Drejtësia të fillojë nga hajdutët e mëdhenj, pse jo nga pasuritë e fshehura të Edi Ramës në Amerikë.
Shkruan Sokol Pepushaj
Skandal! Familja e Kryeministrit ka vjedhur shqiptarët dhe pasuritë e tyre i ka fshehur në Amerikë. Atje, kemi shumë hajdutë e shumë pasuri në fakt. Sa ishin në pushtet hajdutët, përfituan miliona dollarë, edhe viza amerikane normalisht; aq sa e ke zor të gjesh sot kriminelë e hajdutë të pasurive publike, që nuk u pajisën me viza, që nuk larguan milionat e vjedhura nga Shqipëria.
E kemi thënë pak para dënimit të kryeprokurorit Adriatik Llalla, se ai është me pasaportë diplomatike në xhep. Të tërë heshtën, përveç ca patronazhistëve anonim që na ofronin edhe neve pasaporta blu, në këmbim të heshtjes.
Edhe sot, të tërë shtiren sikur duan drejtësi. Ja, flasim për kapjen e “Peshqve” të Mëdhenj dhe kemi Fatmir Mediun, Flamur Nokën, Sali Berishën, Olsi Ramën, Fatos Nanon, e deri miliarderin Aleksandër Meksi me pasaporta diplomatike në xhep.
Kështu nuk duhet të jetë, por kështu është, pasi kështu ju intereson 4 Klaneve Mafioze dhe diplomacisë që hesht, sa herë shqiptarët presin të flitet.
Pra, kriminelët i favorizon ligji.
Prandaj çdo mëngjes kur ngrihemi, ndezim pak shpresë mbi pritshmëritë e shqiptarëve, se po, Edi Rama nga Kryeministër do të shkojë në burg. Nuk mundet të ketë tjetër rrugë, pasi Kryeministri është njëri ndër katër më të pasurit e këtij vendi. Në fakt Rama dhe gjithë kupola e pushtetit sot, duhej të kishin kaluar nga burgu përpara se të shkonin në zyrat ku janë, por më mirë vonë se kurrë, thotë një fjalë e urtë jona.
Fakte doni?
Faktet i di çdokush, se ‘minarja nuk hyn në thes’. Edhe ndërkombëtarët, duhet të kenë sy patjetër. Megjithatë, ata vijnë, shohin ç’duan të shohin, ikin e vijnë prapë. Nuk lodhen me ne, mbushin orekset e ç’duan vetë, se këtej kemi para mjaft; me drogë, krime, vjedhje, dhe diçka shkruajnë në raportet e tyre edhe ata.
Ja, sipas një raporti të OSBE në vitin 2014 Edi Rama, kishte fshehur në SHBA e vende të tjera përmes të vëllait, Olsi Ramës, të paktën 200 milion euro pasuri.
Kjo shumë e frikshme, është krijuar nëpërmjet ryshfetit me lejet e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës, ku Rama ka drejtuar 12 vite, ka deklaruar vetë OSBE.
Po ashtu janë të hetuar pasuri gjigande dhe kriminale të Linda Ramës, gruas së katërt të Kryeministrit.
Edhe këto pasuri kriminale në Amerikë fshihen.
Linda Rama, si pjesë e bordit drejtues të ABI Bank, dokumentohet në raportet e ndërkombëtarëve, të ketë fshehur miliona dollarë në Amerikë. Kreu i SPAK-ut Arben Kraja, nëse nuk e di, do ja rikujtojmë se të jesh anëtar i bordit të një banke duhet të kesh aksione.
Pra, për këto aksione, shqiptarët duan shpjegim, pasi mendojnë se nuk është rroga qesharake e gruas së Kryeministrit, diçka më e vogël se e një punëtori emigrant në Gjermani, por djersa dhe pasuritë publike që duhen rikthyer aty ku janë vjedhur.
Nuk është qëllim i këtij shkrimi ngritja e tensionit, por ulja, pasi dihet botërisht se kemi një kryeministër që fsheh pasuri në Amerikë.
Edhe vëllai i tij Olsi Rama, u bë i pasur vetëm si vëlla i kryetarit të bashkisë Tiranë, që në raporte të vetë ndërkombëtarëve shkruhet se përfitonte 20 për qind të vlerës për çdo leje ndërtimi. Krejt thjeshtë, vidheshin paratë e shqiptarëve e investoheshin në Amerikë, Panama, Zvicër, Qipron Greke, Malajzi, Gadishujt juglindor të Afrikës, ishujt Marshall mes Havait dhe Filipineve, etj., etj.
Me paratë e vjedhura, këta hajdutë e kriminelë, që njihen emër për emër, kanë mbuluar hartën gjeografike të super pasurive të Globit.
Një hetim i imët i familjes kryeministrore, që patjetër do të bëhet, është vetëm fillimi i drejtësisë në këtë vend.
Kurrsesi ndryshe nuk mund të ndodhë.
Disa “Peshq” të vegjël janë kapur gjithmonë. Aq “peshq” i ha për oreks vetë krimi ekonomik, vetë Edi Rama. Problemet e kohës që zgjidhin problemet e shqiptarëve, janë 4 Klanet Mafioze në komandë të 20 familjeve kriminale.
Pas “Kompanive Guackë”, pas enteve anonime, fshihen jo vetëm Sali Berisha, Ilir Meta, Fatos Nano, Edi Rama, por deri “vocrrakë” si Tritan Shehu e Pandeli Majko.
Janë miliarderë të krijuar nga hiçi, që kanë sunduar njëlloj, vjedhur njëlloj, mashtruar ndërkombëtarët njëlloj e na shtiren si gjynahqarë të sistemit po njëlloj.
Për gjithsecilin hajdut ka fakte, se shihen aty këtu, kudo ka pasuri. Sa për ato të mëdhatë, vetë organizmat ndërkombëtare, e kanë shkruar të zezën mbi të bardhë, mjafton vetëm paksa qëllim i mirë i tyre. Drejtësia të fillojë nga hajdutët e mëdhenj, pse jo nga pasuritë e fshehura të Edi Ramës në Amerikë./Pamfleti