Nr. 67 i gazetës në print

0
Morali i imoralit

Prostituimi në politikën shqiptare është tashmë jo vetëm një zgjidhje e momenteve delikate në të cilat gjendet politika e majtë, por ajo është një filozofi e pushtetit, filozofi e mbajtjes me çdo kusht e çmim të mandatit dhe riciklimit të tij për një mandat tjetër.

Fatos Nano, Neritan Ceka, Paskal Milo, Vangjel Dule, Lefter Xhuveli e Skënder Gjinushi, pavarësisht akuzave tepër të rënda kundër njëri-tjetrit me dhjetëra e dhjetëra herë, përsëri i bashkon karriga. Kështu, grusht bashkuar rreth idealit komunist, do turren edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

Në politikë asgjë nuk është befasuese, shprehej një kolegu ynë dje, dhe ne ashtu duhet ta pranojmë, por edhe normale ama mendojmë se nuk mund të konsiderohet ajo që deri tashti konsiderohej e paimagjinueshme. Se shiko, më shumë se një moment historik i politikës së ditës, besëlidhja e “Aleancës për shtetin”, poza e shtrëngimit të duarve e prapanicave e atyre që ishin gati t’i hakërreheshin njëri-tjetrit, konsiston në një amoralitet politik. Në pamjen e parë, kjo tablo nuk sjell asgjë të jashtëlogjikshme, të pamoralshme. Por, po të gjykojmë thellë, në pozicionin e njeriut të thjeshtë, të atij që s’ka siguri për jetën, të atij që s’ka bukë, punë, ujë, drita, rrugë për të ecur, ajo përbën fytyrën e vërtetë të klasës politike, të atyre që moralin e vetëm kanë pushtetin dhe përfitimet prej tij.

Cilido që ka mundur të përcjellë momentin e finalizimit të marrëveshjes, ose aleancës parazgjedhore, nuk mund t’i ketë lënë një shije dhe aq të mirë, paçka se politika pranon edhe “panorama” të tilla. Kjo për faktin se deri në ato momente nga cilido prej atyre që përbënin shtrëngimin e duarve, pritej shpërthimi i një beteje politike. Pritej pra, shpërthimi i zhveshjes së “shpatave” të gjashtë “trimave” që në të vërtetë edhe ata e dinë se pak kush i stimulon. Por ja që Nano, si ujk i vjetër, i gjendur në një moment vërtetë kritik, në vend që të luante bixhozin, luajti të bindurin. Ai ua krehu me kujdes bishtin koneve të koalicionit të majtë, madje edhe ua parfumoi, duke ruajtur në skuatat e pamoralshmërisë edhe ca lëng të tillë për Ilir Metën, natyrisht pas zgjedhjeve. Nano i Parë, natyrisht që asgjë s’bëri as për Cekën, Milon, Dulen, Xhuvelin, për më pak për Gjinushin e fare-fare për popullin apo më pas zgjedhjeve, për Ilir Metën, të shtatin. Deri më tashti asnjëri prej syreshëve, nuk ka rreshtur së anatemuari dhe së fshikulluari, pushtetin dhe qeverisjen e Nanos. Biels shqiptarët e “fishkëllejnë” si një lojtar matrapaz në politikë e mëpërtej. Aq të ashpra kanë qenë deklaratat e këtyre kalinave të Nanos, sa vështirë se mund të besohej mbërritja tek ato firma, tek ai nënshkrim, tek ajo marrëveshje, aq më shumë tek ai shtrëngim spektakolar duarsh e buzëqeshjeje të tillë që nuk i gjen emër tek burrat jo që jo, por as tek femrat e mira.

Por ja që kur vjen hesapi i “therjes së pelës” dhe përfitimit të felës, secili prej tyre ka aq moral të zbythet dhe ta hajë atë që ka bërë.

Le të përsëritim atë që gjithçka pranohet në politikë. Në anën tjetër, le të gjykojmë e analizojmë politikën tonë që asgjë nuk ka bërë në interes të interesit të shqiptarëve e Shqipërisë, veçse në të vetin.

Pra, nuk është hera e parë që pafytyrësi të tilla ngjasin në politikën shqiptare, për më tepër në kampin e majtë që ka vetëm një aromë, aromën nanoiste.

Shqiptarët nuk mendojnë se mund t’i pranojnë normale paradokset e Madhërisë së Tij Nano i Parë dhe ca koneve të tij, edhe për faktin se edhe pas kësaj “arritjeje” politike, e cila është përcjellë me mjaft superlativa në media dhe politikë, asgjë në fondamentin e filozofisë së qeverisjes së majtë nuk ka ndryshuar. As kurrsesi nuk mund të pretendojë ndokush se mund të ndodhë një revolucion politik, me një firmë, me një shtrëngim duarsh, me një buzëqeshje, me një flirt.

Gjithsesi, morali i politikës së majtë shqiptare ky është. Prostituimi për interesa të pushtetit është filozofia që ka ndjekur në tërë itinerarin e saj, pothuaj gjithë kalvarin e tranzicionit shqiptar. Gjasme si do të kishte një fund ky kalvar, kur themelet e kësaj politike janë gjithnjë e më të pasigurta, gjithnjë e më të ndotura.

Le të shpresojmë, fundja, se ajo që kanë arritur pesë burra dhe Nano-Meta shtatë, nuk mund të jetë ajo që është në të vërtetë, një mashtrim i radhës.

Pavarësisht të gjithave, krehësi i bishtave, Nano, mund të jetë më i fituari i kësaj marrëveshjeje, pasi lojtari rezervë pas zgjedhjeve, mund të jetë Ilir Meta.

Editorial nga Sokol Pepushaj, Albert Vataj

 

Gjekë Marinaj, ambasador i kulturës shqiptare në SHBA

Lindur në Brrut të Malësisë së Madhe, në vitin 1965. Shkollën fillore dhe 8-vjeçare e mbaroi në fshatin e lindjes. Vitin e tretë të shkollës së mesme e kreu në Bajzë, ndërsa maturën e përfundoi në Shkollën Teknologjike të Shkodrës. Përfundoi edhe kursin e gazetarisë në Vlorë, në vitin 1986.

Gazeta “Drita”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve, botoi në gusht të vitit 1990 një cikël poetik nga Gjekë Marinaj. Këtu fillon talenti pakompromis i poetit të ri, të ndeshet me muret e zymta të një diktature. Ndjenja e çlirët poetike përballet papritur me absurditetin e akullt të kohës. Cikli poetik i Gjekë Marinajt, dhe sidomos poezia e tij “Kuajt”, goditën direkt dogmatizmin dhe donkishotizmin e një regjimi despotik, që po jepte shpirt. Marinaj u zu tepër ngushtë. Për t’i shpëtuar përndjekjeve dhe dhunës paarsye të regjimit komunist, torturave që të çonin në çmendi, ai u detyrua të largohej nga vendlindja, në rrethana tepër ekstreme. Forcat e ruajtjes së kufirit në atë kohë thyenin kafka me çytë “kallashi”, apo tërhiqnin zvarrë me tela me gjemba nga këmbët të gjithë ata të rinj të masakruar, që përpiqeshin të largohen nga Shqipëria.

Megjithatë, në mesnatën e 12 shtatorit të vitit 1990, Marinaj kalon kufirin shqiptaro-jugosllav, pikërisht aty ku relievi i Malit të Bukoviçit mbante “vijën e vdekjes” për kalimtarët. Arsye më të forta se vdekja e detyrojnë poetin e ri të arratiset drejt lirisë. Arti i tij duhet të mbijetojë – jo qenia! Në çantën e lamtumirës, Marinaj nuk kishte harruar të fuste edhe 5 libra me poezi… E si mund të jetonte poeti pa dashurinë e tij?…

Dy javët e para pas kalimit të kufirit, Marinaj i kaloi në Spuzhë të Malit të Zi. Që andej, për një kohë të shkurtër, u transferua në kampin e refugjatëve “Padinska Skela” të Beogradit. Muajt e fundit në Jugosllavi i kalon në hotelin “Avala”, hotel piktoreskt në periferi të Beogradit. Në korrik të vitit 1991, pas leximit të poezisë “Kuajt” dhe njohjes me peripecitë e jetës së tij, ambasadori amerikan në Beograd, i dha atij pa hezitime të drejtën për të emigruar në SHBA. Kontakte e para me Amerikën u konkretizuan me një sërë projektesh, që shumë shpejt u bënë realitet disa nga ëndërrat e hershme të Gjekë Marinajt.

Amfeset e para ia kushtoi edukimit të mëtejshëm shkollor. Kështu, në vitin 1994 ai përfundoi studimet në Institutin Mjekësor ASPT në Arlington. Katër vjet më vonë u diplomua në Shkencat e Përgjithshme të Kolegjit Brookhaven në Dallas. Shkollën e Lartë të Arteve dhe Humanitetit e përfundoi në vitin 2002, në Universitetin e Dallasit në Teksas. Që nga janari i vitit 2003, ai vazhdon studimet për Master në degën e Letërsisë Botërore në UTD.

Dy herë, në vitin 1997 dhe 1998, Organizata Akademike e Kolegjit Brookhaven e nderi Gjekë Marinajn me titullin “Student i vitit”, për shkak të rezultateve të larta në mësime. Gjatë jetës studentore, ai mori edhe disa çmime letrare. Vlen të përmendet çmimi “Pena e artë” (nëntor ’98), dhe veçanërisht trofeu “International Poet of Merit Award”, me të cilin Marinaj u nderua nga “International Society of Poets”, më 17 nëntor 2002.

Shkrime me karakter akademiko-letrar i janë botuar në disa gazeta dhe revista letrare amerikane. Emri i tij është përfshirë në 4 antologji poetike amerikane: “A moment in Time” (1995), “A Muse to Follow” (1996), “Best Poems of the ‘90’s” (1999) dhe “Echoes From the Silence” (2003). Po kështu, në vitin 2003, dy poezitë e tij u përfshinë në antologjinë “Un alfabet al poezie albaneze” në Rumani, përkthyer dhe botuar në rumanisht nga shkrimtari Ardian Kyçyku.

Në vitin 1995, Gjekë Marinaj doli me përmbledhjen e parë poetik, me titull: “Mos më ik larg”. Pesë vjet më vonë, pikërisht në vitin 2000, boton edhe librin e dytë me poezi “Infinit”. Libri i tretë i tij ka një natyrë tjetër. Marinaj boton “Ana tjetër e pasqyrës”, një libër me intervista të zgjedhura me personalitete të rëndësishme të letërsisë, politikës dhe sportit nga bota dhe Shqipëria. Libri doli nga shtypi në tetor 2003.

Gjekë Marinaj kryen dy punë: njëra në Baylor University Medical Center, Departamenti i Patologjisë, dhe tjetra në Richland College, ku jep mësim lëngët English & Communication si dhe Letërsinë Botërore. Shtëpia botuese “Marinaj Publishing” është pasioni i tij, në ndihmë të shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë. Nuk duhet harruar edhe kontributi i tij i pakursyer në themelimin e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, ku Marinaj drejton edhe revistën “Pena”, organ i kësaj shoqate.

Shefqet Dibrani, shkrimtar

 

Kohë krimesh

Po, edhe në mes të ditës, edhe në mes të natës, edhe në fshat, edhe në qytet, edhe në kryeqytet afër parlamentit, kërcet pushka, vritet njeriu dhe krimineli apo kriminelët largohen të qetë. Pra, është kohë krimesh në Shqipërinë postkomuniste. Por kryeqendra e antikomunizmit, kryeqendra e veriut shqiptar, kryeqendra e kulturës, Shkodra, është edhe kryeqendra e krimit të organizuar. Qeveria duket se e ka lënë qëllimshmë Shkodrën si vatër krimi, ku ka edhe dorë më të lirë për të eliminuar kundërshtarët politikë. Vrasja në mes të qytetit, afër stadiumit “Loro Boriçi” të Kryetarit të Pajtimit Mbarëkombëtar, Emin Spahija dhe heshtja prej varri e policisë, megjithëse Spahija kishte pajtuar mbi 5000 shqiptarë në konflikt, të cilët i priste plumbi i hakmarrjes sipas kanunit, flet qartë për lidhjet e ngushta të krimit me shtetin. Përgjithësisht, Shkodra është e kërcënuar, veçanërisht intelektualët e biznesmenët e kanë jetën tepë të rrezikuar. Edhe sot vihen gjoba nga banditët dhe biznesmenët kanë frikë të denoncojnë, pasi vetë policia lajmëron për denoncimet dhe biznesmenët ashtu mëpastaj vriten. Ky është shteti. Viktimë e këtij të ashtuquajturi shtet është edhe intelektualja Senada Gjakoviq, e lindur në Shkodër më 17.02.1980. Ajo kish mbaruar Universitetin “Luigj Gurakuqi” për Histori-Gjeografi, kish punuar si mësuese në shkollën e mesme të Berdicës dhe kish patur një biznes në Shkodër. Por jeta e saj vihet në shënjestër të anarshisë, ku në vitin 2002, persona ende të paidentifikuar e marrin, pra e grabisin, ku e mbajnë një javë nën tortura e përdhunim kafshëror. Ashtu si nëpër filmat horror veprojnë me të dhe pas një jave, pa ndjenja, pasi i kanë thyer edhe këmbën, e hedhin afër shtëpisë si kufomë. Dy ditë ka qëndruar kjo vajzë e pafajshme në koma. Aty ku normalisht duhej të niste historia e prangosjes së një grupi tepër të rrezikshëm kriminal, fillon një tjetër tragjedi për këtë intelektuale, për këtë të re që e donte jetën, Shqipërinë pa dhunë e shkelje të të drejtave e lirive njerëzore. Pra, që më 2002, kjo vajzë e pafajshme si vetë pamja e saj në këtë fotografi që po publikojmë, nuk ka fare adresë. Shumë të rinj shqiptarë janë pushkatuar, shumë të tjerë janë zhdukur dhe familjet nuk kanë dijeni se ku mund të jenë varrosur, por ka edhe shumë të tjerë që kanë marrë rrugët pa rrugë të perëndimit, për të shpëtuar jetën. E pra, e keqja më e vogël do ishte kjo e fundit për të renë Senada Gjakoviq. Por ajo çka ne duam të themi me këtë rast tepër tragjik, sido të jetë, është denoncimi i kësaj politike antinjerëzore që diktatorët shqiptarë në pushtet po përdorin për ata që i konsiderojnë si njerëz që kërkojnë ligjin, shtetin e së drejtës, demokracinë e vërtetë.

Sokol Pepushaj

 

Stefanopollus, Presidenti I Unionit Greqi- Shqiperi

Eshte hedhur hapi i i pare i bashkimit ne mes Greqise dhe Shqiperise. Vizita e fundit e presidentit te Greqise, Kostandinos Stefanopollus tregoi se pas bashkimit tashme shpirteror, eshte prane edhe ai fizik: i bashkimit te tokave.

Gjithcka do te ndertohet ne baze te modelit aktual te Unionit Serbi- Mali i Zi, por vetem me nje ndryshim: asnje nga shtetet (Shqiperia) nuk ka te drejte shpalle referendum per shkeputjen nga ky bashkim shtetesh. Kufinjte e jashtem te ketij Unioni, do te ruhen nga forcat greke. Politika e jashtme, e brendeshme, e sigurise, ekonomia, mbrojtja dhe financa do te jene nen drejtimin e Greqise. Shqiperia do te kete te drejten e menaxhimit te resurseve bujqesore por edhe te kultures ne hapesiren gjeografike nga Shkumbini e lart.

Mbase ky do te ishte pershkrimi me i sakte pas vizites se fundit te presidentit grek ne Shqiperi. Stefanopollus u soll ne vendin e shqiponjave, si te ishte jo zot shtepie, por vete Zoti i kesaj toke. Perjashto reaigimin anemik te presidentit te Republikes se Shqiperise, Alfred Moisiu, Qeveria, Kuvendi dhe Opozita ishin ne linjen tradicionale te vasalitetit proverbial shekullor te Shqiperise.

Vetem disa dite para kesaj vizite, ishte konsumuar edhe nje tjeter akt barbar ndaj emigranteve te ligjshem shqiptar ne Greqi. Pas fitores me Greqine ne futboll ne Tirane, u ekzekutua i riu Palushi. Edhe pse ishte rasti i fundit nder mijera raste te shperthimit te ksenofobise greke, Shqiperia zyrtare e kaloi si pa u ndjere, duke e konsideruar si nje akt “nxehje” apo “nxitimi” te tifozeve greke. Kujtojme se ne Greqi, u zhvillua edhe nje ndeshje me e ashper me Turqine, madje turqit moren edhe nje barazim ne token helene, por asnje tifoz turk nuk u gervish.

Nuk vonoi shume dhe Tiranen zyrtare e vizitoi ne ditet e fundit te mandatit, presidenti i Greqise Stefanopollus. Nga njerez normale, ne nje shtet normal, vizita mund te konsiderohej edhe si provokacion. Levizja “Mjaft”, e njohur per guximin e saj qytetar, nuk u kujtua aspak te organizonte nje proteste publike dhe te vazhdueshme ndaj kesaj vizite, edhe pse per Palushin nuk nguroi te kryqezoje Nanon dhe shtetin ne pergjithesi. Tashme heshtja e “Mjaft” eshte bere proverbiale ne mjaft raste, duke lene hije dyshimi edhe per aktivitetin e saj “qytetar” dhe “te pavarur”.

Ne takimin me presidentit Moisiu dhe ne konferencen e perbashket per shtyp, Stefanopollus tha shprehimisht se “Ceshtja came eshte teme e mbyllur per Greqine”. Reagimi i Moisiut, edhe pse anemik, gjithsesi tregoi se shteti prej letre i Shqiperise, ka ze te reagoje, duke lene te kuptohet se ne takimet e mepasme, klasa udheheqese dhe politike e vendit, do te reagonte me nacionalisht, sepse nuk do te gjendej e papergatitur.

Vijuan takimet e presidentit grek me kryedeputetin Servet Pellumbi, kryeministrin Fatos Nano dhe kryedemokratin Sali Berisha. Ne takimet e tyre, Greqia dhe presidenti i saj, u paraqiten prej tyre si miqte me te afert te Shqiperise dhe shqiptareve. Pas ketij pohimi, u shkel hapur mbi gjakun e mijera shqiptareve ne kohe te ndryshme, dhe te emigranteve aktuale ne token helene. Takimet e mesiperme, treguan mese miri vasalitetin proverbial te pozites aktuale ne Shqiperi, dhe ne menyre paradoksale edhe te opozites sone. Gjithe kundershtimi i lidereve tane per ceshtjen came, permblidhej vetem ne termin “kemi ngritur nje komision, ceshtjet do te zgjidhen ne baze te ligjeve…..”, ndersa i kenaqur Stefanopollus tundte koken pasi i perkthehej. Asnjeri prej tyre nuk pati guximin te thoshte hapur se “Cameria eshte toke shqiptare, Greqia e mori, perzuri shqiptaret nga pronat e tyre, por ne kerkojme qe te njihet e drejta e prones, e drejte nderkombetare”.

Ne Jugun e vendit tone, Stefanopollus u soll sikur te ishte ne toke greke. Edhe pse e konsideronte vendlindjen e te pareve te tij me origjine shqiptare, presidenti grek nuk nguroi te paralajmeroje Shqiperine : Nese nuk do te respektohen te drejtat e monoritetit grek, vendi juaj nuk do te hyje ne Evrope, pasi do te vendosim veton tone si antare te BE-se. Kaq do te kishte mjaftuar qe Stafanopollus te shpallej « person non grata » dhe te percillej me ceremoni ne shtetin helen. Realisht, nuk dihet se cfare te drejtash kerkojne monoritaret apo presidenti grek per ta. Shkollat per te mesuar gjuhen amtare, shtypi dhe televizionet ne gjuhen greke, drejtuesit antare te « Omonia »-s greke, bisneset me te madhe ne Shqiperi jane te minoritareve, jane te lire te levizin ne tere boten etj.,etj. Me shume se kaq, monoritaret dhe Stefanopollus mund te kerkojne shkeputjen e Shqiperise nga Shkumbini e poshte, dhe bashkimin me Greqine. Nese insistojne shume, edhe kete mund ta arrijne, por ne kuader te nje Unioni Greqi- Shqiperi ….

Deri diku, qendrimi i pozites shqiptare, ishte i kuptueshem ne takimet me presidentin grek. Duke filluar nga kryeministri Nano, i cili fundjavat edhe ne dite zie, i kalon ne buzuqe greke, kryeparlamentari Servet Pellumbi qe bisneset e tija dhe te afermeve i ka te lidhura me Greqine, 60% e deputeteve te Kuvendit jane vasale te bindur helene, justifokojne qendrimin e mazhorances. I cuditshem eshte vasaliteti i opozites shqiptare, madje i kryedemokratit Sali Berisha. Nese vjen nga fakti se Stafanopollus eshte i djathte grek dhe ne greqi ne pushtet eshte e djathta e Karamanlis, tradhetia kombetare, nuk eshte e justifikuar. Nese ai e ka kuptuar se rruga per te ardhur ne pushtet, kalon nga Athina, atehere eshte nje loje e piste politike ne dem te interesave kombetare.

Vizita e presidentit grek ne Tirane, tregoi realisht fytyren e politikaneve dhe udheheqesve tane. Edhe maska e fundit, ajo e nacionalizmit, iu ra nga fytyra. Aktualisht, Greqia edhe ne borxh politik nga Shqiperise, pasi vazhdon te mbaje ne fuqi nje ligj absurd te luftes me vendin tone. Por helenet jane edhe ne borxh ekonomik ndaj nesh. Pronat came vleresohen ne mbi 2 miliarde dollare amerikane, ndersa prej 14 vitesh, Greqia po perparon duke shfrytezuar ne maksimum krahun e punes dhe mendjen e emigranteve shqiptare.

Ne vazhdim te idese hapese te ketij shkrimi, Unioni Greqi- Shqiperi, eshte zgjidhje, madje e preferuar e shume shqiptareve. Edhe kufiri i lumit Shkumbin, eshte enderr e vjeter e Vorio-Epirit, te ciles i fryu edhe presidenti grek gjate vizites ne vendin tone. Ndersa ne, shqiptaret, nder me te vjetrit e Ballkanit e Evropes, e kemi te ndaluar qofte edhe te mendojme, futjen e trojeve tona etnike, te shkeputura shume vone vetem ne vitin 1913. Por ne realisht, kemi nevoje per nje Shqiperi Etnike, te pakten ne sensin shpirteror te fjales, e cila kalon cdo kufi tokesor. Kjo i mungon klases sone politike aktuale, por fatmiresisht jo te gjithe shqiptareve. Ne te kundert, krijimi i Unionit Greqi- Shqiperi, nuk do te ishte thjeshte nje sajese- ndihmuese ne hartimin e ketij shkrimi, qe tenton grishjen e ndergjegjes dhe krenarise se harruar te Bijve te Shqiponjave.

Blerti DELIJA

 

Kelmendit po i ikin djemtë

Rrugë nëpër malësi, që rrallë takon njeri. Shtëpiat që dyer dhe dritare ka kohë që nuk janë hapur, oxhaqet e tyre nuk nxjerrin më tym. Të merr malli të takosh një djalë të ri nëpër tre lugjet e Kelmendit. Rrallë tek-tuk ndihet ndonjë zhurmë makine, transporton ndonjë mall nga qyteti e më të rrallë janë pasagjerët që udhëtojnë. Shkollat pak zhurmojnë nga cicërimat e fëmijëve. Ata janë pakësuar shumë në bankat e shkollës. Mosha riprodhuese e kësaj zone tashmë i ka lënë lamtumirën krahinës së Kelmendit.

Udhëtimi ynë është drejt fshati Lëpushë. Është ndër fshatrat e rrallë për nga bukuria që i ka falë Zoti. Tokë e bukë dhe gjelbërim madhështor ka dhuruar natyra pa kursim në atë fshat të Kelmendit të Malësisë së Madhe. Ndalojmë në Qafën e Predelecit dhe gjurmët na çojnë tek një shtëpi. Pak tym mbi pullazin e shtëpisë tregon se dikush është aty. I thërrasim të zotit të shtëpisë. Në prag të derës përballet një burrë që i ka kaluar të gjashtëdhjetat. Zakoni i malësorit ia lypë dhe përzemërsisht na fton të hyjmë brenda. Ka mbetur vetëm me gruan. Mërzia dhe frika e mosnjohjes së mysafirëve duket qartë në shprehjen e fytyrës së tij. Kur i themi se jemi gazetarë, duket sikur çlirohet dhe na uron edhe njëherë mirëseardhjen. Duhet të na falni, – flet sinqerisht ai, – mbasi jemi mësuar të kemi “mysafirë” që duan vetëm të na shkatërrojnë jetën. Na kanë lodhur dhe na kanë nëpërkëmbur një gjysëm shekulli dhe sot prapë vazhdojnë me çdo lloj marifeti dhe mënyre për të na mbyllur gojën. Duan që të na mohojnë çdo të drejtë dhe fallsifikojnë çdo rezultat pozitiv tonin, për hir të pushtetit të tyre të pashpirt.

Me kë jetoni? – i drejtohemi sa për ta çliruar nga ngërçi që kishte kapur atë dhe të shoqen e cila kishte pjekur kafetë dhe mbushur nga një gotë raki.

Vetëm me gruan. Vjehrri, babai i gruas, i cili ka bashkëjetuar me ne, ka vdekur para disa kohësh, – dhe burri uli kokën mbasi një lëmsh me siguri ia kishte bllokuar gjoksin.

A keni fëmijë? – e pyetëm malësorin që ishte i paqtë në të folur dhe i thellë në përgjigje. Ai ngriti kryet dhe duke më parë mua dhe shokun tim drejt në sy, foli me një zë melankolik që tregonte një dhimbje të thellë në shpirt për fëmijët që i mungonin, e tha ngadalë: -I kam dy djem, por janë detyruar ta lënë atdheun nga rreziku që sa vinte e u shtohej çdo ditë.

Kanë qenë të mirë, i kam rritur me shumë mundime. Arbenit me shumë vështirësi ia mbusha mendjen për t’u larguar dhe për të shpëtuar njëherë e mirë kokën që kishte në rrezik. Ai nuk i kishte njeriu borxh, askujt nuk ia pati me hile. E kanë trajtuar në mënyrë çnjerëzore. Furgonin me të cilin punonte ia kanë thyer dhe prishur për të mos udhëtuar më me të. I thanë se do ta vrasin. E kanë ndjekur këmba-këmbës, më besoni. Prandaj ia mbusha mendjen që të ikte nga këtu. Me ne pleqtë ndoshta nuk do të merren më.

Nuk munda të vazhdoj ta pyesja më, ngaqë sytë e prindërve ishin mbushur me lotë. Zemra e tij kishte një mal me dhimbje. Pimë kafetë dhe dolëm në qendër të fshatit. Meraku na hante të pyesnim për atë njeri. Na thanë se ishte Prek Drejaj. Del rrallë nga shtëpia. Dy djemtë janë detyruar të largohen nga Shqipëria ngaqë e kanë pasë jetën në rrezik. Thanë se ishte burrë i urtë dhe që shikonte punën e tij. Kishte qenë në të gjitha demonstratat e organizuara nga Partia Demokratike. Për shumë kohë ishte edhe Kryetar i Partisë Demokratike. Kishte vuajtur disa vite burgjet e diktaturës komuniste por nuk e kishin dëgjuar kurrë të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe hakmarrjes për vuajtjet e tij dhe fisit të vet. Këmbët na kishin çuar në një dyqan fshati. Ishte i vogël dhe kishte pak blerës. Ishin të moshuar të gjithë. Një plak që sapo kishte blerë diçka në një qese të vogël më drejtohet:

-E more biro, kjo politikë e çmendur e komunistëve po na i degdisë djemtë atje ku nuk do t’i shohim më. Asnjë grusht me dhe s’do të ketë kush mundësinë të na e hedhin mbi varret tona. Çfarë i ka bërë kujt djali i Prekës, ai Arben Drejaj? Hë, çfarë ka bërë ai, a mund të më thoni ju?

Ne nuk iu përgjigjëm ngaqë edhe nuk e dinim historinë e atij djali.

-Ja, po ua them unë. Ai ishte djali i Prekës dhe ka ndihmuar PDSH dhe kandidatin e Partisë Demokratike. Dhe për këtë i kanë shkuar edhe në shtëpi por edhe në rrugë e kanë rrahur. I kanë thyer makinën dhe i kanë thënë se do ta vrasin ose do a djegin të gjallë në shtëpi së bashku me prindër. Po, po ata e bëjnë një gjë të tillë vetëm mos u shkoftë mendja. Edhe vëllain e madh e kanë rrahur në birucat e policisë para pak vitesh. Janë djalli vetë këta të pushtetit, more biro. Po, nga qyteti jeni ju? – na u drejtua plaku që kishte mbetur tek pragu i shitores.

-Po, xhaxhi, – i thamë plakut që me sa dukej nuk kishte dëshirë të na ndahej, – jemi gazetarë dhe kemi ardhur të shkruajmë diçka për këto anë.

-Për kë doni të shkruani, për ne pletë e mbetur që me zor dalim nga pragu i shtëpisë? Të tjerëve u dha rrugët e botës Fatos Nano dhe qeveria kriminale e tij more biro. Diku me forcë e diku me dredhi e diku duke i vrarë natën i përlau të gjithë njerëzit që sadopak e kundërshtuan, more gazetar – ndërroi pamje plaku.

E, që desha të them, këtij Arben Drejaj i kanë burgosur gjyshin, babain, vëllain, internuar shumë njerëz të fisit, rrahur e burgosur të vëllain e vetë ai u ka shpëtuar për mrekulli, more gazetar. Të lutem, a ta bëj një pyetje? – ndërroi krejt papritur bisedë plaku.

-A mundesh që t’i shkruash të gjitha këto në gazetë, o njeri?

Të premtoj, xhaxho se sa të kthehem në qytet të gjitha do t’i shkruaj, të gjitha, pa lënë asnë nga ato që po thua.

-Hë, more të lumtë, por kujdes, ruaje kryet tënd se mund ta hanë ndonjë ditë këto hijet e natës që sillen si qentë në stërvinë.

Qesha, por me kujdes që të mos e fyeja plakun.

Thuaj se na i hëngri djemtë Fatos Nano me komunistët e tij që shkretuan vendin në 1997 dhe tash po i ndjekin kundërshtarët e vet për t’i vrarë. E kishin frkë Arbenin se një ditë do të rritej e burrnohej e do të ishte krah i fortë i Partisë Demokratike prandaj e kërcënuan dhe e detyruan të ikë larg atdheut duke lënë prindërit e tij të plakur në moshën e thyer të tyre. Komunistët e rinj që kanë ardhur në pushtet nga pranvera e hidhur e 1997, po na shkretojnë malësinë. Shtëpiat ka filluar t’i mbulojë myshku. Po kalben e bien brenda, shpejt vetëm rrënoja do të kesh këtyre anëve dhe fjalën se këtu ka pasë rini dikur.

Plaku nuk kishte të sosur në tregimet e tij plot dhimbje e frikë për jetën që kishte pllakosur në ato anë. Ndoshta si padashur një pjesë të shkrimit tonë e mbushëm me atë takim krejt të papritur dhe me një ngjarje që të kthen leshtë e kokës mbrapsht. Me një ndjenjë dhimbjeje dhe faji që s’mund t’u vinim sadopak në ndihmë atyre pak banorëve të mbetur, u nisëm për nga kishim ardhur me ndjesinë se jo shumë larg mund të thuhet se dikur ka qenë fshat aty.

Alban Perdeleci

 

Hapja e Konsullatës Serbo-Malazeze është kërkesë për ndryshim rajonal

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se koha dhe zhvillimet aktuale politike e sociale në vend kërkojnë ndryshime për arritjen e qëllimeve që të gjithë aspirojmë: integrimin euroatlantik të vendit. Kemi kohë që përpëlitemi për të ndryshuar, por gjithnjë politika e zhvillimit ka mbetur si një fëmijë qaraman e anemik. Këtë fat gjithëpërfshirës e vuajnë më shumë zonat veriore, pikërisht qyteti i Shkodrës, që është kryeqendra e veriut shqiptar. Të gjitha qeveritë që ikin e vijnë, kanë menduar pak për Shkodrën, për thelbin e ndryshimit qysh në mentalitet. Kjo ndodh për paaftësi të pushtetarëve vendorë dhe partive politike, të cilat nuk janë bashkuar kurrë për interesat e mëdha dhe të domosdoshme të zhvillimit të këtij qyteti, që zoti e natyra i ka falur dhuratën e origjinalitetit të resurseve, si Lumin Buna, Lumin Drin, plazhin e Velipojës, bukuritë përrallore të Thehit e Razmës, që bota do t’i kishte zili gjithë këto mrekulli natyrore.

Po a mund të zhvillohet veriu shqiptar duke patur një qytet me potencial të lartë vlerash natyrore e intelektuale të njerëzimit. Dhe me të drejtë pyesim: çfarë i mungon Shkodrës, kush e pengon zhvillimin e kryeqendrës veriore shqiptare???

A ka një përgjigje të saktë, që të na bindë?

Sigurisht mendoj se bashkëpunimi mes pushtetarëve qendror-vendor, politikanëve lokal, do të ishte dobiprurës për zhvillimin e Shkodrës.

Natyrshëm lind pyetja: Si duhet bashkëpunuar? Më përpara qëllimi është ndryshimi social i Shkodrës, pastaj interesat politike. Jemi në ekonominë e tregut të lirë dhe Shkodra ka nevojë emergjente për investime. Dhe për të krijuar politikat e biznesit në investime duhet të ndërtohet infrastruktura e zonës veriore me fqinjët.

Shpresëdhënëse është rruga Lezhë-Shkodër, por vetëm ky është një aks që duhet me u shoqëru me rrugët e tjera që të lidhin me fqinjët, me Serbinë, Malin e Zi, për t’u lidhur me Europën. Por për të bashkëpunuar me ligjën tokësore, duhet patjetër hapja e një konsullate Serbe-Malazeze në Shkodër. Konsullata nuk shërben vetëm për marrje vizash që të qarkullosh në Serbi a gjetkë, por është një institucion diplomatik që shërben për bashkëpunime në fusha të ndryshme social-ekonomike, kulturore, sportive.

Pas vitit ’91, shkodranët dhe banorët përreth kanë tregtuar në Mal të Zi, ku kanë ndihmuar familjet e tyre, dikush ka vënë edhe kapitale dhe sot janë bërë biznesmenë të fuqishëm. Këtu vlen të përmendet edhe ndihmesën që ka dhënë Kryetari i Shoqatës “Rozafa-Moraça” dhe kryetari i PDNJ, z.Millan Vaso, i cili ka dhënë një kontribut të madh për hapjen e kufirit Shqipëri-Mal i Zi, edhe në situata të nxehta politike. Nuk harrohet kontributi i tij, për mundësinë e lirë të qytetarëve midis dy vendeve ku kanë realizuar biznesin e tyre. Kujtoj se në qytetin e Korçës, Gjirokastrës, ka dy konsullata greke, që kanë zhvilluar mjaft ekonominë e këtyre qyteteve. Në këtë kuadër i takon të gjithë politikanëve vendor të Shkodrës të japin një kontribut për realizimin, nëpërmjet Ministrisë së Jashtme Shqiptare dhe Ministrisë së Jashtme Serbe-Malazeze, që Shkodrës t’i krijohet mundësia për hapjen e Konsullatës Serbe-Malazeze, si dhe për hapjen e konsullatave Turke, Bullgare, etj., që mundësojnë zhvillimin social, ekonomik, kulturor në kryeqendrën e veriut shqiptar, pasi më parë disa prej tyre kanë ekzistuar. Kjo kërkon një punë serioze me inisiativë të pushtetit lokal, të partive politike në Shkodër, për domosdoshmërinë e ndryshimeve për zonën e veriut, ku tregtia rajonale do të njohë një impuls të ri me hapjen e doganave mes Shqipërisë dhe Serbisë e Malit të Zi. Po kështu rivendosja në punë e hekurudhës Shkodër-Podgoricë dhe ndërtimi i korridorit Veri-Jug do të krijojë një frymëmarrje të re për Shkodrën, që është shumë i domosdoshëm për të bashkëpunuar me Europën. Dhe pa ndryshime në zhvillme, s’ka Europë, dhe pa emancipim në politikë s’ka ndryshim.

Fatime Kulli

 

Korrupsioni lufton antikorrupsionin

Të zhvillosh luftën kundër korrupsionit dhe pikërisht këtë luftë ta drejtojnë vetë të korruptuarit, kjo gjë nuk ndodh askund në botë, nuk është parë e dëgjuar. Mirëpo kjo ndodh në Shqipëri. Ndërkombëtarët që janë sot në Shqipëri, të tjerët që hyjnë e dalin këtu, pra të gjithë diplomatët e huaj, këtë gjë vazhdojnë të kërkojnë nga pushtetarët e sotëm; nëse vendi juaj kërkon të hyjë në BE, pika e parë kërkohet lufta kundër korrupsionit që ka përfshirë çdo fushë të jetës.

Por ne gazetarët e kuptojmë shumë mirë siç e kupton sot masa e gjithë popullit paradoksi ndodhet plotësisht i qartë! Si mundet që krimineli, i korruptuari që lind krim e korrupsion të luftojë gjallesat e tij? Pra, dukshëm dallohet se kemi të bëjmë me një strategji të organizuar, ku shteti i sotëm që lind e zhvillon krim e korrupsion të zhvillojë luftë jo kundër korrupsionit, por kundër atyre njerëzve të ndershëm që guxojnë të dalin hapur e ta luftojnë me forcë atë. Shkak i këtij shkrimi të shkurtër u bë paraqitja e një inxhinieri elektronik, kushëriri i oficerit të nderuar, z.Genti Mullai, i cili me 4-5 fletushka në dorë u paraqit në redaksi. Ishin fletushka me shkrime kërcënuese për jetën e familjes së z.Genti Mullai si dhe njëra nga këto që përkonte me datën 28.09.2004, ishte fare e egër dhe e rrezikshme, ishte ultimatum jete. Personalisht unë si gazetar jam takuar edhe më parë me pak raste të tilla, pra njihet që aplikimi i këtyre lloj presionesh ekziston i pranishëm. Shtypi jonë shpesh herë ka botuar kronika që trajtojnë korrupsionin. Në Shqipëri ka njerëz që nuk e duan krimin e korrupsionin dhe zgjidhjen e kanë gjetur tek llotaria amerikane dhe janë larguar jashtë, por nga ana tjetër janë të paktë ata që vendosin të dalin në luftë kundër tij. I tillë ishte edhe oficeri i nderuar, z.Genti Mullai, i cili në luftë të vendosur për të ndaluar korrupsionin në armatim, u përplas me qenie njerëzore të egra me pozitë dhe grada, të cilët për të shfrytëzuar rastin fatkeq të Marsit 1997, kërkonin fitime të majme në lojën korruptive të armatimeve të ndryshme. Genti Mullai nuk u kthye mbrapsht. Ai hapur e me forcë u përpoq të ndalojë kolegëve të tij këtë përfitim të tmerrshëm në kurriz të jetëve të humbura. Një armë e pambledhur, një armë e shitur është baraz me humbje jetësh njerëzish të pafajshëm, thoshte Genti, “bëni kujdes, ndaloni”, kjo është rruga e krimit, rruga e gabuar. Këto ishin deponimet e një ushtaraku në të njëjtin repart ushtarak që shërbente z.Genti Mullai, i cili kërkoi të mbetej anonim. Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe nga kontigjentët e korruptuar të shtetit të sotëm kriminal. Ata po i ndjekin, po i gjurmojnë e po i luftojnë njerëzit e vërtetë që nuk e duan krimin e korrupsionin, duke i detyruar të ikin jashtë shtetit me hir e me pahir se përndryshe i pret fati i eliminimit fizik, pra zhdukja e tyre.

Vasel Gilaj

 

Kosovë: Fati i keq i familjes Gashi

Mospjesëmarrja masive e komunitetit serb në votimet e 23 tetorit për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, tregon se Kosova ka shumë probleme dhe mëri që nuk ofrojnë shanse për normalitet atje. Pasojat e luftës edhe sot pas gjashtë vjetëve janë shumë të rënda. Ende ka njerëz të humbur, ende plagët e luftës kullojnë dhimbje e mëri të forta. Është një çmenduri lindore, ballkanase, të cilën ndërkombëtarët po ndeshin vështirësi ta normalizojnë disi. Fisi Gashi është i madh atje. Ne kemi shkruar edhe herë të tjera për këtë fis dhe familje të tjera kosovare që kanë patur një fat të keq, ku shumë janë zhdukur, duke lënë prapa ngatërresa, vrasje, dhunime. Një i afërm i Besnik Gashit, nga fshati Deçan, lagjja Kuçaj, i cili ka frikë të prezantohet me emër, pasi edhe mund të vritet, na tregon një tragjedi kosovare konkrete nga fshati i vet. Besnik Gashi, i datëlindjes 12.07.1981, fotografinë e të cilit po e botojmë, vëllai Endrit Gashi, e ëma Sadije Gashi dhe i ati Muhamet Gashi, as sot nuk dihet në janë të gjallë apo të vdekur, madje kanë konflikte të hapura edhe me grupe terroriste që gjatë luftës mësohet të kenë qenë të organizuara në radhët e UÇK-së. Babai i Besnikut, i quajturi Muhamet Gashi, ka qenë komandant i repartit të zonës, në fillim të luftës. Ai është njohur në Kosovë, kryesisht në zonën perëndimore të saj. Si i tillë, kundër serbëve jo vetëm ka luftuar, por edhe ka bërë krime, ku thuhet jo vetëm ka vrarë serbët barbarisht, por edhe kosovarë që kanë dekonspiruar apo janë vënë në shërbim të serbëve. Gjithsesi, vjen një moment që edhe shokët e armëve, pra UÇK-ja, dyshon se Muhamet Gashi bën lojë të dyfishtë, duke bashkëpunuar në anën tjetër me serbët. Dhe pasojat tashmë janë fatale. Që në verë të vitit 1998, kjo familje është zhdukur, duke lënë pas konflikte me komunitetin serb, por edhe ngatërresa të mëdha, gjakmarrje, siç i thonë këtu, me kosovarë. Ekzistenca e kësaj familjeje tashmë të zhdukur, është tërësisht e pamundur në Kosovë. Dhe raste të tilla ka shumë këtu.

Albert Vataj

 

Pse u shpall Avdyl Jasiqi tradhëtar i UÇK-së?

Avdyl Jasiqi, lindur në fshatin Jasiq të Deçanit, më 8 mars 1974, si shumica e moshatarëve të tij u bashkua me UÇK-në gjatë luftës, për një Kosovë të lirë, në mars të vitit 1998, ku ka marrë pjesë në betejat e zhvilluara kundër forcave serbe në Voksh, Gllogjan, Junik, Jasiq. Në një përpjekje, në korrik 1998, në Junik është plagosur, ku ka qëndruar në kurim deri në shtator të atij viti. Edhe pse i pashëruar plotësisht është rikthyer në frontin e luftës. Pas vrasjes së komandantit të tij, Agim Ramadani, Avdyli ka dezertuar luftën në maj 1999, pasi lufta ishte e ashpër e gjendja shëndetësore po i  përkeqësohej dhe mendoi të jetojë i gjallë, pasi lufta merrte përditë njerëz. Por kaq është dashur të shpallet tradhëtar i UÇK-së! Mbase ato ishin ligjet e luftës. Avdyli që në prill 1998, kur serbët i kanë djegur shtëpinë, sipas investigimeve tona, kishte humbur lidhjet me familjen, e cila mori eksodin për në Shqipëri. Pas mbarimit të luftës ajo familje është rikthyer në vendin e vet të djegur plotësisht, ku kanë ngritur kasolle mbi rrënojat e zjarrit. Të atin, Brahim Jasiqi, disa herë e kanë kërcënuar se do ta vrasin, pikërish persona me autoritetin e luftëtarëve të Kosovës, pasi sipas tyre, i biri, Avdyli, ishte tradhëtar që kishte braktisur luftën. Dhe ashtu si shumë shqiptarë të tjerë të vrarë pas luftës, si Tahir Zemaj me djalin dhe nipin, komandant Drini etj., edhe Brahim Jasiqi u qëllua për vdekje nga persona të maskuar në oborrin e kasolles, më 20.09.2004, fotografinë e të cilit po e botojmë.

Po Avdyli ku është? Dhëntë zoti të jetë i gjallë rrugëve të perëndimit.

Zog Hysenaj

 

Haberet e akshamit në gazetën “Shqipëria Etnike”

Erion Braçe zbulon “vrasësin” e Hysni Kapos

Dy vdekje “tragjike” që nuk u hiqen nga mendët edhe sot komunistëve shqiptarë, edhe pse kanë ndërruar emër, janë ajo e Hysni Kapos dhe Enver Hoxhës. Madje për këto vdekje që në atë kohë flitej vesh më vesh se këta dy udhëheqës të komunizmës shqiptare dikush i kishte vrarë (duke i helmuar), pasi komunistëve tanë u ishte fiksuar se udhëheqësit e tyre nuk vdesin kurrë, dhe kishin vetëm ditëlindje. Koha bëri punën e vet dhe një ditë e bukur në demokraci e reja e Enverit (Liljana) zbulon vrasësin e Enverit, Isuf Kalon (doktori personal i Enverit), që sipas saj e kishte helmuar. Mjerisht komunistëve u kishte mbetur merak në zemër që nuk po mundnin të zbulonin vrasësin e Hysni Kapos, udhëheqësit nr.2 të komunizmës. Mirëpo kot nuk thotë populli se nuk mbetet gjë pa dalë edhe pse vonë, dhe kjo doli një natë të bukur kur Blendi Fevziu në TV Klan kishte thirrur në një intervistë gati intime ish-presidentin e Shqipërisë, dhe sot kryetar i PDSH, z.Sali Berisha. Gjatë pyetje-përgjigjeve, doktor Berisha pranoi se ai paska qenë doktori kryesor që ka vizituar dhe mjekuar Hysni Kapon. Mirëpo kaq iu desh zoti Erion Braçe, kryeredaktor i “Zërit të Popullit” dhe deputet i Partisë Socialiste, dhe menjëherë deklaroi pranë Komitetit Drejtues të PS-së dhe grupit të deputetëve të tyre se ai kishte zbuluar vrasësin (që e kishte helmuar) e Hysni Kapos. Dhe ky vrasës na qenka doktor Sali Berisha, ish-mjeku i shokut Hysni. Madje zoti Braçe në investigimet e tij ka zbuluar se Berisha e ka bërë këtë “krim” në bashkëpunim me ish-ambasadorin amerikan në Beograd e Shqipëri, z.Rajerson. Zoti Braçe për këtë zbulim epokal sipas tij duhet të angazhohen të gjitha mediat e majta dhe grupi i deputetëve të PS-së, të cilët duhet ta dënojnë aktin barbar të Berishës i cili ka helmuar nr.2 të komunizmës shqiptare që do t’i kish vlejtë edhe sot socializmës sonë. Në mes këtij zbulimi kishte shumë diskutime, ku njëri ndër deputetët socialistë tha: “Shyqyr o zot që Berisha nuk është sot doktor se kështu do na kishte helmuar udhëheqësit tanë socialistë, por propozoj që të paktën zoti Nano të mos u besojë asnjëherë mjekëve tanë, por të vizitohet e mjekohet gjithnjë tek miqtë tanë grekë”. Ndërsa përsa i përket dënimit të Berishës për këtë “krim”, u tha se nuk mund të bëhet pasi ne themi se nuk jemi komunistë, por socialistë, por kemi një mundësi tjetër që dënimin e Berishës t’ia lëmë organizatës sonë të lavdishme dhe me emër të madh “Hakmarrja për Drejtësi”. Në fund të mbledhjes më i qeshuri doli Erioni i cili ishte protagonist i këtij zbulimi, ku me siguri Nano do ta gradojë më lart në kuvendimin e madh të tyre… që po ecin nga njëra fitorje në fitorjen tjetër.

 

Në Malësi të Madhe PS rikthen Bashkimet Profesionale

Më 18 tetor të këtij viti, në Malësi të Madhe u organizua një “konferencë” pune e një “organizimi” të punëtorëve me emrin Konfederatë, e cila sipas fjalëve mbron interesat e punonjësve të çdo niveli, përkundrejt punëdhënësve, përgjithësisht sot shtetërorë. Mirëpo në konferencë siç u pa, merrnin pjesë jo vetëm pak punonjës, por në shumicë ishin drejtorë e drejtues të tjerë që ligjërisht quhen punëdhënës, pasi këta janë shtetarët militantë që pushteti e shteti socialist i ka zgjedhur me pikë të gazepit (disa thonë “tuj ia marrë hua dreqit”). E duke qenë puna kështu, malësorët nuk kuptuan se me kë e kishte Kryetari i Konfederatës Sindikale, z.Fatmir Smajli, kur kërkonte të mbronte të drejtat e punonjësve. Madje si për dreq në këtë konferencë morën pjesë shumë drejtues të PS-së në rreth, të cilët jo vetëm diskutuan në vetën e parë, por u thanë pjesëmarrësve se këtë vit kemi kuvendin e madh (të PS-së) ku ju do të jeni promotori i këtij kuvendi. Kur malësorët e panë këtë konferencë në televizor, menjëherë disa erdhën pranë redaksisë sonë dhe na dhanë sihariqin se në Malësi të Madhe, PS riktheu Bashkimet Profesionale, të cilat si gjithnjë do të mbrojnë interesat e punonjësve e më gjerë, por si gjithnjë nën udhëheqjen e lavdishme të Partisë Socialiste që i ka krijuar dhe i mban, dikush tha “si dikur me rryp transmisioni”… Ndërsa disa të tjerë thanë “ishalla rrypi po u lidhet për qafë, se boll e kanë mbajtë kështu”.

 

Nano fillon fushatën elektorale në Selanik

Këto ditë është bërë shumë “zhurmë” për mungesën e Kryeministrit Fatos Nano në ditën e zisë kombëtare, për nder të 16 të rinjve kosovarë që humbën jetën në rrugët e “shpresës” të Shqipërisë së tyre. Mungesa nga mediat pranë qeverisë u justifikuan se z.Nano kishte shkuar për të kryer një operacion në sytë e ballit në Greqi, e ruajna Zot me Kryeministrin pa sy në ballë. Mirëpo Nano kishte harruar se çfarë kishte porositur tek tellallët e tij audioviziv e të shkruar dhe atë natë kishte përfunduar në një nga buzuqet e famshme të Selanikut. Në këtë diskotekë të përmasave të mëdha, z.Nano me bashkëshorten u panë duke festuar si mos më mirë, ndërsa TV Klan e paraqiti këtë aheng të kryeministrit ashtu siç ishte. Nga ky moment rubrikës sonë “Haberet e Akshamit” i erdhën aq habere sa ne u detyruam të zgjedhim vetëm dy.

Haberi i parë thotë se zoti Nano po festonte qyl, pasi këtë gosti në buzuq të Selanikut ia kishin sponsorizuar miqtë serbë pranë Millosheviçit, pasi mosveprimet e qeverisë së Nanos dhe organizmave të saj kishin ndihmuar që 16 kosovarë të rinj të humbnin jetën, çfarë do të thoshte për serbët 16 ushtarë më pak për mbrojtjen e Kosovës, si dhe krijimin e një klime mbytëse për bashkëkombasit tanë kosovarë në Shqipërinë e përbashkët, duke iu larguar disi dëshirës për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Haberi i dytë thotë se z.Nano në Selanik ka filluar fushatën e popullarizimit të tij pasi në zgjedhjet e ardhshme do të kandidojë për Kryeministër të PASOK-ut, mbasi Papanderun (e ri) e ka dënuar Evropa si mashtrues. Gjithashtu zoti Nano do të mbajë premtimin për të cilin ka shkruar edhe gazeta jonë, se Nano do të ndërrojë popull, premtim që Fatosi e ka bërë në muajin shtator në Amerikë para një lobi grek atje. Ndërsa ne si redaksi ju lëmë të lirë të dashur lexues të besoni cilin haber që të dëshironi…

 

Tender i hapur për Zonjën e Parë në Shqipëri

Nëse gazetave të tjera u vijnë reklama të ndryshme që kanë të bëjnë me tendera që sjellin para, ne kanë filluar të na vijnë “reklama” që sjellin bela. Megjithatë një ndër këto vendosëm ta botojmë si haber interesant për të interesuarit.

Reklama që po botojmë ka ardhur nga një OQJ e jo si zakonisht nga OJQ e cila për të zhdukur sherrin në mes vajzave të Presidentit dhe gruas të Kryeministrit, për Zonjën e Parë kanë vendosur të formulojnë një test për të cilin në të ardhmen do të zhvillojmë një tender të vërtetë. Tenderi do të jetë i hapur, materialet do të merren në zyrën e sekretariatit të PS, Tiranë, këto materiale do të tërhiqen “falas”. Kushtet që duhet të plotësojë çdo zonjë për të konkuruar për vendin e Zonjës së Parë do të jenë:

1. Konkurentja duhet të jetë e bukur dhe shumë emocionale.

2. Duhet të jetë femër që ta njohë martesën si themelin e shoqërisë, ku për të qenë sa më e përshtatshme duhet të ketë qenë e martuar dhe e ndarë të paktën mbi dy herë.

3. Të njohë hallet e burrave impotentë e të moshuar, ku për këtë do të preferohen gra që i kanë burrat mbi 25 vjet më të moshuar se veten.

4. Për të qenë sa më e afruar me civilizimin perëndimor duhet të rrjedhë nga një familje e divorcuar, apo të lindur nga bashkëshortë të pamartuar, kjo s’ka rëndësi edhe nëse njihet si kopile.

5. Mbasi në Shqipëri ka shumë femra si prostituta, zonja e parë preferohet të ketë qenë e tillë për disa vite rresht në një vend fqinjë, ku kemi konkretisht shumë vajza që detyrohen të prostituojnë, pasi kështu do të dinë t’ua qajnë hallin që e ka provuar vetë.

6. Për të qenë se më inteligjente në takimet dhe vizitat që do të ketë me botën e jashtme, kërkohen që të kenë kryer kurs si agjente e ndonjë agjensie spiunazhi të huaj. Preferohet ndonjë zonjë që jo vetëm ka kryer kursin, por ka punuar, ose punon edhe sot si agjente apo spiune e ndonjë shteti fqinj me tradita të hershme antishqiptare…

V.O. Ne si redaksi nuk mbajmë përgjegjësi nëse këtë “tender” e fiton ndonjë femër që ju të dashur lexues shqiptarë nuk e dëshironi… por e akuzoni…

Seleksionoi haberet me qiri në dorë: Ndue Bacaj

 

Të flasim edhe mirë…

Ai popull që ruan zakonet e veta por edhe i përqendruar përballë së resë, pra duke kombinuar doket me përparimin perëndimor, asnjëherë nuk del i humbur, përkundrazi ai është e mbetet modeli i qytetërimit. E thënë shkurt, populli i Kosovës në zgjedhjet e fundit demonstroi një qytetari perfekte e model për ne në Shqipëri, po që po, por edhe për shumë shtete me traditë të hershme demokratike, bile s’po e ekzagjerojmë aspak, por tregoi më qytetërim se ato shtete që mburren për historinë e tyre të lashtë qytetëruese.

Pritet të krijohet qeveria e parlamenti, gjithashtu shqiptarët në tërësi presin se sa janë politikanët në Kosovë të aftë e mbi të gjitha morali i tyre është në provë të kuptohemi prova ndaj ndërkombëtarëve u dha, por ato janë në provë para kombit shqiptar për premtimet që kanë bërë, duke nisur nga pavarësia e deri problemet e tjera jetësore. Ndjeva një kënaqësi të veçantë për këtë fillim shkrim se u desh të thuash fjalë të mira për Kosovën shqiptare, se për ne shqiptarët në Shqipërinë londineze fatkeqësisht pushteti në tërësi për dreq na kanë detyruar të shkruajmë keq, vetëm e vetëm për një demokraci aq të shumëpritur, e jetesë si kombet e tjera të përparuara. E pra s’është e lehtë të flasësh keq për fenomenet negative të ardhura nga pushtimet e ndryshme në vendin tonë, pra siç e thashë do donim me gjithë shpirt të shprehemi mirë për problemet tona, por zakoni jonë e tradita e shkëlqyer që na kanë trashëguar të parët tanë është që të mirës thuaj mirë, e të keqes thuaj keq. Pra duke luftuar të keqen mbrojmë të mirën e pastaj ta trashëgojmë ndër brezat e ardhshëm. Duke mos e zgjatur, ne udhëhiqemi nga njerëz të panjerëzishëm horllëkxhinj që s’e kanë mendjen tek populli i vet, por tek dyzenet ku pa pikë marreje bëjnë dyzen në ditë zie kombëtare e këtë dyzen e bëjnë në Greqinë e buzuqeve dhe antishqiptarëve, e këtë armiqësi ndaj nesh erdhi e demonstroi në zyrën e Presidentit shqiptar. Ky është kulmi, pra presidenti grek s’po themi zoti, por efendi Stefanopulos, shfryn dufin e tregohet i paedukatë tej mase por edhe jo njerëzor ndaj ftesës së Presidentit shqiptar për të vizituar të parët e tij të rritur e jetuar në Shqipëri, pra thënë shkurt efendi Stefanopulos u tregua bukëshkalë e mosmirënjohës por ne na bëri përshtypje guximi i tij në zyrën e Presidentit shqiptar e bash aty ku është vendosur krenar busti i heroit tonë kombëtar Skënderbeu, por ai harron se edhe pse s’e mori përgjigjen e merituar, simboli i shqiptarëve heroi ynë kombëtar mbi kokën e tij është e ka për të qenë përgjigja më e mirë për ata që s’na njohin mirë, se e njohin mirë fort historinë e Skënderbeut që ishte mbrojtësi i Europës e krijuesi i një bashkimi kombëtar në mbrojtje të trojeve shqiptare por edhe mur i pakalueshëm në mbrojtje të qytetërimit evropian. Pra edhe pse s’kemi për fatin tonë të keq pushtetarë atdhetarë, kemi pasur e kemi shqiptarë e boll me shumicë që edhe pse busti nuk flet ai është simbol i shqiptarëve në ditë të këqija, pra për fatin tonë të keq pushtetarët belbëzuan e s’folën atë që duhej folur ose së paku u desh thënë që mbasi jeni anëtar e Bashkimit Europian ju grekët a lejohet ai fjalor dhe a është i dënueshëm për një shtet anëtar i BE, pra a e ka lexuar ky efendi kushtetutën evropiane. Kaq së paku u desh. Por fatkeqësisht ne kemi pushtetarë injorantë e aspak të përgatitur, ku u pa e kush don të bindet që pushtetarët shqiptarë ato që janë vërtet pra ose bëjnë të paditurin e legenin para grekëve, kurse popullit të vet i shesin pordhë si të fortë e të ditur. Në fund desha të ngushëlloj familjarët e atyre 15 engjëjve të Malishevës shqiptare, e Zoti i pastë me vete dhe u lutshin për të gjithë shqiptarët.

Nikolin Pemaj

 

Bluzat e bardha, “shtetrrethimi” dhe ilaçet

Kryetari i PS, Shkodër, Ndue Doda përgjegjësinë duhet ta kërkojë tek vetja në Shkodër cilido konkretisht kaloi 1 muaj që në spitalin rajonal është kthyer në “shtetrrethim” të jesh politikan është diçka normale dhe e thjeshtë, por të kesh bluza të bardha me emrin doktor është krejt tjetër. Kushdo që bahet i sëmurë nuk ka çajre as derman pa shkuar tek doktori, kushdo qoftë, i madh në moshë ose po të jetë foshnjë. E sapoemëruara drejtoreshë, dr.Pranvera Belinova është vendosur një “shtetrrethim” në hyrjet e spitalit. “Andrra” e drejtoreshës është të “paralelizojë” të gjitha format që pacienti të mos kontaktojë me doktorin e spitalit. Mirëpo falë popullit fukara që kanë halle dhe të sëmurë, hapi i parë tek porta ka 3 “shtetrrethime”. Po të shikosh çdo ditë nga larg mjerisht nga ora 830 deri në ora 1000 grumbullohen para portës së jashtme 70-80 vizitorë, por ç’është më keq, ka edhe nga ata hallexhinj që vijnë me fraktura të ndryshme, njerëz për operacione të ndryshme, më e keqja nëna me foshnje qëndrojnë pas portave.

Roja thotë kam urdhër nga drejtoresha 10-12, 16-17. Kujtojmë drejtoreshën se ka rrezik që populli duke patur halle dhe të sëmurë duke mos lejuar me hy brenda mund të ndodhë edhe “sherri” apo “ngatërresa” popull-roje.

Kemi dëgjuar ditën e 2-3 të “shtetrrethimit” edhe krisma pushke tek porta e maternitetit, ka patur edhe “grushta” në oborrin e spitalit, mbas ardhjes së “shtetrrethimit”. Kthesë nuk ka në konsolidimin e ilaçeve të sëmurëve që janë të shtruar në spital. Konkretisht të gjithë pacientët e operuar në kirurgji dhoma 4, kati III, ankohen sepse për 3-4 ditë janë të detyruar të shpenzojnë 4000-7000 lekë. Blejnë duke filluar nga vegoni, serumi, gjilpëra të ndryshme. Juve si drejtoreshë ku është farmacia e spitalit, kush abuzon, juve si dikaster, apo janë infermieret që tregojnë edhe farmacinë ku do të blehen ilaçet? Nuk dua t’ju kritikoj juve si drejtoreshë spitali që po vini “shtetrrethimin” por jam duke ju treguar se realiteti në të vërtetë është krejt ndryshe. Flitet shumë edhe për mjekët që kanë rroga minimale dhe vetëm me një patë të 13-të në fund të vitit. Gjendja e rëndë është edhe tek materialet hotelerike të spitalit, batanie, çarçafë, jastekë, etj., të mos detyrohet i sëmuri t’i bjerë nga shtëpia. Ju do të ishte më mirë me pa problemet e shumta që ka spitali se janë shumë aty.

Hasan Kurtaj

 

Promovohet ”Creative City” për Shkodrën

Të premten me datë 22 tetor 2004 ambasadori zviceran në Tiranë promovoi në një konferencë për shtyp  zyrat e “Creative City”  për qytetet Shkodër e Pogradec.Dy fjalë rreth projektit tre vjeçar “CREATIVE CITY”:

Projekti ‘Qytetet Kreative ne Shqiperi’ u aprovua nga Kryesia e SCP ne takimin e zhvilluar në Shtator 2004. Projekti u konsiderua inovativ për shkak të mënyrës së proçedimit, gjithashtu dhe filozofia dhe vizioni i tij, pasi krijojnë lidhje ndërmjet aspekteve kulturore, ekonomike dhe sociale të zhvillimit urban. Duke qënë i tillë ky projekt pati potencialin e duhur për tu mbeshtetur nga SCP-ja. Ky projekt do të financohet nga Qeveria Zvicerane me shumën prej 400 000.- CHF. Ky projekt do të shtrihet në një hark kohor 3 vjeçar.Thelbi i “Qytetit Kreativ” është krijimi i kushteve me anë të së cilave do të bëjnë të mundur që qytetarët e qytetit të mendojnë, planifikojnë dhe veprojnë në mënyrë kreative duke përdorur burimet e tyre lokale si aset kryesor.

Të qënit kreativ në këtë kontekst do të thotë kapaciteti për të menduar duke përdorur imagjinatën dhe të arrish synime të shumëfishta me një iniciative kështu qe 1+1=3. P.sh. nje projekt me rininë, që i jep përgjegjësinë për të zbukuruar ndërtesat i aftëson ata, gjeneron tek ata një kuptim se çfarë është përgjegjësia për të zbukuruar një ndërtesë dhe si të udhëheqësh një projekt autonom, i bën të vlerësojnë cilesinë, shijen dhe bukurinë, si dhe përmiresimin e mjedisit, gjë që mund të ketë një efekt pozitiv tek të tjerët. Kreativitet do të thotë gjithashtu të shohësh mundësite ndërmjet asaj që ne dukje duket e pamundur, si p.sh. një projekt arti në spital mund të ketë një impakt pozitiv persa i përket kohëzgjatjes të qendrimit të tyre në spital, ose mundësia se si një aktivitet festivali mund të jetë njëkohësisht dhe festiv por dhe të sigurojë gjithashtu dhe mundësine për të krijuar një industri artizanale, duke krijuar në këtë mënyre vende pune. Keta shembuj tregojnë se sektorë të ndryshëm mund të punojnë së bashku, dhe nëse nuk e bëjne këtë, atëherë nuk mund të ketë sinergji positive.Kur një vënd është i hapur për të lejuar që mundësi të tilla të zbatohen në mund te themi se ky vend ka një kulturë kreativiteti, gjë që është dhe objektivi qendror i ‘Qyteteve Kreative në Shqipëri’.

Qe prej Qershorit 2003, Zyra e Pro Helvetias drejtohet nga z. Besim Petrela, Drejtuesi i Programit Kulturor,.Ai kujdeset së bashku për “Programin Kulturor Zviceran”, i cili është një projekt i përbashkët i Agjensise Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim të Ministrisë së Jashtme Zvicerane dhe “Pro Helvetias”, Fondacioni Zviceran i Artit. “Programi Kultuor Zviceran” konsiston në dy linja aktivitetesh: aktivitete të vogla, për të cilat vendos bordi lokal i përbërë nga eksperte kulturore dhe  projekte afatgjata ose Projekte Bashkëpunimi. quajtur “Qytet Kreativ”. Projekti “Creative City” është zhvilluar nga Pro Helvetia Tirana, në bashkëpunim të ngushtë me Programin kulturor Zviceran dhe me britanikun Charles Landry, ekspert në zhvillimin kulturor të qyteteve, i njohur në të gjithë botën

Shkodra do te marrë mbështetje financiare dhe njohuritë e nevojshme në mënyrë që të fillojë aktivitetet e ndryshme kulturore për një periudhë tre vjeçare.

Zhvillimi i modeleve të “Qyteteve Kreative” te Pogradecit dhe Shkodres ka qënë një proçes i gjatë e i frytshëm, dhe mund të prezantohet si një shembull shumë i suksesshëm i partneritetit dhe bashkepunimit ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë.

Ne u fokusuam ne mjedisin fizik dhe krenarine qytetare, qytetari dhe zhvillim.

Programi i “Qytetit Kreativ” në Shkoder synon të na fokusojë fillimisht bukurinë e mjedisit fizik në mënyrë që të mundësojë arritjen e një game të gjërë objektivash si p.sh. rritjen e interesave të qytetarëve për veten e tyre dhe për qytetin e tyre; nga ana tjetër kjo gjë do të ndihmojë në zhvillimin e qytetarisë dhe do të gjenerojë krenari qytetare. Do të proçedohet duke bërë pyetjen “cili eshte problemi?” dhe si mund të ndihmojë një proçes kulturor, dhe të zevendësohet mentaliteti i tipit ‘ne kemi qënë një vend i mrekullueshem në të kaluarën’ me mentalitetin që thotë ‘Shkodra do të jetë një vend i mrekullueshëm në të ardhmen’. Kjo shpjegon idenë e kthimit të Shkodrës në një qytet të bukur ( ose e thënë në mënyrë më provokative ‘beteja kundër shëmtisë urbane’); gjithpërfshirja si një mjet për të ndihmuar në realizimin e një identiteti të ri për Shkodrën; identifikimi dhe stimulimi i talenteve të reja. Një vend të vëçantë duhet të zërë dhe fotografia duke u nisur nga fakti që Marubi është një aset shumë i çmuar i qytetit.

Creative City Koordinatori, Armando Lohja

 

A do të ketë mocion mosbesimi qeveria Nano?

Për kohën që po kalojmë them se po. Kjo është një pyetje që kërkon zgjedhje nga partitë politike si dhe nga diplomacia evropiane dhe perëndimore. Për t’u bindur mjafton ngjarja e 15 tetorit ku vdesin 15 të rinj gjimnazistë të Malishevës. Kryeministri Nano “hedh valle” në buzuqet e Selanikut dhe të Athinës. Ngjarja e 9 janarit ku u mbytën 2 gomone me 30 të rinj shkodranë dhe z. Nano nuk i prish pushimet në Turqi.

Nuk është e vështirë të identifikosh sepse e pamë të gjithë nëpërmjet televizionit Klan duke marrë karafilat e bardhë. Shitja e kasetave të Nanos në buzuqet greke me biznesmenin Aleksandër Kaliodhopuli, duke parë këngëtaren e famshme greke. Kur Presidenti i Greqisë, Stefanopulos vjen në Tiranë dhe “injoron” çështjen çame për pronat që janë firmosur në vitin 1996, Fatos Nano shihet nga tërë bota në buzuqet e Greqisë duke i hedhur lule karafili atij dhe zonjës Xhoana Nano. Nuk është e vështirë të bindësh opinionin publik ku në bregdetin Jon në Kakomea dalin 300 fshatarë dhe protestojnë për të mos prishur ndërtimet, policia e shtetit-Nano, në mes të natës, dt.19.10.2004, me skafe i hedhin në erë me dinamit ndërtesat. Mocioni i mosbesimit të qeverisë të sotme për të gjitha rrethanat e njohura mendoj që nuk ia vlen të shkojë deri në fund të nëntorit 2004. Ky kryeministër-Nano, i “cunguar” nga sytë kërkon që të “shtrydhë” haptazi këtë popull si nga Saranda deri në Shkodër.

Qeveria “Nano” do të ketë shumë probleme se është duke humbur kredibilitetin në popull gjithashtu edhe në Evropë dhe në perëndim. Ky është realiteti shqiptar sot. Partia Demokratike dhe dr. Sali Berisha duhet të vendosin në bashkëpunim me partitë e tjera demokratike për mocion mosbesimi për qeverinë “Nano” ku do të krijojnë një shans për t’i dhënë një goditje përfundimtare kryeministrit me “syze”.

Nano nuk do të ketë rrugë tjetër, të ikë sa më parë të jetë e mundur që të shpëtojë përgjithmonë populli shqiptar. Dihet se Partia Socialiste nuk do të pranojë thjeshtë por vendosmëria e Partisë Demokratike dhe e Evropës dhe Amerikës do të marrin një vendim politik për të shpëtuar nga Nano këtë popull fukara i fukarave. Në politikën shqiptare janë dy arsyet për mocionin e mosbesimit të qeverisë “Nano”:

E para, se Partia Socialiste bashkëqeveris me një koalicion qeveritar me 5 parti të tjera, PSD, PAD, PDS, PBDNJ, PAA, ku është e nevojshme dhe e domosdoshme që ky koalicion po prishet.

E dyta dhe kryesorja, një shtet që pretendon të jetë demokratik, është e domosdoshme si kusht themelor që populli të jetë vetë koshient për të votuar i lirë dhe mos ia dhunuar votën, siç ia kanë dhunuar dhe pretendojnë t’ia dhunojnë votën duke e “grabitur” me forcë me polici. Kjo është një fitore, si çdo gjë tjetër ka vështirësitë e veta. Shqipërisë dhe popullit do t’i krijohet një përvojë pune e re. Kryesore është se i gjithë populli shqiptar demokrat duhet të lidhen më fort me njëri-tjetrin, që të mos quajmë më Shqipërinë “monopol” të Fatos Nanos dhe qeverisë së tij. Ne, demokratët, të jemi të ndërgjegjshëm për të qeverisur këtë popull shqiptar që kanë çuar në varfëri, pa punë, pa ujë, pa drita duke e persekutuar. Partia Demokratike të bëjë koalicion në mënyrë periodike të bashkërenduar me partitë demokratike duke krijuar një rregullore për funksionimin e tryezës së koalicionit qeveritar demokratik. Thirrjet që i bëjnë Gramoz Ruçi, Namik Dokle, Nanos për tragjedinë e 15 nxënësve kosovarë, hajde, dhe nuk denjon me ardhë.

Fatos Nano është konsideruar njeri i “dështuar” me të cilin nuk dialogohet, do të jenë vetë “socialistët” që do ta shqyrtojnë në të gjitha këto raste. Drejtësia e korruptuar 85%, populli shqiptar e ka humbur besimin 92%. Nano është i pallogaritur në lëvizjet e tij, në qeveri, ministra dhe zëvendësministra të korruptuar, kjo do të shihet nga dorëheqja e tij si kryeministër. Kësaj radhe është më i dobët dhe i pafuqishëm, i është thyer edhe “shpata” në (KPS), Kryesinë e Partisë Socialiste. Ky njeri ka “dëshirë” me pa të “keqen” tek të tjerët dhe jo tek “vetja”.

Hasan Kurtaj

 

Ne mes Moralit dhe Ligjit

A ishte e moralshme qe kryeministri Nano te pranonte si dhurate nje makine qe kushtonte mbi 300 mije euro? Pergjigja eshte e shkurter dhe e thjeshte, e kuptueshme: JO.

A kishte nje pengese ligjore apo ligj qe ndalonte kryeministrin Nano te pranonte nje dhurate te tille: Pergjigja, perseri eshte shkurter, e thjeshte, e kuptueshme: JO.

Dy ketyre pyetjeve, u ktheu pergjigje i interesuari direkt, vete kryeministri Fatos Nano. Nuk ka shume dite qe ne Kuvend, u miratua nje ligj qe pengon pushtetaret apo nepunesit e nivele te ndryshme, te pranojne dhurata me vlere me te madhe se 100 $. Pra vete mazhoranca dhe Nano, e kane kuptuar se nuk ishte e moralshme te pranohej nje dhurate mbi 300 mije euro. Por njekohesisht, ishte e kuptueshme se nuk e pengonte asgje ligjore kryeministrin, te merrte nje dhurate ultra- luksoze. Per kete, ai beri ligjin, i cili sigurisht nuk ka fuqi prapavepruese, por vendos nje ore zero ne zbatimin e tij te mevonshem.

Qe kur eshte shkruar edhe folur per Shqiperine e shqiptaret, eshte konstatuar se ne e kemi ndertuar ekzistencen tone duke u bazuar njekoesisht tek Morali dhe Ligji, ne disa raste duke i kushtuar rendesi me me te madhe ketij te fundit. Per te mos u ndalur tek koha e kaluar, kujtoj se jane te shumte te papunet, te pastrehet, te varferit qe nuk pranojne te rregjistrohen per tu punesuar, strehuar apo mbeshtetur me ndihme ekonomike, duke pranuar te jetojne ne mizerie, ne emer te Moralit, per te mos u paraqitur para « opinionit » sic jane, por me nje fasade. E pra, per te gjithe ata, ka ligje qe edhe pse ne mase te vogel, i mbrojne ne forma te ndryshme.

Rasti me i diskutuar ne mes Moralit dhe Ligjit, eshte edhe ai i kryeministrit Fatos Nano. Ne tragjedine e 9 Janarit por edhe ate te Fushe- Arresit, Nano nuk ndodhej ne Shqiperi. Per arsye shendetesore, ai u kurua fillimisht ne Turqi dhe me pas ne Greqi. Madje ne rastin e fundit, ndersa ne Shqiperi kishte dite zie, Nano argetohej me Xhoanen ne buzuqe te Selanikut. Nuk kane qene te pakte shqiptaret, mes tyre edhe une, qe nuk kemi lene epitet negativ pa i bashkengjitur emrit ne kryeministrit per qendrimin qe ka mbajtur ne dy rastet. Kjo ka ndodhur, duke e nisur gjykimin tone, mbeshtetur ne Moralin. Kryeministri yne, si te gjithe shtetaret e tjere, betohen para Kushtetutes dhe Zotit. Ne asnje rresht te Kushtetutes (ligj i detyrueshem per tu zbatur nga te gjithe), nuk thuhet se kryeministri duhet te kthehet ne atdhe, apo te anulloje vizitat e mundshme ne rast tragjedishe apo fatkeqesishe te ndryshme. Por si gjithmone, ne por edhe kryeministri perballemi me Moralin. As edhe ne kushtetuta te shteteve te tjera, nuk thuhet se kryeministri duhet te kthehet ne atdhe ne raste te mesiperme. Por te gjithe, ne te tilla kushte e kane zbatuar.

Nje Moral i kthyer ne Ligj, mbase mund te gjendet tek shqiptaret e sanksionuar ne Kanun. Nje pjese e madhe e normave te ketij kodi te lashte te shqiptareve, pervec se ne logjike, mbeshteten fort ne Moral. Megjithate, sot eshte koha qe te behet nje ndarje. Njekohesisht, Morali dhe Ligji, eshte tej mase e veshtire te ecin se bashku. Por jemi koshiente, se edhe per nje fare kohe, eshte e veshtire. Ne jemi mesuar te shohim fijen e flokut ne syrin e fqinjit dhe jo traun ne syrin tone. Edhe per shume vite, do te jete e veshtire qe Ligji te kete prevalence mbi Moralin, sic eshte edhe normale ne keto kohe moderne. Deri atehere, shtatetaret tane, do te vijojne te jene te « syrin e ciklonit » te zgjedhesve te tyre, do te vijojne te gjykohen me shume ne baze te Moralit se Ligjit, ndersa faktikisht, duhet te jete e kunderta.

Blerti DELIJA

 

Dukagjini ynë”, një “perlë” e vërtetë e historisë

“Nuk duhet të pendohet se jetoi kot, vetëm ai që foli gjithnjë me gjuhën e së vërtetës”

Sokrati

Historiografia shqiptare e viteve të “realizmit socialist”, dhe në veçanti ajo e pas viteve 1960-1966, e shkruar nga penda të ngjyera në “lëngjet” e një konformizmi të skajshëm, asnjëherë nuk na foli me gjuhën e së vërtetës, por u kthye në një “tellalleshë” të politikës. Vetëm në vitet e post-diktaturës filluan të dalin nga arkivat e mykura të sistemit, “perlat” e historisë së vërtetë të nacionalitetit tonë, dhe në veçanti të trevave të veriut shqiptar, ku Dukagjini pa dyshim mbetet pararendës i çdo evenimenti me karakter kombëtar dhe fetar.

Jo pa qëllim u varrosën veprat e Fishtës, të Koliqit, Harapit, Prenushit, Palajt, Zadejës, e sa e sa kolosëve të tjerë, vetëm e vetëm për të zhdukur madhështinë dhe vitalitetin e këtyre trevave.

Është shkruar me dhjetra herë për çetat e jugut, të cilat varionin nga 3-5 vetë në luftën antiturke. Është folur për luftën e Mashkullorës, sa që u bë “Rrapi në Mashkullorë” si një “himn”, duke mbushur me dhjetra faqe librash, duke shkruar drama dhe skenarë filmash. Por, çuditërisht për Dedë Gjon Lulin, Mehmet Shpendin e Gjin Pervizin, që drejtuan “divizione” malësorësh kundër pushtuesve turq e serbë, nuk u shkruan as dhjetë rreshta!… U shkrua për vrasjen e një bimbashi turk (sikur të kishin vrarë sulltanin), ndërsa për Norën famëmadhe të Kelmendit, që theri Vuçi Pashën në shatorren e tij, fare nuk i ngritën përmendore, por nuk jam i sigurtë se ka të paktën ndonjë pllakë përkujtimore!… Janë ngritur buste, madje edhe përmendore edhe kriminelëve tipikë, si Ali Pashë Tepelenës… në një kohë kur qëndrojnë në “hije” (pa buste e shtatore) krenaria e Shkodrës dhe e mbarë kombit shqiptar: Dasho Shkreli, Hodo Sokoli, Mehmet Shpendi e Dedë Gjon Luli!

Parë në këtë kontekst, dy autorët e këtij libri të vlertë: Prel Milani e Lazër Kodra, na vijnë si dy “maratonomakë” dhe si dy sfidantë të denjë të pedagogëve të tyre, pse jo edhe të vetë “Akademisë së Shkencave”, të cilët heshtin në “gjumin” letargjik, edhe kur gradohen me tituj e grada shkencore, ata që baltojnë Gjergj Kastriotin dhe ngrenë në piedestal Haxhi Qamilin!… Në këtë vepër madhore (e cila duhet të bëhet pronë e çdo intelektuali me sens patriotik), triumfon me të gjithë forcën, proza e shkurtër koliqiane e gërshetuar mjeshtërisht me vargun e fuqishëm fishtian. Një dëshmi kjo që mbi trungun e Fishtës, në çdo stinë çelin filiza të tij dhe se Milani-Kodra, janë dy degë të palëkundura të këtij “Lisi”, që nuk mund ta tundin as uraganët. Autorët, ndonëse shkruajnë për trevën e tyre, nuk bien asnjëherë në pozita sentimentale, apo në megallomani. Ata ecin me hapa të sigurtë dhe me një drejtëpeshim të admirueshëm mbi referencat standarde të historianëve të shquar vendas dhe të huaj.

Baron-Nopça, Milan Shuflaj, Edit Durham e të tjerë janë përvetësuar në mënyrë të përkryer nga autorët e lartpërmendur dhe janë cituar besnikërisht, ashtu siç është edhe besa e trevës që i lindi. Personazhet e këtij libri janë skalitur mjeshtërisht, me “daltën” e skulptorit modern pa humbur asgjë nga tradita. Evokimi i traditës së lavdishme të trevës së Dukagjinit, ku trimëria, besa, ndera dhe bujaria kanë qenë gjithmonë “kryefjala e maleve”, na vijnë si një “qortim” për të mos “shkarë” asnjëherë nga këta “trarë” të shëndoshë (një element ky me sens të theksuar edukativ). Skalitja e figurave në vargje, është dhënë plot kolorit, forcë dhe art të përkryer. Shikoni si i përgjigjet Marash Uci i Shoshit, Brahim Pashës, i cili mbasi i ka thirrë (në besë), kërkon t’i çarmatosë: “Marash Uci ka marrë flakë/Mikut arma nuk i lypet/Na paç thirrë për atë hesapë/Po t’i japim me zjarr për gryket”. Në poezinë e spikatur: “Dukagjini në luftën e Miletit” (1880), shkëputëm këto vargje “pikante”: “Gjashtë krajlitë n’Kongres t’Berlinit/I ndanë trojet e Shqipërisë/Si kulaçin e nxjerrë prej hinit/Për me ngi klyshët e Rusisë/Në Razhnicë, Hodo Sokoli/Ka flakë gradat e Osmanit/Prej brezit huten e nxori/Asht ndezë flakë në fushë të mejdanit”!

Autorët, Milani e Kodra, përdorin në mënyrë mjeshtërore vargun e rimuar të traditës shkodrane-veriore, duke i qëndruar besnikë metrikës, figurave të zgjedhura dhe metaforës. Ndoshta ndonjë poet “modern” mund t’i krahasojëme “bejtat”, por atyre mund t’u sugjerojmë se edhe Kadare e quajti Fishtën “bejtexhi”, por pa atë, Fishtën, s’do kishim poezi… Entuziazmi përvëlues i autorëve të këtij libri, për të ngritur në piedestal veprat patriotike të bashkëkrahinorëve të tyre, duhet të stimulojë çdo pendë shqiptari, për të zgjaur ndjenjat e “fjetura” të atdhedashurisë.

Autorët, Milani e Kodra, i dhuruan lexuesit shqiptar një “gjerdan me perla brilante” që stolisin Dukagjinin, ndërsa manipulatorëve servilë të historisë, një goditje të fuqishme. Asnjëherë nuk mësova nga historiografia shqiptare se në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, na paskeshin qenë edhe shumë dukagjinas, dhe mes tyre edhe bajraktari i Shllakut, ose siç e quajnë autorët e këtij libri beniamini i Shllakut, Gjekë Gega. Jo pa qëllim janë fshehur këto figura, por vlen t’u kujtojmë atyre që bënë anti-historinë, se të mohosh meritat e njërës pjesë të kombit dhe të ngresh, madje të hiperbolizosh meritat e pjesës tjetër është e pandershme dhe prishje e ekuivalencës së bashkejetesës. Vlen të kujtojmë në këtë rast një sentencë kuptimplote që na e servir Evropa moderne: “Që të bashkohesh duhet të dish të ndash”, “Respektimi i çdo krahine, religjioni, race apo individi, është kusht themelor i forcimit të unitetit të një kombi” (M.B.).

Pendat e autorëve të lartpërmendur, Milani e Kodra, janë “temperuar” në “langun” fisnik të genit të malësorit dukagjinas dhe asnjëherë nuk bëhen “pre” e konjukturave politike. Ata dinë të dallojnë dhe të klasifikojnë në mënyrë preçize mercenarët dhe kolaboracionistët nga patriotët dhe idealistët, duke demaskuar aftësitë e tyre edhe në forcën e analizës, gjë kjo që na bind për diapazonin e tyre të gjerë në “ligjin e njohjes”.

Shtatë shaljanët dhe vepra e tyre legjendare janë trajtuar mjeshtërisht, duke i krahasuar me “Termopilet”. Pa dyshim vepra e tyre i shton lavdinë Dukagjinit, shkëlqimin kullave krenare dhe bardhësinë bjeshkëve që kurrë nuk e ulën kokën para stuhive të kohës.

Tre evenimente madhore: Lufta në Qafë e Agrit (1910), kundër të tmerrshmit Shefqet Turgut Pasha, luftë që i kalon kufijtë e legjendave; lufta e Qafës së Borshit (1915), kundër serbo-malazezëve; dhe Lufta e Gurit të Kuq, janë dhënë mjeshtërisht, duke evidentuar protagonistët kryesorë dhe udhëheqësit strategë të tyre: Prel Tulin, Mehmet Shpendin, Mark Lulën e Shalës, Ndok Mirashin e Shoshit e sa e sa trima të tjerë të nëntë bajrakëve, të cilët e kam vështirë t’iu citoj brenda këtij shkrimi. Në libër është trajtuar me mjaft korrektësi dhe art njëri nga “kodet” më të rëndësishëm të “kushtetutës” së Dukagjinit, siç është ai i besës ndaj fesë së Jezu Krishtit. Është një fakt i pamohueshëm se binomi Atdhe-Fe, për Dukagjinin, qe dhe mbeti “kryefjala” në çdo etapë të historisë. Autorët, këtë epikë dhe mjaft të lakmueshme për çdo krahinë të Shqipërisë, na përcjellin në vargje, përmes një figure tepër burrërore të quajtur Kol Markola dhe të etiketuar me mbiquajtjen aq të gjetur nga “gjeniu” popull “Gardisti i Krishtit”. “Vjen një pashë prej Anadolli/Me pesëqind çallma-zi/Mjer për Shalën n’ditë të sodit/Don me i kthye kishat në xhami/Nxjerr çitapin prej jelekut/Due pesë troje për xhami/Ja dhe shpatën e bejlekut/Byrum dhe qeset me flori/Kolë Markola shtyllë bajrakut/Me kamish po pin duhan/Ngadalë begu i Sanxhakut/Mos ma këndo dy herë atë kangë/Mos ma prek ti Jezu Krishtin/Se s’ta preka Allahun tand/Të tanë Shalës pa ia marrë shpirtin/Me ndrrue fenë kush nuk na ban”. Çdo koment do të ishte i tepërt ndaj qëndrimit stoik të kësaj treve të mbuluar me lavdi.

Në libër ka një keqinterpretim, i cili bën analogji mes dy figurave të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët, në veprim dhe as në kohë. Legjenda e Kostandinit që u ngrit nga varri për të plotësuar një amanet, ose për të mbajtur besën e dhënë, nuk kanë asgjë të përbashkët me Halil Garrinë, i cili u pre në besë nga i shoqi i motrës, bashkë me vëllain e tij, Musën e vogël, nga agjenti i turkoshakëve, Bektash Aga, i cili këtë tradhëti e paguan me kokën e tij dhe të të birit në djep, të cilët motra e Halilit, Hajrija i theri, për të marrë hakun e vëllezërve, kujtoni dramën “Halili dhe Hajrija”. Tema e L.Nac.Çlirimtare, duke marrë si episod luftën e Qafës së Kolçit, është trajtuar realisht dhe artistikisht. Këtij episodi do t’i shtoj dhe një fakt mjaft konkret dhe plotësisht real: Gjatë kohës (8-vjeçare) që kam punuar në H/C e Fierzës, për afro pesë vjet, ku kam kryer edhe detyrën e regjisorit të “Pallatit të kulturës”, si regjisor amator, në këtë periudhë, drejtor i pallatit të kulturës ishte Marash Mhilli, një intelektual i kompletuar, studiues serioz dhe njohës i shkëlqyer i historisë dhe veçanërisht i trevës së Tropojës. Aty jam njohur edhe me poetin e shquar, Ndoc Paplekaj, kompozitorin e talentuar, Kolë Susaj dhe shumë personalitete të artit dhe të kulturës. Marashi shpesh herë më prezantonte me bashkëkrahinorë të tij të moshuar, mençuria e të cilëve më ka lënë mbresa. Një ditë tek po bisedoja me njërin nga këta pleq, emri i të cilit nuk më kujtohet, por që ishte afër 80 vjeç, ndërsa po pinim nga një kafe në “Turizmin” e Bajram Currit, unë e pyeta: A ke marrë pjesë në luftë? Po, më tha. Me siguri keni qenë partizan, iu drejtova unë. Jo, më tha plaku, unë kam qenë me forcat nacionaliste që drejtoheshin nga Nikë Sokoli, dhe vazhdoi, në Qafën e Kolçit u bë luftë e madhe dhe pati shumë viktima nga të dyja palët. Mbasi u mbush mirë me frymë dhe me një keqardhje të dhimbshme, e cila lexohej në sytë e tij plot shkëlqim, filloi tregimin si vijon: Ne ishim në pritë bashkë me Nikën, i cili me dylbi në sy, ndiqte çdo lëvizje të partizanëve. Ndërkohë ata po vinin drejt pritës. Mbi shpinën e një kali të bardhë kishte hipur komandanti, i cili mbante në dorë një flamur. Ai, porsa na pa në pritë, menjëherë dha komandën: Para partizaaaaanë! Por snajperi i pagabueshëm i Nikë Sokolit, me goditjen e parë e qëlloi në lule të ballit dhe e hodhi përtokë. Nuk kanë kaluar veçse disa sekonda, kur mbi kalë hypi një tjetër me flamur në dorë dhe dha të njëjtën komandë, por sërishmi snajperi i pagabueshëm e qëlloi në dërrasë të gjoksit dhe e plandosi përtokë. Ndërsa ne po përgatiteshim për kundërsulm, mbi shpinën e kalit të bardhë na shfaqet një partizane, e cila pasi ngre lart flamurin, me një zë të fuqishëm jep komandën: Para, shokë partizanë! Snajperi i pagabueshëm drejton tytën e pushkës, por dora e fuqishme e Nikë Sokolit e ndaloi menjëherë: Mos, t’u thaftë dora, se nuk është në kanunin e maleve me vra burri një grue (gra e çika). Asnjëherë nuk e kisha parë Nikë Sokolin më të lodhur. Ai na tha vetëm këto fjalë: Burra, mos u lodhni kot. Këta e kanë fitue luftën. Do të kisha dashur me gjithë shpirt të kujtoja emrin e tij, sa të sinqertë dhe aq fisnik, por me siguri ai  burrë nuk duhet të jetojë sepse ky episod i përket vitit 1975. Trajtesën e revolucionit të vitit 1924 që drejtohej nga dy figurat më të mëdha, më të ndritura të kombit: Gurakuqi-Noli, kundër satrapit të Matit, e kanë paraqitur me ngjyrat më të spikatura dhe me një realitet të pamohueshëm. Dukagjini, Malësia e Madhe, Puka, Malësia e Lezhës, Midrita e Kurbini, janë vatrat e rezistencës antizogiste. Bandat mercenare të Muharrem Bajraktarit dhe Kadri Mehmetit, janë regjistruar në mendjen e popullit të këtyre zonave, si aktet më vandale që ua kalojnë edhe pushtuesve turq, serbë dhe nazi-fashistë.

Në përfundim: Urimet dhe përgëzimet më të sinqerta miqve dhe kolegëve të mi, intelektualëve të shquar dhe bijve krenarë të bjeshkëve të Dukagjinit, sot qytetarë të nderuar të Shkodrës, dhe pjesë e elitës më të emancipuar intelektuale, të “kryeqytetit” të artit dhe të kulturës tonë kombëtare.

Me bindje të plotë se libri i dytë (në vazhdim) do të jetë akoma më i bukur dhe më cilësor, pa dyshim ky libër duhet të vlejë si një mesazh për edukimin patriotik të brezave.

Mark Bregu

 

Ne Shqiperi, nuk mund te kete zgjedhje

Nuk jane problemet politike ato qe pengojne zhvillim normal te procesit zgjedhor ne Shqiperi. Pergjigja ka ardhur nga zgjedhjet e 23 tetorit 2004 ne Kosove. Per here te pare qe nga fitimi I protektoratit nderkombetar, Kosova ka realizuar nje process zgjedhor te nje niveli te mire, te menaxhuar nga vete kosovaret dhe jo nderkombetaret. Pervec disa incidenteve te vogla dhe pa ndikim, procesi zgjedhor ka shenuar nje hap real drejt kalimit te te gjitha pushteteve ne duart e kosovareve.

Fabula shqiptare (Shqiperise) se zhvillimi I zgjedhjeve te lira dhe te pranueshme, pengohet nga mosarritja e nje kompromisi ne mes pozites dhe opozites, me sakte Nanos dhe Berishes, mori fund njehere e mire. Ne Kuvend me vota unanime dhe te papara ndonjehere respektivisht 91 dhe 90, u miratua balancimi I KQZ-se (4 me 3 ne favor te mazhorances) dhe hartimi I listave te zgjedhesve. Ne rastin e pare, madje, eshte shkelur edhe mbi Kushtetuten, duke nderprere ne mes mandatin e komisionerit Shimani, ne favour te nje tjetri te propozuar nga PD-ja dhe qe do te miratohet me votat PD+PS ne Parlament. Bashkepunimi ka qene mjaft I forte dhe I qenesishem, sa pranohet edhe shkelja e Kushtetutes, por sipas gjasave Shimani do te dergoje ceshtjen ne Gjykaten Kushtetuese. Edhe nese kjo e fundit, do te jape vendim ne favor te Shimanit, si edhe here te tjera, bashkimi votava PD+PS nuk do te njohe vendimin kushtetues, duke I dhene perparesi atij politik. Por serish, nuk mund te kete Zgjedhje ne Shqiperi. Flasim paraprakisht, pasi pas perfundimit te tyre, natyrisht do te kete kontestime nga humbesit, tradite qe vazhdon ne Shqiperine postkomuniste.

Duke u kapur pas ceshtjes nga ana politike, harrohet me e rendesishmja, ana financiare e realizimit te zgjedhjeve. Per kete, shembulli duhet marre nga Kosova. Statuti i Protektoratit Nderkombetar, le mjaft fuqi ne duart e te huajve, ne kete kontekst edhe per realizimin e zgjedhjeve. Per zgjedhje parlamentare te 23 tetorit 2004, u dhane as me pak e as me shume por 10 milion euro. Shifra duket mjaft e larte po te mendohet se te thirrur ne votim ishin vetem 1.3 milion zgjedhes. Nga 10 milion euro, 5 milion jane dhene nga nderkombetart. Nderkohe, 5 milion jane realizuar nga vete te ardhurat e Buxhetit te Kosoves. Shifra eshte mjaft e madhe dhe e barabarte me koston e llogaritur per zgjedhjet e ardheshme ne Shqiperi, duke mos harruar te nenvizojme se Kosova nuk eshte akoma nje shtet i mirefillte. Ndersa Shqiperia gezon nje paversi qe nga viti 1912 dhe eshte ne demokraci moderne qe prej 14 vitesh, nuk mund te mendoje per nje fond me te madh se 5 milion euro per te siguruar pakontestueshmerine e zgjedhjeve politike 2005. Duhet lllogaritur, se fondi 5 milion euro, eshte destinuar per 2.7 milion zgjedhes, ndersa ne Kosove, shifra ishte 2 here me larte per gjysmen e numrit te votuesve, 1.3 milion. Duke kujtuar se te huajte kane dhene vetem 800 mije euro per zgjedhjet, mendohet se Shqiperi eshte nje shtet i konsoliduar. Me interesant eshte krahasimi i shpenzimeve qe Shqiperia do te kryeje per zgjedhjet. Per cdo zgjedhes, jane planifikuar te shpenzohen 2 euro, ndersa ne Kosove, 4- fishi, ose 8 euro.

Llogaritje te tilla, kane per qellim te tregojne disnivelin ne mes dy pjeseve te Shqiperise se dikurshme. Ne Shqiperi, mundesite por edhe nevojat per tu korruptuar te zyrtareve te administrates zgjedhore, jane shume me te justifikueshme se ne Kosove. Kjo ne driten e fakteve te mesiperme financiare.

Qe te kete zgjedhje te lira, te pranueshme dhe te pakontestueshme, fillimisht dihet te garantohet ana financiare e zhvillimit te tyre. Pervec kesaj, komisioneret e KQZ-se, te KZZ-ve dhe te KZQV-ve, duhet te jene te cliruar nga cdo ngarkese politiko- emocionale. KQZ-ja, tashme ne kundershtim me Kushtetuten, eshte kthyer ne nje organ tej mase te politizuar, ku mazhoranca ka 4 antare dhe opozita 3. Behet fjale gjithmone per PS dhe PD. Shpresa mund te kete per komisionet e dy nivele te tjera. Por si thuhet ne Shqiperi, « Peshku qelbet nga koka ». Me nje KQZ « te pavarur », « te balancuar politikisht », veshtire se mund te kete nje administrate te pavarur zgjedhore, rrjedhimisht edhe zgjedhje te pakontestueshme nga palet, vecanarisht nga humbesit.

Kosova, sapo ka filluar te futet ne rrugen e ndertimit te shtetit, rrjedhimisht edhe pavaresise se saj te priteshme. Shqiperia, nje shtet me nje paversi mbi 80 vjecare, me disa forma rregjimi te provuara, ka shansin me te mire te perfitoje nga eksperienca kosovare. Duhet filluar me menyren e organizimit parazgjedhor, ndertimin e komisioneve elektorale, fushaten zgjedhore, pranimin e rezultatit te zgjedhjeve, por pa harruar anen shume te rendesishme, ate financiare. Si ne cdo gje, edhe ne sferen e zgjedhjeve- alfa e cdo demokracie, ekonomia ka peshen e vet te rendesishme. Jetojme ne ekonomine e tregut.

Blerti DELIJA

Tre etapat e kryengritjes antikomuniste në kuadrin e marrëveshjes “Besëlidhja”

Dhjetor 1944 – Gusht 1946

Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar nga Krerët e Besëlidhjes për një kryengritje kundër instalimit të diktaturës komuniste në Shqipëri, nga Kruja në Vermosh ishte vendosur data 27 dhjetor 1944. Major Llesh Marashi drejtonte nga shtëpia e Luket Marashit të Grishajve krerët e Malësisë, Nik Gjeloshin dhe Gjon Martinin që shkëmbenin informatat nga shtëpia e Lulash Cuk Currit, simbas marrëveshjes të marrë më parë nga të gjithë krerët e kryengritjes në shtëpinë e Gjok Tomës më 12 dhjetor 1944. Në kushtet e një rrethimi, dhe thirrjes për t’u dorëzuar pa kushte të major Lleshit në Grishaj, kryengritësit malësorë filluan luftimet me forcat komuniste “Terrenit” dhe ato të post-komandës së Bajzës. Në darkën e 24 dhjetorit kryengritësit Shkrel e Kastrat nxorën nga rrethimi major Lleshin dhe vazhduan luftimet deri në orët e vona duke marrë nën kontroll post-komandën e Bajzës, dhe pas kësaj u riorganizuan dhe filluan marrshimin në formacione luftarake për t’u bashkuar me krerët e Besëlidhjes Shkodër. Kryengritësit, mbasi morën post-komandën e Koplikut dhe spitalin nën kontroll, fituan terren deri tek “Ura e Koplikut”, ku u vendosën në fushim dhe sipas marrëveshjes do të vazhdonin mësymjen ditën tjetër së bashku me forcat antikomuniste të Shkodrës. Forcat nga Shkodra neglizhuan duke lënë në pritje malësorët nëfushim. Malësorët e tradhëtuar më datën 27 dhjetor u sulmuan befasisht nga forcat komuniste me shumicë të ardhur prej zonave të jugut të Shqipërisë. Mbas këtyre luftimeve të pabarabarta ranë heroikisht Gjon Martini e Mirot Paloka dhe mjerisht kryengritësit u thyen dhe u detyruan të shpërndahen. Besëlidhja duket se kishte rënë në kurthin e forcave komuniste të “terrenit”, siç quheshin atëherë. Major Lleshi ishte detyruar të tërhiqej në male, duke u strehuar në shpella, larg syrit vigjilent të kalecëve komunistë. Nga atje drejtonte Major Lleshi malësorët e besës e trima të Kastratit e Shkrelit, për t’u prerë rrugën forcave famëkeqe të “terrenit” që marrshonin drejt Kelmendit dhe rrugës për në Malësi ata vazhdonin djegien e shtëpive të malësorëve, arrestime dhe pushkatime pa gjyqe. Këto forca komuniste u thyen dy herë nga malësorët antikomunistë, në Grykë të Lugjeve dhe në katund të Kastratit.

Në këto kushte Kelmendi i vetëm në luftë rezistoi nga 1 janari i vitit 1945 deri më 12 shkurt 1945. Kelmendi i tradhëtuar, për herë të parë historikisht u gjend i pushtuar, por ama nga vetë shqiptarët dhe pasojat dihen, më të tmerrshmet e të gjitha kohërave. Malësia e Madhe kështu kaloi dy etapat e kryengritjes antikomuniste që është e para në tërë Evropën Lindore pas Luftës së Dytë Botërore, por që gjithsesi Malësia nuk i dorëzoi armët dhe ishte optimiste të vazhdonte lidhjet me krerët e mbetur të “Besëlidhjes”, që siç duket tashmë ishin pak në numër e shumë të tradhëtuar.

 

Faza e tretë: Besa dhe pabesia!

Malësorët e mundur dhe të shkatërruar shpresonin: E treta, e vërteta! Kështu e ngushëllonin njëri-tjetrin malësorët e Besës, malësorët në koalicion me Postribën. Ata e konsideronin veten plotësisht pjesë të kryengritjes antikomuniste që po përgatitej dhe për këtë kishin besim tek Zoti dhe fitorja që do të komandonin krerët e njohur të Postribës. Madje pranë shtabit të kësaj kryengritjeje malësorët do t’i përfaqësonte një anëtar, dhe ky ishte Malo Mustaf Hoxhaj, ndërsa vetë malësorët do të riorganizoheshin dhe drejtoheshin nga kryetari Kadri Bajraktari dhe sekretari Gjon Prek Dekaj.

 

Marrëveshja për kryengritje e gushtit 1946

Rrethinat, ose siç quheshin, rranzat e Malësisë, do të bashkoheshin në Postribë me kryengritësit, kurse kastratasit, hotianët e shkrelasit do të sulmonin në dy krahët e rrugës nacionale (Hot-Shkodër) dhe do të bashkoheshin tek Truma e Dugajëve të Reja me forcat e Postribës dhe të Shkodrës, sipas marrëveshjes të bërë me shtabin e kryengritjes së Postribës. Malësorët kontribuan maksimalisht për këtë kryengritje, por siç dihet nuk u arrit të finalizohet me fitore, por mjerisht me një humbje, madje nga më të rëndat, pra siç shihet nuk u fitua mbi forcat e djallit të kuq, as të tretën e as të vërtetën. Shumë nga rranzat e Malësisë morën pjesë në kryengritjen e Postribës, ku shumica u befasuan, e pse jo u “tradhëtuan”. Pasojat e dështimit të kësaj kryengritjeje ishin mjaft të rënda edhe për Malësinë e Madhe si aleate antikomuniste, ose më saktë si treva e parë që priti për herë të parë në tërë Evropën Lindore me pushkë komunizmin sllavo-ortodoks, që kishte filluar të pushtonte të mjerën Malësi e Shqipëri. Por është interesant se kriminelëve të kuq nuk u mjaftonin vetëm provat e kryengritjes antikomuniste për të dënuar malësorët, ata nxorën nga sunduqet e tyre një ngjarje të inskenuar e realizuar nga vetë ata rreth 1,5 vjet më parë, e kjo ishte vrasja e Vasil Shantos, komunistit ortodoks me origjinë nga Mali i Zi.

Mjerisht edhe të vdekur, fqinjët faqezezë serbo-malazezë ishin në “gjendje” të fusnin në luftë civile shqiptarët, që e realizuan komunistët e “importuar” nga Shqipëria Jugore, të ndihmuar edhe nga pak syplasët malësorë. Gjithsesi përpara se të paraqesim me fakte pasojat tragjike që kishin malësorët pas dështimit të kryengritjes së Postribës dhe lidhjen që i bënë kriminelët komunistë me vrasjen e Vasil Shantos ne po paraqesim skenarin e vërtetë të eliminimit të komunistit V.Shanto.

Vasili ishte i ngarkuar me detyra sekrete nga komunistët (PK), ku pasi bënë një takim sekret në Dobraç niset për të kryer “porositë” në shtetin fqinjë malazez, i shoqëruar nga komandanti i postës Vrakë, Bektash Brahimi, i cili në breg të liqenit do t’ua dorëzonte grupit të lundërtarëve. Nga Dobraçi në Hot forcat komuniste survejonin çdo gjë, madje nga perëndimi i diellit dhe natën ishte shpallur ndalim qarkullimi. Patrullat të vrisnin pa thënë “Ndal”!

Nën drithërimën e këtij terrori që nga Dobraçi e deri në Vrakë jepet alarmi. Shtëpitë e nacionalistëve rrethohen e kërcënohen, nën moton e “gjakmarrjes” komuniste të sajuar… Mbas shumë arrestimesh sajohet akuza, kanë marrë pjesë në vrasjen e Vasil Shantos… Por kush e vrau Vasilin në kushtet e shtetrrethimit, përveç vetë atyre (komunistëve). Qëllimi në fakt ishte tjetër, eliminimi i kryengritësve malësorë që kishin ndihmuar kryengritjen e Postribës, ndërsa shkaku do të përdorej vrasja e Vasilit. Të parët që u arrestuan ishin antikomunistët e paditur nga vigjilentët e Partisë Komuniste. Akuza ishte e tmerrshme, “vrasje e njërit nga themeluesit e Partisë Komuniste”. Për të realizuar në mënyrën sa më të tmerrshme këtë tmerr të pashoq, komunistët organizuan grupet e terrorit, që në emër të “popullit” vrisnin, arrestonin, torturonin e çnjerëzonin kë të donin. Tashmë grupi i Terrenit, kupto i terrorit të kuq, po e kryente me sukses misionin antishqiptar e antinacionalist. Enverit po i shkonin punët mbarë, një konkurent me origjinë sllave nga vine ideologjia e kuqe ishte eliminuar nga vetë komunistët, madje edhe kështu i vdekur po i shërbente kauzës sllavo-komuniste. Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme Shkodër, gjeneral-major Petro Bollaku dhe besnikët e tij po dridhnin tokën, e si për ironi në emër të të shkretit popull… E ky “popull” ishte Petro Bollaku, Sadik Bekteshi, Lilo Zeneli, Rexhep Haka, Fdil Kapriçezi e Loro Luka etj. E pasojat e këtyre kuadrove të P.Komuniste që “përfaqësonin” popullin, ishin pushkatimi pa gjyq në një natë, në anën e rrugës nacionale nga Liqeni i Shkodrës para postës së Vrakës, në ora 4 pas mesnate, këta burra: Adem Rrustem Tahiri, 22 vjeç; Sadik Hajdar Lekiqi, 55 vjeç, Adem Medo Pepaj, 55 vjeç (të tre nga Vraka) dhe i katërti, Preloc Mark Dedushi, 52 vjeç nga Grudë-Shtoj. Por është interesant edhe pushkatimi i ish-komandantit të postës Vrakë, Bektash Brahimi, 30 vjeç, nga Sukaj-Berat, që me sa duket nuk iu besua më tej se ishte nipi i Vrionëve. Komunistët vazhdojnë raprezaljet, nuk kanë të ngopur, Gjon Prek Dekaj, mbasi torturohet në burgun e Koplikut (ish sekretar organizator i kryengritjes së Postribës e Malësisë së Madhe), akuzohet edhe për mosdenoncim të Kryetarit Kadri Bajraktari dhe dënohet me varje për shpatullash për 48 orë dhe megjithëse ishte vetëm 30 vjeç, vdes i varur në foletën para ish-shtëpisë së Sejfullah Ademit, Koplik. Por seria e tmerrit vazhdon, pasi bijtë e tmerrit (kuq) nuk kishin të ngopur. Nga viti 1946 deri në vitin 1949 vdesin nga keqtrajtimi në burgje: Malo Mustaf Hoxhaj, Sul Kurt Selmani, Adem Bajram Ramçaj, Haxhi Tahir Jukaj… Madje ka vuajtur 18 vjet burg si atentator i Vasil Shantos, Lekë Zezi, si dhe kanë vuajtur me vite më të pakta në burgjet e tmerrshme komuniste: Kol Luc Gjokaj, Islam Brahim Rrukaj, Mark Gjelosh Ulaj, Rexhep Trashuk Dashi, Gjek Mirash Keqaj, Mark Lek Dragu, Nikoll Zef Marku, Mark Doshi, Mirash Gjek Luca, Pjetër Gjok Milaj, Pjetër Lek Xhaj, Tom Gjon Makaj, Rrok Gjek Vukçaj, Gjergj Kol Purashi, Gjergj Gjon Makaj, Mark Lek Gjonaj, Halil Gjeto Kelaj (më vonë u pushkatua), Muho Zymer Curri, Lan Sadik Tahiri, Ali Cen Hykaj, Smajl Mustaf Hoxhaj, Elez Haxhi Sykaj, Muho Mema, Çek Selman Çekaj, Idriz Tahir Hykaj, Dervish Idriz Hykaj, Sokol Bajram Shegaj, Haxhi Tahir Jukaj e shumë të tjerë, që janë keqtrajtuar dhe më vonë janë liruar si të pafajshëm. Kanë arritur t’u shpëtojnë mizorive komuniste duke u arratisur: Pjetër Gjek Rragami, Bajram Ceni, Isuf Brahimi, Prek Zefi, Gjok Luca, Gjek Luca, Fran Malaj, Prek Marku, Arif Shabani, Caf Smajli, Kol Gjergji, Zef Gjergji, Zef Marku, Pashko Leka, Prek Leka, Mirash Gjoka etj., që mjerisht kalecët e kuq për një pjesë përdornin shprehjen fyese “diversant”, kur në fakt ishin antikomunistë apo më saktë shqiptarë nacionalistë. Malësia pagoi, Postriba pagoi, po Shkodra në mos peshkoi ashtu siç është duke “peshkuar” edhe sot me Malësinë…

Në vitin 1995 “zbulohet” një varr që kishte mbajtur për 50 vjet pesë burra nacionalistë e antikomunistë, që toka e tyre nuk i kishte “tradhëtuar” kurrë për t’i prurë në ditët tona të demokracisë si dëshmi e pavdekshme e atyre që bien për Shqipëri. Këtë varr e dëshmoi kleriku (mysliman) i nderuar, Medo Bishi (Pepaj), që ende është gjallë, e kjo dëshmi është e ruajtur po prej Zotit, për të nderuar ata që vërtet e meritojnë e që atdheu kurrë nuk duhet t’i harrojë. Tashmë pesë “dëshmorët” e antikomunizmit prehen të qetë në varrezat dinjitoze që i varrosën të afërmit e tyre… Por mjerisht edhe sot në vend që të nderohen këta dëshmorë, por edhe këta veteranë që për rreth gjysëm shekulli mbajtën gjallë nacionalizmin e shqiptarinë, sot ca hijena të kuqe mundohen të glorifikojnë ca kriminelë të kuq, por edhe spiunë të rëndomtë të luftës së klasave që na kushtoi mjaft, madje vazhdon të na kushtojë, e vonojë në udhën tonë drejt Evropës Perëndimore të cilës i përkasim… Natyrisht nuk ia vlen të polemizojmë me hijenat e kuqe që janë ngatërruar pluralizmit apo demokracisë së sotme për veteranët e rremë që kërkojnë t’i imponojnë shqiptarisë, por po e mbyllim me një “vjershë” popullore, që populli i “lirë” i ironizon mjaft bukur këta donkishotë komunistë që notojnë në ujin fatkeqësisht ende të turbullt të demokracisë që na sollën socialistët…

 

Veteranët… sot

Ish… kush ishte deli burri

Rrinte i heshtur si në gjumë

Me kostum kollare-kuqi

Veterani me lëkurë ujku

 

Sapo zgjuar kokën nxori

Një batalion në komandë mori

Që prej Vrake e në Gerçarë

Për pension i bënë luftëtarë

 

Me përçmim e shikon Vasili

E ka lënë krejt jetim

Mbas shpinet ia drodhi Enveri

Ka lapidar e titull nderi

 

Mjaft u tallët me roje fushet

Me stallier e pushkatarë

Kush luftoi për liri

E ka shkruar një histori

 

Komisari hova-hova

Kush i han paret haram

Është i madh sa vetë koha (Socialiste)

Sot për nesër është veteran…

(Popullore)

Përgatiti: Gjon Kaçaj

 

Enveri dhe Zogu meritojnë përmendore, por jo ringjallje politike

Para disa ditësh, nëpërmes shtypit dhe ekraneve televizive u njoha me një propozim të Këshillit Bashkiak Gjirokastër për emërtimin e një lagjeje me emrin e Enver Hoxhës. Krahas anës sensacionale vërej dy gjëra krejt naive që përbëjnë edhe dy anët e kundërta të këtij medaljoni të mbështjellë me një pëlhurë dogmatike, populiste që i bën të dy palët si propozuesit si dhe kundërshtarët e këtij propozimi, demagogë xhuxhmanë që botën e shohin me një sy, me atë jetim që u ka lënë politika, bile edhe atë e kanë të kufizuar me pafta. Asnjëherë qysh nga faraonët e Egjiptit e deri më sot, historia nuk është thënë ashtu siç ka rrjedhur në shtratin e vet, por gjithmonë është interpretuar sipas konjukturave dhe interesave të fitimtarëve.

Populli, si aktor dhe theror i të gjitha luftërave e revolucioneve, nuk ka pasë kurrë mundësi të mësojë të vërtetën dhe ç’është më e dhimbshmja e më komikja, nuk don ta mësojë kurrë të vërtetën. Për mua, si specialist historie, të kërkosh që një lagjeje t’i vësh emrin e E.Hoxhës është absurditet, është akoma më fyerje për E.Hoxhën nga ata që propozojnë se ata që e kundërshtojnë, thua po vihet tempulli i Budës.

Le të baltoset me të drejtë e pa të drejtë E.Hoxha, ai sot është një hero i vdekur i një sistemi të vdekur. Mos prisni që pinjollët e atyre që varrosi e baltosi Enveri do t’i bëjnë memoriale atij. Derisa Enveri edhe adhurohet dhe luftohet me herezi, tregon se ka vlera komplekse, ashtu siç kishin vlera edhe ata që i dënoi, masakroi dhe i varrosi me herezi. Personazhet janë po ata veç kanë ndërruar rolet fitimtarët. Enveri nuk është më i madh se Napoleoni, të cilin francezët vetë e dëbuan dhe e detyruan të dorëzohej tek kundërshtari më i madh i tij dhe i Francës, Anglia. Ai vdiq i poshtëruar në internim, ku të gjitha gjasat janë se u helmua nga anglezët që e mbanin peng. U deshën dekada të rivarrosej në Francë, të cilin konjukturat politike herë e kanë cilësuar armik, herë nderi kombëtar i Francës.

Zogu më ka vrarë stërgjyshin në litar, Enveri më ka pushkatuar dy kushërinj, njëri doktor profesor, deputet i vitit 1945 i Dukagjinit, dhe tjetri KFNC po të Dukagjinit. Unë nuk mund të jem aq naiv sa të them se ata ishin baraz me zero dhe armiqtë më të egër të Shqipërisë. Ata ishin sundimtarë të egër dhe energjikë, pa dyshim më të aftët në sojet e tyre, në epokat e veta, që si mirë, si keq bënë historinë e këtij vendi i cili duam apo s’duam ta dimë qysh nga epoka e pavdekshme e Skënderbeut, asnjëherë nuk është vetëqeverisur nga shqiptarë të tjerë. Ndjenjat nacionaliste në këtë aspekt më bëjnë t’i adhuroj, ashtu siç jam i papajtueshëm me ideologjitë e tyre që nga heronj i shndërroi në tiranë të popullit të vet. Do të ishte fatalizëm e mungesë vetëdijeje historike të tentojmë rikthimin tek modulet e tyre në kohën tonë, apo të dehemi nga nostalgjia e së shkuarës dhe mungesa e perspektivës dhe të vemi pas pasuesve të tyre të rinj në formë e paraqitje vizuale.

Duke u rikthyer në vijim të asaj që parashtrova më lart, mos vallë Enveri ishte më gjakatar se ekzemplari më tipik i mizorive shqiptare, Ali Tepelena?! Jo, kurrën e kurrës. Mos vallë Aliu ka luajtur rol më të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë, se E.Hoxha?! Unë që besoj se e njoh mjaft historinë, nuk mundem ta pranoj kurrsesi. Pse nuk e kundërshtuan të djathtët vendosjen e përmendores tremetroshe të Aliut në Tepelenë?! Jo, përkundrazi e mirëpritën me solemnitet. Ja, pra që kemi luftë ideologjish antagoniste dhe jo aspak luftë për të thënë të vërtetën. Mos vallë ka më shumë merita, ta zëmë Çerçizi me një çetë 20 vetash, apo Zogu e Enveri që kanë drejtuar formacione madhore ushtarake?! Çerçizi ka vendin e vet që i takon, po pse këta të dy kontestohen njëri plotësisht dje, tjetri plotësisht sot, këtu është faji i virusit politik, unë që jam i çliruar politikisht flas kështu se përndryshe do të flisja bardh e zi, siç u pëlqen shefave të politikës. Skënderbeu, Zogu dhe Enveri, secilës epokë që jetuan i dhanë emrin e vet, të gjithë bashkëkohësit e tyre janë personazhe të rrangut të dytë, apo të tretë, ashtu si politikanët e sotëm në raport me Nanon e Berishën. Si komb këta nxorëm dhe këta patëm fat. Jeta dhe politika janë luftë, në jetë dhe në politikë mbijeton i forti, jo më i miri.

Përderisa kanë adhurues, nuk ka asgjë të keqe të kenë monumentet e tyre si Zogu, si Enveri, me ç’të drejtë ne që e mbajmë veten modernë dhe shoqëri e fjalës dhe mendimit të lirë, dhunojmë adhuruesit e tyre, apo po veprojmë njëlloj si ata me kundërshtarët e tyre dje.

Thënia se historia njerëzore është luftë klasash është e drejtë dhe përjetësisht e pagabueshme, pavarësisht se kush e ka thënë. Të marrim si shembull antonimin politik Zogu-Gurakuqi. Busti i Gurakuqit dhe shëtitorja “Zogu i Parë” në Shkodër janë pranë e pranë, dy simbole provokues për idhujt e secilës palë që nga pozita të ngurta statike nuk pranojnë asnjëra palë shoqen. Gurakuqi është një personalitet kombëtar, patriot, intelektual, politikani më simpatik i gjithë armatës shumëspeciesh të politikanëve të derisotëm të Shqipërisë, shumë më i kulturuar, më progresit e më evropian se rivali i tij armik Ahmet Bej Zogolli. Por duhet pranuar për hir të së vërtetës se Gurakuqi dhe Noli e përzunë Ahmetin me revolucion, prandaj revolucionet edhe fitojnë, edhe sthypen, edhe dështojnë, kështu ngjau edhe me Zogun, duke qenë finok, energjik dhe dorë e fortë, njëkohësisht i dërrmoi me grusht të hekurt kundërshtarët e vet. Sikur të mos shkonte te kumbara Pashiç, vallë thoni ju o njerëz se Fan-Nolistët do ta kishin falë Zogun, është e pabesueshme të thuhet po. Bile ma do mendja se revolucionarët do të kënaqeshin shumë më tepër të prisnin kokën e Zogut se sa të hanin mish dashi e të pinin verë. Mos vallë kundërshtarët e betuar antikomunistë po t’u jepej mundësia, do të kishin pasë mëshirë për Enver Hoxhën? Mëshira do të ishte po ajo që ka shfaqur Enveri ndaj tyre.

Luftërat civile, komplotet për pushtet, kanë vazhduar gjatë gjithë jetës për t’u pasuar me luftëra rajonale e botërore dhe revolucione të përgjakshme, ku shembulli më klasik është Franca, ku sipas shembullit të revolucionit francez, revolucionet shpërthyen në seri në gjithë botën, përfshirë edhe revolucionet socialiste. Vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, Evropa zuri mend vërtetë dhe ndërtoi shtete demokratike për shtetasit e tyre, por në politikat e jashtme që nisën nga interesat jetike të tyre nuk janë as nuk mund të jenë kurrë demokraci të kulluar, siç proklamohen apo siç mund të mendojnë miopët satelitë apo vasalë të tyre. Gurakuqi qe me fat që vdiq dhe mbetet politikan engjëllor dhe idhull i një demokracie liberale, ashtu si Noli e disa miq të tij të ’24-ës. Pushteti ndoshta nuk do ta kishte zhburrëruar, por hero nuk do të ishte, as idhull nuk do të ishte prapë sot, pasi mes aspiratave dhe mundësive ekzistonte një hendek i pakapërcyeshëm. Zogu duke qenë më praktik, u shfaq që në fillim me stilin e vet autokratik, por më i pranueshëm ndonëse ishte një spec shumë djegës, ashtu si vetë natyra e shqiptarit të atëhershëm, ku veç një dorë e fortë diktatoriale do t’i vinte në zap. Zogu vetëm në sajë të këtij stili sundoi, pati sukses dhe dështoi përfundimisht. Sikurse Enver Hoxha pas vitit 1945 po të ishte larguar vetë nga politika ai do të ishte hero i pakontestuar i gjithë shqiptarëve patriotë. Duke vepruar me stilin e tij të dhunës, pati sukses absolut pasi u rrit, u burrërua dhe vdiq në pushtet, por dështoi në aspiratën e përparimit, mirëqenies dhe lirive njerëzore të shtetasve të tij. Duke filluar nga hiç, Zogu bëri diçka, ndërsa Enveri akoma më shumë është e vërtetë se prenë shumë koka, ashtu si gjithë sundimtarët e historisë. Natyra kapriçioze dhe individualiste e shqiptarit ku të gjithë në kokën e vet ishin mbretër dhe sekretarë të parë të KQ, ka ndikuar mjaft në goditjet e tyre të pamëshirshme ndaj çdokujt që u ka cënuar kolltukun e pushtetit. Nuk dua të bëhem aspak avokat i mizorive të tyre, por ata nuk ishin aq mizorë asnjëri sa përshkruhen nga kundërshtarët e tyre. Një gjë duhet të kemi parasysh se ne shqiptarët jemi vrarë shumë më tepër me njëri-tjetrin dhe fatkeqësisht i kemi hapur më tepër varre shoqishoqit gjatë historisë, se sa kemi martirë të flijuar në fushëbeteja me pushtuesit tanë të përhershëm e shumëngjyrësh. Pavarësisht nga romantizmi patriotik që natyrshëm është dhe duhet pasqyruar në letërsi, shkrime historike, muzikë, kinematografi, pikturë etj., etj. Duhet pranuar me dhimbje se shqiptarët në mazhorancë absolute deri më 1912 nuk e kanë ditur se çfarë flamuri kanë, deri në kohën e Zogut nuk kanë ditur ç’është kombi dhe deri në kohën e Enver Hoxhës nuk kanë pasur kurrë një formacion kompetitiv ushtarak të ngritur me vetëdije dhe strukturë hierarkie funksionale aq më tepër të afirmuar në terrenin e luftës sipas një strategjie e ideali të qartë kombëtar. Unë e quaj papërgjegjshmëri të turpshme fallsifikim banal dhe tentativë për çindoktrinim të brezit të ri me metoda enveriste të gjysëmshekulli më parë, kur për hir të së vërtetës nuk thuhet se Enver Hoxha ishte udhëheqësi i LNÇ të shqiptarëve, e cila mbetet e tillë, pavarësisht nga mpleksja me elementë të luftës civile, gjë të cilën vetë Hoxha e ka cilësuar edhe revolucion popullor dhe duket si një “zbulim” donkishotesk i ideatorëve të së djathtës ekstreme që ekstremizmi çoi një pjesë të tyre në shtratin e fashistëve. Kur thonë se në Shqipëri ka pasur luftë të pastër civile. Stalini ishte hero i Luftës së Dytë Botërore dhe askush në Rusi nuk e vë në dyshim, përse ndodh kjo se rusët janë popull kryelartë dhe shumë nacionalist. Stalini si diktator natyrisht në pjesën dërrmuese të rusëve urrehet dhe përbuzet. Çurçillin, anglezët nuk e votuan, ndonëse atyre u fitoi luftën me gjermanët, por ai është e mbetet hero i Anglisë.

Unë nuk vuaj të shoh ndonjë tempull, as të Zogut, as të Enverit, pasi edhe sikur të ekzistonin nuk do të lutesha për asnjërin. Unë vuaj nga shkallmimi që i bëjmë historisë së kaluar nga pasionet e tanishme. A mund të flitet për historinë tonë antike pa përmendur Teutën, Agronin, Pirron, Bardhylin, etj. A mund të kuptohet mesjeta pa Skënderbeun, apo periudha e pashallëqeve pa Karamahmutin e Ali Tepelenën, as pavarësia pa Gurakuqin, Ismail Qemalin, Hasan Prishtinën, as Mbretëria Shqiptare pa Ahmet Zogun, as Socializmi pa Enver Hoxhën, pavarësisht se 90% e tyre kanë qenë despotë. Prandaj janë qesharake si nismat për të vënë emërtesa me emrat e tyre për hir për të sfiduar herezinë që ushqen politika ndaj tyre, ashtu dhe lufta e “shenjtë” për të ndaluar djallin të ngrihet në podium. Unë e di se në Spanjë ekziston monumenti i Frankos, por nuk i shqetëson fare spanjollët, të cilët kurrë nuk do ta ringjallin më nga varri. Historinë duhet ta pranojmë ashtu siç ka qenë me të mirat e me të ligat e saj, ndërsa të këqijat nuk duhet t’i lëmë të përsëriten përndryshe rrehemi kot se nuk jemi popull civil, për të mos thënë siç thoshte Niçja, se “populli është një çerdhe e madhe milingonash me individë pa emër”. Unë po them atë që për shumë njerëz është mëkat i papranueshëm, Zogu dhe Enveri meritojnë përmendore, por kurrsesi ringjallje politike.

Prelë Milani

 

Lëvizja Socialiste për Integrim, inatçore dhe fataliste

Unë që po të drejtohem publikisht, jam një pensionist nga qyteti i Shkodrës. Nuk dua as të jap këshilla, as të bëj elozhe, as të demaskoj, por të shpreh mendimin tim rreth lëvizjes suaj politike, sa të guximshme, aq edhe inatçore e fataliste. Lexoj shkrimet dhe ndjek në vijim aktivitetin tuaj politik, sidomos pas divorcit tuaj me PS, e bëj këtë i shtyrë nga kureshtja se çfarë përfaqëson kjo forcë e re e sapolindur, apo do të përfundojë si të gjitha bijëzat e partive të tjera, që nga halli shkëputen nga ama e tyre, lëvrin si bishti i këputur e hardhucës kur këputet, pastaj kalojnë në rolin e rriqnës duke menduar t’i ngjiten dikujt veç për të mbijetuar edhe pa pikë dinjiteti. Ju erdhët në PS nga radhët e lëvizjes së dhjetorit, lëvizje që duhet adhuruar por jo hiperbolizuar, pasi sido që të interpretohet kjo lëvizje nuk i shpëtoi nga tharmi i farës së hithrave. PS-së (ish-PP) e mbushur me “galana” i duhej ndonjë “bardhokan” si ju, Majko e ndonjë tjetër, për të ndryshuar sadopak bazretin përpara opinionit të brendshëm e të jashtëm.

Ju, nga konviktor i qytetit studenti u ngritët pa pritur deri në majat e strukturave të PS, dhe pastaj u bëtë lideri i rinisë eurosocialiste të cilën Europa e shihte me më simpati se etërit tuaj punistë.

Në këtë kuadër nuk mund të fsheh respektin për kontributin tuaj që keni dhënë për rinovimin e forcës suaj politike, dhe futjes së elementit të ri në moshë, por jo në mendime, as veprime konkrete të qeverisjes së vendit. Intrigat dhe përplasjet klanore brenda radhëve të PS të sollën në postin e zv/Kryeministrit, pastaj të Kryeministrit pas nënkëmbëses që i fute moshatarit tuaj Majko, njërit prej kryeministrave më simpatikë të Shqipërisë dhe sipas mendimit tim, më i miri i të gjitha kohërave.

I guximshëm, energjik, neopatik, bujar për krahinorët e tu (skraparllinj), i përfolur dhe de facto i përfshirë në afera të dyshimta korruptive, i dhunshëm e brutal ndaj opozitës, duke na lënë shije të hidhura, në Tropojë, Laç, Tiranë e gjetkë, kudo ku valonte protesta e natyrshme antiqeveritare e frontit opozitar, duke e goditur pa pikë mëshire, duke arritur deri në vrasje, si në Tropojë. Vrulli djaloshar që të karakterizonte, stili adoleshent dhe autokratik i drejtimit, karshillëku dhe dominimi i monopoleve, të bënë padyshim dorën më të fortë të PS, duke na kujtuar një “Mehmet Shehu” të ri. Ju, zoti Meta, jeni ekzekutori më perfekt i vjedhjes së votave që iu bë opozitës në zgjedhjet e fundit parlamentare, duke marrë mandate në zona tradicionalisht të cilësuara rezervate të PD-së. Do më vinte keq nëse PS, me të cilën sot jeni në opozitë, do t’ua mohonte këtë meritë të pakontestueshme. Ashtu siç u ngrite në majë gati në mënyrë aventureske, ashtu u rrëzove nga kundërshtari juaj historik në Ps, zoti Nano, i cili nga ana e vet nuk mund që të pranonte që një djalosh rebel të uzurponte gjithçka, prandaj, ndonëse nuk shquhet për trimëri, u trimërua dhe të rrëzoi duke prishur përgjithmonë atë ekuilibër të brishtë që mbanit deri atëherë veç nga frika reciproke e njëri-tjetrit, ekuilibër që ka sjellë gjithë bixhozin politik në sferat e larta të PS-së.

Është e vërtetë që e pamë dhe dëgjuam të gjithë se dhelpraku Nano për t’ju rrëzuar ju, përdori mrekullisht pakënaqësinë e akumuluar në radhët e forcës suaj politike, duke pasë biles edhe bekimin e opozitës, me të ashtuquajturin katarsis. Është e vërtetë se zoti Nano pasi u bë për së pesti “Vezir”, asgjë nuk bëri më shumë se ju për parandalimin e atyre gjërave që ju akuzonte publikisht, bile po të flasim drejt, ju jeni më punëtor se ai, pasi shtruat disa rrugë e bëtë disa investime më tepër.

Dorëheqja juaj si kryeministër ishte nokaut i rëndë për ju si njeri i llastuar me pushtet qysh në moshë shumë të re. Ndërsa kongresi i fundit i PS-së ishte nokdaun fatal që shënoi fundoin e bashkëjetesës suaj në PS. Ndoshta këtë radhë aritmetika e zotit Nano rezultoi e gabuar, prepotenca e të cilit rrezultoj thikë me dy teha, si për ju, si për atë njëkohësisht. Nga vetë natyra juaj, ju nuk mund të qëndronit si “vogëlush” i rrahur nga prindërit që rri urtë e nuk bën zë, ashtu siç bëri zoti Majko.

Ju kishit të drejtë dhe nuk mund të pranonit të dilnit jashtë politike, ndaj me guxim morët mbi shpatulla kusuret e djalit plangprishës së PS-së dhe ma do mendja pasioni për revansh është shumë më i fortë se ai për integrim. Fjala integrim duke u përdorur nga gjithkush në çdo orë e minut të ditës, është bërë bajate si fjala të shkojmë në komunizëm pasi të kemi ndërtuar socializmin me forcat tona.

Ato që ngreni ju për qeverisjen e PS-së janë probleme shumë të mprehta e që nuk kanë nevojë për koment, pasi ju duke qenë deri dje njëshi i kësaj qeverie i dini plagët se ku dhembin, shumë më mirë se çdonjëri nga ne. Prandaj desha t’ju pyes, i nderuari Meta: A keni përgjegjësi për këtë gjendje të neveritshme që mbretëron sot në PS, po shokët e forumeve të partisë suaj që shumica kanë qenë ish-ministra, deputetë e funksionarë të rëndësishëm ekzekutivë të të gjitha niveleve të pushtetit.

Më shtyn kureshtja të di mos jeni sekt protestant i PS-së, apo partia e të pakënaqurve të Skraparit, siç i pëlqen nënës PS t’ju mallkojë.

Më vjen mirë që ju po gjeni terren brenda të pakënaqurve të PS-së dhe në qoftë se ju ia dilni mbanë të mblidhni rreth vetes të pakënaqurit, PS-në e keni zhgrra përtokë, ose PS-ja do të jetë e detyruar të bëjë pazare përsëri me ju, kurse ju keni rastin të luani me dy kunguj duke qenë mes PD-së e PS-së, i gatshëm për t’iu bashkangjitur çdonjërës në rast fitoreje, gjë e cila të rrezikon së tepërmi po të lexohet nga elektorati fanatik i PS-së, të cilin edhe përse i është neveritur lidershipi i vet, Berishën nuk mund ta pranojë dot. Ju po propagandoni fort alternativën për integrim që për mua më duket më tepër alibi se një mundësi, pasi Shqipëria nuk mund të integrohet nga një parti e vetme, qoftë edhe PS-ja apo PD-ja. Ju nuk e integruat PS-në duke qenë kryeministër i saj, jo më të integroni Shqipërinë me një tufë partizanësh të dëshpëruar.

Kam frikë si i ri dhe guximtar që jeni dhe i mësuar veç të fitoni gjithnjë, se këtë herë është e vështirë t’u dalë falli, pasi ju po mallkoni pikërisht atë bukë që është gatuar me miellin e bluar në mullirin tuaj.

Sa e ndjeni ju veten fajtor dhe sa pjesë keni ju në fajin e keq-qeverisjes, kjo ka rëndësi për ne që ju të na thoni, gjë të cilën nuk mund ta thoni dot as sot, as mot.

Unë të uroj veç të mira, që të jeni një djalë i mirë, pastaj një burrë i mirë, të jeni për të mirën tuaj së pari, pasi për të mirën tonë nuk mendon njeri. Gjithsesi të uroj suksese, misioni juaj për ta çuar PS-në në opozitë nuk është i lehtë, por që duhet përshëndetur e duartrokitur pa mëdyshje.

Shan Sokoli

 

Sekretarin e përgjithshëm të Konferencës së Pezës, Sekretarin e Frontit Antifashist Nacional-Ç­lirimtar dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Mustafa Adem Gjinishin e vranë shokët

Historia e një kombi, e një populli është dëshmitarja dhe njëherazi masa për të vlerësuar dhe përcaktuar raportet komunitare dhe individuale si element motorrik të zhvillimit të saj në drejtime dhe kahe të kundërt.

Individi, si element i ndërgjegjshëm, bëhet zëdhënësi, udhëheqësi dhe ideatori i kombit dhe popullit të tij.

Historia sa merr nga ky element, aq dëshmon për vlerat e tij. E parë në këtë plan historiko-shoqëror në kohë dhe hapësirë personaliteti i Mustafa Gjinishit meriton vëmendje për të përcaktuar vlerat qytetare patriotike, e pse jo edhe udhëheqëse të tij.

Elementi i ndërgjegjshëm kultivohet, formohet në një mjedis të caktuar social e patriotik. Ai është pjesë i së tërës, të mjedisit kulturor dhe të veprimtarisë shoqërore politike.

Brenda këtij realiteti lindi dhe u brumos biri i popullit të Peqinit dhe i mbarë Shqipërisë dhe i kombit shqiptar.

Ai lindi së bashku me Shtetin Shqiptar modern, pjesëtar i përfaqësisë të kësaj lindje është Muhamed Kaziu, daja i tij, njeri me kulturë dhe arsim të formuar si delegat i popullit të Peqinit në atë kuvend.

Nëse Shteti Shqiptar nën trysninë e zhvillimeve kohore historike ndeshi në kundërshti dhe pengesa të shumta, të cilit iu deshën dhe njëherë një mobilizim dhe organizim, përkushtim dhe sakrifica solemne brenda popullit dhe elementit të ndërgjegjshëm, çka u dëshmua me Kongresin e Lushnjes ku Adem Gjinishi së bashku me shumë patriotë ishte ideator i tij, foshnja Mustafa brenda familjes dhe komunitetit qytetar peqinas, nisi i sigurtë çapat e para duke marrë dhe bekimin e popullit patriot peqinas dhe të familjes së tij dhe rrethit familjar.

E shikuar në shumë plane, është puna studimore dhe hulumtuese e paraqitur në monografi nga studiuesi Astrit Kaziu dhe njëherazi dhe të vetë objektit të këtij studimi, Mustafa Adem Gjinishi.

Monografia në fjalë sa është cilësore, po aq vlerë ka si objekt njohës për heroin e saj. Kjo u arrit me punën e madhe të zotit Astrit Kaziu në planin shkencor interpretues të faktit dhe të dokumentacionit duke na dhënë një tabllo të qartë të momentit historik shoqëror, që kaloi kombi, populli dhe shteti shqiptar, haraçet e asaj kohe po i paguajmë edhe sot.

Duke u ndalur tek autori do të veçoj këto momente:

Së pari, në të dallohet koshienca e studiuesit, hulumtuesit dhe interpretuesit.

Së dyti, në këtë monografi autori na paraqet një material të bollshëm shumë historik njohës.

Së treti, gjithë ky material dokumentar me shumë vlera nga arkivat dhe njëherazi dhe dëshmitarë okularë brenda Peqinit dhe mbarë Shqipërisë ku veproi dhe dëshmoi personazhi Mustafa Adem Gjinishi.

Së katërti, studiuesit Astrit Kaziu dëshmon një kulturë historike çka shikohet me strukturën ndërtimore të parashtrimit të materialit, në periodizimin e tij, dhe në vërtetësinë analitike të elementi përbërës historik.

Puna e lavdëruar e studiuesit Astrit Kaziu vërhet në:

1. Pasurinë e madhe të materialit grafik të shumtë dhe pamje vendesh në kohë të caktuar ku ka vepruar personazhi Gjinishi.

2. Në faksimilet dokumentare çka provojnë vërtetësinë e materialit të studiuar dhe inerpretuar.

Në sa më sipër, në funksion të asaj që thashë e vlerësoj për studiuesin Kaziu, do të merrja dhe parashtroja mendimet e mia për personazhin, objekt të këtij libri monografik.

Mustafa Adem Gjinishi lindi dhe u rrit në një shtrat patriotik me kulturë dhe arsim të formuar. Ai me gjithë moshën fëminore krahas kryerjes me rezultate të larta të shkollës unike të qytetit të tij, ai mësoi dhe zotëroi dhe gjuhë të huaja europiane, falë kujdesit dhe ndihmës së dajës së tij, Muhamed Kaziut, burrë i ndritur dhe patriot. E theksoj këtë moment të heroit tonë për faktin se në veprimtarinë e tij pas fillimit të shkollës së mesme teknike amerikane në Tiranë, ku u dallua në veçanti në publicistikë, kontabilitet dhe në biznes, – ideator i lëvizjeve për ndryshime politike e sociale në formimin e krijimin e një shteti demokratik ligjor, – në afishimin e mendimit të alternativave ndryshe.

Shkolla teknike për atë qe më shumë se një universitet falë punës së tij individuale në studimin e njohjen e fushave të ndryshme shkencore.

Në fushën e publicistikës ai jo vetëm që shkroi dhe botoi në organe të ndryshme të shtypit të viteve ’30, por ai botoi dhe nxori gazetën e shkollës “Laboremus” (le të punojmë), gazetë që u bë zëdhënësja e mendimit përparimtar të rinisë shkollore dhe të rinisë shqiptare në përgjithësi, pse jo edhe të intelektualëve të kohës.

Këtu botoi Tajar Zavalani, prof. Skënder Luarasi, Pr. Sejfulla Malëshova.

Po kështu ai botoi edhe revistën shkencore “Shekulli”, duke mos lënë pasdore edhe punën e tij publicistike brenda shkolës, botoi në gazetat “Koha e Re”, “Bota e Re”, “ABC”, “Jeta dhe Kultura”, etj.

Pra mbarimi i shkollës e gjeti atë një personalitet në formim e sipër dhe kjo e çoi atë drejt njohjeve të reja dhe atashimin e tij në lëvizjet përparimtare demokratike të viteve ’30.

Ai, duke e vendosur veten në rrethet intelektuale dhe demokratike, u njoh me lidershipin e tyre dhe njëherazi pranohet unanimisht në mesin e tyre.

Njohja me avokat Skënder Muçën, personalitet në fushën e së drejtës civile e ndërkombëtare, Riza Cerovën, prof. Skënder Luarasin, prof. Abaz Ermenjin, Ali Kelmendin, Asim Vokshin dhe me patriotin e tij, Demir Godelli.

Kështu u rreshtua në dy lëvizjet e mëdha të kohs si ajo e Delvinës, Gjirokastrës, Vlorës dhe ajo e Lëvizjes së Fierit. Ai arrestohet dhe dënohet me vdekje.

Falë protestave popullore dhe njëherazi të taktikave lëshuese të Mbretit Ahmet Zogu, falet nga dënimi me vdekje, duke kryer dënimin në burgun e Porto Romanos. Njohja me këto personalitete në veçanti me av. Skënder Muçën, do t’i vlejë atij për një bashkëpunim të mëtejshëm në shërbim të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Pushtimi fashist i Shqipërisë më 7 prill 1939, ishte për Mustafa Gjinishin, si për mbarë popullin, një gjëmë e zezë. Ai u bashkua me zemëratën mbarëpopullore përkundrejt qëndrimit antikombëtar të Qeverisë Mbretërore, e cila nuk veproi shpejt dhe në kohë përkundër këtij pushtimi, po në të njëjtën kohë u bë pengesë e rezistencës popullore. Mungonin armët!

Në këto kushte Mustafa Adem Gjinishi u bë promotori i rezistencës së bashku me elementin e ndërgjegjshëm patriotik. Në mobilizimin e popullit më datë 5, 6, 7 të prillit atë do ta gjeje kudo, në Tiranë, Durrës, Kavajë, Shijak, Peqin, Elbasan, ku bënte thirrje për të shkuar në Durrës dhe në të gjithë portet shqiptare.

Në pamundësi luftëtarët patriotë antifashistë morën rrugët e arratisë dhe të kurbetit, në veçanti në Jugosllavi. Atje ai bëri njohje të reja dhe lidhi njohjet e vjetra, kjo falë emrit të familjes së tij, Gjinishi. Atje takohet me Myslim Pezën, Mustafa Kaçaçin, Abaz Kupin, Haxhi Lleshin, Xhevdet Dodën, Reshit ­Çollakun etj. Jeta në mes tyre, veprimtaria e pandërprerë në mërgatën shqiptare ia çmuan aftësitë e tij drejtuese dhe organizative.

Lufta italo-greke, sulmi ndaj Beogradit nga ana e Gjermanisë, i foli shumë patriotëve shqiptarë, të cilët nën drejtimin e Myslim Pezës, Abaz Kupit dhe Mustafa Gjinishit morën rrugën e kthimit për në atdhe, për të nisur dhe organizuar rezistencën antifashiste. Në këtë ardhje u bashkuan dhe oficerët e komandave aleate. Me të ardhur në Shqipëri ai mori kontakt me shokët e idealit dhe falë njohjes me Myslim Pezën, ai qëndroi në Pezë dhe më vonë ai ndërmerr disa udhëtime në qytetet kryesore të vendit, krijon lidhje të reja dhe forcon të vjetrat. Baza ishte tek veprimtaria e lëvizjeve të viteve ’30 dhe ndërkohë nuk lë pasdore punën me elementin patriotik të shtresave të larta. Po kështu dhe “Lëvizja Komuniste” (të gjithë djelmosha idealistë dhe me kulturë të pasur europiane).

Në veçanti ai gjen mbështetje në Pezë. Komandanti legjendar Myslim Peza bashkohet me idealin e tyre dhe atje shkojnë Qemal Stafa, Vasil Shanto, Mihal Duri etj. Prania e tyre shtoi radhët e çetës me djelmosha nga Tirana, Durrësi, Kavaja, Peqini e Shijaku.

Vitet ’40-’43 janë vite të rritjes spontane të rezistencës shqiptare mbarëpopullore. Në këto kërkohej elementi i drejtimit.

Kështu, PKSH bën thirrje për “bashkim” në një kuvend mbarëpopullor, për të gjetur rrugët dhe format për një kryengritje të përgjithshme të armatosur.

Këtë detyrë e marrin përsipër ta organizojnë duke pasë dhe përkrahjen e mbështetjen e shokëve të tjerë, Mustafa Gjinishi dhe dr. Ymer Dishnica. Pas një pune të gjithanëshme ia arritën që më 16 shtator 1942 të organizojnë “Konferencën e Pezës”, e cila përcaktoi platformën, ngriti organizatën drejtuese, Frontin Antifashist Nacionalçlirimtar, zgjodhi organet drejtuese.

Konferencën e drejtoi Ndoc Çoba, kryetar, dhe Mustafa Gjinishi, sekretar. Konferenca zgjodhi kryesinë dhe Këshillin e Përgjithshëm të Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar. Kryetar u zgjodh patrioti Kamber Qafmolla dhe Sekretar i Përgjithshëm, Mustafa Gjinishi.

Zhvillimet e luftës pas Konferencës së Pezës dha një shpërndarje të forcave lëvizëse të kohës, kërkoi një trajtim koherent.

Forcat nacionaliste pas Frontit ishin organizuar me organizatën Balli Kombëtar, me kryetar Mit’hat Frashërin (djali i Abdyl Frashërit), por njëherazi në radhët e tyre kishte amulli. Kështu ato në mes tyre u pozicionuan: së pari në një luftë të armatosur kundër pushtuesit; së dyti, në divizën “prit të presim”; së treti, u afishuan si bashkëpunëtorë të pushtuesit.

Udhëheqja e Frontit, gjithnjë me dëshirën e mirë i bën thirrje për një takim të ri këshillimor kombëtar, çka u realizua në Mbledhjen e Mukjes. Në këtë konferencë figura e Mustafa Gjinishit ishte madhore për problemet që u shtruan aty për zgjidhje. Konflikti në tërësi për ato që u debatuan aty ishte problemi i “Shqipërisë Etnike”, pra bashkimin e Kosovës me Shqipërinë e për pasojë bashkimin e kombit në tërësi. Kjo gjë ra ndesh në dy plane: së pari, kundërshtia jugosllave dhe mbështetja e diktatorit të ardhshëm, si shërbëtor i shumë zotërinjve; së dyti, deklarata Çurçill-Rusvelt, vjeshtë 1941, se pas Luftës II Botërore nuk do të njihen aneksimet, ribashkimet pa një konferencë botërore të paqes. Pra, asnjë ndryshim të hartës politike botërore para luftës.

Nëse heqim paralele sot, ku ndodhet gjendja e Kosovës dhe e gjithë kombit shqiptar. Sot kërkohet një rishikim i “vendimeve” të Konferencës së Ambasadorëve mars 1913, (kemi së shpejti 100-vjetorin e saj). E gjithë kjo marrëveshje u denoncua si tradhëti dhe që nga ky moment dhe për gjithë potencialin e tij politik, diktatori i ardhshëm dhe përfaqësuesit jugosllavë nuk do ia falnin Mustafa Gjinishit kapacitetet patriotike intelektuale të një burri shteti. Kjo bëri që nën kulisat e zeza të organizojë asgjësimin e tij.

Momenti erdhi. Zonat veriore ku drejtonin bajraktarët e fiseve dhe të krahinave duhej bërë e mundur thithja e tyre në luftë kundër pushtuesit në mos të paktën duhen neutralizuar ato. Këtë detyrë e mori përsipër Mustafa Gjinishi, Sekretar i Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë partizane.

Pikërisht për të kryer këto detyra, ai niset drejt zonave veriore, por atje ishte organizuar asgjësimi, ra në një pritë tradhëtarësh që e qëlluan pas shpine më 23 gusht 1944.

Kjo pabesi më shumë se e vërtetë për pafytyrësinë e organizatorëve, flet zemërata e Myslim Pezës, që për çudi më vonë heshti!

“Mustafanë e vranë shokët, se ai qe më i zoti se ata… Mos të isha unë dhe Mustafai, asnjë luftë s’do ishte bërë në Shqipëri. Ne e bëmë luftën…, etj. (Shih letrën e Gogo Nushit drejtuar E.Hoxhës, datë 31 gusht 1944, libri “Legjenda Gjinishi”, fq.187).

Daut Hoxha

Viktimë e dhunës neo-komuniste në Shqipëri

Rikthimi me revolucion të kuq të armatosur në vitin 1997 i neo-komunistëve të Fatos Nanos, vazhdoi të pasohet me viktimizimin e familjeve dhe pinjollëve të antikomunistëve më të flaktë. Historia dhe jeta e Artan Tahsim Halilit, është një nga më të dhimbshmet dhe të spikaturat. Familja e tij në vitet 1987-1990 internohet në Tepelenë dhe Artani nuk ruan kujtime aspak të mira të fëmijërisë së tij. Me ardhjen në pushtet të neo-komunistëve shqiptarë nën siglën e Nanos, filloi edhe periudha më e vështirë për të. E vetmja strehë si edhe e shumë antikomunistëve të tjerë, mbeti Partia Demokratike, ku Artani u anëtarësua në vitin 1997. Tashmë me këtë gjest, ai kishte hyrë në listën e personave të padëshiruar nga klika në pushtet, e cila kishte shtrirë tentakulat e saja në të gjithë sektorët e shtetit. Kështu, më 14 shtator 1998, ndërsa Artani, si mijëra shqiptarë të tjerë po i jepte lamtumirën e fundit tribunit të demokracisë, Azem Hajdari, i cili u ekzekutua para selisë së PD-së dy ditë më përpara, ndësa ishte duke manifestuar në emër të lirisë dhe demokracisë, ai keqtrajtohet dhe arrestohet nga forcat e policisë. Nuk ishte ky fundi i kalvarit neo-komunist të Artanit, pasi në janar të vitit 2000 arrestohet sërish nga forcat e errëta të policisë dhe akuzohet se ka goditur një polic gjatë një manifestimi të disa kohëve më parë. Pas tre muajve, Artani del në gjyq dhe dënohet me 4 vjet burg në burgun famëkeq të “Përparimit” në Sarandë, ku i ishte mohuar edhe e drejta e vizitave nga prindër, të afërm, miq e shokë, një veprim tipik ndaj antikomunistëve më të vendosur. Për t’i shpëtuar keqtrajtimeve të vazhdueshme, Artani përpiqet të arratiset nga burgu dhe i shtohen edhe tre muaj të tjerë burgim. Gjatë viteve të burgut, si një antikomunist i vendosur edhe në qelitë e errëta neo-komuniste, Artani keqtrajtohet dhe torturohet, duke qenë një nga viktimt më të spikatura të dhunës. Lirohet në gusht të vitit 2004, pasi kishte provuar burgun e egër komunist. Artani ishte vazhdues i denjë i idealeve të familjes së tij, ku babai Tahsim Halili ishte një demokrat shumë i flaktë edhe ai viktimë e dhunës komuniste dhe për këtë arsye edhe ai keqtrajtohet. Artan Halili është një dëshmi e gjallë e asaj që përjetohet që pas vitit 1997 nga demokratët dhe antikomunistët shqiptarë, të cilët në çdo moment, janë të papërkulur duke mbrojtur me vuajtjet, gjakun dhe jetën e tyre gjënë më të shtrenjtë, lirinë dhe demokracinë, me çdo çmim.

Albert Vataj

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu