Të tjera detaje janë zbardhur nga operacionit i SPAK, ku në pranga u vu ish-zyrtari i lartë i policise, Erzen Breçani.
Në pranga ka përfunduar edhe djali i tij i madh. Ai akuzohet për përkrahje të autorit të krimit në një ngjarje kriminale të zbuluara përmes zbërthimit të telefonave të enkriptuar Sky ECC.
Operacioni i policisë është zhvilluar pasditen e sotme (20 nëntor) me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, ku janë lëshuar 11 urdhër arreste.
Akuzat për 11 te dyshuarit janë, pastrim parash grup i strukturat kriminal trafik droge sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.