Nr. 68 i gazetës në print

0
Arritjet e Shqipërisë 1997-2004: Nga prita cubash, shtet cubash

Përse ikën Fatos Nano nga Shqipëria sa herë ka “betejë” që paralajmërojnë humbjen e luftës së luftënxitësve komunistë? Kjo është një pyetje që do e trajtojmë më me nge në të ardhmen, pasi besojmë se në Shqipëri kanë mbetur, jo vetëm veshë për të dëgjuar, por edhe vullnete për të imponuar. Akuzat konkrete dhe trysnitë e opozitës e faktorit ndërkombëtar mbi social-qeverisjen e keqe, mbi Nanomaniakun, janë evidente në çdo fraksion të sekondit politik.

Ajo çka po përpiqet Fatos Nano të fitojë në vëmendjen e shqiptarëve e ndërkombëtarëve, duke i kujtuar Sali Berishës vitin 1997, kur Shqipëria ishte fund e krye me prita cubash, i ngjan asaj tendencës morale të prostitutës që argumenton e bën be në kokë të mamit për virgjërinë e saj.

Normalisht, Fatos Nano gogësin grekërisht në këtë konkluzion për disa syresh që po normalisht nuk hyjnë në asnjë defter dhe nuk bëjnë pjesë në asnjë llogari, përveçse kanë shpikur atë shqencën e madhe, pra kanë bërë aq udhë sa i duhet një prostitute të bëhet e virgjër. Pak durim në klinikë e pak pë në “hinkë”.

Statistika e krimeve, e kontrabandës, e trafiqeve, e hakërrimeve politike duket se për këtë Fatos Nanon, ose për logjikën e tij, nuk korrespondon me vendin tonë, Shqipërinë, por me të vërtetën aksidentale të një vendi tjetër.

Shoku Nano Ik, t’u hedhësh hi syve të përlotur të vuajtësve të krimit, t’i vësh perçe ndërgjegjes së një populli, të dënosh me Xhoanë fjalë e lirë, të fyesh Shkodrën për shembull, duke i dhënë më pak fonde se një farë Novosele të Vlorës, këto veprime nuk kanë moralin e një shqiptari. Kësaj i thonë shkurt e shqip, shoku Nano Ik, të tallesh dyst me këta njerëz, të cilët as nuk janë të zotët të vetëmbrohen, as nuk janë të garantuar se i mbron shteti. Se komunistët ishin ai soj që të vriste natën e të qante ditën. U pa dhe u provua për 45 vjet se socialistët janë mbartës gjenetikë të këtij soji. Gjithashtu, u pa dhe u provua për shtatë vjetët e fundit, në fund të fundit. Porse, pas fjalëve të stërzgjatura, duke iu shmangur akuzave të drejtpërdrejta, të fshehësh misionin gjenetik, përcjellësin e modelit të demonit, kjo pse është parë nuk bëhet kusht të provohet, apo jo?

Shoku Nano Ik, i bindur se nuk i ka mbetur gjë tjetër të bëjë, i bindur se komunizmi triumfon me mjetet e krimit dhe të mashtrimit, bën atë që di të bëjë, thotë atë që di të thotë, mundëson atë që mundet. Taktika e lidershipit komunist Nano, nuk promovon as zbatimin e recetave të PS-së, as të qeverisë, por lexon epilogun politik të shtetit që tashmë pas publikimit të dokumenteve komprometuese nga Nikollë Lesi, është zhveshur pic-picullak. Po a nuk e thamë më sipër “filozofinë” e virgjërisë së prostitutës?

Beteja “Berishë”, me të cilën shoku Nano Ik, kërkon riciklim pushteti në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare, ku shoku Nano Shkallnueri kërkon t’u mbushë mendjen shqiptarëve se PS-ja është parti e debateve e alternativave, perspektivës dhe ecjes me hapa viganë në këtë rrugë, është tanimë një pamundësi. Tërë përçapjet, tërë bagazhet propagandistike të shokut Nano Ik, në këtë klimë të valuar të politikës shqiptare, nuk janë tjetër gjë veçse përçartje, të cilat kërkojnë t’i vënë perçe ndërgjegjes sonë, se shoku Nano Ik, e përdor shpesh edhe shprehjen perçe, apo jo?

Shoku Nano Rradori, në të vërtetë ka të drejtë kur thotë se “… ndonjë pritë cubash nuk përfaqëson më territorin e Shqipërisë…”, por harron se kur kjo u thuhet pikërisht shqiptarëve, duhet gjetur një kohë dhe mënyrë krejt tjetër për të qenë e besueshme.

Vërtet, shoku Nano Ik, sot nuk kemi të bëjmë me prita cubash, por ama kemi të bëjmë me një shtet cubash. Është policia, janë njerëzit me uniformën e shtetit ata që terrorizojnë qytetarët shqiptarë. Ditët e fundit ky palaço shtet gjobiste në Shkodër automjetet e parkuara në rrugën e Kafes së Madhe, megjithëse aty ka vizim publik për qëndrim automjetesh. Pa paralajmërim. U desh ndërhyrja jonë si media, tek Nënkryetari i Bashkisë, zoti Rudolf Rasha, të stabilizonte gjendjen që po acarohej. Janë krerët e shtetit, pse jo cubat që u janë hequr kapuçët e vitit 1997 dhe tashti u janë vënë kapele, kravata, grada, ato që montojnë prita, jo vetëm politike. Është fytyra e shtetit ajo që ne shfletojmë në çdo orë të ditës, aty ku krimi merr jetë njerëzish, aty ku paqja është apendiks dhe bashkëjetesa me krimin ka marrë statusin e qytetarisë.

Cubat tashti, shoku Nano Shkallnueri, janë ministra, deputetë, shefa komisariatesh, drejtorë drejtorishë, bodigardë, prokurorë, diplomatë.

Normalisht që këto i dini dhe nuk ia futni kot, kur mohoni prezencën e pritave të cubave, o Nano Shkallnueri.

Në gjykimin e gazetës “Shqipëria Etnike” më e besuara në qarqet e perëndimit dhe më e lexuara gazetë shqiptare në botë përmes internetit, kur shtetin e përfaqësojnë cubat, nuk kemi pse të kemi frikë nga cubat e rrugëve, megjithëse policia ka nën kontroll territorin e krimit dhe është e “pamëshirshme” ndaj krimit, ku edhe kur merr urdhër të ndalojë ndonjë, me një marifet të vockël hetuesia, prokuroria, gjyqësori, i shfryjnë dosjet si fëmija tullumbacet. Fjalë të këtij amoralitetit, shyqyr që nuk ka se kush t’i thotë tjetër veç jush, shoku Nano Shkallnueri. Por më keq për ty, se këto fjalë dita-ditës më pak po kanë spektatorë. Më pak mundësi për të mashtruar e dmagoguar të ka mbetur. Perçet e propagandës Nanoiste mbase janë për sytë dhe fytyrën e ndërgjegjes kolektive shqiptare. Ka shumë mundësi, sikurse është armatosur me mjaft arsye ky popull, që të frekuentojë më pak, gjithnjë e më pak, përçartjet tuaja politike. Nuk është vetëm gjendja juaj e dehur, ajo që përpunon të tillë logjikë politike, të tillë model propagande. Është geni juaj, testamenti të cilin ju tashti, që duket se keni shumë pak kujt t’ia besoni, kërkoni ta hidhni, vetëm ta hidhni, duke shpresuar se diku do të zërë.

Por na duket se nuk është vetëm klima e papërshtatshme, por edhe toka e tillë.

Komoditetit socialkomunist ia pa Shqipëria dhe bota surratin tash shtatë vjet.

Editorial nga: Sokol Pepushaj, Albert Vataj, Blerti Delija

 

ENDRRA TE MBETURA PERGJYSEM !

Pranvera e hidhur shqipetare e vitit 1997 ka lene shume endrra pergjysem. Shume gjera te mbetura ne premiere. Ajo mbas disa viteve kur brezat qe e perjetuan ngjarjen e frigshme kane per ti lene lamtumiren kesaj bote do te duket si nje skenar i rrezikshem ose per te thene i parealizueshem filmi.Ajo cfare ka ndolle mbi token shqiptare te sjell vetvetiu dhimbje dhe tmerr kur e kujton e jo me ata qe e kane perjetuar cdo dite dhe cdo moment te asaj premiere te rrezikshme shqiptare. Shqiperia pa drejtim dhe me cdo strukture drejtuese te degraduar shkonte me shpejtesi rrufe drejt mosekzistences totale e te qenit shtet.

Qelizat gjeneruese te qeverise se re demokratike ishin asfikuar nga rrufeja e bandave komuniste.Tashme nuk flitej me per plane dhe ide te ndertimit te demokracise por per forcen dhe dhunen e rruges qe mbretronte ne cdo aspekt te jetes shqiptare.

Studentja e re nga Malesia e Madhe qe sapo kishte trokitur ne dyert e reja te jetes,me endrra te medha per tu bere nje emer i respektuar i brezave si mesuese e edukatore ,Hana Dreshaj me floket e saj te kuqe do ta detyrojne jashte deshires dhe endrrave te saj, te lere pergjysem cdo gje qe kishte menduar prej kohesh se do ti sherbente te ardhmes se vendit vet dhe te ruhet tashme per te ekzistuar e gjalle por jo me e lire .

Fillimi i viteve 90-te Hane Dreshaj eshte nxenese ne shkollen e mesme dhe si mijra nxenes dhe student shqiptar do te fluturojne ne krahet e endrrave te demokracise.Ajo do te jete nje aktiviste e PDSH dhe se bashku me shoqet dhe shoket e shkolles do te formojne Forumin Rinor te Partise Demokratike Shqipetare. Megjithse do te kercenohet shpesh nga agjentet e sigurimit te shtetit ajo nuk do te terhiqet nga rruga e saj e nisur.

Vitet do te rridhnin e ajo do te jete ne strukturat e PDSH-se Kohen e saj studente, kontributin e saj ne takime dhe manifestime demokratike , shoket dhe shoqet e fakultetit nuk do ti harrojne. Kur flet me shoket e klases se Hanes nuk harrojne te tregojne edhe incidentet e shumta qe u kane ndodhure me ekstremist te majte komunist dhe me segment te policies sekrete.

Hana Dreshaj -thone ata ,qe kane studiuar dhe kane punuar me te ka qene modeli i nje shoqe te mire, e nje njeriu studioz dhe kembngules ne realizimin e objektivave qe i vinte vetit. Ajo kurre nuk dorzohej lehte nga rruga qe niste,kishte force mendimi per te mbushur mendjen se si eshte e verteta demokratike,si eshte drejtesia njerzore – thone te gjithe ata qe kane njohur Hanen ne ato vite te nje levizje te thedhe shoqerore dhe politike.

Viti 1997 si shume te rinjeve, punetore dhe aktivist te demokracise shqiptare do tja lene ne gjysem endrrat .Hane Dreshen e detyrojne te largohet nga puna e mesueses te ciles i kishte kushtuar shume mund dhe djerse,shume nete pa gjume per te arrite e per tu bere dikushi ne jete. Megjithse nuk ishte ne pune ,ajo prape nuk hoqi dore nga levizja demokratike dhe ndihmesa per PDSH ne vendin ku jetonte. Merr pjese neper fushata elektorale zgjedhore duke qene perkrahse e kandidateve demokrat dhe perseri ishte ne shenjester te atyre qe kishin rrembyer pushtetin me dhune e gjak.

Rastet makabre te dhunes mbi vajzen malesore deri ne momentet e fundit te qendrimit ne vendin e saj nuk do ta bejne te terhiqet nga qendrimi demokratik dhe perkrahja e PDSH-se.

Prinderit e saj kane nje vite qe nuk e kane pa me sy mbasi ajo eshte larguar para nje viti nga Shqiperia.Madhi i ka marre por ndihen tashme te cliruar se vajzes nuk i kanoset ma rrezik per jeten.Kur nje dite grupi jone i gazetes i takoj ata, na priten mire dhe kishin deshire te flisnin sado pak per vajzen e tyre.

– Ne e duam,na ka marre madhi shume per te , aq sa kure hapet dera- thote nena e saj-kujtojme se erdhi Hana.Por me mire eshte atje ku ndodhet tani se sa ketu qe do ta kishte koken ne gershere e jeten ne rrezik.

Babai hesht dhe mendohet.Ndoshta per fatin e vajzes se tij.Ndoshta per pamundesine per ta ndihmuar ne jete per te qene e lire ne vendin e vet. Ndoshta,ndoshta…….kushedi se sa mendon prindi per vajzene tij qe tashme nuk e ka prane. Eshte diku large, shume larg.

– Zoti eshte i madh ,dhe ka meshire per ne- flet nena e saj perseri- dhe do te bejne kismet nje here qe ta shohe time bije te lire dhe ta perqafoj. Ajo ka ike ashtu pa pritur.Ashtu u be puna. Nuk mund te qendronte me ketu. Ngjarjet u bene shume te rrezikshme per te dhe ne te gjitheve. Zoti ja bekofte udhen asaj e moshatarve te saj qe jane detyruar te lene vendlindjen dhe prinderit e tyre.

Kur kalon nga shkolla ku ajo ka dhene mesim,me siguri qe te bie ndermend mesuesja me floke te kuqe. Ajo qe aq shume i desh nxenesit e saj. Ajo tashme eshte larg. Larg nxenesve.Larg shokeve e shoqeve te punes. Large endrres se saj qe tashme ka mbetur pergjysem.

Alban PREDELECI

 

Pjetër Arbnori: Politika më ka zënë derën, letërsisë ia kam zënë derën

Intervistoi Anton Çefa

E shtunë, 13 nëntor 2004. Laç-Vaudejës. Unë që po shkruaj këtë duke e përmbledhur këtë intervistë, shumë njerëz do të befasohen, si i ra në dorë gazeta “Dielli” (The oldest Albanian Newspaper in existence since 1909, in English and Albanian. Vol.95, Nr.3, New York, NY, USA, July-September 2004)

Zoti më ka bërë të ndjeshëm për shkrime të ndryshme, guximi ndoshta, vetë jeta më dërgoi në Laç-Vaudejës në takimin e Forumit Rinor PD, ku mori pjesë deputeti Pjetër Arbnori, që shpirti të shpërthejë.

Anton Çefa: “Dielli” në krahasim me politikën, vështirësitë, rrugët e rrugicat e saj, zhgënjimet e dështimet e saj, ju keni vlerësuar më shumë hapësirën e ndriçime të artit letrar, por në momente të caktuara e periudha të veçanta, epërsinë e ka patur e para. Si e konceptoni shtysën e brendshme shpirtërore ndaj këtyre dy veprimtarive që kanë karakterizuar më së shumti jetën dhe personalitetin tuaj?

Pjetër Arbnori: Veprimtaria politike dhe letrare janë të ndërthurura në jetën time dhe nuk shkëputen dot nga njëra-tjetra. Që në fëmijëri kam pasur një jetë shumë të dendur me ngjarje dhe shumë të ngjeshur me mbresa të pashlyeshme qofshin të mira, qofshin të dhimbshme. Vështirësitë e jetës dhe gëzimet e pakta më kujtojnë ditët e vranëta. Kur “Dielli”, për disa çaste nxjerr syrin e ndritshëm, të cilin e mbyll sapo fillon rrebeshi. Kryesorja në jetë ka qenë grumbullimi i përshtypjeve që shtresohej muaj pa muaji, vit pas viti. Jo vetëm shikoja, ndjeja, por edhe mbaja mend dhe nxirrja përfundime. Për natyrë nuk kam qenë njeri agresiv, as ekspansiv, por jam përpjekur t’i bluaj ato që kam jetuar. Jo gjithmonë e kam shprehur atë që përjetoja, kështu që rruga më e mirë ka qenë në fillimet poezia ajo që më ndihmonte të shpreh shpirtin tim të ndjeshëm. Me mësime kam shkuar shumë mirë, kështu gjatë viteve jo vetëm që kam dalë i pari i klasës, po më dukej krejt e natyrshme që të isha i pari. Ambicja pozitive më ka shoqëruar gjithë jetën: “Kam luftuar të ndërtoj një stehë për vete pa lënë tjetrin në shi; të siguroj një kafshatë bukë pa ia hequr tjetrit kafshatën nga goja; të përpiqem të shkollohem pa e lënë tjetrin në errësirë; të rropatem në pranga për të ndriçuar robërinë time pa ia rënduar jetën shokut pranë”. Është krejt e natyrshme që në këto rrethana është letërsia ajo që do të më tërhiqte për të paraqitur gjithçka që kisha provuar dhe ndjerë. Që në fëmijëri kam lexuar shumë. Babai më ka lënë një pasuri të madhe: një bibliotekë që e kam shfrytëzuar si duhet. Jam rritur me Fishtën, Lasgushi, Mjedën, Nolin, Konicën, Migjenin, Koliqin, Kutelin. Nuk e fsheh se kam dashur t’u ngjas sadopak këtyre. Por këtu hyn politika. Tre prej tyre isha i detyruar t’i lexoja fshehtas, se i quanin reaksionarë. Veç kësaj, në fillim të vitit 1948 më futën motrën në burg për arsye politike. Nënën dhe motrën tjetër m’i kanë pushuar disa herë nga puna, sado që ato bënin punë të rëndë krahu. Veç kësaj, pas vitit 1945, filluan kontrollet, arrestimet, gjyqet e pushkatimet në qytetin tim, Shkodrën, madje në gjithë Shqipërinë. Të gjitha këto bënë që të përzihej politika me letërsinë dhe të pasqyroja mbresat dhe ndjenjat duke shkruar ndonjë poezi apo duke mbajtur ndonjë ditar, që natyrisht shpesh grisej ose digjej nga frika e kontrolleve. Vuajtja më bëri të merrem me politikë, politika më çoi me ndërgjegje drejt burgut; burgu më pasuroi shpirtërisht dhe më bëri të njoh anë të provuara të jetës; në kushtet e një mbylljeje hermetike, iu drejtova letërsisë për të dytën herë me dëshirën të pasqyroj të vërtetën.

Kur u arrestova, shumicën e shkrimeve të rinisë m’i konfiskuan dhe m’i zhdukën. Që kur munda të marr shënime në burg, nisa të mbaj një ditar të fshehtë me titullin e dukshëm: “Pjetër Arbnori – folklor (mbledhur nga goja e popullit ose vjelë nga shkrime të ndryshme), proverba, gjëegjëza, toponomastikë, gazmore, këngë popullore, grimca humoristike, etj., etj.” Titulli i fshehtë ka qenë “Lufta për të mbetur njeri.”

Një pjesë të këtij ditari të fshehtë, të mbajtur prej afro 28 vjetësh, e kam nxjerrë me shumë kujdes, sakrificë e rrezik dhe shpresoj që herët a vonë ta botoj pas deshifrimit tepër të vështirë që i duhet bërë. Kush ka vizituar studion time-papafingo, e ka parë të shfletuar dhe fotografuar. Të gjitha këto i kam bërë i shtyrë nga lufta për ta bërë padrejtësinë drejtësi. Kuptohet që kjo mbetet një përpjekje që nuk mund të realizohet kurrë plotësisht as në realitet, duke u marrë qoftë me politikë, qoftë me letërsi. Në letërsi je më i lirë se në politikë.

Anton Çefa: Edhe pjesën më të mirë dhe më të bukur të jetës e keni kaluar në robërinë e errët të burgut, ju e keni ndjerë veten gjithnjë shpirtërisht të lirë. Cila do të ishte marrëdhënia mes lirisë shpirtërore dhe letërsisë artistike, si atribut shpirtëror, në kushtet e robërisë fizike, në veçanti dhe në kushtet e një jete normale, në përgjithësi?

Pjetër Arbnori: Kam shkruar në ligjëratën e mbajtur në Universitetin e Romës “La Sapienza”: “Jeta është një përpjekje për të zgjeruar çdo ditë kufijtë e lirisë, për të hapur çdo ditë kufijtë e kontaktit me botën, me realitetin. Kur nuk mund t’i thyesh kufijtë që të rrethojnë ka edhe një mënyrë tjetër për të hyrë në botën e lirisë që është mjaft e mundimshme, por më efikase: zgjerimi i lirisë në veten tënde, në mendjen dhe në shpirtin tënd. Kjo bëhet me anë të punës serioze intelektuale, me anë të mendimit, diskutimit dhe shkrimit”.

Në burg, në diktaturë, mendimi nuk mund të ndalohet dot. Përkundrazi nxitet edhe më tepër, diskutimi është me rreziqe, por jo i pamundur, ndërsa shkrimi është një provë materiale në bazë të së cilës mund të dënohesh për të dytën herë, siç më ka ndodhur mua kur më shtuan 10 vjet për romanin “Shtëpia mbetur përgjysmë”. Shkrimi në burg është shkrirja e përvojës tënde, e kujtimeve, e vëzhgimit të përditshëm, e diskutimeve. Mendja të ndihmon për të sajuar metoda që realisht të bëjnë përherë e më të lirë derisa i afrohesh lirisë absolute.

Unë kisha gjetur një metodë që më dukej origjinale. Duke qenë se për çdo mendim të shprehur mund të gjendej shkaku për të dënuar, shumicën e veprave të mia unë i kam quajtur të përkthyera nga anglishtja, nga frengjishtja, nga italishtja, nga rusishtja apo nga gjermanishtja. Vija poshtë kopertinës: Përkthyer nga Pjetër Arbnori.

Përshkrimi i burgut dhe i të burgosurve, hetuesve dhe policëve a gardianëve te romani “Vorbulla” është identik me ato që kam parë me sytë e mi ose dëgjuar prej shokëve të mi që njiheshin për besnikëri përshkrimi. Kur lexoja faqet e shkruara emocionohesha vetë po aq sa emocionoheshin shokët që i lexonin.

Anton Çeta: Cilën arritje tuajën vlerësoni më shumë në fushën e politikës, të letërsisë artistike dhe të vetë jetës?

Pjetër Arbnori: Kam luftuar për të drejtën me anën e më të dobëtit; kur kam arritur të bëhem më i fortë me fitimtarët nuk i kam vënë këmbën në fyt kundërshtarit. Në letërsi kam përshkruar të vërtetën pa e lustruar, kam dialog të gjallë dhe humor të shëndoshë: Romani “Shtëpia e mbetur përgjysmë”. Në jetë nuk e kam humbur besimin edhe kur isha në grykën e varrit; në të gjitha rrethanat jam përpjekur të gjej anën gazmore, edhe në kushtet tragjike. Ndjek parimin: Po të thuash mirë, bëhet mirë.

Anton Çeta: Ku e ndjeni veten më të talentuar, në politikë a në letërsi dhe cila ju ka dhënë më shumë kënaqësi në jetë?

Pjetër Arbnori: Kam qenë i detyruar të merrem me politikë, megjithatë gjithë jetën e kam bërë pa hile, qoftë ndaj shokëve, qoftë ndaj kundërshtarëve. Për natyrë unë ia them cilitdo të vërtetën në sy (pa mendim që ta denigroj ose që t’ia fus stërkëmbëshin). Krenohem që nuk kam tradhëtuar miqtë në kushte të vështira. Si shembull talenti në politikë: një herë, duke folur në kuvend u thashë spontanisht kundërshtarëve: Ju nuk jeni socialistë, por jeni “specialistë”. Unë shpresoja t’i mundoja, t’i bëj të bërtasin, por të gjithë djathtas e majtas shpërthyen në gaz. Kanë kaluar vite dhe qoftë njerëz të thjeshtë, qoftë me pozitë, të njohur e të panjohur, si me gojë, si me shkrim ma përsërisnin “Pjetri i ka gjetur pikë: “Nuk janë socialistë, por specialistë”.

Në letërsi shkrimtari është si babai që ka shumë fëmijë dhe nuk dallon asnjërin veçanërisht, por unë kam më kanakar romanin “Shtëpia e mbetur përgjysmë”, për realitetin e Shkodrës më 1943-1944, për humorin në vuajtje dhe për dialogun e gjallë. Ajo është arritja ime. Në jetë shokët më mbajnë mend që nuk kam bërë njëherë “Uh!”, as “Oh!”, as në prag të vdekjes, as në hekura, as gjatë më se 28 vjetëve në burg.

Gjeta nënën gjallë dhe më pa të martuar, deputet të respektuar. Talenti im i madh është se kam një djalë e një vajzë si pëllumba, të bekuar nga Nënë Tereza vetë, siç më ka bekuar mua dhe gruan time. A ka talent më të madh dhe arritje njëherësh?!

Anton Çefa: Letërsia e krijuar në burgje u bë e njohur mbas rënies së diktaturës. Cili është mendimi juaj për këtë letërsi: Sa e dëshmon ajo veten si një kapitull i veçantë i historisë së letërsisë sonë? Lidhur me këtë, kjo letërsi, përveç jush, njeh krijues të tillë të fuqishëm, si Trebeshina dhe Zhiti. Ka emra të tjerë që i bëjnë vetes një vend të merituar këtu?

Pjetër Arbnori: Synimi i diktaturës ishte që të zhdukte çdo gjurmë të mendimit të lirë dhe çdo faqe artistike të krijuar në kushtet e burgut, internimit ose fshehtësisë. Dihet se veprimi i parë që bëhej nga njerëzit e ndjekur kur kërcënoheshin nga arrestimi ishte djegia e letrave të shkruara ose fshehja e tyre. Sidomos për shkakun se mijëra firma, miliona faqe e miliarda lekë të shpenzuar për të ngritur në qiell një ideologji të rreme, një letërsi të shpifur, një lavdi të fryrë si tollumbace doli bosh. Ish-shkrimtarëve u dhimbset letra e shpenzuar kot dhe u vjen më keq që nuk mund të krijojnë në liri vepra të reja për të qenë, prandaj janë dashakeqës ndaj të tjerëve.

Anton Çefa: Çfarë mendimi keni për Letërsinë e Realizmit Socialist, që lulëzoi në vendin tonë, duke u nisur nga fakti që ajo pati një hero të rremë, pasqyroi një realitet të shpikur dhe jetësoi një mesazh të pamoralshëm?

Pjetër Arbnori: Realizmin Socialist unë e kam quajtur publikisht Rrenalizmi Socialist dhe jo pa arsye.

Anton Çefa: Në veprat më të arrira të Realizmit Socialist u ngjiz një kontradiktë e fuqishme mes mjeshtërisë së lartë artistike dhe mesazhit të saj negativ, gjë që dëmtoi së tepërmi formimin e breznive të reja. Si i gjykoni këto vepra?

Pjetër Arbnori: Megjithë përpjekjet për rrafshimin e mendjeve dhe talenteve, edhe diktatura kishte nevojë për disa mjeshtra të spikatur të fjalës artistike, të cilët përpiqej t’i kishte nën kontroll dhe të lavdërohej me ta nëpër botë. Ndodhte rrallë që ata të dilnin edhe nga kontrolli i diktaturës, siç ka ndodhur me shkrimtarin Ismail Kadare, i cili në shumicën e rasteve i kapërcente kornizat.

Anton Çefa: Sado e egër që qe diktatura, tek ne pati një disidencë politike të hapur e të organizuar dhe ju keni qenë një ndër përfaqësuesit e saj më të mëdhenj. Si e shpjegoni që nuk ndodhi një gjë e tillë në fushën e krijimtarisë artisitke, ku në këtë drejtim pati vetëm përpjekje të veçuara të ndonjë personaliteti?

Pjetër Arbnori: Jam i rezervuar për pohimin tuja. Ka pasur përpjekje dhe tentativa serioze për disidencë politike të hapur dhe të organizuar që nga 1945 deri 1990, por diktatura ka qenë e pamëshirshme, madje provokuese. Është për t’u nderuar inteligjenca shqiptare dhe shtresat e ndryshme të popullsisë për rezistencën që i bënë komunizmit. Këtë e vërtetojnë grupet e ndryshme të dënuara, mijëra njerëzit e pushkatuar, të burgosur, të internuar dhe të arratisur. Kjo tregon papajtueshmërinë e popullit tonë me ideologjinë e kuqe. Nga ana tjetër, ka pasur edhe shumë gjëra false të cilat sajoheshin për t’i futur frikën pjesës tjetër të popullsisë. Janë shumë të pakët krijuesit, qoftë edhe ata tepër të kujdesshëm, që nuk kanë patur një fletë për të zhdukur, kur janë kërcënuar ose kanë pasur dyshim se do të kontrolloheshin. Unë vetë, megjithëse shumicën e kohës kam ndenjur i izoluar ose me shoqëri të kufizuar burgu, mund të dëshmoj se kam njohur një numër njerëzish të talentuar që në kushtet më të vështira kanë shkruar një faqe, dy faqe, dhjetë faqe që i kanë qarkulluar në shokë tepër të besuar.

Letërsia, përgjithësisht arti, nuk mund të gjallojë pa i lexuar njeri krijimet, pa i parë ose pa i dëgjuar kush. Në burgun e Burrelit qarkullonin poezi që u recitoheshin shokëve e miqve gjatë ajrosjes (kurrë nuk recitoheshin me zë në dhomë), këndoheshin këngë me zë të ulët në ajrosje (pasi kënga në dhomë ishte e ndaluar me kërcënimin e ndëshkimit). Nuk duhet harruar sa kontrolle të imëta bëheshin çdo javë duke nxjerrë dyshekët në oborr, ushqimet, librat, fletoret. Rrëmoheshin edhe fletët e pusullat e vogla. Di që shkruheshin dhe kam lexuar prej tyre ese nga Mirash Ivanaj e Xhevat Korça, leksione juridike nga Engjëll Çoba, leksione estetike dhe logjike nga Koço Tasi, leksione filozofike nga At Pjetër Meshkalla. Kam dëgjuar këngë të bukura nga Gac Çuni dhe Tanush Kaso; kam lexuar poezi të ndjera nga Kudret Kokoshi, Jorgo Bllaci, Pano Taçi, proza poetike nga Astrit Delvina. Por mund të them se secili autor i ruante krijimet e veta vetë dhe mendonte si mund të kalonte jashtë, gjë që nuk ishte aspak e lehtë. Edhe unë si ju, mendoj se emri i Kasem Trebeshinës dhe i Visar Zhitit janë të spikatur, por i takon kritikës kompetente dhe të ndershme të thotë fjalën e vet për të tjerët.

Anton Çefa: Vihet re rëndom në këtë periudhë të trysnisë së çoroditur politike, të kësaj gjendjeje shpirtërore traumatike dhe të këtij çorientimi të përgjithshëm kulturor, përveç mungesës së një kritike të shëndoshë letrare, edhe një përpjekje dashakeqe për ta lënë në heshtje këtë letërsi, mos është për ta përbuzur dhe bile për t’i nxjerrë namin e keq?

Pjetër Arbnori: Përgjigjja është e thjeshtë. Kritika e shëndoshë letrare është e mangët dhe ka qenë e dukshme përpjekja dashakeqe e një kategorie të caktuar për ta lënë në heshtje këtë letërsi disidente, madje edhe është denigruar ajo me qëllim.

Anton Çefa: Prof. Gradilone i Institutit të Studimeve Shqiptare të Universitetit “La Sapienza”, të Romës, në monografinë për veprat tuaja, pasazhe të ndryshme të tyre i ka paraqitur me emra të tillë botërorë si Verga, Manzoni e deri te Homeri. Cilët nga autorët e letërsisë botërore ju pëlqejnë më shumë dhe cili prej tyre mendoni se mund të ketë ndikuar në punën tuaj?

Pjetër Arbnori: E falënderoj për analizën serioze dhe dashamirëse me të cilën më ka paraqitur profesor Giuseppe Gradilone, nxënës dhe pasues i Ernest Koliqit, ka shkruar një monografi me titullin “Pjetër Arbnori – shkrimtar”. Meqë më pyesni, unë do të them se adhuroj Shekspirin edhe pse nuk kam mundësi të shkruaj asnjë tragjedi, dramë apo komedi.

Anton Çefa: Sa e si është pesha e kësaj kujtese në krijimtarinë tuaj? Gradilone ju ka cilësuar si shkrimtar që “i përket brezit të rritur nën regjimin komunist, por me kujtesë edhe parakomuniste”.

Pjetër Arbnori: Vërtet jam rritur në regjimin komunist, por kujtesat e fëmijërisë ikam përherë të freskëta. Idetë komuniste nuk ma kanë marrë kurrë mendjen.

Anton Çefa: Pjesën më të madhe të veprave tuaja i keni shkruar në burg, ku kishit kohë, kushte jo. Tani që jeni i lirë ndodh e kundërta. Mendoj që kohën më të madhe ia kushtoni politikës. A është e vërtetë?

Pjetër Arbnori: Unë çdo gjë e marr seriozisht në jetë, edhe politikën. Vazhdoj të punoj edhe në letërsi, nuk kam bërë ndonjë gjë të madhe, po jo edhe pa vlerë. Politika më ka zënë derën, letërsisë ia kam zënë derën dhe nuk them se më ka dëbuar. Dëshiroj që brezat e ardhshëm, nëse do të më kujtojnë, të mos thonë se i kam gënjyer, mashtruar ose kam shkruar me mllef.

Anton Çefa: Cili është mesazhi i jetës dhe i veprimtarisë suaj për brezat e ardhshëm?

Pjetër Arbnori: Mos qaj, mos vajto, qëndro gjithmonë drejt, jo në gjunjë, po u rrëzove, ngrihu përsëri në këmbë dhe ec përpara. Thuaj dhe shkruaj gjithmonë të vërtetën dhe mbroje në çdo rrethanë e me çdo kusht. Po besove gjithnjë, do ta kesh rrugën të hapur.

Anton Çefa: Është bërë zakon ndër intervista të bëhen pyetje për planet e së ardhmes.

Pjetër Arbnori: Kur të pushoj së punuari, së menduari, së shkruari, atëherë kam vdekur. Edhe në marrsha frymë sadopak, unë do të shkruaj.

Përmblodhi: Hasan Kurtaj

 

Associazione degli Albanesi Della Provincia Pesaro-Urbino

JAM ILIR, JAM SHQIPTAR   

Shoqata Shqiptare ILIRIA ne Pesaro-Urbino Itali me president Leonard Dukaj ne bashkepunim me Lidhjen Nazionale te shoqatave Shqiptare dhe Arbereshe Ne Itali,organizon per diten 28 Nentor 2004 nje manifestim cultural me temen “JAM ILIR JAM, SHQIPTARE” .

Per kete evenement madheshtor  do te nisen nga Pesaro pese autobuza dhe priten rreth 4000 Shqiptare e Arberesh nga gjitha qytetet e Italise , ky manifestim do te behet prane Mauzoleut te Mretit Gent,via Bruno Buozzi-Gubbio (Perugia) Itali. Të ftuar specialë nga Shqipëria dhe nga Partia Aleanca Nacionale Italaiane janë: Sali Berisha, Kolë Aliaj, Xhanfranko Fini, Injaco Larusa dhe Karlo Çikoli. Sponsori kryesor i këtij aktiviteti madhështor, ing.Gjeto Dukaj, përfaqësues i firmës “MIKI”.

Pak histori mbi Gentin e Ilirise:

Mbreti Gent ka qene i fundit sovran i Ilirise tone antike, pasues i denje i Bardhylit, Pleuratit, Agronit, Teutes, Skerdilajdes e Pines. Gjate luftes se trete romano-ilire, nga kryeqyteti i Ilirise Skodra (Shkodra), ai organizoi rezistencen ndaj superfuqise te asaj kohe, Romes. Megjithe qendresen e tij stoike, legjonet romake me te shumta ne numer arriten ta thyejne rezistencen ilire mbas luftimesh te ashpra e te pergjakshme. Keshtu qe, ne pamundesi per te rezistuar me gjate ne fushe te hapur, sebashku me garden e tij pretoriane, u izolua brenda mureve te kryeqytetit Shkodra. Me pas romanet filluan nje sere raprezaljesh ndaj popullsise ne rrethinat e kryeqytetit. Ne pamundesi qe tu vinte ne ndihme qytetareve te tij, per shkak te forcate te pakta qe i kishin mbetur akoma ne dispozicion, pas nje akordi me konsullin romak Anicio, Genti pranoi te dorezohet me gjithe familjen e tij me kusht qe te ndalej gjenocidi ndaj njerezve te pafajshem. Ishte 15 qershori i vitit 168 para krishtit e njohur ne histori si “La caduta di Skodra”.

Me pas romaket do te respektojne akordet e marra por duke bere vetem me nje perjashtim:

per te shmangur mundesine e organizimit te nje ribelimi vendosin qe familjen mbreterore se bashku me Gentin dhe vellain e tij Karavantin, ta egzilojne ne Itali, pikerisht ne Gubbio, ku ju dhane prona e ofiqe te denja per nje mbret te defronizuar.

Ketu Genti do nderroje jete ne nentor te vitit 146 para krishtit dhe per nder te tij do ngrihet nje Mausole madheshtor  per te cilin na ka lene deshmi te  qarte Tito Livio.

Mbreti Gent kujtohet nder te tjera nga historia edhe si nje mjek i mire, pasi zbuloi efektet kurative te nje bime medicinale, shume te rendesishme per kohen  e qe mban emrin e tij, pikerisht Genziana.

(marre nga libri “24 perandore shqiptar ne udheheqje te Romes” – shkruar nga Alban Kraja)

Tel: +390721498772;  cel:+393299626666; www.iliriapesaro.comdukaj@everyday.cominfo@iliriapesaro.com

 

Çeshtja kombetare, trafiku I armeve, Nano dhe Berisha

Te pakten qe nga viti 1996, ne Shqiperi ka lulezuar trafiku i armeve pertej kufirit. Kete tashme nuk ka asnje shqiptar, por as edhe te huaj, qe e vene me ne dyshim. Nje dokument i publikuar ne Kuvend nga deputeti Nikolle Lesi, hapi zyrtarisht kete teme e cila eshte mbajtur e fshehur per shume vite, edhe pse nje pjese e mire e shqiptareve, ketej dhe andej kufirit  e dinin. Fshehja ka qene vetem ndaj disa shteteve te huaja, edhe pse mjaft sherbime intiligjente nderkombetare, e dinin tashme.

Loja u hap me nje bisede te pergjuar te presupozuar  (termi perdoret gjithmone deri ne vertetimin e dokumentit “Lesi”) ne mes Nanos dhe Abdiut ne dhjetorin e vitit 1997. Te dy ishin te interesuar per zbutjen e ligjit per denimet ndaj trafikanteve te armeve. Pa dashur ti hyme kesaj teme qe eshte pune juristesh, ligji u ndryshua ne janar 1998 me propozimin e deputetit te atehershem socialist Fehmi Abdiu. Dilema ishte e madhe: A kishte favorizuar apo jo trafikun e armeve nje titullar i larte i shtetit, si kryeministri Fatos Nano ne vitin 1997?

Nuk kaluan as dy dite, dhe nje tjeter “bombe” trafiku armesh plasi ne studion e Top Channel, emisioni “Shqip”. I preturbuar nga fakti se ne dokumentin “Lesi” permendej edhe nje nderhyrje ne trafik nga njerez te PD-se, Berisha beri deklarimin e sinqerte, por nuk dihet nese te menduar mire te pakten para nderkombetareve. Ne sinteze, ish- presidenti Berisha deklaroi se ne vitin 1996 (kur ai ishte kryetar shteti) Bosnja eshte ndihmuar me armatim nga Ministria e Mbrojtjes e Republikes se Shqiperise. Por, te gjitha armet jane dhuruar duke mos u shitur qofte edhe nje fishek. Por jo vetem kaq. Ne kohen e luftes se Kosoves, Berisha ka deklaruar se i ka kerkuar kryeministrave socialiste Majko dhe Meta te ndihmojne me arme luftetaret kosovare.

Per te vertetuar dokumentin “Lesi” eshte menduar te grihet nje komision hetimor parlamentar, ne nje kohe qe edhe Prokuroria ka nisur hetimet e saja. Per ironi te fatit, do te hetohet nese dokumenti “Lesi” eshte i vertete, nese Nano dhe Abdiu kane favorizuar trafikun e armeve drejt Kosoves. Kjo mund te konsiderohet thjeshte, cudia e rradhes e politikes dhe Kuvendit shqiptar. Kerkohet te hetohet nese nje kryeminister ka krijuar lehtesira ligjore per trafikun e armeve, ne nje kohe qe vete presidenti Berisha ka deklaruar se gjate viteve te tij ne presidence, ka orientuar (urdheruar per ate kohe) dergimin e armeve ne Bosnje. Ndryshimi ne mes dy rasteve, atij Nano dhe Berisha, qendron thjeshte tek parate. Nese Berisha ka deklaruar se armet ne Bosnje jane derguar falas, tashme duhet te hetohet nese Nano ka marre para nga favorizimi ligjor i trafikut te armeve. Nese merret e sinqerte deri ne fund deklarata e ish- presidentit Berisha dhe gjithcka ka shkuar falas ne Bosnje, dhe nese supozojme se Nano ka marre para per veprimet e tija, ndryshimi eshte shume i vogel: Dikush qe deshiron te kryeje nje krim, ka para dhe e blen armen. Nje tjeter, eshte me i varfer dhe dikush i fal nje arme per te kryer te njejtin krim (shembull ndoshta jo i gjetur, i marre nga kriminaliteti ordiner).

Ketu duhet te ndalemi dhe te sjellim ne vemendjen tuaj nje term “Çeshtja kombetare shqiptare”. Kush i ka sherbyer me shume asaj, nese duam te analizojme thjeshte fakte dhe nese duam te justifikojme trafikun e armeve te pranuar ne Shqiperi qe nga viti 1996.

Ne Bosnje, jetojne disa qindra le te themi mijera shqiptare. Lufta e atjeshme, edhe pse jo haptas, nga etnia serbe eshte konsideruar spastrim etnik ndaj bllokut kroato- musliman. Megjithate, presidenti Berisha e konsideroi te arsyeshme te ndihmoheshin kundershtaret e serbeve, te cilet per hir te realitetit ishin ne meshire te fatit, ndersa Serbia ndihmonte me te gjitha mjetet bashkekombasit e saj ne Bosnje.

Ne kete pike, Fatos Nano duket se eshte nje hap para Berishes per “Ceshtjen kombetare”. Berisha ka deklaruar se i ka kerkuar dy kryeministrave socialiste, Majko dhe Meta ne ndihmojne me arme kosovaret qe te vetmbroheshin ndaj sulmeve te serbeve te mbeshtetur nga rregjimi i Milloshevicit. Pohimi eshte paksa i vonuar, duke patur parasysh se para tyre, kryeminister ka qene pikerisht Nano dhe keshtu, Berisha eshte njesoj sikur keto fjale t’ia kete thene atij por ne vitin 1997, me sakte ne dhjetor.

Nese do te qendrojme tek krahasimet, shqiptaret do te preferonin me shume dhe do ta mbeshtesnin dergimin e armeve shqiptare ne Kosove sesa ne Bosnje. Madje, Gafurr Adili, shef i Frontit te Bashkimit Kombetar Shqiptar, nga Tirana ka deklaruar se me Kushtetute Shqiperia duhet te mbroje te gjithe bashkekombasit kudo qe te jene ne Bote. Ceshtja qe mendoj se duhet diskutuar, eshte se a lejohet trafiku shteteror i armeve ne drejtim te nje shteti tjeter, qofte edhe ne emer te “ceshtjes kombetare” ose ne emer te “solidaitetit” me boshnjaket muslimane dhe kroate? Kjo pyetje ka me shume sens ti drejtohet nderkombetareve. Cdo shqiptar e di pergjigjen, megjithese ne po tentojme te jemi pjese e Evropes se Bashkuar me te gjitha standartet e saja, te cilat nuk pranojne asnje lloj trafiku ilegal dhe shteteror.

A duhej te deklaroheshin publikisht ne Kuvend dhe ne prani te mediave dokumentat « Lesi » ?  A do te kete ndikim per imazhin e Shqiperise, politikes dhe politikaneve, Nanos dhe Berishes publikimi i dokumentit « Lesi » ? Me mbylljen e kesaj ceshtjeje, q do te duhej te mbyllej per te njejtat arsye edhe ceshtja « Embargo » ndaj ish- Jugosllavise ? Keto jane pyetje qe presin nje pergjigje, por sigurisht jo nga une.

Duhet te kuptohet qarte se politika po e perdor vetem per show politik paraelektoral komisionin hetimor per trafikun e armeve nga kryeministri Nano ne bashkepunim me Abdiun. Njera e pale e kerkon per te fundosur, tjetra per « te lare duart » si Ponc Pilati. Ne kete ceshtje, politika shqiptare eshte si vellezerit siameze, ose ndryshe “Bashkevuajtes dhe bashkefajtore”. Cfare eshte dashur te zbardhet, eshte zbardhur. Fajtoret jane vete deklaruar, por a duhen denuar ne emer te idealit te “ceshtjes kombetare”?…..

Ajo qe mendoj se politika duhet te shqetesohet, eshte pergjimi i kryeministrit te vendit, nese dokumenti “Lesi” eshte i sakte. Kush eshte i sigurte ne kete vend, kur vete kryeministri, ne ate kohe pergjegjes direkt i Sherbimit Informativ Kombetar, eshte pergjuar? Nese nuk eshte pergjuar nga SHIK, kush e ka pergjuar? Lesi ka deklaruar se dokumentat ia ka dhene nje seli e huaj diplomatike ne Tirane. A mos valle me karten “Lesi” tentohet largimi i pernjekohshem nga skena politike shqiptare i dinosaureve Nano- Berisha, duke perdorur si karrem “trafikun e armeve”?

Gjithsesi, gjithcka eshte e justifikuar ne moralin e politikes shqiptare ne prag te zgjedhjeve: edhe feyrjet, edhe sharjet, edhe akuzat, edhe kunderakuzat, edhe komisionet hetimore parlamentare te tipit “Ngjela” te cilat thuajse gjithmone kane efektin bumerang. Nese duhet te hetohet per trafik armesh, duhet nisur me Ruanden, Afganistanin, Sudanin, Bosnjen e gjetke dhe te perfundohet me Kosoven. Ne te gjithe keto vende, jane dokumentuar nga te huajt arme shqiptare imitacion i Kallashnikovit rus dhe te pushkes Model 56 te prodhuara ne Polican.

Blerti DELIJA, zv.k/redaktor i gazetës ShE

Pse e braktisi Shqipërinë mësuesja Merushe Veliaj?

Pasiguria e jetës po detyron intelektualët të largohen nga Shqipëria. Një ndër ta është edhe mësuesja Merushe Veliaj e datëlindjes 4 nëntor 1963, lindur dhe banuese në Berat. Me ndryshimin e sistemit komunist ajo u bë anëtare e PD, ku mori pjesë në të gjitha protestat. Gjatë kësaj kohe pati mundësi të ndiqte shkollën të cilën e kishte të mohuar. Kështu, që në vitin 1997 emërohet mësuese në Terpan. Më 25 shkurt 1998, duke udhëtuar nga fshati Otllak për në Bogdan me një makinë tip Fiat, me Ferdinant Kalemin, u takuan me pjestarë të bandës së Altin Dardhës. Në këto rrethana kërkon ndihmën e policisë ku merr goditje nga Altin Dardha. Po më 17 korrik 1998, shtëpia i goditet me plumba ku i plagoset babai në këmbë. Edhe Ferdinanti kishte të njëjtat probleme. Në qershor 1999, katër persona të armatosur vinë në lagje dhe pyesin për shtëpinë e saj. Në këto rrethana detyrohet të lërë Beratin e të jetojë në shtëpinë e motrës në Tiranë duke qëndruar e fshehur. Në prill 2001 merr letër kërcënuese ku thuhet se çdo lëvizje e saj do të vëzhgohet. Më 16 tetor 2002 tre persona të armatosur shkuan te shtëpia e motrës dhe pasi nuk e gjetën aty vetëm një motër të sëmurë, thyen çfarë kishte në shtëpi duke u shprehur se herën tjetër shtëpinë do ta hidhnin në erë. E gjitha kjo ishte sepse kjo kishte kërkuar ndihmën e policisë. Policia bashkëpunonte me këtë bandë që mendohet të ketë ekzekutuar rreth 300 njerëz duke detyruar të largohen nga ky qytet 3000 vetë. Në këto kushte detyrohet të emigrojë jashtë shtetit ku policia nuk merr asnjë mbrojtje.

Zef Nika

 

Demokratët të kërcënuar detyrohen të lënë Shqipërinë

Edhe pse jemi në vitin 2004, dhuna, represioni dhe hakmarrja ndaj ish-familjeve të të persekutuarve dhe për më tepër ndaj pinjollëve të këtyre familjeve, që pas vitit 1990 në Shqipëri përkrahën proceset demokratike, vazhdojnë. I tillë është dhe zoti Shpëtim Deli Haxhijaj, aktualisht 33 vjeç, me banim në qytetin e Koplikut. Si shumë të tjerë edhe Shpëtimi, meqenëse rrjedh nga një familje e persekutuar për 50 vjet me radhë nga regjimi komunist diktatorial i E.Hoxhës, ku kulmi arrin në vitin 1946 kur familja Haxhijaj u përfshi në kryengritjen e armatosur të Postribës kundër instalimit të diktaturës në Shqipëri, ku xhaxhai i Shpëtimit, Adem Haxhijaj, arrestohet dhe vdes nga torturat e komunistëve pas 6 muajsh në hetuesi dhe kuptohet se si është trajtuar kjo familje nga regjimi i gjatë komunist në Shqipëri, të cilëve më vonë u digjet edhe shtëpia duke u dëbuar që të punojnë në punët më të vështira dhe pa të drejtë shkollimi. Me mbërritjen e proceseve demokratike në Shqipëri, Shpëtim Deli Haxhijaj bëhet anëtar i Partisë Demokratike me qëllim formimin dhe përhapjen e saj. Dhe Shpëtimi merr pjesë gjallërisht në demonstratat dhe mitingjet e organizuara nga Partia Demokratike në vitet 1990-1992 dhe jo vetëm, por së bashku me vëllezërit e tij, duke e vazhduar aktivitetin dhe veprimtarinë e tij për rreth 15 vite me radhë. Gjatë viteve 1992-1996 kjo familje pati rritje të ekonomisë me firmën e njohur Shpk “London”, por edhe pas rikthimit në pushtet të komunistëve në vitin 1997, ndaj familjes së Shpëtim Haxhijajt dhe familjes së tij rifilloi përsëri survejimi, me anë të kërcënimeve dhe keqtrajtimeve, me qëllim të këtë familje demokrate ta kthejë në shërbim të tyre duke i sulmuar edhe biznesin përmes taksave shumë të larta dhe kontrolleve të herë pas hershme. Veçanërisht presioni ndaj Shpëtimit intensifikohet në zgjedhjet e tetorit të vitit 2000, të 24 qershorit 2001 dhe në zgjedhjet e 12 tetorit 2003, kur Shpëtim Haxhijaj tek po shkonte në shtëpinë e tij arrestohet nga persona të cilët duke e kërcënuar e fusin në furgonin e policisë. Arrestimi, kërcënimi dhe dhunimi i të cilit rezultoi i qëllimshëm shtetëror dhe hakmarrës nga forcat e sigurimit të shtetit që kërkonin të ruanin pushtetin e dhunës dhe korrupsionit, por fatkeqësisht represioni kohët e fundit është shtuar jo vetëm ndaj Shpëtimit, por edhe bashkëshortes së tij, Zamira Haxhijaj. Meqenëse Shpëtimi posaçërisht në prag të zgjedhjeve të vitit 2005 e ka shtuar veprimtarinë e tij, ndonëse ndodhet nën kërcënim të vazhdueshëm dhe rrezik evident deri për jetën e tij dhe të afërmve, të cilët në këto kushte kur u kërcënohet edhe jeta kurrsesi në Shqipëri nuk mund të mbijetojnë, por fatin e tyre, e veçanërisht Shpëtim Haxhijaj duhet ta kërkojë në ndonjë vend perëndimor.

Vasel Gilaj

 

Jemi popull pa imazh apo na drejtojnë brutalët?!

Prirja për t’i besuar asaj që ti do, asaj që ti kërkon, shumë herë të bën të keq-shohësh atë që në të vërtetë ndodh. Pra shqiptarët priren të induktojnë lëvizjen atje ku nuk është, duke bërtitur: “Ne po ecim”, ndërkohë që ecën tjetërkush, pushtetari, qeveritari, banditi, matrapazi. Realiteti jo rrallë po terrorizohet pikërish nga ata që duan ta shohin e vlerësojnë realitetin. Pa u marrë shumë me “punën” që po bën ky parlament, duke klonuar komisione hetimore, të cilat dështojnë deri në pjellje dhe që ngjallin debate e kërshëri në popull, ne vlerësojmë të merremi me fenomenin. Në imazhin tonë, ky kuvend është një kuvend manjak, i eksituar, mburravec. As irritimi aq i egër që po prezantohet, duket se nuk ka shanset të ndërpresë noramlisht funksionimin jo normal të kësaj politike. E, megjithatë, ti popull që edhe s’ke shumë faje, pasi ke lënë pas një eksperiencë jo të mirë me tërë pushtetet, kënaqesh e fërkon duart.

Është pikërisht Fatos Nano ai që ia ndryshon PS-së “pikturën” mendore, sipas asaj praktikës, nëpërmjet së cilës, për të harruar dhimbjet në trup, ngulen gjemba e gjilpëra. E, nëse ky Nanoja inkurajon kriza të tërë niveleve, kthen kursin mëpastaj andej nga i nevojitet sërishmi objektivit të përbashkët socialist, edhe duke bashkëpunuar me “armikun” Edi Rama, edhe me “spiunin” Gjergji Koja, edhe me “imoralin” Gramoz Ruçi, pse jo më vonë edhe me kundërshtarët e “fortë” Ilir Meta a Nikollë Lesi. Ky i fundit, që normalisht i bëri një përmendore fjalës së lirë, tanimë bërtet se agjentët e Nanos po i kontrollojnë bisedat e veprimet me anë të përgjuesve e mikrokasetave. Megjithatë, analizat e “kripura” mungojnë. Idetë, nëse mund t’i pranojmë kështu gërthitjet histerike, jo pak herë janë zhvendosur nga një pol në tjetrin, ku fenomeni, edhe nëse nuk bën mungesë, ngrin shpejt, duke e zhvendosur vëmendjen e opinionit nga realiteti kaq i zi, me masë të plotë të pabesueshmërisë së besimit. Dhe vëreni pra, kjo në prag të zgjedhjeve.

A e keni vënë re që shumë deputetë i kemi, për të mos thënë budallenj, të varfër në sintaksë, pse jo edhe në mendime. Pra, duke qenë nga vetë Perëndia me mundësi të kufizuara intelektuale, sforcohen fort të gjorët në mundësi të pamundshme, të paktën për t’u përfolur, të paktën për të fituar vëmendjen e medias, me grupe pro-Nano e anti-Nano, me grupe pro-Nikollë e anti-Nikollë, me grupe pro-Metë e anti-Metë…

E, nëse parlamenti i ngjan një hani, ku mushku i fortë gjuan me shqelma mushkun e dobët, nëse parlamenti ngjan si çmendinë kur përdoret fjalor të çmendurish, nëse parlamenti na duket si kamp përqendrimi nga ku “dënohet” pikërisht sovrani, nëse parlamenti na duket si bandë, ku i “madhi” fare thuhet se ka vrarë, do të thotë se efekti brutalizues ti ka kërcyer në shpinë çështjes së interesit kombëtar. Në kushte të tilla të agresivitetit politik, normalisht votuesit bëhen më pasivë, më apatikë. Pra, ekzistenca e sjelljes në një boshllek të tillë, është e vështirë për opozitën, pasi shumëllojshmëria e komplekseve ndikon në errësimin e realitetit. Me pak fjalë, po harxhohen shumë energji emocionale, çka ne mendojmë se do të thotë ta mbash veten jashtë vetëdijes, pasi sjellja e çdo populli modelohet nga rrethanat e mjedisit. Pra, pozita i referohet tërësisht vendit ku përdoret akuza, por kurrsesi akuzës vetë, çka do të thotë: Hë mo, se nuk është ashtu, se në parlament u tha, ose parlamenti ia fut kot… çdo gjëje, kjo është logjika e sjellja e tij.

Për tërë ata që kanë mundësi të shohin, është mirë të bëjnë zgjedhje të lirë, pra të vetëkontrollohen, të marrin përsipër guxim në qëllim, të vetëpërshtaten, të jenë qenie unike me një imazh të mirë, së pari për veten. Kjo, sepse nuk jemi popull pa imazh, por na drejtojnë brutalët.

Sokol Pepushaj

Ish të persekutuarit e diktaturës të persekutuar edhe sot

Përderisa Shqipëria është vendi më i pasigurtë në Evropë, nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Historia do të përsëritet. Të persekutuar në kohën e diktaturës hoxhiane në Shqipëri, të persekutuar edhe tashti.

Kejdis David Lika, lindur më 29.03.1980, përkrah të atit, që fëmijë do të merrte pjesë në demonstratat politike antikomuniste të 14 janarit 1990, 16 qershorit 1990, 13 dhjetorit 1990, 2 prillit 1991, ku edhe ka provuar rrahje e dhunime. Si një djalosh me taban antikomunist, ku të parët i janë keqtrajtuar, diferencuar, ku gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës familjes së tij i janë konfiskuar pasuritë e paluajtshme e mohuar të drejtat qytetare, ai ka marrë pjesë aktive së bashku me të atin në çdo miting paqësor kundër dhunës e padrejtësive të pushtetarëve neo-komunistë, sa herë që opozita shqiptare ka protestuar. Kejdis Lika është anëtar e veprimtar i Shoqatës Politike Antikomuniste “13 Dhjetori 1990” dhe sipas dokumenteve zyrtare të saj, të cilat i kemi arkivuar në dosjet e gazetës, në trazirat e vitit 1997, kur Fatos Nano dhe banditët komunistë shpërthyen depot e armëve, dogjën institucionet shtetërore dhe uzurpuan pushtetin, ky djalosh tashmë i rritur ka dhënë kontribut të çmuar në ruajtjen e institucioneve kundër rrebelimit komunist. I riu shqiptar Lika, më datën 14 shtator 1998, në atë protestë të madhe masive të varrosjes së deputetit Azem Hajdari, të pushkatuar në mes të Tiranës nga komunistët, është keqtrajtuar për rreth tre orë dhe pas torturave është paralajmëruar se do përdoret dhunë ndaj tij dhe familjes së tij, nga komunistët, të cilët në të vërtetë kanë vrarë shumë moshatarë të tij, ku ne me guxim e kurajo i kemi thënë në gazetën tonë.

Kejdis Lika, sipas dokumenteve zyrtare të Shoqatës së ish të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, dega Shkodër, të kryesuar nga Caf Jonuzi, është nipi i Ali Likës. Xhaxhai i Kejdisit, Ali Lika, ka qenë i burgosur politik dhe ka vuajtur në burgjet e diktaturës që nga viti 1955 deri më 1959, katër vjet. Vetë Kejdis Lika përfitonte të drejtën e germës “D” nga germa “B” (pika 3) të statusit të ish të përndjekurit politik të Shqipërisë, kjo sipas Ligjit Nr. 7748, datë 29.07.1993 të Kuvendit të Shqipërisë. Kejdis Lika dhe familja e tij kanë ndihmuar proceset demokratike, siç edhe ishte e natyrshme, veçanërisht në fushata elektorale, për zgjedhjet lokale dhe parlamentare.

Ardhja në pushtet e neo-diktaturës, përmes revolucionit komunist të armatosur, shënoi edhe rifillimin e persekutimit ndaj elementit demokratik dhe klasës së të persekutuarve të diktaturës. Kërcënimet, rrahjet, dhunimet fizike dhe psikologjike, burgosjet dhe deri tek eliminimet fizike, u kthyen në praktikë të policisë politike të regjimit të instaluar pas vitit 1997. Në këto rrethana, si qindra të tjerë edhe Kejdis Lika, me qëllim që të shmangë çdo rrezik të mundshëm për të shpëtuar jetën, detyrohet të braktisë Shqipërinë, duke emigruar jashtë vendit.

Sokol Pepushaj

 

Demokratët e viteve ’90 e kanë të pasigurtë jetën në Shqipëri

Quhet Paulin Bregu, i datëlindjes 29 gusht 1966. Të gjithë e njohin dhe kujtojnë mirë, qoftë edhe nga emri, si një nga nismëtarët e proceseve demokratike në Shqipëri, që zanafillën e tyre e kanë patur në Shkodrën antikomuniste. Në protestën e parë të hapur, më 14 janar 1990, kur u rrëzua busti i urryer i diktatorit më të egër, Stalin në qendër të qytetit të Shkodrës, Paulin Bregu ishte ndër pjesëmarrësit më aktivë. Në Shkodër kishte filluar shembja e idhujve dhe busteve të diktaturës si më 13 dhjetor 1990, kur edhe diktatori Enver Hoxha u largua nga qyteti dhe përsëri Paulini do të ishte në krye të këtij akti shumë të guximshëm për vetë kohën. Edhe 2 prilli i vitit 1991, kur shkodranët kërkonin mbrojtjen e votës së lirë dhe demokracisë së brishtë shqiptare, do ta gjente Paulinin në ballë të protestave që i kushtuan Shkodrës e Shqipërisë 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur. Paulini do të rrihej barbarisht nga veglat e diktaturës, e cila ishte në grahmat e fundit të jetës. Natyrshëm, ai do ta shihte veten të përfshirë në shoqata antikomuniste si “13 Dhjetori 1990”, ndërsa në partinë e parë opozitare në Shqipëri, Partinë Demokratike, Paulini është anëtar prej më shumë se 10 vitesh. Ardhja në pushtet e neo-komunistëve me revolucionin e përgjakshëm të vitit 1997, do të gjente përsëri Paulinin në mbrojtje të demokracisë dhe idealeve më të pastra të saj. Në këtë kohë forcat ekstremiste, i kanë vënë edhe lëndë plasëse duke i kërcënuar seriozisht jetën. Më 14 shtator 1998, ndërsa merrte pjesë në varrimin e tribunit të demokracisë, Azem Hajdarit, ekzekutuar nga klika në pushtet, sërish Paulin Bregu është dhunuar fizikisht. Edhe pse jeta e tij, gruas dhe dy fëmijëve i është kërcënuar në çdo moment që nga ardhja në pushtet e neo-komunistëve më 1997, Paulini nuk është përkulur. Edhe në zgjedhjet e 12 tetorit 2003 për pushtetin lokal, ai do të ishte anëtar i komisionit zgjedhor në Komunën e Rrethinave, votime të cilat siç u deklaruan botërisht, u manipuluan nga pushteti duke përdorur çdo mjet në dëm të Partisë Demokratike dhe opozitës në përgjithësi. Pas kësaj kohe, presioni, kërcënimet e hapura ndaj tij dhe familjes, u bënë të padurueshme. Për të shpëtuar jetën e dy fëmijëve, të gruas por edhe rininë e tij, Paulini familjarisht u detyrua të braktisë Shqipërinë e dashur, të cilës i dha shumë.

Albert Vataj

 

Emigracioni i detyruar, një plagë e pashëruar për shqiptarët

Është bërë disi e “modës” që në gazetën tonë herë pas here të trajtojmë problemin e tmerrshëm të emigracionit klandestin, që me të drejtë shqiptarët e vërtetë e quajnë plagë e pashërueshme që kullon gjak të pastër shqiptarësh, e ku ky gjak shkon nëpër dyert e Evropës e Botës plakë, për të rinuar e forcuar ata, por fatkeqësia është se po dobëson vendin tonë. Nëse ky emigracion do të ishte në shumicë nga moshat e mesme e të moshuara e keqja do të ishte më e lehtë, por mjerisht ky emigracion i detyruar klandestin në shumicë ka prekur e po prek moshat e reja, pra rininë, hovin dhe energjinë për të sotmen e të ardhmen e një vendi që kërkon t’i bashkëngjitet Evropës së cilës i përket pasi e ka falë Zoti, por po ja mohon robi (njeriu). Gjithsesi nëse ky emigracion do të kishte vetëm karakter ekonomik, shpresat për një rikthim të shqiptarëve në vendin e vet do të ishin kurdoherë të mëdha, por mjerisht ky emigracion ka edhe një karakter tjetër, atë politik. E themi këtë se Partia Socialiste e rikthyer në pushtet që në vitin 1997 tani po shfaq qartë simptomat e mëmës së saj Partisë së Punës (Komuniste) të E.Hoxhës, ku kundërshtarët politik i vendos para alternativës ose bëhu me mua dhe moho aspiratat e tua demokratike, çfarë do të thotë përdhosje e të drejtave e lirive të njerëzve që Evropa dhe bota e civilizuar i ruan si gjënë më të shtrenjtë, ose përkundrazi do të përballesh me makinën e tmerrshme të shtetit socialist që të kërcënon, keqtrajton, shpronëson, të privon nga puna e të drejtat e deri të burgos apo më keq të heq kësaj dynjaje. Natyrisht përballë kësaj gjendjeje të rinjtë demokratë kanë vetëm një rrugë, braktisjen pa kthim të atdheut të tyre, Shqipërisë, për të cilën kishin thurur qindra ëndrra europerëndimore.

Pikërisht në vijim të këtyre shkrimeve sensibilizuese, ne kësaj radhe “përzgjodhëm” rastësisht të riun demokrat nga Komuna Gruemirë, zotin Fatbardh Gëzim Çokaj, i cili i ndodhur përballë kërcënimeve dhe keqtrajtimeve të strukturave të policisë e shërbimit të fshehtë SHISH, u detyrua të lërë vendin e tij vetëm pak ditë para votimeve për pushtetin lokal të 12 tetorit 2003. Ne në fakt dinim pak për këtë djalosh trim e demokrat, por këto ditë kur morëm pjesë në një mbledhje të Partisë Demokratike, dega Malësi e Madhe, mësuam se Fatbardh Çokaj kishte qenë i datëlindjes 13 prill 1984 dhe që herët kishte bërë pjesë në strukturat e forumit rinor të Partisë Demokratike, ku edhe kishte zhvilluar një punë propaganduese me moshatarët e tij në mbështetje të Partisë Demokratike dhe alternativave të saj. Madje që atëherë kishte rënë në sy të strukturave policore të shtetit socialist. Por dalëngadalë, duke u rritur, PD-ja e rrethit Malësi e Madhe, jo vetëm e mbajti pranë vetes, por në muajin maj 2003 e bëri anëtar të PD-së. Tashmë ky i ri u bë me “krahë” dhe gati sa nuk fluturonte në hapësirat dhe liritë që premtonin alternativat e Partisë Demokratike. Gjithsesi, i riu demokrat Fatbardh Çokaj u bë një ndër shtyllat e propagandës antisocialiste dhe një ndër përkrahësit e fuqishëm të alternativave të PD-së në fushatën zgjedhore për pushtetin lokal të tetorit 2003 në komunën Gruemirë e më gjerë. Fjala e këtij të riu dëgjohej jo vetëm nga shokët e tij moshatarë, por edhe nga ata më të rritur e më të moshuar. Madje kjo propagandë shumë shpejt kishte rënë në veshët e organeve vigjilente të PS-ë, të cilat filluan të vepronin me kërcënime me telefonata, por edhe me kërcënime direkte, ku i thuhej se nëse në komunën Gruemirë humbet kandidati i P.Socialiste, ju do të mbani përgjegjësi me jetën tuaj. Shpesh ai ishte ofenduar me fjalët ”këlysh i Berishës”, “zagar i PD-së, që do ta presim gjuhën përgjithmonë”, e të tjera. Ishte arritur edhe të keqtrajtohej fizikisht, por për këto ai gjithnjë kishte heshtur pasi kështu e donte në disa raste sedra e malësorit krenar që kurrë nuk thotë më kanë rrahur apo lënduar. Fushata ecte gjithnjë në favor të kandidatit të PD-së, humbja e PS-ë në këtë komunë thuajse ishte e garantuar, tërbimi i strukturave të socialistëve e veçanërisht i policisë dhe agjentëve të SHISH-it kishte arritur kulmin, ku tashmë nuk e linin të rrinte as në shtëpi e as me shoqëri të riun Fatbardh Çokaj, duke e kërcënuar publikisht, deri sa pak ditë (siç mësuam mes datave 8 dhe 10 tetor) para votimeve, u detyrua të largohet nga Shqipëria që e deshi aq shumë. Largimi me çdo çmim, vetëm për të shpëtuar jetën e tij të re e plot ëndrra, por edhe për t’u hequr telashet edhe prindërve të tij që kërcënoheshin për djalin e pabindur demokrat. Ne që mësuam si më sipër “historinë” e këtij demokrati nga Malësia e Shqipëria, na u kujtuan slloganet dhe propaganda gjoja perëndimore që përdor qeveria e shteti socialist në marrëdhënie me shtete të ndryshme, ndërsa me shqiptarët e vet përdor dajakun e dhunën e pashoqe. Ndërsa ne filluam të meditojmë për këtë të ri dhe qindra të tjerëve si ky që përditë u kërcënohet jeta dhe u shkelen të drejtat e liritë e garantuara gjoja me ligj, që në fakt është një copë letër e zhubravisur… E zhubravisur është jo vetëm për qytetarët shqiptarë që para botës janë disi anonimë, por edhe për mediat e shtypin e lirë e të pavarur nga qeveria socialiste. Një rast i tillë flagrant është persekutimi i gazetarit, botuesit, deputetit dhe Kryetarit të Partisë Demokristiane Shqiptare, z.Nikollë Lesi, ku vetë Gjykata e Lartë (vegël e partisë në pushtet) në vend që ta mbronte kërkoi nga parlamenti t’i hiqet imuniteti dhe të ndiqet penalisht, çfarë do të thoshte burgosje…

E, ne si gazetë pyesim veten dhe opinionin kombëtar e ndërkombëtar se si mund të mbrohen të drejtat e liritë e një qytetari të thjeshtë, kur dhunohen të drejtat e liritë e atyre me imunitet e të njohur kombëtarisht e ndërkombëtarisht… Mjerisht me gjithë shumë shkrime tonat ky fenomen sa vjen e shtohet, ndërsa opinioni nga e keqja që po e mund, shton heshtjen e thotë “larg shtëpisë sime e larg meje”. Ne, për ta bërë sa më sensibilizues vendosëm të botojmë edhe fotografinë e siguruar…

Ndue Bacaj

 

Amerikanët votuan kundër ideologjisë kriminale

Në Perandorinë më të fortë sot për sot në botë u zhvilluan zgjedhjet se kush do të drejtojë për katër vite, e detyrimisht vëmendja e opinionit botëror ishte shumë e madhe, dhe kishin të drejtë se Amerika po zgjidhte njeriun që do drejtonte Amerikën, por edhe botën, po të thuash. U dhanë rezultatet e përsëri amerikanët me një shumicë dërrmuese e panë të arsyeshme të varin shpresat e tyre tek Geroge Bush i riu, e kjo zgjedhje ishte e detyruar për amerikanët, se siç do e them më poshtë, s’kishin rrugë tjetër, ose t’i dorëzoheshin krimit, ose të ruanin atë që kishin ndërtuar deri tani.

Mbasi u dha rezultati i zgjedhjeve, vetvetiu m’u kujtua 16 qershori 1990, atëherë isha 29-vjeç dhe kisha shkuar me tre shokët e mi të merrja pjesë në varrimin e Pllumb Pllumbit, të vrarë në kufi, e për ne kjo ishte dita më e përshtatshme të demonstronim dhe ashtu ndodhi. Në atë kohë s’kishte parti përveç asaj që ishte e dihet sa kriminale ishte, s’po e zgjat. Atë ditë nga shpirti ynë doli thirrja: “Rroftë Xhorxh Bush e poshtë komunizmi”. Por ne s’e kishim gabim, se pikërisht George Bush i vjetri ishte dermani i komunistëve kudo në botë, e për këtë ai ka një vend të nderuar në histori për përmbysjen e kësaj ideologjie kriminale. Rizgjedhja e Bushit i riu, kishte arsyet e veta për zgjedhësit amerikanë prandaj përkushtimi i shumicës së qytetarëve amerikanë për të votuar jo vetëm për Bush, por edhe për Partinë Republikane që fitoi shumicën si në Kongres e Senat, s’përbënte ndonjë risi. Gjithashtu në vitin 2000 pata rastin të takoj zonjën e nderuar Deli Radër me një karrierë 35-vjeçare në politikë por edhe më herët që në fëmijëri, sepse babai i saj kishte qenë kongresmen dhe ajo mbasi kishte punuar në stafin e vëllait të presidentit Bush në Florida, kishte kaluar tek zoti Mica, kongresmen i Floridas e punonte këshilltare. U zgjata pak sa për të prezantuar se kush është zonja Radër, dhe ajo mbasi biseduam diçka për Shkodrën dhe se kush janë me të vërtetë elementi antikomunist e properëndimor. Zonja Radër kaloi direkt tek zgjedhjet që do bëheshin për president në SHBA, e me bindje shprehu pozicionin e saj por dhe tha se Amerikës i duhet një president republikan e konservator, e ky ishte zgjedhur nga elita republikane, pra ishte George Bush i riu. Më kujtohet se zonjës Radër i shndrisnin sytë e fytyra nga gëzimi kur përmendte emrin e familjes Bush, se ajo e njihte mirë presidentin e ardhshëm të Amerikës. Unë i bëra një pyetje zonjës: “çfarë ndryshon Bush me të tjerët?” Ajo tha shkurt se: “Republikanët e Bush janë dermani i horave si në Amerikë e në botë, prandaj ajo këmbëngulte e bindur për fitoren e zotit Bush, kuptohet puna s’ia lejonte të thoshte më tepër se kaq dhe ajo e mbylli bisedën. Me këto fjalë që Amerika ka nevojë për një të fortë në këtë botë të trazuar. Pra, fitoraj e zotit Bush s’përbën çudi, përkundrazi ajo është krejt normale për popullin amerikan, e logjika ato i shpie në përfundimin se Bush është ai që do i mbrojë më mirë ato nga terrorizmi e krimi. E duke e parë realitetin tonë në Shqipëri dhe përvojën amerikane thashë me vete se a thua do e kemi rrisk ne shqiptarët të mendojmë si amerikanët që të zgjedhim një shtet derman për horat e terroristët e heshtur që kanë zaptuar shtetin shqiptar?! Kur do të ndodhë kjo mrekullli? Do Zoti shpejt, por siç po duken punët ka për të qenë shumë e vështirë dhe e vonë, e kjo për faktin e fatin tonë të keq, se inkriminimi i pushtetit ka arritur në një art më vete. Dihet se rrugaçi ka një aftësi të lindur për llafe, por edhe për të bërë si vetja një shumë njerëzish që kanë pushtet por vetëm me një kusht që kryerrugaçi të jetë vetë zot e vetë shkop, e në vendin tonë ky model është aktual dhe në një ortakëri të heshtur me fanatikët mizorë, bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të shtypur elementin qytetar që kërkon barazi e ligj.

Shohim se diçka po lëviz e shpresojmë që shqiptarët të bëhen koshientë se duhet të kërkojnë largimin e pushtetarëve rrugaçë dhe një kryeministri gangster, sa më shpejt të jetë e mundur. Siç e theksova diçka po lëviz, por duhet të këmbëngulim për largimin e Nanos nga detyra e kryeministrit, sepse ai për njeri që është kam frikë se do këmbëngulë të kundërtën, pavarësisht se këmbëngulja e tij sjell pasoja shumë të dëmshme për vendin, por edhe për çështjen kombëtare. Prandaj qytetarët shqiptarë e kanë të vështirë me këtë individ të rrezikshëm, por edhe me trashëgimtarë komunistë që s’do dorëzohen kollaj. Ata kanë ndërtuar në vendin tonë mbretërinë e tyre të parasë e krimit, prandaj s’ka për të qenë e lehtë.

Por gjithsesi shqiptarët s’kanë pse frikësohen se rrugë tjetër s’ka. O t’i dorëzohemi terroristëve, o të shpëtojmë prej tyre. E normalisht kjo e dyta i duhet shqiptarëve.

Nikolin Pemaj

 

Sihariq: Socialistët u dhurojnë shqiptarëve republikën e gangsterëve

Nuk ishte e lehtë në atë kohë të rreshtoheshe në lëvizjen antikomuniste për përmbysjen e shtetit më mizor të Evropës, prandaj i përshëndes të gjithë ata që morën pjesë në këtë lëvizje, por po flas për veten. Unë e pashë të shenjtë pjesëmarrjen time në këtë lëvizje, sepse sistemi komunist gjatë 50-viteve u soll në mënyrën më barbare ndaj qytetit tim, Shkodrës dhe s’mund t’ai falja kanibalizmin e tyre ndaj familjeve qytetare e zakoneve fisnike të trashëguara por edhe civilizuese e përparimtare, ku pa frikë më përparimtarët në Ballkan e më gjerë. Dhe në fitoren e forcave demokratike më 1992 nga intelektualët e pashë të arsyeshme por edhe obligim që të rreshtohesha në polici nga qëllimi i mirë e qytetar për të shërbyer në punën më të rëndë e të rrezikshme, e kështu bëra. Gjatë periudhës që kam shërbyer në polici, mbas përmbysjes së komunizmit, u emërova në këtë strukturë duke qenë një ushtarak në përballje direkt me krimin e çdo ngjyre, e shoh të arsyeshme të ndalem për të folur diçka rreth krimit e luftës ndaj tij.

Ishte hera e parë në historinë e Shqipërisë që u krijuan forcat e ndërhyrjes së shpejtë, por s’desha të flas për aksionet e ndryshme ndaj krimit se për një ushtarak përbën sekret. Do të ndalem tek përkushtimi ynë ndaj shtetit e ligjit e për mua e repartin tim ishin të shenjta disa gjëra e konkretisht si përkushtimi, trimëria, zbatimi i ligjit, bashkëpunimi me organet e drejtësisë e gjithashtu me qytetarët, por edhe ruajtja e sekretit e mbrojtja ndaj qytetarëve. Sot krimi po lulëzon, biles e thënë troç përbën shtetin e s’kishte si të mos ndodhte kjo se çka do të mbjellësh, do të korrësh, prandaj më dhemb zemra kur shoh që krimi e kriminelët kapardisen duke e ditur që organeve kompetente s’ia mban, s’po them se kush se e kuptoni për kë e kam fjalën, pra demonstrojnë para shoqërisë shqiptare veset perverse kriminale dhe siç e theksova ngase nuk ia mban askujt se janë deri në fyt të lidhur me ata, atëherë edhe ai polic apo gjyqtar që e do ligjin, nuk vepron ndaj krimit e kriminelëve apo shkelësve të ligjit, sepse ai sheh se krimineli nderohet nga ata që duhet të veprojnë kundër tij.

Shqipëria po kalon momente shumë kritike ngaqë nuk ka shtet ligjor e sovran, prandaj janë lëshuar kundër saj e të ardhmes së saj të gjithë njëherësh, anti-shqiptarët, kriminelët e djeshëm e të sotëm të çdo ngjyre e kërkojnë t’ia marrin frymën, prandaj më dhemb zemra e merakosem pa masë se shoh me dhimbje degjenerimin e shtetit, apo bashkëjetesën me anti-ligjin e s’duan t’ia dinë aspak për Shqipërinë e shqiptarët e të ardhmen e tyre, por vetëm për përfitime abuzive ndaj tyre. Edhe njëherë e ritheksoj që kush është e ka qenë shqiptar e kush beson në drejtësi e ligj, veproni shpejt e me maturi dhe krijoni një lëvizje shpëtimi për shqiptarët e bindini ata se duhet të ndryshojnë, por ama në krye e ritheksoj duhet të jenë njerëzit me moral e të besueshëm, e qytetarë, se ç’është e vërteta socialistët e lakejtë e tyre kanë rënë, e s’ka kush ta ndal këtë dhe s’është e ndershme e shpresëdhënëse ideja që japin disa, që po na mbetet në dorë shteti, prandaj s’po ngutemi. Unë s’jam aspak me këtë ide aq të pabesueshme, por mbi të gjitha s’është demokratike, prandaj ju bëj thirrje që të veproni shpejt e tani se po të lihet kështu siç është me sigurinë e eksperiencën time e them që shumë vonë do të rreshtohemi në Evropën e Bashkuar, e kjo jo për fajin tonë, por për krimin e fajin e një grushti fanatikësh të pakarakter, që janë gati të shesin apo japin çdo gjë që është e shenjtë për një njeri, vetëm e vetëm që ato të drejtojnë, e pabesueshme, ah gati harrova edhe një, s’jemi pa faj bile edhe të madh, sepse e kemi vetëm një faj që s’ia tregojmë se ku e kanë vendin këtyre banditëve që kanë pushtuar Shqipërinë, e thënë shkurt unë s’mund t’ia lejoj vetes t’i respektoj këta pushtetarë, e jo më t’i thërras me titullin zotëri, apo zonja, se nuk ma lejon edukata ime ligjore e qytetare që horrit t’i them zotëri, apo imorales t’i them zonjë e parë, e dytë, e tretë e me rradhë. E ndjej për detyrim t’i këshilloj po qe e nevojshme edhe i ndihmoj për të hyrë në jetë e të kthehen njerëz, pra e ritheksoj që kjo shtresë mëkatare e plot vese të marra hua nga kafshët s’mund të jenë drejtuesit e shtetit apo qytetit tim por për fatin e keq të shqiptarëve, kjo shtresë sundon pushtetin dhe ekonominë e dalëngadalë po pushtojnë çdo gjë, prandaj për mua është e patolerueshme e kriminale të pajtohesh me këtë realitet imoral e antinjerëzor, ndaj s’mund të hesht…

Më 2 nëntor, pra ditën e zgjedhjeve në SHBA, e theksoj që ne duhet të marrim shembull nga Shteti Amerikan, që në kushtetutë theksohet me të madhe mbrojtja e zhvillimi i qytetarëve të saj, por ra në sy etja e amerikanëve të ruajnë frymën konservatore e për këtë votuan që morali e besimi të jenë primar në politikën amerikane. Shqiptarët duhet të marrin shembull e kurajo nga qytetarët amerikanë që me pjesëmarrjen e tyre aktive në votime dhe pozicionimi i tyre politik në mbrojtje të vlerave morale e ligjore kanë shtetas ku botërisht deklarojnë që Zoti e bekoftë Amerikën e qytetarët e saj. E kundërta ndodh në vendin tonë, ku për fatin tonë të zi krimi kërkon të vrasë çdo vlerë njerëzore e morale dhe ia ka arritur qëllimit duke krijuar një gjendje mbytëse e të pashpresë.

Për këtë gjendje që po kalon Shqipëria sot s’duhet pritur por duhet vepruar shpejt e vetvetiu dalin pyetjet: Ku është Presidenti, çfarë bën? A e di se vetëm nga titulli që ka, pra President i Shqipërisë, ka një përgjegjësi historike për të vënë dorë dhe vepruar me të gjitha mënyrat për shpëtimin e vendit nga gangsterët qeveritarë. Ai e ka shumë kollaj të veprojë, se edhe po s’iu bindën drejtësia e organet kompetente, ai duhet t’i drejtohet popullit dhe ndërgjegjes qytetare me një mezash e të dalë në ballë të tyre, e ky veprim është antikushtetues, por shumë demokratik për një vend ku sundon krimi e imoraliteti në kulm.

Gjithashtu e ritheksoj që qytetaria ka përgjegjësitë e veta për t’u ndërgjegjësuar. Një qytetar me plot fjalën s’mund të lejojë që një njeri, grup apo shtet rrugaç të drejtojë një vend e po e përsëris përsëri thirrjen time qytetare e të logjikshme drejtuar qytetarëve shqiptarë: Çfarë prisni, pse s’provoni se koha s’pret, dhe t’i ikni mentalitetit poshtërues që u realizua gjatë regjimit komunist ku njerëzit kishin frikë nga vetja, pra vetëm mentaliteti qytetar perëndimor plus kurajo qytetare civile janë e vetmja shpresë që shoqëria mos të jetë peng i gangsterëve politikë.

Përmes këtij shkrimi i bëj thirrje të gjithë regjisorëve evropianë, por kryesisht atyre hollivudian, ejani e njihuni me modelin shqiptar të Republikës së Gangsterëve, e keni për të pasur material të bollshëm për realizmin e një filmi me shumë puntata dhe do shihni se suksesin e keni të garantuar. Pra e thënë troç, Shqipëria ka arritur një sukses botëror duke instaluar gansterizmin perfekt të një shteti e për këtë dhuratë ndaj popullit shqiptar socialistët janë krenarë. Në fund s’më mbetet tjetër veç desha t’i pyes ata fanatikë komunistë të indoktrinuar nga PPSH-ja, partia më kriminale e globit, si dreqin s’u ngopët duke i bërë keq popullit e vendit tuaj, dhe a mendoni ndonjëherë të paktën si njerëz, kaq do ishte boll, por fundi i fundit, mendoni për nipërit e mbesat tuaja, që kur të rriten e ju të mos jeni, kanë për t’u namur shpirtin e s’kanë për t’jua falur mbështetjen që ju i dhatë ideve e individëve kriminalë kanibal. Ja, një shembull që sa të bën nervoz, aq të vjen për të qeshur e konkretisht sot, deri diku fryma qytetare kërkon ndryshim për mirë, por fatkeqësisht fryma fanatike komuniste, aleate me injorancën dhe intrigën kooperativiste, e kanë bërë punën e vet dhe konstatoj që kjo injorancë është prezente tek shumica. Më në hall e siklet janë për fatin e Zhades, se sa për fatin e tyre, prandaj unë këmbëngul që fryma qytetare të jetë primare në Shqipëri e kur kjo të realizohet do të shohim se Shqipëria do të jetë një shtet normal e i begatë e jo kjo që është.

E, në këtë kohë të vështirë për ne qytetarët normalë, s’mbetet tjetër veç lutja që kanë bërë të vjetrit:

Na e hiq o Zot të pandershmin,

të pafytyrin, e të pangishmin.

Hivzi Bushati

 

“Roma Kryeqytet I Evropes” ne Shkoder

Konsullata Italiane ne Shkoder, vecanarisht pas ardhjes ne krye te saj te konsullit Roberto orlando, eshte kthyer ne promotorin kryesor te aktiviteteve kulturore, artistike dhe sociale. Nuk e teprojme po te themi, se mbi 50% te shfaqjeve te organizuara jo vetem ne teatrin “Migjeni”, Kinema “Millennium”, Universitetin “Luigj Gurakuqi” etj, jane realizuar fale kontributit te Konsullates Italiane Shkoder, por nen kujdesin e vete konsullit Roberto Orlando.

Prania italiane ne qytetin e Shkodres, eshte rritur ndjeshem, sidomos pas hapjes se Bankes Italo- Shqiptare ne qytetin me te madh verior. Asnjehere qe pas vitit 1945, Shkodra dhe Italia nuk kane qene kaq prone njera- tjetres. Eshte nje lidhje e natyrshme, e trashiguar ne shekuj, qe ne kohen e Gjergj Kastriotit, por e forcuar shume me adhjen e demokracise pas viteve ’90. Edhe vizitat e shpeshta te ambasadorit Italian ne Shqiperi, Massimo Atilio Januci tregojne se bashkepunimi ne te gjitha fushat do te vijoje te rritet.

Ishte kjo nje paranteze e detyruar, per te vleresuar ate kontribut te pamohueshem te Shtetit Italian, Ambasades Italiane dhe vecanarisht Konsullates Italiane Shkoder per Veriun e vendit dhe qytetin tone ne vecanti. Integrim permes shkembimit te kultures dhe artit, vlerave me te mira te dy popujve, ka qene ideja qe ne fillim te mandatit te tij diplomatic, ka shpalosur para gazetareve por edhe qytetareve, konsulli Italian Orlando.

Premtimet jane mbajtur, madje jane tejkaluar. “Allegretto Albania” eshte nje sfilate e vertete artistike, tashme jo vetem e bashkepunimit ne mes Shkodres dhe Italise, por edhe shteteve te tjera si Austria, Gjermania, Greqia, Spanja, Zvicra, Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Stina e famshme koncertore ka gjetur nje shtrat te ngrohte ne qytetin tradicional te marredhenieve shume te mira Shkoder- Itali. Manifestimet kane nisur qe me 4 nentor dhe do te perfundojne me 25 mars 2005. Jane nje seri aktivitetesh te jashtezakonshme qe do te shohin te ngjiten ne skene amra nga me te njohurit muzikes dhe skenes, por edhe talente te reja dhe te spikatura.

I jashtezakonshem ishte edhe suksesi I shfaqjes se mrekullueshme “Il Signor Rossi contro l’impero del male”- “Zoti Rosi kunder perandorise se te keqes”, dhene ne teatrin “Migjeni”. Nje nga emrat me te medhenj aktuale te skenes italiane, Paolo Rossi, i shoqeruar nga nje nje trupe multietnike, kane mbushur si rradhe here “Migjenin”. Shfaqja ishte ne gjuhen italiane, por perceptimi i spektatorit te zgjedhur shkodran, ishte i jashtezakonshem. Pas shfaqjes, vete aktori Rossi, por edhe te tjeret jane shprehur te mahnitur nga pjesmarrja aktive e spektatoreve ne kete shfaqje mjaft te arrire.

Tashme, iniciativa me e re. “Roma Capitale d’Europa”- “Roma Kreqytet i Evropes” eshte paraqitja kinematografike qe do te sjelle ne qytetin tone, me sakte ne kinema “Millennium” tituj te medhenj filmash, por edhe emra te medhenj aktoresh. Nga data 16 nentor deri me 16 dhjetor, do te sfilojne bashkepunime kinematografike Italiane, Amerikane, te vendeve te Bashkimit Evropian te xhiruara ne sheshet e Romes, qytetit te perjetshem. Cdo te marte dhe te enjte, ne dreke dhe ne darke, shkodranet do te kene mundesi te shijojne filma si “Roma Citta aperta”- “Roma qytet i hapur” i Rosselinit; “Buongiorno, Notte”- “Miredita, Nate” i Bellochios; “Abbasso la Ricchezza”- “Poshte Pasuria” i Righellit; “Mama Roma”- “Nene Roma” i Pasolinit; “Spartakus”- “Spartaku” i Kubrick; “Borotalco” i Verdones; “Gente di Roma”- “Njerez te Romes” i Scolas; “Nell’ Anno del Signore”- “Ne vitin e Zotit” i Tornatores; Stanno tutti bene”- “Jane te gjithe mire” i Tornatores; “Il Vigile”- “Polici i Trafikut” i Zampas; “Un Americano a Roma”- “Nje amerikan ne Rome” i Stenos; “Gli Indifferenti”- “Indiferentet” i Magrellit; “Una Giornata Particolare”- “Nje dite e vecante” i Scolas; “Innamorato Pazzo” i Castellano e Pipolo; “Vacanze Romane”- “Pushime Romane” i Wyler; “Caro Diario”- “I Dashur Ditar” i Morettit; “Roma” i Fellinit: “La Ciociara”- “Çoçarja” i De Sicas dhe “Ieri, Oggi e Domani”- “Dje, Sot dhe Neser” po i De Sicas. Per te qene sa me prane shkodraneve, cmimet e biletave jane mese simbolike, vetem 100 leke per person. Nderkohe, per studentet cmimi eshte 50 leke per person, ndersa abonimi i studenteve per 10 filma, eshte vetem 400 leke.

Koencidenca e Romes, eshte vertete fatmule edhe per fatet e Evropes se Bashkuar. Keshtu me 25 mars 1957, Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu dhe Vendet e Ulta (Holanda) firmosen ne qytetin e perjetshem, Rome, traktatet qe do te krijojne Komunitetin Evropian (CEE) e Komunitetin Evropian per Energjine Atomike (Euratom) baze kryesore per Bashkimin Evropian.

Po ne qytetin e mrekullueshem italian, me 29 tetor 2004, gati nje gjysem shekulli me vone pas firmosjes se “Traktateve te Romes”, ne te njejten salle te Orazi-t dhe te Curiazi-t ne Campidoglio, kryetaret e shteteve dhe te qeverise dhe te ministrave te puneve te jashtme te 29 vendeve evropiane, marrin pjese ne ceremonine e firmosjes se Traktatit dhe te Aktit perfundimtar , te vendosjes se nje Kushtetute per Evropen.

Edhe shfaqja kinematografike “Roma Kryeqytet i Evropes”, e klasikeve dhe te prodhimeve te fundit te kinemase italiane, evropiane dhe amerikane te ambjentuara ne Rome, deshiron te theksoje vleren simbolike te firmosjes se Kushtetutes Evropiane dhe njekohesisht fillimin e nje ecjeje te re komunitare, te zgjerimit dhe te thellimit te integrimit mes popujve te ndryshem te Kontinentit.

Si gjithmone, falenderimet i takojne Ambasades Italiane ne Tirane, Institutit Italian te Kultures dhe ne menyre te vecante, ne emrin tone dhe te qytetareve shkodrane, Konsullates Italiane ne Shkoder, stafit te saj dhe konsullit Roberto Orlando.

Keto jane vetem disa nga aktivitetet e planifikuara tani se shpejti. Nderkohe, kontributet e Italise jane dhe do te jene edhe ne sfera te tjera si ato te ekonomise por edhe te investimeve. Keto do te jene tema te shkrimeve te tjera, te cilat realisht flasin per nje forcim te bashkepunimit tradicional, por te rikthyer edhe forcuar ne mes Shkodres dhe Italise. Mesa duket, rruga e integrimit te vendit tone ne Evrope, do te filloje me artin e kulturen, por permes Italise fqinje, mike tradicionale e Shqiperise dhe shqiptareve, vecanarisht shkodraneve.

Blerti DELIJA

Kanuni i Lekë Dukagjinit në këndvështrimet abuzive

Demokracia në asnjë vend nuk ka ardhur si një peshqesh apo dhuratë. Ajo ka ardhur dhe është zhvilluar nëpërmes fazave të zhvillimit të shoqërisë njerëzore deri në ditët tona. Nëpër këto faza ka kaluar edhe shoqëria shqiptare, por me ngadalësime kohore. Kjo edhe për arsye objektive, sepse deri më 1924 pushtimet e huaja kanë pamundësuar zhvillimet shoqërore demokratike dhe formimin e shtetit shqiptar.

Shoqëria shqiptare e ndarë në krahina e principata, rregullimin e jetës dhe të veprimtarisë së tyre e kanë bërë përmes dokeve, zakoneve e tagreve të quajtura edhe kanun, por gjithsesi bazën e kanë patur tek vullneti i komunitetit të tyre, zbatuar në kuvendet gjithëpërfshirëse, formë kjo me demokraci, duke i dhënë forcë detyruese për të gjithë pa dallime dhe pa përjashtime.

Fjala kanun, vjen nga greqishtja e vjetër, që do të thotë mastar, për të hequr vija të drejta, në kuptimin figurativ do të thotë i drejtë, në kuptimin metaforik tregon shtjellimin e ligjeve gojëdhënëse të pakodifikuara, sipas të cilave ecte dhe bëhej rregullimi i jetës dhe i veprimtarisë krahinore apo i principatave shqiptare, gjithnjë sipas mënyrave të veta që u janë dukur të drejta dhe të arsyeshme.

Me kanunin e Lekë Dukagjinit, që ka mundur të ruajë forcë vepruese edhe në ditët tona, si asnjë kanun tjetër dhe me popullin e Dukagjinit që e ka zbatuar, po abuzohet në mënyrë të padrejtë, duke e quajtur kanunin “barbar” dhe popullin që e zbatojnë “njerëz të egër”.

Në këto gabime bien ata që nuk e njohin, as nuk kanë parasysh kanunin në kohë. Në shtetin monist 45-vjeçar nuk ka vepruar kanuni, ai është lënë në harresë, për rrjedhojë kanuni njihet vetëm nga një pjesë e brezit të tretë të popullit dukagjinas, ku gjatë zbatimit është deformuar përmbajtja e kanunit, po ilustroj me një shembull: Me kanun për gjakmarrje është ndjekur vetëm dorasi, kjo në kohë të mëvonëshme është ndryshuar deri në disa bezni, dhe çfarë është më e keqja se në vitin 1995, në kuvendin e Postribës që u bë pikërisht për të vënë një normë për ndjekjen e gjakut, u vendos që gjaku të ndiqet deri në shtatë breza, i papranueshëm me kanun, duke na çuar qindra vjet mbrapa.

Kanuni i Lekë Dukagjinit nuk mund të quhet barbar sepse është ndër ligjet me përmbajtje juridike e civile më të vjetër të Evropës, analog me të Romës, Bizantit, Sllavëve etj.

Kanuni nuk mund të quhet barbar sepse ka patur vlera juridike dhe është mbajtur ligj i detyrueshëm për të gjithë, përfshirë këtu edhe shtresat superiore të shoqërisë malore.

Turqia, krahas njohjes së autonomisë, njohu edhe vlerat juridike të Kanunit të Lekë Dukagjinit dhe për interpretimi e tij ngriti një zyrë të posaçme të pavarur nga prefektura e vilajetit të Shkodrës, duke e njohur kanunin e Lekës për ligj civil detyrues ndër male të Mbishkodrës dhe në Dukagjin.

Doket, zakonet dhe tagret që kanë përbërë në vetvete vetë kanunin, janë vendosur me vullnet të lirë në kuvendet gjithëpërfshirëse, këto kuvende për nga përmbajtja demokratike kanë qenë parlamente të vogla të kohës, n.q.s. në këto kuvende nuk është gjetur mirëkuptimi i plotë i të gjithë përfaqësuesve të komunitetit, atëherë është përzgjedhur një komision prej të gjitha vllaznive, ky komision ka qenë gjithmonë tek, për t’i dhënë mundësi vendim-marrjes. Vendimi i komisionit ka qenë i formës së prerë dhe i detyrueshëm për të gjithë.

A mund të quhet pra ky kanun, barbar, dhe njerëzit që kanë rregulluar jetën dhe veprimtarinë e tyre, nëpërmes këtyre dokeve e zakoneve të vendosura me vullnet të lirë, njerëz të egjër?! Përgjigjja është jo (sigurisht për kohën e sotme u ka ikur vlera juridike civile rregulluese).

Për vlerat e Kanunit të Lekë Dukagjinit kemi edhe argumentin tjetër. Krerët apo shtresat superiore të shoqërisë dukagjinase kanë qenë të pafuqishëm në bërjen e dokeve, zakoneve e tagreve, apo ndryshimin e tyre, pa miratimin e komunitetit e të vllaznive të bajrakut e të krahinës. Si mund të quhet ky kanun barbar dhe njerëzit që e kanë nxjerrë dhe e kanë zbatuar me vullnetin e tyre të lirë, njerëz të egjër?! Sigurisht ka patur edhe të këqiat e veta, sidomos për kohën e sotme, si për gruan e gjakmarrjen etj. Kanuni i Lekë Dukagjinit nuk duhet të vlerësohet me parametrat e zhvillimit e ë demokracisë së sotme. Kanuni i Lekë Dukagjinit, sa i vjetër, aq edhe me forcë vepruese nuk mund të ballafaqohet me kohën dhe me demokracinë e sotme, nuk mund të ecë bashkë as paralel me shtetin ligjor në demokracinë e zhvilluar e të përparuar, ai është zingjir në këmbë e duar dhe litar në fyt për demokracinë e shtetin ligjor, që u bllokon e u zë frymën.

Sot, që ne jemi rritur si binjak bashkë me kanunin, duhet që kanunin ta ruajmë si relike me vlerë të çmuar historike e juridike jo vetëm për Dukagjinin dhe për malet e Mbishkodrës, por ky ka vlerë për të kaluarën për të gjithë kombin shqiptar. Ndërkohë, ne duhet të shkëputemi nga kanuni e nga doket e zakonet e kaluara tashmë në kohë, duke u ingranuar në shtetin ligjor e në shoqërinë e sotme demokratike.

 

Dy fjalë për vlerat morale e zakonore të Dukagjinit, sa njerëzor aq human

Përcaktimi që i bëhet një populli vital, i vlerave më të mira të kombit shqiptar, duke i quajtur njerëz të egjër, vetëm për kanunin e tyre, është tërësisht pa bazë, i papranueshëm dhe i patolerueshëm. Vlerat morale të këtij populli të mrekullueshëm ia ka zili edhe bota.

Unë po veçoj vetëm disa grimca të këtyre vlerave:

Besa dukagjinase më e shtrenjtë se jeta, djalin ta falë por pabesinë nuk ta bën.

Mikpritja, karakteristikë e veçantë e Dukagjinit, kjo ka gjetur shprehjen e vet më së miri në përgjigjen që i jep dukagjinasi pashës para litarit, kur pasha, për ta ligështuar e pyet se, kur e ke parë veten më ngushtë, e mikpritja dukagjinase i përgjigjet:

Mos luej pashë me gjak shqiptarit

Nuk je mësue me dekë për së gjallit

For ma ngusht vedin s’e diel

Kur më erdhi miku në shtëpi

Nisi toka për me më zanë

Se nuk pata bukë me i dhanë

Bujaria, karakteristikë tjetër e Dukagjinit, miellin e të vetmes bukë e ka ndarë me komshinë e me nevojtarin, rri vetë keq, por tjetrit i bën nderë.

Dashuria dhe respekti për të tjerët gjen veten në shpirtin dhe shprehjen dukagjinase “Duaje shoqin dhe jabanxhinë sa veten”.

Toleranca shprehet më së miri në doket, zakonet dhe thjeshtësinë e dukagjinasit “Shoqit duhet me i ardhë te rruga, me i lënë shteg e rrugëdalje gjithsecilit”.

Solidariteti, normë për të përballuar pushtimet e huaja dhe për të mbijetuar në kushtet e vështira të terrenit e klimaterike.

Normat morale të dukagjinasit janë të pafund, që tregojnë se ky popull është më fisniku, sa njerëzor aq edhe human. Këtë të vërtetë populli i Dukagjinit e ka treguar në të gjithë historinë e ekzistencës së tij dhe e ka parë edhe bota.

Kryetari i Shoqatës Patriotike Kulturore “Spani”, Mhill Pali

 

Haberet e akshamit në gazetën “Shqipëria Etnike”

Libri i Enver Hoxhës “Dy popuj miq”, teksti i ri i historisë Shqipëri-Greqi

Marrëveshja e Kryeministrit Nano me Qeverinë Greke në vitin 2003, për ndryshimin e teksteve të historisë në mes Shqipërisë e Greqisë tashmë ka filluar të marrë jetë. Qeveria Greke me anën e Ministrisë së saj të Arsimit i ka kërkuar hapur Qeverisë Shqiptare të zbatojë marrëveshjen e firmosur nga Kryeministri shqiptar, duke bërë ndryshimin përkatës në tekstet e historisë, në ato pjesë që kanë të bëjnë me Greqinë ndër shekuj. Ndryshimi kërkohet të bëhet pasi historia e shkruar (por vërtet e jetuar) e nxin fqinjësinë në mes dy vendeve, ku grekët paraqiten si shovinistë të pandreqshëm. Ku nëpër kapërcyejt e historisë jo vetëm kanë grabitur territore pa fund, por mbi të gjitha kanë masakruar popullin autokton shqiptar, ku kampion i këtij persekutimi e masakrimi mbetet Çamëria safi shqiptare. Shqip, i kërkohet Qeverisë Shqiptare të fallsifikojë historinë duke e paraqitur Greqinë jo si ujk që kërkonte të shqyente çfarë të mundte nga Shqipëria, por si dele të butë që ka ushqyer e ushqen paprerë qengjin shqiptar. Është interesant se Qeveria Greke kërkon ndryshimin e historisë vetëm nga Shqipëria, ndërsa ajo vetë do të vazhdojë të mbajë gjallë lakmitë e saj të pafundme për Vorio-Epirin, të cilit mendon t’ia shtyjë kufijtë deri në lumin Drin… Gjithsesi Qeveria jonë si gjithnjë para opinionit hesht, ndërsa pas kuintave pranon e qesh. Mirëpo opinioni dhe një grup historianësh, akademikësh e studiuesish nuk pranojnë të fallsifikojnë historinë tonë e cila jo vetëm nuk i ka shtuar asgjë realitetit, por përkundrazi i ka pakësuar. E ndodhur përballë kësaj trysnie asnjë personalitet i vërtetë nuk ka pranuar të marrë pjesë në komisionin e pritshëm që do të bëjë fallsifikimin e historisë së Shqipërisë në favor të Greqisë. Në këto kushte këto ditë mësojmë se është vënë në siklet jo vetëm Qeveria, por edhe Partia Socialiste. Këtë siklet socialistët së bashku (Qeveri-Parti) na vjen haberi se do ta zgjidhin në një mënyrë krejt origjinale, e themi këtë se në krye të komisionit (de-fakto, se de-jure mund të emërtohet kushdo), do të jenë studiuesi e shkrimtari i njohur komunisto-socialist, Neshat Tozaj, të cilit i është rekomanduar që si bazë e tekstit të ri të historisë sonë me Greqinë të merret libri i Enver Hoxhës “Dy popuj miq”. Në këtë libër gjendet gjithçka i duhet historisë që kërkon Greqia dhe e dëshiron Qeveria jonë socialiste, pasi bashkëjetesa në mes popullit grek dhe shqiptar nga Enveri “ynë” paraqitet në nivelet e një dashurie gati hyjnore, ku ne shqiptarët jo vetëm do të duhet t’i duam grekët, por edhe t’i adhurojmë si Zoti ynë mbi këtë tokë… Natyrisht PS-ja me këtë veprim do të vrasë dy zogj: Së pari do të kënaqë padronen e saj, Greqinë, dhe së dyti, siç na thotë haberi, Akademia Greke do të dekorojë me çmimin e paqes vetë Enver Hoxhën… Qeveria shqiptare duke marrë shkas nga Akademia Greke do të bëjë rivlerësimin e figurës së “Shenjtit apo Pejgamberit” të socialistëve, E.Hoxhës…

 

Drejtësia socialiste: Ata që do të vrasin për gjakmarrje do t’i dënojë ligji, të tjerët vetëm “Maliqi”

Në këto ditë, shteti socialist dhe drejtësia e tij, kanë zgjedhur kryeqendrën e veriut, Shkodrën, për të kryer një spektakël gati butaforik për fenomenin e gjakmarrjes. E themi këtë se në këtë spektakël është e angazhuar tërë drejtësia (disa thonë dreqësia socialiste), e deri Presidenti që është edhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në këtë spektakël thuhet se vrasjet për gjakmarrje do të dënohen maksimalisht, dhe për këtë do të ketë vetëm një nen, “Dënim me burgim të përjetshëm”. Nëse kjo masë ligjore ka diskutimet e veta, pse jo edhe një ndihmesë për të ndaluar këtë plagë që prej shekujsh kullon gjak të pastër shqiptarësh, mbetet enigmë mas e dënimeve qesharake e vrasjeve më makabre që ndodhin në tërë Shqipërinë. Si vrasje për motive grabitjeje, masakrimi, përdhunimi apo edhe për shkaqe politike, e deri për shkaqe fare banale, ku në themel kanë dorën e këtij dreq shteti, i cili me veprimet apo mosveprimet e tij stimulon këto krime që në fakt janë më të shumta se vrasjet për gjakmarrje. Gjithsesi, shteti dhe drejtësia socialiste kanë punën e vet, por nëpër Shkodër këto ditë kanë filluar të qarkullojnë shumë habere të “vjedhura” nga kampi rozë, të cilat në përgjithësi thonë, se: “Socialistët nuk mund të dënojnë me ligje krime të tjera (natyrisht edhe këtu do të kenë spekullime), përveç gjakmarrjes, se ata që vrasin për motive grabitjeje, droge, prostitucioni, trafiku të armëve e të tjera, në përgjithësi janë pjesë e vetë shtetit socialist, që po t’i dënojë ata do të dënojë veten, e atëherë fati dihet…”. Në fakt këtij haberi i dha fund një shkodran pak hokatar, që kur e lexoi haberin në redaksinë tonë, tha: “Kësaj i thonë vrasjet për gjakmarrje do t’i dënojë ligji dhe të tjerat “Maliqi”…”

 

Komisionet e “djathta” që vajtojnë djathtas e votojnë majtas

Një ndër partitë pjesëmarrëse në komisionet e niveleve KZZ dhe KZV në votimet e ardhshme parlamentare do të jenë edhe PDR, ose siç njihet Partia e Pollos. Pas kësaj, shumë të majtë, jo shumë të mirinformuar, filluan të shqetësohen se komisionerët e PDR janë opozitarë të djathtë, e si rezultat rrezikohet humbja e kontrollit të komisioneve që numërojnë dhe dhurojnë vota e për rrjedhojë pushtet e lezet. Ky shqetësim u bë gangrenë në disa parti të majta që hanë vetëm në pjatën e mëmës Parti Socialiste. Ky shqetësim pa vonuar ra në veshët e shefit të madh, F.Nano, i cili një ditë që ishte ngeshëm i mblodhi dhe u tha, more budallenjtë e dreqit, akoma s’e keni kuptuar se unë nuk jam aq naiv sa të pranoj komisionerët e Pollos për të votuar kundër nesh, ku për t’i bindur për këtë thirri sekretarin e tij dhe i tha, ma thirr Pollon të vijë këtu. Në fakt kështu u bë, dhe Pollo hyri brenda tek shefi më i zverdhur se kurrë, por sa për të mbajtur veten u mundua të buqëqeshte. Nano, për ta çuar deri në fund këtë “takim” pune me aleatët besnikë, u tha: “Ja ku e keni Pollon dhe ju së bashku me këtë do të përgatisni anëtarët e komisioneve zgjedhore, që do të jenë besnikët tanë”. Pollo u zu ngushtë para majtistëve të vegjël pasi kështu i iku djathtizmi i shtirur, madje për këtë Pollo filloi të belbëzojë, duke thënë se komisionerët e mi janë të djathtë dhe me opozitën e jo me ju… Nano, si gjithnjë i gatshëm, iu përgjigj Pollos: “Mos u mërzit se komisionerët e tu vërtetë janë të djathtë, por ama nga ata që ne i kemi mësuar vetëm të vajtojnë djathtas, por të votojnë majtas, se përndryshe ti vërtet do të jesh në opozitë, por ama me ne jo ata të Saliut që do të fitojnë pushtetin…”. Pas kësaj, të gjithë pjesëmarrësit ulën kokat dhe u betuan në heshtje për të kryer detyrat që iu ka caktuar Partia mëmë…

 

Krijohet Shoqata e Vullnetarëve për Mbrojtjen e Fatos Nanos

Mbas përfundimit të seancës parlamentare për heqjen e imunitetit deputetit dhe botuesit Nikollë Lesi, ku siç u mor vesh humbi Nano-Xhoana dhe fitoi Lesi. Madje humbja ishte aq e madhe sa dëshmitë tronditëse që paraqiti z.Nikollë bënë të qartë se Kryeministri jonë është pjesë e kupolës kriminale mafioze të vendit e rajonit, ku nxjerr miliona me trafiqet e armëve e të tjera. Madje pas këtij “zbulimi”, Kryeministri Nano duket se do të shkojë andej nga erdhi, pra nga burgu i Bënçës, por tashmë jo si hajdut ordiner, por si trafikant e kriminel. Në këtë situatë të vështir u alarmua tërë Partia Socialiste në qendër dhe rrethe, ku menjëherë u propozua krijimi i Shoqatës së Vullnetarëve për Mbrojtjen e Fatos Nanos (si dikur  të E.Hoxhës). Në Rrethin e Malësisë së Madhe këtë iniciativë e morën 3-4 vetë kollarekuq, të cilët shpallën krijimin e shoqatës, por që mediat lokale dhe ato kombëtare nuk kanë pranuar ende ta “konfirmojnë” këtë me pretekstin se për këto duhen udhëzime nga Partia Socialiste. Mirëpo për çudi në redaksinë tonë erdhi një nga këta veteranë i cili kërkoi reklamimin  e Shoqatës nga gazeta jonë, si e pavarur që është. Ne në fakt pranuam reklamën por me kusht që të shikonim anëtarësinë diku në një takim apo miting. Veterani kollarekuq na tha se e pranojnë kërkesën, por do të mundohemi pasi mitingjet i zhvillojmë aktualisht natën, si dikur në ilegalitet. Gjithsesi, pasi lamë datën dhe orën, u ndamë. Redaksia jonë, sipas marrëveshjes dërgoi një gazetar, i cili gjeti në vend 3-4 veteranë dhe 2-3 eurosocialistë, priti për disa kohë dhe masa e “madhe” e vullnetarëve të paralajmëruar nuk po vinte, dhe përkundër këtyre erdhi një turmë qenë që shëtisnin lirshëm nëpër qytet, që si me komandë, pasi u afruan, filluan të lehnin, ku për çudi lehja e qenve u dukej organizatorëve se brohorisnin “Fatosi është i joni, nuk e lëshojmë shokun tonë Fatos në kthetrat e Berishës, do ta mbrojmë me të gjitha mjetet…” Dhe ne si “redaksi” në këtë “gjurulldi” shikonim si kënaqëshin anëtarët e kryesisë së shoqatës të vullnetarëve për mbrojtjen e F.Nanos. Madje këta me qesëndi na thanë, e shikoni ju gazetarë se shoqata jonë është më e fortë se ajo e vullnetarëve të Enverit e vitit 1991?!… Ndërsa ne të shokuar disi vendosëm të urojmë shoqatën më të re, duke i uruar fatin e asaj të vullnetarëve të Enverit, pjestarë të së cilës kanë qenë pa dyshim edhe anëtarët (jo zagarët) e shoqatës në mbrojtje të Tos-Tosit… i cili do të përfitojë shumë, por të fituar do të dalin edhe anëtarët e shoqatës, veçanërisht ata katërkëmbësha që tashmë nuk do të trajtohen si kafshë, por do të mbrohen me ligj, ku askush nuk do të guxojë t’i vrasë apo… t’i ofendojë e përbuzë.

Përgatiti për botim këto habere

Ndue Bacaj

 

Ndalimi i drithërave gjenetikisht të modifikuara nuk majfton për të mbrojtur florën dhe faunën. Në botë mbillen 60 milion ha.

Drithërat GJM kultivohen në mbi 16 shtete në botë. Vetëm në vitin 2002 u mbollën rreth 60 milion ha me dhjetra lloje drithërash GJM. Në Britaninë e Madhe vendimi për aprovimin apo refuzimin e kulturave GJM varet akoma prej përfundimeve të kultivimit eksperimental 4-vjeçar në 280 fusha me tre lloje drithërash GJM.

Megjithë faktin se këta eksperimente janë pasqyruar si test i ndikimit të drithërave GJM në lidhje me ambjentin, në fakt testi kryesor është rezistenca e tyre ndaj barërave të këqija. Studimet janë fokusuar edhe në efektin e herbicideve ndaj florës dhe faunës në fusha dhe ara, qofshin barëra apo insekte.

 

Bimët rezistuese ndaj herbicideve jo gjenetikisht të modifikuara

Përdorimi i herbicideve në Britaninë e Madhe ka filluar para drithërave GJM. Ka mundësi që në të ardhmen, ndalimi i drithërave GJM të drejtojë fermerët në përdorimin e drithërave jo gjenetikisht të modifikuara por që janë të shartuara për t’u rezistuar herbicideve. Në pamje të parë kjo mund të duket diçka pozitive për ata që janë kundra teknologjisë së drithërave GJM, megjithatë këto shartime drithërash mund të çojnë padashje në përhapjen e herbicideve.

Ndikimi i tyre në florën dhe faunën evropiane mund të jetë më negativ se drithërat GJM rezistente ndaj barërave të këqija, sepse shumë prej shartimeve përdorin herbicide më të forta se drithërat GJM. Shto faktin që, si dhe me drithërat GJM, rezistenca ndaj herbicideve mund të përhapet te të tjera drithëra dhe bimë.

 

Veçoritë e dëshiruara

Sidoqoftë këto drithëra mund të mos “trajtohen” aq rigorozisht si drithëra GJM, sepse nuk janë të ndryshuar gjenetikisht. E vetmja pengesë për to në Britaninë e Madhe që duhet të kapërcejnë janë testet që mund të konfirmojnë që ato janë me të vërtetë lloje të reja. Drithërat GJM mund të ndalohen në bazë të rregullave ndërkombëtare të tregtisë sepse mund të konsiderohen si rrezik për shëndetin e njerëzve dhe mjedisin, por kjo s’mund të jetë e vlefshme për drithërat e zakonshme që janë rezistente ndaj herbicideve. Brian Johnson, këshilltar mbi teknologjinë GJM në shoqërinë e mbrojtjes së Natyrës Angleze (English Nature) thotë që deshifrimi i gjenomit të bimëve ka lehtësuar punën e shartuesve në krijimin e bimëve jo GJM por me karakteristikat që dëshirohen. Megjithatë, asnjëra prej këtyre drithërave nuk është hedhur në treg në Britaninë e Madhe, përveç misrit, i cili është nga natyra rezistent ndaj herbicidit atrazinë. Një kompani tregtare është përpjekur të marrë liçencë për të tregtuar drithëra të tilla, por aplikimi iu refuzua në 1998-ën për arsye të rendimentit të ulët të prodhimit gjatë testimeve. Por puna për të kërkuar zgjidhje të problemeve të drithërave GJM dhe atyre jo GJM vazhdon. Kthimi i shpinës ndaj teknologjisë së shartimit, që mund të japë të njëjtat rezultate pa ndërhyrje transgjenike, do të ishte një veprim i pamatur. Rregullat e ligjet që ekzistojnë në lidhje me këto çështje janë të bazuara në politikë, jo në shkencë. Duket që bimët jo GJM mund të anashkalojnë argumentin që ngrihet kundër bimëve GJM.

 

Shpërbërja e shpejtë

Glizofati konsiderohet si një nga herbicidet më të dobishme për faktin se shpërbëhet relativisht shpejt. Por shumica e herbicideve të tjera nuk e kanë këtë veçori. P.sh. në Australi disa drithëra janë shartuar në mënyrë që të jenë rezistente kundër një spektri të gjerë herbicidesh. “TT canola” është njëri nga këto drithëra i cili toleron herbicidet triazine, përfshirë edhe atrazinën, një herbicid që dyshohet së shkakton helmim të brektocave dhe ndotje të lumenjve.

Llojet e para të “TT canola” u krijuan nga shkencëtarë në Universitetin e Guelph-it, Ontario, Kanada. Canola u shartua me një lloj fqinje Brassica rapa, e cila ka rezistencë ndaj triazinave. Një lloj drithi tjetër u bë rezistent ndaj familjes së imidazolinës duke provuar alternimet me rrugë kimike deri sa u arrit prodhimi i llojit rezistent ndaj herbicidit të lartpërmendur.

Këto lloje drithërash rezistente u miratuan pa andrallat që zakonisht shoqërojnë drithërat gjenetikisht të modifikuara. Pati kundërshtime se imidazolinat dhe atrazinat janë më të dëmshme ndaj mjedisit se herbicidet si glizofati. Por Rick Roush, punonjës për pesë vjet në Zyrën e Administrimit të Teknologjisë së Gjenit dhe tani pedagog në Univeristetin e Kalifornisë në Davis, thotë se këto dy canola janë më problematike se ato gjenetikisht të modifikuara për arsye se herbicidet e tyre kanë jetëgjatësi. Atrazina është më problematike se përhapet shpejt në ujë dhe ka jetëgjatësi të konsiderueshme, thekson Chris Preston, punonjës shkencor në Universitetin e Adelaides.

 

Përdorim në rritje

Imidazolina është një herbicid me jetë të gjatë, aq sa e bën të pamundur rritjen e drithërave për stinën në vijim. Australianët që janë kundra drithërave GJM kanë injoruar faktin se shumica e canola-s që përdoret toleron herbicidet, dhe të tjera probleme që përdorimi i herbicideve të tjera ka.

Në Britaninë e Madhe përdorimi i atrazinës u rrit nga 34,000 kg në vitin 1992 në 130,000 në vitin 2002. Kjo sepse mbillet më tepër grurë dhe misë rezistent nga natyra. Atrazina ishte njëra nga “kurat më standarde” nëpërmjet së cilës gruri GJM rezistent ndaj glifozatit u testua në fermat e Britanisë së Madhe.

Kritikët thonë se misri rezistent ndaj glifozatit ka avantazh kur krahasohet me atrazinën, por ky krahasim s’ka kuptim kur BE-ja e ka ndaluar me ligj. Sidoqoftë Britania e Madhe ka aplikuar për një përjashtim në lidhje me misrin.

Ligji i BE-së do të thotë që TT Canola s’mund të kultivohet në Evropë. Por kompania Clearfield së shpejti do të mundësojë mbjelljen e lulediellit rezistent ndaj imidazolinës në Turqi dhe kultivimin e bimëve të ngjashme në disa shtete të Evropës Lindore dhe Jugore. BASF, firma që prodhon rrënjët për kompaninë Clearfield, ka mundësuar rritjen e grurit rezistent ndaj imidazolinës në Australi.

Përdorimi i herbicideve në Britaninë e Madhe është në rritje, megjithë mungesën e drithërave rezistente ndaj herbicideve, apo drithërave GJM. Përdorimi i glifozatit është katërfishuar brenda një dekade. Në fshatra fermerët marrin kompensim për reduktimin e mbiprodhimit duke lënë arat e pluguara pambjellë njëherë në disa vjet. Megjithatë glifozati përdoret për të parandaluar rritjen e barërave të këqija në ara.

“Teknologjia e përparuar ekziston, por fatkeqësisht mjetet e metodat për të kotrolluar përdorimin e teknologjisë në fshat mungojnë”, thekson Johnson, këshilltar mbi teknologjinë GJM në shoqërinë e mbrojtjes së Natyrës Angleze (English Nature).

Fatos Kopliku, Bilog molekular, punonjës shkencor në Laboratorin e Sistematikës Molekulare, Muzeu i Historisë së Natyrës, Londër

 

Mesuesi I perjetshem I shkodraneve

Kam patur fatin e mire ta njoh nga afer. Edhe pse vetem ne vitin 2000 ai mori titullin mjaft te merituar “Doctor Honoris Causa”, une por edhe te tjere e kane thirrur me nderim “Profesor”. Ishte i pranishem ne cdo aktivitet, aty ku kerkohej prania e tij, por nuk ngurronte edhe te vinte kur e ndjente te vlefshme prezencen e tij. Profesor Faik Luli ishte nder miqte e mire te gazetareve. Nuk nguronte te te qortonte dhe realisht, ishte kenaqesi cdo fraze e dale nga goja e mendja e tij. Nje dite, krejt papritur mesova se mesuesi im, mesuesi i shkodraneve, mesuesi i perjetshem Faik Luli, u nda nga kjo bote. Ishte muaji i madhnueshem i Ramazanit, vetem disa dite para festes se Bajramit te Madh, kur shpirti i profesor Lulit filloi rrugetimin per ne Parajsen qiellore.

Profesor Faiku u lind me 6 maj 1928 ne nje familje shume te nderuar shkodrane. Ai ka vazhduar gjimnazin deri ne mature kur eshte perjashtuar nga te gjitha shkollat e Shqiperise per pikpamje demokratike. Maturen e mori ne Shkollen Pedagogjike,  Institutin e Larte Pedagogjik dhe Fakultetin Gjuhe- Letersi te Universitetit te Tiranes, i kreu me korrespondence dhe me rezultate shume te larta. Ne vitin 1948, eshte emruar mesues. Ka punuar ne Koplik te Siperm, Koplik Qender, Guri i Zi, inspektor i arsimit te qarkut dhe te rrethit, nendrejtor i shkolles 7- vjecare « 11 Janari » ne qytet, metodist ne Kabinetin Pedagogjik te qarkut, pedagog efektiv ne ILP, mesues i letersise dhe gjuhes shqipe ne Gjimnaz dhe se fundi, ka qene metodist ne Kabinetin Pedagogjik deri sa doli ne pension ne vitin 1983.

Nga viti 1996 dhe deri ne diten qe vdiq punoi si mesues i gjuhes shqipe dhe kryetar i komisionit te lendeve te shkencave shoqerore ne Medresene « Haxhi Sheh Shamia ». Ne vitin 1997 eshte zgjedhur kryetar i Shoqates se Intelektualeve Shqiptare « Kultura Islame » per Shkodren.

Ka mbajtur leksione e seminare prane Universitetit te Tiranes, ka pergatitur tema ne radio e TV. Ka marre pjese ne seminare shkencore, konferenca e simpoziume, kongrese per probleme arsimore, historike e kulturore brenda e jashte vendit. Ka botuar:

–    10 libra e tekste mesimore per metodiken e gjuhes shqipe e letersine nga kopshti deri ne arsimin e larte

–    20 libra per shkollen, historine e arsimit dhe kulturen islame

–    Mbi 200 artikuj, studime e kumtesa ne 40 gazeta e revista brenda e jashte vendit

–    Ka redaktuar 24 libra

–    Ka perfshire 25 materiale e studime ne botime te akademise se Shkencave, Universiteteve, Muzeut e Medresese etj.

Eshte vleresuar:

1. Me titullin “Arsimtar i Dalluar” viti 1962

2. Me urdherin “Naim Frasheri” Kl. I-re, ne vitin 1987

3. Me titullin “Mesues i Popullit” viti 1993

4. Me titullin « Doctor Honorir Causa » viti 2000

Eshte shquar gjithmone nga korrektesia, kembengulja dhe vullneti ne pune, ka qene shembull devotshmerie, perkushtimi, ndershmerie dhe mirekuptimi. Fjala e tij e embel, buzeqeshja e ngrohte, dashamiresia dhe ciltersia do te mbeten pergjithnje ne zemrat e atyre qe e njohen dhe punuan me te.

Eshte ndare nga jeta nje mesues i perjetshem. Kaloi ne duart e tija dhjetera breza nxenesish. Prodhim i dijeve te tija jane mijera nxenes, te cilet tashme kane marre rruget e jetes. Por ata nuk harrojne, se ishte profesor Faik Luli  ai qe u tregoi dijen e vertete, te mveshur edhe me nje cilesi tjeter qe jo cdo mesues ta ofron: thjeshtesine dhe taktin e jashtezakonshem.

Profesori u mungon te gjitheve, na mungon edhe ne gazetareve. Ishte nje kritizer i afte, fjale embel por gjithmone i drejte.

Pushofsh ne paqe Profesor Faik Luli….

redaksia e gaz.ShE dhe UGV

 

Ndahet cifti legjendar I muzikes shkodrane, lamtumire Ndreke Gjergji.

Askush nuk do ti kishte menduar ten dare njerin nga tjetri. Ndreka dhe Florinda, u betuan “deri sa vdekja te na ndaje” dhe keshtu ndodhi. I pari iku Ndreka, ndoshta papritur per shume prej nesh. Ata qe nuk e kane njohur, kane pranuar me trishtim vdekjen fizike, sapo kane degjuar emrin e njohur. Florinda ka pesuar goditjen me te rende, nuk humbi vetem bashkeshortin ideal, por edhe kolegun e pandare te skenes. Keshtu e ka jeta. Edhe kur nuk e mendon kurre ate, vdekja te vjen papritur, tem err gjene me te shtrenjte…

Po kush ishte Ndreke Gjergji ?

Lindi ne Shkoder me 18 tetor 1924. Shkollen fillore dhe te mesme i beri ne Shkoder, ne shkollen franceskane. Ne vitin 1945 thirret ushtar ne Tirane. Ne vitin 1946 terhiqet nga kori i ushtrise ne sektorin e tenoreve. Ne vitin 1949 me Ansamblin e Ushtrise, niset per nje turne ne BS.

Ndreka gjate karrieres se tij solistike, si kengetar me precedenca dramatike vokale, e kishte te veshtire dhe te kufizuar hartimin e nje programi te pershtatshem solistik. Megjithate ai realizoi shume here me sukses kenge popullore e sidomos duetet me bashkeshorten Florinden qe u bene te famshme. Me Ansamblin e Ushtrise, ne vitin 1951, niset per nje turne te gjate ne BS, Rumani, Bullgari, Maqedoni etj. Pasi u kthye ne Shkoder, vazhdon punen artistike si amator ne Shtepine e Kultures, ku punoi me mjeshtrin e madh Preng Jakova dhe me pianistin Gjon Saraci per disa vite duke pergatitur shume pjese madhore si tek veprimi muzikor “Drite mbi Shqipni” dhe opera “Mrika” te Preng Jakoves, “Oratori”, “Flete Lavdije” e Tonin Harapit, opereta “Lejlaja” etj. Ndreka shprehet keshtu per keta dy artiste: “Nga ata mesova dhe perfitova shume e ne saje te tyre, arrita qe te realizoj shume pjese te veshtira”.

Kete aktivitet kaq te gjere dhe te gjate, si profesionist dhe amator, Ndreka e realizoi ne saje te nje diapazoni shume te gjere vokal qe i kishte falur natyra. Timbi i tij prej tenori dramatiko-spint, i lejoi te realizoje edhe role te veshtira skenike edhe kenge te thjeshta dhe duete te ndryshme popullore.

Ne vitin 1958, eshte nder kuadrot e para profesioniste te Estrades se qytetit te Shkodres, se bashku me Florinda Fishten (Gjergji) dhe Klotilde Shantojen. Gjate koheqendrimit ne kete trupe, bashke me Florinden realizuan nje seri duetesh te suksesshme te cila u bene te njohura ne mbare Shqiperine dhe ne diaspore e Kosove.

Mori pjese ne shume festivale lokale dhe kombetare. Ne Festivalin e Kenges se Radio Tiranes, mori pjese me duetin “Lule t’bukra sjell pranvera”. Ne vitin 1961, ne Festivalin me kenge popullore ne Tirane fitoi Cmimin e II-te me kengen “Thuaje fjalen fjale” etj.

Gjate karrieres se tij shume te suksesshme, Ndreke Gjergji eshte dekoruar me medalje pune, Urdherin e Punes se Kl. III-te dhe Urdherin “Naim Frasheri” te Kl. III-te. Ne vitin 2000, Bashkia Shkoder e ka nderuar me titullin e larte « Krenaria e Qytetit » ciftin e pandare Ndreke e Florinda Gjergji, te cilet i qendruan basnike betimit « deri sa vdekja te ne ndaje »…

Jeta dhe vdekja, jane rrjedhoje e njera tjetres. Me vdekjen, fillon nje jete qiellore, te cilen besojme se Ndreka e ka merituar plotesisht ne Parajse. Ketu ne toke, ai ka lene te vetme Florinden, pjese e ciftit te mirenjohur Gjergji. Ndreka ka lene ketu te pavdekur nje karriere te gjate, te suksesshme, te jashtezakonshme muzikore. Sigurisht, i mungon te afermeve, miqve dhe te njohurve te tij, por edhe atyre qe e kane vleresuar per interpretimet e tij te paperseritshme.

Jo vetem per Florinden, te afermit por te gjithe shkodranet e shqiptaret, Ndreka do te jete prane tyre mes tyre. Per dhjetera apo qindra vite, ne Radio apo Televizione, ne kaseta apo CD, do te jehoje zeri i tij, bashke me te pandaren e tij, Florinden. Perhere do te jehoje: “Cifti Gjergji per ju interpreton….”. Eshte ky privilegji i merituar i nje artisti te kalibrit te Ndreke Gjergjit. Lamtumire…..

redaksia e gaz.ShE dhe UGV

 

Hyjnesha blu e lirikës erotike

Kam në dorë vëllimin me poezi “Trëndafil i dirsur”. Ky vëllim vjen tek ne, jo me fytyrën e një poezie klasike. Në gjetjet e kësaj autoreje shohim se na vijnë situata sa origjinale aq edhe emocionale dhe nuk kemi si të mos mbetemi të befasuar.

Është një arsye që më çon të mendoj për vlerën e këtij materiali. Një koncept i hijshëm njerëzor në komunikim te kjo shoqëri që po ndërtohet, demokratizon dhe përligj mendimin e fjalës së lirë.

Meqë më duhet të pohoj se: “Jeta nuk është një synim për t’u arritur por një udhëtim”, atëherë në proçeset e ecjeve përpara, njerëzit duhet të rendin pas asaj shoqërie që mban në gjirin e vet njerëz të zgjuar, të krijojnë me ta marrëdhënie në bashkëjetesë dhe në s’mundeshin të radhiten me ta krah tyre, le të përftojnë nga ndjenjat dhe mendja e tyre. Kështu, duke iu qasur më pranë kësaj dëshire, i kundondodhur, mendoj se këtë fat e kanë poetët. Një francez thotë: “Shqipërinë e bënë poetët”…

… Në vazhdë “Ata që e shohin diellin një orë përpara të tjerëve”. Dhe mbetem gjithmonë te këto pohime, që prodhojnë ndjenja çdo ditë dhe çdo orë…

“Trëndafili i dirsur” më afron përpara orët e bukura në mendime që të ngacmojnë ndjenjat e që më bëjnë të kërkoj sa më parë origjinën e thinjave të mia, rikthim në rini… Ky libër është ai trupëzim që synon dashurinë dhe gëzimin njerëzor. Në pasionin e kësaj autoreje shoh ekzaltimin e heroinës së erosit, liçensiozen që, po ta përkthesh brenda atij konteksti ku ndiqet udhë e bukurisë, le t’i themi e shthurur, se po ta lexoj më dashurisht, ajo nuk të çon kurrë në rrugën e mëkatit… Është më mirë të jesh i lirë në mendim. Është bukur të meditosh edhe ti, atje ku ndërtohet një kult “kullian”, ku bën jetë liria e fjalës, e mendimit që zbret hyjnoren dhe të ndriçueshmen, aty te çarçafët e bardhë, për të lundruar heshtazi “… në pafajësinë e avujve të ngrohtë…”, poezia “Mish+mish”. Njerëzit gjithmonë rendin pas bukurive. Ato janë hyjnore dhe si të tilla tek na afrohen në çfarëdolloj forme qofshin, mbeten për t’u dëshiruar…

Kështu ndodh edhe me poezinë e Fatime Kullit, brenda saj vërtitet një jehonë ndjesish të çuditshme. Një e veçantë stilistike e kohës, që e parë me syrin e dashamirësit, dialogon me atë lloj veçorie, që me kurajon dhe dije të mirëfilltë, po e jonizon poezinë e sotme shqipe me një modul të ri, ku spikat paraqitja e një fjale të përsosur brenda gjirit të poezisë, të një poezie qytetare, që në shumë raste si te poezi e Tufës, Hatibit e ndonjë tjetri, i japin të drejtë vetes ta demokratizojnë poezinë, gjithmonë duke menduar se i bëjnë nder asaj.

Por, gjithmonë mbetet pikëpyetje komunikimi me lexuesin. Kritika ka bërë një stop të madh. Ajo mund ta ndihmonte për të shkuar te lexuesi disi më e shkoqur. Atëherë mbetet çështje kohe. Ajo gjatë kësaj udhe në përshkrim, do të bëjë vetë analizën e këtyre ndjesive dhe paraqitjeve të reja deri sa ato të bëhen përgjithësim qytetar.

Poezi e gjithëkohërave edhe sot, ka qenë dhe mbetet punë shijesh dhe jo ligjesh. Në një debat shijesh e ndjenjash, mbeten gjithmonë veçoritë e shpirtit dhe të jetës, që i bëjnë idetë e besueshme. Për rrjedhojë, kur një autor apo autore, arrin të bëhet i ndërgjegjshëm për subjektin që ka zgjedhur për ta përcjellë të lexuesi, mendoj se në përqindjen më të madhe do të arrihet edhe komunikimi me lexuesin.

Në një shoqëri individualitetesh qëndrojnë shumë mundësi për profilizime autorësh te arritjet e tyre të lakmueshme me vlera të prekshme. Jam me mendimin e prof.Jup Kastratit që thotë për këtë autore: “Nuk është e lehtë ta përcaktosh krijimtarinë e saj se me ç’metodë artistike është ndërtuar…”. Me të njëjtin mendim kaloj tek një plan tjetër i saj, tek një gjendje ku hulumton një psikologji që kërkon respekt për mendimin e lirë deri në ato faza ku ajo nuk e tepron, aty ku na vjen një poezi që në lakonizmin e llojit tëvet, vjen në parafytyrimet tona, në mënyrë krejt të barabartë dhe na bën të vërtitemi rreth saj me një konceptim të hijshëm, për të sjellë më pas nga ky hulumtim, nota me shumë bemola, që kumbojnë qiellës sa të ndrojtura aq edhe të bukura.

Unë shoh një dritë në gjithë këtë përfshirje poetike. Refleksioni shpirtëror i saj tashmë e ka krijuar konturin e vet. Coptohet një ferexhe që mpiks ndjenja e shpirt, e më tej ky shpirt i drojtur tej një skute lëshon një pasthirrmë kënaqësie të lehtësuar, nga e brendëshmja e së cilës dëgjohet: Liri!… Mendërisht, duam apo s’duam, gjendemi tek ai përcaktim, te një tharm i veçantë, te një autore që para çdo lloj tundimi ajo nuk del jashtë shpirtit të vet, ku asgjë e kundërt nuk mund të sundojë. Brenda kësaj logjike, kam mendimin se kur njeriu arrin të racionalizojë vetveten, ai arrin të patetizojë në ndërgjegjen e vet atë ide, që brenda informacioneve shpirtërore që gatuhen në thellësinë e tij, krijojnë konturin e vet ideor të besueshëm.

Por si vjen ky mesazh tek ne?!… Fjala, fjala më bind e më befason.

E përdorur me lakonizmin e saj, bën që kjo poezi të shquhet për origjinalitet, ku në lirikën e saj refleksive elementet e përdorur prekin ndjeshmërinë si një foshnje, por që të sugjestionon. Ka mendime se kjo lloj poezie i kalon caqet dhe normat morale, por unë nuk mendoj kështu. Fatime Kulli na afron një kohë të joshjeve të jashtëzakonshme. Këtu i bëhet thirrje shpirtit të këndojë dhe kur ai ndjen se duhet kënduar, ty të mbetet ajo kohë. Gjejmë një arsye më shumë për t’iu afruar kësaj poezie, natyrisht me pak herrje, pastrim nga tepritë që e rëndojnë, që e largojnë nga dëshira e mirë lexuesin kur herë-herë nëpër to gjen fjalë të cilat e rëndojnë mjaft poezinë.

Sidoqoftë, poezia e Fatime Kullit ka ngjallur edhe polemika. Nuk kam ndërmend të organizoj mbrojtje, por mendoj se gjithmonë jemi lodhur para paradoksesh që na largojnë nga vështrimet. Gjithkush ka një arsye për t’u mirëkuptuar. Është e vërtetë se këtu nuk kemi të bëjmë me larmi temash, me tablo epiko-heroike. Këtu poezia ka një fytyrë. Këtu marrin përparësi skenat lirike, por me një ngarkesë psikologjike që na shpie direkt tek atmosfera të kohës, të cilat duhen kuptuar dhe veçuar, sepse ato vijnë pranë nesh me shumë çaste sugjestive. Kjo poezi synon të na sjellë një mesazh njerëzor siç është dashuria, një dashuri me të gjitha intimitetet e saj. Fatimja nuk mban poeza, as pretendon që të na fisnikërojë ndjenjat kombëtare, por te fjalët e saj kërkon që kjo dashuri të mishtohet te njeriu, një me shpirtin.

Kam parasysh një poezi, “Testament në Strugë”, të poetes F.Açka. Thotë diku: “Nga liria e brinjëve të Orfeut e bëj vetë femrën dhe rivalen e saj më të rrezikshme: Fjalën…”. Pikërisht këtu dua të ndalem, te fjala, te lakonizmi i saj, te kjo grua tekanjoze, që arrin të realizojë një dëshirë në epsh.

Janë këndvështrimet e saj, ku gjen rastin të përkundë si një ninullë të jetës llastimin e saj si një femër e çliruar, për të arritur te ndjenja të fuqishme.

Nuk mbetet rast ku mendimi i shprehur të mos kërkojë përdëllimin në dashurinë e pastër, ku herë-herë merr pjesë dhe një pesimizëm, femëror do ta quaja. Të duket sikur kjo ofshan dhe shpërbëhet në dinjitet. Ah, jo! Brenda saj fshihet protesta e poshtërimit. “… Më thuaj, o i tërbuar… shtrati i zemrave që përkund ninullat e jetës…”. Në pamje të parë, sa fëminor të duket ky varg, aq thellë fsheh një psikologji njerëzore, ndjenja të sinqerta, të pafëlliqura, të zhyera në llumin e kohës. Te poezia “Robërim pasioni”, më duket sikur shoh një tjetër njeri. E mbulon pesimizmi. Aty ndjehet me tone të larta vetmia dhe në të njëjtën kohë, poshtërimi femëror, i cili përkulet shpesh pa kushte, në vetminë e një të dorëzuare, “… Në gjakftohtësinë e vetkënaqësisë, të brishtësisë Mishtore”.

“Kam frikë”, është një nga poezitë më të realizuara, po e citoj: “Jam livadhi, ankthi i nesërm/Aromë luleje-zjarri/ku mbjell dhe vjel/Frutat e fshehura të dashurisë së çmendur/Që çel në trishtimin tim…”. Dhe më tej, “Ndjej hapjen e tokës sime”, poezi e ndërtuar mbi një metaforë që përshëndet atë domethënie ku thërmohet një qetësi ankthi mashkullor, që cyt dhe nxit ndezjen e akullt të liqenit, për ta shndërruar në një “Gur-vullkani” dhe më pas kjo figurë metaforike kthehet te ato fikse-kënaqësie, që përshkojnë këtë ndjenjë dashurore të femrës, në një “Hapje toke të përmbytur nga tërbimi i malit…”.

Dhe ja, një thirrje, a një britmë dashurie, “Kur do t’më puthësh”, ku autorja operon me vetveten, kur kërkon siguri te vetja e saj për gjithë këtë jetë që ka një pafundësi gjërash që duhet të zbulojë, “Ti goditje e ndërgjegjes, kur do t’më puthësh pafundësisht?”

Dhe ja tek vijmë tek poezia e fundit “Etja vjell etjen”. Poezi përcjellore e ndjenjave që ngacmojnë një shpirt që shtron trëndafila të egjër trishtimi, por që mbetet gjithmonë skllav i një durimi të ngopur, që mpin një qenie të dorëzuar te një etje e uritur.

Në fund, një libër i ngjan një shfaqjeje televizive, që përbën herë-herë të drejtën e atij që s’i pëlqen ta çensurojnë. Për mua, e thëna shkurt, është bisk dhe lule. Dhe Hamleti me flakë vere shkrihej për gjirin e bardhë dhe plot jetë! Dhe mua kështu më duket, sikur kjo poete ndizet me flakë-vere. Shpesh gjendesh dhe ndjehesh i rrethuar nga përgjigje të mençura. Pafundësi gjërash intime që duhet t’i zbulojmë, gjithmonë në kontekstin e asaj marrëdhënieje dashurore të pastër dypalëshe. Ajo lajmon, “Mos e vritni kohën duke qarë”. “Zbuloni atë që është thelbësore te vetja juaj”, thotë një poet. Ma do mendja se e gjitha kjo pështjellë ndjenjash e shprehur lirisht është larg asaj etike konservatore. Shpesh në paradokset tona, ngacmojmë atë qoshk të ndërgjegjes së sëmurë, që na bën të pavetëdijshëm dhe frikacakë. Kjo lloj forme që kërkon kjo autore të sjellë në letrat shqipe, duke ushtruar një dashuri të vërtetë, nuk e mposht aspak fisnikërinë. Këto poezi janë të gjitha letra dashurie. Dhe pse ndjehet një shthurje poetike në ndjenja dhe veprime të autores, mendoj se është një shthurje e bukur, e gjallë dhe origjinale. Misteri i saj është kënga e fshehur ndënë vargje, jo për t’u falur, por për t’u rrëmbyer nga muret e hermetizimit.

Duke dashur gjithsecili me ndërgjegje të pranojë përgjegjësinë për jetën e tij, ma do mendja se Fatime Kulli kërkon të njëjtën gjë, por në vijim, asnjë nuk është i pagabueshëm… Faleni për ndonjë tepri!

Ndërsa unë, një pyetje të fundit autores: “A mendon se ke kurajon e zakonshme për t’i thënë lirisë tënde se mund të bësh edhe pa të?…”

Agim Pepa

 

Kur fjala godet në shenjë

Një tufë me fabula të fabulistit të trevës së M.Madhe, M.Duli, titulluar “Pasioni” na fton për herë të parë në jetën kulturore-artistike të kësaj treve e më gjerë në promovimin e një krijimtarie jo thjesht interesante për specifikën e saj, por edhe mjaft defiçitare si gjini për lexuesin, sidomos në metropolin verior. Ndryshe nga mjaft krijues shpresëdhënës dhe të arrirë në vlerat e tyre krijuese artistike që erdhën në letërsi duke përjetuar artistikisht personazhe, njerëz, ngjarje, fenomene shoqërore, lëvizje apo dukuri sociale, shkrimtari M.Duli në sofrën artistike pëlqen të shtrohet me personazhe të tillë si: Muji, ujku, bualli, delja, gjeli, brumbulli, bleta, ariu, dërrasa, gozhda, bilbili, që e thënë ndryshe, që në hapin e parë ai rroket suksesshëm të na sjellë kënaqësi estetike me gjuhën e Ezopit.

Përmes një vargu mjaft elokuent, një ndërthurjeje të këndshme të alegorisë me simbolin, përmes fjalës së gjetur dhe ngjyrimit emocional autori stigmatizon vese, fenomene të tilla si fodullëku, korrupsioni, hipokrizia, karrierizmi, egocentrizmi etj.

Në të 26 fabulat e këtij vëllimi, poeti me një gjuhë të kujdesshme, përmes një vargu gjithë muzikalitet, me nerv dhe figuracion të goditur, na sensibilizon me profilin e vet mjaft ambicioz, ku përjetojmë mesazhe me vlera morale dhe estetike të konsiderueshme të përcjella me një vizualitet prej piktori jomodest përmes një rrëfimi artistik interesant.

Simboli dhe alegoria, dy figura të ndërthurura aq mrekullisht, shprehin vlerat artistike, përcjellin mesazhe, na lënë në mbresën e nënteksteve të fuqishme, zhbirojnë vese, virtyte, i japin konkretësi, gjallëri dhe emocion rrëfimit poetik në të 26 stacionet e vëllimit. Le të ndalemi konkretisht në disa prej tyre:

Kryetari

Si doli nga ai hall e mezi shpëtoi

Mori miushi pozicion heroi

E patë si u përlesha me armikun

Shikoni, shikoni sa plagë i kam lënë

Vërtet e besuan minjtë si guximtar

Në mënyrë unanime e zgjodhën kryetar…

Demaskohet kështu me një varg mjaft komunikues, elegant dhe fjalëgoditur, vesi i ndyrë i martirizimit të shpifur, aq i aplikuar nga individë të shpërfytyruar modernisht, që dje si fuksqenie të shtirosura, apo egocentristë idiotë u shpërfytyruan keqas, sot na shesin demokratikllëk të pafre, të neveritshëm deri në thembër të këmbës. Modele të tilla dështakësh, apo skopjo-skrupolozësh, të aftë boshtërisht si kuqalosh, në vend të zgjidhjeve interesante algjebrore apo matematike na servirin problema që i torturon në çdo moment të jetës, duke i ndjekur nga pas kudo, hija e hipokrizisë skandaloze me vetveten, të paaftë të kuptojnë progresin njerëzor, evoluimin, apo shanset e jashtëzakonshme të hapësirave të lirisë që sjell demokracia, mbeten kurdoherë me kokën mbrapa duke gërmuar në kufoma, tamam siç bëjnë sorrat apo korbat, të pafuqishëm t’i shpëtojnë baltës së shpirtit të tyre prej politikanësh qorr-qorrsumbulla, siç i etiketon populli me humori e tij plot grotesk. Në këtë vështrim poezia “Kryetari” e Mehdiut, ruan, derivon dhe plazmon një vlerë estetiko-filozofike tejet intriguese dhe me aktualitet të fuqishëm social e filozofik. Ironia e vargut të poetit zhbiron kujdesshëm: Njeriu strumbullar i antivlerës, piramidukfirmë, apo firmë piramiduke na hiqet si arkitekt i vlerës, duke zhbiruar artistikisht fenomenin social të fodullëkut politik dhe të hipokrizisë civile që tek ne mjerisht përditë e sa vjen rrit “qytetarinë” e saj dhe komprometon demokracinë. Tmerri, apo paniku nga vetvetja, vjen si thelbi i gjithëkalbjes së karikaturës së politikanëve provincialë, që në çdo rrethanë nuk i shqiten dot etheve të përshtatjes pamoral, apo të moralit përshtatës në emër të kulltukut, qoftë edhe të dukjes si dikushi deri edhe në mediat tona.

A nuk i përjetojmë përditë të tillë që nuk lënë kamerë pa bllokuar për t’i thënë opinionit që, ja ne jemi. Sa precedentë të tillë njeh historia jonë e re si fasada më e ndyrë e politikës. Simbolika dhe alegoria ndërthuren bukur në njëra-tjetrën tek fabula “Grindje e ujqërve” duke vënë kështu në shënjestër ndër dukuritë më të shëmtuara të jetës politike shqiptare dhe më gjerë çka ridimensionon vlerat e fabulës dhe për rrjedhojë të vetë autorit si krijues me një vizion të qartë bashkëkohor.

Dy ujq në një korie

Desh djalli e për një fije

U coptuan faqe gjithë njerëzisë

Në emër të paqes e të mirësisë

Dhe më poshtë poeti operon me ironinë e hollë që arrin deri në grotesk:

Krah njëri-tjetrit u mbërthyen në një stan

Ku gjë të gjallë aty nuk lanë

Provincializmi politik dhe morali provincial, prej majmuni, morali qorr-qorrsumbulla, fodullëku dhe idiotësia politike stigmatizohet bukur edhe tek fabula “Lufta e gomarit”. Gjuha alegorike, simbolika dhe ironia deri në sarkazëm, ndonëse vetëm me 9 vargje, ndihmojnë që autori të pohojë me finesë artistike antivlerën e një dukurie njerëzore të dhimbshme si snobizmi, apo mania mjerane për të “sfiduar” me çdo mënyrë mjedisin që diku-diku në skenat tona, në spektaklet tona, në jetën tonë po kthehet në një manierë patologjike në nivel grotesk.

Edhe me plumb plot po t’ia ngarkosh samarin

Gjithnjë ai sfidon vetëm të parin

stigmatizon mjeshtërisht autori.

Mjaft interesante është edhe fabula “Politika dhe VC-ja”, ku sarkazma gjen suksesshëm vetveten, ku autori duke anatemuar përmasat e viktimizimit shqiptar që mjerisht arritën deri në absurd gjatë ’97-ës së zezë, autori sikur kërkon të na thotë: Kujtoni Otranton-’97, këtë legjendë të sakrificës sublime njerëzore për t’i shpëtuar njëherë e mirë fytyrës dhe sjelljes primitive të gjithë varianteve të politikës primitive. Kujdes o njerëz nga demokracia levantine, apo levantizmi demokratik!

Kur bëhesh e keqe

Kur bëhesh e marrë

Sa njerëz të pafajshëm

I shpie në varr

Kurse në poezinë “Drejtësi e korrupsion” autori vë në thumb përmes rrëfimit poetik të keqen e madhe sociale, por edhe politikën imorale të korrupsionit që po fiton qytetari, nëse ligji nuk do të jetë Maliq mbi të. Në të kundërtën korrupsioni do të kthehe në Maliq dhe nuk do ta përfillë më ligjin, sado i arrirë qoftë ky i fundit, apo sado modern qoftë kështjella e ligjeve me emrin Kushtetutë. Madje ajo do të kthehet në një garniturë për konsum publik po na mori dhenë marrja e pashoqe shqiptare e korrupsionit nën hijen e ligjit. Ja si shprehet poeti:

Kur të bësh kushtetutën

Kushtetua jam vetë

Sa gjëra më vlerë

Kam futur në kuletë

Ndër poezitë më të arrira është padyshim edhe fabula “Pasioni”, me të cilën prezantohet vëllimi. Përmes apostrofit dhe groteskut duke denoncuar pasionin për të këqiat, ambjentimin me to dhe heshtjen pamoral para tyre, konformizmin shqiptar mjeran, poeti pohon me dinjitet artistik të lakmueshëm, për çdo poet fabulist:

O gjel kaposh, a më dëgjon

Gjuetinë e minjve

E kam thjeshtë pasion

Duke mbyllur këtë shkrim do të thoja se në rrekjen për ta kthyer fjalën në një domethënie me substancë sa estetike, sa filozofike, çka është edhe në kodin intrigues dhe komunikues të fabulës, poetit në fjalë i mbetet mjaft punë për të bërë, por po kaq për lexuesin e vet jep shpresën, jo pa domethënie dhe taban në rrugën e afirmimit të tij të mëtejshëm si krijues në një terren mjaft serioz dhe delikat, siç është ai i fjalës për t’iu shmangur retorikës pa bereqet, apo fjalës së drejtpërdrejtë.

Gjithsesi, vëllimin “Pasion” do ta cilësoja, larg çdo sentimenti vetjak, një paralajmërim me palcë për arritje të reja dinjitoze në trasenë e nisur nga autori në fjalë.

Kadri Ujkaj, kritik letrar

 

“Harresa” e zakoneve është “braktisje” e vlerave

Në çdo kohë lindin njerëz, që gjatë shekujve me bindje të thella për të ruajtur zakonet dhe vlerat e jetës së trevave të malësisë. Populli shqiptar ka patur një thesar të madh vlerash autoktone. Populli në shekuj ka trashëguar dhe ka ruajtur llojet e ndryshme të këngëve, krijimeve të ndryshme, urimeve, fjalë të urta, ku këto janë treguar sidomos në trevat e Shqipërisë së Veriut.

Këto janë manifestuar në raste të veçanta, si në festa të ndryshme gjatë 12 muajve të vitit, apo në raste dasmash. Do të mundohemi të krijojmë mundësinë dhe kujtesën, që na kanë treguar të parët tanë për të kaluarën dhe atë më kryesoren që po jetojmë sot. Nuk është e lehtë të “braktisësh” vlerat e dokeve dhe zakoneve që kanë patur paraardhësit, ajo thjesht quhet “harresë”.

Si lindi sofra e Malësisë së Madhe, dhe si trajtohet ajo sot? Sofra, në Malësinë e Madhe lindi në bajrakun Hot, meqenëse është bajraku i parë. Për të caktuar kryet e vendit në sofër ka qenë “bajraku” nga cili mal apo fushë ka ardhur miku. Dhe në çdo sofër kudo që janë shtruar, puna e parë kanë pyetur, a ka hot? Sofra është buka që qet i zoti i shtëpisë në raste gëzimi apo hidhërimi. Sofra është prej druri e rrumbullakët me diametër 100cm, ku janë ulur 13 miq për të ngrënë dhe për të pirë. Miqtë janë ulur këmbëkryq duke ndenjut në qilima apo posta ogiçi, kurse gratë në stola druri. Çdo familje malësore sidomos në Veri të Shqipërisë, ka patur 2-3 sofra për burra dhe gra. Kurse për fëmijët ka patur një “qeth” prej druri me diametër 60cm, ku fëmijët rrinin gjunjazi, në një dhomë tjetër të quajtur “akshihane” (kuzhinë).

Zakoni i malësorit ka qenë që në çdo sofër të qëndrojë një pjestar i familjes për të parë që në sofër të mos mungojë gjë. I zoti i shtëpisë qëndron në këmbë me gotën e rakisë dhe kalon sofër në sofër duke i uruar miqve të shtëpisë, atij në krye të vendit – hotit, “pritsh mirë”, kurse hotjani i përgjigjet “Ku m’pe he t’paftë e mira!”, duke i uruar festën. Kështu vazhdojnë të gjithë miqtë e tjerë duke i uruar dhe trokitur gotat me të njëjtat fjalë.

Motit, në vitet mbas çlirimit në sofra fillonte kënga e moçme malësore, këngë trimërie, këngët e kreshnikëve Mujit dhe Halilit të shoqëruar me lahutë, për Hajredin Pashën, dikush në sofrën e dytë sa mbaronte lahuta, merrnin çiftelinë dhe i dridhnin telat duke kërcyer malësorëshe, një burrë i veshur me çakçirë, xhamadan dhe qeleshe në kokë, kurse gruaja e veshur me xhubletë, çorapë leshi dhe rubë leshi. Mbas zakonit për t’u mbajtur rakia në sofër i ka takuar sofrës së parë, por si burra të mençur gjithmonë me pëlqimin e sofrave të tjera deri tek e fundit.

I zoti i shtëpisë, me gotë rakie në dorë, duke pirë vetë, u thotë miqve “të pijmë edhe pak”, por miqtë duke patur parasysh sofrën e parë që ka marrë vendim me dëshirën e shtëpisë me fjalë të tjera mbyllet pirja e rakisë, duke çuar gotën falënderojnë të zotin e shtëpisë me fjalët “Zoti ta shtoftë bereqetin”.

“Akshitë” (kuzhinieri) sjellin kusitë (tenxheret) plot me mish. I zoti i shtëpisë u thotë miqve “byrumni” dhe në sofër vijnë “kallajçat” (safa llamarine) me verë të kuqe se shkon me mish të “shogtë” (mish pa lëng). “Akshia”, gjithmonë i porositur nga i zoti i shtëpisë fillon dhe ndan mishin simbas shenjave që ka patur bagëtia e imët (dashi). I zoti i shtëpisë simbas sofrave dhe miqve që ka patur ka prerë 3-4 bagëti të imëta që të ketë shenjë “dallime” për 2-3 sofra se janë kallaballëk.

Kryet e dashit i ka takuar gjithmonë atij që ka ndenjur në krye të sofrës “hotjanit” dhe kështu me radhë, shpatulla të dytit, eshkja me dhjamë dhe bishti të tretit, e tjerë. Mishi ishte me bollëk në një sahan alumini, si në moçmen e quanin mish me “shalcë” (tezgë). Simbas zakonit, atij që i ka takuar shpatulla e bagësitë është i detyruar për të parë shpatullën se çfarë tregon. Mbasi shpatulla është e zhveshur mirë nga mishi i hidhet pak kripë dhe lihet në një rriskë buke në sofër, e shikon dhe tregon se çfarë kallëzon në di gjë apo jo.

Deri në vitet 67-68, mbasi është çuar sofra, janë larë duart duke u qitur gratë e shtëpisë me legen dhe tase me ujë të vakët, sapun, peshqirin e varur në shpatullën e majtë, shpërlanin gojën simbas zakonit për t’ia lënë bereqetin të zotit të shtëpisë. Në fund pinin edhe nga një kafe turke, ku gjatë kësaj kohe vazhdonte muhabeti, fjalë të urta dhe e mbyllnin me këngë trimërie me lahutë.

Një ndër zakonet e bukura që ka qenë “me falë gratë”, meqenëse ato gra të asaj shtëpie u kanë shërbyer mirë miqve dhe miqtë e sofrës janë marrë vesh me njëri-tjetrin dhe kanë vendosur në atë kohë nga 50 lekë të vjetra. Këta lekë i grumbullonte “hotjani” apo kushdo një përfaqësues dhe kur janë çuar për të ikur, ia lënë në dorë të zonjës së shtëpisë duke i thënë: “Sa për të blerë ju gratë nga një sapun”.

Miqtë janë larguar nga i zoti i shtëpisë duke thirru: “O ta njifshim zanin e mirë”, duke qitur 2-3 herë pushkë dhe i zoti i shtëpisë u thotë: “O, ju kjoftë rruga e mbarë e njifsha mirë për ju”, duke i përshëndetur vetëm me 1 të qitur pushke.

Viti ’68-’04 janë bërë të dyja bashkë “harresa” dhe “braktisja”. Shiko një pjesë rinie që kërkojnë këngë dhe muzikë moderne, që në të vërtetë edhe ata vetë nuk e dinë se ç’është. Kjo ka filluar edhe në datëlindje, fejesa apo dasmat e sotme të interpretohen në masë nga Vermoshi, Tamara, Vukli, Hoti, Bajza, Kopliku, Dukagjini, etj. Këta të rinj kanë harruar edhe llojet e kostumeve, veshjeve kombëtare që kanë patur të parët tanë. Koha e sotme nuk është e përbashkët me të kaluarën në doke dhe zakone, ku këta as sot nuk e imagjinojnë. Vetë të rinjtë duhet ta dinë se nga e kanë burimin, mos “harroni” zakonet se kësaj i thonë “braktisje” vlerash. Ato janë një “kala” që duhet shfrytëzuar nëpër dasma dhe kudo me kulturën malësore, shkodrane, veriore.

Hasan Kurtaj

 

Me cubëri, Neshat Tozaj poshtëron Veriun shqiptar

Romanin tuaj të turpshëm “Turpi” çojeni atje ku turpi ka folenë, sepse në Malësinë e Veriut kanë folenë nderi, burrëria, urtia dhe besa

Lexova romanin “Turpi” dhe u befasova! Nuk do ta kisha besuar kurrë se mund të gjendej në tokën shqiptare ndonjë anti-verior dhe anti-malësor ne patologji kaq të sëmurë, dhe me një urrejtje kaq të “fermentuar” ndaj bashkatdhetarëve të tij. Na kanë sulmuar serbët, grekët dhe turqit, por asnjëherë nuk mohuan cilësitë e rralla morale të veriut shqiptar, dhe në veçanti madhështinë e virtytit të kësaj treve, thellësisht arbërore, ose e thënë më shkoqur, përfaqësuesja më e denjë e krenarisë së kombit tonë. Autori i romanit “Turpi”, zoti Neshat Tozaj, me një revansh të tipit fashisto-komunist, u hodhët mbi këto male duke harruar se mbi këta shkëmbinj shekullor, u thyen helenët, romakët, sllavët dhe osmanllinjtë. Ju përfaqësuesit e kohërave moderne sulmuat me “armët” më primitive dhe me strategjinë më trashanike, duke i veshur malësorit shqiptar veset më perverse dhe absurde, të cilat nuk i beson asnjë shqiptar i vërtetë dhe as armiqtë më të urryer të kombit tonë.

Mbasi të citoj (në ligjëratë të drejtë) disa nga referencat e romanit tuaj, do të jap mendimin tim dhe do t’i lë lexuesit për të na gjykuar: Ju shpreheni se romanin tuaj “Turpi” e paskeni shkruar i ngacmuar nga tregimi “Gjaku”, i Ernest Koliqit, madje shpreheni se librin ia dedikoni Ernest Koliqit!… Ju siguroj se asnjë studiues që e njeh veprën e Koliqit nuk ju beson. Ju keni marrë nga Koliqi vetëm aspektin e trashëgimisë gjenetike të malësorit, si hakmarrës, apo gjakmarrës, por trajtesën tepër origjinale që i bën Koliqi e keni manipuluar dhe keqinterpretuar në mënyrën më spekulative, me ngjyrat më të errëta duke njollosur penën e intelektualit dhe ndërgjegjen tuaj (nëse jeni vërtet shqiptar)?!

Për ta bërë të besueshëm romanin tuaj, keni spekuluar në mënyrë abuzive me dy figura të shquara të letërsisë sonë, me poetin tonë kombëtar At Gjergj Fishtën dhe me Migjenin. Madje, Migjenin e përdorni si mburojë! Migjeni trajton në vargjet dhe në prozën e tij gjendjen e mjeruar të malësorëve pukjanë, por asnjëherë nuk i quajti sifilitikë, apo cuba! Fishta ynë i madh i ngriti në “zenit” cilësitë dhe virtytet e larta të malësorëve, si: besën, nderin, bujarinë dhe trimërinë e pafund dhe nuk gaboi. Të gjithë udhëtarët e huaj (njohës të thellë të kësaj treve), si Bajron, Nopça, Milan Shuflaj, Edit Durham, e sa e  sa studiues të tjerë, folën me superlativa për malësinë dhe malësorët e veriut. Është gazetari, studiuesi dhe historiani i madh, Indro Montanelli, i cili në veprën e tij të fundit “Shqipëria një dhe njëmijë” (botim i v.2004, Shtëpia Botuese “Ugen”) i vë kapakun e florinjtë malësisë dhe malësorëve të veriut. Por më parë se të citojmë këtë autor, po e njohim lexuesin me atë “kryevepër” që keni shkruar ju, zoti Tozaj. Me sa duket, titulli i subjektit që keni trajtuar është më i përshtatshëm për t’ia adresuar objektit që i ka bërë trajtesën, vetë autorit… Meskiniteti juaj arrin kulmin kur shpreheni: “Në fshat, si në gjithë malësinë, burrat kishin nga një shkallë në krah, për të shkuar te të dashurat e tyre, ndërsa gratë prisnin të dashurit e tyre. Në fshat, si në gjithë malësinë, burrat kishin dashnore dhe gratë dashnorë (fq.155). Të ushqyer keq, të djersitur nga udhëtimi me shkallë të gjatë prej druri në krah, sepse kullat ishin larg njëra-tjetrës, të ftohur nga mushkëritë, se ecnin në borë e në të ftohtit e maleve, shpesh ata bëheshin tuberkulozë, sëmundje kjo e pashërueshme; ata vdisnin të rinj në moshë, pështynin gjak dhe nuk e njihnin këtë sëmundje. Byrazerët, kumbarët dhe miqtë e shtëpisë, kushërinjtë, s’ishin në shumicën e rasteve veçse pretekste për t’i hyrë në shtëpi njëri-tjetrit. Ky lloj poshtëlluku ishte përpjekja e dështuar dhe e dëshpëruar e tyre për të ruajtur poligaminë. Nga këto martesa dhe dashuri shpesh lindnin fëmijë sifilitikë ose së paku mendje sifilitike që mbanin gjallë të gjitha të këqiat e trashëguara. Vetmia në hapësirat pa fund të maleve dhe luginave i bënte njerëzit me një imagjinatë të sëmurë, me kompleksitetin e inferioritetin dhe të madhështisë (mendim kontradiktor, M.B.).” Për të hedhur poshtë me përbuzje e indinjatë të gjitha shpifjet dhe trillimet e romanit “Turpi”, të Neshat Tozajt, do t’i referohemi romanit më të freskët dhe më të goditur të autorit italian, Indro Montanelli, duke shkëputur disa citime të tij, pastaj lexuesi le t’i vendosë në “peshore”.

1. “O udhëtar që shkon në Shkodër, mos u ndalo aty, vazhdo të ecësh më lart dhe vetëm atëherë do të kuptosh se çfarë është Shkodra. E bekoj çastin kur më erdhi ideja të shtyhesha në malësi. Po të kisha përjashtuar nga itineraret e mia këtë etapë të lodhëshme dhe magjepsëse, nuk do të merrja vesh se çfarë është Shqipëria, sepse Shqipërinë më mirë e interpreton një kullë malësore se sa të gjitha bulevardet e kryeqytetit”.

2. Familja – “Çdo kullë strehon një familje dhe duke mos pasur veçse kotakte të pakta me familjet e kullave të tjera, kuptohet se bërthama e vërtetë e organizimit shoqëror të malësorëve është familja. Ajo është një organizëm kompakt, moralisht i shëndoshë, i mbajtur bashkë nga autoriteti i gjithëpushtetshëm i kryetarit, i cili ngjan me një despot.”

Ja si do të shprehej Montanelli për marrëdhëniet bashkëshortore: “Në Evropën tonë, ku dashuria është një lëndë e trajtuar dhe e treguar me aq lehtësi, ku jemi të prirur të besojmë se ajo është monopol i yni dhe i kohërave tona të qytetëruara, rralë kam parë një solidaritet të skalitur aq thellë mes bashkëshortësh. Malësori, ndjenjat e tij për të shoqen i mban të groposura thellë në pjesën e tij më të ndjeshme, të pashprehura dhe ndoshta të pashprehshme, por malësori e do gruan e tij, e do për gjatë gjithë jetës, nuk e koncepton dot tradhëtinë, është një burrë dhe një baba i shkëlqyer”.

Nuk mund t’i mbyll këta rreshta pa i kujtuar zotit Tozaj se: Cubëria matet me një epitet “gjysëm-opinge”… (tregues ky mjaft sinjifikativ). Në zonat që ai i quan “sifilitike” dhe tuberkuloze, jetëgjatësia është në kuotat më të larta dhe zhvillimi i intelektit tepër i admirueshëm, për vetë faktin se djemtë e këtyre maleve shquhen për shtatlartësi. Ndërsa për zhvillimin e intelektit kemi përfaqësuesit më autentikë: At Gjergj Fishtën, At Prengë Doçin, At Shtjefën Gjeçovin, At Çiprian Nikën, At Daniel Gjeçajn dhe së fundmi “kalorësin” dhe ambasadorin e letrave shqipe në botë, të madhin e të papërsëritshmin Martin Camaj.

Në romanin tuaj gjejmë shprehje të padenja dhe të huazuara nga segmentet më negative të qytetarisë shkodrane dhe konkretisht: “O zot na ruaj prej horrit, prej motorrit e prej malësorit”. Ky citim i turpshëm e bën akoma më të turpshëm romanin tuaj “Turpi”. Me sa duket këtë “postulat” e keni të huazuar nga ndonjë “student” i shkollës së vagabondëve, ku ju mund të keni dhënë teorinë dhe pedagogjinë e Makarenkos…

Zoti Tozaj, ata që kanë thurur këto epitete të turpshme për malësorët, nuk janë askush tjetër veçse një pjesë e fundërrinave të borgjezisë dhe nëse ju do të ishit një hulumtues i mirë, do të kishit konstatuar se janë pikërisht këto shtresa që përdorën “inçestin” në marrëdhëniet e tyre seksuale brenda gjakut të tyre dhe këta na “dhuruan” sifilitikë, debilë dhe të shëmtuar, ndaj këto “fatura” mos i dërgoni tek malësorët. Të gjitha veset negative që na i sollën pushtuesit, u “fermentuan” në zonat urbane, ndërsa malësorët ruajtën në mënyrë të përkryer pastërtinë e genit arbër.

“Mësuesi dhe martiri i kombit, Luigj Gurakuqi, çdo ditë dhe çdo natë priste e përcillte malësorë në shtëpinë e tij bujare, por asnjëherë nuk u “ankua” se po “kruhej” nga morrat e malësorëve. Madje, si për çudinë e kësaj borgjezie (të ndyrë moralisht) ai, të dy shoqëruesit e tij më besnikë, Mark Milanin e Babun Celin, i zgjodhi nga malet e Dukagjinit.

Fenomeni vërtet negativ i gjakmarrjes nuk mund të frenohet në mënyrën si e trajtoni ju, pa dhënë asnjë opsion konkret.

Ju, zoti Tozaj, duhet të keni atë kurajo qytetare të pranoni se ai që duhet të operojë për ndalimin ose minimizimin e këtij fenomeni është shteti. Kanuni vërtet është arkaik, por nuk mund të mohoni se për kohën kur ai u hartua nga “maloku” Lekë Dukagjini, ishte një kushtetutë e vërtetë dhe tepër e lakmueshme nga shtetet apo kombësitë më të zhvilluara të kohës. Ai duhet ruajtur si një “relike” tepër e çmuar për brezat.

Nuk duhet harruar se, ai që e kodifikoi kanunin ishte kleriku, studiuesi dhe historiani patriot, At Shtjefën Gjeçovi. Por, çuditërisht, patologjia juaj e urrejtjes ndaj klerit katolik nuk njeh kufi. Vlen t’ju kujtojmë (jo se ju nuk e dini), se duke filluar që nga Marin Barleti, Buzuku, Budi, Bardhi, Bogdani, Kazazi e deri tek Fishta, Doçi, Gjeçovi e Mjeda, të gjithë ishin klerikë katolikë. Ju siguroj se po të mos ishin këta “apostuj” të fesë dhe të shqiptarizmit, ju jugorët do të shkruanit me ciriliket greke dhe ne të veriut me hieroglifet arabe. Ndaj ju rekomandojmë që romanin tuaj të turpshëm “Turpi” ta dërgoni atje ku turpi ka folenë, sepse në malësinë e veriut kanë folenë nderi, burrëria, urtësia dhe besa.

Mark Bregu

 

Artistit që i shpëtoi vdekjes

Lotët rrjedhin pa pushim në faqet e rrudhura dhe në fytyrat e njerëzve të vuajtur për 50 vjet me radhë në burgjet dhe kampet e shfarosjesw, me hekura të lidhura në duar e në këmbë dhe në torturat më çnjerëzore. Të tilla ishin burgjet me hekura e biruca ku u torturuan për vite me radhë njerëz të pafajshëm nga diktatura komuniste. Të tilla kanë qenë kampet e punës ku njerëzit vdiqën në baltën e kanaleve në kampet e shfarosjes si në atë të Tepelenës. Janë me qindra që e pësuan këtë fat çnjerëzor, bile janë vërtetuar edhe raste të varrosjes për së gjalli, veprime që janë kryer vetëm në kampet naziste kundër hebrenjve. U zhdukën këta njerëz dhe shumicës prej tyre nuk u dihet as sot varri. Këta vuajtje kanë mbetur të paharruara në kujtesën e popullit dhe jo vetëm të atyre që e pësuan në të afërmit e tyre.

Me ardhjen e demokracisë, ata që i mbijetuan vuajtjes u bënë dëshmitarët e gjallë të këtyre tragjedive që brezat e ardhshëm të vlerësojnë të kaluarën dhe të çmojnë vlerat e demokracisë. Shpesh këto ngjarje u bënë subjekte për vepra arti përmes të cilave artistët të përjetojnë historinë tonë të dhimbshme. I tillë është edhe artisti i shquar i kinematografisë, Timo Flloko, i cili në filmin “Vdekja e kalit” ka realizuar një pjesë të dhimbshme të historisë së popullit tonë. Në këtë film ne arrijmë të shohim me trishtim ato që kemi përjetuar në të kaluarën e afërme. Ky film, me lojën e shkëlqyer të këtij artisti na risjell edhe njëherë pikërisht këtë të kaluar dhe ditët e zeza që përjetuam në diktaturën komuniste. Me këtë, ky artist u bë dëshmitar i gjallë i së kaluarës si dhe një avokat i të gjithë atyre që pësuan këto tragjedi. Vlera e këtij filmi qëndron edhe në faktin se ai dokumentoi artistikisht ngjarjet më të trishtueshme të popullit tonë e veçanërisht atyre që u persekutuan. Shkas për të shkruar këtë shkrim u bë një ngjarje e hidhur që i ndodhi këtij artisti, pikërisht aksidenti që pësoi ky dhe regjisorja e shquar, znj.Vera Grabocka. E përjetuam me dhimbje këtë ngjarje gjithë populli ynë, dashamir i artit të tij, por më thellë e përjetuam ne që u persekutuam 50 vjet dhe që ky artist u bë zëdhënësi ynë në botën e artit kinematografik.

Falë Zotit kjo ngjarje pas dhimbjes që shkaktoi pati një fund të mirë. Zoti Timo Fllok përsëri do të dëshmojë para historisë me artin e tij, për ne, për gjithë njerëzit artdashës dhe për historinë tonë të re.

Për këtë, në emër të të gjithë të përndjekurve i uroj këtij artisti jetë të gjatë e krijimtari të suksesshme dhe përmes gazetës “Shqipëria Etnike” ju sigurojmë se do të jemi përherë pranë jush, pranë veprave tuaja artistike të çmuara. Pranoni z.Timo urimet më të mira për ju.

Shan Sokoli

 

Frederik Rreshpja: Poeti i kalibrit evropian

Këto ditë doli në qarkullim “Vetmi-a” poetike e poetit më të mirë lirik shqiptar këto 70 vjetët e fundit. Librin “Vetmi-a” e botoi Shtëpia Botuese Modaur. Në këtë libër përfshihen poezi, ku 80% të tyre janë krijime të reja të autorit. Frederik Rreshpja është shkollë më vete e artit të fjalës poetike. Në vend të parathënies do të lexoni mendime nga kritika evropiane dhe kolegë, bashkëmoshatarë të tij të letërsisë. Gjithashtu shkrimin psiko-analizë të botuesit dhe shkrimtarit Alfred Ziu.

(Përgatiti Fatime Kulli)

 

… vepra e Frederik Rreshpes është poezi e dorës së parë të kalibrit evropian.

Joans Joakin Lanch (Gjermani)

… që në rininë e tij, Rreshpja ka qenë një poet tronditës

Robert Elsie (poet, Francë)

… poezia e Frederikut mua si njohës i letërsisë shqipe më është dukur poezi e kalibrit të madh vërtet.

Hoze Rivjera (poet kritik, Spanjë)

… është një poezi tronditëse dhe me një mjeshtëri që ne amerikanëve na mungon

Henri Izrael (botues, SHBA)

… do të kisha dashur që Frederiku të ishte rus ose unë shqiptar, pasi jam shumë i dashuruar me poezinë e tij jashtëzakonisht inteligjente dhe e ndjeshme. Ne kemi Pushkinin, Eseninin dhe shqiptarët duhet të jenë krenarë që kanë një poet të tillë

Ivanov (kritik, Rusi)

… u trondita nga ky njeri që përmban një gjenialitet ballkanik që është vendi i lindjes së artit

Leo d’Rua (kritik, Francë)

… Frederik Rreshpja është ndër poetët më të mirë të Shqipërisë dhe mënyra e të shkruarit të tij impulsive dhe spontante të kujton Moxartin

Ismail Kadare

… poezia e Frederikut më ka pëlqyer gjithmonë për mjeshtërinë e veçantë

Dritëro Agolli

… nuk kam parë ndonjëherë njeri më të talentuar dhe më fatkeq se Frederik Rreshpja

Mojkom Zeqo

… Frederik Rreshpja është një poet i pazakontë dhe i çuditshëm, i cili ka vendin e vet ndër poetët e gjallë dhe të vdekur

Ali Aliu

 

Impresione

(Në vend të pasthënies)

Poeti

Lirik

Frederik Rreshpja

    Një rikthim i përjetshëm tek poezia,

do të thotë rikthim tek nostalgjia e fjalës

Nuk e di!

… janë luzma e pasionit, vetëdije prej rrënjësh apo harbim që ngërthen fjala,-vargonj-që shndërrohen në një fat shkatërrimtar, në verbëri, madje në skllavëri,…

Troket vetmia! Vetmia kthehet në ndërgjegje e përçarë e vërteta një cilësi trashanike e elementeve riprodhuese të historisë, një imazh i shkëlqyer dhe i vdekshëm i hiçit, një sfidë e përkohshme e botës,… dhe, humbja, mbetet refleksion i jetës kombëtare, nevoja e shtetit mbi krijesat me instikt, një demon hyjnor brenda vetvetes, një fëmijë përbindësh që duhet t’i besojë etërve,… kështu, nuk përvijohet njeriu poet “adhurues i lidhjes së shkrimtarëve”, apo njeriu poet përpara atdheut si një rrëfim historik,… është ndoshta vetëm një okazion që vjen për t’i kujtuar edhe njëherë “njerëzve seriozë” thënien e Sokratit: “Martesa ime përfshin të gjithë njerëzimin në rrugën e monogamisë”,… fati i tij tragjik është kadencë e rikrijimit të poezisë,… është fati të cilin çdo njeri kërkon ta fshehë,…

I vetmuar është ai në mes të njerëzve, apo ulur në një kafene, apo kalon pas xhamave të librarisë, apo harruar në një cep trotuari, ashtu; instikt shpirtëror që lëviz në një sipërfaqe të zhveshur,… gjithçka, tragjike dhe qesharake,… herë-herë si një i tërë nëpërmjet veprimeve, herë-herë më shumë se zhanri ose tipi, herë-herë si një përzierje e iluzionit dhe të përditshmes, herë-herë si një impresion i cili depërton në thelbin e gjërave, duke lëvruar një monolog të brendshëm, herë-herë si një personifikim që i drejtohet fantazisë bashkëkrijuese të “njerëzve seriozë” për të reflektuar ndaj botës së tyre.

Ç’bëjnë “njerëzit seriozë”!

Ato nuk dinë të lexojnë! Ato nuk dinë të qeshin!

O Zot! Kjo botë e çmendur është mësuar me “njerëzit seriozë”… Ata gozhduan krishtin njeri, për të shpallur njëherë e përgjithmonë seriozitetin e tyre… Prandaj, nuk mund ndryshe: njerëzit seriozë flasin për poetin njësoj si për kurvat…

 

Ndoshta!

… edhe pse e përhasim shpesh, është për të mos thënë këtu e pamundur ndoshta tepër e çuditshme të ndeshesh sot një poet lirik. Në varfërinë e njohjes njerëzore përgjithsa afron të qenit lir(i)-ik mbetet në pafajsinë e fjalës një përlindje mistike. Natyrisht, duke kapërcyer kuadrin gjuhësor, mund të pohojmë se në hapësirën e kësaj përthellësie na mbetet thjesht të bëjmë disa qartësime.

Pikësëpari, duhet të kemi parasysh se një fill lirik ekziston në vetvete si një ideal apriori dhe rrezaton një formë të këmbyeshme për secilin që do ta zotëronte. Ndoshta për faktin më të thjeshtë se sot poeti ka pushuar së qeni Poet i vetvetes. Një zëth i tillë, pra një fill lirik i përket të gjithëve dhe askujt, si të ishte një libër më vete: për të gjithë she për askënd. Pra, nuk mund ndryshe, brenda kësaj hapësire edhe poeti bëhet pjesë e të gjithëve dhe askujt, sikurse ai nuk moralizon, nuk na mëson dukshëm, poeti dialogon për veten nëpërmjet një shqetësimi të bukur, njëkohësisht duke ndjerë edhe atë ç’ka ai e parasheh si vetveten e qenies, e cila nuk është gjë tjetër veçse fjala që çlirohet nga honet e brendshme të saj, hapet dhe merr një ngjyrim dhe një akustikë të mrekullueshme.

Duket sikur me këtë parashtrim kemi arritur të prekim në mënyrë shkollareske përmasat e të qenit lirik, vetëm duke e regjistruar atë në memorien tonë dhe për ta përdorur sa herë që të na nevojitet.

Edhe një herë, pra, në kuadrin e kësaj hapësire ngërthehet i një rendi të caktuar shpirtëror dhe spektakolar. Si kategori studimi, gjithmonë brenda këtij rendi, duhet të dallohet gjithçka nga skemat e formës dhe përmbajtjes. Poeti lirik është njëkohësisht larg përfshirjes si unitet i këtyre të dyjave. Njëherësh, brenda kësaj hapësire, poeti lirik mbetet shkrifërim dhe një lidhje e paperceptueshme që vepron brenda çdo krijimi, një lidhje kjo që natyrisht nuk vjen nga përjetime të drejtpërdrejta me jetën, por nga një lidhje e afërt me mistiken. Si!?

Në formën e shkërmoqjes që elementeve mistike duke synuar instinktivisht një spektër tjetër të ngjashëm me jetën: spektër i cili dallohet nga një intensitet lidhësish i këtyre elementeve, të cilat në një atmosferë transparente si poezia nuk mbeten më lidhësi elementesh por lidhësi marrëdhënies. Natyrisht, jo vetëm poezia, ajo që përshfaqet si lirike tashmë përbën pikërisht këtë lidhësi marrëdhënies, të cilat vijnë e shndërrohen, herë pas hershëm, në ligjësi. Këto ligjësi përcaktojnë identitetin dhe, siç theksuam më sipër, duke qenë se është një prirje apriori gjithçka lirike zhduk nocionet jetë-poezi.

Dhe jo vetëm kaq, ajo që është lirike në vetvete është njëkohësisht, pikërisht ajo çka është përcaktuar si fat, si porta e vetme nga ku mund të shpërthejë gjenia e krijimit: Narçiz i vetvetes duke i zgjeruar këto përmasa në kufijtë e hyjnores dhe fatit.

 

Është e vërtetë!

… fjala-mallkim dhe privilegj, e pamëkatë, që nga prologu dramatik në qiell, fjala s’mund të zgjedhë nga liria.

Atje ku synohet fjala zhduket liria.

Njëlloj lindën fjala dhe nevoja, dhe me nevojën e të mbjellave të lashtë u flijuan.

Kur lindi së pari mendimi se u “krijua njeriu” ky ishte vetëm fati i tyre i jashtëm për t’u bindur se askush nuk është dimensioni i njëmendësisë. Kush krijoi dhe fitoi botën e tij imagjinare në fillim u pastrua, u shugurua dhe më pas u përfshi në ritet e gjithpërfshirjes.

Kish lindur krimbi i tokës njeri dhe fëmija i qiellit njeri sikurse në mes tyre kishte lindur fjala:

si një shumësi gjërash njëherësh,

si një vepër poetike më vete, të cilën nuk je i detyruar ta përfundosh dhe nuk kërkon siguri për t’u mbajtur mend,

si dëshmi unike e njerëzve idiotë,

dhe dashuria nuk mund të gozhdohet

në asnjë pikë të globit.

Të gjitha brenda arekologjisë së fjalës janë, atë që dikush e quan alegori, të tjerë zvarriten drejt asaj që quhet histori. E thjeshtë mbeti e vërteta shfigurim naiv i Lirisë.

Arsyeja mbetet shpirt pa trashëgimi,

përvoja di edhe të vrasë.

Prangosur si një përrallë e lashtë mbetet magjia e “Mikes së vjetër”: një imazh grotesk përballë një kaosi vigan kundërshton përmasat e liliputit.

Aftësia për të krijuar fjalën lindi me dëshirën për të përjetuar Qenien.

Vazhdimësia i takon të ardhmes, origjina që ne spikasim është gjithmonë fillim: origjina garanton vazhdimësinë.

 

Brenda kësaj dinamike a nuk krijon edhe fjala instinktet e saj!?

Duke iu referuar pikërisht instinkteve të fjalës (sipas një konsiderate teorike) supozojmë se ato kultivohen tek gjallesat, sikurse edhe fjala (tashmë si një gjallesë) në të njëjtën kohë ndërlikon marrëdhëniet e saj nëpërmjet një përmbledhje gjithnjë e më të qartë në radhë të parë si substancë jetësore, njëkohësisht edhe si pjesëz me ngarkesa e vlera të ndryshme semantike. Sipas këtyre dy marrëdhënieve, apo sipas këtyre vlerave fjala sillet në mënyrë konservatore duke u përpjekur të rivendosë koncepte nihilistike, madje të tentojë për vendosjen e sinoreve të vetë Logosit.

Kjo është e vërtetë e çuditshme, sepse na duhet të kthehemi në emrion të fenomenit, tek lindja e fjalës. Lindja e fjalës përbën njëherësh edhe mos dimensionimin e saj. Si një shkak i tillë, lindja e saj, nuk përbën tjetër, veç edhe vdekjen e fjalës.

Prandaj s’mund ta marrim si të mirëqenë atë që sot përdoret rëndom: “Fjala qëndron në mish të vet”. Fjala qëndron si një kompromis midis lindjes dhe vdekjes ose siç mund të shprehet ndryshe midis moshës së saj.

Njëkohësisht këtu kemi të bëjmë edhe me një proces (mbase) psikologjik. Në kurm të fjalës diçka lind dhe vdes pa moshë, brenda një fushe me rrezonancë të caktuar veprojnë dy lloj instinktesh me një përbërje të përbashkët, duke krijuar njëkohësisht shpërzierjen e këtyre instinkteve deri në efekte epileptike, produkt ky (duke bërë një supozim të shpejtë dhe apriori) i lëvizjeve të diktuara nga parandjenjat, si dhe instinkte të fituara nga vetë fjala.

Pra s’na mbetet tjetër të themi veçse fjala lëviz, fjala shkon, fjala largohet, fjala qëndron diku, pastaj zë një pozicion të dukshëm, aq sa ne, si një send kërkojmë ta mbajmë ndër duar: në dialektin e kësaj lëvizjeje shpërfaqet një sentiment i ndrojtur në përtëritjen e përbërësve nostalgjik, nuk rendet drejt tokës së premtuar, apo lartësive të akullta të dijes njerëzore, por krijohet një hapësirë e ngrohtë dhe e paqme, hapësirë ku nuk duhet të ndalemi, por të ndjejmë… Kështu, në të njëjtën kohë, fjala krijon një raport të caktuar me hapësirën dhe kohën, duke vendosur një hendek të përzieshëm me to, dhe njëkohësisht trazon njëherësh qetësinë e përjetësisë. Duke iu referuar etërve të metafizikës udha që ndjek fjala është udha drejt vetvetes, udhë e cila nuk është gjë tjetër veçse një rrotullim i gjërave që ajo arrin të shohë.

Dialogu i përjetshëm që fjala do të zhvillonte me vetveten do të përmblidhte në vetvete një dyshim të caktuar i cili nuk do të kishte lidhje me ekzistencën se sa me dilemën se ajo vetë lind e vdekur nga pena e poetit, apo ajo lind dhe vdes në ndërgjegjen e lexuesit. Sepse, brenda një prurje origjinale në një integrim magjik në rrënjët e saj shpërzihen, simbolika, (bukuria nuk mbetet në pushtetin suprem të konsumit por në dinjitetin e fjalës,…Struktura kohore, (një frymëzim i abstraguar në vizionin e pafundësisë që mohon kohën e njerëzve të vdekshëm,…Arsyeja poetike, (perceptim në një moment ndërgjegjësimi, madje në një moment negativ ndërgjegjësimi i cili do të vinte në dyshim atë çka shpesh ndjenja bëhet mike e arsyes,…)

 

Së fundmi, çfarë do të përlindej njëkohësisht nga çka thamë gjithëmësipër? Ankth! Anipse ka mbetur pak vend dhe pakëz kohë për poezinë. Për të përngjizur edhe njëherë rilindjen, zgjimin, përndezjen, atë ç’ka nis si një lëvizje, të çapitet fshehtas, të frytësohet në sinoret e frytësimit, drejtpërdrejt, duke ndryshuar perspektivat e kohës si një përshfaqje (semantike dhe konceptuale), duke arritur njëkohësisht të depërtojë drejt përsosjes së qenies, – ajo – fjala në këtillësinë e saj arrin drejt pafundësisë, drejt lirisë: Qenia bëhet e vërtetë dhe fjala shenjt.

Alfred Ziu

Shkrimtar, botues “Medaur”

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu