Nr. 133 i gazetës në print

0

Në emër të zonjave!

…eshte nje tjeter zonje e buzeqeshur e ekraneve tona, madje edhe e atij ekrani qe “de facto” e komandon nga viti 2005 mazhoranca aktuale, qe eshte viktime e etapes se rradhes  ne politiken shqiptare. Per vete natyren qe ka, cdokujt eshte munduar ti thote “t’kam zemer” por edhe ajo nuk i ka shpetuar mekatit te madh: ka bashkejetuar disa kohe me kryebashkiakun e asaj kohe ne Tirane, aktualisht lider i opozites. Quhet Rudina Magjistari…
Perdorimi me i hapur dhe me i turpshem i gjinise femerore po konsumohet keto dite ne Shqiperi. Burrat apo meshkujt e politikes tashme thuajse kane dale ne hije duke minimizuar perballjen mes tyre ne kete sheshbeteje qe do te shenoje sipas gjasave edhe nderrimin e viteve. Qofte nga mazhoranca, qofte nga opozita “zjarrevenes” kete here kane qene meshkujt politikane edhe pse gjithhere ishte njohur Helena, per shkak te se ciles nisi nje nga luftrat me te njohura ne historine e lashte e qe solli shkaterrimin e nje prej qyteterimeve me te shkelqyera te epokes, sic ishte Troja.
E pohoj me keqardhje, por kete rradhe vete zonjat e politikes po kane deshire te perdoren politikisht nga koleget e tyre duke u shnderruar jo vetem ne zedhenese vulgare (me ndjeni per termin!) por deri ne mbrojtese te kauzave te humbura apo qe mbase nuk ekzistojne. Ne Shqiperi vete gjinia femerore, me suportin e partnereve nderkombetare, kane ngritur linja keshilluese per grate e dhunuara. Rigorozisht, per shume arsye, atyre u ruhet natyrshem anonimati. Ndersa keto kohe, disa zonjave qe sipas mazhorances jane dhunuar nga lideri i opozites, po u citohen jo vetem profesionet por edhe gjeneralitetet duke i rikthyer ne vemendje si viktima te mundshme te dhunes. Dhe e gjithe kjo po ndodh nga vete zonjat ne politike, te cilat per hir te karrikeve apo edhe te bindjes se verber ndaj shefave- meshkuj, po harrojne deri edhe vete perkatesine e tyre gjinore qe ka si shenje dalluese thelbesore pikerisht dhembshurine.
Cdokush ne Shqiperi e ka kuptuar se tashme ka filluar te konsumohet nje tjeter etape e perballjes politike, ne emer te se ciles “qellimi gjithmone ka justifikuar mjetin”. Nese meshkujve- politikane nuk u kane interesuar sa duhet zonjat ne politike e aq me pak nuk i “behet vone” per sakrifikimin e disa zonjave VIP jashte saj, eshte e patolerueshme qe te njejtin gabim ta bejne edhe zonja politikane ne dy anet e barrikades kuqeblu. Nga mengjesi deri ne darke, sidomos nga deklarata- bombe e kryeministrit Berisha kunder jetes private te kryesocialistit Rama, dalin ne reviste me dhjetera zonja nga krahu i djathte, te partive te medha apo te laco- partive, qe i kerkojne llogari morale kolegeve te tyre, zonja te krahut te majte se pse mbrojne liderin e tyre nga akuzat qe i vijne nga ana e tyre e barrikades. Nuk vonojne vetem disa minuta, thuaj se kane pergjues ne konferencat e shtypit te zonjave te djathta te politikes dhe menjehere kunderpergjigjen zonjat e krahut te majte, te cilat jo vetem mbrojne liderin e tyre, por jane te gatshme te dergojne peticione edhe deri ne Strasburg per shkelje te privatesise se prijesit. Ne kete zallamahi, asnjera pale nuk e ka shume problem te permende raste konkrete, te citoje profesione apo emra zonjash- viktima te dhunes, mbase duke harruar per nje cast se jane edhe ato vete te nje gjinie dhe duke neperkembur historite e mbyllura me ose pa dhimbje te atyre qe po perdoren as me shume e as me pak por “mish per topin” politik shqiptar.
Meqenese deri tani, nuk jane kursyer es emrat e as profesionet e zonjave e mbrohen nga zonjat politikane duke u shperralluar apo treguar me gisht si viktima, mendojne se eshte koha te bejme nje bilanc te te demtuarve direkt apo indirekt nga kjo loje, qe vetem fundi nuk i dihet. Eshte nje zonje e moshuar, e cila sipas gjasave ka nje mekat shume te madh mbi supe: eshte nene e nje njeriu, i cili tashme eshte ne krye te opozites shqiptare. Si e tille, ajo eshte e detyruar te mbaje mbi supet e plakura jo vetem nga mosha por edhe hallet e rrefyera publikisht, perdhosjen e emrit dhe historise se jetes se saj. Ajo quhet Aneta Rama, e cila edhe pse ka patur perballe te gjithe mikrofonet shqiptare, ka preferuar te heshte per te mos u bere pjese e nje loje te ulet te pakten moralisht, te politikes sone. Eshte nje tjeter zonje, e cila ne fakt eshte shume e njohur pasi dikur konsiderohej si nje nga premtimet me te bujshme te kinematografise shqiptare. Edhe ajo ka bere nje mekat te madh: ka dashuruar dhe me pas eshte martuar me prijesin e ardhshem te opozites shqiptare te ketyre 4 viteve te fundit. Problemet e shumta qe ka kaluar ne jete, qofte ato personale apo edhe ato ne familjen e ngushte te saj te krijuar per disa vite me Edi Ramen, po i rikthehen serish ne keto kohe si makth i keq. Quhet Matilda Makoci, vajza qe permes ekranit e “dashuruan” me mijera artedashes. Si cdo zonje tjeter, madje edhe si disa nga ato qe zene keto dite foltoret e Kuvendit dhe te selive politike, Makoci pesoi zhgenjime ne jete per fajin e saj apo te perbashket, por zgjodhi te drejten e “hijes” per jeten e pastajme, pa kerkuar asnjehere te neperkembet, aq me pak nga disa zonja te frymezuara nga politika.
E se fundi, eshte nje tjeter zonje e buzeqeshur e ekraneve tona, madje edhe e atij ekrani qe “de facto” e komandon nga viti 2005 mazhoranca aktuale, qe eshte viktime e etapes se rradhes  ne politiken shqiptare. Per vete natyren qe ka, cdokujt eshte munduar ti thote “t’kam zemer” por edhe ajo nuk i ka shpetuar mekatit te madh: ka bashkejetuar disa kohe me kryebashkiakun e asaj kohe ne Tirane, aktualisht lider i opozites. Quhet Rudina Magjistari dhe nuk ka ngurruar te dale publikisht, si ne cdo vend evropian, per te treguar lidhjen e saj me nje person, edhe pse VIP i sulmuar i skenes politike.
Sipas gjasave, ne skemen e sterholluar te kesaj etape, ka edhe emra te tjere te etiketuar direkt ose indirekt, por une po mjaftohem ne “zbulimin” e vetem atyre e lehtesisht i ka kuptuar cdo shqiptar gjate ketyre diteve. Ketu nuk po perfshij nje te ri, i cili eshte bartes i mekatit si biri i liderit te opozites apo edhe nje te ndjere e ka fajin e te qenit babai i liderit te opozites. Fatmiresisht, jeta e deshi shume kete te dytin, teksa nuk i la qendrim mbi toke per te degjuar ate qe mund ti kishte sjelle se paku nje infarkt apo hemoragji celebrale. Me e ashper eshte treguar per te riun, i cili edhe pse ishte mesuar me sulmet ndaj te atit dhe gjyshit, nuk mund te kishte menduar se disa gjera e lidhen me te, te mund te dilnin e te perhapeshin edhe nga salla e Kuvendit te Shqiperise, natyrshem nje vend i urryer edhe per te tashme.
Nga e gjithe kjo zhgrehje e politikes ne jeten e njerezve jashte saj, jane prekur apo pse jo shkaterruar, jo me pak se 100 familje shqiptare, te lidhura direkt ose indirekt me emrat apo personazhet e mesiperme. Shume prej tyre mbase jane ngujuar ne shtepite e tyre, te tjere mbase kane lene vendin, te tjera ndoshta mendojne edhe ndonje alternative me te trishtueshme. Ndersa ne sallen e Kuvendit, ne selite e partive politike, interesi i vetem eshte se sa kredite u fituan apo u humben nga keto deklarata apo kunderdeklarata.
Jam i bindur se keto rreshta do te ishin thene shume me bukur, me me dhembshuri nga nje zonje, qofte edhe e politikes, te ciles Zoti mund ti kishte ndricuar per nje cast mendjen. Megjithate, pergjate ketyre diteve jo te pakta, asnjera nuk u interesua te qante hallin e disa zonjave te tjera te anatemuara, duke harruar shume syresh se kane patur edhe identikisht te njejtin fat- mbase me te keq se ato qe citoheshin foltoreve prej tyre.
Nuk besoj se ka njeri normal ne Shqiperi e pertej saj qe te justifikoje dhunen ne pergjithesi, e sidomos ate ndaj zonjave ne vecanti. Nuk besoj se ka zonja ne Shqiperi apo edhe pertej saj qe te gezohen me fatin e keq te zonjave te tjera, aq me pak ti perdorin si “tabela qitje” ne sherbim te politikes, duke i privuar edhe nga mbrojtja e vetme e mundshme sic eshte privatesia e jetes dhe e gjeneraliteteve. Nuk besoj se ka zonja kund tjeter vecse ne Shqiperi qe perdoren kaq haptas nga politika, duke perdorur si “kurban” zonja te tjera jashte institucioneve te politikeberjes. Perdorimi eshte aq i hapur, aq i turpshem, aq i neveritshem saqe do te ishte eleminuar vetem duke iu pergjigjur nje pyetjeje shume te thjeshte: Brenda 10 diteve kane ndodhur te gjitha keto dhunime te zonjave nga Edi Rama? Cdo kush ne Shqiperi e di tashme se kryesocialisti Edi Rama ka disa vite qe nuk ka nje partnere zyrtare dhe publike. Te pakten revistat dhe suplementet “Gossip” nuk do ta kishin kursyer po te ishte ndryshe. Edi Rama ka disa vite qe nuk jeton me nenen e tij dhe ka me shume se kaq vite qe eshte ndare nga bashkeshortja e tij. Per te mos e zgjatur me shume, zonjat e politikes, qofte ne te djathte, qofte ne te mengjer te politikes, jane treguar shume naive duke u lene te perdoren nga meshkujt- politikane. Ne rastin me djallezor, jane lene te perdoren me qellim per ti sherbyer politikes maskiliste, e cila jo shume larg, por me 28 qershor i genjeu serish: 30% i perfaqesimit te zonjave ne Kuvend, nuk u arrit sic u premtua! Ne fakt, asnje prej tyre nuk eshte kujtuar te flase per kete teme ne keto kohe. E nese jane lene te perdoren ne politike, ne kurriz te zonjave jashte saj, atehere politikanet tona te nderuara, kane bere me shume se mekat per te mos thene krim (te pakten moral!) qe nuk mund te fshihet vetem pas imunitetit.
Nuk ka shume kohe kur femra politikane i qanin hallin zonjave shqiptare per kancerin e gjirit, diagnostikimin e te tjera perralla si keto. Po per kancerin e trurit qe vjen nga stresi dhe ngarkesa psikologjike, kush mund ti shpetoje zonjat jashte politikes, te cilat me te drejte mbase mund te pyesin: kush e ka rradhen te jete viktime e etapes se rradhes ne sheshbetejen shqiptare!? Megjithe respektin zonja te nderuara te politikes e foltoreve, shume poshte keni rreshqitur! Cdo dite e me shume po ktheheni ne shembelltyra te atyre qe keni kritikuar me dekada: meshkujve- politikane! Zhgenjim, vertete zhgenjim!
Blerti Belija

Eleminimi i kundershtareve politike vazhdon ne Shqiperi

Prej rreth 2 dekadash, Shqiperia nuk po arrin te realizoje zgjedhje politike te pranueshme nga palet pjesmarrese ne to. Edhe shqetesimi kryesor i nderkombetareve, mbetet pikerisht “themeli” i cdo demokracie perendimore, zhvillimi i zgjedhjeve sipas standarteve. Kjo beteje thuajse 20 vjecare ka tashme edhe heronjte e vet, ata qe perpiqen me te gjitha menyrat per te garantuar nje here te vetme nje proces normal zgjedhor. Kete e ka provuar Luan Dani, i cili eshte detyruar te paguaje edhe nje harac te madh personal e familjar. Ishte viti 2005 kur Luani, duke ndjekur gjurmet e familjes se tij, e njohur nder vite si mbeshtetese e nacionalizmit dhe tradites balliste, iu bashkua levizjes se iniciuar nga Leka Zogu per nje fryme te re bashkimi ne politiken shqiptare, pikerisht Levizja per Zhvillim Kombetar (LZHK). Duke vene ne rrezik jeten e tij, Luan Dani arriti qe ne zgjedhjet e vitit 2005, ne zonen qe mbulonte ai, te mos lejonte vjedhjen dhe tjetersimin e votes se qytetareve. Tashme i vene ne shenjester nga grupime kriminale me sfond te paster politik, Luan Dani u detyrua te hapte fjale se ka ikur jashte shtetit per ti shpetuar hakmarrjes, e cila ishte paralajmeruar permes kercenimeve te shumta per jeten e tij. Ne fakt, Luani ishte fshehur per muaj te tere tek shoket e tij dhe miqte e familjes.
Duke menduar se situata po shkonte drejt qetesimit dhe se forcat politike kane filluar te emancipohen disi, jane reformuar, Luan Dani me shume kujdes dhe maturi, rifilloi te punoje per idealet e partise se tij e ishte nje vijimesi e traditave te familjes se vet. Ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009, ai punoi me shume vullnet, frymezim demokratik dhe kembengulje per te qene si gjithmone frenues i vjedhjes se votes e tjetersimit te vullnetit te qytetareve. Duke qene ne shenjester, qendrimi i grupeve politiko- kriminale u be perhere e me i ashper, duke arritur serish te kercenohet me jeten e tij. Vetem fale shkathtesise se tij, ai mundi ti shpetoje pusive te krimineleve te veshur me pushtet, por njekohesisht edhe forca te erreta e mafioze. Tashme jemi ne prag te marrjes se statusit te vendit kandidat per Bashkimin Evropian, ndersa problemet me vjedhjen e votes, vijojne te jene mese shqetesuese, sic edhe viktimat e mbrojtjes se vullnetit te shqiptareve. A duhet ta lejojme qe serish Luan Dani te behet perseri e perseri viktime e forcave brutale e kriminale? Jane pikerisht keto forca qe ne prag te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 ekzekutuan edhe Aleks Keken, eksponent politik i “Polit te Lirise”, pikerisht koalicionit ku bente pjese edhe LZHK ne rradhet e te ciles militonte edhe Luan Dani. A eshte normale dhe a duhet te lejojme qe Luani perseri te fshihet ne vendin e vet, i cili quhet gjoja edhe “i lire e demokratik”? Eshte koha qe per fatet e njerezve te ndershem, te atyre qe kerkojne voten e lire, qe luftojne per demokracine e vertete te ngrejme zerin te gjithe, pasi keshtu ka bere gjithnje shqiptari- patriot.
Redaksia

Strategjia e “veçimit” kundër strategjisë së “bojkotit”

Edi Rama nuk besoj se ka më shumë mëkate të publikuara ose jo se Silvio Berluskoni në Itali në lidhje me zonjat apo zonjushat. E pra, me gjithë publikimet e shumta, sulmet e hapura, grevat e gazetarëve, publikisht Silvio Berluskoni nuk ka humbur as edhe nje mik. Madje as Sali Berishën, mik prej shumë vitesh i kryeministrit italian!
Sokol Pepushaj
Sulmi i hapur dhe individual i kryeministrit Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit kundër kryetarit të PS-se Edi Rama, nuk ishte i rastesishem dhe as shumë i papritur. Nervat e tendosura prej muajsh tashmë, nuk ranë thjeshtë pre e fenomenit të njohur psikologjik. Edhe vlerësimi i rradhë i kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli per Partine Socialiste si “pasuri e vendit” nuk është i rastësishëm. Nuk janë të rëndësishme as edhe daljet e ditëpërditshme të deputetëve të PD-së, LSI-së; drejtuesve të forcave politike aleate në bashkëqeverisjen e vëndit pas 28 qershorit 2009. Eshtë shumë e thjeshtë të kuptohet nga të gjithë se mazhoranca aktuale ka nisur tashmë një fazë të re të përballjes politike me opoziten, duke u përpjekur ta veçojë kryetarin Rama nga grupi parlamentar fillimisht, (pavaresisht se nuk është deputet, ka peshë të padiskutueshme në vendimmarrje), më pas nga kryesia që akoma nuk është formatuar dhe në vijim edhe nga masa e gjërë e socialistëve në mbarë vendin.
Eshtë e qartë se bojkoti “stoik” dhe kokëfortë i grupit socialist, jo vetëm ka nervozuar mazhorancën, jo vetëm i ka prishur ca plane për miratim ligjesh me shumicë të cilësuar, por edhe e ka lodhur në të gjitha kuptimet e kësaj fjale.
Pas rezultateve të 28 qershorit që e nxorrën PS-në dhe Ramën sërish në rradhën e dytë të pushtetit si opozitë, strategjia parashikonte mënjanimin e kryesocialistit nga drejtimi i mëtejshëm i opozitës më të madhe, në fakt të vetme në Kuvend. Rasti fatlum ishte pikërisht kongresi i jashtezakonshëm socialist, i pasuar nga zgjedhja e kryetarit në bazë të parimit “një anëtar, një votë”. Duke përfituar mjeshtërisht nga vakuumi statuor, Rama rikandidoi dhe natyrshëm, mori një rezultat shumë të thellë përballë një rivali, i cili me gjithë përpjekjet për një garë serioze, nuk arriti asnjëherë të bindë askënd ti japë mbështetje më shumë sa ishte paracaktuar. Qëllimi i mazhorancës ishte një dhe i vetëm: të largohej nga drejtimi i opozitës Edi Rama, i cili ishte i sprovuar si një “kokëshkëmb- këmbëngulës” që në fillim të viteve ’90, madje duke qënë në rradhët e mbështetësve të opozitës së parë shqiptare. Pavarësisht përbetimeve “për parime demokratike”, edhe grupi i 5 deputetëve i kryesuar nga Ben Blushi, kishte pikërisht qëllim të nxirrte nga loja Edi Ramën. Kjo u pa qartë në mungesën e guximit për konkurrim nga Arben Malaj, por më pas edhe nga shuarja graduale e rezistencës brendapërbrenda PS-së, pasi u realizua edhe një farë testimi tjetër. Testimi ishte shumë i thjeshtë: Cili deputet socialist do të rrezikonte karrierën politike, per t’iu bashkuar si numër 5 deputetëve, me të cilët duhej arritur me cdo kusht numri magjik 84 deputetë në Kuvend. Sipas gjasave, në këtë linjë. ishte edhe krijimi i Partisë për Drejtësi e Unitet (PDU), në krye të të cilës u vëndos deputeti socialist Idrizi, i cili iu bashkangjit me stil 5 deputetëve tashmë të deklaruar gati për futjen në Kuvënd. Vëndosja e afateve, më pas moszbatimi i tyre nga grupi i 5 deputeteve socialistë, kompromentuan direkt apo indirekt idenë e mbetur thjeshtë e tillë, për të plotësuar kuorumin e nevojshëm të deputetëve për të miratuar ligje të cilesuar, me rrugë ligjore në emer të “atdhetarisë” apo edhe në rrugë jo ligjore, e derivojnë në llogari bankare jashtë vëndit.
Nuk mund ta pohoj saktësisht se sa ishte numri i pjesmarrësve të tubimit 3 ditor të opozitës në Tiranë, por duhet thënë se ishin të shumtë në numër. 100 mijë, 25-30 mijë sic kanë thënë disa të tjerë, por kurrsesi 3 mijë, siç kanë mbështetur idenë të tjerë, shërbyen për të treguar “muskujt” opozita jashtëparlamentare shqiptare. Nuk është rastësi që pikërisht pas këtij mitingu, nervat e tendosura si telat e një kitarre, filluar të këputen një nga një, deri në momentin kur kryeministri Berisha, fanatik i vlerave të familjes dhe mospergojimit të individëve që nuk kanë lidhje direkte me qeverisjen, shpertheu pikërisht në foltoren e Parlamentit shqiptar. Nuk kam ndermend të ndalem në gjykimin e asaj çfarë ka artikuluar kryeministri e lideri i mazhorancës aktuale, por po përmënd vetëm një fakt të thjeshtë: orarin në të cilin është transmetuar seanca në të paktën 5 televizione shqiptare. Në atë orar, në shtëpitë e shqiptarëve që në rastin më të mirë, kanë jo më shumë se një televizion, të gjithë u detyruan të degjojnë një fjalor që në fakt, nuk e kishim degjuar asnjëherë nga goja e Sali Berishës, të paktën që nga viti 1990 e këtej. As edhe ndaj armikut të tij më të egër politik, me të cilin ndanë shesh-betejen për 15 vite, Fatos Nano, Berisha nuk kishte artikuluar aq shumë sa ndaj Edi Ramës. Madje, edhe ato që kishte deklaruar në kohë fushatash të ndryshme, Berisha nuk ngurroi ti etiketojë si “limonata elektorale”. E gjithë kjo breshëri pasi ka dalë nga goja e numrit 1 të qeverisë, ka hyrë “pa trokitur” (sic thotë një mik i imi) përmes televizionit në shtepitë e të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nëse para kutisë magjike kishte pleq, gra, fëmijë apo edhe burra.
Edhe në prag të zgjedhjeve të vitit 2007, çështje që lidhen me jeten private të Edi Ramës, u kthyen në mjet të mazhorancës që kërkonte të behej e tillë edhe në Bashkinë e Tiranës, për të denigruar figurën e kryebashkiakut. Madje, Edi Rama, diku me retushim e diku fare origjinal, u shfaq edhe “nudo”. Në atë kohë, me fanatizëm jo vetëm socialistët, por edhe LSI-stët e vetë Ilir Meta, e mbrojtën me stoicizëm Edi Ramën, duke e cilësuar gjithçka si jetë e tij private.
Edhe këto ditë, është rikthyer e njëjta situatë. Sërish Rama po sulmohet në jetën private, pavarësisht se kauza është e madhe, ajo e “dhunës ndaj gruas”. Tek të gjithë ata meshkuj, brënda apo edhe jashtë Kuvendit, me pushtet apo karrikëhumbës, do të kishte kuptim shprehja e Jezu Krishtit: Kush është pa mëkat, të hedhë gurin e parë! Kam pershtypjen se asnjeri nuk do të guxonte jo të ngrinte doren, por as edhe të merrte një gur. Janë të shumta madje edhe zonjat brenda Kuvendit, që para se të bëheshin ligjvënëse apo edhe gjatë kësaj periudhe, janë dhunuar të paktën psikologjikisht nga bashkeshortët, por jo vetëëm. Pastaj, nuk duhet harruar se edhe në fillim te viteve ’90, nuk kanë munguar “grushtet ndaj bashkeshorteve”, edhe në zyrat e shtetit shqiptar, madje edhe në sy te badigardëve. I sjell këto argumente jo për të justifikuar asnjëfarësoj dhunë ndaj askujt, aq me pak zonjave, por për të kthjelluar mëndjet e shqiptarëve, të cilët duhet të kuptojnë se sërish jemi në një lojë politike, thjeshtë ka ndryshuar strategjia e njërës palë perballë tjetrës. Nuk është shumë çudi, që brënda pak javësh apo muajsh, pasi të arrihet “paqja” e pritur dhe kërkuar nga palët, sërish të flitet për “limonata electorale”.
Edi Rama po kerkohet të “izolohet” nga pjesa tjeter e Partisë Socialiste. Kjo është e vetmja mënyrë, duke e prekur në moralin personal, me një sulm te gjithanshëm duke nisur nga i ndjeri babai i tij, e ema, ish- bashkeshortja dhe i biri. Direkt ose indirekt, në këtë sulm të rradhës perfshihen edhe familje shkodrane, pasi Rama është nip Shkodre. Madje, edhe familje me pushtet dhe që kanë lidhje të afërta gjaku me kryesocialistin, të cilët për hir të realitetit duhet të ndjehen në pozitë shumë të vështirë. Nga ana tjeter, strategjia e “veçimit” është edhe një tentativë për të dekurajuar pjesmarrjen e qytetarëve në protesten e paralajmeruar te 5 dhjetorit ne Tiranë, nëse Rama nuk ka ndryshuar datë. Këtij qellimi i shërben edhe dalja e përditëshme e deputetëve demokratë dhe LSI-stë nga qarqe të ndryshme të vendit, të cilët natyrisht kanë një impakt më të madh për të dekurajuar mbeshtetesit socialistë duke qënë se kanë vetëm pak muaj që janë takuar nga afer në fushatën elektorale. Ajo çfarë bie në sy në këtë situatë, është heshtja e aleatëve të PS-së në betejën për votën. Sipas gjasave, i druhen zhvillimeve të paparashikueshme, ose në heshtje i japin të drejtë akuzave të PD-së dhe LSI-së, të paktën deri më tani. Pa dashur te jap gjykim mbi vërtetësinë ose jo të akuzave ndaj Ramës, kam dëshirë ta mbyll me një fakt shumë të thjeshtë. Edi Rama nuk besoj se ka më shumë mëkate të publikuara ose jo se Silvio Berluskoni në Itali në lidhje me zonjat apo zonjushat. E pra, me gjithë publikimet e shumta, sulmet e hapura, grevat e gazetarëve, publikisht Silvio Berluskoni nuk ka humbur as edhe nje mik. Madje as Sali Berishën, mik prej shumë vitesh i kryeministrit italian!

Mitingu i madh i një kauze të vogël

Po si mund të quhet kauzë e vogël kërkesa e drejtë për hapjen e kutive që ka të bëjë me lirinë themelore në demokraci, atë të votës? – mund të protestojë me të drejtë shumëkush. E megjithatë fakti që kërkesa e opozitës për hapjen e kutive është e drejtë, nuk e bën atë një kauzë të madhe. Natyrisht që opozita ka të drejtë që ngulmon tek hapja e tyre. Natyrisht që justifikimet e Berishës për mos të hapur kutitë janë pallavra që nuk i beson as ai vetë. Por e vërteta është se kutitë e mbyllura e kanë bërë pis, por nuk e kanë deformuar në thelb vullnetin e elektoratit. E vërteta është se Partia Demokratike dhe LSI’ja së bashku kanë më shumë vota sesa PS’ja. Dhe këtë e ka pranuar edhe vetë Rama kur akuzoi LSI’në se trafikoi djathtas 80.000 zemra të majta. Ndaj, hapja e kutive ndonëse është një kauzë e madhe për liderin e Partisë Socialiste është një kauzë e vogël për demokracinë shqiptare në përgjithësi.
Sot në vitin 2009 rreziku kryesor për demokracinë shqiptare nuk është mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Rreziku kryesor për demokracinë shqiptare sot është thjesht mungesa e zgjedhjes, si politike ashtu edhe morale. Pikërisht këtë fenomen nxorën në pah dhe thelluan edhe zgjedhjet e fundit. Së pari ato treguan mungesën e zgjedhjes si politike ashtu edhe morale mes dy apo tri ofertave kryesore. Si Berisha, si Rama, ashtu edhe Meta, në thelb janë kthyer në liderë që vijnë në pushtet për t’u pasuruar personalisht dhe për t’i shpërndarë favore klientelave përkatëse nën parullën tashmë bajate të integrimit euroatlantik. Së dyti, produkti i zgjedhjeve të fundit ishte një puç ndaj moralit të mbetur të skenës sonë politike. Këto zgjedhje risollën në pushtet qeverinë e Gërdecit jo vetëm me Berishën kryeministër, por edhe me Mediun ministër. Dhe kjo ndodhi jo sepse populli votëbesoi Berishën, por sepse Berisha i mori Ramës Metën. Kaq. Pasojat e gërmadhës morale që kemi sot në pushtet (për ta përdorur një shprehje opozitare) janë edhe skandalet e pafundme që përditë nxjerrin në pah pasurimin e familjes kryeministrore, apo të klientelës përkatëse. Këto fenomene nuk kanë të bëjnë thjesht me çështjen e kutive. Dhe këtë e kupton mirë edhe Edi Rama që ndonëse nga njëra anë kërkon hapjen e kutive, në miting flet për imoralitetin dhe korrupsionin e familjes kryeministrore dhe të sistemit aktual të qeverisjes.
Edhe nëse kutitë hapen nesër, dy handikapët kryesore të skenës sonë politike – mungesa e alternativës dhe e moralit politik – do mbeten. Është koha që të zgjohemi nga ideja naive se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë çelësi magjik që do ta pasurojë dhe pastrojë skenën tonë politike. Ato janë një kusht i domosdoshëm, por jo i mjaftueshëm. Zgjedhjet e fundit treguan se sistemi aktual i qeverisjes është i aftë ta riprodhojë veten edhe me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Lidhja “media – biznes – politikë”, kombinuar me mungesën e çdo skrupulli publik që buron nga degradimi moral i skenës sonë politike, mundëson çfarëdolloj aleance për të mbajtur apo marrë pushtetin. Në kushte të tilla nuk ka rëndësi se çfarë i ke thënë apo se çfarë i ke bërë elektoratit. Nuk ka rëndësi se në çfarë skandali je përfshirë, apo sa jetë njerëzish ka marrë një përfshirje e tillë. Nëse je në koalicionin e duhur në momentin e duhur mund të rrish apo të vish në pushtet edhe me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të synojmë dhe kërkojmë zgjedhje të ndershme dhe të lira. Çështja shtrohet që sot në krahasim me dje demokracia shqiptare është shumë më pranë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe shumë më larg moralit politik të një shoqërie demokratike. Në këto 20 vite kemi një degradim të vazhdueshëm të moralit qeverisës, me gjithë përmirësimin e vazhdueshëm të procesit zgjedhor. Vetë aleanca Berisha–Meta, e paraprirë nga aleanca Nano-Berisha, është kulmimi më i qartë i këtij degradimi.
Në këto kushte sfida kryesore me të cilën përballet demokracia shqiptare sot nuk është hapja e disa kutive që do tregojnë se vullneti i elektoratit është bërë pis. Problemi kryesor i demokracisë shqiptare sot është mungesa e një standardi minimal në mënyrën se si ushtrohet pushteti për qëllime thellësisht personale në kurriz të qytetarëve. Këtu duhet kërkuar edhe pjesëmarrja masive në mitingun e opozitës; tek pakënaqësia në rritje me mënyrën shpesh të paturpshme se si ushtrohet sot pushtetit në Shqipëri. Dhe shembulli më revoltues në këtë aspekt nuk është mbyllja e kutive, por mbyllja e çështjes së Gërdecit. Ishte Gërdeci ai që hodhi në erë çdo standard moral të qeverisjes. Ishte Gërdeci ai që kërkonte jo vetëm demonstrata masive, por edhe ultimatume për dorëheqjen e kryeministrit përballë Watergate’it shqiptar. Këto ultimatume nuk u bënë dje jo sepse mungonte zemërimi popullor, por sepse mungonte interesi i Ramës. Ashtu sikurse ultimatumin për rrëzimin e Qeverisë sot për një çështje shumë më të vogël se Gërdeci dje, Rama e bën për të shpëtuar karrierën e tij politike. Ama midis kauzës së vogël të Ramës për hapjen e kutive nëpërmjet së cilës ai synon të qëndrojë në krye të PS’së dhe mitingut të madh opozitar që shpreh revoltën me mungesën e moralit qeverisës ekziston ende një hendek i madh. Që ky hendek të mbyllet, opozita duhet të synojë jo vetëm vendosjen e një standardi elektoral siç është hapja e kutive, por mbi të gjitha vendosjen e një standardi moral në mënyrën se si qeveriset. Një standard që nesër duhet ta kufizojë edhe degradimin e opozitës nëse ajo vjen në pushtet. Përndryshe, rotacioni i pushtetit nëpërmjet zgjedhjeve të lira do vazhdojë të shoqërohet me degradimin e tij. Prandaj le të shpresojmë që pas një mitingu të madh opozita do arrijë të gjejë edhe një kauzë të madhe që nuk kufizohet nga karriera politike e liderit të saj.
Nga Blendi Kajsiu

Kutitë, të mallkuarat ato!

Kryetari i opozitës bërtet për votat mbi një altar. Sipër kokës së tij, kryeministri tund dy gishtat lart. Rreth tyre, turmat përballë apo ato përtej ekranit, presin kthimin me autobusët që i sollën në Tiranë, dhe ndonjë 500 lekëshe për dietë. Kjo është edhe ajka e gjithë protestës.Kurse rrotull e vërdallë Tiranës, vërtiten makinat luksoze me targa Z, sirenat e policisë e sigurimit për të lënë të kalojnë personalitetet që po punojnë natë e ditë për zgjidhjen e krizës.Përse duhet të kemi patjetër krize çdo dy vjet? Apo është i vetmi ilaç që mban zgjuar politikanët?
Nga: Edlira  GJONI
Një vinçi iu këput krahu dhe prej tij vdiqën dy njerëz që punojnë për të ndërtuar rrugën e kontestuar e të politizuar Durrës-Kukës.Këtë javë ishte 20-vjetori i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve dhe ca aktivitete, këngë e valle si qëmoti, së bashku me disa thënie e kundërthënie u bënë nëpër ekrane televizive, për të hedhur shigjeta politike, por jo për të folur drejtpërdrejt për fëmijët. Shqipërisë i thanë se zarfi që mban aplikimin me dëshirën e saj për t’iu bashkëngjitur Bashkimit Evropian, ka mbërritur në duar të sigurta. Ja edhe ca vite, e kësmet, çalë-çalë e shumë ngadalë, do bëhemi edhe ne pjesë e atyre që dikur na përbuznin, e sot po na thonë se realisht, ata që janë brenda, duan të dalin prej saj.
Nafta vazhdon të rritet, energjinë kërkojnë të rrisin, listës së fëmijëve të lidhur me zinxhirë këtë muaj i është shtuar edhe ajo e të pastrehëve të tërmetit që po i zë dimri jashtë.Shqipëria ka shënuar rritje ekonomike, por shpërndarja e saj është monopolizuar përtej çdo imagjinate. Pasuria dhe varfëria kanë krijuar çarjen më të madhe mes tyre në vend.Ja, për këto duhet të ishte në kuvend opozita. Por jo. Kreut të saj i është shkrepur të bëjë të fortin dhe interesantin me durimin e gjysmës që nuk ka votuar për të. Mbështetësit kryesorë të tij nuk heqin dot dorë nga huqet e vjetra të autoritarizmit, duke shpresuar ende se gjërat merren me dhunë dhe se destabiliteti, është forma më e suksesshme për të arritur pushtetin mbi këtë tufë delesh në Shqipëri.Kutitë janë bërë tashmë objekt talljeje, sulmesh personale, kritikash mediatike e politike, pikë sherri brenda e jashtë radhëve, subjekt komedie e tragjedie bashkë.
Hapja e kutive është ironia më e madhe që guxojnë të bëjnë opozitarët dhe qeverisësit, duke u zënë për mustaqet e Celos, teksa vendi ka ngecur në vend me procedurat e evropianizimit.Opozita ka të drejtë të protestojë, por ka edhe detyrim të reflektojë e të punojë.E vështirë të më vijë ndër mend ndonjë lider tjetër i majtë në Evropë që të jetë kaq larg realitetit, kaq afër autoritarizmit dhe kaq jashtë etikës fjalimore, sa ç’është udhëheqësi i opozitës shqiptare që s’është e tillë.As nuk është e mundur të gjesh ndonjë kryeministër më të papërgjegjshëm që lëshon komente të shumë-intrepretueshme  e përshëndet në mënyrë provokative protestuesit pas xhamave të dritares së zyrës së tij.
As nuk është e lehtë të gjesh një president pasiv, që pret deri sa gjërat të shkojë aty ku nuk mbajnë më, përpara se të marrë guximin të dirigjojë palët.Shqipëria po ndryshon, po se në cilin kaq po shkon, është gjithmonë e më e vështirë ta kuptosh.Bojkoti parlamentar, ngërçi i KLD-së, revoltat e gjyqtarëve, përçarja e tyre, lëvizjet e ndryshme brenda partive, mendimet e kundërta e dëshirat e paepura për të shkelur mbi këtë tufë delesh deri sa të dalin në krye të saj, janë aspekte që e bëjnë të vështirë optimizmin për të ardhmen e afërt në Shqipëri.Pseudo-politikanët tanë janë profesionistë të vërtetë të shmangies së përgjegjësive. Edhe të shkaktimit të tragjedive, pa ua bërë syri tërr, se mbi hirin e vjetër, ndezin zjarrin e ri.Politika e sotme përpiqet vetëm për sahanët që do të lëpijnë tufëtarët e saj. Kurse delet e shkreta janë aty, të gënjyera për viza, të mashtruara për punë, të djegura nga pritja për rritje pensionesh, të dënuara të rrinë të izoluara akoma më shumë, të urdhëruara të vijnë me autobus në Tiranë, një herë për manifeste, e një herë për protesta. Me bukë, qofte dhe birrë. Edhe me barbeque e shishqebape, kokoshka, biskota të kripura, patatina e bukë me djathë e me domate.Kryetari i opozitës bërtet për votat mbi një altar. Sipër kokës së tij, kryeministri tund dy gishtat lart. Rreth tyre, turmat përballë apo ato përtej ekranit, presin kthimin me autobusët që i sollën në Tiranë, dhe ndonjë 500 lekëshe për dietë. Kjo është edhe ajka e gjithë protestës.Kurse rrotull e vërdallë Tiranës, vërtiten makinat luksoze me targa Z, sirenat e policisë e sigurimit për të lënë të kalojnë personalitetet që po punojnë natë e ditë për zgjidhjen e krizës.Përse duhet të kemi patjetër krize çdo dy vjet? Apo është i vetmi ilaç që mban zgjuar politikanët?Sikur të hapeshin  kutitë sot, në do duhet të futen Rama, Berisha dhe njerëzit që vijnë direkt para, pas, anash, sipër e poshtë tyre.Në kutitë simbolike të psikozës së rëndë pushtetiane, ka vend për të gjithë ata që këto ditë po çirren ekraneve, duke kërkuar hapjen, apo duke garantuar mbylljen e tyre të përjetshme.Turp! Dhe nuk ka si të ketë efekt, sepse nuk bën për cipën e plasur. Mjerë shqiptarët, që s’kanë alternativë për ato të shkreta copa letrash që hodhën në kuti.

Çfarë përfitojnë shqiptarët nga Lëvizja e Lirë drejt BE-së?

…falë lëvizjes së lirë  tek ne do dynden bullgarët, serbët apo rumunët e kualifikuar mirë që do zënë poste menaxheriale, drejtuese apo inxhinierike, ndërkohë që shqiptarët do jenë të aftë të mbushin kryesisht postet e “hyzmeqarëve”.
Adri Nurellari
Për pjesën më të madhe të publikut shqiptar është padyshim ngazëllyes lajmi që Shqipërisë iu dha drita jeshile në procesin e aplikimit për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtar. Gjithashtu akoma më entuziazmues është edhe prespektiva shumë e afërt e mundësimit të udhëtimit  pa viza në vendet e zonës shengen të Bashkimit Evropian duke rrëzuar atë mur të madh prej vizash që zëvendësoi për shqiptarët murin e Berlinit. Ndryshimi që ka për të sjellë udhëtimi pa viza ka për të qenë radikal për shqiptarët të cilët kanë hequr picire të pakrahasueshme për të udhëtuar drejt perëndimit duke kapërcyer malet në këmbë e detin me gomone.
Mirëpo për disa aspekte ekziston një perceptim publik masiv relativisht i gabuar lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave mes shqiptarëve. Ky proces ka për të mundësuar udhëtimin por jo qëndrimin e lirë të bashkëqytetarëve tanë në vendet e zhvilluara evropiane. I ashtuquajturi koncept i Lëvizjes së Lirë ka për t’u përmbushur me anëtarësimin e Shqipërisë në BE kohë kur një shtetas yni do lejohet të vendoset, jetojë e punësohet në një vend tjetër anëtar si të ishte shtetas vendas e jo i ardhur.  Një tjetër perceptim i gabuar është bindja se me lëvizjen e lirë çdo shqiptari kanë për t’i ecur punët fjollë ndërkohë që nuk kuptohet se kur të vihet në jetë ai realitet, ne jo vetëm do eksportojmë krahë pune, por sipas të gjitha gjasave kemi për të importuar krah pune. Pra nuk ka për të patur thjeshtë shqiptarë që do lëvizin të lirë drejt perëndimit por edhe vetë tregu ynë i brendshëm i punës ka për t’u konkurruar ashpër nga prurjet që mund të vijnë nga jashtë.
Pikësëpari duhet vënë në dukje fakti që kostoja e krahut të punës në vendin tonë nuk është dhe aq e ulët, dhe sidomos kur bëhet fjalë për punë të kualifikuar të ardhurat janë relativisht të larta. Madje hera herës mund të konkurrojnë edhe me vende të BE-së perëndimore e jo më me vende anëtare të lindjes. Kështu për shembull në universitetet private një lektor me një diplomë master paguhet diku tek 25 euro neto për orë mësimi dhe duke patur parasysh që norma e zakonshme është pak a shumë 12 orë mësim në javë i bie që të marrë 1200 euro në muaj që është një rrogë e ngjashme me atë të pedagogëve shumë herë më të kualifikuar të universiteteve të Italisë dhe Spanjës. Po të shikohen të dhënat e një studimi të kryer nga Observatori i Karrierës Akademike i Institutit Universitar Evropian dallohet se në Itali një koleg asistent pedagog merr bruto 1500 euro rrogë mujore ndërsa në Spanjë 1584 euro mirëpo po të merren parasysh taksat shumë të rënda që këto vende kanë duket qartë që këta lektorë të rinj me tituj apo proces doktorature pa të cilin smund të japin mësim andej çojnë në shtëpi një rrogë neto më të vogël se një asistent pedagog shqiptar që lejohet të japi mësim vetëm me titullin master. Konkretisht sipas OECD-së rrogave bruto italiane iu merren mesatarisht 45.2% në taksa kurse në Spanjë 39.1%.  Duhet vënë në dukje se në konsideratë për të dhënë mësim zakonisht merren ata që kanë diploma universitare të huaja.  Kuptohet që po qe se pedagogu shqiptar  është me titullin doktor i shkencave dhe ka një farë reputacioni, ose nëse pedagogu jep mësim në disa universitete private njeherazi, atëhere të ardhurat janë shumë më të majme.  Në Poloni pastaj, sipas të njëjtit burim, në vitin akademk 2006-2007 një pedagog universitar me  përvoje në mësimdhenie dhe me titullin profesor asociuar e ka pasur rrogën bruto 586 euro në muaj, që është një rrogë më e ulët se e një akademiku me titull profesor i asociuar që jep mësim në një universitet publik shqiptar, e jo më po të bëhet krahasim me ata që japin mësim në universitete private. Ukraina mandej e ka rrogën bruto  të një profesori të asociuar 200 euro ndërkohë që një asistent pedagog në një universitet publik shqiptar e ka rrogën neto afërsisht 400 euro.
Eshtë folur vetëm duke bërë krahasime sasiore dhe duke marrë të mirëqenë që titujt janë ekuivalent pa vënë në dyshim cilësinë apo rigorozitetin e dhënies së titujve. është marrë enkas për krahasim profesioni i profesorit meqënëse përfaqëson më së miri idenë e një punonjësi shumë të kualifikuar. Ky shembull vlen për të treguar se kërkesa për njerëz të kualifikuar në Shqipëri është relativisht e lartë, sepse ne i kemi të pakët, e për rrjedhojë pagat për këta lloj individësh janë goxha të larta dhe konkurruese në nivel evropian. Krahasime të ngjashme kuptohet që janë të shumta edhe jashtë sektorit akademik.
Kështu po të shikohen përfaqësitë e investitorëve kryesorë të huaj në Shqipëri vështirë se shikon që në krye të këtyre përfaqësive emra shqiptarë, kryesisht janë grek, italianë ose të vendeve të tjera fqinje. Por edhe në listën e bizneseve vip apo të bizneseve shqiptare në përgjithësi vihen dendur re emra drejtuesish të huaj. Kjo gjë tregon se  shtimi masiv i shkollave dhe studentëve në Shqipëri në vitet e fundit  nuk ka sjellë rritjen e cilësisë së produktit shkollor dhe kapjen e standardeve ndërkombëtare duke i bërë të diplomuarit tanë që të konkurrojnë në nivel ndërkombëtar.  Rritja e kërkesave për profesionistë më të kualifikuar thjesht ka sjellë në Shqipëri më shumë të huaj. Padyshim që kjo rritje e kërkesës e për rrjedhojë e pagesës për persona të kualifikuar ka edhe efektin pozitiv të rikthimit të trurit ( brain gain) po me sa duket diaspora jonë nuk ka kultivuar detyrimisht shumë njerëz shumë mirë të shkolluar që të përmbush këto nevoja.
Eshtë interesant fakti që edhe ato sektorë që janë zhvilluar në mënyrë të veçantë në vitet e fundit nuk kanë shkaktuar ndonjë rritje thelbësore të cilësisë së krahut të punës. Kështu për shembull media elektronike ka spikatur në mënyrë të veçantë si një sektor ku janë nivestuar fonde të mëdha e megjithatë shpesh kompanive mediatike iu duhet që në mungesë të shqiptarëve të kualifikuar të pajtojnë ekspertë të huaj si regjizorë, skenaristë, skenografë etj. Kuptohet kjo ndodh në rastet kur televizionet nuk i kanë marrë të gatshme modelet duke plagjiaruar krejtësisht deri në detaj emisionet e transmetuarë na perëndim.  Madje spotet kryesore publicitare dhe klipet kryesore muzikore që transmetohen në Shqipëri  prodhohen në Maqedoni pasi ne ende nuk kemi ekspertë të niveleve të larta paçka se paraja është hedhur lumë në atë fushë.  Edhe në ndërtim vihen re shënja të tilla kur fasadat e rrokaqiejve luksoz të Tiranës janë montuar nga punonjës kinez apo kurdë ndërëkohë që janë të panumërt punëtorët shqiptarë të ndërtimit që presin më kotë për punë tek ushtari i panjohur. Edhe po të shohësh kompanitë e marketingut apo marrëdhënieve me publike në Tiranë nuk ëshë çudi që të gjesh në krye të listës kompanitë që janë degë të vendeve fqinje si Maqedonia apo Greqia. Kjo situatë është akoma më pikante në kontekstin shqiptar, në kushtet kur ekonomia jonë ka kaluar në postmodernizëm, pa u modernizuar fillimisht. Pra në kushtet kur kemi një sektor të madh shërbimi e një sektor prodhimi në miniaturë. I pari kërkon burime njerëzore të kualifikuara, i dyti kërkon forcë punëtore masive. Për ta bërë akoma më të zymtë prespektivën e burimeve njerëzore shqiptare duhet të mos harroet të përmendet edhe etika profesionale dhe rendimenti. Si një trashëgimi e keqe e komunizmit por ca edhe lidhur me të qenurit mesdhetar  neve na është mbrujtur një stil pune jo dhe aq konkurrues në nivel ndërkombëtar. Jo më kot fabrikës së madhe të çimentos në Fushë Krujë i ka leverdisur më shumë që të sjellë nga hemisfera tjetër e mbaj në punë qindra punëtorë kinezë që kanë pretendime modeste, janë të palodhur e kokëulur sesa të marrë me rroga më të larta punëtorë shqiptarë të cilët vështirë se punojnë rregullisht pa u ndalur të pijnë nga dhjetë cigare, të shkëmbejnë nja pesë thashetheme, të pijnë dy-tre kafe në ditë e ta zgjasin dy orë vaktin e drekës.
Me pak fjalë lëvizja e lirë do ketë një impakt që nuk është menduar shumë seriozisht në Shqipëri e që lidhet me nënshtrimin e burimeve njerëzore mediokre tona ndaj një tregu të madh dhe agresiv ndërkombëtar. Nëqoftëse ne deri më sot kemi eksportuar burime njerëzore, se shpejti mund të bëhemi tërheqës për burime njerëzore të huaja e të importojmë për të mbushur pozicione kyçe për të cilat nuk ka konkurrentë shqiptar.  Mbase anglezët, gjermanët apo hollandezët nuk do joshen nga tregu ynë  e sdo vijnë në Shqipëri, por padyshim tregu ynë ka për të qenë shumë joshës për profesionistë të rinj të kualifikuar mirë të vendeve fqinj si Maqedonia, Serbia, Bullgaria të cilët do tërhiqen të vijnë në Shqipëri jo vetëm nga rrogat që do mund të sigurojnë në Shqipëri që shpesh janë më të majme se të vendit të tyre, jo vetëm nga afërsia gjeografike e nga fakti që me përmirësimin e mëtejshëm të rrugëve duke punuar në Tiranë do jenë vetëm 4-5 orë larg vendlindjes ku mund të kthehen rehat me makinë çdo fundjave, por edhe sepse tek ne ata nuk do gjejnë konkurrencë të fortë.
Por ajo që e bën akoma më të sterrosur situatën është fakti që importimi i burimeve njerëzore është veçanërisht i lehtë për fusha që kanë të bëjnë me shkencat ekzakte apo të aplikuara apo teknologjinë e lartë. Kjo pasi për të tillë krah pune sikurse janë inxhinierët apo informaticienët është shumë më e lehtë transferimi në Shqipëri sepse njohja e gjuhës shqipe, traditave apo konteksti kulturor  është pothuaj e panevojshmë për ta në ushtrimin e profesionit të tyre ne vendin tonë.  Për më tepër që nevojat për profesionist të këtyre fushave ka për të ardhur në rritje e shkollat tona nuk janë të gatshme që të përgatisin kuadro për të përballur këtë kërkesë kështu që sipas të gjitha gjasave do e kompensojmë me importin. Fatkeqësisht të gjitha shkollat sikurse edhe maturantët i janë vërsulur degëve të shkencave sociale, si jurisprudenca, ekonomia, shkencat politike dhe gazetaria ndërkohë që numri i inxhinirëve është i papërfillshëm. Këtu deri diku bëjnë përjashtim inxhinierët e ndërtimit të cilët me ketë krizë që po kalon ndërtimi do jenë të padobishëm për disa vite radhë.  Me dhimbje duhet vënë në dukje se edhe pjesa dërmuese e studentëve shqiptarë që studiojnë në perëndim duke marrë një arsim më cilësorë kanë ndjekur studimet për shkenca sociale apo humanitete.
Situata që pret të na vijë do jetë deri diku e ngjashme me atë të ish-kolonive britanike, ku përveç të bardhëve anglez që ishin kolonizatorët e drejtpërdrejtë, supremaci të madhe kanë indianët. Këta të fundit duke patur arsim të mirë, shpirt sipërmarrje dhe zell punëtorësh ata kanë lëvizur nga gadishulli indian në koloni të tjera britanike dhe janë shndërruar në vende si Afrika e Jugut apo Fiji si një lloj i ri kolonizatorësh. Falë epërsisë që kanë në konkurrimin me popullsisë vendase ata kanë mundësuar të shtien në dorë një pjesë të mirë të biznesit, politikës, medias  si dhe shoqërisë civile. Nëse teprohet pak dhe bëhet një paralelizëm në vija të trasha shqiptarët ballafaqohen me një rrezik në një far mase të ngjashme, sepse brenda një “perandorie” të re me metropol në Bruksel, tek ne kanë për të ardhur për të na konkurruar jo qytetarët e metropolit, por të tjerë përfaqësues të periferisë, sikurse janë fqinjët tanë për ne, e sikurse janë indianët për afrikanët. Pra nëse vijohet me këtë ritëm, brenda Bashkimit Evropianë, falë lëvizjes së lirë  tek ne do dynden bullgarët, serbët apo rumunët e kualifikuar mirë që do zënë poste menaxheriale, drejtuese apo inxhinierike, ndërkohë që shqiptarët do jenë të aftë të mbushin kryesisht postet e “hyzmeqarëve”.
Kjo analizë padyshim që nuk bën thirrje për masa proteksioniste. Këto masa nuk zgjidhin gjë përveçse dëmtojnë më tej cilësinë e shërbimeve apo produkteve që marrin konsumatorët,  inflacionojnë më tepër tregun e të kualifikuarve shqiptarë duke i bërë gjithashtu ata që në të njëjtën kohë të mos avancojnë sepse imunizohen nga trysnia e konkurrencës së jashtme. Kjo analizë në fakt synon që të tërheqë vëmendjen nga retorika populiste dhe e zbrazët e kërpudhizimit të arsimi të lartë si dhe nga entuziazmi i tepruar për faktin që do mund të vizitojmë të afërmit dhe monumentet e perëndimit pa patur nevojën e vizave, drejt disa implikimeve akoma me serioze që së shpejti kanë për të nxjerre hapur në pah paaftësinë e shkollave tona dhe burimeve njerëzore shqiptare.

Dy javë ramazan mediatik

Por tani pas dy javësh regjimi mediatik, vëmendja ime u përqendrua tek këto të parëndësishmet…tek qesja e plehrave që komshia lë para derës e ku unë ia ndjej erën atyre sa herë që hap derën time, tek ata adoleshentët që qeshin sepse të qëlluan me një kërcell misri pas koke, tek shpejtësia qartësisht mbi 80 km në orë në mes të qytetit, tek dyqanxhesha që i servir para meje një djaloshi të bukur që në fakt ishte në radhë pas meje. Këtu shtoj dhe atë shitësin e mishit në pjesën gjumashe të Bllokut që e ka të varur atë kofshën e mishit në grepin gjigand, e vetë ulet në shkallët e dyqanit
Alida  KARAKUSHI
Në këtë mal bombardues nga lajmet pa lajme që na servilen, bëra një dietë le të themi pikërisht nga bombardimet mediatike, jo nuk shkova për pushime, nuk u largova nga Tirana, thjesht TV-ja mbeti i pa ndezur për plot dy javë të tëra dhe mënjanova po ashtu dhe shtypin e shkruar. Nuk e di në ishte hapja e ndonjë universiteti planetar apo galaktik, nuk e di në ishte beteja pa betejë brenda PS-së, sikurse lufta pa luftë jashtë saj, ku shohim bojkote dhe nuk shohim kërkesë pavlefshmërie zgjedhjesh, nuk e di në ishte prania e cinikëve të përjetshëm tek opinionet televizive që filluan të përhapen si kërpudha nga një kanal në tjetrin por di që për plot dy javë të tëra, bëra një test në veten time pikërisht sepse po më dukej se gjithnjë e më shumë pasqyrimi mediatik ishte larg realitetit të përditshëm ku jetojmë.
Por tani pas dy javësh regjimi mediatik, vëmendja ime u përqendrua tek këto të parëndësishmet…tek qesja e plehrave që komshia lë para derës e ku unë ia ndjej erën atyre sa herë që hap derën time, tek ata adoleshentët që qeshin sepse të qëlluan me një kërcell misri pas koke, tek shpejtësia qartësisht mbi 80 km në orë në mes të qytetit, tek dyqanxhesha që i servir para meje një djaloshi të bukur që në fakt ishte në radhë pas meje. Këtu shtoj dhe atë shitësin e mishit në pjesën gjumashe të Bllokut që e ka të varur atë kofshën e mishit në grepin gjigand, e vetë ulet në shkallët e dyqanit. Pikërisht në këto të parëndësishmet bën pjesë dhe ai pseudo artizani që më montoi dollapin e rrobave dhe që për një orë mori 4000 lekë (të reja kuptohet), e që më bëri të mendoja se në fakt ai paguhej shumë herë më mirë se unë që përdor më shumë trurin, e që të nesërmen, po këtij dollapi i ranë menteshat dhe desh pësuam një aksident real në shtëpi. Tek këto të parëndësishmet bën pjesë dhe montimi i kondicionerit i cili sërish kushtoi më shumë së 7000 lekë të reja, fillova të mendoj se mbase duhet të bëj një kurs për teknikë kondicionerësh, eh ashtu pa dashje…sërish po mendoja se në shoqërinë tonë, truri nuk vlen asgjë…
Por, ndër këto të pa rëndësishmet, bën pjesë dhe fakti që për të tretën herë zhvillova një takim pune më personin e gabuar…për të tretën herë radhazi brenda një periudhë 6 mujorë, personi në postin në fjalë pushohet nga puna. Nuk bëhet fjalë për një biznes të parëndësishëm, përkundrazi pa dashje pyes se si është e mundur që të shkarkohen kaq lehtë nga puna këta punonjës…tek ajo zonja në rrugë që vijon të më bekojë duke pritur t’i fal ndonjë monedhë por që më mallkon sapo kaloj hapësirën 20 cm.
Sërish tek këto të parëndësishmet futet dhe faqja zyrtare e MOI (Ministrisë Brendshme) që është akoma nën ndërtim, natyrshëm më kujtohet Luigji i 14-të dhe dekorimet a la baroque virtuale që ministri i ri i brendshëm mbase ka ndërmend të bëjë, ndërkohë sondazhi i javës tek dritarja e ministrisë se Integrimit është nëse mendoni se presidenca suedeze do ta shqyrtojë brenda këtij viti kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE? Dhe opsionet janë: Po, jo dhe nuk e di?! Kërkoj të mendoj kush mund të jetë hartuesi i një sondazhi të tillë, mos vallë ministria e Integrimit e pret përgjigjen nga ne?
Tek këto të parëndësishmet bën pjesë dhe faqja zyrtare e Bankës së Shqipërisë që në adresarin e saj të zyrave qendrore të bankave në Shqipëri ka mbi 30 për qind të adresave të pasakta. Tek këto të parëndësishmet futet dhe faqja zyrtare e Bashkisë së Tiranës ku për të bërë një kërkesë online lexon « mbiemri» e jo mbiemri lë mënjanë vetë hartën ë Tiranës që ka mbi 10 vjet që nuk është rifreskuar.
Për fat të keq, të gjitha këto detaje sot klasifikohen të parëndësishme por pikërisht ky cilësim i tillë e ka emrin Made in Albania.

Çadrat e Ramës fituan! Po çfarë fituan?

Për hir të së vërtetës duhet thënë se Berisha është një njohës i përsosur i “rrugës” (protestave), madje mund të thuhet me plot gojën se ai është “mbreti i rrugës”. Ai e njeh shumë mirë aftësine e rrugës dhe bëmat qe ajo shkakton. Çdo njeri besoj i mban mend protestat e tij të panumërta kur ishte në opozitë…
Që kur Berisha deklaroi në zhargon se “edhe Enveri po të zgjohej nga varri kutitë nuk do të hapeshin”, u kuptua se diçka po lëvizte në prapaskenë, po diskutohej dhe ndoshta ishte vendosur tashmë. Berisha deklaroi vetëm atë çfarë ai kishte fituar nga bisedimet e fshehta (të supozuara) me palën tjetër. Në shkëmbim të asaj që ai kishte dhënë për ta, ata (me çduket) i dhanë të drejtën Berishës të deklaronte në publik lojën e fjalëve të mësipërme, që formalisht ai të dukej si fitues…
Për hir të së vërtetës duhet thënë se Berisha është një njohës i përsosur i “rrugës” (protestave), madje mund të thuhet me plot gojën se ai është “mbreti i rrugës”. Ai e njeh shumë mirë aftësine e rrugës dhe bëmat qe ajo shkakton. Çdo njeri besoj i mban mend protestat e tij të panumërta kur ishte në opozitë.
Si “Mbret i rrugës” ai njeh gjithashtu dhe friken prej saj, sepse e ka të qartë se rruga nuk ka rregulla e arbitër, as lider e udhëheqës (ajo i udhëheq liderat, jo e kunderta). Eksperienca e tij e “vyer” në këtë aspekt, me siguri e ka lënë pa gjumë atë natë, kur ka parë atë turmë gjigande e të pashembullt që vërshonte drejt kryeministrisë, e të ngrinte çadrat e “rrethimit” në oborrin e selisë së tij – ndoshta i është kujtuar “Kështjella” e Kadaresë me çadrat e jeniçerëve që rrethuan Krujën (prandaj mbase shkoi të nesërmen në Krujë ku deklaroi sa më lart).
Në një shoqëri si kjo e jona, ku nënklasa (shtresa e popullsisë anti-shtet) përbën rreth 30% të popullatës aktive (10% është në vendet e zhvilluara), demonstrime të tilla të medha rrezikojnë të degjenerojnë në lëvizje anarkike, ashtu siç ndodhi në ‘97, dhe në ‘98 (në varrimin e Azem Hajdarit). Shtoi këtij faktori edhe varfërinë ekstreme aktuale në vend për shkak të recesionit në Perëndim dhe prurjeve të pakta monetare të emigrantëve, papunësinë dhe dimrin që po afron etj., atëherë është e qartë se një protestë tre ditore e shoqëruar me terminologji politike të nxehtë, do të sillte pasoja ekstreme për shtetin e dobët shqiptarë.
Na ana tjetër – nga aspekti politik i qeverisjes, Berisha e ka të qartë se një koalicion qeveritar me Ilir Metën është “sa për të shtyr ditët”, jo afat gjatë, dhe për më teper jo rezultativ. Në këto rrethana edhe bufi e kupton se zgjedhjet e parakoheshme janë një alternativë konkrete në Shqipëri, sidomos kur ka dhe nje bojkot parlamentar të opozitës.
Duke analizuar elementet e mësipërm (rrezikun nga protesta tre ditore e opozites + koalicionin qeveritar të brishtë Berisha-Meta), një marëveshje në prapaskenë mund të jetë arritur mes Berishës dhe Ramës, gjatë zhvillimit të protestës se mesiperme. Po çfarë marëveshje? – shtrohet pyetja. Ndoshta është rënë dakort që vendi të shkoj në zgjedhje parlamentare të parakohshme verën tjetër…
Fakti që opozita e mbylli mitingun pa “zhurme”, dhe tani kërkon zgjedhje të reja, tregon se çadrat e Ramës mund të kenë dhënë “rezultat”…

Është kohë e përshtatshme për krime

64 deputetët e opozitës nuk marrin pjesë në parlament. Kjo mënyrë proteste për votën e vjedhur jo vetëm ka bllokuar të gjitha reformat, por ka rritur në maksimum edhe krimin. Vrasjet, plagosjet, grabitjet, dhunimet e përdhunimet janë gati të ditëpërditshme. Mbrëmë pasi ka rënë nata në pritë ka rënë edhe Desantila Dibra, banuese në lagjen Vojo Kushi të Shkodrës. Sipas burimeve tona, tre persona i kanë prerë rrugën me një makinë dhe kanë tentuar ta fusin forcërisht brënda automjetit. Ajo që nga dita e zgedhjeve, pra 28 qershori, thuhet se shoqërohej, nga frika për jetën. Edhe mbrëmë, mësojmë se i ati Hamdi Dibra, ka qënë duke e pritur në atë rrugë. Kur ka parë ngjarjen, është lëshuar me gjithë energjitë për të shpëtuar vajzën. Pra, përleshja ka qënë jo  pa pasoja, pasi Hamdi Dibra është qëlluar me grushta dhe menjëherë ka përfunduar në spital, ndërsa  e bija rrezikoi të mbetet e qorruar në dy sytë, pasi tetë vite më parë kish humbur syrin e djathtë nga një ekspoziv. Kjo vajzë është një ndër viktimat e kësaj kohe të çmëndur. Që nga 28 qershori edhe prindërit e saj janë kërcënuar disa herë, ndërsa vetë ajo ka provuar kërcënata banale e çnjerëzore. Madje, më 3 korrik 2009, rreth orës 21 e 30 minuta po në Shkodër, tentuan ta dhunojnë për arsye që lidhen me zgjedhjet parlamentare.  Si studente në fakultetin e gjuhëve të huaja, dega italianistikë, ajo është detyruar të braktisë edhe studimet. Është pra një viktimë pa faj e votës. Viktimizimi i saj ka nisur pasditen e 28 qershorit në një nga qëndrat e numërimit të votave ne një nga fshatrat më të mëdhenj të Shkodrës. Si përfaqësuese e PS-së, është goditur me grushte, pasi nuk ka pranuar absolutisht të manipuloi votat, siç i është kërkuar të tërheqë nga kutia e votimit fletët pa vlerë për ti zëvëndësuar me të tjera në favor të PD-së. Mësohet se i është ofruar edhe një shumë e konsiderueshme eurosh. Ajo nuk është korruptuar, duke patur qëllim që vota të lexohet e pastër. Pra, nuk ka vepruar si te tjerë komisioner, ku pikërisht në Shkodër kryetari i partisë Demokristiane Nard Ndoka, pas fakteve filmike të paraqitura në media dhe në prokurori, ka hap padi penale kundër katër komisionerëve. Desantila Dibra ka kërkuar ndërprerjen e numërimit deri në qartësim të situatës. Ajo kërkesë e ligjshme, deklaron ajo, nuk është marrë parasysh, por i janë ofruar përfitime të tjera më të mëdha. Serish ka refuzuar dhe është ngritur e ka ikur nga qëndra e numërimit pa firmos procesverbalet e dokumentacionet përkatëse. Sapo ka dalë nga qëndra e numërimit, dy të rinjë i kanë dalë përpara, ku njëri e ka mbajtur nga krahët e tjetri e ka  qëlluar me grushte duke i thënë të bëjë gati rrobat e vdekjes sew nuk ke vënd e  gjallë ne Shqipëri. Pra dhuna e përdorur në zgjedhjet e 28 qershorit, është brënda kutive të votimit, të këtyre kutive që ka lenë gjysmën e deputetëve jashtë parlamentit dhe për të cilat kryeministri ka sqaruar se nuk do të hapen kurrë.
Redaksia

Në Interes të shtresave sociale apo të Edi Ramës?

Si pionier i Enverit dhe i mbajtur me hatër, njëshat nuk ka mësuar ti vendosë në radhë.
Përfundimisht lidershipi i PS-së e ka humbur ndjesinë e kohëve të para, ndoshta edhe për shkak të moshës, pasi vuajtjen kurrë se ka provuar. Asgjë nuk e lidh me masën e madhe të gënjyer, më tepër se idealiste pas luftës politike. Në PS ka kohë që është formuar një shoqëri oligarkësh me Ramën në krye. Pas rëndimit të cjapit nga ushqimi i yndyrshëm dhe i tepërt, nuk ka perëndi që ti mbledhë dhitë. I tredhur, cjapi nuk e ka më pushtetin që do të dëshironte të kishte…
Arian Rexhepi
Moskokëçarës, ne vetëm se dëmtojmë veten duke luajtur me personalitetin. Fatalitet për këtë komb, që gjithë këto tragjedi brenda një harku kohor prej 100 vjetësh kanë ndodhur dhe akoma spo e merr veten, duke notuar në ujëra asnjanëse. Jo vetëm që e kemi të shkurtër kujtesën, por jemi edhe dembelë të shfletojmë historinë dhe të hedhim dritë mbi dyshimet tona, që spo na ndahen gjatë tranzicionit të dhimbshëm. Them “dembel” pasi, po të shohim në tregun komercial, më shumë shikon biznese me shtëpi diskografike, që aktualisht janë fitimprurëse, sesa librari apo kioska gazetash. Një librashitës dashamirës i tij më tha se profesorët që kryejnë këtë lloj biznesi janë shumë të zotë, por interesi është i vogël kundrejt atyre që u nevojitet ky ushqim për shpirtin e tyre të paepur përballë fitimit të çastit. Dhe kjo ushqehet jo pa qëllim nga politikanët e karrierës për ta pasur më të lehtë sundimin e tyre mbi njerëzit e pambrojtur. Për ta trajtuar këtë material mu desh të hapja një nga të shumtët libra analitik të politikës dhe temave sociale shumë të mprehta që përditë prekin trurin psikopatologjik të disa shqiptarofolësve nga ethet e pushtetit. Dhe pikërisht iu drejtova profesorit të nderuar Artan Fuga, njëherësh si qytetar dhe student i tij. E vlerëson Perëndimi dhe ne nuk mund ta shohim kur e kemi kaq afër as me syze miopi. Veç për të dëgjuar një leksion të tij mblidheshin studentë nga të gjitha vitet, njësoj si njerëzit në turma përreth Jezusit, shpëtimtarit të botës. Sot ne nuk i jemi mirënjohës, edhe pse Fugët e nderuar për shkak të të qenit shumë njerëzor kanë sakrifikuar veten duke mos pasur as një studio pune brenda fakultetit. Po rilexoja librin majtas, jo djathtas, ku profesori i drejtohet politikanëve socialistë nëse janë shërbëtorë të popullit apo e kundërta. Po u drejtohem atyre të paktëve që nuk e dinë se Shrëderi i Gjermanisë gjatë fushatës elektorale për kancelar në krah të tij mbante Jurgen Habermasin, sociologun më të madh të botës për ata që dinë ta vlerësojnë, të mbetur gjallë si monument kulture. Një fragment po citoj nga komenti: “Nuk është më shoqëria që shërbehet nga politika, por është politika ajo që kërkon të sakrifikojë interesin shoqëror për hir të interesave të saj.” Të mos harrojmë se libri është botuar në vitin 2003, por tematika që trajton ka një shtrirje në hapësirë dhe në kohë përtej limiteve kur kanë ndodhur ngjarjet dhe janë hedhur në letër. Çfarë ndodh sot në Partinë Socialiste dhe ata të paktë që e mbështesin atë? Kryetari saj i pamandatuar, pasi e ka ndarë më dysh partinë dhe qytetarin e majtë, për hir të egoizmit të tij për tu bërë njëshi me kërrabë i shqiptarëve apo kërraba e dhisë e çobanit të maleve, pasi formoi ultrafederatën moderne me çokollata “Kis” dhe me gjak blu, pjellë e mendjeve diabolike dhe e brashnjarëve, i qetë ka hedhur krahëve gunën dhe ka dalë malit, njësoj si Musarai te “Epopeja e Ballit (më falni për metaforën). Kërrabat në klasën e parë më kujtohet se mbushnin fletoret derisa me ndihmën e mësueses, më në fund të gëzuar, e mësonim se si bëhej. Të gjitha këto kërraba që ne i quanim njësha, në fund na rezultonin pavarësisht mbledhjes para, mbrapa apo lart e poshtë me një njësh të madh shtuar edhe një zero të vogël nga pas, që mësuesja na e vendoste në fund të fletores pas kontrollit të detyrës për më të mirin. Si pionier i Enverit dhe i mbajtur me hatër, njëshat nuk ka mësuar ti vendosë në radhë.
Më e pakta një katër deri në pesë për mëshirë rezultati nuk vononte. E zorshme atëherë kur në letër mundohej ti radhiste, pasi kanë kaluar dekada të tëra ato rebeloheshin dhe i dilnin nga reshti për shkak të frikës dhe pasigurisë që ai mbarte. Prej tmerrit përpiqet tia nisë nga e para për të marrë not kaluese. Dikur të pashpirt, kërrabat kanë filluar të flasin me tone të larta. Të rebeluara, ato kanë filluar ti vidhen, siç fshihen prej fletores gabimet, për tu ribërë, por pak më tutje, pasi fletorja është bërë e papërdorshme. E habitshme! Shkruaj e fshi, e fshi e shkruaj, në fund na ngelet një kërrabë e gjatë dhe disa të shtrembëta, që as me furka nuk mbahen më këmbë nga dëmtimi i tepërt pa fund pas fshirjes dhe bërjes. Në fund, ngaqë i qahet, fillon e qesh me të madhe kur kujton këngën “Çohu” pas një fundi të pritshëm me muzikë hip-hopi.Periudha e mësimdhënies shpejt do të mbaronte dhe prej gëzimit do të triumfonte pas mbarimit nga ekspedita ushtarake si Don Kishoti. Zoti Fuga shprehet: “Nuk është më statuti që i shërben funksionit të njeriut politik, por është funksioni që sakrifikohet për të ruajtur statusin e tij.” Pjesa e shëndoshë e qytetarisë socialiste e ka kuptuar hilen. Ata po shkëputen përditë prej liderit të tyre, që nuk e lidh asgjë me këta njerëz të ndershëm. Aferat kanë dalë zbuluar në lidhje me lidershipin e PS-së. Rasti më i pastër ndodhi para një jave, kur policia bashkiake dhe militantët, që me liderin i lidh vetëm ana komerciale, dolën si njësha të shthurur për të bërë qëndresë para shtetit në mbrojtje të interesit të kryetarit dhe jo në mbrojtje të së drejtës qytetare. Pak kohë më parë lideri i opozitës dështoi, pa mundur të bënte protestën e shumëpërfolur nga besniku i tij i hipur mbi gomar, shqytari Sanço Pança nga Berati. Dështimi do ta ndiqte nga pas si loja e dominosë në një fushë të pastër pa gjemba. Mendon se do të ngrejë moralin me thirrjet frenetike për një luftë të pastër në kushte të reja, kur regjistron humbjet si arritje, kur ushtarët i braktis në fushën e betejës. I penalizuar edhe nga stina e dimrit, hoqi dorë nga qytetet e vendit, me Korçën, ish-bastion i të majtëve, duke vulosur përfundimisht në Tiranë fundin e turpshëm. Edhe natyra sështë me të, kur nga qielli do të dërgojë me acar të ftohtët ose të rrëmbyeshmin shi me erë si cikloni, që pastron gjithçka nga faqja e dheut. Tragjikomedia do të arrijë kulmin kur njëshi-kërrabë do të lërë zyrën dhe do të dalë malit për të mbledhur bagëtinë, që ka ngelur e paktë në këtë stinë të ftohtë ende pa filluar mirë dimri me rrufetë dhe vetëtimat. Përfundimisht lidershipi i PS-së e ka humbur ndjesinë e kohëve të para, ndoshta edhe për shkak të moshës, pasi vuajtjen kurrë se ka provuar. Asgjë nuk e lidh me masën e madhe të gënjyer, më tepër se idealiste pas luftës politike. Në PS ka kohë që është formuar një shoqëri oligarkësh me Ramën në krye. Fuga shprehet: “E gjitha kjo quhet ndryshe shkëputje e politikës nga shoqëria. Politika dhe shteti, të lindur dhe të ripërtëritur në funksion të një shërbimi për shoqërinë, kanë tendencën të kthehen në të kundërtën dhe të kërkojnë ta sundojnë shoqërinë.” Shanset për të qenë timonier kryetari i PS-së i ka të humbura. Të paktë në numër janë ata që i kanë mbetur si besnikë të idealit të biznesit dhe presin ti vënë shkelmin, siç e do zakoni kur të gremiset. Por të shumtë janë ata që kanë filluar revoltën nga brenda për ta hedhur nga kali kur me dëshirën për tia kundërvënë Berishës e hipën së prapthi, me qëllim që ta tallnin porsa tu mbaronte punën, pa mundur ta kuptonin se po i hapnin varrin vetes.
Profesori i filozofisë do të shprehet se “shërbëtori bëhet sundimtar dhe sundimtari sovran bëhet shërbëtor”. Ky proces ka ekzistuar, është dhe do të ngelet edhe në regjimet politike me demokraci liberale. Pasi dështoi me nismën e tij lidhur me ministrinë e fshatit, rrugëtimin e tij dyvjeçar, që e mbylli bilancin me humbje më 28 qershor, ka ndërmarrë një nisëm të re: atë të mosnjohjes së rezultatit, duke çuar jo qytetarin, por veten drejt finishit të fundit poshtërues. Përves militantëve, që i përdor si zare, ka thirrur në ndihmë edhe aleatët e vjetër, kur pak kohë më parë i dëboi, me qëllim që të sundonte i vetëm si sojliu Kalorës i Fytyrës së Vrerosur me pavdekësinë donkishoteske të përrallës së Servantesit.
Do të dëshironte që qytetarët të ishin të urtë, jo si tufa e dhive të shpërndara në gërxhe, prandaj dhe është e justifikushme kërraba e dhive që e mban me vete. Pas rëndimit të cjapit nga ushqimi i yndyrshëm dhe i tepërt, nuk ka perëndi që ti mbledhë dhitë. I tredhur, cjapi nuk e ka më pushtetin që do të dëshironte të kishte.Kur në skenë, shumë vonë, por bindshëm ka dalë presidenti i vendit me një deklaratë prekëse, veç jo për sojsëz kallëpesh. Me ose pa ty në Parlament ky komb, pavarësisht dëshirës sate, e ka të ardhmen përpara. Si heroi i Mançës, ti do të luftosh me mullinjtë e erës duke regjistruar bëmat e turpshme derisa fuqitë të jenë shteruar dhe të mbyllesh në një sirtar të pluhurosur nga harresa.

SIMBOLE  PAGANE ,KRISTIANE , MUHAMEDANE …
Jo shume larg rrenojave te  sotme te qytezes apo Kalase historike te Marshenjit (Komuna Kastrat ,Malesi e Madhe ),ne nje vend  te dukshem ne fushe ,afer Perronit te Thate ,dallohen qarte  varrezat interesante me simbole te ndryshme pagane ,kristiane  e deri muhamedane . Keto varreza deri tani jane  te pa eksploruara ,dhe  vendasit  qe kane rreth 4 shekuj qe jane vendosur ne Mrashenj – Gradec , tregojne  se keshtu i kane gjetur ,dhe nuk kane asnje lidhje  me keto varreza shumeshekullore. Eshte interesant se duke shfletuar  dekumente historike  per treven e Kastratit mesojme se keto varreza  kane  vertet  shume shekuj qe quhen te mbyllura ,dhe shkruhet se jane shume te hershme ,madje fillimi i tyre  mund te jene   me shume se DY MIJE vjecare ,apo bashkohese  te  Qytezes, Kalase apo Keshtjelles se  Marshenjit ,per te cilen ka nje histori  qe perkon  me kohen e mbreterive Ilire te Teutes e Gentit , per te  vijuar me Perandorin  Romake qe i  C’vendosi banoret e qytezes se Marshenjit per ne Kalldrun  (ne ate kohe Cinna apo Sina ) , per te vendosur ketu ushtrine  romake dhe familjaret e ushtarakeve rreth vitit 33 para lindjes  Krishtit.  Sipas  gojdhenave  keto Varreza  kane sherbyer  qe ne kohen pagane per banoret  e Qytezes se Marshenjit ,per te vazhduar  me kohen Kristiane (pas pushtimit romak),si dhe  me varrosjen e disa ushtarakeve e tjere  te perandorise Otomane  gjate fundit te shekullit XV dhe fillimit te atij te XVI.. Kjo kohe  mendohet se shenon edhe fundin e perdorimit te ketyre varrezave qe  gjindeshin ne mes “kater” rrugeve kryq , dhe kishin rrezik te dhunimi apo dicka tjeter… Gjithsesi kjo eshte pjesa e dukshme  e ketyre  Varrezave historike, pasi pjesen kryesore te historise ende vazhdon ta mbajne “sekret” DHEU , GURET , MURET  dhe Simbolet qe i shohim e nuk i shohim  te ketyre varreve  te cilat per te “FOLUR” kerkojne  Specialist dhe fonde, qe deri tani nuk jane dukur ,por qe ne shpresojme , ndaj edhe  menduam qe me keta pak rreshta  te thyejme  disi heshtjen dhe harresen e gjate…
NDUE  BACAJ 

Diagnoza dhe terapia e një lëngimi politik

Situata politike në vend ka pësuar një ngërç. Palët e përfshira janë pjesë e shtjellës së akuzave dhe kundërakuzave. Caku, ku e sheh vetën politika, duket pa rrugëdalje. Negociatorët e një paqe s’duken gjëkundi. Shumë prej faktorëve që në kësisoj situatash kanë kërkuar dhe gjetur shtegun për të hudhitur për nga normaliteti, duket qartazi se kanë preferuar spektatorin. Çdo ditë që kalon fashin gjasat e gjetjes së një kompromisi. Opozita vijon të mbetet jashtë Kuvendit, vazhdon të bëjë politikë jashtë institucioneve. Pragu ku ka mbërritur kjo kacafytje, qaset për të mbetur më shumë një lojë mediatike se sa vazhdimi i një etape të re zhvillimesh ku situatat e hedhin politikën e ditës. Aktorët hyjnë e dalin nga skena pa i mëshuar kurrnji argumenti të ri dhe vazhde të natyrshme të kësaj stuhije “ndryshimesh”. Ajo që e bën kërcënuese këtë moment, nuk është dhe aq logjika ultimative e opozitës, për të venë mazhorancën me shpatulla pas murit, se sa është zvargia dhe tejshtyrja e binishit. Gjithë kjo në shërbim të interesave, ndoshta jo të një personi të vetëm, por të një grupi, të cilët i bashkon një çështje, ajo e shkatërrimit të imazhit të Shqipërisë, ajo e mbajtjes në tunel të ecjes së shqiptarëve për nga e nesërmja.
Thembra e Akilit”
Një babëzi me organizëm dhe metabolizëm të keq mund të ushqehet denatyralisht. Kësisoj barimi mbetet aj që tejkalon ligjin, ai që sundon ligjin, ai që i bën ligjin ligjit, mafia. Mafia dhe politika kanë pjellë njëra-tjetrën dhe ushqejnë njëra-tjetrën në kësi kushtesh dhe rrethanash. Trumbetat e kësaj gjëme, dëgjohen më s’shumti në kohët kur shteti ligjor, drejtësia dhe personazhet vendimtare politike, janë drejpërdrejtë të lidhur në këto shpërgenj. Praktika botërore ka përcjellë personazhe të shumtë të kësisoj lidhjeje. Lidhja me mafian, ndonëse i ka shërbyer si shtysë për kacarritje në majat e karrierës dhe pushtetit, i ka parathënë dhe fundin. Nëse vërtetë të duhet të shkelësh ligjin për t’i shërbyer mafies, kjo nuk do thotë se mund të bësh të njëjten gjë me ligjet e saj. Sepse është pikërisht kjo gjë që e mban atë, dhe pikërisht e njëjta gjë që e ushqen atë. Akuzat e ditëve të fundit që kanë shigjetuar Ramën, nuk janë krejtë shashka politike. Vetë politikëbërja dhe shtati i tij prej lideri erdhën e u rritën asisoj, sa përjashtuan çdo ligj logjik, duke lënë pushtetin dhe paranë si amë të përkushtuar dhe amësi kujdestarie. Akuzat e herëpashershme shënjonin Ramën si të lidhur, kryesisht me mafian e ndërtimit ndoshta ngase ishte pikërisht ajo që përpunonte më shumë mundësi dhe para. Faktet dhe argumentat, fatkeqësisht përdoreshin kundër tij si armë elektorale dhe vetëm aq. E tash si ofensivë për të mbrojtur pushtetin, të cilin ky personazh po yshtet t’ua marrë nga duart. Në këto kushte ato nuk ishin ndikuese te opinionin publik, pasi nuk ishin shtytëse dhe vepruese tek faktori politik, i cili duket se e pranoi këtë realitet dhe bashkëjetoi me të.
Sot Rama gjendet sërish në këtë shënjestër, i përgojuar për implikim me mafian, krimin e organizuar, dhe i kapur nga grupet e interesit. Plazmohet kjo nëse mund ta marrim si të mirëqënë zhargonin e ri të Berishës, për shkulje me dhëmbë e dhëmballë aleancave punisto-mafioze. Apo një deklaratë më e drejtpërdrejtë e Rilit, në Shkodër, që sipas tij, i kanë thënë Ramës, ose merr pushtetin, ose nuk na duhesh asgjë. Nuk ka gjykim tjetër për gjithçka ndodh ne emër të të ashtuquajtures transparencë e zgjedhjeve, njëherazi në emër të antigjithçkaje dhe absurdit ku e ka orientuar kryesocialisti këtë “revolucion”.
Kjo nuk është as e re dhe as shqiptare. Kjo është filozofia e politikës së sundimit, është logjika e organizimit dhe orientimit të vazhdesave politike në një vend ku ligjet janë veçse shkresurina që zbardhen dhe ngrysen nëpër zyrat e administratës shtetërore. E këto ligje, ky vullnet shtetbërje, lind fatkeqësisht vetëm atëherë kur shtetit i kërcënohet karriga. Kjo nuk mund të shugurohet dhe as të marrë bekimin, sikundër nuk duhet lëçitur dhe anatemuar, me idenë se duke e përjashtuar ne mbajmë parimen se kur kjo lëngatë nuk u luftua, pse duhet të ndodhë sot kjo. Jo, kjo është e pafalshme. Më mirë vonë se askurrë.

Sundimi i të pushtetshmëve dhe Shqipëria në zgrip
Një alibi diqysh e besueshme që e përqarkon gjithë këtë zallamahi politike, që përkthehet minimin e hapave të Shqipërisë drejt liberalizimit të vizave dhe integrimit evropian, është mospranimi i kësaj ditë ëndrrimtare i një grupi njerëzish, fatkeqësisht me para dhe me ndikesa vendimore në politikë. Ata as nuk kanë qënë dhe as nuk janë, sikundër nuk ka gjasa që të jenë, për hapjen e kufijve, për dimensionet e reja të lirisë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Atyre nuk u ka shërbyer dhe nuk do t’u volisë të kenë për të përdorur njerëz me liri të përmasave të këtilla. Ata i kanë trajtuar dhe pafundësisht do të dëshironin të kishin të bënim me skllevër, me individ social të nënshtruar, me qënje inferiore, të cilat dinë vetëm të binden. Ata do ta luftonin “me mish e me shpirt” siç janë gjasat se po e bëjnë që ta mbajnë këtë “turmë” të mbërthyer pas tasit të supës e kashores së bukës. Ata s’do ta toleronin, siç dhe po përpiqen, që ky popull të ushtrojë të drejtat dhe liritë e gjithseçkasë, të përcaktuara ndërkombëtarisht. Një masë amorfe do të ishte, siç edhe është, një mundësi me e kollajshme për tu tollovitur, e pse jo dhe për t’u zbavitur.
Integrimi evropian është një kapitullim i pushtetit të tyre skllavopronar. Ata do ta kenë jo dhe aq të vështirë, se sa të pamundur të sundojnë më një individ, një grup social, i cili do të jetë i vetëdijshëm si për detyrimet ashtu edhe për të drejtat e tij. Evropianizimi i Shqipërisë është për ta njëherazi dhe shterrim e kënetave të krimit, abuzimit, pastrimit të parave dhe përdorjes së politikës për të përmbushur interesat e tyre dhe për të delimitur llogaritë dhe pasuritë. Në shtetin shqiptar të evropianizuar ata nuk do të mund të bëjnë më ligje për të përmbushur synimet e tyre përfituese dhe dominimit. Do ta kenë të pamundur të imponohen, të sundojnë, të bëjnë ligjin mbi ligjet e shtetit. Fundin e tyre ata do të duhet ta largojnë sa të jetë e mundur. Dhe për t’ia arritur kësaj po luajnë dhe kartën e fundit politikë, që në rastin konkret ka të gjitha gjasat të jetë Edi Rama, sejmenët dhe sajesat e tij. Ndryshe nuk ka se si të përkthehet gjithë kjo përpjekje e ethshme e opozitës për të injoruar çdo reagim ndërkombëtar, i cili i ka patur të përsëritura dhe të drejtpërdrejta sinjalet, si për certifikimin e zgjedhjeve dhe për mbylljen e këtij kapitulli, ashtu dhe për dhënien fund të politikës së rrugës dhe për krijimin e kushteve që Shqipëria dhe shqiptarët të përfitojnë nga politikat integruese. Por ai grup njerëzish që shërbejnë si distributor të furnizimit me para të makinës politike, ka kohë që e ka mbërritur integrimin. Ata zbresin nga një avion për të hypur në tjetrin, dalin ngë një suitë për të hyrë në një kazino, garniturën erotike e ndërrojnë sipas stinëve, e sojsoj krepshkrepje që përplotësojnë babëzinë e tyre jargavitëse. Me thoni ju se çfarë do tu ndreq punë integrimi kësaj race, pretendent për tu bërë zotër të fatit të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kurrçka, veç të këqija dhe prishaqejfje. Një shoqëri e hapur, një individ evropian, një brez aspiratash do të jetë për ta një kurth vdekjeprurës.

Politika apo politikanët janë mëkatarët
Treguesit mediatik dhe ato propagandistik, dëshmonin kjartazi se klasa politike shqiptare do ta kishte tepër të vështirë, e pse jo dhe gati të pamundur të shkëputej nga e shkuara. Pavarësisht se lideri moderator, që s’mundi të ishte i tillë veçse në garderobën e tij, edhe ngase i mëshoi fort luftës ndaj politikës së vjetër, ai s’bëri gjë tjetër vetëm dëshmoi shqiptarisht, se kjo nuk mund të ishte vetëm fasadë. Edi Rama, s’mund të ishte veçse gatesë e politikës shqiptare, përçues dhe perceptues i filozofisë së kahershme, konfliktualitetit, intolerancës, mungesës së vullnetit të dialogut. E mbi tançka tjetër orientimit të shërbesës politike për nga përmbushja e interesave personale, familjare, farefisnore, klienteliste, e s’fundi atyre militantiste. E ndërsa ajo dita pas dite e gjente veten të lidhur pas këtyre vargonjve, do të ishin të vogla gjasat, nëse në një të ardhme ajo do të mund ta kuptonte politikën pa këto zinxhirë. Këtë “Thembër të Akilit”. Kryesocialisti Rama i gjendur tashmë këmbë e duar i lidhur me këto metastaza, do ta kishte të përligjur gjithçka që ysht atë për nga një kryekrisje e pashoqe politike. Hapja e kutive, nuk është asgjë tjetër vetëm artikulimi që ai i ka bërë planit të tij politik për të shkatërruar gjithçka të derisotme, gjithçka që dhëntë Zoti hulliti që ëndrrat e shqiptarëve të bëheshin realitet. Hapja e kutive të votimit, është alibia e Edi Ramës për të provokuar konfliktualitet politik, për të minuar të gjitha rrugët që të shpien në Bruksel a Strasburg. Kutitë e Edit janë dëshmia më tipike e shprehjes së antishqiptarizmit. Të lobosh kundër interesave të Shqipërisë, gjë për të cilën është akuzuar Edi Rama, kjo është e pafalshme, është një atentat që ky lider i bën interesave më të epërme të këtij vendi të martirizuar nëpër zgjedha komunizmash të llojllojshme. Është fatkeq ai popull që armikun e ka drejtues, siç është e destinuar të mos përfundojë askurrë në port ajo anije që kapiteni i saj e përplas atë shkëmbinjve. Por jo më pak fatal e ka fatin edhe vetë ky skllav i vargonjve që e kanë ngjitur dhe e mbajnë në politikë. Edi Rama e çfarë mund të sajonte tjetërçka kaq të pamundur dhe njëkohësisht kaq të ndjeshme. Natyrisht duhet që kauza e tij të ushqehej, i duheshin mbështetës, promotor njerëzor, që do ta bënin atë të ecte. Anipse ajo nuk ishte dhe nuk mund kurrsesi të ishte një kauz. Ishte dhe është përpjekja e fundit e Edi Ramës para kapitullimit të tij politik, pas gjithë asaj që përndoqi synimet dhe përfitimet e tij prej një sunduesi në tentativë. Ai bëri çmosin të ndryshonte kodin zgjedhor, me të cilin do të lante hesapet me të gjithë njëheresh, politikën e vjetër e të re, komunizmin dhe demokracinë, legalizimin e nacionalizmin, moralistët e idealistët, dhe të bëhej despot i fateve të këtij vendi. Vullneti i Zotit u bë që ai të binte brenda në gropën që hapi vetë me thonj.

Dykohësia e një Shqipërie
Është i paprecedent. E padëgjuar dhe pagjasa të shugurohet si normalitet i një realiteti në një shoqëri, pikë së pari e shëndetshme psiqikisht. Dy Shqipëri në një. Ajo e Edi Ramës dhe ajo e pjesës së mbetur të shqiptarëve. Do të jetë ndërmëndja me e veçme në memorien e shumë qëmtesave që ndjekin dinamikën e zhvillimeve politike në Shqipëri, dykohësia e një realiteti. Për korrektësi mund ta dëshmojmë se zhvillimet e kësokohëshme kanë patur një impuls të lartë. Nga njëra anë faktori ndërkombëtar, mediat e huaja, bilancet monitoruese, dëshmojnë për një progres të admirueshëm të Shqipërisë, që finalizohet me pranimin e vendit tonë si kandidat për anëtar në Bashkimin Evropian. Nga ana tjetër një opozitë e ç’terezitur. Një opozitë që nxjerr helm nga goja, e tym nga koka. Një opozitë që vë në dyshim gjithçka dhe çdo gjë. Ndoshta për faktin se fati i ëndrrave që bëhen realitet, i buzëqeshi dikujt tjetër. E pse jo dhe për atë zemëratë që mundohen ta fshehin, për realizimin e dëshirës së kahershmë të shqiptarëve për të qenë pjesë e vetvetes, pjesë e Evropës. Takimeve dhe vizitave të ndërkombëtarëve, që nuk fshehin superlativat e arritjeve të Shqipërisë, u bëjnë karshillëk trumbetat që buçasin nga selia rozë e nga sheshvërshimet tollovi të kontestit zgjedhor. Nga institucionet rikonfirmohen dita-ditës afatet e përcaktuara për lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Nga gjysëmshqipëria tjetër aludohet për një realitet të zymtë, shpresëvrarë dhe shanse të humbura.
Tash 20 vjet ky dualitet kaq kokfortë nuk ka bërë vaki. Të paktën faktori ndërkombëtar nuk ka qenë pjesë e kësaj panorame, edhe asohere kur mazhoranca i binte thumbit, opozita patkoit. Natyrisht atbotë, tjetër kohë ishte ndër shqiptar. E ne shqiptarët krejt tjetërçka ishim. Tjetërqysh e çmonin, të huajt Shqipërinë dhe shqiptarët vetvedin. Tash jemi ne. Por është dhe ajo pjesë e paranojave që ka mbetur e lidhur në shpërgënjt e së kaluares. Janë ata në në tashmën e kohës tjetër. E kësisoj e sodit shqipfolëse, qaset me ken e dykohëshme.
Kemi apo jo dy realitete. Asht një pyetje kjo, që rri nderur në tymnajën tellallbritëse të mendësive të shkalafituna të së shkuemes. Asht ai realitet i prekshëm e i kthjellët i qeverisë, i ndërkombëtarëve, i medieve të huaja, i faktorizimit të Shqipërisë në arenë. Dhe Shqipëria e penelatave të vrazhda të Edi Ramës. Shqipëria ogurzez e pëllitjeve të turli lloj robsh, të cilëve u është prishur rehatia, e o burra tu biem. Në fakt ne kemi vetëm një Shqipëri që përpushet në një tjetër, si kurrherë më premtues dhe më jetëdhënës. Një Shqipëri që e njohin dhe e pranojnë të gjithë. Anipse tjetërqysh po don me kumtu e me kungu filozofia despotike e Edi Ramës dhe taborrëve të tij me mercenar.

Mrumja e të tashmes në maxhën e kokave të nxehta
Trumbetat e anatemës politike kanë kushtruar që heret, qysh kur beteja zgjedhore rrokte shkulmet e saja më gurgullitëse. Opozita e asokohshmë dhe kjo e kësokohëshme, kishte kumtu kjartë, se do të njihte vetëm atë vullnet elektoral, që do ta kurorëzonte atë fitues në zgjedhjet e 28 qershorit. Siç ishte e parathënë dhe e perceptuar, trofeu i triumfit përqasej rreth shumë gjasash se do të vijonte të ngelte në të njëjtat duar. Pas një rrapëllime të pritshme që ziente jo shumë larg kontestit të mundshëm përfundimtar të zgjedhjeve, Berisha do të rimandatohej kryerendës i ardhmërisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve. Për fatin e mirë, zgjedhjet e 28 qershorit morën certifikim ndërkombëtar, si më të mirat e deritashmet dhe si shprehje e vullnetit të lirë të shqiptarëve, për të rendur në rrugën e integrimit evropian.
Për humbësit kjo panoramë do të shndërrohej në një alibi padrejtësie. Ata në një situatë të garrametshme gjykimi, priren të besojnë se u ishte grabitur fitorja. Pasionet i vendosin mbi vullnetin e zgjedhësve, egon mbi interesat e epërme të kombit. Pavarësisht se e majta hynte në zgjedhje e shkërmoqur politikisht dhe numerikisht, ata do tu besonin më shumë inskenimeve të ndyra se sa përfundimtares që buronte nga institucionet legjitime. Rama edhe pse hynte në betejë më njëren këmbë, ai donte të rrëmbente të pamerituaren me dy duar. Në këto kushte, asohere, kur humbja ishte më e përkorë se çdo kurorëzim tjetër, nuk lanë makjavelizëm pa bekuar si mjeti që justifikon qëllimin. Vetëm e vetëm për të errësuar ditën më të kthjellët zgjedhore, që kishte parë jeta politike shqiptare. Ajo plagë që është majisur sot në të ashtuquajturen: “Dua të shoh votën time”, ishte ngjizuar që në ditët pafund të numërimit të votave. Njëfar Gramoz Ruçi, kishte predikuar i pari se mjeti më “demokratik” për të minuar procesin dhe për të shtënë gurë nën rrota ecjes përpara të fateve të këtij vendi, ishte anarshia. Pikënis ky paradoks që në Fier, kur fatin e zgjedhjeve do ta përcaktonin turmat e eksituara të mercenarëve. Kjo paranoj do të kërkonte prehër të ngrohtë përnjiherësh në Tiranë, kur mjetet antiligjore dhe alibitë duhet të ishin ata që do të vendosinin, se nga do të hullitej ceremoniali i kurorëzimit të fitores. Ky personazh i errët do të bënte çmos, që skenat e tij të protagonistit të zhvendoseshin me domosdo në qoftëlargun e vitit ogurzi, motit të 1997. Me pak ndryshime, trupa e tragjizmit shqiptar ishte pothuajse ajo e asokohshme. Aktorët do të kishin të njëjtin tekst. Protagonistët do të përpunonin në fondament, të njëjten substancë qëllimore që yshtte në vetvedi finalen e një tragjizmi absurd. Pjesë e këtij tragjizmi do të luante një nga aktet më dinamike të kësaj tragjedie në skenën e hapjes së kutive.
Të bindur se kjo dëshirë tejkalonte çdo shans të konvertimit në mundësi, ata vijonte të pompojnë pareshtur në emër të fundit të një sundimi.

Politika e rrugës pa krye
Shtresimi, në të cilin ka shkuar përpunimi tektonik i krizës politike, duket se nuk do të ketë zgjidhje. Së paku këtë gjasë të shtron përpara e tashmja. Deklaratat dhe kundërdeklaratat kanë shndërruar në një fushlojë të tensionuar, e cila ditë pas dite nuk pret të sjell ndryshime pozitive. Presidenti i Republikës si personi garant i Kushtetutës, duke heshtur, lejon që fjalën e fundit nuk ka pse ta japë drejtësia, siç do të ishte e udhës në një shtet ligjor, por anarshia e dirigjuar nga Edi Rama. Kryeministri, vazhdon të qëndrojë i palëkundur në bastionin e tij, se nuk do të tejkalojë shtetin ligjor dhe kushtetutshmërinë, për të përmbushur tekat e Ramës, për hapjen e e kutive apo gjithseçka tjetër që ai sajon për të plazmuar më fort tonalitetet e errëta në panoramën shqiptare. Edi Rama, kërkon jo pa shkak, ngultas gjithnjë të pamunduren. Ai është i bindur se po kërkon diçka që më shumë do ta dëmtonte se sa do t’i çelte një perspektivë të re jetës politike. Ai ka hyrë në një betejë i humbur, dhe pavarësisht se si do të jetë finalja, ai nuk ka tjetër ç’të humbasë. Tash ai po luan me të gjitha kartat që i kanë mbetur, anipse shumë prej tyre janë tashmë karta të djegura. Praktikisht ai është i kapitulluar. Kjo për shumë arsye, por ndër më të rëndësishmet mbetet shkatërrimi i tij politik, si zanafilla e shkërmoçjes gurë pas guri të perandorisë së tij. Në parti ai po qëndron i kapur fort pas fijeve të interesave, mbi filozofinë e së cilës riformatoi këtë subjekt politik. Ndërkohë që këto fije sa vijnë e dobësohen përballë një lufte inatçore dhe fushatizmi që ka shpallur Berisha, aferave abuzive dhe klientelizmit të Edvinit. Në momentin që ata do të mbeten si peshku pa ujë, ata do të jenë të parët që do ta braktisin Ramën. Ja ku nis dhe shpërbëhen seksionet më solide të PS. Si për ironi të fatit, kryesocialistit tash e më pas do t’i duhet të lërë dhe lopën e majme, Bashkinë e Tiranës. Aleanca Berisha-Meta, denatyrale siç e quajnë një palë, integruese siç u pëlqen veshi i tyre ta dëgjojnë, është një varr i hapur për fundin e Edvin Ramës. Kurrë më të përbetuar Edi Rama nuk i ka patur dhe nuk do t’i ketë armiqt. Ka Sali Berishën, të cilit po bën çmosin t’i marrë pushtetin, më gjasa për të rikthyer 1997. Ka Ilir Metën, që me kodin e ri zgjedhor desh të lante hesapet një herë e mirë me të. Dhe kush do të ishte rezultati i parashikuar i zgjedhjeve vendore, të cilat janë jo shumë larg. Një humbje fatale e asaj pjese të shkalafitun të Partisë Socialiste dhe grupinteresave që mrujnë këtë fenomen politik.
Në këto kushte, Edi Rama ka të drejtë të jetë i paparashikueshëm. Të qenit një egoist patologjik, ka yshtur ta bëjë veten personi, i cili mund të bëjë me fatet e të tashmes dhe të ardhmes së këtij vendi, të këtij populli, çfarë të dojë. Kjo sepse ai çmon më të shtrënjtë lëkurën e tij se fatin e një populli. Ai nuk ndalet para pranimit të çfarëdo lloj skenari ogurzi, që do të hedh mbi tavolinë skilja e vjetër e politikës së re, Gramoz Ruçi. Ai nuk ka pranuar dhe nuk do të pranojë asnjë zhbllokim të situatës së agravuar politike, të cilën e ndezi vetë e tan gjasat i ka, vetë të digjet brenda. Duke mos ditur tamam se çfarë kërkon, ai ngurtëson qëllimisht gjetjen e zgjidhjeve politike, dhe hedh trutë e bullarit, opinionit publik.

Mercenarizmi i shoqërisë
Ajo që ka pompuar optimizmin në rrugën theqafëse të Edi Ramës, tash për tash është pjesëmarrja premtuese e mitingut të 20 nëntorit. Narcizmi nga njëra anë dhe kompleksi i euforisë nga ana tjetër, vijojnë ta yshtin më me turr përpara përnga gremina politike, kryesocilistin dhe njiherit, kryebashkiakun e Tiranës, Edi Rama. Kjo për sa i përket pjesës së dukshme të panoramës që përshfaqet në sytë e të gjithëve. Por ka dhe një tjetër realitet që do të bënte që të shwmbeshin si kështjella prej rëre gjithë keto pretendime besueshmërie dhe mbështetje, mbi të cilat ngrihet adrenalina Ramës. Nëse ai sot pretendon dhe mbahet fort pas, 100 mijë, të numrit të pjesëmarrjes, nuk duhet të gënjejë veten. Ata nuk janë potencial që do t’i shërbejë ecjes përpara të kauzës së Ramës. Natyrisht nëse ai ka ende para për të blerë dhe rekrutuar këtë ushtri mercenarësh. Ashtu siç u bleu votën më 28 qershor, tani u blen vullnetin për destabilitet më 20 nëntor. Për këdo që ka një shkas të perceptimit politik, e di mjaft mirë, se këto pikëmbështetje janë të paqëndrueshme dhe në to nuk ka asnjë shans të mund të lëvizësh diçka. Nuk ka gjasa që kjo mbështetje të jetë tjetërçka se sa dëshmoj pas 20 nëntorit. Ndryshimet e pretenduara politike dhe revolucionet, nuk mund të jetë forcë lëvizëse nëse atyre më parë u ke hequr shpirtin, duke i kthyer në plaçkë tregu. Ata të vetmin motiv që i beh aty, në shesh apo ku të dojë Rama, kanë shpërblimin dhe përfitimet. Pasioni politik ka vdekur tek ata, ose e thënë më saktë, Rama e vrau atë, duke ekzekutuar njëherazi dhe Partinë Socialiste. Të mos harrojmë se një formacion i tillë politik kishte ekzistuar dhe faktorizohej në jetën politike shqiptare me principin e pasionit politik, militantizmit. Rama vrau këtë jetë dhe ngjizi atë të lidhjes së drejtpërdrejtë të interesave. Bëri një parti fijesh, ku në qendër rri ai.

Vendosmëria e Berishës
Ajo për të cilën, Berisha meriton një respekt të veçantë është vendosmëria për të mos rënë në grackën e Edi Ramës. Hapja e kutive të votimit është jashtëligjore, absurde dhe pa baza. Berisha ka konfirmuar dhe ka vijuar të jetë gjithnjë e më i palëkundur për moshapjen e kutive. Pse? Është kjo pyetja që shtrojnë të gjithë ata që janë personazhe dhe spektatorë të kësaj skene politike. Respektimi i shtetit ligjor, vendimeve të gjykatave dhe bekimit të ndërkombëtarëve është një domosdoshmëri. Berisha e di, dhe ia thotw vazhdimisht vetvetes këtë. Me mospërbushjen e tekave të Ramës, Berisha jo vetëm do të mbrojë karrierën e tij politike nga një ngërç me pasoja, por dhe synimin final të abicjes finale, liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Një kontest zgjedhor, siç do të dëshironte Rama, do të kthente gjithçka përmbys. Hapat e deritashëm do të viheshin në pikëpyetje. Faktori ndërkombëtar, i cili certifikoi zgjedhjet e 28 qershorit, si brenda standardeve, do të pësonte krisje serioze. Politika shqiptare dhe fatet e Shqipërisë do të viheshin në dyshim. E pse? Vetëm se kështu i shkrepet Edi Ramës. Vetëm se këtë “perspektivë” dhe vetëm këtë njeh ai njeri, filozofia e të cilit është: “Pas meje bota të shembet”. Kjo është fatale. Kjo është një nga lajthitjet e shumta që hera-herës kanë vënë në dyshim të drejtën e Shqipërisë për aspiratën evropiane. Berisha i sotëm, në këtë pikë nuk ndryshon nga Berisha i djeshëm, por është koha ajo që vendosmërinë e Kryeministrit për të njohur të pakthyeshme vendimin e drejtësisë e sheh të motivuar. Pikërisht vendosmëria e Berishës për të mos hapur kutitë, pra për të mos injoruar vendimmarrjet e institucioneve ligjvënëse, e turit më tepër kryesocialistin Rama, i cili vazhdon të besojë në rikthimin e fantazmave të 1997-ës, si mundësi për të arritur vetveten e ligë të veshur me petka parimesh.

Solidariteti dhe marionetat
Ajo që e fundos më në llum revolucionin bolshevik të Edi Ramës, duke ia paradhënë dështimin e turpshëm të kësaj “kauze” është solidariteti i foltoreve të tollovive ndërqytetase. Ata që Rama ka sot në krah, janë ato që vullneti i 28 qershorit përjashtoi. Janë ata personazhe të sforcuara politike dhe aksidentale. Janë ato tipe dhe karaktere, loja e së cilëve ka dëshmuar mediokritet dhe paaftësi, plëngprishje dhe bishtkrehje, anatemë dhe përdalje, pështirësi dhe nervacingëritje. Tjetërqysh, solidariteti i Ramës është i mbështetur mbi disa figura politike, të tejkaluara, anakronike, nihiliste, snobe, antikombëtare e mbi gjithseçka, marioneta. Rama nuk mund dhe nuk kishte se si të linte jashtë tragjikomedisë edhe marionetat e tipit Ngjela, Ndoka, Gjinushi, Veliaj, Milo dhe maskat e tyre qesharake. Gjithseçkaja që i shtron në një sofër gjithë këtë batërdi politike është jo aq anti-Berishizmi se sa antishqiptarizmi. Mundësia e tyre për t’i shërbyer “kauzës” së Ramës nuk është çmimi që ata i kanë vënë lëkurës së tij, por synimeve të tyre. Edhe Edi Rama, nuk ka çmuar këtë solidaritet si më garantin e sfidave të tij, por në pamundësi për të bërë për vete njerëz të besueshëm, parimor dhe të devotshëm, ka marrë çka mbetur rrugëve dhe u ka vënë nga një foltore përpara, duke i dhënë njëherazi dhe të drejtën të ligjërojnë çmendurira dhe të lajthisin, më keq se vetë ai.

U mbars mali, polli një mi”
Nuk ka pikë dyshimi se gjithë kjo përpjekje “titanike” për të ashtuemnuemen, aspiratat e lirisë së votës, do të përfundojë në një flluskë sapuni. Paniku, se do të ketë këtë përfundim deshifrohet në kuvendimin e gjithë galerisë së tam-tameve alla-Rama. Konkretisht, asnjëri syresh nuk e lë mënjanë, por e orienton si epiqendrën e lëkundjeve sizmikë ligjëruese, faktin e 100 mijë vetëve të mitingut të 20 nëntorit. Edi Rama e di mjaft mirë, nëse jo mjer per te, se ne atë shesh nuk ishin 100 mijë njerëz. E di gjithashtu ai dhe gjesekush që ka n ndërmëndjen e tij politike masën e panumërt të tubimeve, se kurrë nuk ka vendosur kurrgjë pjesëmarrja. Ajo ka mbetur vetëm një shifër, pas të cilës mbështetej shtati, shpeshherë në lëkundje e sipër i politikës. Ishte një impuls besueshmërie nëopinionin publik. Të mbahesh pas këtij argumenti ndoshta do të ishte jo diçka më shumë shpresëdhwnëse se sa një shkurre në breg për një që po mbytet. Sot shumëçka ka ndryshuar në jetën e gjithsecilit. Dhe politika nuk ka pse të bëjë përjashtim. Logjika e vjetër e politikbërjes, duke kenë e vendosur keq në kohë dhe në hapsirë, ka gjasat të kthehet në bumerang. Ti sot mund të blesh një, dy apo gjahtedhjetë deputetë, apo të mercenarizosh një turmë tre mije apo njëqind mijë vetësh. Por mos harro se ata kur të ndërmenden se janë trajtuar si tufë dhensh në tregun e gjësë së gjallë…
Nga Albert Vataj

Lufta e klasave” ne kapitalizmin shqiptar

“Lufta e klasave” eshte nje nga termat me te frikshem te periudhes diktatoriale komuniste ne Shqiperine e para vitit 1990. Ne emer te saj u rrenuan jo me mijera individe, por mijera familje qe ishin viktima mbase thjeshte te nje mbiemri. Nisur nga lufta e klasave, u krijua edhe neologjizma e famshme origjinale shqiptare “i deklasuar”. Ne emer te saj, termat “bej”, “cifligar” apo “kulak” u kthyen nder me te shemtuarat nofka qe mund ti etiketoheshin nje individi. Ajo cfare e ben me tragjik termin “lufte e klasave” eshte pikerisht ngritja e kampeve te mirefillta te perqedrimit komunist ku degdiseshin “armiqte e klases” dhe te gjithe ata e kishin lidhje meta. Madje edhe brendave telave me gjemba, ne nje periudhe u instalua lufta e klasave. Ata qe ishin denuar si tradhetare te Partise Komuniste, nuk e konsideronin veten net e njejtat pozita me “te deklasuarit”. Pikerisht keta i drejtuan leter diktatorit Enver Hoxha, ku i kerkonin qe lufta e klasave te shtrihej edhe ne burgjet politike shqiptare. Jashte tyre, prej dekadash kjo lufte ishte ashpersuar ndjeshem, teksa mijera te rinj humbisnin mundesine e arsimit te larte, te punesimit sipas aftesive deri edhe tek lidhjet martesore, te cilat duhej te ishin detyrimisht brenda te njejtit lloj. Ne emer te luftes se klasave, vit pas viti u cunguan te gjitha lirite themelore te individit, u shpik neni famekeq “55” i agjitacion- propagandes, lulezuan flete-rrufete mureve te Shkodres e keshtu me rradhe.
Kishim menduar se kete panorame e lame pas qe ne fillim te vitit 1990 por ne kapercyell te dy dekadave, situata eshte mjaft e ngjashme edhe ne kendveshtrimin e luftes se klasave, e cila thjeshte eshte kamufluar per zbukurimit me elemente te kapitalizmit, por duke mbetur ne thelb e njejte.
Vecanarisht pas 22 marsit 1990, te gjithe menduan se Shqiperia do te futej ne rrugen normale te demokracive te tjera te reja te Lindjes Komuniste. Natyrshem, ish- te persekutuarit dhe te perndjekurit kishin te drejten e nje perkrahjeje me te madhe nga shteti i ri qe po lindte. Ne nisje u duk sikur cdo gje po ecte ne kete linje. Kryesisht u veprua ne lemin e arsimit, duke shuar deri diku etjen e natyrshme te kesaj kategorie per dije,  e cila iu mohua per rreth 45 vite nga diktatura. Me kalimin  e viteve e per te ardhur deri ne keto kohe, duhet thene se lufta e klasave eshte serish ne fuqi, paksa e kamufluar. Socialistet qe erdhen ne pushtet ne vitin 1997, sollen ne krye te vendit kasten e tyre, duke i vene pse jo kemben kategorise se neperkembur per rreth 45 vite. Kryesisht u rikthyen te aferm apo te njohur te klaneve te ish- diktatures, te cituar ne shume raste edhe me mbiemra te njohur si p.sh. “klani Kapo”. Tashme kjo klase e re, po luftonte ndaj nje klase te vjeter, e rrezuar me revolucion ne vitin 1997. U rikrijuan “te deklasuarit” e rinj te Shqiperise kapitaliste. Edhe nje punesim i rendomte, ishte e veshtire ti afrohej kesaj kategorie, pa llogaritur rikthim pronash apo demshperblim vitesh vuajtjeje ne diktature. Mund te ngjisje “ndonje shkalle” vetem ne rast te miqesive me drejtues te partise ne pushtet ne ender apo ne baze ose permes njohjeve dhe lidhjeve miqesore.
Edhe pas zgjedhjeve te vitit 2005 ishte serish e njejta panorame. Institucionet shteterore dhe zyrat e shtetit u boshatisen nga zyrtaret e deriatehershem. Ne vend te tyre erdhen te tjere, natyrisht permes linjes se zakonshme te partise ne pushtet apo njohjeve e miqesive individuale me njerez te pushtetshem. Ishte e qarte se edhe nje vend pune i thjeshte nuk mund te sigurohej pa marre miratimin nga lart. Si edhe ne periudhen e qeverisjes socialiste, u krijuan monopole, u ndane zona influence por edhe u vendosen njerez te besuar kontaktesh me bazen. Tashme eshte e qarte, se as edhe nje punesim vulgar si pastruese, nuk eshte ne doren e nje titullari institucioni, pasi nese e ben ne koken e tij, mund te humbase vendin e punes. Disa preferojne ta quajne nepotizem apo abuzim me pushtetin, ndersa ne fakt eshte thjeshte nje “lufte klasash”. Nuk eshte rastesi qe ne krahun e djathte dhe te majte te politikes, prej vitesh kane filluar te riciklohen bij, niper apo mbesa te ish- nomenklatures se kuqe komuniste. Pas nje periudhe fuqizimi ekonomik ne hije, ata po i rikthehen pushtetit qofte me ngjyre blu, qofte me ngjyre roze. Normalisht, nuk ka se si te jete ne Kuvend apo ne institucione shteterore Ramizi, Xhelili, Sula, Mamaqi, Stefani apo Rusmali, pra te vjetrit. Vendet e tyre, pa problemin me te vogel, i kane zene te afermit e tyre. Po konsolidohet klasa e re udheheqese dhe klasa “e shtypur” e neperkembur. Ata nuk jane thjeshte e vetem ish- te persekutuarit apo te perndjekurit. Jane edhe ata qe nuk njohin dike te rendesishem, nuk mund te ushtrojne presion, nuk jane klan, nuk kane mbiemra te njohur ose nuk mund te garantojne shume vota per ate apo kete force politike. Kane monopolizuar, po monopolizojne dhe do te vijojne te monopolizojne gjithcka dhe cdo gje.
Tashme ne Shkoder eshte e qarte dicka: vetem firmat e dy personave mund te te sigurojne nje vend “pellumbash” pa problemin me te vogel. Te gjithe te tjeret, duhet te marrin leje tek keta te dy per cdo gje. E njejta skeme ka qene edhe para vitit 2005. Eshte shume e qarte se ka vetem dy rruge per te siguruar nje vend pune, pavaresisht kualifikimit apo aftesive: te kesh teseren e partise ne xhep ose te nderhyje dikush per ty, duke u bere garant tek te medhenjte. Keshtu ka ndodhur edhe para vitit 2005, madje me nje guxim me te madh duke te kerkuar antaresim ne parti, per te siguruar nje vend pune. Aktualisht, jo vetem administrata shteterore, por edhe ajo private ne shumicen e rasteve, eshte e detyruar te operoje ne keto linja.
Ka edhe nje fakt te thjeshte, por shume interesant qe provon sa kemi thene deri me tani. Nga viti 1992 dhe deri me sot, asnje nga institucionet e pushtetit vendor apo edhe te tjera te varesise qendrore, nuk kane organizuar ndonje konkurrim te hapur per nje vend te thjeshte pune. Te gjithe punonjesit e ketyre institucioneve jane marre e jane liruar nga puna pabuar ne bindje partiake dhe lidhje farefisnore.
Koncepti “klase” ka evoluar me kalimin e viteve. Tashme “te deklasuar” jane pjesa me e madhe e popullsise, e cila nuk ka asnje shans te jete pjese e konkurrences nese nuk jane pjese e partise(ve) apo edhe e “klases” se re neokomuniste (sipas shembelltyres se asaj qe u rrezua ne vitin ’90) e cila tashme eshte e vecuar jo vetem ne trajtim e privilegje, por deri edhe ne vendbanime. Krahasuar me periudhen komuniste, mungojne kampet e perqendrimit, kemi me shume liri fjale e cila cungohet nga varferia e tejskajshme por nuk mungojne klasat. Deri sa ato nuk mungojne, natyrisht nuk mungon as edhe “lufta e klasave”, disi me e kamufluar. Per ata qe nuk e kane harruar ate kohe!  
Blerti DELIJA

Energjia, pse nuk duhet te rritet çmimi

Operatori i Sistemit te Shperndarjes (OSSH) ka kerkuar prej disa kohesh rritjen e cmimit te energjise elektrike per konsumatoret shqiptare. Faktikisht, nuk ka thuajse asnje baze reale ekonomike ne kete kerkese, ne perjashtim te nje pike ne kontraten e shitjes se aksioneve nga shteti shqiptar, tek kompania ceke “Cez”. Pavaresisht se shteti vazhdon te ruaje disa perqindje aksionesh tek OSSH, kompania eshte nje shoqeri private dhe si e tille, eshte e pritur te rrite fitimet, natyrisht permes rritjes se cmimit te energjise elektrike.
Me privatizimin e kompanise, “Cez” permes OSSH-se, vazhdon te ruaje monopolin e padiskutueshem ne furnizimin me energji te shqiptareve. Nga ana tjeter, edhe prodhimi dhe transmetimi i energjise vijon te mbetet monopol, ne kete rast i shtetit shqiptar. Ne keto kushte qytetaret nuk kane mundesi zgjedhjeve: o te pranojne tarifat qe do i ofrohen nga OSSH, ose ti rikthehen epokes se kandilit dhe pishes. Ky treg, edhe pse ofron “mall konsumi jetik” te perditshem, sic mund te konsiderohet energjia, nuk ka arritur akoma te krijoje nje konkurrence te mirefillte, sic ndodh p.sh. deri diku me telefonine e levizshme.
Nisur nga sa me siper OSSH vijon te kete ne dore “gurin dhe arren” ndersa qytetaret shqiptare, tek te cilet ndikon direkt cdo rritje e cmimit, jane thjeshte viktima qe kane te vetmen mundesi mbrojtjeje shtetin e tyre, me konkretisht Entin Rregullator te Energjise (ERE). Por duke qene nje ent shtetetor, ne rastin e rritjes se pritshme te cmimit te energjise ka fare pak ne dore, pasi tashme gjithcka duket se eshte sanksionuar ne kontraten e privatizimit. Perjashto vitin 2009 (vit elektoral) nga 2010-ta eshte parashikuar fillimi i rritjes se pandalshme te energjise, duke renduar se tepermi xhepat e shqiptareve.
Po a duhet rritur cmimi i energjise elektrike ne Shqiperi? Mendojme se jo dhe ne vijim, mendojme ta japim disa arsye se pse kjo nuk duhet te ndodhe, te pakten per vitin qe pritet te filloje me 1 janar 2010.
Sipas specialisteve te KESH-it dhe energjitikes, aktualisht cmimi i energjise elektrike kalon te pakten 4 here koston e tij. Per ta kuptuar me mire, nese nje kilovator kushton 10 leke per tu prodhuar, qytetareve i shitet me 40 leke. Po atehere pse kerkon shume shpesh KESH (sot OSSH) rritjen e cmimit te energjise? Shkaku kryesor eshte humbja ne rrjet, gjithmone sipas specialisteve. Po cfare jane humbjet ne rrjet? Nese nga hidrocentrali nisen 1000 kilovatore, arrijne te faturohen vetem 600 kilovatore ndersa pjesa tjeter “humbet” ne menyre te pashpjegueshme. Humbjet ne rrjet, ne vite te ndryshme jane raportuar deri ne 40%, shifer katastrofike per cdo kompani. Po i kujt eshte faji per kete nivel shume te larte? Natyrisht, jo i konsumatoreve familjare apo qytetareve. Sipas gjasave, problemet lidhen me gjendjen teknike te kompanise (serish nuk eshte problem i qytetareve) por edhe me aftesite menaxhuese te vete asaj (perseri nuk eshte faji i konsumatoreve). Per ta sqaruar disi me mire, linjat neper te cilat kalon energjia elektrike per te vajtur tek konsumatori, nuk jane ne standarte bashkekohore, duke shkaktuar humbje ne rrjet. Sa i takon aftesise menaxhuese, kjo lidhet me “allishverishet” qe bejne vete punonjes e drejtues te OSSH-se (duke favorizuar ne emer te “humbjeve ne rrjet” shume bisnese qe paguajne fatura edhe me te ulta se familjaret kundrejt “zarfeve” ne xhep) por edhe me reduktimin e personelit, i cili megjithese eshte “krasitur” disa here, ka serish nevoje te “lehtesohet”.
Ka edhe nje arsyetim tjeter kunder rritjes se cmimit te energjise. Prej vitesh tashme, pavaresisht zgjerimit te bazes se paguesve te rregullt te energjise, ka nje kategori “te vendosur” per te vijuar me mospagimin e energjise, ose ne rastin me te mire, me pagesen e vetem nje pjese te energjise qe konsumojne duke “rregulluar” matesin apo duke u rregulluar me faturuesit. Nje ngritje tjeter e cmimit te energjise elektrike, do te ndikonte direkt ne kategorine e atyre e jane mesuar te paguajne me rregull energjine elektrike, pavaresisht te ardhurave ne dispozicion. Si per ironi te fatit, me te rregulltit ne pagesat e energjise elektrike, jane pikerisht ata me te ardhura me te pakta, kryesisht buxhetoret, mes te cileve edhe pensionistet.
Koha ka treguar se rritja e cmimit te energjise elektrike, shkakton nje reaksion zinxhir ne rritjen e cmimeve te mallrave te tjera te konsumit e kane lidhje me te. Duhet filluar natyrisht nga buka, malli me i perhapur i konsumit por edhe mjaft artikuj te tjere te konsumit te perditshem.
Prej vitesh, cdo konsumator familjar, vijon ta paguaje energjine elektrike me TVSH (tatim i vleres se shtuar) duke e rritur ate me 20%. Nese OSSH kerkon ta unifikoje cmimin tanime ne 9.15 lek per kilovator, per cdo kilovator konsumatoret do te paguajne realisht 10.98 lek te reja. Ajo cfare eshte interesante eshte se si rregull, TVSH-ja i rimbursohet kompanive cdo fundviti, e do te thote se 20% eshte fitim i paster per OSSH-ne. Pyetja eshte e thjeshte: pse duhet te paguaje TVSH nje qytetar i thjeshte, njesoj si nje kompani, te ciles me pas i kthehet ndersa nje klineti te OSSH-se nuk i kthehet?!
OSSH ne projektin per rritjen e cmimit parashikon qe te eleminoje fare edhe ndarjen ne dy kategori te cmimit te energjise, i cili deri ne masen 300 kilovator ne muaj, mbronte disi konsumatorin shqiptar. E thene me troc, tashme shume familjeve ne nevoje, nuk i jepet mundesia as te kursejne energjine elektrike por qe ne kilovatorin e pare, deri ne te fundit te shpenzuar, do ta paguajne njelloj si nje miliarder ashtu edhe nje qytetar me ndihme sociale nga shteti.
Vitet e kaluara kane treguar qarte se rritja e cmimit te energjise elektrike, nuk eshte perballuar nga shtresat ne nevoje permes rimbursimit nga shteti te nje pjese te kostos se shtuar. Ne shume raste, qofte nga padija por edhe nga “manovrimet” e shumta, parate nuk kane vajtur tek shtresat ne nevoje, por tek ata qe kane patur miliona, por i “jane dashur” edhe disa mijera lek “bakshish” nga shteti i tyre i dashur!
Pa dashur te zgjatemi me tej, pa dashur te themi se energjia ne thuajse 100% te saj prodhohet me nje kosto shume me te ulet se shumica e vendeve te tjera te rajonit apo edhe te BE-se dhe shihet me cmime ndoshta te barabarta apo edhe me te larta se ne shume nga keto vende, pa shtuar ketu se “Cez” e mori rrjetin thuajse te perfunduar ne te gjithe vendin sipas parametrave te Komunitetit Evropian pa harxhuar shifra te medha pervec parave te privatizimit; mendojme se keto jane arsye te mjaftueshme per te qene kunder rritjes se cmimit te energjise. Para se te ulej ne karriken e ministrit te Energjitikes, Dritan Prifti nje nga specialistet e spikatur te fushes ne Shqiperi, ka thene gjithmone se problemet me te thella KESH (OSSH) i ka brenda vetes dhe ka nevoje per reformim. Mbase qe ketu duhet nisur edhe “era e re” ne kete kompani tashme te privatizuar por qe duket se ka probleme edhe me organizmat auditues te BE-se. Ka edhe nje arsye tjeter madhore, globale se pse nuk duhet rritur cmimi i energjise: kriza ekonomike globale qe po kalon mbare bota, por qe Shqiperine e ka prekur fare pak, por ama e ka prekur!
Sipas gjasave, as edhe ky shkrim, por edhe qindra te tjere, nuk do te mund te ndalin ate qe tashme eshte pergatitur apo po pergatitet: rritjen e cmimit te energjise elektrike. Nese kjo do te ndodhe, atehere vertete shqiptaret do te kene nje motiv te forte per tu derdhur shesheve, nese qeveria nuk do te jete e afte te mbroje shtetasit e tij!
Blerti DELIJA

Nga historia e çensurimit dhe ndalimit të “Veprave” të Migjenit më 1954

Nga historia e çensurimit dhe ndalimit të “Veprave” të Migjenit më 1954
Historia, biografia dhe komentimi për Migjenin dhe Veprën e tij, ende sot në Demokraci të falsifikuara dhe të deformuara, në botimet e financuara nga Ministria e Kulturës!
(vijon nga numri i kaluar)
Simbas përkufizimeve e pikpamjeve të SL, më 1957, shkruhej se: “Migjeni ka qenë themeli i letërsisë shqiptare të realizmit socialist (f 46); që i shfrytëzoi modelet e ideologjisë dhe të stilit të Gorkit e Majakovskit” (f 11; f 33 etj);  ishte “revolucionar internacionalist i vërtetë komunist” (f 33); “letërsia e tij ishte me përmbajtje të KONARE-s dhe tërësisht socialiste” (f 47); “Migjeni ishte një “kontribues i pajtimit të grupeve komuniste (f 48) ”; “ishte përkrahës i vendosjes së një regjimi model stalinist edhe në Spanjë”; “Migjeni ishte një dëshmor i luftës nacional-çlirimtare dhe prandaj edhe Partia ia vendosi eshtrat pas kthimit nga Italia në varrezat e dëshmorëve”, duke e nderuar me “Urdhërin e Lirisë”, Klasit I, (f 32; f 44) etj. (Shih, S. Luarasi, “Migjeni, Vepra”, bot. 1957 e ribotim 1961, përgjithësisht , Hyrja, Jeta, Vepra, f 5-58.)
Krahasimi i interpretimeve të GjL të vitit 1954, me interpretimet e bot. 1957 të SL, e tregon krejtësisht të qartë ndryshimin dhe diferencën midis këtyre autorëve.  Këto krahasime dhe shumë fakte të tjera, hedhin poshtë katërcipërisht akuzat e pandershme për shfrytëzim dhe plagjiaturë të GjL ndaj disa të ashtuquajturave “materiale të  SL të 1948. (Familia jonë ruan një pjesë të mirë të materialeve të mbledhura nëpër shtypin e revistat e kohës, ruan botimin e 1936, botimin e 1944, kopjet daktilografike të kohës së Migjenit, materialet dorëshkrimore e daktilografike,  pjesë nga diskutimet e interpretimet e GjL etj)
Simbas komenteve të GjL, në bot. 1954, perspektiva e zhvillimit të shoqërisë shqiptare te Migjeni nuk ishte kurdoherë e qartë dhe optimiste, sepse diku-diku ai futej edhe nëpër qorrsokaket e kryengritjeve e revoltave puçiste. Te Migjeni, kishte edhe nota pesimiste, nihiliste, niçeane, simboliste, dekadente etj.

***
Çfarë i digjte “kutit të individit”, aventurierit, falsifikatorit dhe diktatorit E. Hoxha dhe si parashikohej ta ndryshonin Migjenin!
“Mollët e ndaluara” në KQ të PPSH dhe sidomos komentimet e tia Gjovalini i lexoi disa herë për të hetuar e gjykuar se ku i kishte djegur dhe shkelur në kallo E. Hoxhës!  Cili dhe çfarë mund të kishte qenë shkaku i vërtetë i kësaj ndërhyrjeje faktikisht çensuruese me imponim, duke gjetur një preteks këtë ankesën e “anonimit”?!
Mbi bazën e dy prozave të pabotuara, tashmë ishte  më se e deshifruar se kush ishte ky “anonimi”. Këto dy proza të mbetura të pabotuara ende, familia e Migjenit, dmth motrat që ndodheshin në Shqipëri, ia kishin dhënë vetë Gj. Lukës, kopjet daktilografike dhe lejen për t’i botuar në emrin e families. Por, tashti edhe “anonimi”, si burri i motrës së Migjenit, na mbahej “si i families Nikolla-Nikoliq”! Ky me pabesi edhe ndaj vetë families ishte ankuar te MSh dhe te EH se, medemek Gj. Luka ia kishte marrë motrave të Migjenit “si me pahir e pa leje”, nga një arkivim i vitit 1948 etj, ato prozat e pabotuara dhe i kishte çuar për t’i botuar. Këto të dyja që kishin ngelur, sëpaku duhet t’i takonin atij që t’i botonte, tok me biografinë, pasi të kontrollonte mirë edhe se ç’kish ngelur në një sënduk, si mund të ishin rregulluar nga vetë Migjeni në Itali etj…  (E. Hoxha e kishte parapëlqyer shumë këtë idenë e fundit…)
Për Gjovalinin, spikaste sidomos ndalimi i botimit të poezisë “Trajtat e Mbinjeriut” dhe i prozës “Pak Poezi”. Duke analizuar me vëmendje, ai e kuptoi se ishin “interpretimet” dhe sigurisht edhe diçka tjetër… ato që nuk i kishin pëlqyer “themeluesit dhe komandantit”.
Te “Trajtat e Mbinjeriut”, ishte e qartë se, nuk i kishin pëlqyer interpretimi dhe kritika ndaj “kultit të individit”, kultit niçean të mbinjeriut. Duke hequr Mbinjeriun, i gjith komentimi i GjL për çeshtjen e kultit të individit, gjymtohej, përgjysmohej. Në poezinë tjetër, “Të lindet njeriu”, në shën.1, GjL shkruante: “Në këtë vjershë ekzaltohet tepër roli i individit në shoqëri, siç edhe në vjershën “Trajtat e Mbinjeriut”. Por, ndërsa në vjershën “Trajtat e Mbinjeriut”, Migjeni bie pre e ideve niçeane të njerëzve të mbinatyrshëm që bëjnë historinë, vjersha “Të lindet njeriu” qëndron mbi baza më reale dhe rolin e gjenive e shtron më mirë. Vjersha u botua më 7 shtator 1935, në të përkohshmen “Illyria”. (Bot. 1954, f 13)
Në shën 3, po të kësaj vjershe, GjL në mënyrë mjaft të sintetizuar e justifikonte ndryshimin e vjershës “Të lindet Njeriu”, si “pak më reale” në krahasim me ekstremizmin  te “Trajtat e Mbinjeriut Dithyramb Nitzsche-an”. Te vjersha e parë e cila i përkiste vitit 1935, Migjeni sigurisht po kërkon një njeri hero, por ky njeri duhet të jetë “pa hyll në ballë”, në ndryshim nga tradita e mbinjeriut të mbinatyrshëm “me hyll në ball”, si “ i rënë nga qielli”.  Edhe vetë krahasimi i Njeriut me Mbinjeriun edhe vetvetiu e bënin dallimin, jo vetëm si terma por edhe për hapësirën ku do të shtriheshin kultet. Njeriu, është i pari, kryetari i shtetit nacional shqiptar, kurse Mbinjeriu kërkon të dominojë të gjithë globin tokësor. Siç e shkruan Migjeni: “Njeriu, ka një ide të re, një ideal bujar, për një agim të lum e të drejtë kombtar”, ndërsa: “Mbinjeriu si Sfinksi, i ka hedh syt rreth tërë rruzullit tokësor tue synue vranshëm”. Dhe ky Mbinjeri “pa zemër, pa ndjenja”, nuk ishte fort i ndryshëm nga ai përshkrimi i Gj. Fishtës: “… gjith njerzimi pret me padurim rendimin e ri shoqnuer, nga dy personat zhenij, Hitler e Duçe” (“Hylli i Dritës”, 7-9, shtatuer 1940, f 298)
Besoj se lexuesi e kupton tashti se, vjersha “Trajtat e Mbinjeriut” edhe nga vetë krahasimet që i bënte GjL, kishte qenë për t’u botuar dhe e kishte edhe komentimin e saj përkatës. Pra ia ndaluan ribotimin, ia hoqën edhe komentimin më 1954, me syrin e E. Hoxhës! Dhe, me sa dukej, këtu kishte edhe një arësye pak më të thellë, “një thembër të Akilit”! Në diskutimet letrare, ishte shprehur ndonjë ide se, ky kult i mbinjeriut nuk ishte thjeshtë një kopje identike niçeane ose nacional-socialiste, por ishte një mbinjeri specifik migjenian, ku duhej menduar se mbase aty projektohej një tip si shoku Enver! Këtë ide e kishin hedhur SL dhe KB dhe kësaj ideje me sa e supozonte nëpër mjegullnajë GjL, po i jargavitej vetë shoku Enver!  (Dorëshkrim origjinal i KB me miratimin e firmën e SL;  Krhs, “Migjeni, Vepra, Mbledhur dhe redaktuar nga SL, 1957, Parathënia, f 46, “Migjeni përbën themelin e letërsisë sonë të realizmit socialist” etj)
Diskutimet letrare që u zhvilluan aty nga maji i vitit 1955 e kritikuan pikpamjen e Gj. Lukës dhe theksuan se “te Migjeni nuk mbizotëronte kulti i heronjve”. (shih në diskutimin e Dh. Fullanit, të skanuar)
KB, pak më vonë e paraqiti me shkrim studimin edhe me “miratimin” e SL dhe mbi këtë bazë e stërholloi dhe e “zbërtheu” edhe LlS, ku shkruante: “Partia, që themeloi shoku Enver Hoxha më  1941, u priu në luftë e fitore të birve të Shekullit të Ri… duhet të jemi të lirë, të shembim botën e vjetër e të ndërtojmë një botë të re… andrra e lanë përgjysëm, andrra ma e guximshme e Migjenit qe pikërisht një “burrë që shkatërron dhe që ndërton sërish dhe ky burrë ishte shoku E. Hoxha”.
( “Migjeni, Vepra të Zgjedhura, Parathënia, LlS. f 3, f 7)
Shoku Ll.S., këtë “Burrin Hero që, shkatëron dhe që ndërton sërish”, ç’ishte e vërteta nuk e shpiku, por e kopjoi nga një varg, fjalë për fjalë, te vjersha “Një natë pa gjumë”. Nata ishte aq e zezë, “terr me shti gishtat në sy”, siç thonë në Shkodër, e për ma tepër poeti nuk kishte asnjë copë pishë me pa sadopak dritë. Në këtë situatë Migjeni është i gatshëm të pranojë një Burrë hero, një Njeri edhe “ngado që të jetë”, mjaft që ta vinte “Burrin e tretun”/alias Mbretin Zog I, në majë të një shpate”! Vetë poeti po të kishte një Pishtar të madh do të ndezte kushtrimin për kryengritje. Mirëpo, “pishë nuk kam e vetëm janë burrat, shokët”, na thotë  Migjeni. Simbas shën 6, të komentimit të GjL, këta “burrat, shokët”, janë revolucionarët shqiptarë të kohës, të cilët,  përveç se në këto kondita errësine të thellë, nuk i kishin me vehte masat popullore. Dhe kështu (kur edhe Burri Musolini i rrinte gati t’i kërcente mbi kurriz…), kjo kryengritja antizogiste ku rrekej Migjeni, do të rezultonte si një puç dhe aventurë. Kështu e interpretonte Gj. Luka, vjershën në bot. 1954, f 75, siç mundeni ta verifikoni. Edhe kjo, kur dihej se si kishte përfunduar ajo Kryengritia e Fierit! (Po kujtoj, pak edhe atë frymëzimin e Nolit: “Ngrihuni edhe bjeruni, korrini e shtypini, katundarë e punëtorë, që nga Shkodra e deri në Vlorë”… mirëpo sado morrnica të të  shkojnë në trup, sado të frymëzuara e të revoltuara qofshin vargjet, revoltat e revolucionet nuk fillojnë për hatrin e poezisë.)
Mirëpo ja se çfarë zgjidhie paradoksale propozonte “Kritika” enveriste, në prill-maj të vitit 1954: “Vargu 1, i strofës 4, te vjersha “Një natë pa gjumë”, te bot. i 1944 ishte: “Por pishë nuk kam e vetëm janë  burrat, shokët”… porse në bazë të një shënimi të dorëshkrimit origjinal, duhet të qe kështu: “Por pishë nuk kam e larg janë shokët, burrat”. Kjo fjala “larg” e origjinalit në këtë rast e këmben kuptimin: burrat, shokët janë revolucionarët e jashtëm…  Këta “burra e shokë” s’mund të jenë të tjerë, veçse bolshevikët e Bashkimit Sovjetik”… Dhe kështu vazhdojnë po aty te “Kritika Zyrtare” të “argumentohen” disa teorizime se: “poeti e kupton se duhet ta njohë më mirë ideologjinë revolucionare, marksizmin… se, Migjeni me të drejtë dëshiron që t’i shohë e t’i ketë sa më pranë shokët bolshevikë për t’ia drejtuar udhën etj. (Rev., Nëndori, Nr. 5, 1954, f 128-129)
Por, Gj. Luka, si “kokëfortë” nuk e kishte bërë këtë “përmirësim-redaktim” kaq esencial! Ai nuk e pranoi as edhe një sugjerim tjetër “më të vockël”, që të mos e luante vargun origjinal, por t’ia shtonte edhe një varg tjetër, ashtu siç e kishte shënuar e sugjeruar vetë Migjeni në anëshkrimin me lapës!
Ja, lexues të paanshëm, shikoni se deri ku ka arritur imagjinata e shfrenuar! Migjeni na paska pretenduar edhe mbas 1936-tës, kur ishte hedhur vija dhe praktika e “Frontit Popullor” se, në Shqipëri, në kudrin e revolucionit botëror permanent trockisto-stalinist, do të turrej Ushtria e Kuqe e Stalinit, për të na  çliruar nga regjimi i satrapit Zog!  Për Gj. Lukën, nuk mund të mendohej në asnjë rast se, edhe po të ndizej ajo “pisha e vogël”, siç edhe ai “Pishtari i madh”, në Shqipëri do të turreshin bolshevikët sovjetikë të Burrit Stalin (siç në Spanjë), për të ndihmuar revolucionarët shqiptarë!
Kjo “Kritikë” e vitit 1954, që në ndonjë vend e realitet tjetër, mund të konsiderohej si një “Kritikë Zyrtare“ e vetë redaksisë, jo vetëm që nuk ishte thjeshtë e redaksisë, por përfundonte deri te E. Hoxha… Edhe “anonimati” i SL, edhe disa “Protesta të ashpra” të tijat  më 1954, medemek preteksin e novelës “Studenti në shtëpi”, nuk ishin aspak rastësisht… Për kureshtarët dhe domosdo për ekspertët hetues e kritikë letrarë të sotëm, do mjaftonte vetëm një sy po aty te f 124 e revistës Nëndori, te një “Shënim Thirrje” e  redaksisë edhe akoma pak më mbrapa, për të kuptuar se aty ishte dora e Partisë dhe Sigurimit…
Në tërë këtë mesele, SL dhe pasardhësit e tij pranojnë dhe pretendojnë vetëm një “Kritikë”, të bërë “flakë për flakë” nga SL, ndaj GjL, me datën 2 prill 1954, duke i “larë duart” nga një thellë edhe në Kritikën Zyrtare dhe nga disa letra të tjera… P.S. Luarasi, te një artikull te gaz. Korrieri, 23 nëntor 2005 dhe te një Seriale shkrimesh të fundit në internet, bazuar si shkrim redaksional e te ndonjë arsyetim rreshti e përjashtonte kategorikisht dorën e SL, madje nuk pranonte as edhe ndonjë lloj  konsulence e ortakërie verbale! Por, ja ta pyesim publikisht z. Angjeina Ceka (Luarasi): përse e ke hequr komplet nga Parathënia e bot. 2002, atë trockistin-stalinistin CORVUS, alias Andrea Stefin, ortakun e SL? Do ta tregoj unë, siç ta kam premtuar…
“Dosja Migjeni”, në Muzeun Historik Shkodër, Nr. 11, në Dok. Nr. 279, në konfrontim edhe disa materiale të tjera po aty edhe gjetkë, na japin rastin të zbulojmë se njeri nga bashkëautorët jo anonimë, të Kritikë dhe Bibliografi,  por që redaksia i bëri si anonimë (me kërkesën nga lart) ka qenë Vehbi Bala. Kopja daktilografike e autorësisë dhe e pjesës së tij, ndodhet në këtë fond e dosje. Një bashkëautor tjetër, ka qenë Koço Bihiku dhe dorëshkrimi i tij mban edhe firmën e SL. Një dorë e ka pasur edhe S. Luarasi, porse në fund të fundit ai kishte mbetur i pakënaqur… Aty shohim dhe konstatojmë se kjo “mesele” na paska qenë akoma më e thellë. Gjovalinin e paskan mbrojtur S. Spasse, M. Gurakuqi, Dh. Fullani etj. Ishte zhvilluar përsëri më pas një diskutim i gjërë me dy seanca i kryesuar nga GjL…
(Edhe Dh. Fullanit, pa asnjë lloj pendese, siç edhe mjaft të tjerëve SL do ia rregullonte qejfin me një letër spiunimi, që pati si pasojë një internim të këtij Dhimitri, me urdhër të protektorit M. Shehu… Dhe ky personalitet SL, na quhet e na mbahet si “Disident i Vjetër”, si “Nderi i Kombit”, akorduar me Dekretin,  nr. 1467 nga Sali Berisha… i cili për vete ishte i katapultuar direkt nga Ramiz Alia…)
Në Dosjen Migjeni, në MHSH, gjëndet edhe ajo fletoria/Quaderno, që SL e quante edhe si rradhua edhe si më popullorshe “Defteri i Sanatoriumit”… (shih fotoskanimin) Aty nuk duken kund gjurmë korrektimi nga  vetë autori Migjeni, përkundrazi ka disa fletë të shtuara etj. Me këtë rast po rikujtoj atë gridon e Gj. Lukës, në Përgjigjen ndaj Kritikës Zyrtare të 1954: “Sa varjante dorëshkrime origjinale  ka në syndyqet misterioze i mistershmi Skënder Luarasi”?!
Ka ardhur koha që historia e vërtetë, historia e kritikës letrare, historitë e dhimbshme dhe kontributet e sa e sa njerzve të rishkruhen siç e meritojnë, ka ardhur koha që drejtësia të vendoset më në fund në këtë vend, duke hequr dorë nga inercia staliniste, inercia orjentale dhe enverhoxhiste.
(vijon në numrin e ardhshëm)
Agron Luka

Mos ma kërkoni të vërtetën. Ajo gjendet në një galaktikë si kjo e jona, por adresa nuk i dihet

Parafjalë për librin më të ri të shkrimtarit Dashamir Cacaj
1.Besoj në krye të herës në sentencën e Shën Palit: Poeti është si Adami. Ka themeluar botën! Jam bindur për këtë aksiomë qyshkur kam skicuar, grisur e djegur krijimet rishtare. Hirin e kam vënë për vjetrim në kantinat ku metropolia e poezisë së madhe ka vënë stivë vozat e vargjeve të degustuara nga prelatë të letrave. Nofullat e krijimtarisë sime kanë përtypur kohë më kohë Bodlerin e Prustin, Gëten e Malarmenë, Rembonë e Lorkën, Bremond e Poe-në, Breton-in e Uitmanin, pa e bërë më të gjatë listën. Më saktë pa lënë në hije Claudel, i cili i bie pikës kur thotë se, çdo ligjërim është një fikshën, ani se me fytyrë xhindi, sipas meje.
Shkruaj se dua të mos e lë bosh një hullizë ku mungesa jote e pagojë tualetet nën rënkimet e zërave të nëndheshëm, si një rastësi hyjnore, andejpari pati peshkuar Uollt. Ky nuk harroi të kumtonte se poezia është sinteza e unit dhe e botës që na shfaqet si histori që e jetojmë, në ndërkohën kur i vrasim ditët tona me heshtat e absurdit, sipas meje.
2.Po e përsëris, në rininë e fillesave letrare kam qenë një piroman i pandreqshëm. Nëse je ky që je, ishte fiksimi im, talenti s’ka se si të mos ketë instinktin e fontanës. Të grisësh e të djegësh vargjet pagojë e të zverdhura thua se janë me leprozë, nuk është mëkat. Përkundrazi është një shërbim sanitar për brezat e mëvonshëm. Askush nuk beson se këta, do të kenë nevojë për dëngla, krande e qiqra në hell, gogla, gështenja kali, rrush qeni e rozeta badrash. Piromanët kanë dalë në breg, anise kanë përshkuar një Atlantik me halle. Kanë mbetur poetë, ngase kur lexon diçka të tyre, nuk je më ai që ishe, teefundit për një kohë që meriton të matet. A mos po luaj me fjalët si Niçja kur prekte qiellin e ndjenjave të veta me pendë korbi!
3.Kohë më kohë kam numëruar yjet, nisur nga aksioma e fisme e sajuar prej meje, se letra nuk ndjehet mirë kur e gërvisht në pakohën infantile të mospasjes asgjë për të thënë. Shkrova vetëm kur pata siguri se e kam marrë peng bukuranen, mitra e të cilës nxjerr papra fjalë, vargje e mendime që për hobi kanë bashkëbisedimin fluid e të lindur të gjeniut me lexuesin e stërvitur pas jo pak lavrash. Poezitë nuk i recitova askurrë në ceremoni e festa. Mund të bëhesha orator, po ku ta gjeja kohën të praktikohesha në këtë zeje. Kohën e pata për të salduar në shtatin e poezisë së madhe fjalë të bukura, me shkëlqim rubini të mbështjellë me mëndafsh. Bukuria e fjalëve të përdorura prej meje ka qenë safi e çuditëshme, e deformuar në formë zik – zakesh, ngërdheshëse e me klorofilë pa tepri. Ndryshe, si mund ta hidhja në pergamenët modernë të kohës së jetuar me status bujtintari për poezinë që përtypet e përpihet, ngeshëm por deri në fund. Tjetërsi gjasat janë që e bukura të lexohet kokëposhtë, alias, të mos ekzistojë qoftë dhe si mirazh.
4.Fjala e vargu, strofa dhe shtati i hajthëm i poezisë sime, dua të nderohet si Krishti në Kryq. Besoj për shkakun se është i pafundmë hulumtimi nëpër damarët e gjakut të tij. Mbase dhe për largpamësi të matshme me milje të pagabueshme. Me dashamirësi që i kalon të gjitha caqet e nderimit. Dhe teembramja, e që është më e rëndësishme, pesha e mëshirës duhet të rëndojë përmbi to, si shtresa e akullt në Polin e Veriut të skajshëm e mortor. Në rastet kur dobia e fton në vallëzim, ani, poezia ime – kjo vajzuke naive dhe e patëmetë, të pluskojë në shtratin e krijimtarisë sime me erupsionin e finokut, rreshkitjen e dinakut e pikiadën shkatrruese të demonit. Uni im e bota që shtërngohet në grusht prej meje, formojnë një bërthamë. Janë motra në gjallje e po aq në rilindjen e mistershme. Bota ime dhe uni im gdhendin në tunikën e historisë një shkëmb gjigant që grimcohet vetëm me daltë si të Mikelanxhelos fjala bie.
5.Sa herë besova te shkrimet e mia, pata bindjen se e hodha hapin e parë në kufirin ku rastësia zhbëhet si të ish fjollë tymi me zjarr krandesh. Ëndërrimi im tërkuzë qe joshja e bukurosheve, me asgjë të përbashkët me velinat. E mësova prej Tibulit. Ma pati thënë troç: Ari josh harpagonët dhe siamezi i tij arti, josh gratë e bukura. Ja përse fola papra sa herë i thashë vetes ke një motiv, ke lindur për ta bërë këtë, mundesh dhe turri jot është i pandalshëm. Fola për kohën që jetova, pafundësinë e nëntokës e mbiqiellit, për përjetësinë e sendeve të patrembura prej vdekjes së tyre lëneshë, për hapësirat e pamatshme të Jupiterit e Saturnit, e nuk u lodha së foluri për shpirtërat e varret, përjetësinë e amëshimin, duke ndjekur hullizat e veshura me jerm nga pararendësit e mi, profetë e misionarë të racës së epërme. Edhe Didero më hukati në vesh në një shenj vendi. Poezia e mirë është një virus (i dobishëm) për shkatrrimin e zakoneve. Këto të fundit i dëshirova dhe unë të jenë sa më pak poetike. Se e doja vendin tim in extremis të qytetëruar, si Franca fjalabie.
6.Bie në ujdi me Platonin sa herë më duhet të veçoj emra poetësh, ku kompozimi i veprave të tyre ka dy kahje. Arti i të shkruarit nuk besoj se është kanxha ku mund të varet suksesi. Tjetër gjë bën kërdinë në opusin e krijimtarisë së një poeti. Sugjestioni hyjnor është bartësi i muzës që e kanë zili dhe heretikët potentë e impotentë të gjerdanit të letrave. Një profil profeti ngjizur në merkaton e një misionari, pozon hijshëm në paragrafët e librave të mi. Shpërfill çdo ngulmim për ngujim në një breganë tjetër. Pasi, koha më ka rrahur me grushta për ta lënë një dërrasë mangut në sagën e krijimeve të mia. Ka qenë mungesa vetë, macja e zezë që ma ka prerë rrugën në vakte kur mendoja ngrodhjen e shëmtuar të demonëve. Atëbotë universi mrrolej frikshëm si për të dëshmuar se brenda meje përpëlitej për të mbijetuar mijëra vjet, tharmi i poezisë që ngjitet në pode të stuhishëm.
7.Korpusi i librave të mi skanon ditëpërditë magmën e një shpërthimi urtan e tiran. Predha fjalësh ngjishen bri njëra – tjetrës në arën e letrave, që është e bardhë fatmirësisht. Diç që vizat shpirtëra e kuron ndjenja është hedhur në koracën e së bardhës. Poeti i madh është në hije ndërkohë. Nuk duket, po thonë sejmenët e intrigave. Ngase nuk ka vjelë përvoja të lindura në vetën e parë, e as në shumës. Një rastësi e këndshme të besosh se kanë të drejtë prestigjatorët e intrigave lojcake, me e pa taban. Çdo fund e meriton një trofe. Ligjërimi është kontakti me poezikërkuesin. Ky send i tjetërsuar në germa pafund, a nuk ngjan me monalizën e lëvozhgës së një bliri fisnik a me limfën që përshkohet në trupin e një lolite nazike e të patrazuar as me ledhatimin e një puple të një shpendi që është mik vetëm me lartësitë e qiejve të gërvishtura nga britmat e poetëve, e në mos, a nuk është bash ai fragmenti i argjilës që nuk bën pakt me shkëmbin që shpërthen, sa kohë ka zëvendësuar fundemajë fytyrën e dheut, atë të gjithsecilit prej nesh!
8.Prapë kam për të thënë në këtë sprovë të kësaj metafore që ecën me vrap atkine. Të vërteta të verdha ka me vandakë në sheshnajën ku i stërvit rregjimentet e strofave poeti që merr përgjegjësi të thotë atë sajesë që rilind në kohë të reja e të vona. Por, në portë troket lexuesi im. Tung, miku im i mirë, e “topi” përcillet në fushën e tij. Sa i lumtur jam që më duhet të hesht!

Krijimi i Shtetit të Parë Shqiptar

Principata e Parë e Arbërisë (1190-1261)
Në rrethanat e krizës së brendshme të Perandorisë Bizantine u shkëputën shtetet sllave të Ballkanit, pikërisht në këtë kohë u shkëput nga varfëria e Kostandinopojës edhe bashkësia krahinore e Arbërisë. Me shkëputjen e saj 91190) u formue NPrincipata Mesjetare e ArbërisëP – Shteti i parë Shqipëtar i pavarur.
Kryeqendra e tij ishte Kruja. Principata kishte edhe stemen e vet, (një shqiponjë njëkrenare me krahë të përmbledhun). Sundimtari i parë i saj ishte Progoni (1190-1199), i cili themeloi Dinastinë e Progonatëve. Ai mbante titullin e thjeshtë shtrihej në një territor të ngushtë rreth bashkësisë së Arbanonit mesjetar, treva midis Krujës dhe Dibrës. Por, me formimin e Principatës, territori i saj filloi të zgjanohej. Së bashku me zgjanimin e trevës u  përhap në kufijtë e rij edhe emni i Arbërisë. Principata e Arbërisë ishte një shtet feudal, pavarësisht nga shtrirja territoriale e kufizuar, ajo pati si nxitje prirjen për të përfshirë në gjirin e saj sa ma tepër troje shqiptare, ashtu siç kishte ndodhë edhe me shumë shtete të tjera të Ballkanit dhe të Europës. Në të vërtetë gjatë sundimit të Progonit, Principata u zgjanue nga Veriu përtej lumit Drin, duke përfshirë në kufijtë e vet të dy Pultet (Pultin e Madhe dhe Pultin e Vogël). Por në fund të sundimit të tij, të dy Pultet u pushtuan nga KMbretëria Serbe e NemanjidëveM. Gjatë sundimit të birit të Progonit, Gjinit (1199-1206) ndodhën ngjarje të randësishme në kufijtë e Principatës.
Në vitin 1204, kur Perandoria Bizantine u shemb nga kryqëzata e katërt, gjendja e Principatës së Arbërisë, u rrezikua ma tej mbasi, rreth e rrotull saj, i krijuan tri shtete kundërshtare: në Veri Shteti Sllav i Zetës (Mali i Zi), në Perëndim, Dukata Venedikase e Durrësit, dhe në Jug – Despotati Bizantin i Epirit. Kësaj situate të vështirë i bani ballë i biri i dytë i Progonit – Dhimitri (1206 – 1216). Megjithë kushtet e vështira të krijuara nga lakmitë e shteteve fqinje, Dhimitër Progonati arriti ta zgjanojë dhe ta fuqizojë Principatën e Arbërisë. Fuqizimi i tij duket edhe në titullin që mbante Dhimitër Progonati – Arkont i Madh (Megas Archon) i Arbërisë. Titulli Arkont i Madh ishte i barabartë me titullin – Princ, siç e quanin, Papa Inocent III. Dhimitri mbante edhe titullin hieqrkik – fisnikror Bizantin – Panhyper sevast (Panyper sevantos) d.m.th. kreu i mbarë Sevastëve, të cilin e kishte marrë nga martesa e tij me Komnenën, mbesën e Perandorit Bizantin, Aleksi i II-të – Engjëll Komneni. Të dy titujt (e nalt përmendun) nënkuptojnë se, Dhimitri kishte në vartësi të tij disa arkontë, sevastë ose krerë të tjerë të barazvlefshëm me ta. Nga Princi – Dhimitër ka arritë deri në ditët tona një marrveshje tregëtare e lidhur – midis tij dhe Republikës së Raguzës, rreth vitit 1208.
Prej marrveshjes asht ruajtur vetëm pjesa që përmban detyrimet e palës së Arbërisë, dhe citon:  Unë Dhimitri, për hir të Perëndisë Panhypersevast dhe Arkond i Madh, betohem se pa mashtrim dhe pa qëllim të keq, do të kem paqe të sigurtë… me qytetin e Raguzës dhe me gjithë njerëzit raguzianë, në mënyrë që këta raguzianë të lëvizin shëndosh e të sigurtë me të gjitha të drejtat e tyre nëpër tokën time pa asnjë taksë doganore, qoftë nëpër tokë, qoftë nëpër det. Dhe sikundër unë po betohem, ashtu i urdhëroj të gjithë njerëzit e mij që të betohen dhe tUi përmbahen gjatë gjithë jetës së tyre.i Teksti asht nënshkrue jo vetëm nga Dhimitri, si Arkont i Madh, por edhe nga 14 krenët e bashkësive të lira krahinore të banin pjesë në Principatën e Arbërisë, të cilët mbanin tituj të ndryshëm si: Sevastë, Stopanë, Sundiq, index, etj.
Princi i Arbërisë – Dhimitër, i quan krenët e bashkësive  njerëzit e mijn (hominus mei), e cila të krijon përshtypjen se ai ishte një kryezot – feudal. Por, fakti që ata detyrohen të nënshkruajnë marrveshjen krahas Princit, tregon se, Dhimitri ende nuk gëzonte pushtet absolut.
Gjatë sundimit të tij dhjetëvjeçar, ai pati vazhdimisht shqetësime nga fqinjët e Principatës, të cilët u krijuan në vitin 1204, si: Despotati i Epirit, i cili u formua në trojet e Nikopojës, nga Dukati që formoi në Durrës Republika e Venedikut dhe nga Shteti i Zetës, i cili u formua në viset e Malit të Zi. Për të ruajtur pavarësinë e vet ai manovroi duke lidhë aleancë herë me njërin, herë me tjetrin shtet.
Përballë rrezikut të Republikës së Venedikut, e cila kishte pushtuar Durrësin, Princi – Dhimitër iu drejtua Papës Inocent III-të, dhe për të siguruar ndihmën e tij, premtoi se, bashkë me Peshkopin e Krujës, i lidhur me Kishën Ortodokse, ishin gadi të bëheshin përsëri katolikë. Principata e Arbërisë u rrezikua gjithashtu edhe nga despoti i Epirit, i cili synonte të rimëkëmbte Perandorinë e shembur Bizantine, pra të përfshinte në kufijtë e tij edhe Principatën e Arbërisë. Me këtë synim despotati i Epirit, Mihal Engjëll Komneni u shtri drejt Veriut derisa shtiu në dorë me 1213 Durrësin, dhe me 1215, përkohësisht Shkodrën.
Me vdekjen e Dhimitrit, vendin e tij e zuri një bujar vendas, – Grigor Kamona. Por, ky nuk qe në gjendje ta mbronte pavarësinë e Principatës. Me 1216, pas një çerek shekulli jetë, Principata e Arbërisë, hyri nën sundimin e Despotatit të Epirit, megjithatë e ruajti autonominë e saj siç e kishte patur më parë.
Me 1252, Perandori Nikean, për të tërhequr në anën e vet Arbërinë, lidhi aleancë me Gulamin, princin e saj, duke i njohur asaj autonominë, të cilën e kishte shkelur despoti i Epirit.
Një marrëveshje të tillë e përsëriti edhe Perandori tjetër i Nikesë – Teodori II-të – Laskari. Por në 1257, sapo Perandori i Nikesë e shkeli zotimin që kishte dhanë, në Arbëri shpërtheu një kryengritje e fuqishme. Madje edhe komandanti i përgjithshëm bizantin – Pretori Gjergj Akropoliti, i cili u dërgua për të shtypur kryengritjen u zu rob nga shqipëtarët. Për të tretën herë, Principata e Arbërisë kaloi në anën e Despotit të Epirit, por as këtë radhë sundimi i Despotit nuk vazhdoi gjatë.
Në ndeshjen midis Nikesë, i cili theu Despotin e Epirit në Pelagoni me 1259 dhe pushtoi Kostandinopojën. Kështu më 1261 u rimëkëmb Perandoria Bizantine e shembur me 1204. Principata e Arbërisë hyri përsëri nën sundimin Bizantin. Megjithë vendosjen e sundimit bizantin, kujtimi i Principatës së Arbërit mbeti gjallë. Dëshira e bujarëve feudalë dhe krenëve të malësive për të mëkambur shtetin e tyne të pavarur nuk u shue asnjëherë. Këtë aspiratë u orvat ta shfrytëzonte Karli I, Azhu, vëllai i mbretit të Francës, i cili ishte shpallur sovran i Napolit në Italinë e Jugut. Karli Anzhu kishte synime të mëdha, me shumë se sa pushtimi i Shqipërisë. Ai kërkonte ta përdorte territorin e Shqipërisë si kryeurë për të shtënë në dorë Kostandinopojën, të cilën latinët e humbën në vitin 1261. Asnjëherë nuk na  mungoim kolabracionizimi. Bujarët e Arbërit edhe këtë herë nuk u kursyen për të vënë në dispozicion të pushtuesve, jo vetëm territorin, por edhe forcën ushtarake. Si shkak për të zbarkuar në brigjet e Shqipërisë, Karli I, përdori martesën e tij me Helenën (1266), bijën e despotit të Epirit, Mihailit të II-të Engjëll Komnenit, e cila kishte sjellë si prikë qytetet bregdetare të Jugut. Me sa duket pozicioni ynë gjeografik ka influencuar shumë në pushtimet e njëpasnjëshme, deri në pushtimin e tejzgjatur osman, afro pesëshekullorë. Duhet pranuar pa mëdyshje se, të gjitha pushtimet sollën kolonë, të cilët influencuan me ndërfutjen e kulturave të ndryshme, duke tronditë mjaft themelet e kulturës tonë Iliro – Pellazge. Duhet pranuar pa asnjë mëdyshje se, nuk asht vetëm pushtimi (i tejzgjatun) osman, që ndikoi negativisht në zhvillimin tonë, por janë edhe faktorë të tjerë. Asht meritë e jashtëzakonshme ruajtja e gjuhës. Dhe për këtë duhen falenderuar klerikët katolikë, duke filluar nga Barleti, Buzuku, Budi, Bardhi, Bogdani e deri te Gjeçovi, Doçi e Fishta. I vetëm Prijës – Gjenial që krijoi një shtet të pavarur dhe të neutralizuar, ishte Gjergj Kastrioti. Jam i mendimit se Shqipëria e cila nuk e pati fatin asnjëherë, të njohë demokracinë e vërtetë, duhej të kishte një shtet të centralizuar, të paktën edhe 20 vjet të tjera.
Decentralizimi po shkakton përplasje mes pushteteve. Këtë e konstaton çdo qytetar i thjeshtë.
Mark Bregu

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu