A do të ketë duel politik mes Argitës dhe Bashës?!

0
Shkruan Zef Ndreka
Argita u shfaq sërish në televizion me përkrahës të Berishës së arrestuar, duke i falendëruar për mbështetjen në luftë kundër “Imperializmit Amerikan”!
Sigurisht, dalja e një tjetër non grat-a si Argita, e bija e Berishës dhe gruaja e Jamarber Malltezit edhe ky në arrest shtëpiak të akuzuar për aferën e kullave tek ish Kompleksi Partizani, në rolin e “lidëres” së re e të trashëguar të Foltorës dhe asaj pjese të PD-së që mbështet Berishën, nuk i bën nder as demokratëve as opozitës, as babait të saj.
Dalja me deklaratën “Beteja sapo ka filluar”, tregon qartë detyrën e re që ka marrë përsipër, duke e përdorur Foltorën dhe atë pjesë të PD-së, si pronë familjare të Berishës.
Pra, beteja e tyre sapo ka filluar, dhe askush nuk e di sa do zgjasë e si do përfundojë.
Por një gjë është e sigurtë në këto ngjarje: Berisha ka mërdhihur për këtë jetë dhe përpjekjet e tij të fundit janë për të vazhduar të mbajë me thonj parcelën e tij private që nuk prodhoi më “bereqet”.
Sido qoftë, ajo është punë e tyre dhe janë në të drejtën e tyre të “mbrohen” përmes mashtrimeve të ndjekësve që pakësohen dita ditës.
Berisha e di mirë fatin e tij. Uroj të fitojë pafajsi nga akuzat që i janë bërë dhe pritet ti bëhen.
Çdo të bëjë me tej Berisha me foltorën e tij?!
A do të pendohet e të kërkojë përsëri ndjesë siç bëri dy vjet më parë me Lulzim Bashën?!
Përzgjedhja e fundit, pra futja në lojë aktive e Argitës është menduar mirë.
Ajo mbrëmë hodhi dorashkën per betej politike! Por, a do ti përgjigjet PD-ja zyrtare deklaratave të saj, apo do heshtë përsëri siç ka bërë përherë me Sali Berishën?
Gjasat janë që jo, edhe pse Berisha është i ngujuar tashmë. Sepse, nuk ka këllqe, por detyrime, borxhe.
Duhen mullaqe për t’iu përgjigjur me deklaratë publike deklaratave për fitorën e saj të garantuar, sikurse premtoi dje.
Por Basha, ka komplekse dhe detyrime ndaj Argitës, plus që mungojnë mullaqet për ti dalë ballë për ballë.
Kështu, Berisha me gjetjën e re, edhe pse është në arrest, e neutralizoi sërish lidërin në PD-në zyrtare.
Por Berisha, ende sa ka pak kohë, ka në dorë të përdori As-in e fundit, e të mbahet mend gjatë: të japë dorëheqjen nga Foltorja dhe ti hapë rrugë bashkimit dhe zgjedhjes së kryetarit të PD-së së bashkuar.
Këtë “As” e ka edhe Basha, por të parëndesishëm, pasi në çdo linjë, ai rezulton dhe do të rezultojë humbës.
Veç një PD e bashkuar, pa pengmarrësit e saj Berisha-Basha, do të mund të rrezojë qeverinë e Ramës.
Fusha është e hapur, modele bashkimi ka plot. Vetëm ky do të jetë interesi i vërtetë i demokratëve. Duke ju bashkuar një platforme të re, me ide të reja, me njerëz të rinj pa mëkate politike dhe forcë të qartë përbashkuese.
Si përfundim, per arësyet që thamë, nuk do ketë “duel” mes miqsh të vjetër. Rastësisht, edhe po ndodhi, të dy palët nuk do jenë fituese, por humbës mbetën vetëm demokratët dhe demokracia, Shqipëria…
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu