Aksioni i FBI në shtëpinë e Trump shkakton “tërmet” politik, ish-presidenti i SHBA lë në hije Biden, paralajmëron rikthim tek presidencialet në 2024 dhe plas akuzat “bombë”

0

Kontrolli i FBI-së në shtëpinë e ish-presidentit Donald Trump shkaktoi një tërmet ligjor dhe politik, pasgoditjet e të cilit po zgjerohen edhe një javë më pas. Agjentët e FBI morën materiale të klasifikuara, duke përfshirë disa që mbanin përcaktimin e nivelit të lartë “Top Secret/SCI”, nga shtëpia e Trump të hënën e kaluar.

Këtë veprim Trump e ka cilësuar si marrëzi.  Gjithashtu edhe ligjvënës konservatorë dhe ekspertë të medias hodhën akuza duke thënëse FBI nuk ishte gjë tjetër veçse një krah i armatosur politik për Presidentin Joe Biden dhe se byroja mund të ketë vendosur dokumente gjatë kërkimit për të diskredituar Trump.

Deri më tani nuk ka asnjë provë të qartë për ndonjë proces të ndërmarrë nga Trump për të deklasifikuar zyrtarisht dokumentet kur ai ishte në detyrë. Dhe edhe nëse materiali do të deklasifikohej, mundësia e ruajtjen në rezidencën e tij mund të kishin paraqitur ende një kërcënim për sigurinë kombëtare.Është gjithashtu e paqartë se pse një ish-President kishte nevojë për një informacion të tillë.Një javë pas operacionit të FBI-së, jehona politike vetëm sa po rritet. Reagimi konservator çoi në kërcënime kundër gjyqtarit të çështjes dhe agjentëve të FBI-së. Ndërsa çështjet ligjore zgjerohen, ndikimi politik i kërkimit në rezidencën e Trump po thellohet gjithashtu.

Menjëherë pas asaj që ishte një lëvizje e paprecedentë kundër një ish-Presidenti, Trump nxiti një reagim të ashpër që e rriti përpjekjen e tij të mundshme presidenciale në 2024. Polemika mbi Trump pati gjithashtu një efekt tjetër politik: ajo la në hije javën më të mirë të Biden si president deri më tani, e cila u kurorëzua me miratimin e paketës së tij të rëndësishme për klimën dhe kujdesin shëndetësor.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu