Shkruan Zef Ndreka
Taksat, veçanerisht ato në turizëm, sa ndikuan dhe sa ndikojnë në ekonomi dhe në mirëvajtjen e bisnesit?
Duhet thënë që në fillim dhe me zë të lartë, se Shqipëria nuk gjendet aktualisht në një krizë ekonomike akute, por përballet si gjithnjë me sfida të konsiderueshme strukturore në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë.
Gjendja ekonomike e përgjithshme e Shqipërisë, paraqet rritje të qëndrueshme. Institucionet e ndryshme ndërkombëtare si FMN, Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) dhe Komisioni Evropian parashikojnë rritje të qëndrueshme të PBB-së, midis 3.2% dhe 3.6% për vitin 2025 .
Gjithashtu, performanca e sektorëve të tjerë, pavarësisht rritjes makroekonomike, agrobiznesi dhe industria e përpunimit kanë shfaqur tkurrje të vazhdueshme.
Bujqësia -2.8% dhe industria -7.5% në tremujorin e parë të 2025.
Sipas FMN-së, struktura ekonomike mbetet e varur nga konsumatorët, turizëmi dhe ndërtimi, ndërsa eksportet mbeten të dobëta.
Nga të dhënat pra, Shqipëria nuk është në një krize e plotë, por në një fazë sfidash strukturore që kërkon reforma të thella për të siguruar rritjen e qëndrueshme.
Si ndikojnë taksat në turizëm?
Sipas shumë specialistëve, TVSH-ja në këtë sektor të ekonomisë është shumë e lartë, në vlerën 20%.
Turizmi me këtë vlerë të taksës së shtuar, e bën Shqipërinë më pak konkurruese duke e krahasuar me rajonin, ku shifrat e TVSH-së zakonisht janë midis 7%–10%.
Për më tepër, taksat e vendosura sipas referencave për taksimin e hoteleve 30% jashtë sezonit dhe 65% gjatë sezonit, ofrojnë një sistem që preokupon dhe bezdis bizneset për rritje të mëtejshme çmimesh, falimentime sezonale, dhe mungesë të forcës punëtore.
Kjo u vu rè këtë sezon veror pothuaj në gjithë resortët, hotelet dhe shërbimet për turistët.
Vitët e fundit në Shqipëri, vërehen stimulime apo impulse për hotele luksi. Sepse, subjektet e kategorisë 4 dhe 5 yje përfitojnë nga përjashtime tatimore deri në fund të vitit 2026, si dhe TVSH më të ulta në disa raste.
Kjo sjell Informalitet dhe konkurrenca të pandershme.
Rreth 70% e biznesve turistike i kemi parë duke raportuar konkurrencë të pandershme nga ofrues informalë, të cilët shpesh shmangin taksat. Kjo zvogëlon të ardhurat e shtetit dhe dëmton realisht operatorët e licencuar.
Për të krijuar një ide për lexuesin si ndikojnë taksat, mund të shprehemi se TVSH-ja e lartë dhe taksat strukturore ngushtojnë sipërmarrje të ligjshme, dëmtojnë konkurrencën dhe çojnë drejt informalitetit.
Stimulimet për luks në hotelëri po rrisin investime në turizëm të cilësisë së lartë, por nuk adresojnë problemet në sektorin e gjerë.
Niveli i informalitetit ndihmon që negocimet tatimore të mos jenë efektive për ekonominë formale.
Ndërkohë që paga arrin 1500-3000 euro në muaj në hotelëritë cilësore, mësuesit marrin vetëm 750 euro në muaj.
Kjo gjë na tregon valët e pabarazisë mes sektorit të turizmit dhe sektorëve publikë, duke theksuar një nevojë urgjente për balancë sociale dhe investime në shërbimet publike.
Pyetjes në fillim të shkrimit, “A është Shqipëria në krizë ekonomike”?, – mund ti përgjigjemi shkurt:
Jo, Shqipëria nuk është në krizë, por ka probleme të qarta që duhen sfiduar në sektorët kryesorë si bujqësi, industri, dhe eksporte.
Pyetjes tjetër, “Si ndikojnë taksat në turizëm”?- përgjigja më e saktë do ishte:
TVSH-ja është e lartë dhe taksat referente paralizojnë konkurrencën e ligjshme.
Garat për luks në turizëm janë pozitive, por jo gjithëpërfshirëse.
Cili mbetët problemi kryesor në këtë fushë?
Si përherë, problemet e pazgjidhura janë informaliteti dhe taksimi jo konkurrues, të cilët dëmtojnë bizneset ligjore dhe buxhetin publik.
Në përmbledhje të analizës, rezulton se Shqipëria nuk është në krizë të thellë, por ka nevojë për reforma strukturore dhe fiskale për të çuar ekonominë drejt rritjes së qëndrueshme dhe përmirësimit të mirëqenies.
Në vijim, do të paraqesim disa skema specifike të tatimit, duke i krahasuar me vendet fqinje, dhe disa sugjerime për bizneset dhe turizmin.







