Nr. 36 i gazetës në print

0
Kokaweb
Agron Luka

Mendja njerzore apo hyjnore?

Mendja=110+njerzore=347+apo=151=608/19×32 + hyjnore=1235/19×65= 1843/19×97

Një paraqitje e analizës me 19-të.

Konstatohen gjurma të ekzistencës së një kodi matematikor të 19-tës në gjuhën tonë qysh nga koha e iliro-pellazgjishtes në emërtime si:

QI=9+10; DhAs=4+8+1+6; DhEAA=4+8+5+1+1; GJEA=3+10+1; GJAE=3+1+10; BEsAA=2+5+6+5+1; VEZE=2+5+7+5; ORA=70+100+1=171/19×9 ;KROhNI-988/19×52; RhEA-114/19×6; ZEUs-418/19×22;YLLEI-475/19×25; DIEQI-38/19×2 ose DIELLEIA-95/19×5; PRROMETHIEU-1710/19×90; PELLAsGJEA-171/19×9; etj.

SHKIPONJE-1045/19×45; SHKYPIA-1311/19×69; SHKAPIA- 912/19×48; SHKIQEIA-855/19×45; SHKIQsI-855/19×45; SHKERQIA-1045/ 19×55; SHKIPERIA-1026/19×54;SHKIPETARIOS-1526/19×84; GJIUhEA-437 /19×23; GJIUHQEZA-1045/19×55+SHKIPONJE-1045/19×55=2090/19×110; SHKUPIA-1311/19×69; SHKIPQIM-969/19×51; E SHKIPQUAR-1425/19 x75; SHKIPIA E ZEZË-950/19×50; shih edhe GLIUHAA -1045/19×55 -gjuha, GJUHËZA-1026/19×54. Krhs. këtu përparësinë e SHKIPQIM -E SHKIPQUAR ndaj lat. EXCIPERE-EXCIPIO të cilat janë mbajtur deri më sot si një burim primar etj. Krhs. edhe gr. AEQOS- 285/19×15, që jep një ekuivalente tjetër të shkiponjës.

ALBANIA-95/19×5; ALBE-38/19×2; ALBANES-95/19×5; ALBANOISA/ 171/19×9; ALBAN-1083/19×57 me një A=1000; ALBANOIAs-1900/19×100 më një A=1000 dhe një omegas=800; GJIUhEA-437/19×23 + ALBNESHE 893/19×47= 1330/19×70; ALVANIA-95/19×5; ALBENJIEA-114/19×6; ARBANIAs-171/19×9; ARËBËRIE-228/19×12 emërtime tokë fushore.

EPËR-190/19×10; EPEROs-266/19×14; EPIRQE-209/19×11; EPIROTË 570/19×30; DARDANIA-171/19×9; DARDHEAAS-722/19×38; DARDE-114/19x 6; DARDHANIhA-779/19×41; MAKhEDHONIA-1539/19×81 me O megas=800; etj.

Një plotësim sqarim.

Së pari, po korigjoj diçka që ka rrjedhur nga dorëzimi gabimisht i një diskete me supozime pune, që nuk janë të botueshme. Kam korigjuar edhe ndonjë ngatërresë germe e ndonjë pakujdesi të vogël kontrollimi përfundimtar.

Së dyti, dëshiroj ti kthej një përgjigje “atyre”, që pa ia ngarkuar askush, po kërkojnë të luajnë edhe rolin e “zyrës së çensurës së shtypit dhe mendimit të lirë”, si në kohën e e Turqisë…

Trashamanizmi e infantilizmi i lashtësisë, fodullëku feudal, diferenca në fazë e zhvillimit mendor dhe mediokriteti mbeten të tillë edhe në “veshjet jashtëtokësore”.

“Numrat kanë veti të mbinatyrshme, vetë Perendia është (ose ka) një numër dhe është harmoni”, thuhet se ka thënë Pitagora i madh. (569-470 p.K)

Kur e zbuloi teoremën e famshme për trekëndëshat këndrejtë 90o, “hipotenuza në katror është sa shuma e dy kateteve në katror”, ai flijoi një hekatombë, ndërsa trekëndëshin barabrinjës ai e veçonte si “trekëndëshi i përsosur”.

“(Lukiani i shek II, “Shitja e jetëve në ankand”, Vep. të Zgj. bot. 1976, f 311.)

Po përse do ta thoshte Pitagora, se për perenditë kishte edhe shprehje me vlera numerike, po qe se në shek V-IV p.K nuk ekzistonin llogaritje të tilla?

Konstatohet se edhe vetë Lukiani i shek II, na jep të dhëna të llogaritjeve të tilla. Një farë Aleksandri, që i ishte mbushur mendja se ishte orakull dhe profet, kishte nxjerrë një divnesë: “…në kalanë famëmadhe…do të lindë një profet/ Shkronja e parë është njëshi, pastaj vijnë tri dhjetëshe rresht/ Prapë pesë njëshe dhe së fundi, tri njëzeta t’marra bashkë;/ Katër pjesët kanë kuptimin: burrë i shquar mburojëtar/rojtës”.

Zgjidhja ishte kështu: A-alfa=1; L-lamda=30; E-epsilon=5 ose 5×1; k-ksi=60 ose 20×3 dhe me këtë ndërtohej rrënja greqishte Aleks, që ka kuptimin e një mbrojtësi protektor ose ruajtësi. (cit. më sipër, f 353)

Me sa duket, ky Aleksander kopjonte nga ish profetizimet e hershme për Aleksandrin e Madh. Aleksandri me vetëdije kishte bërë përpjekjet maksimale për tu paraqitur si një reformator i një feje të re botërore, si një bir i Zotit-Zeus, si bir i Amonit, si i lindur me ngjizje nga një gjarpër/dragua-orë etj. Një aparat kolosal dhe një ushtri orakujsh e përkrahte në këtë fushatë. Nëpër monedha dhe medalione gjithkund e gjejmë Aleksandrin e Madh herë me brirë cjapi e herë dashi e me gjithfarë simbolikash të perendishme. Njihen “profetizimet e e famshme” të Danielit, në Biblën e Vjetër, për të cilat ka zëra se ai i ka shkruar në shek III p.K, dmth pas vdekjses së Aleksandrit.

Janë këto arësyet që ne hetojmë edhe te vetë emri i tij. Emri Aleksandros jep numrin 2697/19×141, duke e marrë A-në e parë si 1000. Me gjuhën tonë albanishte/shqipe LEK I MAQE jep numrin 1064/19×54. Epiteti “I MAQE” ndoshta shkon edhe me lidhje me Emathi, që e japin Homeri dhe autorët antikë si ish bazileusi antik që i kishte dhënë edhe emrin e vjetër Maqedonisë dhe gjithashtu edhe me emërtimin e krahinës së Matit tonë dhe të qytetit Emathi, që e përmend Straboni se ndodhej afër detit. EMAQI=5+40+1000+9+10=1064/19×56.

Disa qindravjeçarë para erës së re, dihej se gërmat e disa alfabeteve antike kishin edhe vlera numerike. Me këto germa simbole-numra sajoheshin edhe lojra matematikore në shkrime të shënjta, me vizionet apokaliptike, me parashikimet e ngjarjeve historike, me parashikime të fateve të mbretërve e mbretërive etj. Emri ose një fjali e misterëshme jepeshin me vlera matematikore, në një, dy ose më shumë varjante, kishte disa numra që shquheshin si “etalone”, ndërsa në rastin e numërit 19-të fillimisht duhej që shuma e mbledhjes së emrit ose një fjalie të ishte e plotpjestueshme me numërin 19-të.

Ja psh po provojmë nëse hyn kjo llogari tek perendia diell i egjiptianëve, ku sipas grafive që nxirren nga tekstet e mitologjisë del: Amoni=1+40+70+50+10=171/19×9 dhe një llogaritje tjetër interesante 1000+40+800+50+10= 1900/19×100; grafia më HAMMON=209/19×1 dhe grafia popullore AAMUN=532/19×28.

(shën. Në llogaritjet e vlerave numerike kreysisht ne kemi përdorur vlerat sipas alfabetit grek dhe aty ku nevojitet edhe ato sipas alfabetit hebraik. Për lehtësi kuptimi për lexuesit ne kemi përdorur alfabetin latin, porse në botimet serioze sigurisht se përdorim edhe shkrimin origjinal në greqisht. Në alfabetin grek ka disa raste ku një germë ka dy vlera si psh K-kappa=20 dhe ksi=60; O-omikron=70 dhe Omegas= 800; S-sigma=200 dhe stigma=6; E-epsilon=5 dhe H-eta=8; Një germë mund të marrë një vlerë po aq mijshe sa është vetë etj.)

Në botën antike, si më të njohurit në përdorimin e kësaj “shkence” ishin orjentalët, hebrejtë e kaldeasit dhe këtij “arti-shkencë” ata i kishin vendosur edhe emërtime si “kabala” ose si “gjeomatriah”. Historiani romak Taciti, na njofton edhe për një emërtim të tretë si “matematici”.

Këtë praktikë e njihnin dhe e kanë përdorur edhe egjiptianët, fenikasit, indutë, helenët dhe siç na tregojnë disa të dhëna, sa duket e kanë përdorur gjerësisht edhe pellazgët e gadishullit tonë që në lashtësi ka qenë quajtur edhe si Evropa.

Pa as më të voglin dyshim, ne mbrojmë mendimin se alfabetet i ka krijuar në evolucionin kohor, vetë njeriu dhe po ai i ka paisur ato me vlera numerike matematikore dhe ka qenë po ai njeri që ua nxori tërë sekretet numrave duke i përdorur edhe “për shkencën e shënjtë qiellore”…

Në kohën kur në Romë kishin vërshuar shumë besime politeiste orjentale, kjo “shkencë e shënjtë” aq e trashi me këto “hesape”, sa që në kohën e perandorëve Klaudi dhe Viteli u nxorrën vendime për ti përzënë nga Roma.

Me “sekretin e 19-tës” ne mund ti bëjmë edhe një lojë kësaj loje, me vetë emërtesat-titullaturat e kësaj pseudoshkence, që siç e sipërthamë përdorte jo vetëm 19-tën.

Kështu psh te Kabbala, sipas germave e vlerave të alfabetit hebre kemi K-caf=20; A-alef=1; B-bet=2; B-bet=1; A-alef=1; L-lamed=30; A-alef=1, shuma e të cilave jep 57 ose 19×3. “Gjeamatria” jep 13+5+1+40+1+300+100+10+1=475 ose 19×25, ndërsa “Matematice” jep 40+1+300+5+40+300+10+20+5=722 ose 19×38. Sa për ti kujtuar fantazistëve “të zbritjeve qiellore”, në shek III p.K, dijetari Eratosten kishte përcaktuar me një farë gabimi rreth 40 km, perimetrin e tokës. Ai ishte bazuar: te distanca Aleksandri-Asuan në vijë të drejtë përmes lumit Nil, që ishte e matur me stade greke; te këndi i hijes diellore që binte në Aleksandri në një pus, ndërsa në Asuan binte pingul sepse ishte afër ekuatorit; te formulat e harkut dhe kordës dhe përmbi të gjitha te ideja e sfericitetit të tokës. Besoj se do të mjaftonte edhe vetëm ky zbulim kolosal njërëzor që e shumëzonte me zero tërë “shkencën e numrave të shënjtë me pseudozbritjet” dhe ato interpretimet sofiste “të rrozullimit e rrotullimit”, të cilat edhe ato janë të kopjuara nga dijetarët e kohës. A mund të krahasohen me zbulimin e Eratostenit dhe me shumë të tjera, “lëvizjet e dunave të rërës në shkretëtirë”? Në mitologjinë e lashtë të para erës së re, ka me dyzina shembujsh “me ngjizje të femrave tokësore nga qiellorët hyjnorë”, më “zënie të embrionit në kofshën mashkullore të Zeusit apo me pjellje/kreacion nga krea/koka”, me njërëz hemafroditë etj, etj, të cilat me paksa sofizëm mund ti modernizojmë si “zbritje të ufo-ve”, si “zbritje të qiellorëve politeistë”, si “shkencë embrionale me njohje të kodit gjenetik të genomës” etj. Në mitologji-filozofitë kozmogonike të botës së lashtë gjen edhe “përmbytje të botës në ujë” gati identike me ato të monoteizmit, gjen edhe ngjitje të njerëzorëve në qiell, madje e gjen edhe Prometeun, që “jo vetëm na i paskësh vjedhur zjarrin qiellorëve”, por se edhe “na paska ngjizur prej baltës vetë njeriun e parë” etj. (PrromeQeu=80+200+800+40+5+9+5+400=1539/19×81)

Studiuesi e ka për detyrë të analizojë, krahasojë, të seleksionojë rezultatet si më të qëndrueshme, të reflektojë, të korigjojë etj dhe në asnjë mënyrë me një të rënë të gishtit tregues ta hedhë tutje tërë atë material kolosal që ofron koha e politeizmit, vetëm sepse kështu duan dogmat injorante dhe çensura e re, e cila për më tepër kërkon të na detyrojë të besojmë edhe ato “mrekulli të monoteizmit” të cilat shqeto shihet se janë të kopjuara nga politeizmi…

Ndërkaq, pa asnjë lloj diskutimi shkenca moderne konsideron më shumë se gjeniale zbulimet e shkencëtarëve e astronomëve të lashtë.

Por, të vazhdojmë me germa-numrat. Në “Biblën e Vjetër”, fill pas “kreacioneve/gjenezës”, te nëntitulli “Patriarkët para përmbytjes”, ka një lloj tabele ku ka veprime matematikore me mbledhje e zbritje. Ndoshta mund të supozohet se njiheshin edhe numra të mëdhenj të plotpjestueshëm me 19-të, siç ishin psh 912/19×48 dhe 969/19×51. Dhe të vërejmë se askush nuk pretendon se këto llogaritje matematikore, janë me origjinë jashtëtokësore dhe të mos harrojmë edhe kohën kur janë shkruar.

Thamë se shkrimi kishte lidhje edhe me simbolikën e numrave. Shkenca e mirëfilltë e kohës moderne si shkrimet më të vjetra në pllaka balte, ka mbajtur shkrimet sumere në orjent. Mirëpo, siç njofton dr. Moikom Zeqo, në Rumani janë zbuluar disa pllaka argjili të pjekur që përmbajnë shkrime piktografike. Shkencëtarët amerikanë që kanë kryer studime të autenticitetit dhe të matjeve kronologjike me karbonin radioaktiv, kanë arritur në përfundimet se këto janë të periudhës së neolitit të vonë dhe disa qindra vjeçare me të hershme se shkrimet sumere të këtij lloji. Për këtë arësye ata kanë hedhur edhe supozimin se ndoshta origjina e këtij shkrimi duhet kërkuar në pellgun jug-danubian. Dr. Zeqo gjithashtu shkruan se në shpellën e Lepenicës, afër Vlorës, 800 m mbi nivelin e detit, është gjetur një lloj pikture dhe shkrimi piktografik, me 19-të copë figura antropomorfe, ku ka edhe shenja gjeometrike dhe numerike, të cilat datohen së paku si të mijvjeçarit IV p.K.

Dr. Zeqo nënvizon: “Kjo dëshmi kaq e stërskajshme na flet qartë se faza parashkrimore tek parardhësit e shqiptarëve dokumentohet arkeologjikisht dhe saktësisht dhe tërheq vemëndjen tek një zbulim epokal, që nuk i është kushtuar rëndësia e duhur deri më sot”. (Dr. M. Zeqo, “Aspekte të kulturës, kulteve dhe të artit ilir”, rev. Studime Muzeologjike, Nr. 1, 2002, f 5-43.)

Sigurisht dhe absolutisht ne nuk na shkon mendja që këtë Shpellë ta quajmë qoftë me një simbolikë shqipe të sajuar si “Zanafillsia-646/19×34” e përdorimeve të shenjta me numrin 19 të, vetëm e vetëm sepse ka 19-të copë figurime antropomorfe me shenja gjeometrike dhe numerike dhe as sepse vetë fjala “Shpellë” e shqipes (që konkuron me Spelaion të gr. së vjetër) jep numrin 950:19=50 ose 19×50 dhe së fundi as ta shndërrojmë këtë Lepenica me anën e një shtese të vogël me H-eta=8, si një LEPENIhCA-209/19×11, pavarësisht se në atë botën e kuriozitet -hulumtimit studiuesi edhe i bën këto lloje provash.

Për mijv. IV p.K vetkuptohet se nuk kemi se ku ta gjejmë ndonjë bazament të ekzistencës së fjalës Lepenicë, madje edhe vetë shprehja “parardhës të shqiptarëve” e dr. Zeqos na duket si jo e formuluar drejtë. Porse te Homeri (shek IX-VIII p.K) gjindet fisi i Lapitëve dhe të mos e harrojmë se që nga ajo kohë kanë kaluar 2800 vjetë.

Ndërkaq te vepra e shkruar “Teogonia” (Gjenealogjia e Perendive) e Hesiodit në shek IX-VIII p.K, ne kemi të drejtë të gjurmojmë se si mund të hyjnë mbetjet gjuhësore të lashta tonat, konceptimet tona etj, gjithashtu ta provojmë çelësin me plotpjestueshmërinë me 19-të aty ku mund ta dyshojmë se një zot-perendi e kishte këtë. Ndonjë nga këto si më të qëndrueshme mundemi ta publikojmë me relativitetin e nevojshëm, sigurisht duke ia lënë kompetentëve gjykimin e validitit.

Në grafinë më të seleksionuar greke dhe në vetë enciklopeditë më të autorizuara të mitologjisë, jepet grafija gr. Zeus, e cila na jep vlerën 7+5+400+6=418 ose 19×22. Në disa monedha greke të shek IV-V p.K jepet një grafi varjante si CEVXA e cila në një interpretim të pranueshëm të alfabetit grek jep 200+5+2+20+1=228 ose 19×12. (shën. Kjo C=S-sigma është përdorur edhe në Ckodrinon; V si në rastin Basileus-Vasileus mund të shkojë më vlerën 2; X shkon edhe si kappa me vlerë 200)

Kjo ide e varjanteve, na çon në mendimin nëse mund të hetojmë sadopak evolucionin e formës Zoti që përdorim ne. Kështu gjejmë: ZEEUSI=627/19×23, ZOAQh=95/19×5, ZOTVA=380/19×20, ZOAQ=817/19×43, me një omegas=800

Paksa me “Apokalipsin-Zbulesën e Joanit”.

Komentimi që i ka bërë përkthyesi dom Simon Filipaj, përkon me interpretimet më të mira, duke lënë hapur edhe një dritare të relativizmit. Citojmë: ” Në Zbulesë numri 3 shënon Hyjin, numri 4 Tokën dhe mbledhja e tyre 7 shënon veprimtarinë e përsosur të Hyjit në gjithsi ose vetë Hyjin, ndërsa banon ndër njërëzit. Numrat e paplotë 7:2-3,5 kufizueshmërinë…Numri 12 është i Izraelit, numër i përsosur. Kulmi i përsosmërisë arrihet në 144.000 që është 12x12x1000=144.000. …Për ta kuptuar Zbulesën duhet të njohim kohën kur u krijua…në kohën e Neronit …Historikisht dihet se në kohën kur u shkrua Zbulesa në perandorinë romake ishte përhapur kulti i perendorit perendi. Të krishterëve që nderonin Zot Krishtin “Kyrios Hristos”, u kërkohej të adhuronin perandorin si Zot “Kyrios Kaisar- Cezari Zot”. Zbulesa është një protestë e gjallë kundër kësaj marrie të perandorisë romake… Personazhi kryesor është Qengji që simbolizon Jezus Krishtin. Ai është “Alfa dhe Omega”, Fillimi dhe Mbarimi, zbatuesi i planeve hyjnore me njerëzimin…”

(BIBLA, përkthim dhe shtjellim dom S. Filipaj,1994, f 1732 )

Mendohet se autori i Zbulesës mund të këtë qenë vetë apostulli Shën Gjon, megjithatë siç e shënon dom Filipaj, kjo autorësi mbetet e hapur.

Duam të vërejmë se terminologjia fetare në shqipe ka gjasa se ruan gjurmë fare të hershme të paleokristianizmit e në mos edhe më heret. Kështu te vetë SHEN kemi 800+5+50=855/19×45 dhe te GJON=3+10+70+50=133/19×7. Por, kemi në traditën popullore edhe një SH.NJON-1710/19×90, po ashtu siç kemi edhe një SH.MRI-950/19×50 dhe SHEN/855 MARIA-152/19×8; SHEN/855 SIMONI-380/19×20; SHEN/855 ANDREIA-171/19×9 etj.

Në traditën popullore hasim SHNJERGJI-988/ 19×52; SHNJINIA-931 /19×49; që i korespondon një SHEN-855/19×45 + NGJINI-133/19×7 SHIDHIA-1495/19×75;

Madje hasim edhe SHNJALLIN E GOGVE, ku SHNJALLI-931/19×49 do ti korespondonte një ish SHEN NGJILLQI-152/19×8, dhe këtu qartë jemi në një ish SHEJTEA-1121/19×59 të paganizmit, që nuk e ka kaluar klasën…

Njihet nga shumë literatura se edhe vetë Krishti ruante dhe mbante edhe atribute nga të kohës politeiste, si psh verën e Dionizit apo edhe shkiponjën e Zeusit, tashmë si “Aquilla Christus”.

Siç edhe mund ta keni vënë re asgjë nuk kemi luajtur, sepse edhe nuk mund të luhet në këtë terren të sigurtë dhe delikat. Mendojmë se një pjesë e caktuar e shënjtorëve kristjanë ndjekin një traditë më të lashtë dhe ato janë të shenjtëruar me numrin e 19-tës. Matematikën këtu e kanë bërë të tjerët, ne na mbetet vetëm të verifikojmë saktësinë.

Përsa i përket një mendimi të karakterit të fonetikës historike, besojmë se bie mendimi i prof. E. Cabejit, që nuk i pranonte këto SH në një kohë të para erës së re, por herë i shikonte si kalime S-SH e herë si grup SK-SHK, duke vendosur disa “rregulla” e kronologji jo të bindëshme.

Dhe që të qëndrojmë në temën e Zbulesës, te vetë Bir-Zoti i ngjizur në Marinë, pa asnjë lloj kontakti mëkat, që bëhet vetë Perendi, së pari shohim JEZUS-622 + KRISHTI-1240=1862/19×98. Një formë tjetër mund të ishte GJIZUS KRISTO-1330/19×70 dhe një formë e hershme KRESHTI-1235/19×65. Besoj se nuk është e tepërt, por në shqipe ruhet preçizioni edhe te simbol-epiteti si KINJGJIA-144/19×6, pra si një kinj-gjirit i pafajshëm që theret flijohet.

Përsa i përket numrit të Bishës Neron, vetë Zbulesa na e thotë me sinqeritet “lojën matematike”: “Këtu duhet dituria! Kush ka mend le ta llogarisë numrin e Egërsirës, sepse është numër njeriu! Ai numër është i një numri e numri është 666”.

Zgjidhjen dhe shumë hollësi të tjera i ka zbërthyer i pari gjermani Ferdinand Benar, në shekullin e XIX. Emri NERON KESAR, në greqishte NERON KAISAR me shkrim alfabetin hebraik jep: N nun=50; R-resh=200; V-vov për O=6; N-nun=50; K-kuf=100; S-sameh= 60; R-resh=200. Vlera e përgjithshme del fiks 666.

Në shkrimin latin Nero Caesar, bie germa N-nun=50 dhe kështu 666-50=616, që përbën edhe numërin e dytë të bishës.

Komentimi që i bëm domm Filipaj në f 1746, e shpjegon se me gërmat hebraike numëri 666 jep Cezari Neron, kurse me gërmat greke numri 616 jep Cezari Hyj, që përbën një varjante tjetër. Siç e konstatojmë, komentatorët nuk e kishin vënë re edhe kodin me 19-të për Jezusin. Dhe ai nuk mbaron me aq sa e sipërthamë. Në Zbulesë, Gjoni shkruan disa herë deklaratën e Jezusit: “Unë jam Alfa dhe Omega, i Pari dhe i Fundit, Fillimi dhe Mbarimi”. Mendojmë se përveç komentimeve filozofike, të karakterit religjoz etj, kemi këtu edhe një simbolikë matematike në këtë mënyrë: në alfabetin grek germa e parë është ALFA që jep 1+30+500+1=532 ose 19×28 dhe germa e fundit merret O-OMEGAs që jep 800+40+5+3+1+6=855 ose 19×45 dhe gjithashtu e nënkuptuar shkon edhe vazhdimësia me F- FILIA që jep 500+10+30+10+1=551 ose 19×29.

Në përshkrimin te dy egërsirat, ku bashkohen edhe të këqiat e dragoit, që të gjitha sëbashku të kujtojnë kimerat e lashtësisë , në realitet disa komentatorë kanë folur edhe për një lloj ridalje të dytë në skenë të antikrishtit Neron. Kemi idenë se ndjekësi përbindësh i kristjanëve Neroni, në atë kultin e njeriut perendi me sa duket mbante edhe një numër të shenjtë që e jep NERO-IMPERATOR=931/19×49 dhe kjo shpjegon edhe të gjithë demagogjinë për të bërë edhe “luftë kundër shenjtorëve dhe ti fitojë”. Shih edhe NERON KEIZAR-418/19×22.

Shkruesi i Profecisë, ka një shqetësim legjitim: “se mos dikush përgjatë kopjimeve heq ndonjë fjalë” dhe atëhere MISTERI-665/19x 35, edhe pse i paisur me matrikull të shenjtë nga koinçidencë rastësija, do të mbetej mister i vërtetë ose ndonjë lloj kallpi i manipuluar si edhe vetë APOKAALIPSIS-703/19×37.

Matematika e 19-tës në Kur’an.

Shkrimi/kopjimi ose tubimi i shkruar i Kur’anit, siç e përdor këtë konceptim dhe term vetë përkthyesi e komentuesi, i përkthimit shqip, ishte bërë disa kohë më mbrapa vdekjes së Muhammedit a.s. Në parathënie nuk jepet asnjë e dhënë se cilit datim i përket Kur’ani më i vjetër, që njihet deri më sot si i shkruar nga kopistët e parë tubues, nga ata të dorës së dytë e me rradhë. Jepet vetën një lloj përshkrimi e një “garanci gojore” se nga ish mbajtjet përmendësh nga hafizët dhe nga krahasimet me suret e shkruara nëpër copa lëvozhgash hurmaje, copash guri dhe kockash shpatuke etj, as edhe një germë nuk ka luajtur. (?!)

Ne vërejmë se në Kur’an ish metoda e vjetër e kodit 19 të e kohës së politeizmit dhe të kristianizmit është përdorur fare pak. Së paku kaq hetojmë ne aty ku kemi garanci se grafija është e sigurtë dhe se nuk i ka edhe nja tre a katër kuptime të tjera, siç ngjet rëndom në terminologjinë orjentale arabe. Kështu psh për termin All’llahu ka garanci dhe vetë në Kur’an jepen sqarime se ky term duhet të shkruhet në grafinë origjinale. Me garanci është edhe e gjith shprehja “All’llahu Ekber”, që në shqip përkthehet: “All’llahu është një dhe All’llahu është më i madhi”. Duke e marrë për bazë tekstualisht këtë shprehje dhe jo atë me “ALL’LLAHU AKBAR”, ne llogarisim vlerën numerike A=1+L=30+L=30+L=30+L=30+A=1+H=600+ U=400 + E=5+K=20+B=2+E=5+R=100 = 1254 ose 19×66. Po kështu tek vetë emri MUHAMMEDI veçojmë: 40+400+600+1+40+40+5+4+10=1140 ose 19×40.

Një llogaritje të tillë ne e kemi aplikuar sipas grafisë që ka përdorur vetë Prof. As. Dr. Sadije Bushati, në artikullin “Kodi Matematikor i Kur”anit”, te rasti i Sures AL MUD DAQ QIR dhe kemi marrë vlerën numerike 608 ose 19×32, për të cilën kemi menduar se shkon në përputhje edhe me Ajetin e 30 të kësaj Sure, ku shkruhet se “vigjëlon 19-tëshi”. Mirëpo po konstatojmë se në Kur’anin përkth shqip kjo Sure shkruhet si EL MUD DETH THIR dhe këtu padyshim llogarija nuk qëndron.

Në idenë e preçizionit dhe saktësisë gramatikore etj të Kur’anit, fillimisht te germat shprehje si “ELIF LAMË RA” nxorëm vlerën 722/19×38. Po kështu edhe te “ELIF LAMË MIMË RA” që jep 817/19×43. Ndërkaq vërejtëm se kjo lloj plotpjestueshmërie nuk hyn në kombinime të tipave të tjerë me këto shprehje. Por në këtë pikë vërejtëm se tek këto simbole/harfe grafija nuk është korrekte herë me “ë” e herë pa “ë” etj. Njihet shumë mirë vështirësija e shkrimit heroglif arab, ku edhe një pikë e vetme e shenjave diakritike, jo vetëm ndërron germën/harfen por edhe tërë kuptimin dhe nën këtë këndvështrim na formohet një lloj pikë-pyetje, por besojmë se ky fenomen ndodh vetëm në përkthim. Komentatorët e autorizuar arabë dhe vetë z. Bushati e theksojnë se “çelësi i mrekullisë gjendet qysh në Ajetin e parë të Kur”anit a.s.”, sepse shprehja “Bismilahirr Rrahmanirr Rrahim” ka gjithsejt 19 copë harfe. Kjo mënyrë të shprehuri e kodit 19-të ka të ngjarë që të jetë një novacion. Porse, do të thoshim përsërise kjo metodë ngelet lehtësisht e bëshme edhe nga vetë njeriu dhe nuk paraqet asnjë lloj vështirësie. Nuk duhet ndonjë “shkencë e madhe” të formulosh një tog fjalësh me nga 19 copë harfe/gërma.

Te ndonjë “Suretun” (që përkthehet si “kaptinë; famë e lartë; pozitë,; vend; beden i lartë”. Shih Kur’ani te Suretu EN NURË, f 402), shohim ndonjë rast se ka edhe ndonjë lloj shenje me 19-të, për të cilën ne nuk jemi kompetentë të themi në se është një rastësi-koinçidencë apo ndonjë nga ato vendet e fshehta. Sidoqoftë e kemi të drejtën ta nxjerrin më dritë, përderisa me këtë punë po merren shumë autorë. Bëhet fjalë pikërisht për atë “Suren e Shpellës”, ku hyn edhe vetë Kodybrirëshi/Dhulkarnejni, për të cilin ka shumë diskutime: “Është apo nuk është Aleksandri i Madh”…dhe më duket se është edhe si rast fare i pakët brinoçësh kuranikë, në krahasim me një shumëbrirësi që kanë dy dhjatat kristiane.

Kësaj Sureje përveçse Kaptinë, mund ti themi edhe si “famë lartë”, sepse “beden i lartë” nuk mund ti themi “Shpellës së Gjumit”. Kështu kjo “Kaptinë 18” në fakt është e serisë 19-të, sepse “Suretu El Kehf” jep vlerën 2565/19×135.

Tek Suretu El Israë, duke u bazuar te thënia e prof. Bushatit se ka gërma të shkurtuara dhe (nqs nuk qëndron si më primare forma “El Israu”) tek vetë përmbajtja me ngjarje israelite në Jeruzalemi-608/19×32, nxjerrim Suretu El Israël 1786/19×94.

Sidoqoftë të vijmë tek surpriza e vërtetë e kodit të fshehtë me 19-të, që vetëm kohët e fundit është zbuluar dhe llogaritur me kompjutera të fjalës së fundit. Harfet hieroglife arabe, si në alfabetin hebre jepen me iniciale të gjata si “Kaf, Sadë, Nun etj. Këto dhe disa shprehje të kombinuara siç i sipërpamë janë përmendur aq herë sa ka numëri shifrën e plotpjestueshmërisë me 19-tën, duke filluar nga vlerat e ulta e deri në ato të larta si 8683/19×457. Realisht ky konceptim ndeshet për herë të parë sa dimë ne. Prof. Bushati, sjell llogari probabiliteti që kjo vendosje nuk është rastësi, mirëpo nuk sjell të tilla se sa është vetë probabiliteti i një ndërtimi njerëzor të kësaj pune… Na vjen pak si e çuditëshme që një profesoreshë matematike, bën dyfish disa mbledhje farë të pa arsyetuara, për tu ngritur në shifra më të larta, kur fare mirë dihet që mbledhja e dy e më shumë plotpjestuesve gjithmonë jep një shumë të plotpjestueshme me po atë numër pjestuesi që kemi zgjedhur fillimisht. Po kështu elementare është edhe shumëzimi me herësa, sepse vlera e shumëzimit të numrit të plotpjestueshëm del gjithmonë e plotpjestueshme me numërin e zgjedhur dmth me 19-tën në rastin tonë.

Cfarë pamundësije do të ishte që po ata rradhitësa apo shkrues kopista (apo tubuesa a si të doni quajini) që kanë vendosur të gjitha germat e tjera të Kur’anit, me shumë kujdes i kanë vendosur edhe këto seri po aq herë sa i është dhënë udhëzimi përkatës nga specialistët kompetentë. Dhe kjo punë preçizioni sigurisht ka kërkuar një kohë e mund të madh.

Ka një lloj teknike e cila realizohet duke numëruar atë shenjë në total dhe pastaj i shtohen po aq germa sa mungojnë për ta plotësuar. Për çdo harfe të zgjedhur fillimisht përdoret një ngjyrim i veçantë për lehtësi numërimi.

Nqs “probabiliteti juaj” apo dogma nuk lejon asnjë lloj mundësie ndërtimi njerëzor, dhe me këtë “matematikë kaq të komplikuar”, atëhere cilës qenie të universit i mbetet për tia atribuar tërë atë matematikë kolosale që ka zhvilluar njeriu në tokë, pa le pastaj për atë preçizionin e genomës…

Sigurisht e në mënyrë absolute Muhammedi nuk e ka trilluar Kur’anin dhe se në atë kohë askërkush nuk mund ti bënte nja dhjetë kaptina, edhe pse i jepej leja e provës. (shih Suretu Hudë, 13, f 261)

Por, Muhammedi a.s. ka një reformë: “Mesihu Isa ishte bir i Meremes dhe i dërguar i All’llahut xh.sh, porse jo një fëmijë i tij. Larg qoftë asaj që ai të ketë fëmijë. Isaja ishte vetëm frymë/shpirt i All’llahut, prandaj mos thoni Trini. çka në qiell e çka në tokë është vetëm e All’llahut. Mjafton që All’llahu është planifikues i pavarur”.

(Suretu EN NISAË, 171, f137)

Dhe kjo do të thotë se mbas nja 6 shekuj Zoti/All’llahu ishte bërë si pishman për tërë atë fuqi që i dha të birit Jezus Krisht dhe se ky nuk mund të jetë më as “fillimi e as mbarimi” etj , sepse këto fuqi e atribute i ka vetëm All’llahu. Ai si zor se do dërgojë më ndonjë apostull apo hazret tjetër, sepse i ka vënë pikat mbi i, njëherë e mirë duke dërguar një libër komplet me llogjikë hyjnore, ku “llogjika njerëzore nuk hyn në punë aspak”…

Luigj Marlekaj, një jetë të tërë në shërbim të kombit

(Me rastin e 96-vjetorit të lindjes të Profesor Luigj Marlekaj)

Luigji lindi në fshatin Plan të Dukagjinit më 19 nëntor 1906 në famlijen Marlekaj, në një familje tipike dukagjinase, sa e besës as dhe e kuvendit të burrave; sa mikpritëse aq edhe e gjendur për miqtë rreth e qark; sa e mbushur me trimëri në luftë aq edhe për dituri e kulturë.

Plançorët në të kaluarën nuk patën fatin të kenë shkollë për fëmijët e tyre. Gjyshërit u tregojnë atyre përralla me zana e shtojzovalle, me mbretër, princër e gjysagjela dhe me to u bënin moral. Nën ndikimin e këtij mjedisi të veçantë ato rriteshin; ëndërronin për të ardhmen, krenarë për të kaluarën, kureshtarë për hapësirën përreth. Në këtë mjedis po rritej edhe Luigji. Në Plan arriti një famulltar i ri: Pader Justin Rrota. E shënuar për të gjithë banorët me kulturën enciklopedike të tij, me dashurinë pa kufi për zotin e njerëzit, por veçanërisht për të vegjlit e në veçanti për Luigjin e vogël. Pader Justin Rrota hapi pranë kishës një qendër misionare. Aty mësuan shkrim e këndim shqip shumë malësorë të vegjël të Planit e të Gjurajve. Në mes tyre edhe Luigji i vogël, i cili u bë shpejt një nga nxënësit më të dashur të mësuesit të tij e edukatorit Justin Rrota.

Luigji po rritej mjaft inteligjent duke fituar besimin e prindërve i cili asnjëherë nuk ia shprehu edhe të Padrit. Ai nga baba kishte trashëguar seriozitetin, këmbënguljen dhe maturinë dhe nga nëna ëmbëlsinë e komunikimit.

Mësuesi një ditë foli kokë më kokë me Tushin, i cili ishte babai i Luigjit, Pjetër Marlekaj por në dashni e thërritni Tush dhe edhe sot e njohin Tush Marlekaj: “…Luigjin është gjynah për me e lanë pa shkollë”. Tushi i bindur në fjalët e mësuesit i pohoi me kokë se ia ndigjoi fjalën.

Një ditë të bukur shtatori të vitit 1917, Luigjin e përcollën për në shkollë i madhi i të mëdhenjve, kolosi i pendës shqiptare, Homeri shqiptar Gjergj Fishta, i cili kishte ardhur në Plan për të bërë vizitë mikut të tij Justin Rrotës. I gjithë fshati i uroi udhë të mbarë për në Shkollën Platore Françeskane dhe faqebardhë, ndero vehten, prindërit dhe fshatin Plan e Dukagjinin mbarë.

Vajtja në Shkodër për studime ka qenë gjithnjë një ëndërr për të rinjtë e asaj krahine malësore. Qyteti i Shkodrës ishte i përmendur për shkollat, për organet e shtypit, për jetën intelektuale që bëhej, për këngët e bukura që këndoheshin, për festat që festoheshin, e të tjera e të tjera.

Shkolla që u regjistrua Luigji ishte hapur që në vitin 1861, me emërimin e Gjergj Fishtës drejtor i saj. Më 1902 u fut gjuha shqipe, kurse duke filluar nga 1905, shqipja u bë gjuhë mësimi në këtë shkollë. Një nga ngjarjet më të shënuara të kësaj shkolle dhe që i dha asaj fizionominë tërësisht kombëtare qe ajo e vitit 1910-1911. Në këtë vit shkollor futi në përdorim tekstet shkollore të përgatitura nga Shoqëria “Bashkimi”. Duke filluar nga viti shkollor 1909-1910, struktura e shkollës përfshinte 3 klasa fillore, 3 platore dhe 3 klasa qytetëse. Në trupin mësimor të kësaj shkolle bënin pjesë figura të shquara të arsimit shqiptar, si Gjergj Fishta, Mati Logoreci, Gasper Bamiri, Gasper Beltoja, Kol Kodheli, etj.

Luigj Marlekaj vazhdoi në kolegjin françeskan 6 vjet me radhë dhe pak kohë ndoqi edhe Kolegjin e Troshanit, ku pati mjaft shokë që u shquan më vonë si studjues në fushën e gjuhësisë dhe të historisë,si Athanas Gega me shokë. Luigji mori bazat e formimit të tij gjuhësor. Kultura e gjerë gjuhësore e mëvonëshme u mbështet pikërisht mbi njohuritë e fituara në rininë e tij të parë. Ai e mbaroi Kolegjin me rezultate të shkëlqyera, duke krijuar mundësinë për vazhdimin e studimeve të mëtejshme.

Në vitin shkollor 1924-1925 u regjistrua në gjimnazin françeskan “Illyricum”, ose siç quhej ndryshe “Liceu Françeskan” i themeluar në vitin 1922. Trupi mësimor i kësaj shkolle ishte nga intelektualët më në zë: Gjuhëtar si Justin Rrota, historianë si Marin Sirdani e Athanas Gega, filozofë e poliglotë si Dr. Gjon Shllaku, gjeografë si Dr. Paulin Margjelaj, shkencëtarë si Benedik Dema e Donat Kurti; kompozitor si Martin Gjoka e Filip Mazreku, specialist të edukimit fizik si Aqif Domini e Menduh Agolli, klasikë si Viktor Volaj e Ferdinand Palaj etj. Në krye të këtij gjimnazi për shumë vjet qe shkrimtari, poeti, publicisti, sociologu, deputeti e kleriku Pader Gjergj Fishta. Kjo shkollë ishte dhe si një qendër muzikore ku fituan aftësitë bazë teorike e praktike grupi i kompozitorëve dhe i mjeshtërve të muzikës, si artisti i popullit Tish Daija e Çesk Zadeja, artistët e merituar Preng Jakova, Tonin Rrota e Simon Gjoni. Në këtë mjedis në vitn 1928 Luigji përfundoi shkollën e mësime, ku spikati edhe më shumë vullneti i tij, u zgjeruan interesat intelektuale dhe iu rritën kërkesat shkencore. Ai tashti kishte njohuri të gjera për gjuhën e letërsinë shqipe, zotëronte mirë gjuhën klasike greke, latine dhe italishten. Kështu që vëmendja e pedagogëve të tij si Gjergj Fishta, Justin Rrota, e të tjerë u bë më e madhe ndaj këtij nxënësi shembullor.

Letërsia për të qe një nga lëndët që e joshte më shumë. Atëherë provoi të bëjë përkthimet e para, por që nuk ua tregonte të tjerëve. Kishte një modesti fisnike. Etërit Françeskan kishin një besim të madh te ky frat i ri. Me interesimin e Pader Gjergj Fishtës. Luigji me të mbaruar gjimnazin françeskan u dërgua në Itali për të ndjekur studimet në teologji.

Ai do të shkonte në Firence, në shkollën e lartë të Arecos, ku më 1928 filloi studimet, një qytet në Juglindje të Firences i përmendur në Toskanë për studimet teologjike. Atij i kujtohej Plani, fshati i vendlindjes, vëllezërit, nëna, babai, shokët e fëmijërisë, qyteti i Shkodrës, shokët e gjimnazit, trupi mësimor të cilët e ngushtonin, por e ardhmja gjithnjë e më shumë pushtonte mendjen e tij për të bërë diçka dhe për t’i shërbyer pastaj vendit të tij.

Zotërimi nga ana e tij e disa gjuhëve të huaja, ia lehtësonte shfrytëzimin e fondeve të bibliotekave. Njohuritë mbi letërsinë, historinë, filologjinë, etnografinë, mitologjinë erdhën duke u zgjeruar gjithnjë e më shumë.

Temperamenti i tij kishte diçka të veçantë. Krenaria e malësorit, maturia karakteristike e familjes Marlekaj e përforcuar nga kultura e fituar në Kolegj, amorprofi i veçantë dhe horizonti i gjerë e bënë Luigjin edhe këtu jo vetëm të dashur, por edhe të respektuar nga bashkëstudentët dhe pedagogët e tij.

Me të mbaruar studimet në Firence më 1931 i ofruan postin e mësuesit në gjimnazin Françeskan të Shkodrës. Për Luigjin kjo qe një kënaqësi e veçantë. Gëzimin e madh e shoqëronte edhe një farë krenarie që përpiqej ta largonte. Po ashtu e largonte edhe frigën që e pushtonte, kur mendonte vështirësitë që paraqiste detyra e re. Ai do të jepte në gjimnazin Françeskan gjuhën shqipe dhe gjuhët klerike greke e latine. Gjithnjë e mundonte mendimi: a do të kem sukses si paraardhësit e mi që kanë dhënë këtë gjuhë dhe që zhvilloheshin në gjimnazin e Shtetit dhe në kolegjin Saverian shumëdegësh, por në vete dhe në thellësi të shpirtit ishte i bindur në ndihmën e Zotit.

Luigj Marlekaj u kthye në Shqipëri më 1931 plot vitalitet. Të përmallueshme qenë takimet e tij me të afërmit, me miq, me shokët. Të paharruara janë mbresat e takimet e para në sallën e mësuesisë të Gjimnazit Françeskan me ish pedagogët e tij. I ri, 25-vjeçar po radhitej përkrah mësuesdhënësit me eksperiencë disa vjeçare, autor studimesh me zë, polemistësh të rreptë, poetësh të njohur, gjuhëtarësh të zgjedhur. Fillojnë kështu netët e pa gjumë duke u përgatitur për mësimet që do të jepte… “Ai mori pjesë aktive në jetën intelektuale të françeskanëve shqiptar, por gjithmonë modest, duke bashkëpunuar me revistën e mirënjohur “Hylli i Dritës” të vitit 1932-1937. Në këto vite qenë në përgjithësi plot shqetësime për shoqërinë shqiptare, prandaj Luigji me pseudonimin “Ajaksi” nënshkruante shpesh artikujt e veçantë që botonte.

Në tetor 1937 Luigji u nis për të dytën herë në Itali dhe kësaj radhe për të ndjekur studimet e larta pranë Fekultetit të Shkencave të Gjuhë-Letërsisë moderne në Universitetin shtetëror të Bolonjës, ku vazhdonin studimet edhe të tjerë studentë shqiptarë. Studimet e larta në këtë universitet me emër e ndihmuan atë për të zgjeruar horizontin e njohurive të tij, veçanërisht për t’u thelluar në studimet e letërsinë në përgjithësi e në veçanti të letërsisë moderne.

Njohja e historisë së lashtësisë dhe kulturës shqiptare e ndihmuan Luigjin që edhe duke qenë student lidhej me botën intelektuale lokale arsimore e kulturore për qark atenevet bolonjeze.

Vitet e universitetit kaluan njëri pas tjetrit, ua frua mbajtja e Laurës. Ai u paraqit më 30 nëntor 1941 para komisionit shtetëror të provimeve me temë: “La grafia Albanese atraverso gli scrittori del periodo 1462-1908” (Shkrimi shqip përmes veprave të shkrimtarëve shqiptarë gjatë periudhës 1462-1908) duke pasur si udhëheqës shkencor profesor Xhino Botilione. Studenti Marlekaj merrte në analizë një periudhë 446 vjeçare, të cilën e shtjellon në tre kapituj kryesorë. Metoda e shkrimit të lëndës, zhvillimi i problemeve të grafisë shqipe në vartësi të shqiptimit shqip, argumentimet e bëra e bindën komisionin shtetëror për një punë të madhe dhe origjinale.

Ai mori vlerësimin maksimal 110/110 dhe shuma “Cumlamde”. Me këtë vlerësim fitoi titullin Doktor në letërsi. Me kalimin e kohës filloi të dendësohet veprimtaria e tij shkencore. Dy punimet, “Studimi” i Palataleve të gjuhës shqipe me 193 dhe “Dukuritë e mikpritjes indo-evropiane te shqiptarët” më 1951, që u trajtuan në kuadrin e një studimi të thelluar etualogjik-linguistik patën jehonë që vazhdoi për një kohë të gjatë në shtyp. Ai iu kushtua dendur veprimtarisë didaktike.

Marlekaj për një periudhë 2 vjeçare shërbeu si lektor pranë Institutit të Glotologjisë të Universitetit të Bolonjës e pastaj u atashua pranë Institutit të Glotologjisë të Universitetit “Sarocuore” të Milanos ku bashkëpunoi me profesor Pizianin, gjatë viteve 1943-1950. Në vitin 1951 u angazhua për të drejtuar kursin e gjuhës e letërsisë shqipe në Universitetin e Bolonjës, fillimisht silektor 1951-1954 dhe pas, 1954-1961 si profesor në të dy universitetit, në të Bolonjës dhe në të Milanos. Më pas profesor Marlekaj lidhet shumë me qytetin e Barit, me Universitetin e tij dhe me Institutin Françeskan “S. Antonia”. Ai jeton, punon, shërben dhe vepron në këtë qytet prej më se 40 vjetësh. Me dhjetra janë studentët e tij, me qindra besimtarë që ju rrëfyen atij, me mijëra shërbesat e tij, me dhjetëra familje që kanë lidhur miqësi me të. U bë shpejt i njohur në krahinën e Pulies, të arbëreshëve të Bazilikatës, të Molizes, të Kampanjës e të Kalabrisë. Studentët arbëreshë kishin te profesori shqiptar një mbështetje të fortë sidomos atë të gjuhë-letërsisë. Gjeneratat e studentëve përcillnin nga njëri-tjetri simpatitë dhe konsideratat e tij për profesorin shqiptar.

Profesor Marlekaj, si shkencëtar dhe veprimtar i angazhuar në punë të mëdha, qëllimi kryesor ishte t’i shërbente shoqërisë njerëzore, t’i shërbente Kombit. Ai veçanërisht iu përkushtua zbatimit të planit për zbulimin e botës arbëreshe, për njohjen e veçorive të saj etnike dhe ngritjen e nivelit të studimeve mbi baza shkencore. Ai tërë këtë punë e përqëndroi në katedrën e gjuhës e letërsive të huaja të Universitetit të Barit, ku punonte si pedagog i gjuhës shqipe.

Punën e tij shkencore e përqendroi në dy drejtime kryesore:

Në atë didaktike në zhvillimin e leksioneve rreth gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Në atë didaktiko-sociale në argumentimin dhe udhëheqjen e laurantëve arbëresh për të bërë punë krijuese lidhur me tema që do të kishin për subjekt botën arbëreshe në tërë aspektet.

Në punimin e Laurave me subjekt arbëresh arriti të angazhojë 40 studentë, të cilët hartuan 40 punime me rreth 8.000 faqe e që përfshinin gjeografikisht pothuajse tërë territoret e banuara nga diaspora shqiptare në Itali.

Në atë kulturor në forma të ndryshme shkencore, kërkimore gjithnjë për temën shqiptare, si dhe në bashkëpunimin me organe të ndryshme, ku u rrezatua gjithnjë e më gjerë kultura e tij rreth botës shqiptare.

Krijimtaria e tij mund të klasifikohet në këto grupe:

Shkrime publicistike, opinione të cilat në shumicën dërmuese të tyre kanë karakter studimor dhe janë paraqitur në shtypin e ditës, veçanërisht në revistën “Hylli i Dritës”, në formë artikujsh, skicash, reçensionesh ose aparencash, në të cilat mund të veçojmë: “Natyra në poezi dhe në muzikë”, “Libri më i afërt i gjuhës shqipe”, “Shkrimtarët e sotëm”, “Gazetaria si mjet edukimi”, “Penda shqiptare”, “Data që kombi nuk i harron”, “Krujë! Deçiç! Vlonë”, etj.

Studime, zbulime, vlerësime në të cilat veçojmë:

1. Studime me karakter shkencor:

Shkrimi shqip nëpërmjet veprave të shkrimtarëve shqiptarë gjatë periudhës 1462-1908, Bolonjë 1941, shpirti shqiptar në këngën e Gjergj Fishtës, Romë 1941; Për një studime të palataleve të gjuhës shqipe, Romë 1943; Dukuri të mikpritjes indoevropiane te shqiptarët – studim etnologjik – linguistike: Qyteti i Vatikanit KT-1; Traditat popullore shqiptare në veprën e Zef Skiroit, Palermo 1965, Skënderbeu në traditat popullore shqiptare, Bari 1969. Gjuhësia shqipe në dhjetë vitet e fundit (leksione).

2. Zbulime në fushën e historisë së Shqipërisë dhe asaj të gjuhë-letërsisë të shekujve XI-XVII.

Jeta e Skënderbeut nga një historian italian i shekullit të pesëmbëdhjetë, Romë – 1973. Pjetër Bogdani dhe Shqipëria e kohës së tij, Bari 1989.

Përkthime nga gjuha shqipe në të huaj dhe anasjelltas, në të cilat veçojmë: shqipërimi i romanit “Zemra n’udhëtim” të shkrimtarit Milly Dandolo, më 1940; Jerina mbretëresha e Luleve melodiane të Gjergj Fishtës; nga shqipja në italisht, etj.

Në mbyllje të këtij shkrimi modest për jetën e veprën e 96-vjeçarit, të misionarit Luigj Marlekaj, të këtij libri të Dukagjinit, të këtij djali shqiptar, duke mos pretenduar se munda për të paraqitur jetën e veprën e këtij kollosi në shërbim të kombit, besoj se do të grish sadopak institucionet shkencore, veçanërisht Institutin e Gjuhës e Letërsisë, Akademinë e Shkencave dhe Ministrinë e Arsimit e të Shkencës për të patur objekt të punës së tyre studimore-shkencore dhe të vendoset në historinë e gjuhës e të letërsisë shqipe.

Mendoj se do të jetë në nderin e tyre kombëtar, se ai ka një dëshirë të zjarrtë, një ëndërr: “Të mos shkojë kot e gjithë kjo punë, por t’i shërbejë vendit tim! Kombit tim”.

E mbyll me atë që jo kujtdo mund t’i thuhet: Sa zemër të madhe ka ky njeri tek i cili mundi e djersa i shërbejnë një qëllimi, vepra e një misioni, jeta e një ideali.

Ndue Sanaj, kolonel

A ka nevojë për një shqyrtim të gjuhës tonë standarte?

Kam patur rastin të marr pjesë (i ftuar) në Kongresin e Parë të “Lidhjes së Shqiptarëve në Botë” që u zhvillua në Prizren të Kosovës më 26-27 nëntor 2001. Në këtë kongres kishte të ftuar edhe personalitete të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Një ndër problemet prioritare që u shtrua në atë kongres ishte dhe rishikimi i gjuhës standarte shqipe, e cila (me sa kuptova) konsiderohej si gjuhë që përfaqëson më pak se 20% të kombit tonë, dhe që “taksohej” si dhunim i pjesës më të madhe të shqiptarëve, të cilët flasin kryesisht Gegërishten. Duke mos qenë kompetent të flas dhe të jap ndonjë mendim shkencor (për mungesë kulture gjuhësore) gjithsesi duke u mbështetur mbi disa autorë të mirëfilltë të kësaj shkence, do të aprovoj (apriori) mendimin e tyre, (vetëm si parim): Në lidhje me problemin e gjuhës, në konferencën e 10 qershorit (1945), Sejfulla Malëshova pohon: “Sot nuk po e hap këtë problem, por jam i mendjes se kjo çështje duhet të bëhet jo vetëm subjekti i një konference, por një nga problemet e mëdha të jetës tonë kulturale”.

Konferenca u bë më 1952, por kësaj radhe, S. Malëshova nuk ishte më kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, post që e mbante Dhimitër Shuteriqi, i cili mbajti referatin kryesor. Konferenca e vitit 1952, e thirrur për të hedhur themelet e gjuhës letrare shqipe, konstatoi se propozimet e ndryshme nuk mund të realizoheshin për mungesë studimesh në degët e shumta të gjuhësisë. Propozimit të referuesit kryesor, Sejfulla Malëshova i vuri për ballë kundërpropozimin: që të dyja dialektet të liheshin në zhvillimin e tyre normal e të lirë në rrugën e zhvillimit historik të arritur, për të vazhduar drejt rrugës konvergjente mbarë shqiptare. Madje Gegërishten ai e drejtoi ekskluzivisht te Veriu, pikërisht për arritjet e mëdha në shkrimin e kësaj të folmeje që tashmë i kishte thyer muret rrethuese dhe ishte rrezatuar kudo në Shqipëri. Pa dyshim, duke bërë këtë propozim, ai kishte parasysh edhe gjykimin e dhënë prej tij për veprën e Fishtës në artikullin e vitit 1919, si veprën më të plotë që pasuronte mësimin e letërsisë së gjuhës shqipe në shkollat shqiptare qysh nga Elbasani deri te Korça e Gjirokastra. Por, mbi të gjitha, kur tashmë vepra e Fishtës ishte kryer dhe kryevepra e tij “Lahuta e Malcisë” kishte marrë pëlqimin e botës intelektuale shqiptare dhe të huaj, Sejfulla Malëshova, si më 1945, si më 1952, e ndiente dëmin e madh që do të pësonte letërsia shqipe nëse do të lihej në harresë krijimtaria Gegë-Veriore, sepse duke lënë të papërfillur gjuhën aq të përpunuar dhe frytdhënëse të Shkodrës, duke lënë jashtë krijimtarinë artistike të kësaj gjuhe me veprën e Fishtës në krye, do të humbiste kontributi gjuhësor dhe artistik i plejadës Gegë-Veriore dhe sidomos i një Poeti kaq të madh që mund të radhitet ndër më të mëdhenjtë e botës.

Duhet patur parasysh se edhe Gegë-Veriorja apo shkodranishtja, pas drejtimit dhe rregullave gjuhësore që caktoi “Komisia Letrare” (1916-1918), e kishte pranuar atë drejtim dhe mbahej në ato rregulla që prireshin drejt një unifikimi mbarë kombëtar. Por, nëse Sejfulla Malëshova në vitin 1945 fliste – ex cathedra, dhe u la i lirë edhe ta botonte konferencën në vitin 1945 përkundrazi zëri i tij tingëlloi keq dhe propozimi i tij u prit si tentativë përçarjeje, kurse qëllimi i tij ishte vetëm e vetëm që breznitë e reja të mos shkëputeshin nga krijimtaria e pasur e Gegërishtes. A nuk kishte qenë ai vetë, më 1945, kryetari themelues i “Lidhjes së Shkrimtarëve”, që ftoi në presidium arqipeshkëvin e Durrësit, Vinçenc Prendushin, dhe e bëri të recitonte njërën nga lirikat e tij, po, të vetë Prendushit. Pas zhvillimit të punimeve të konferencës së vitit 1952, sugjeron Prof. Injac Zamputi: punët mbetën siç ishin dhe u deshën shumë vite të tjera para se të merrej vendim, qoftë dhe i imponuar, për gjuhën që shkruajmë sot. Për këtë gjuhë të sotme letrare që ka shumë mangësi, sidomos me shmangien e kontributit që i përket Gegërishtes, mendoj se, tani që mund të studiohen veprat e Fishtës dhe të plejadës Gegë Veriore që e rrethon, mund të diskutojmë për të vënë në vend këtë kotribut të domosdoshëm”. (Prof. I. Zamputi). Për të përforcuar mendimin e Sejfulla Malëshovës në lidhje me pasurimin që ka e folmja Gegërishte-Veriore, dhe se sa bukur kuptohej në të gjitha trevat e Shqipërisë, përsëri do t’i referohemi (të ndjerit) Prof. Injac Zamputi dhe që ka lidhje direkt me Fishtën: “Kam pasur një shok të dashur, avokat gjirokastrit me banim në Tiranë, dhe më vjen keq që mosha ime nuk më lejon që t’ia kem mbajtur mend emrin. Uroj të jetë shëndosh dhe i lutem, nëse lexon këto radhë, të më dalë dëshmitar për të vërtetën. Ky shok dhe mik i dashur e adhuronte “Lahutën” e Fishtës dhe më thoshte: «Kur vihem dhe ia lexoj nënës plakë, ajo rri dhe më dëgjon me vëmendje dhe, kur unë e kryej leximin e këngës, ajo kthehet më vehte, merr frymë me të madhe dhe sillet e më thotë: More bir, kjo është shqip!» – Dhe miku im avokat më thoshte se në këtë gjykim të plakës nuk ishte aq fort fjala për shprehjet dhe për trajtat gjuhësore sa për shpirtin mbarëshqiptar që endet në epikën fishtiane dhe e bën të kuptueshme për këdo që e ka këtë shpirt”. “Dhe menjëherë më lind pyetja, vallë a kishin shpirt, dhe të paktën një minimum nga ndjenja e shqiptarizmit, ata vandalë që hodhën në Drin eshtrat e Poetit të Madh” (M.B.) Nga Prof. Zamputi kemi dhe një episod tepër domethënës dhe kuptimplotë: “Në vitet 1946-1947 jepja mësimin e letërsisë në Gjimnazin e Gjirokastrës. Ishte koha kur, për mungesë tekstesh dhe sidomos teksteve ku të pasqyrohej ideologjia e re marksiste (e re për shkollat tona), leksionet e ditës u jepeshin nxënësve me diktim. Kështu ora e mësimit ndahej dysh ose trish, si ta lypte nevoja. Një ditë, kur po diktoja s’e di çfarë mësimi (sepse jepja dhe Logjikë dhe Psikologji), duke ecur ndërmjet radhëve të bankave, i humbur në mendime për familjen që e kisha aq larg në skajin verior, duke pandehur se gjendesha si dikur me nxënësit e mi të Shkodrës, lëshova disa shprehje shkodranishte. Menjëherë erdha në vete, ndalova diktimin, iu drejtova nxënësve duke u kërkuar të falur për çka kisha bërë. Por, një goje nxënësit m’u përgjigjën: Vazhdoni profesor,vazhdoni se ju kuptojmë më së miri, aspak të mos keni kujdes sespe shpreheni shumë qartë”. Ndjeva kënaqësi duke konstatuar se është shpirti mbarëshqiptar që lidh Veriun me Jugun dhe se dy dialektet, në vend që të ndikojnë për dasi, i kanë dhënë me kohë dorën njëri-tjetrit. Është fryt i Rilindjes së Parë.

Nuk e di, sa dhe si e kanë kuptuar gjuhëtarët (pedagogë) të Shkodrës mendimet, vërejtjet dhe sugjerimet e Profesor Zamputit, por për mendimin tim ato janë fare të qarta, konkrete të kapshme dhe plotësisht të mundëshme.

Profesor Zamputi sugjeron: Proceset shkencore dhe praktike për gjuhën e përbashkët letrare duhen studiuar dhe adoptuar pa pasione të dëmëshme, në mirëkuptim dhe në bashkëpunim mbarëshqiptar, me vështrim etnik dhe jo të kufijve politikë. Ai mendon se sot në të gjitha fushat e mendimit dhe të aksionit, pra dhe në fushën e gjuhësisë, gjendemi në fazën e Rilindjes së Dytë dhe duhet të marrim shembullin tek Rilindja e Parë.

Krijimtaria letrare e Fishtës dhe e plejadës Gegë-Veriore që e rrethon, duhet kultivuar dhe nuk ka asnjë vështirësi kuptimi mbarëshqiptar. Ai është plotësisht i mendimit me Prof. Konrad Gjolaj (ndjesë pastë), kur thotë: “Në lidhje me gjuhën e veprave të Fishtës, kam mendimin personal se nuk duhet të preket për asnjë arsye praktike, letrare, sepse gjuha e Fishtës është dhe do të mbetet gur themeltar për literaturën e ardhëshme shqiptare…” (Gazeta “Shkodra”, botim i posaçëm 29 Tetor 1991).

Por, Profesor Zamputi don ta shtyjë më tej mendimin e Gjolajt me rrezatimin diellor të mendimeve të tij tepër të kthjellëta: – Disa mendime për ta “prekur” gjuhën e veprave fishtjane, që u dëgjuan sapo u lejua të flitet për Fishtën, do të çonin në qorrsokak sepse janë qëllimkëqija në vazhdën e dhunës që pësoi Fishta gjatë gjysëm shekulli të kaluar. Si nuk u tha një gjë e tillë, kur qe fiksuar gjuha e sotme letrare, d.m.th. që të silleshin në këtë gjuhë veprat e De Radës, të Naimit, të Çajupit, të Nolit dhe sa të tjerëve që nuk kanë shkruar Gegërisht? Nuk u tha një gjë e tillë as për Mjedën (por, sa u studiua dhe sa u fut në proceset mësimore Mjeda!) as për Migjenin, veprat e të cilëve janë në gjuhën e lëruar Gegë-Veriore?

Përgjigja më duket se është vetëm një: Sado me vlerë të pamohueshme që kanë veprat e të gjithëve, kurrë nuk e kanë atë peshë të veçantë gjuhësore dhe artistike sikundër e ka vepra e Fishtës. Kësaj peshe u druhen të paaftët që formuluan atë propozim monstruoz. Ndonëse më mungon kultura gjuhësore për të bërë analiza e për të hedhur versione nëse gjuha standarte që ne sot përdorim, gjithsesi simbas fakteve të dhëna nga autorët e lartpërmendur, një gjë del e qartë: Kongresi i drejtshkrimit ka abuzuar në mënyrë spekulative me Gegërishten në përgjithësi dhe në veçanti me shkodranishten dhe me Fishtën. Por, ky veprim, me një dëshirë dhe vullnet të mirë të të gjithë atyre që janë kompetente, mund të ndreqet. Unë kritikoj më shumë mënyrën e politizimit, se sa ndjenjën e krahinarizmit, sepse në fund të fundit, si Gegët ashtu edhe Toskët flasin shqip, dhe merren vesh mjaft mirë. Dy shembujt e dhënë më lart nga Prof. Zamputi janë mjaft sinjifikativë, ndonëse këto fakte përforcojnë Gegërishten dhe madhështojnë Fishtën.

Figura dhe roli i individit u “sulmuan” shumë nga “arti i realizmit socialist”, dhe nuk është aspak çudi që edhe këtu të ketë pasë një pjesë të madhe urrejtja ndaj kolosit verior të quajturit – Gjergj Fishta. Një individ me madhështrinë e Fishtës, nuk lartëson vetëm kombin por edhe kontinentin… Ka plot intelektualë në botë që janë shprehur (fjala vjen), do ta mësoj anglishten për hir të Shekspirit ose italishten për hir të Dantes. Ky argument nuk i shkonet për shtat diktatorit sepse, Fishta përveçse ishte verior dhe shkodran, mbi të gjitha ishte klerik katolik… Unë jam i mendimit se, një vëmendje e veçantë duhet kushtuar “barbarizmave” (fjalëve të huaja të panevojshme), dukuri kjo që vërehet më shumë tek intelektualët, madje tek pushtetarët dhe parlamentarët, kur në vend të fjalës shqipe “marrëveshje ose mirëkuptim” e quajnë më “komode” fjalën “konsensus”. Më parë se ta mbyll këtë shkrim modest, kam në sugjerim për zotin Mehmet Elezi, dhe konkretisht për shkrimin e tij të shkruar në gazetën “55” të datës 15 nëntor 2002: “Gjuha shqipe dhe pushteti i duartrokitjeve”. Cilido ka të drejtë të bëjë vërejtje dhe kritika, madje ai i ka teknike dhe të adresuara mjaft mirë, por mua nuk më pëlqen aspak politizimi që i bën çështjes. Zoti Elezi shprehet se, kosovarët e pranuan gjuhën standarte shqipe, jo pse u përshtatej, por për t’ju kundërvënë Beogradit i cili na quan njerëz të shpellave! Kjo, për mendimin tim nuk qëndron aspak, sepse dardanët kanë jetuar në ato troje mijëra vjet para sesa sllavët të zbrisnin nga Uralet, dhe se, ata nuk arritën ta “asgjësonin” shqipen për trembëdhjetë shekuj.

Akademia e Shkencave dhe Instituti i Gjuhë-Letërsisë së Prishtinës e kishte shumë më të lehtë të kundërshtonte standartizimin e gjuhës shqipe të vitit 1972. Kam mendimin se këtë vërejtje apo kritikë, zoti Elezi duhet t’ia adresonte kryesisht kësaj Akademie, dhe në veçanti Akademikut Rexhep Qosja.

Siq u trajtua gjatë këtij shkrimi, cilido lexues e ka të qartë se ai që i doli në mbrojtje Gegërishto-Veriores në përgjithësi dhe në veçanti Poetit tonë Kombëtar, ishte intelektuali i shquar Profesor Sejfulla Malëshova dhe të gjithë e dimë se, ku intelektual trim ishte nga skaji jugor i Shqipërisë. Gjë kjo që vërteton më së miri se, Jug dhe Veri jemi një komb solid dhe i pandarë. Ndaj, politikanët e së shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes, duhet të jenë tepër të kujdesshëm ndaj çështjes dhe shumë të kujdesshëm ndaj atij “sensibiliteti” që mbart shpirti i çdo shqiptari.

Kryetrimi i Arbërisë – Gjergj Kastrioti, nuk ishte nga jugu, por nga Veriu. Nuk ishte Toskë por ishte Gegë. Cili shkrimtar apo cili intelektual jugor ka provuar të hedhë baltë mbi Heroin? Asnjë. Përkundrazi, ata i ngritën piedestale. Kam mendimin se zoti Elezi do të kishte qenë shumë më koherent dhe më patriot, po të kishte bërë një shkrim kritik ndaj atyre që e quajnë veten kosovarë dhe shqiptarë, dhe që me një paturpësi të skajshme botojnë dhe libra “voluminozë” për të minimizuar dhe baltuar Heroin e Kombit!…

Në qoftë se u “çmend” Akademia e Shkencave të Shqipërisë kur “doktoroi” Hysamedin Ferrën, po akademikët kosovarë, përse heshtën?!…

Kur flasim për probleme madhore që kanë të bëjnë me kulturën dhe me ardhmërinë e kombit, duhet që çështjet t’i shohim me objektivitet, pa tendenca krahinore dhe në mënyrë të gjithanëshme.

Asnjë të keqe nuk do të kishte nëse Universiteti i Shkodrës, bashkë me atë të Prishtinës, të përgatisnin një “simpozium” për çështjen e gjuhës së shkruar standarte, dhe këtë t’ia paraqisnin Akademisë së Shkencave, apo organeve të tjera kompetente për shqyrtim, por kjo të përgatitej në mënyrë të detajuar nga persona kompetent dhe pa tendenca. Kam mendimin se kjo temë do trajtim të veçantë shkencor dhe nuk mund të zgjidhet me propozime apo me shkrime gazetareske, sado kompetentë që mund të jenë ata që shkruajnë dhe kjo për vetë gamën e gjerë që ka ky objekt. Ritheksojmë se shembujt e lartpërmendur janë mjaft bindës për t’i hyrë një hulumtimi të tillë, jashtë çdo paragjykimi politik apo krahinor. Askush nuk do t’ma mushë mendjen se mund të bëheme pjesë integrale e Europës, duke mësuar anglishten, frëngjishten, italishten apo gjermanishten, në rast se do të “harrojmë” shqipen, (ose nuk do të dijmë ta flasim atë). Do të ilustroj mendimin tim me një shembull sa konkret aq dhe sinjifikativ. Personalisht mund të pretendoj se i njoh në një masë mjaft të lakmueshme shumë dialekte të vendit dhe jam në gjendje t’i “deshifroj” si bisedën e një kuksiani apo tropojani, ashtu edhe bisedën e një tiranasi apo skraparlliu (jashtë standartit gjuhësor). Por, mbetem tepër i befasuar nga media elektronike, (qoftë lokale apo ato kombëtare), konkretisht: shprehja – vendi, veni apo vëndi, lakohet në mënyrën më të përçudnuar – “vondi”, se ku e kanë gjetur këtë emër, nuk e kuptoj, por një gjë e kuptoj se këtë “soj” lakimi e kam dëgjuar me dhjetëra herë edhe nga ministra dhe parlamentarë!…

Shembuj të tillë ka me dhjetra por “vondi” më ka mbetur në kokë.

E përfundoj me shpresë se do të arrijmë të flasim një shqipe sa më të bukur që ta kuptojmë të gjithë dhe t’na shërbejë të gjithëve. “Gjatë ditëve të qëndrimit tim në Prizren në punimet e Kongresit të Lidhjes Shqiptare në Botë”, kam patur rastin të dëgjoj ligjërata nga akademikët e shquar kosovarë, ku mund të veçojmë Esat Stavilecin. Prej tyre kam dëgjuar me kënaqësi “aromën” e këndëshme të shqipes së vërtetë”. (M.B.).

Mark Bregu

Ja si i pushkatoi Enver Hoxha tre nxënësit e tij

“Tefta Tashko Koço” quhet në Tiranë rruga, që del nga sheshi “Avni Rustemi” dhe vijon përgjatë deri tutje në afërsi të godinës së Ministrisë së Punëve të Jashtme. Vite më parë, më saktë ndoshta do të ishte të thonim në at kohë kur qyteti zuri të rritej nga pikpamja urbane, kjo rrugë quhej “Pisha”, emërtim ky, që rëndom vijojmë ta dëgjojmë edhe sot. E pikërisht mbi gurët e kalldrëmit të kësaj rruge, në terrin e natës së largët të 28 tetorit të vitit 1944, hapat e rëndë të një patrulle partizane, prishën qetësinë e asaj mbrëmjeje tiranse, që dalngadalë po i nidhte krahët ngrohtësisht mbi qytet. Banorët e rrugës të terrorizuar mbajtën frymën nën ankthin e pritjes, se ku do të ndaleshin. Me afrimin e forcave partizane në rrethinat e kryeqytetit, lajmet që qarkullonin brenda tij ishin nga më tronditëset. Gjithsesi atë natë, rrapëllima e hapave të rëndë mbi kalldrëm u sos përpara portës së shtëpisë së Ymer Dërhemit, ku banonte me qera Akil Sakiqi, oficer i ushtrisë kombëtare shqiptare, që gjatë gjithë kohës kishte shërbyer në kufi dhe në sektorin e prapavijës.

Akil Sakiqi kishte vite që ishte vendosur me banim në Tiranë, ndërkohë që kishte lindur nëvitin 1907 në Dibër të Madhe. Familja e tij, për t’i shpëtuar dhunës dhe raprezaljeve të shovinistëve serbë, fillimisht u vendos me banim në Turqi. Por nga dashuria e madhe për dheun e të parëve, prindët e tij vendosën të ktheheshin në Shqipëri. Duke u stabilizuar përfundimisht në Tiranë. Akili, djalë i zgjuar, i etur për t’i pasuruar sa më shumë dijet e tij, pasi përfundoi me rezultate të shkëlqyera Liceun e Korçës, kreu me rezultate shumë të larta edhe Akademinë Ushtarake në Romë të Italisë, në degën e Rojës së Financës. Pas kësaj kthehet në atdhe dhe punon me përkushtim e devotshmëri së pari në Durrës, më pas në Shkodër etj.

Pushtimin fashist të Italisë së Duçes më 7 prill të vitit 1939 e priti me indinjatë të thellë e urrejtje të madhe. Madje, bashkë me mikun e tij Myftar Jegenin dhe oficerë të tjerë atdhetarë, luftuan kundër agresorëve fashistë.

I dëshpëruar, nga që nuk arritën ta zmbrapsnin pushtetarin, u veçua nga gjithçka, nuk u përzie fare në asnjë parti politike dhe përfundimisht u mbyll në jetën e tij civile.

Natën e 28 tetorit të vitit 1944, kur partizanët e armatosur deri në dhëmbë trokitën në shtëpinë e tiranasit zemërbardhë Ymer Dërhemi, nuk kishin punë fare me të zotin e shtëpisë. Destinacioni i dmeonëve të kuq kishte qenë Akil Sakiqi, që në ato çaste po darkonte me miqtë e tij Nazmi Uruçin dhe Fahri Dabullën, që të tre oficerë të karrierës, bashkënxënës që në Liceun e Korçës.

Me që ishin duke ngrënë, Akili që i donte dhe i respektonte shumë zakonet e mrekullueshme shqiptare, i fton mysafirët e paftuar të asaj nate të uleshin e të hanin bashkarisht në sofrën e shtruar. Tek demonët e kuq babëzia e mbushjes së barkut, ishte e njëjtë me atë të etjes për të shuar jetë njerëzish. Ndaj pa ngurrimin më të vogël u ulën këmbëkryq në sofrën bujare të familjes Sakiqi dhe hëngrën sa u zhdëpën. E zonja e shtëpisë kishte gatuar mrekullisht. Vallë kush e di se sa herë e ka mallkuar atë çast më vonë ajo zonjë e fisme, tek është kujtuar, që u ka shtruar për të ngrënë vrasësve të të shoqit, atyre që do ta vishni përjetësisht me të zeza dhe do ta rropatnin ndër vite për të rritur jetimët!

Haram iu qoftë buka që u dhe ti moj nënë e dhëmbshur! Farmak iu bëftë dhe i helmoftë e i zezoftë të gjithë brez pas brezi, këta gjakpirës bukëshkalë!

Pas largimit të terroristëve, në dhomën ku po rrinte Akil Sakiqi bashkë me dy miqtë e tij Nazmi Uruçin e Fahri Dabullën, hyri edhe i zoti i shtëpisë Ymer Dërhemi. Me mprehtësinë që e karakterizonte ai kishte arritur të nuhaste diçka jo të mirë, madje, ishte i bindur plotësisht, që gjakpirësit do të ktheheshin përsëri, ndaj me qetësi i këshilloi të largoheshin përkohësisht nga aty. Por Akili dhe shokët e tij, që nuk e ndienin veten aspak fajtorë nga që nuk kishin bërë asnjë të keqe, faj apo krim qoftë vendosën të qëndrojnë. Aq më tepër iu duk i drejtë ky vendim, kur jo vetëm që nuk kishin bërë ndonjë padrejtësi, po përkundrazi e kishin ndihmuar luftën aktivisht.

Por pas kësaj, kur akrepat e orës po i afroheshin dymbëdhjetës, në portën e shtëpisë u dëgjuan trokitje. Hijenat ishin kthyer përsëri për të rrëmbyer gjahun. Nuhatja e plakut të mirë Ymer Dërhemi kishte qenë e saktë. Pas kësaj patrulla partizane i mori të tre me vete, teksa vetëm njëri prej tyre kishte pëshpëritur nëpër dhëmbët e kribur slloganin vdekjeprurës: “Ju kërkojnë në komandë për një sqarim”. Dhe ishin po ato njerëz, që vetëm pak orë më parë ishin ngritur braknginjur nga sofra e kësaj shtëpie shtruar bujarisht e zemërplot.

Pas kortinkave të dritares e trishtuar në kulm, me shpresën se do të kthehej shpejt, zonja e shtëpisë e ndoqi të shoqin me sy plot ankth, deri sa e përpiu terri i natës bashkë me të dy shokët e tij, tutje poshtë rrugës që varej bregut të Lanës tek mulliri, pa e ditur se ishte kjo hera e fundit. Aty duke pritur me ballin mbështetur mbi xhamin e ftohtë e gjetën rrezet e para të diellit, që feksën si të trembura përmbi Dajt. Dhe Akil Sakiqi me të dy shokët e tij liceistë Nazmi Uruçi e Fahri Dabulla nuk u kthyen kurrë më. I pushkatuan po atë natë më 28 tetor 1944.

Ashtu si Akil Sakiqi edhe Nazmi Uruçi ishte nga Dibra e Madhe. Bashkë kishin studiuar në Liceun e Korçës. Edhe Fahri Dabulla po ashtu kishte qenë liceist i Korçës. Që të tre Enver Hoxha i kishte njohur mirë si nxënës të shkëlqyer në mësime, si atdhetarë të flaktë dhe si njerëz të respektuar, të ndershëm e korrektë. E pikërisht për këto veti, të cilat ai i urrente në mënyrë patologjike, i futi në listat e zeza të vdekjes.

Intermexo e nevojshme

Ndërsa më vonë të ashtuquajturin libërth i thënçin “Vite të rinisë”, ku sigurisht si edhe në të “përsosurat” veprat e tjera Enver Hoxha, nuk kishte hedhur as edhe një presje me dorën e tij, por vetëm u kishte llomotitur shkrimtarucëve sahanlëpirës, që zgrapnin talentin gjysmak nëpër veprat mediokre të tij, u përpoq t’i denigronte këto figura. Ja ç’thuhet në faqen 61:

“Shumë gjëra kishte parë dhoma jonë: zënkat e Akil Sakiqit (që u bë oficer i Zogut) dhe vazhdoi i tillë edhe në kohën e okupacionit fashist me Ismail topçinë…2

Pak më lart në faqen 52, në një paragraf përmendet edhe Nazmi Uruçi:

“…Kurdoherë që hynim në dhomën e tij Nazmi Uruçin (që më pas u bë oficer, e mbaroi keq) e gjeje shtrirë në krevat, jo se ishte i sëmurë, por bëheshin të sëmurë”.

Kështu u zhdukën përfundimisht me urdhërin e Enver Hoxhës, Akil Sakiqi, Nazmi Uruçi dhe Fahri Dabulla, që të tre oficerë të karrierës. Të afërmit që i kërkuan pranë komandës partizane, morën përgjigje të paqarta: “Mund të jenë në Kosovë – u thanë – apo gjetkë”, por që të ishin pushkatuar asnjëherë. Kjo ishte loja e fëlliqur e atij që të vret natën e të qan ditën, e cila u shkon aq për shtat komunistëve.

Intermexo e detyruar

Dhe pas kësaj ditë, javë e muaj me radhë më kot i kërkuan nëpër dyert e komandave partizane. Nga Tirana e deri në Shkodër, pas skërmitjes së dhëmbëve të krimbur nga buzët e mavijosura të thithlopave komuniste, jargavitej e njëjta frazë: “Këta oficerë nuk janë pushkatuar nga forcat tona. Mund të jenë në ndonë nga brigadat tona partizane”.

Kurrsesi, asnjëherë nuk e pranuan vrasjen e këtyre oficerëve të pafajshëm! Madje, deri vonë në regjistrat e gjëndejs civile emrat e shumë prej tyre figuronin ende si të gjallë (!). Ndonëse arkitekti i makabriteteve të tilla antinjerëzore Enver Hoxha, do të mbërrinte deri aty, sa që të tilla bëma t’ia rrëfente me mburrje në Berat ustait të tij serb V. Stojaniçit: “Po vriten në Tiranë me dyzina njerëz dhe oficerë të dorës së dytë, të cilët duke pasur besimin e plotë dhe në shpalljen tonë, dorëzohen. Një punë e tillë nuk është okazionale, por është tërë toni, që i është dhënë punës organizative të partisë dhe ushtrisë. Shokët tanë mendojnë vetëm të zhdukin çdo njeri që s’është me ne, që s’mendon si ne, të zhdukin bile edhe njerëz të thjeshtë të popullit…”

(AQSH Fondi 14, Dosja 2/a)

Më bukur se kaq as edhe vampiri më i panginjur me gjak njerëzish, nuk na e merr mendja se do t’u mburej gjallesave të sojit të vet.

Bedri Alimehmeti

Në Sauk të Tiranës hoxha Selim Brahja pushkatohet në derë të xhamisë

Askush tjetër veç dorës vrastare të një komunisti nuk do të guxonte të zbrazte armën në pragun e xhamisë, në derën e Allahut e shtëpisë të së madhnueshmit Perëndi! Veç një komunist, që i bindet verbërisht urdhrave të murtajës së kuqe, që me kthetrat e saj si tentakulat e një oktapodi e mban të mbërthyer në lëngun e zi të krimit. Komunisti s’e përmban veten për të mos e shkrehur armën, edhe kur përpara tij gjendet një hoxhë i thjeshtë, njeri i zotit.

I gjithë Sauku shtangu tek dëgjoi krismat që vinin nga xhamia. Ishte 31 gushti i vitit 1943, dita e parë e muajit të madhnueshëm të Ramazanit. Si ishte e mundur; krisma në xhami?!… Kush kishte qëlluar mbi hoxhën e fshatit, Selim Brahja, që e lau me gjak truallin mbi të cilin bashkëfshatarët shkelnin përpara se të hynin në xhami, për t’iu lutur Zotit?!…

Nuk ishin pak jo, jo! Shumëkujt ndoshta mund t’i duket e pabesueshme, por vrasësit ishin plot shtatë veta. Një togë për ekzekutimin e një njeriu të vetëm! Shtatë burra për të vrarë një njeri të Zotit! Batare plumbash mbi trupin e një kleriku të ndershëm e të devotshëm, që tek falte pesë vaktet, nuk harronte kurrsesi t’i lutej zotit edhe për Shqipërinë. Shtatë vetë me shalle të kuq në kokë, kryen krimin dhe posi gjarpërinj rrëshqitën e u zhdukën shkurreve e drizave për t’u shpëtuar plumbave të pushkëve të djemve të Selim Brahjes; Isufit, Selmanit, Tahirit e Nuredinit, që i ndoqën këmba këmbës. Me të mësuar për vrasjen e të atit, që të katërt rrufeshëm kishin rrëmbyer armët dhe ishin vërsulur për të marrë hak ndaj vrasësve të pabesë, që i kishin shuar jetën Selim Brahjes babait të dashur e të nderuar, që e donin dhe e respektonin aq shumë.

Vrasja e hoxhës së fshatit Sauk, Selim Brahja, sigurisht që mbetet unikale për nga lloji i saj, por veçmas kësaj shënon edhe fillesën e terrorit komunist në Tiranë, shumë kohë përpara se komunistët të vinin në pushtet.

Po kush ishte Selim Brahja dhe përse duhej vrarë ky njeri i mënçur, që jetën e tij ia kishte taksur Shqipërisë edhe Zotit?

Selimi ishte i biri i Ramazan Brahjes atdhetar i shquar, kontributin e të cilit në luftë për lirinë e pavarësinë e Shqipërisë e vlerëson shumë kryepatrioti i Tiranës Hafiz Ibrahim Dalliu, tek e radhit, në listën e gjatë të atdhetarëve tiranas në kryeveprën e tij “Patriotizma në Tiranë”. Dhe nuk ishte aspak i rastësishëm ky nder që i bëhej Ramazan Brahjes, këtij njeriu që gjithë jetën u përpoq e luftoi për atdheun edhe kombin.

Selim Brahja kishte miqësi të ngushtë me dy djemtë e kryeatdhetarit më të shquar të kombit tonë Seremedi Said Toptani, pra me Abdiun dhe Refikun, dy nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ismail Qemalit në luftën për liri dhe pavarësi të Shqipërisë. I nxitur nga ata dhe në bashkëpunim edhe me Mehmet Efendi Saukun, në vinin 1916 mbas përpjekjesh të mëdha, arritën të hapnin shkollën e parë shqipe në Sauk.

Selim Brahja ishte patriot e atdhetar i orëve të para. I diplomuar për teologji në Turqi, iu përkushtua gjithë jetën petkut të klerikut muhamedan. Falë këtij përkushtimi gëzonte rrespektin jo vetëm e bashkëfshatarëve të tij, por të të gjithë fshatrave për rreth si edhe në Tiranë. Përpos që kishte lidhje të ngushta miqësie me familje të shquara tiranase si Toptani, Mulleti, Stërmasi, Alimehmeti, Basha etj.

Mbi të gjitha Selim Brahja nuk duronte kurrsesi pushtuesit e huaj. Njeri me pikëpamje të pastra demokratike, merr pjesë aktive në lëvizjen demokratike të vitit 1924, në krahun e fanolistave.

Më 1939 i dhemb shpirti e zemra, kur Shqipëria pushtohet nga fashistët italianë. Si antifashist i vendosur, urrejtjen për Duçen dhe sahanlëpirësit që i shkonin nga pas, e shprehte haptazi në çdo bisedë me këdo. Madje kjo propagandë e vazhdueshme kundër pushtuesve italianë ishte arsyeja kryesore, që fashistët arrijnë ta burgosin shumë shpejt, që në mars të vitit 1940 dhe ta dënojnë me katër muaj burg. Por pikërisht këtë periudhë të burgosjes sëtij dashakeqësia e perversëve komunistë, në bashkëpunim edhe me motivet e dobëta të një hasmërie të largët në vite (1914) me fisin e Xhabrahimëve, e shfrytëzon për t’i vënë damkën e bashkëpunëtorit me fashistët, pikërisht këtij njeriu të virtytshëm.

E si mund të cilësohej bashkëpunëtor i fashizmit Selim Brahja (!), ky njeri që aq sa e donte e i adhuronte Zotin e Shqipërinë, po aq i urrente e i mallkonte fashizmin e pushtuesit. Vetëm një njeri dritëshkurtër, me mendje të sëmurë e të mbrapshtë, për çdo gjë, mund ta besonte një shpifurinë të tillë made in sërbo-komuniste. Sepse ishte vërtet çmenduri të cilësohej i tillë Selim Brahja, njeri i dënuar nga fashistët për shkak se strehonte partizanë, sepse në shtëpinë e tij mjekoheshin të plagosur dhe pikërisht aty bëhe furnizimi me armë e municione i çetave partizane. Të cilësohej “bashkëpunëtor”! ky njeri i Zotit, që ishte bërë gjithnjë shpëtimtari i bashkëfshatarëve të tij nga raprezaljet e pushtuesve. Si ishte e mundur të quhej bashkëpunëtor i fashizmit babai i një partizani trim si Isuf Brahja, që luftoi në radhët e batalionit “Kajo Karafili”. Hoxha i fshatit bashkëpunëtor i fashizmit (!) shtëpinë e të cilit, për gjithçka kishte bërë, nazistët gjermanë e dogjën dhe e bënë shkrumb, sapo shkelën në Saukun e bukur.

Por cila qe arsyeja e vërtetë e vrasje së Selim Brahjes? Pa hyrë në detaje të hollësishme, tek risheh edhe një herë gjithçka ka bërë ky njeri, gjithkush e ka fare të lehtë të kuptojë që reputacionit të jashtëzakonshëm të tij në popull dikush i trembej, dikush ia lakmonte e dikush tjetër donte të ia cënonte. Në bashkëpunim me njëri tjetrin hijet e zeza të hasmërisë, u ndërthurën me ato të perversitetit komunist.

Së pari ata zgjodhën kohën e momentin e duhur, kur Italia fashiste po shkonte drejt kapitullimit, e teksa lëvizja antifashiste po rritej, pushteti ishte ende i dobët dhe krejtësisht i pafuqishëm për t’i gjetur e ndëshkuar vrasësit. Së dyti për të kamufluar qëllimin kryesor të tyre: eleminimin fizik të njeriut, reputacionit të të cilit nuk kishin se ç’t’i bënin tjetër. Sajuan atë togë pushkatimi konglomerat i papërsëritshëm, në radhët e së cilës bënin pjesë dy milicë të fashizmit, dy bashkëfshatarë të viktimës dhe tre partizanë nga Grupi i Pezës.

Se ç’përfaqësonin këta vrasës të përbashkët; partizanë, milicë e hasëm, vetëm monstruoziteti i një regjimi komunist, që ende pa ardhur në pushtet e kishte konturuar fizionominë e tij makabre, (tejet të pangopëshme me gjak shqiptarësh tek zbrazi mbi të shtatë plumba) mund ta shpjegonte. Po gjithsesi të tromaksur nga vërtetësia e fakteve për pesëdhjetë vite me radhë, duke filluar që pas hedhjes së bombës në ambasadën sovjetike më 1952, nuk bënë asgjë tjetër, vetëm se hodhën baltë e baltë pambarim mbi figurën e ndritur të klerikut të nderuar Selim Brahja, teksa mbi pjestarët e familjes së tij, persekucioni qe i pandalshëm.

Ndërkohë që figura monumentale e Selim Brahjes, vetëm në vitet e pluralizmit politik zuri vendin që i takonte në piedestalin e atdhetarizmit shqiptar. Degëzimi që del nga rruga nacionale e Elbasanit, përzgjatimi i të cilit të shpie në qendër të fshatit Sauk mban emrin e klerikut dhe atdhetarit të shquar Selim Brahja.

Bedri Alimehmeti

Në Deçiq u ngrit flamuri kombëtar, në Vlorë festohet “shkopi” i Ismail Qemalit

U mbushën plot 90 vjet nga dita kur patriotë e nacionalistë shqiptarë, me zjarrin e lirisë në gji, të gatuar prej shekujsh nga bijtë e bijat e kësaj toke të bekuar europiane, shpallën nga Vlora Pamvarësinë (mvehtësinë) e Shqipërisë nga pushtimi Otoman. Natyrisht atë ditë (28 nëntor 1912) si simbol të mvehtësisë në qendër të Vlorës (sheshi i flamurit) i ngrit edhe flamuri kombëtar, ose siç përdoret shpesh flamuri i Gjergj Kastriotit, Skënderbeut. E thuajse po kaq vite ka që kjo ditë e shënuar e historisë sonë kombëtare festohet e kujtohet nga mbarë shqiptarët kudo që janë, në Shqipërinë “Londineze”, në trojet tona etnike kudo që gjenden me kufij politikë, në diasporë e ngado kuka ngulmime shqiptarësh nëpër botë. Pa dyshim kjo ditë e madhërishme e krejt shqiptarisë meriton respektin dhe kremtimin, pasi mund të thuhet pa ndrojtje se është dita e parë e bardhë që “vegoi” konturet e një shteti të pamvarur shqiptar pas rreth katër shekujsh e gjysëm lëngim e coptim nga pushtuesi mizor turkoshak. E ky pushtues e mjerues me rrënjë në Azi, por që trupin e tij të rëndë e kishte rritur e forcuar në pjesë të bukura të Europës, Ballkanit e më gjerë, duke thithur pa prerë gjakun e lirinë e popujve fatkeqë që i kishte zënë nën vete. Ku një ndër këta fatkeqë, por edhe më fatkeqi kishte qenë populli shqiptar ku trojet e tij etnike, nga organizimet e ç’organizimet Trukomane i kishte ngatërruar e rrëmujuar aq keq, sa edhe sot e vuajmë këtë “fat” tragjik, shpesh edhe pa kthim.

E padyshim kjo është aryseja mbi arsyet për ne shqiptarët që ditët tona të shënuara që ndryshuan jo pak fatin tonë ti festojmë e kujtojmë, jo vetëm në nderim të të parëve tanë, si krenari të ligjshme të brezave, por mbi të gjitha si amanet që na thërret pa pushim që ëndrrën e bukur të brezave që u sakrifikuan për një Shqipëri që na e fali Zoti e “mohoi” ropi, kurrë të mos e largojmë nga shpirti, mendja, zemra. Por nuk ndodhi krejt kështu pasi dita e shpalljes së pamvarësisë “Erdhi” duke u Identifikuar edhe me ngritjen e flamurit, madje me këtë Identifikim kjo datë festive e përkujtimore ka “shkëlqyer” e “shndritë” aq shumë sa ka “Arritur” deri të “hijezojë” pa prerë ngjarje e data të historisë së kombit tonë, të cilat për nga koha, sakrificat e kostoja shpesh kalojnë këtë ditë të “Qetë” të shpalljes zyrtare të mvehtësisë e cila ishte rrjellojë e shekujve të mundimshëm, jo vetëm të trevave Jugore, por mbi të gjitha e trevave Veriore. E një nga këto data të “hijezuara” të historisë sonë është 6 prilli i vitit 1911, kur në majën e Bratilës në Deçiq të Malësisë së Madhe u ngrit për herë të parë pas katër shekujsh e gjysëm flamuri jonë kombëtar, flamuri simbol i heroit tonë Gjergj Kastriotit, që na e ka lënë amanet… Flamurin e kuq me shqiponjën e zezë dykrenore, që pa dyshim kryengritësit Malësorë, Veriorë e krejt shqiptarë e “skuqën” akoma më shumë me gjakun e tyre të derdhur pa kursim, e natyrisht “nevojë” për këtë gjak që i sillte ngjyrën e zbehur nën hijen e tmerrshme të Çallmës e ferexhes Otomane që na e kishte zënë prej shekujsh dritën e diellit që Zoti e kishte falur për të gjithë… Gjithsesi kjo nuk është e tëra, pasi jo vetëm u anashkalua ngritja e flamurit në Deçiq, duke u konsideruar si një ngjarje lokale, por dalngadalë ky flamur i ngritur për herë të parë pas shekujsh në krejt trevat shqiptare u “Spostua” nga treva simbol e shqiptarisë Malësia e Madhe në jug të vendit në Vlorë, madje duke e faturuar si ditën e famurit datën 28 nëntor 1912, kur në fakt kjo datë personifikon vetëm aktin zyrtar të mvehtësisë, por ama në rrugë paqësore, ndërsa 6 prilli i vitit 1911 është data e vërtetë e ngritjes së flamurit, madje për këtë u sakrifikuan rreth 500 dëshmorë që skuqën këto treva shqiptare për të arritur që në dritën e diellit të shkëlqejë simboli kombëtar me të cilin krenohemi, por mjerisht nuk gëzohemi, pasi kjo datë nuk fesohet e kujtohet siç e meriton, si dita e vërtetë dhe e vetme që simbolizon ngritjen për herë të parë pas një robërie të gjatë të flamurit tonë kombëtare, nga ku dallohet më qartë se në asnjë betejë tjetër, se Liria e flamuri, si simbole të pandara kurrë i kanë rrënjët tek ne shqiptarët në gjak dhe vetëm në gjak… E këtë e njohën dhe ndihmuan nga afër jo pak edhe dy nga protagonistët e kuvendit të Vlorës që shpallën mvehtësin Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi, të cilët siç do ta shohim më vonë ishin pjesëmarrës jo vetëm në valën e kryengritjeve antiosmane të vitit 1911, por mbi të gjitha në aktet diplomatike të kësaj kryengritjeje (Memorandumi i Greçes). Gjithsesi kjo që po shkruaj nuk është “Xhelozi” e banorëve veriorë, ndaj atyre jugorë që historia jonë shpesh ka ngatërruar vlerat e vërteta të “Dy” trevave shqiptare që në fakt janë një e vetme Një, por që “Djajtë” tinëzisht na prunë tek kjo ditë, kur datën e vërtetë të ngritjes së flamurit (6 prilli 1911( ta “harrojmë” e “ç’vlerësojmë” dhe ditën e shpalljes së mvehtësisë (28 nëntorin 1912) ta mistifikojmë edhe si datën e ngritjes së flamurit kombëtar për herë të parë pas një robërie të gjatë, duke bërë që mjerisht Brezat që do të vijnë, por edhe ne aktual të “Besojmë” se flamuri nuk paska kenë ngritë në Deçiq, por në Vlorë. Duke dëshmuar një vetmashtrim që “krahasohet” me një kastratas që besoi rrenën e vet i cili pasi hyri në fillim të qytetit të Shkodër (Rus) dhe e pyesin se çfarë kemi nga Malësia u përgjegj me humor se Kastrati ka vrarë e bërë kërdinë në Malin e Hotit, e kur ai këtë fjalë që e lëshoi siç e thamë më sipër e nuk i vuri rëndësi e dëgjoi pasdite në tërë ambientet e pazarit të Shkodrës filloi ta besojë se vërtetë ai kishte folur kot, por mos o zot kishte qenë një koinçidencë, dhe u mbyll menjëherë brenda në lokalet e një miku shkodran, pasi kështu rrezikohej nga Hakmarrja e Hotneve ndaj Kastratësve, e për këtë ai qëndro disa kohë derisa u sqarua se ishte gënjeshtra e tij që nuk duhej besuar. Pa dyshim kjo kohë edhe për ne Malësorët, Veriorët e krejt shqiptarët të festojmë e kujtojmë festat ashtu siç janë në realitet e jo si shpesh jemi detyruar ti kremtojmë për “Gazep” që na e suallën Gazepët, të cilët pasi ti dëbojmë duhet edhe ti çmitizojmë…

Gjithsesi në këtë përvjetor mvehtësie qëduhet vazhduar të kujtohet e festohet, unë ta kujtoj disi ndryshe nga tradita e lëvdatave e konsideratave me sense vetëm superlative, duke e kujtuar së bashku me ditën e vërtetë të ngritjes së flamurit, madje me krahasime, ndarje e bashkime, si në fakt dy data të cilat janë të lidhura pazgjedhsisht, ku pa kryengritjen e ngritjen e flamurit në vitin 1911 në M. Madhe (Deçiq), nuk do të kishte shpallje të mvehtësisë, por edhe pa shpalljen e mvehtësisë në Vlorë nëvitin 1912, flamuri do të mbetej një eveniment jeohna e të cilit vërtetë do kumbonte me tërë forcën e Maleve tona edhe në kancěçelaritë europiane, por nuk do të shpërndante dot këtë jehonë në trevat fushore, ende të përgjumura të Shqipërisë Jugore. Natyrisht për ti kujtuar unë po e filloj me “evenimentin” e parë sipas kohës kalendarike… Kryengritjen antiosmane të vitit 1911, e cila si datë “zyrtare” ka fillimin e saj 24 marin 1911, kur Malësorët e Malësisë së Madhe e më gjerë dëgjuan kushtrimin e prijësve të tyre për t’u hedhur mbi postat e gazermat e pushtuesit shumëshekullor turkoshak, të cilit që në ditën e parë i shkaktuan humbje të mëdha njerzore, morale e materiale, duke dëshmuar trimërinë e vetmohimin e pashoq të Malësorëve në këtë luftë të pabarabartë, në këtë luftë që ishte rrjedhim logjik i mbi 100 kryengritjeve antiosmane që kishin zhvilluar shqiptarët në përgjithësi e trevat veriore në veçanti, aq sa nga 100 kryengritje antiosmane gjithsej mbi 80 i përkasin trevës Veriore (Gegnisë trime) e cila nuk u nënshtrua kurrë ashtu mjerisht siç u nënshtrua pjesa jugore e Shqipërisë (Toskënia). Natyrisht bilanci i kësaj kryengritjeje ishte me një kosto mjaft të lartë ku zhvillimi i betejave nga 24 marsi deri më 6 prill që u ngrit flamuri ishte mjaft tragjik jo vetëm për turqit që lanë në fushën e betejës qindra të vrarë, të plagosur e të zënë robër, por edhe për qindra Malësorë të vrarë, të plagosur, djegur e pjekur pasuri e shtëpi. E proverbiale ka mbetur përgjigja e njërit prej drejtuesve të kësaj kryengritjeje (Baca Kurti) që kur e pyeti një gazetare angleze, se a jeni të sigurtë në fitoren mbi perandorin, ai me krenari iu përgjigj: “Se fitorja është tepër e vështirë, madje humbja është më afër, pasi këtë e dimë duke u bazuar në numrin e ushtrisë turke, në teknikën e armatimin e saj, por ama edhe ne bazohemi në trimërinë tonë në zemrat tona, në drejtësinë e luftës sonë, e mbi të gjitha ia kemi borxh tokës sonë të shenjtë, të vetmit “altar” që i falemi pa hile”. E vërtetë kështu ndodhi dhe me 6 prill 1911 në majën e Bratilës (Deçiq) të Hotit të Malësisë së Madhe u valëvit për herë të parë pas një robërie marramendëse, simboli i shqiptarisë, simboli qëndresës e qytetarisë sonë e asaj europiane, flamuri i Skënderbeut i ruajtur e riprodhuar ndër shekuj nga shqiptarë në përgjithësi e Malësorët në veçanti. Madje vetë ky flamur shkruhet se është një “prodhim” autentik i shqiptarëve i sjellë nga Aleandro Kastrioti me anë të Preloc Prekës, sipas kërkesës së bërë më parë nga prijësi legjendar i Malësisë, Ded Gjon Luli, e ky flamur thuhet se ka qenë dy metra i gjatë me shirita anash, por edhe dhjetëra të tjerë të vegjël valëzuan në zonat e çliruara të Malësisë së Madhe, çfarë bëri të tërbohej Kralin e Malit të Zi që kërkonte ta “përvetësonte” këtë luftë për interesat e tij grabitqare ndaj tokave tona.

Gjithsesi për ngritjen e këtij flamuri u zhvilluan dhjetëra beteja në të cilat morën pjesë mijëra kryengritës, të cilët ishin jo vetëm nga të gjitha trevat e Malësisë së Madhe si Gruda, Hoti, Kelmendi, Kastrati, Shkreli, Reçi, Lohja, Rrjolli, Gruemira, Grizha, Buza e Ujit, Kopliku e tjerë, por edhe nga Dukagjini, Kosova, Bregu i Matës, Mirdita, Miloti, Nenshati e deri në fshatin Rroshbuell, Durrës e tjerë, ku natyrisht i zhvilluan betejat në çdo pëllëmbë të trojeve të tyre, duke dëshmuar shpirtin e tyre liridashës, por edhe duke demoralizuar pa masë ushtrinë e stërmadhe të perandorisë, e cila u detyrua jo vetëm të ndërrojë komandantët e tyre humbës, por të risjellë në skenën e luftimeve edhe kriminelë e barbarë si Shefqet Dërgut Pashën, e tjerë, si dhe të shtojë me mijëra ushtarë në taborret e tij. Padyshim edhe nga forcat tona kishte qindra të vrarë e plagosur, ku vetëm për të ngritur flamurin në majën e Deçiqit me 6 prill ranë plot shtatë dëshmorë të paharruar. Për këto luftime në përgjithësi e ngritjen e flamurit në veçanti shkruan edhe organet më prestigjioze të kohës për krejt Europën, si “The Times” i datës 8 prill 1911 (Saturday – e shtunë), po kjo gazetë përsëri me datat 11 e 12 prill (1911) e vazhdim, por edhe organe të tjera, franceze, austriake, italiane e greke e tjerë të cilat nuk janë objekt i këtij shkrimi. Gjithashtu ngritja e flamurit pati jehonë të madhe kudo në Europë madje në ndihmë të kryengritjes antiosmane të trevave të veriut vijnë në mënyrë vullnetare rreth 30 (tridhjetë) vullnetarë kryesisht nga Italia të cilët sipas zotit Romeo Gurakuqi në librin e tij “Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës 1911” (të cituar sipas burimeve arkivore që ai i ka siguruar) janë këta emra që meritojnë të citohen: Cipriano Facchieri, Dottor Alberto Colombo (Vareze), Vittorio Mazzoti (Cezena), Gibatista Merloni, Emilio Grecco (punëtor gjenovez) (Data e arritjes së tyre më 15. 6. 1911), Rodolfo Tolp (vullnetar austriak), Candido Doria, Corrado Sestini (gjenovez), Gabriele Foschito (Trieste), (data e arritjes më 22. 7. 1911), Luigi Bilucaglia, Mario Predonzani, Adolfo Muck (kroat prej Kotorri), Lamberto Duranti (Ankonë), Mario Bonzani (piktor bolonjez), Dianco Prompeo (gjenovez), Pietro Batista (bolonjez), Bruno Serrantini së bashku me dhjetë të tjerë. Padyshim kjo ishte një ndihmë morale e pallogaritshme për kryengritësit shqiptarë, të cilët e kuptuan më shumë se kurrë se tashmë nuk ishin vetëm, jo vetëm nga qeveritë europiane që ende dukeshin të përgjumura, por mbi të gjitha nga qytetar të ndryshëm, që përfaqësonin jo pak nga bota e qytetërimi i tyre. Gjithsesi edhe pas ngritjes së flamurit e jehonës së tij, luftimet nuk reshtën, madje pas kësaj u bënë më të egra se kurrë, ku mund të përmenden me dhjetëra beteja të cilat dëshmuan qëndresën e kryengritësve shqiptarë, luftimet e pashoqe vazhduan deri më 4 gusht 1911, kur qeveria turke u detyrua të pranojë shumicën e kërkesave të kryengritësve të cilat i kishin formuluar që në Memorandumin e Greçes të datës 24 qershor 1911, nga ku të 12 pikat në thelb paraqisnin Lirinë e Mvehtësinë e ëndërruar e për të cilën ishin sakrifikuar mjaft. Për këtë akt diplomatik të Malësorëve kishin kontribuar përveç prijësve Malësorë, edhe Kleri Katolik e mbi të gjihta vetë Luigj Gurakuqi, poeti Hil Mosi (të cilët kishin kontribuar edhe në luftime), por edhe vetë Ismail Qemali, ku për këtë u kishin dërguar “peticione” edhe fuqive të mëdha europiane e veçanërisht mbretërisë së Britanisë së Madhe, që ishte “vulosë” nga kryetarët e fiseve: Sokol Baci, Ded Gjoni, Ded Nika, Dod Preçi, Tom Nika, Cal Dedi, Lul Rapuka, Lek Gjergji, Gjeto Marku, Mehmet Shpendi, Martin Preka I, Martin Preka II, Prek Marku, Avdi Kola, Marash Kola, Nik Mëhilli, Pup Çuni, Binak Lulashi, Bac Bajrami, Bek Delia. Duke e mbyllur këtë pjesë të shkrimit i cili preku përciptas këtë “akt” të papërsëritshëm shqiptarie, unë dua të nënvizoj se për këtë kryengritje dhe ngritjen e flamurit dhanë jetën rreth pesëqind dëshmorë të lirisë, si dhe u plagosën rreth treqind të tjerë, ku unë kam të siguruar emrat e 350 dëshmorëve, si dhe rreth 140 të tjerë të plagosur, e të gjithë janë me adresa të plota kur dhe ku kanë rënë, si dhe cilit fis e bajrak i përkasin, por mbasi ky shkrim nuk është objekt vetëm i kësaj ngjarje shpresoj që në përvjetorin më të afërt të sigurojmë listat e plota të këtyre lajmëtarëve të lirisë dhe ti botojmë ato. Por edhe pas 4 gushtit 1911 që njihet si data e përfundimit të kësaj kryengritjeje lufta për liri nuk u shua, ajo madje u ndez në tërë trevat e Veriut, por edhe në ato të Jugut. Padyshim kryengritjet në Kosovë, Dukagjin, Mat, Tetovë, Dibër, Mirditë, Durrës, Elbasan, Korçë e deri në Vlorë e tjerë dhanë sinjalin përfundimtar se zjarri i lirisë së paralajmëruar në trevën veriore të Shqipërisë nuk do të shuhet më kurrë, por do të ndizej aq shumë sa do të digjte përfundimisht perandorinë turkoshake, dhe “perandoritë” e tjera që pretendonin rritjen e tyre mbi mjerimin tonë. Pikërisht në këto kushte një grup patriotësh e nacionalistësh nga e gjithë Shqipëria Etnike filluan të mendojnë për një kuvend mbarëkombëtar ku të shpallej pamvarësia e Shqipërisë, duke vënë kështu para faktit të kryer Europën Plakë… Në valën e “shkatërrimit” të perandorisë së kalbur turkoshake më 21 maj 1912 në Junik të Gjakovës u organizua kuvendi i shqiptarëve me nismën e Hasan Prishtinë, ku morën pjesë përfaqësues nga Kosova, nga Shkodra, Dibra, por edhe nga disa rrethe të jugut si edhe element Turkoman që mbronin interesat e Xhonturqëve, si dhe përkrahës të parisë turke “Hyrjetve Itilat” ku në thelb të kërkesave për kryengritje kishte kërkesën për autonomi. Megjithë masat e qeverisë turke kryengritja filloi të përhapej parerë në të gjitha viset shqiptare, që nga Mitrovica e në Çamëri, e ku këto kryengritje kishin një jehonë aq të madhe sa detyruan qeverinë Xhonturke të jepte dorëheqjen më 17 korrik 1912. Në këto kushte pasi u formua qeveria e re Turkomane u zhvilluan bisedime me parinë shqiptare më 22 korrik 1912, ku shqiptarët kërkuan në thelb autonominë, por që turqit donin më shumë të përfitonin kohë se sa e kishin seriozisht. Gjithsesi kryengritësit shqiptarë vazhduan luftimet duke bërë që të çlirohen përkohësisht shumë qytete e veçanërisht Shkupi si kryeqendra e Vilajetit të Kosovës (më 12 gusht 1912). Tashmë kryengritjet e shqiptarëve, por edhe lufta Italo-Turke e tjerë i dhanë goditjen vdekjeprurëse Perandorisë Osmane. Por në këto kushte kërkuan të përfitojnë edhe shtetet ballkanase, Serbia, Greqia, Bullgaria dhe Mali i Zi që jo vetëm lidhën aleancë, por kërkuan të zgjidhin problemet e Ballkanit (Ballkani i Ballkanasve) në interes të tyre… Në këto kohë të vështira për shqiptarët disa nga më patriotët e tij pasi kishin “dështuar” në bisedimet me qeveritarët e rinj Turkomanë, ndodheshin jashtë atdheut, ku me nismën e Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit filluan të ndërmarrin veprime për shpëtimin e Shqipërisë. Më 5 nëntor shkuan nga Stambolla në Bukuresht ku morën pjesë në koloninë e shqiptarëve atje, ku u vendos të formohej një komision që të mbronte para fuqive të mëdha të drejtat e Shqipërisë; dhe një komitet drejtues që do të merrte nën drejtim qeverisjen e vendit. Por para se të ktheheshin në Shqipëri, I. Qemali dhe L. Gurakuqi do të shkonin në Vjenë ku u takuan me personalitete politike, si me Ministrin e Jashtëm të Austro-Hungarisë dhe me ambasadorët e Anglisë dhe Italisë… Tashmë autonomia ishte e tejkaluar, por duhej të kërkohej pamvarësia, me këtë mendim u kthyen në Shqipëri grupi i patriotëve me në krye I. Qemalin e L. Gurakuqin të cilët arritën në Durrës më 21 nëntor 1912, dhe më 25 nëntor me një grup delegatësh nga Shqipëria e Mesme, e Veriut e Kosova arritën në Vlorë. Por tashmë forcat serbe kishin filluar të vërsulen jo vetëm në drejtim të Shqipërisë së Veriut, por edhe në drejtim të Shqipërisë së Mesme. Në këto kushte pa paritur kuvendin kombëtar, grupe patriotësh ngritën flamurin kombëtar në Elbasan, Tiranë, Durrës, Kavajë, Peqin dhe Lushnje. Tashmë koha nuk priste, edhe pse përfaqësuesit e disa krahinave nuk kishin arritur akoma. Në këto kushte më 28 nëntor 1912 në orën 1400 u hap kuvendi kombëtar i Vlorës, ku kryetar u zgjodh Ismail Qemali dhe sekretar Luigj Gurakuqi, nga ku u ngrit simbolikisht edhe flamuri kombëtar dhe u shpall Mvehtësia. Dokumenti i shpalljes së pamvarësisë përbëhet nga teksti shqip me 4 rreshta dhe është i formuluar “Pas fjalëve që tha Z. Kryetar Ismail Kemal Beu, me të cilat tregoi rrezikun e madh në të cilin ndodhet Shqipëria, të gjithë Delegatët me një zë, venduan që Shqipëria me sot bahet më Vehte, e lirë dhe e mosvarme”.

Mandej dy rreshta të shkruajtur në alfabetin e turkishtes vjetër, në fund nënshkrimi i delegatëve, ku ndonjë vë firmën me germa turqishte… Gjithashtu viti i dokumentit përbëhet nga dy shifra 1912 dhe më 1328 sipas kalendarit Arab… (Historia e Shqipnisë e Tajar Zavalanit (cituar nga Lef Nosi), faqe 224).

Pas kësaj vjen radha e formimit të Qeverisë siç quhet të Vlorës e cila përbëhet nga Ismail Qemali kryetar, dom Nikoll Kaçorri n/kryetar, Myfit bej Libohova ministër i punëve të brendshme, Abdi bej Toptani ministër i financave, Mehmet Pash Deradha ministër i luftës (mbrojtjet kombëtare), Petro Poga ministër i drejtësisë, Luigj Gurakuqi ministër i arsimit, Mit’hat Frashëri ministër i punëve botore, Pandeli Cali ministër i bujqësisë dhe Lef Nosi ministër i Post-Telegrafeve. Gjithashtu u zgjodh edhe një pleqësi prej 18 vetësh me në krye myftiun Vehbi Dibra e tjerë duke krijuar kështu konturet e një shteti i cili funksiononte në kushte tepër të vështira pasi komshinjtë Lubi kishin filluar pa prerë luftën për grabitjen e trojeve tona. Gjithsesi edhe pse kështu jehona e kësaj ngjarje jo vetëm që hyri “këmbëkryq” në dyert e Europës e cila u detyrua të “shpëtojë” jo pak nga treva jonë që rrezikohej e tëra… por u bë edhe udhëheqja dhe frymëzuesja e shqiptarëve që donin t’i dilnin zot atdheut. E pikërisht për këtë eveniment historik, që është shpallja e pamvarësisë (mvehtësisë) 28 nëntori i vitit 1912 meriton të kujtohet, festohet e respektohet për jetë. Por jo kurrë si dita e ngritjes së flamurit për herë të parë pas katër shekujsh e gjysëm robërie Otomane, pasi ajo është një dhe vetëm një, 6 prilli i vitit 1911, ndërsa vendi i shenjtë para të cilit duhet të përkulemi është Maja e Bratilës në Deçiq (Hot) të Malësisë së Madhe, e cila mjerisht gjendet në territorin e grabitur të kontureve të një shteti artificial të sllavëve të Jugut me emrin e përçudnuar Mali i Zi… Natyrisht dikush i mësuar me orientimet e mësimet e udhëheqësve të ish-partisë (Komuniste apo pjellave të saj) nuk do të bindet, pasi ende nuk dinë ta kuptojnë se qendra e shqiptarisë është treva veriore e Shqipërisë, e jo ajo jugore që vjen shumë më mbrapa, por edhe kështu mbrapa është pjesë e një trupi që natyrisht ka anësitë e sipërme, por edhe të poshtme që nuk kanë jetë pa njëra-tjetrën…

Por padyshim duhet ta kuptojmë se shpallja e mvehtësisë në ato ditë, si dhe lëvizja e grupit të patriotëve deri në Vlorë nuk ka të shënuar asnjë viktimë, jo vetëm me humbjen e jetës, por as plagosje, deri edhe në udhëtimin nëpër këneta e pyje filmi “Nëntori i dytë” nuk na paraqet të paktën asnjë të gërvishtur në ferra e ferrlaksa që mund ti shkaktonte të paktën një pikë gjak të derdhur në këto ditë të shpalljes të pamvarësisë. Pasi “perandoria” e mbetur në Shqipëri me taborret e saj më shumë i ngjanin një trofeje lufte se sa një pushtuesi që po hiqte shpirt. Një ndihmë të pazëvendësueshme në këto ditë të stuhishme dhanë trimat legjendarë, Isa Boletini, Bajram Curri, Idriz Seferi e tjerë që për mungesë vendi në këtë shkrim nuk mund t’i shkruaj, por që i ka shkruar në altarin e saj vetë Shqipëria, historinë e së cilës duhet ta shkruajmë ashtu siç është, e jo duke e deformuar deri në atë pikë sa dita e ngritjes së flamurit të harrohet apo “spostohet” nga Veriu në Jug, duke krijuar një “legjendë” humoristike që disa Malësorë këtej e përdorin jo pa sarkazëm se “Flamuri u ngrit në Deçiq më 1911, ndërsa festohet shkopi i flamurit që u ngrit në Vlorë më 1912”…

Ky fakt është përçundim i historisë.

Ndue Bacaj

Akti madhor historik i ngritjes së Flamurit më 28 nëntor 1912 dhe çështja Çame

Përkujtimi, kremtimi i 90-vjetorit të Pavarësisë dhe krijimit të shtetit shqiptar, por jo kombëtar, përpara kombit, shteti dhe mbarë gjeopolitika shqiptare mban detyra thelbësore për unifikimin e një fronti mbarë shqiptar për të rishikuar historinë dhe vendosjen e së drejtës të një kombi të masakruar dhe ndarë tashmë (pas shpërbërjes së Jugosllavisë) në pesë shtete.

Elementi shqiptar në këto momente historike në hapësirën shqiptare është sa luajale aq kërkues, sa stabilizues aq pretendues në hapësirën e Europës Juglindore, e parë në kahje, kjo shikohet ndryshe në Kosovë dhe ndryshe për Çamërinë (këtu kanjë absurditet ndërmjet dy shteteve, Shqipërisë dhe Greqisë, kjo e fundit mban ende gjallë fantazmën e “Ligjit mbi gjëndjen e luftës në Shqipërinë!) dhe aq më pak shanse për atë pjesë nën Malin e Zi!?

Gjithsesi në këtë shkrim do të ndalem në një nga çështjet, pjesë e zgjidhjes së problemit të Çështjes Kombëtare Shqiptare, ajo Çame.

Çështja Çame lindi së bashku me aktin e Pavarësisë dhe të krijimit të shtetit shqiptar. Aty u pa në përcaktimin e kufijve Jugor tonë me shtetin grek dhe në politikën e tij diskriminuese ndaj minoriteteve të tij. Sakrifikimi, masakrimi, shpronësimi në këto 100 vjet nga ana e shtetit grek. Kjo tabllo vazhdon edhe megjithëse Greqia është nënshkruese e një sërë konventash ndërkombëtare në këtë plan. Njëherazi ajo si anëtare e KE-së, BE-së, OSBE-së, për asnjë moment gjatë këtyre 10 vjetëve të fundit s’ka patur asnjë sugjerim apo nismë të ndërsjelltë nga të dy shtetet për “Problemin Çam”.

Sigurisht kjo nuk është rastësi, po dhe një mugnsë e angazhimit të Qeverive Shqiptare në këto Legjislaturat e fundit në këto 10 vjet (1991-2002). Çka më keq e gjithë politika shqiptare nuk është e përgatitur asnjëherë për të marrë në shqyrtim “Problemin Çam” të trashëguar, për ta ndërkombëtarizuar atë!

Pa dyshim, megjithëse pak nuk duhet lënë pa përmendur punën gjithë planëshe të Shoqatës “Çamëria” apo të disa personaliteteve të veçantë të kulturës dhe historisë shqiptare.

Megjithëse pak, ky problem ka arritur tashmë të tërheqë vëmendjen e Senatit dhe Kongresit Amerikan. Pikërisht këto ditë Senati Amerikan, struktura më e lartë ligjvënëse amerikane organizoi një seancë debati të posaçëm për “Problemin Çam”. Kërkoi nga Qeveria (konkretisht Ministria e Punëve të Jashtme të ftuar në këtë seancë) shpjegime në lidhje me këtë krim masiv të mbartur.

Këtu do të përmend kontributin me shumë vlerë të z. Riçard Lukaj; një lider i ri i komunitetit të shqiptarëve në Nju Jork duke rihapur me kurajo kombëtare problemin Çam në strukturat më të larta ligjvënëse amerikane. Siç thamë më lart, kjo për të mos thënë sfidë i kapërcen të gjithë hapat e deritanishme të diplomacisë tonë të vjetëve të fundit post komunist.

Në këtë seancë deputeti, që. Për Qeverinë Greke ishte një surprizë e pakëndëshme, u pranua nëpërmjet apologjisë së përfaqësuesit grek se Qeveria Greke e njeh mirë këtë problem që ka mbi supe. Ajo përpiqet ta anashkalojë dhe t’ia hedhë dikujt tjetër përgjegjshmërinë.

E parë në këtë plan historik politik çështja Çame do të shikohet në kontekstin e përgjithshëm të “Çështjes Shqiptare” që tashmë është shtruar për zgjidhje, jemi në pragun e 100 vjetorit të “Konferencës së Ambasadorëve” të 1913-ës. Por gjithsesi do të doja që ta parashtroja këtë problem në dritën e fakteve historike.

Së pari – E gjithë “Çështja Shqiptare” në veçanti ajo Çame, do të shikohet në mardhënie të pushtimit shekullor otoman, pra të një konjukture pushtuese apo konflikteve luftarake të kësaj perandorie me fuqitë ndërluftuese dhe të fqinjëve të saj, të Europës Juglindore.

Së dyti – Pas “Pavarësisë çmimit të saj historik” dhe orekseve të mbretërve shovinistë të fqinjëve tanë (kjo në veçanti gjatë “Luftrave Ballkanike, para e pas Luftës së Parë Botërore) duke u futur direkt në çështje do të theksoja se kjo në vijim historik do të kalonte në këto perioda:

Perioda e parë – fillon nga Lidhja e Prizrenit (Kongresi i Berlinit 1878) deri në krijimin e Shtetit Shqiptar (28 nëntor 1912).

Perioda e dytë – nga viti 1912 deri 1940 kohë e sulmimit të Italisë fashiste ndaj Greqisë (kjo u bë mollë sherri dhe gozhdë Nastradini për politikën greke në përgjithësi ajo e Fanarit dhe Megalidhës).

Perioda e tretë – nga tetori 1940-1945.

Para se të bëjmë analizën e kësaj periode në sintezë do të flasim për dy periodat e para.

Në periodën e parë.

Nga Lidhja e Prizrenit në Pavarësinë e vendit (1878-1912) kohë e përgatitjes shpirtërore të Rilindjes tonë drejt Pavarësisë u bë e njohur për herë të parë “Problemi Çam” në këtë kohë kur në mes Perandorisë Osmane dhe Greqisë diskutohej në kanale diplomatike kufiri Jugor (1878-81). Kjo çështje shkoi drejt krizës, por veprimtaria e Abdyl Frashërit dhe vetë Qeveria Otomane, kohë kur Ministër i Jashtëm i saj ishte Abedin Pash Dino u gjet një zgjidhje e pranuar, që për kohën ishte një fitore dhe për të ardhmen e kombit tonë.

Në periodën e dytë. Nëntor 1912-Tetor 1940, karakterizohet nga okupimet ushtarake, përzier me dhunë, shpronësime të pronave shqiptare dhe persekutim të popullsisë shqiptare të Epirit, sidomos ajo Çame, që mbeti jashtë kufirit të shtetit shqiptar.

Me sulmin grek në Çamëri fillon tragjedia e popullsisë shqiptare në Greqi, pra genocid i vetë kontinentit të vjetër, i cili fatkeqësisht e miratoi në heshtje (është fjala për Fuqitë e Mëdha).

Një aspekt i kësaj periode është se…

Greqia refuzoi të njohë dallimet etnike të orthodoksëve shqiptarë si dhe identifikojë shqiptarët me myslimanë, pra në turq!

E parë në këtë vështrim këtu dy perioda zhvillohen në periudhën më të errët të historisë tonë si në kohën e pushtimit osman dhe në mungesën e konsolidimit pa të pasurit të një shteti shqiptar.

Perioda e tretë Tetor 1940-1945 karakterizohet me masakrat më kriminale të shfarosjes masive barbare, pra të një genocidi të mirëfilltë ideuar dhe zbatuar nga nacionalizmi orthodoks grek, dalin dy probleme:

Së pari – Në planin politik është tërësia psikostrategjike e Megalidhesë për të shuar çdo konfiguracion etnik brenda Greqisë, pra të gjithë grekërit jo orthodoks duhen zhdukur!

Së dyti – Në planin organizativ, qeveritë e kohës në këtë periudhë dalloheshin për tipare nacional fashiste dhe këtë në emër të mbrojtjes së komunizmit, kjo u dallua në kohën kur Gjermania naziste pësoi disfatën e parë në Stalingrad 1942-1943, këtu Gjermania e afishoi veten si pararojë e antikomunizmit. Pikërisht kjo vijë u instalua nga nacional fashistët grekë me divizë, çdo popull që nuk është grek është komunist, dhe pikërisht e gjithë kjo tendencë vërshoi mbi popullsinë shqiptare Çame. Ideatorët e saj krye gjenerali fashist Metaxa dhe tipi konformist Rvalles bënë të pamundurën duke mobilizuar dhe ndihmuar në heshtje kriminelët e tipit ushtarak Napolon Zervas dhe të bashkëpunëtorëve të tij kriminel me damkë nazifashiste koloneli Dertilis, komandant i “Batalioneve të Sigurimit”.

Në këtë platformë krahas vdekjes dhe torturës dallohen edhe disa elementë të tjerë makabre si:

Të shkatërrohen çamët ekonomikisht.

Të bëjnë vegla të tjera me çdo mjet.

Të nxisin dhe organizojnë nëpërmjet terrorit psikologjik e largimin e popullsisë çame nga trojet e tyre.

Ky boshllëk të mbushet me popullsinë greke të ardhur nga jashtë apo brenda duke i shpërblyer me prona çame.

E gjithë kjo politikë ishte rezultat i kompromisit të Qeverive kolaboracioniste greke me pushtuesit nazifashistë dhe me mbarimin e Luftës së Dytë në tërheqje për në veri do të vërejmë një marrveshje e ndërmjet tyre që boshllëku gjermanonazist do ta plotësojnë forcat monarko fashiste të cilat kryen masakra të padëgjuara.

Masakrat në Çamëri janë një shkelje flagrante e parimeve njerëzore dhe një mospërputhje e turpshme e parimeve dhe karakterit të luftës antifashiste. Masakrat në fillim në Çamëri u kryen në bashkëpunim me forcat gjermanonaziste dhe pas largimit të tyre, duke iu dhënë lehtësi në tërheqje ua dorëzuan çdo pëllëmbë tokë e qytetit Çam dhe gjithë krahinën e komandonte oficeri i gjeneralit Napolon Zervo si Theodhori Vito i forcave të krahinës së Filatit të Divizionit E.O.E.A. nën komandën e kolonelit Vasil Komarës dhe pikërisht ato të regjimentit XVI të këtij Divizioni nën komandën e Karanjojit me ndihmësa Lefter Strugari, avokat Stravopullos me kriminelët me damkë Pantazejt, të cilët më 27 qershor 1947 kryen kur hynë në qytetin e Paramithisë, në kundërshtim me marrveshjen e bërë midis Myftiut Hasan Avdullait nga njëra anë me Shapere dhe Dhespotin e Paramithisë, nga ana tjetër si agjentë të Zervës filluan masakrën më të egër, më barbare. Burra, gra, fëmijë dhe pleq të pambrojtur u bënë objekt të thikave e bajonetave të monarkofashistëve grek. Numri i të masakruarve në qytetin e Paramithisë ia kaloi të 600 vetave.

Kjo tabllo do të shikohej në të gjithë katundet dhe qytetet çame, ku do të shikoje tym, zjarr dhe flakë, klithma nga djegiet për së gjalli dhe shnderime me dhunë e grave dhe vajzave të reja çame. E kush nuk e kujton Sanie Bullotin, Serije Fejzon, Fizret Sulon pao familjen e Lili Rustemit nga Shulashi e përbërë nga 15 veta, burra, gra, pleq e fëmijë që u masakruan të gjithë duke mos shpëtuar asnjëri prej tyre.

Për të gjitha këto edhe të tjera veprime makabre që historia kërkon drejtësi janë bër nga oficerë dhe kriminelë ordinerë si oficeri kriminel Theodhori Vitos, Ilia Kaço, Hristo Mavrulli, Hristo Kaço, Hari Dhiamanti.

Në muajt qershor-shtator të vitit 1944 mbarë Çamëria u bë një varr masiv dhe u derdh gjaku lumë!

Ja për të gjitha këto, vrasje masive, djegie, dhunime dhe shpërngulje sot në mbarë botën demokratike kërkohet integrim dhe zhvillim, s’ka se si të arrihet një mirëkuptim po nuk u dënua, qoftë historikisht genocidi me të gjithë format e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore.

S’ka se si në rajonin e Europës Juglindore të arrihet mirëkuptimi dhe të ndërtohen urat e bashkëpunimit kur në historinë bashkëkohore të saj ka ende “çështje rajonale” për t’u zgjidhur.

Dhe është pikërisht për këtë që “Kampioni i Demokracisë” Amerika dhe institucionet ligjvënëse i rikthehen me përgjegjësi këtij paradoksi historik, “Çështja Çame” që vetë historisë i ngatërrohet nëpër këmbë.

Daut Hoxha (historian)

Shqipëria bën mish për SHISH

Plutarku ka thënë: “Ai që kujdeset për të rinjtë, bën punën e hyjnive”. Menduam, kujtuam e besuam se marrveshja Nano-Berisha po hapte një rrugë shprese për në BE, por s’pakësh qenë thënë, meqenëse asgjë s’po duket. Vetëm fjalë, zotërinj, fjalë…

Këtë e kuptuam kur në Samitin e NATO-s në Pragë kishte qenë “dera e hapur”, por s’na lanë të futemi brenda. Kur s’të thotë i zoti i shtëpisë: “Eja, bujrum!”, d.m.th. të ngopesh me lugë të zbrazur jashtë derës. S’ka më rëndë se kur shkon si i barabartë me të tjerët dhe, bash te preku i derës, të lënë me gisht në gojë. A thua, cili e pati fajin? Them se populli jo. Ka njerëz në këtë jetë që lindin vetëm për zhurmë, shamatë e konflikte. Ata s’rrojnë dot pa grindje si ato plakat e veja e shamatore që, për inat të vetes, se u është afruar vdekja, futin pyka të kalbura e çajnë përgjysmë harmoninë ndërmjet djalit të vet e nuses gjersa çifti përfundon në dyer të gjykatës e ndahen, ndërsa vjehrra n’derë të farkës. Familja e re e ndarë, por gjallë, kurse plaka n’varr e bërë horr… Marrëveshja ishte personale – gugësojnë disa partilucë trutharë, meqenëse liderat drejtues s’u kanë marrë leje rojeve të derës kur është bërë marrëveshja, se edhe ata janë “parti”. S’e kuptojnë të shkretët rolin e tyre se janë caktuar vetëm për atë punë e në parti janë sa për të plotësuar numrin e domosdoshëm. A s’e tregoi këtë “pylli” i Dushkut në zgjedhjet e qershorit 2001? Populli thotë: “Luaje sa ta kesh në dorë, se pastaj e merr miku”. Se kush e ka në dorë kumonën e tufës, dihet… Mendojnë, ata që luajnë derën sa për të marrë rrogën, se do të bëjnë edhe “pulitikën”. Edhe avokati Ngjela e pohoi se politika ka shumë xhepa dhe është e vështirë të dihet se ç’kanë brenda. Disa politikanë, të mazhorancës, kujtojnë se tani janë në demokraci dhe s’ka kuptim të vendosë Uni, por shumica, se, pastaj kemi diktaturë. Po, kur ai Uni s’ka cilin të pyes as për osh, as për balosh, si t’ia bëjë? Në fakt ata kanë pasur dëshirë që t’i pyeste kryetari i partisë, por duke e ditur se ç’bulmet ka ai stan, ka preferuar të merret me “kokat” që s’mbajnë inate, se pastaj dihej fundi, si ai i Majkos që u ul me Berishën e nëna parti e akuzoi për “mëkat” të bisedosh me opozitën. Disa polipolitikanë socialistë duan të mos kenë fare opozitë, por të jenë vetë zot e vetë shkop ose t’ia bëjnë si Lala Krosi. Po kanë ndryshuar kohët, more zotërinj që vetëm kapelen keni të tillë.

Dhe shumë veta vazhdojnë t’i mëshojnë me gjuhën e nëpërkës se marrëveshja ka qenë sa për opinion ndërkombëtar, se, ata, Nano e Berisha kanë qenë strumbullari i konflikteve. Jo shokë socialistë konfliktualitetin e krijojnë kokat e nxehura të mediokërve, se është rruga më e shkurtër për të mos patur debat, se aty jeni të humbur, por, meqë keni në dorë edhe gurin edhe arrën, i pritni drurët shkurt. A s’e tregoi këtë miratimi i raportit që e kishte emrin “Ngjela” e u pagëzua me emrin tjetër “Fino”, i “pastër” ashtu si nëna parti?

Konfliktet mes opozitës e pozitës do të vazhdojnë për sa kohë dy liderat kryesorë do të jenë të rrethuar nga halabakë që kanë hyrë në politikë sa për t’i parë gratë e të afërmit e tyre me fëmijë në televizion. E kemi vërejtur këtë drejtpërsëdrejti në Kuvendin e burrave që heshtin ose lexojnë raportin e shkruar nga ndonjë “demkë” që i ka tepruar koha ose e shpërblen me kesh në dorë “zylon”.

Këtyre farë politikajsh u është mbushur mendja se janë të zotët të marrin në dorë shkopin e kryeministrit e ta lozin varavingo nga t’u dojë kaptina. Mish për SHISH, si puna e Klosit, gjenden sa të duash: bjeri opozitës e fshihu nën sqetull të Presidentit, por themi të mos kemi kësi politikanësh, por të kemi njerëz që ruajnë ekuilibrin e respektojnë ligjin. S’mbahet sus opozita me hu bazhdari, se, vërtet, sot për mua, por nesër do të jetë për ty, mbase hu i palatuar, prandaj bëjeni bashkë ligjin si për vete.

Tashti disa “teoricienë” që njohin mirë teorinë m-l kanë filluar të manovrojnë me teorinë e deuksionit dhe të arrijnë në përfundimin se përmes asaj marrveshjeje diçka fshihet. Janë mësuar të shkretët që tërë jetën e tyre si brigadierë e bij brigadierësh të hedhin gurin e të fshehin dorën dhe mendojnë se është përsëri “pushka me gur”. E pretendojnë të futen në NATO. Kadalë beg, se ka hendek! Ne kemi “hëngër” bar, por ato të kapitalizmit “barktharë” bukë të bardhë…

Demokratët e vërtetë, që s’vuajnë nga daltonizmi politik, e miratojnë marrëveshjen politike pozitë-opozitë si një ogur imirë, të paktën për të ardhmen e kësaj rinie që ka marrë udhët e botës e që nuk i dihet fundi.

Njerëzit e ndershëm të të dy krahëve politikë që gjejnë idetë e tyre në programin e partisë ku bëjnë pjesë ose simpatizojnë nuk duhet të shohin prishje të politikës së partisë, por një kthesë historike për të cilën kemi aq nevojë.

Merakosen për marrëveshjen ata “polipolitikaj” që janë futur rastësisht në politikë që përsëritin si papagaj fjalët e liderave të tyre me demek se dinë shumë gjëra. A s’po e bën këtë politikani Koçi, “i duarve të pastra” pas ’97-ës që përqafo symbylluarzi teorinë “Katarsis” të liderit e la b. brenda?

“Shakaxhinjtë” e politikës, ata që s’mbijetojnë dot pa kontradikta me opozitën, me të vetët e me vetveten janë në dilemë të përmortshme: “Të rrosh apo të mos rrosh?”

Ata ecinme një tango të lehtë kineze: “Tërhiq e mos këput”. Por m’duket se u është kalbur leshi i litarit e po t’bien kuluhum e n’majë të kresë. A s’po e shohim këtë me kryesocialdemokratkomunistin që me ata vetulla të trasha provokon e turbullon për mbështetje të socialistëve në emër të unitetit të “socialistëve” se ai për vete e ka siguruar ta shohë “lojën” maje plepit. Tërë punën e ka tek Salihi… Dreqi e i biri ta marrë pushtetin, veç ai jo. Pse-në e di Ai. Kush e di ç’fshihet pas kësaj “pse-je”. S’ka gjë, tani ai luan brendapërbrenda stanit të vet, ku i ndihmon edhe i “shumëpersekutuari” kryelartpërmenduri president i PAD (E qëndresës së midisme). Ata e kanë gjetur politikën e tyre “të madhe” tek partia e “nositit” socialistë që sakrifikojnë veten për të fituar ata… vetë.

Kohët e fundit shumë po abuzohet edhe me atë të ashtuquajturin “pragmatizëm”, sipas të cilit, medemek: “Qëllimi justifikon (veten), desha të them mjetin”.

Them se lloji i pragmatizmit të përfituar nga dy liderët është shumë pozitiv, pavarësisht se, ndoshta, pa dëshirën e tyre, por prap se prap është një kryevepër që qetëson gjakrat në këtë katrahurë ku është i gjithë populli. Drejtësia i paqton zemrat e mbushura me urrejtje. Le ta kemi një pulë sot e vezën mot, megjithëse është teori e gabuar të kënaqurit me pak. Por i thonë: “Unë aga e ti aga, po gomarin kush e mba?” Përgjigja:

-Ai që ka.

Si përfundim mund të themi se, sa të jetë kasta e vjetër në kokë ose krye të politikës shqiptare, kontradiktat janë prezent. Ata mund t’i sheshojnë politikanë me mendësi të reja evropiane.

Broz Simoni

Resurset minerale të Shqipërisë së Veriut dhe vënia në qarkullim në 50 vitet e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar

Intervistë me Inxh. Stak Vukaj, Drejtor i Shërbimit Gjeologjik të Rretheve Shkodër, Lezhë, Malësi e Madhe

 

Shqipëria Etnike:

Si një nga gjeologët me përvojë në zbulimin e mineraleve të dobishme a është i pasur veriu me minerale dhe ka leverdi ekonomike të vihen në lëvizje?

Inxh. Stak Vukaj:

Nuk është sekret të thuhet që një mori e madhe mineralesh, falë llojeve të ndryshme shkëmbore që shoqërojnë ato dhe kur harta metalogjenike është e publikuar me çmim 60$ të flitete p to.

Në veri kemi vendburime të mëdha të kromit si në Masivin e Bulqizës (Bulqizë, Batër, Ternovë), në masivin e Kukësit (Kalimash, Surroj), në Has (Vllahë, Perollaj), në masivin e Tropojës (Qafë Prush, Zogaj, Rragam, Lugu i Zi, Tpla etj.).

Kemi përqëndrimet të mëdha të bakrit si në Munellë (Pukë), Karmë-Palaj (Shkodër), Laku i Roshit, (Pukë), Golaj (Has), Perlat, Reps, Rubik (Mirditë). Përveç këtyre vërehen përqëndrimet të mëdha të hekurit silikat si në Kukës, xham vullkanik në Pukë, përqëndrime të Pt në Tropojë, Titanomagnetite në Kashnjet, shoqërues të elementeve të çmuar, Au, Ag, Co etj. xeherore alumini etj.

Përveç metalorëve në veri takohet një gamë e madhe mineralesh jometalore si asbesti në Pukë, kuarci në Kukës, Tropojë, silicorë, minerale shkëmbformues si olivinite, troktolite, mermeret e Peshkopisë, gëlqerorët me litiotis, argjilat boksitike e shumë të tjerë.

Shqipëria Etnike:

Deri në vitet ’90 sa janë lëvruar nga këto dhe a ka patur Qeveria plane afatgjatë?

Inxh. Stak Vukaj:

Shfrytëzimi i mineraleve ka qenë dhe është në funksion të politikave qeveritare dhe pothuajse të gjithë janë prekur. Në vitin 1990 është prodhuar 1 milion ton mineral kromi nga Bulqiza, Tropoja dhe Kukësi. Për bakrin ciki është i mbyllur sepse përfundon në Uzinën e Kabllove në Shkodër ku dhe prodhohen telat dhe kabllot e ndryshme. Deri në vitin 1990, nga kromi është fituar 67 milion dollarë, bakri 60 milion dollarë në vit, etj. Në vitin 2001 janë prodhuar 2000 ton krom nga firmat private.

Është prodhuar xham vullkanik, kuarc, mangezite, kaoline, filluan boksitet në Valbonë. Sot industria e rëndë është bllokuar (pak punohet në fabrikën e shkrirjes së kromit në Burrel dhe ndonjë fabrikë pasurimi për bakër si në Fushë-Arrës). Vlerat kanë qenë deri 600 dollarë për ton krom të shkrirë në Burrel.

Shqipëria Etnike:

Ku duhet të ndërhyhet dhe a ia vlen të programohet rivënia e vendburimeve me efektivitet në shfrytëzim në kushtet e ekonomisë së tregut.

Inxh. Stak Vukaj:

Sot të bësh projektin e shfrytëzimit duhet të shoqërohet me një raport mjedisor, sa ndikon ai, të prodhosh duhet parashikuar të thyesh tregun real dhe jo tregun e zi që kontrollohet nga individë të veçantë. Mendoj:

Përmirësimin e infrastrukturës në ato zona kyçe ku ka popullsi, shfrytëzim resursesh mineralesh që t’u paraprihet privatëve, qoftë edhe shtetit.

Mineralet e masivit të Tropojës të kromit bashkë me një pjesë të Hasit të evadohen në Devë (Gjakovë) siç ka qenë (100000 ton në vit). Kromi nuk paraqet efekt në mjedis, të lëvizet me fqinjët si në Maqedoni, Itali, ashtu dhe në Kinë, për masivin e Bulqizës duhet hapur fabrikë, vitezit, karbit, shina në Elbasan. Janë të gjitha mundësitë që 40-50% e mineraleve të para viteve ’90 të vihen në lëvizje për një periudhë 5 vjeçare.

Të ndikojë shteti (subvensionojë) në pika kyçe si tragete, tunele, të ofrojë kompani të fuqishme atje ku ka përqëndrime të popullsisë p.sh. kompaina turke ka filluar Munellën, Lak Roshin, Vllahmen, Perollaj dhe për Karmën Shkodër, më vonë kur të dyfishohen rezervat duhet të klasifikohen zonat dhe të sakrifikohet.

Krahas metalorëve në veri kemi kaolina, argjila, gëlqerorë për çimento, argjila të bardha afër Shkodrës që në Vau Dejës mund të bëhesh grumbullimi e përpunimi i plotë i tyre. vihen një numër shumë i madh në punë (afër trenit, superstradës etj.).

Nuk mund të fitohet vetëm me taksa e turizëm, tregti pa vënë në qarkullim një pjesë të madhe të këtyre mineraleve (gjithë mineralet sot për sot janë në konservim!?). Duhen investime edhe në bregdet edhe në turizëm malor, edhe në minerale. Në vitin 1990 është fituar 300 milion dollaë nga mineralet.

Shqipëria Etnike:

Sa jeni shpërblyer si specialistë për zbulimin e vendburimeve?

Inxh. Stak Vukaj:

Këtu është fatale. Vetëm zbuluesit nuk u shpërblyen kurrë. U mbajtën peng për të zbuluar dhe kur piktori për një pankartë merr 5000 lekë, gjeologu jep miliona dollarë dhe nuk merr të drejtën e autorit, qoftë edhe 1-2% të vendburimit dhe merr i pamunduari, gjë që nuk ndodh në asnjë shtet të botës. Këtu është edhe difekti i Ligjit Minerar.

Së fundi, nuk mund të ketë zhvillim të vendit, të turizmit, të zonave urbane pa gjeologjinë e cila zhvillohet si shkencë në vete albanologjike me mjaft emër në botë.

Intervistoi: Zef Nika

Filloi projekti i “autostradës” të romanit shqiptar, në Shkodër

Në simpozium nuk ftohen romancierë, por politikanë me emër

Vetë kritikët, akuzojnë vetveten: “mungon kritika” ose e thënë ndryshe mungon çensura, prandaj romani ka mbetur tek “shenjtorët” e djeshëm sot është në krizë

Ministria e Kulturës nuk merr pjesë në simpoziumin e romanit shqip.

Më 15 dhe 16 nëntor (2002) në qytetin e Shkodrës u zhvillua simpoziumi kombëtar për romanin shqip. Projekt ky i organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, i emëruar “Dialogët e vjeshtës”. Dhe për këtë aktivitet të rëndësishëm të letërsisë shqipe meriton një falenderim të veçantë Bashkia e Shkodrës, që po jep një mbështetje serioze jetës artistike-kulturore në Shkodër. Gjithashtu duhet përshëndetur edhe L.SH.A. të qytetit, në veçanti kryetarit të saj, shkrimtarit Skënder Drini. Simpoziumi u zhvillua në një nga sallat e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, ku merrnin pjesë studiues, kritikë dhe shkrimtarë. Në koridorin e Universitetit të binin në sy emrat e afishuar në mur, të ftuar në këtë aktivitet, që nga kryetari i K.M.SH z. Fatos Nano, dhe deri tek disa emra që s’kanë asnjë lidhje me romanin. Dhe për ironi të faktit, mungonin emra romancierësh, që kanë dhënë një kontribut të mjaftueshëm në fushën e letrave shqipe. E megjithatë edhe të lartpërmendurit personalitete nuk erdhën (asi nuk ishte fushatë elektorale) dhe për të respektuar penat e kombit e ndjejnë veten “të tepërt”. Dhe kanë të drejtë, më mirë të merren me “bizneset” e politikës, se sa me “bizneset” e vlerave të kulturës kombëtare. Të njëjtin “privilegj” e pati edhe Ministria e Kulturës, ku në këtë institucion të rëndësishëm të shtetit shqiptar paguhen me dhjetra drejtor të kabineve të ndryshme, të artit dhe kulturës, dhe shetisin botën me “çelësin” e kulturës shqiptare, kurse për të ardhur në simpoziumin e romanit s’begenisin. Megjithatë, s’e kanë bërë me dashje mungesën, pasi Ministria e Kulturës, znj. Dade “e justifikon” sepse ajo vetë ka shumë “halle familjare” dhe s’ka patur kohë të merret me stafin që drejton, i cili përfaqëson kulturën e kombit. Megjithë mungesat, simpoziumi vazhdoi punimet, nën drejtimin e z. Jorgo Bulo. Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i L.SH.A. për Shkodrën, z. Skënder Drini, i cili bëri një rezyme të përgjithshme të romanit shqip dhe vizionet e tij për të ardhmen. Më pas përshëndeti prefekti i Shkodrës z. Gjergj Liqejza, i cili kërkoj falje për “rrefrenin” e errësirës që na shoqëron si “mik” i pandarë, dhe padyshim nuk mungoi as në ambjentin e Universitetit, ku zhvillohej aktiviteti. Dua të theksoj se z. Gjergj Liqejza është një dashamirës i artistave dhe shkrimtarëve, pasi ka sponsorizuar shumë aktivitete dhe libra me vlerë në Shkodër. Dhe për këtë meriton mirënjohjen e shkrimtarëve. Nuk mungoi të përshëndesë edhe z. Limos Dizdari me autoritetin e kryetarit të L.SH.A. të Shqipërisë, i cili shprehu pakënaqësinë e mosardhjes të ftuarve në këtë aktivitet, që mbart mbi vete shumë vlera historike e kombëtare, por shumë nga të ftuarit e kishin “abandonuar” me indiferencën që i karakterizon gjithnji Vipat e letrave dhe ata politikë, si p.sh. Kadare, Agolli, Kongoli, Nano, etj.

Sipas Dizdarit, romani do të çel prespektiva të reja për të ardhmen. Shumë interesante dhe nostalgjike u paraqit para auditorit pjesmarës Floresha Dado, e cila gjatë kumtesës shprehu pikpamjet e saja për romanin e periudhës së realizmit socialist. Dhe vetë ajo ishte në dilemë për emërtimet e romanit, t’i “deokronte” për termin realizëm pao socialist? Duke dëgjuar diskutimin akademik të znj. Dado, të dukej vetja se ishe në një nga diskutimet e pleniumeve të partisë, ku analizoheshin me imtësi veprat letrare.

Kurse kritiku Bashkim Kuçuku (i njohur si kritik “personal” i Kadaresë) mundi më në fund të vlerësojë romanin e parë shqip të Ndoc Nikaj, mbi “Shkodra e rrethueme” i cili më parë kërkoi falje për interpretimin e gegnishtes (të përdorur nga romancieri i parë shqiptar, por që “fatkeqësisht” është shkodran) sikur gegnishtja të ishte serbisht, dhe jo shqip. Megjithatë Bashkimi nuk mbeti “fanatik” i Kadaresë, por përmendi vlerat e shumë autorëve të tjerë, si Vath Koreshi, Mira Meksin, Camajn, Trebeshinën, Mehmet Krajën, Ridvan Dibrën, të cilët e kanë lëvruar me sukses këtë zhanër. Por e domosdoshme për të si kritik, ishte mungesa e theksuar e kritikës së mirëfilltë, për “shkeljen e ligjeve” të romanit, ndaj “vërshimit” krijues këto 10 vjetët e fundit. Të njëjtin “shqetësim” shprehu edhe kritiku “Dalan Shapllo”, i cili pas rivlerësimit që i bëri të madhit Kadare, disa herë theksoi se mungon kritika e specializuar për romanin. Por a është e vërtetë që në Shqipëri nuk ka kritikë të letërsisë???

Edhe pse realisht këto 50 vjet; ka munguar në universitetet e Shqipërisë studimi dhe specializimi i degës së kritikës së artit në përgjithësi. Por rolin e kritikës e kanë luajtur po këto personalitete që kanë vlerësuar vite me radhë emra të përveçëm (të komanduar nga partia) duke i shndërruar në Luan të letërsisë e artit, e, pse jo edhe në Mite. Dhe me të drejtë “kundërshtoi” në diskutimin e lirë, romancieri Hysen Sinani, i cili vijoi.

Projektet e mëdha nuk bëhen pa njohje të mëdha

1. E them këtë sepse organizimi i simpoziumit, konceptimi i tij i sipërfaqshëm u duk nëmosorientimin siç duhet të autorëve të kumtesave, të cilët nuk e kishin të përcaktuar mirë tematikën e referimeve të tyre dhe sikur ndiheshin të bezdisur nga hapësira e pambushur nga konstatimet apo idetë e tyre të paraqitura shpejt dhe si rastësisht.

Nuk më takon mua të bëj konkluzione për cilësinë e kumtesave të mbajtura, por jam i detyruar ta them se nxitimi në organizimin e këtij simpoziumi ishte i dukshëm që në formulimin e ftesës që ka vetëm një indikacion: “jeni i ftuar për të shfaqur mendimin tuaj për ecurinë dhe problemet që paraqet sot kjo gjini…”

Asnjë kumtues nuk foli për “problemet që paraqet sot kjo gjini.” Përse?

-E para, sepse studiuesit e mirëfilltë të letërsisë nuk mund t’i dinë këto probleme. Në kushtet që ato punojnë (pedagogë etj.) e kanë praktikisht të pamundur ndjekjen e fluksit letrar nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, e kanë po kaq të vështirë të menduarit dhe të gjykuarit me po ato procedura krijuese që përdorin sot romancierët.

-Për t’u bërë më i qartë, do të ndalojnë disa çaste të evolucionit të të ashtuquajturit roman i realizmit socialist, duke u munduar t’i shpjegoj nëpërmjet një çelësi analitik që po e quaj lexuesi emotiv i çastit dhe lexuesi emotiv jetëgjatë, i cili them se përcaktonte rrezikun ose suksesin socialist të një vepre letrare. Po sjell tre ilustrime:

a- “Tuneli” – Dh. Xhuvani, roman për lexues emotiv jetëgjatë.

b- “Mali mbi kënetë” – V. Koreshi, roman për lexues emotiv jetëgjatë.

c- “Kështjella” dhe “Pallati i ëndrrave” – I. Kadare, romane për lexues emotiv të çastit i të dy llojeve: njëri që e do Shqipërinë “kështjellë” të pamposhtur, tjetri që gjen aluzione të shtypjes despotike komuniste. Për një lexues jashtë këtij kampi, Pallati do të ishte një vepër interesante që tregon për një administratë mesjetare dhe për një autor të zhdërvjelltë e plot fantazi. Analiza e kësaj esence proceduriale krijuese të kësaj vepre do të dëshmonte për natyrën disidente të saj, siç do të pohonte të kundërtën “Kështjella” ose ndonjë vepër tjetër…

-Unë e di që nuk mund të jem krejtësisht i kuptueshëm për këtë auditor, sepse këtu mungon pjesëmarrja e më të shumtëve që shkruajnë romanin sot, por që e kanë shkruar edhe dje. Dhe kjo është një e metë tjetër e organizimit të simpoziumit. Madje, këtu nuk shoh as romancierë-kritikë të rinj që mund të sjellnin mendimin më të fundit të koncepteve krijuese europiane.

Problemet e sotme të romanit nuk janë izmat apo eksperimentet. Eksperimenti letrar, edhe kur bëhet nga snobi provincial shqiptar, edhe kur bëhet nga talenti shqiptar për t’ia treguar metropolit letrar, nuk ka asnjë të keqe. Madje, është në natyrën e krijuesit të lirë.

Problemet e romanit sot nuk janë cilësore dhe, aq më pak për t’u alarmuar.

-Problemi i romanit të sotëm është Kriza e lexuesit në përgjithësi dhe e atij emotiv të çastit në veçanti. Por kjo nuk ka lidhje me romancierët e shumtë; ka të bëjë me të paktët, prandaj po ndalemi te kriza e lexuesit në përgjithësi. Përse kjo krizë???

Gjithashtu, Adem Gashi, kryetar i L.SH.A. të Kosovës debatoi mbi “qëndrimin” e pikpamjeve gjatë diskutimit të znj. Floresha Dados, pasi trajtimi nostalgjik i termave të realizmit socialist, janë sentencat e djeshme të kryqëzuara hidhur…

Ne na intereson, të shohim qartë të ardhmen e romanit shqip. Mjaft më me individualitete! Ndoqa me interes kumtesat e studiuesve – vijoi ai – por referatet e tyre janë reduktuar me skepticizëm në analizën profesionale, për autorët që shkruajnë jashtë kufijve të Shqipërisë. Ju kujtoj se edhe ata shkruajnë shqip, dhe i shërbejnë letërsisë shqipe. Dhe për ta s’u fol fare. Edhe zotin Adem e rëndonte mungesa e kritikës letrare, e cila, sipas tij, është plaga më e madhe e romanit sot. Dhe diskutimet vazhduan gjatë, dhe e gjithë vëmëndja analitike, u përqënrua më shumë tek Kadareja, nga lektorët Arben Prendi, Dhurata Shehri, Klara Kodra. Siç duket ky simpozium, e kishte “keqkuptuar” misionin e tij.

Prandaj, edhe as. Dr. pr. Alfred Çapaliku me “heshtjen” që e karakterizon atë profesionalisht në letërsi, duket sikur i thot kolegëve të tij “qetësisht” –“T’i lëmë të mëdhenjtë e letrave në shenjtërinë e tyre, dhe të diskutojmë për vlera të reja në letërsi, që hyjnë pa bujë, por me talent e “teknikë” të veçantë”. Dhe kumtesa e tij shpërtheu si “bombë” mbi “Triumfin e Gjergj Elez Alisë” të Ridvan Dibrës.

Edhe shkrimtari Nikoll Spathari, na kujtoi setencën filozofike (popullore) “Në vend që ti vemë vetullat letërsisë i heqim edhe sytë” nga mungesa e egzistencës së kritikës. Por, profesor Hasan Leka, si gjithnji aktiv për debate konstruktive; i mbarsur me kulturë gjuhësore e letrare, nuk mund të qëndroi indiferent përball “kundërshtarëve” diskutant, dhe diskutoi i zhveshur nga “rregullat” akademike të shkruara… Midis të tjerave, ai tha: -Kjo inisiativë ka lindur në Shkodër, nga insituti i letërsisë, dhe romani i parë shqip ka lindur po në Shkodër. Dhe me kopetencë profesionale, si profesor i vjetër i letërsisë shqipe, por edhe si botuesi i parë në Shkodër, them se jemi të pasur në letërsi. Shkodra ka frymë, ka jetë aktive letrareske. Dhe pasi i bëri një rezyme të pjellorisë së romanit nga dhjetra autorë shkodranë këto 10 vjetët e fundit, vazhdoi: -Shkrimtarët sot janë të lirë të shkruajnë, nuk pranojnë “receta” nuk pyesin për abritra të çensurës, apo të politikës. Kohët kanë ndryshuar, dhe ne nuk mund t’i kushtëzojmë shijet e tyre, sipas rregullave, dhe “ligjeve” të kritikës. Është lexuesi ai që vendos për “fatin” e krijuesit, dhe jo ne. Por më vjen keq që në këtë simpozium nu kka ardhur asnjë nga Ministria e Kuturës, për t’u njohur me problemet dhe shqetësimet e krijuesve romancier.

Më pas diskutoi Emin Kabashi, shkrimtar nga Kosova, i cili midis të tjerash paraqiti rezerva mbi pretendimin e dialogut dhe debatit në letërsi.

-Na mungon debati intelektual në shtyp dhemedia – vazhdoi në diskutim të lirë Diana Çuli – Dhe kjo ka një rrezik shumë të madh me brezin e ri. Nuk mendoj se ka patur letërsi të dobët. Ka qenë e vështirë, kapërcimi i kohës… vijoi ajo. Dhe Diana Çuli, ka shumë të drejtë, sepse ndërgjegja e saj si mbrojtëse fanatike e vlerave të sistemit të shkuar, nuk është “filtruar” akoma, edhe pse dy poetët e talentuar nga Librazhdi u pushkatuan, pa bërë asjë krim. I vetmi “krim” që kanë kryer, ishin poet që ëndërronin botën e pasur shpirtërore, me dashuri njerëzore. Dhe Diana Çuli i njihte mirë, pasi ishte dëshmitaria e protokolluar nga L.SH.A. e athershme në gjygjin e dy poetëve. Prandaj fryma e re në letërsi për Dianën paraqet “rrezikshmëri” për brezin e ri.

Dhe sot një erë e re, po fryn në letërsinë shqipe, pa pyetur për “uraganët” e djeshëm. Dhe është fakt se një brez i ri mjaft i talentuar po hyn vrullshëm në letërsi, veçanërisht në kështjellën pa dyer e pa dritare të romanit, dhe kanë një audiencë të preferuar lexuesish, si Violeta Allmuça, Elvira Dones, Brunilda Zllani e deri tek Eris Rusi.

Dhe këta zëra të rinj, që gjëmojnë fuqishëm na kujtojnë, se “harlisja” e aroma e shijshme vjen nga gjelbrimi i shumëllojshëm i filizave të njomë, dhe “dehja” nga shumëllojshmëria e luleve në kopshte e lëndina, kurse “cungjet” nevoiten si relike për të mos humbur origjinën e vlerave të pemëve, që na kanë “ushqyer” në një kohë të caktuar. Sepse sot, po t’i “shtrydhësh” cungjet, nuk “prodhojnë” më “plazëm” prandaj duhet t’i ruajmë me kujdes. Se çdo lindje, ka një perëndim, dhe pas perëndimit sërish ka lindje… Prandaj ky simpozium, mbajtur në Shkodër, është një nismë që duhet përshëndetur dhe mbështetur, se pikërisht në Shkodër, pas vitit 1959, filloi sërish projekti i “autostradës” të romanit shqiptar. Po a mund të “fluturosh” pa flladin e erës së re të talenteve të reja, pa “arkitektët” e ri të magjisë së fjalës, të gjuhës shqipe?

Përgatiti: Fatime Kulli

Nikë Bunjaj, ndër shkrimtarët e suksesshëm shqiptarë

Para pak ditëve, në qytetin e Shkodrës, Komiteti i Veteranëve të L.A.NÇ. dhe dega e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shkodër, organizuan promovimin e tre librave të kohëve të fundit: “Nora e Kelmendit”, monografi, “Zemra e nënës”, roman dhe “Deri kur…?!”, roman, të shkrimtarit dhe publicistit të mirënjohur tashmë brenda dhe jashtë vendit, doktorit të shkencave shoqërore Nikë Bunjaj.

Nikë Bunjaj, ka filluar të shkruaj që në vitet 1960, në moshën fare të re. Është autor i dhjetra tregimeve, përshkrimeve letrare, si dhe shumë artikujve të ndryshëm shkencor e publicistik, të botuar në shtypin e përditshëm dhe atë periodik. Gjithashtu shkrimtari Nikë Bunjaj, ka shkruar edhe këto libra të veçantë:

1. “Dritë në malësi”, vëllim me tregime.

2. “Mbi zhvillimin historik të feve”.

3. “Heroi që lindi në çerdhen e lirisë”, monografi.

4. “Nora e Kelmendit”, vjersha e poema.

5. “Agjenturat dhe agjentët”, roman.

6. “Nora e Kelmendit”, monografi.

7. “Shqipëria midis jetës a vdekjes”, publicistikë.

8. “Lotët që s’thahen”, vjersha e poema.

9. “Zemra e nënës”, roman.

10. “Deri kur…?!”, roman.

Romani “Deri kur…?!” që u promovua ditët e fundit, siç e thamë edhe më lart, është vlerësuar si romani më i mirë i viteve të fundit.

Në hyrje të romanit, autori thotë: “Këtë roman e shkrova gjatë viteve 1990-2002, kur Shqipëria ndodhej në gjendje kritike midis jetës a vdekjes! Romani u shkrua gjithashtu, mbi bazën e ngjarjeve tërësisht reale.

Këtë vepër letrare, vendosa që në fillim t’ia kushtoj intelektualëve të ndershëm dhe rinisë shqiptare, që gjatë kësaj periudhe u ndodhën në mes të katër rrugëv! Për vuajtjet e tyre, për sakrificat deri sublime… gjatë tranzicionit të tejzgjatur, si rezultat i politikës së mbrapësht që u ndoq nga politikanë të papërgjegjshëm, mbi të cilët do të bjerë mallkimi i kombit dhe i popullit shqiptar”.

Romani “Deri kur…?!” i shkrimtarit dhe publicistit Nikë Bunjaj, u vlerësua edhe në promovim nga diskutantët: shkrimtari e dramaturgu i mirënjohur Fadil Kraja, u shpreh ndër të tjera se romani “Deri kur…?!” i autorit Nikë Bunjaj, mund të themi me kompetencë, se është një nga romanet më të mirë dhe të një niveli shumë të lartë artistik, bashkëkohor, që ka dalë këto dhjetë vitet e fundit. Romani është shkruar me një stil disi të veçantë dhe me një përkujdesje të lartë artistike. Kjo vepër letrare – tha ai – është shkruar me një gjuhë të pastër e me shumë kujdes. Kudo të bie në sy lidhja e bukur e gërshetimi i ngjarjeve reale artistikisht nga fillimi e në fund të romanit.

Personazhet e shumta dhe të përzgjedhura, qoftë pozitive apo negative, konkurojnë apo dialogojnë me një gjuhë të qartë dhe të pastër, gjë që ia shton gjithnjë e më shumë vlerën veprës. Ngjarjet reale të romanit janë shkruar bukur artistikisht, gjë që e bëjnë lexuesin për vete, nga fillimi e gjer në mbullje të romanit.

Në këtë tubim, për promovimin e tre librave të botuar kohët e fundit, folën edhe shumë shkrimtar, dhe miq e shokë të tjerë të autorit – shkrimtarja Fatime Kulli, profesor Ahmet Osja, Nikolla Spathari, Luigj Shala, Qemal Llazani, Kadri Ujkaj – kritik letrar, etj., të cilët vlerësuan lart punën e shkrimtarit dhe publicistit Nikë Bunjaj, dhe i uruan atij suksese të mëtejshme në botimin e veprave të tjera të suksesshme si këto.

Sokol Pepushaj

Në Arstin e dijes dhe kulturës

Janë të njohura malet e veriut për historinë e tyre, për trimërinë e burrërinë e tyre e njerëzve të saj. Shpesh nëpër shkrime, e kaluara e këtyre maleve është identifikuar vetëm me varfërinë dhe luftën e këtij populli për të mbijetuar dhe ruajtur identitetin e tij, por harrohen vlerat morale të cilat përbëjnë një aspekt me të cilin krenohet kjo zonë dhe duhen krenuar edhe brezat që vijnë.

Një ndër këto treva të rrethit të Pukës është fshati Arst-Miliska. Është fakt se Puka e shpalli pavarësinë e saj në të njëjtën ditë me Vlorën, është fakt se mbahet mend qëndresa e popullit të këtij fshati ndaj sundimit turk ka qenë e madhe. Pushtuesit e këtij fshati gjithmonë janë përballur me qëndresën popullore. Mbështetja e vetme e pushtuesit turk ka qenë vetëm kleri musliman që përpiqej që të përçante popullin, por pa ia arritur qëllimit.

Origjina e këtij fshati fillon në kohërat e represionit të egër turk për të muslimanizuar popullsinë. Të parët e këtij fshati, për t’i shpëtuar këtij invazioni fetar u shpërngulën nga Bushati i Shkodrës dhe u vendosën në këto troje ku janë sot.

Përballë turkut dhe serbit si dy armiq kryesorë të kësaj treve doli një prijës populli i shquar, Uk Delia, i cili ka mbetur në kujtesën popullore si një luftëtar e burrë trim.

Regjimi i Zogut nuk gjeti mbështetje në këtë zonë dhe për këtë shumë familje emigruan jashtë vendit. E tillë ka qenë familja e Mark Zogut që u arratis në Jugosllavi. Me të njëjtën mënyrë iu përgjigj populli pushtimit Italo-Gjerman. Armiku u ndesh këtu në rezistencën e bijve të fshatit të cilët dolën partizanë dhe ranë dëshmorë. Një ndër ta ishte Sadik Rama, por edhe të tjerë si Nikoll Deda, Mark Mhill Uka, Gegë Zogu e Nikollë Gjini. Buçajt e Thaçit u përmendën për urti, me fjalën e tyre u pajtuan gjaqe dhe u shuan konflikte që mund të përgjaknin zonën.

Fshati i Arstit me 25 shtëpi nxori edhe burra të tjerë të urtë e të mençur si Zog Sokoli, Ndue Sokoli, Kol Marku, Gjin Nikolli e Ukshin Delia, fjala e të cilëve dëgjohej në odat malësore në tërë krahinën.

Në luftën Nac.-Çl. populli mbajti anën e Frontit Nac.-Çl. Askush nga brigada e IV partizane gjatë kalimit nëpër krahinë nuk u dëmtua. Mençuria dhe pjekuria e Frrok Kolë Gjergjit, ish nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv në Pukë e shpëtoi fshatin nga pushkatimi gjatë operacionit për çarmatimin. Më vonë ky kuadër me vlerë u burgos nga diktatura. Megjithë persekutimin komunist nga ky fshat dolën shumë kuadro që drejtuan tërë krahinën me 16 fshatra. Të tillë qenë Mark Ndoci, Nikollë Gjini, Frrok Kolë Gjergji. Edhe më vonë në sajë të mençurisë ekonomia e fshatit u drejtua nga vendasit si Marash Dini, Dedë Mark Nika, Gjin Zefi Sadiku, Gjovalin Hasani etj. Në kohët e fundit të sistemit komunist, fshati arriti 50 shtëpi. U shkolluan 15 vetë me shkollë të lartë, 52 vetë me arsim të mesëm profesional, pati 20 mësues dhe 3 agronomë, 3 farmacistë, 2 infermierë, 2 inxhinierë gjeolog, etj., etj.

Por nga fshati ynë ka patur opozitë të fortë kundër sistemit komunist. Si rezultat u brugosën 23 vetë politikë, u internuan 7 vetë, u shpallën 2 familje kulakë etj. E tillë ka qenë pamja e fshatit tonë në të kaluarën, plot kontradikta, por gjithnjë e lavdishme e për të cilën brezat duhet të jenë krenarë.

Demokracia e gjeti fshatin me 80 shtëpi. Frymëmarrja e lirisë i angazhoi ata në lëvizjen demokratike. Lëvizja për demokraci i angazhuan shumë të rinj nën drejtimin e pushtetit deri në Komitetin e Rrethit nga fshati Arst-Miliska dolën 51 kuadro drejtues të cilët lanë gjurmë në konsolidimin e demokracisë. I shkruam këto fjalë të shtyrë nga përgjegjësia morale që kemi për të ruajtur këto vlera të fshatit e për t’i trashëguar nga brezi në brez.

Shan Sokoli

Diellë Smakaj; gruaja shqiptare që laurohet në Samitin Botëror të Grave për vitin 2002

(Nga: Fatime Kulli)

Fati i ka privuar dritën e syve, edhe pse emri i saj është Diell, dhe nëse do ta zbusnim zanoren e fundit -ë- do të quhej mrekullisht Diell (që është elementi bazë jetik i katër stinëve, ku gjallojnë frymë bimore e shtazore, dhe frymojnë jetë njerëzore).

Dhe Diellë Smakaj është me të vërtetë një Diell i fuqishëm i Malësisë së Madhe, e cila me punën e vitalitetin e saj, si një zanë mali “lufton me errësirën” e fatit, pa kërkuar lëmoshë, duke u integruar denjësisht si grua e fuqishme në një shoqëri të qytetëruar. Ndihmesa e saj është shumë e madhe, për shoqatën e të verbërve duke ia lehtësuar fatkeqësinë që i ka “dhuruar” fati i tyre, dhe duke i integruar ata në jetën e përditshme si të barabartë me sfidat që iu afron jeta.

Me ndihmën e Diellës, disa nga anëtarët e Shoqatës të Verbërve, janë bërë poet, muzikantë, këngëtarë dhe bëjnë një jetë aktive në shoqëri. Dhe punën e palodhur të kësaj malësoreje, s’e mposht verbimi i syve,a jo si fluturake shtegton nga një shtëpi malësore në tjetrën, për t’ju gjinur pranë halleve dhe problemeve të tyre, për t’ju dhënë shpirt nga shpirti i saj i madh, për t’ju dhënë forcë, nga fiziku i saj i imët, që rrezaton flatra mirësie.

Dhe kjo fisnike e malësisë, ku mbi supet e saj të brishta mbart emrin Diell, i kalon kufijtë e Shqipërisë. Merr “sytë” e vërtetë të bjeshkëve të Malësisë, dhe si shqipe “fluturoi” nëpër botë, për të çuditur botën. Jo me ndonjë marrëzi përrallore si “Liza në botën e çudirave” as e implikuar me “fenomenin” alla shqiptarshe, ku bota apelon me sy e veshë “ngrehur” por me një emër nderi. Duke ngritur tashmë lart, duke madhëruar emrin e gruas së Malësisë së Madhe, ku kanë lindur zanat, mitet, legjendat, që janë kënduar brez pas brezi. Pra Diellë Smakaj laurohet nga Samiti Botëror i Grave. Duke ballafaquar në botë, shpirtin human, e personalitetin e Gruas Shqiptare.

Diell Smakaj, midis miljona grave në botë, fitoj vënd nderi mes 32 grave të shquara të botës. Dhe sytë e verbër të Diellës, rrezatojnë dritë në mbarë botën, me emrin e madh të gruas shqiptare. Faleminderit znj. Diellë, për forcën e shpirtit tuaj, që ngrite lart personalitetin e grave shqiptare në gjithë botën.

Samiti Botëror i Grave

Çmimi për Krijimtarinë e Grave në Jetën Rurale

32 gra të lauruara në vitin 2002 nga e gjithë bota

“Duke nderuar një grua, ne nderojmë mbarë kombin”

Një dorë që ndihmon të verbërit e fshatit

Diellë Smakaj nga fshati Bratosh (rrethi Malësi e Madhe) duke qenë e lindur me shikim shumë të dobët, vendosi t’ia dedikojë jetën e saj ndihmës ndaj njerëzve të verbër të rrethit të saj të izoluar malor, të cilit i mungonte infrastruktura dhe ndihma sociale për ta. Në vitin 1991 ajo krijoi Shoqatën e të Verbërve në qytetin e saj dhe bindi autoritetet për t’ju dhënë atyre një zyrë. Me ndihmën e Cafod- Shqipërisë ajo organizoi dhe dha pjesërisht mësim në kurset e shkrimit Braille, duke insistuar që gratë nga fshatrat e largët të përfshiheshin në trainim dhe jo vetëm burrat. Falë përpjekjeve të saj, shumë njerëz të verbër në zonat rurale kanë mundur të përfitojnë pensionin e paaftësisë. Diella ka mbrojtur të drejtat dialogutme autoritetet lokale, qeverinë dhe institucionet jo-qeveritare, dhe ka rritur ndërgjegjësimin publik për problemet dhe nevojat e të verbërve. Ajo garanton që nevojat e shëndetit të njerëzve të verbër të përballohen, shpesh duke i sjellë vetë ata në spital për kontrolle.

Diella i viziton të verbërit në shtëpitë e tyre pa dallim moshe, gjinie apo etnie, duke ju dhënë atyre shpresë dhe kurajo. Ajo është duke garantuar që nevojat e njerëzve të verbër të mos jenë të lëna pas dore për shkak të largësisë së zonave të tyre rurale.

 

Lindja dhe zhvillimi i kriminastikës shqiptare, parimet që e udhëheqin atë, bazat metodologjike të kriminalistikës sonë.

Nga e kaluara në fushën e kriminalistikës, nuk u trashëguan as mjete tekniko-shkencore, as kuadro të specializuar dhe as literaturë shqiptare. Historia e kriminalistikës shqiptare fillon pas çlirimit. Një nga masat e para organizative, shkencore dhe ligjore që u mor në këtë fushë ishte përgatitja e specialistëve kriminalistë. Në vitin 1946 u hap një kurs kriminalistik pranë M.P.B.

Në vitin 1948 u krijua një degë tekniko-shkencore kriminalistike pranë Drejtorisë së Policisë. Instituti kriminalistik, me mjete tekniko-shkencore që dispononte në atë kohë, filloi t’u vijë në ndihmë organeve të punëve të brendshme, prokurorisë dhe gjykatës në luftën e tyre kundër kriminalitetit. Pas hyrjes në fuqi të Kodit Penal dhe të Kodit të Procedurës Penale në vitin 1952, organet e hetimit dhe ato të rendit publik filluan të futin në procesin penal të dhënat shkencore teknike, natyrore dhe shoqërore. Kështu po zhvillohej kriminalistika e porsalindur si shkencë juridike. Një rol në shtimin e njohurive në kriminalistikë luajti organizimi i Laboratorit Qendror të Kriminalistikës pranë Drejtorisë së Policisë më 1961, mbi bazën e degës tekniko-shkencore si dhe më vonë i shërbimit kriminalistik në rrethet e Republikës.

Hapat me rëndësi në zhvillimin e njohurive kriminalistike në vendin tonë shënuan 4 konferencat kriminalistike të zhvilluara në shkurt të 1965, në prill të 1971, në maj të 1981, dhe në nëntor të 1991. Horizonte të reja për përsosjen e shkencës së kriminalistikës u hapën me miratimin e një sërë ligjesh nga Kuvendi Popullor, siç ishin ligji Nr. 7381, datë 8. 5. 1990 “Për krijimin e Ministrisë së Drejtësisë”, ligji Nr. 7382, datë 8. 5. 1990 “Për avokatinë” etj. dhe në mënyrë të veçantë realitetet e reja pluraliste që u afrimuan dhe në Shqipëri e që e futën vendin në rrugë e vendosjes së demokracisë së vërtetë, të ndërtimit të shtetit juridik me një legjislacion bashkohor dhe në rrugën e integrimit me Europën.

Kuvendi miratoi Ligjin Nr. 8553, datë 25. 11. 99 “Për policinë e shtetit”, i cili sanksionon se: “Policia bashkëpunon me policitë e shteteve të tjera ose me organizma ndërkombëtare policore, bazuar në marrëveshjet ndërkombëtare dy ose shumë palëshe dhe në parimin e reciprocitetit” (neni 61). Një hap i rëndësishëm në këtë drejtim është marrveshja e bashkëpunimit midis Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Italisë për luftën kundër kriminalitetit të organizuar, drogës, lëndëve narkotike dhe për luftën kundër terrorizmit, kontrabandës, përdorimit të armëve të zjarrit, që u nënshkrua në Tiranë më 24 gusht 1991. Qëllimi kryesor i kësaj marrëveshjeje dypalëshe, e para e këtij lloji në vendin tonë, ishte parandalimi i formave të ndryshme të kriminalitetit të ogranizuar, të kryera nga persona të vendeve respektive. Perspektiva të reja për shkencat juridike në përgjithësi dhe për kriminalistikën si shkencë juridike në veçanti, u hapën me miratimin nga Kuvendi Popullor të Kodit Penal Nr. 7895, dhe të Kodit të Procedurës Penale Nr. 7905 dhe të dy kodet u hartuan duke u mbështetur tek “Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut” (1950) dhe tek Deklarata e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (1948). Shkenca jonë e kriminalistikës, duke u mbështetur në këto kode, ligje, konventa dhe legjislacione të huaja, ndërton bazat e saj ligjore, shkencore dhe praktike për zhvillimin e saj të mëtejshëm dhe për të ndihmuar organet e hetimit dhe të gjykimit n luftën e tyre kundër formave të reja të kriminalitetit. Që çdo gjë të vendoset në zbatim duhet që të ndiqen parimet bazë që udhëheqin shkencën e kriminalistikës.

1. Parimi i zhvillimit të pandërprerë të kriminalistikës si rezultat i zhvillimit të vrullshëm të shkencave tenkike, natyrore e shoqërore.

2. Parimi i ligjshmërisë. Asnjë metodë apo mjet kriminalistik që rekomandohet nga kjo shkencë për zbulimin, hetimin, gjykimin dhe parandalimin e veprave penale nuk mund të vijë në kundërshtim me Kushtetutën, me Ligjet Penale, procedurat Penale dhe ligjet e tjera.

3. Parimi i shpejtësisë në kryerjen e veprimeve gjurmuese hetimore e gjyqësore si parim i rëndësishëm për zbulimin e së vërtetës në çështjet penale dhe civile.

4. Parimi i objektivitetit si parim bazë për të zbatuar metodat e mjetet tekniko-shkencore që rekomandon shkenca e kriminalistikës për mbledhjene të dhënave si ato që ngarkojnë ashtu edhe ato që shfajësojnë personin e akuzuar nga përgjegjësia penale.

5. Parimi i bashkëpunimit të të gjithë pjesëmarrësve të grupit të procedimit penal në zbulimin, mbledhjen, shqyrtimin e provave dhe parandalimin e kriminalitetit.

6. Parimi i bashkëpunimit ndërkombëtar për të luftuar kriminalitetin brenda dhe jashtë vendit në bazë të ligjeve, konventave e marrëveshjeve ndërkombëtare dypalëshe e shumëpalëshe. Mbi bazën e këtyre parimeve ndërtohen teknika, taktika, metodika dhe profilaksia e shkencës së kriminalistikës, të cilat ndjekin qëllimin ligjor për zbulimin, hetimin, gjykimin dhe parandalimin e vrepave penale. Pra kriminalistika është: “Shkenca që studion dukuritë reale që kanë të bëjnë në përmbajtjen e së drejtës penale, me fjalë të tjera e trajtojnë objektin e kriminalistikës në prizmin teknik, taktik e metodik”.

Desantila Berati

Bashkëpunëtorët e Bin Ladenit në Shqipëri, Kosovë, Bosnje e Maqedoni po riorganizohen. Al Qaeda përbën rrezik në Ballkan.

Edhe sot pas afro pesëmbëdhjetë muajve të sulmit terrorist të Osama Bin Ladenit mbi dy kullat Binjake në Manhatan dhe Pentagon si dhe frontit të “ashpër” të Botës së qytetëruar kundër Al Qaedas, në boshtin e trekëndëshit ballkanik Bosnje-Shqipëri-Kosovë, madje edhe në pjesën perëndimore të Maqedonisë, suvestigues të kujdeshëm e të guximshëm të gazetës sonë, vërejnë tendenca të riorganizimit, të forcimit të bazave terroriste.

Në një qytet verior shqiptar, gazetarë të “Shqipërisë Etnike”, madje edhe autori i këtyre radhëve, janë “këshilluar” shumë herë nga ekstremistë fondamentalistë, deri edhe pse kemi botuar materiale të marra përmes internetit nga gazetarja e shkrimtarja me famë botërore Oriana Fallaçi, pasi ajo, sipas tyre, është pa kulturë, budallaqe, madje edhe imorale. Pra, me pak fjalë, këta “organizma” që Osama Bin Ladenin e quajnë një “Vigan”, një “Prijës”, çka megjithëse nuk shprehen me fjalë, kuptohet lehtë kur sheh se u skuqet fytyra dhe e ndjejnë veten keq, kur ti thua ndonjë fjalë të pamoralshme ndaj kryeterroristit. Është kërcënuar kohë më parë gazetari ynë Klajd Kapinova me vdekje. Po, po, është e vërtetë, me vdekje. Nga terroristë të fshehur nën petkun e kultit fetar. Dhe kjo erdhi pas disa librave dhe shumë shkrimeve në gazetën “Shqipëria Etnike”. Duke parë që gazetari unë e kishte keq me këta antiamerikanë të thekur që megjithëse kanë kryer studime dhe bëjnë moral, nuk dinë të shkruajnë as emrin e vet, drejtuesit e gazetës “Shqipëria Etnike”, bënë zgjidhje duke trokitur në dyert e Ambasadës Amerikane, ku pa asnjë problem, por me gatishmëri redaktorin tonë e pajisën me vizë shumëkalimshe për në SHBA, ku sot punon me përkushtim për organin tonë nën një imunitet të lartë siguri.

Kërcënata në fjalë, e kallxuar në Perëndim e kishte bazën nga Kosova. Kjo formë u përdor për të fshehur gjurmët terroriste fondamentaliste në Shqipëri, ku organizimi është shumë aktiv. Madje, edhe siç kemi thënë, është festuar haptas rrëzimi i dy Kullave Binjake, në një qytet shqiptar. Edhe nëpër dasma me nga dyqind e më shumë vetë i janë këduar këngë Osama Bin Ladenit. Pra, antiamerikanët në Ballkan nga njëra anë teologojnë paqe e nga ana tjetër shfryjnë si gjarpërinj me dhëmbë të shkulur fyerje për perëndimin, kërcënata për mendimin e lirë, për jetën e lirë, për paqen e qytetërimin. Definicioni i zonave bëhet sipas shkallës së injorancës e varfërisë, si në Kosovë, si në Bosnje, si në Shqipëri, si në pjesën perëndimore të Maqedonisë. Fshatrat e humbura të Tiranës, të Elbasanit, Gramshit, Kuçovës, apo veriut shqiptar duket janë baza të rekrutimeve. Ky rrjet është në përmasim dhe përbën një rrezik serioz nëse organet e specializuara nuk informojnë shërbimet inteligjente të perëndimit dhe veçmas CIA-n. Edhe riorganizimi i SHISH-it shqiptar është një avantazh për terrorin. Në këtë kuadër mendojmë duhet parë edhe mospranimi i Shqipërisë, Maqedonisë e Kroacisë në NATO. Në këtë kuadër, pra të terrorizmit, për bllokimin e pasurive dhe donacioneve të personave të përfshirë në listën e Perëndimit, megjithëse nuk po thuhet, mendojmë se duhet shikuar e vlerësuar edhe bllokimi i aktivitetit të egjiptianit El Sajed në Shqipëri.

Dalëngadalë terroristët apo veglat e tyre po stigmatizohen, dallohen, po ngelen si polici pa pistoletë, pa bilbil, pa shkop gome, pa celular, pa spaleta e rroba. Dhe kjo punë duhet mbështetur, pasi Presidenti Alfred Moisiu e Kryeministri Fatos Nano e kanë zënë seriozisht vendin, e kanë marrë shtruar detyrimin logjik në përmbushjen e elementeve strategjikë për integrim e ecje përpara. Punët e mëdha duan edhe sakrifica të mëdha.

Po t’i referohemi shtypit amerikan, britanik apo francez, shqiptarët janë afër, shumë afër Osama Bin Ladenit. Është fjala për ata të huaj që kanë punuar që më 1991 e këtej nëpër shoqatat “bamirëse” dhe që janë martuar në Shqipëri. Të tëra këto lidhje që janë shumë, është shumë e lehtë të evidentohen. Është e nevojshme të mbahen nën survejim të shërbimeve inteligjente, pasi shërbimi ynë shtetëror ka shumë agjentë të zotë të gjuhëve arabike. Se ja ç’ngjau pak kohë më parë. Një i huaj, punonjës i një shërbimi, por edhe i gazetës sonë, hyn në një objekt kulti në Shqipëri. Aty flasin për ta rrahur, torturuar, e shajnë nga nëna e motra, nga Zoti e gjëra të tjera që hë për hë nuk duhen publikuar. Pasi i huaji u flet shqip shumë më mirë se ata, në çast ndryshojnë ngjyrë dhe e ftojnë në një bisedë “Shpirtërore”. Në numrin e kaluar të gazetës, në faqen pesëmbëdhjetë, ne botuam edhe një foto nga një shërbim i tillë i huaj nën okelien foto: Dy kullat Binjake dhe me këtë rast lajmëruam instanca shumë serioze ndërkombëtare për një rrezik të mundshëm të rrezikzinjve fondamentalistë të një qyteti verior shqiptar.

Përballë këtyre shëmtirave antinjerëzore, antikulturore, antiamerikane, anti jetë, ku “fansat” e Osama Bin Ladenit veprojnë duke u riorganizuar si një apo dy vjet para sulmit mbi Amerikë, Ekspertë Amerikanë janë tejet të Ndjeshëm dhe mjafton Informacion që ata të vijnë vetë. Por është detyrë së pari e SHISH-it, tashmë me përvojë dhe mbështetje e plotë edhe nga qeveria e shteti shqiptar, e Shtypit të Pavarur e pa asnjë paragjykim religjioz, pasi terrori s’ka Zot, të hetojnë, publikojnë, të hedhin ide dyshimi, të përpunojnë informacionin dhe ta çojnë atje ku duhet, siç po veprojmë dhe do të veprojmë ne. Dhe të mos harrohet se është e vetmja gazetë në Botë, “Shqipëria Etnike”, që 35 ditë para sulmit mbi Amerikë të Osama Bin Ladenit, pikërisht ditën e martë, më 7 Gusht 2001, në kryeartikullin e saj vuri Dy Frontet, atë Terrorist dhe atë të Qytetërimit në një analizë që aso kohe u mor si “Çmenduri” dhe patëm presione po nga këta që kemi sot. Por aso kohe koka u ra në… M… Edhe tashti atje le ta mbajnë kokën tërë terroristët, tërë vrasësit, tërë kamikazët. Ne, kështu, të lirë, të pavarur, bartës të mendimit të lirë intelektual, do jemi deri në fitoren e plotë mbi terrorin të botës së qytetëruar.

Reflektimi edhe në Ballkan është i përshëndetshëm. Strukturat hetimore kundër terrorit në Boshtin më të Rrezikshëm të Europës, Bosnje-Shqipëri-Kosovë, janë efektive, ku veçmas Shqipëria ka vëmendje e qëllim maksimal. Gjithsesi, për vete terrenin, konjukturat hapësirën, nivelin ekonomik e kulturor, zbulimi e përpunimi është sa i lehtë, po edhe aq i “vështirë”. I lehtë se përkrahja e Perëndimit është maksimale, i vështirë se edhe agjentët shiten sa kohë që ende ka llogari bankare të rrjetit të Al Qaedas. Prandaj, transkriptimi i mikrokasetave të përgjimit do të ishte mirë të bëhej jo nga agjentë të shteteve ballkanike, por në prezencë të shërbimeve të huaja.

Al Qaeda është ende rrezik. Trekëndëshi ballkanik ka ende imunitet terrorizmi, ka ende terren të përshtatshëm për zhvillim si sfidë kundër qytetërimit e kulturës.

Editorial nga Sokol Pepushaj

Një tragjedi kosovare

Edhe sot, kur Kosova ka rrokur shumë hapësira të reja integrimi, problemet e saj që trashëgohen nga lufta vazhdojnë ta gërryejnë atë duke e dobësuar, duke e lënë ende të papërgatitur për kurorëzimin e ëndrrave të kahershme të Kosovës dhe kosovarëve. As ndikimi i faktorit ndërkombëtar, as zhvillimet politike, hapësirat e krijuara nuk kanë mundur të mbyllin plagën e luftës. Kjo plagë më së shumti lëngon tani kur segmente të caktuara ekstremiste, me pushtet, kërkojnë të shfrytëzojnë situatën akoma të paqartë për të larë hesapet me të ashtuquajturit tradhëtarë. Për ta, dhe sipas tyre, çdokush që refuzoi rekrutimin në radhët e UÇK-së ishte i shitur tek serbët, për më keq akoma, ai duhej domosdo të ishte në shërbim të tyre. Për këtë shkak, shumë të rinj janë detyruar të emigrojnë, të tjerë kanë mbetur viktima të kësaj “lufte” absurde vëllavrasëse, shumë e shumë të tjerë vuanë pasigurinë, por mbi të gjithë vazhdon të vuaj Kosova, integrimi i saj. Kjo luftë që ngjallet pas lumenjve të gjakut, pas pirgjeve me kufoma, pas gërmadhave që mbolli kacafytja me armikun e përbetuar, serbët, pa frikë mund të quhet: “Një tragjedi kosovare”. Viktima të kësaj tragjedie janë edhe vëllezërit Myzafer dhe Zamir Dida nga fshati Domian i Gjakovës.

“Odisea” e tyre nis në Janar të vitit 1998, kohë kur do të emigronte Zamiri. Pas pak të njëjtën zgjidhje do të kishte edhe për Myzaferin. Mërgimi i tyre erdhi si shkak i akuzave për bashkëpunim me serbët, për të vijuar me kërcënimet, me eleminim fizik. Akuza që rëndonte mbi ta ishte bashkëpunimi me serbët. Kjo motivohej kryesisht pas refuzimit që ata i kishin bërë rrjeshtimit në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, formacion luftarak ky që lindi si domosdoshmëri për t’i dhënë fund natës së zezë serbe.

Myzaferi kthehet në Kosovë në Korrik të vitit 2002, me shpresë se do të gjenin një tjetër klimë më të qetë, me shpresë së kishte ndryshuar diçka. Por fatkeqësisht nuk do të ishte ashtu. E njëjta situatë, të njëjtat akuza, e njëjta pasiguri për jetën do t’i priste ata. Kërcënimet për jetën do të ishin më evidente, pasi tani krimi ishte i veshur me pushtet, ishte kudo, bënte ligjin. Jo vetëm kaq, Myzaferi në Kosovë nuk ka gjetur asnjë shenjë as të babait Hysenit, as të nënës, Sanije Dida. Kjo do ta plagoste më shumë Myzaferin, i cili arriti në konkluzionin se në Kosovë nuk kishte perspektivë jetese dhe se ishin totalisht të braktisur. Kjo tërësi terri dhe tmerri, kjo situatë e detyroi atë të rilargohet nga Kosova, më 18 Tetor të 2002. Kësaj here ndoshta për të mos u kthyer për një kohë të gjatë. Kjo është tragjedia kosovare, kjo është plaga që ka lënë të hapur lufta. Kjo është vrasja shpirtërore që i bëhet vëllezërve Dida e shumë kosovarëve të tjerë, të cilët për shumë arsye nuk u angazhuan me luftën, duke i detyruar ata të mbanin akuzën absurde të tradhëtisë, të bashkëpunimit me policinë serbe, e plot akuza të tjera. Nuk dihet se sa do të zgjasë kjo tragjedi kosovare. Humbja për vëllezërit Myzafer dhe Zamir Dida është jeta e tyre larg vendlindjes, larg ëndrrave të fëmijërisë, larg varreve të të parëve, larg perëndimeve të kuqe të Gjakovës. Por ajo që do të humbë më shumë nga kjo luftë absurde që dirigjohet nga njerëz të papërgjegjshëm, kriminelëme pushtet është Kosova, integrimi i saj, pavarësia e saj.

Dritan Gashi

Të persekutuarit e Pukës

Fshati Bugjon i Pukës është një fshat malor. Kufizohet nga veriu me Fierzën, nga jugu me Drinin. Na ky fshat ka pasë Bajraktarë që kanë drejtuar popullin në kryengritje për liri e pamvarësi. Bugjoni ka pasë shumë nacionalistë. Në mes të tyre përmendim Prendush Gjon Gegën dhe më vonë i biri i tij Nik Prendushi. Në moshën 2 vjeç, familjen e Nikës e internojnë në Tepelenë bashkë me prindërit e tij. Në moshën 12 vjeç, Nika lirohet nga internimi. Mbas pak kohësh e dërgojnë në fermën e Lufit, për riedukim. Më 29 Nëntor 1978 e arrestojnë dhe e dënojnë me 10 vjet burg. Familja e tij u trajtua shumë keq. Më vonë i vdiq edhe nëna, e cila në moshë të thyer kishte marrë rrugët e Spaçit, të Qaf Barit duke takuar djalin e vetëm që e kishte rritë në internime, derisa vdiq në Luf në moshën 73 vjeç. Mbasi Nika kryen dënimin, duke mos duruar edhe komunistët që erdhën në pushtet, që vazhduan me mësimet e Nënës Parti, vendos të largohet nga Shqipëria për në Amerikë familjarisht, ku ndodhet edhe sot.

Shan Sokoli

Shqipëria reflekton metoda ligjore të para 600 viteve

Ndërkohë që Shqipëria ka marrë mbi pesëqind “detyra shtëpie”, siç i quajti Presidenti i Republikës Alfred Moisiu në festimet e 90-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë në Vlorë detyrimet e Komunitetit Europian për t’u integruar në Europën e Bashkuar, shoqëria shqiptare ende reflekton metoda “ligjore” të para afro 600 viteve. Kanuni i Lekë Dukagjinit, veçmaskëto dymbëdhjetë vitet e fundit dominon mbi gjyqësorin shqiptar.

Në zyrën e Misionit të Pajtimit të Paqes në Shqipëri mëson për mijëra raste konfliktesh me prapavijë gjakmarrjen, ku vetëm në Shkodër, në qarkun më problemor shqiptar mbi 530 familje janë të ngujuara dhe të privuara nga jeta.

Në këtë vështrim, megjithë punën e madhe të Misionit të Pajtimit të Paqes, duket e largët, shumë e largët dita kur shteti shqiptar do të futet në familjen e madhe europiane. Objekt i këtij shkrimi sot është shtetasi shqiptar Ardit Isuf Ibro, i datëlindjes 16. 07. 1986, pra një i ri nga Shkodra që as ka bërë krim dhe as ka patur çështje penale apo civile të hapur nga organet e prokurorisë apo gjykatës shqiptare. Viktima të gjakmarrjes padrejtësisht sot janë jo vetëm të rinjtë, por edhe gratë e fëmijët. Por le të qëndrojmë tek rasti që po publikojmë. Familja e Ardit Ibros sot ndodhet e ngujuar si rrjedhojë e një konflikti pronësie. Ligji për pronën, duke qenë i mangët, ka lënë shumë hapësira hakmarrjesh mesjetare. Kështu, Isuf Ibro, i ati i Arditit kish plagosur për motive pronësie shtetasin Deli Smajli nga Kastrati i Malësisë së Madhe, i cili nga plagët e marra kish vdekur në spitalin rajonal të Shkodrës. Ngjarja kish ndodhur më 19. 04. 1997, ku prona në fakt sipas dokumenteve ligjore i përkiste familjes Ibro.

Disa muaj më vonë, pikërisht më 24. 11. 1997, familja Smajli hakmerret duke e vrarë shtetasin Isuf Ibro, të atin e të riut që po i botojmë edhe fotografinë me qëllimin e mirë të ndikojmë në zbutjen sadopak të hakmarrjes që sot është kaq problemore në Shqipëri. pra, familjet Ibro dhe Smajli vazhdojnë të ruhen tëngujuar dhe të mendojnë të gjejnë rastin për të vrarë njëra-tjetrën. Duke qenë se Ardit Ibro është djalë i vetëm dhe duke qenë se ai nuk ka dashur të zgjatet më tej ky konflikt, por edhe duke gjetur kundërshtinë e xhaxhallarëve të vet që nuk pranojnë kurrsesi pajtim, ai u detyrua të braktisë Shqipërinë dhe të marrë rrugët pa rrugë të Botës, ato rrugë që deri tashti kanë zhgënjyer shumë shqiptarë.

Albert Vataj

Sokol Myftari nga Presheva është i humbur familjarisht

Sokol Myftari, i lindur në Preshevë më 19. 07. 1972, e ka braktisur vendlindjen së bashku me gruan dhe dy fëmijët dhe sot nuk dihet adresa e tij. Si shumë kosovarë të tjerë, ai e ka jetën të rrezikuar, pasi bisha serbe në krimet e pashembullta është e pangopur ndaj shqiptarëve që aspiruan dhe aspirojnë për një Kosovë të lirë, për një jetë të lirë. Sokol Myftari me familje ka ikur nga Presheva në Maj 2001. Sot jo vetëm Presheva, por edhe Medvegja e Bujanovci janë të tensionuara, ku komuniteti shqiptar është i privuar nga çdo liri apo e drejtë njerëzore.

Sokol Myftari është një pjesëmarrës aktiv në demonstratat e Tetorit 1989, kohë kur regjimi i Sllobodan Millosheviçit i hoqi Kosovës edhe kushtetutën dhe shtypi me dhunë revoltat e popullit kosovar. Sokoli ka qenë objekt dhe viktimë e arrestimit e keqtrajtimt të policisë serbe. Aso kohe ka qenë gjimnazist dhe ka punuar berber në dyqanin e tij, ku në mënyrë ilegale është marrë me veprimtari politike në shërbim të çështjes kosovare. Është arrestuar në vitin 2000 dhe është dërguar në burgun e Beogradit, ku pas pesë muajve hetuesi është dënuar 13 muaj burg. Ka dalë nga burgu në Mars 2001. Pra, kjo është vetëm një pjesë e vogël e problemeve të shumta që po kalon komuniteti shqiptar në Preshevë, Metvegjë e Bujanovc. Në numrat e ardhshëm të gazetës sonë do publikojmë fakte të tjera.

Zef Nika

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu