë se banorët e këtyre krahinave përdorin edhe të qethurit edhe të folmen, edhe mantelin (klamidën) dhe gjëra të tjera në mënyrë të ngjajshme, dhe disa janë dygjuhësh (krahina bilinguiste)… Maqedonia kufizohet…Maqedonia më përpara quhej Emathia…Ishte edhe qyteti me emrin Emathia, afër detit”… Nuk mund të ketë dyshime se krahina e sotme e Matit, ruan një gjurmë të ish emrit të dikurshëm të Emathi-as. Ndonjë autor ka shprehur edhe dyshimin se kemi të bëjmë me një ripërtëritje mesjetare të hershme të këtij emërtimi, por dëshmia e Strabonit për qytetin Emathia afër detit, flet më shumë në të kundërtën e këtij supozimi. Sidoqoftë në këtë trevë të përzier kanë banuar përveç ilirëve edhe maqedonas. Ndërkaq nuk ka sqarime nëse popullsia e Maqellarës, që edhe në shek XV ishte në këto vise lidhej me ish maqedonas të hershëm të sllavizuar pastaj më vonë. Barleti i quan këto popullsi rreth Svetigradit e Radomirës, si ilirike e me gjuhë ilirike, dmth si maqedonas të sllavizuar. (shih M. Barletin në H.S) Përveç ndryshimeve që kishin sjellë pushtimet e mëparshme edhe pushtimi turko-osman solli ndryshime etnike në këtë krahinë, duke instaluar edhe anadollakë, tartarë etj. Sot kjo Maqellara ka një populli të islamizuar dhe me prirje për të mohuar identitetin e saj maqedonas, si pasojë e fesë islame, afërsisht siç vërehet po ky fenomen edhe ndër grekët fiset vllaho-aromune, ndër bullgarët, goranët serbë, boshnjakët dhe podgoriçanët e islamizuar. Gjuha e maqedonasve të vjetër u sllavizua në një masë shumë më të madhe se sa u romanizua gjuha e ilirëve, epirotëve dhe dardanëve, ndërsa turqizimi ishte në një masë më të vogël se sa te alban-shqipetarët. Shkolla mesjetare albane, jo vetëm që pretendonte një pjesë të trashigimisë antike maqedone, por edhe e bëntë identifikimin e etnisë alban-epirote të barazvlerëshme me atë maqedone. Marin Barleti në v. 1504 shkruante: “…Maqedonia, sot në gjuhën popullore quhet Albani, sepse banorët e atij vendi, thuajse të gjithë, flasin gjuhën epirote/albanishte. Tashti meqë ka shumë që nuk e dinë se ku gjendet kjo krahinë, unë do të orvatem të përshkruaj kufinjtë e saj…Dikur ka qenë Perandori e quhej Ematje… nga perendimi shtrihet deri te qyteti i Lezhës, ku janë epirotët…Kjo është pra ajo Maqedonia, e cila ta them me fjalët e Plinit, dikur pati zotëruar tërë Botën…Patën dalë ngadhënjyes edhe mbi Hindinë duke u endur kudo mbi gjurmët e Herakliut…”(Rrethimi Shkodrës, f 34-35; H.S, f 50 etj) Shkenca moderne ka sqaruar se megjithë afërsitë, teritoret e përziera, zonat bilinguiste, përfshirjen nën një shtet etj, etnosi maqedon ka qenë i ndryshëm dhe me një gjuhë të dallueshme nga ajo e ilirëve, epirotëve e dardanëve kufitarë. Disa autorë pohojnë se faza e zhvillimit të etnosit maqedon ishte më e lartë se ajo e fqinjëve ilirë-epirotë-dardanë. Maqedonasit, që nënështruan Heladën e tërë Botën e njohur antike, i kishin futur nën sundim pjesërisht me forcë e pjesërisht me mërëveshje edhe teritoret tona. Pushtimet e Filipit II dhe të vetë Aleksandrit të Madh në Iliri, Epir e Dardani konfirmohen nga shumë autorë antikë. Ndoshta etnia maqedone kishte edhe një supremaci në pjesë të veçanta, siç mund të kishte qenë Mati dhe një pjesë e bregdetit Adriatik. Në disa autorë antikë, disa teritore e qytete që njiheshin si ilire apo si koloni helene, përfshirë këtu edhe Epidamnin, i shohim të etiketuara si maqedone, në një kohë të caktuar. Përsa parashtruam, ka shumë të ngjarë që studiuesi Brahaj e ka ngatërruar atë vendlindjen e Aleksandrit të Madh, “në një fshat të Matit”, me makroemërtimin Ematia/Maqedonia. Siç shihet “argumenti i Matit”, flet më shumë në favor të maqedonëve se sa të shqipetarëve. Por, edhe sikur të kishte qenë me të vërtetë ndonjë lloj koinçidence e tillë, kjo gjë nuk mund ti shërbejë atij, për të lidhur të ashtuquajtura “lidhje gjenealogjike të bashkkrahinarizmit, bashkkatundarizmit”, “lidhje të trashigimisë legjitime të kurorës”, “lidhje të një rrace” etj, në gjith ato hapësira kohore. Mbretëritë e Perandoritë e skllavopronarizmit nuk janë identike me ato të kohës së feudalizmit dhe është një çështje tjetër se çfarë sajonin e pretendonin feudalët e fantaksur. “Dijetari” Brahaj, aty nga 1999, kishte pretenduar se “kishte zbuluar shqiponjën origjinale të Kastriotëve, e kuqe në fushë të bardhë dhe pa yll gjashtëcepash të Davidit”, në kishën e Shën Andout, në Kepin e Rodonit”. Ne me të drejtë e kishim hedhur poshtë këtë lloj pretendimi. (shih J. Brahaj, “Shqiponja e Kastriotëve”, Rev, SPEKTËR, Nr 5, 16 Janar 1999, f 28-29; nga A. Luka, “Për flamurin dhe Stemën e Republikës”, Gaz. “Shqipëria Etnike”, dt. 13 Nëntor 2001) Teorizimeve të “dijetarëve” të kastës politike shqipetare, që bien erë mesjete, më mirë do tu shkonte legen/përkrenaria e Don Kishotit të Matçës… Loja e 19x…?!
* Shtojcë: Pçr tç parç se çfarç çshtç “ironia e koinçidencave”, siç çshtç edhe ajo me matematikçn e numçrit 19 dhe kapacitetet e tru kompjuterit njerçzor, po e vazhdojmç disi argumentin nç kçtç Shtojcç, sepse nç shkrimin e mçsipçrm do tç dilnim jashtç temçs. Ne keminjç shkrim qç fillon kçshtu: Kush ka mendç nç dituri-19/ mundet tç bçjç llogari-19/lojç numrash Geomatri-19/Drita e Dijes me bujari-19/nçntçmbçdhjetçshiji-19/e shpçrndan terrin e zi-19/ nuk ka ma t’madh se Njeri-19. Shihni se kçtu janç tç gjitha vargjet me nga 19 copç gçrma dhe me rrimçn me “i” Njçherç kur njçri ishte duke dhçnç shpirt, E. Hoxha bçrtiste nç koridor tç spitalit: “C’na bçre o ….,ç’na bçre”. Hapi paksa derçn e dhomçs, zgjati kokçn dhe duke mos e vçnç re se aty ishte edhe dikush brçnda, i tha: “Ma fute kokrrçn e Melit, ta futa ngjalçn mor mut” dhe e mbylli derçn me forcç… E. Hoxha me tçrbim e pyeste njçrin: “Si shpjegohen kçto koinçidenca?! Nga Qielli tç zbritçn pçr hava?! dhe e dçrgoi nç spitalin e tç marrçve… Mç pçrpara edhe ky bashkbiseduesi i kishte thçnç sh. Enver: “Ti nuk zbrite nga Qielli”… I ndryrç nçpçr qeli, me njerçz tç shkalluar qç kishin strangoluar apo prerç njerçz me brisqe rroje, pacienti, kujtonte se ku kish qenç ajo “shejtan koinçidence” dhe kçshtu njç ditç i ra ndçr mend edhe ai episodi i atij emrit me katçr germa dhe vçrejti me habi se fjalitç ishin me nga 2×19 gçrma. Kishte lexuar diku pçr kçtç lojçn me vlerat numerike tç numçrave te Zbulesa e Joanit e Engelsit dhe nç njç libçr italisht. Nç atç kohç kishte lexuar edhe njç libçr me pçrralla kineze, qç Maua ia dçrgonte Enverit, ku kinezçt po kçrkonin njç princ persian tç humbur nç shkretçtirç… Pacienti i ngriti njç 19-tçshe: “Si Enver Hoxha Zyl Hava/ Turk e mut tç mirç nuk ka”… Ishte koha kur Kadareja shkruante atç “konstelacion me pesç gçrma”, pçr firmçn Hoxha dhe kur thuhej 19-shja: “Enveri çshtç mç i madhi”. Tani do tju pyes: Si do ta shpjegoni ju kçtç koinçidencçn e mçposhtçme qç mç ka ndodhur mua?! Koinçidenca fillon po me njç pyetje: Sa çshtç probabiliteti /mundçsija qç emrat + mbiemrat dhe katçr koefiçiente: Azem Hajdari, Bashkim Gazidede, Bashkim Fino, Fatos Klosi, Kastriot Islami, Albania, Arabi, Turkiye, Tropoja, tç jenç tç gjithç tç plotpjestueshçm me numçrin e mrekullisç tç Amoni-t, Zotit tonç e Kur”anit, me “Vigjilentin” 19?! Mundçsija e rastçsisç, nç njç rast tç tillç tç ngjajshçm, sipas llogaritjeve me kompjutera modernç tç zbritur nga vetç njeriu çshtç 1 me 313 septilion. Ndçrsa mundçsija e ndçrtimit njerçzor sigurisht se ekziston, mirçpo unç nuk kam zgjedhur asgjç me paracaktim, ja kam futur kçtij rendi thjeshtç pçr lojç teksa dçgjoja Komisionin Ngjela. Kçtu vetkuptohet se kam dijeni tç plotç pçr lojra tç tilla me numçrat, me tç cilat ishte i mbushur plot antikiteti dhe mesjeta fodulle feudale. Duke i provuar njçrin pas tjetrit me njç makinç llogaritçse tç thjeshtç, fillova tç befasohesha nga njç zç nç tjetrin. Pata njç vçshtirçsi tç vogçl vetçn nç fund. 1. Azem Hajdari = A=1 + Z=7 + E=5 + M=40 + H=600 + A=1 + J=10 = D=4 + A=1 + R=100 + I=10 = 779:19=41 ose 19×41. 2. Bashkim Gazidede = B=2 + A=1 + S= 200 + H=600 + K=20 + I=10 + M=40 + G=3 + A=1 + Z=7 + I=10 + D=4 + E=5 + D=4 + E=5 = 912:19 ose 19×48. 3. Bashkim Fino = B=2 + A=1 + S=200 + H=600 + K=20 + I=10 + M=40 + F=500 + I=10 + N=50 + O=600 = 2033:19=107 ose 19×107. 4. Fatos Klosi = F=500 + A=1 + T=400 + O=70 + S=200 + K=20 + L=30 + O=70 + S=200 + I=10 = 1501:19=79 ose 19×79. 5. Kastriot Islami = K=20 + A=1 + S=200 + T=300 + R=100 +I=10 O=70 + T=300 + I=10 = S=200 + L=30 + A=1 + M=40 + I=10 = 1292:19=68 ose 19×68. 6. ALBANIA + A=1 + L=30 + B=2 + A=1 + N=50 + I=10 + A=1 = 95:19=5 ose 19×5 sa numçri i Diellit Amoni. 7. Arabi = A=1 + R=100 + A=1 + B=2 + I=10 = 114:19=6 ose 19×6. 8. Turkiye + T=300 + U=400 + R=100 + K=20 + I=10 + Y=400 + E=5 = 1235: 19=65 ose 19×65. 9. Tropoja = T=300 + R=100 + O=600 + P=80 + O=600 + I=10 + A=1 = 1691:19= 89 ose 19×89. Nç kçtç rast gçrma O nuk ka vlerçn e omikron = 70, por tç omega = 600, sepse tropojançt flasin me zç tç lartç dhe i theksojnç O-tç. Siç e shikoni kemi njç koinçidencç tç pa imagjinueshme, ku emra qç i kemi rreshtuar thjeshtç pa asnjç kçrkim paraprak na dalin qç tç gjithç tç plotpjestueshçm me numçrin vigjçlues tç All’llahut xh.h dhe tç Pitagorçs pçrpara tij qç thoshte: “Perendia çshtç numçr”, ku edhe gçrmat janç plot 19. Kçto ne na i ka zbritur meleku i mçndjes dhe brçnda dy orçve dhe kçshtu me rregullin e treshit, tç tjerat i dini vetç mç mirç… [Me Selam nga Agron Luka] me 19 copç gçrma. -vijon në numërin e ardhshëm- |