A do të kthehet tigri në mace të butë?

0

Shkruan Zef Ndreka

Sigurisht që kjo kafshë politike mund të zgjedhë të luaj si të dojë.
E gjithë loja e Ramës do të jetë: do e dorëzoje në parlament me vota Ahmetajn?
Apo do ta mbrojë?!
Rama është në hall.
Me amerikanët ka probleme, për më tepër me gjyqin McGonnigal.
Por njëkohësisht nuk mund të pritshë marrëdhëniet me SHBA-të duke mos bashkëpunuar me SPAK-un.
Po nga ana tjetër, vetë Ahmetaj duhet të kthjellohet në veprimet e tij.
Të pranojë të dënohet për tre vepra penale e të kryej dënimin deri 15 vite, apo do pengohet e të bashkëpunojë me drejtësinë?!
Pendimi, do rezultojë më mirë për shqiptarët, sepse bashkë me pendimin e tij, fillon rrëfimi dhe arrestimi më pas i Ramës.
Pra, tigri i financës ka në dorë çelësin në vartësi të zbutjes apo qëndrimit stoik të tij.
Ahmetaj di shumë.per korrupsionin, si zv/Kryeministër dhe si ministër i financave.
Rama i përdori një e nga një gjithë ministrat që tani kanë dosjet dhe hetohen në SPAK.
Por preçedenti me Tahirin është shëmbull negativ për drejtësinë.
Ky peshk i madh apo gjysëm i madh, është premisë e qartë për forcimin e drejtësisë dhe SPAK-ut, dhe një garanci për të arritur më tej, tek Rama, Metaj dhe gjithë të korruptuarit.
Tani, po presim transformimin e tigrit…

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu