A fshihet ai pas kullës 58-katëshe në Tiranë? Shkëlzen Berisha sfidon Ramën: Anuloje lejen, ose…

0

Pasi emri i tij u lakua nga media të ndryshme se fshihej pas kullës 58-katëshe që do të ndërtohet në qendër të Tiranës, ka ardhur dhe reagimi i Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit.

Shkëlzen Berisha pretendon se të gjitha lajmet që kanë qarkulluar në media janë të sajuara, dhe e sfidon kryeministrin Edi Rama që të revokojë lejën e dhënë për ndërtimin e kullës.

“Sidoqofte per t’i dhene nje pergjigje kujtdo qe ka ngelur ne grepin e shpifjes se radhes po i bej nje sfide publike Edi Rames qe te revokoje lejen e ndertimit, ose te pranoje ne heshtje se pas saj njelloj si per qindra leje te tjera jane pazaret qe ai firmos paf paf paf e fap fap fap bash si per vjedhjen e inceneratoreve!”, shkruan Shkelzen Berisha, ndërsa sipas tij e gjitha bëhet për të shmangur vëmendjen nga afera e inceneratorëve.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu