Alex Sorosit do i mbyllet fondacionin në Shqipëri

0

Kreu i PD-së Sali Berisha ka paralajmëruar Alex Sorosin të mbyllë fondacionin në Shqipërisë sepse përndryshe pas fitores në javën e parë pas 11 Majit do ta mbyllë me dekret që të mos shkelë më në Shqipëri.

“Në të gjithë përgatitjen tonë, është e domosdoshme një seri aktesh, vendimesh, të cilat sjellin desorosizimin e shpejtë të shoqërisë shqiptare.

Është fakt i pamohueshëm se në botë, kopshti eksperimental i Xhorxh Sorosit u bë Shqipëria.PD nuk është një parti e ekstremit të majtë, por është një parti që i qëndroi fuqishëm.Ndaj dhe ajo merr përsipër para shqiptaërve me akte dhe ligje të desorosizojë Shqipërinë.

Unë i bëra thirrje Aleksis Soros të mbyllë fondacionin në Shqipëri, sepse i jap fjalën, që javën e parë pas 11 majit do të mbyllet me dekret ligj që të mos shkelë më në Shqipëri.

Ky fondacion i ka bërë të këqija të mëdha Shqipërisë.Është bërë mbështetës i ekstremit të majtë në Shqipëri dhe i kulturës uoke të shkatërrimit të familjes dhe identitetit gjinor.

Ndaj dhe në detyrimin tonë si forcë politike është përgatitje e të gjitha akteve dhe ligjeve që sjellin desorosofikimin e Shqipërisë.

Nuk ka një vend të dytë në Europë dhe botë që pësoi pasojat e superspekulantit, supercensorit. Xi Jinping dhe Vladimir Putin ushtrojnë censurë në vendet e tyre, kurse Xhorxh Soros me doktrinën e tij në mbarë botën.

Pra, a e imagjinoni ju që paratë e taksapaguesve financojnë censurë të SHBA.Financojnë Fatmir Xhafën.Financojnë Erion Braçen dhe zyra të tilla.Ne nuk u bëmë pjesë e kësaj axhende në parlament dhe mbajtëm qëndrimin më të drejtë.Por ne zotohemi se duke ruajtur absolutisht standardet më të mira të lirive dhe të drejtave njerëzore, të respektit të Kushtetutës, të drejtësisë së pavarur, por desorosizimi i Shqipërisë do jetë një objektiv madhor.Pasoja të paimagjinueshme”, tha Berisha./ CNA

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu