Nr. 96 i gazetës në print

0
Është çmendur Fatos Nano apo stabiliteti politik fallco kërcënon?!

Fatos Nano sot është thjesht deputet. Megjithatë ardhja e tij në Shqipëri, në Parlament, ka ngritur “dallgë” të fuqishme në politikën shqiptare. Nëse një vit e ca më parë ishte ish-opozita, sot mazhoranca qeverisëse, që bërtiste “Nano ik!”, sot është opozita, asokohe mazhorancë qeverisëse, që me fjalë të tjera po i thotë “Ik, Nano!”, memories së vet politike.

Këtu kemi të bëjmë me një “çmenduri” ose me kërcënimin e një stabiliteti fallco të numrave të kartonave në Parlament, saqë të ngjan se politikës sot i nevojiten deputetë kartonash dhe jo ligjbërës.

Ardhja e Nanos shqiptarët i ka bërë me gjysëm zemre dhe janë në dilemë të kostos që do paguajnë. Shumë prej asish që kishin bërë “fli” Nanon, sot e duartrokasin atë. Me përjashtim të disa kolltukdashësve, Nano si proces tashmë, erdhi natyrshëm e pa bujë, por edhe në kafene ku shkon, politikëbërësit i japin rëndësi, autoritet, e ngrejnë në pjedestal. Nano po fiton pikë sa herë rrudhosen e vrerosen ata që ia kanë frikën një njeriu të zakonshëm, pa funksione, pa asnjë kërkesë të dukshme të tij. Po sikur të 140 deputetët e Parlamentit shqiptar të kishin aftësinë e Nanos, si thoni, Shqipëria do bënte politikë më të dobët apo më cilësore?

Për shqiptarët, por më shumë për parlamentarët, procesi Nano është i palexueshëm, megjithëse edhe takime bëjnë të dy kampet e politikës, të cilët duket se ende nuk po gjejnë modelin e një progresi premtues, madje as qetësues për veten e vet, së pari.

Gjithsesi, Fatos Nano, me të zeza e të bardha, po shërben si shtysë shumë e rëndësishme, që Shqipëria të jetë ajo që duhet të jetë, jo ajo që është apo pretendon të jetë, apo edhe siç ishte.

Po Nano, është ai që ishte, apo jo? Po, normalisht, po. Veçse të mos harrojmë që edhe politika pak ka ndryshuar përgjatë këtyre 16 viteve demokraci. E, nëse politika pretendon ndryshime, edhe Nano që është thjesht një deputet, mund të ketë të drejtë të pretendojë ndryshime, pasi stabiliteti politik nuk mund të jetë një çështje numrash, siç vikatet përditë, por mënyra se si ecin, ndryshojnë, punët në një vend. Përndryshe, klasa jonë politike, përgjatë gjithë pluralizmit, me përjashtime sporadike, kur ka patur kryengritje dhe greva paralizuese, është kujdesur me bizantizma të tilla, si kartonët e nevojshëm kushtetues, apo votat e blera të mocioneve, të qëndrojë në pushtet deri në neveritje, deri në kryengritje. Kujtojmë modelin qeverisës 1992-1997. Qe humbur një referendum për kushtetutën, pat fortunë për zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale dhe, pse e qysh nuk kemi qëllim të zgjatemi, shkoi Shqipëria në protestat e kryengritje. Socialistët përfituan, jo si socialistë, por siç pat deklaruar i ndjeri Pjetër Arbnori, njëri ndër politikanët më serioz shqiptarë, si specialistë, duke e moderuar qëndrimin e tyre me lojrat e kartonëve në Kuvend, dhe megjithëse të përçarë, ia dolën mbanë të mbajnë qeverinë për dy legjislatura rresht. Me Fatos Nanon timonier. Mund të mburren se e kaluan pushtetin pa luftë, me zgjedhje të lira të njohura nga ndërkombëtarët. Por ama na lanë precedentin e stabilitetit politik fallco. Kjo duhet të shqetësojë politikëprodhuesit, jo ardhja e atij që ideoi e faktorizoi lojën e deputetëve kartona. Nano, kur mbaron një lojë, nis një tjetër.

Qëndrimi i socialistëve në pushtet u bë nën parullën “Më mirë ne, se sa të kthehet Berisha”. Por kupa u mbush dhe me të drejtë populli i rrëzoi të majtët që vodhën edhe me të majtën, edhe me të djathtën, duke bërë të ndodhë e pabesueshmja, riciklimi i ish-presidentit të mandatuar dy herë, madje në mandatin e dytë nën plumbat e kryengritësve.

Askush nga votuesit shqiptarë nuk do dëshironte të ecej në ato gjurmë, ose të deklarohet se janë numrat për zgjedhjen e presidentit në vitin 2007. Në një kohë që mungojnë numrat që votuesit u kanë dhënë besimin, ç’do të thotë kjo? Diversion ndaj opozitës? Trembje me një Fatos Nano, si gogol? Blerje votash?!

Demokraci është kjo?! “Nuk ka zgjidhje”, sa kohë që ky është refreni inatçor i dy kampeve, refren i kthyer në “fis”, jo në politikë ku vërtet bëhen kompromise në interes të votuesve.

Politikanëve shqiptarë duhet t’u vijë zor kur flasin në këtë mënyrë, kur populli ka të tjera nevoja. Qeveria duhet të flasë fort e qartë se çfarë do të bëjë në vitin 2006 për të rregulluar jetën tonë dhe jo të flasë se ku ka synime Fatos Nano duke u kujdesur për kolltuqet që fluturojnë në vitin 2007.

Po nuk ka fare krizë do thonë ata që kanë mandate deputeti. Në të vërtetë krizat nuk janë në sallën me kondicioner të Kuvendit, por në vuajtjet e njerëzve dhe në zhgënjimet për kryerjen e funksioneve të politikëbërësve që kujtohen për “buzëqeshje” vetëm kur kanë nevojë për vota, që shajnë kundërshtarët deri në shtatë brezni në fushata e pastaj edhe bashkëqeverisin. Popullit nuk i hyn në hesap se sa kartona ka një mazhorancë. Popullit i duhet mirëqenie, siguri, dyfishim pensionesh, ulje taksash, dëmshpërblim të viteve të burgut politik, ndërtim rrugicash e autostradash. I duhen pra rrugët rurale, spitalet, çerdhet, kopshtet, shkollat, universitetet, hapja me perëndimin, ulja të paktën 25% e doganave, krijimi i kushteve për turistët e biznesmenët e huaj.

Nuk shohim kërkund në botë që qeveria të mbahet në këmbë duke u mburrur me disa kriminelë të kapur nga shtetet e huaja, një punë kjo thjesht normale dhe e përditshme e interpolit, ndërkohë që janë akuza për korrupsion deri tek Presidenti i Republikës apo Kryeprokurori.

Dhe jemi në një kohë që nga njëra anë zhurma se Berisha po lufton korrupsionin ka shkuar deri në Bruksel, nga ana tjetër fortuna Nano ka kapërthyer tërë politikën dhe po nxjerr në dukje nervozizmin e ndoshta edhe kërkesat se duhen edhe të tjera punë.

A i shërben popullit kjo gjendje? Kujt thoni i shërben ky stabilitet? Ndërrimi i qeverive sa më shpesh të jetë e mundur, siç ka vepruar Italia fqinjë, deri sa të mbahen premtimet e të ngrihet ekonomia do të ishte shumë normale për një vend në krizë, ku deputeti vete në parlament si ikonë partie e kthehet në karton që ndërron ngjyrë si kameleon.

Kriza ekonomike e varfëria janë prapë, apo jo? A ka shpresë ndokush se do të zgjidhen në një të ardhme sa mandati i një qeverisjeje? A mund t’u hapim rrugë liderve autoritarë që nuk janë interesuar për shtet ligjor dhe institucione të pavarura, por vetëm për pushtet personal? A është normale që tërë politikëbërësit të acarohen se pse erdhi Fatos Nano një deputet shqiptar që ka marrë votat në zonën e vet dhe ulet pikërisht në karriken e vet në parlament, madje pa folur deri sot?

Gjithsesi, edhe nëse politika gabon, edhe nëse Nano nuk po flet, populli tashmë i lodhur, do flasë me votë.

Sokol Pepushaj

 

“Rregullator” i komplikuar

Afro gjashtë shekuj më parë, prijësi feudal Lekë Dukagjini nxori një rregullator për të rikthyer në vend dinjitetin e cënuar. Kanuni i Lekë Dukagjinit përgjatë shekujve shërbeu si ligj. Por edhe sot janë dhjetra mijëra shqiptarë që vuajnë përditë me frikën e hakmarrjes, të vrasjes, edhe kur nuk janë fajtorë. Është ky kanun pra, një “rregullator” tepër i komplikuar që kërkon vrasjen jo vetëm të fajtorit, por edhe të familjarëve dhe të afërmve dhe që fatkeqësisht edhe sot qëndron shumë më autoritar se ligjet e shtetit.

Nga ky kanun i lashtë, nga ky “rregullator” i ashpër e vrasës, e ka të rrezikuar jetën edhe Ndoc Zefi, lindur më 10 maj 1967. Sipas burimeve tona të besueshme, ai edhe nuk është fajtor. Por ngjarja, si shumë të tjera, është e komplikuar dhe kanuni e dënon. Nipi i tij, Fran Mark Zefi, akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë të Lin Dardhës më 15 gusht 2001. Në të vërtetë Frani nuk ka bërë tentativë, por një tjetër person, pas një zënke banale, ka qenë shkak i tentativës. Fran Zefi ka ndërhyrë për t’i ndarë, e në rrëmujë e sipër ngatërresa ka degjeneruar në plagosje. Po, ec e bind pleqësinë, ec e bind “rregullatorin” e lashtë, Kanunin, se Fran Zefi jo vetëm që nuk qëlloi por për fat shpëtoi pa marrë goditje, ndoshta edhe vdekjeprurëse. Pra, duke qenë i njohur i të goditurit, e bëjnë fajtor. S’merren parasysh as betë, as logjikë, por faji rëndon mbi të pafajshmin, se ashtu kanë vendosur pleqtë. Kështu, dy familjet përfshihen në një konflikt të egër, ku sipas Kanunit kërkohet vrasje. Në këtë hakmarrje përfshihet edhe Ndoc Zefi, familjarisht, pasi të akuzuar ka nipin e tij. Ai fshihet, jeton në ilegalitet i ngujuar nga frika e gjakmarrjes, deri një ditë që kushtet i vështirësohen aq shumë sa detyrohet e gjen si të vetmen rrugë shpëtimi ikjen nga Shqipëria. Kështu, i gjithë fisi Zefi me origjinë nga fshati Palaj i komunës Shllak, janë të rrezikuar, megjithëse asnjë faj jo vetëm ligjor, por as njerëzor, nuk rëndon mbi ta.

Jetmir Delaj

 

Shkodra “pasaportizon” diplomatin italian

Roberto Orlando, tashmë një qytetar shkodran

25 keshilltare bashkiake të Shkodrës kane votuar për shpalljen e diplomatit italian “Qytetar Nderi”. Pas tre viteve karriere diplomatike ne drejtimin e Konsullates se Italise ne Shkoder, Orlando do të vijoje rrugen e tij ne Ambasaden e Italise ne Britanine e Madhe.

“Për kontributin ne drejtim të rritjes se bashkëpunimit ndermjet Qytetit dhe Qarkut të Shkodrës me Qeverine Italiane ne fushat e kultures, ambientit, infrastruktures dhe biznesit”. Është ky motivacioni i titullit “Qytetar Nderi” për konsullin e Italise ne Shkoder, Roberto Orlando, akorduar nga Keshilli Bashkiak i qytetit me të madh verior.

Iniciativa për të nderuar diplomatin italian, u ndermorr nga një grup keshilltaresh bashkiake, me nxitjen e gazetareve, të cilet e njohin nga afer aktivitetin e Konsullates dhe të konsullit Orlando. Nisma erdhi natyrshem, për vetë kontributin e gjithanshem të diplomatit italian, i cili pre tre vite ne drejtim të selise diplomatike italiane ne Shkoder, u karakterizu nga një transparence maksimale me publikun, duke komunikuar me mediat e permes tyre, me të gjithe të interesuarit. Ne shumë aspekte, siç thone ne kerkesen e tyre edhe 16 keshilltaret bashkiake, Orlando tejkaloi ne shumë aspekte angazhimet e mrra ne dobi të qytetit të Shkodrës, që ne nisje të aktivitetit të tij diplomatik.

Shumë here, ne faqet e “Shqiperise Etnike”, aktiviteti i Konsullats, ka qene i pranishem natyrshem. Megjithatë, kete here, ne do të përcjellim për lexuesit tane, mendimin që kane patur për aktivitetin 3 vjeçar të konsullit Orlando 16 keshilltaret që e propozuan dhe rrjedhimisht edhe Keshilli Bashkiak që i dha titullin me të larte “Qytetar Nderi”.

Kontributet e evidentuara janë:

·   Stimulimi i zhvillimit social- ekonomik ne Shkoder, mbështetje e biznesit dhe organizimi i veprimtarive kulturore e artistike ne qytet. Të gjitha këto kane ndikuar ndjeshem ne rritjen dhe intensifikimin e komunikimit ndërkulturor midis dy popujve tane dhe përshpejtimin e proceseve integruese ne shumë aspekte.

·   Rigjallerimin, vecanerisht ne kohët e fundit, të lidhjeve tradicionale Shkoder- Itali, me ane të organizimit të veprimtarive të perbashketa muzikore, artitike, kulturore, etj., dhe kontributit të tij personal ne një njohje të thelle nga aktore të rendesishem italiane, politike, sociale e ekonomike të Shkodrës dhe aseteve të saja. Koncerte të artisteve të njohur italiane dhe shqiptare janë organizuar dhe sponsorizuar nga z. Orlano ne Shkoder, duke synuar miqësimin e të dy vendeve tona dhe afrimin shpirtëror të tyre.

·   Nxitja e projektit “Parku Industrial” ne Koplik të M.Madhe, si një prej arritjeve me të reja, me kembenguljen e tij dhe mbështetjen e fuqishme të ambasadorit të Italise ne Tirane, Attilio Massimo Iannucci. Ky bashkëpunim dhe kjo përpjekje kane rezultuar me miratimin e projektit ne vleren e rreth 20 milion euro, si bashkëpunim me Rajonin e Puglia-s, duke tërhequr drejt Shkodrës me kete rast, edhe bisnesmene të tjerë të fuqishem italiane.

·   Forcimin e bashkëpunimit ne fushen e arsimit të larte universitr midi Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe atyre italiane, veçanërisht me Universitetin e Firenze-s. Mbeshtetje me kete rast, të të gjitha iniciativave universitare me palen italiane, veçanërisht me Degen e Italianistikes.

·   Dhenia e mbi 21 mije vizave dhe legalizimi i mijera dokumenteve, sid he lehtësimi i procedurave konsullore për autoritete drejtuese ne Shkoder, njerëz të artit, të sportit, pedagoge, biznesmene, brenda kuadrit ligjor konsullor, perbejne një tjeter kontribut për tu shenuar ne punën e tij 3 –vjecare.

Sigurisht, 16 keshilltaret bashkiake që e propozuan, kane paraqitur vetëm me pika, punën kolosale të konsullit Roberto Orlando ne Shkoder. Ashtu siç e kemi thënë edhe me pare, ai është kthyer ne një promotor të mirefillte të zhvillimeve progresive dhe pozitive ne qytet, por edhe ne rajonin e Veriut shqiptar. Për të gjitha këto, ai ka fituar respektin e merituar të qytetareve shkodrane, i cili permes delegimit, u shpreh me voten e keshilltareve bashkiake, që i akorduar Orlandos titullin me të larte që mund të jape qyteti i Shkodrës.

Tashmë, me të gjitha efektet, Roberto Orlando është qytetar shkodran. Ai që e ka njohur nga pranë, e ka vërejtur që ai kënaqej teksa i thonin se je një qytetar shkodran. Madje ndjehej i lumtur dhe krenar me kete përcaktim që i behej nga shumë të njohur. Bukurine këtij titulli, ia shton edhe fakti se ai e merr atë, ne momentin e largimit drejt një detyrë me të rendesishme diplomatike ne Ambasaden e Italise ne Britanine e Madhe. Jo vetëm Orlando por edhe edhe shumë shkodrane, do të deshironin që ai të qëndronte ne krye të perfaqesise diplomatike, por mandati 3 vjeçar përfundoi. Eksperienca e marrë ne krye të selise diplomatike ketu, pervec asaj ne Ambasaden e Tiranes, është mjft e vlefshme. Për kete Ministria e Jashtme Italiane, vendosi që ta dergoje ne një tjeter seli diplomatike, shumë here me të rendesishme se Shkodra.

Titulli që i është akorduar Roberto Orlandos, është vertetë i merituar. Pervecse një kenaqesi për atë që e ka marrë, është edhe një detyrim me teper. Vertetë që ai është larguar nga Shkodra e Shqiperia, por titulli “Qytetar Nderi” e obligon për kontribut të vazhdueshem për qytetin, rajonin e Veriut dhe Shqiperine. Nga ana tjeter, Orlando do të kete një motiv me shumë për të ardhur ne Shkoder. Nese do të vinte për të takuar thjeshtë, miqte e të njohurit, tashmë duhet të vije edhe për tu çmallur me qytetin, me drejtuesit e tij, të cilet e donin aq shumë, saqe e bene “Qytetar Nderi” të tyre.

Titulli i akorduar nga Bashkia Shkoder, mund të konsiderohet një kulm për karrieren e Orlandos ne Shqiperi, të cilin mund ta enderrojne pa e arritur dot, shumë diplomate të huaj. Për hir të realitetit, duhet pranuar, se kane qene mediat e gazetaret e Shkodrës, ata që e kane vlerësuar me pare punën e Konsullates dhe të konsullit Orlando. Fillimisht, ishte Unioni i Gazetareve Profesioniste të Veriut (www.ugpv.orgai që i kordoi titullin e pare “Mirenjohje”. Ne vijim, të njëjtin titull ia akordoi edhe gazeta “Shqiperi Etnike”. Me krenari, mund të pohojme, se kemi patur marredhenie të shkëlqyera me konsullaten, por edhe konsullin Orlando.

