Kurti nuk ka folur për mediat teksa është larguar.
Fillimisht u mendua për evakuuimin e stafit të gazetarëve vetëm nga ambientet e brendshme, por u pasua më pas dhe atyre të deputetëve.
Ende nuk dihet arsyet përse ndodhi një evakuuimi i tillë.
Sakaq, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, është shprehur për mediat se ka kërkuar lirimin e Parlamentit të Kosovës, për shkak të një kërcënimi, rrethanët e së cilës nuk janë të ditura.
Por, sipas disa deputetëve, bëhet fjalë për çështje sigurie dhe ndonjë kërcënimi të mundshëm.
“Na dhanë udhëzime me dalë, sepse ka një kërcënim me gjasë. Nuk e dimë çka po ndodh dhe na kërkuan me dalë. Policia na tha për çështje të sigurisë”, tha Abelard Tahiri, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.
Vlora Çitaku, deputete e PDK-së, tha se sigurimi u kërkoi të largohen nga ndërtesa e Kuvendit, pa u dhënë sqarime.
“Siç duket ka pasur ndonjë kërcënim për ndonjë sulm apo diçka të ngjashme. Nuk kemi informatë të saktë, vetëm na thanë të largohemi”, tha Çitaku.
Edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se nuk e dinë arsyen, por se patën kërkesë që të dalin nga salla pak para nisjes së seancës konstituive.
“Dilni, dilni se ka diçka edhe dolëm”, tha shkurt Musliu.
“Çdo gjë mund të futet në Kuvend. Duke e njohur shumë mirë sistemin e sigurisë dhe kontrolleve në Kuvend, që hyn e del kushdo, mund të besoj se mund të ketë diçka”, vijoi ajo më tej.