A do të kthehen ndonjëherë emigrantët shqiptarë në Shqipëri?

0

Shkruan Spartak Ngjela

Sot kuptohet se një përqindje jo e vogël e emigracionit shqiptar jashtë Shqipërisë kërkon të kthehet në atdhe.
Ky proces ka filluar.

Të gjithë e kanë kuptuar se liria jote individuale dhe kënaqësia e shpirtit dhe e fjalës shqipe, arrihet vetëm në atdhe. Historia e Shqipërisë sigurisht që do ta analizojë thellë dhe me realizëm këtë fenomen që i ndodhi shqiptarëve që u larguan nga Shqipëria pas rrëzimit të komunizmit.

Ishte në fakt historia e trishtuar e një diktature të rrezuar për të fituar lirinë, së pari, dhe propaganda mediokër që përbuzte Shqipërinë, gjithashtu.

Por ishte edhe varfëria e theksuar e popullit shqiptar. Dalja e një shoqërie nga tragjedia nuk është një fenomen aq i thjeshtë për t’u shpjeguar. Gjithsesi sot ka ndryshuar gjithçka.

Atdheu është sërish dashuri dhe personalitetit për shqiptarin kudo ku ai ndodhet. Dhe koha po kuron gjitjçka. Por duhet ende të bëhet punë krijuese në drejtimin e Shqipërisë, për rritjen e mëtejshme të mirëqenies shoqërore.

Ka ende shumë punë që duhen kryer; por shenja optimiste është fakti që të gjithë ata që emigruan nga shkaqet e errëta të diktarurës që kishte kaluar Shqipëria; nuk janë shkëputur nga farefisi që kanë në Shqipëri.

Por koha do flasë për Shqipërinë; dhe sidomos kur Shqipëria të jetë anëtare në Bashkimin Evropian. Dhe kjo do të vijë patjetër; se tani historia është shkruar qartë që shqiptarët janë populli më i vjetër i Evropës. Ja kjo ka qenë dhe është vlera historike e ne shqiptarëve, e cila nuk do të shuhet kurrë.

Shqipërinë nuk e shpërbëri dot as Beogradi e as Moska; dhe Shqipëria sot ka hyrë në një proces të të ri kombetar, me shtetin e dytë shqiptar të pavarur, Kosovën. Dhe këtu filloi fenomeni i ri i shqiptarisë.

Dhe…

Historia do vijojë po kështu, deri në bashkimi e plotë të shqiptarisë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu