Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç…

0

Kryeministri Albin Kurti i Kosovës u intervistua nga gazeta kroate “Veçernji List” dhe u pyet nëse ka pasur frikë për një mundësi luftëje gjatë situatës së tensionuar në veri.

Përgjigjja e kryeministrit ishte se lufta varet nga Beogradi, por Kosova nuk trembet.

Kurti theksoi se mentaliteti i Serbisë dhe Rusisë është i njëjtë, duke pretenduar superioritet dhe duke u bërë të rrezikshëm kur ndjehen të dobësuar.

Megjithatë, ai tha se kjo nuk i sjell frikë Kosovës.

“Kryeministri Kurti: Nëse do të ketë një luftë apo jo, varet nga Beogradi. Në këtë kuptim, situata nuk ndryshon shumë nga tre dekada më parë. Ne jemi këtu për të qenë të kujdesshëm dhe të fortë, por kurrë nuk frikësohemi. Shtetet që kanë një kompleks superioriteti, kur tkurren ose dobësohen, bëhen të rrezikshme. Sërish, Serbia është si Rusia në këtë kuptim. Por rreziku i tyre për ne nuk kthehet në frikë nga ta, por në përpjekje shtesë për zhvillim dhe demokraci”, ka thënë Kurti.

Ai gjithashtu theksoi sukseset e Kosovës si republikë demokratike në fushën e ligjit, lirisë së mediave, të drejtave të njeriut dhe luftës kundër korrupsionit. Përparimi demokratik është shoqëruar me rritje ekonomike të shkëlqyeshme.

Kurti theksoi se për zgjidhjen me Serbinë, duhet zbatuar marrëveshja e Brukselit, dhe Serbia duhet të distancohet nga regjimi i Millosheviqit dhe lideri rus Putin.

Kështu, Kosova është një histori e suksesit të dyfishtë në fushën ekonomike dhe demokratike, ndërsa ndërkohë mbetet e vendosur për zgjidhjen e marrëdhënieve me Serbinë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu