A po shtërngohet dara rreth Erion Veliajt?

0

Pikërisht për episode të tilla, udhëtime të përbashkëta dhe transaksione financiare janë përgjigjur këto dy ditë para prokurorëve Nito dhe Abdule. “Ndonëse duket sikur ka intensifikim të hetimit procesi mund të zgjasë se duhen sqaruar udhëtime dhe transaksione të shumta”, tha burimi.

Por pavarësisht nga ky shtrëngim dare duket sikur hetimet për Veliajn po përqëndrohen vetëm ́në pistën e “kumbllave dhe dardhave” që ai mund të ketë ngrënë pas shpinës së shefit dhe të organizatës duke bashkëpunuar me çiftin Nito Abule. Tani për tani, nuk ka asnjë përparim në pistën e inceneratorëve dhe firmat e Veliajt në një çështje ku implikohet drejtëpërdrejt Edi Rama dje as për rolin e tij në kompaninë 5D, e cila ka përçudnuar rezultatet elektorale të Tiranës.

Duket sikur ka një tendencë pëfmr ta penalizuar Veliajn si një keqbërës të vogël dhe jo si ingranazh të një mekanizmi korruptiv. Dhe ndoshta pikërisht për këtë mnështetësit e kryebashkiakut po flasin për thika pas shpine që i vijnë nga brenda familjes së  vet politike.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu