Kreu Aktualitet AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë të Ylli Merjas, gjobë...

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë të Ylli Merjas, gjobë për ‘doktorin’ popullor

0

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 3984 kg produkte të miksuara bimësh të thata në një magazinë në Tiranë, pas konstatimit të mungesës së etiketimit dhe informacionit shoqërues.

Kontrolli u krye në ambientet e subjektit “Merja”, ku inspektorët gjetën produkte të ambalazhuara në thasë plastikë, por pa të dhëna mbi afatin e përdorimit, origjinën dhe përbërjen.

Për mosrespektim të kërkesave të gjurmueshmërisë, subjekti u gjobit me 200,000 lekë. Nga verifikimi i dokumentacionit rezultoi gjithashtu mungesa e sistemit të vetkontrollit gjatë procesit të miksimit, çka solli një tjetër masë administrative prej 100,000 lekësh.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të transparencës njofton se, referuar një denoncimi të ardhur, ka kryer kontroll në subjektin “Merja”, me adresë në lagjen Shkozë, Tiranë, ku nga inspektimi i kryer në ambientet e magazinës së subjektit, u konstatuan një sasi prej 3984 kg produkte të miksuara (miksime bimësh të thata) të ambalazhuara në thasë plastikë, por të paetiketuara, pa informacion mbi afatin e përdorimit, origjinën apo emërtimin e përbërjes.

Mbi këto gjetje trupa inspektuese mori masën e menjëhershme të bllokimit të kësaj sasie në ambientet e magazinës si dhe për veprime, në kundërshtim me kërkesat e gjurmueshmërisë, ndaj subjektit u mor masa administrative “Gjobë” në vlerën 200,000 (dyqind mijë) lekë. Gjithashtu nga verifikimi i dokumentacionit ka rezultuar se mungonte implementimi i sistemit te vetkontrollit (skedat e monitorimit gjatë procesit të miksimit) veprime në kundërshtim me parashikimet ligjore, për këtë mangësi u mor masa administrative “Gjobë” në vlerën 100,000 (njëqind mijë) lekë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mbetet i angazhuar në terren për të ndaluar çdo praktikë që cenon sigurinë e produkteve ushqimore dhe fton qytetarët të vijojnë të denoncojnë çdo parregullsi në e-mailin zyrtar info@aku.gov.al ose në numrin e gjelbër 08007575″, thuhet në njoftimin e AKU-së.

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë të Ylli Merjas,

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu