raportoi ditën e sotme për udhëtimin e financuar nga Klodian Zoto në Itali të Etleva Kondit, anëtares së komisionit të dhënies së koncesionit së inceneratorëve, e cila është kthyer në Tiranë në shoqërinë e Mirel Mërtirit dhe Arenc Myrtezanit.
Gjithashtu, në dosjen hetimore të SPAK, Klodian Zoto ka paguar biletat për të ndjekur ndeshjen e futbollit në Torino, për ish-deputetin Alqi Bllako dhe për biznesmenin Arben Dervishaj, në kohën që ishte në detyrë si mbikëqyrësi i punimeve tek inceneratori i Fierit.
Për këto lajme ka reaguar pak më parë deputetja Monika Kryemadhi, e cila ka ngritur dyshime të forta për udhëtimet e financuara nga njerëzit e inceneratorëve.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Kryemadhi ngre pyetjen nëse “kokat” e inceneratorëve kanë financuar ndonjë fluturim VIP për ndonjë ministër dhe deputet të PS-së, apo për shoqërueset e tyre.
“Qenkan mbushur mediat me lajme se inceneratorët kanë paguar bileta avioni për zyrtarët e shtetit. Po 800 milionë lekët që ka harxhuar inceneratori i Tiranës për udhëtime, kanë financuar ndonjë fluturim VIP, për ndonjë ministër dhe deputet Rilindas, apo për shoqërueset e tyre?”, skhruan deputetja./ B.A.