Pasardhesi i Roberto Orlandos, ne krye të Konsullates se Shkodrës, do ta kete mjaft të lehtë punën e tij. Shinat e bashkëpunimit, të vendosura nga Orlando, mjafton të ndiqen dhe të shtohen me të tjerë binare. Shkodra dhe shkodranet, mediat dhe gazetaret, siç edhe “Shqiperia Etnike”, si ngaherë janë të gatshem të bashkepunojne. Ne frymen e afrimit me BE-ne, gjerat duken me të thjeshta. Nese do të vijohet ne të njëjtën linjë të transparences dhe bashkëpunimit, do të ecim shumë gjatë përpara ne drejtimin e duhur. Ne të kundërt, ne jemi ketu për të evidentuar mangësi dhe probleme, duke kërkuar permiresim dhe zgjidhje ne favor të komunitetit  të cilit i sherbejme dhe do ti sherbejme gjithmonë.

Keshilltaret që e propozuan

 

Ishin 16 keshilltaret bashkiake, të cilet ndermoren iniciativen për ti akorduar konsullit Orlando titullin “Qytetar Nderi”. Nuk përbën ndonje sekret tashmë, se shtytja për të ndermarre kete nisme, keshilltareve iu dha nga disa gazetare shkodrane. Me poshte, mund të shihni listen e keshilltareve që propozuan Roberto Orlandon:

·   Tonin Gjuraj (PD)

·   Dashamir Dini (PS)

·   Zef Cuni (PS)

·   Lodovik Dega (PD)

·   Shyqyri Selhani (PD)

·   Agim Shima (PS)

·   Lorenc Luka (PD)

·   Artan Kolnika (PS)

·   Ormir Rusi (PD)

·   Jani Jovani (PS)

·   Filip Guraziu (PD)

·   Fatlum Nurja (PD)

·   Ndue Dodaj (PS)

·   Paulin Radovani (PD)

·   Artur Luka (PD)

·   Anton Gurakuqi (PDK)

Mund të konstatohet lehtë, se keshilltaret janë nga forca të ndryshme politike, nga besime të ndryshme, duke treguar se të gjithe ihin të bashkuar ne kontributet e konsullit Orlando gjatë 3 viteve. Tashmë që gjithçka ka përfunduar me voten e deleguar të sovranit, nuk duhet anashkalur edhe qëndrimi aspak institucional dhe shumë personal, i disa drejtuesve të Keshillit dhe Bashkise Shkoder. Ata kërkonin që të pengonin nderimin e Orlandos, nisur thjeshtë nga mosrealizimi i disa interesave të ngushta personale, si pasoje e zbatimit me perpikmeri të rregullave dhe ligjeve nga selia diplomatike italiane.

Biografia

Roberto Orlando ka lindur në Corsano (Lecce), më 27.4.1969. Diplomohet në Letërsi Bashkëkohore pranë Universitetit të Pisa-s, Shkollë e Lartë Normale. Më 1997 mbron Doktoratën në Kërkime pranë Universitetit të Lecce-s. Mbas një konkursi emërohet Vullnetar në karrierën diplomatike më 1998. Si Sekretar Legate më 1999 caktohet në Zyrën VI të Drejtorisë së Përgjithshme për Çështjet Politike, kompetente për Rusinë dhe Vendet e Lindjes, më pas në Zyrën III pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Vendet e Europës. Sekretar i Dytë në Tiranë më 2001, me detyrat e shtypit/kulturës dhe bashkëpunimit të decentralizuar, këtu rivendoset në cilësinë e Sekretarit të Parë më 2002.
Merr detyrën e Konsullit në Shkodër më 9 qershor 2003, të cilen e dorezon pas skadimit të afatit 3 vjeçar të mandatit diplomatik. Detyra e rradhes, ne Ambasaden e Italise ne Britanine e Madhe.

Blerti DELIJA

 

Oriana Fallaci: Bota humbet një ze polemizues

Shumë herë në faqet e gazetës “Shqipëria etnike”

Oriana Fallaci, 77 vjece, ka vdekur gjate nates se enjtes duke u gdhire e premtja (15 shtator 2006) ne Shtepine e Kurimit “Santa Kiara” ne Firence, ku ishte e shtruar prej një jave nen një privatesi shumë të rrepte. Nderimet e fundit të shkrimtares, sipas deshires se saj, u zhvilluan ne forme ngushtësisht private. Gazetare luftarake, intervistuese e emrave të mëdhenj, polemizuese anti- Islam, shkrimtare e best- seller: ne një vend i Italia, që mban rigorozisht të ndara letersine dhe gazetarine dhe që vetëm ne vitet e fundit, ka pare të lulezojne figura të intelektualeve- yje, fale transmetimit të talk- show televizive, Oriana Fallaci ka perfaqesuar një rast unikal. Një toskane “me gjak të paster”, me personalitetin e saj të fortë dhe me metodat e saja të drejtpërdrejta, Fallaci ka qene gruaja e pare ne Itali që ia ka dale ne një terren tradicionalisht i “pushtuar” nga burrat. E qartë dhe e sinqerte deri ne ekzibicion, ka interpretuar jo vetëm gazetarine që e jeton me një shpirt të fortë aventure, duke dokumentuar disa nga konfliktet me të rendesishme dhe kryengritjet nga vitet ’60 e ’70; por edhe ceshtje personale, të fshehura pas ekranit të “fiction”. Kur u kthye ne tregimtare, brenda një kohë të shkurter, Fallaci u kthye ne shkrimtaret italiane bashkekohore me të lexuar ne bote.

E lindur ne Firence ne vitin 1930, Fallaci debuton pa i mbushur akoma të 17-at si kroniste e një periodikeje fiorentine për të kluar me pas tek “Europeo”. Ketu ajo merret me aktualitetin dhe doket dhe kesj faze i përkasin edhe librat e saj të pare: “7 mekatat e Hollivudit” (1957), “Seksi i panevojshem, udhëtim rreth gruas” (1961), romani “Penelopa ne lufte” (1962) dhe “Antipatiket” (1963). Impenjimi ne gazetari rritet ne vitet që pasojne, ne proporcion me renesine e temave të trajtuara. Fallaci “matet” me evenimente si zbritja ne Hene (teme edhe e librit “Nese dielli vdes”, 1965) dhe me luften ne Vietnam: “Asje nuk është kështu” ne vitin 1969, libri me të cilin fiton çmimin e saj të pare “Bancarella” dhe tregon cilesine e saj si korrespondente, duke konsoliduar famen e saj nderkombetare. Ne vitet ne vazhdim, vijon të shkoje ne Vietnam, duke ndjekur betejat me të pergjkshme dhe duke u evidentuar për guxim. Merret edhe, gjithnjë për “Europe” dhe me pas për “Corriere della sera”, me konfliktet indipakistanez dhe të Lindjes se Mesme, kryengritjet ne Ameriken Latine, ku mbeti e plagosur rende ne masakren e Plaza Tlatelolco ne Qytetin e Meksikos (1968). Është kjo edhe periudha e disa prej intervistave me të famshme me shefa shtetesh dhe lidere politike, që prej ndokujt, janë gjykuar edhe me hije, nga të tjerë shumë të zbutura, por që mbesin gjithsesi një model i llojit me të vështirë të gazetarise: ne mënyrë të vuante, janë të arrire dhe të njohur perballjet e saja me Henry Kissinger, Nguyen Van Giap, Golda Meir, Ghedafi, Khomeini, Deng Xiao Ping që përmblidhen ne librin “Interviste me historine” (1974).

Kalimi i saj ne tregimtare, “thirrja” e të ciles dukej edhe ne stilin e reportazheve të saja, vlerësohet nga publiku i të gjithe botes. Romanet e saja (“Leter një femije që nuk ka lindur asnjëherë” (1975), 40 ribotime vetëm ne Itali; “Burri” (1979), që mori çmimin “Viareggio”; “Insciallah “ (1990) që mori supercmimin “Bancarella”) përkthehen ne 30 vende (mes të cilave Japonia, Kina, Tajlanda dhe vendet arabe), shesin miliona kopje dhe ngjallim menjehere polemika dhe jo vetëm kulturore. Të gjitha këto, duket se janë vetëm “antipasta” e asj që do të ndodhe e funit, beteja kolosale e Fallaci-t, ajo kundër Islamit, i përuruar nga risia editoriale italiane e viteve të fundit “Zemerim dhe krenari”, një ripërpunim i një shkrimi i dale ne “Corriere della sera” të nesërmen e 11 shtatorit dhe që ka vazhduar me dy libra të tjerë. Stili i saj, sipas kritikeve i pameshirshem, i pelqen publikut dhe nga ana tjerë korrespondon, ne të mirë dhe ne të keqe, me fragmente të personalitetit të saj. Publiku vlerëson  sinqeritetin ne rrëfimet e saja, edhe kur kufiri i retorikes duket se është tejkaluar, por kritiket ne profesion, nuk ia akordojne kurrë përfundimisht patenten e shkrimtare. Asaj duket se i vjen keq, por e shpreh pa ndonje diplomaci të gjetur: disa vite me pare,duke marrë një cmim ne France, kishte thënë: “ Ne Itali njerëzit me duan, por ata që pretenojne të thone se fare duhet ose nuk duhet të pelqeje, me duan shumë me pak.”. Ndokush e kishte fajësuar edhe për shijen e tepruar për të ekzagjeruar ne shfaqjen publike te ceshtjeve personale: incidentet ne lufte, dashurinë për Panagulis, sëmundjen. Por gjithsesi, ishte e paevitueshme që një karakter i “pazbutshem” si i saji “të personifikonte” edhe sfiden e te fundmes tragjike përballje!

Fallaci ka qene e pranishme me shkrimet e saja, edhe ne faqet e gazetes “Shqiperia Etnike”. Numrat ku ajo ka percjelle shkrimet e saja, kane qene nder me të lexuarit, gjë që tregon se edhe ne Shqiperi dhe ne mbare hapesiren shqipfolëse ku lexohet “Shqiperia Etnike”, Oriana Fallaci ka qene mjaft e mirëpritur, qofte edhe për natyren e saj të spikatur polemizuese.

Blerti DELIJA

 

A ekziston standardi?!

Gazeta “Java” më dha rastin me u njoftë gjansisht me vlersimet e standartit të shqipes të gjuhtarit kosovar Z.Rexhep Ismaili. Ky raport i tij i mbajtun përpara arsimtarve shqiptar të shkollave shqipe në Suedi m’i dha shkas kësaj replike qëllimi i së cilës asht me hedhë dritë mbi disa përcaktime sipas meje të gabueme të këtij raporti.

A ekziston standardi?

E ka titullin raporti i zotni Ismailit, mendoj se fjala e parë e kësaj replike të jetë JO. Në at raport të stërzgjatun në një tepri të pakandshme siç ndodh në rastet kur populli thotë: mos tjerr tortë e konop”. Për me na mbushë mendjen se hedhja e firmës së tij në vendimin famkeq të kongresit anti-gegni të 1972-shit, ka qenë me vend. Nji ndër kushtet ma kushtizuese për pasjen e nji standardi sipas tij na paska qenë dyndja e popullsisë kosovare në Prishtinë. E pyes z.Ismaili, përse ndikoka shpërngulja e popullsisë në krijimin e nji gjuhe biles “standarde”. Si janë marrë vesht njani me tjetrin deri atëherë?! A 1972-shi e bani domosdoshmëni të pashmangshme të kosovarve me e zëvendësue dialektin e tyne shumëshekullor me standardin?! E si ia paskan ba me u marrë vesht deri para importimit të standardit?! Po e zamë ma të pasupozueshmen, se e paskan pasë nevojë të ngutshme këtë gjuhë. A e kërkoi populli këtë apo ia dhuruen gjuhëtarët e vet këtë prodhim të fabrikës komuniste shqiptare. A aq të pasuksesshme i kishte dhanë provat gegnishtja sa këto prova me i detyrue gjuhtarët kosovarë me e importue standardin nga përtej gegnisë?! Shkrimet e deriatëhershme të shkrimtarëve gegë a ishin dëshmitarët e dështimit të gegënishtes?! Ky gjuhëtar mundohet me e justifikue standardin me ato vlera që nuk i nxjerr në pah ai raport n’sa mund të nxirret tabani përmbi ujë. Z.Ismaili thotë se në kohën e krijimit të standardit në Kosovë fliteshin serbishtja e turqishtja, prandej u desht importimi i standardit në Kosovë. A mos vallë shqipes standarde do t’ia lëshonin vendin e tyne serbishtja e turqishtja?! Unë mendoj se importimi i standardit u ba për me e nxjerrë sa ma parë jashtë përdorimit dialektin gegë, kjo arritje në Kosovë do t’i shërbente mburrjes së komunizmit shqiptar e të përdorej si shembull për gegninë e pushtueme prej Enverizmit. Këtë qëllim e sheh edhe arsyeja ma miope. Nji ndër pretekstet e z.Ismaili për importimin edhe në Kosovë të atij standardi që ia ngjiti këtë emën, organizatori i kongresit të tij dhe kumbarët që asistuen në atë pagzim ishte mospasja e botimeve shqipe në Kosovë. E të ishte ma e drejtë me u ankue se në Shqipninë e atëhershme të gjitha botimet në Shqipni ishin të komunistizueme, prandej kosovarët me botimet shqiptare të atyne viteve do të mësonin ma shumë komumizëm se gjuhën shqipe. Z.Ismaili thotë: “Ne u përpoqëm të gjenim një gjuhë sa ma të kultivuar”. E si mund t’i mungonte kultivimi dialektit të shkrimeve ma prestixhoze të kombit tonë?! Ai thotë se kongresi i 1972-shit u solli shqiptarëve një gjuhë të njësuar”. A do të quhej e njësueme sikur baza e standardit të ishte gegnishtja? E pra nuk asht i randsishëm njësimi, sa mënyra e njësimit. Dialekti toskë nuk ka asgja që nuk e ka gjuha e “njësuar”, ndërsa gegnishtja ka në standard nji korrnizë rane në atë ranishte e marrun për njifarë gjoja justifikimi, që jo vetëm asht marre me e quejtë justifikim, asht edhe justifikim që të shkrin gazit. Ma tutje ky gjuhëtar na thotë: Një dialekt s’ka si të quhet gjuhë”. E pse ajo kokrriza rane që mori nga gegnishtja e baka toskënishten me u quejtë gjuhë?! Për aq sa ka marrë standardi nga gegnishtja do të ishte si me hedhë në një kile ujë dy pikla H2O e me i dallue në at ujë piklat që ke hedhë. Ky gjuhëtar ma tutje thotë: “Norma kombtare e standardit asht kristalizuar në çdo hallkë fonetike, leksikore, gramatikore e fjalëformuese. E në disa hallka ndodhet në fazën e fundit të kristalizimit. Ai mendoj se duhej t’u pasqyronte epërsinë e këtyne elementeve ndaj atyne të gegnishtes, përndryshe cili asht qëllimi i të përmendunit të tyne?! Prandej standardi e toskënishtja si nji gojë e vetme që i quejn Gjepura, kur foli për hallkat e normës së standardit tha: “Është kristalizuar çdo hallkë”, pak ma poshtë na thotë: “në disa hallka të veçanta ndodhet në fazën e fundit të kristalizimit”. Mos vallë çdo hallkë do të thotë përjashtim i disa hallkave?! E kur thotë disa hallka, për cilat hallka asht fjala? Shkak tjetër ky gjuhtar për përdorimin e standardit quen pastrimin e barbarizmave. Ky mendim e vetn në dyshim kontaktin e tij me median e shkrueme dhe elektronike në Kosovë e në hapsinën mbarëshqiptare. Standardi jo vetëm nuk i ka pastrue barbarizmat, por gjatë kohës së standardit janë shtue si kurrë ma parë e këto barbarizmat e reja nuk janë si të vjetrat të imponueme nga pushtuesat e huej e të bamë të pazëvendësueshme, të tashmen janë marrë qëllimisht me zëvendësue fjalët shqipe, për si ia kanë nisë këta standardistat mbas pak kohe shqipja ka me na u dukë gjuhë e huej. Unë nuk po e përmendi numrin e përafërt të këtyne shembujve tronditës sepse këta shembuj i sheh e i ndigjon sa herë të lexosh e të ndigjosh mediat tona, z.Ismaili e ngrenë në qiell standardin për rolin e tij në përkthime. Nji rol të madh në përkthime luen talenti i përkthyesave e po të duem me dhanë në këtë fushë vlerat gjuhsore, kryeveprat ma të vështira të përkthimit janë në gegnisht. “Komedia Hyjnore”, “Iliada” e “Osideja”, “Hermandi” e “Dorotea” e të tjera z.Ismaili ankohet se në këtë raport për mësimin e ngadaltë të standardit nga gegët z.Ismailit duhet ta dijë se jo të gjithë gegët e kanë përqafue me entuzjazmin e tij mbasi baza e pranimit të nji gjuhe janë argumentat e standardi e vuen shumë mungesën e tyne. Fillimi i të mësuemit të standardit ka ndeshë në aq rezistencë sa na tregon edhe vetë z.Ismaili kur na thotë: “Për ta asimiluar sa më shpejt e sa më mirë standardin, në vitin 1974 këshilli i ministrave nxori një vendim të firmosur nga kryeministri Mehmet Shehu, vendim i masave të rrebta kundra penguesave të ecjes së standardit sa ma normalisht”. E pra po të ishte se ky standard e meriton këtë emën përse t’i paraprinin masa aq të rrepta?! Dihet se ato masa aq të rrepta të zbatueme tash 34 vjet që u krijue vetëm e vetëm për me qenë varrmihësi i gegnishtes, mjerisht e ka mënjanue gegnishten aq sa shumë shqiptarve u asht ba disi i pazakontë leximi në këtë dialekt. Të ushtruemit e nji gjaje përban suksesin e atij ushtrim. Asht kjo veti e stërvitjes që ushqen shpresen e arritjes së qëllimit të z.Rexhep Ismaili e të kolegëve të tij ithtarë të standardit, ndërsa unë e të ujdisunit me mue për standardin shpresojmë në ngadhnjimin e së drejtës. E dimë sa kambëngulje i nevojitet ngadhnjimit të kësaj të drejte, por e drejta frymzon kambëngulje të pakufishme. Unë mendoj se Shqipnisë i ka ardhë periudha e mundësive të ngadhnjimit të së drejtës. Se sa i padrejtë asht ky standard na tregon edhe qëndrimi i shkrimtarëve e poetve shqiptarë të gjysmës së dytë të shekullit të kaluem, si Martin Camaj, Arshi Pipa, Ernest Koliqi, Sami Repishti e të tjerë që po të përmbushte standardi kërkesat e mëdhaja të shkrimtarëve në mos tjetër interesi artistik do t’i nxiste me u ba përqafuesat ma të zellshëm të standardit. Pak ma tutje z.Ismaili na thotë se standardi i ka të gjitha të mirat e mbas pak si ta kishte harrue këtë lëvdatë, pranon: “Gjuha jonë asht në krizë”. Në vazhdim na thotë: “Koha moderne në të cilën po jetojmë na bën të nevojshëm standardin sepse ne sot shkruejmë me kompjuter”. Me këtë, ky gjuhtar don me na thanë: Standardi ka vizën e hymjes tonë në Europë. E çfarë i mungon gegnishtes që nuk e përballoka jetën moderne si standardI?! A thue edhe kompjuteri e rrefuzon gegnishten si ithtarët e standardit?! E shton: “Standardi zëvendëson edhe fjalët e vjetëruara. Kurrë ma parë nuk kam ndigjue se edhe fjalët vjetrohen. E si mund të kuptohet mosha e vjetërsisë së fjalës që i paska ardhë koha me u zëvendësue?! Deri tash e kemi ditë se fjalët janë të pavdekshme e këtë na e vërtetojnë edhe fjalët e gjuhëve që nuk janë të popujve të sotëm si greqishtja e vjetër e latinishtja. Për çudinë e çudive gjuhtari në fjalë tue dashtë me na kritikue ngathësinë e të mësuemit të standardit na thotë se toskët e mësojnë ma shpejt se ne standardin. A nuk do të ishte njisoj si me thanë: toskët e mësojnë shumë ma shpejt se ne toskënishten?! Në këtë raport kritikohet infinitivi. Infinitivi ka zhvilluar mundësi të stërholluara. Fjalët “mundësi të stërholluara” e bajnë të pakuptimtë këtë fjali, dhe lind pyetjen: Këtë defekt a e ka vetëm infinitivi i shqipes, apo infinitivi i çdo gjuhe ka të njajtin faj. Nëse infinitivi gjindet kaq fajtor kudo në botë, i duhet dhanë i njajti dënim që i dhanë standardistat shqiptar infinitivit të gegnishtes. Pak ma poshtë si justifikim i heqjes së infinitivit tonë, ky gjuhëtar merr si shembuj gjuhët ballkanike. Mos vallë edhe gjuhët e mëdha të botës të ndjekin shembullin e gjuhëve ballkanike?! Pse nuk e përmend faktin se infinitivi nuk u përshtatet strukturës së gjuhëve ballkanike e nuk asht se e kanë pasë dhe e kanë heqë si puna jonë. E pra, për hir të gjuhëve ballkanike apo të tosknishtes me strukturë të gjuhëve ballkanike u hoq gegnishtja me strukturë të gjuhëve europianoperëndimore? Ma në fund u sugjeron mësuesave t’u japin nxanësave me mësue si Naimin e Lasgushin ashtu edhe Fishten e Mjeden. Për këtë meriton me u përgëzue që nuk u tha Fishten e Mjeden me i përkthye tosknisht e mandej me ua dhanë nxanësave me i mësue. Mendoj se do të ishte në nderin e çdo shqiptari pa le pastaj të gjuhëtarëve me protestue energjikisht kundra atyne që u kanë rezervue aq hapsinë shkrimtarëve gegë në librat e leximit letrar në shkolla. Si ato hapsina, ashtu edhen përzgjedhja e pjesëve të tyne letrare përbajnë treguesin ma bindës të diskriminimit e ngjyrës komuniste i stërpikun me pakëz pikla demokracie sa me u hedhë pluhun syve atyne që problemet kyçe i shohin vetëm në sipërfaqe. Siç mundet me u vu re edhe nga ma i pavëmendshmi përzgjedhja përgjithësisht e shkrimtarëve gegë përfshinë kryesisht shkrimtarët që shkruejnë në shqipen “standarde”, si për me dashtë me na thanë: Është turp tashmë të shkruash në gegnishte”. Jo zotni, asht marre per ne gegët me ua dhanë mundsinë standardistave me gjet në shkrimet e gegve të sotëm “halen në perpeq”. Ma poshtë z.Ismaili tue dashtë ndoshta me tregue “avantazhin shkencor” të tingujve të “standardit” në vend të bante me këta tinguj shembuj krahasuesa për sa u përket rolit të tyne në secilin dialekt, i rreshton pa asnji shembull tue e ba kështu këtë shpjegim shpjegimin ma të pashpjegueshëm. Unë mendoj se mbrojtsat e standardit ta tregojnë bagazhin e tyne me argumenta gjuhësor në debate me ata që i ftojnë në debat. Ngadhnjimi në këtë debat i jep përgjigjen përfundimtare e ngadhnjimtare pyetjes: A mund të konsiderohet kongresi gjuhësor i 1972-shit kongres i standardit? Gegët e sidomos intelektualët e gegnisë do të duhej me e pa me shqetësim thellimin 34-vjeçar të rrajëve të atij zakoni që e bani këtë të ashtuquejtun standard që aq e gllabroi lexuesin gegë sa edhe po t’ia japësh nji copë leximi gegnisht, gjatë leximit e transkripton si pa vetëdije në tosknisht. Meqë ky ka qenë objektivi i standardistave kjo arritje natyrisht i gëzon pa masë. Megjithkëtë padrejtësia u frymëzon të drejtëve kambënguljen e ngadhnjimit. Shtimi i përpjekjeve të së drejtës, ia shton energjinë të ecunit drejt qëllimit që meriton përpjekjet tona të parreshtuna.

Gjokë Vata

 

Mazhoranca aktuale italiane “hap dyert”

Italia, shtëpia e dyte e emigranteve. Në fillim të tetorit një “sanatoria” e re.

Shumë shpejt, rreth 350 mije emigrante nga vende të ndryshme të bots, mund të futen brenda rregullave të emigrimit legal ne Itali, fale iniciatives se ndermarre nga mazhoranca aktuale e drejtuar ng Romano Prodi. Një seri lehtësimesh pritet të mundesojne një jetë me të mirë për shumë emigrante, mes të cileve edhe ata shqiptare.

Ishin të shumte emigrantet shqiptare, të cilet ne prag të zgjedhjeve politike të prillit 2006 ne Itali, e shikonin me simpati fitoren e mundshme të se majtes se udhëhequr nga Romano Prodi. Siç është e natyrshme, gjykimi nuk behej politikisht, por nga ndikimi që do të kishte ne jetën e emigranteve, edhe atyre shqiptare, largimi nga pushteti ne Itali i të djathtes, vecanariht të dyshes Bossi- Fini. Me kete binom, shqiptaret si edhe shumë etni të tjera emigrantesh ne Itali, lidhnin ligjin famëkeq me të njëjtin emër, i cili veshtiresoi ndjeshem punësimin e të huajve.

Vota e italianeve, të cilet ne 5 vite të qeverisjes Berluskoni, konstatonin një varfërim të shtreses se ulet dhe të mesme të shoqerise si dhe një favorizim të klases se larte të bisnesmeneve dhe sipermarresve, realizoi edhe deshiren e emigranteve, edhe atyre shqiptare: ne pushtet erdhi e majta e drejtuar nga Romano Prodi!

Ne fakt, tek e majta, jo vetëm ne Itali, por edhe gjetke ne BE, emigrantet shohin mundesi me të mëdha për të realizuar aspiratat e tyre për kushte jetë dhe pune me të mira. Edhe gjatë fushates, Prodi dhe lideret e tjerë të se majtes e kane publikuar kete deshire të tyren. Një nga hapat e pare të hedhur nga qeveria Prodi, ishte pikërisht ne drejtim të një trajtimi me dinjitoz të emigranteve.

Sipas asaj që përflitet, shumë shpejt, mbase ne fillim të tetorit, do të hyje ne fuqi një “sanatoria” e re për të gjithe emigrantet ne Itali. Emigrantet shqiptare që jetojne ne Itali që ne fillim të viteve 90, kujtojne se këto nisma janë ndermarre gjithmonë ne kohen e qeverive të majta. Një iniciative e tille e qeverisë italiane, synon mes të tjerave jo vetëm legalizimin e shumë emigranteve klandestine ne Itali, por edhe “skedimin” le ta quajme të të gjithe tyre që kohë pas kohë, kane hyre ne gadishullin Apenin. “Sanatoria” parashikon kushte lehtësisht të plotesueshme nga ata që duan të legalizohen si emigrante të ligjshem. Nga përvoja e viteve të kaluara, mjafton një kontrate pune dhe një marrëveshje qeraje për basen ku jeton emigranti, për të aplikuar. Njëkohësisht, permes këtij procesi, Italia ka mundesi të “kaloje ne site” të gjithe emigrantet klandestine, ti marrë shenjat e gishterinjeve, duke eliminuar ne maksimum elementet kriminale edhe për të ardhmen.

Një tjeter iniciative e qeverisë italiane, është edhe mundesia që do i jepet çdo të huaji, për të merkur pune ne Itali. Deri me tani, të gjithe ata që kërkonin një mundesi për një jetë me të mirë ekonomikisht ne Itali, zgjidhnin rrugen ilegale, duke vene ne rrezik jo vetëm jetën e tyre, por edhe duke u kthyer ne një kontingjent të mundshem për përdorim nga krimi. Shumë shpejt, cdo indivi do të kete mundesi të aplikoje pranë ambasadave apo konsullatave italiane për vize pune-kerkuesi. Kjo për faktin e thjeshtë, se punedhenesi italian, nuk mund ti ofroje një kontrate pune një të huaji ne vendin e tij të origjines, pa e njohur me pare nga afer, pa i konstatuar aftesite apo kualifikimet e mundshme personalisht. Ai që kërkon pune ne Itali, thjeshtë duhet të paraqese ne seline diplomatike italiane garanci nga të aferm apo të njohur, për mundesine ekonomike të qenrimit ne kete vend. Kjo do të thote, se i garantohet ushqimi, fjetja dhe lëvizja ne kërkim të punës ne Itali.

Shumë shpejt ne Itali, duhet të fillojne të ngrihen edhe komitete konsultative me emigrante të etnive të ndryshme. Sipas zyrtareve të qeverisë italiane, qellimi është tërheqja e mendimeve nga emigranteve se si mund të arrihet me mirë integrimi i tyre ne shoqerine e vendit mikprites. Ne sherbim të natyralizimit dhe pershtatjes se shpejte me rlitetin italian, po shihet mundesia e aplikimit të pjesëve me të rendesishme të kushtetutes edhe ne gjuhe te tjera pervec asaj italiane.

Sa thamë me siper, janë ne funksion të dhënies se shtetesise italiane emigranteve të huaj, ne një afat kohor me të shkurter se 10 vjet, sa është aktualisht. Ne fakt, një nga nismat me të rendesishme të qeveris aktuale italiane, është pikërisht kjo. Është ndjekur shembulli i shumë shteteve të tjera demokratike dhe jo vetëm evropiane. Me kete hap, rriten me shumë pergjegjesite e emigranteve, të cilet duke u bërë shtetas italiane me të gjitha efektet, kontribuojne me shumë dhe ne të gjitha drejtimet për Italine.

Këto janë vetëm disa nga iniciativat e ndërmarra nga qeveria Prodi, pa llogaritur edhe shumë e shumë të tjera që priten të ndërmerren. E majta ne Itali, i ka të gjithe numrat e nvojshem i ne Dhomen e Deputeteve ashtu edhe ne Senat. Kjo është edhe diferenca ne mes ih- qeverisë Berluskoni me atë Prodi aktualisht. Ne fakt, komuniteti i emigranteve ne Itali, i dyti për nga madhesia, prej kohesh nuk kishte demonstruar ndonje përkrahje të madhe për ekponentet e qeverisë Berluskoni. Siç thamë me siper, me se shumti zgjedhja ishte ne drejtim të asaj që ofronin për emigrantet. Nder ngjarjet me të bujshme, jo vetëm për komunitetin shqiptar, por për të gjithe emigrantet ne Itali, ishte konflikti i liderit të “Lidhjes se Veriut” Umberto Bossi me presidentin e “Lidhjes se Shoqatave Shqiptare e Arberesh ne Itali”, bashkëqytetarin tone, Alban Kraja. Nenvizojme se Kraja është antar nderi i “Unionit të Gazetareve Profesioniste të Veriut” (www.ugpv.org, shoqate e cila është e binjakëzuar me “Lidhjen” e krijuar nga shkodrani ne Rimini të Italise. Pas shumë vitesh seanca gjyqesore, me ne fund drejtësia italiane, e mbylli kete ceshtje, duke u konsideruar kështu një fitore për Albn Krajen, emigrantet shqiptare dhe të gjithe të tjeret ne Itali. Nuk po zgjatemi ne kete histori, pasi jo ka qene shumë here e pranishme ne faqet e gazetes “Shqiperia Etnike”, mik dhe bashkepunetor i shqur i të ciles, është Kraja.

Tashmë, ngelet vetëm të presim materializimin e sa thamë me siper. Ne ditet dhe javet ne vijim, permes shërbimeve tona që do të relizojme ne shumë rajone dhe qytete të Italise, ne bashkëpunim me “Lidhjen e Shoqatave Shqiptare e Arberesh ne Itali” dhe me mbështetjen e gazetes “Shqiperia Etnike”, do të sjellim informacione me të plota, ne lidhje me atë që ka bërë, po ben dhe do të bëjë për emigrantet qeveria Prodi. Jo vetëm kaq. Ne faqet e gazetes do të vijojne të rikthehen edhe reportazhe dhe materiale informative ne lidhje me aktivitetin e emigranteve tane ne Itali, me festat dhe manifestimet e ndryshme që do të organizojne.

Flore Malocaj

Artur Vashja

Jozefin Gilaj

 

Mitizimi i lidershipit, si patologjia e shoqëria

Nga Albert Vataja

Si çdo shoqëri në zhvillim, edhe produkti njerëzor shqiptar nuk e sheh veten jashtë këtij diktati të rrjedhimit logjik të kapërcyellit të epokave. Pamëdyshja për të insistuar tek kjo filozofi që gjurmon popujt nuk më ngre barriera për të menduar se në një ndalesë do të krijonim një tjetër konturim të asaj që pasqyron në rrethrrotullinë e qenësisë së saj shoqëria shqiptare. Në vetvete ajo reflekton trajtat e një natyre disi tej këtij piketimi filozofik. Molepsja me politikën, si me një epidemi e ka vanë atë para shumë sfidave të pamundura për t’u mposhtur.

Politika duke u bërë një ushqim oreksi, për të cilin e kalon çdo babëzi i ka deleguar popullit tim të drejtën për të qenë ndër ato pak popuj, që duke u marrë kaq shumë me punët që nuk i takojnë, si pa teklif e ka angazhimin e së përditshmes që fillon dhe mbaron tek kulmi i shtëpisë së vet. Fatale e konturon problemin kthimi i angazhimit me politike si qëllim në vetvete. Sapo politika gjen shtegun si ai përroi i kahershëm, e zbret pa bërë zhurmë, beh papritmas një dimension politik me ca muhabete “si kofini pas të vjelave”, e shtrëngata fillon. Sakaq ai përrua tani teposhtet gjithë tërsëllimë duke marrë me vete drurë, gurë e llum.

Rikthimi i ish-kreut të Partisë Socialiste, faktorizimi i tij mediatik në politikën e ditës fragmentarizohet jo vetëm si një argument por dhe si një “perspektivë” e asaj të majte që ka kohë që vuan problemin e lidershipit, e që nuk mundi të mbetej jashtë edhe deklarimeve të Nanos. Spostimi në kohë dhe në hapësirë e kësaj figure politike kaq karizmatike, duke lënë në skenë rivalin e tij politik, sot Kryeministër u përcoll në realitetin shqiptar si fundi i një epoke. U duk sikur veç politikës edhe tërësia fizike dhe psikologjike e kësaj kashre të rruzullit filloi të ndjehej më e lehtësuar, të merrte frymë më thellë. Por fatkeqësisht paskemi parë apo kuptuar një realitet virtual shqiptar. Këtë merr përsipër të na e rrëfejë riatdhesimi politik i Nanos, shpërthimi torturues i ethes së malaries mediatike dhe temperaturat e larta të shoqërisë. Gjithçka shqiptare u duk se rivuri vend sërish. Por tashmë më një ndryshim. Nëse deri dje kishim dy artikulime politike, tashmë pluskimet e personazheve dytësorë me filozofinë e tyre të të bërit politikë sipas dy modeleve nuk mbeten në miniaturë. As për ata nuk kishte vend në periferi. Ja ku u vumë ballë për ballë me lidershipin. Ata erdhën dhe duke imituar bënë çmos për fronin e faraonit, pa mundur të ngjitnin shkallët deri tek altari ku ende breroret e liderëve legjendar vezullonin.

Politika shqiptare në përgjithësi dhe ajo e majtë në veçanti, ngërçin më të paevitueshëm kanë atë të liderit legjendar. Ky ishte, është dhe ka gjasa të mbetet si religjion i politikbërjes në Shqipëri. Trumbetimi i hyjnizimit të këtij dimensioni politik dirigjon në tërësi gjithë sistemin e politikëbërjes, duke e shtegtuar këtë aktivitet të shoqërisë drejt një ngurtësimi. Riciklimi në të përditshmën mediatike të Nanos është dëshmi e patjetërsueshme e samëlartcituar. Ai duke u rikthyer nuk konsumoi asnjë vepër penale, për më tepër, me këtë ai dëshmoi se prania e tij në arenën politike është një domosdoshmëri.

Pamundësia masiviste për ta kuptuar si madhështore piramidën e politikës pa faraonët e saj Nano dhe Berisha, nuk është një problem që mbartet e zë vend për fajin e këtyrë dy figurave, roli i të cilëve ka qenë i patjetërsueshëm në politikën shqiptare. As filozofia e propozuar prej tyre në artikulimin dhe faktorizimin në jetën politike shqiptare nuk merr përsipër të jetë përgjegjës për mungesën tonë të gatishmërisë për të rrokur tjetër figurë, të tjera mendësi, tjetër filozofi, të tjera alternativa, tjetër portret, të tjera botëkuptime.

Kjo më shumë se një sëmundje është një patologji e trashëguar në rrugëtimin tonë gjenetik të shtetbërjes. Nëse grekët e lashte shpikën perëndi për të bërë shtet, dhe e bënë, kjo nuk do të thotë se ata kufizuan vendin në Olimp për të tjera perëndi që nevojiteshin. Nëse ata sot flasin më shumë për Aristotelin se sa për Artemisën apo Athinanë, kjo tregon se ata besonin edhe tek dija pozitive. Dhe mbeten edhe sot e kësaj dite, Olimpi si tempull dhe kujtesë historike, sikurse Sekrati, Sofokli, Aristofani, etj, si dimensione të mendimit dhe pika të larta referimi nga ku Greqia shihet shum larg.

Emancipimi politik i një shoqërie nuk është një detyrë që u përket tërësisht personazheve që shfaqen e zhduken, figurave që lartësohen e gremisen, dimensioneve që uzurpojnë e faniten. Eshtë domosdoshmëria për ta kuptuar të sotmen dhe të ardhmen si argumente fizike dhe shpirtërore që piktakohen në unin e çdokujt. Politika është një produkt konsumi. Duke qenë e tillë ajo duhet të trajtohet si e tillë, kjo për të mos i lënë më shumë mundësi territoriale në jetën dhe të përditshmen tonë.

Në të kundërt nëse duhet domosdo ta shohim politikën si qëllim, duhet krahasimisht të përcaktohen dhe parametrat e duhur të të përfshirit dhe trajtimit të saj në raport me unin tonë. Në këto kushte në e shohim politikën si një mënyrë për të orientuar qëllimet tona, por gjithsesi duke ruajtur të paprekur, racionalitetin, vetëdijen, ndërgjegjësimin dhe botëkuptimin tonë për të.

Duke qenë pre e patologjisë sonë për ngritjen në kult të NJE-shit, dhe paprekshmërinë e tij, provojmë të mbajmë në vetveten një lloj skllavërimi që do të trashëgojë pasoja si për unin tonë ashtu dhe për filozofinë e udhëheqësit në politikë. Ato do vazhdohet të mbeten të përjetshëm perandor dhe ne të përjetshëm skllevër të pranisë së tyre. Mbase jo gjithçka është në kapacitetet tona për sa i përket zgjedhjes, apo legjitimitetit për të besuar dikujt tjetër të drejtën për të na përfaqësuar. Gjithsesi ne duhet të bëjmë të pamunduren ta shohim veten jashtë këtyre vargonjve. Bashkë me kohën, me kapërcimin e breznive ne duhet të ndërtojmë të tjera marrëdhënie edhe me pikëtakimet e mendësive politike. Ndryshimi është një faktor i pamohueshëm, gjithmonë nëse e mbështesim mbi baza logjike, rrjellojën qoftë edhe fizike të gjërave. Ne duhet me domosdo të mësohemi më një trajtim më tokësor të lidershipit në politikë. Hyjnizimi i derisotëm i këtij faktori ka bërë që ata të bëhen jo vetëm zotër të karriges së tyre dhe zotërues privilegjesh që rrjedhin prej saj, por edhe diktues të fateve tona. Kjo është e drejta e tyre e propozuar nga orjetimin jonë i politikës dhe marrëdhënieve tona me të.

Mitizimi i lidershipit nuk varet nga e drejta e tyre për të zgjedhur apo për të kontribuar në lartësimin e vetes deri në kulmet nga ku i rrëzon vetëm rrufeja. Ai është dhe mbete pjella e mëndësisë kolektive e asaj që mund të thuhet troç, patologjisë së kahërërrokur ndër shqiptar për bajraktarin, mbretin, udhëheqësin, kryetarin për të zbritur tek këta të fundit, pagëzimin e të cilëve ta bëjë secili për oreksin e tij. Sa më vonë që të kuptojmë se gjërat duhet ndryshuar për hir të së ardhmes, aq më të pamundur to ta kemi mundësinë e shërimit nga kjo tifo.

 

Të jetosh nëpërmjet fjalës së Nënë Terezës

Në ditët tona, qofshin ato të lumtura apo të hidhura, njeriu përjeton shumë ndjenja që duke medituar dhe duke i kuptuar arrin në përfundimin se gjithçka është pjesë e jetës. Por, ç’është në të vërtetë jeta? Ajo është një ndeshje e ashpër mes realitetit dhe ëndrrës. Është një monotoni për të shkuarën, shpesh herë edhe nostalgji, por edhe një kureshtje brejtëse për të ardhmen. Jeta mund të jetë një “gjellë” me shumë shije. Një gjellë ku shumë herë kripa është e hidhur. Jeta është një skicë apo një vizatim ku nuk mund të përdoret goma për të fshirë. Shpesh, ne njerëzit frikësohemi nga kërcënimet e saj, por asnjëherë nuk themi se jeta është e tepërt.

Nëna jonë Terezë na ka dhënë një tablo të mrekullueshme mbi konceptin e jetës. Ndoshta askush në të vërtetë nuk mundi ta kufizonte jetën sepse as jeta në vetvete nuk mundi të kufizohej…

Jeta është mundësi, kape!

Cili njeri vallë jetoi dy jetë?! Askush! Askush nuk mundi të kapte për së dyti herë mundësinë e të rilindurit e të rijetuarit. E ku ka më bukur se sa të kesh mundësi të jetosh! E të jetosh do të thotë të ëndërrosh. E, në mes asaj mundësie ti mund të kapësh edhe mijëra mundësi të tjera.

Bëj kurajo dhe kape mundësinë më të mrekullueshme që mund të të ofrohet ndonjëherë, “Jetën”.

Shikoje se si jeta vezullon me një bukuri të mahnitshme që as ti e as unë nuk do të kishim guxim ta prishnim apo ta shpërfillnim. Shikoje si hidhet e përdridhet si lozonjare, kërkon të të shfaqë bukurinë e saj, të t’i tregojë të fshehtat, sekretet, kërkon që ti ta admirosh. Por në vend që ta kuptosh atë bukuri, ti shpesh herë habitesh me lëvizjet e saj. Përpiqesh t’i kuptosh por sa shumë largësi ndjen me të. Sa ftohtë i sheh bukuritë e saj. E, ajo sillet e sillet rreth teje, të flet me atë gjuhën e magjishme, të ledhaton me buzëqeshjen, me lumturi, e adhuron atë, i bindur megjithëse pak në mëdyshje se ekziston dhe harron jetën, këtë bukuri hyjnore. Shiko si i stolis ditët e tua plot gjallëri dhe emocion. Shikoje këtë ëndërr pa zgjim, adhuroje, por mos guxo ta lëndosh. Mos harro: Jeta është bukuri, admiroje!

Jeta është lumturi, shijoje! Ditët e tua t’i qëndis jeta sipas mënyrës së saj. Peri i saj është i artë por mantelin duhet ta përgatitësh ti vetë. E, ndërsa jeta qendis pëlhurën tënde, ti shijon dhe përjeton gjithçka. Mos u zgjo asnjëherë nga ëndrra e jetës. Kupto thelbin e kësaj ëndrre pa mbarim. Përballu me të pa egoizëm. Mos beso në mrekulli por mos e prano rënien. E, ndoshta do ta kuptosh se vetë ëndrra është një mrekulli. Përdor ambicjen tënde për ta bërë realitet këtë ëndërr. Jeta është një ëndërr, bëje realitet!

Shpesh herë je në kërkim të forcës, por nuk e gjen. Kërkon forcë ta përballosh një zhgënjim, një lot, një dhimbje… Ndihesh e pafuqishëm. E, në fakt ti nuk e di se kjo është një sfidë mes teje dhe jetës. Një sfidë e ashpër ku ti kërkon të mbijetosh e jo të sfidosh. Pra, jeta është një sfidë, ti thjesht përballoje!

Duaje rregullin e jetës, pranoje atë ashtu siç të jepet dhe kryeje deri në pikën e fundit këtë detyrë që mund të jetë e vështirë, por asnjëherë e pamundur. Jeta është detyrë, kryeje!

Mos i kërko jetës të jetë e pafajshme kur as ti nuk je aq naiv. Luaj lojën e saj dhe rolin që të takon. Përdor dinakërinë tënde, por pa djallëzi për të shtyrë ditët e servilizmit të jetës. Luaj por pa dëmtuar jetën dhe pa shkatërruar jetën. E, atëherë do ta kuptosh. Jeta është një lojë, luaje!

Kujdes që të mos e humbësh një thesar të çmueshëm. Ruaje shumë shtrenjtë dhe do ta kuptosh se çdo sekond vlen shumë. Jeta është e çmueshme, kujdesu për të!

Jetën nuk mund ta blesh e as nuk mund ta shesësh me paratë dhe arin e gjithë botës. Jeta është një pasuri vetëm e jotja që nuk mundet të blihet apo shihet por vetëm të fitohet ose të shkatërrohet. Prandaj jeta është një pasuri, ruaje!

Sa mirë do të ishte sikur të jetoja njëmijë jetë, por nuk është nevoja. Mjafton të jetosh një herë duke u ushqyer nga dashuria dhe fisnikëria. A do të të mjaftonte një jetë ta zbuloje një dashuri e 999 jetë të tjera ta përjetosh?

Jeta është një dashuri, gëzoje!

A mundesh vallë të demaskosh misterin e jetës?! Po ta arrish një gjë të tillë nuk do të bëhesh i njohur apo i famshëm, por i pavdekshëm. Jeta është mister, vrapo ta zbulosh!

Duhet të përmbushësh një premtim. Një premtim që ti pa vetëdije e ke bërë por që duhet të jesh aq i ndërgjegjshëm sa ta përmbushësh. Po kur? Dje, sot, nesër, çdo sekond. Pra, jeta është një premtim, përmbushe!

Mos u dorëzo nga një lot që pas një zhgënjimi të ra mbi faqe. Nuk është asgjë tjetër veç një trishtim i jetës që do të të kalojë. Kupto, jeta është një trishtim, kaloje!

Këndoji bukurisë, lumturisë, ëndrrës me një melodi të ëmbël. Por mos harro t’i këndosh trishtimit, vuajtjes, sfidës… Përcilli këto me një melodi të trishtë e atëherë do të vëresh se, jeta është një himn, këndoje!

Lufto kundër vetes, dëshirës, ëndrrës e trishtimit. Lufto me jetën kur ajo të sulmon. Po kush vallë do të fitojë në këtë duel. Këtë zbuloje nëse e pranon luftën, në të kundërt, jeta do të të mundë pa e ditur se ti di t’i rezistosh. Jeta është luftë, pranoje!

Jeta s’është asgjë tjetër veç një aventurë që shpesh herë përjetohet pa u ndjerë dhe vetëm ti je pjesë e rrezikut të kësaj aventure. Jeta është një aventurë, rrezikoje! Jeta të jep atë që ti ke frikë ta kërkosh. Ajo lexon dëshirat e tua. Do të jesh i lumtur, për këtë ji i sigurt dhe vetëm atëherë pranoje se lumturinë ta dha jeta. E pra, jeta është lumturi, meritoje!

Që të mësosh gjithçka mbi jetën, duhet ta jetosh atë, e gjatë kësaj udhe, do të përballesh me mundësitë, bukuritë, ëndrrat, sfidat, detyrat, lojën, vlerën, pasurinë, dashurinë, misterin, premtimin, trishtimin, himnet, luftërat, aventurën, lumturinë… Atëherë të jesh i sigurt se jeta është jetë, mbaroje (jetoje)!

Emiranda Lukaj

 

Ne prag të çeljes se Degës se Gazetarisë ne Shkodër

Gazetaria televizive

Shqipëria nuk ka patur para viteve ’90 një shkolle të mirëfilltë të “Gazetarisë televizive”. Edhe fakulteti i gazetarisë (i cili ne fakt, nuk ishte mirëfilli i tille!) i asaj kohë, nuk mundi apo nuk deshi asnjëherë të krijonte një profil të tille. Shembulli me i mirë, janë kronikat televizive të para viteve’90, ku një person me sado pak eksperience, e konstaton se lajmi është thuajse “gazetash”. Pa iu shtuar këtyre, edhe politizimin e tejskajshëm si ne çdo aspekt të jetës.

Çelja e Degës se Gazetarisë ne Shkodër, është një nga lajmet me të mira të paktën të këtyre viteve të fundit, për komunitetin e njerëzve që ushtrojnë këtë profesion prej shumë kohesh. I përmbledh të gjithë (edhe veten!) ne togfjalëshin “komunitetin e njerëzve që ushtrojnë këtë profesion”, pasi e ndjej të vështirë ti cilësoj “gazetare”. Jo pse është ndonjë profesion “luksi” të paktën për ata që punojnë ne media lokale, porse realisht, nuk e dimë akoma se cili është gazetar dhe cili jo, se kush u dha këtë titull dhe për fare arsye. Këto mund të përcaktohen, nëse janë kritere, vetëm ne baze të “vjetërsisë” ne pune të individëve, të mediave ku punojnë dhe mbase edhe të rrogave që marrin e kushteve të punës. Jam nder të paktit njerëz, që me ngulm kam kërkuar dhe nuk jam penduar aspak, që të ndërtohet një organizëm për certifikimin e vlerave ne këtë profesion. E thënë ndryshe, të ketë një Komitet apo diçka të tille, që të licencoje, të monitoroje dhe të heqë të drejtën e ushtrimit të profesionit (sipas disa kritereve të përcaktuara qartë) për gazetaret. Tema është e kahershme dhe publike, prandaj nuk dua të zgjatem shumë. Ne prag të hapjes se Gazetarisë ne Shkodër, thjeshtë dua t’ju kujtoj të gjithë atyre që do ta fillojnë e përfundojnë atë kurs, si edhe ne dege të tjera, nuk o të thotë se do të jene gazetare. Këtë e ka treguar koha dhe ne shumë vende të botes, por edhe ne Shqipëri, ku të diplomuar ne gazetari, ne rastin me të mirë dhe fatlum, janë bërë zedhenes të institucioneve të ndryshme. I shkruaj këto rradhe dhe të tjerat ne vijim për “Gazetarinë televizive”, duke qene një nder personat që kam krijuar mediat vizive të Shkodrës, kam menaxhuar ato ne vite dhe vazhdoj të punoj. Një eksperience kjo e fituar natyrshëm, pa ndërprerë edhe lidhjet me median e shkruar por edhe me radion, pasion i kahershëm i imi.

 

***

Si çdo profesion tjetër, edhe gazetaria ne përgjithësi dhe ajo televizive ne veçanti kane rregullat e përcaktuara qartë. Jo çdo shkrim (proze), mund të jetë ne vetvete lajm ose ne formatin e lajmit. Me evoluimin e këtij profesioni, rregullat gjithnjë kane ardhur duke u forcuar dhe perfeksionuar, gjithnjë për ti dhënë lexuesit, dëgjuesit apo shikuesit, një prodhim sa me cilësor. Me herët, mjaftonte ti përgjigjeshe tre pyetjeve gjatë raportimit të një kronike apo lajmi dhe pikërisht: Ku? Kur? Cfare? Sigurisht, behet fjale thjeshtë për një standard orientues dhe duhet patur parasysh se strukturimi i materialit informativ të shkurte (kronike, lajm) është ne varësi të asaj që rëndom ka filluar të quhet “scoop” ne gazetari dhe nuk ka nevoje shumë edhe për përkthim, që nëse do të behej, i përafrohet termit “buje”. E thënë ndryshe, nëse do të ndodhte një vrasje ne sallën e Kuvendit, interesante do të ishte që lajmi fillimisht, ti jepte përgjigje pyetjes “ku?”, pasi do të tërhiqte me shumë interesin e lexuesve. Nëse një vrasje do të ndodhte pak minuta para se të vinte p.sh. një kryeministër për vizite, do të ishte me interesante që të fillohej shtjellimi me kthimin e përgjigjes se pyetjes “kur?”. Një mosmarrëveshje e përhershme, dhe jo vetëm ne Shqipëri, është ajo ne mes gazetareve dhe gjuhëtarëve, ne lidhje me ndërtimin e fjalive të lajmit. Të dhënë shumë pikërisht pas “scoop”-it, shpesh gazetaret, bazuar ne cfare thamë me sipër, nuk respektojnë rigorozisht rreshtimin e gjymtyrëve të një fjalie, ne rregullin e zakonshëm “kryefjale, kallëzues, kundrinor etj.”. Ne këto raste sigurisht, ka një peshe shumë të madhe edhe vetë bagazhi i gazetarit, i cili duhet të gjeje një të mesme të përpjesshme ne mes të respektimit të normave gjuhësor, por edhe e dhënies se “të rese” sa me me profesionalizëm për lexuesit, dëgjuesit shikuesit. Një tjetër mënyrë e përcjelljes se materialit informativ tek klientët, është edhe ajo që ne anglisht konsiderohet e 5W-ve. Duke e shqipëruar, për te dhënë një lajm apo kronike, ndoshta ne një mënyrë me të hollësishme, i duhet përgjigjur jo me tre pyetjeve, por 5! Ne anglisht, të gjitha këto fillojnë me germën e pare “w”, ndërsa ne shqip do të ishin: Kush? Cfare? Ku? Kur? Pse? Qellim ne vetvete, nuk është te arrihet kompletimi deri ne fund i përgjigjeve ndaj pyetjeve te mësipërme, por për te kënaqur kuriozitetin e lexuesit, dëgjuesit apo shikuesit, ndoshta duke i dale përpara edhe pyetjeve te mundshme që ai ka ne mendje e duke i dhënë edhe përgjigjet relative. Tre aspektet themelore te gazetarisë bashkëkohore janë: Saktësia, Konciziteti dhe Qartësia. Ne anglisht gjithnjë, ne baze te germave fillestare te këtyre tre fjalëve, konsiderohen edhe si ABC e gazetarisë anglosaksone. Me e rëndësishmja nder to, është sigurisht saktësia. Një artikull mund te jete tërheqës mund te jete edhe i karakterizuar nga një stil i pagabueshëm, por nëse mungon saktësia, nuk ka asnjë vlere. Gjithnjë duhen verifikuar burimet e tua te informacionit.

 

***

Askush nuk e ka “të shkruar ne balle” se është apo mund të behet gazetar! Është kjo këshilla e pare që do ti jepja çdo individi që mendon këtë alternative jo thjeshte dhe vetëm si pasion, por edhe profesion. Ne bote, janë te shumta rastet, kur vetëm pasi është ulur të shkruaje dhe të lexohet nga të tjerët; vetëm pasi ka dale para një mikrofoni dhe ka folur; kur ka bërë një kinoprove dhe ka fituar, nga njerëz mese të zakonshëm, janë zbuluar talente që kane bërë edhe historinë e gazetarisë ne periudha të ndryshme. Pavarësisht nëse dikush është mosbesues ndaj jush, deri me momentin që ju të provoheni, jeni potencialisht i afte për të ushtruar profesionin e gazetarit. Nga ana tjetër, jo gjithmonë, pse ju keni pasion, apo mendoni se jeni “i prere” për këtë profesion, do të bëheni gazetar.

Talenti, i dhuruar nga Natyra apo Zoti, është një pikënisje shumë e mirë ne profesionin e gazetarit! Kjo nuk do të thotë se një njeri që ka shkruar mirë hartimet, ka kënduar ne vogëli, apo është fotozhenik, mund të shkruaje ne gazete, të flasë ne radio apo të punoje i prezantues ne TV. Por nuk duhet harruar asnjëherë se edhe një “gagaç”, mund të behet një orator, madje edhe nder me të mirët e të gjitha kohërave. Ne ndihme na vjen nga Greqia e lashte, Demosteni. Një njeri që i mbahej goja që ne lindje, përballej rregullisht çdo dite me egërsinë e valëve të detit dhe sot e kësaj dite, mbahet nder oratorët me të mirë të të gjitha kohërave. Ky është vullneti, për të arritur diçka. Gjithmonë, vetëm përmes ushtrimit dhe punës sistematike.

Dëshira për të rifilluar edhe nga gabimet, drejt standardeve profesionale! Ne çdo profesion, kush punon, edhe gabon. Aq me tepër, ne një profesion të ri dhe të vështirë, ku Shqipëria nuk ka ndonjë “shkolle” të mirëfilltë. Ne fillimet e “Gazetarisë televizive” ne Shkodër e Shqipëri (e kam fjalën për TV private), binin ne sy kronika apo lajme me një kohëzgjatje jashtë çdo norme dhe standardi, ku një shërbim televiziv zgjaste jo me pak se 4 minuta, ne shumë raste deri ne 7! Gradualisht, me kalimin e viteve, por edhe duke përvetësuar eksperiencat e mediave të huaja, filloi përafrimi me standartet profesionale. Kjo vlejti jo vetëm për kohëzgjatjen, por edhe parametra të tjerë, si stili i të shkruarit, pasqyrimi i thelbit dhe i detajeve kryesore, përcjellja (lexim+interpretim) e lajmit deri edhe tek teknologjia për prodhimin e tij, ku nga analog, tashmë po kthehet gradualisht ne çdo media ne digjital. Jam i bindur se kjo ka qene një eksperience shumë e vlefshme.

Puno dhe lër të punojnë edhe të tjerët, pa xhelozi, pasi ka vend për të gjithë (të aftet)! Sigurisht, edhe ne këtë fushe nuk ka mbetur asgjë “për të shpikur” ne shqiptaret ne gazetari, e aq me pak ne atë televizive. Mjafton të kesh dëshirën e mirë për të akumuluar dije ne këtë fushe, i çdo tjetër, pasi mundësitë nuk mungojnë. Veçanërisht ne Shkodër, standardet krahasuese profesionale, janë gjetur lehtë, përmes kanaleve televizive shtetërore italiane RAI, që shiheshin dhe shihen pa shumë probleme që nga koha e komunizmit. Nga ana tjetër, veçanërisht pas vitit 1997, kur mediat vizive private linden edhe ne Shkodër, literatura filloi të vërshojë nga jashtë vendit. Ne këto kushte, u krijua le ta quajnë, klasa e pare e gazetarisë, e cila u perfeksionua me kalimin e viteve ne eksperienca profesionale, pa patur, siç është e kuptueshme një arsim të përshtatshëm (dege Gazetarie). Ajo që ekzistonte para viteve ’90, ishte e përqendruar tek media e shtypur apo “printuar”, pa llogaritur se ishte tërësisht e politizuar, fakt i kuptueshëm. Nuk mund të mohohet, se penda të atyre viteve, vijuan me kompetence madje edhe sot, duke iu përshtatur standardeve me të mira bashkëkohore profesionale. Nga viti ne vit, shihet e vështirë bashkëjetesa ne mes brezave ne profesionin e gazetarisë, veçanërisht asaj televizive. Emra të cilësuar “VIP”, për faktin e thjeshtë se kane punuar apo punojnë ne media me mbulim kombëtar me sinjal, sillen ne të gjitha studiot televizive, ne edicione lajmesh. Kjo, jo nga aftësia profesionale, por nga konjuktura të ndryshme. Ata janë kthyer ne një barrikade për të gjitha ata që aspirojnë ne këtë profesion, qofte edhe me diplomën e Gazetarisë ne xhep.

Mungesa e krijimtarisë, mbulohet fare mirë me punën ne grup! Si ne çdo profesion dhe sfere të jetës, kriza e ideve apo e krijimtarisë, është fare normale. Ne Gazetarinë Televizive, kjo mund të kalohet lehtësisht. Specifika e “punës ne grup” që k ky lloj i gazetarisë, sjell lehtësi ne tejkalimin e kësaj vështirësie. Nuk janë të pakta rastet që një kameraman, i ka dhënë idenë e një kronike apo lajmi gazetarit. Nuk janë po të pakta rastet, kur ka ndodhur edhe e kundërta. E njëjta gjë mund të ndodhe edhe me sugjerimet e të tjerëve bashkëpunëtore, siç mund të jetë një montazhier, teknik audio apo video. Jo me kot, drejtuesi i Redaksisë, shefi apo kryeredaktori, e kane të nevojshme të mblidhen here pas here me stafin. Një person i vetëm, siç është kryeredaktori, e ka shumë të vështirë të gjeje çdo dite, ide për të gjithë vartësit e tij. Nga ana tjetër, çdo vartës, e ka shumë të lehtë që edhe çdo dite, të japë sugjerime edhe për kryeredaktorin. Është detyra e këtij të fundit, të përzgjedhë, të përcaktojë detyra dhe ne fund të ditës, të bëjë redaktimet e nevojshme dhe të nxjerre konkluzionet.

Perfeksioni pamje- zë- tekst, është shumë i vështirë, por duhet të përmirësohet vazhdimisht! Gazetaria televizive, përmbledh ne vetvete tre komponentë. Nuk mjafton vetëm të shkruash apo raportosh mirë (Shtypi i shkruar), nuk mjafton ta interpretosh mirë me zë (Radio), por duhet edhe të jesh i pranueshëm vizualisht (Pamja përmes kamerës) për atë që po i ofron prodhimin tënd. Nuk janë të pakte ata që e kane cilesur shumë komode punën ne gazete, edhe ne radio. Ndërsa ne Televizion, është shumë e vështirë, pasi duhen që tre komponentët që thamë me sipër, të jene përherë e ma pranë perfeksionit. Nuk kujtoj, jo vetëm ne Shqipëri, por edhe jashtë saj, që të jetë një gazetar i mirëfilltë televiziv, i cilësuar ne një kohë të caktuar, me i miri mbi dhe. Kjo tregon se koma nuk është arritur ne këtë perfeksion që kërkohet dhe mendoj se nuk do të arrihet edhe për shumë kohë. Kjo nuk vlen për gazetaret televizive të studios, të cilët janë ne rolin e intervistuesit, moderatorit, analistit, opinionistit etj. Ai që raporton lajmin, e përcjell atë qofte edhe nga vendngjarja,e ka shumë të vështirë detyrën e tij drejt perfeksionit. Megjithatë, është detyrë përmirësimi i përhershëm. Prandaj ne gazetarinë televizive, janë me të suksesshëm apo preferohen, ata që janë kaluar eksperiencën e shtypit të shkruar, por edhe të radios. Por nga ana tjetër, duhet pranuar se gazetari televiziv, duhet të jetë ne vetvete një tip estetik dhe i paraqitshëm. Është shenje e respektit që ka për të gjithë ata që i drejtohet me shërbimet e tija periodike.

 

***

Brenda një institucioni mediatik televiziv, pozicioni i gazetarit mund të jetë i ndryshëm, siç edhe perceptimi për punën e tij. Si rregull, ai është pjesëtar i një Redaksi, me një numër të caktuar kolegesh. Përgjithësisht, ne këtë fryme, kryesisht ne një Drejtori Informacioni, ekzistojnë disa ndarje apo Departamente. Ato janë ne varësi të interesave të Pronarit (Pronareve), shtrirjes se sinjalit, programacionit. Ne krye të çdo departamenti, zakonisht ka një Redaktor, por ne varësi të interesave, mund të jetë edhe një Kryeredaktor. Pjese perberese e Departamentit, përgjithësisht, janë edhe Kameramanët. Rregulli parësor është bashkëpunimi, por gjithnjë ne këtë “grup pune” gazetar- kameraman, fjala e fundit vendimtare është e gazetarit. Për cilësinë e shërbimit të kryer, është përgjegjës i pare pikërisht gazetari. Administrativisht, të gjithë janë nen varësinë e Drejtorit te Televizionit, i cili ne asnjë moment, nuk duhet të preke profesionalisht rolin e Redaktorit apo Kryeredaktorit. Sa thamë me sipër, vlen kryesisht për prodhimin e përditshëm dhe me të rendesishem të një televizioni, siç janë Lajmet, Rubrikat e ndryshme informative periodike, Përmbledhjet javore ose edhe Specialet.

Një nga pozicionet me te spikatura, është edhe ai i gazetarit ne studio televizive, i cili mund të jetë ne rolin e prezantuesit, moderatorit, intervistuesit, analistit, opinionistit. Ne të gjitha këto pozicione, arrihet shkalle- shkalle, ku me shumë se një kurs apo edhe diplome, vlen kontakti real me individin apo individët. Prezantuesi, është hapi i pare ne këtë spirale. Mjafton të jesh i rrjedhshëm ne të folur, të kesh një paraqitje estetike dhe një skenar të mirë përpara. Moderatori, është një shkalle me lart. Përveç asaj që cekem, duhet të kesh edhe një personalitet të fortë, edhe pse ndoshta gjithçka e ke të shkruar paraprakisht ne një pyetësor. Ne rastin me të thjeshtë, nuk duhet që emisioni që moderon, të të “ike” nga duart apo dikush që është ne studion tende, të “të marrë” rolin. Të paktën, duhet të jesh i afte të mbash të ftuarit ne linjë por edhe të kronometrosh kohen, t paktën kur kjo është e rëndësishme. Nëse emisioni behet “i bezdisshëm” për ata që e ndjekin, duhet te konstatosh, duke mos e lejuar “të bëjë bark” me shumë (është një term që përdoret ne këtë profesion, i huazuar nga balonat!). Duhet gjendur medoemos një zgjidhje. Me e lehta? Ti kërkosh regjisë të shfaqe disa minuta publicitet, gjatë të cilave tu tregosh te ftuarve se “kush komandon” ne studion tende!

Të kesh përballë një njeri që e njeh pak ose aspak, që ke vetëm 30 minuta që bashkëbisedon me të jashtë kamerave. Me pas, ta fusësh ne studio dhe të nxjerrësh nga ai, atë që dëshiron ti, apo që mendon se përbën interes për teleshikuesit e tu! Duket e vështirë, por është kjo detyra e gazetarit- intervistues ne studio. Mund të konsiderohet si një nga detyrat me të vështira, sidomos kur ke me shumë se një të ftuar, apo kur perfaqesojne “dy ane të kundërta të se njëjtës medalje”. Duhet një përvojë shumë e gjatë profesionale, një njohje ne detaje e temës apo temave që trajtohen, por mbi të gjitha një karakter i fortë, ne disa raste edhe “harbut”. Veçanërisht ne debate, të gjithë kërkojnë te flasin sa me shumë për të mbrojtur idetë, edhe pse ndoshta nuk thonë asgjë me fjalët e tyre. Intervistuesi, ndodhet ne mes dy zjarreve, mbase edhe me tepër. Ai që flet me shumë dhe ngre zërin, nuk ka gjithnjë të drejtë dhe nuk duhet toleruar. “Dora e fortë” e gazetarit, duhet të jetë e pranishme, madje edhe duke i kërkuar teknikes ti heqë nga puna mikrofonin. Hapësirën televizive, ndonjë i ftuar, mund ta përdorë thjeshtë si tribune për të shprehur interesat e tija, edhe pse mund të jetë krejt ndryshe me temën e emisionit, apo edhe me interesat e medias e të teleshikuesve të saj. Nuk ka shumë rendësi nëse këtë gjë ia bën një njeriu të zakonshëm, një deputeti, ministri, kryeministri, presidenti apo mbreti. Ne studion tende, persa kohë je para kamerave, je ti mbreti. Të tjerët, janë të gjithë me poshtë. Asnjëherë, nëse ti kërkojnë, të ftuarve nuk u jepen të gjitha pyetjet, ose nuk u tregohen të gjitha ato që ke ndërmend të pyesësh. Nëse të kërkojnë të jesh rigoroz ne ato që u ke servirur me pare, “bej hile”, duke e ndërprerë ne mes të përgjigjes se një pyetjeje. Ai nga “zelli” e oratoria e madhe, nuk do të hezitoje ti përgjigjet një pyetjeje që ti kishe ne mend. Nëse ndodh kështu, pra nuk i përgjigjet, ti je i fituar, të paktën përballë teleshikuesve, të cilët e ke gjithnjë detyrë ti japësh maksimumin tënd nga ekrani. Gjithmonë, pyetjet e lehta dhe pa shumë probleme, ndoshta edhe për “ti fërkuar shpinën”, lihen për ne fillim. Me të rëndësishmet ne fund, ose fshihen ne mes atyre me pak të rëndësishme. Para emisionit, asnjëherë nuk duhet të pish kafe me të ftuarit, pasi rrezikohen kompromise ne dem të cilësisë. Pas tij, jo vetëm kafe, por edhe komplimente. Nuk i dihet, mbase ke nevoje serish ta kesh ne studio, ku i dihet!

Analisti, është gazetari i cili tashmë, me eksperiencën e akumuluar nder vite, mund të analizoje ngjarje, fenomene që kane ndodhur, apo mund të ndodhin me vone. Përgjithësisht, analistet kane një peshe të madhe ne gjykimet e tyre publike, për vetë imazhin që mund të kenë krijuar. Kjo vlen për analistet, të cilëve, jo rradhe u janë vërtetuar analizat e tyre për ceshtje të ndryshme. Opinionisti, ka një tjetër pozicion, disi me të avancuar se analisti. Ajo cfare ai shpreh, thuajse merret si diçka që nuk ka nevoje për tu vërtetuar, por do të ndodhe. Kjo pasi, ka patur një seri “shënjestrash” të sakta dhe për një kohë të gjatë.

 

***

Jo çdokush, mund të jetë gazetar televiziv! Aftësitë profesionale, të cilat i rreshtuam edhe me sipër, duhet të jene kriteri i pare dhe i padiskutueshëm. Ka edhe një komponent shumë të rendesishem: pamja e jashtme. Askush nuk pret që ne ekrane të dalin ekskluzivisht portrete të tipit Elvis Presley. Por sërish akush, nuk do ta pranonte me kënaqësi portretin e “Kurrizos” se Notre Dame de Paris si gazetar televiziv. Mund edhe të mos jesh shumë “i pashëm”, por je i pranueshëm, i dashur apo fotozhenik ne sytë e teleshikuesve. Por gjithsesi, kjo mund të provohet vetëm përpara kamerës.

Figura e gazetarit televiziv, jo thjeshtë si pamje, duhet të jetë e pastër, e papërlyer. Ne ndryshim nga shtypi i shkruar, mbase edhe radioja, ne televizion njerëzit e kane shumë të lehtë të bëjnë lidhjen ne mes emrit dhe pamjes, portretit tuaj. E përmes ekranit, ne një komunikim të drejtpërdrejte (me telefon, apo me mesazhe), gazetari mund të vihet shumë lehtë ne vështirësi dhe me pak mundësi për tu mbrojtur: ne rastin me të mirë, e tradhton mimika. Janë të rradhe gazetaret, të cilët mund të përballojnë me sukses diçka të tille, sidomos kur “sulmohet” ne pikat e tija të dobëta personale.

Përshtatshmëria me situatat e ndryshme që mund të krijohen ne studio apo ne terren, është një tjetër aftësi e padiskutueshme për një gazetar televiziv. Mund të jesh brenda një dite përballë një ministri a kryeministri, krimineli apo polici, gjykatësi apo trafikanti. Me secilin duhet një sjellje e caktuar para kamerës. Diçka e vogël, një lëvizje e mimikës, jo vetëm mund të të tradhtoje, por të “hedhe ne ere” të gjithë shërbimin që keni filluar të bëni. Me të rrezikshmit ne këtë pike, janë ata që e njohin profesionin tënd dhe që sigurisht janë koleget e tu. Pa me të voglin dyshim, aftësia e kameleonit, do të ishte e përshtatshme ne shumë raste.

Gazetaria Televizive ne vetvete, është një ajsberg. Mbi sipërfaqe, duket jo me shumë se 30% e asaj që është ne të vërtetë. Ajo zhvillohet dhe ecën çdo dite, bashke me përparimin e teknologjisë. Është një sfide e vazhdueshme, e cila duhet përballur me gjoks, ne kuptimin me burrëror të fjalës. Sa me sipër, janë thjeshtë perceptime dhe përvoja profesionale të asaj që kemi lexuar apo studiuar ne libra, të cilat ne shumë raste, janë krejt të ndryshme nga teoria. Si gjithmonë, si ne çdo aspekt të jetës, vlen aksioma “Nuk mësohet noti ne të thate”!

Blerti DELIJA

 

President i Unionit të Gazetareve Profesioniste të Veriut

Bashkia Shkoder, 1.054 miliarde leke investime

Qeveria Berisha mban premtimet për qytetin me të madh verior

Brenda një muaji e gjysme, qyteti do të kthehet ne një kantier të vertetë ndertimi. Qeveria demokratike e kryeministrit Berisha, ia ka dhënë Shkodrës atë që i është mohuar ne këto 15 vitet e fundit, edhe pse të gjithe janë të ndergjegjshem se qyteti- martir meriton shumë me teper.

Shumë kryetare bashkish ne vite të qytetit të Shkodrës, do të kishin enderruar pozicionin e kryebashkiakut Artan Haxhi, teksa me 14 shahtor do të informonte bashkeqytetaret për një “bum” të mirefillte investimesh nga buxheti i rishperndare. Afërsisht, 11 milion dollare aerikane, të cilet pritet të fillojne të materializohen pas rreth një muaji e gjysme, aq sa duhet për procesin e tenderimit të veprave që do të ndertohen. Jo vetëm kaq, pas 6 muajve nga fillimi i punimeve, gjithçka pritet të perfundoje, gjithnjë ne varesi edhe të kushteve atmosferike, për të realizuar një pune sa me cilesore.

Ajo çfarë është e rendesishme, është se Bashkia Shkoder ka patur projekte, të cilat i ka paraqitur pranë qeverisë shqiptare. Siç kishte deklaruar me heret nënkryetari i Bashkise, Rudolf Rasha, projektet e paraqitura nga pushteti vendor, arrinin ne rreth 15 milion dollare. Akordimi i 11 milion dollareve, është një premise e mirë, aq me teper për të hedhur poshte akuzat e qeverisjes se majte socialiste, e cila akuzonte se Bashkia nuk ka projekte për të paraqitur ne qeveri, prandaj nuk ka investime ne Shkoder (!?).

11 milion dollare të akorduara dhe kjo vetëm për periudhen e mbetur të këtij viti ne vijim, tregojne një interes pozitiv të qeverisë dhe ne mënyrë të veçante të kryeministrit Sali Berisha për kete qytet të martirizuar. Edhe gjatë fushates se fundit zgjedhore, lideri i opozitës se asaj kohe, por edhe eksponetnte të larte si Jozefina Topalli, kishin deklaruar se i kane shumë borxhe Shkodrës. Me kete fond të akorduar, jo vetëm janë përmbushur, por janë tejkaluar angazhimet e marar nga qeveria para komunitetit shkodran.

Nuk e teprojme po të themi, se është një nga investimet me të medhaja të bërë ndonjehere ne Shkoder, mbase me i madhi i këtyre 15 viteve demokraci të marra se bashku. Shkodra kujton me nostalgji dhe me të drejtë, disa rruge që u përfunduan sipas parametrave bashkekohore gjatë viteve të kryebashkiakut Ormir Rusi, i cili duke marrë një kosto politike mbi vetë, por për të ndryshuar sado pak pamjen e qytetit, mori fonde nga qeveria e Ilir Metes.

Po cilat janë investimet kryesore të planifikuara për Shkodren me fondin 11 milion dollare amerikane? Po i paraqesim sipas zerave:

1.  Rikonstruksion e ndertim rrugesh me vlere të përgjithshme 914,9 milion  leke të reja për rruget:

·   “Korpusi”

·   “8 marsi” (“Tregu i Ri”)

·   “Nazmi Kryeziu”

·   “Q. Cirilami”- Bahce e Cakejve

·   “Justin Godart”

·   “Stacioni i trenit”

·   “Tahsim Berdica”

·   “Skenderbeg”

·   “Hyrja e Shkodrës”

Këtyre u duhet shtuar sigurisht edhe unaza e qytetit, ndertimi i të ciles tashmë ka nisur prej javesh.

2.  Rikonstruksion i fasadave ne rrugen- muze “13 dhjetori”, me vlere 43 milion leke të reja

3.  Ndricimi i kalase “Rozafa” me një vlere 2,9 milion leke të reja

4.  Investime ne sistemin e kanaleve të ujrave të zeza dhe ujesjelles me një vlere 93 milion leke të reja.

Duke u ndalur ne sa evidentuam me lart, verejme me kenaqesi ndërhyrje ne akse vertetë jetike për qytetin, jo se të tjerat nuk janë të rendesishme për komunitetet. “Hyrja e Shkodrës” pas ndërhyrjes, pritet të paraqese një pamje hume të hijshme, e ngjashme me rrugen e Plazhit ne Durres, për ata që e kane frekuentuar, sa për të krijuar një ide. Po kështu, mjaft e rendesishme edhe edhe rruga e “Stacionit të trenit”, e cila me ndërhyrjen, do ti jape rendesine që uhet edhe përdorimit të këtij transporti shumë te leverdisshem, por edhe të sigurte. Nderhyrja ne rrugen “13 dhjetori”, është mese e mirëpritur. Kjo për faktin e thjeshtë se rruga e stilit “Venecian” e projektuar nga i madhi Idromeno, pas trazirave të vitit 1997, ishte kthyer ne turpin e qytetit. Aq me shumë, kur ne pjese të veçante të saj, vlerat muzeale janë cenuar nga ndertimet jashtë çdo standarti të rruges- muze. Një nga bukurite me të rradha të qytetit, është kalaja “Rozafa” dhe ndriçimi i saj, do të ishte një grishje me shumë për të gjithe ata që duan ta vizitojne qytetin. Se fundi, por jo nga rendesi. Nderhyrja ne kanalizimet e ujrave të zeza, është një nevoje imediate për te shpetuar qytetin nga përmbytjet e fekaleve, sa here që bie shi. E ne kete pike, mbase do të ishte mirë,që qeveria, për vitet ne vijim, të planifikoje investime edhe për kanalizimet e ujrave të bardha. Pas eksperiences se mirë dhe të suksesshme të bashkëpunimit me austriaket për ujin e pijshem, tashmë me ndërhyrjen e qeverisë, qyteti mund të zgjidhe disi edhe problemin e kanalizimit të ujrave të zeza.

Është  e natyrshme dhe detyrë qytetare, që pas këtij fondi të akorduar, të falenderojme ng thellësia e shpirtit kryeministrin Berisha dhe qeverine e tij për vëmendjen reale të treguar ndaj Shkodrës. Edhe për deputetet e qytetit, veçanërisht për kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, shkojne falënderimet e perzemerta të të gjithe shkodraneve. Ndërsa për Bashkine, pervec falënderimeve, i kujtojme që të vijoje punën për hartimin e projekteve të tjera, për të cilat Shkodra ka nevoje. Pas 15 viteve harrese, me po pa dashje, qyteti ka nevoje për një ndërhyrje të fortë dhe ne shumë sektore.

Fillimi i 11 milion dollare investimeve ne qytetin e Shkodrës, pritet me kersheri të madhe, gjithnjë ne kuadër të ndryshimit rrenjesor të pamjes se kryeqendres se veriut. Ka qene vetë kryetari i Bashkise, Artan Haxhi, i cili publikisht ka deklaruar me 14 shtator 2006, se maksimumi pas një muaji e gjysme, pritet të fillojne punimet. Kjo do të thote se me 1 nentor, ne do të jemi ne këto akse dhe sektore, për të konstatuar mbajtjen e fjales. Nuk është shumë e rendesishme vetëm të akordohen fond, por të perdoren dhe me efikasitet, pa u shpërdorur apo me keq, vjedhur. Nga ana tjeter, po kryetari i Bashkise Haxhi, ka thënë se brenda 6 muajve nga fillimi i punimeve, duke marrë parasysh diçka edhe kushtet kohore për një pune cilesore, do të jene realizuar investimet. E thënë ndryshe, të gjitha veprat që thamë me siper, dihet të jene të përfunduara jo me vone se 1-15 korrik 2007. Është detyrë edhe e opozitës ne qytetin me të madh verior, që të shohe respektimin e “deadline” të vendosur nga Bashkia për realizimin e këtyre investimeve. Deri atëherë, të gjithe të jetojme me pritjen e embel të realizimit të investimeve 11 milion dollare ne qytetin tone, i cili asnjëherë gjatë këtyre 15 viteve, nuk ka qene me pranë ndryshimit për mirë të imazhit të tij.

Blerti DELIJA

 

Flitni giuhen e nanës

-Shkrueni giuhen e mjeshtrit!-

(Përmbi shkrimin “Bajraktarizëm, fise e klane, synime ndarëse edhe për gjuhën”, të autorëve Fran Gjoka e Jermit Delaj, botuar në gazetën “Shqipëria Etnike”, datë 3 gusht 2006, f.13)

Fill ma s’parit, më duhet me u shprehë se këtë shkrim temin nuk po e baj për replikë a polemikë me autorët e sipërpërmendun, por me qellimin e mirë me u mësue atyne (e të tjerëve) të vërteten për të ashtuquejtunen “gjuhë standarde” shqipe e për perjashtimin me dhunë të gegnishtes.

Shkrimin tuej e filloni me grupin emnuer “pluralizmit politik”. Pse e harroni pluralizmin gjuhësor? Mandej, fill, thirrni në ndihmë “profesorin e nderuar të gjuhësisë shqiptare dhe mbarë diasporës”, Gj.Shkurtaj. Diaspora, a nuk ka pjesë te gjuhësia shqiptare?!… Veç kësaj, me gjithë nderimin qi kam për zotni Gjovalinin (si shok i vjetër i pedagogjikes e si mësues, koleg, i gjuhës shqipe), per hir të së vërtetës, më duhet me thanë se ai asht nji nder studiuesit gegë qi, jo vetëm nuk i ka dalë zot aspak giuhës së nanës, gegnishtes, por edhe e ka prozhmue e paditë si të padejë… Por ajo qi më shqetëson ma fort mue, asht zelli juej per me perkrahë mendimin e gabuem të z.Gjovalinit per me vu ligje ndeshkuese per “normëshkelësit” e standardit tuej. Mos kujtoni, zotnij, se giuha bahet me ligje shtetnore?! Jo! Ajo ka ligjet e veta. Ju mundeni me dalë kunder tyne, porse unë me të tjerë, jo! Me sa kuptoj prej emnit “Fran” e prej mbiemnave “Gjoka” e “Delaj”, ju jeni malcorë gegë. Besoj se e dini qi çdo gja e mirë e racës pellazge-ilire-shqiptare asht ruejtë nder malet tueja. Ju lutem, madje ju këshilloj, mos ta perçmoni!…

Ma poshtë shpreheni se “gjuha standarde” “formohet nga gjuhëtarët”. Jo! Ajo formohet prej shkrimtarëve ma të mirë. (Ju kujtoj Danten). Giuhëtarët duhet me ba vetem kodifikimin e giuhës, por vetem kur të jetë koha…

Ju keni pasë nji qellim të mirë: mos me perdorë, pa nevojë, fjalë të hueja e me e shkrue sa ma mirë shqipen. Por ju vetë, në këtë shkrim tuejin, keni perdorë (krejt pa nevojë) shumë fjalë të hueja: impenjim, konsolidim, maksimum, ama, tamam, aspekt, predispozim, preferik (?!…), pragmatizëm, penalizim, snobizmi, emergjente, efikas, kurrikulor, etj… Me thanë e me ba,  janë dy gjana…

Me sa duket, ju nuk keni njohuni të plota (ose, të pakten të mjaftueshme) permbi perpjekjet per njisimin e shqipes. (Ju keni shkrue “njehsimit”; shpresoj të jetë gabim shtypi, pse, ndryshe, giuha na del matematikë…). Perpjekjet, para pushtimit komunist të Shqipnisë, per nji shqipe letrare (jo: standarde as të njisueme), janë ba qysh heret, por unë po due me permendë vetem disa, qysh me Dom Gjon Buzukun, Emzot Pjeter Bogdanin, Dom Pjeter Budin, Emzot Frano Bardhin, Kuvendin e Arbenit (1703), Faik Konicen, Konferencen e Ipeshkvijve Shqiptarë (1902), Kongresin e Elbasanit (1909), Komisinë Letrare të Shkodres (1616-1618), Kongresin e Lushnjes (1920), Drejtshkrimin e vjetit 1964 (në Kosovë), Gramatiken e Martin Camajt (1984), etj., etj.

Per me perligjë mendimet tueja, në shkrimin tuej ju permendni vetem shkrimtarë toskë. Po ata gegë, ku janë?!… Baba em, sod rreth të nandëdhetave, din permendsh vargje të tana të Naimit e të Çajupit, por njiherit din permendsh pothuej krejt “Lahuten e Malcisë” e gati të tana poezitë e Dom Ndre Mjedjes…

Ju keni sjellë edhe mendimet e gabueme të Emzot Fan Nolit, per me ilustrue të tuejat (sikurse thamë: të gabueme): “Lëvizja për të ngritur gjuhën shqipe në shkallë kombëtare nisi në Toskëri”. Jau thashë ma nalt kohen se kur kanë fillue perpjekjet (jo: lëvizja, pse kjo fjalë nuk e jep kuptimin e duhun të veprimit). Mos i ngatërroni të folmet me dy kryedialektet e shqipes! A.Xhuvani e F.Noli kanë folë e shkrue, i pari në kryedialektin e gegnishtes e i dyti në kryedialektin e toskërishtes. Ju shkrueni se këta dy “nuk vuanin nga bajraktarizmi as nga fise e klane shqiptarësh”. Bajrakë e fise kishte në Gegni të Eper. Fiset janë edhe sod e kanë me kenë edhe në të ardhmen. Bajrakët kanë ardhë tue e lanë randësinë e tyne. Por mos i perbuzni! Ishin model i organizimit të malcorëve gegë, per kohen qi e kerkonte këtë mënyrë veprimit… E, fiset besoj se nuk i keni me i mohue. (Njani prej jush asht i fisit Delaj). Në kjoftë se i mohoni fiset tueja, ma mirë thoni “kalimera” në Vermosh e “dobro jutro” në Pervezë ose “good morning” në Bjeshkët e Namuna!!! Nuk ma merr mendja qi nder shpitë tueja të thoni “Mirëmëngjes, mama!” e “Drekën e mirë, xhaxha!”. Nuk i ka da giuha gegët e toskët. Perkunder! Të kenunit ndryshe pasunon të kenunit unji… Mos harroni: në Zvicer perdoren kater giuhë zyrtare; anglishtja nuk ka nji normë standarde; norvegjezët kanë në perdorim dy kryedialekte letrare… Disa vende të zhvillueme të Europës nuk e kanë pranue euron, por kjo nuk don me thanë se Këshilli i Europës duhet me nxjerrë nji ligj per me i detyrue ata me e perdorë paren e re. Ose me i detyrue të gjithë europianët me folë anglisht!!!

Sikurse shihet në shkrimin tuej, ju keni krye nji fakultet giuhësie, por, per fat të keq, jeni indoktrinue: mohoni giuhen e nanës e doni me xanë giuhen e njerkës, qi jo vetem ju len pa hanger, por ju rrahë ka tri herë në ditë, para buket e mbas buket… Ruejuni!!!

More burra, pse ia lueni eshtnat F.Konicës?! Ai asnjiherë nuk kje shprehë ashtu sikurse keni shkrue ju: “O Zot, ruaje gjuhën shqipe nga shqiptarët! Amen!”. Qe fjalët e Konicës: “Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën mbyllur kur s’kemi gjë për të thënë. Falna durimin të thellojmë një punë përpara se të shkruajmë mbi të! Frymëzona me një ndjenjë të mprehtë drejtësie që të flasim jo vetëm me paanësi, por edhe të sillemi ashtu. Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthimet e shqypit”. (Citojmë simbas R.Memushaj, “Shqipja standarde”, Tiranë, 2005, f.13).

Edhe diçka tjetër: Shpreheni: “kemi të bëjmë me një shqipe të shpartalluar”, tue dashtë me argumentue shqetësimin tuej per njoftimet, pershendetjet televizive, etj. A e dini pse ndodhë kështu? Per arsye se, edhe mbas nji gjysë shekullit dhune ndaj gegnishtes, gegët nuk kanë mundë me e “tretë” në “stomakun” e tune të giuhës, toskërishten e imponueme… E, çka me ba, pra?… Duhet mos me i futë në zgiedhë, pa i pasë stervitë ma parë, si të lirë, si kandidatë per t’u vu pendë, e mandej, si mjeshtra të lavrës, per t’jau mësue të tjerëve zejen…

Ju, në shkrimin tuej, mbërrini deri aty sa të kërcnoni me “masa të rrepta penalizuese” e “me gjoba në shkollë”, per ata qi nuk zbatojnë “me rreptësi shkencore atdhetare normën e njësuar letrare shqipe”. Ruajna, Zot!!! Prite, Zot, ba me ju vu ju në krye të shtetit! Kishit me na kthye edhe nji herë diktaturen, atë ma të rrepten, në të gjitha fushat e jetës!!! Kjoftë larg!!!…

Ndoshta do të isha zgiatë edhe ma, per me ju thanë (bindë, ndoshta jo) se e keni kapë taroçin per bishtit, por po ndalem, tue e mbyllë me fjalët e studiuesit e poetit getë M.Elezi “Janë bash trojet veriore të Atdheut, vendi ku u mbajt gjallë shqipja e shkruar për qindra vjet. Gjuha e parë letrare shqipe është gegërishtja veriore, (nënvizimi em – P.Rr.) e pasuruar me elemente të shumë trevave, e mishëruar në veprat e atyre dijetarëve e atdhetarëve të mëdhenj që njihen si Katër B-të e Veriut: Buzuku, Budi, Bogdani, Bardhi. Pa librat e krijimtarinë e tyre, historia dhe zhvillimi i gjuhës shqipe do të kishin mbetur rrasur thellë në mjegull; nuk do të kishim pasur as studime etimologjike në fushën e shqipes, as gramatikën historike siç e kemi sot, falë të cilave u dëshmua shkencërisht identiteti indoeuropian i mvetësishëm i gjuhës sonë.” (Shih: M.Elezi, “Gjuha shqipe në bunker?” (sprovë), Tiranë, 2005, ff.17-18).

Ju, me të drejtë, thoni se per giuhen shqipe duhet me ndihmue të gjithë, porse unë kisha me shtue: të gjithë, por simbas aftësive: populli i thjeshtë – me e folë shqipen paster, intelektualët – edhe me e shkrue mirë, shkrimtarët – me e çue në majet ma të nalta të perfaqësimit, kurse giuhëtarët – me e kodifikue, ma në fund.

Ju të dy, bashkautorë të shkrimit në fjalë, ju lus të punoni per shqipen, në fushë të pastertisë së saj (ku, si më duket, keni pasion). E, ma në fund, nji këshillë, me dashamirësi: A doni me i ba nji sherbim giuhes suej? Me e folë e me shkrue, “sikur Mjedja na pat’mësue”!!!…

Palokë Rrotani

 

Berisha e Pukës

Rrethi i Pukës është rreth 50 km larg qytetit të Shkodrës. Ka sipërfaqe të madhe dhe kufizohet me Tropojën, Kukësin, Mirditën dhe Shkodrën e Hasin, pra është i treti rreth në Shqipëri me sipërfaqe katrore. Puka është qytet i vogël, i pastër, i rrethuar me pisha dhe me gjelbërim. Në këtë rreth është edhe fshati tepër malor, larg edhe nga Iballja, por me një burrëri dhe trimëri të rrallë. Ky fshat quhet Berishë, i cili shtrihet larg deri në Kosovë, Durrës dhe Tropojë. Është fshati më i madh dhe më i vjetër në Pukë, me terren tepër malor, me një trimëri të rrallë, i cili ka nxjerrë burra të pushkës por edhe të pendës. Me ardhjen e Mbretit Zog në Shqipëri, Berisha u ndëshkua nga Mbreti. Në vitin 1925 opozita kundër Zogut bëri kryengritjen në Pukë, ku mbeti i vrarë Mhill Shpendi dhe Geg Gjura në vitin 1926. Po qeveria e Zogut organizoi Mat, Dibër dhe Lumën të Kukësit kundër kryengritjes së Pukës dhe u bë luftë rreth një muaj dhe po përsëri nga Berisha u varën në litar tre burra, Ndue Dashi, Ndrek Markiqi dhe Dedash Jaku dhe u pushkatua Vat Ndoc Kola. Me ardhjen e Italisë në Shqipëri u arratis nga ushtria Tosh Biceli, që më vonë do të shkruajmë, dhe u dënua me vdekje, ku theu burgun dhe iku.

Siç e thamë dhe më sipër, kundër Zogut luftoi edhe Sokol Cubi ku mbeti i vrarë edhe burri i përmendur Mark Deda nga Aprripa e Merturit dhe sot e ksëaj dite këndojnë malësorët pukjanë trimërinë e Sokol Cubit. Mirëpo edhe në kohën e Turqisë u larguan nga Berisha shumë njerëz dhe mehallë duke shkuar në Berishë Radogoshit, siç është Zeq Tahiri, Uk Berisha, ku kanë luftuar kundër Turqisë dhe regjimit të Zogut. Është larguar shtëpia e Ram Berishës dhe është vendosur në Tropojë të Vjetër, ku djali i Ram Berishës ka dalë President i Shqipërisë dhe Kryeministër i këtij vendi që asnjë shqiptar kurrë nuk ka dalë si ai dhe me të drejtë duhet të quhet Skënderi i dytë shqiptar. Ky është fshati Berishë i Pukës, siç shkruam, ka nxjerrë burra që nuk harrohen përjetë,p or shumë i ndëshkuar nga çdo regjim në Shqipëri. Me ardhjen e komunizmit në Shqipëri, përsëri deshën të pushkatojnë disa burra, por falë Zotit që u bë mbrojtës i këtyre burrave ish Nënkryetari i Komitetit Ekzekutiv të Pukës Frrok Kolë Gjergji nga Arst-Miliska i cili qëlloi për një takim me popullin dhe nuk e lejoi komandantin e Brigadës IV që të pushkatojë burrat e djemtë e Berishës, duke i treguar vuajtjet nga regjimet e tjera. Por u lanë pa pushkatuar disa vetë dhe më vonë u arrestuan dhe u dënuan me burg, siç ishin Zef Çun Hajdari, Palok Marketa, Bibë Ndue Marashi, Mark Zymberi me dy djemtë Zefin e Prelën dhe shumë familje u internuan, si familja e Kol Preç Hajdarit. Mirëpo, siç folëm edhe më sipër, tani do të flasim për Tosh Bicelin i cili thamë u dënua nga Mbreti Zog, nga Italia fashiste dhe nga Gjermania naziste, pra në tre regjime, me vdekje, por shpëtoi deri në ardhjem e komunizmit në Shqipëri. E piketuan si njeri i rrezikshëm kundër çdo regjimi. Ky mori pjesë në luftë në Gojan të Pukës kundër komunizmit. Aty filloi piketimi kundër tij dhe do të shkruajmë më shumë më pas për trimin, nacionalistin, besnikun e Berishës që mbetet i paharruar vendosmëria dhe trimëria e tij, siç po ju shkruajmë tani.

Tosh Bicel Keçani ishte burrë i fortë, por i vetëm. Ai u ndëshkua me burg nga regjimi i Zogut, nga Italia dhe nga Gjermania, mirëpo sikur u bë e rrugës burgosja e tij herë pas here nga katër regjime që sundonin në Shqipëri. Mbas çlirimit të vendit nga regjimet e huaja, kur këtu sundonte egërsia famëkeqe komuniste, Tosh Biceli ndiqej këmba-këmbës edhe nga Sigurimi famëkeq i Shtetit. Ai u largua nga fshati por edhe nga Rrethi Pukë, duke shkuar në fshatin Çuk-Deg të Tropojës dhe atje ngriti një kasolle me gjethe dhe rrinte i vetmuar, larg fshatit e njerëzve të tij, me një tufë bagëti. Sadoqë ndiqej nga Sigurimi, ky ndihmoi nacionalistët e dy rretheve, si p.sh. Pal Bibën, Nikë Sokolin, Pashk Ademin, Ndue e Gjon Lushin e shumë e shumë të tjerë me bukë e ushqim i përcillte për në Jugosllavi, pra ishte një bazë e fortë kasollja e tij për disa vite me radhë, mirëpo Sigurimi i ra në gjurmë disa kohë më vonë, i cili punonte si bari në në këtë pyll. Mbas disa përpjekjes, se ruhej shumë, shpesh herë edhe bagëtitë i linte vetëm duke përcjellë deri matanë kufirit nacionalistët. Ata i ndihmonte se këtu afër ishte edhe varka e drurit që ishte punëtor i saj Uk Daut Avdia. Toshi me Ukën kishin marrëdhënie shumë të mira dhe ndihmonin dhe kalonin mbi Lumin Drin shumë familje nacionaliste të cilët i shoqëronte Mark Zogu me shokë drejt Jugosllavisë me ndihmën e Uk Dautit e Tosh Bicalit. Në pranverë të vitit 1953 u arrestua nga disa policë që e kërkonin disa kohë, por ai fshihej në këto male dhe zhdukej. Por ata mundën ta arrestonin dhe e çuan në Degën e Brendshme në Tropojë dhe më vonë në Pukë dhe përfundoi në birucat e Koçi Xoxes në Tiranë. Për dy vjet me radhë ai ndenji në këto biruca, u keqtrajtua në atë mënyrë sa nuk besohet. Që në vitin 1942 para çlirimit akuzohej për lloj-lloj agjenturash e lidhje me shumë e shumë nacionalistësh për strehim, përcjellje të tyre. Ai ishte i fejuar kur u burgos. U dënua me vdekje, por meqë nuk kishte asnjë klasë shkollë, Kolegjiumi i Gjykatës së Lartë në Tiranë e dënoi 25 vjet dhe ai bëri rreth 18 vjet e u lirua. Vajza e fejuar e priti dhe u martuan në moshë të madhe ku lindën djem e vajza dhe vdiq disa vjet para ardhjes së demokracisë. Sot kjo familje gëzon respekt të veçantë në Berishë e mbarë krahinën e Iballës së Pukës. Pra, siç shkruam më sipër, kjo ishte Berisha, ky fshat i lartpërmendur me këtë shkrim të shkurtër, por me një domethënie shumë të madhe. E rikujtojmë këtë fshat, këta burra që lanë histori trimërie në këtë trevë malësie. Le t’i shkruajmë këta rreshta për të rikujtuar edhe njëherë burrat trima, nacionalistët e vuajtur me vite e shekuj nga regjimet famëkeqe të shtetit shqiptar, por historia vjen mbrapa këtij fshati.

Shan Sokoli

Zef Koliqi

 

Kosova, pararendëse e pavarësisë (1912)

Në historinë sa të lavdishme, aq dhe të dhimbshme të popullit shqiptar, një rol shumë të madh ka luajtur veriu shqiptar në përgjithësi, dhe Kosova në veçanti. Pas Lidhjes së Prizrenit, kur ndërgjegjja e çdo shqiptari (madje edhe asaj pakice pro-turke) e quajti si domosdoshmëri shkëputjen nga “mitra” osmane. Ekspeditat e  njëpasnjëshme të pashallarëve osmanë, ndeshjet më të vështira do t’i kishin në Dardaninë e papërkulur në shekuj, ndaj çdo pushtuesi. Drenica, pa asnjë dyshim mbetet njëra nga kështjellat e qëndresës tonë kombëtare, me dy nga përfaqësuesit më të lavdishëm, Millosh Obiliqin dhe Adem Jasharin, i pari i shquar në betejën e Fushë-Kosovës, kundër Sulltan Muratit (1379), dhe i dyti kundër satrapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviçit. Siç e thamë më lart, pas Kongresit të Berlinit, të gjitha forcat progresiste filluan t’u bien sirenave të alarmit dhe do të ishte “Lidhja e Prizrenit” ajo që do të dëshmonte para kancelarive të Europës se Shqipëria nuk don të mbetet më “instrument” në duart e Portës së Lartë dhe se bijtë e saj nuk do ta derdhin më gjakun e tyre për interesat e sulltanëve të Stambollit, por vetëm për mbrojtjen e trojeve arbërore që na il anë të parët.

Shqiptarët e humbën durimin përballë abuzimeve revoltuese të autoriteteve turke dhe këtë padurim e demonstruan në veçanti kosovarët. Një padrejtësi që Kajmekami (nënprefekti) i Jakovës u bëri banorëve të krahinës shërbeu si shkëndijë e kryengritjes. Një turmë e madhe shqiptarësh marrshuan kundër Jakovës, thyen depon e ushtrisë dhe u armatosën sa më mirë. Me një shpejtësi vetëtime, kryengritja u përhap në mbarë Kosovën, duke u shtrirë deri në Mirditë. Udhëheqësit nacionalistë, ndër të cilët edhe intelektualët e Kosovës, si Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica etj., formuluan kërkesat politike të kryengritjes. Në fillim ata kërkuan dhe ngulën këmbë që të shpërndahej Parlamenti (Turk) që u zgjodh në prill 1912 në kondita fare të parregullta dhe arbitrare. Qeveria e Stambollit nuk e çmoi rëndësinë e kësaj lëvizjeje dhe e bëri veshin shurdhër. Por shqiptarët e kishin bërë mend të mos i linin punët për gjysëm dhe brenda pak ditësh, qytetet më me rëndësi të Kosovës ranë në duar të kryengritësve, Jakova, Peja, Gjilani, Prizreni, Prishtina, u bënë simbole të armëve shqiptare. Vetëm në Has, afër Prizrenit, u bë një ndeshje e përgjakshme ku disa ushtarë turq mbetën të vdekur dhe shumë të tjerë u zunë robër.

Hasan Prishtina u bë udhëheqës suprem i kryengritjes, të cilën e drejtoi plot dinjitet (shënimi im, M.B.) nga qyteti që mban emrin e tij. Afshi i nacionalizmit nderi zemrat e shqiptarëve të veshur me uniformën e ushtrisë turke. Në Manastir një batalion u rrebelua dhe u bashkua  me çetat civile në mal. Divizioni i Parë Turk, Yildiz, nga më të zgjedhurit, u dërgua në ndihmë të trupave lokale, por, në vend që të luftonte kundër kryengritësve, ushtarët u bashkuan me ta, mbasi çarmatosën oficerët që donin të zbatonin urdhërat e qeverisë turke. Aty nga mbarimi i korrikut (1912), në Kosovë nuk kishte mbetur më fuqi turke e organizuar, por mjerisht kosovarët mbetën vetëm në orën e ngadhnjimit. Në Malësinë e Madhe agjentët e Kral Nikollës bënë propagandë kundër kryengritjes duke thënë se nuk kishte ardhur koha ende. Knjazi i Malit të Zi donte të fitonte kohë deri sa shtetet e Ballkanit të kishin lejen e Rusisë për t’i shpallur luftë Turqisë. Disa krerë të Malësisë e kuptuan manovrën mizore të princit karadakas. Burrat e Kelmendit u çuan peshë për të dëbuar turqit dhe për t’i provuar Europës se nuk ishin as me Knjazin, as me Sulltanin. (Ref.: Edith Durham “The struggle for Scutari”). Mjerisht aksioni i tyre i guximshëm mbeti i izoluar. Në Shqipërinë e Jugut lëvizja revolucionare u kufizua në veprimtarinë e çetave, luftëtarë të lirisë si Mihal Grameno, Çerçiz Topulli, Spiro Bellameni etj. Ata patën shumë ndeshje me ushtrinë turke dhe luftuan trimërisht, por lufta e tyre mbeti e lokalizuar dhe nuk mori karakterin e një kryengritjeje kombëtare. “Jam i mendimit se me cilësinë e një studiuesi të paanshëm dhe me përkushtimin thellësisht qytetar, të bëj një vërejtje të cilën e quaj obligim për çdo studiues të zellshëm dhe të sinqertë”:

Si ka mundësi që historiografia shqiptare, gjatë afro një gjysëm shekulli, mbeti vetëm brenda “kornizës” dhe “kontureve” (thellësisht lokaliste) të vargjeve “lapidar” “Te Rrapi, në Mashkullorë” dhe kjo vetëm për të kënaqur shijet e diktatorit?! Është vërtet një fat i madh kur përmes historianëve të shquar si (i ndjeri) Tajar Zavalani, mësojmë për epopenë e lavdishme të vëllezërve tanë dardanë, të një fisi e të një gjaku” (Autori – M.B.).

Suksesi i kryengritjes në Kosovë mjaftoi për të detyruar qeverinë turke të jepte dorëheqjen. Qeveria e re e kryesuar nga Muhtar Pasha bëri menjëherë hapa për t’u marrë vesh me shqiptarët. Më se dyqind delegatë shqiptarë u mblodhën në Prishtinë për të biseduar propozimet e qeverisë turke. Këto propozime u hodhën poshtë mbasi nuk përmbushnin kërkesat e shqiptarëve. Një ultimatum prej 48 orësh iu dërgua Qeverisë së Stambollit, duke kërkuar shpërndarjen e Parlamentit dhe emërimin si Kryeministër të Qamil Pashës, i cili kishte qenë rrëzuar nga fuqia më1909 me nxitjen e “xhonturqve” ekstremistë. Me dekret të Sulltanit, Qamil Pasha u emërua kryevezir më 5 gusht 1912. Shefat e kryengritjes shqiptare parashtruan kërkesat e tyre definitive si vijon:

1. Të emërohet një guvernator i përgjithshëm për katër Vilajetet, Shkodër, Kosovë, Manastir dhe Janinë.

2. Guvernatorët e të katër Vilajeteve të jenë me origjinë shqiptare.

3. Të reformohet sistemi gjyqësor duke u bazuar në traditat e doket e vendit dhe të emërohen gjyqtarë shqiptarë, për të administruar drejtësinë.

4. Shqipja të jetë gjuha zyrtare në administratën publike dhe në shkollat e katër Vilajeteve.

5. Pjesa më e madhe e të ardhurave shtetërore në të katër Vilajetet të shpenzohet brenda tyre.

6. E drejta për të mbajtur armë t’u njihet të gjithë civilëve shqiptarë që e kanë pasë gëzuar më parë.

7. Të shpallet një amnisti e përgjithshme dhe të shpërblehen të gjithë ata që kanë pësuar dëme materiale.

8. Të merren në gjyq ish-kryeministrat Haxhi Pasha dhe Sait Pasha, bashkë me ministrat e tyre.

Qeveria turke i pranoi në përgjithësi këto kërkesa. Parlamenti u shpërnda dhe një komision i kryesuar nga Ibrahim Pasha u nis për në Prishtinë për të përfunduar marrëveshjen. Kur erdhi puna për të biseduar konkretisht, qeveria turke refuzoi të pranonte që ushtarët shqiptarë të bënin shërbimin vetëm në Shqipëri, që civilët të lejohen të mbajnë armë dhe që pjestarët e dy kabineteve të mëparshëm të dërgohen në gjyq. Këmbëngulja  për të patur armë në shtëpi ishte një mbeturinë e së kaluarës dhe që nuk pajtohej me programin e nacionalizmit shqiptar parashtruar në kërkesat më lart. Nëse është se Shqipëria do të bëhej një shtet i vetëqeverisur, me administratë, gjyqe dhe polici të rekrutuar në vend, atëherë nuk do të kishte nevojë që çdo shqiptar ose çdo bajrak të siguronte vetëmbrojtjen kundër një rreziku të jashtëm. Duhet konstatuar pra, sado me keqardhje, se një pjesë e  madhe e atyre që luftuan me aq entuziazëm dhe vetëmohim në verën e vitit 1912, shikonin mbrapa, domethën donin rivendosjen e prvilegjeve që kishin pasë gëzuar para kryengritjes së “xhonturqve”. Ky qëndrim pati si efekt më vonë përfundimin e marrëveshjes me qeverinë turke dhe kjo vonesë pati rrjedhime fatale për avenirin e Shqipërisë. Shefat e kryengritjes shqiptare ngulën këmbë që kërkesat e tyre të pranoheshin pa asnjë ndryshim. Kur qeveria turke nuk u tregua e gatshme të përulej, operacionet luftarake rifilluan. Isa Boletini, në krye të 20.000 luftëtarëve shqiptarë të armatosur okupi Shkupin, duke dhënë prova të një disipline të përsosur dhe që fitoi admirimin e konsujve të huaj në atë qytet. Ky ishte grushti i vdekjes për regjimin e kalbur të “xhonturqve”. Në këto kushte erdhi lajmi nga Stambolli se qeveria i kishte pranuar të gjitha kërkesat e shqiptarëve. Anembanë Shqipërisë kumboi jehona e një entuziazmi të papërshkrueshëm. Trimat e Isa Boletinit u siguruan se qëllimi i tyre ishte realizuar dhe kështu u shpërndanë dhe shkuan në shtëpitë e tyre. Fakti që qeveria e Stambollit kishte emëruar Mehmet Pashë Dërrallen si Prefekt në Prizren, dhe Hasan Tasim Pashën si guvernator në Janinë, tregon se Stambolli ishte detyruar të pranonte kërkesat e shqiptarëve. Ishte “vullkani” dardan ai që do të “përvëlonte” legjonet turke dhe do të përgatiste premisat e fitores së madhe të pavarësisë. Kosova është dhe do të mbetet në analet e historisë si pjesa më cilësore e sakrificës deri në sublime në luftërat e parreshtura kundër të gjitha invazioneve. Me plot të drejtë, shteti, qeveria dhe të gjitha partitë politike shqiptare mbështesin fuqimisht pavarësinë e Kosovës, si një pjesë ndër më vitalet e trupit arbëror. Pa dyshim kjo pavarësi do të ketë në themel gjakun e mijëra kosovarëve dardanë të të gjitha periudhave të historisë.

Mark Bregu

 

Për herë të parë botohet lista e plotë e kuvendarëve të Greçës

Në historinë e shkruar të Shqipërisë, Greça e Kelmendit zë një vend të vogël, por në historinë e jetuar e trashëguar, Greça zë një vend aq të madh sa mund të quhet pa frikë Kryevendi i Kuvendeve të shqiptarëve ndër shekuj që kërkonin lirinë, flamurin e mvetësinë. Në Greçë nga data 10 deri më 23 qershor të vitit 1911 zhvilloi punimet kuvendi i krerëve dhe përfaqësuesve të Malësisë e Shqiptarisë, kuvendi i atyre burrave që kishin realizuar kryengritjen antiotomane më të suksesshme në krejt historinë 433-vjeçare të robërisë aziatike. I asaj kryengritjeje që tronditi Stambollin, që zgjoi Europën plakë nga gjumi i harresës ndaj shqiptarëve, si dhe i asaj kryengritjeje që më 6 prill valëviti lumturisht flamurin kombëtar të Gjergj Kastriotit, i cili simbolizonte jo vetëm lirinë e pavarësinë e ëndërruar prej shekujsh, por mbi të gjitha simbolizonte qytetërimin dhe besimin europerëndimor të pashuar nga pushtuesit turq… Kostoja e kësaj qëndrese për shekuj kishte sjellë lumenj gjaku mbi këto troje shqiptare, që njëkohësisht ishin edhe troje të Europës plakë, e ku shqiptarët që në shekullin e 15-të e deri në vitin 1911 ishin sakrifikuar vetë për të shpëtuar qytetërimin e besimin europerëndimor, megjithëse shpërblimi kishte qenë thuajse i papërfillshëm… Sidoqoftë, në valën e kësaj kryengritjeje antiotomane, kur pushka e lirisë e flamurit kërciste në trojet e Malësisë së Madhe etnike e më gjerë, krerët e Komitetit të Podgoricës, dhe ata të kryengritjes, që thuajse ishin të njëjtët, menduan të realizojnë kuvendin historik ku kërkesat e shqiptarëve të kuvendohen e shkruhen, për t’ia bërë të ditur perandorisë dhe Europës për të qenë garante në realizimin e tyre. Greça, si vend, nuk u zgjodh rastësisht, pasi ndër shekuj këtu ishin mbledhur kuvende e aleanca antiturke, si të shqiptarëve vetë, por edhe me popuj të tjerë që i kishte kapur lëngata e verdhë (aziatike). Greça plotësonte jo vetëm bukurinë madhështore të Alpeve shqiptare, jo vetëm popullsi qëndrestare e luftëtare të njohur kombëtarisht e ndërkombëtarisht, siç ishin kelmendasit e trieshianët, por mbi të gjitha përfaqësonte një fole të mrekullueshme që vetë krijuesi e kishte falë për të ruajtur bijtë e shqipes. Siç shihet këtu si simbol i këtij kuvendi është vetë ahu madhështor me trungjet e tij si dhe shkëmbinjtë mbi të cilët qëndruan me orë e ditë ata që realizuan kuvendin dhe bënë historinë. Në krye të kuvendarëve si gjithnjë qëndronte Dedë Gjon Luli i Hotit, simbol i kryengritjes antiotomane, e pastaj vijnë Dedë Nika, bajraktari i Grudës, Dodë Preçi, bajraktari i Kastratit, Gala Smajli, trieshjani trim e i urtë që siguroi kuvendin, Sokol Baci i Grudës, Tom Nika i Shkrelit, Cal Dedi i Selcës, Lule Rapuka e Vuklit, Llesh Gjergji i Nikçit, Gjeto Marku i Hotit, Mehmet Shpendi i Shalës, Martin Preka i Shkrelit, Prel Marjani, bajraktari i Shalës, Avdi Kola, bajraktari i Gimajve, Gjon Gjieka i Trieshit, Nik Mhilli i Shllakut, e mbi të gjitha burrnesha Tringë Smajlja, e bija e bajrakarit famëmadh të Grudës, Smajl Martinit, që ndër mote kishte shkri jetën e tij për këto troje… pastaj vijnë Bec Delia nga bajraku i Nikaj-Merturit, Dash Bajrami, bajraktari i Nikajve, por edhe toptanasit Pup Çuni dhe Binak Lulashi, Prek Gjetja përfaqësues i krejt bajraqeve të Kelmendit. Në këtë kuvend historik morën pjesë edhe patriotë e nacionalistë jo vetëm të përmasave krahinore, por edhe kombëtare, çfarë e bënë këtë kuvend mbarëkombëtar. Këtu mori pjesë famëmadhi Luigj Gurakuqi, por edhe patriotët e intelektualët shkodranë Hil Mosi dhe Risto Siliqi, e ndërsa patrioti i njohur kombëtarisht e ndërkombëtarisht Ismail Qemali, i cili ishte i lidhur me kryengritjen e kuvendin e saj, kishte dërguar përfaqësuesin e tij Sali Hoxhë Hidrin nga Elbasani, ndërsa Korça e Gjirokastra përfaqësoheshin në kuvendin e Greçës me patriotin Nikolla Lako, por edhe troje të tjera të shqiptarisë kishin në zemër të kuvendit trimin Nuçi Pepo. Është interesant se në kuvend dhanë kontributin e tyre edhe 6 përfaqësuesit më të spikatur të binomit “Fe e Atdhe”, si Padër Karl Prenushi, famullitari i Vuksanlekajve, Pader Lorenc Mitroviq, famullitari i Bajzës, Padër Mati Prenushi, famullitari i Kastratit, Padër Sebastian Hila, famullitari i Rapshës, Padër Bonaventura Gjekaj, famullitari i Grudës dhe Padër Luigj Bushati, famullitari i Traboinit. E, ndërsa këta pjesëmarrës direkt në kuvend përgatisnin memorandumin me 12 kërkesat, që në themel kishin lirinë, mvetësinë dhe flamurin, me mendje e zemër në këtë kuvend ishin të gjithë malësorët, dukagjinasit, shkodranët e të gjithë ata shqiptarë që kishin të shtrenjtë atdheun që ua kishte falë Zoti, por ua kishte marrë përkohësisht robi i djallit, me të cilin ishin në luftë prej shekujsh. Memorandumi i nënshkruar më 23 qershor 1911 këtu në Greçë, menjëherë u botua në gjuhën shqipe dhe franceze, por më vonë edhe në anglisht, italisht e deri gjermanisht, etj. Memorandumi iu dorëzua një kopje fuqive të mëdha të asaj kohe, si garanci për ta zbatuar Perandoria Otomane, dhe një kopje vetë perandorisë që t’i zbatonte 12 pikat e memorandumit, që për hir të realitetit duhet thënë se kërkesat ishin pak më paqësore se ato të filluara në zjarrin e kryengritjes. Sidoqoftë, jehona e memorandumit, si dhe jehona e kryengritjes i kaloi kufijtë e Shqipërisë Etnike. Për memorandumin shkruan që më 25 qershor 1911 gazeta “Neue Freie Presse” në Vjenë në gjuhën gjermane, më 26 qershor 1911 në Paris shkruan “Le Moniteur Oriental” në frëngjisht, më 6 korrik gazeta e Shkupit “Vardar”, shkruan në gjuhën serbo-kroate, më 12 korrik nga Roma në italisht shkruan gazeta e njohur italiane “Corriere d’Italia”, si dhe shumë organe shtypi të shqiptarëve në dhena të huaja, por edhe të shteteve të ndryshme të Europës. Gjithsesi jehona e memorandumit jo vetëm u përhap në tërë Shqipërinë, por kishte edhe shumë tubime popullore në përkrahje të këtyre kërkesave që nuk ishin tashmë lokale, por mbarëkombëtare. Një ndër tubimet më interesante në përkrahje të memorandumit të Greçës ishte ai që u zhvillua te Ura e Shushicës në Vlorë. Në përkrahje të kërkesave të memorandumit u hodhën thuajse të gjitha krahinat e Shqipërisë, të cilat u mblodhën në kuvendet e tyre, duke formuluar memorandumet përkatëse që kishin në themel memorandumin e Greçes. Më 21 korrik 1911 Gjirokastra realizoi një memorandum që ia dërgonte qeverisë xhonturke, më 18 gusht 1911 ishte Tepelena ajo që fillimisht formulon një sërë kërkesash ndaj xhonturqve, ku këto kërkesa më 23 gusht i realizon një memorandum me kërkesa lirie e mvetësie. Kërkesa e memorandume të frymëzuara nga memorandumi i Greçës realizojnë edhe komunitetet shqiptare që jetonin jashtë Shqipërisë, si ai i Sofjes më 14 shtator 1911 e të tjerë. Kërkesa e memorandume të shqiptarëve vazhdojnë edhe gjatë vitit 1912, ku vlen të theksohet memorandumi i Hotit, më 9 shkurt 1912, i cili nënshkruhej nga 50 krerë e prijës malësorë nga Hoti, Gruda, Kelmendi, Kastrati, Shkreli, Shala, Shoshi, Kiri e të tjerë. Memorandumi u drejtohej fuqive të mëdha për të ndërhyrë pranë qeverisë xhonturke për të zbatuar memorandumin e qershorit 1911… Kërkesa e memorandume janë bërë nga Krasniqja në prill 1912, Peshkopia më 15 maj, Juniku nga datat 21-25 maj, na Mitrovica po në muajin maj 1912, nga Malësia e Gjakovës po në muajin maj, nga Janina, Korfuzi etj., në muajin qershor, por edhe nga Berati, Prishtina, në muajin korrik, nga Manastiri në muajin gusht e deri nga Durrësi në muajin tetor-nëntor e të tjerë deri sa më 28 nëntor 1912, nga Vlora, përfaqësuesit e gjithë Shqipërisë shpallën mvetësinë, programi i së cilës ishte ai i memorandumit të Greçës… Nëse në Vlorë u formua një kabinet qeveritar me një program së pari emergjent për njohjen e mvetësisë së Shqipërisë, ne malësorët e këtyre trevave kemi të drejtë të mburremi se kabineti i parë i një qeverie emergjente që kërkonte garantimin e të drejtave të shqiptarëve, dhe mvetësinë e Shqipërisë nuk ishte ai i Vlorës, por ai Kuvendit të Greçës i 10 deri 23 qershorit të vitit 1911, e për rrjedhojë rezidenca e parë e këtij kabineti qeveritar shqiptar ishte ahu shekullor, këta shkëmbinj, këto lëndina, këto troje që ruajtën e ruajnë përjetësisht historinë e Malësisë e Shqipërisë, histori me të cilën krenohemi jo vetëm në trevat e Malësisë së Madhe, por gjithë shqiptaria, që kemi me borxh jo vetëm t’i kujtojmë e nderojmë me tubime e simpoziume, por edhe duke i memorizuar nga njëri brez në tjetrin, pasi këto janë jo vetëm frymëzimi i të sotmes, por edhe pasaporta europerëndimore e të ardhmes të krejt Shqipërisë…

Ndue Bacaj

 

Shoqata atdhetare Dukagjini në kulmin e saj të punës Atëdhetaro Patriotike

Shkak për të shkruar këto rreshta u bë ardhja nga Gjermania në Shkodër e bashkëshortes dhe bashkëpunëtores së Martin Camajt zonja Erika Camajt. Ku në respekt të kësaj figure të madhe shoqata Atdhetare Dukagjini organizoi në një nga sallat e Bibliotekës “Marin Barleti” një takim me anëtarët e saj miq dhe të ftuar. Ishin të ftuar nga shoqata intelektual të sferave të ndryshme, të rretheve akademike nga universiteti “Luigj Gurakuqi” Profesorët Gjergj Përluca e Hasan Leka e nga ato diplomatike Profesor Vili Kamsi ish ambasador pranë shtetit të Vatikanit, ish perfekti i Pukës e Malësis të Madhe, një herësh edhe konsull nderi në ambasadën Austriake, në Tiranë për Shkodrën, Z.Gjergj Leqejza, kryetarët e lidhjes së shkrimtarëve Shkodrës dhe të Malësisë së Madhe, Skender Drini dhe Kadri Ujkaj, si dhe mjaft dashamirës të artit dhe të kulturës, te  gazetës Shqipëria etnike, të gazetave lokale dhe kombëtare, si dhe mediave vizive, të Shkodrës dhe Koplikut.

Fjalën e hapjes së këtij takimi, me bisedë të lirë e mori kryetari i shoqatës Dukagjini, Z. Ndue Sanaj, ku falënderoj pjesëmarrësit në këtë bisedë e në mënyrë të veçantë z. Erika Camaj. Fjalët e kryetarit te shoqates si dhe të oratorëve të tjere, që përshëndetën u shoqëruan nga duartrokitjet e gjata dhe të shpeshta të pjesëmarrësve e kjo ishte e natyrshme, pasi  për Martin Camaj u thanë mjaft gjëra reale dhe të gjetura.

Pati nga këta oratorë njohës të mirë të Martin Camajt, të cilët folën  në kujtim e nderim të veprës së tij, e që filluan nga vendlindja e deri në pikat më kulmore të arrira prej tij. Oratorët folën për Martin Camajn, se ai u lind nga Temali i Shllakut që e edukoj, nga Dukagjini që e fisnikëroj, nga Shkodra që e mësoj,  e nga atdheu që e mëkoj me urtësi dhe burrni shqiptare, e vetëm i pajisur me këto cilësi e virtyte arriti majat ma të larta të kulturës moderne Evropiane e asaj Botërore.

Martin Camajt me gjithë këto arritje mendjen e kishte tek atdheu i tij e ishte krenar për dhen e të parëve e duke  vendosur qeleshen e bardhë mbi ballin e hapur, thoshte se jam birë i shqiponjes e djalë Shqiptarë. Për Martinin foli edhe bashkëshortja e tij Dr. Erika Camaj, një shqipfolëse mjaftë e mirë, të cilës kryetari i shoqatës Atdhetare Dukagjini, Z. Ndue Sanaj në mënyrë simbolike i akordoj titullin antare nderi e shoqatës Atdhetare Dukagjini. Titull që e pranoj me kënaqësi, duke e falënderuar shoqatën Atdhetare Dukagjini. Shoqata Atdfhetare Dukagjini ka filluar të  zbardhë disa nga  figurat atdhetare kulturore dhe patriotike që vepruan brenda dhe jashtë atdheut, e për arsye që të gjithë i dimë Ishin të ndaluara në periudhën e pas luftës e sidomos në gjysmën e dytë të shekullit, që lamë pas. Duke e tejkaluar çdo paragjykim të kohës të djeshme dhe të sotme të para dhe të pas luftës, sidomos mentalitetin e sistemit monist e sot atë pluri partitizëm ajo vepron fuqishëm jashtë çdo paragjykimi politik e fetarë, krahinorë dhe raco, duke e vendos në qendër të punës të saj, gjithnjë e jashtë çdo paragjykimi, duke vendosur të vetmin kriter, kontributet, që çojnë përcaktimin e vlerave. Në gjithë larminë e shoqërisë së re, që duam të ndërtojmë në kohën e ndryshimeve të mëdha, ndryshime që besojnë se na çojnë drejt Europës, e ku të gjithë bashkë aspirojmë të shkojmë kjo shoqatë jep kontributin e saj të madh. Do të them edhe dy fjalë për mediat vizive lokale, të cilat na shoqëruan gjatë gjithë këtij aktivitet, e që për mua ishin tepër të varfëra. Ku në sekuencat e imazhet, që i dhanë ekranit të vogël filluan prezgjedhjen në mënyrë selektive, duke paraqitur përsona të njohur, drejtues miq, duke lënë jashtë kamerave sallën plot e duartrokitjet e vazhdueshme e ma mirë më thënë, se mediat lokale vizive edhe pse private e të pavarura mbeten të varura e s’është nënvlerësim të aktivitetit të shoqatës a pakujdesi e tyre, por vetëm porosi se këto kameraman vepruan në unison deri edhe kameramani i zërit të Amerikës, duke mos dhënë sallën e mbushur plot nga pjesëmarrësit, të mbedhur për Martin Camajn. Sigurisht e dimë se mediat janë komerciale e jetojnë me investime e të ardhura nga puna e tyre, por në rrallë të parë, duhet të japin kronika e ngjarje reale. Se si u paraqitën na kujtuan dikur transmetimet e vëllezërve Lalumir, duke na kthyer 100 vjet prapa. Vetëm në figurë në lëvizje pa zë, shpikje kjo, që koha e tyre nuk e kishte arrirë. E siç shihet janë të prirur dhe e vazhdojnë ta ushqejnë magjinë e ekranit të vogël më shumë me përralla me mbret, se sa me aktualitet. Duke na detyruar në shikuesve, të shohim më shume kanale prestigjioze, si Rai_Uno BBS, SNN, duke na bindur, se edhe gazetarët e kameraman të mediave lokale, kombëtare e televizionit publik shqiptar japin vetëm dreka e dasma, ku bjen tupani e lodra, e ku nuhat era e mishit të pjekur, e gëlon aroma e alkolit e të birrës. Tashmë duhet ti japin ekranit lokal kombëtar e atij publik shqiptarë, pamje te tilla, që japin homologët e tyre të lartë përmendur, që shkojnë në zonat e nxehta si në Afganistan, Irak e ndoshta nesër në Liban, e ku shqiptarët përfaqësohen, në mënyrë dinjitoze në mbrojtje të paqes e lirisë. Këto janë dasmorët e vërtetë te lirisë, ku bashkë me aleatët e vet ndijnë aromën e barotit ku kërcet topi e mortaja, e ushton avioni e raketa, e ku gazetarët rrezikojnë jo në pak raste jetët tyre.

LEKE LUMA                    

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu