Akademiku shqiptar në Maqedoninë e Veriut: Kur flas shqip, gjysma e kolegëve maqedonas e lëshojnë sallën

0

Akademiku Abdylmenaf Bexheti sot në hapjen solemne në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut të edicionit të pestë të manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit”, me rastin e shënimit të 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit, ka adresuar kritika të ashpra ndaj Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM).

Bexheti tha se një pjesë e këtij institucioni e pengon zbatimin e gjuhës shqipe, ndërsa kritikoi edhe mungesën në këtë eveniment të kreut të ASHAM, Ljubço Kocarev.
Akoma kemi animozitete të shprehura në institucione të caktuara. Do të kisha dashur që sot, kur kanë mundur të vijnë nga Tirana e Prishtina përfaqësues, kryetarë të akademisë, zv/kryetari i akademisë, kryetari im i akademisë së shkencave, që është vetëm 1 kilometër larg, pra, ai duhej të jetë këtu dhe unë jam i njohur për shprehjen time kritike për këtë punë.
Pra akoma kemi institucione të cilat jo që hezitojnë, por pengojnë me paramendim zbatimin dhe praktikimin e gjuhës shqipe, në këtë aspect fatkeqësisht institucioni prej ku unë vij i prin këtij animoziteti. Kur unë filloj të flasë me fjalë përshëndetësie bile në ASHAM, gjysma e kolegëve e lëshojnë sallën”, tha ai.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu