Dy ngjarje të rëndësishme pë Kosovën

0

Shkruan Hamdi Jupe

Viti i ri që sapo hyri erdhi me dy ngjarje të rëndësishme për Kosoven dhe qytetarët e saj. Kosovarët fituan të drejtën për të lëvizur pa viza në vendet e Europës. Ngjarja e dytë, ndoshta edhe më e rëndësishme se e para, është njohja për herë të parë zyrtarisht nga Sërbia, e targave të makinave të lëshuara nga shteti i  pavaruar i Kosovës.

Për çështjen e vizave qytetarët e Kosovës kishin kohë që prisnin. Kishte mbetur i vetmi vend në Europë me viza. Qytetarët e Kosovës kishin mbetur duke u kacaviere nëpër radhë të gjata te dyert e ambasadave të vendeve të ndryshme europiane për një vizë. Më të lehtë e kishin këtë, kur ishin pjesë e Jugosllavisë, sesa tani që ishin shtet i pavarur. Edhe ukrahinasit dhe moldavët lëviznin pa viza nëpër Europë, por jo kosovarët.

U kthye në një stres politik dhe social kjo puna e vizave për ta. Çdo vend i Bashkimit Europian (janë 27 të tillë) mund ta gjente një “sebep” për të penguar liberalizmin e vizave për kosovarët,“derisa të plotësohen kushtet”. Këto “kushte” dukeshin se nuk do të mbaronin kurrë. Dhe kosovarët kishin shumë arsye njerëzore për të lëvizur nëpër vendet europiane, sepse kishin atje familiarët dhe të afërmin e tyre, të vendosur prej vitesh në perëndim.

Tani kjo liri e lëvizjes u bë realitet. Kjo është jo thjesht një arritje utilitare për qytetarët, por në radhë të parë, hedhje tutje e një stresi politik për njëlloj nëpërkëmbjeje pa arsye për ta. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti doli vetë në aeroportin e Prishtinës dhe u uroi udhë të mbarë qytetarëve të vet pa viza nëpër Europë. Komisioneri për punët e jashtme i Bashkimit Europian zoti Boreli nga ana e tij e quajti heqjen e vizave “një vendim historik i BE-së”, që sjell përfitime për Kosovën. Ta gëzojnë pra, qytetarët e Kosovës këtë të drejtë të shumëpritur dhe të vonuar për ta.

Ngjarja tjetër e rëndësishme ka të bëjë me njohjen e targave të Kosovës nga Sërbia. Prej një janarit të këtij viti, makinat me tragat e Kosovës (RKS) do të mund të lëvizin lirshëm nëpër terrtorin e Sërbisë. Vendimi prej qeverisë sërbe për këtë u muar më 25 dhjetor të vitit që lamë pas, ndëkohë që autoritet sërbe, midis tyre edhe vetë presidenti i Sërbisë Vuçiç, e quajtën atë një vendim “për të ndihmuar qytetarët serbë” të Kosovës.

Kjo ngjarje e dytë u kalua pa shumë vëmendje nga mediat, por në thelbin e saj ajo është ndoshta më e rëndësishme sesa vetë heqja e vizave. Deri në fund të vitit që lamë pas makinat me targat e Kosovës, kur hynin në Serbi, duhet të mbulonin me shirit letre simbolet e saj (RKS), sepse Sërbia nuk i njihte dokumentet e lëshuara prej shtetit të pavarur të Kosovës. Kosova për ta “është pjesë e Serbisë”. Tani ajo ka vendosur t’i njohë ato.

Vendimi i ri i qeverisë serbe u muar pasi serbët që jetojnë në komunat në veri të Kosovës, i zëvendësuan targat e lëshuara më parë nga UNMIK-u, si edhe targat e lëshuara nga autoritetet e Serbisë që ishin me akronime serbe, me ato të Kosovës. Të dhënat e autoriteteve të Kosovës tregojnë se brenda një muaji e gjysme, nga 1 nëntori deri më 14 dhjetor të vitit që u mbyll, 3.405 qytetarë sërbë kanë zëvendësuar targat serbe në ato RKStë Kosovës. Ndërrimi i targave pra, u bë fakt i kryer nga vetë qytetarët sërbë të Kosovës, përkundër qëndrimit të kahershëm të qeverisë sërbe.

Ka qenë një rrugë e gjatë dhe plot tensione kjo puna e targave të Kosovës për qytetarët serbë të saj, deri sa mbërriti në njohjen e tyre nga Sërbia. Targat e makinave janë simbole të një shteti të pavarur, të njohura ndërkombëtarisht. Të njohësh ato, do të thotë praktikisht të njohësh shtetin e pavarur që i ka lëshuar ato targa, në rastin konkret, shtetin e Kosovës. Pavarësisht deklaratave se “nuk e njohim e nuk do ta njohim Kosovës”, po njohe simbolet zyrtare të saj, e ke pranuar de fakto realitetin e shtetit tjetër, Kosovës pra.

Deri tani, makinat me traga të Kosovës që hynin në Sërbi, detyroheshin të mbulonin targat (RKS) me një shirit letre kur hynin atje. Propaganda serbe kishte bërë që qytetarët sërbë të Kosovës, të merrnin targa të shtetit sërb për makinat e tyre. Kur qeveria e Kosovës vuri kushte për t’u pajisur detyrimisht me targat e saj, atëherë qytetarët serbë të Kosovës vendosën t’i binden ligjit të këtij shteti. Gradualisht ata u pajisën me targa të Kosovës. Me këtë veprim ata u thane autoriteteve të Beorgadit: boll u bëmëviktima të luftës politike midis dy qeverive. Duam të jetojmë tëqetë atje ku jemi, pra në Kosovë, duke zbatuar ligjet dhe rregullate saj. Shkurt, ata i dhanë një shuplakë përpjekjeve të autoritetevetë Beorgadit për t’i përdorur për qëllime të mbrapshta.

Qytetarët e thjeshtë serbë të Kosovës duan të jetojnë të qetë jetën e tyre atje ku janë. Autoritetet e Beogradit prej gati 25 vitesh tanimëjanë përpjekur ta trajtojnë popullisinë sërbe në Kosovë siinstrument të propagandës së tyre për atë se “po shkelen të drejtate popullsisë sërbe në Kosovës” etj. Duke i mbajtur në një situate të tensionuar permanente atje, ato mendonin se do të realizoninfantazitë e tyre për shkëputje të veriut të Kosovës dhe bashkim tëtij me Sërbinë  etj. Në mos, për ndonjë ndërhyrje urshtarakeparamilitare, të tipit të asaj që ndodhi pak muaj më pare nëBërnjak të Kosovës. Por kjo politikë  nuk ka ndezur deri tani atje. Fakti që qytetarët sërbë të Kosovës kanë pranuar në shumicë targat zyrtare të saj, i detyroi autoritetet e Beogradit ta njohin atë si diçka të pashmangshëm nga halli. Dora që nuk kafshohet, puthet, thotë populli ynë. Le të presim edhe ngjarje të tjera të tilla nga Kosova gjatë këtij viti të ri.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu