A duhet lënë PD-ja në rënje të lirë?!

0

Shkruan Zef Ndreka

Kjo është një pyetje që mundon shumë demokratë që nuk mbështesin Berishën, për njëmijë e një arësye që tashmë i kemi shtjelluar e analizuar pothuaj çdo ditë.
Pyetja, më së shumti iu drejtohet intelektualëve, analistëve të politikës, gazetarëve e opinionistëve, deputetëve që punuan e mblodhën vota për të mbushur bidonët e mbyllur të Berishës. I drejtohet politikanëve që nuk arritën të fitojnë një vend në parlament, njerëzve të thjeshtë që jetojnë me politikën dhe që e ndjekin atë.
Pyetja, sigurisht nuk është për pengmarresit e PD-së dhe të opozitës në përgjithësi. Nuk është për Bashën dhe Berishën që e përçanë PD-në dhe luajtën së bashku e të ndarë në fshehtësi për të faktorizuar Berishën në sy të ndërkombëtarëve dhe për të shuar mundësisht apo për të mbajtur nën kontroll demokratët anti-Berishë.
Politika, hiletë dhe sjelljet e Bashës më në fund u panë se sa suport kishin ne elektoratin demokrat dhe në atë gri. Mjafton vetëm të shihet tabela e KQZ-së.
Për një politikan që e vetëquante vetën lidër dhe që 4-herë radhazi manipuloi garën në PD duke u zgjedhur kryetar i saj pas çdo humje, përherë me bekimin e Berishës, arriti fatkeqësisht të shkatërronte PD-në duke minosur idealet e Dhjetorit ’90, idealet demokratike të studentëve. Dhe jo vetëm kaq. Por së bashku me Berishën shkatërruan idealet e ish të përndjekurve e përsekutuarve, të pronarëve që i shpronësuan me vjedhje e grabitje pronash.
Më tej, tradhtuan idealet e intelektualëve që besuan tek PD dhe që u zhgënjyen sistematikisht ndër vite.
Por Basha, nga kjo histori humbjesh e dështimësh, doli edhe i fituar, edhe financiarisht, sepse babai i tij shpirtëror i dhuroi përveç drejtimin e PD-së edhe poste të pa merituara në ekzekutiv, legjislativ dhe bashkinë e Tiranës.
Në grahmat e fundit të tij, shpiku pseudo Koalicionin Atlantik, dështimin e fundit të tij.
Po ashtu, edhe Berisha në anën tjetër. Ia arriti të merrte 50 deputetë, pra të ndërtonte çadrën politike dhe të mbetëj “lidër i opozitës”, në pamundësi të përherëshme për tu bërë alternativë pushteti.
Po demokratët?!
Do vazhdojnë ti krehin ende bishtin Berishës, non grat-ës apo legjendës së dështuar?!
A do të mund dikush të marrë inisiativë e të filloj sensibelizimi nga brënda demokratëve apo opinionbërësve për të artikuluar hapur një qëndrim të prerë për largimin përfundimisht të
Berishës nga pengmarrja e PD-së e të krijohën kushtet për një alternativë?
Ky mbetët problemi.
Ose të shpëtohet PD-ja, ose të heshtet w të lihet në rënje të lirë, siç e ka marrë udhën…

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu